Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Shko poshtë 
+19
rrimtaf
medvegje
voglushja
Best
Driniiiii
......
Medalim
Sofra
xhiti
arberia
Atdhetari
Delia
detektivi
Eva0506
xhema
BashKom
kasapi
petritkola
tosybell
23 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 12 ... 20, 21, 22 ... 30 ... 40  Next
AutoriMesazh
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 2:02 am

Arberia,

Shpejt do te dalin gjithe shqiptaret ne rruge, do ti detyroje kotherrja te dalin.
Kujdes se braku i thate nuk ka frike dhe bodrumet e ambasades serbe ne Tirane nuk i nxe te gjithe juve/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 2:03 am

Pensionistet ,do te marrin shperblim nga qeveria per vitin e ri
Mesuesit do te marrin edhe ata keto dite shperblime per vitin e ri,nga kjo qeveri me sali Berishen ne krye.
Ku e sheh ti more i nderuar petrit kola ,Sali Berishen qe nuk punon per popullin e tij Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Icon_eek
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 2:04 am

mbase do te jesh ti aty qe te presesh edhe miqte e tu se une nuk jam me bark te thare...hahahahaha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 2:05 am

se me sa po shoh une ty te ka pelqyer ajo buka serbe dhe te paska mare uria..shko...shko se do mbetesh i kenaqur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 2:05 am

Arberia,

Ashtu eshte: do te marrin, do te marrin, do te marrin, do te marrin.

Ne fakt merr serbi Fazllic, greku Janullatos....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 2:08 am

O kerkon te terheqesh vemendjen nga tema?

Tema nuk eshte per mua por per UDB-ash Berishen,

Komnet ne Koha,

Mos e ngacmoni Z.Baze me teper,sepse Ai ka njohuri per shtrirjen e strukturave te UDB-se se Beogradit,ne Tirane dhe nje dit,po e zemruat shume,Ai mund t`i beje publike gjithe strukturat e UDB-se ne Tirane,te cilat drejtohen nga Berisha,Basha,Malltezet,Aleksander Frangu,Znj.Hargji etj... qerimkelmendi@hotmail.com Qerim Kelmendi,Peje-Kosove 17/12/2009 ora 10:45
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 2:08 am

mbrapa ju shkofsh se une jam shqiptare dhe ketu do te rri,po ti qe ste ka mbajtur as vendi yt si ma ke hallin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 2:09 am

po mor po se edhe ti nje ymer baze je
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 2:15 am

Nga Përparim HALILI - Pyetjet që po vazhdojmë t’i drejtojmë kryeministrit Shqiptar Sali Berisha, janë pyetje që presin përgjigje nga qytetarët dhe nga drejtësia. Mirëpo kryeministri “Lej Fen”, i kësaj qeverie të shkrehur nuk përgjigjet nga zyra, por hedh “romuze” për to nga kufiri me Greqinë dhe nga fundi i malit të Taraboshit. Por asnjëherë nuk jep asnjë përgjigje edhe pse duhet të jap këto përgjigje, të cilat nuk lidhen me recetat medicinale që ai përdor, por me problemet e shqiptarëve, me korrupsionin e tij dhe të qeverisjes së tij, me mashtrimin që po i bënë këtij populli për zgjidhje social-ekonomike.Edhe sikur këto pyetje, t’i ishin drejtuar Zani Caushit, ai do të përgjigjej, ndërsa “Zani Caushi” Sali Berisha, me detyrë kryeministër i vendit, nuk përgjgijet. Këto pyetje, kanë lidhje me faktin, që dëshmitë dhe deklaratat e atyre që janë përzierë në këto punë, përmendin edhe emrin e kryeministrit e të pjestarëve të familjes së tij, të të afërmve të tij. Këto pyetje shpeshtohen dhe intensifikohen deri në këmbëngulje edhe për faktin, që kryeministri në të dy pushtetet e tij, si gjatë mbretërisë së piramidave edhe gjatë eksperimentit tragjik të Gërdecit, ka dal dhe po del në parlament e në media dhe deklaron, se “nuk di asgjë, se nuk ka asnjë lidhje me asgjë”. Po të jetë kështu, dakort. Por fakti që zallamhi të tilla, ndodhin sa herë është ai në pushtet, flasin ndryshe. Nuk janë “gojët e liga” që shpifin, nu janë mediat “letër higjenike”, nuk janë mediat që prej “nuk janë të shenjta” e për rrejdhojë gjobiten dhe kërcënohen nga pushteti i tij. Kryeministrin Berisha e pyesim, sepse në dëshmitë e tij, sidomos për Gërdecin dhe trafikun e armëve që bënin mafiozët e lidhur me pushtetin, ai nuk u tregua i sinqertë, kur deklaroi publikisht në tempullin e ligjëvenies, se “nuk e kishte dëgjuar asnjëherë, as emrin e fshatit Gërdec” ku ndodhi tragjedia e rëndë. Kryeministrit i duhen përsëritur këto pyetje, mbasi ai duhet të jap përgjigje të sinqerta, të hapura, fundja edhe të detyrueshme, mbasi ai ka përgjegjësi dhe është personi kushtetues (sidoms tani pas fuqizimit të pushtetit), që në kohë paqeje kontrollon dhe drejton forcat e armatosura. Për kryeministrin e këtij vendi, i cili vazhdon të jetë në detyrë edhe pse nuk duhet të jetë as në Shqipëri, ka shumë pyetje të tjera, jo vetëm në lidhje me Gërdecin. Ne i kemi drejtuar Berishës 150 pyetje dhe ndalëm, jo se nuk kishim përse ta pyesnim, por duke pritur përgjigjet. Por ai heshti. Sot po i shtojmë edhe 25 pyetje të tjera. Kemi bindjen, se ai përsëri nuk të përgjigjet. Kjo në fakt është një praktikë e tij, në raport me shoqërinë dhe drejtësinë shqiptare, mbasi siç dihet, Berisha edhe pse kanë kaluar 10 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, ende nuk po dëshmon për vrasësit e tij, të cilët ka deklaruar, se “i di cilët janë”. Për më tepër edhe drejtësia nuk e ka marrë këtë politikan “për veshi” dhe ta vendos të paktën në pozitën e dëshmitarit, pse jo edhe si person përgjegjës qeverisës për tragjeditë e ndodhura në këtë vend, ku janë shkatërruar institucione, janë djegur pasuri kombëtare, janë shkatërruar biznese dhe janë vrarë mijëra njerëz. Koha po vërteton përditë e më plotësisht, se kryeministri Shqiptar Sali Berisha, nuk i ka patur dhe nuk i ka “duart të pastra”, madje së fundi, po vërtetohet se nuk të pastër as ndërgjegjen prej shtetari e shqiptari.

  1. A ka qënë djali juaj Shkëlzen Berisha në Gërdec dhe përse
  2. Cili ka qënë motivi i takimit të fshehtë dhe të porositur i djalit tuaj, me tregtarin e armëve dhe municioneve, Kosta Trebicka
  3. A ka patur djali juaj lidhje me Ylli Pinarin
  4. A e keni në zyrë, korrespondencën e Shtabit të Përgjithshëm dhe informacionet e SHISH, në lidhje me trafikun, me aferat dhe rrezikun e Gërdecit
  5. A keni biseduar me Presidentin e Republikës, zotin Bamir Topi, për këto inforamcione dhe a e keni urdhëruar, të mos futet në këtë problem
  6. Ku dhe kur është takuar djali juaj, me Diverolin
  7. A kishte pjesë fitimi familja juaj, nga aktiviteti i Gërdecit
  8. Sa herë ka shkuar djali juaj në Ministrinë e Mbrojtjes, me cilët është takuar dhe cilëve u është imponuar dhe përse
  9. Sa herë është takuar djali juaj me Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, ku dhe për çfarë kanë biseduar
  10. A e dinit, apo vërtetë nuk e dinit, që ekzistonte punishtja e Gërdecit
  11. Përse qeshte Delijorgji, kur ishte në pranga dhe kujt ia dërgonte atë buzëqeshje nga ekrani i mediave
  12. Po Ylli Pinari, me cilin komunikonte në pranga, duke bërë shenja drejt kamerave televizive
  13. Sa herë keni biseduar me Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për Gërdecin dhe për çfarë e ka kërkuar ai ndërhyrjen tuaj, në lidhje me trafikun e armëve
  14. Cili është raporti që ju ka sjellë kreu i bashkisë Vorë, në lidhje Gërdecin dhe si keni reaguar
  15. Kur dhe ku e keni bërë takimin e fundit me Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, për Gërdecin
  16. Kur do të shkoni të dëshmoni në organet e drejtësisë, për ngjarjen e Gërdecit dhe si ju kanë këshilluar “juristët” tuaj
  17. Sa herë keni bërë konflikt me djalin tuaj, në lidhje me shoqërimin publik me Delijorgjin, Pinarin, Trebickën
  18. Cili e autorizoi djalin tuaj, të takohej me Kosta Trebickën për punët “sekret shtetëror”
  19. A jeni atakuar me Topin për deklaratën e Gazmend Oketës, duke e ngarkuar me përgjegjësi për Gërdecin
  20. A do të dorëzoni në prokurori, dosjen me letrat informuese të skandalit dhe tenderave të Gërdecit
  21. A është djali juaj në Shqipëri Nëse po, a mund të dilni publikisht me të Nëse jo, ku e keni nisur dhe përse
  22. A i keni dhënë urdhër Ministrit të Mbrojtjes Gazmend Oketa, për të ngurosur materialet e tenderave të trafikut të armëve
  23. A keni dijeni për zhvillimin e këtyre tenderave dhe a duheshin bërë ato, pa dijeninë tuaj si kryeministër
  24. A keni kontaktuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe a ka pranuar ai propozimet tuaja
  25. A ju ka telefonuar Delijorgji, tre orë pas ngjarjes së Gërdecit dhe çfarë ju ka kërkuar
  26. A ndodhej djali juaj në Gërdec 10 minuta përpara shpërthimit, me cilët ka qënë dhe a është e vërtetë, që ua ka dhënë ai lajmin e shpërthimit
  27. A janë takuar me ju mbrëmjen e 15 marsit, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe për cfarë e keni porositur në lidhje me Ylli Pinarin
  28. A i keni telefonuar Pandeli Majkos dhe cila ka qënë biseda juaj 30 minutëshe me të, në lidhje me Gërdecin A e keni paraljamëruar “të jetë i kujdesshëm në lidhje me deklaratat” për firmën Delijorgji-Pinari-Trebicka
  29. A ju kanë telefonuar mbasditen e 15 marsit tre perosna nga Greqia, cilët kanë qënë ata dhe cilat kanë qënë “porositë” që ju kanë dhënë
  30. A ka lidhje me biznesin e Gërdecit, heshtja juaj ndaj incidenteve Greke të Himarës dhe cilat kanë qënë “tolerimet” tuaja
  31. A është financuar fushata e deputetit Astrit Patozi nga Delijorgji, Trebicka e Pinari Po fushata e kryetarit të Bashkisë Vorë, Fiqiri Ismaili
  32. Sa herë keni biseduar me ish-ministrat e Mbrojtjes Mediu e Majko, në lidhje me biznesin, problemet dhe rreziqet e Gërdecit
  33. A keni dijeni, që firma “Meico” është krijuar që në 5 tetor 1991 dhe a jeni edhe ju, që keni firmosur vazhdimin e aktivitetit të saj pas vitit 1992, duke e mbështetur edhe me 625 mijë USD kredi nga Banka Kombëtare Tregëtare
  34. A keni dijeni, që trafiku i armëve dhe municioneve siguronte të ardhura për të blerë sektorin e naftës
  35. A keni dijeni, që të ardhurat nga trafiqet e Gërdecit, do të investoheshin në blerjen e Divizionit të Shpërndarjes së Energjisë (KESH)
  36. A ka lidhje ndonjë ish-ministri juaj i Brendshëm, i Jashtëm, apo i Transporteve, me blerjen e Shërbimit të Kontrollit Teknik të Mjeteve të Transportit
  37. Përse doli bashkëshortja juaj me intervistë eksluzive në shtyp (Panorama), për të konfirmuar deklaratat tuaja, në lidhje me Gërdecin dhe (mos)përfshirjen e familjes tuaj në këtë biznes
  38. Cilët analistë dhe pronarë mediash, kanë qënë mesnatën e 15 marsit 2008, në zyrën tuaj, çfarë porosie dhe “ndihme” u keni dhënë
  39. A keni pranuar financime nga llogaritë e Delijorgjit, Pinarit e Trebickës, për të financuar gazetat tuaja, për efekt propagande për Gërdecin
  40. Në cilin shtet ndodhet aktualisht djali juaj Shkëlzen Berisha, pas ngjarjes së Gërdecit dhe kush e “administron” strehimin e tij
  41. A ka patur financime pagash dhe mitingjesh të PD, nga të ardhurat e Gërdecit, cila është sasia e tyre dhe kush i ka menaxhuar
  42. A ka qënë Delijorgji në delegacionin zyrtar të vizitës që ju keni bërë në Greqi dhe kush jua ka kërkuar këtë prezencë të tij
  43. A ka qënë djali juaj në Amerikë tek Deviroli, kush e ka prezantuar me të dhe cilat kanë lidhjet e tij pas këtij takimi
  44. A ka patur lidhje firma “Meico” me ndonjë biznes ndërtimi në Kosovë, kush e ka drejtuar këtë biznes dhe çfarë lidhje ka me familjen tuaj
  45. A ka patur lidhje Ylli Pinari e Kosta Trebicka, me firmën e karburantit “Shqiponja” të PD dhe cili ka qënë roli i tyre në tregun e Serbisë
  46. A kanë lidhje pasuritë e vajzës tuaj me biznesin e fabrikës së Gërdecit, sa herë keni kundërshtuar dhe cila ka qënë pozita që e keni pranuar
  47. Përse e ke çuar Maxhun Pekën ambasador në Kinë dhe bizneset e kujt klani ish-komunist të PPSH, kontrollon dhe menaxhon ai
  48. A ka financuar Delijorgji me urdhërin tuaj, vënien në skenë të disa çfaqjeve teatrale të babait të Prokurores së Përgjithëshme
  49. A ju kanë ardhur letrat e Geri Kokalarit, a keni biseduar për to me prokuroren e Përgjithshme të Republikës dhe përse nuk u përgjigjeni këtyre letrave
  50. Cili ka qënë personi që ju ka informuar i pari, që djali juaj kishte lidhje me trafikun e armëve
  51. Çfarë i keni thënë ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, kur djali juaj i ka kërkuar Shefit të Shatbit të Përgjithshëm, që të firmoste lëvizjen e municioneve drejt Gërdecit
  52. Cili ka qënë qëndrimi juaj, pas informacionit që ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ju ka thënë se “për punët e Gërdecit na pengon Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë”
  53. Çfarë qëndrimi keni mbajtur, kur ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ju ka informuar, që djali juaj futej në ministrinë e Mbrojtjes dhe urdhëronte ushtarakët e lartë
  54. Cila është biseda që keni zhvilluar në shtëpinë tuaj, në dtaën 4 shkurt, me Fatmir Mediun, për çështjen e Gërdecit
  55. A ju ka kërkuar Fatmir Mediu, largimin nga Gërdeci, të baxhanakut tuaj, për shkak të dekonspirimit të emrit
  56. Çfarë keni biseduar me Kosta Trebickën, në lidhje me takimin e djalit tuaj në makinën e tij
  57. Cili ka qënë personi i autorizuar prej jush, që ka kërcënuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për hedhjen e firmës për miratimin e Gërdecit, si fabrikë demontimi
  58. A ka lidhje me tenderin e Gërdecit, shkarkimi i drejtorit Ekonomik të Ministrisë së Mbrojtjes, Maliq Xhebro dhe cili është roli juaj në këtë shkarkim
  59. A ka lidhje zyra juridike e vajzës tuaj, me përgatitjen e dokumentacionit të firmës që ushtronte aktivitet në Gërdec
  60. A ka kontribuar Delijorgji, në shlyerjen financiare të apartamentit tuaj, për të cilin thatë, se ua ka falur vajza
  61. Cila është marrëveshja që keni bërë 12 ditë më parë, me Prokuroren e Përgjithshme për dosjen e Gërdecit
  62. A keni dhënë porosi, që Delijorgji dhe Pinari të hetohen jo për trafik armësh dhe për krim njerëzor, por vetëm për shkelje në administrimin e municioneve
  63. A ka qënë trafiku i Gërdecit, pjesë e konfliktit tuaj me ish-presidentin Alfred Moisiu dhe përse
  64. A i keni kërkuar ish-ministrit të Brendshëm, Sokol Olldashi, të ndalojë hetimin e drejtorisë së krimit ekonomik, për trafikun e Gërdecit
  65. A kanë sponsorizuar Delijorgji, Trebicka dhe Pinari aktivitetet bamirëse të bashkëshortes tuaj, zonjës Liri Berisha
  66. Kush ia ka paguar makinën djalit tuaj, me të cilën shkonte çdo javë në Gërdec
  67. A ju ka marrë mendim Delijorgji, për të caktuar baxhanakun tuaj, si mbikëqyrës të biznesit në Gërdec
  68. Sa është sponsorizimi, që firma e Gërdecit ka dhënë për hapjen e televizionit “Mediasat” të kunatit tuaj Agim Rama
  69. A keni dhënë urdhër, që Delijorgji të arrestohet pasi të ketë boshatisur llogaritë bankare
  70. A ka djali juaj llogari bankare të përbashkët me Devirolin, me Delijorgjin, Pinarin dhe Trebickën
  71. A keni ndërhyrë tek Delijorgji, për të sponsorizuar gazetën “55” dhe sa është vlera financiare
  72. A ka lidhje me Gërdecin, konflikti juaj me Mero Bazen, pas një paralajmërimi që ky, i ka bërë kësaj firme, për publikim afere korruptive
  73. Kur ka qënë takimi i fundit mes jush, Fatmir Mediut, Ylli Pinarit, Kosta Trebickës dhe djalit tuaj
  74. A keni marrë në prill të vitit vitit 1991, ndonjë donacion financiar nga llogaritë e PPSH, për të nisur botimin e gazetës “RD” Po për aktivitetin e PDSH dhe me cilin negocionit deri në vitin 1992, për këto donacione
  75. Çfarë ju ka kërkuar ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, pas ngjarjes së Gërdecit dhe çfarë i keni garantuar Po me Sabri Godon, keni biseduar për këtë kërkesë
  76. Përse ju ka kundërshtuar Eduard Selami, në takimin që bëri me ju, gjatë vizitës së tij në Shqipëri dhe cili është teksti i mesazhit që i keni dërguar me Mero Bazen
  77. Për cilët nga pjestarët e klanit tuaj dhe këshilltarët, keni ndërhyrë tek Shaban Memia, për të futur në “Hartën Diçitale” të legalizimeve, vilat e bëra në Tiranë, Shkodër, Durrës, pas bërjes së kësaj harte
  78. Me cilat kompani bashkëpunon studioja ligjore e vajzës tuaj, në menazhim të tenderave, proceseve gjyqësore dhe projekteve për paraqitje ligjesh biznesi në parlament
  79. A ka bashkëshortja juaj aktivitet privat në sektorin e mjekësisë A ka aksione në tregun e medikamenteve të importit
  80. Përse e ndaloi gazeta “Tema”, sulmin ndaj mbesës tuaj, drejtores së ISKSH Elvana Hana
  81. A është botuesi i gazetës “55” Fahri Balliu, “menaxher” i takimeve me kundërshtarët tuaj politikë
  82. A keni bërë pakt me Ramiz Alinë, që ai të pranonte humbjen si deputet në Tiranë dhe çfarë ju kërkoi si shkëmbim
  83. A i keni dërguar mesazh ngushëllimi familjes së Adil Çarçanit ditën e vdekjes dhe me cilin ju është kthyer përgjigja falënderuese
  84. A keni urdhëruar Drejtorinë e Tatimeve, që të jepte licensa bisnesi pa detyrime fiskale, për fëmijët e bllokmenëve
  85. A keni firmë ndërtimi si familje dhe kush ua menxhon këtë aktivitet biznesi
  86. Ku i ka llogaritë ky bisnes dhe a paguan detyrime fiskale sipas ligjit
  87. A ka familja juaj, një biznes produktesh agro-ushqimore në Suedi Po me largimin e Agim Rrapajt nga projekti japonez a keni lidhje interesash
  88. Çfarë dokumenti kompremtues disponon për ju, ministri i Transportit Sokol Olladashi dhe si e keni gjetur “gjuhën” e heshtjes
  89. A keni ndërhyrë për Tenderin e Kartave të Identitetit, në favor të firmës “Sagem” dhe cili ka qënë personi që ju ka bindur të ndërhyni
  90. Kur jeni takuar për herë të fundit me Kosta Trebickën dhe çfarë keni biseduar me të A ka ndërhyrë djali juaj për këtë takim dhe në çfarë kushtesh keni vendosur të takoheni
  91. A dispononi një kopje të dokumenteve të gjetura në kasafortën e Delijorgjit në Gërdec dhe kush ua ka dhënë ato
  92. A keni bërë pakt me ndonjë institucion të lartë shtetëror në Turqi, për mos ekstradimin e Aldo Bares dhe Izet Haxhisë dhe a ka lidhje ky pakt, me mos prishjen e kontratës së shitjes të “Alb-Telekom”
  93. Përse nuk prononcoheni për çështjen e akuzës së Arben Sevgjinit, ish-shefit të SHIK të Tiranës, i cili akuzohet për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha
  94. Cili është informacioni juaj, në lidhje me deklaratën për vrasjen e biznesmenit të hekurit, Florian Vila
  95. Çfarë lidhje keni me një kolegun tuaj, ish-ministër i Shëndetësisë, Ali Alushani dhe çfarë ju ka thënë ai, në takimin e fundit ndarës
  96. A ju ka dërguar një informacion me 130 faqe Zani Caushi dhe ku e keni çuar atë informacion Kush ju ka telefonuar pasi e keni dorëzuar
  97. A ju ka kërkuar presidenti Bamir Topi, largimin e tre ministrave nga qeveria, për implikim në afera të rënda korruptive dhe cilët janë
  98. A është pjesë e marrëveshjes me Edvin Ramën, shpallja e aministisë fiskale për të pastruar “letrat” e parave të pista të monopoleve të klaneve tuaja të përbashkëta
  99. A ju ka dërguar një letër gazetari i “Koha Jonë” Zamir Dule nga Korça, i masakruar dhe i paralizuar nga dhuna e SHIK në datën 3 mars 1997 dhe cila është përgjigja juaj
  100. Sa ish-oficerë dhe policë të SHIK, të viteve 1992-1997 janë punësuar në administratën e lartë shtetërore dhe çfarë misionesh kryejnë
  101. A keni marrë një protestë nga familjet e Lek Qokut, Besnik Hidrit dhe Gjergj Mehmetit, për emërimin e Arben Imamit, “gjeneralit të zi grek”, si Drejtor Kabineti Përse heshti Jozefina Topalli, pas protestës që bëri në Shkodër, në lidhje me këtë emërim
  102. Cili ka negociuar mes jush dhe Fatos Nanos, për të vendosur paqen dhe ku e keni bërë takimin negociues përpara se të dilnit në ekranet e TV A e ka pseudonimin “Masoviku”, “Tigri”, “Çorapja”, apo “Korani i Myzeqesë”
  103. Cilat janë udhëzimet që ju jep shefi juaj, ish-presidenti Ramiz Alia, për të bllokuar procesin e kthimit të pronave dhe mos dhënien e dmëshpërblimit për të përndjekurit politikë
  104. Cila ishte prapaskena e vërtetë e futjes së ish-ministrit të pushtetit të PS, Lufter Xhuvelit, në kabinetin qeveritar të PD dhe kush ua diktoi këtë
  105. Në cilin shtet, jeni takuar me Ramiz Alinë dhe djemtë e Enver Hoxhës pas daljes nga burgu. A ju keni kërkuar ndjesë dhe përse keni rënë dakort
  106. A keni bërë marrëveshje me qarqet zyrtare e private greke, për të futur në qeveri PBDNJ dhe cilat janë pikat e paktit mes palëve
  107. Cili ishte motivi i vërtetë i dorëheqjes së ministrit të Jashtëm Besnik Mustafaj dhe a ka lidhje kjo, me ndonjë skemë që lidhet me emërimin e Lulëzim Bashës në këtë post
  108. Përse gazeta “RD”, nuk pranon asnjë shkrim për klanin Kapo, për Ramiz Alinë dhe familjen Hoxha
  109. A e keni materialin që ju ka dorëzuar privatisht, ish-kreu i verifikimit të figurave të spiunëve Nafiz Bezhani dhe cilët njerëz me pseudonime, keni në kabinetin qeveritar Po në Kuvend Po në Kryesinë e PD Po në Këshillin Kombëtar
  110. Cilat janë firmat private, të cilat janë udhëzuar prej jush, që të financojnë gazetën “55” dhe “Tema”
  111. Në sa borde të ndërmarrjeve Sh.a, apo fondacione, marrin paga të dyta e të treta ministrat, deputetët dhe këshilltarët tuaj dhe me cilin ligj
  112. A keni “dorë” në prishjen e takimit të ish-presidentit Alfred Moisiu me presidentin Grek, planifikuar në Sarandë
  113. Cila është marrëveshja e fshehtë, bërë privatisht mes jush dhe kreut të PS, Edvin Rama dhe a përfshihet në këtë marrëveshje, heshtja për korrupsionin e tij
  114. Po afron 10 vjetori i vrasjes së ish-bashkëpunëtorit tuaj më të afërt Azem Hajdari dhe ju ende, nuk po denonconi emrat e vrasësve të vërtetë, ashtu siç keni deklaruar. Kur do ta veproni
  115. A është akoma në fuqi, një kontratë me shtetin Grek, për eksport energjie, lidhur që në vitin 1985, në vend të lekëve të të cilës dërgohen mastic dhe pajisje të ndryshme Përse nuk prishet kjo kontratë dhe sa do të zgjasë
  116. A ka qënë Anastas Janullatos në Greqi, gjatë vizitës tuaj atje dhe a keni bërë ndonjë takim të veçantë me të
  117. Përse gazeta “RD” nuk e trajton diversionin grek anti-shqiptar në Himarë dhe përse qeveria, nuk pronocohet kundër këtij diversioni
  118. Keni deklaruar, se do të hapni dosjet e ish-spiunëve të sigurimit të shtetit, qofshin këta edhe brenda në qeverinë tuaj Përse nuk po e bëni
  119. Cfarë keni biseduar në zyrën tuaj në PD, me lobistin grek anti-shqiptar Nikolas Geixh dhe kush e organizoi atë takim Po në Greqi jeni takuar me të Po në SHBA, apo në ndonjë vend tjetër
  120. A i keni çuar në prokurori dosjet e korrupsionit të ish-pushtetarëve të majtë dhe cila është përgjigja zyrtare, për hapjen e tyre
  121. Me cilët keni biseduar në rezidencën qeveritare në Durrës, për caktimin e blerësve të kompanisë Alb-Petrol
  122. A ka lidhje me interesim dhe këmbëngulje të qarqeve jashtë Shqipërisë, rikthimi në PD i Genc Rulit dhe emërimi i tij, në postin e minisitrit të Ekonomisë dhe Energjisë


  1. A do të largohen nga Shqipëria, depozitat greke të naftës në Portin e Durrësit dhe përse nuk hyn në fuqi, vendimi i qeverisë për këtë largim
  2. Cilat janë lidhjet tuaja me disa media dhe me botuesit e tyre, të krijuara pas ardhjes në pushtet dhe cilat janë ato
  3. A i keni kërkuar edhe djalit tuaj, të dalë në konferenë shtypi tek emisioni i Blendi Fevziut për të përgënjeshtruar akuzat, ashtu siç nxorrët edhe vajzën, kur u akuzua për pasuritë e dyshimta
  4. A ka tentuar Mero Baze me urdhërin tuaj, të ndëryjnë në gazetën “NYT”, për të mos botuar shkrimin e parë dhe çfarë premtimi keni garantuar
  5. Në emisionin “Opinion” në “TV Klan”, ju sulmuat Andi Bushatin, duke thënë “E njoh që kur ka qënë me pantallona të shkurtëra”. Mos vallë kanë qënë vitet, kur i shërbenit gjyshit të tij Hysni Kapo, duke i mbajtur uturakun
  6. A ju ka telefonuar Andi Bushati pas akzuës në “TV Klan”, çfarë kërcënimi ju ka bërë dhe çfarë letrash të tjera, ju ka dërguar me Blendi Fevziun, në lidhje me Gërdecin, të cilat nuk i publikoi në “Zonë e ndaluar” A ju ka dërguar “letra” të tjera që nga koha e gazetës “Koha Jonë”
  7. Cili është parlajmërimi që ju kanë dhënë dy ditë më parë Fatmir Mediu dhe Sabri Godo, pas shpalljes së akzuës për imunitetin, që bëri prokuroia e Përgjithhëme për të
  8. A ju ka ardhur një njoftim nga grupi hetimor “Gërdeci”, për të dëshmuar për aferën korruptive, për VKM e bërë brneda ditës në favor të “Meico” dhe për tragjedinë
  9. Me cilët “biznesmenë të PD”, po kontaktoni për të marrë fonde për banorët e Gërdecit dhe çfarë porosie i keni dhënë Bodes, për t’i përjashtuar nga detyrimet fiskale A kanë pranuar të paguajnë
  10. A ka djali juaj pasaportë diplomatike dhe a është kërkuar nga prokuroria, të bllokohet kjo pasaportë
  11. A keni ndërhyrë, që Kosta Trebickës, të mos i bllokohet pasaporta e shërbimit dhe sa të tilla ka ai Sa ditë ka, që i është lëshuar një pasaportë tjetër e tillë
  12. Cila është detyra, që i keni lënë ministrit të Jashtëm Lulëzim Basha, në lidhje me “menaxhimin” e çështjes së Gërdecit në Pentagon
  13. A ka patur lidhje bllokimi i punës në firmën turke të çelikut në Elbasan “Kurum”, me blerjen e skrapit prej Delijorgjit me çmime të larta, të diktuara prej tij A ka lidhje KESH në këtë presion, duke i ndërprerë energjinë elektrike Po tatimet Po inspektoriati i lartë i Punës
  14. A ka shkuar një “bashkëpunëtori” juaj i afërt me profesion avokat, në qelinë e Delijorgjit dhe Pinarit dhe me çfarë afati i është leja për takime, nga ministria e drejtësisë dhe drejtoria e Përgjithëshme e Burgjeve
  15. A keni urdhëruar Boden, të përgatisë dosje fiskale të rregullt për biznesin e Delijorgj-Pinarit dhe a funksionoi kjo skemë, për të mashtruar grupin hetimor
  16. Përse nuk pranon të shkojë Astrit Patozi në Gërdec dhe në Vorë, për të “qetësuar” banorët e dëmtuar
  17. A keni dërguar një “qarkore” në ambasadat shqiptare në botë, me objekt “mohimin e përgjegjësisë tuaj në çështjen e Gërdecit” dhe cili është rezultati i kësaj propaganda private
  18. A keni bërë tre ditë më parë, një takim me pesë drejtues mediash e gazetëash në rezidencën qeveritare në Durrës dhe për çfarë keni folur A ka lidhje ky takim me ndonjë sponsorizim “top sekret”
  19. A i keni dhënë porosi policisë së Shtetit, që të ushtrojë presion dhe dhunë mbi protestuesit e Gërdecit dhe sa forca janë shtuar, në dispozicion të mbikqëyrjes së zyrave të bashkisë Vorë
  20. A kanë lidhje 51 trëndafilët e kuq, që i dhuruat presidentit Bamir Topi për ditëlëndje, me “dosjen e zezë” të Gërdecit dhe me acarimin e Topit, pas akuzës tuja ndaj tij
  21. A është e vërtetë, që pas tragjedisë, Diveroli dhe Trabicka kanë kërkuar takim me djalin tuaj, në një shtet europian dhe ku
  22. A vazhdojnë pagesat e prapambetura të tarfikut të armëve, fishekëve dhe skrapit dhe kush vazhdon t’i vjel ato Me cilën bankë bëhen transfertat dhe në cilin shtet
  23. A keni ndërhyrë, për të mos sekuestruar pallatet e Delijorgjit në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe cili është roli i ministrit të Financave Ritvan Bode në këtë “operacion”
  24. Cili ju rekomandoi, të merrni kredi bankare në bankat greke në Tiranë, për të vazhduar punimet në rrugën e Kalimashit Kush është “komisioneri” dhe në cilën ministri punon
  25. Ka kaluar afati. A do t’i bëni zgjedhejt në strukurat e PD, sipas vendimit të këshillit Kombëtar dhe kur Sipas Statutit të PD, a duhet të bëhen zgjedhje edhe për ju si kryetar partie
  26. Cili ministër, nuk ka pranuar të zbatojë urdhërin tuaj për një tender të rëndësishëm dhe përse A ka lidhje me ndonjë firmë greke, porosia juaj
  27. A do ta bëni Fatmir Mediun zv/kryeministër
  28. Shqiptarët presin dorëheqjen tuaj. Kur do ta jepni
  29. Cila është përgjigja juaj zyrtare, këkruar nga SHBA dhe USAID për sondazhin e rritjes së nivelit të korrupsionit
  30. Cilët ministra të qeverisë, rezultojnë të korruptuarit “VIP” dhe a ju ka ardhur një raport nga CIA për aktivitetin e tyre
  31. A ju ka kërcënuar ndonjë ministër i koalicionit, se nëse e largoni nga kabineti, do t’ju hap letrat e “zeza” të korrupsionit tuaj dhe të familjes tuaj
  32. A është e vërtetë, akuza që ju bëri Gramoz Ruçi, për lidhje aktivieti juridik, të vajzës tuaj me firmën “Gërdeci” të Delijorgjit, Pinarit e Trebickës
  33. A është bllokuar firma “Përparimi” e Delijorgjit në Shkozet të Durrësit dhe cili është kontributi juaj familjar, për të vazhduar aktiviteti i saj
  34. A keni financuar ju, shkatërrimin e PDK dhe puçin kundër Nard Ndokës A ju ka paralajmëruar Nard Ndoka për kundërpërgjigje dhe me çfarë faktesh
  35. A keni bërë 2 muaj më parë, një marrveshje me kryebashkiakun Edvin Rama, për të nxjerr nga skema e ndihmës ekonomike 35% të familjeve që trajtohen nga pushteti lokal dhe ku kanë shkuar këto fonde buxheti
  36. A po përdorni 500 mijë euro nga fondi i taksave publike, për fushatën tuaj të fundit politike private në rrethe
  37. A mund të na deklaroni, se në cilin shtet është ngujuar djali juaj dhe cilët janë sponsorët e tij A është ndonjë biznes vendas apo i huaj që nuk paguan detyrime fiskale
  38. Ku i siguron fondet financiare bashkëshortja juaj që jep ndihma humanitare dhe cilat janë vlerat reale, që ajo përdor dhe që pasqyron si shpenzime
  39. Kush i përballon shpenzimet e 9 buodigardëve jo zyrtarë, që ju shoqërojnë juve dhe familjen tuaj kur lëvizni
  40. A ju kanë dërguar një “letër dore tepër shqetësuese” dy gjeneralët e ushtrisë që u shkarkuan tre ditë më parë dhe me çfarë mesazhi mbyllej kjo letër
  41. Dy ditë pas kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut, ju keni bërë një takim me ish-ministrin dhe me Sabri Godon A keni dalë garant, për mos heqjen e këtij mandati dhe përse
  42. A keni bërë një takim të fshehtë me 35 binsnesmenë “VIP”, për të “derdhur” financime për Gërdecin Çfarë shume dhanë ata dhe ku kanë përfunduar
  43. A keni bërë një takim në Greqi, me tre firmat që u keni dhënë tenderat e rrugëve Lushnjë-Fier, Fier-Tepelenë dhe Levan-Fier
  44. A jeni takuar me Bollanon gjatë vizitës në Tiranë dhe cila ka qënë “tematika” e këtij takimi Kush ua rekomandoi dhe ua detyroi
  45. A ka këmbëngulur qeveria Greke të mos jepni dorëheqjen që keni menduar Çfarë garancie ju kanë dhënë
  46. Cili ka qënë pazari mes jush dhe Jozefina Topallit, për të lënë në harresë trajtimin në parlament të 5 dosjeve korruptive për pesë ministrat tuaj, në krye të cilëve qëndron dosja “Basha”
  47. A keni përdorur fonde të buxhetit të Shtetit, për të blerë votat e deputetëve “rebelë” për të miratuar ndryshimet në Kushtetutë A jeni takuar me së abshku e Edvin Ramën Ku: në bashki natën, apo mbasdite në vilën rezidenciale qeveritare në Durrës
  48. A e organizuat ju, vizitën e kryesocialistit Edvin Rama në Tropojë dhe me se i shpërblyet ata që dekalruan mos futjen e tij në Tropojë
  49. A keni nxjerrë një urdhër, për të bllokuar gjykimin në APP, të tenderave abuzivë e korruptivë të pastrimit të Tiranës, të firmosur në 14 janar 2008, prej Edvin Ramës
  50. A keni dorë, në anulimin e katër kërkesave nga Gjermania, Italia, Anglia për blerjen e KESH dhe a është në lojën tuaj, një firmë greke që ka lidhje me kryeministrin Grek
  51. A erdhi financimi Japonez për fermerët shqiptarë Nëse po, ku është përdorur A ka lidhje ky fond, me ndonjë financim tregëtie, transporti apo ndërtimi në Kosovë
  52. Sa është fondi për banesat sociale Eshtë çelur apo jo dhe kush do ta menaxhojë A ka lidhje kuanti juaj ndërtues Po ndonjë gazetë, apo TV
  53. Edhe sa kohë do të vazhdoni të mashtroni shqiptarët për punësim, rrijte pensionesh, kartat e identitetit, lëvizjen e lirë




Burimi: SOT





google_protectAndRun("ads_core.google_render_ad", google_handleError, google_render_ad);
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 2:23 am

Global Insight ka një përvojë 40-vjeçare në fushën e kërkimeve analitike të ekonomisë dhe e vlerëson rritjen ekonomike të Shqipërisë si arritje impresionuese. Sipas këtij instituti, një arritje e tillë është në majat e nivelit botëror, duke patur parasysh faktin se vetëm 10 vende të tjera kanë një rritje ekonomike më të madhe se Shqipëria për vitin 2009. Raporti i Global Insight është në vazhdimësi me raportet e mëparshme të dhëna nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Niveli i kredi-dhënieve dhe kredi-marrjeve në Shqipëri shihet nga Global Insight si një prej aspekteve më të rëndësishëm që ka ndikuar në ecurinë normale të ekonomisë Shqiptare edhe në një vit krize, si viti 2009.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 2:23 am

Tash e zgjidhi i cmenduri, agjenti i skaduar.

Propozimet e Kryeministrit për krizën: Makina me 1.5 kuaj fuqi (!) dhe zëvendësim llampash me urgjencë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 2:25 am

Arber,

Tash sa e postova zhvillimin.

Po e postoje edhe nje here enkas per juve.

Ne Shqiperi juve munde te levizni me nje kale e gjysem.

Propozimet e Kryeministrit për krizën: Makina me 1.5 kuaj fuqi (!) dhe zëvendësim llampash me urgjencë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 2:26 am

Sipas Reuters dhe Forbes Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan me rritje ekonomike

Vendet e Ballkanit mund të kenë ndjerë më të fundit impaktin e krizës globale e si rrjedhojë do të kenë një rimëkëmbje më të vonë, përveç Shqipërisë. Këtë vlerëson Agjencia e Lajmeve Reuters dhe revista Forbes duke cituar një studim të prezantuar nga Forumi rajonal ekonomik i Europës Juglindore. Ekonomia Shqiptare është e vetmja që ka pësuar rritje në kohë krize dhe ka tërhequr një fluks të qëndrueshëm investimesh të huaja. Vendet e tjera ballkanike ndërkaq janë akoma të kapluara nga kriza dhe kapërcimin e parë nga zeroja do ta kenë në vitin 2010 tha profesori boshnjak Zlatko Lagumdzija
http://lajme.shqiperia.com/media/artikull/iden/355548/titulli/Ekonomia-Shqiptare-eshte-e-vetmja-qe-ka-pesuar-rritje-ne-kohe-krize
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 2:27 am

Ja edhe nje sukses tjeter...


Rritja e energjisë, çekët gjyq me qeverinë: Theu kontratën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 2:28 am

Arber,

A e postuatr juve kete emer, Zlatko Lagumdzija


Perse nuk thoni kete gje e tha Damir Fazllici?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 2:30 am

Qeveria, ne veshtiresi financiare Te dhenat me te fundit zyrtare te Ministrise se Financave konfirmojne se qeveria ndodhet ne veshtiresi financiare. Lexo te plote
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 2:31 am

Jo une por gazeta http://lajme.shqiperia.com , përndryshe nuka lidhje emri në këtë rast .. Por vazhdo ti me Fazliqa Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 2:33 am

Arber,

Juve postuat se ky person Zlatko Lagumdzija
mbeshtet Berishen, para disa diteve qene disa pedofila e e mebshtesnin forte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 2:37 am

Tu nuk je me askend , por je kundër të gjithëve .. Interesant puna yte ..
As me komunista , as me Demokrat , as me Socialista , as me Enverista , as me Grek , as me .............. as me .......................... as me ................................
Me kend je ti thjesht ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 2:41 am

Une jam me shqiptaret.

Une nuk kam lene dyshim se me ke jam.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 2:58 am

Buxheti në vështirësi, në 11 muaj mungojnë 220 milionë dollarë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 2:59 am

Si janë monopolizuar nga Familja në pushtet tregjet më të rëndësishme në vend

Nga Tema
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Berishadhebashaputhen
Opozita paraqiti dje të dhëna të besueshme në lidhje me kontrollin që u bën qeveria dhe Familja kryeministrore tregjeve kryesore në vend. Më poshtë vijojnë të dhënat e paraqitura nga deputeti Erion Braçe.




Tregu i energjisë elektrike


Xhiro vjetore, mbi 556.4 milionë euro
- Në treg janë 3 kompani: KESH-384.5 milionë euro, OST-23.9 milionë euro, OSSH-147 milionë euro.


- “Prodhim gjenerimi” është monopol faktik, shtetëror, i kompanisë KESH (disa operatorë të vegjël gjenerimi arrijnë të prodhojnë vetëm 1.03% të energjisë elektrike).
- “Transmetimi” është monopol faktik, shtetëror, i kompanisë OST.
- “Shpërndarja dhe tregtimi” u transferua si monopol nga qeveria, kompania OSSH, te kompania private CEZ, në gjendje monopoli.
- “Importi i energjisë elektrike” është liberalizuar, por mbetet i kufizuar, për shkak të kapaciteteve tejet të kufizuara të linjave të importit në Shqipëri dhe në rajon (një linjë me Greqinë, një me Serbinë, ndërkohë është me vonesë 2-vjeçare një linje e re interkoneksioni me Malin e Zi; fakt domethënës është edhe ai, sipas të cilit linjat e transitit për importin e energjisë kalojnë nga Serbia, kapacitet e të cilave kufizohen edhe më gjatë tregtimit, duke ulur mundësinë e zgjedhjes së çmimeve më të mira të energjisë së importuar, duke kufizuar konkurrencën).
- Për këto arsye, “Tregu i energjisë elektrike” funksionon në kushtet e mungesës thelbësore të konkurrencës.
- “Tregu i shumicës” vepron në kushtet e kufizimeve të skajshme, aq sa është i pandjeshëm si treg i vërtetë.
- “Klientët e kualifikuar”, të cilët mund të prodhojnë e importojnë energji elektrike, në këtë fazë janë tejet të kufizuar (liberalizimi në këtë kategori do të hapte tregun, për të krijuar mundësinë e më shumë se një zgjedhje të burimit të furnizimit, në fillim për konsumatoret jo-tariforë, e më pas për konsumatorët tariforë).
- “Ndërmjetësit e tregut” nuk ekzistojnë (operimi i tyre në treg do ta bënte atë më funksional, duke e bërë tregun më të hapur në prodhimin, furnizimin me shumicë e pakicë me energji).


* Privatizimi i OSSH, një proces tejet i dyshuar si i ndikuar nga “vendimmarrja politike”, me probleme të mëdha kontraktuale, nuk u shoqërua me kufizime që do ta detyronin kompaninë të garantonte akses në rrjet për shoqëri të tjera, si mundësi alternative zgjedhjeje për furnizimin me energji elektrike në kushtet e një konkurrence reale.
** Qeveria ka marrë një sërë vendimesh për të shtuar numrin e kompanive prodhuese të energjisë elektrike në vend. Por procesi ka qenë në mënyrë ekstreme jotransparent, i korruptuar. Kjo ka bërë që prej dy vitesh, kudo ku ka pasur një burim natyror uji apo mundësi infrastrukturore alternative, të jepen leje koncesionare për kompani pa asnjë garanci financiare, mbi të gjitha pa asnjë përvojë në këtë fushë. Deri me sot asnjë kw energji nuk është shtuar në sistem. E gjithë kjo veprimtari ka bërë që të lindë një treg kriminal sekondar i tregtimit të akteve zyrtare të qeverisë. Qeveria ka marrë deri tani rreth 100 vendime të tilla.
*** Vendimmarrja ka qenë krejtësisht klienteliste, aq sa ka shpërndarë leje koncesionare shumëvjeçare te njerëz afër Familjes që na qeveris. Në një rast publik, familja e deputetes Albana Vokshi, atë kohë këshilltare e kryeministrit Berisha, ka përfituar dy leje koncesionare në dy vendburime të mëdha në jug të vendit. Kompania e kësaj Familjeje është në ortakëri të provuar nga dokumente zyrtare, me shtetasin Rrahman Selmanllari, edhe ky një njeri i afërt me Familjen që na qeveris.
Në një rast të dytë publik, Sali Berisha ka drejtuar KRRTRSH në një vendimmarrje skandaloze, me produkt miratimin e një masterplani në Porto Romano, mu mbi tokat e këshilltarit te tij, klient i studios së vajzës së tij, Damir Fazlliç.
**** Kjo situatë faktike monopoli në tregun e energjisë, ka bërë që shërbimi i furnizimit me energji elektrike të jetë i pasigurt, pa cilësi dhe gjithnjë e më i shtrenjtë, vit pas viti për konsumatorët tariforë e j- tariforë.




Tregu i hidrokarbureve


Xhiro vjetore, mbi 716.1 milionë euro.
Në nxjerrje janë 2 kompani: BANKERS-78 milionë euro, Albpetrol-56.6 milionë euro.
Në përpunim dhe tregtim 1 kompani: ARMO-182.6 milionë euro.
Në depozitim, transportim dhe përpunim 1 kompani: LA PETROLIFERA-32.4 milionë euro.
Në tregtim 6 kompani: KASTPETROL- 93.1 milionë euro, TAÇI OIL- 81.6 milionë euro, VITOIL- 76 milionë euro, GLOBAL-47.7 milionë euro, MAMIDOIL- 33 milionë euro, EKO A2-17.7 milionë euro.
Në tregtim gazi 1 kompani: KALAJA/V-16.9 milionë euro.


- “Kërkimi i naftës” faktikisht është në kushtet e një monopoli.
- Në këtë treg qeveria ka kontraktuar 3 kompani, por njëra, kompania zvicerane DWM Petroleum AG, ka fituar “marrëveshje qeveritare” me të drejta për të ushtruar aktivitetin e kërkimit në mbi 80% të territorit të vendit.
- “Nxjerrja e naftës” është e liberalizuar. Në këtë fushë operojnë 3 kompani, “Bankers Petroleum” (zona e Patos-Marinëz), “Stream Oil&Gas” (në 4 vendburime, Hekal, Cakran, Kocul, Delvinë), Albpetrol (pjesëza të vendburimeve).
- “Përpunimi i naftës” brenda territorit të Shqipërisë praktikisht është monopol, i mbetur i tillë për shkak të një procesi privatizimi, që më tepër rezultoi “transferim monopoli” nga qeveria te privati, kompania AMRA OIL.
- “Depozitimi i naftës” rezulton përgjithësisht një shërbim i liberalizuar, megjithëse ekzistojnë dyshime të arsyeshme se një marrëveshje në fuqi, mes qeverisë dhe kompanisë Petrolifera italo-albanese, i jep kësaj kompanie fuqi ekskluzive në zonën e jugut të vendit, pjesën detare, për shkarkimin, depozitimin, transportin e naftës, duke shfrytëzuar impiantin e ngritur në Vlorë.
- “Tregtimi i naftës” rezulton një aktivitet i liberalizuar, por nën dyshime të herëpashershme për ekzistencën në treg të “marrëveshjeve të ndaluara” mes operatorëve, operacioneve tregtare të “përqendrimit, krijimit dhe përdorimit të pozitës dominuese” në treg, operacione të ardhura si pasojë e vendimeve antikushtetuese të qeverisë.


* “Kërkimi i naftës” i është dhënë si aktivitet koncesionar 3 kompanive, të tria kompani shumë të vogla, të cilat, për shkak të vendimmarrjes korruptive të qeverisë, kanë mundur konkurrencën e kompanive të përbotshme që kanë operuar në Shqipëri më herët.
** Kompania DWM Petroleum AG, e cila ka marrë nën aktivitet 80% të territorit tokësor të vendit, nuk është kompani e mirëfilltë kërkimi, pa potenciale financiare dhe kapacitete profesionale. Ajo është një kompani promocionale e krijuar vetëm në vitin 2005. Në janar të 2009, kompania kishte shpallur në shitje shumicën e aksioneve të saj në projektet shqiptare. Pavarësisht nga ky fakt, qeveria, 3 muaj më parë i miratoi dy marrëveshje të tjera për “kërkim nafte” në blloqet 2, 3 të zonës naftëmbajtëse. Shitja e lajmëruar në janar të këtij viti e kontratave me qeverinë shqiptare u realizua vetëm 8 ditë më parë. Fakt është se kjo kompani po mban të bllokuara të gjitha investimet në kërkim në tokë.
*** Në “Prodhim” kompania Albpetrol po humb tërësisht tregun, aq sa tani prodhon vetëm 20% të prodhimit vendas. “Bankers” dominon prodhimin vendas me gati 70%, duke shfrytëzuar barbarisht me investime minimale vetëm njërin burim.
**** “Stream Oil”, kompani e krijuar vetëm në 2006-ten, ka fituar nga qeveria një marrëveshje për të shfrytëzuar 4 vendburimet më të mira në Shqipëri. Investimet e parapara në kontratë për zhvillimin e vendburimeve nuk janë kryer dhe gjithë aktiviteti është përqendruar në shfrytëzimin barbar të vendburimeve. “Stream” është një kompani e Familjes së deputetes Albana Vokshi, e cila kontratat me qeverinë i ka marrë gjatë kohës kur zonja Vokshi kryente detyrën e këshilltares së kryeministrit Berisha.
***** Në “Përpunim”, operacioni i privatizimit të ARMO-s është dyshuar si operacioni më i madh korruptiv i qeverisë, që transferoi një monopol shtetëror tek një kompani private, kliente e qeverisë. Ky operacion tregtar është ende nën hetim. Periudha pas privatizimit ka treguar se ky proces nuk ka ndikuar fare në zhvillimin e industrisë përpunuese në vend; ARMO ka përpunuar në 2009 më pak se në 2008. Treguesit ekonomiko-financiar të saj janë përkeqësuar. Për këtë shkak, kompania “Bankers” ka lajmëruar se të gjithë prodhimin për vitin 2010 do ta eksportojë, ndërkohë që tani ka ndërprerë furnizimin me naftë bruto për ARMO.
****** Për herë të parë që nga viti 1920, Shqipëria në vitin 2010 do të varet në masën 90% nga importi i nënprodukteve të naftës. Ky element natyrisht që përbën alarm për elementët e sigurisë kombëtare.
******* Në “Tregtim”, privatizimi i ARMO-s i ka dhënë praktikisht monopolin blerësit Rezart Taçi në tregun e nënprodukteve të naftës dhe produkteve solar, mazut, koks, bitum i lëngshëm, holluesi, virxhina.
******** Vendimi i qeverise me nr. 1110, dt. 30.07.2008 “Për cilësinë e lëndës djegëse të prodhuar nga rafinimi i naftës bruto vendase”, blerësit të ARMO, ju dha edhe monopoli i tregtimit të naftës D2. Ky vendim është shpallur si antikushtetues, por qeveria refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
********* Privatizimi i ARMO-s, si dhe “përqendrimi” i ndodhur përmes blerjes së aksioneve pak para nënshkrimit të kontratës së privatizimit të ARMO, mes Rezart Taçit dhe dy kompanive përbërëse të konsorciumit, ka forcuar shumë “pozitën dominuese”, me dyshimin e madh për keqpërdorimin e saj.
********** Për t’u mbrojtur në të tilla kushte, kompanitë e tjera tregtare të naftës janë hetuar dhe gjykuar në “marrëveshje të ndaluara” për fiksimin e çmimeve të tregtimit të produkteve të tyre.
*********** Kjo situatë, thuajse totalisht në kushtet e mungesës së konkurrencës, ka bllokuar investimet në kërkim, në prodhim, në përpunim; ka sjellë në treg cilësi të ulët të naftës së tregtuar, çmim vazhdimisht të lartë për të gjithë konsumatorët.




Tregu i telefonisë


Xhiro vjetore, mbi 492.3 milionë euro.
Në telefoninë fikse 1 kompani: Albtelekom-51.5 milionë euro.
Në telefoninë e lëvizshme 3 kompani: AMC- 206.4 milionë euro, Vodafone- 218.8 milionë euro, Eagle-nuk ka të dhëna.
Në tregtim kartash të telefonisë lëvizëse 1 kompani: INTERCOM-15.4 milionë euro.


- “Tregu i telefonisë fikse” praktikisht është në kushtet e një monopoli. Kompania Albtelekom sh. a., është operatori i vetëm i rrjetit publik fiks, me licencë të Klasës I.
- Procesi i privatizimit të Albtelekom sh. a, praktikisht rezultoi në një transferim të monopolit të qeverisë në një kompani private, Çalik.
- “Tregu i telefonisë së lëvizshme” praktikisht rezulton i liberalizuar. Në të janë në operim 3 kompani celulare, AMC, Vodafone Albania, EAGLE Mobile.
- AKEP ka dhënë licencën për operatorin e katërt celular GSM, “ MOBIL 4 AL”, me të drejtën për të përdorur për 15 vite brezin e frekuencave E-GSM dhe GSM 1800


* “Tregu i telefonisë fikse” vazhdon të mbetet monopol i Albtelekom. Një sërë operatorësh alternativë, kryesisht ruralë, nuk kanë arritur as nivelet më minimale të trafikut në këtë treg, duke mos cenuar asnjë çast monopolin e Albtelekom.
** Albtelekom është vënë nën hetim nga autoritet e konkurrencës për abuzim me “pozitën dominuese” në raport me operatorët alternativë dhe disa marrëveshje detyruese, diskriminuese, veçanërisht për sa i përket marrëveshjeve të interkoneksionit me ta.
*** “Tregu i telefonisë së lëvizshme” mbetet ende shumë i përqendruar, me gjithë hyrjen në treg të konkurrentit të tretë. Pjesët e ngjashme të tregut të AMC dhe VODAFONE AL në vit, janë tregues të qartë të simetrisë midis operatorëve dhe stimujve për të koordinuar veprimet mes tyre.
**** Pavarësisht hyrjes në treg të kompanisë së tretë, nuk ka pasur asnjë ndikim në të ardhurat dhe fitimet e AMC e VODAFONE për vitin 2008. Është e provuar se të ardhurat e dy operatorëve janë rritur ndjeshëm e po kaq ndjeshëm është rritur edhe fitimi neto i tyre: për AMC me 54%, për VODAFONE me 77%.
***** Normat e larta dhe të qëndrueshme të fitimit të dy kompanive, janë dëshmi e konkurrencës së ulët në këtë treg, si dhe të ekzistencës së stimujve për koordinim midis këtyre dy kompanive.
****** “Në tregun e telefonisë së lëvizshme” ka ende pengesa për hyrjen në treg të operatorëve të rinj, megjithëse pengesa ligjore nuk ka për ofruesit e pavarur të shërbimeve celulare me pakicë apo MVNO, aktualisht nuk ka asnjë hyrje në treg.
******* Procedura, në shkelje të plotë të ligjeve në fuqi, për shitjen nga qeveria, pas një gare të dështuar, me ligj te Kuvendit, të licencës së katërt celulare, po rezulton një dështim. Procedura e korruptuar, praktikisht caktoi përfituesit e licencës pa garë, kompani pa asnjë përvojë në fushën e operimit, pa kapacitete profesionale dhe pa mjetet e nevojshme financiare për të ngritur një rrjet të tille, por të njohur gjerësisht si klientë të Familjes që na qeveris, klani më i afërt me të, ekonomiko-financiar e mediatik. Në janar përfundon afati kontraktual i ngritjes së rrjetit të operatorit të katërt celular, ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë të dhënë të besueshme që ky rrjet të jetë ngritur. Procedura e korruptuar e shitjes së licencës po rezulton në bllokim të investimeve në këtë treg.
********* Kjo situatë në “tregun e telefonisë”, monopol në telefoninë fikse, me treg thellësisht të përqendruar, jo konkurrues e në dyshim të “marrëveshjeve të ndaluara” mes dy operatorëve të “telefonisë së lëvizshme”, me bllokim të investimeve të reja përmes një procedure klienteliste e të korruptuar në dhënien e licencës së 4 celulare, po sjell shërbim të kufizuar e në mënyrë të qëndrueshme të shtrenjtë, për konsumatoret, si dhe përfitime marramendëse të rritura jashtë çdo logjike normale tregu për operatorët në këtë treg.




Tregu i punëve publike


Xhiro vjetore për vitin 2008 - 768 milionë euro, vitin 2009 - 754 milionë euro.
Kompania Bechtel&Enka-321.8 milionë euro. Asnjë nga kompanitë e tjera nuk ka deklaruar në tatime xhiro mbi 15 milionë euro.
Në segmentin e “punëve publike me financim të huaj”, ka vetëm dy kompani që po punojnë: SCT, ALPINE.
Në segmentin e “punëve publike me financim të brendshëm: GENER2, ACMAR, SALILLARI etj.


- “Tregu i punëve publike” financohet totalisht nga buxheti i shtetit. Financimi ndahet në “financim i brendshëm” dhe “financim i huaj”.
- Financimi i “punëve publike” për vitin 2008 arriti në 8.6% të GDP, për vitin 2009 arriti në 8.4% të GDP.
- Si rregull, qeveria i shpërndan punët publike përmes procedurave të prokurimit publik.
- Përpjekjet e qeverisë për t’i bërë këto procedura sa më shumë transparente dhe konkurruese, kanë dështuar.


* Gjatë tre viteve të fundit, qeveria ka përqendruar financimin e “Tregut të punëve publike” kryesisht në infrastrukturën rrugore.
** “Infrastruktura rrugore” ka marrë gjatë këtyre 3 viteve 70-75% të financimeve të buxhetit për “Punët publike”.
*** Në 3 vite, qeveria ka krijuar një “përqendrim” të madh të këtij tregu.
**** Financimi i ndërtimit të përshpejtuar të segmentit Rrëshen-Kalimash-Kukës-Morinë, ka marrë në tre vite 75-80% të parave të financimit të punëve publike në “infrastrukturën rrugore”. Vetëm për vitin 2009, financimi për këtë segment arriti në 3.4% të GDP, më i madh se sa financimi i gjithë sektorit të shëndetësisë.
***** Kontraktimi pa garë nga ana e qeverisë së kompanisë Bechtel&Enka për ndërtimin e segmentit më të kushtueshëm Rrëshen-Kalimash, ka realizuar një “përqendrim” të fortë të tregut të “punëve publike”. Kjo ka bërë që kompania Bechtel&Enka, për 2 vite rresht, të jetë kompania e listuar me xhiron vjetore më të madhe në vend.
****** Dështimi i qeverisë dhe enteve të saj për të organizuar procedura konkurrimi transparente dhe ligjore, për të kontraktuar punët publike, i ka kthyer këto procedura në formale, klienteliste, duke zhdukur konkurrueshmërinë në treg.
******* Në të dy segmentet e financimit të “tregut të punëve publike”, për shkak të procedurave të korruptuara, klienteliste e aspak konkurruese, është krijuar një listë prej 7-8 kompanish që kontrollojnë totalisht këtë treg, duke marrë thuajse 85% të kontratave qeveritare. Në 6 mujorin e parë të këtij viti, ka dyshime të arsyeshme mbi një sërë vendimesh korruptive të qeverisë për ta tkurrur “përqendrimin” e tregut në dy kompani të vetme, të dyja kliente të njohura gjerësisht të FAMILJES që na qeveris.
******** Qeveria ka marrë një sërë vendimesh administrative, kufizuese (siç është vendimi për kufirin e realizimit të kontratave ekzistuese, si kusht për të garuar për kontrata të reja apo, vendimet për shtyrjen në kohë të pagesave për punë të kryera nga kompanitë ndërtuese jashtë klientelës qeveritare) por garantuese të “përqendrimit” të krijuar në treg.
********* Ekzistojnë të faktuara tashmë dyshimet për ekzistencën e një tregu sekondar të shitjes së kontratave të qeverisë, atyre të fituara pa gara konkurruese e transparente, nga klientët e qeverisë tek nënkontraktorë të ndryshëm.
********** Ekzistojnë gjithashtu të faktuara dyshimet për “marrëveshje të ndaluara”, mes kompanive pjesëmarrëse në garat për kontratat qeveritare, për të fiksuar paraprakisht çmimet dhe ndarjen me marrëveshje mes tyre, të këtyre kontratave.
*********** Kjo situatë ka bërë që në treg të “përqendrohet” në kompani pa kapacitete teknike, profesionale e financiare, por thjesht komisionare apo tregtuese të kontratave qeveritare; qindra kantiere të mbeten të bllokuara; kostoja e ndërtimit për një km të rritet nga 35-200%, referuar raporteve audituese të ministrisë së Financave; pamundësia financiare e qeverisë për të paguar ritmikisht detyrimet financiare kontraktuale të shtohet; krijimin e një hapësire të madhe dhe mundësie po kaq të gjerë (për shkak të detyrimit verbal, vendosur nga qeveria ndaj ndërtuesve, për të përmbushur kontratat me paratë e tyre) për pastrimin e parave përmes punëve publike.




Tregu i importit të grurit, prodhimit dhe shitjes së miellit për prodhimin e bukës


Xhiro vjetore, mbi 80 milionë euro.


- Në “tregun e importit të grurit” dhe “tregun e prodhimit dhe shitjes së miellit për bukë” 5 kompani: BLOJA-21.5 milionë euro; ATLAS-18.2 milionë euro, për 3 kompani të tjera, MIELL TIRANA, IAM, GLAN, nuk ka të dhëna të publikuara në listën e kompanive me xhiro mbi 15 milionë euro.
- “Tregu i importit të grurit” është një treg “shumë i përqendruar”, “oligopolistik”, në të cilin, 5 kompani zotërojnë 85.3% të tij.
- “Tregu prodhimit dhe i shitjes së grurit për bukë” është një treg “shumë i përqendruar”, “oligopolistik”, në të cilin 3 kompani zotërojnë 90% të tregut.


* Rezulton e faktuar se 5 kompani të mëdha janë të integruara vertikalisht në “tregun e importit të grurit” dhe “tregun e prodhimit e shitjes së miellit”. Si rregull, integrimi vertikal çon në uljen e kostove, rritjen e eficiencës ekonomike e për pasojë në uljen e çmimeve.
** Rezulton e provuar nga analiza në treg se, çmimet e shitjes së miellit nga këto ndërmarrje janë të larta.
*** Eficienca e përdorimit të burimeve ekonomike, integrimit të ndërmarrjeve, ka sjellë përfitime thjesht për kompanitë dhe ka ngritur barriera për hyrje të reja konkurruese në treg.
**** Rezulton e provuar ekzistenca e një “marrëveshje të ndaluar”, për fiksimin e çmimeve mes dy kompanive, të cilat zotërojnë mbi 50% të tregut, e cila ka sjellë rritje të çmimeve dhe mbajtje të tyre në nivele të larta.
***** Në njërën prej këtyre kompanive, qeveria përmes Ministrisë së Ekonomisë, është bashkaksionare.
****** Kjo situatë ka bërë që tregu oligopolistik të garantojë përfitime maksimale, abuzive për kompanitë në treg, si dhe çmime të larta, cilësi shpesh të ulët të produkteve për konsumatorët.




Tregu i duhanit


Xhiro vjetore, mbi 150 milionë euro (shifra e referuar i takon deklarimeve në organet tatimore)


- Në treg ka 5 kompani: PRIMALL-45.8 milionë euro, PHILIP MORRIS-43.4 milionë euro, INTER.DISTRIB.SERVICES-23.4 milionë euro, TOBAÇO HOLDINGS-16.3 milionë euro, BRITISH AMER.TOBACCO-15.3 milionë euro.
- “Tregu i duhanit” ka qenë dhe është tregu më informal në vend.
- Pjesa formale e këtij tregu përbëhet nga 5 kompani, të cilat kanë deklaruar në organet tatimore nga 15-45 milionë euro si xhiro vjetore.
- Në referencë vetëm të pjesës formale, tregu është tejet “i përqendruar”, me karakteristikat e një tregu “oligopolistik”.


* Rezulton tërësisht e provuar se “tregu i duhanit” është shumë më i madh se sa përmasa e perceptuar e tij, nisur nga xhirot vjetore të deklaruara në organet tatimore.
** Konsumi shumë i madh i duhanit në vend, vjen në rritje, duke përmbushur kërkesat e konsumatorëve dhe rritur tregun. Për shkak të ndarjes së tij mes kompanive, sjell si pasojë edhe rritjen e përqendrimit në të.
*** Paralel me tregun formal, konkurrues më të për shkak të shmangies së detyrimeve fiskale, ekziston i faktuar “tregu informal i duhanit”. Qeveria ka dështuar në vënien nën kontroll dhe eliminimin e këtij tregu. Organet e fiskut janë përfshirë në xhiron kriminale të këtij tregu dhe barrierat doganore e kufitare ekstra doganore, nuk ekzistojnë.
**** Është paradoksale, por 12 doganierë të Doganës së Tiranës, doganës ku faktohet edhe evazioni më i lartë, figurojnë financuesit më të mëdhenj të fushatës elektorale të partisë që qeveris vendin, partia e kryeministrit Berisha.
***** Kjo situatë ka bërë që tregu të jetë nga shumë informal, kriminal deri shumë “i përqendruar” tek pjesa formale e tij; i përmbytur nga evazioni fiskal; cilësia e ulët e produktit dhe çmime krejt të paqëndrueshme.




Tregu i çimentos


Xhiro vjetore, mbi 110 milionë euro
- Në treg ka 3 kompani të mëdha: FUSHË-KRUJË ÇEMENT-55.2 milionë euro, ANTEA ÇEMENT-28.1 milionë euro, EUROTECH-23.3 milionë euro.


- “Tregu i çimentos” është një treg tejet “i përqendruar”, me karakteristikat e dukshme të një tregu “oligopolistik”.
- Në treg operojnë 3 kompani të mëdha, që zotërojnë mbi 80% të “tregut të çimentos”.
- Vetëm njëra prej kompanive që pak vite më parë, përmes privatizimit, mori në zotërim një monopol shtetëror në vend, sot zotëron më shumë se 50% të “tregut të çimentos”.


* Qeveria është përpjekur gjatë dy viteve të fundit të mundësojë futjen e operatorëve të rinj në “tregun e çimentos”, me synim rritjen e konkurrueshmërisë në këtë treg.
** Qeveria e ka ndërmarrë këtë përpjekje, duke përdorur atributet e saj ligjore, kryesisht përmes praktikës së koncesioneve.
*** Si dhe në tregjet e energjisë elektrike e hidrokarbureve, qeveria ka shmangur tërësisht procedurat konkurruese në këto praktika koncesionare. Përmes një praktike bonusesh -në rastin më të mirë-qeveria ka paracaktuar përfituesit e lejeve koncesionare. Përmes tij, qeveria ka mundur të krijojë një listë të shkurtër klientësh si përfituesit kyç nga praktika e saj.
**** Rezulton e provuar se midis përfituesve gjenden kompani e individë të afërt me Familjen që na qeveris, ende pa kapacitete teknike, profesionale, financiare, për të marrë përsipër investime të tilla, që në dokumente parlamentare arrijnë deri në mbi 350 milionë euro. Njëra prej kompanive përfituese është GENER2, tek asetet e së cilës Familja që na qeveris banon.
***** Rezulton e provuar gjithashtu në formim, një treg sekondar i tregtimit kriminal të akteve të qeverisë por edhe i kuotave të ndotjes që kjo industri e licencuar tashmë, ofron për teknologjitë më të vjetruara që po largohen nga pjesa tjetër e Evropës që i nënshtrohet rregullave kolektive të BE




Tregu i transportit ajror


Xhiro vjetore, mbi 65 milionë euro.
- Në treg operojnë 12 kompani: BELLE AIR- 26.2 milionë euro, për kompanitë e tjera, ALITALIA, AUSTRIAN AIRLINES, LUFTHANSA, TURKISH AIRLINES, MALEV, BRITISH AIRËAYS etj nuk ka të dhëna në tatime në listën e subjekteve me xhiro vjetore mbi 15 milionë euro.


- “Tregu i transportit ajror” është një treg i liberalizuar
- Në këtë treg operojnë mbi 12 kompani ajrore, të cilat operojnë kryesisht në distanca të shkurtra. Këto 12 kompani mbuluan për vitin 2008 rreth 19200 fluturime me mbi 1300000 pasagjerë
- Struktura e tregut në vitin 2008 rezulton e tillë, ku një kompani zotëron tashmë mbi 37% të “tregut të transportit ajror” duke pasur një “pozitë dominuese”.


* “Tregu i transportit ajror” është tregu tipik që dëshmon për kapjen, përmes ndërhyrjes dhe vendimeve qeveritare.
** Kompania që sot ka “pozitë dominuese” në treg duke zotëruar gati 40% të tij, lindi nga përpjekja e dokumentuar e qeverisë, në shkatërrim të një kompanie tjetër shqiptare dhe marrjen e biznesit prej saj.
*** 3 vite pas kësaj ndërhyrje kriminale qeveritare, kompania e stimuluar nga qeveria ka fituar “pozitën dominuese” në treg duke mundur në mënyrë të pabesueshme konkurrencën e kompanive të përbotshme si ALITALIA, AUSTRIAN AIRLINES, LUFTHANSA, TURKISH AIRLINES, MALEV, BRITISH AIRWAYS etj
**** Kjo ka bërë që konsumatorët shqiptarë të marrin gjithnjë e më tepër një shërbim të limituar në cilësi, korrektësi, siguri, ndërkohë që kompania e stimuluar nga qeveria të sigurojë fitime të pa krahasueshme me dy vite më parë.




Tregu i shërbimit të automjeteve


Xhiro vjetore, mbi 18 milionë euro


- “Tregu i shërbimit të automjeteve” është një treg monopol. Prej disa muaj, qeveria ka zgjedhur të operojë vetëm një kompani e huaj.
- Kjo kompani fitoi të drejtën e operimit në këtë treg, vetëm këtë vit, pas një praktike koncesionare të ndërmarrë nga qeveria, Ministria e Transportit.


* Praktika koncesionare e aplikuar nga qeveria, realizoi thjesht transferimin e një monopoli shtetëror, materializuar përmes Drejtorisë së Shërbimit të Automjeteve, si monopol te një kompani private.
** Procedura qeveritare u provua si një praktikë tërësisht jo transparente, e korruptuar, me fitues të paravendosur dhe e atakuar publikisht nga pjesëmarrësit e tjerë të diskriminuar në garë.
*** Kjo ka bërë që “tregu i shërbimit të automjeteve”, të mbetet një treg monopol, me shërbime tejet të limituara, pjesërisht formale, të shtrenjta e në shumë raste të korruptuara.




Tregu i nxjerrjes dhe eksportit të kromit


Xhiro vjetore, mbi 32 milionë euro


- “Tregu i nxjerrjes dhe eksportit të kromit” faktikisht është një treg monopol në Shqipëri
-Pavarësisht se në këtë treg është lejuar e licencuar një numër i madh operatorësh privatë, përsëri një kompani, Albania Crome, zotëron mbi 85% të këtij tregu.
- Kompania me pozitën monopol në treg, e fitoi këtë pozitë pas një sërë operacionesh tregtare që kanë në origjinë një praktikë koncesionare të viteve më parë, të ndërmarrë nga qeveria e periudhës, që transferoi një monopol shtetëror te një kompani private.


* Tregu i kromit” u rikthye në qendër të interesit të biznesit, për shkak të rritjes së qëndrueshme të çmimit të kromit në tregjet ndërkombëtare
** I lidhur ngushtë me konjukturën tregtare ndërkombëtare, si dhe për shkak të një koncesioni, me kushte monopoli të dështuar, ky treg ka mbetur tërësisht i pazhvilluar dhe me kapacitete tejet të limituara.
*** Kjo ka bërë qe ky treg të jetë shumë i prapambetur, me kushte biznesi skandaloze, ngjarje tragjike e kriminale, përfitime marramendëse për kompaninë me “pozitën dominuese” në këtë treg.




Tregu i ilaçeve të rimbursueshme


Xhiro vjetore, mbi 40 milionë euro


- “Tregu i ilaçeve të rimbursueshme” është një treg nën juridiksionin dhe i financuar kryesisht nga buxheti i shtetit përmes ISKSH.
- Tregu rregullohet përmes kontratave që ISKSH lidh për kryerjen e këtij shërbimi me farmacitë, agjencitë farmaceutike.


* Tregu i ilaçeve të rimbursueshme” mbetet një treg i kufizuar. Numri i operatorëve farmaceutike në të përcaktohet ekskluzivisht nga kontratat e kufizuara të ISKSH
** Tregu i ilaçeve të rimbursueshme”, për vitin 2009, rezulton edhe më i kufizuar për shkak të një vendimi të fundvitit që shkoi, sipas të cilit, farmacive u lejohet të tregtojnë ilaçe me rimbursim deri në vlerën e 1.5 milionë lekëve plus 2%.
*** Ky kufizim, për shkak të një vendimi administrativ, kufizon zgjedhjen e konsumatorëve, pasi, në rastet kur farmacia plotëson limitin e vënë, ajo automatikisht ndërpret shërbimin e tregtimit të ilaçeve me rimbursim për qytetarët.





Tregu i pullave fiskale


Xhiro vjetore, mbi 130 milionë euro


- “Tregu i pullave fiskale” është një treg monopol, aktualisht shtetëror, me një vlerë të rëndësishme që arrin deri në 40% të vlerës së gjithë “Akcizës” në buxhet
- Ligji “Për akcizat”, neni 24.4, sanksionon se “emetimi i pullave fiskale është monopol shtetëror”


* Qeveria në mënyrë haptazi të paligjshme ka ndërmarrë veprime administrative që synojnë kalimin e këtij monopoli shtetëror në një kompani private.
** Qeveria ka hapur një procedure konkurruese për të përzgjedhur kompaninë të cilës do t’i japë me koncesion monopolin e emetimit të pullave fiskale
*** Qeveria ka identifikuar një kompani përmes procedurës “Propozimi pa kërkuar”, tejet e pa njohur, e nisur në Zvicër e me aktivitet në Turqi, mbetur e vetme, pasi qeveria ka larguar çdo konkurrues kur i ka dhënë kësaj kompanie një bonus pikësh.
**** Qeveria po përpiqet të zgjerojë tregun e pullave fiskale, brenda këtij koncesioni, duke i dhënë të drejtën edhe të emetimit të pullave fiskale të barnave.
**** Duhet thënë se vetëm dy shtete janë ato që ofrojnë përvojën e emetimit të pullave fiskale nga kompani private, Turqia dhe Kanadaja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 3:10 am

Sqarim për zonjën Topalli dhe të tjerët

Nga Mero Baze

Nuk kam dashur të shkruaj rreth një historie banale të shpikur nga kryeministri Berisha rreth një sipërfaqeje toke të legalizuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës në mars të vitit 2005, përreth lokalit “Tajvan”. Por zonja Topalli e paska përmendur këtë fakt dje, pasi ka humbur qetësinë në emisionin “Top Story” dhe më duhet ta sqaroj.
Për herë të parë për këtë histori dëgjova bashkë me zotin Berisha, ndërsa ishim së bashku në Uashington, në janar të vitit 2005, për të nënshkruar marrëveshjen me kompaninë e lobizmit BGR. Fatmir Mediu, që mbiu aty, na e tha së pari në mbrëmje se “një shok i tij nga Fieri kishte një problem për të legalizuar rreth 1 mijë metra tokë te parku “Rinia” dhe i duhej vota e këshilltarëve të opozitës.” Berisha nuk ia dha fjalën, dhe apriori i tha se “ai mund të jetë njeri i Fatos Nanos.” Kjo ishte hera e parë që dëgjova këtë histori. Kur u kthyem në Tiranë, i dyti që ma përsëriti këtë kërkesë ishte Spartak Ngjela, i cili më tha se “i ndjeri Pashko kishte disa partnerë të tij, ku përfshiheshin pronarët e kompanisë “Alpet” dhe një biznesmen nga Mallakastra, që kishin nevojë për mbështetjen e këshilltarëve të opozitës.” I thashë se isha në dijeni prej Mediut, por Berisha nuk ishte dakord, pasi e konsideronte njërin prej tyre njeri të Fatos Nanos. Biseda thuajse u la përgjysmë, kur pas disa javësh zoti Ngjela më njoftoi se situata është ndryshe dhe se ishte mirë të ma sqaronte vetë ky biznesmen. U takova për herë të parë me Spartak Ngjelën dhe Besnikun në një kafe tek Sky Tower. Më shpjegoi se “Tajvani” ishte shoqëri aksionare dhe se dy prej biznesmenëve janë njerëz të afërt të PD dhe se kanë ndihmuar me të holla fushatat e saj. Më tha emrat e tyre dhe i premtova se do t’ia thosha këtë gjë Sali Berishës. Një ditë para mbledhjes së Këshillit Bashkiak, së bashku me kolegun tim, Mitro Çela, shkuam në zyrën e Sali Berishës me kërkesë të tij. Të nesërmen do të votohej në Këshill Bashkiak për këtë vendim. Sapo u ulëm, i hapa Berishës problemin e qëndrimit që duhet të mbanim në Këshill Bashkiak.
- Nuk duhet të nxitohemi, - tha, - se disa nga ata djemtë janë njerëzit tanë.
- Problemi është se cili do të jetë qëndrimi i grupit? - i thashë.
- Grupi nuk do të ketë qëndrim, - tha. - Do të njoftoj unë Njaziun dhe Ferdinandin dhe grupi nuk do të ketë qëndrim. Ju votoni si të doni, unë nuk pengoj njeri për këtë çështje.
Kaq ishte e gjithë historia dhe të nesërmen grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike zyrtarisht është shprehur se nuk ka qëndrim të vetin për këtë çështje.
Kjo është e protokolluar. Pas kësaj rreth 6 këshilltarë të opozitës kanë votuar pro vendimit dhe të tjerët kanë abstenuar.
Paradoksi është se, pasi u votua vendimi, fjalën e mori Edi Rama, i cili kërkoi që të bëhej dhe një vendim i dytë, në të cilin çmimi i tokës të ngrihej dhe të mos lihej aq sa e kishte manuali i hipotekës. Por grupi i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Socialiste ishte i ndarë në pro dhe kundër Ramës për shkak të “Faktorit Nano”. Luan Bregasi mbaj mend që u ngrit dhe kundërshtoi Edi Ramën duke thënë se “ne e votuam një vendim dhe nuk mund të rikthehemi te kjo çështje”. Bregasi përmendi dhe faktin që kompania kishte bërë investime publike, siç ishte rregullimi i rrugës para Shallvareve dhe sistemi i gjithë parkut “Rinia”. Kaq ishte e gjithë historia. I vetmi që ishte kundër atij çmimi, me të cilin iu shit toka shtesë pronarëve të “Tajvanit”, ishte Edi Rama. Dhe kjo minimalisht dëshmonte distancën e tij ndaj atij biznesmeni që edhe Berisha e quante njeri të Fatos Nanos, dhe jo të Edi Ramës.
Disa ditë pas miratimit, ndërsa po hyja në zyrën e Berishës, gjeta në paradhomë zonjën Topalli, e cila po shfrynte dhe po fliste për shitje të partisë.
- Çfarë ka ndodhur? - i thashë.
- A din gjë ti, - tha, - si u votua në Këshill Bashkiak për atë tokën shtesë?
- Po, - i thashë. - Doktori tha që s’do të ketë qëndrim politik për të, pasi dy prej atyre biznesmenëve janë njerëz të PD.
- Janë kurrkush, - tha. - Janë klientë të vajzës së tij, që sapo ka hapë zyrën. Me e shit pushtetin ende pa e marrë, veç këtu po shoh.
Rrinte e ulur në karrigen e sekretares së Berishës dhe ishte nxirë e gjitha nga mllefi.
M’u duk se ndjehej keq si zakonisht kur Berisha nuk e pyeste për vendimet që merrte dhe thjesht shpifte lart e poshtë për të, për gruan dhe vajzën e tij. Kështu kishte ndodhur dhe herë të tjera. M’u kujtuan skenat, kur Berisha emëroi Sollakun ose kur shkarkoi Arben Rakipin pa e pyetur këtë. Ishte po kaq histerike. Hyra brenda dhe e lashë në inatin e saj.
Disa javë më vonë PD i duheshin pará për BGR dhe fushatën elektorale. Në zyrën e Ridvan Bodes dhe në dy zyra të tjera në PD, përfshi dhe zyrën e Sali Berishës, u paguan pará edhe si mirënjohje që PD kishte ndihmuar pronarët e shoqërisë “Tajvani”.
Dje më thanë se zonja Topalli në inat e sipër e paska përmendur sërish këtë histori. Duket se inati që Berisha nuk e përfill s’i paska ikur, por thjesht paska ndryshuar “armikun” duke më zëvendësuar mua me Argitën. Punë e saj, por historia fatkeqësisht është e verifikueshme dhe zonja Topalli nuk e blen dot, edhe sikur t’ia kalojë Berishës, së paku në pasuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 3:46 am




» DIPLOMACIA ANTIKOMBËTARE E SALI BERISHËS SIKURSE AJO E ERIK HONEKERIT!
Postuar më datën: 2008-08-14 13:42:38 nga admin1 :: Kategoria: Opinione


BAROMETRI DIPLOMATIK

...TANIMË, EDHE KINA E MORI VESH NGA SALI BERISHA SE “KOSOVA NUK ËSHTË PROBLEM I SHQIPËRISË”!?

*** Çfarë skandali diplomatik dhe, çfarë gabimi historiko-politik dhe kombëtar shqiptar?!

*** A ka më skandaloze dhe më absurde se sa kur një kryeministër i Shqipërisë “përqafohet” me Boris Tadiqin e Serbisë, dhe i “rrëfehet” se si Shqipëria “nuk paska kurrfarë lidhjeje” me Kosovën shqiptare?! – O, Zot i plotfuqishëm dhe mëshirues i tërë botës, deri kur do të na durosh me këso gabimesh dhe me këso mëkatesh politike të mohimit të vetëvetes?

*** Sali Berisha (kryeministër): " Problemi i Kosovës nuk ka qenë problem midis Shqipërisë dhe Serbisë “(!?)


Prof. Dr. Mehdi HYSENI

- Ashtu, pra, pikërisht pse Kosova nuk ka qenë problem preokupues i Shqipërisë, Serbia atë e dogji me terror dhe me gjenocid(1989-1999). Praktikisht, kjo është më se e vërtetë, ndërkaq, teoritikisht, mbi bazën historike, politike, kombëtare, shtetërore dhe ndërkomëtare, e vërteta është ndryshe, në anën e Shqipërisë, e cila është i vetmi titullar legjitim dhe legal i Kosovës, edhe pse politika dhe regjimet e deritashme të Shqipërisë (1912-1999) praktikisht e kanë braktisur Kosovën, duke mos e konsideruar problem dhe pjesë të tyre, me përjashtim të Shqipërisë Socialiste Popullore të Enver Hoxhës (1945-1990), e cila dha një ndihmesë dhe kontribut të madh dhe të paçmueshëm në emancipimin dhe në përparimin edukativ, arsimor, kulutror dhe kombëtar, për shqiptarët (jo vetëm në Kosovë, por edhe në viset e tjera shqiptare në Jugosllavi-Serbi), i cili ndikoi pozitivisht, që shqiptarët të ruanin identitetin e tyre etnik, kulturor dhe kombëtar, sepse kjo ishte e vetmja rrugë për të dalë nga kthetrat e përgjkashme të sundimit kolonial serbo-sllav. Rrugë, as alternativë tjetër nuk kishte, sepse Shqipëria nuk kishte forcë ushtarake-nuk ishte e barabartë me Jugosllavinë as në armatime e as në faktorin njeri në kutimin e ngushtë. Ndërkaq, në kuptim të gjerë konflikti i armatosur ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë ishte i pamundur, sepse fjalën kryesore e kishin të dy superfuqitë botërore (Amerika dhe BRSS-ja). Shpërthimi i një konflikti të tillë, nuk ishte në interes as të kampit të Lindjes (BRSS me Traktatin e Varshavës,1955), as të kampit të Perëndimit (SHBA me Paktin e NATO-s, 1949) ngase ato ishin të përqëndruara në ruajtjen e ekuilibrit të sistemit të sigurisë ndërkombtare dhe të politikës paqsore të detantit.

(1) Heshtja e së vërtetës dhe gabimi historik

Shikuar në retrospektivë, këtu e njëzet vjet më parë (1990-2008), kur është fjala për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë ndaj vendeve fqinje, si dhe ndaj shqiptarëve jashtë kufijve të saj artificialë, Shqipëria zë vendin e parë në botë për nga numri i skandaleve dhe i gabimeve politike të saj, të bëra nga garniturat e saj udhëheqëse, duke filluar prej Sali Berishës deri në Sali Berishën.

Të vërtetën për “braktisjen” e Kosovës(dhe, jo vetëm të Kosovës, por edhe të Anamoravës, të Iliridës, të Çamërisë dhe të Malësisë së Madhe të Mbishkodrës) nga regjimet e ndryshme të Shqipëirsë, ne, viktimat 100-vjeçare shqiptare të gjysmë Shqipërisë së kolonizuar etnike(50%), e dijmë më mirë dhe, më në hollësi sesa vetë Sali Berisha, por asnjëherë nuk na ka shkuar mendja, që këtë të vërtetë të hidhur, ta themi botërisht, sepse kësaj do t’i gëzoheshin vetëm armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike. Kjo ka qenë aresyeja kryesore pse ne shqiptarët e viktimizuar të më se gjysmës së Shqipërisë Etnike në Ballkan, nuk kemi dashur, as nuk kemi pasur asnjë interes, që para botës, ta pohojmë dhe ta problematizojmë në asnjë segment të saj këtë të vërtetë historiko-politike dhe diplomatike të Shqipërisë ndaj Kosovës dhe pjesëve të tjera të gjysmës së Shqipërisë së kolonizuar etnike, të deklaruar nga kryeministri aktual i Shqipërisë, Sali Berisha në Pekin, më 12 gusht 2008.

Mirëpo, ja, më fund, pas 100 vitesh tragjike, të heshtura dhe të brishta të padrejtësise së politikës dhe të diplomacisë së gjysmë Shqipërisë (1912) ndaj Kosovës, përkatesisht ndaj gjysmës së Shqipërisë Etnike, të kolonizuara dhe të tjetërsuar nga ana e Greqisë, e Serbisë, e Malit të Zi dhe e “Maqeodnisë”, gabimin politik 100-vjeçar të gjysmë Shqipërisë së pavarur dhe sovrane ndaj Kosovës, vetë kryeministri, Sali Berisha e pohoi dhe e pranoi gabimin politik të Shqipërisë ndaj Kosovës para botës në Kinë, se “Kosova kurrë nuk ka qenë, dhe nuk është problem i Shqipërisë, por i Serbisë dhe i bashkësisë ndërkombëtare”.

Meqë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e nxori në shesh të vërteteën e heshtur 100-vjeçare të gjysmë Shqipërisë ndaj Kosovës, atëherë, edhe ne (nuk kemi pse të tregohemi më të dijshëm dhe më vizionarë sesa një kryeministër, kur është fjala për fatin tonë, i cili më se 100 vjet ishte, dhe, ende është peng në “mëshirën” e kolonialistëve dhe të imperialistëve serbë,grekë, malazezë dhe “maqedonë”. Prandaj, nuk kemi arsye që, edhe 100 vite të tjera, ta heshtim këtë të vërtetë në kurriz tonin, por, me çdo kusht, duhet të ndërgjegjësohemi moralisht, politikisht, kombëtarisht, duke vepruar dhe kontribuar konkretisht deri në çlirimin, në pavarësimin dhe në ribashkimin e plotë të të gjitha territoreve të kolonizuara dhe të copëtuara të Shqipërisë Etnike, pavarësisht se, iu pëlqen kjo rrugë e drejtë dhe e pashmangshme sali berishistëve demokratë, dhe fatos nanoistëve socialistë të gjysmë Shqipërisë së pavarur.

(2) Deklarata vetëmohuese e Sali Berishës(!)

Ja, deklarata e plotë e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha lidhur me Kosovën, e shprehur në Pekin në ceremoninë solemne të pritjes së delegacioneve të huaja (kryetarë dhe kryeministra dhe shoqëruesit e tyre) kryetarit kinez, me rastin e hapjes së “lojërave olimpike 2008” në Kinë.

-Sali Berisha: “Në çdo rrethanë, çështja e Kosovës nuk ka qenë një problem midis Shqipërisë dhe Serbisë dhe nuk kam pranuar kurrë që kjo çështje të jetë një problem midis këtyre dy vendeve, sepse nuk ka qenë i tillë. Ky është problem i komunitetit ndërkombëtar, i qytetarëve dhe udhëheqjes politike të Kosovës dhe natyrisht dhe Serbia ka qenë pjesë, nuk mund të mohohet", përfundoi Kreu i Qeverisë shqiptare./Mekuli Press/ 12/08/2008

Vërtet, për nga numri i rreshtave kjo deklaratë është tejet e shkurtër, por helmuese dhe tronditëse, shumë e gjatë (që natën ta bën një vit) për nga kuptimi i përmbajtjes së mesazhit të saj negativ politik, diplomatik, kombëtar shqiptar, dhe ndërkombëtar, sepse para kryetarit të Serbisë gjenocidale, Boris Tadiq, dhe para tërë botës, kryeministri Sali Berisha dëshmoi, se “Kosova nuk është problem i Shqipërisë, por i Serbisë.”?!

Në lidhje me këtë konstatim diletant dhe të gabuar ( kombëtarisht, politikisht dhe diplomatikisht) të kryeministrit të papërmirësuar dhe të papjekur politikisht dhe diplomatikisht të Sali Berishës, me të drejtë, shtrohet pyetja:
- Çka do të thotë kjo “sintagmë politike vlerësuese” e Sali Berishës për Kosovën shqiptare dhe për gjysmë Shqipërinë e pavarur të Sali Berishës?
– Troç dhe, shumë thjesht, as më pak, as më shumë, do të thotë se “Kosova nuk është dhe, kurrë nuk ka qenë Shqipëri, por Serbi”!?

– Me gjithë tendencën e “simulimit diplomatik” të Sali Specialist Skandalit (SSS) (e quajmë kështu, në kuptimin e metaforës politike dhe ironizuese, Sali Specialist Skandali, kryeministrin aktual të Shqipërisë, sepse gabimet e tij politiike të deritashme pothuaj se njëzetvjeçare ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë janë aq të shumta, saqë nuk mund t’i memorizojë as kompjuteri më modern në botë i Bill Gates-it), ky konstatim është i gabuar dhe, i papranueshëm, edhe mbi bazën historike, edhe të së drejtës natyrore, edhe të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të së drejtës kombëtare shqiptare, sepse Kosova kurrënjëherë në historinë e saj të derisotme nuk ka qenë “vetëm problem i brendshëm “ i Serbisë dhe i faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë, por para së gjithash, dhe mbi të gjitha ka qenë problem shqiptar dhe i mbarë Shqipërisë Etnike.

Nuk ka asnjë dilemë se gabimin historiko-politik dhe kombëtar, të kualifikuar dhe të pranuar nga Sali Berisha në Pekin, më 12 gusht të motit 2008, tanimë, qe 100 vjet e ka provuar kurrizi dhe historia e dhimbshme dhe tragjike e Kosovës(1912-1999).

Mirëpo, Sali Berisha nuk është dashur që këtë t’ia thotë kryetarit të Serbisë Boris Tadiq me rastin e takimit të tij në Pekin, në praninë e mbarë botës, sepse kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, të paktën, qe 20 vitet e shkuara, e di dhe, praktikisht është bindur nga viktimat shqiptare të Kosovës, të shkaktuara nga terrori, reprezaliet dhe gjencidi serbomadh i regjimit policor dhe militarist të Serbisë së kryekriminelit Slobodan Milosheviq, se Kosova nuk e ka pasur mbështetjen e gjithanshme ( e para së gjithash mbështetjen ushtarake) të Shqipërisë (1990-1999). Ndryshe, po të kishte qenë Kosova “problem preokupues” i Shqipërisë, Serbia kolonialiste dhe hegjemoniste e Boris Tadiqit, e Slobodan Milosheviqit..., dhe e Kishës Ortodoksë Serbe, nuk do të kishte guxuar ta ripërseriste terrorin gjenocidal dhe agresionin pushtues shekullor të saj mbi Kosovën shqiptare(1989-1999).

Së fundi, duke marrë seriozisht në konsideratë statusin e tanishëm të Kosovës, si dhe gjendjen e mjerueshme ekonomike, politike dhe të drejtave e lirive të njeriut, të drejtën e jetës së ekzistencës së tyre në hapësirat e tjera të Shqipërisë Etnike (Anamoravë: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë etj., Iliridë, Malësi e Madhe Shqiptare e Mbishkdorës, Çamëri), drejtuesit e sotëm të gjysmë Shqipërisë së Sali Berishës dhe të Bamir Topit, duhet të mos vazhdojnë me përseritjen e gabimeve të tyre fataliste të politikës zyrtare në kurriz të braktisjes, të shpërfilljes dhe të anatemimit të shqiptarëve jashtë kufijve artificialë të Shqipërisë së pavarur(1912), sepse në atë mënyrë do bëheshin vetëm aleati i dytë përforcues i shteteve kolonialiste serbosllave. Një rreshtim i tillë, do të ishte me pasoja të paparashikueshme katastrofike për shqiptarët dhe për territoret e tyre autoktone etnike dhe gjeopolitike, sepse do të ishte në funksion të rindarjes, të ricopëtimit dhe të rikolonizimit të trojeve indigjene të Shqipërisë Etnike.

Nëse vazhdohet me skandalet dhe me gabimet e deritashme 20-vjeçare poltiike, diplomatike, kushtetuese të garniturave të ndyrshme të politikës zyrtare të Tiranës në kurriz të shqiptarëve dhe të gjysmë Shqipërisë së kolonizuar, atëherë, mund të shfaqet rreziku që, që midis shqiptarëve dhe dy gjysmëshqipërive, të ngrihej ndonjë “Mur i Berlinit” (1962) i Erih Honekerit “demokrat rus”, edhe pse ai ishte me origjinë, me gjuhë dhe me komb gjerman (për intersin vetjak politik dhe karrierist etj.), qe rreshtuar si “aleat i dytë” i Bashkimit Sovjetik, për shkak se Gjysmë Gjermania Demokratike Lindore “nuk ishte problem i Gjermanisë Federale Perëndimore, por i Bashkimit Sovjetik dhe i aleatëve të tij ndërkombëtarë”, ashtu sikurse “Kosova që nuk është problem i Shqipërisë, por i Serbisë dhe i bashkësisë ndërkombëtare”, ashtu siç e ka deklauar këtë të vërtetë në Pekin, kryeministri aktual i Shqipërisë, Sali Berisha (Sali Specialist Skandali-SSS).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 EmptyFri Dec 18, 2009 5:01 am

Më fal Sofra që po kundërshtoj , e di që je atdhetar , kam lexuar postimet e tuja edhe kur nuk kam qenë anëtar në këtë forum aktiv .. Ky postimi lart është tmer nëse ka deklaruar ashtu S.Berisha por , i njëjti person Prof. Dr. Mehdi HYSENI shkruan kështu :
Nga çdo sulm eventual, të mbrohet Qeveria Shqiptare e Tiranës!

Cito :
“Majmunët e zi” të Zanzibarit, të Moskës, të Beogradit, të Podgoricës, të Shkupit dhe të Athinës, mund ta “nderojnë” etikën dhe profesionalizmin e tyre me çfarëdo qoftë epitetesh dhe shpifjesh denigruese në adresë të personalitetit të kryeministrit të Qeverisë demokratke të Shqipërisë. Mirëpo, Sali Berisha, jo vetëm se ka të drejtë, por mbi të gjitha, e ka për detyrë mbi detyra, që në pajtim me ligjin dhe me Kushtetutën, të marrë masa preventive për ta mbrojtur Qeverinë shqiptare nga çdo rrezik, që i kanoset atakimit dhe shkatërrimit të saj në çfarëdo forme qoftë.

Pra, të jemi të qartë se, në rastin konkret, kur është fjala për kërcënimin me forcë të përmbysjes së Qeverisë shqiptare nga ana e PS-së me në krye Edi Rama, në emër të “manipulimit të votës” së zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, kryeministri Sali Berisha ka plotësisht të drejtë, të bllokojë çdo tentativë, që rrezikon përmbysjen me dhunë dhe me forcë të qeverisë së Tiranës.

Këtë të drejtë morale, ligjore dhe kushtetuese të qeverisë dhe të institucioneve të saj, duhet ta mbajnë parasysh të gjitha ato forca të errëta shkatërrimtare të nëntokës dhe të mbitokës, pavarësisht se kush i drejton dhe kush qëndron në prapavijën e mbështetjes së tyre (rusët, serbët, maqedonët apo malazezët etj.).

-Merrni vesh, në Shqipëri, Zot i shtëpisë është Amerika, jo Rusia!

O, shqiptarë të Skënderbeut, ideologjitë rusosllave socialiste dhe komuniste (që të vrasin natën, e të qajnë ditën, duke shpallur hero viktimat e tyre), vetëm dreqit mund t’i hyjnë në punë, askujt tjetër në këtë shekull. Së këndejmi, edhe shqiptarëve asnjë miligram nuk iu duhet socializmi, as komunizmi deformist i farës ruso-sllave, por kapitalizmi, demokracia, zhvillimi, përparimi dhe qytetërimi i gjithëmbarshëm i Amerikës dhe i Evropës Perëndimore.

Këto janë vlerat e sotme të paçmuara dhe të dobishme, që çojnë përpara në zhvillimin, në forcimin dhe në përparimin e mëtejmë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan, të cilat duhet t’i kapitalizojmë dhe t’i jetësojmë në të gjitha segmentet e jetës politiko-shqoqërore, të sigurisë, të lirisë, të rendit, të demokratizimit, të paqes dhe të mirëqenies.

“Faleminderit” ideologëve dhe bartësve të farës socialiste=komuniste ruso-sllave, sepse, shqiptarët nuk duan më të ngelin “pengjë” dhe vasalë të tyre të përjetshëm.

Realisht, duke qenë se jemi duke jetuar në sistemin demokratik pluralist, kushdo socializëm dhe komunizëm ruso-sllav, atë mund ta shijojë dhe ta mbrojë në Vietnam, në Korenë Veriore, në Kinë, në Kubë etj., por jo edhe në hapësirat e Shqipërisë Etnike (as në Tiranë, as në Prishtinë, as në Shkup, as në Tetovë etj.), sepse, tanimë këtu e gjysmëshekulli më parë, “na ka dalë për hunde”!

Me ideolgji rusosllave nuk ushqehen njerëzit, por me bukë, me liri, me drejtësi, me barazi, me pavarësi dhe me bashkim gjithëkombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !   Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj  Shqiperisë ! - Faqe 21 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
Mbrapsht në krye 
Faqja 21 e 40Shko tek faqja : Previous  1 ... 12 ... 20, 21, 22 ... 30 ... 40  Next
 Similar topics
-
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Janullatos dhe politika e tij hegjemoniste ndaj Shqipërisë
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: