|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+19rrimtaf medvegje voglushja Best Driniiiii ...... Medalim Sofra xhiti arberia Atdhetari Delia detektivi Eva0506 xhema BashKom kasapi petritkola tosybell 23 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Dec 18, 2009 11:54 am | |
| I nderuari Arber nuk ka problem nese me kundershton ndokush gjat postimeve apo mendimeve qe une i kam per ndonje figure politike gjate se kaluares apo aktuale politike qe eshte edhe sot....
Ja edhe nje shkrim sa i perket Sali Berishes;
Mehdi Hyseni: REHABILITIMI DHE MBËSHTETJA E FASHIZMIT ËSHTË KRIM DHE VEPËR PENALE NDËRKOMBËTARE
Shqipëria nuk ka asnjë arsye dhe, asnjë nevojë të ngutshme as afatgjatë për fashizëm dhe për përçarje fraksioniste dhe ideologjike antikombëtare, (që “mes rreshtash” nënkupton ndjelljen dhe kobin e luftës vëllavrasëse), por është e zhuritur dhe e etshme për unitet, për zhvillim, për sundimin e ligjit, për drejtësi, për barazi, për zhvillim, për demokratizim dhe për përparim ekonomik, politik, demokratik kombëtar dhe ndërkombëtar.
*** Amerika dhe Evropa antifashiste demokratike e kanë denoncuar dhe, edhe sot, e denoncojnë fashizmin-terrorizmin ngase përbën vepër penale ndërkombëtare. Prandaj, edhe Shqipëria e Sali Berishës është e detyruar ta ndjekë me përpikëri këtë rrugë të ligjshme, humane, demokratike antifashiste dhe paqësore të Amerikës dhe të Evropës Perëndimore. Ndryshe, jo vetëm se do ta humbasë mbështetjen e Amerikës, të BE-së dhe të NATO-s etj., por, edhe do të mbetet si “sorrë e zezë” e vetme në Ballkan. Nuk është koha e rikthimit dhe e rindërtimit të fashizmit, por e RIBASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR SHQIPTAR DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE, edhe pse, si rregull dialektike negative e historisë dhe e politikës me shekuj është provuar se, çdo sistem politik njeriun e robëron dhe e bën skllav servil, shërbëtor të interesave të politikës ditore, ashtu sikurse Sali Berishën dhe pushtetmbajtësit-derëbejët e tjerë, të sotëm shqiptarë në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike, të cilët frytet e revolucionit çlirimtar kombëtar dhe demokratik liridashës i kanë zëvendësuar me antivlera të interesit të politikës ditore dhe personalizuese. Historia e derisotme ka dëshmuar se, si Toptanit, si Ahmetit, si Salihit, për Kosovë-Shqipëri Etnike, ASNJËHERË pushka s’u krisi! Në kuptimin negativ të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe atdhetar shqiptar, këto janë figurat më kontraverse, më paradoksale, më të dyshimta dhe, më të diskutueshme të historisë dhe të politikës së Shqipërisë të shekullit XX dhe të fillimshekullit XXI (dekada e parë, 2009), pavarësisht nga orvatjet e politikës propagandistike dhe shtypit të verdhë antikombëtar, amtidemokratik dhe antindërkombtar në favor të rimëkpëmbjes, të mëkëmbjes, të amnistisë dhe të rehabilitimit të politikës së tyre antikombëtare dhe antishtetërore shqiptare. Edhe pse si partizanëve, ashtu edhe armiqve të tyre fashistë, tanimë u ka kaluar koha, këtu e 6o vjet më parë, domethënë nuk janë më aktualë në kohën e sotme të transicionit integrues dhe globalist demokratik në dimensione ndërkombëtare, kjo nuk do të thotë se ata janë të zhveshur nga historia e kohës së tyre(1939-1945). Përkundrazi, ata e kanë historinë e tyre. Partizanët kanë historinë e tyre të shkruar me gjak e sakrificë në faqet e bardha të historisë së kombit dhe të shtetit shqiptar, kurse fashistët dhe kolaboracionistët, gjithashtu, e kanë historinë e tyre, të bërë me vepra dhe me krime gjenocid kundër njerëzimit, të shkruar në faqet e zeza të historisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo histori me përmbajtje asimterike, është shkruar dhe vlerësuar, këtu e gjashtë dekada më parë, para se të lindte Sali Berisha. Andaj, kjo nuk mund të ndryshohet as të korrigjohet, duke i ndërruar tezat se, kinëse fashistët “ishin heronj”; se Benito Musolini e Hitleri “ishin partizanë”, kurse Enver Hoxha dhe bashkëpartizanët e tij luftëtarë, të cilët kanë meritat kryesore për çlirimin dhe pavarësimin e Shqipërisë, “ishin fashistë”!?
Kjo tezë e ndërruar, është më tepër se fashiste dhe terroriste, sepse, në njërën anë, synon varrosjen e luftës revolucionare heroike çlirimtare kombëtare të partizanëve të Shqipërisë, kurse, në anën tjetër, pa kurrfarë argumentesh dhe faktesh historike dhe ligjore, tenton të rehabilitojë fashizmin dhe kolaborcaionizmin në Shqipëri!? Dëshmi e një paradoksi dhe, e një absurdi të këtillë historik, politik, kombëtar dhe ndërkombëtar, është edhe zhvarrosja e heronjve partizanë së bashku me kryekomandantin e tyre Enver Hoxha nga varrezat e dëshmorëve në Tiranë, si dhe heqja e emrave të dëshmorëve dhe të heronjve të kombit nga institucionet e ndryshme politiko-shoqërore dhe kulturore, duke i zëvendësuar me emrat e fashistëve dhe të kolaboracionistëve të Benito Musolinit dhe të Hitlerit!? Nuk mund të ndryshohet historia antifashiste kombëtare dhe ndërkombëtare, me gjithë synimet e errëta dhe dëshirat e shkreta të protagonistëve të fashizmit dhe të neofashizmit. Pavarësisht se, sot recidivat e nëntokës fashiste janë alergjikë, kur përmendet emërtimi “partizan”, jo për diçka tjetër, por për faktin se, dikur gjatë LDB-së ishin armiq mes veti. Kuislingët dhe kolaboracionistët shqipfolës ishin në anën e armikut pushtues fashist të Shqipërisë, kurse partizanët ishin me popullin dhe luftonin së bashku me të kundër bandave fashiste të brendshme dhe të jashtme të nazifashizmit musolionian dhe hitlerian. Rjedhimisht, teorikisht, as praktikisht, edhe pse kanë kaluar 60, nuk mund të ndërrohen tezat dhe rolet historike, politike, kombëtare dhe ndërkombëtare, se kolaboracionistët fashistë “ishin heronj”, kurse partizanët “armiq” të popullit dhe të Shqipërisë!? –Kjo është një gënjeshtër që nuk e ha as qeni, lere më logjika e shëndoshë e njeriut normal, kur tërë bota e di se ishin sinonim i çlirimit, i pavarësisë dhe i lirisë së popujve dhe vendeve të tyre nga tirania fashiste hitleriane dhe musoliniane dhe e aleatëve të tyre fashistë. Kjo “histori e re” dhe “demokratike” e politikës dhe e praktikës së regjimit të Sali Berishës, është e papranueshme dhe e pajusitifikueshme, sepse nuk ka asnjë element të qëndrueshëm dhe të vërtetë shkencor, moral, politik, kombëtar dhe ligjor, që fashistët, të shpallen heronj, dhe t’iu ngriten përmendore, kurse partizanët të shpallen “armiq” dhe të zhvarrosen nga varrezat e dëshmorëve të kombit së bashku me kryekomandantin e tyre Enver Hoxha, i cili luftoi pesë vjet rresh me pushkë në dorë kundër pushtuesve fashistë dhe tradhtarëve të brendshëm për ta çliruar popullin dhe Shqipërinë nga okupatori fashist italiano-gjerman(1939-1945). Enver Hoxha së bashku me partizanët e tij, jo vetëm se çliroi Shqipërinë nga të të gjithë armiqtë e saj të brendshëm dhe të jashtëm, por e rikrijoi, e ndërtoi, e zhvilloi, e mbrojti dhe e afirmoi në tërë botën (1945-1985). Historia kombëtare dhe shtetërore e Shqipërisë, kështu flet, me fakte dhe me argumente të pakundërshtueshme, pavarësisht nga fakti sesa kjo u pëlqen apo jo, fashistëve të djeshëm dhe të sotëm të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kjo histori nuk mund të ndryshohet, duke propaganduar dhe paguar kuazihistorianë dhe politikanë të ndryshëm diletantë, karrieristë dhe kulltukofagë, që ta shpërfytyrojnë këtë, me qëllim të rehabilitojnë dhe t’i thurin “himne trimnie” dhe “himne lavdie” fashizmit dhe mbeturinave të tij të dështuara me turp si para popullit dhe shtetit të ri shqiptar, ashtu edhe para tërë botës antifashiste liridashëse dhe demokratike.
Versus fashizimit të Shqipërisë!
Pavarësisht nga motivet, interesat, dëshirat dhe iluzionet e shkreta dhe nga valutat e forta të huaja, dhe nga vjelja e “ndihma të përjetshme” humanitare, nuk jemi duke jetuar në kohën e fashizmit të viteve të dyzeta të shekullit XX, që në vend të grurit të bardhë, të pranojmë kukolin e zi dhe egjrën dehëse si “terapi demokratike” kundër demokracisë dhe humanizmit të Amerikës dhe të Evropës Perëndimore, sepse kjo është një gënjeshtër dhe një mashtrim i madh për dritë dhe për diell, siç thotë populli. -Fashistët dhe kolaboracionistët shqipfolës mund të jenë gjithçka, por heronj dhe dëshmorë të kombit dhe të atdheut shqiptar kurrën e kurrës, sado Sali Berisha le ti rehabilitojë dhe, le t’i dekorojë ata postmortem me dekorata dhe me ndërtimin e përmendoreve të tyre për merita të jashtëzakonshme okupatorëve, shtypësve dhe shfrytëzuesve të huaj-armiq të popullit shqiptar dhe të Shqipërisë (1912-2009). Të gjithë ata politikanë, kulturologë, ushtarakë dhe shtetarë shqiptarë, të cilët në kohë të ndryshme historike kanë bashkëpunuar , kanë qenë të ndihmuar dhe të dekoruar nga Serbia, Greqia dhe Italia për “merita të jashtëzakonshme” serbofile, grekofile dhe italofile etj., me qëllim të fundit që, sipas interesave të tyre hegjemoniste dhe imperialiste, ta shkatërronin Shqipërinë demokratike, në asnjë mënyrë nuk mertiojnë t’iu ngriten përmendore dhe himne lavdie, sepse me veprat e tyre antikombëtare italofile dhe serbosllavofile janë dëshmuar si armiqtë më të përbetuar të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Kështu flet historia tragjike dhe e dhembshme kombëtare shqiptare, e cila në “fusnotat” e saj burimore, që në shekullin XX, ka regjistruar veprat e zeza të të gjithë armiqve të brendshëm të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, siç ishin Ahmet Zogu (ish-mbret i mbretit), Esat Pashë Toptani etj., të cilët, si miqtë më të mëdhenj të Serbisë së Nikola Pashiqit,me veprat e tyre antikombëtare u dëshmuan si armiqtë më të egër dhe më të pabesë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kështu dëshmon historia e derisotme kombëtare shqiptare. Ndërkaq, në kundërshtim me të vërtetën e dokumentuar historike, politika dhe propaganda ditore e sotme 20-vjeçare (përligjëse dhe afirmuese e interesave politike, ekonomike, tregtare të karrieristëve pushtetmbajtës), jo vetëm në Shqipëri, por edhe në hapësirat e tjera të Shqipërisë Etnike, si dhe në diasporën shqiptare, flet të kundërtën, të pavërtetën historike kombëtare shqiptare, duke bërë përpjekje maksimale që të ringjallë dhe të rehabilitojë të kaluarën e hidhur dhe tragjike të fashizimit, duke keqpërdorur edhe kryeministrin aktual të qeverisë shqiptare, Sali Berisha, i cili, qysh në mandatin e parë si president i Shqipërisë (1992-1996), rehabilitoi dhe shpërbleu me medalje të ndryshme shumë kolaboracionistë të kohës së fashizmit (1939-1945). Dhe, ja tani, së fundi, duke keqpërdorur pozitën e kryeministrit, i vulosi prirjet dhe pikëpamjet e tij fashistoide, duke ngritur dhe përuruar personalisht përmendoren e Ahmet Zogut ( ish-mbret i mbretit) në Burrel të Republikës së Shqipërisë, më 16 korrik të motit 2009, edhe pse ky është akt antihistorik, antikombëtar, antishtetëror shqiptar dhe antindërkombëtar, sepse mohon frytet dhe vlerat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare, si pjesë e pandashme dhe e përbashkët e luftës antifashiste evropiane dhe ndërkombëtare. Ky akt i kryeministrit të qeverisë shqiptare, Sali Berisha, është objekt, jo vetëm për ligjet dhe Kushtetutën në fuqi të Republikës së Shqipërisë, por edhe për instancat më të larta gjyqësore të institucioneve të Bashkimit Evropian, të NATO-s dhe të Amerikës, sepse direkt dhe indirekt sfidohen dhe kompremetohen të arrirat dhe vlerat universale të Koalicionit Antifashist Botëror (1939-1945). Prandaj, ky akt antihistorik, antohuman, antiligjor dhe antidemokratik, duhet dënuar si nga ligjet dhe kushtetuta vendore e Shqipërisë, ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare mbase as Shqipëria, as Ballkani, as Evropa e as bota nuk kanë kurrfarë nevoje për ringjalljen e fashizmit,as të neofazhizmit, por për demokratizimin, për globalizimin, për integrimin, për zhvillimin dhe për rimëkëmbjen e ngutshme ekonomike, të rendit, të drejtësisë, të barazisë, të sigurisë, të mirëqenies dhe të paqes së përbotshme, si vlera kryesore dhe universale të bashkësisë ndërkombëtare.
Simetria antikombëtare
- Që të dytë, si Ahmet Zogu, ashtu edhe Salih Berisha për ta ruajtur koherencën dhe kujtesën “miqësore” të mosprishjes së interesave dhe të lidhjeve politike, ekonomike, tregtare, kulturore dhe ushtarake me vendet sllave fqinje, dhe me Italinë pushtuese (Roma, Beogradi, Podgorica, Shkupi, dhe Athina etj.), si dhe me të gjithë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, ata jo vetëm se e kanë fashizuar, por edhe e kanë djegur Shqipërinë, secili në mënyrën e vet, sipas legjendave të diktuara të zjarrvënësve të huaj për interesa të tyre të ndryshme (tregtare, ekonomike, kulturore, politike, strategjike, ushtarake etj.). Përmbysja e Qeverisë Demokratike e Nolit, ishte vepër terroriste e Nikola Pashiqit (ish-kryeministër i qeverisë serbe), dhe akt direkt armiqësor, antikombëtar dhe antishtetëror i Ahmet Zogut. Edhe autori, sikurse shumica dërrmuese e penave shqiptare me prirje dhe me pikëpamje kombëtare, demokratike antifashiste dhe antikolaboracioniste shqiptare, shtron këto, të njëjtat pyetje të pashmnagshme për mëkëmbësit dhe restauruesit e fashizmit në Shqipëri: (1) Kush e shiti Shën Naumin, Pogradecin dhe Vërmoshin?; (2) Kush bëri puç me forcat serbo-bjellogardiste dhe kuislinge kundër Qeverisë Demokratike Shqiptare në Dhjetor 1924?; (3) Kush dhe, pse i vrau dhe i likuidoi patriotët revolucionarët demokratë shqiptarë: Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Avni Rrustemi etj., edhe pse përgjigjja historisë dhe e popullit liridashës shqiptar, është e njohur dhe daton, që këtu e 60 vjet më parë !Mirëpo, përsëritja e pyetjeve të theksuara ka për pasojë tendencat e ringjalljes dhe të rifashizimit të Shqipërisë, me qëllim që Sali Berisha ta ndryshojë historinë antifashiste të Luftës Çlirimtare Kombëtare të Shqipërisë. Ja, mjafton të rikujtojmë me fakte dhe me argumente historiko-juridike kombëtare dhe ndërkombëtare, se në ç’mënyrë Ahmet Zogu ia shiti Shën Naumin Serbisë së Nikola Pashiqit: - Edhe pse “ Konferenca e Ambasadorëve e Fuqive të Mëdha në një rezolutë të 6 dhjetorit 1922 e njohu Shën Naumin si pjesë të Shqipërisë, por vendimi hasi në kundërshtimin e vendosur të Beogradit i cili e okuponte Shën Naumin që në kohën e luftës. Në një fazë të dytë në vitin 1924 çështja iu përcoll Lidhjes së Kombeve e cila e njohu ‘karakterin e thjeshtë juridik ndërkombëtar’ dhe e ngarkoi Dhomën e Parlamentit të Drejtësisë Ndërkombëtare të krijuar nga Lidhja e Kombeve (Gjykatën Ndërkombëtare, të krijuar nga Lidhja e Kombeve) ta interpretonte tekstin e Protokollit të vitit 1913 dhe të jepte mendimin e saj. Të dy palët e interesuara qoftë Shqipëria, qoftë Jugosllavia paraqitën pikëpamjet e tyre me përkujdesje të posaçme.. Gjykata pasi shqyrtoi çështjen e aprovoi një mendim konsultativ që është po ashtu në favor të palës shqiptare. Por çështja mbeti pezull përsëri për shkak të këmbënguljes Jugosllave. Ajo gjeti zgjidhje vetëm me anë të një marrëveshjeje dypalëshe që ia cedonte Shën Naumin Jugosllavisë. Ky ka qenë një nga kushtet që Beogradi i vuri Ahmet Zogut për ndihmën që ia dha për rikthimin e tij në pushtet pas rrëzimit të Qeverisë Demokratike të Fan Nolit në dhjetor 1924. Cedimi u bë me marrëveshje dypalëshe që u lidh në korrik 1925.”(Shih: Prof.Dr. Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, “Albin”, Tiranë, 2004, f.300). Ky ishte shpërblimi i Ahmet Zogut Serbisë për kryerjen e puçit ushtarak terrorist kundër Qeverisë Demokratike Shqiptare të Fan S. Nolit, më 24 dhjetor të vitit 1924, të planifikuar dhe të ndihmuar nga qeveria e kryeministrit, Nikola Pashiq të Serbisë. Ndërkaq, 15 vjet mç vonë pasoi akti tjetër i tradhtisë së Ahmet Zogut ndaj popullit dhe Shqipërisë, ikja e tij në Angli, me rastin e okupimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, më 7 prill të vitit 1939. Kështu, si “mbret i mbretit” e la popullin dhe Shqipërinë në flakën dhe në zjarrin e okupatorit fashist italian dhe të kuislingëve fashistë filoserbë dhe filoitalianë të Duçes Benito Musolini. Historia e derisotme kombëtare shqiptare ka dëshmuar se, po të ishte Ahmet Zogu mbret i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, ai nuk do t’i linte shqiptarët dhe Shqipërinë, që të digjeshin në zjarrin dhe në flakën e pushtuesit fashist italian të Duçes dhe të kuislingëve fashistë shqipfolës, por do të qëndronte në ballë të popullit dhe të Shqipërisë, duke i mbrojtur me zjarr dhe me hekur kundër armikut fashist italianë dhe tradhtarëve fashistë të vendit. Ndërkaq, ish-presidenti, Sali Berisha ( pa ndihmën e Serbisë nga jashtë) e dogji Shqipërinë në fillim të vitit 1997, si rrjedhim i vjedhjes dhe i plaçkitjes së popullit me anën e piramidave ilegale, të krijuara dhe të lejuara nga ana e qeverisë së kryeministrit Aleksandër Meksit.
Po ashtu, po të ishte Sali Berisha kombëtar dhe atdhetar (ashtu siç po i thurin parodi apologjiste politiko-propagandistike, disa kuazipolitikanë dhe kuazihistorinë të politikës ditore), ai nuk do ta kishte lënë Kosovën nën reprezaliet dhe nën gjenocidin barbarik të regjimit pushtues agresiv dhe kolonial të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, por do ta ndihmonte, duke ndërhyrë ushtarakisht në mbrojtjen e mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarëve, shtetas të Shqipërisë Etnike. Me këtë rast, ashtu sikurse Ahmet Zogu, edhe Sali Beriha bëri tradhti të kulluar kundër interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetërore shqiptare, sepse, pikësëpari shkeli detyrimin dhe të drejtën historike, si dhe dispozitat e Kushtetutës në fuqi, ku në Nenit 8 të saj thuhet: “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj..”(Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, “Pegi”, Tiranë, 2002, f.7
Vazhdimësia e politikës së gabuar e “teorisë kompensuese”!
Shembull tjetër simetrik i politikës dhe i diplomacisë së Sali Berishës me atë të Ahmet Zogut, është se, me njohjen e Greqisë, të IRJM-së, të Serbisë dhe të Malit të Zi, rikonfirmoi dhe vulosi fatin dhe statusin e shqiptarëve dhe të territoreve indigjene të Shquipërisë Etnike nën Greqi, nën IRJM, nën Serbi dhe nën Mal të Zi. Ky akt tradhtie kombëtare dhe shtetërore ia tejkalon edhe tradhtisë së Ahmet Zogut, kur është fjala për faljen dhe shitjen e territoreve stërgjyshore të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike. Si rrjedhim, ky është shkaku kryesor pse, edhe në këtë shekull (XXI) ka mbetur pa zgjidhur problemi kolonial, kombëtar dhe shtetëror i shqiptarëve në Ballkan, sepse shteti shqiptar me drejtuesit e vet, me dhe pa Sali Berishën në krye, njohu të “drejtën historike dhe legjitime” të Greqisë, të IRJM-së, të Malit të Zi dhe të Serbisë mbi territoret abrogjene të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, të copëtuara dhe të kolonizuara nga këto shtete sllavo-bizantine, që nga viti 1878, statusi i të cilave nuk ka pësuar kurrfarë evoluimi praktik në favor të çlirimit dhe të shkolonizimit të tyre (mbi 50%) dhe të Shqipërisë Etnike, me përjashtim të pavarësimit të kushtëzuar nën protektoratin ndërkombëtar të Kosovës(17 shkurt 2008). Këtë orientim dhe veprim të gabueshëm të politikës disavjeçare të Salih Berishës, së fundi e provoi edhe ngritja dhe inaugurimi i statujës së Ahmet Zogu në Burrel (tradhtar, shitës dhe atentator i Shqipërisë, për hatër të kolltukut të butë të mëndafshtë dhe, për interesa politike, territoriale dhe shtetërore të Serbisë, në dëm të rrudhjes së territoreve të Shqiperisë Etnike). Ata shtetarë, sikurse komunisti i konvertuar fallso demokrat, ish-presidenti dhe kryeministri aktual i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili në sy të opinionit publik shqiptar dhe të atij ndërkombëtar, që 20 vjet ka filluar ta falsifikojë dhe ta ndryshojë historinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare me atë të nazifashizmit, nuk meritojnë të jenë në krye të shtetit, as të qeverisë, sepse janë të dëmshëm si për popullin, ashtu edhe për vetështetin. Kur gjithë bota e ka dënuar dhe gjykuar fashizmin e Hitlerit dhe të Musolinit dhe të aleatëve të tyre, jo Sali Berisha, por askush në botë nuk ka asnjë shans, dhe asnjë fuqi, që ta rehabilitojë dhe ta ringjallë fashizmin, sepse ai është dënuar me vdekje nga Koalicioni Antifashist i fuqive të mëdha evropiane dhe botërore. Këtë e provoi edhe zhdukja rrafsh me tokë e Gjermanisë së Hitlerit nga forcat luftarake antifashiste të aleatëve të Koalicionit Antifashist Botëror, si dhe Gjykata Ndërkombëtare Nurembergut dhe e Tokios, që nxorën në bankën e zezë dhe i dënuan kriminelët e luftës, ideatorët, pjesëmarrësit dhe komanduesit ushtarakë të luftës nazifashiste të Hitlerit, me ç’rast i vuri pikë historisë së doktrinës dhe të praktikës së holokaustit të nazifashizmit gjerman të Adolf Hitleirt dhe të Benkito Musolinit në mbarë botën e civilizuar dhe demokratike. Me adhurimin, me dashurinë, me mbështetjen dhe me restaurimin e elementeve me përmbajtje fashiste-terroriste, jo vetëm se Shqipëria nuk ka shans të hyjë në BE-në e integruar dhe demokratike, por, në anën tjetër, është e kërcënuar drejtpërdrejt, që të ngelë e tillë, si gjysmë Shqipëri e përçarë mbi baza dhe interesa ideologjike partiake, që janë direkt në dëm të ribashkimit kombëtar, territorial dhe shtetëror të Serbisë. Për t’u nisur në rrugën e ribashkimit gjithëkombëtar, pikësëpari, kërkohet shuarja dhe moratoriumi i të gjitha partive, i lëvizjeve dhe i ideologjive në një parti-lëvizje kombëtare shqiptare-ribashkimi i Shqipërisë Etnike. Historia mund të shkruhet vetëm mbi këtë bazë të shëndoshë historiko-politike dhe demokratike kombëtare shqiptare, që është në funksion të pajtimit dhe të unitetit të gjithë KOMBIT dhe të SHQIPËRISË ETNIKE. Ideologjitë e ndryshme politike nuk e bashkojnë, por e përçajnë, e armiqësojnë mes veti, dhe e çojnë në mosmarrëveshje dhe në konflikte me pasoja të rrezikshme vëllavrasëse popullin shqiptar. Ndryshe, nuk do të arrihet as ribashkimi kombëtar e as integrimi në Bashkësinë Evropiane (BE), pavarësisht nga propaganda e shfrenuar dhe manipuluese e brendshme dhe e jashtme se “Shqipëria është me një këmbë në Evropë”!? Me ahmeta, me salihë, me toptanë, me udbashë dhe me sekuritate të ndryshme regresive me ide, me prirje dhe me pikëpamje fashiste dhe neofashiste nuk mund të hyhet as në Evropë, as të jemi partnerë të denjë dhe të besueshëm as të Evropës e as të Amerikës demokratike.
Digresioni
Së fundi, shtrohet edhe kjo pyetje e pashmangshme: - Cilat shtete fqinje në Ballkan po merren me politikën dhe me praktikën e ringjalljes dhe të riinstalimit të fashizmit? Cilët kryetarë dhe kryeministra të qeverive të shteteve Ballkanike, urdhëruan zhvarrosjen e heronjve anitfashsitë nga varret e dëshmorëve, ashtu sikurse urdhëroi dhe dekretoi Sali Berisha me kompaninë e tij antidemokratike?! -Asnjë, përpos regjimit të Sali Berishës!? Vërtet, në Serbi kishte një tentim të tillë, kur kryeçetniku fashist dhe nacionalshovinist, racisti serbomadh, pat marrë yrysh për ta zhvarrosur Josip Broz Titon nga Memoriali ushtarak në Dedinje. Mirëpo, u pengua nga forcat dhe subjektet antifashiste përparimtare serbe, me ç’rast në mbrojtjen e tyre u rreshtua edhe populli i Beogradit. Pavarësisht se kush ishte Titoja për shqiptarët dhe për Shqipërinë (kjo është temë tjetër), pas rënies së sistemit të tij politik, përmendorja dhe mbishkrimet e tij figurojnë edhe në Beograd të Serbisë edhe në Zagreb, në Kumrovec dhe në qytetet e tjera të Kroacisë. Ndryshe, nga fati i përmendores, i varrit dhe i mbishkrimeve të Enver Hoxhës dhe të bashkëluftëtarëve të tij dëshmorë në Shqipërinë e “demokratizuar” e Sali Berishës, i cili “brenda natës” për t’ua bërë qejfin forcave të errëta fashiste kuislinge dhe fundërrinave armiqësore të kombit dhe të Shqipërisë, i zhduku “pa shenjë, pa dorë”, diku në “Purgatorin” e Dante Aligierit, i cili së bashku me skllavët “e urtë” , më 7 prill 1939, e pat “shpëtuar” Shqipërinë nga pushtimi italofashist i Benito Musolinit!!!
- E tash, kujt po i duhet prapë ringjallja e ferrit fashist e Dante Aligierit në Shqipëri?
- Kutpohet, atyre, robërve që janë adaptuar të jetojnë nëpër “rrathët koncentrikë” të ferrit dhe të burgut fashist të Dante Aligierit!? - Atyre, që janë mësuar t’i ndërrojnë tezat: - diellin ta quajnë hënë, dhe dritën, ta quajnë errësirë! - Ky është problemi i ngatërrimit dhe i sofistikimit me qëllim të konceptit antifashizëm me konceptin fashizëm dhe me bartësit e tij të dikurshëm dhe të sotshëm, të shtirur si demokratë dhe patriotë sui generis. Të jemi të qartë, askush nuk po kërkon kthimin e sistemit të së kaluarës, sepse ajo koha ka perënduar. Mirëpo, Sali Berisha nuk është ai që mund ta ndryshojë, as ta retushojë historinë antifashiste çlirimtare kombëtare, sepse fashizmi nuk mund të jetë substitut as barasvlerë e antifashizmit, kur dihet se fashizmi është krim dhe vepër penale ndërkombëtare. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Dec 18, 2009 5:19 pm | |
| shkrim shum shum vuliminoz SOFRA shum mir ke ber me ket shkrim per t´ia qel syt disa te verbuarve ktu ne forum, te cillet japin jeten per ket matrapaz shizofren basdard ididiot. Se ket idiot mund ta quash shka te duash por jo shqiptar. turpi dhe mallkimi raft mbi te, por edhe ma shum te perkrahsit e kti matrapazi, sepse pa perkrahjen e tyre sdot munde t´naj shkakton kto katrahura, let ta din mir perkrahsit e sales se kta jan tu naj shkaktu gjith kto katrahura se ndosht dot vij der ne vlla vrasje siq e ke cek me lart por dot te digjen vet ne flaken e tyre.!!!!!! | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| | | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 19, 2009 1:23 am | |
| | |
| | | voglushja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 906 Age : 42 Vendi : ngat njanit Profesioni/Hobi : psikologe Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 19, 2009 1:24 am | |
| nje prshendetje petritkola,o ZOTI na ruajt nga keto fatekeqsi, po shkruante se nga kush mund te jene te helmuara bebet?ZOTI past meshir per njerz te rangut te tilee | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 19, 2009 1:28 am | |
| Shekulli Ka perfunduar kete pasdite në PD procesi i hartimit te procesverbaleve të Kuvendit dhe procedurat mbyllese per votimin per anetaret e rinj të Keshillit Kombetar te kesaj partie.
Bie ne sy qe Partia e cila i ka shndërruar këto muaj "brekët e Edi Ramës" (siç eshte shprehur kryetari Berisha) në çështje morali kombëtar - nuk e ka patur aspak problem të votojë me shumicë absolute në Kongres, këngëtaren Çiljeta Xhilaga, te njohur per klipet e saj te nxehta.
Dhe jo vetëm kaq. Këngëtarja e njohur, një nga hitet e së cilës titullohet "Sa e kam b...thën e mirë", ( videoklipi mund te shihet në videon shoqeruese të këtij artikulli ose në adresen https://www.youtube.com/watch?v=jnh4dbeluhw ) është në vendet e para për nga numri i votave të marra, çka do të thotë se ajo (nëse merr firmën e Berishës) do të jetë anëtare e Këshilit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Burime brenda PD-së, bënë me dije sot pasdite për Shekullin, se Xhilaga ka marrë masivisht vota nga 1218 delegatët e Kongresit të kësaj partie.
Ata kanë votuar për një listë me 100 emra, nga të cilët 35 janë të kooptuar dhe të tjerët sipas renditjes fitojnë një vend në Këshillin Kombëtar.
Burimi që dëshironte të mbetej anonim, shtoi se jo vetëm "delegatët e thjeshtë", por edhe "zyrtarë të lartë dhe ministra të PD-së" e kanë renditur Çiljetën në krye në listën e tyre të votimit.
Megjithëse e votuar, sipas rregullores së bredshme të PD-së, Çilit, do t'i duhet të presë edhe firmën e Berishës për të qenë në organin më të lartë të Partisë.
Megjithese, kreu i saj eshte iniciator dhe mbeshtetes i martesave brenda gjinisë, me fushatën e muajve të fundit ndaj "qëndrimit moral të rivalit Rama" - PD i është kthyer retorikes së fortë "në mbrojtje të familjes". Me këtë qëndrim PD dha përshtypjen se u qëndronte larg sidomos sjelljeve të pahijshme në plazhe dhe shfaqjeve të huaja. Por me sa duket partia me e madhe e shumicës shfaqet paksa kontradiktore në shijet dhe qendrimet e saj mbi këto tema. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 19, 2009 1:34 am | |
| PD zëvendëson intelektualët me “çingije”Vetëm mbrëmë vonë është përmbyllur procesi i numërimit të votave për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. E vetmja surprizë duket se ka qenë vota masive që ka marrë këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e bërë e njohur për p... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 19, 2009 1:35 am | |
| Nga Mero Baze Fenomeni “Çiljeta”Çiljeta më kujtoi fushatën e vitit 2005. Sokol Olldashi, atëherë kandidat i PD në Shijak, si të gjithë kandi... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 19, 2009 1:40 am | |
| Perse nje tradhetar (Bollanua) dhe nje minister kurvar (Pango) u bene aktiv diteve te fundit? Ne se nuk e merrni dot me mend une do te shkruaj kete fund jave. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 19, 2009 2:03 am | |
| or Petrit,or burre -tallagjar,po kjo Ciljeta qe ti po e fyen pervecse eshte e zonja e vehtes me ate te kenduar,por ti si nuk e paske ditur qe kjo si familje eshte e persekutuar nga ai rregjim i yrryer komunist,dhe sot fale sistemit demokratik ,vajza Ciljete po vazhdon universitetin ne fakultetin e shkencave politike. Dhe duhet te dish qe i droguar dite e nate eshte Edi Rama more i dashur dhe joSala qe paska syt e kuq-syte e kuq i ka nga lodhja e tepert dhe sigurisht shtoi eshe moshen. Por ti ja u ke kalu edhe atyre grave llapaqene dhe normale te shkruash brockulla te tipit llakakaklllaaalalalalal,na e shpife forumin | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 19, 2009 2:13 am | |
| edhe ti ARBRIE mos ja fut koti, lexoje Sofren pak me lart nese ke logjiken ne nivel ska nevoj per komente te kota se ky se sala asht psikopat permanet, dhe na lodhe edhe me Edi ramen njejt si rama si sala, m*** i biri m*** tahiri.poppullorqe shkurt e shqip. kupto, duhet nji frym e e re ngjitha trevat shqiptar ku vallon flamuri yn se me kta servila ska gja!!!!! | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 19, 2009 3:51 am | |
| xhema, Juve kujtoni se ata qe mbrojne Fazllo-Berishen e bejne nga padija? Une mendoje nga detyra. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 19, 2009 3:58 am | |
| njejt mendoj dhe un Petrit se nji njeri normal dhe me logjik te shendosh do ta verente ket tradhti fatale te kti basdardi- no koment | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 19, 2009 4:20 am | |
| Ne gracken e UDB-se
(Shenime, mendime nga Petrit Kola) 1-Kur u shemb tuneli i Thirres (Kalimash) une e dhashe mendimin tim se pervec cilesise se dobet ajo eshte dhe nje strategji e UDB-se per ti mbajtur te ndare shqiptaret. Sic shifet ne te gjitha trojet tona ka dhe priten zhvillime. Kjo e detyroje UDB-ne te jape urdher per mbylljen e tunelit te Thirres nga frika se shqiptaret do te levizin lirshem per te dhene kontribut ne cdo cep te trojeve te tyre. Tashme figura eshte kompletuar me prishjen e rruges se vjeter c’ka do te thote se shqiptaret rane ne gracken e UDB-se dhe e kane te veshtire komunikimin ne ate pjese.2-Skandal dhe superskandal, dhe perseri skandal. Kjo eshte strategjia e Sali Berishes. Kjo eshte biografia e tij.Pas supersakndalit te grabitjes se votes dhe oshetimes se saj qe sa vjen e shtohet, Berisha urdheroi nje tradhetar dhe nje kurvar qe te dalin fuqishem ne skenen shqiptare e te bejne zhurme me shprese se shqiptareve do tu terhiqej vemendja grabitja e votes.Ne fillim ishte tradhetari Bollano qe deklaroi se 3/5 e popullsise se Jugut jane greke dhe kryeministri i emeruar Berisha qe se zene gjymi per te “miren” shqiptareve nuk pipetiu, por edhe shqiptaret nuk e hengren sapunin per djathe dhe shnjestra ngeli e patrazuar, Berisha ik!Pasi zhurma tradhetarit Bollano nuk ngjiti, ne skene doli kurvari, ministeri Pango i cili u vetelavderua per kurverite e paguara nga taksapaguesit shqiptar. Por edhe kete radhe shqiptaret u treguan te mencur duke mos e hequr syrin nga objektivi ,Berisha ik! | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 19, 2009 4:32 pm | |
| 19 Dhjetor, 2009 Njoftim per shtyp Realiteti i sotem pas zgjedhor verteton edhe nje here qendrimin e drejte te Partise Shpresa Demokrate e cila i ka cilesuar qeverite ne Shqiperi si te emeruara dhe jo te zgjedhura nga populli. Ashtu sic po ndodh sot ,ka ndodhur cdo here. Vendimi i popullit shqiptar se nga kush do te qeveriset nuk eshte marre asnjehere parasysh. Si kete here, per te kane vendosur te tjeret dhe zgjedhjet nuk kane qene gje tjeter vecse nje farse per te mbuluar mashtrimin.Votat jane vetem te shqiptareve. Ato nuk jane as te Sali Berishes dhe as te Edi Rames as te cilitdo shtet ne BE dhe as te cilitdo individ pavarsisht postit qe mban, kostumit apo veladonit qe ka veshur.Ideja e kompromisit, e bisedimeve per te ndare votat nga cilido drejtim qe te vije jane imorale dhe antiligjore sepse behet fjale per grabitjen e votes si kur te jete placke lufte. Partia Shpresa Demokrate eshte kundra ketyre propozimeve te ulta dhe Populli Shqiptar duhet ti flaki tej me neveri.Partia Shpresa Demokrate kerkon numerimin e votave ku te mesohet vullneti i vertete i shprehur nga shqiptaret, ne rast te kundert duhet te formohet Qeveria Teknike e cila per here te pare ne Shqiperi te mbaje zgjedhje te drejta e te ndershme ku te garantohet se vullneti i shqiptareve nuk do te grabitet sikurse ka ndodhur heret e tjera. Partia Shpresa Demokratepartiashpresa@aol | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 19, 2009 4:50 pm | |
| Aksidentohet punëtori i ndërtimit, spitali s'ka gjak 0 komente SARANDË - Një 45 vjeçar nga veriu por që punonte në Sarandë është aksidentuar në punë, ndërsa gjendet rëndë në... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 19, 2009 5:40 pm | |
| Spanja "harron" Shqiperine 19/12/2009 15:00 Ministri i Jashtem Miguel Angel Moratinos prezantoi ne Bruksel prioritetet e presidences spanjolle qe do te drejtoje Bashkimin Europian nga 1 janari deri ne 31 qershor 2010.
Vendi qe nuk ka njohur ende pavaresine e Kosoves dhe qe mbeshteti inisiativen e Greqise per te shtyre daten per celjen e negociatave te antaresimit me Maqedonine, rendit ne vend te katert te prioriteteve, zgjerimin. Ministri Moratinos perfshiu Kroacine ne nje bllok me Islanden e Turqine e me pas foli per Ballkanin duke nisur me Maqedonine, Malin e Zi, Serbine, harroi Shqiperine, por u kujtua per Bosnjen. "Ne kuadrin e fqinjeve qe deshirojne te integrohen ne BE kemi Ballkanin, ku disa vende jane me afer procesit te anetaresimit. Keshtu, sapo te zgjidhet ceshtja e emrit te Maqedonise, ne shpresojme qe do te mund t'i pershpejtojme hapat e antaresimit me kete vend, po keshtu me Malin e Zi, apo te pranojme kandidaturat e vendeve te tjera te rajonit ne menyre qe te jepet nje perspektive e qarte europiane e te sigurojme stabilitetin perfundimisht ne kete zone. Ne e njohim pozicionin e Bosnjes dhe do t'i japim karakter prioritar", u shpreh ministri spanjoll per Punet e Jashtme dhe Bashkepunimin, Moratinos. I sapo nderuar me titullin 'Qytetar i Beogradit', javen e kaluar, ministri Moratinos, sqaroi gjate konferences per shtyp se presidenca spanjolle do te mirepriste aplikimin e Serbise per statusin kandidat. Ndersa per Kosoven, tregoi se mosnjohja e statusit nga Spanja, nuk do te pengonte mbarevajtjen e misionit te BE-se. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 19, 2009 9:11 pm | |
| LAJMI ME I FUNDITBiznesi: Mosbindje civile nëse qeveria s'kthen borxhet dhe s'ndal fyerjet TIRANË - Biznesi kryesor ne vend, ai i Ndërtimit ka hedhur për herë të parë sot idenë e mosbindjes civile (mospagim taksash dhe ndërperje... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| | | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Dec 20, 2009 1:59 am | |
| edhe ne VIRGINIA ,80% e banoreve jane pa drita.ej hajde ta rrezojme qeverine atje...... a i ke degju lajmet ore petrit apo jo????Degjoji,degjoji qe edhe ne Amerike .....rri rehat tani,qetsohu | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Dec 20, 2009 4:37 am | |
| hahaha... Spitalet e maternitetet nuk ngelin kurre pa drita ne Virginia si do qe te ndodhi. Ato kane gjenerator, si do qe te ndohi ato kane drita. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Dec 20, 2009 3:53 pm | |
| Une prej kohesh kam deklaruar se serbet e greket kane per t'ja shtrydhur edhe piken e fundit limonit te tyre. "Vegla e serbeve dhe e grekereve Berisha deklaron: Shqiptarët ta deklarojnë hapur etninë e tyre". Kjo beht me qellim qe ne Shqiperi te dalin nje milion grek, tete qinde mije serb... dhe nje pakic shqiptare. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Dec 20, 2009 5:33 pm | |
| TIRANË- Aleksandër Biberaj një nga zërat oponentë në PD, ish anëtar i Këshillit Kombëtar ka deklaruar sot se partinë e ka marrë në zotërim një klikë të korruptuarish. Gjatë një deklarate për mediat, Biberaj thekson se zgjedhjet në PD janë manipuluar.
Duke falënderuar delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD-së për votën që i kanë dhënë, e cila fatkeqësisht nuk është numëruar, ai theksoi se "procesit të numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së i ka munguar totalisht transparenca, gjë që përbën edhe një cënim të rëndë të themelit të demokracisë, për të mos thënë që manipulimi dhe falsifikimi i votës shënon edhe fundin e demokracisë".
Ai ka shtuar me tej se po vazhdon të analizojë situatën e sëmurë rëndë në PD, duke shprehur njëkohësisht edhe bindjen e tij se nuk mund ta nxjerrë nga politika një klikë të korruptuarish që padrejtësisht ka marrë në zotërim PD-në.
Fatkeqësisht në PD, sipas Biberaj, "çdo ditë e më shumë po mbytet fryma intelektuale dhe ajo qytetare, fryma e debatit po zëvendësohet me atë të nënshtrimit dhe të servilizmit ekstrem, fryma e bashkëpunimit po zëvendësohet me atë të klanit dhe të spastrimeve, apo përjashtimeve politike, vendimmarrja kolegjiale po zëvendësohet nga vendimmarrja klienteliste dhe autoritariste e UNI-t, vlerat po zëvendësohen nga antivlera; fenomene këto tepër negative që po dëmtojnë rëndë të ardhmen e PD-së, por edhe po shuajnë gradualisht traditën, kontributet dhe vetë historinë pozitiviste të PD-së".
**** | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Dec 20, 2009 8:20 pm | |
| | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Dec 20, 2009 10:30 pm | |
| dhenderr serbe qka pritni me hume nga ky psikopat.. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |