|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+19rrimtaf medvegje voglushja Best Driniiiii ...... Medalim Sofra xhiti arberia Atdhetari Delia detektivi Eva0506 xhema BashKom kasapi petritkola tosybell 23 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Jan 15, 2010 12:02 am | |
| Eeeeeeeeeeeeiiiiiiii Feride ky ka qen, Leader modere politique des albanais du Kosovo. Sa ju paska dhimt shpia qe e ka ndertu me ndjers, si mos me buzqesh pasi nuk ja kan kalle shtepin!!! | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| | | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Jan 15, 2010 3:09 am | |
| Shitja e energjisë, darka sekrete e Damir Fazlliç me Shkëlzen BerishënShekulli | 14/01/2010 |
- reddit
- StumbleUpon
- Technorati
- Twitter
Roli i qeverisë si shkaktare e përmbytjeve në Veri të vendit rëndohet edhe më shumë nga zbulimi i një takimi sekret të mbajtur në një prej restoranteve luksoze të kryeqytetit. Protagonistë të këtij takimi ishin djali i kryeministrit Berisha, Shkëlzeni, Damir Fazlliç, "miku i familjes" dhe një nga importuesit e energjisë elektrike në vend, si dhe një nga ministrat e kabinetit. Çdo ditë Shqipëria blen energji elektrike nga kompania "Rudnap" ku është aksioner Fazlliç si dhe kryen veprime shit-blerje me dy kompani të tjera serbe pas të cilave mendohet se qëndron sërish Fazlliç. Takimi në fjalë është zhvilluar më datën katër janar, vetëm dy ditë pasi ishin hapur portat e hidrocentralit të Fierzës dhe kishte nisur derdhja masive e ujit që po përmbyt çdo ditë e më shumë qarkun e Shkodrës. Rojet e sigurisë të njërit prej pallateve në zonën e ish-bllokut kanë parë serbo-boshnjakun Damir Fazlliç të shoqëruar nga djali i kryeministrit Berisha, Shkëlzenin. Të dy janë ngjitur në katin e 24-rt të pallatit në fjalë ku ndodhet edhe restoranti luksoz. Pak minuta pas tyre ka mbërritur edhe një nga ministrat e qeverisë Berisha. Sipas burimeve të "Shekullit" në lokalin ku është zhvilluar takimi, gjatë të gjithë darkës është diskutuar vetëm çështja e energjisë elektrike dhe shitja e saj. Burimet pohuan se "vizita" në restorantin që ndodhet në katin e 24-rt është filmuar nga kamerat e sigurisë të ndërtesës së njohur. Verifikimi i mëtejshëm ka treguar se Fazlliç ka qenë shumë aktiv muajt e fundit në vendin tonë. Që në tetor të vitit të kaluar, atëherë kur situata hidrike nisi të kthehej në një temë të nxehtë për shkak të rezervës së konsiderueshme të energjisë që kishte krijuar Shqipëria nga fryrja e kaskadës së Drinit. Gjatë të gjithë kësaj kohe ai ka qëndruar në hotel Sheraton në Tiranë. Kjo është konfirmuar edhe nga regjistrat e hotelit në fjalë. Ndërkohë në postën kufitare të Rinasit janë shënuar të gjitha hyrje-daljet e biznesmenit serbo boshnjak në vendin tonë. Vizitat e tij në Shqipëri janë shpeshtuar sidomos gjatë muajit dhjetor dhe gjithmonë është parë nën shoqërinë e mikut të tij Shkëlzen Berisha. Damir Fazlliç është një nga njerëzit më të përfolur në Shqipëri për shkak të dhjetëra aferave të dyshimta që ai ka kryer me qeverinë shqiptare. Ai është favorizuar hapur në të gjitha rastet duke blerë prona me çmim të lirë e më pas duke i shitur ato me çmime shumë më të shtrenjta. Në të gjitha rastet firma që bën konsulencën juridike si dhe përgatit referencat që pranohen nga qeveria është e vajzës së kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezit. Aferat e Fazlliç me energjinë elektrike janë denoncuar që në vitin 2008 nga ish-drejtori i KESH-it dhe deputeti Andis Harasani. "Miqtë e mikut qeveritar Fazlliç, kompania serbe Rudnap në 2006, shiti energji në Shqipëri me 30 deri në 35 për qind më shtrenjtë. Arriti të shesë energji, kur ndryshe nga sa thotë ligji i prokurimeve publike, nuk kishte asnjë eksperiencë të mëparshme në Shqipëri. A thua se konsulenca dhe referencat e shkëlqyera legale të firmosura në zyrën e Argitës, vlenin më shumë se ajo që kërkon ligji",- ka thënë Harasani. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Jan 15, 2010 3:28 am | |
| Kryeministri Berisha dhe kryepeshkopi Anastas Janullatos Regjistrimi i popullsisë në 2011 mbi bazën e përkatësisë etnike e fetare Për herë të parë, regjistrimi i popullsisë shqiptare do të përfshijë përkatësinë etnike dhe atë fetare. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Jan 15, 2010 1:43 pm | |
| ore petrit a e urove Edin per protezat qe kishte vene ne goje...hahahaha....po na tremb kalamajt me ate goje si vampir....hahahaha Tani ,ne teme:Sali berisha dhe qeveria e tij punojne vetem per kete popull ne te mire dhe ne te keq.Ti vazhdon t'i biesh daulles se shqyer te Shekullit te Koço Kokedhimes,por nuk e degjon asnjeri nga populli...kot e ke | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Jan 15, 2010 1:45 pm | |
| Qeveria shqiptare rinis shitjen e energjisë tek firma e Damir Fazlliç | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Jan 15, 2010 1:46 pm | |
| Qeveria po na falimenton, jemi paguar vetëm për 30 % të punës | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Jan 15, 2010 1:46 pm | |
| Arberia, Femijet e tu i qetson UDB-ja se te sajat jane. | |
| | | tosybell Anëtar i ri
Numri i postimeve : 148 Age : 34 Vendi : gjakove Profesioni/Hobi : Fotograf Registration date : 08/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Jan 15, 2010 8:44 pm | |
| ooo petrit kola oj shkula e edi rames .... sdi sa po e vrejin forumistet po ti flet vetem me fjal te edi rames ti je vetem qen qe leh kurgjo nuk munesh me ndrryshu naj san RRNOFT NDERI KOMBIT SALI BERISHA | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jan 16, 2010 12:08 am | |
| UDB-ja do te jete mosmirenjohse ne se nuk i ben nje bust Fazllo-Berishes. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jan 16, 2010 12:11 am | |
| TIRANË- Gjykata e Lartë ka nisur sot shyrtimin e padisë ndaj Fatmir Mediut, ish ministër i Mbrojtjes, e aktualisht kreu i Mjedisit. Seanca nuk zgjati shumë, ajo u shty me justifikimin se i pranishëm duhet të ishte edhe vete Mediu, i cili përfaqësohej nga avokatët mbrojtës. Pas shperthimit ne Gerdec | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jan 16, 2010 1:17 am | |
| Une e kam sqaruar se perse Berisha gjen ngrohetsi tek Blendi. Nga Kastriot Myftaraj -
Blendi Fevziu, njeriu që kërkon të ndërrojë flamurin e Shqipërisë si mbiemrat e tij
Në emisionin “Opinion plus”, në Tv Klan, ditën e hënë, ku të ftuar ishin kryeministri Berisha dhe Hashim Thaçi, për të diskutuar për Kosovën, drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, bëri një propozim shumë të dyshimte dhe të çuditshëm, kur ra fjala për flamurin e shtetit të pavarur të Kosovës.Blendi Fevziu, tha duke iu drejtuar kryeministrit Berisha, se në mënyrë që të evitohen kundërshtimet që u bëhen shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë dhe të Malit të Zi për përdorimin prej tyre të flamurit shqiptar, se ai është flamuri i një shteti tjetër, Shqipërisë, duhet që të hapet debati për ndryshimin e flamurit administrativ (Blendi Fevziu përdori pikërisht këtë fjalë për flamurin e Shqipërisë) të shtetit shqiptar, duke adoptuar Shqipëria një flamur tjetër të ndryshëm nga ky që ka sot. Kjo tezë nuk ishte dëgjuar ndonjëherë më parë. Deri më tash ishte dëgjuar të thuhej vetëm se Kosova duhet të adoptojë një flamur tjetër, të ndryshëm nga ai nacional shqiptar, kur Kosova të bëhet shtet i pavarur, në mënyrë që ai mos të jetë ekskluzivisht flamuri i një prej etnive të Kosovës, asaj shqiptare, pavarësisht se ajo është etnia kryesore. Blendi Fevziu, shprehu një nocion kurrkund të ndeshur, kur bëhet fjalë për shtetet, atë të flamurit administrativ. Fjala “flamur administrativ” mund të ketë kuptim për flamurët e bashkive, apo edhe për flamurët detarë të shteteve (ata që kanë një flamur detar disi të ndryshëm nga ai nacional), por jo kur bëhet fjalë për flamurin shtetëror, që përveç në rastet e federatave është i njëjtë me atë nacional. Flamuri shqiptar është flamur nacional i nacionit (kombit) shqiptar, do të thotë i shqiptarëve që banojnë në hapësirën nacionale shqiptare, në dy anët e kufirit, ashtu edhe flamur i shtetit shqiptar, brenda kufijve të të cilit është vetëm një pjesë e hapësirës nacionale shqiptare. Në këtë shqiptarët ngjajnë me serbët, se edhe flamuri nacional serb, trengjyrëshi kuq-blu-bardh është flamur nacional i nacionit (kombit serb), ashtu edhe flamur shtetëror i Republikës së Serbisë. Këtë flamur e përdorin serbët në Republikën Serbe të Bosnjë-Herzegovinës, Malin e Zi, Kroaci, Maqedoni, Kosovë. Kurrkujt në Beograd nuk i ka shkuar ndërmend të thotë se Serbia duhet të abandonojë flamurin shtetëror që ka sot, për të adoptuar një flamur tjetër, në mënyrë që serbët në Bosnjë-Herzegovinë, Kroaci, Malin e Zi, Maqedoni, të mbajnë flamurin nacional serb, pa u akuzuar se po përdorin flamurin e një shteti tjetër. Madje, edhe kur Republikës Serbe të Bosnjë-Herzegovinës, iu dha statusi i një shteti Brenda një federate të çlirët, kurrkush nuk i kërkoi asaj që të adoptonte një flamur tjetër të republikës, të ndryshëm nga ai nacional serb. Edhe pse Republika Serbe e Bosnjë-Herzegovinës është më tepër shumëetnike se Kosova (në Republikën Serbe të Bosnjë-Herzegovinës 88% e popullsisë janë serbë), megjithatë asaj nuk ju kërkua që të adoptojë një flamur që të ketë dhe simbole të etnive të tjera, dhe as serbët e Bosnjë-Herzegovinës nuk paraqitën ndonjë projekt të tillë. Shqiptarët e Kosovës nuk kanë arsye që të tregohen më “bujarë” në këtë çështje se serbët e Bosnjë-Herzegovinës, të cilëve këtë të drejtë ua kanë njohur ndërkombëtarët. Blendi Fevziu duhet ta dijë se e drejta e përdorimit të flamurit nacional shqiptar u është njohur shqiptarëve të Maqedonisë me Marrëveshjen e Ohrit, e cila është hartuar dhe firmuar nën mbikqyrjen e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët e dinin mirë se flamuri i shqiptarëve të Maqedonisë, është edhe flamuri shtetëror i Republikës së Shqipërisë. Me atë që tha Blendi Fevziu justifikoi vendimin e gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, për ndalimin e përdorimit të flamurit shqiptar, veç ditëve të festive, me arsyetimin se ai është flamuri i një shteti tjetër, Republikës së Shqipërisë, vendim që përbën një dhunim institucional të Marrëveshjes së Ohrit. Me këtë gjë Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë e ricikloi krizën në Maqedoni, duke qenë se kriza në Maqedoni që çoi në luftën e vitit 2001 u shkallëzua pas një vendimi të ngjashëm të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë në vitin 1997, që çoi në konfrontime mes shqiptarëve të Maqedonisë dhe shtetit të kontrolluar nga sllavo-maqedonët. Blendi Fevziu, duke kërkuar me buzëqeshjen idioteske që ka kur i duket se po thotë ndonjë gjë shumë të zgjuar, që Republika e Shqipërisë të ndryshojë flamurin shtetëror, që është edhe flamuri nacional shqiptar, hap në fakt “Kutinë e Pandorës”. Blendi Fevziu nuk mundet mos ta dijë se nëse do të hapej ky debat në nivel zyrtar, nga qeveria dhe parlamenti, atëherë do të krijoheshin implikime nga më të rëndat. Përfaqësuesit politikë të minoriteteve, dhe të bashkësive që pretendojnë të marrin statusin e minoritetit, do të kërkonin që flamuri i ri shtetëror shqiptar të ishte shumëetnik dhe në të të kishte dhe simbolikë të këtyre minoriteteve, në varësi të madhësisë së tyre. Për këtë gjë sigurisht që nuk do të mungonin që t’ i referoheshin dhe modelit britanik, të “Union Jack”, siç quhet flamuri britanik që është një bashkim flamurit historik të Anglisë dhe Uellsit (me fushë të bardhë ku është një kryq i kuq-i Saint George), Skocisë (kryqi blu diagonal i Saint Andrew), si dhe simboli irlandez (kryqi diagonal i kuqi Saint Patricks). Madje nuk do të mungojnë t’ i referohen dhe faktit që qeveria britanike ka pranuar që ridizenjojë flamurin britanik për të shtuar dhe një symbol nga Uellsi, i cili kur u bë “Union Jack”, në 1606 si version i parë dhe në 1801 si versioni që është dhe sot, nuk u përfaqësua se ishte pjesë e Mbretërisë së Anglisë që nga viti 1282. Sot Uellsi ka dizenjuar një flamur të vetin me kryqin e Saint David, dhe dragonin e kuq symbol historik të Uellsit, për të cilin pretendon që të përfaqësohet dhe në flamurin britanik. Në 27 nëntor 2007, pra para jo më shumë se tre javësh ministrja britanike e kulturës, Margaret Hodge, deklaroi se qeveria do të konsiderojë ridizenjimin e flamurit britanik që të përfshihet dhe simboli historik uellsian, dragoni i kuq. Në Shqipëri, rishikimi i flamurit shtetëror, me ç’ rast do të lindnin pretendimet për përfaqësim nga minoritetet e vërteta dhe të rreme, do të hapte, në mënyrë të paevitueshme debatin se cilat janë minoritetet në Shqipëri, sa është numri i tyre, pra do të çonte tek kërkesa për kryerjen e një regjistrimi të popullsisë mbi bazë etnike, që dëshirohet aq shumë nga Greqia, por që këtë herë do të kërkohet të bëhet me alibinë e nevojës për të ditur se sa vend duhet t’ i jepet secilit minoritet në flamur. Kështu në flamur do të kërkojnë të kenë një shenjë të gjitha minoritetet e njohura: grekët, maqedonët, serbët apo malazezët, Gjithashtu, me këtë rast do të pretendojnë edhe romët dhe të ashtuquajturit egjiptianë të kenë simbolin e tyre në flamur, rrotën e qerres apo diçka të tillë, e kështu me radhë. Flamuri shqiptar do të dilte një konfiguracion qesharak, me të cilin do të tallej bota. Kështu, në kohën që Kosova është në momentin më delikat të historisë, Republika e Shqipërisë do të hynte në një proces precipitimi, që sigurisht do të kishte influencë destruktive dhe në Kosovë. A i parashikon të gjitha këto Blendi Fevziu? Ky njeri nuk është aq idiot sa duket kur buzëqesh ndërsa i thotë këto gjëra, që të thuash se nuk i kupton. Ai i kupton mirë, por i bën se është i porositur që t’ i bëjë. Gjëra si kjo që thotë Fevziu e kanë proveniencën vetëm në Beograd, Athinë dhe Moskë, në zyrat që planifikojnë shpërbërjen e Republikës së Shqipërisë, si mënyra më e mirë për të penguar që procesi i shkëputjes së Kosovës nga Serbia të finalizohet, me atë që në Beograd dhe Moskë e dinë mirë se do të ndodhë, me bashkimin e Kosovës me Republikën e Shqipërisë. Blendi Fevziu bëhet thjesht kumtues i paguar i këtyre ideve serbe dhe ruse, ashtu si gjyshi i vet, që u vra në një sherr për llogaritë e vjetra të parave të paguara nga shërbimi sekret serb. Blendi Fevziu, njeriu që ka ndryshuar tre mbiemra në kohën e diktaturës komuniste, dhe që sot ende nuk ka marrë mbiemrin e babës së vet, por mban atë të dajës, mendon se shqiptarët mund ta ndryshojnë flamurin që është simbol i identitetit nacional, ashtu sic ka ndryshuar mbiemrat. Berisha ka një përgjegjësi të madhe që mban pranë një njeri si Blendi Fevziun, që thotë gjëra të tilla. Shqiptarët në anën tjetër të kufirit, në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi dhe Republikën e Preshevës, mund ta përdorin lirisht flamurin nacional shqiptar, pavarësisht se ai është edhe flamuri shtetëror i Republikës së Shqipërisë. Në rast se kjo gjë nuk u pëlqen të tjerëve, atëherë shqiptarët e këtyre trojeve tej kufirit të 1913 kanë të drejtë t’ u thonë maqedonëve, malazezëve etj., se në rast se ju nuk e doni këtë gjë, atëherë ju nuk e doni shtetin e përbashkët dhe ne nuk na mbetet veçse t’ i bashkojmë trojet ku jemi shumësi e popullsisë, me Republikën e Shqipërisë, duke krijuar shtetin e bashkuar nacional shqiptar, meqë ju nuk doni shtetin e përbashkët shumëetnik. Madje edhe në Kosovë është gabim që flitet përsëri për një flamur të ri të Kosovës, që kjo e fundit do ta adoptojë kur të bëhet shtet i pavarur. Ky lëshim i tepruar pot ë konsiderojmë se serbët e Bosnjë-Herzegovinës ruajtën flamurin nacional serb për shtetin e tyre, kishte megjithatë kuptim veç nëse serbët e Kosovës do të pranonin që Kosova të bëhej shtet i pavarur. Por tashmë që serbët e Kosovës nuk e pranojnë këtë gjë, dhe ata nuk e njohin flamurin e ri të Kosovës, ky lëshim është i panevojshëm dhe i dëmshëm. Se mund të kërkojnë dhe turqit, romët, të ashtuquajturit egjiptianë të Kosovës që në flamurin shtetëror të Kosovës të jetë dhe një simbol i tyre, kështu që do të ndodhë që në flamurin e Kosovës të hyjnë gjysmëhëna dhe rrota e qerres. Blendi Fevziu tregoi një entusiazëm shumë të madh për hapjen e debatit për ndryshimin e flamurit shqiptar, dhe tha se është gati që ta bëjë këtë gjë. Ndërsa Berisha dhe Thaçi mbajtën një heshtje skeptike, asnjë prej gazetarëve që ishin të ftuar, nuk e kundërshtoi. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur të ftuar ishin sorosiani Remzi Lani, i cili nuk merrej vesh pse ishte ftuar si analist për Kosovën, kur ai nuk shkruan asnjë rresht prej vitesh, as për Kosovën dhe as për ndonjë çështje tjetër, Andi Bushati, i cili ka një vit që nuk shkruan as artikujt e tij shumë të shkurtër, dhe që për Kosovën ka shkruar më pak se për Irakun, apo Armand Shkullaku, i cili ishte atje vetëm se punon në Tv Klan. Nuk duhej pritur që ta kundërshtonte as i ftuari tjetër, Skënder Minxhozi i cili është rritur në një familje ku i është kultivuar dashuria për Kamboxhian apo Tibetin, por jo ajo për kombin shqiptar, e as për Kosovën, duke qenë se babai i tij, Ymer Minxhozi është njeriu që u ngarkua nga regjimi komunist të shkruante libra për Kamboxhian dhe për luftën e komunistëve të saj kundër amerikanëve, si dhe për Tibetin. Të gjithë këta njerëz janë gati ta shesin flamurin shqiptar për udhëtim të paguar turistik në një resort luksoz në pushimet verore, dhe pastaj të pendohen vetëm se nuk kërkuan edhe një kroçerë si shtesë. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jan 16, 2010 1:18 am | |
| Regjistri i gjendjes civile të shqiptarëve, në duart e spiunazhit grek
Friday, 28 December 2007
Nga Kastriot Myftaraj - Greqia, me anë të spiunazhit të saj, EYP, ka shtënë në dorë database të gjendjes civile shqiptare dhe po e keqpërdor atë në dëm të shtetasve shqiptarë që janë të detyruar që certifikatat e marra në zyrat e shtetit shqiptar, t’i legalizojnë në ambasadën greke, kundrejt një pagese të lartë. Kështu ata kanë mbetur peng i kapriçios së diplomatëve grekë, të cilët, edhe pse marrin një tarifë të lartë për këtë shërbim, e vonojnë në mënyrë sadiste autentifikimin e dokumenteve që qytetarëve shqiptarë u duhen për nevoja të ndryshme, që nga marrja e vizave, dokumentet e qëndrimit,ato për veprime bankare, blerje shtëpish etj. Me këtë ambasada greke ka uzurpuar kompetencat e shtetit shqiptar, madje duke i bërë qytetarët shqiptarë të paguajnë shtrenjtë për këtë, në para, kohë dhe nerva. Sipas rregullores që ka vënë Ambasada e Greqisë në Shqipëri, çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë që aplikon për të marrë një vizë në këtë ambasadë, ose në konsullatat e saj në qytetet të tjera të Shqipërisë, është i detyruar që t’ i legalizojë dokumentet e marra në zyrat e shtetit shqiptar (certifikatat e gjendjes civile) në zyrat konsullore greke në Shqipëri, madje duke paguar dhe një tarifë prej 2800 lekë të reja. Duket se shërbimi sekret grek ka krijuar një rrjet verifikimi të fshehtë, duke marrë praktikisht nën kontroll zyrat e gjendjes civile në Shqipëri. Deri vonë legalizimi i këtyre dokumenteve është bërë nga zyra konsullore e ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ose nga ambasada e Shqipërisë në Greqi, por, që prej dy vjetësh, Greqia nuk e njeh autentifikimin nga shteti shqiptar, dhe kërkon një autentifikim nga një autoritet grek në Shqipëri, siç është ambasada greke në Shqipëri. Në një koktej që dha Ambasada e Greqisë në Shqipëri për gazetarët shqiptarë para disa ditësh, me rastin e 15 vjetorit të hapjes së zyrës së shtypit në këtë ambasadë, ambasadori grek në Shqipëri Konstantinos Kokosis, në fjalën e tij iu tregoi gazetarëve shqiptarë një anekdotë të vjetër, që tregon se si media i shtrembëron gjërat. Kokosis tregoi historinë e një kleriku të lartë nga Europa që kur vizitoi SHBA-t, dhe me të zbritur në tokë mësoi se në SHBA jepen adresat e bordellove, pyetjen e tij me habi për këtë gjë, shtypi e pasqyroi në një kuptim të tjetërsuar, sikur ai po kërkonte adresat e bordellove. Me këtë, ambasadori Kokosis donte të ankohej, në një gjuhë diplomatike, për atë që, sipas tij, shpesh herë mediat në Shqipëri mbajnë një qëndrim tendencioz ndaj veprimeve të grekëve ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë. Por ç’ duhet thënë për praktikën e mësipërme që përdor ambasada greke. Kjo që ndodh, në pikëpamjen juridike ka kuptimin se ambasada e Greqisë në Shqipëri ka marrë atributet e një zyre të pushtetit federal në një rajon autonom. Ambasada greke mund të mundohet ta justifikojë këtë praktikë të saj me atë se zyra shqiptare e autentifikimit në ministrinë e Jashtme nuk ka kredibilitet, dhe se ndodh që kalon dhe certifikata të falsifikuara. Por si i verifikon ambasada greke në Shqipëri aktet e gjendjes civile shqiptare që i çohen për autentifikim. Nuk ekziston asnjë marrëveshje mes dy vendeve që do të përcaktonte modalitetet e kësaj praktike, dhe as që mund të ekzistojë se do të ishte antikushtetuese. A bën realisht ambasada greke verifikime në regjistrat e gjendjes civile shqiptare? Nëse ajo ishte e shqetësuar për autenticitetin e dokumenteve të dala nga zyra konsullore shqiptare, mund t’ i gjente modalitetet për ta bërë verifikimin në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, çka do të ishte vërtet efektive. Por duket se kjo praktikë është vënë nga Greqia për të afirmuar të drejta të saj të posaçme mbi shtetin shqiptar, të llojit që ka pushteti federal me atë lokal, që ka autonomi. Pra, me këtë praktikë, Greqia e ve Shqipërinë në statusin që Serbia i ofron Kosovës, atë të autonomisë. Se në rast se Kosova do të jetë një njësi autonome e Serbisë, atëherë pushtetarët në Prishtinë sigurisht që nuk do të kenë të kenë kompetencë për të autentifikuar aktet e gjendjes civile, me të cilat shqiptarët e Kosovës do të aplikojnë për viza në ambasadat e huaja, por këtë autentifikim do ta bëjë Ministria e Jashtme e Serbisë, ndoshta me anë të një zyre konsullore të saj në Prishtinë, homologe e së cilës në këtë rast është bërë ambasada greke në Tiranë. Është me të vërtetë skandaloze se si para këtij uzurpimi të kompetencave të shtetit shqiptar që ka bërë Greqia, rri e vështron e qetë Ministria e Jashtme e Shqipërisë. A nuk e shikon ministri Basha se grekët e kanë vënë në pozitën e sekretarit krahinor të punëve të jashtme të Kosovës, në kohën e Jugosllavisë komuniste? Në cilin tekst të së drejtës ndërkombëtare ka parë juristi i shkolluar në Perëndim Basha, që të ekzistojë një praktikë e tillë. Pse Luli bëhet Lulaqi i Greqisë? Çështja nuk është vetëm tek dhunimi i sovranitetit të Shqipërisë, por edhe tek fakti se qytetarët shqiptarë, që janë taksapaguesit që paguajnë qeveritarët shqiptarë dhe vetë Bashën, janë vënë në pozitën që praktikisht i paguajnë një shteti tjetër, një taksë që duhej të shkonte tek shteti i tyre, dhe ëpr ta bërë këtë gjë pësojnë një kalvar të mundimshëm, shpesh duke ardhur nga Greqia në Shqipëri, për të legalizuar një dokument shqiptar në një zyrë greke?! Kjo gjë nuk tolerohet as nga shtetet më të humbura të Afrikës. Po kryeministri Berisha pse hesht, apo se këtë herë ka ardhur në pushtet si Salis Berisha. Përgjegjësi ka dhe Presidenti Topi pranë të cilit, sipas Kushtetutës akreditohen përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të huaja. Është ironi e madhe që shtetarët shqiptarë kërkojnë pavarësinë e Kosovës, duke refuzuar autonominë që i ofron Serbia Kosovës, kur ata tolerojnë që Republika e Shqipërisë të vihet praktikisht në statusin e një krahine autonome të Greqisë. Ambasadorit të Greqisë në Shqipëri i duhet kërkuar që ta ndërpresë këtë praktikë ilegale, ose në të kundërt ai duhet shpallur person non grata. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jan 16, 2010 1:19 am | |
| Berisha, “Oqil Oqilovi” i Ballkanit
Wednesday, 30 January 2008
Nga Kastriot Myftaraj - A e dini se me cilin nga kryeministrat e sotëm të vendeve ish-komuniste ka më shumë gjëra të përbashkëta kryeministri aktual i Shqipërisë, Sali Berisha?Me Oqil Oqilovin, kryeministrin aktual të Taxhikistanit, që nga viti 1999. Të dy kanë lindur në vitin 1944, të dy kanë qenë anëtarë për mbi 20 vjet të partisë komuniste. Nëse do t’ i kërkosh të ngjashmit e kryeministrit Berisha, duhet të shkosh në republikat ish-sovjetike të Azisë Qendrore, ose edhe në Rusi. Në vendet e tjera ish-komuniste europiane, duke përfshirë dhe shumë vende ish-sovjetike, nuk gjen të ngjashëm të kryeministrit shqiptar. Në Bullgari, kryeministri Sergey Stanishev, kryeministër që nga viti 2005, është i datëlindjes 1966 dhe nuk ka qenë komunist. Në Kroaci, kryeministër që nga viti 2003 është Ivo Sanader, i datëlindjes 1953, cili nuk ka qenë komunist. Në Republikën Çeke, kryeministër që nga viti 2006 është Mirek Topolanek, i datëlindjes 1956, i cili nuk ka qenë komunist. Në Estoni kryeministër që nga viti 2005 është Andrus Ansip, i datëlindjes 1956, i cili nuk ka qenë komunist. Në Hungari, kryeministër që nga viti 2004 është Ferenc Gyurcsany, i datëlindjes 1961, i cili nuk ka qenë komunist. Në Latvia (Letoni) kryeministër, që nga viti 2007 është Ivars Godmanis, i datëlindjes 1951, i cili nuk ka qenë komunist. Në Lituani, kryeministër që nga viti 2006 është Gediminas Kirkilas, i datëlindjes 1951, i cili nuk ka qenë komunist. Në Maqedoninë fqinje, kryeministër që nga viti 2006 është Nikola Gruevski, i datëlindjes 1970, i cili nuk ka qenë komunist. Në Poloni, kryeministër që nga viti 2007 është Donald Tusk, i datëlindjes 1957, i cili nuk ka qenë komunist. Në Malin e Zi, kryeministër që nga viti 2006 është Zeljko Sturanoviç, i datëlindjes 1960, i cili nuk ka qenë komunist. Në Serbi kryeministër që nga viti 2004 është Vojislav Koshtunica, i datëlindjes 1944, si Berisha, por që nuk ka qenë komunist. Në Gjeorgji kryeministër, që nga viti 2007 është Lado Gurgendidze, i datëlindjes 1970, i cili nuk ka qenë komunist. Në Slloveni, kryeministër që nga viti 2004 është Janez Jansha, i datëlindjes 1958, i cili ka qenë komunist, por në 1988 është arrestuar dhe dënuar me burgim, pasi si gazetar botoi shkrime kundër ushtrisë jugosllave të kontrolluar nga serbët. Në Rumani kryeministër që nga viti 2004 është Calin Popesku-Tariceanu, i datëlindjes 1952, i cili nuk ka qenë komunist. Në Ukrainë, kryeministre që nga viti 2007 është Yulia Tymoshenko, e datëlindjes 1960, e cila nuk ka qenë anëtare e partisë komuniste. Në Armeni kryeministër që nga viti 2007 është Serzh Sagsyan, i datëlindjes 1954, i cili nuk ka qenë komunist. Madje edhe në tre republika ish-sovjetike të Azisë Qendrore, në Uzbekistan, Kirgizistan dhe Kazakhstan kryeministrat aktualë nuk kanë qenë komunistë. Në Uzbekistan, kryeministri Shavkat Mirziyoev, i datëlindjes 1957, kryeministër që nga viti 2003, nuk ka qenë komunist. Në Kirgizistan, kryeministri nga viti 2007, Igor Chudinov, i datëlindjes 1961, nuk ka qenë komunist. Në Kazakhstan Karim Massimov, i datëlindjes 1965, i cili është kryeministër nga viti 2007, nuk ka qenë komunist. Në vendet ish-komuniste jashtë ish-Bashkimit Sovjetik, një kryeministër ish-komunist gjen në Sllovaki, ku kryeministri Robert Fico, i datëlindjes 1964, i cili është kryeministër që nga viti 2006, ka qenë komunist që nga viti 1987, pra vetëm për dy vjet. Kryeministrat e tjerë ish-komunistë i gjen vetëm në ish-republikat sovjetike. Në Rusi kryeministër që nga viti 2007 është Victor Zubkov, i datëlindjes 1941, i cili ka qenë komunist për mbi 20 vjet. Në Moldova (Moldavi) kryeministër që nga viti 2001 është Vasile Tarlev, i datëlindjes 1963, i cili ka qenë komunist për disa vjet. A e dini se ç’ ngjashmëri ka kryeministri shqiptar Berisha me kryeministrin e Kinës, Ëen Jiabao? Të dy janë anëtarë të partisë komuniste që nga vitet gjashtëdhjetë. Kryeministri i Kinës që nga viti 2003, Ëen Jiabao, i datëlindjes 1942, pra dy vjet më i madh se Berisha, ka hyrë në partinë komuniste në vitin 1965, pra tre vjet para Berishës. Por, profili politik i Berishës do të ishte i paplotë nëse do të krahasohej vetëm me homologët e tij kryeministra, se Berisha ka qenë edhe President i Republikës, në vitet 1992-1997. Për këtë arsye Berisha, për nga kohëqëndrimi në pushtet ngjan më tepër me Presidentët-despotë të republikave ish-sovjetike të Azisë Qendrore dhe Kaukazit, që kanë një kohë të gjatë në pushtet. Por Berisha ka një ndryshim me këta. Derisa këta venë kryeministra-kukulla, Berisha, duke përfituar nga koniukturat ndërkombëtare, ka vënë një president-kukull, për shkak se nuk mund të zgjidhet vetë i tillë, shembull që pritet ta ndjekë dhe Presidenti rus Putin. Në këtë pikëpamje, Berisha nuk ngjan aq me kryeministrin e Taxhikistanit, Oqil Oqilov, por me ish-komunistin Emomalii Rahmon, i cili u bë President i Taxhikistanit në të njëjtin vit kur Berisha u bë president i Shqipërisë në 1992. Ndryshimi është se Emmomali Rahmon mundi të qendrojë në pushtet pa ndërprerje që nga viti 1992 dhe deri më sot, ndërsa Berisha, u rrëzua një herë, megjithëse bëri përpjekje ta mbante me çdo kusht pushtetin. Ndërsa Presidenti i Kazakhstanit, që nga viti 1990, Nursultan Nazarbayev, i datëlindjes 1940, pra katër vjet më i madh se Berisha dhe që ngjan me Berishën se është bërë anëtar i partisë komuniste në vitet gjashtëdhjetë, prodhoi një kryeministër-kukull jokomunist si Karim Massimov, Berisha u tregua dhe më i shkathët duke prodhuar, i favorizuar nga koniukturat ndërkombëtare, një president-kukull jokomunist. Kushedi se ç’ mendime do t’ i kenë ardhur në mendje Berishës kur takoi ditët e fundit Presidentin e Azerbajxhanit që nga viti 2003, Ilham Alyev, duke konsideruar që ky i fundit, trashëgoi postin e të atit, Heydar Aliyev, i datëlindjes 1923, i cili ishte President i Azerbajxhanit nga viti 1993 në vitin 2003, kur vdiq. Heydar Aliyev ishte oficer i NKGB, në 1944, gjeneral-major dhe shef i KGB të Azerbajxhanit në 1967, dhe komunist që në vitet dyzet. Zot na ruaj mos i ka lindur Berishës ndonjë ide trashëgimie posti. Në vendet ish-komuniste, një njeri që të ketë qenë kryetar shteti në 1992, kur Berisha e mori këtë post, dhe që të jetë ende në pushtet, e gjen vetëm në Kazakhstan, kur Nursulltan Nazarbayev është president që nga viti 1990, në Taxhikistan, ku Emomalii Rahmon është president që nga viti 1992, në Uzbekistan ku ish-komunisti Islam Karimov është president që nga viti 1991. Në Turkmenistan, ish-komunisti Saparmurat Nyiazov, i cili ishte president që nga viti 1990, e lëshoi postin kur vdiq në 2006. Këta janë homologët e vërtetë të Berishës. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jan 16, 2010 3:01 am | |
| Veterineri i ka shume qef rolet e lolos, leshkos, dordolecit. E kam fjalen per veterinerin Bamir Top-tanin. Ne fakt ai ka lojtur edhe rolin e kllounit kur u betua per poturet e kolonel Janullatosit. Une atehere komentova me shkrimin "Kllounad" ( http://vertet.blogspot.com/2007/07/kllounad.html ). Dje leshkua na tha se ai nuk e pa te nevojshme te mblidhte Keshillin e Sigurise Kombetar me rastin e permbytjeve katastrofike. Pra ky lolo, ky dordolec, ky keshko, ky klloun guxon te tallet me shqiptaret me rastin e kesaj fatkeqsie te llogaritur mire. Ky leshko mendon se shqiptaret nuk e dine qe siguria komebtare shqiptare eshte eskluzivitet ne duart e UDB-se. Ne se leshkua vertet mendon ashtu sic deklaroi, le ta gjeje veten ne kete video ku diskutohet siguria kombetare shqiptare. ( https://www.youtube.com/watch?v=HacP9jfrXm0 ) Ne se leshkua nuk e gjen veten ne kete video, le ti beje te ditur shqiptareve se kush jane ata qe shoqerojne serbin Damir Fazllic. Te na sqaroje se kush eshte flokverdha dhe mustaqelliu e me radhe, emrin, mbiemrin, poziten, graden... Me kete rast ky lolo ti tregoje shqiptareve se cila eshte lidhja e Bamir Top-tanit me Esat Top-tanin dhe perse Dushan Mugosha dhe Miladin Popovici kishin bazen e tyre sekrete te sigurte ne qender te Tiranes ne kafe "Flora" prone e Bamir Top-tanit. Petrit Kola Profet i Tiranes dhe i gjithe Trojeve Shqiptare
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jan 16, 2010 5:36 pm | |
| Saliu me pionierët e dalluar të klasave të shtata në mbremjen e Vitit te Ri, 1958 ne Tirane. Rinia e panjohur e Saliut Gjon Neçaj/ Tropojë Një foto dhe një artikull i gazetës "Bashkimi" të vitit 1959 për djalin nga fshati, sot kryeministër, që donte qysh i vogël të bëhej mjekTROPOJË - Mjeku Rexhep Ndoçi, i ruan ende kujtimet për Saliun e ri, djalin nga Viçidoli i Tropojës së Vjetër, i cili dëshironte të bëhej mjek për të shëruar njerëzit. E ishte pikërisht ndërhyrja e doktor Rexhepit që bëri që Sali Berisha të fillonte mësimet në politeknikumin mjekësor Tiranë në vitin shkollor 1958-1959. Në një botim të këtyre kohëve të publicistit Ramiz Lushaj, ku analizohet lidershipi i Partisë Demokratike gjatë 19 viteve pluralizëm, lexojmë edhe një shkrim që përputhet me fjalët e Rexhepit për Sali Berishën, shkruar nga Murat Gecaj, në gazetën "Bashkimi" 50 vjet më parë, në nëntor të vitit 1959. Po citojmë pjesë nga shkrimi që mban titullin "Ëndrra po realizohet": "Sigurisht ju nuk e njihni Saliun. Dhe kini të drejtë. Për ta njohur duhet të kishit qenë në shkollën 7-vjeçare "Asim Vokshi" të Tropojës, ku ai mori dëftesën e lirimit me fletë lavdërimi nga ana e drejtorit të shkollës. Që kur ishte fare i vogël Saliu ëndërronte të vazhdonte shkollën dhe së fundi të dilte mjek. Gjithë verës Saliu priste që t'i jepej bursa për në politeknikumin mjekësor të Tiranës. Dhe çasti i pritur me aq padurim erdhi. Seksioni i arsimit e njoftoi Saliun se ia dhe bursën atje ku e kërkoi... U nda Saliu nga prindërit dhe makina kaloi Alpet dhe udhëtonte nëpër fushat e gjëra të Atdheut. Mendjen e kish te prindërit, por zemra sa s'i gufonte prej gëzimit. Ai shkonte për të parën herë në kryeqytetin tonë, në Tiranën e bukur. Në shkollë gjeti shokë dhe shoqe, në gjirin e të cilëve filloi të ndjejë veten si në familjen e tij... Saliu nuk dyshon se dëshira e tij do të plotësohet për t'u bërë mjek..." E vërtetë, ëndrra e djaloshit nga Alpet, u bë realitet. Sali Berisha në vitin 1967 përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë dhe u emërua pedagog pranë atij fakulteti, duke u larguar përfundimisht nga vendlindja e tij. U bë "Doktor i shkencave" (1988) dhe "Profesor" (1989 ), tituj që i mban përkrah emrit në çdo rast, përfshirë prezantimin zyrtar në faqen online të Këshillit të Ministrave. Ky artikull i hershëm thotë se kryeministri ka dashur gjithmonë të bëhej mjek. Një shënim i mëparshëm në "Shekulli" nga skenaristi i njohur, Roland Gjozaj, thoshte se Saliu ka ëndërruar në të ri të bëhej edhe shkrimtar. Këtë dëshirë të dytë, e ka zbuluar edhe vetë Saliu në një intervistë me fëmijë në një kanal TV, ku rrëfeu që shkruante dikur vjersha. Sot nuk është më as kardiolog e as shkrimtar. Por famën e kërkuar me ngulm e arriti në një rrugë tjetër. Ka vite që "tradhtoi" profesionin e kardiologut, duke e ndërruar me atë të politikanit. A thua bëri zgjedhjen e duhur? Në fotografinë që shoqëron këtë shënim, Saliu ka dalë me pionierët e dalluar të klasave të shtata të rretheve Tropojë dhe Mirditë në mbrëmjen tradicionale të Vitit të Ri në Tiranë më 1 janar 1958, (i pari majtas). | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jan 16, 2010 5:45 pm | |
| PD-LSI, gati ligji per mbrojtjen e Gay-ve | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jan 16, 2010 5:49 pm | |
| . Pasaportat, emigrantët protestojnë në prefekturë . Lot në gjyq: Si na shkatërroi Gërdeci | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jan 16, 2010 7:59 pm | |
| Permbytjet, shkaterrohet 10 % e prodhimit vendas Toka e permbytur ne rreth 10 mije hektare per banoret e zones se Nenshkodres eshte burimi kryesor i te ardhurave
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jan 16, 2010 8:02 pm | |
| Afera, si ruajti qeveria Fierzën për t'ia shitur energjinë Damir Fazlliç | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Jan 17, 2010 1:00 am | |
| Propozimi i parë i qeverisë: Të shemben ndërtimet mbi kolektorë dhe pranë digaveBanesat që ndodhen mbi kolektorë dhe pranë digave, do të prishen. Pohimi është bërë nga ana e ministrit të Bujqësisë, Genc Ruli. Gjatë një prononcimi, Ruli është shprehur se këto banesa janë të destinuara që të prishen, ... | |
| | | feride Anëtar
Numri i postimeve : 427 Age : 39 Vendi : alanese Registration date : 13/12/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Jan 17, 2010 11:49 am | |
| Po Salo tani mbas ujit shqiptareve bajau nxet diku ne QAD le ta nderroin ambijentin! Nje popull laraman e kerkon keshtu si shperblim . | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Jan 17, 2010 3:38 pm | |
| Juve keni nje fare te drejte. Shqiptaret duhet te ishin cuar dhe me thonje e dhembe ti kishin treguar vendin tradhetareve. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Jan 17, 2010 4:29 pm | |
| Qeveria dorëzohet para krizës ekonomike
Ministria e Financave pranon efektet që po jep kriza ekonomike dhe propozon ulje të buxhetit 2010, deri në masën 40 miliardë lekë. Në shkresën dërguar Kryeministrit Berisha, ministri i Financave jep argumentet ...17.01.2010
Kukës, shembja në tunel mbetet pa zgjidhje
Një vit më parë, pra në dimrin e vitit 2008-2009, shqiptarët që bëjnë udhën e Qafës së Malit, kosovarë dhe kuksianë, thanë me entuziazëm se “ky është dimri i fundit”. Dhe e ... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Jan 17, 2010 4:32 pm | |
| Paratë false “pushtojnë” qendrat tregtare
Paratë false, çfarëdo valute qofshin dhe poseduesit e tyre janë kthyer në një makth për qendrat tregtare në Tiranë. Duket se falsifikuesit kanë gjetur rrugën më të shkurtër për të bërë shpërndarjen ... | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |