|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+26Kostandin EDI.RAMA Lumo NIPIIXHAXHIT kaqurrelja fatlum Sportisti Alex78 Mixha Selim Delia detektivi BashKom Sofra Medalim Atdhetari Xhevati istogalia ...... voglushja tosybell arberia Ramizi xhiti Driniiiii petritkola xhema 30 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Nov 20, 2010 2:20 am | |
| Fatos Skeja me pasaportë diplomatike 20- vjeçare Nga Tema Dokumenti vërteton qenien e tij në shërbim të Familjes, ose shkelje flagrante e ligjit në emër të Familjes
Fatos Skeja, gardisti që plagosi një djalë të ri para disa ditësh, ka një pasaportë diplomatike, të konfirmuar për 20 vite. Gazeta Tema përmes burimeve të saj ka konfirmuar një lajm të tillë.
Ajo që e bën më të rëndë këtë lajm është se ligji i lejon një pasaportë të tillë vetëm truprojës së presidentit, të kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit. Gazeta Tema kontaktoi për këtë çështje në lidhje me presidencën dhe Kuvendin, që kanë mohuar që Skeja të jetë mbrojtësi numër 1 i Topit ose Topallit. Në këtë mënyrë mbetet që Skeja të jetë truproja e kryeministrit Sali Berisha. Nëse kjo nuk është e vërtetë, atëherë kryeministri Sali Berisha duhet të japë sqarime. Gjithsesi, Skeja, i njohur si shofer personal i Shkëlzen Berishës, ka marrë një pasaportë të tillë duke përdorur ndikimin e Familjes Berisha.
Skeja, i cili deklaroi se ishte pjesëtar i gardës për ruajtjen e personaliteteve të larta, u dërgoi medieve një deklaratë të noterizuar të viktimës së tij, që theksonte se ka qenë i papërgjegjshëm kur e ka fajësuar. Krimi i rëndë u denoncua së pari në gazetën Tema.
| |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Nov 20, 2010 2:36 am | |
| Pse mos te garon, kosova ka qen shqiperi, ndoshta kjo zonja eshte kunder ati kufirit o Petrit, hahaha sikur qe mos te ishte kjo zonja ne PD nuk do te kishte kaq shume publicitet,ewewewew sikur ne shqiptaret nuk kemi dic pune me te mencura veq te mirrem me Sharjet e kesaj zonjes temperamente. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Nov 20, 2010 2:48 am | |
| Drini,
Juve jeni dakort qe te poshterohen shqiptaret nga serbet dhe veglat e tyre shqiptare? | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Nov 20, 2010 3:02 am | |
| Jo aspak Petrit, mos i ngatrro gjerat Petrit, ja une si shqiptar nga kosova po ti jap ca shembuj. 1) Si shqiptar kur futesh ne kufirin e kosoves duhesh te paguash siguracion per makin, por jo serbet. 2) Po deshe te doganosh nje makin si shqiptar duhet te paguash akcize, por jo serbet. Petrit do ti gjej me mira shembuj te tjer, ku serbet ne cdo aspekt tolerohen e ne shqiptaret malltertohem nga njerzit e tane policia jone, shko vizitoje ks do te bindesh, nuk jame dakord me sharjet e kesaj zonjes , pasi ajo ne fund ka tregu kulturen e saj, ama tregoma nje raste ku nje deputet serb ka shkelur ligjin e ks dhe eshte gjobitur nga gjygji i ks. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Nov 20, 2010 3:06 am | |
| E ka share kryemafiozi i Shqiperise "Aldo Bare "Drini jo ajo zonja , ashtu me duket shkruan ? | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Nov 20, 2010 3:20 am | |
| Arber nuk i dua sharjet, nga cdo kushe qe vijen, ama sa her qe kaloi ate kufi ne te dyja anet eshte shume i merziteshem. Ndoshta edhe ajo zonja ka qen e merzitne nga ai kufi, hahaha Petrit i jep te dreit ati krimineli te shaje kryeministrin se ai eshte nga PD, hahaha jo nga PS. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Nov 20, 2010 3:41 am | |
| Drini,
Une e kam sqruar pozicionin tim. Une nuk e njof ate kufi ndersa zonja harbute qe juve e mbroni e njef ate kufi dhe i sherben serbeve dhe grekeve. Ajo eshte per ate kufi, eshte per varrezet greke, serbe, ajo eshte per falejen e teritoreve serbit e grekut.
Sa per Aldo Baren ai eshte baras me Berishen, Nanon, Ramen, Meten, Godon, Rucin...
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Nov 20, 2010 4:06 am | |
| Në qoftë se qytetarët nuk kanë fondet e duhura, atyre mund t'u refuzohet kalimi në këto vende, siç qe rasti i një çifti shqiptar nga Maqedonia, të cilëve ju refuzua hyrja në Belgjikë, sepse kishin 52 Euro më pak se minimumi i lejuar.
Qytetarët shqiptarë sërish do të jenë në mbikëqyrje të rreptë nga autoritetet kufitare dhe të emigracionit, për shembull: - biletat e avionit duhet të jenë me rikthim, ndryshe refuzohet hyrja në vendet Schengen. - Atyre që shkelin afatet e qëndrimit, ose kërkojnë azil, do t'iu refuzohet hyrja në vendet Schengen nga 3 deri në 5 vjet. - Atyre që kryejnë vepra penale do t'iu mohohet hyrja përgjithnjë.
Këtu janë lista e vendeve të Schengenit dhe fondet minimale që do t'iu kërkohen qytetarëve tanë: * Austria - Prova e fondeve vlerësohet në bazë të rasteve * Belgjika - 38 euro në ditë për qytetarët që vizitojnë familjarë apo miq dhe 50 euro për ata që prenotojnë hotel * Republika Çeke - 0. 5 herë minimumin jetik në ditë, nëse qëndrimi nuk kalon 30 ditë. 15 herë minimumin jetik, nëse qëndrimi i kalon 30 ditë, ndërsa kjo shumë do të rritet dyfish për çdo muaj të qëndrimit. Shuma të reduktuara me 50% për udhëtarët nën moshën 18 vjeç * Danimarkë - 350 DKK (50 euro) për çdo ditë të qëndrimit * Estoni - 600 ËK (38.5 euro) për çdo ditë të qëndrimit * Finlandë - 30 euro për çdo ditë të qëndrimit * Francë - 56,20 euro në ditë, ekuivalente me pagën minimale (SMIC) në baza ditore * Gjermani - 45 euro për çdo ditë qëndrimi * Greqi - 20 euro në ditë me një minimum prej 100 euro. Sasi të zvogëluar me 50% për të miturit, të cilët janë pjesëtarë të familjes së udhëtimit * Hungari - 1000 HUF (3.6 euro) për çdo hyrje * Itali - 1 deri në 5 ditë shumë fikse 269.60 euro / 6 deri në 10 ditë shuma për ditë 44.93 euro / 11 deri 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 51.64 euro + 36.67 euro / 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 206.58 euro + 118.79 euro * Letonia - 10 LVL (14 euro) në ditë për qytetarët që vizitojnë familjarë apo miq dhe 30 LVL (42.3 euro) për ata që prenotojnë hotel * Lituania - 40 euro për çdo ditë qëndrimi * Luksemburg - Prova të fondeve vlerësohet në bazë të rasteve * Maltë - 37 euro për çdo ditë të qëndrimit * Poloni - PLN 100 (25.4 euro) për çdo ditë të qëndrimit * Norvegji - 500 NOK (62 euro) për çdo ditë të qëndrimit me miq apo familjarë * Sllovaki - 3450 SKK (114.51 euro) për çdo ditë të qëndrimit, shuma ulet 50% për udhëtarë nën 16 vjeç * Slloveni - 70 euro për çdo ditë qëndrimi, shuma ulët 50% për të miturit, të cilët janë pjesëtare të familjes së udhëtimit * Spanjë - 57,06 euro në ditë, me një minimum prej 513.54 euro për person * Suedi - 360 SEK (38.67 euro) për çdo ditë të qëndrimit.
Shekulli | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Nov 27, 2010 1:13 am | |
| Skandali i plehrave shqiptare në Kroaci: Drini dhe Buna shkaktarë? Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Plehrat mbeten problem në rrugët e ShqipërisëQeveria e Tiranës ka filluar inspektimet për të zbuluar shkaqet e mbërritjes së sasive të mëdha të mbeturinave nga Shqipëria në brigjet jugore të Kroacisë, të favorizuara nga reshjet intensive të shiut.
Janë etiketat në shqip ato që kanë zbuluar përkatësinë nacionale të sasisë së madhe të mbetjeve plastike dhe hedhurinave të tjera që kanë mbërritur në brigjet jugore të Kroacisë. Një zinzhir shkak- pasojë ka sjellë skandalin e pushtimit nga plehrat shqiptare të brigjeve jugore të Kroacisë në detin Adriatik.
Ermal Dizdari, këshilltar për marrëdhëniet me median në Ministrinë e Mjedisit thotë për programin shqip të DW: ”Në Shqipëri është i njohur tanimë fakti shumë shqetësues i hedhjes së mbeturinave në grykëderdhjet dhe brigjet e lumenjve”.Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Lavdosh Ferruni nga lëvizja ambientaliste Inspektim mbi zonat nga ku plehrat shqiptare janë nisur drejt bregdetit kroat
Prurjet e jashtëzakonshme të lumenjve gjatë këtyre ditëve prej reshjeve të mëdha të shiut i kanë çuar mbeturinat në det, që andej rrymat detare i kanë nxjerrë në brigjet kroate. Kjo e ka shndërruar faktin e njohur në Shqipëri të hedhjes së lloj- lloj mbeturinave në grykat e lumenjve në një katastrofë mjedisore në brigjet kroate.
Megjithatë autoritetet e Ministrisë së Mjedisit kanë filluar të inspektojnë dhe monitorojnë situatën për të zbuluar gjithë zinzhirin shkak-pasojë. “Kemi angazhuar të gjitha strukturat e monitorimit dhe të inspektimit për të gjetur shkaqet që sollën zhvendosjen e këtyre mbeturinave dhe sidomos të zbulojmë se nga cilat zona të Shqipërisë ato janë nisur drejt bregdetit kroat. Ndërkohë presim bashkëpunimin dhe kontaktet e mëtejshme me strukturat e linjës në Kroaci” thotë Ermal Dizdari.
Por më mirë sesa strukturat e linjës në Kroaci shkaqet që sollën këtë situatë alarmante i njohin ambientalistët, ata që përpiqen të ndryshojnë situatën e vështirë në Shqipëri lidhur me plehrat.
Lavdosh Ferruni është një nga drejtuesit e lëvizjes ambientaliste në Shqipëri. “Ndotja e bregdetit kroat vjen në këtë rast nga mbetjet e grumbulluara në bregdetin shqiptar, kryesisht nga lumi Drin dhe Buna, qe janë prurësit kryesorë të ndotjeve. Për fat të keq ne nuk kemi një sistem menaxhimi për të shmangur ndotjen e bregdetit shqiptar nga plehrat, sidomos në dimër kur ka periudha reshjesh intensive." Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Ndotja e Adriatikut - temë mjaft e diskutuar në Kroaci
Për Ferrunin ky është një fenomen i zakonshëm që ndodh në bregdetin shqiptar dhe kombinimi me erërat e Jugut në këtë sezon, i ka zhvendosur ato me shpejtësi drejt bregdetit kroat.
Sanksione ndërkombëtare për Shqipërinë
Kombinimi i reshjeve të shiut me erëra jo të Jugut, si në rastin e Kroacisë, por erëra që fryjnë në drejtime të tjera mund të çojnë plehrat shqiptare gjatë dimrit në brigjet e Italisë, të Greqisë apo Malit të Zi. Rasti i Kroacisë thotë ambientalisti Ferruni, duhet të jetë një këmbanë alarmi për qeverinë e Tiranës që ajo të nisë urgjentisht menaxhimin e mbeturinave. "Për Shqipërinë duhet të ketë sanksione për rastin e ndotjes së brigjeve kroate qoftë në nivel ndërkombëtar , qoftë në nivel bilateral” thekson Lavdosh Ferruni.
Import plehrash europiane nga Shqipëria?!
Por përballë mundësisë së sanksioneve në Shqipëri ka një situatë që për lëvizjen ambientaliste dhe shoqërinë civile është paradoksale: miratimi i ligjit nga maxhoranca e djathtë për importin e plehrave nga vendet e BE kur Shqipëria nuk është në gjendje të menaxhojë plehrat dhe mbeturinat e veta.
Asaj i mungon kuadri ligjor sipas standarteve të BE-së dhe po kështu infrastruktura fizike. Lëvizja ambientaliste e Shqipërisë ka filluar protestat për anullimin e ligjit. “Importi i mbetjeve është një ndërrmarrje shumë e rrezikshme që mund të ketë pasoja të parikuperueshme për Shqipërinë. Për më tepër që menaxhim i keq i mbetjeve nga Europa në fazën e riciklimit mund të krijiojë ndotje mbi ndotje, gjë që mund të përkeqësojë situatën”, parashikon Z.Ferruni.
Autor: Ani Ruci
Redaktoi: Lindita Arapi
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Nov 27, 2010 4:08 pm | |
| Biznesi serb, pjesëmarrje mjaft e madhe në “Klik Ekspo Group” Tiranë - Asnjëherë nuk është parë në një panair një pjesëmarrje kaq e madhe e biznesit serb në Tiranë.
Në ditën e dytë të Edicionit të 17 të Panirit Ndërkombëtar të Tiranës të organizuar nga shoqëria “Klik Ekspo Group”, Dhoma e Tregtisë së Serbisë dhe “Velexpo”, në partneritet me Projektin për zhvillimin e konkurrencës të USAID në Serbi organizuan një ceremoni festive për prezantimin e “Dita e Biznesit të Serbisë”.
Në praninë e ambasadorit të Serbisë në Shqipëri, Mirolub Zariç dhe nënkryetarit të Dhomës Serbe së Tregtisë, Mihailo Vesoviç u zhvillua një takim mes përfaqësuesve zyrtarë dhe komunitetit të biznesit dypalësh në prezantimin e ditëve biznesit serb në Shqipëri.
Atmosfera e kësaj pritjeje shfaqi prirje drejt rivitalizimit të lidhjeve kulturore e urbane ndërmjet dy vendeve.
Ambasadori serb, tha se një nga prioritetet kryesore të qeverisë së Serbisë është zhvillimi i bashkëpunimit rajonal, veçanërisht me vendet fqinje, ku Shqipëria zë një vend të veçantë.
“Ky zgjerim i bashkëpunimit rajonal i shërben dhe objektivit tonë të përbashkët integrimit dhe anëtarësimit të vendeve tona në Bashkimin Evropian. Kemi nënshkruar së bashku shumë marrëveshje bashkëpunimi dhe së shpejti priten dhe të tjera që do t’i japin një hov të mëtejshëm bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Shfrytëzoj rastin për të uruar vendin Tuaj për heqjen e vizave me vendet e Bashkimit Evropian në dhjetor të këtij viti. Besoj se, qytetarët shqiptarë para kësaj date do të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza edhe drejt Republikës së Serbisë. Ky vendim i qeverisë sonë do t’i japë një shtytje të mëtejshëm zhvillimit të ekonomive të dy vendeve tona. Kjo pjesëmarrja kaq e madhe e biznesmenëve serbë në Tiranë në Edicionin e 17 të Panirit Ndërkombëtar të Tiranës të organizuar nga shoqëria Klik Ekspo Group është një dëshmi e rritjes së këtij bashkëpunimi”, tha ai.
Ndërsa ministri i Ekonomisë, Ilir Meta u shpreh se Shqipëria e shikon Serbinë si një partnere shumë të rëndësishme për bashkëpunimin rajonal dhe për integrimin evropian të gjithë rajonit.
“Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë, - tha Meta, - po fitojnë një dinamikë gjithnjë e më të qartë, pasi integrimi evropian i dy vendeve dhe i gjithë rajonit është një objektiv i përbashkët. Kjo frymë, është dhe pritshmëria e biznesit. Shqipëria e shikon Serbinë si një partnere shumë të rëndësishme për bashkëpunimin rajon dhe për integrimin evropian të gjithë rajonit. Marrëdhëniet midis dy vendeve në të kaluarën kanë qenë tepër të vështira, por sot ato jo vetëm që janë mese të normalizuara, por edhe po fitojnë një dinamikë gjithnjë e më të lartë, pasi ne kemi vendosur një objektiv të përbashkët që është integrimi evropian i vendeve tona dhe i vendeve të rajonit tonë. Kjo frymë konstruktive dhe pro evropiane është më shumë se e dëshiruar, në radhë të parë, nga biznesi, sepse biznesi kërkon më shumë se kushdo tjetër stabilitet dhe bashkëpunim, si kusht për një zhvillim të shpejtë dhe të suksesshëm të sipërmarrjeve”, u shpreh Meta.
PAJ NORMAL VLLAQKO ME SHKIE BIZNISI MA I MADH SE E KENI DHENDRRIN NE KRY TE VENDIT MORE SHKERDHATA, a vllezrit e vet nga kosova nuk len te deportojn as( PATATET) e leje mé gjera tjera ....!!!
E DISA KTU NE FORUM THOJ -PLATFORMA KOMBETARE, PO QFAR PLATFORME ME SALI TRADHTARIN MORE......! | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Dec 03, 2010 4:11 pm | |
| Shkodër, Liqeni përpin fushat e Torovicës, rrezikohet dhe Lezha Ujrat e liqenit të Shkodrës tashmë kanë përpirë dhe fushat e Torovicës, ku ndahet Shkodra me Lezhën. Janë 11 mijë ha tokë, 1000 shtëpitë e përmbytura dhe 1500 shtëpi të tjera të rrethuara nga uji. Evakuohen 7000 persona. Uji deperton brenda ne lagjet e Shkodres. Nen uje dhe disa shkolla, pezullohet mesimi. (update) KESH, Zeqo: Shkarkojmë të gjitha prurjet natyrore Situatë emergjente në Shkodër, 2 dhjetor FSK e Kosovës në ndihmë të shkodranëve Video - 10 mijë ha tokë nën ujë Berisha: Banorët të evakuohen Video - Rama: Përmbytjet, përgjegjës Berisha, jo Natyra Video - Meta: Përmbytjet në Shkodër nga prurjet e hidrocentraleve Video - Berisha: Situata vazhdon të jetë e rënduar Foto - Shkodra e përmbytur natën, jeta e banorëve mes ujit Foto - Shkoder, uji deperton ne lagje, permbyten disa shkolla
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 04, 2010 9:51 pm | |
| Fatkeqësi, por jo natyrore Që kjo e Shkodrës nuk është fatkeqësi thjesht natyrore, e provon fakti se përmbytje në Shkodër po kemi përvit tashmë
Nga Fatos Lubonja më 04 dhjetor 2010 në ora 13:00 Kur përmbytet Tirana nga shirat e rrëmbyeshëm, kemi dëgjuar shumë shpesh përfaqësues të maxhorancës dhe media afër saj, të deklarojnë se kjo vjen për shkak të papërgjegjshmërisë të kryebashkiakut socialist, që s’ka bërë kanalizime, që ka betonizuar kryeqytetin, që merret me lejet e veta të ndërtimit etj., etj. Nga ana e vet, përfaqësuesit socialistë që qeverisin Tiranën s’kanë marrë kurrë ndonjë përgjegjësi për këto përmbytje, por ia kanë lënë gjithherë, me heshtje apo me prononcime, fatkeqësisë natyrore. Tani që po përmbytet Shkodra dëgjojmë se kjo maxhoranca e përgjegjësive njerëzore në Tiranë, po na thotë se përmbytja e Shkodrës është fatkeqësi natyrore dhe nga ana tjetër, dëgjojmë opozitën e fatkeqësive natyrore në Tiranë, të akuzojë se kjo e Shkodrës është papërgjegjshmëria e qeverisë së njerëzve të korruptuar.
Po ç’thonë njerëzit për këtë përmbytjen e fundit si vazhdë përmbytjesh? Që kjo e Shkodrës nuk është fatkeqësi thjesht natyrore, e provon fakti se përmbytje në Shkodër po kemi përvit tashmë. Fatkeqësia, kur bëhet e përvitshme, nuk quhet natyrore, por e paralajmëruar, e për kësi fatkeqësish merren masa. Njerëzit që kanë pak kujtesë thonë, edhe se ndërkohë që hidrocentralet janë ndërtuar që në kohën e regjimit, nuk kemi parë apo dëgjuar asokohe për përmbytje të tilla. Pra, diçka “njerëzore” bënte asokohe regjimi, që s’kishte të tilla “fatkeqësi natyrore”. E këto “diçkara njerëzore” duhen bërë përsëri, madje shumë më mirë dhe jo të mos bëhen fare. E dyta që thonë njerëzit e thjeshtë është se, nëse ka njerëz që kanë ndërtuar në vende që parashikoheshin si zona rreziku, shteti duhet të kishte gjetur me kohë mënyrat për t’i zhvendosur këta, në mënyrë që të mos dëgjonim më për gra që mbeten të izoluara dhe u vdes fëmija në bark, për barka të improvizuara shpëtimi apo evakuime urgjente me mobilizim të ushtrisë në zona të tilla. Taksapaguesi shqiptar ka të drejtë të thotë, se nuk jep asnjë lek ndihmë më për raste të tilla.
Që fatkeqësia nuk është natyrore, por politike, njerëzore dmth. që ka të bëjë me atë që njerëzit e thjeshtë i dëgjon shpesh të thonë: “Ç’është kjo fatkeqësi që na ka gjetur ne, që na kanë rënë këta politikanë për hise”. Këtë e dinë edhe kafshët e përmbytura të asaj zone, e jo më njerëzit. Debati mund të zhvillohet në nivel filozofik, mbi atë sesa kjo fatkeqësi është një rastësi dhe sa është e determinuar nga vetë niveli kulturor e moral i popullit tonë heroik e liridashës. E në këtë aspekt, do të thosha se me siguri duhet thënë se ashtu si fatkeqësia e përmbytjes që nuk është vetëm natyrore d.m.th. rastësore, por edhe njerëzore, ashtu edhe kjo fatkeqësi politike nuk është vetëm rastësore, por ka të bëjë edhe me nivelin e njeriut tonë demokratik. Dhe kur themi “njeriu”, kam parasysh faktin se ai ka në dorë të bëjë të mundurën për të evituar fatkeqësitë, apo për t’i parandaluara ato, apo për t’i pakësuar ato. Dhe nuk ka pikë dyshimi se ashtu sikurse për evitimin e përmbytjeve në Shkodër ka pasur shumë gjëra për t’u bërë, ashtu edhe ndaj kësaj fatkeqësisë tjetër njerëzore ka shumë gjëra për t’u bërë.
E ndërsa shkruaj këto radhë, më vjen ndërmend se në buxhet parashikohen miliarda për të hapur një tunel të gjatë e të gjerë në Krrabë që (thonë këta të pushtetit) elbasanasit të vijnë për 30 minuta (jo për një orë) në Tiranë. Dhe pyes me vete: e ç’kuptim ka që elbasanasit të vijnë një gjysmë ore më herët në Tiranë, kur ti ke njerëzit që po të përmbyten vit për vit në Shkodër? Apo se mos ka punë në Tiranë? Mirëpo, arsyeja e mosarsyes së fatkeqësisë së politikanëve tanë, nuk thotë kështu. Dhe këtu, tek e fundit, kthehemi përsëri tek pyetja: çfarë mund të bëjmë që ta evitojmë këtë fatkeqësi njerëzore ose që të pakësojmë dëmin e saj? Me fjalë të tjera: ka njëzet vjet që na përmbytet Parlamenti e qeveria me të paaftë, të korruptuar e të babëzitur, çfarë mund të bëjmë për ta parandaluar këtë? Personalisht mendoj se ka shumë më tepër shans të bëhet ndonjë gjë për të evituar përmbytjet në Shkodër, sesa për të evituar këto përmbytjet në Parlament.
Kaq. Nuk po jap ndonjë zgjidhje nga ato që lexuesi pastaj të më thonë: analizën e ke bërë mirë, por zgjidhjen e ke dhënë të dobët. Mirëpo, ndërsa shkruaj, më bëhet sikur i dëgjoj ata lexues që do të thonë: prapë po një fyelli pesimizmi po i bie ky Lubonja. Nëse ke ndonjë zgjidhje thuaje, përndryshe mos na shkruaj gjëra që i dimë sa për të na deprimuar edhe më. I shtrënguar nga ky zë, duke e lodhur mendjen për ndonjë zgjidhje optimiste, pasi e lexova edhe një herë që nga fillimi e në fund shkrimin deri këtu dhe vërtet pashë se shumë gjëra janë thënë e stërthënë jo vetëm nga unë, më në fund më erdhi ideja e zgjidhjes: Pse të mos bëjmë dy parlamente? Një Parlament që është ky që është, i cili sheh interesat private të politikanëve dhe oligarkëve që janë këta që janë, të cilët bëjnë buxhetet e përcaktojnë prioritetet sipas interesave të tyre.
Dhe një Parlament tjetër, që të shohë interesat e njerëzve si puna e atyre që përmbyten në Shkodër, e jo vetëm. Unë jam i sigurt se po të hidhet në referendum kjo ide, do të miratohet nga shumica e njerëzve. Gjithë duke e zhvilluar këtë ide, më del se i bie që të kemi edhe dy polici, edhe dy gjyqësorë edhe dy lloje mediash, deri edhe dy kryeqytete. D.m.th, gati si të krijojmë një shtet të ri. E meqë siç dihet, shpesh shtetet fillojnë nga përcaktimi i kryeqyteteve, unë propozoj që kryeqytet i këtij shtetit të dytë shqiptar të bëhet… le ta mendomë pak… Përfundimisht më del se duhet të themelojmë një kryeqytet të ri dhe ta quajmë “Fillimngazero”. Parlamenti në “Fillimngazero” rrëzoi qeverinë me mocion mosbesimi për shkak të përmbytjeve në Shkodër. Çfarë lajmi i bukur! I ftoj lexuesit ta votojnë propozimin tim.
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Dec 05, 2010 1:16 am | |
| Aurel Plasari, apel SHISH dhe Prokurorisë për bibliotekën "Ky sulm është realizuar pikërisht mbas përfundimit me sukses të edicionit V të Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë mes Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, mbajtur në Tiranë nga 22 më 23 nëntor",- thekson Plasari.
| |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Dec 05, 2010 2:26 am | |
| - Cito :
- Xhema
Nga Fatos Lubonja më 04 dhjetor 2010 në ora 13:00 Kete person e marrin vetem sllavet si shembull te mire qe ben emisione propaganduese kunder shqiptareve ! : http://www.magazin-tabloid.com/casopis/index.php?id=06&br=210&cl=29 http://webcache.googleusercontent.com/search?q=cache:_ypchvT7DiYJ:www.bhdani.com/arhiva/151/t1516.htm+fatos+lubonja+albanije&cd=1&hl=en&ct=clnk | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Dec 05, 2010 11:43 am | |
| ARBER- un e morra ket shkrim te tij vetum per arsye te vershimeve qe e ka qellu se vershimet per qdo vit,nuk jan ma natyrore,qe edhe pse esht kunder shqiptarve si jan plot te till dhe jo veq LOBONJA se ja shum,se dhe qeveria nuk mundet me qen normal dhe pro shqiptare, qe nji vit opozita nuk hyn ne parlamen e te vazdhdohet ende keshtu, esht apsurd dhe per afrikan e leje per evrop,por nejse un mendoj se duhet komplet nji frym e re ne ter trojet shqiptar,se gjer me tani as te nji qeveri ne trojet tona nuk esht per interesa tona apsolut mendim i imi.......etj | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Dec 05, 2010 2:10 pm | |
| Eshte leht te akuzosh, tashe me per ne shqiptaret nje gje nuk eshte edhe e re jemi mesuar, dhe nga nje her me shkon mendja se nuk dim gje tjeter qe vetum te fajsojme njeri tjetrin, shume media tonat jane katandisur ne kerkim te imazhve shokuse, e bein punen perpikri ne tragjedit e ndryshme, e ne shum gjera me rendesi nuk gjen edhe 5 rreshta shkrimi, edhe me kete jemi mesua ne shqiptaret, nuk eshte e re. Shum japin opinione nga dhomat e ngrohta, analist japin mendime nga studjot e TV-e, e jo nga vendet e ngjajreve, dhe si cdo her kerkoin fajtorin, dhe behen se nuk e dine qe faje eshte jetim, pa nene e pa babe , pa moter e vlla, ate se do askushe. E hiq aspake ata qe i ka perfshire tragjedija, ata ne kete kohe tragjike nuk kane kohe te mirren me fajtoret, e as ne qe rrime ne dhomat e ngrohta, ata kerkoin ndihme, ne duhet me i ndihmu, ne cdo menyre e me cdo mjet, qe te ju lehtesoim vuajtjet. Ne UK vitin qe lame ishte nje dimer qe nuk mbahej mende, gjeti ket vende te papergaditur, edhe ketu kerkuan fajtorin dhe ekspertet gjeten add e ti, ben projekte qe mos te perseritet nje gje, por qpondodhe ne keto jav ne UK edhe me keq se ajo kohe, pore ketu njerzit nuk po kane kohe te kerkoin fajtoret per deboren e acarin, ketu po ndihmoin njeri tjetrin qe ta kaloin kete situate te veshtire.
Nuk dua qe te fajsoi, apo qfajsoi dike dua dhe deshrioi qe populli i Shkodres e i zonove per rrethe ta kaloi kete situate tragjike sa me lehte e pa viktima. Qe mos ta perserisin disa ate thenjen e popullit Shyqyr qe ra qekjo mort-dek e u pame. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Dec 06, 2010 12:41 am | |
| Driniiiiiiiiiiiiiii,
Si thua ne se keto shpenzime te ishin bere per te mirembajtur ujepritsat...?
1. Koncert per NATO (4 mil Euro) 2. Koncert per vitin e ri 2009 (4 mil Euro) 3. Koncert per hyrje ne Europe (3.95 mil Euro se Ciljeta kendoi falas) 4. Rregullim i piramides (5 mil Euro) 5. Shembja e piramides (10 mil Euro) ...6. Rregullim i parlamentit Egzistues(1 mil Euro) 7. Ndertim parlamenti te ri se i vjetri nuk ben me se u rregullua (40 mil Euro) 8. Makine e re per Salen ( 700 mil Leke) | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Dec 06, 2010 12:47 am | |
| O petritKola po te ishin ber keto investime do kishin ndertua edhe nje hidrocentral, dhe nuk do kishte permbytje, kuptohet qe edhe reshje qe mos te kishte, tek ne themi kur thehet qerrja dalin rrug shume. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 07, 2010 2:52 am | |
| Pakti detar, shkarkohet drejtoresha e Gjeografisë TIRANE- Shkarkohet në mënyrë të beftë dhe pa asnjë motivacion zyrtar, drejtoresha e Institutit Gjeografik Ushtarak, Miranda Zeka. Vendimi është marrë pak javë më parë me firmën e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, i cili ka emëruar në këtë detyrë nënkolonel, Armir Çanin. “Gazeta Shqiptare” shkruan sot duke iu referuar burime zyrtare pranë ministrit Imami se shkarkimi i Zekës nga kjo detyrë mund të lidhet me negociatat dypalëshe që kanë filluar me palën greke në datën 26 nëntor për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re të përcaktimit të kufirit detar. Ndërkohë të njëjtat burime nuk saktësojnë se çfarë pozicioni ka mbajtur Zeka lidhur me këtë çështje, që ka shtyrë ministrin Imami drejt vendimit për shkarkimin e saj. Ish-drejtoresha ka qenë një nga 11 negociatorët e paktit detar të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Investigimi disamujor i "Gazeta Shqiptare" mbi këtë marrëveshje nxori në dritë përgjegjësinë e saj direkte, për firmën e hedhur pro paktit detar anti-kushtetues që cenonte sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë me 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon.
Skandali u thellua kur Zeka pohoi në mbledhjen me dyer të mbyllura të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, të datës 25.09.2009, se harta e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, e përcaktuar në bazë të marrëveshjes dypalëshe nuk ekzistonte. Ndonëse ligji por dhe produkti i negociatave me palën greke e detyronte Institutin Gjeografik Ushtarak të përgatiste hartën e kufirit të ri detar, Zeka iu ishte shmangur këtyre detyrimeve. Megjithatë ajo u pozicionua dhe si një nga "avokatet", e marrëveshjes gjatë shqyrtimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi në datën 26 janar 2010, me votim unanim 9-0, marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë. Një ndër arsyet më të forta që detyruan gjykatën të merrte këtë vendim, ka qenë fakti se anëtarët e grupit negociator të palës shqiptare nuk e kishin marrë lejen speciale nga Presidenti i Republikës, për të negociuar me palën greke. (s.g/GSH/BalkanWeb)
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 07, 2010 11:05 pm | |
| Berisha bën publike projekte për Shkodrën Publikuar: Sot, më 07 dhjetor 2010
Artikuj të ngjashëm Përmbytjet, fatkeqësia më e rëndë e 150 vjetëve të fundit në Shqipëri Zgjerohet harta e përmbytjeve në Shqipëri Shkodër: Liqeni tërhiqet 12 centimetra Situata ende e vështirë në Shkodër, shtyhen festimet për 8 dhjetorin Tiranë 7 dhjetor- Situata në qytetin e Shkodrës vijon të jetë tronditëse edhe pse moti është përmirësuar. I pranishëm në një takim në Shtabin e Emergjencës në këtë qytet kryeministri Sali Berisha tha se vendi ka përjetuar një nga fatkeqësitë më të mëdha në 150 vitet e fundit. Kreu i qeverisë ka folur mbi nevojat emergjentë të banorëve duke i ftuar ata të bashkëpunojnë me ushtrinë. “Unë u bëj thirrje banorëve të organizohen mbi bazë pallati, sepse është lënduese, në qoftë se ushqimin e marrin vetëm banorët e apartamenteve të kateve të para e të dyta dhe ai që ndodhet në katin e pestë të mbetet pa bukë e ujë. Ndaj thirrja imë është të ngrihemi në lartësitë e përgjegjësisë qytetare, përgjegjësia më fisnike e njeriut”, tha kryeministri, duke pohuar se situata ka një përmirësim të lehtë. “ Cilido nga ju mund të konstatojë se problem më kryesor është liqeni, me dyfishimin e përmasave në shtratin e tij. Tek harku i Bërdicës nuk ka më ujë dhe hyrja është e lirë, çka lidhet me shkarkimet, sepse në fakt shkarkimet janë ulur, gjithsej, bashkë me prodhimin, janë 1400 m3/sekondë. Po ashtu, janë ulur ndjeshëm edhe prurjet në lumenjtë e Alpeve dhe të luginës së Drinit. Drini i Zi dhe Drini i Bardhë kanë një prurje sa gjysma e prurjeve të mëparshme. Liqeni ka një tërheqje nga Mali i Zi, sepse në këtë vend liqeni pushtoi territore që nuk i kishte përmbytur kurrë më parë, përmbyti fshatra e zona, të cilat nuk i kishte arritur ndonjëherë”, tha kryeministri Berisha. Sipas tij, situata po menaxhohet në sajë të një përkushtimi të madh e total të një aparati të tërë institucionesh, të angazhuar 24 orë në 24. Kreu i qeverisë deklaroi se ka një sërë projektesh që do të mund të shpëtonin qytetin nga përmbytjet e ardhshme, por këto projekte kërkojnë kohë. “ Brenda muajve të parë të vitit që vjen do të fillojë ndërtimi i By pass-it të Shkodrës, projekti për të cilin ka përfunduar tërësisht. Projekti i By pass-it u rishqyrtua për t’u shndërruar në argjinaturë. Ky është një projekt i kushtueshëm, faktikisht, është si të ndërtosh një urë 13 kilometra të gjatë, madje në disa aspekte edhe më i komplikuar. Projekti i By pass-it është i përfunduar. Para këtij projekti, kishte ide të tjera. Përmbytja e vjetshme ishte një mësim, nga i cili ne duhej të konkludonim për të bërë një pritë, e cila do të presë aq sa mund të presë. Sigurisht, kërkohet edhe një sistem të fuqishëm pompash për evadimin e ujërave të qytetit, pasi ato ekzistojnë pavarësisht liqenit. Por ndërtimi i By pass-it do të fillojë dhe do të jetë një ndër projektet e para që tenderohet me buxhetin e ri”, tha kryeministri. Sipas kreut të qeverisë ndërhyrja në fazën e parë do të jetë në Lumin Buna. Faza e parë nënkupton heqjen e pengesave më evidente, të cilat nuk janë të pakta, pasi derdhja është një problem shumë serioz, që kërkon jo vetëm thellimin e Bunës, por edhe krijimin e kanalit në det, përndryshe thellimi mbyllet e bëhet i pavlerë. Edhe sot po vazhdojnë negociatat me Malin e Zi, sepse ndërhyrjet në një basen të përbashkët ujor nuk mund të bëhen pa një ujdi të plotë të të dy palëve. “Mali i Zi ka treguar gatishmëri të plotë dhe është përpjekur të kontribuojë maksimalisht me atë që ka në dorë, në lehtësimin e kësaj situate, që edhe për ta është krijuar shumë problematike. Sot, besoj përfundon një lloj ujdie për të përcaktuar fazën e parë të ndërhyrjes në Bunë, fazë, e cila do të fillojë menjëherë, si projekt emergjence”, tha kryeministri. Por ndërsa kryeministri ka bërë publike disa projekte, kryesocialisti Edi Rama tha se kjo katastrofë e cila erdhi nga mungesa e menaxhimit të situatës nga qeveria i ka kushtuar arkës së shtetit 260 milionë euro. “Argjinatura e Torovicës është prove për të kuptuar se permbytjet janë rezultat i dështimit të Berishes. Ishte e dhimbshme dhe qesharake te shihje se fati i asaj argjinature ishte ne doren e Nikolle Lesit. Nese ai nuk do te kishte qendruar atje dite nate dhe nese nuk do te kishte hedhur gure e dhe me mjete rrethanore, rreziku mund te mos ishte perballuar”, tha Rama.
PROJEKT I FORT BILE PER QDA VJET KESHTU E KINI ME SAL EKSPERTIN, VEQ VAZHDONI,NJIHER JU FUNDOS NEN UJ E TANI PERPILON PROJEKTE SA TE DONI ;EKSPERT I QESHTJES KOMBETARE JA KA NI EREN SALA SE DOT DALIN FRYM E RE E POLITIKES NE SHQIPRI KESHTU QE JAV SJELL LIQEJT NEPER OBORRE QE MOS TE KEN KOH TE MIRREN ME PROBLEME TE TJERA . SA TE PA SHPIRT QE JAN TRADHTARET !!!!!
| |
| | | BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 07, 2010 11:26 pm | |
| PROJEKT I FORT BILE PER QDA VJET KESHTU E KINI ME SAL EKSPERTIN, VEQ VAZHDONI,NJIHER JU FUNDOS NEN UJ E TANI PERPILON PROJEKTE SA TE DONI ;EKSPERT I QESHTJES KOMBETARE JA KA NI EREN SALA SE DOT DALIN FRYM E RE E POLITIKES NE SHQIPRI KESHTU QE JAV SJELL LIQEJT NEPER OBORRE QE MOS TE KEN KOH TE MIRREN ME PROBLEME TE TJERA . SA TE PA SHPIRT QE JAN TRADHTARET !!!!!
Fort mir e paske than | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 08, 2010 6:58 am | |
| I fotj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te shikojne te kete video me shume domethenie.
https://www.youtube.com/watch?v=yvI3gzn10N0 | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 08, 2010 4:49 pm | |
| SALA-apsolut shizofren dhe bastard ket qe e thot jav ka sjell shkodranve pra vet per sa asht ky ne qeverisje, dhe tash se njerzit deklarohen se perpara nuk mbahet mend nji vershim i till!
PRA E DUKUMENTON VET SE ESHT MURTAJA E SHQIPTARVE NE PERGJITHSI,POR DHE PER KET RAJON.PER TE KEQEN QE KY RAJON I SHQIPRIS VERIORE ESHT NJI DER RAJONET MA TE VARFURA NGJITHA TREVAT TONA,POR DHE ME KET VERSHIM SALI (MURTAJA) I VARFERON DHE I KTHEN PRAPA PER 100-200 VITE SHKODRANET......!!!! | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 09, 2010 12:57 am | |
| Ne kete video eshte spiuni i sigurimit ne veprim. https://www.youtube.com/watch?v=NbRz4QZWtPY&feature=player_embedded | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 09, 2010 11:57 pm | |
| Meksi: Pas 20 vjetësh del e vërteta e themelimit të PD Nga:GILMANA BUSHATI Flet Aleksandër Meksi, një nga figurat kryesore të themelimit të Partisë Demokratike më 12 dhjetor 1990. Me librin që do të promovohet sot pasdite “Dokumente dhe materiale”, Meksi është përpjekje serioze për ta treguar historinë me anë të dokumenteve, jo sipas dëshirës së njërit apo tjetrit. Në intervistën për “GSh” ai tregon detaje se si u lidh me protestën e studentëve në Qytetin ‘Studenti’, pasi ai nuk ishte profesori i tyre, kush e ftoi në shtëpinë e Gramoz Pashkos për të dhënë kontribut në hartimin e programit të partisë. Ai tregon se çështja e emrit të partisë ishte pak problem, por sipas sugjerimit të tij, Parti Demokratike, do të ishte një parti më e fortë opozitare se sa parti e studentëve. Meksi tregon dhe për rolin e luajtur nga Ramiz Alia gjatë këtyre ditëve të ndryshimeve të mëdha politike dhe hedh poshtë tezën se ai kontribuoi në ardhjen e demokracisë në Shqipëri. Më në fund publikohet libri aq shumë i pritur nga ju, “Dokumente dhe materiale”, i cili është përgatitur nga ju. Cili është synimi i këtij libri? Gjatë këtyre viteve kam mbledhur dokumente që lidhen me ngjarjet e dhjetorit 1990. Libri fillon me shpalljen e kërkesave të studentëve, në datën 10 dhjetor, me takimin e studentëve me Ramiz Alinë, me dokumentet që lidhen me këtë takim, shpalljet në publik, thirrjet e Ramiz Alisë drejtuar popullit shqiptar për unitet rreth partisë së tij dhe në vijim krijimin e komisionit nismëtar, krijimin e PD, me mitingun e saj dhe fjalët që thuhen aty, programin e PD, statutin, kërkesat për t’u legalizuar, ligjin e legalizimit të partive, që janë shtojcat, listën e komisionit nismëtar dhe përfundon kjo pjesë me dy materiale, të cilat konsiderohen të rëndësishëm që janë; fjala e Ramiz Alisë në aparatin e KQ më 13 dhjetor 1990, pra menjëherë pas krijimit të PD. Po të dëgjohet regjistrimi, dëgjohet toni nervoz dhe përplasja e tavolinës herë pas here kur flet, mbledhja e presidiumit të Kuvendit Popullor më 22 shkurt 1991 për krijimin e Këshillit Presidencial dhe mbledhja e parë e Këshillit Presidencial. Në këtë mbledhje flitet për atë që ka ndodhur gjatë shkurtit, për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës dhe për qëndrimin si dhe formimin e qeverisë së re. Janë dokumente reale, të pakundërshtueshme, të cilët dëshmojnë këtë periudhë historike. Libri ka dy grupe shtojcash, e para përbëhet nga disa materiale, si përbërja e qeverisë në dhjetor 1990, strukturat politike qeverisëse në prag të dhjetorit, Kuvendin Popullor, kryesinë e Frontit Demokratik, KQ të Partisë, ndryshimet që pësoi gjatë 1990, KQ të Bashkimit të Rinisë dhe të Punës. Në shtojcat e dyta janë ndryshimet e qeverisë e bëra nga dhjetori deri në shkurt, kandidatët për 31 mars të të gjitha partive, qeveritë që krijohen deri në ‘92, bashkë me qeverinë e këtij viti, ndryshimet që kanë pësuar ato, Këshillat Kombëtare të PD-së nga vitet 1991-1996, kryesinë dhe Komitetin Drejtues të PS-së në Kongresin e tyre të X, apo të I-n, kur mori emrin e ri si dhe listën e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 1997. Këto shtojca na japin mundësi të njihemi me strukturat politike, të cilat ndikonin në qeverisjen e vendit, në luftën politike të grupimeve të ndryshme, pra cilët janë protagonistët e tyre dhe në përgjithësi me protagonistët e atyre ndodhive që nuk janë të parëndësishme në historinë e Shqipërisë. Libri na jep mundësi që të gjykojmë realisht mbi historinë, të inkuadrojmë kujtimet tona, edhe ju keni botuar kujtime, ku mund të gjeni gabime datash, emrash, por me një strukturë të tillë botimi, siç është ky libër, gabimet kanë mundësi të përmirësohen nga vetë autorët e tyre për të qenë më konciz. Është një kontribut që jepet për të njohur më mirë lëvizjen studentore, kontributin e studentëve dhe të qytetarëve të Tiranës, në realizimin e pluralizmit në Shqipëri. Sepse po na thonë se pluralizmin e solli Ramiz Alia në 11 dhjetor, po të ishte kështu atëherë ne duhet të festojmë vitin 1946, ku ka dhe një dekret të Enver Hoxhës, me anë të të cilit lejohet pluralizmi. Por pluralizmi real u realizua më 12 dhjetor, pluralizmi ligjor u realizua më 17 dhjetor me dekretin për lejimin e partive. Them se është një kontribut për të gjithë ata që duan të merren me histori, përpara duhet të kenë faktet dhe dokumentet, pastaj konkluzionet dhe kujtimet, sepse disa ose nuk thonë të vërtetën ose thonë një pjesë të së vërtetës. Kjo nuk është aspak në ndihmë të historisë. Ka një boshllëk në 1990-2010 lidhur me këto fakte. Pse? Sepse ne, shqiptarët, kemi si temperament një vrull të madh për të ecur përpara, për të hipur në vaporë, për të kapërcyer detin, për të ikur pa viza, për t’u bërë menjëherë milionerë, për t’u bërë vetëm drejtues, dhe nuk kthejnë kokën prapa, ndaj ka dalë dhe formula që neve na vjen historia nga prapa. Çfarë ju çoi të studentët në 1991, protesta e të cilëve solli dhe pluralizmin, pasi ju nuk ishit as profesori i tyre? Nuk dija se çfarë kishte ndodhur në datat 8-9 dhjetor. Një komshiu ynë, polic, i cili rrinte karshi me mua në apartamentin në Laprakë, në darkën e datës 9, më tha që ‘shko shiko ç’ka ndodhur te studentët’ dhe jepeshin në film goditjet, demonstratat, e të gjitha, zbritja e tyre te ambasadat, etj. Kështu që morëm vesh se çfarë kishte ndodhur. Me datën 10 dhjetor, te Instituti i Monumenteve me shokët që qenë atje, filluam të kopjonim Kartën e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, meqenëse kjo ishte në kërkesat që studentët paraqitën. Kjo punë u bë në mënyrë që të shpërndahej dhe që njerëzit të merrnin vesh se çfarë quheshin të drejtat e njeriut në botë dhe çfarë shkeljesh flagrante dhe të dhunshme kishin bërë komunistët në Shqipëri. Në datën 11 dhjetor në orën 18:00, meqenëse erdhi lajmi se studentët do të takoheshin me Sekretarin e Parë të Komitetit Qendror, (pasi termi ‘president’ ishte shpikur në mënyrë që ai të ishte mbi të tjetër, por realisht ai ishte thjesht Sekretari i parë i PP-së dhe kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, terma që brezi i ri nuk i di më), kam shkuar në Qytetin ‘Studenti’. I pashë kur shkuan studentët, ishim karshi rrugës të Elbasanit për nga Pallati i Brigadave dhe i pritëm kur u kthyen. Ishim në mitingun që u bë atje në shesh. U dëgjua e tëra, u thanë fjalë nga folësit, Azemi dhe Ben Imami dhe mbasi mbaroi ajo, u largova me ato shokët me të cilët isha. Ishim nga ata tiranasit që bërtitëm P.Demokratike, kur thuhej se do të krijohej partia e studentëve. Pa dalë nga Qyteti Studenti takova Gramoz Pashkon, me të cilin kisha miqësi të vjetër, njiheshim që kur ai ishte 17-18 vjeç. Që nga periudha e rrëzimit të Murit të Berlinit dhe vrasjes së Çausheskut ishim takuar dhe kishim biseduar se radha i ka ardhur Shqipërisë, pasi në korrik të atij viti u hapën ambasadat, dhe gjendja ekonomike ishte përkeqësuar shumë, gjë që e shihnim në radhët e gjata, aq më tepër që Gramozi kishte të dhëna më të sakta se unë për këtë situatë. Në diskutimet me Gramozin ishte hedhur ideja e krijimit të një partie, një Partie Demokratike, e cila i ka fjalët parti, si shprehje pluralizmi dhe ishte demokratike sepse lufton për demokraci. Gramozi ishte me të shoqen, Mozën dhe kunatin Genc Rulin, që e njoha aty. Qenë dhe të tjerë, që Blendi Fevziu i vë edhe në librin e tij “Piedestale pa statuja”, dhe ndër të tjera i them se “lërini këto llafe, ku ka në botë parti të studentëve dhe intelektualëve të rinj, sepse studentët katër vite janë dhe ikin po ashtu dhe ata që do të vihen në krye, pra është një parti që nuk mund të lulëzojë dhe numri i studentëve është i kufizuar”. Kështu që e lamë të takoheshim të nesërmen në 8:30. Kjo ishte arsyeja që u takuam te Gramozi, se unë kisha lënë takim me të në shtëpinë e tij. Unë mora biçikletën që e kisha lënë diku aty afër dhe u largova. Gramozi, pasi jam larguar unë është takuar dhe me të tjerë, nuk kam dijeni se ku janë takuar, çfarë kanë diskutuar dhe çfarë kanë bërë, ka ca të dhëna që për mua janë të pabesueshme. Të nesërmen në mëngjes shkoj në 8:30 te shtëpia e Gramozit. Ai më prezanton dy djem, njëri ishte me xhup të zi që ishte Azemi, dhe këtë tjetrin ai më tha se ‘ti e njeh, është aktor filmash’. Dhe unë i them se ‘ti e di që unë nuk shoh filma se nuk kam antenë Tirane’. Qeshëm, pastaj u ulëm dhe pas nesh erdhën të tjerë dhe u vendos pas një debati që të krijohej PD, sepse krijimi i një organizate politike ishte tashmë e vendosur gjatë atyre ditëve dhe as nuk ishim në ilegalitet që të vetëquhemi “petrita”. Azemi me gjithë Mimoza Ferrajn u nisën për te studentët dhe u kthyen për 20 minuta dhe thanë se studentët janë dakord që të quhej Parti Demokratike. Pas kësaj u ulëm të punojmë dhe shkruajtëm programin, flisnim kryesisht Gramozi dhe unë por edhe të tjerët. Hedhjen e programit në letër e bënte Arben Imami. Eduard Selami dhe Sokol Neçaj sollën Kartën dhe Dokumentet e Kopenhagenit, ishte në formë dispense ajo, pasi menduam se kur të flisnim për të drejtat e njeriut, të ishim të saktë kur t’i shkruanim fjalët. Deri në 14:30 u përfundua kjo, katër faqe në makinë shkrimi, e shkruante kunati i Gramozit, Besnik Hado, e shkruante ngadalë në një makinë të keqe dhe faqja e fundit mbeti, me sa më kujtohet mua me shkrimin e dorës së Benit dhe unë bëja korrigjimet me germa shtypi, që të ishin të lexueshme edhe nga Beni. Nga ora 14:30 pimë një kafe dhe hipëm lart për në miting, për të cilin u vendos kur filloj shkrimi i Programit dhe u dërguan njerëz për lajmërim. Më thanë mua që ta lexoja, mirëpo duke e ditur se lexoj shpejt, edhe në konferenca shkencore më tërhiqnin vërejtje se nuk më merrej vesh se çfarë thosha, i thashë që “ta lexojë një nga ata të dy që ishin aktorë”, Ben Imami dhe Edmond Budina. Në fund e lexoi Beni. Shkuam ta ndjekim mitingun në fushë dhe atje isha me Ilir Rexhën dhe një mik që tani nuk jeton më, Rinush Idrizin. Mitingu ishte një gjë fantastike, atje ishte e gjithë Tirana, por qenë edhe nga Kavaja, Shkodra, Durrësi. Ajo ditë u mbyll në mënyrë festive, e cila kishte filluar me një Shqipëri që ndalonte me Kushtetutë krijimin e partive të tjera, pra kishte vetëm një parti udhëheqëse dhe mbaroi me një Shqipëri, ku ishte krijuar një parti e re. Mjafton të dëgjosh incizimet e atij mitingu për të kuptuar entuziazmin e njerëzve, të cilët shprehnin çlirimin e tyre, ku thirrjet kryesore ishin “Liri Demokraci” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Por pati edhe fishkëllima... Janë mënyrë reagimi. Janë shenja të shfaqjeve moderne, se modernizimi kishte filluar që atëherë. Kjo është historia e krijimit të Partisë Demokratike. Të nesërmen në mëngjes u krijua një grup prej nëntë vetash, Gramozi dhe Azemi, po them të parët këta që për fat të keq nuk janë më, Arben Imami, Genc Ruli, Edmond Budina, Sali Berisha, Eduard Selami, Bardhyl Reso dhe unë, ky i fundit banonte pranë Qytetit Studenti bashkë me të atin, në ato ditë ishte ndër më aktivët dhe mbështetës i studentëve, inxhinier elektrik, e kam pasur paralel kur ishim në shkollë të mesme dhe të lartë, një djalë shumë i mirë që ka emigruar në Amerikë. Ky grup organizativ mori përsipër të përgatiste të gjitha dokumentet dhe procedurat që i duhej një partie të funksiononte. Propozuam që të kishim një komision nismëtar që të kishim më shumë njerëz, që programi i saj të përhapej në të gjithë Shqipërinë. Komisioni u krijua me shumë probleme, por nuk ka shumë rëndësi. Në datën 13 në Qytetin Studenti, rreth 20-22 veta, që i kam vënë në libër, mund të jetë mbase i vetmi dokument i cili nuk vërtetohet saktësisht. Filluan të ngriheshin edhe grupet pune pranë komisionit, kjo solli edhe shtimin e njerëzve dhe filloi puna për përhapjen e partisë në territor, për të krijuar komisionet nismëtare dhe për të organizuar mitingjet. Mitingu i parë u zhvillua më 25 dhjetor në Kavajë, shkuam unë Azemi dhe Saliu, pastaj në datën 3 janar 1991 një grup, në mos gabohem, Saliu, Gramozi, Pjetër Arbnori shkuan në Shkodër dhe po në atë datë, pra 3 janar, unë Ben Imami dhe Bardhyl Reso shkuam në mitingun e Durrësit. Ky i fundit ishte një nga mitingjet më madhështore, të organizuara më mirë, sepse ditët që kalonin frika kalonte, pavarësisht represionit të shumtë të shtetit. Në datat 14-15-16 dhjetor u hartua dhe u përfundua statuti dhe më datën 17, më të dalë dekreti, këto u dorëzuan. Pati vështirësi në grumbullimin e firmave, megjithatë ne i plotësuam kërkesat e dekretit. Pastaj më datën 19 dhjetor, kur po bënim një mbledhje për të shtuar aktivistët në Tiranë, në Kino-Klubin e Qytetit Studenti, erdhi lajmi se është legalizuar partia dhe të shtunën u la ai mitingu i madh për legalizimin e Partisë Demokratike. Si u bë zgjedhja e komisionit nismëtar? Nuk ka zgjedhje të komisionit nismëtar. Aty u propozuan njerëz dhe të tjerët u shtuan më vonë. Si u propozuan? Kush i mban mend tani. Do t’i kujtojmë, do të kemi kohë t’i shkruajmë më me detaje kujtimet, sepse ajo procedurë qe disi e turbullt dhe jo fort e rregullt. Në mbledhjen e parë të komisionit nismëtar ka pasur një debat mes jush dhe Shinasi Ramës... Nuk është se u zhvillua një debat, vetëm se më tha një moment “pusho ti plak aty”. Unë iu përgjigja me të njëjtën mënyrë, sepse shqiptarët për t’u përgjigjur për keq janë të zot. Kemi pasur më vonë dhe kemi ende marrëdhënie shumë të mira. Madje kur ai është larguar, herën e parë unë e kam kthyer, herën e dytë më vuri në dijeni se do të ikte, por nuk më dëgjoi kur i thashë të mos largohej. Në takimin me Alinë ai shquhet pë qëndrim mjaft të avancuar. Por, dhe ai si shumë të tjerë gjatë kësaj historie 4-5 vjeçare të PD edhe në 1997, kur u thosha të mos largoheshin, ata largoheshin. PD-ja u legalizua më 19 dhjetor, dy ditë pasi ishin dorëzuar dokumentet. Me këtë legalizim u shkel Kushtetuta e asaj kohe, pse mendoni se është bërë një gjë e tillë? Tani u shkel a nuk u shkel Kushtetuta nuk na intereson shumë neve. Ishin të detyruar ta bënin, nuk kishte ku shkonin. E panë nga protesta dhe talljet e studentëve dhe të tjerëve që nuk mbante më siç i thonë ujë pilafi dhe në datën 11 dhjetor në plenumin i Komitetit Qendror lejuan pluralizmin. Unë kam në libër vetëm mbledhjen e Byrosë Politike. Pushteti lëvizi disa kuadro sa për të shfryrë presionin, sepse e panë se studentët ishin të zjarrtë dhe mbështetja që morën në Tiranë edhe të dhënat që kishte ai pushtet për trazirat që po organizoheshin gjetkë. Kërkesat e tyre filluan nga kërkesa të pakta për ekonominë, deri në kërkesat për pluralizëm politik, kështu që nuk mund të përmbaheshin më. A ishte një vullnet i heshtur i drejtuesve apo një frikë nga rasti i Çausheskut? Një frikë e rrëzimit të tyre për keq, të marrjes së përmasave të mëdha të protestave, por edhe të presionit të madh nga të huajt që qeveria shqiptare ka pasur dhe për këtë ka dijeni të plotë. Është e vështirë, në fakt, që të punohet në arkivat tona, akoma nuk janë botuar të plota të gjitha materialet dhe udhëzimet e Komitetit Qendror që nga rrëzimi i Murit të Berlinit deri në dhjetor 1990. Dokumente të tillë janë të rëndësisë së dorës së parë për të kuptuar realisht se çfarë ndodhte në Shqipëri si në planin ekonomik, falimentimi dhe bllokimi i plotë i ekonomisë shqiptare, pamundësia për të prodhuar fabrikat e uzinat shqiptare, ashtu dhe në planin politik. Këto fakte e studime duhen se sot dëgjojmë përralla të pafundme se pse u prishën fabrikat, se ata në fakt ishin të prishura, mbase duhej të ishin shfrytëzuar më mirë për skrap. Lëvizja e Dhjetorit nuk u bë nga klasat e përmbysura, kam parasysh të persekutuarit apo shtresa të tjera të shoqërisë që njiheshin si kundërshtarë të regjimit. Pse? Po na përdorni terma komunistë. Ata njerëz që ishin aty ishin nga të tërë shtresat e popullsisë shqiptare dhe nga ata që ishin dhunuar nga regjimi, dhe nuk ishin pak. Të thuash se në mitingjet e para njerëzit vinin 50-100 mijë e më vonë kjo shifër shkoi edhe më shumë. Pse të fundit në këto ndryshime? Dhuna e regjimit komunist qe më e madhe, indiferenca e perëndimit për paudhësitë e drejtuesve shqiptarë, si përherë, deri edhe vonë kemi raste të tilla, bën që edhe shqiptarët të rezervohen, të maten shumë. Kjo është arsyeja që pati eksode maksimale, sepse ishte ideja që të shpëtojmë, sepse vetë nuk e rregullojmë dot. Është një mungesë besimi dhe problemet e organizimit. Edhe krijimi i një partie, që u ngrit menjëherë ishte një fenomen pak i çuditshëm, jo shumë normal për ne. Në dokumentet që ju i dërgonit ministrisë së Drejtësisë, duket vetëm emri i Eduard Selamit.... Eduardi firmosi në emër të Grupit Organizativ që drejtonte punën, ky funksiononte në ato ditë. Pra nuk kishte kryetar... Ne sa ishim ngritur, nuk mendonte njeri për kryetar, mjafton të shikosh fotografinë e mitingut të shpalljes së PD-së, që njerëzit në podium lëvizin, nuk kishte as qendër dhe as anë. Nuk u shkonte mendja, pastaj u shpikën kryetarët e përjetshëm. Si e njohët Berishën? E kam njohur më përpara kemi pasur marrëdhënie normale në të kaluarën. Po në lëvizjen politike si e njohët, si u përballët... Mendimet e ndryshme përballen apo ballafaqohen.. Ne kemi punuar bashkërisht për vite të tëra, por unë bëj pjesë në ato lloj njerëzish, që e thonë fjalën e tyre kur mendojnë ndryshe, nuk i mbaj mëri kujt, as zili nuk ia kam kujt. Atëherë nuk kishte poste, ata u shpikën më mbrapa sepse askujt nuk i shkonte ndër mend se ne do të fitonim dhe do të merrnim pushtetin. Disa dëshmitarë të atyre ditëve theksojnë se ka pasur edhe ngjarje të stisura për të nxjerrë në pah figura të tjera... Tani që botohen dokumentet, disa mund ta kenë më të lehtë të flasin. Fatkeqësisht disa nuk flasin dhe kjo nuk është shenjë e mirë për Shqipërinë e sotme. Kjo është edhe ajo që them në dedikimin e librit “me shpresë që ëndrra e tyre, për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe europiane, një ditë do të përmbushet”. Një pjesë e madhe e njerëzve në tribunë kishin dhe pardesy të bardha. Mund të na e shpjegoni këtë detaj? Ke pyetur ti se atëherë kishte pardesy të tjera. Ato ishin në pazar. Kush kishte dalë jashtë shtetit, apo kishte para të blinte, atë pardesy kishte. Pastaj nuk janë të gjithë, po të numërohen nuk janë të tërë me pardesy të bardhë ka dhe nga ata që janë vetëm me xhaketë. Kjo është tragjedia e vërtetë e Shqipërisë, legjenda urbane. Unë dëgjoj gjëra të pafundme, të pafundme për lëvizjen e këto vite, sa që mendoj ndonjëherë “ore a kam qenë edhe unë këtu që gënjejnë kaq sheshit në prani time”. Cila është gënjeshtra më e madhe që ke dëgjuar për dhjetorin ’90? Sa të duash. Një që thotë se statutin e ka korrigjuar filani, nga krerët e PS, kur statuti është shkruar nga unë dhe Genc Ruli, është çuar për t’u konsultuar në dy vende, nuk ka rëndësi se ku dhe pastaj është hedhur në kompjuter ku i vetmi ndryshim që iu bë variantit që kemi shkruar unë e Genci, ishte që ne e kishim që kryetari të ishte vetëm njëherë, u bë që të jetë dy herë. Fatkeqësisht, teza ime nuk fitoi, se gjithë të tjerët dolën kundra. Ishte pikërisht takimi i studentëve me Ramiz Alinë ku u tha se lejohej pluralizmi politik, ku u fol edhe për parti studentësh... Në takimin me Ramiz Alinë u diskutua që të krijohej një parti e studentëve dhe intelektualëve të rinj. Kjo ishte edhe në dëshirën e tij, pasi me përvojën e tij partiake, ai e dinte se një parti e tillë nuk mund të kishte fuqi, sepse që në fillim e ka kufizuar. Kjo ide të kujton partitë korportative, si kohës të Duçes, sepse ideja e tij ishte të krijonte shoqatat. Askush nuk e kanë thënë deri më sot, qëndrimin mjaft pozitiv të Dritëro Agollit, që dikush mund ta shajë për komunist nga 1974 në 1990, por ai refuzoi, madje u tall me faktin se “çfarë është kjo”, që Lidhja e Shkrimtarëve do të bëhej si “shoqatat politike” subjekt elektoralë. Do të ndodhte pra një fragmentim i frontit, jo anëtarësi e partisë së punës, do kishim të ndarë veçmas Frontin Demokratik, veteranët, Lidhjen e Shkrimtarëve, Bashkimet Profesionale, gruaja, rinia etj,. Ato do të kishin kandidatët e tyre, në mënyrë që t’i fragmentonte dhe t’i komandonte, ashtu siç thotë në fjalimin e 13 dhjetorit 1990, që të gjitha këto do të jenë veglat tona. Ai e pilotoi në këtë drejtim dhe studentët. Por qenë po studentët që propozimin tonë në atë takim e përkrahën menjëherë, se dihej që do të shkonim diku gjetkë në Kombinatin Poligrafik si qendër e punëtorisë së Tiranës. Pra ishte një ndryshim cilësor, pozitiv krijimi i një partie të të gjithëve, sepse përbëri një forcë të madhe e të gjithë shqiptarëve, antikomunistë që kërkonin ndryshimin. Ka ndonjë ngjarje që sipas jush ishin pjesë e zhvillimeve dhe ngjarjeve të 1990. Është folur shumë për dy shkrime në mediat e kohës, takimi me intelektualët... Këto nuk janë të botuara realisht dhe plotësisht. Se është shumë e vështirë të gjendet dokumentacioni, por edhe prapaskenat, se çfarë thuhej në Komitetin Qendror. Në ‘90 erdhi Penez De Kuelari, erdhi pa, por mbrapa, në një plenum në Korçë, nuk e di mirë, dikush tha që ‘ia hodhëm edhe Penez de Kuelarit’. Pra të tëra këto janë të domosdoshme për t’u kuptuar realisht atë që duket dhe atë që është në të vërtetë. Se në regjimet diktatoriale, ashtu si edhe ai në Shqipëri, ka diçka që duket dhe ka diçka që është në të vërtetë. Në Kodin Penal të Shqipërisë së asaj kohe, thuhej se ndalohet të rrihet i burgosuri, më gjej një të burgosur që nuk e kanë rrahur dhe dhunuar. Këto dokumente janë të domosdoshme dhe nisma për botimin e këtyre dokumenteve është shumë e rëndësishme, se nëse botohen plenumet, mbledhjet e byrosë, sekretariatet, mund të kuptojmë më mirë se çfarë po ndodhte. Është e vërtetë që rënia e Murit të Berlinit dhe vrasja e Çausheskut, gjallëroi protestën dhe rezistencën antikomuniste në Shqipëri se qe një shpresë që realisht kishte humbur. Të tërë prisnin që vdiste diktatori, dhe populli gëzohet. Enver Hoxha vdiq dhe nuk pati ndryshime, kjo i mpiu shqiptarët. Të dy ngjarjet, si ajo në Gjermani dhe ajo në Rumani u dhanë shpresa shqiptarëve, por ishte njëkohësisht dhe kërcënim dhe paralajmërim për regjimin komunist në Shqipëri. Kjo situatë prishi balancën dhe të forcave në vend dhe gjallërimin e atyre që ishin kundër regjimit. Këto janë ngjarje të mëdha. Kemi pastaj nga mesi i qershorit deri në korrik hyrjen në ambasada, që fatkeqësisht nuk i kujtoi njeri këtë vit, mitingun e turpshëm të 13 korrikut, i cili duhet dokumentuar me pjesën që duket dhe nuk duket dhe të tëra këto bënë që të kuptohet se shqiptarët kanë për ta çuar më tej këtë. Këto lëvizje i bën shqiptarët më trima dhe më të guximshëm, sepse kishin shpresë jo se ishin frikacakë më përpara, por nuk kishin se çfarë të bënin, ishin lënë në mëshirë të regjimit. Si do të kishte qenë historia zoti Meksi sikur turma e madhe e njerëzve nuk do të ishte ndaluar të hynte në bllok në shkurt të 1991? Ka disa fjalë të urta për këtë “sikur.....”. Unë nuk kam qenë në atë grup aty, sepse kam qenë te shtëpia e Gramoz Pashkos, se po prisnim shoferin e PD-së pasi do të shkonim së bashku në aeroport për të pritur Ibrahim Rugovën. Tentova të afrohesha, hipa te pallati i oficerëve, hipa në kat të katërt, sepse policia nuk më la të kaloja deri te ura për të parë. Dëgjoja krismat. Shumë gjëra mund të ndodhnin, por duhet të merremi me ato që ndodhën. Zoti Meksi disa dëshmitarë thonë se nëse s’do të ishte vullneti i mirë i Ramiz Alisë, gjërat do të ndodhnin ndryshe...si do të ndodhnin gjërat... Kjo është si pyetja e parë me “...si do të ndodhte..”. Një gjë është e sigurtë, komunizmi do të binte sepse nuk e mbante dot më Ramiz Alia. Nuk e mbajtën në Rusi jo më do ta mbanin në Shqipëri, mund të shtyhej pak, vetëm të jeni të sigurte se trazira do të kishte, se nuk përmbahej dot presioni i madh nga shoqëria. Studentët dhe Tirana, dhe qytetet e tjera që e pasuan, bënë që t’ju dilte situata nga duart e nuk mund ta kontrollonin më. Ramiz Alia pati një shans që e humbi si shumë të tjerë mbrapa, që të ndryshonin ecurinë e historisë shqiptare duke ndjekur tendenca pozitive të përparimit dhe jo tendencat të mbajtjes në vend. Kjo gjë nuk ndodhi, sepse e tillë është sjellja e zakonshme e atyre që kanë pushtet abuziv, të pazgjedhur, që nuk përfaqësojnë kënd, me vota ose të mohuara, siç ishte komunizmi, ose të vjedhura në rastin tjetër, që mendojnë se nuk i heq kush. Nuk u bë asnjë ndryshim. Dhe ato ndryshime që u bënë në ‘90, ishin si pasojë e presionit të jashtëm, dhe të lëvizjeve të para që filluan në Shkodër, Tiranë, Kavajë, janë ndryshime që u bënë me zor, edhe 13 korriku këtë tregoi që ndodhi kjo, por ne jemi prapë ata, ju vëmë në kuadrat. Ramiz Alia tregoi se nuk dëshironte ndryshimet. Pavarësisht nga takimi me intelektualët, sepse ai nuk ishte një takim real me intelektualët, ai ishte takim me intelektualët komunistë, të përzgjedhur nga partia komuniste kush. Ai e ndjente se duhej të lëshonte pe edhe nga presioni i huaj, por ai pati rol frenues të proceseve të demokratizimit të domosdoshëm të Shqipërisë, për ta shpëtuar edhe nga kolapsi ekonomik. Jo rastësisht fjalën me studentët ai e fillon me këtë, sepse ky ishte shkaku i parë që duhej të dorëzohej, ishte sigurisht edhe bindja e tij se ai mund ta manipulonte të tërën, që mishi të piqet dhe helli të mos digjet. Defekti tjetër që pati, për shkak të karriges që mbante, ishte se duhej të tregohej i rregullt në shpjegimin e ndodhive sipas parimit të vërtetën, të gjithë vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Këtë rol nuk e ka luajtur deri më sot, jo vetëm ai, por dhe shumë dëshmitarë të historisë. Një gazetar i New York Times, David Binder i ka quajtur lëvizjet si ‘revolucion i negociuar’...A jeni dakord me këtë? E para duhet parë se si është në origjinal, çfarë kuptimi ka në gjuhën amerikane fjala e atij. Një revolucion u bë, njëra palë protestonte, pala tjetër u ul për të biseduar që t’i jepte një zgjidhje. Këtë duket se dashur të shpjegojë me atë term, por ngritja në këmbë e njerëzve kundër regjimit nuk mungoi, këtë nuk e ka thënë ai, se ai e pranon termin revolucion. Një vlerësim të figurave kryesore të dhjetorit 1990... Shumica e tyre qenë, punuan dhe luftuan pa interes. Nuk aspironin poste shumica prej tyre dhe përgjithësisht të tërë ato që erdhën në PD në muajt e parë, nëse nuk i kishte dërguar kush, kanë ardhur duke rrezikuar dhe libri është pikërisht edhe një homazh për ata që rrezikuan. Nëse nuk e ka dërguar kush, ai deputeti që ka vënë emrin në listën e deputetëve në Çorovodë, Sarandë, Gramsh, Librazhd e gjetkë, ka rrezikuar. Ju e dini që pas grevës së urisë dhe pas demonstratave, komitetet e partive dhe degët e brendshme, studentët që morën pjesë në grevë i thirrën për t’i kërcënuar. Ishte atmosfera e përgjithshme, bënte që rinia të ishte e para që ngrihej dhe të tjerët t’i bashkoheshin asaj me shpresën se në këtë mënyrë të bashkuar mund të ndryshonin Shqipërinë. Dhe Shqipëria është ndryshuar, me zigzage, me atë, me këtë, me zvarritje, me zgjatje të tranzicionit, me mbeturina komuniste, me mentalitet komunist, me autoritarizëm, me demokraci, me shthurje, me pseudoliberalizëm dhe liberalizëm, por Shqipëria mund dhe duhej të kishte ndryshuar shumë më tepër. Ju përmendet dy herë fjalën “nëse nuk i kishin dërguar”, kush nëse nuk i kishte dërguar? E kanë përdorur të tjerë për të zhvlerësuar dhjetorin. Por kjo dhe ka ndodhur. Kështu në librin “Kronikë e një politikani të dështuar”, siç thotë me shaka për vete Mitro Çela, tregon se dikush... i tha se ishte dhënë urdhër që të futen njerëz atje në PD. Kaq mjafton dhe ne e dimë, veçse e tillë nuk ishte dhe nuk është e gjithë lëvizja e dhjetorit dhe opozita antikomuniste. Kurse gjykimin për figurat nuk e bëj unë, që jam brenda tyre, le ta bëjë dikush tjetër. Nga dhjetoristët është shprehur se në datat 8, 9, 10 nuk i kanë mbështetur intelektualët, dhe ata që i mbështetën qenë të paktë, pse? Nuk mund të flas se unë s’kam qenë aty. Kam qenë në datën 11 atje. Di që shkonin dhe flisnin në ato mitingjet dhe ngriheshin kushdo dhe shkonin edhe profesorë, ca mbanin fjalime kundër regjimit, ca thonin se studentët duhet të shkonin në shkollë, nuk kam qenë dëshmitar. Sigurisht edhe kjo mund dhe duhet dokumentuar nga arkivi i radiotelevizionit, thjeshtë për të kuptuar se si evoluoi e tërë kjo lëvizje dhe individët. Gjithsesi ato ditë në mitingje dhe më vonë erdhën shumë intelektualë.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |