|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+19rrimtaf medvegje voglushja Best Driniiiii ...... Medalim Sofra xhiti arberia Atdhetari Delia detektivi Eva0506 xhema BashKom kasapi petritkola tosybell 23 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Apr 23, 2010 2:09 am | |
| Kryetari i LSI, pas dështimit në diplomaci kërkon të marrë drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë LSI ka filluar të përfshihet nga ethet e pushtetit dhe beneficeve që sjell ky pushtet. Tashmë përçarja ka përfshirë këtë parti, përçarje e cila vjen si rezultat i pakënaqësisë së kryetarit të kësaj partie Meta karshi ministrit Prifti. Ky sherr duket se rrezikon seriozisht qeverinë Berisha nëse nuk zgjidhet me paqe midis Metës dhe Priftit, pasi dobëson në një farë mase koalicionin qeveritar. Kryeministri Berisha e bëri të qartë qëndrimin e tij kundër ndryshimeve në kabinet në një intervistë të dhënë për TV Alsat. Pavarësisht qëndrimit të Berishës, përçarja në gjirin e LSI duket se është evidente. Këtë përçarje e përforcon edhe vetë ministri Prifti në një intervistë të dhënë për Ora News, ku deklaroi votën pro Nanos dhe qëndrimin e tij brenda LSI. Ndërkohë që vetë Meta po përjeton një situatë jo të shëndetshme në gjirin e qeverisë. Kryediplomati shqiptar përveç disfatave që ka pësuar kohët e fundit në fushën e diplomacisë, pati fatin e keq të përjashtohej nga delegacioni shqiptar i Brukselit për dorëzimin e pyetësorit. Emërimet e Priftit rrisin xhelozinë e MetësPasi ka dështuar si kryediplomat dhe është zhgënjyer nga mundësitë e vogla për t’u pasuruar në Ministrinë e Jashtme, Meta ka lakmuar Ministrinë e Ekonomisë, e cila drejtohet aktualisht nga Dritan Prifti. Meta e ka humbur krejt qetësinë qyshkur Prifti në pak muaj është fuqizuar së tepërmi duke pasur një ministri, e cila krijon mundësinë e gjenerimit të të “mirave” materiale. Duke parë se Ministria e Ekonomisë është një ndër sektorët që ka të ardhura të shumta, Meta është penduar thellë që zgjodhi Ministrinë e Jashtme. Por, si mos të mjaftonte kjo, Prifti është treguar shumë arrogant dhe shpërfillës ndaj Metës qysh se shkoi në krye të Ministrisë së Ekonomisë. Prifti në fillim i bëri një spastrim të mirë ministrisë nga njerëzit e Berishës dhe më pas ka emëruar të gjithë njerëzit e tij më të besuar, duke filluar nga punonjësit e thjeshtë deri tek këshilltarët apo shefin e licencave. Prifti, jo vetëm nuk ka pranuar asnjë person të diktuar nga Meta në punë, por ai ka emëruar njerëz që nuk kanë të bëjnë fare me LSI një pjesë të të cilëve vijnë nga G99, siç është edhe Ilir Ciko, shefi i kabinetit të Priftit. Këtu mund të përmendim një nga Drejtorët kryesorë, Taulant Musabelliun, i cili ka në vartësinë e tij licencimin e minierave. Musabelliu vjen nga një bankë greke dhe është mik i vjetër i Priftit pa asnjë lidhje me LSI. Sektori i Musabelliut sjell të ardhura të pallogaritura, të cilat janë jashtë kontrollit të Metës dhe rrethit të tij nepotik. Gjithashtu Prifti, pa u konsultuar fare me Metën, ka emëruar Virgjil Jotin si drejtor i hidrokarbureve, i cili po ashtu nuk ka kurrfarë lidhje me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Këto emërime me njerëz larg LSI, janë bërë në mënyrë të qëllimshme nga Prifti me qëllim për të kontrolluar vetë të gjitha ofiqet që burojnë nga ministria që drejton. Mirëpo, këto emërime kanë shkaktuar pakënaqësi dhe tërbim te Meta, pasi Prifti vetëm ka forcuar financat e tij ekonomike dhe nuk ka “votuar” fare në buxhetin e partisë dhe të Metës, duke e injoruar çdo ftesë të këtij të fundit. Kështu, pasi ka pritur për muaj me radhë, durimit të Metës i ka ardhur fundi. Ndaj, prej disa muajsh është bërë gati skema nga Meta për largimin e Priftit nga Ministria e Ekonomisë. Skemën e ka përgatitur Meta bashkë me disa besnikë të tij brenda partisë. Mirëpo këtu kanë dalë dy probleme. Së pari, ky largim i Priftit do të ngjalli dyshime dhe reagime të forta nga opozita. Së dyti dhe më kryesorja skenari duhet të miratohet nga Berisha. Skema e largimit të Priftit Skema e hartuar nga Meta për largimin e Priftit nga Ministria e Ekonomisë parashikon kalimin e Metës nga Ministria e Jashtme tek ajo e Ekonomisë. Kjo bëhet për arsyet e lartpërmendura. Ndërkaq, në vend te Metës është parashikuar emërimi i Edmond Haxhinastos, i cili aktualisht tani mban postin e zëvendësministrit të transporteve. Në skemën e Metës përfshihet edhe largimi i Petrit Vasilit, i cili ka pasur një perfomancë tepër të dobët këto kohë. Në krye të Ministrisë së Shëndetësisë pritet të vijë një ndër mikeshat e familjes së Metës, Luzhjana Abazi, e cila drejton njësinë bashkiake nr. 6 në Tiranë. Vala e re e reformave përfshin edhe Nasip Naçon, kur ky i fundit pretendon të bëhet pjesë e Gjykatës së Lartë ose asaj Kushtetuese, pasi kështu do të siguronte një mandat 7- vjeçar. Alarmimi i Priftit Menjëherë pasi Prifti e ka kuptuar skemën e Metës, i ka bërë presin Metës që nëse e largonte, ai i bashkohej Berishës dhe kështu Meta mund të humbte edhe postin e ministrit të Jashtëm. Në këtë situatë Prifti ka shfrytëzuar edhe marrëdhëniet e kontradiktore midis Berishës dhe Metës, pasi ky i fundit nuk ka punuar fare për vizat. Tani e gjithë vëmendja është kthyer nga Berisha. Nuk dihet nëse Berisha do të respektojë vullnetin e Priftit apo të Metës në luftën e thekshme për të marrë Ministrinë e Ekonomisë. Nga kjo betejë një gjë është e sigurt, që Berisha nuk e lëshon Priftin për Metën, pasi ky i Prifti ishte personi që deklaroi votën pro në momentin kur PD kishte 70 deputetë. Beteja e pushtetit duket se po e çon këtë parti në një rrudhje të mëtejshme pas largimit të shumicës së eksponentëve të saj pas koalicionit me Berishën | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Apr 24, 2010 1:06 am | |
| . Bamir Topi ul dënimet për “bosët” e fajdeve | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Apr 24, 2010 1:12 am | |
| |
Dashnor Dervishi, daja i Ilir Metës, ambasador në Greqi |
E Premte, 23 Prill 2010 00:00 |
Nisin emërimet nepotike në diplomaci |
|
|
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| | | | Ramizi Anëtar i ri
Numri i postimeve : 158 Age : 45 Vendi : Tirona Registration date : 23/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Apr 25, 2010 1:27 am | |
| puna e tij eshte shum e dukshme por ketij kryeministri po i tregon edhe puna qe po bane edhe veprat e tij madheshtore por nuk munde ta gjykojm tjetrin me inate dhe shpifje ky eshte dhe do mbetet Kryeministri me i Sukseshem ne historin e vendit tone deri tani. flm | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Apr 26, 2010 12:50 am | |
| Kosovë, Berisha-Thaçi përurojnë autostradën me shpërthim eksplozivi Ne ceremoni mungonte Sllobodan Milloshevbici qe te na tregonte se si ka bere kontrabende patriotike me nafte e arme me veglen e tij Berishen dhe me veglat e tjera ne Dardani. Vete vegla Sejdiu tha qe rruga do te sherbeje per vendet fqinje te dalin ne Adriatik. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| | | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Apr 26, 2010 1:10 am | |
| 'Amnistia Topi', mes të falurve edhe 6 të dyshuar për vjedhjen e votës | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Apr 27, 2010 2:07 am | |
| Kongresmeni i SHBA, letër Berishës: Hetoni zgjedhjet, hapni kutitë "Hapni kutitë e kontestuara të votimit". Kështu i shkruan Kryetari i Nënkomitetit për Europën i Komitetit të Politikës së Jashtme të Kongresit të Shteteve... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Apr 27, 2010 2:23 am | |
| Skandali i dietave, Topalli shpërblen veten me 73 mijë lekë në muaj26 April, 20 10 06:18:00 Fejzi Braushi Zgjidhni madhesine e germes: Sali Berisha dhe Jozefina Topalli Skandali i dietave në Kuvend përfshin edhe kryetaren e këtij institucioni, Jozefina Topalli. Ashtu si gjithë deputetëve të djathtë, kryeparlamentarja Topalli në 7 muajt e fundit, në kundërshtim me ligjin "Për statusin e deputetit", i ka njohur vetes luksin e përfitimit të një shume të konsiderueshme prej 73.2 mijë lekësh të reja çdo muaj si shpenzime në formën e dietave për ardhjen nga Shkodra ku "banon" në Tiranë ku merr pjesë në jetën parlamentare. Ndërkohë që shpenzimet e tjera, ato të telefonit dhe karburantit, ndryshe nga çdo i zgjedhur tjetër, për shkak të detyrës si kryeparlamentare, i gëzon pa limit. Shpenzimet Kursimet e bëra nga mbajtja e rrogave të deputetëve socialistë për gjatë periudhës së bojkotit i kanë dhënë mundësi kryetares së Kuvendit që të "shpërblejë" deputetët e djathtë pa përjashtuar as veten e vet me dieta të ekzagjeruar. Kështu, zyra e financës duket se ka qenë e prerë në përllogaritjet e ndarjes së këtij kursimi, pasi e ka trajtuar kryeparlamentaren me dieta mujore me të njëjtën shumë që ka trajtuar edhe gjithë deputetët e tjerë të shumicës qeverisëse. Gazeta ka mundur të sigurojë së fundi edhe tabelat zyrtare të lëshuara nga zyra e financës për shpenzimet dhe pagën e kryetares Jozefina Topalli. Për të 6 muajt e fundit, duke filluar nga tetori, kryetares së Kuvendit, si dhe gjithë të zgjedhurve të tjerë të djathtë, i është akorduar një dietë fikse prej 73.2 mijë lekë të reja, çka presupozon se ajo është trajtuar me ditët e plota të dietave, ashtu siç përcakton ligji për të gjithë deputetët që nuk jetojnë në Tiranë dhe do të duhet të vijnë në kryeqytet për të marrë pjesë në jetën parlamentare. Ç'ka në rastin e Topallit, ashtu si dhe në rastet e shumë të zgjedhurve të tjerë, nuk rezulton të jetë një referim shumë i saktë ligjor, pasi dihet tashmë që ajo jeton në Tiranë, në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit. PërllogaritjaNdërsa vendimi i Kuvendit i vitit 2003, i cili i ka dalë në bazë të ligjit "Për Statusin e deputetit" përcakton se "përfitojnë dietë 12 ditë në muaj deputetët që banojnë jashtë qytetit të Tiranes dhe 6 ditë në muaj deputetët që banojnë në qytetin e Tiranës dhe kanë zonën jashtë këtij qyteti", kryetarja e Kuvendit duket se e ka klasifikuar veten e saj në grupin e parë, pavarësisht se jeton në Tiranë. Kjo pasi në rast se do të kishim respektim të ligjit "Për statusin e deputetit" dhe pikërisht pikës 2 të nenit 14 të tij, kryetarja e kuvendit do të trajtohej me dietë me një masë prej 4 për qind të vlerës së pagës mujore të saj, çka nga llogaritë del diku tek 8.9 mijë lekë. Në rast se do të pjesëtonim shumën prej 73.2 mijë lekësh që evidentohet në lajmërimin e shpenzimeve të Topallit me masën e dietës prej 8.9 mijë lekësh që asaj i takon si kryeparlamentare, i bie që ajo është trajtuar me dietë për me shumë 8 ditë çdo muaj ose me 2 ditë më shumë. Megjithatë në përcaktimin e shumës prej 73.2 mijë lekësh të reja, duket se zyra e financës e cila ka bërë dhe përllogaritjen nuk ka marrë parasysh aspak këtë kriter që përcakton ligji, pasi ajo ka qenë taksative, pra e barabartë, për të gjithë deputetët e djathtë dhe jo një shumë që ka dalë nga shumëzimi masës së dietës ditore me numrin e ditëve për të cilat i është njohur një shpenzim i tillë. Ndërkohë, deputetët socialiste vazhdojnë të trajtohen me një dietë qesharake prej 18.3 mije lekësh në muaj e papërcaktuar në asnjë vendim apo ligj konkret që flet për statusin e deputetit. Dhjetori, Topalli mori 170 mijë lekë "gabim" për karburantin Shpenzimet e Kuvendit rezultojnë se kanë arritur kulmin në muajin dhjetor. Nga krahasimi i tabelave të lajmërimeve të kreditimit të shpenzimeve të kryeparlamentares Jozefina Topalli në 6 muajt e fundit, rezulton se në muajin Dhjetor ajo ka marrë plot 244.7 mijë lekë, përveç rrogës prej 222.5 mijë lekësh të tjera. Nga detajimi që zyra e financës i ka bërë shumës së llogaritur si shpenzime për këtë muaj, vërehet se 169.3 mijë lekë Topallit i janë njohur si rimbursim për karburantin pavarësisht se transporti i saj kryhet me mjetet dhe shpenzimet e institucionit, 73.2 mijë si dieta dhe 2.2 mijë për pjesëmarrjet në mbledhjet e Byrosë. Por duket se një interesim i deputetëve të majtë për këtë skandal, ka detyruar kryetaren e Kuvendit që të japë urdhër që ti hiqet sërish kjo shumë e akorduar në mënyrë të paligjshme. Kjo ka detyruar zyrën e financës që në tre muajt e mëpasshëm, pra Janar, Shkurt dhe Mars ti mbajë kryetares nga llogaria e saj e shpenzimeve lekët e dhëna në dhjetor shpenzime për karburantin, duke e konsideruar atë një shumë të dhënë gabim. TabelëPaga mujore e kryetares së Kuvendit 222.5 mijë lekë Dieta ditore 4% qind e pagës ose 89 mijë lekë Shuma e përfituar si dietë 73.2 mijë lekë Ditët e trajtuara me dietë më shumë se 8 ditë Telefoni celular pa limit Transporti me mjetet e Kuvendit Vendimi i Kuvendit i vitit 2003
III. Përfitojnë dietë 12 ditë në muaj deputetet që banojnë jashtë qytetit të Tiranes; 6 ditë në muaj deputetët që banojnë në qytetin e Tiranës dhe kanë zonën jashtë këtij qyteti, si dhe 6 ditë në muaj të gjithë deputetët e tjerë. IV. Deputetëve u paguhet për shërbime telefonike 17 000 lekë në muaj, ndërsa kryetareve të komisioneve të përhershme dhe kryetarëve të dy grupeve parlamentare më të mëdha 20 000 lekë në muaj. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Apr 28, 2010 2:35 am | |
| PE diskuton çështjen e vizave, vetëm 1 nga 4 blloqet është përmbushur Parlamenti Europian zhvilloi pasditen e sotme seancën e diskutimeve per te analizuar ecurine e procesit te liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen hercegovinen. Komisioni për të Drejtat Civile dhe Cështjet e... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Apr 28, 2010 11:04 pm | |
| Kërcënohet Pasha: Do përfundosh si Trebicka | Tedi BlushiKërcënohet me jetë oponenti kryesor i marrëveshjes së përcaktimit të kufirit detar me Greqinë, Myslym Pasha. Në adresën e tij private të “e-mail”-it si edhe në faqen personale që koloneli ka hapur në rrjetin social të “Facebook”, janë dërguar disa mesazhe shantazhuese që e paralajmërojnë për një fund tragjik, të ngjashëm me atë të biznesmenit Kosta Trebicka. “Edhe ti si Trebicka do përfundosh o tellall. Paret do t’i marrësh me vete, se ditët të numëruara i ke”, - citojmë nga përmbajtja e një prej “e-mail”-eve që i janë dërguar kolonelit. Ndërkohë, në një tjetër mesazh të nisur në adresë të tij thuhet: “Zoti Pasha! Po ju pyesim: ‘Çfarë i ndodhi (Trebickës)...??” Në një prononcim të djeshëm për “Gazeta Shqiptare”, koloneli në rezervë ka bërë të ditur se këto ‘e-mail’-e kërcënuese kanë filluar që në datat 20 dhe 21 dhjetor të vitit të kaluar. “Kam bërë një denoncim në polici dhe ende nuk kam marrë një përgjigje. Nuk e di nga kush janë dërguar”, - shprehet Pasha. Biznesmeni shqiptar, Kosta Trebicka është personazhi i njohur tashmë për lidhjet e tij me ngjarjen tragjike të Gërdecit. Ai ka qenë denoncuesi i parë që guxoi të fliste publikisht për aferat që bëheshin në Gërdec, me shitjen e fishekëve dhe të armëve. Pak muaj pas këtij denoncimi, Trebicka do të humbte jetën gjatë një aksidenti të dyshimtë në 12 shtator të vitit 2008. Për rrethanat në të cilat ai u aksidentua për vdekje u fol shumë, derisa Prokuroria shqiptare pajtoi një ekspert amerikan me qëllim zbardhjen e ngjarjes jashtë ndikimeve të brendshme. Si përfundim rezultoi që Kosta Trebicka e humbi jetën gjatë një aksidenti me makinën e tij tip ‘Nisan’ fuoristradë, teksa ishte duke u kthyer nga gjuetia në vendin e quajtur Gryka e Kulave, në segmentin Lekas-Voskopojë, pranë qytetit të Korçës. Akuzat Qeveria ndërmori një fushatë të ashpër për të denigruar figurën e kolonelit në rezervë, Myslym Pasha, gjatë periudhës kur ai denonconte në “Gazeta Shqiptare” skandalet që fshiheshin në paktin detar me Greqinë. Kryeministri Sali Berisha, në një intervistë të dhënë për “Zërin e Amerikës” në datën 30 dhjetor 2009, duke komentuar oponencën që Pasha i bënte marrëveshjes, e cilësoi atë si “sharlatan”. Më herët gazeta “Rilindja Demokratike”, organi zyrtar i Partisë Demokratike, në fund të muajit nëntor 2009 botoi një shkrim ku e cilësonte Pashën jo vetëm si “pseudo-ekspert”, por edhe si një “pensionist të lajthitur” e “folklorist”. Për të denigruar figurën e kolonelit, në faqen e parë të RD-së u botuan aso kohe edhe foto nga jeta e tij personale, ku koloneli shfaqej duke kënduar me grupin polifonik të Mallakastrës. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Apr 28, 2010 11:13 pm | |
| Vendimi i qeverisë: Çdo 28 tetor do nderojmë ushtarët grekë | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Apr 28, 2010 11:14 pm | |
| o kola petrit po ende mereshe me berishen pash zote a!!
ler more ate servile se nuk ja vlen . | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Apr 28, 2010 11:17 pm | |
| Montobio: Duam fakte dhe jo fjalë, ndryshe do të përballeni me pasojat
Përfaqësuesi i Presidencës Spanjolle të Bashkimit Europian paralajmëron politikën
Bashkimi Europian ka lëshuar dje një mesazh të fuqishëm që është dukur më shumë si ultimatum ndaj politikës shqiptare dhe në veçanti ndaj qeverisë dhe mazhorancës. Me gojën e ambasadorit të Spanjës ... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Apr 28, 2010 11:39 pm | |
| Prishtinë, EULEX kontroll hetimor në zyrën e Limaj | | | | PRISHTINË- Forcat e rendit të Bashkimit Evropian në Kosovë kanë bastisur Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit në Prishtinë, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve AP. Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka njoftuar se sot "në orën 15:55, Departamenti Ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka bastisur disa lokacione në rrethinë dhe brenda Prishtinës".
Gjatë bastisjes, një zyrtar i ka thënë agjencisë së lajmeve AP se “Policia e Bashkimit Evropian i ka bastisur zyrat e Ministrisë së Transportit dhe ka shoqëruar jashtë shumicën e të punësuarve”.
Ndërkohë mediat kosovare, deklarojnë se hetimet e policisë së EULEX janë bërë edhe në zyrën e kreut të kësaj ministrie Fatmir Limaj. Sipas KTV Limaj dyshohet për korrupsion dërsa më herët është kontrolluar edhe banesa e tij.
Ndërkaq për News24 këshilltari i zotit Limaj, Endi Shabani nuk ka pohuar as nuk ka mohuar lajmin, por thjesht ka konfirmuar se po zhvillohet një takim mes ministrit Limaj dhe kryeminsitrit Hashim Thaci, ndërsa ka bërë të ditur se do të ketë dhe një komunikim me mediat të zëdhënëist të minsitrisë së Transporteve.
Në komunikatë thuhet se "kjo është pjesë e vazhdës së hetimeve që udhëhiqen nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë (PSRK)".
Ndërkaq një ditë më parë përfaqësuesi i BE në Prishtinë, Piter Feith ka paralajmëruar gjatë një ligjërate në një universitet privat, arrestime ne niveleve të larta drejtuese në kuadër të luftës kundër korrupsionit. (m.a/BalkanWeb) |
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Apr 29, 2010 9:36 pm | |
| Fan Noli per Sali Berishen para mitingut Nga Antena brenda familjes
Xhahil, rezil !
Shpellar, barbar!
Me shpure,me klike!
Bandit! ti ik!
Halldup, hajdut!
I lig, bandit!
Idiot, despot!
Vrastar, tradhtar!
Nopran, tiran!
Rrenac, rrugac!
I shkare, vulgar!
Vandal, banal!
I ndyre, paftyre!
Peder, pa nder!
Ke sha, ke vra!
Ke vjedh, ke rrjedh!
Zagar, tinzar!
Budalle, rrumpalle!
Ti horr e pyke!
Thy qafen, ik!
Mazut, barut!
Rrenim, shkaterrim!
Dhunues, mashtrues!
Tacist, i piste!
Fatos-Sali!
Mavri-mafi !
Berishe e Mete!
Nje bande-nje cete!
Lugat, satrap!
Dobic, Fazllic!
Sali-Medi!
Lubi-Mafi!
Shkelzen, Legen !
O Bin Laden!
O skrap, o trap!
Killer ne gen!
Me cike, me cun !
Me fis, me llum!
Kusar-bandit!
Thy qa-fen, ik!
Me Lul, me Rul !
Mesile e Joz!
Me shpure,me klike!
Bandit! ti ik!
Me stan, me Klan!
Argite-Elvane!
Berishe, bandit!
Keput qafen, ik! | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat May 01, 2010 4:51 pm | |
| Shërbyen në Afganistan, dy muaj pa rrogaNjë kontingjent prej 130 ushtarësh shqiptarë që shërbyen për gjashtë muaj në Afganistan, nuk janë paguar ende për misionin e përfunduar në muajin shkurt.01.05.2010 | |
| | | Ramizi Anëtar i ri
Numri i postimeve : 158 Age : 45 Vendi : Tirona Registration date : 23/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat May 01, 2010 6:29 pm | |
| per zotin u ngopem me genjeshtrat e'tu oo petritkola po kush je ti qe na nxjerr batuta te tilla po ti ma par loxo dhe merri informatat e drjta te rregudhta dhe té'sigurta pastaj fole e mos rri duke ja futur kot"sekoti | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat May 01, 2010 8:23 pm | |
| Une Petrit Kola i kam parashikuar me perpikmeri ngjarjet e sotme qysh 3 vjete me pare. Ne se qeveria qendron ne pushtet me vota te vjedhura do te thote grusht shteti,do te thote qe ajo qendron me force. Kjo eshte arsyeja qe une kam kerkuar nga qeveria qe ta provoje ligjshemrine e saj ndryshe popullit i lind e drejta te rrethoje komisionin e votimeve, te hapi kutite pasi votat jane te tija dhe as te Berishes, as te Rames, as te Europes, as te Amerikes, as te Rusise... | |
| | | Ramizi Anëtar i ri
Numri i postimeve : 158 Age : 45 Vendi : Tirona Registration date : 23/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat May 01, 2010 10:24 pm | |
| eshte i vetmi proteks i edi rames qe te hapen kutit veç nga paftesia e tij per te qeverisur dhe se duke e par veten ne pasqyr dhe i duket vetja aq i shemtuar po aq sa partia sociliste , qe eshte krejt antikombetare nje gje qe nuk ndolle ne asnje vend te botes , pervç ne partin e punes se shqiperis e"quajtur sot partia socialiste dhe jane ata socialista te qelbur qe po injorojn kombin toné "e ne veçanti popullin shqipetar ata jane turpi i popullit shqipetar ku sot pa piken e turpit arriten te djegin edhe flamurin e NATOS ,ky eshte Edi shkerdhata tradhtari i kombit , tradhetari i popullit shqipetar turpi e mbuloft edi shkerdhaten turp turp te kete ,dhe ai njeri nuk do as gje tjeter veç nje plumb badhit, | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue May 04, 2010 1:34 pm | |
| Te pershendes o,Ramiz dhe te uroj gjithe te mirat.E mbeshtes komentin tend dhe do te shtoja qe eshte turpi i Shqiperise ky kelysh komunisti-kriminel i degjeneruar dhe i droguar.nuk e di pse nuk e kapin more zoteri kete pjelle kaq antishqiptare dhe ta pelcasin atje brenda se ai po bezdis dhe çorienton te gjithe qytetaret me ate bllokim qe i ka bere sheshit me ato çadra dhe me ata zvarranike qe e ndjekin pas me sy dhe mendje mbyllur..... E gjithe Evropa me keshillat dhe sugjewrimet e saj ,me shume kujdes po i tregojne ketij banditi ,se nuk eshte kjo rruga e duhur qe po ndjek banditi-kriminel,por nuk e di se ç'do ky bandit ,kelysh komunisti ....shife si eshte shperfyturuar....po i vjen fundi edhe deshtimeve te tij te nje pas njeshme dhe me siguri opozita do te jet nje oipozite shqiptare dhe konstruktive qe do te marre fryme lirisht. RROFTE SHQIPERIA DEMOKRATIKE DHE EVROPIANE! | |
| | | tosybell Anëtar i ri
Numri i postimeve : 148 Age : 34 Vendi : gjakove Profesioni/Hobi : Fotograf Registration date : 08/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue May 04, 2010 8:47 pm | |
| UNE ju kam trreguar shum moti qe petrit kola esht klyshi i edi rames ... SHQIPRI ETNIKE | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue May 04, 2010 10:29 pm | |
| Arvberia, Tosy, Ramizi, Kjo parulla juaj eshte parulle serbo-greke RROFTE SHQIPERIA DEMOKRATIKE DHE EVROPIANE! Kete parulle e kane edhe ortaket Berisha Rama. http://vertet.blogspot.com/2008/12/pardesyja-bezhe.html
http://vertet.blogspot.com/2008/12/lekua-genjen.html | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue May 04, 2010 11:53 pm | |
| Zgjedhjet e 28 qershorit reduktuan numrin e tyre, por nuk i zhdukën
Erjon Ajazi Ish-Sigurimi i Shtetit vazhdon të lërë gjurmë edhe në Parlamentin e ri. Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit reduktuan numrin e ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit famëkeq në Parlamentin e ardhshëm, pa mundur dot t‘i lërë përfundimisht jashtë. Shkak për këtë ishte fakti që subjektet politike renditën ndër emrat e parë në lista personazhet të cilët ndër vite janë thërritur në Kuvend me pseudonimet si "Dizejnatorja", "Financieri", "I vogli", "Alfons Ballsha", "Murrizi", "Proletari", "Gjeli" dhe "Plepi". "VIP"-at e politikës së djeshme dhe të sotme, që janë peng i të kaluarës së tyre me "njollë", do të kenë mundësi të futen sërish në Parlament në muajin shtator. Politika shqiptare ka qenë prej 19 vitesh e helmuar nga "mbetjet" e së kaluarës komuniste, e cila ka lënë si peng të rëndë bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, aparatit të dhunshëm që diktatura përdorte ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë. Shumë prej "aktorëve" të Parlamentit shqiptar, por edhe të strukturave të tjera të shtetit, janë pjesë e atij kontingjenti që Sigurimi i kishte në listat e tij si bashkëpunëtorë, pavarësisht sesi ata janë përdorur. Me gjithë sugjerimin e Komisionit Europian për hapjen e dosjeve sekrete të komunizmit, politika shqiptare e ka pasur një mision "të pamundur" shkëputjen përfundimtare nga e kaluara e sigurimit famëkeq. Për vite me radhë ironitë e deputetëve mbi kolegët e tyre të implikuar në ish-Shërbimin Sekret nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë as në Kuvendin e ardhshëm, sa herë që në arenën politike do hapet një debat i ashpër që cenon interesat e zyrtarëve më të lartë të shtetit, të cilët përdorin "ciceronët" e tyre në Kuvend për të dramatizuar situatën dhe trembur spiunët e dikurshëm për të mbyllur problemet më delikate të politikës aktuale. Bashkëpunëtorët e Shërbimit Sekret komunist, ose të quajtur ndryshe Sektorit Special të Partisë së Punës, do të vazhdojnë betejën në sallën e Kuvendit edhe për vitet në vazhdim. Ndryshe nga herët e tjera, kur dikur ky kontingjent ishte në masë, këtë herë në Kuvend kemi një numër shumë herë më të reduktuar. Në dosjet sekrete të diktaturës figurojnë nofka të ndryshme si "Cigarja", "Dizejnatorja", "Financieri", "Profesori", "Inxhinieri", apo shumë pseudonime të tjera si "Parafabrikati", "Sqepi", apo "Çiftelia". Lista me nofkat e parlamentarëve është reduktuar, por në Kuvend do të vazhdojë edhe për disa kohë të dëgjohet jehona e atyre që i shërbyen Sigurimit famëkeq, pasi në zgjedhjet e fundit, ata që dikur thirreshin me pseudonime, këtë herë ishin në krye të listave për deputetë të subjekteve të ndryshme politike. Vitet kalojnë dhe rrethi ngushtohet, por largimi i bashkëpunëtorëve të Sigurimit nga Parlamenti duket se do të jetë një ëndërr e largët, pasi nofkat "Financieri", "Proletari", "Dizejnatorja", apo i "I vogli" janë dominues brenda partive të tyre. Një ndër kushtet për të hyrë në BE, është shkëputja njëherë e mirë e politikës shqiptare nga bashkëpunëtorët e Sigurimit të shtetit komunist. Kjo tregon se VIP-at e politikës me nofkat e së kaluarës do të kenë shumë pak kohë për të fshehur të vërtetën në lidhje me spiunazhet e kryera në kohën e komunizmit. Deri atëherë, çështja e dosjeve dhe akuzat e deputetëve ndaj njëri-tjetrit do të vazhdojnë të trumbetojnë në sallën e Parlamentit. Në fondin e arkivave shtetërore ekzistojnë dy lloj dosjesh, ato të personit që gjurmohej dhe dosjet e atyre që i vëzhgonin. E kaluara "e hidhur" pritet të përdoret politikisht në Kuvend, tashmë që numrat për formimin e një mazhorance të thjeshtë janë të brishtë. Kryetarët e partive do ta kenë në dorë këtë kartë për të komanduar dhe ushtruar presion për mosshkëputje në hallkat e zinxhirit. Sigurimi famëkeq i Shtetit vazhdon të militojë në politikë, por edhe në administratën e lartë.
Tabela : Pseudonimet e politikanëve që rezistuan Dizejnatorja Financieri I vogli Alfons Ballsha Murrizi Proletari Gjeli Plepi Shishja e Qumështit Intelektuali | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |