|
| Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... | |
|
+9BashKom xhiti Atdhetari Xhevati Sofra murturi Driniiiii xhema ...... 13 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| | | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Sun May 23, 2010 11:59 am | |
| Nga shkrimi i Gvosdev shqiptarët e Kosovës duhet të kuptojnë rreziqet që mund t’ u vijnë andej nga nuk e presin, nga SHBA-të. Shqiptarët e Kosovës duhet të nxjerrin një mësim nga fakti që serbët po e përdorin fenë për të rifituar kontrollin mbi Kosovën. Serbia e humbi Kosovën me luftë, dhe po e fiton në paqe, me anë të Kishës Serbe. Por që Serbia ta fitojë këtë betejë në paqe, duhet që Kosova të ketë profil islamik, me xhamia, tyrbe, medrese, turma besimtarësh muslimanë që falen në ditët e festave fetare. Në këto rrethana, shqiptarët e Kosovës kanë vetëm një alternativë, që ta deislamizojnë Kosovën. Ose shqiptarët e Kosovës do të vetëdeislamizohen, ose Islami do t’ i mbytë ata, duke i shërbyer Serbisë si laku me të cilin do t’ i mbysë shqiptarët e Kosovës. Shumëkujt në Kosovë nuk i bëhet vonë për këtë, se mendon që është më mirë të shkohet në Xhehnet, i mbytur nga serbët, se në Xhehnem si mohues i Islamit. Por unë kam bindjen se pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës nuk mendojnë kështu. Shqiptarët e Kosovës duhet të mendojnë për një referendum për deislamizimin e KosovëS.
Gazeta Sot
15 Maj, 2010 | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Sun May 23, 2010 12:42 pm | |
| | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Sun May 23, 2010 3:22 pm | |
| Kush janë myslimanët?
Mendo nëse mund të dallosh një mysliman nga veshja apo nga kombësia. A mundesh vallë?
Pothuajse një e katërta e popullsisë së të gjithë rruzullit tokësor është myslimane. Ndonëse shumë njerëz gabimisht mendojnë se të gjithë myslimanët janë arabë (ose të gjithë arabët janë myslimanë) le tu kujtojmë atyre se arabët nuk përbëjnë vetëm se 18 % të botës Islame.
Myslimanët gjenden në çdo cep të rruzullit – nga Afrika Perëndimore në Evropën Lindore, në Kinë, Filipine..., ndërkohë që nga dita në ditë ato po formojnë një komunitet të konsoliduar fetar dhe në vendet e perëndimit Myslimanët vijnë nga të gjitha racat njerëzore, profesionet dhe stilet e jetës. Ata kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në çdo fushë ku njerëzit kanë derdhur mundin e tyre, nga shkenca e matematika deri tek artet dhe shkencat humane.
Në ditët e sotme, nuk ka vend që myslimanët të ushtrojnë ndikimin e tyre. Përveç kësaj, një shumicë e konsiderueshme e tyre i përkasin familjeve të qëndrueshme dhe të përkushtuara, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me imazhin terrorist që mediat në vende të ndryshme të botës kërkojnë t’i mveshin myslimanëve.
Ç’është Islami?
Fjala “Islam” e ka prejardhjen nga fjala arabe “esleme”, kuptimi i së cilës është paqe dhe nënshtrim; një mysliman që praktikon fenë e tij mundohet që tërësisht (me gjithë zemër) t’i nënshtrohet Zotit të tij, e në këtë mënyrë, të arrijë paqe si në këtë jetë ashtu edhe në tjetrën. Nënshtrimi ndaj Zotit nuk nënkupton privim nga të menduarit apo lirisë së zgjedhjes. Përkundrazi, ashtu si një qytetar që i përmbahet ligjeve dhe urdhrave të Zotit ka përfitim jo vetëm për veten e tij por edhe për të tjerët prej respektimit të këtyre ligjeve hyjnore dhe ushtrimit të lirisë së tij në përputhje me këto ligje.
Pra, koncepti Islam i nënshtrimit është ndryshe nga ç’mund të fillojë një njeri në fillim: Myslimani mundohet që ta shtojë diturinë e tij, të përsosë karakterin e tij dhe të bëjë çka është e drejtë dhe më e mira prej mundësive të tij, pas së cilës ai pranon se rezultati i punës dhe i përpjekjeve të tij është në duart e All-llahut.
Në çfarë besojnë myslimanët?
Një Zot
Islami bazohet në besimin se ekziston një Zot fuqia e të cilit është e pa kufishme. Ai është Krijuesi i Universit, Mëshiruesi dhe Furnizuesi i krijesave, Ai është i Vetëm, i Pashoq. Ai është All-llahu. Myslimanët preferojnë të përdorin këto fjalë arabe (All-llah) kur përmendin Zotin e tyre sepse ajo ka disa karakteristika domethënëse: Fjala All-llah nuk ka shumës dhe formë dhe nuk mundet kurrsesi të përdoret në kontekste që kanë të bëjnë me idhujtarinë.
Megjithëse ne i referohemi All-llahut me përemrin “Ai” All-llahu është i Vetëmjaftueshëm dhe është jashtë konceptit të të kualitetit dhe gjinisë. 99 emrat e All-llahut, të cilat janë të përmendura në Kur’an, përmbajnë atribute(cilësi) të ndryshme të Tij, si Mëshirës, Falës, Ruajtës (Mbrojtës), I Drejtë, i Gjithëdijshëm, Shikues i gjithçkaje, Udhëzues, - me një fjalë, i Vetmi që meriton dhe duhet të adhurohet.
Profecia
Islami na mëson se besimi në All-llahun dhe çfarë na urdhëron Ai është feja e natyrshme e njeriut. Kjo fe (ose mënyrë e të jetuarit), me të gjitha manifestimet e saj, i është paraqitur e sqaruar njerëzve nga profetët të cilët All-llahu i dërgoi në çdo komb e fis në kohë të caktuara gjatë historisë njerëzore.
Profetët i thirrën njerëzit në këtë fe-në formimin e lidhjeve të forta mes vetëve të tyre dhe All-llahut – e më shembullin e tyre personal ata u bënë një udhëzues i qartë për njerëzit.
Kur njerëzit e harruan apo deformuan mesazhin hyjnor, All-llahu dërgoi një profet tjetër që t’i përkujtonte ata dhe të korrigjonte devijimet e mesazhit hyjnor.
Në Kur’an janë përmendur 25 profetë me emër, nga të cilët 5 janë më të mëdhenjtë: Nuhu, Ibrahimi, Musai, Isai dhe Muhammedi s.a.v.s. Secili prej tyre erdhi tek njerëzit me një shpallje hyjnore, ndërkohë që disa u paraqitën me libra të detajuar hyjnorë (si p.sh. Kur’ani). Nëpërmjet engjëllit Xhebrail, All-llahu i shpalli Muhammedit a.s. se Kur’ani është shpallja e fundit dhe se si e tillë, All-llahu do ta ruante atë prej çdo ndryshimi deri në Ditën e Gjykimit.
Është tashmë e njohur që Kur’ani është e vetmja shpallje e cila ka një version të vetëm (në arabisht) i cili është identik me atë të shpallur 1400 vite më parë. Gjithashtu, Kur’ani është e vetmja shpallje e cila mund të memorizohet nga të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh moshën apo gjuhën që ata flasin.
Jeta pas vdekjes
Megjithëse njerëzit janë të prirë për të harruar dhe bërë mëkate islami na paraqet një pamje të përgjithshme pozitive të njeriut si një krijesë e Zotit në tokë. Gjithashtu, Islami na mëson se besimi dhe vlerësimi i të mirës janë cilësi të natyrës njerëzore. Për më tepër fëmijët lindin në natyrshmërinë e dhuruar prej Zotit të tyre – ata lindin të pastër prej çdo mëkati. Sprova e jetesës kërkon që njeriu të bëjë më të mirën prej asaj që mundet dhe t’i rezistojë të keqes që e rrethon dhe asaj që është brenda tij. . Vetëm në këtë mënyrë njeriu do të mund t’i paraqitet Zotit të tij me zemër të pastër Ditën e Gjykimit. Ata që kanë qenë të suksesshëm në përpjekjet e tyre do të shpërblehen me një vend në Parajsë, ndërsa ata që kanë dështuar apo neglizhuar do të hidhen në zjarr. Çdo njeri është përgjegjës për veprat e tija dhe nuk mund të përfitojë nga mirësitë e të tjerëve në Ditën e gjykimit. Edhe pse asnjëri prej nesh nuk mund të shpëtojë vetëm se nëpërmjet mëshirës së All-llahut, është detyra jonë të besojmë dhe të bëjmë vepra të mira që përputhen me këtë besim. Vetëm duke plotësuar këto dy kushte dhe duke pasur në peshoren e punëve me shumë të mira sesa të këqija ne mund të shpresojmë në Mëshirën e Zotit tonë. Nuk duhet harruar se shpërblimi në jetën tjetër do të jepet në përputhje me përpjekjet që çdonjëri prej nesh ka bërë në këtë jetë. Parajsa është një vend i bukurisë fizike e shpirtërore dhe i përsosmërisë. Aty njerëzit do të gjejnë çfarë të dëshirojnë dhe aty ata do të jenë të bekuar me mundësinë e shikimit të Zotit të tyre më të lartit.
Me çfarë detyrash fetare janë të obliguar myslimanët?
1- Hapi i parë është dëshmia me zemër dhe me fjalë se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut dhe se Muhammedi a.s. është robi dhe i dërguari i Tij. Kjo dëshmi (Shehadeti) është shtylla e parë e Islamit dhe tregues që tashmë një njeri është futur në Islam. Megjithatë, një mysliman i sinqertë duhet që përveç deklarimit të besimit të tij të kryejë edhe katër akte adhurimi të cilat përbëjnë 4 shtyllat e tjera të Islamit.
2- Namazi (falja). Çdo besimtar duhet të kryejë 5 falje gjatë ditës. Këto falje kanë një kohë të caktuar: para lindjes së diellit, në mesditë, pasdite, menjëherë pas perëndimit të diellit dhe gjatë natës. Faljet e obliguara nuk zgjasin më shumë se 5-10 minuta. Gjatë kryerjes së tyre besimtari është në aktivitet fizik, mendor dhe shpirtëror. Është e pëlqyeshme që myslimanët t’i kryejnë këto falje së bashku në xhami. Në këtë mënyrë faljet e ndihmojnë besimtarin jo vetëm të krijojë lidhje të drejtpërdrejtë me Zotin e tij, të pastrohet nga mëkatet dhe të furnizohet me energji shpirtërore, por gjithashtu ato e ndihmojnë atë që të vëllazërohet me myslimanët e tjerë pa marrë parasysh statusin e tyre në shoqëri apo vendin e racën e tyre.
3- Bamirësia; lëmosha (Zekati): Myslimanët janë të obliguar që të dhurojnë një minimum pre 2.5% të pasurisë së paprekur gjatë një viti, qoftë kjo në para apo në çfarëdo lloj forme tjetër të pasurisë. Kjo sasi mblidhet nga komuniteti mysliman në bazë vjetore dhe i jepet atyre që kanë nevojë. Fjala “Zekat” nënkupton pastrim dhe ngritje: pasuria e dikujt nuk është e pastër për përdorim derisa ajo të ndahen me ata të cilët janë të privuar prej saj. Nga ana tjetër kjo bamirësi të çon në ngritje shpirtërore.
4- Agjërimi. Gjatë muajit të Ramazanit (sipas kalendarit hënor), besimtari lë mënjanë ushqimin, pijen dhe kontaktin seksual nga lindja deri në perëndim të diellit. Përveç kësaj ai është i këshilluar të kontrollojë gjuhën dhe veprimet e tij, të mos flasë apo të veprojë diçka që bie në kundërshtim me parimet Islame. Agjërimi i Ramazanit sjell shumë përfitime. Përveç faljes së mëkateve ai i mëson besimtarët të vetëpërmbahen, t’i mëshirojnë të varfrit, të forcojnë lidhjet me All-llahu dhe të forcojnë lidhjet e të bashkohen me njëri tjetrin.
5- Haxhi (Pelegrinimi në Meke). Çdo mysliman që është i shëndetshëm dhe ka mundësi financiare është i obliguar të vizitojë Mekën në kohën e haxhit një herë në jetën e tij.
Haxhi shërben si përkujtues i qartë i përpjekjeve dhe sakrificave të bëra nga profetët. Ai forcon lidhjet vëllazërore mes komuniteteve myslimane nga e gjithë bota dhe i përgatit njerëzit për udhëtimin e vështirë prej kësaj jete në jetën tjetër.
Jo vetëm fe, por edhe mënyrë e të jetuarit.
Përveç obligimeve që ka dhe mënyrat e tjera të adhurimit që janë të rekomanduara në Islam si: falja dhe lutja vullnetare (suplementare), leximi i Kur’anit, ndihma e dhënë të varfërve dhe atyre që kanë nevojë, etj. përveç këtyre që përmendëm, çdo gjë tjetër e cila kryhet me qëllim për të kënaqur All-llahun, konsiderohet si akt adhurimi. Nga ana tjetër, All-llahu ka ndaluar kryerjen e disa punëve të cilat dëmtojnë si individin ashtu edhe shoqërinë. Kështu, gënjeshtra, vjedhja, mosrespektimi i prindërve, marrëdhëniet seksuale jashtë martese, droga, alkooli, bixhozi dhe të tjera fenomene të ngjashme janë të ndaluara në Islam dhe kryesit e tyre marrin dënim. Gjithçka rreth urdhërimit dhe ndalimit në fenë islame është më së miri e sqaruar në Sheriat (Ligji hyjnor) i cili rrjedh nga ajetet kuranore dhe fjalët e veprat e profetit të nderuar Muhmmed s.a.v.s. sheriati është i pa shembullt midis ligjeve dhe rregullave të tjera. Ai përmban jo vetëm ligje që kanë të bëjnë me çështjet fetare të adhurimit por edhe ligje e rregulla që kanë të bëjnë me çdo aspekt të jetës – duke filluar me politikën, drejtësinë sociale, tregtinë, marrëdhëniet ndërkombëtare, jetën familjare dhe duke vazhduar me të drejtat e kafshëve apo ambientin.
Një rrugëzgjidhje për problemet e ditëve të sotme.
Pavarësisht nga imazhi negativ i myslimanëve krijuar nga mediat e ndryshme me qëllimin e vetëm për të denigruar fenë e pastër Islame, shumë njerëz habiten kur mësojnë se Islami është një rrugëzgjidhje për nevojat e tyre shpirtërore, personale e shoqërore. Islami u ofron njerëzve një besim të bazuar në arsye (logjikë), i cili është larg ndikimeve supersticioze dhe ndërmjetësimit mes tyre dhe All-llahut.
Islami nxit vëllazërimin mes racave të ndryshme dhe harmoninë sociale. Përmes politikës ekonomike, Islami gjithashtu inkurajon një shkëmbim të drejtë midis të pasurve e të varfërve, kapitalit dhe punës. Sistemi i tij politik është i bazuar në një preokupim të thellë për drejtësi aq sa me zbatimin e principeve politike arrihet që njerëzi e besimeve të ndryshme të jetojnë në harmoni të plotë brenda një shteti Islam. Së fundi, modeli i familjes që sugjeron Islami është një alternativë e përkryer për zgjidhjen e problemeve të shumta dhe për parandalimin e divorceve që hasen përditë në botën perëndimore.
Duke përmbledhur gjithçka që u përmend me: shëmbëllimin e “Pemës së gjelbër”
Imazhi i një peme të shëndetshme, të gjelbër, e cila lëshon një hije të madhe dhe prodhon fruta të shijshme e me aromë gjatë vitit është shëmbëllimi i një myslimani të ekuilibruar. Burimi i këtij shëmbëllimi është Kur’ani, në të cilin All-llahu thotë: “Një punë e mirë është si një pemë e mirë rrënjët e së cilës janë të fiksuara fort në tokë ndërsa degët e saja arrijnë qiellin. Ato prodhojnë frutë në të gjitha stinët e vitit me lejen e Zotit të saj”
Nëse kjo pemë do të përfaqësonte një mysliman i cili përpiqet sinqerisht të realizojë idealet e Islamit, atëherë fara e kësaj peme do të ishte dëshmia e besimit (shehadeti). Pohimi i Zotit-një të vetëm- depërton, përhapet dhe i jep jetë çdo qelize aq sa çdo mendim, fjalë apo veprim i tij e ka në thelb këtë pohim. Rrënjët- të cilat ushqejnë pemën dhe i sigurojnë asaj qëndrueshmërinë mund të krahasohen me shtyllat e besimit në All-llahun, engjëjt e Tij, librat e shenjtë, profetët, Ditën e Gjykimi dhe Caktimin Hyjnor. Trungu rritet si pasojë e besimit në All-llah dhe të dërguarin e Tij a.s. ky besim arrin prej rrënjëve deri te 5 degët e pemës që përfaqësojnë mënyrat dhe traditat islame (si p.sh. përshëndetja me selam ose veshja në mënyrë modeste). Ato i japin pemës bukuri dhe e bëjnë atë tërheqëse. Kjo pemë dallohet që larg, ajo lëshon një hije të madhe për krijesat e tjera. Dhe si përfundim, gjithçka e mirë e kësaj peme plotësohet me frutat që ajo prodhon. Frutat përfaqësojnë karakterin e mirë: virtytet e drejtësisë, durimit, kurajës, mëshirës, dashurisë, mirëkuptimit, së bashku me të gjitha ato të cilat ne duam që shokët, bashkëshortët ose kolegët tanë të kenë – ato gjëra që na bëjnë ne të pajisemi me kualitetin e të qenurit njeri.
Edituar për herë të fundit nga fionaa në Sun May 23, 2010 3:52 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Xhevati Anëtar i ri
Numri i postimeve : 93 Age : 59 Vendi : Drenice Registration date : 14/05/2010
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Sun May 23, 2010 3:26 pm | |
| Po shifet se armiqte e kombit tone dhe te fejes muslimane . Si shen exhidio kisha serbe greke dhe disa shqiptare te shitur ,mundohen me qdo kushte te naj nderrojne edhe fejen. Sepse nje grup njerezish jane shitur dhe kane nderru fe per para interes. Ata njerez te tille ,nuk kan fe as kombe -po jane njerez te shitur-ata shesin edhe kombin e vatanin per interes -para. Feja muslimane eshte dhe mbetet feja me e mira ne bote. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Sun May 23, 2010 4:12 pm | |
| - Xhevati shkruajti:
- Po shifet se armiqte e kombit tone dhe te fejes muslimane .
Si shen exhidio kisha serbe greke dhe disa shqiptare te shitur ,mundohen me qdo kushte te naj nderrojne edhe fejen. Sepse nje grup njerezish jane shitur dhe kane nderru fe per para interes. Ata njerez te tille ,nuk kan fe as kombe -po jane njerez te shitur-ata shesin edhe kombin e vatanin per interes -para. Feja muslimane eshte dhe mbetet feja me e mira ne bote. Këtu plotësishte pajtohem me komentin e juaj . Nuk jam naj fetar por , propaganda te njëpasnjishme janë anembane neper shtypet shqipatre , edhe cila FE reklamohet se : AJO FE QË ESHTE BETU TE NA Ç'FAROS DERI ME NJE = ORTHODOXE . Sot është e njëjta te jugu i Shqipërise , mundohen ti manipulojne vëllezrit tanë atje në gjdo kusht te destabilizojne shtetin përmes kishes te Athines. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Sun May 23, 2010 7:38 pm | |
| Problemi esht qe gjer me tani e kem tradhtu fejen dhe kombin , etash e tutje se kah dot ia mbajm dhe si dhe kah dot orjentohemi, dot mbet per tu pa. Mendoj se populli po vetdisohet pa diskutim ne favor te unitetit. por i kem shum do bacil dhe manipulues,te cillet po tentojn me kinse, etnitet, shtet,etni mahall,do terma qe skan kurrfar rroli ne princip jan terma fiktiv, e do buqkurush por sdot ia dalin,dhe shkurt e shqip ne na vyen nji -shtet komb,-dhe as ma pak e as ma shum. | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Sun May 23, 2010 7:53 pm | |
| Romaket ,te gjithe muslimanet shqiptare para kohes turkut me dhune i ktheu ne fejen katolike. Po shumica i perballun dhunes dhe nuk e nderruan fejen mbeten prape musliman. tashe disa shqiptaroviq po mundohen qe ta paraqesin se fejen naj pahan dhene me zore tuqit. Po pse serbija pas largimit te turqise nuk naj nderroje me dhune fejen .Apo po te ishim bere me dhune musliman,menjehere pas largimit te turkut eu kthejshim ne fejen ortodoxe apo katolike. Qfare rrena ,qfare psikopata ata qe mundohen te perzihen ne keto pune. Secili le te ma fejen e vete ,po mos te genjejne. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Mon May 24, 2010 9:27 pm | |
| Lexojeni , lexojeni ju që me sy shihni Lexojeni të vërteten më mirë që ta njihni Nuk ka gënjeshtra kur asgjë nuk thuhet Lexojeni , mendojeni , punojeni se duhet ! Shpëtimin e botës lexojeni në fletë Në zemër rrënjoseni me besim përjetë Fjalë që ndrijn zemërat nga ç'do errësirë E mbysin të keqen përherë me të mirë Lexojeni të parën fjalë të Perëndisë Në librin e fundit , vulë të urtësisë Lexo në emër të Zotit që krijoi ç'do gjë Krijoi dhe kombe e që nuk jan më Krijoi gjithë të mirat edhe mirësitë Për kulme mbi kokë na krijoi shtëpitë Edhe veshë e mbathë për dimër e verë Dhe në katër anë tokën gjat e gjerë Qiellin përmbi stolisi me re Yjet që ndriqojnë e nuk e dijmë pse Diellin , hënën , detet edhe gjithqka rrjedhë Dhe në zemëra prore besimin na mbjell Gjith falënderimet Zotit i dërgojmë Aq sa frymë të kemi edhe sa të rrojmë Në kohën dhe lapsin Zoti u betua Lexoni nga ai ç'do gjë që u shkrua ! | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Mon May 24, 2010 9:34 pm | |
| Në jetën plot begati, plot shpërblime e sprova, në netët e errëta, në të bardhat e të freskëta njeriu sërish mbetet njeri. Mbetet njeri sepse nuk mund të dalë nga lëkura e tij. Ai në çdo kohë dhe çdo vend mund të bëjë shumë të mira dhe të liga; kjo, varësisht se cilës rrugë i rreket më shumë dhe më me pasion, asaj të mirës e cila shpie në xhennetet e All-llahut xh.sh. me plot shpërblime dhe huri, apo asaj rruge e cila në këtë dhe në botën tjetër të bën ta poshtërosh veten duke pranuar fajin e duke kërkuar shpëtim.
Në shumicën e rasteve njerëzit, jo që duan të bëhen pre e së keqes por thjeshtë gabojnë, bëhen pre e ndonjë mëkati të madh apo të vogël. Për besimtarët të cilët e kanë kuptuar kulturën morale dhe kënaqësinë shpirtërore, kjo është vetëm një rrugë përmes së cilës u lehtësohet rruga për në xhennetet e Adnit duke kërkuar falje tek All-llahu xh.sh. me përgjërim të thellë i cili rrjedh mu nga zemra, dhe për pasojë All-llahu ua pranon lutjen dhe i fal ata; All-llahu xh.sh. është Falës e Mëshirues i Madh i Cili i fal robërit e Tij kur i luten me përgjërim për falje dhe mëshirë.
Besimtarët duhet ta kuptojë një herë e përjetë se Ai është Krijuesi dhe kjo t’u mbillet në mendje se nuk ka fuqi tjetër e cila do të mund të bënte diçka të madhe apo të vogël përveç Tij. Ai është ngadhënjyesi dhe vetëm Atij i takon falënderimi dhe madhërimi. Besimtari, duke kuptuar këtë është në gjendje dhe i gatshëm që të gjitha ndodhitë në këtë botë t’i pres e t’i përcjellë me bindje ndaj All-llahut xh.sh., kështu duke e dëshiruar dhe kërkuar Mëshirën e Tij të pafundme. Në këtë formë besimdrejti e madhëron Atë edhe duke bërë durim me të cilin hyhet në xhennet.
T’ua hapësh derën ngjarjeve të cilat All-llahu xh.sh. ka dashur që ty të bien në qafë do të thotë të pajtohesh me caktimin e Tij, gjë e cila është shumë e lartësuar në Islam. Për këtë flasin shumë ajete Kur’anore dhe hadithe të Muhammedit a.s. (Paqja dhe mëshira e All-llahut xh.sh. qoftë mbi të)
Duke ditur këtë, gjenerata e artë e ka kuptuar shumë mirë se me punën në këtë botë nuk mund të arrihet as edhe një grimcë e të mirave të xhenetit pos me Mëshirën e All-llahut; dhe duke ditur se njeriu është gabimtar dhe se nuk mund t’i shpëtoje zjarrit të xhehenemit pos me Faljen e Tij. Duke patur parasysh të gjitha këto ata i drejtuan lutjet e tyre te Zoti për Falje e Mëshirë. Vetëm kështu u bënë ata njerëz të cilët sot e gjithë bota i merr për referencë, pas Muhammedit a.s.
Edhe sundimtarët e mëdhenj të cilët ishin shumë të suksesshëm në misionin e tyre për ngritjen e fjalës (fesë) së All-llahut xh.sh. në çdo vend ku kishin mundësi, me dëshirë që atë ta zgjerojnë deri në çdo pëllëmbë toke ku bie drita e diellit. All-llahu xh.sh. u ka ndihmuar atyre në sundim dhe i ka lartësuar me grada të larta në xhennetet e Tij. Kështu, sepse sundimtarët e drejtë janë ata të cilët All-llahu xh.sh. njeriun e ka lënë mëkëmbës në tokë dhe se njeriu nuk do të mund të ishte mëkëmbës derisa të jetë i padrejtë. All-llahu xh.sh. ata i shpërbleu që në këtë botë duke i bërë krenarë me atë se janë besimdrejti dhe se kanë marrë përgjegjësi për ngritjen dhe shpërndarjen e fjalës (fesë) së Tij. I ka shpërblyer ata duke i lënë afër këshillues të mirë shpirtëror dhe të udhëheqësisë.
Në këtë jetë All-llahu xh.sh. nuk i ka bërë të gjithë dijetarë, kështu duke i lënë një shumicë bukur të madhe praktikant dhe luftëtarë të cilët janë në gjendje dhe të gatshëm të vdesin në emrin e Tij. Këta praktikant, së bashku me dijetarët e luftarakët kanë shijuar qetësinë e shpirtit të tyre në këtë botë në veprën më vlefshme në Islam, namaz. Ata kanë gjetur qetësinë dhe mirësinë e All-llahut xh.sh. edhe në buzëqeshjen më të thjeshtë të dhuruar të varfrit dhe të shtypurit. Kur me gjëra kaq të thjeshta në shikim të parë të fitohet një gjë aq e shtrenjtë vetëm paramendoni se çfarë shpërblimi, shpëtimi dhe mirësie do të ketë besimdrejti për vepra më të mëdha, si: xhihadi, marrja e përgjegjësisë, etj.Nga të gjitha këto dhe shumë gjëra tjera të cilat mund të bëhen në këtë botë vetëm për hir të All-llahut xh.sh. shpirti do të gjejë prehjen dhe freskinë në amshim kur do të rrethohet me të mirat e Krijuesit. | |
| | | Xhevati Anëtar i ri
Numri i postimeve : 93 Age : 59 Vendi : Drenice Registration date : 14/05/2010
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Mon May 24, 2010 9:35 pm | |
| KUR'ANI - Fjale e Allahut apo veper e Muhamedit alejhi selam "Atij nuk mund t'i mvishet e paverteta nga asnje ane; eshte i zbritur prej te Urtit, te lavdishmit". (Kur'an: Fssilet 42) "Perkundrazi, Ne te paverteten e godasim me te verteten dhe ajo (e verteta) triumfon mbi te ndersa ajo (genjeshtra) zhduket". (Kur'an: Enbija 18) (1) Prej ceshtjeve kryesore qe kundershtaret e Islamit jane mundur te hedhin balte mbi te e te hapin polemika e dyshime rreth saj eshte ceshtja e Kur'anit dhe prejardhjes se tij. Disa persona te caktuar me nje mendjegushtesi dhe gjykim jo te kthjellet, mundohen qe te mbjellin faren e dyshimit mbi autenticitetin (vertetesine) e tij si Liber Hyjnore. Shume libra dhe revista e paraqesin Kur'anin si nje veper te mendjes njerezore, krijuar prej nje "mashtruesi "te Pejgamberise. Shpifje dhe keqinterpretime te tilla te fese Islame hasim edhe ne literaturen shqipe. Kohet e fundit jane edhe botimet e shtepise botuese "Cakolli" apo "Tenda" e cila luan rrolin e tutorit nga nje garniture antiislame dhe e cila ka botuar nje seri librash me perplot shpifje e te paverteta rreth Kur'anit dhe parimeve te fese Islame ne pergjithesi. Duke i shtuar ketyre edhe nje lufte kulturore antiislame nga media te ndryshme etj.. Perpjeket e tyre te jashtzakonshme dhe puna e madhe qe kane kryer ka patur nje objektiv te qarte, ate te coroditjes se njerezve te thjeshte e te pafajshem nen masken e punimeve shkencore. Shpeshhere qellimeve te tyre u kane sherbyer edhe vegla njerezore qe mbajne emra muslimane duke u munduar keshtu te provojne se idete e tyre te krijuara me kaq mund perqafohen edhe prej muslimaneve"te zhvilluar e me horizont". (2) Disa mundohen te paraqiten perpara mases me masken Islame, duke menjanuar tekstet e tija, e duke ndryshuar koncepte e parime baze, per interesa te ndryshme, ne shume raste politike e financiare. Disa te tjere hedhin dyshime se Muhamedi a.s. duhet te jete autore i vetem i ketij libri, e shume e shume shpifje dhe trillime ne adrese te Islamit, Kur'anit dhe Muhamedit a.s. Shume kemi degjuar e shume kemi per te degjuar�?� Kur'ani vet ju pergjigjet ketyre trillime me nje pergjigje te sakte dhe vendimtare, ku Allahu xh.sh. thote: "Nuk eshte e logjikshme te mendohe se ky Kur'an eshte i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por eshte vertetues i asaj (shpalljes) qe ishte me pare, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka fare dyshimi se eshte (i zbritur) nga Zoti i boteve. Perkunder kesaj, ata (idhujtaret) thone se ate e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: "Sillne pra ju nje kaptine te ngjajshme me kete, madje thirrni ke te doni ne ndihme, pos All-llahut, po qe se jeni te drejte ne ate qe thoni". Por ja, ata pergenjeshtruan ate (Kur'anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po keshtu, genjenin dhe ata qe ishin me perpara. Shiko si ishte perfundimi i zullumqareve. Ka prej tyre (te te cilet u dergua Muhammedi) qe e besojne ate(Kur'anin), e ka prej tyre edhe asaish qe ate nuk e besojne. Zoti i njeh me se miri kokefortit". (Junus 37-40) Teoria me e perhapur midis jomuslimaneve eshte ajo se Muhamedi eshte autore i Kur'anit. Per ta kuptuar pozicionin e tyre eshte e rendesishme te mbajme parasysh se cfare thote Kur'ani mbi burimin e tij. Kur'ani tregon qarte, ku thote: "Se me te vertete ai eshte Kur'an i famshem. eshte i zbritur prej Zotit te boteve". (Vakia 77,80) "E edhe ai (kur'ani) eshte shpallje (zbritje) e Zotit te boteve. Ate e solli shpirti besnik (Xhibrili)". (Shuara 192-193) Por me teper menyra se si kjo thuhet te jep pershtypjen se fjalet burojne nga Krijuesi tek krijesat. Po te shikohen tere kapitujt, pervec kapitullit 9 fillojne me formulen: Me emrin e Allahut, Meshiruesit, Meshirberesit. Poashtu arsyeja e cila hedh poashte tezen se Muhamedi a.s. eshte autore i Kur'anit eshte fakti se ai ishte nje njeri analfabet (nuk dinte shkrim-lexim), kjo eshte edhe nje nga gjerat qe i sodit me se tepermi kritiket e Muhamedit a.s. se ai jetoi mes popullit te tij dyzet vjet pa treguar as edhe nje here ndonje shenje diturie te madhe. Si mundet atehere te shpjegohet qe ai arriti te krijoje Kur'anin madheshtia e te cilit eshte e pakrahasueshme? Madje fenomenin e analfabetizmit te Pejgamberit Muhamed a.s. e tregon edhe Kur'ani: "Ti (Muhammed) nuk ishe qe lexon ndonje liber para ketij, e as qe shkruajshe ate me doren tende te djathte, pse atehere do te dyshonin ata te prishurit". (Ankebut 48) Ateher si mund te jete e arsyeshme dhe a mund te pranoje logjika qe nje analfabet te jete autore i nje libri kaq madheshtore, plot dituri e perkushtim dhe sfidues i gjithesise, si Kur'ani? Nje njeri i paarsimuar, pa pare deren e shkolles, te sjelle e te predikoje nje sistem individual, familjar, shoqerore, ekonomik dhe juridik te patemeta, bie ne kundershtim me aparencen mendore e logjike. E sidomos po te jete ky sistem aq i shkelqyer sa te zbatohet per shekuj te tere nga nje sere kombesh miq e armiq midis tyre e te ruaje gjer me sot freskin e vet! (3) Pa dyshim ashtu si dje, edhe sot, eshte po ai Person i pa shkrim e i palexim qe u ka bere e u bene sfide te gjithave c�??jane shkruar e thene dijetareve dhe letrareve me te medhenje, ne te njejten kohe, gjithe njerezimit! Sot, kur pranohet se shkencat, ne nje kendveshtrim, kane arritur majat, ai u thote fizikanteve, kimisteve, astronomeve, mjekeve, sociologeve, poeteve e shkrimtareve, te gjithe njerezve te shkences e te letersise, keshtu: "Behuni bashke e sillni jo shume, por vetem nje pjese sa nje sure e Kur'anit!". (4) Ku Allahu xh.sh. i thote Muhamedit a.s. qe thuaj atyre qe pretendojne se Kur'ani eshte veper e njeriut: Thuaj: "Edhe sikur te bashkoheshin njerezit dhe xhinet per te sjelle nje Kur'an te tille, ata nuk do te mund te benin si ky sado qe do ta ndihmonin njeri - tjetrin". (Isra 88)
| |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Mon May 24, 2010 10:01 pm | |
| xhevat kishte me qen mir ti me Fionen shkembeni literaturen se paski elan ne aspektin fetar dhe me pelqen shum se dishka po ju bashkon. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Mon May 24, 2010 10:06 pm | |
| - xhema shkruajti:
- xhevat kishte me qen mir ti me Fionen shkembeni literaturen se paski elan ne aspektin fetar dhe me pelqen shum se dishka po ju bashkon.
C'eshte kjo diqka po ju bashkon!!! ma spjego te lutem | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Mon May 24, 2010 10:11 pm | |
| - xhema shkruajti:
- xhevat kishte me qen mir ti me Fionen shkembeni literaturen se paski elan ne aspektin fetar dhe me pelqen shum se dishka po ju bashkon.
UN PO PRES DUA SPJEGIM TE KJARTE | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Mon May 24, 2010 10:13 pm | |
| Fiona: thjesht se po shifet se lexoni shum per fej dhe jeni fetar,dhe pom duket se ne ket aspekt jeni shum te afert ket mendova. | |
| | | Xhevati Anëtar i ri
Numri i postimeve : 93 Age : 59 Vendi : Drenice Registration date : 14/05/2010
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Mon May 24, 2010 10:34 pm | |
| 1. Çfare do te thote fjala 'ISLAM'? | Fjala 'Islam' do te thote paqe dhe nenshtrim. Paqa nenkupton te qenurit ne paqe me veten dhe me çdo gje perreth, ndersa nenshtrimi nenkupton zbatimin e urdhrave te Zotit. Nje kuptim me i gjere i fjales 'Islam' do te ishte: Te arrish paqe duke iu nenshtruar urdhrit te Zotit. Islami eshte nje mënyrë jetese qe ka si domethenie te sjellurit e moralshem. |
2. Kush eshte Allahu? | Allah eshte fjala Arabe per Zotin. Allahu nuk eshte vetem Zot i Muslimaneve; Allahu eshte Zoti i gjithe krijesave; Ai eshte Krijuesi dhe Furnizuesi i gjithe gjallesave. Fjala 'Allah' nuk ka gjini apo shumës (ndryshe nga fjala 'Zot' që ka gjini edhe shumës). Eshte interesant të theksohet se fjala 'Allah' është emri i Zotit në gjuhën Aramaike (gjuha e Isait / Jezusit as). Njëherë bashkëkohësit e tij e pyetën Profetin Muhamed (as) për Zotin. Përgjigja erdhi direkt nga Zoti në formën e një Sureje / Kapitulli të shkurtër në Kur'an, e cila konsiderohet si motoja e monoteizmit (besimit ne nje Zot te vetem).
"Thuaj: Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë). As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë." (Kur'an, 112:1-4) [Dëgjoje] |
3. Kush eshte Musliman? | Fjala "Musliman" i referohet atij qe i nenshtrohet urdhrave te Zotit. Kjo behet duke deklaruar "La ilahe il-lallah, Muhamed resulullah. (Nuk ka zot tjeter perveç Allahut, dhe Muhamedi eshte i Derguari i Tij)". Pra çdo njeri qe me deshire i nenshtrohet vullnetit te Zotit eshte Musliman. Kjo eshte arsyeja qe gjithe profetet qe kane ardhur para Muhamedit (as) konsiderohen Muslimane. Keshtu per Ibrahimin, profetin e derguar para Musait dhe Jezusit/Isait, ne Kur'an thuhet: "Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi, as i krishterë, por ai ishte Musliman..." (Kur'an, 3:67) sepse ai iu nenshtrua urdhrit te Zotit. |
4. Kush eshte Muhamedi? | Muhamedi (Paqja qofte mbi te) u lind ne nje fis te nderuar ne Meke, Arabi, ne vitin 570 (era jone). Parardhesit e tij shkojne deri tek familja e profetit Ismail, bir i profetit Ibrahim. Babai nderroi jete para lindjes se tij, kurse nena vdiq kur Muhamedi ishte 6-vjeçar. Keshtu Muhamedi u rrit fillimisht nen perkujdesjen e kujdestares se tij, siç ishte zakon ne ate kohe, e pastaj nga gjyshi dhe xhaxhai i tij. Ne moshe te re, Muhamedi u be i njohur per te qenurit i drejte dhe per meditimet e shpeshta. Ne moshen 40-vjeçare atij iu dha profetesia kur engjulli Xhebrail iu paraqit ne shpellen Hira. Shpallja qe i erdhi profetit gjate nje periudhe 23-vjeçare u mblodh ne formen e nje libri - Kur'ani - liber qe Muslimanet e konsiderojne si fjalen perfundimtare prej Zotit. Kur'ani eshte ruajtur i pandryshuar ne formen e tij origjinale. |
5. A e adhurojne Muslimanet profetin Muhamed? | Pergjigja eshte JO. Muslimanet nuk adhurojne profetin Muhamed apo ndonje profet tjeter. Muslimanet i besojne te gjithe profetet perfshire Ademin, Nuhun, Ibrahimin, Dautin, Sulejmanin, Musain dhe Isain/Jezusin. Muslimanet besojne se Muhamedi eshte vula e gjithe profeteve. Muslimanet besojne se adhurimi eshte vetem per Zotin - Allahun e Madheruar, dhe jo per ndonje qenie njerezore. |
6. Çfare mendojne Muslimanet per Jezusin (Isain)? | Muslimanet e vleresojne shume larte Jezusin (Isain) dhe nenen e tij Marien (Merjemen). Kur'ani na tregon se Jezusi ishte frut i nje lindje te mrekullueshme pa baba. "Vërtet, çështja e Isait (i lindur pa baba) te Allahu është sikurse çështja e Ademit. Allahu e krijoi atë (Ademin) nga dheu, pastaj atij i tha “Bëhu!” e ai u bë." (Kur'an, 3:59). Si profet qe ishte, Jezusit iu dhane shume mrekullira. Nje nga keto ishte se ai foli si femije shpejt pas lindjes ne mbrojtje te nderit te nenes se vet. Zoti i dha atij mundesi te sheroje te verbrin dhe te semurin, te ngjalle te vdekurin, etj. Keto mrekullira iu dhane atij nga Zoti per ta dalluar ate si profet. Sipas Kur'anit, Jezusi nuk u kryqezua por u ngrit ne qiell (Kur'an, Sure Merjem). |
7. Çfarë është Kur'ani? | Kur'ani është rekord/dokument ekzakt i fjalëve të shpallura nga Zoti përmes engjullit Xhebrail tek Profeti Muhamed (as). U memorizua nga Muhamedi dhe pastaj iu diktua shokëve te tij, dhe këto fjalë u shkruan nga shkrues profesionalë të kohës duke e verifikuar me Profetin gjatë jetës së tij. As edhe një gërmë nuk ka ndryshuar në të 114 kapitujt e tij apo Suret, duke e bërë kështu Kur'anin një tekst unikal dhe të mrekullueshëm që iu shpall Muhamedit 14 shekuj më parë. Dëgjo Sure Fatiha - kapitulli hyrës i Kuranit, i cili është qendër e faljes në Islam (Namazit). Kjo sure mbart esencën e Kur'anit dhe recitohet në çdo namaz. Kur'ani - Fjala e fundit e shpallur nga Zoti - është burimi kryesor i besimit dhe jetesës për çdo Musliman. Në të trajtohen gjithë çeshtjet që na interesojnë neve si qenie njerëzore: urtësia, rregulli, adhurimi dhe ligji, por tema bazë e Kur'anit është marëdhënia e Zotit me krijesat e Tij. Në të njëjtën kohë Kur'ani na ofron udhëzim për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, për sjellje korrekte me njerëzit dhe për një sistem të ndershëm ekonomik. |
8. Cili eshte qellimi i te adhuruarit ne Islam? | Qellimi i te adhuruarit ne Islam eshte te jesh i vetedijshem & i ndergjegjshem per ekzistencen e Zotit. Ndaj adhurimi, qofte falja / namazi, agjerimi, bamiresia, etj jane menyra per te arritur vetedijen e Zotit. Kur dikush behet i vetedijshem per Zotin, ai eshte ne nje pozite me te mire per te marre shperblimet e Zotit ne kete bote dhe ne Ahiret (bota tjeter). |
9. A besojne Muslimanet ne jeten tjeter (Ahiretin)? | Zoti eshte i Drejte dhe e manifeston drejtesine e Tij. Ndja Ai ka vendosur nje sistem pergjegjshmerie. Ata qe bejne pune te mira do te shperblehen, ndersa ata qe punojne keq do te ndershkohen ne perputhje me to. Zoti ka krijuar Xhenetin (Parajsen) dhe Xhehenemin (Ferrin) dhe ka kritere pranime per te dyja keto. Muslimanet besojne se jeta e tanishme eshte e perkohshme; eshte nje test te cilin nese e kalojme me sukses do te na jepet nje jete me kenaqesira te perhershme ne shoqerine e njerezve te mire ne Xhenet. |
10. A ka ndonje kod te veçante per veshjen e Muslimaneve? | Ne Islam theksohet modestia. Njeriu nuk duhet te shikohet si objekt seksual. Si per burrat dhe per grate rrobat duhet te mos jene shume te holla (te tejdukshme) ose shume te ngushta dmth te mos tregohen format e trupit. Per gruan veshja duhet te mbuloje gjithe trupin e saj me perjashtim te duarve dhe fytyres. |
11. Cilat gjera jane te ndaluara ne ushqim ne Islam? | Ne Kur'an i eshte thene Muslimaneve te mos hane mishin e derrit dhe produktet e tij, mishin e kafsheve te ngordhura apo te kafsheve te tjera mishngrenese, si dhe te mos pine gjak dhe pijet alkoolike. |
12. A jane grate te shtypura ne Islam? | JO. Perkundrazi, Islami e ngriti statusin e grave 1400 vite me pare duke iu dhene atyre te drejten per te kerkuar divorc, te drejten e pavaresise dhe mbeshtetjes financiare, e te gjitha keto kur ne pjesen tjeter te botes grate nuk i kishin keto te drejta. Grate jane te barabarta me burrin ne te gjitha aktet e devocionit fetar. Islami e lejon gruan te mbaje emrin e familjes se saj pas martese, te menaxhoje te ardhurat e saj si te deshiroje. Nuk eshte Islami qe i mban grate e shtypura, edhe pse ka disa burra Muslimane qe veprojne ashtu per shkaqe te kulturave lokale dhe injorances fetare. Burrat profeti Muhamed as i keshillonte: "me i miri nder jush eshte ai qe eshte me i miri per gruan e vet." (Tirmidhiu) |
| |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Mon May 24, 2010 10:47 pm | |
| - xhema shkruajti:
- Fiona: thjesht se po shifet se lexoni shum per fej dhe jeni fetar,dhe pom duket se ne ket aspekt jeni shum te afert ket mendova.
Po si jo ore Xhem, ne ndonje vend arab do ta lidhshin ne mes fshatit dhe do te ja thenin syzat made in China me gur, dhe ne do te mbetshim pa yllin e forumit, hahahah nje cike shaka.
.
| |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Mon May 24, 2010 11:17 pm | |
| - xhema shkruajti:
- Fiona: thjesht se po shifet se lexoni shum per fej dhe jeni fetar,dhe pom duket se ne ket aspekt jeni shum te afert ket mendova.
XHem,ne radh te par un jam fionaa dhe nuk dua te me krahasoshe me njeri sepse gabon nese thua se nese un ndaje mendim me nje antare jemi te perafert ne cdo PIKPAMJE .. Un ndihem shum shum krenar se jam muslimane shqiptare,un sjell fakte sa un di dhe sa lexoj un nuk di te jem FASAD.
| |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Mon May 24, 2010 11:27 pm | |
| [quote="Driniiiii"] - xhema shkruajti:
- Fiona: thjesht se po shifet se lexoni shum per fej dhe jeni fetar,dhe pom duket se ne ket aspekt jeni shum te afert ket mendova.
Po si jo ore Xhem, ne ndonje vend arab do ta lidhshin ne mes fshatit dhe do te ja thenin syzat made in China me gur, dhe ne do te mbetshim pa yllin e forumit, hahahah nje cike shaka.
. Ti zotri nese ke diq kunder opinionit apo shkrimev qe un sjelle mund ta beshe hapur ne adresen time (fionaa) pra te me drejtohesh ne emer se un kam emre dhe nuk fshehem mbas emri apo te me zhgenje emri qe mbaj ,E leri keto mendim te mykura se ju ka dal boja metaforav...
UN JAM NJERI DHE JO KAFSH TE ME LIDH ASKUSH SE NUK SJELL UN GJERAT NE ATE MENYRE SA TE HUMBAS RESPEKTIN NE NJERZ.. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Mon May 24, 2010 11:46 pm | |
| Fiona- je shum senzibel Drini tha pak shaka, je shum,alergjike n´disa fusha. Drini-mos je i gjakoves se i ke fjalt si me pas ne gjep.... haha,shaka,edhe un.... | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Mon May 24, 2010 11:49 pm | |
| - xhema shkruajti:
- Fiona- je shum senzibel Drini tha pak shaka, je shum,alergjike n´disa fusha.
Drini-mos je i gjakoves se i ke fjalt si me pas ne gjep.... haha,shaka,edhe un.... Prandja reagova se un nuk jam mesu te kaloj jeten duke u fsheheru nga humori .. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Tue May 25, 2010 12:16 am | |
| Përkujtimi i Allahut ndriçon zemrën. Kur njeriu e kujton Zotin e vetë me zemër, ai e shtyn edhe gjuhën ta përkujtojë, e kush e përmend Atë dhe harron gjithçka tjetër, Allahu e ruan nga çdo gjë dhe ia plotëson nevojat. Me të përkujtuarit e Allahut tretet shurdhësia e veshëve, ngatërrimi i gjuhës dhe mjegulla para syve. Nëse dëshiron që të hapen dyert mes teje dhe Zotit, përkujtoje Atë me Namaz, lexim të Kur’anit dhe duke përmendur emrin e Tij | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Tue May 25, 2010 12:29 am | |
| Ooooooo bubu sa e fucishme fshisa, fshin fshin shkrimet e mia , si nuk po ju vjen gjynah Zoti ne gjehnem ka me ju qu se po beni padrejtsi, hahahaha Njeriu i zgjuar degjon nje fjale dhe kupton dy. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Tue May 25, 2010 12:48 am | |
| Në çastin që s'ecën toka u ngjyros Frika e një populli u vra , u varros Mbi varrin e saj një lule lulëzoi Zëri i qëndresës lirë nga do jehoi Sot ai zë dëgjohet nëpër botë ngado Në zemër e prek ç'do kend që e do Lirinë e drejtësinë me qenjen e tij Le ta përqafoj me gjak për liri Vëllezër të gjithë edhe rob të Zotit Bashkohuni , forcohuni edhe prini motit Uleni të keqen edhe thell varroseni Fjalën e dëshmisë lart mbi qiell vendoseni Qiellit të Palestinës t'ia kthejmë atë nderë Që dikur e pati ta ketë kurdoherë. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... Tue May 25, 2010 12:49 am | |
| Hapi sytë se po lind dielli Vetullave epua krenarinë përherë Le të ta ket zili dhe qielli Ty dhe zemërës shum të vlerë Buzëqeshju dhe ujqërve të uritur Prejua s'mirën me nja këtë shpatë Që pret po plagët veq shëron Pa derdh gjak e pa inat E kur të sulen si egërsira Në emër të Zotit mos harro ! Sulu e mbrohu he të priftë e mira ! Kujtoje Zotin edhe qëndro ! Dhe në të prefshin e t'bëfshin grimë Qëndro he burrë, qëndro he trim ! Se këto dhimbje të kësaj bote Lehtë i duron trimëria jote Freski e varrit plagët shëron Dëshmitë e gjalla te Zoti jonë Që të lirojnë nga llogaria Edhe të vdes përjetë mërzia Kujtoje ditën që t'u premtua Atë Madhëri që mirë e njeh Me gjith të mirat e begatitë Në atë ditë , me sy e sheh ..
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... | |
| |
| | | | Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë... | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |