|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+19rrimtaf medvegje voglushja Best Driniiiii ...... Medalim Sofra xhiti arberia Atdhetari Delia detektivi Eva0506 xhema BashKom kasapi petritkola tosybell 23 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| | | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Mar 30, 2010 10:38 pm | |
| jo ore kjo esht detyra e sales, salen e kem atdhetar te fort nuk esht asgje,sepse , do bej vepra dhe ma te tmerrshme nese e lem te lir te veproj!!!! | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Mar 30, 2010 10:44 pm | |
| Ti lejojsh varre e nji ushtrie fashiste ne truallin tend se paku duhesh te jesh, shizofren........! | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Mar 31, 2010 12:48 am | |
| Sala ka per detyre me ata te kosoves dhe Ahmet shkupin me i shkaterrue kombin shqiptare. Detyre nga serbia greqia italia solana... Veqse po shkaterrohet kombi.. Qka po doni me shume.. Hiqen emrat e atdhetareve shqiptare shitet deti shitet toka coptohet atdheu shkaterrohet kombi shakterrohet gjithqka .. ket bejne pushtet pasuri pa kufi kushe nuk pergjigjet as per tradhti kombetare as per hajni... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Apr 04, 2010 1:46 am | |
| Agjentat e Ramiz Alise ne BBC Perse BBC vazhdon te punoje me oret e Mugoshes, Zerves, Hoxhes, nderkohe qe Qeveria Britanike ka dhene shenja se do te peshoje padrejtesite historike bere ndaj shqiptareve…? Kjo ndoshta sepse BBC eshte e pavarur dhe interesi i saj eshte te behet artopolonat i cdo diktatori, krimineli, antishqiptari si puna e Ramiz Alise te cilin e intervistoi me daten 2 Prill, 2010. Si pasoje ne degjuam te qara dhe pame te derdhen lote krokodili nga Ramiz Alia ne te besushmen BBC. Ramiz Alia kerkoje “falje” per gabimet bere ne kohen e komunizmit ku u vrane 6000 shqiptar nga shteti komunist. Vetem kaq? Perse BBC nuk e pyeti Ramiz Aline per numerin e te masakruarve ncionalista shqiptar ekzekutuar ne Dardani nga ai, Shefqet Peci, Sabri Godo…? A nuk duhet qe edhe keta ti shtohen numrit te te vrareve shqiptar, apo BBC shqiptaret e Dardanise vashdon ti quaj kosovar ne kuptimin e kombit te ndryshem nga shqiptatret? Ne hesape nuk na u futun edhe te vraret shqiptar pas viteve 1990, qe per hire te se vertetes duhet thene se jane ne numer me te madhe se ata te ekzekutuar para ketyre viteve. Jane pra pikerisht skemat e Ramiz Alise, partite e Ramiz Alise dhe njerzit e qe vete Ramiz Alia zgjodhi me doren e tij ata qe bene dhe vazhdojne te bejne kerdine pas viteve 1990 aq sa e kane cuar kombin shqiptar ne prag te zhdukjes se plote duke i vrare fisikisht ata, duke ja falur trojet e tyre, duke i poshteruar ata, duke i mjeruar ata, duke sulmuar karakterin dhe zakonet… … Do te ishte mire qe BBC te rishikoje personelin e seksionit shqip, sepse kush e di ne te munde te vegjetojne agjentat e Ramiz Alise. Duke bere kete ajo nuk do te rrezikoje qe besueshmeria e saj midis shqiptareve te jete nje zero me xhufke. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Apr 08, 2010 12:05 am | |
| Rapsodi tropojane per Sali Berishen
Nga Nik Camaj
Rapsodi tropojane per Sali Berishen 1. Ku e ke djalin nene Jovanka ? Ne Tirane, tek Sllobodanka, Na eshte kthy dhendrri n’pushtet Tash do te dalim n’selamet. Dobro doshli, daj Fazllici ! E uron Shkelzen-o-vici Zdravo unuka Argite ! Te gezojme qe erdh kjo dite !. Tash fitojme c’far t’na doje zemra: Pare t’pista, prona, tendera, Me rrite normen e fitimit, Jem bashkue me boten e krimit. 2. Babe Salihi jep udhezimet, Si me i shtue superfitimet: “Gjithsecili ne klanin tone, T’angazhohet ne korrupsion !” Ne mandat te pare si president, Jam tregu koqe, pa mend, Me duket vetja anormal, Pse nuk vuna kapital ! Eshte momenti te fitojme sot, Vitet qe na iken kot, Due me u ba pasanik, Me jetue si sheik!! Objektiv i madh per mu: Keto milionat me i fitu Si ti fusim ne xhepin tone, Ka metoda ti pastrojme. Arme, droge e kontrabande, Jane per burrat: pune e rande, Ketu , Argite mos i fut hundet, Kem Shkelzenin per kesi punesh. More Shkelzen, t’ka baba trim, Je i lind per demontim, Ti Argita, bija ime, Fokusou n’ privatizime. Sokoleshe, ti moj malesore, Na e hap studion ligjore, Gjithe projektet qe ka shteti, Do i perlajme t’ tana per vedi. C’fare ka prona ky milet, Ne mal, n’fushe a ne bregdet, Turru pra, ti moj azgane, Me i kalu n’llogarine tane. Thuri planet me ngadale, Futju bregdetit me radhe, Nga Ksamili ne Velipoje S’leme parcele te na shpetoje ! Ty Jamarber t’kam si djale T’i zaptosh tokat ne Jale Per Zenin kam tjeter plan Jane dy mije hektare ne Seman Nuk na vjen me fati ne dere, Ta shfrytezojme per te fundit here, Te mos mbese aset pa shit, Te mos leme prone pa grabit. Hyrjen n’ NATO, me sa te mund, Do ta shtyj ne maksimum. Po te na bajne neve anetar, S’mund te vjedhim si me pare. Do veme kapital pa mase, Do fitojme para me thase, Me i pastrue sipas ligjit, Kemi firmat e Fazllicit. Shkina ime, moj Argite, Mire i “qan” keto “sukses fite” Cdo projekt qe konsulton, Dhjete perqindeshin e “rrafshon”. Nga qe pronat ke synim, Po te jap mendimin tim: Toke me çmim “badiava” Veç n’ Porto Romano ka. Jane pronare ca katundare, I genjejme me pak dollare. Bejme nje Vendim historik: E kthejme n’ Park Energjetik. Vlera e tokes shkon n’stratosfere, Rritet çmimi 300 here !! Sa firmos nje V.K.M. Pare te madhe fitojme ne !! Shkelzeno, qepju Gerdecit, Eshte mbreti i biznesit. Gjithe mafjozat ma t’nderu N’trafik armesh jane perqendru. Eshte biznes fantastik ! Demontim dhe trafik. Do ta bejme ne menyra te fshehta, T’ mos leme gjurme ne evidenca. Trafikojme edhe raketa, Sa te doje Al-Qaida. Ne rruge sekrete permes Cadit, I cojme arme edhe Xhihadit. Nuk na duhen ne uzinat, Fillo, e ngre llamarinat. Perdor mjetet e ushtrise, Ke dhe ciken e Farise. Kam mendu per proceduren, Gati ke infrastrukturen. Alibe e Aldo Bumce, I ke vartes n’ grupin e punes. Mos humb kohen me licencat, Ti jep baba kompetencat. Qeveria, perfshi mua, Do te jete nen urdherat tua !! Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle, Veç me mbush thaset me dollare, Non-stop, n’supervizion, Baxhanakut i takon. Per fitimin maksimal, Nuk njoh ligj, as moral, Puna del me leverdi Kur shfrytezohen gra e femi. Keto jane pune qe leverdisin, Pasunohemi me tane fisin, Fitim te tille nuk ka pare bota, Pesedhjete breza s’na dhemb koka. 3. Kam kerkese nga njerzt e grues: T’u jap serbve akses n’Durres. Kam mendue qe per Serbine Te baj aksin Lac-Morine!! Kosovaret nuk i due hiç, Sepse jane anti-Fazlliç. Cmendurisht une kam dashni, N’dajallaret e femijve t’mi. Rruga qe i sherben vatanit, Do kalonte grykes Komanit. Ky opsion nuk me pelqen: Me demton si biznesmen. Une nuk jam aq rrote budalli Me e ndertu nga thote Topalli. Rruga bregut lumit Drin, Le pa pune tragetin tim. Jam i lute prej Erdoganit, T’kaloje rruga bregut Fanit. Keshtu, kane shansin osmanllinjte, Per here te pare me shkel n’Mirdite!! Pra, Kosova eshte sebepi, Perfitues jane turku e serbi. Do ta haje buxheti i shtetit, Edhe xhepat e miletit. Nga miliardat qe do hedh, Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh. Jemi te “ndershem” ne publik, Eshte projekt patriotik !! Do ta nisim me nxitim, Pa projekt e preventiv, Keshtu nuk kapet abuzimi, N’xhepat tane shtohet fitimi. Gropes se zeze te korrupsionit, I veme emrin “Rruga e Kombit” Se ky popull eshte i trashe, E ha sapun per djathe. Keshtu, per dite vjedhim miliona, Me parullen :“ rrofte Kosova”. Plan biznesi me te mire s’ ka, Miliardere ka me na ba!! Eshte projekt qe suporton, Cdo lloj vjedhje e korrupsion. Jane pa tru shqiptaret e ngrate, I mashtrojme dhe per fushate. Une jam Sale talebani, Me vjen ne ndihme dhe Erdogani Me sebep te inagurimit, Dy dite para votimit !! (Dasem te madhe do te banim, Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!) Po u ba ndonje padi, E dergojme Sollakun n’shpi. Me mbrojt fort korrupsionin, Kemi gati “lustracionin”. Kemi eksperience nga bota, Sic vepronte Penelopa. Keshtu do bajme me tunelin, E ndertojme pastaj e shembim. Sic na meson arithmetika, Kete e thote edhe Argita: Qe te fitohet sa me shume, Duhet rrit puna n’volum. Sukses-fija eshte derivat, Punet e vogla japin pak. Po kur shifra eshte me billiona. Cahen brinjesh llogarite tona !! 4. Nga Argita due’ i projekt: Si ta fusim ARMO-n ne xhep. T’u krijojme pershtypjen t’taneve, Se ua dhame amerikaneve. Nga Teksasi, nje firme hiçi, Na e gjejne Toma e Fazlliçi. Koperture n’afera krimi, Rezart Taçi esht me kopili. Thirre Taçin me urgjence ! Fillo, jepi konsulence ! Te startoje, me korrupsion, T’paguaje mediat, sa t’kerkojne. Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani, Fonde sjell nga Azerbaijani. Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe, Mire se te vijne nga mafia ruse ! Vlere fiktive veme n’ offerte, Me u “pague” per 5-6 vjet, Po u zbuluem nga konkurentat, I nderron Ruli dokumentat. Nuk e ban ai per shoqni, Ai ka ketu pjesen e tij, “Druri i arres” qe nje nxitim, Sot e kam ortakun tim. Per “OK”-n ne parlament, Duhet ba nje marifet: Vec te kete emerin “garanci” Boshe e fallco, s’ka rendesi. Grupi im parlamentar, Jane ca koqe, e ca gomare, S’jane te zot as “per nje pune”, Miratojne ç’far u tham une. Pse jane arti, politika ?! I blejme ca nga opozita, Kur ta mbyllim kete pazar, U çojme ftesat per iftar. Per parate, s’kemi siklet, ARMO-n e marrim pa leke, Po t’na pyese ndonje gazete, “Jane pague”, por jo n’buxhet. Po e teproi ndonje gazetar, Do ta shpalle une tradhetar, Do ia djeg gjithe pasurine, Me shtypshkronje, e me makine. Per transferta kriminale, Kemi banken personale, Me Tan Santo e Elvane, Kryebandit Adrian Fullane. I bajme ligjet si t’i dona, Qe ARMO t’jete e jona. Ky qe plani, me startuu, Eshte sukses i garantuu !! ESHTE PROJEKTI I FITORES ! JA KALOJME DHE AL KAPONES !! 5. Merakoset nene Jovanka: Motra ime, Sllobodanka ! Mos ma lini n’balte Fasllicin, Pse e kemi Kryeministrin?! Sal Berisha mban fjalimin: Mos ma ngucni “gospodinin” Mbyllni gojen deputete ! Se ua sjell ketu n’ parlament. Nis veprimet paranoja: O Damir, o “srdce moja” ! Merre çarterin per Tirane Je ne bes’time n’ TV Klan. Ne aeroport shtrohet tapeti, Me urdher te nalte nga shteti, Zbret me nderet e nje princi, Dora vete: druzhe Fasllici. Angazhohet i gjithe shteti, Policia e prefekti, Shantazhojne Sala e Liria: Te rrije urte prokuroria !!. Se eshte koke, per koke te mikut, Eshte koka e trafikut, Kontrabanda e Ballkanit, Kontrollohet prej “viganit”. 6. Fakte te reja kan dale ne drite: Kush e nxori Azemin ne prite, Kush e shfrytezoi arkivolin, Me ba 14 shtatorin !. S’e harrove o Sale, traditen, Keshtu e vrave edhe Trebicken, E verteta po del ne pah, Kush e çoi Kosten “per gjah”. Po te zbardhet prej fillimit, Tragjedia e 2 Prillit: Dora qe gjakosi Shkodren, Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen. Kur Kosova ngrinte krye, Behej shqipja “lesh e li”, Luks i madh per Serbine, Kur shtie n’kaos Shqiperine. Hej Sali, miku i Fazlliçit, Ia kalove Karaxhiçit, Karburant i dhe Serbise, Me vra djemte e Dardanise!! U rrjeshtove n’krah te Rugoves, Kundra trimave te Kosoves I gjithe populli u çudit Kur i shpallet “terroriste” !! Trimat, ne lufte me dushmanin, Ti, biznes me Arkanin. Dosja jote ne Beograd, Filloi te jape rezultat. Kur Kosoves po i vinte fati, Direktiven jep lugati. Me urdher te UDB-se I the “jo”, Rambuje-se. Ti ke ba nje mal me krime, Vrave popullin ne lufte civile, Mbolle ngjarjen me vrastare “Hiroshimen” gerdecare. Tym e helm mbushe kete vend: Bloze qymyri, nafte e cement, Ke dhe plane me mizore, Me centralet berthamore !! Si familje, je ba llum Ju ka vene mafia perfund: Delijorgji, Medi dobiçi Rezart Taçi e Fazlliçi. Qe ta themi hapur fare, Eshte gjithe mafia nderkombetare, Kriminelet ke ortak, Me t’çue ne Hage, ti e ke pak! 7. Jam Sali, Sali “qendresa” Vrava, vodha gjithe sa desha Per pushtet, une djeg Shqipnine, Per Gerdecin, hiç s’ma ndin. Madje jam shume i vendose, Per nje tjeter katastrofe ! Me barut u ba shume buje, Kete here do jete me uje !! Shkodren do ta bej det , Ta mbaje mend perjete ! Tragjedi qe s’e ka pase, Ne Kafe te Madhe permbi skaf !! Vi nga kulla e Vicitolit. Jam nga shpella e Mit Sokolit, Qe ju turr topit per ment’ krese, Tu mendue se eshte n’sigurese ! As kurkujt nuk ia kam friken, E kam “tredh” une opoziten N’ unison me Edi Ramen, Kushtetutes ia kam “kajt nanen”. Le t’vazhdoje me batuta, Tu tregue perralla me flutura Nuk me tremb mue Johni II-te, Une nuk pyes per Amerike !! Derisa t’permbyset globi, Me rruen trapin “Silvia Konti”, Se ia marr erzin n’publik, Ia kam ba nje vidioklip ! Me gjyqsorin skam problem Aty kam une klanin tem , Bamirit ia kam ba bene , Do t’ia marr dhe KLD-ne. Me i vu krimit kapak, Mua m’ duhet edhe nje mandat Kam nje plan te sterholluu, Me lane popullin pa votue. Kur te vije dita per votim, Jam usta n’manipulim. E ujdis dhe me Europen, N’qeveri me kokelopen. 8. Mire ia ban more faqezi, Kur ka t’marre qe t’besojne ty, Se çdo popull ne planet Nuk do te sillte me ne pushtet. Per faturen dhjetra mijera Brenga, plage edhe viktima, Per gjithe krimet ndaj vatanit, Do ta benin si Sadamit. 9. Hapi blloqet moj Argite : A ka mbet ndonje gje pa u shit ? Nga vemendja si na doli ? INSIG-u , ALBPETROL-i ?! Duhet te kesh n’vemendjen tate, Dhe repartet ushtarake. C’fare ka: toke e ndertim, Ta kthejme ne perfitim!!”. Te punojme ma me kujdes, Po na dalin letrat n’shesh. “Bomba” e pare qe faksi djalit, Tash, e-mailat e Ansarit ! Ne publik erzin na muaren, S’na paguan as faturen, Me aferatt qe t’zbuloi Tema Mos t’jem une, t’kishin fut brenda. Per cdo gje, rrofte kapari, Se ta fusin si arabi Ta kesh rregull n’punen tane: Leket merren paradhanie ! Mos u ban more babe zevzek, I thote t’jatit çika e vet: “Vec me tenderat qe kam n’proces, Jam tu e mbushe edhe nje thes !” Asetet qe ti permende, I kam te shkrume n’listen teme. Une i bej punet me grafik, I kam ne plan per kete vit. Nuk pajtohem me kritikat, Mos mi humb baboo meritat. M’ gjej nje tjeter ne Planet, Qe eshte ba bos per 4 vjet ?! Per cdo prone qe eshte kthy, Une e Zeni kem nderhy. Ne cdo projekt e investim, Aty eshte dhe emri im !! Koncesione e tenderime, Kane kalue ne doren time. S’jam mjaftue si konsultare, me perqindje, jam pronare !! A e ke pa si po hedh shtat, QTU-ja e re ne Farke ? Veper qe se ka Shqipnia, Ashte tu u ba me leket e mija ! Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll, I kam une nen kontroll ! Po s’pagoi taksen tek une, S’fiton asnje konsorcium !! Fantazia ime s’ndalet, Kam fillue te zaptoj dhe malet: Dajt, Terbun e Velecik, Tash jam ngule dhe n’Bukanik. Me ndihmen e dajes Fazllic, Kem ba lek e fitue miq: Mishkovicin e Arkanit, Dhe djalin e Sllobodanit !! Kam arrite me menaxhu, Procesin me te korruptu. I rashe vize VITOL gjigandit, Ia dhashe ARMOn Tacit mamit. Edhe pse jam billionare Ne shume projekte, aksionare, Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine, Vete e deshen borgjezine ! Pra c’ka lidhje me terrenin, E godisim bashke me Zenin, Ti kujdesu vec per vedi: Mos me ra nga pushteti Qe t’i gezojme na pasunite, Mos prano me i hap kutite. Se po i hape, fiton Rama, E na i konfiskon te tana !! Po erdhi ai n’pushtet, E sigurte: burgu na pret. Krimet tona sa nje mal, Nuk mjafton kodi penal. Qe te shpetojme duhet me ik, Ne azil politik, Nese duem nje vend tamam, Shkojme drejt e n’Teheran. *** Zonje e madhe Jozefin, Ke merita n’sigurim, Qe kur re ne banane, Ti je ba pulitikane. Nga besimi europiane, Ne politike je talebane, Per te tjerat je hibride, Nuk e flet as gjuhen shqipe. Si kryetare je e dhunshme, Nga fjalori: e paturpshme ! Histerike si nje vrasese !! I njeh mire dhe lendet plasese !! *** Kush e solli kete cunam ? Kryeministri sharlatan ! “Hena blu” as “dielli gri”, Dora vete shoku Sali ! Hapi syte o milet, Pse fajtore jemi vete: Se cdo vote per ate lubi, Eshte burim per tragjedi !! Moj malesia e Gjakoves, Ke pas qene e pararojes, Ti ke pase burra model, Turp, qe nxore ate kriminel ! Do t’mbuloje Sale turpi i zi Per afera e per tradheti, Do te mbetet brez pas brezit: “Kryeministri i Gerdecit”. Para teje ne tradheti, Jane zhyt Zogu e daja i tij. Por s’kane bere te tilla pazare!!, Me ujrat territoriale . Kjo do te thote se n’ qeveri Esat Pasha na eshte kthy. Problemi qe ka sot vendi: A do vi dhe Avni Rustemi ?! Jeni nje tufe me kusare, Me Ballinje e Selmanllare, Delijorgje dhe Fazllicё, Taç e mac e berishiçe. Kjo eshte klike qeveritare, Eshte nje bande kriminale, Ruli, Basha dhe Mediu, Kapobanda eshte Saliu. Sa krimet i keni ba, Me lekure keni me e la. Do ta zbojme ne korrupsionin, Bashke me Gerdec-kualicionin. *** Moj PD - e bija e “nanes”,* Paske qene ti “piçka e s’ames”. N’kryesine tende ka hyp llumi, Me shume turp ty po t’vjen fundi ! Je e mbushe me antivlera, Me ministra kriminela . Ne moral je e pafytyre , Boll qe ke “bethen e mire” !! | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Apr 08, 2010 9:57 am | |
| Shum vargje te qeluara si luan topi. | |
| | | albaninr1 Anëtar i ri
Numri i postimeve : 78 Age : 39 Vendi : Londer Profesioni/Hobi : Sport Registration date : 23/03/2010
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Apr 08, 2010 12:39 pm | |
| sali berisha , hmmmm nje njeri shum i rrespektuar.... | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Apr 08, 2010 1:18 pm | |
| Po gjithmone tradhtari perkrahe tradhtarin,.. Sala shkaterroi shqiperine nje mik i fazliqit Millosheviqit... vete e thote bile....ti e perkrahe...hmmmmmmmmm | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Apr 09, 2010 12:17 am | |
| Koreja e Veriut, trafik me terroristët me ndërmjetësi të Mediut dhe Pinarit
Qeveria shqiptare është angazhuar në operacione të dyshimta tregtie, duke u bërë ndërmjetëse e shteteve, që janë nën embargo nga NATO dhe SHBA, për shit-blerje armësh dhe ka ndihmuar në përcjelljen e këtyre armëve, deri ... | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Apr 09, 2010 12:23 am | |
| Dy shtetas shqiptarë janë vrarë me armë zjarri sot në qytetin e Olbias, në Itali, pasi janë qëlluar për vdekje në kokë nga pronari i shtëpisë. https://www.youtube.com/watch?v=qbycSxmuTRg&feature=player_embedded Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, të cilat nuk bëjnë publikë emrat e dy viktimave, por saktësojnë se është arrestuar autori i krimit të rëndë.
Sipas burimeve, ai quhet Nino Cherchi dhe ka qenë një eksponent i njohur i botës së krimit në vitet ’60.
Sipas burimeve, gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar se ka qëlluar dy personat, si dhe se ka plagosur një grua, bashkëshorte e një prej viktimave.
Burimet saktësojnë më tej se në shtëpi në momentin e vrasjes ishte edhe një fëmijë 5 muajsh, i cili për fat të mirë ka shpëtuar i paprekur nga plumbat. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Apr 09, 2010 12:32 am | |
| Koreja e Veriut, trafik me terroristët me ndërmjetësi të Mediut dhe Pinarit Nga "Faktori Plus" Qeveria shqiptare është angazhuar në operacione të dyshimta tregtie, duke u bërë ndërmjetëse e shteteve, që janë nën embargo nga NATO dhe SHBA, për shit-blerje armësh dhe ka ndihmuar në përcjelljen e këtyre armëve, deri ne duart e grupeve terroriste, siç është Hezbullahu. Faktori plus përpiqet te sjelle sot dokumente, se si Ish Ministri i mbrojtjes, Mediu ka blere raketa supi nga vendet fqinje, për Hezbullahët dhe si ka bërë po ashtu tregti me raketa me Korenë e Veriut, një vend komunist nën izolim. Fillimisht në emër të modernizimit të ushtrisë shqiptare dhe rritjes së aftësisë mbrojtëse të Atdheut, nga Fatmir Mediu u kërkua blerja e raketave të supit, tokë-ajër, të tipit Igla 1 (SA-16-GIMLET) dhe Igla (SA-18-GROUZE). Fatkeqësisht të tilla raketa nuk u blenë për ushtrinë shqiptare, por fryrjen e llogarive bankare te trafikantëve. Historia e blerjes së këtyre raketave nis me perpjekjet e pranverës 2006, për gjetjen e eksportuesve të këtyre raketave. Ndër burimet e kontaktuara zyrtarisht nga nëpunës të shtetit shqiptar, janë edhe shtete batakçinj si Irani dhe Koreja e veriut. Shqipëria duke qenë aleate e ngushtë e SHBA-ve dhe kandidate për anëtare e NATO-s, rezulton edhe partnere me këto shtete te boshtit të së keqes, në trafikimin e të tilla raketa kundër ajrore si dhe armatimesh të tjera tokesore dhe ajrore. Më 19-4-2006 I kërkohet të blihen nga zoti Rrahmani, menaxher I marketimit të produkteve të firmës shtetërore Iraniane MODELEX, raketa SAM Iraniane tip MISAGH – 2. Ato gjithësesi janë inferiore, krahasuar me Igla-18, pra jo fort të preferuara nga Hezbollahu libanez. Në te njejten date, I kërkohet kolonelit koreano-verior, Ho Chol Guk, të ndërmjetësojë në blerjen e raketave SA-16 dhe SA – 18 nga Koreja. Koloneli është diplomat në ambasadën koreano-veriore në Sofie. Në fund të vitit 2005, ai eshte takuar me drejtorin shqiptar Ylli Pinari dhe me një civil rreth 30 vjec, I pajisur me pasaportë diplomatike dhe leje qëndrimi Suedeze. Përsëri në 19 prill 2006, tentohet të blihen rraketa kineze të po këtij tipi, nga firma NORINCO e përfaqësuar nga zoti Ke Ji Bink. Në datë 22-5-2006, kërkohen të blihen nga ky tip rraketash edhe nga firma bullgare OMEGA STRONG,nje firme kjo e dyshuar nga organet e specializuara të NATO-s, si e përfshirë në kontrabandë armësh. Në datë 8-6-2006,kontaktohet firma ukrainase UKRSPETS EXPORT, e përfaqësuar nga zoti Majevski,qe i kanalizoi bisedimet te firma bijë, SE SFTF PROGRES. Kjo firmë në fund të vitit 2006 dhe në fillim të vitit 2007, I shiti shtetit Shqiptar ,150 raketa Igla dhe 150 raketa Igla-1, bashkë me lëshuesit e tyre. Shitja u bë me kusht, që per eksportin jashtë Shqiprisë, të informohej paraprakisht enti shtetëror ukrainas i eksportit te armatimeve. Në 10-2-2007, u nënshkrua kontrata e dytë, për blerje raketash SA-16 dhe SA-18, me një tjetër firmë ukrainase, PROMOBORONOEXPR. U blenë raketa leshues te tipeve te ndryshme per 13.224.000 $. Kjo blerje ka disa pikëpyetje: Së pari mbi 13 milion $ është një shumë e madhe për buxhetin rreth 70 milion $ të ministrisë sonë të mbrojtjes. Së dyti në llogaritë, mungon disbursimi I kësaj shume. Pra del pyetja, cili ishte burimi I parave për blerjen e këtyre raketave, nëse nuk ishte buxheti I ministrisë? Kjo blerje u krye nga ministria, me dokumentacion të plotë dhe të rregullt si psh. faturë blerje, EUC , leje importi, etj. Së treti: në arkivin e doganave shqiptare mungon praktika relative për këtë import. Së katërti : Në dokumentacionin e megazinave të MEMAJT ( Romanat ), ka gjurmë dokumentacioni, qe provon magazinimin e raketave të këtij tipi. Normalisht shtrohet pyetja: si mbërritën raketat në MEMAJ, pa kaluar nëpër doganat shqiptare? Sipas kodit doganor shqiptar, ky rast përbën kontrabandë të pastër. Pak kohë pas blerjes se raketave, me ngut u bë nxjerrja e tyre jashtë përdorimit nga armatimi I ushtisë sone. Kjo praktikë, përmban shkresa me firmën e kryeministrit Berisha, ish ministrit Mediu, dhe gjeneral lejtnant Hoxhës.Pas kësaj procedure, raketat ishin të gatshme për eksport nga ndërmarrja MEIKO. Eksporti I raketave mbetet një operacion shumë , shumë I mjegullt. Shitja u bë te një firmë libaneze e llojit Off shore, e quajtur IFC ( International Contract & Enterprise ) me adresë: Tabaris Building, Charles Malek Avenue Bejrut me përfaqësues firme zotin MARËAN K.HADDAD. Sipas informacioneve të bëra publike nga angjesia inteligjente izraelite SAYRET MATHAL, firma libaneze, shërben si mbulesë për MOUNTAMAT AL-JIHAD AL-ISLAM, që është degë e organizatës Hezbullah. Kjo firmë sipas izraelitëve, u ka shërbyer trafikantëve të Hezbollahut ,për të kontrabanduar armë, nga vendet ish socialiste përfshirë Shqipërinë. Ndër trafikantët më të shquar që kanë përdorur shërbimet e kësaj firme eshte edhe IMAD BAKRI ish kontrbandist diamantesh bashkëpunëtor me famëkeqin Viktor Bout. Në mesin e viteve 90-të Viktor Bout, ka kryer kontrabandë armësh me Shqipërinë në drejtim të talebanëve. Në këtë kontrabandë Bout, u ndihmua nga Zv. Presidenti aktual I Sudanit, I cili këtë pranverë vizitoi Shqiperinë, si pjesëmarrës I forumit të Krans Montanës. Ndihmës I Viktor Bout ishte edhe një agjent i tipit 007 nga Arabia Saudite, I cili pak kohë më parë, bleu tokat e Fazllicit në Portoromano. Shitja e raketave dhe blerja e armatimeve të tjera, u bë nëpërmjet bankave të nivelit të dytë ne Shqipëri, por jashtë kanaleve zyrtare të Ministrisë së mbrojtjes. Paratë u lëvizën me firmën e një personi anonim të quajtur Arben Toska me nr. Pasaporte z.0773395. Llogaria u çel në emrin e tij personal pranë Bankës Credins. Nga paratë e kësaj llogarie, janë bërë pagesa për blerje materialesh, pagesë shërbimesh dhe janë çelur letra kredie. Mbetet I paqartë destinaconi I këtyre raketave, pasi u blenë nga firma libaneze Off shore IFC. Në duar terroristësh të trajnuar, këto raketa përbëjnë rrezik për avion civil dhe luftarak në lartësi më pak se 5 mijë metra. Nuk ka të dhëna të mjaftueshme, që provojnë se Hezbollahu, I ka përdorur këto rraketa në luftim. Burime publike izraelite pohojnë, se Hezbollahu tashmë raketat SA-16 dhe SA-18 prodhim ukrainas dhe MISAGH-2 prodhim Iranian, I ka vendosur në bunker e depo të fshehta municioni, në jug të lumit Litani. Në këtë histori trafiku përfitimet miliona dollareshe, shkojnë në xhepat e pak trafikantëve shtetëror, ndërsa pasojat I paguajnë shqiptarët dhe vendi I tyre anëtar në NATO, por partner me shtete batakçinj dhe organizata terroriste, si Hezbollahu. Një tjetër anë e errët e tregtiës së armëve të qerisë Berisha mbeten dhe lidhjet e saj me qeverinë e Koresë së veriut, një vend aktualisht komunist dhe I izoluar nga bota. Pak ditë pasi u bë ministër mbrojtje Fatmir Mediu, u vendosën kontakte pune me Korenë e veriut. Këto kontakte u vendosën midis drejtorit Pinari aktualisht I paraburgosur dhe atasheut ushtarak të Koresë së veriut në Sofje, kolonelit Ho Chol Guk. Takimi I parë mes Pinarit dhe kolonelit komunist u bë afër Sofjes, në fund të shtatorit 2005. Faktori plus ka siguruar këtë foto, qe dëshmon për këtë takim. Sipas raporteve, që pasojnë korespdencën e kësaj tregtie rezulton, se me atashehun komunist, u diskutua rifillimi I marëdhënieve ushtarake me Korenë e veriut. Në datë 25-10-2005, kontaktet mes Ministrisë së mbrojtjes së Shqipërisë dhe ushtarakeve koreano veriorë, u përqëndruan në kërkesa për blerje armatimesh të shumllojshme si psh. Automatikë ,mitrolozë të llojeve të ndryshme,bazooka etj. Në pamje të parë, kërkesa dukej legjitime në shërbim të modernizimit të ushtrisë shqiptare.Në fakt vetëm dy artikuj, përkatësisht 1000 copë automatikë AKM me granatahedhës të inkorporuar dhe 400 copë bazooka tip GP25/30, ndonëse patenta 30 vjecare sovjetike, mund të konsideroheshin një hap para në rritjen e fuqisë së zjarrit të skuadrës së këmbësorisë. Artikujt e tjerë, si mitrolozë të tipeve të ndryshëm, automatikë AKMS,etj janë armë që ushtria shqitare, I ka prej gati 50 vjetësh në arsenalet e veta.Për më tepër, të tilla armë po eksportohen dhe po demontohen si të teperta nga shteti shqiptar, që nga pranvera e vitit ‘91 dhe në vazhdim. Në planet e mobilizimit të ushtrisë shqiptare, ushtria aktive dhe forcat rezerviste, nuk shkojnë kurrë më shumë se 60.000 trupa, atëhere pse importohen 100.000 copë automatikë, kur të ngjashëm me to, I demontojmë dhe eksportojmë si të tepërt?Përgjigja logjike e pyetjes eshtë : për tu rishitur.Skema e trafikut eshte: Korea e veriut,Shqipëri,firmë fantazmë në vende të tilla ekzotike si Ishujt Sejshell, British Virgin Islands,Malta etj. Ndër firmat fantazmë përmendim Rex, Panorama LTD, Monston Engineering,Viviane LTD, B&T filial I firmës zvicerane, me të njëjtën emër, ndërsa blerësi fundor është ai blerës, që e ka ligjërisht të pamundur të lëshojë certifikatë EUC, pra vend nën embargo armësh, ose organizatë terroriste. Më datë 19-4-2006, pala shqiptare, bëri kërkesat e para për raketa SAM MANPAD( raketa kundërajrore supi),për ti trafikuar drejt destinacioneve të treta si ne rastin e raketave ukrainase, që përfunduan në duart e Hesbullahut libanez.Kjo kërkesë për blerje raketash, përbënte një intesifikim të marrëdhënieve me Korenë komuniste, gjithnjë në emër të plotësimit të standarteve të NATO-s, për modernizimin e forcave të armatosura.Logjikë e bukur kjo për të hyrë në NATO,ne te njejten kohe kur kërkohej te bliheshin raketa nga arsenalet e diktatorit komunist Kim Jong IL. Më datë 12-5 2006, Ministria e mbrojtjes shqiptare kerkonte furnizim nga Korea e veriut, me pajisje elektronike, per zhurmimin e aparaturave GPS.Ato ishin të domosdoshme për të plotësuar dispozitivin elektronik të Hezbollahut, për betejën e pritshme me ushtrinë izraelite në gusht të vitit 2006. Shkatërrimi I një pjese të konsiderueshme të arsenaleve të Hezbollahut gjatë luftës së gushtit 2006, I detyroi njerëzit e Nasrallahut, të kërkonin burime të reja furnizimi. Dhe burimi ishin Irani, Siria, Koreja e veriut dhe vendet e ish Bashkimit Sovjetik. Për disa nga këto vende, mbetej problem transporti deri në Liban, pa u interceptuar nga agjensitë ligjzbatuese izraelite. Roli I Shqipërisë si vend tranzit, ishte mjaft I rëndësishëm për bashkëpunimin ushtarak Hezbullah Kore e veriut.Më datë 12-2-2008 një delegacion I madh korean,prej 8-9 personash, viziton z. Mediu në zyrën e tij në Ministrinë e mbrojtjes. Faktori plus ka vërtetuar faktin, që Ministri Mediu ka pritur një delegacion të Koresë së Veriut ne zyrën e tij. Delegacioni përbëhej nga dhjete vet. Blloku I sekretares së zotit Mehdiu e provon këtë. Mbas takimit me ushtarakët koreano veriorë ministri Mediu, pati një takim pune me gazetarin dhe publicistin e njohur Blendi Fevziu, si shihet edhe në faksimilen e dokumentit. | |
| | | Ramizi Anëtar i ri
Numri i postimeve : 158 Age : 45 Vendi : Tirona Registration date : 23/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Apr 09, 2010 2:03 am | |
| pershendetje petrito oo petritkola po ti akoma nuk u pajtove me kete qeveri po kjo eshte e'jona pra nuk kemi ku ta marrim tjetren ,, | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Apr 11, 2010 3:49 pm | |
| GSH: Bomba ajrore nga Afrika, qeveria pagoi seksere "Gazeta Shqiptare" zbulon sot në kryeartikullin e saj detajet e blerjes se 50 bomba ajrore të modelit MK 82. ndërkohë që qysh prej vitit 2005 avionët luftarakë MIG bashkë me municionet e tyre u nxorën jashtë përdorimit. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Apr 11, 2010 3:56 pm | |
| Deputetët kanë votuar në sallë, ndërkohë që mandati i tyre ka qenë jolegjitim. Fituan mandatin në kundërshtim me Kushtetutën
Të paktën pesë deputetë të Partisë Demokratike kanë fituar mandatin e tyre në kundërshtim me kushtetutën. Një denoncim i vjetër i revistës MAPO publikon provën e re për dyshimin e arsyeshëm të muajve më parë: prova vjen direkt nga KQZ-ja me gojën e përfaqësuesit të PD-së në komision: "...nuk bënë dorëheqjen, ata nuk janë më deputetë, do të iki ai, do të vijë tjetri...". Historia e një skandali që e nxjerr Kuvendin në dritën më qesharake të mundshme përmes procesverbaleve të KQZ-së dhe dyshimi për falsifikim të dokumenteve zyrtare | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Apr 11, 2010 4:00 pm | |
| Mazhoranca heziton të miratojë draftin për ndryshimet në SHISH
Ambasada Amerikane vijon të mbajë peng miratimin e projektligjit për Shërbimin Informativ Shtetëror. Pas ndërhyrjes së institucioneve ndërkombëtare, përkatësisht Ambasadorit Uidhers, NATO dhe EURALIOS, projektligji për SHISH ka mbetur i bllokuar dhe mazhoranca në pritje. Siç edhe bëhet me dije, këto institucioneve janë mjaftuar vetëm me disa vërejtjet publike, | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Apr 12, 2010 5:00 am | |
| Etje per poshterim Kam vene re se te pakten qysh ne takimin e para disa vjetesh kur Berluskoni i fali Berishes 5 kollare, Berisha ka kerkuar gjithnje edhe me shume poshterim prej Berluskonit. Kete poshterim Berisha e ka gjetur me bollek jo vetem per veten e tij personalisht por per te gjithe shqiptaret, e perseri Berisha nuk eshte i ngopur nga poshterimi i Berluskonit.
C'fare mendoni, cila eshte arsyeja e pangopesise poshteruese te Berishes?
Une mendoje se nevoje per ndonje foto me ndonje rrugace te huaj e detyron ate te veproje ne kete menyre. | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Apr 12, 2010 12:32 pm | |
| Sale tradhztarin duhet qua per serbi ,se se ka vendin ne tokat shqiptari dhenderri i serbise dhe mik i tyre.. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Apr 13, 2010 4:53 am | |
| Tirane me 11 Prill, 2010 Deklarate
Me daten 9 Prill, 2010 ne Prage nga SHBA u organizua takimi i 11 shteteve ish komuniste, sot anetare te NATO-s. Ne ate takim ne menyre demostrative ishte perjashtuar qeveria hajdute, antishqiptare e votave te grabitura. Kjo gje u be e mundur nga Partia Shpresa Demokrate dhe partneret e saj nderkombetar me qellim qe ky takim te mos perdorej nga antishqiptaret e emeruar si nje foto-mundesi propagandistike per ti zgjatur jeten veprimtarise antishqiptare ne qeverisje dhe politike. Partia Shpresa Demokrate ne sherbim te interesave te trojeve dhe kombit shqiptar do te vazhdoje praktiken e saj te izolimit nderkombetar te qeverise, politikaneve dhe individeve te vecante antishqiptar. Eshte detyra dhe interesi i cdo shqiptari kudo qe ndodhet t'ja shkurtoje ditet qeverise iligjitime dhe parlamentit te votave te grabitura. Te gjithe se bashku ne sherbim te trojeve dhe kombit shqiptar. Partia Shpresa Demokrate partiashpresa@aol.com | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Apr 13, 2010 10:45 am | |
| Petrit jo izolue po duhet mi vjerre ne mijdis tiranes kete dhenderr serbe qe po shkaterron qka ka shqiptare... | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Apr 13, 2010 12:37 pm | |
| sa mir qe i kordinojn rrenat por edhe punet se si e mashtrojn popullin e lodhur, se kinse me viza hiqen te gjitha problemet shqiptart qe i kan. ore njerz viza esht vetum turistike nese ke para, se nuk ke te drejt pune dhe asgje,se prap se prap favoruzohen hajdutet e kriminelet qe i kan gjepat plot,dhe per te mos mujt me nxan duke u ikur gjygjeve ne vendin ku jetojn ,keshtu qe fukaraja mbetet fukara dhe pa perspektiv se pun, mos te pysim,evropa esht shendrru ne lam thiu,ket e din dhe e shohin ata qe jetojn atje,per ta gjet nji vend pune ne te zez, siq jan pra vizat tona duhet te jesh expert, e nese je expert ki pun dhe ne trojet shqiptare. ket e tham sepse poshifet me vllezrit tan ne ilirid menduan se u be nami me viza shkojn e vin se koti, vetum te iu shkaktojn hargjime familjareve dhe kthehen,por prap leta shijojn vet ket kaktus me gjemba,perspektiva e vendit tuaj sa do e dobet ka efekt ma te madh se qfardo tjeter ne tjeter vend. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Apr 14, 2010 12:20 am | |
| Ekonomia zyrtarisht në krizë, qeveria detyrohet të marrë kredi të tjera
Shqiperia edhe zyrtarisht mund te konsiderohet ne krize. Rritja ekonomike ne vendin tone, per vitin 2009,zyrtarisht eshte vetem 3.3%,edhe pse kryeministri berisha ishte shprehur entuziast per nje rritje dyshifrore,nders... | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Apr 14, 2010 12:22 am | |
| Topi dekreton marrëveshjen për varrezat grekeTIRANE- Dekretohet marrëveshja për varrezat greke në Shqipëri. Presidenti Topi ka dekretuar ligjin “Për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko- italiane të viteve 1940 - 1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”. Sipas marrëveshjes, varrezat për ushtrarët greke do të ngrihen në Gjirokastër dhe Përmet. Parlamenti miratoi marrëveshjen për varrezat greke me 67 vota pro dhe pesë kundër. Përvec deputetëve Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, të Partisë për Drejtësi dhe Unitet, votuan kundër dhe dy deputetët demokratë, Ardian Kollozi dhe Bedri Hoxha, së bashku me deputetin e LSI-së, Lefter Koka. Në fjalën e tij deputeti i Partise për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi kërkoi shtyrjen e votimit deri kur komuniteti cam të fitoi të drejtat e tij. Idrizi tha se votimi ishte një dhuratë për Greqinë në festën e saj të pavarësisë. Ligji u miratua në Kuvend më 25 mars, pikërisht në ditën kur në Greqi, në paradën e trupave ushtarake për ditën e pavarësisë lëshoheshin thirrje raciste antishqiptare. (e.n/News24/BalkanWeb) Ptuh . | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Apr 14, 2010 12:27 am | |
| Ne se do te klikoni ne kete link do te shifni se Kryeveterineri shqiptar (nipi i Esat Toptanit) nje pjese te madhe te kabinetit e ka te grekut, PDNJ, Spiro Peci, Maksim Cikuli... http://www.president.al/shqip/kabineti.asp | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Apr 15, 2010 1:59 am | |
| Vendimi i Qeverisë, serbët udhëtojnë pa viza në ShqipëriQeveria shqiptare ka miratuar të martën një vendim... | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |