| TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT | |
|
+12Femi Halimi xhiti BashKom detektivi murturi xhema ...... Driniiiii petritkola Angela medvegje albaninr1 16 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
albaninr1 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 78 Age : 39 Vendi : Londer Profesioni/Hobi : Sport Registration date : 23/03/2010
| Titulli: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Tue Mar 23, 2010 6:46 pm | |
| Shum te kombit tone e shiqojne ket person si nje person i cili lufton per ''Komb'' ose per njeriun e thjeshte..... Por perse nuk tregohet e verteta per ket person? Perse drejtohet ky individual tek rinija shqipetare? Perse mundohet ky person me ber ''tallavija'' ne Kosove? Perse nuk ka Luftua ky person kur ka qend koha me luftu? Ku ishte ky person ne periudhen e luftes se kosoves? te gjitha keto pytje jan shum te thjeshta por askush i cili esht me ket person nuk i ben. TA PASTROJME KOSOVEN NGA KJO MBETURINE........ THUAJ JO ALBINIT DHE PO KOMBIT SHQIPETAR........ MOS U BER DORA E HASMIT TONE......................... | |
|
| |
medvegje Fillestar/e
Numri i postimeve : 18 Age : 62 Vendi : Gjermani Registration date : 20/04/2009
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Tue Mar 23, 2010 6:59 pm | |
| Albin Kurtine nuk e njohin vetem ata njerze qe nuk i dojne shqiptarte te bashkuar.Poti more zotri albaninr1 po nese nuk e njeh kurtin kushe eshte ateher ti as veten se njeh sigurishte. | |
|
| |
Angela Fillestar/e
Numri i postimeve : 33 Age : 38 Vendi : Shqiperi Registration date : 02/03/2010
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Tue Mar 23, 2010 7:26 pm | |
| Biografia e Albin Kurtit
Albin Kurti eshte lindur me 24 Mars te vitit 1975 ne Prishtine. Shkollen fillore (1981-1989) dhe shkollen e mesme (1989-1993) perfundoj ne Prishtine me rezultat shembullore. Ne vitin akademik 1993/94, Albin Kurti, filloj studimet pran Fakultetit te Elektros ne Universitetit te Prishtines.
Ne Gusht te vitit 1997, Albin hyri ne Unionin e pavarur te studenteve te Universitetit te Prishtines si antar i kryesise se Unionit me detyre mardhenjet me jashte. Albini ishte gjithashtu njeri nder organizatoret e protestave paqesore te studenteve te U.P per lirimin e objekteve shkollore te cilet mbaheshin nga profesoret dhe sutendet serb. Albini se bashku me kryesin e UPSUP organizuan protesta paqesore te studenteve me 1 tetor 1997, 29 tetor 1999, 30 dhejtor 1997 dhe 13 mars 1998.
Gjate kesaj kohe ishte ftuar ne disa takime ne Washington D.C, New York, Burksel, Kopenhagen, dhe ne Parlamentin Evropian ne Strasburg me qellim informimin e komunitetit boterore rreth kerkeses se ARSYESHËMe te studenteve. Albin gjithashtu eshte takuar edhe me personalitete te larta te politikes se jashtme boterore si Robin Cook (ish-ministri i jashtem i Britanise se Madhe), Kluas Kinkel (ish-minister i jashtem i Gjermanis), Huber Vedrine (minister i jashte i Frances), Rober Gelbard (ish-perfaqesuesi special i Presidenti Klinton per Ballkanin) dhe me ambasadoret dhe perfaqesuesit e ambasadave te vendeve perendimore te cilet ishit te akordituara ne Beograd Ne Gushte te vitit 1999, Albin filloj te punoj ne zyren e perfaqesuesit politik te UCK, Adem Demacit, ku sherbente si perkthyes.
Ne fillim te Marsit te vitit 1999, Albini nderprehu te gjitha aktivitetet ne UPSUP dhe pran zyres se Perfaqesusesit politik te UCK per te vazhduar studimet e tij ne universitet.
Gjate fushtates se bombardimeve te Nato-se, Albini mbeti (qendroj) ne Prishtine, kur policia serbe e arestoj ate me 27 prilli dhe deri me 1 Maj eshte mbajtur ne burgun e Prishtines. Me 2 Maj eshte transferuar ne burgun e Lipjanit ku ai qendroj deri me 10 qershor. Gjate kesaj kohe eshte tortoruar barbarishte. Albin eshte akuzuar per takimin me Richard Holbrooke (ku ne fakt, albin kurr nuk e ka takuar) dhe takimin me Christopher Hill.
Me 10 qersor, Albini dhe shume shqiptar te tjere te burgosur jane transferuar nga burgu i Lipjanit (Kosove) ne burgjet serbe. Me 12 Qershore Komitteti nderkombetar i Kryqit te Kuq informon qe Albini mbahet ne burgun e Pozarevac.
Në Gjykatën e Qarkut në Nish, e cila e ka marrë kompetencën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, ishte mbajtur gjykimi kundër Albin Kurtit, njërit prej udhëheqësve të studentëve shqiptarë, i cili ishte burgosur më 27 prill të vitit 1999, në Prishtinë. Në fillim të gjykimit, Albin Kurti ka deklaruar se është shtetas i Republikës së Kosovës, se nuk e pranon këtë gjykatë, por vetëm gjykatën e popullit të vet, se nuk do të përgjigjet në pyetjet e gjykatës dhe se refuzon avokatin. Në aktakuzë theksohet se Albin Kurti "gjatë vitit 1998, ka marrë pjesë në krijimin e bandës, e cila ka qenë në përbërje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" dhe se ka marrë pjesë në "negociatat për këmbimin e policëve në Dragobil e Likoc", se ka "qenë anëtar ilegal i Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës" dhe "sekretar i përfaqësusit politik të UÇK-së, Adem Demaçit".Gjatë këtij procesi gjyqësor, Albin Kurti, midis të tjerash, ka thënë se si anëtar i Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve dhe si kryetar i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të këtij Unioni ka organizuar demonstratat e studentëve, "që kishin për synim pavarësinë e Kosovës dhe marrjen e Universitetit dhe kthimin e studentëve dhe profesorëve shqiptarë". Sipas fjalëve të Albinit, qëllimi i demonstratave ka qenë "pavarësia e Kosovës dhe lufta kundër regjimit serb, i cili me forca policore e ka pushtuar Kosovën dhe ka ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve".
Albin Kurti po ashtu ka deklaruar para gjykatës se është e vërtetë se ka qenë sekretar i përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçit, dhe se këtë e ka bërë për shkak të admirimit dhe respektit ndaj tij dhe për ta përkrahur dhe paraqitur politikën e UÇK-së" për realizimin e qëllimit të shenjtë - Pavarësisë së Kosovës dhe çlirimit të shqiptarëve nga regjimi okupues fashist i Sllobodan Millosheviqit.
Albin Kurti u denua me 15 vjet dhe pasi ardhjes se Koshtunices ne pushtet u lirua.
"I do not recognize this court, I can only be tried by a court of my people. I do not recognize this court just as I do not recognize Serbia nor Yugoslavia. This court is in the service of the day-to-day politics of the fascist regime of Slobodan Milosevic," declared Albin in his hearing in the district court of Nis, Serbia. He has refused a lawyer, aware of the fact that he will not receive a fair trial. "I don't care how long you sentence me," he defiantly told the judge.
Ky eshte Albin Kurti , zoti albaninr1 dhe mendoj se nje personalitet si ai nuk e ka vendin ne nje teme me nje titull te tille. Turp per cdo kend qe hedh balte mbi nje njeri qe e duan te gjithe shqiptaret, sepse tregon se si i dhembin syte kur shikon nje drite shprese dhe nje miresi ne horizontin e se ardhmes se botes shqiptare. | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Tue Mar 23, 2010 7:45 pm | |
| Vetvendosja duhet te jete si nje komb i vetem si nje truall i vetem dhe jo me krahina. Pastroji gjithe trojet nga tradhetaret! | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Tue Mar 23, 2010 7:54 pm | |
| Une jam me Vetvendosjen e 1912-tes! Ne se Vetvendosja e Albinit eshte me te une jam me te. "Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen. Ajo synon arritjen dhe realizimin e vetëvendosjes për popullin e Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet edhe për ndryshime radikale shoqërore e politike që do të mundësonin respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtave civile dhe drejtësisë sociale për të gjithë dhe secilin në Kosovë pa kurrfarë diskriminimi. " Ku eshte bashkimi ketu? | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Tue Mar 23, 2010 7:58 pm | |
| Une do te isha shume dakort qe ne faqen e Vetvendosjes te shkruaj populli shqiptar qe banon ne krahinen e Dardanise. | |
|
| |
Angela Fillestar/e
Numri i postimeve : 33 Age : 38 Vendi : Shqiperi Registration date : 02/03/2010
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Tue Mar 23, 2010 8:29 pm | |
| Ka nje fjale te urte populli shqiptar: Gure - gure behet mur. Dhe Vetevendosja eshte nje gur i fuqishem dhe jo i gerryer nga brenda ne keshtjellen e Bashkimit Kombetar Shqiptar. Prandaj ata qe i percellon Bashkimi duan ta bejne si ne rastin e Keshtjelles se Rozafes, te mos lene as gurin e pare, asnje gur mbi gur, te mos lene te ngrihet asnje plan per ndertim Keshtjelle. Vetevendosja eshte ne rritje dhe uroj te vazhdoje ne rrugen qe ka nisur.
Meqenese per fjale te urta nuk jemi keq sepse vuajtja dhe historia e gjate e mbushur me pervoja te dhimbshme dhe te pasura na i ka mesuar ato le te themi : Qente le te lehin se ate pune kane, karvani do te shkoje perpara. | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Tue Mar 23, 2010 8:50 pm | |
| A i kordinon Vetvendosja veprimet me http://www.levizjaperbashkim.com/Fillimi/default.html | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Tue Mar 23, 2010 8:51 pm | |
| A i kordinon veprimet Vetvendosja me http://shpresademokrate.blogspot.com/ | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Tue Mar 23, 2010 8:54 pm | |
| Qe te jem i qarte, une nuk e mbeshtes Abaninr1, por une dua me teper. Realiteti eshte se nuk ka zgjidhje pa bashkim. | |
|
| |
Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Tue Mar 23, 2010 9:02 pm | |
| Petrit kyfar albaninr 1 e paska humbur rrugen, e paska hapur nje tem me nje titull, me disa pytje ne te cilat bukur ju paska pergjegj Angela dhe pa as nje fakt te sjellur po akuzon A.Kurtin per tradhti. Kti njeri po me duket i paska ikur mendja. | |
|
| |
...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Tue Mar 23, 2010 10:07 pm | |
| Shum te kombit tone e shiqojne ket person si nje person i cili lufton per ''Komb'' ose per njeriun e thjeshte.....
Por perse nuk tregohet e verteta per ket person?
Shume thenje me vende njeri i kombit dhe i individite i cili lufton per keto dy shtresa te rendesishme e jo per karrig..
Cilen te vertet e don ti !qe u ngrite kunder bishave serbe dhe dual ball hapu per te drejtat e kombit. kurse shumic e shikon vetem permes tv.dhe u friksonin se mos do vi dikush ti kerkoj llogari se Albin eshte shqiptare po si aje qe shikon tv.?
Perse drejtohet ky individual tek rinija shqipetare?
Sepse ke te moshuri ka ren pluhure ne syt e tyre
Perse mundohet ky person me ber ''tallavija'' ne Kosove?
Sepse don qe( ti te keshe lirin e te shprehuri ) te vendosesh vete per drejtat tua .
Perse nuk ka Luftua ky person kur ka qend koha me luftu?
Ku ishte ky person ne periudhen e luftes se kosoves?
te gjitha keto pytje jan shum te thjeshta por askush i cili esht me ket person nuk i ben
Nuk te dukete se eshte duke luftu, nje indivit qe burgoset ne vendin evete. vetem evetem pse kerkon te drejtat e veta qe i ja cunguan me shekuj me radhe!! Si eshte per ty te luftosh ne lufte? vetme po te kapesh armen apo!
Ky person ne kohen eluftes ishte ne kazamate serbe.sepse shum mire eka dite regjimi beogradas cfare kerkon Abin dhe Ukshin Hoti, prandja u burogesn po ne fillim. ja na thuaj ti. tani cilet jan ata qe kan bere me shum, apo vazhdojn te bejn per kombin presim opinionin tuaj? | |
|
| |
albaninr1 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 78 Age : 39 Vendi : Londer Profesioni/Hobi : Sport Registration date : 23/03/2010
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Tue Mar 23, 2010 11:03 pm | |
| hahahahahaha ne te vertet ishtin shum fjali e komenta ne ket tem qe me kan ber te qeshi..................... me se pari angela flm per ket biografi por e kam lexuar shum her ne internet ''informata te pasakta'' qe me ben kjo biografi apo te quajm nje iluzjon i nje biografije per ta manipuluar rinine shqipetare e cila ter diten rrin neper rruge pa pune e per mesim nuk jau nin fare, te qeshi.... beso se ''nuk esht cfar te vizllon e art'' hahahaha drini mos ke dert shoku se rrugen kurr ma te gjetur nuk e kam pas. prandaj erdha te fiona, shiqo une nuk e di a e njeh ti albin kurtin personal apo vetem je nje nder atyre qe lypin nje qellim ne jet e ju bashkangjiten dikujte pa e dite se PERSE? Por une nje ta them (me Fakte) se Albin Kurti Kurr nuk ka qend ne Burg te Shkaut.... Une nje ta them se Albin Kurti ka ber Dhun Kunder Policise SHQIPTARO-KOSOVARE dhe nuk ju ka kthy dora, une ty te tregoje se ALBIN KURTI KUR KAN QEND POLICIJA SERBE NE KOSOVE AS ZERI SKA GUXUA me ju ndi por tani mbasi e din qe shqipetaret nuk i bejn asgje po mundohet me e marr nje pjese te kesaj embelsire dhe te ik ne Rumoni:-).. Fiona a e din cfar Nenshtetsije ka Albin Kurti? hahahaha JU LUTEM MOS JA FUTNI POR KUR TE KOMENTONI KOMENTONI ME DIJE:-)) | |
|
| |
Angela Fillestar/e
Numri i postimeve : 33 Age : 38 Vendi : Shqiperi Registration date : 02/03/2010
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Tue Mar 23, 2010 11:15 pm | |
| E lexova shkrimin tuaj albaninr1. Interesant vertet, po a mund te me thoni nga ta dime ne se informacioni qe keni sjelle ju ketu qenka i sakte dhe ato materiale te publikuara ne internet, dokumentacioni qe Kurti ka qene ne burg dhe dokumentacioni i fjales qe ka mbajtur ai ne gjyq qenkan te pasakta? Kaq shume i afert keni qene me pushtetin sa te keni informacione kaq te verteta se cfare ka bere Albini ne kohen e policise serbe...?
Besoni vertet se ketu mungon dija...?!! | |
|
| |
albaninr1 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 78 Age : 39 Vendi : Londer Profesioni/Hobi : Sport Registration date : 23/03/2010
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Tue Mar 23, 2010 11:27 pm | |
| angela shiqo mos e ndi vehtend ti te sulmuar nga ana ime sepse une askend nuk jam duke e sulmuar. por nje njeri i cili ben dhun kunder policise se etnise se vet ai njeri duhet te ZHDUKET. une kam qend i vogel per me qend ''afer'' pushteti te asaj kohe. | |
|
| |
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Tue Mar 23, 2010 11:55 pm | |
| Arbnin, Sa perqeverine e Kosoves ajo eshte sikur e Fazllo-Berishes ne Shqiperi. Ne se Albini e kundershton, kundershton veglat serbe. Une Albinin mund ta kritikoje se ai duhet ta zgjeroje diapazonin, e te flasi e kundershtoje edhe veglat e serbit ne Shqiperi. | |
|
| |
albaninr1 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 78 Age : 39 Vendi : Londer Profesioni/Hobi : Sport Registration date : 23/03/2010
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Wed Mar 24, 2010 12:19 am | |
| ooo petritkola por me trego ti more se cfar njohurije ke per albin kurtin qe nuk e ke lexur ne gazeta apo ne internet apo ne ndonje media??????? ALBIN KURTI NUK ESHT VLEFT QE TE FOLET PER TE AI KESHTU E ASHTU DO ZHDUKET NE BURG PER NJE KOH TE MADHE E KUR TE DEL TJAU JAPI BESEN SE NUK DO BEN ME AKTE ANTISHQIPETARE... | |
|
| |
...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Wed Mar 24, 2010 12:55 am | |
| prandaj erdha te fiona, shiqo une nuk e di a e njeh ti albin kurtin personal apo vetem je nje nder atyre qe lypin nje qellim ne jet e ju bashkangjiten dikujte pa e dite se PERSE?
Ceshte kjo pytje pa logjik?A e njeh personalishe! Njerzit si Albin i njeh gjith Shqiptarija.ja edhe bota po ta njh Albinin. po mundohet me do e mos tja ndal lirin ete shprehurit.sepse po kjo evropa ku... ka qen edhe ne kohen kur u ndan kufit e ballkanit.por e zeza e populli eshte se nuk kemi shum Albina.ketu eshte problemi..
Por une nje ta them (me Fakte) se Albin Kurti Kurr nuk ka qend ne Burg te Shkaut....
Po mire naj sjell fakte mbasi je i sigurte. ndoshta ka qene ne pushim ne ate koh e ne skemi qene ne dijeni presim fakte pra? ME KETE OPINION KE REN SHUM POSHTE. Albin esht nje nder aktivistet studentor qe u burgose ne demostrate kunder regjimit serbe.per cfare fakte flete kur bota e ka pare nje gje till .ti flet me nje bindje po si Nazmi Bllaca. Ti nuk ju pergjigje pytjes time cilet jan ata lider qe bejn me shum se Albini? Ne pam dijen tend prandaj nuk deshtem me te len te vazhdoje me keto ( propaganda) dhe reaguam.
Une nje ta them se Albin Kurti ka ber Dhun Kunder Policise SHQIPTARO-KOSOVARE dhe nuk ju ka kthy dora, une ty te tregoje se ALBIN KURTI KUR KAN QEND POLICIJA SERBE NE KOSOVE AS ZERI SKA GUXUA me ju ndi por tani mbasi e din qe shqipetaret nuk i bejn asgje po mundohet me e marr nje pjese te kesaj embelsire dhe te ik ne Rumoni:-).. Fiona a e din cfar Nenshtetsije ka Albin Kurti?
hahahaha JU LUTEM MOS JA FUTNI POR KUR TE KOMENTONI KOMENTONI ME DIJE:-)) | |
|
| |
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Wed Mar 24, 2010 1:11 am | |
| iiiiiiiii shka spaska n ´ket dynja! | |
|
| |
albaninr1 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 78 Age : 39 Vendi : Londer Profesioni/Hobi : Sport Registration date : 23/03/2010
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Wed Mar 24, 2010 1:17 am | |
| Perse esht kjo pytje e palogjikshme??? Une nuk e di a e njeh personalisht a jo, per ket te pyta. Po natyrisht qe e njeh edhe bota albinin hahaha bota po qesh me neve dit per dit se aktet e albinit po bin e strategjija e beogradit po forcohet. hahahahaha ani naj sjell faktet , por o njeri gjej edhe ti faktet si une , nese lyp edhe ki me i gjet ta japi besen. hahahaha ani si nazmi bllaca hahaha ooo njeri une nuk jam ldd per mu ber si nazmi bllaca per me e rrxu dikend nga pushteti e me tregu genjeshtra por albini yt esht nje si bllaca te dyt e kan te njejtin plan te demtojne kosoven.. por nuk do mundet askush me e demtu ket shtet dynamik te ri ta shtin me deshtu .... mos det ket frig askush per ket pune :-)) hahahah une nuk tu pergjigjna ne pytje sepse nuk esht kjo pytje logjike, ti ei perkrah lideret politik me nje terorist..... hahahaha gjithnje keshtu reagoni se ma kini ftof :-)) hahaha
| |
|
| |
murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Wed Mar 24, 2010 1:42 am | |
| Gjykimi i Albin Kurtit në Gjykatën e Qarkut të Nishit 9 dhe 13 Mars 2000 Salla nr.79 në katin e tretë të Gjyqit të Qarkut të Nishit. Në sallë prezentë edhe rreth 25 gazetarë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare. I akuzuari Albin Kurti (AK) flet në gjuhën shqipe, përkthyesi Shkëlzen Kryeziu përkthen (ose diçka që është dashur ti përngjajë përkthimit), por shpeshherë për shkak të përkthimit joadekuat (sinqerisht mendoj për arsye të mosdijes!), AK detyrohet të intervenojë. Gjykatëse është Slagjana Petroviq (tash e tutje GJ). Cingërima e telefonave mobilë, zhurma gjithmonë jokreative e gazetarëve, shundi i sjelljeve, veshjeve, ”stileve” e bisedave e mbushin këtë atmosferë para seancës duke krijuar kështu një zbrastësirë të çuditshme, zbrastësirë të llojit të vet. Emri dhe mbiemri? Albin Kurti. Emri i babës? Zaim. Emri i nënës? Arife Kurti. Mbiemri i vajzërisë së nënës? Tahiri. Data e lindjes? 24 mars 1975. Vendlindja? Prishtinë. Vendi ku jetoni? Prishtinë. Nënshtetësia? Republika e Kosovës. I drejtohet daktilografes) Shënoni! I akuzuari në pytjen se i çfarë nënshtetësie është, u përgjigj se është shtetas i Republikës së Kosovës. Profesioni i juaj? Student. A e keni kryer shërbimin ushtarak në Ushtrinë Jugosllave? Jo. A e keni marrur thirrjen? Jo, por edhe sikur ta kisha marrur nuk do ti përgjigjesha sepse Ushtria Jugosllave është ushtri okupatore. Në të vërtetë ishte sepse tani nuk është më. A dëshironi të mbroheni në heshtje, të mbroheni vetë apo të
zgjedhni avokate? | |
|
| |
...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Wed Mar 24, 2010 1:43 am | |
| Jo vetem pytja po i gjith debati me ty eshte i pa logjik. Bota po mundohet tja ule zerin e se vertetes sepse e din shum mire evropa realitetin.germo pak historin mbasi te duket vetja i madhe!-Ti na i sjell fakte mbasi je i informuare shum sakte .Albin nuk eshte vetem i ime por i gjith ati individi.qe i thot vetit shqiptare.. Lideret politk cilete jan ata qe bejn per popull. un nuk shofe lider por njerz te shiture . Me temperature mir i kemi punete. por me duket ty te eshte ngri termometri.
| |
|
| |
murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Wed Mar 24, 2010 1:45 am | |
| Mua nuk më nevoitet kurrfarë avokati. Nuk kam pse të mbrohem e as nga kush të mbrohem. Por unë do të përfaqësoj vetveten. Sikur gjithmonë. Por ligji dhe procedura gjyqësore e kërkojnë të kesh avokat, prandaj gjyqi ka caktuar dy avokat për mbrojtjen e juaj, avokatë këta sipas detyrës zyrtare. Ai është problem i juaji e jo i imi. Mua këta avokatë nuk më interesojnë fare. Unë ata as nuk i njoh e as nuk i pranoj. Ata për mua paraqesin të njejtën gjë që paraqet edhe Prokurori publik. Rrjedhimisht ata mua nuk mund të më mbrojnë e as të më përfaqësojnë. (Urdhëron të futet kjo në procesverbal dhe e lexon aktakuzën) A e keni kuptuar aktakuzën? Po, dhe do të dëshiroja të them disa fjalë. Urdhëroni. (Dhe kushedi për të satën herë rregullon qëndrimin para fotografimeve të gazetarëve). Unë kamë punuar si anëtarë i kryesisë së UPSUP-së dhe njëherit si kryetar i Komisionit për Mardhënie Ndërkombëtare në kryesinë e UPSUP-së. Veprimtaria jonë kryesore ka qenë organizimi i demonstratave të cilat kanë pasur për qëllim lirimin e objekteve dhe hapësirës universitare, prej nga ne studentët dhe profesorët shqipëtarë jemi dëbuar me dhunë në qershorë të vitit 1991, si dhe qëllim i këtyre demonstratave ka qenë realizimi i pavarsisë së Republikës së Kosovës, realizim i vullnetit politik të popullit shqiptar për çfarë ai u deklarua në Referendumin e shtatorit të vitit 1991. Pra veprimtaria jonë në UPSUP ka qenë e orientuar kundër regjimit fashist serb të Slobodan Milosheviqit, i cili me forcat e veta policore dhe ushtarake e mbante Kosovën të okupuar kurse ndaj popullit shqiptar në Kosovë zbatonte dhunë, represion sistematik dhe terror të paparë. Gjithashtu kam punuar edhe si Sekretar i Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik (PPP) të UÇK-së, z.Adem Demaçi. Angazhimi im si sekretar ka qenë në përfaqësimin dhe avansimin sa më të mirë të politikës së UÇK-së dhe luftës së saj çlirimtare. Lufta çlirimtare e UÇK-së ishte luftë e drejtë gjithpopullore që kishte për synim qëllimin e shenjtë: çlirimin e Kosovës dhe të popullit shqiptar nga robëria serbe dhe realizimin e pavarsisë së Republikës së Kosovës. Kjo luftë njëkohësisht ishte edhe luftë antikolonialiste e antifashite. Pra lufta çlirimtare ishte mjet kurse pavarësia qëllim. Pavarësia e Republikës së Kosovës është e vetmja zgjidhje e mundshme dhe e pranueshme. Për popullin shqiptar në Kosovë, pavarësia është çështje ekzistenciale, sepse vetëm në Kosovën e pavarur shqiptarët ndihen të lirë, të sigurtë dhe vetëm në Kosovën e pavarur ndihen se mund t’i realizojnë të drejtat e tyre. Si sekretar i PPP të UÇK-së, z.Adem Demaçi kam punuar për dy arsye: e para për shkak të kontributit që kam dashur ti jap UÇK-së dhe luftës çlirimtare, dhe e dyta për shkak të nderit dhe respektit që kam për figurën e z.Adem Demaçi, simbolit të rezitencës shqiptare. Edhe në UPSUP e poashtu edhe si Sekretar i z.Demaçi kam punuar vullnetarisht, me përpikëri dhe punën time e kam kryer në mënyrë dinjitoze. Për krejt çka kam bërë jam krenar. Sikur të më ipej shansa që edhe njëherë të filloj nga fillimi, asgjë nuk do të ndryshoja, çdo gjë do të veproja sërisht njësoj.
Në fund, unë këtë gjyq nuk e njoh e as nuk e pranoj ashtu siç nuk e njoh e nuk e pranoj as Serbinë e as Jugosllavinë. | |
|
| |
murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Wed Mar 24, 2010 1:47 am | |
| Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën e drejtësinë. Ky gjyq është në shërbim të politikës ditore fashiste të Milosheviqit. (Gjykatësja dikton “politikës fashiste të Milosheviqit”; AK intervenon dhe thotë e ai ka thënë politikës ditore fashiste të Milosheviqit, por i thotë gjykatëses se edhe ajo ashtu siç e tha ka të drejtë. Gjykatësen thuajse e kap panika dhe thotë se ajo nuk e ka thënë këtë por ka cituar AK-në, për çfarë e gjithë salla qesh). Në shërbim të një politike e cila shkaktimin e krizave dhe krizat, shkaktimin e luftërave dhe luftërat i ka ngritur në mivel institucional, në nivel të doktrinës së vet ushtarake dhe shtetërore. Mirëpo këtë regjim fashist serb dhe popullin serb unë nuk i identifikoj me njëra tjetrën. Ato janë dy gjëra të ndryshme. Populli serb nëse nuk e kupton këtë ose nëse e kupton e nuk angazhohet për këtë nuk do të shohë dritën e ditës. Pra ai duhet të vendosë: ose dielli ose Milosheviqi. Trajtimi i Kosovës si koloni e Serbisë ka qenë gjenerator i regjimeve hegjemoniste në Serbi prej se ekziston ajo. Prandaj në këtë kontekst pavarëia e Kosovës është edhe në interes të vet popullit serb. Pas kësaj fjalës sime unë nuk do të përgjigjem më në pyetjet e këtij gjyqi që nuk e njoh. Unë përgjigjem vetëm para gjyqit të popullit tim. Rrjedhimisht nuk ka rëndësi se sa do të më dënoni 10,20,30 apo 50 vjet. Për mua dënimi nuk paraqet kurrfarë mase vlerësuese për asgjë. (Gjykatësja ia jep fjalën “avokatit” i cili atë nuk e merr kurse prokurori publik kërkon që të shtyhet seanca në mënyrë që ai të ketë kohë të përgatitet për fjalën e vet përfundimtare. Pas pauzës 10 minutëshe gjykatësja e shtyn, me aprovimin e prokurorit, seancën për të hënën me 13 mars 2000 në orën 10. Gjykatësja nuk u lejon gazetarëve intervistimin e AK-së. Salla zbrazet. Gjatë kthimit në burg gardianët me veturë zyrtare kryejnë punë të imta private (blejnë cigare, bredhin nëpër qytet, nxjerrin dofarë çertifikatash) dhe kështu kthimi prapa në burg në vend të 10 minutave zgjat mbi gjysmë ore. (Të hënën, me 13.03.2000 vazhdohet seanca. Prokurori publik (PP) merr fjalën. Në këtë vazhdim seance ka edhe më tepër gazetarë të huaj sesa më 9 mars) Së pari do t’iu informoj se kam ndërruar aktakuzën për të akuzuarin AK. (E lexon aktakuzën. Ajo është fjalë për fjalë e njejtë; dallon vetëm në atë se në vend të neneve 136 al.1, në lidhje me 125 e dënueshme sipas 139 al.3, tani është neni 116 al.1 bashkë me 136 al.2 dhe me 125). Duke u bazuar në fjalën e të akuzuarit mendoj se çdo gjë është e qartë. I akuzuari nuk e njeh as këtë gjyq, as Serbinë e as Jugosllavinë. Ai mburret me veprimtarinë dhe punën e tij, dhe thotë se sërish do të vepronte njësoj po ti krijohej mundësia për këtë, çka do të thotë se AK çdo gjë e ka bërë me paramendim dhe vetëdije dhe se nuk pendohet. Ai së pari ka përdorur demonstratat e pastaj siç thotë luftën çlirimtare për shkatërrimin e shtetit të Serbisë dhe Jugosllavisë dhe të suverenitetit dhe integritetit të tyre territorial. Ai kur demonstratat nuk i kanë dhënë rezultatet e dëshiruara, është hedhur në terrorizëm të cilin AK e quan luftë çlirimtare. Ai nuk ka punuar për Adem Demaçin por bashkë me të, e këtë e vërteton fakti se e ka zëvendësuar shpeshherë në konferencat për shtyp. Gjithashtu këta së bashku kanë mbajtur kontakte permanente me Shtabin e Përgjithshëm të të ashtuquajturës UÇK, kanë udhëhequr politikën e saj, si rrjedhim i së cilës janë edhe aksionet terroriste dhe të dhunës permanente ndaj pjestarëve të UJ dhe MPB. Gjithashtu i akuzuari AK ka marrë pjesë në mbledhjet dhe negociatat që kanë pasur të bëjnë me policët, ushtarët dhe civilët e kindapuar, mbledhje këto në fshatrat Likovc dhe Llapashticë. Me PPP të “UÇK”-së, z.Adem Demaçi është pandërprerë, e dihet se kush është Demaçi. Gjithashtu AK ka organizuar kurset e ndihmës së parë dhe të dhënies së së gjakut për pjestarët e plagosur të “UÇK”-së, edhe pse ai këtë nuk e ka pranuar gjatë procedurës hetuese, duke thënë se këto kanë qenë në kuadër të Mbrojtjes Civile të UP-së, dhe kanë pasur të bëjnë me luftën eventuale nëpër qytete për civilët eventual të plagosur. AK ka organizuar demonstrata por siç ka thënë para gjykatësit hetues nuk i ka paraqitur ato organeve të MPB e lere më të kërkoj leje sepse ai siç ka thënë nuk e njeh shtetin e Serbisë. I akuzuari i ka deklaratat kontradiktore. Ai në njërën anë thotë se “UÇK”-ja dhe shqiptarët janë një, kurse populli serb dhe regjimi serb janë dy gjëra të ndryshme. Ai duke thënë se serbët duke e trajtuar Kosovën si koloni gjithmonë kanë pasur regjime fashiste (shtrembërim i deklaratës së AKsë!), shfaq hapur urrejtjen e tij ndaj popullit serb dhe çdo gjëje serbe. Duke u bazuar në gjithë këtë i propozoj Gjyqit që të akuzuarin AK ta shpall fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit. (Gjykatësja ia jep fjalën “avokatit” (AV))
Duke pasur për bazë se i akuzuari çdo gjë e ka bërë hapur dhe publikisht dhe se kryeisht e akuzoni për delikte verbale të zhvlerësuara tanimë propozoj që AK të lirohet. (Gjykatëja ia jep fjalën AK-së) Fjalët e këtij avokati mos i merrni parasysh. (E gjithë salla qesh, me gjasë për shkak se ai avokat posa kishte thënë që AK të lirohet). Ai nuk më përfaqëon mua. Po e përsëris ky avokat, prokurori dhe gjyqi për mua janë një. Pas fjalës sime me 9 mars, asgjë më nuk më intereson. (Gjykatësja e ndërpret seancën rreth orës 11:20 për ta vazhduarpërfunduar në 13:30) Në orën 13:30) I akuzuari AK nga trupi gjykues në përbërje (e thotë përbërjen) shpallet fajtor dhe dënohet me gjithej 15 vite; 13 vite si fajtor në bazë të nenit 116 al.1, dhe 4 vite si fajtor për nenin 136 al.2. AK-së I vazhdohet automatikisht paraburgimi në bazë të … bla, bla, bla…
| |
|
| |
...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT Wed Mar 24, 2010 1:53 am | |
| merturi shum shkrim i qelluare.por kujt ti tregoshe se\ si eshte ajo thenj ,,Nuk eshte i verber aje qe nuk shikon ,po aje qe nuk deshiron te shikoj. | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT | |
| |
|
| |
| TI PASTROJM TROJET SHQIPTARE NGA UDB DHE TRADHTARËT | |
|