Aktualisht Kosova nuk ka perspektivë evropiane
Duhet të jeni shtet, për të pasur perspektivë evropiane. Duhet të jeni shtet i njohur nga BE-ja dhe institucionet e saj. Aktualisht, BE-ja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe aktualisht Kosova nuk ka perspektivë evropiane. Kështu ka thënë Gerald Knaus, drejtor i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Ai thotë se edhe pse opinioni i GJND-së, globalisht është parë si fitore për Kosovën, “në anën tjetër, kur është fjala për Evropën, që në disa mënyra është sfida më e rëndësishme për Kosovën, vendimi i GJND-së nuk ka ndryshuar asgjë deri më tash”, pasi që “Kosova ende nuk ka mundësi që të ketë çfarëdo marrëdhënieje zyrtare kontraktuale me Bashkimin Evropian.
“Meqë ky është një parakusht për anëtarësim në një të ardhme në BE, kjo sigurisht se është zhgënjyese. Mbetet shumë e paqartë, se kur, nëse jo tash, pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, do ta rishikojnë politikën e tyre”, thotë Knaus, duke shtuar se “sa i përket BE-së, vendimi i GJND-së mund t’ia vështirësojë jetën Serbisë, por jo domosdoshmërisht duke e ndihmuar Kosovën... të paktën jo deri më tash”.
Ai e ka qartësuar se “edhe pse politikanët evropianë flasin për perspektivën evropiane të rajonit, nuk ka perspektivë evropiane për Kosovën, derisa nuk njihet nga 27 vendet anëtare