|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+19rrimtaf medvegje voglushja Best Driniiiii ...... Medalim Sofra xhiti arberia Atdhetari Delia detektivi Eva0506 xhema BashKom kasapi petritkola tosybell 23 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 08, 2009 2:35 am | |
| Thirrë-Kalimash, lind biznesi i nxjerrjes nga balta Shoferët e kamionëve qëndrojnë në pritje për tërheqjen e makinave nëpër shpatin e malit Sulejman Dida Duket se mbikalimi Thirrë-Kalimash po hap një "biznes" mjaft fitimprurës për kamionët e zonës, të cilët prej kohësh ankoheshin se nuk kishin punë. Terreni i vështirë për kalimin e automjeteve mbi tunel gjatë ditëve të fundit, shpesh të shoqëruar me shi, ka hapur një front të ri pune për kamionët. Këta të fundit "presin" të nxjerrin nga balta drejtuesit e automjeteve të mbetur në vështirësi ose tërheqin automjetet e vogla që nuk mund të ngjiten nëpër shpatin e malit dhe këtë e bëjnë kundrejt një shpërblimi. Janë kamionë që kanë bartur më herët dru zjarri apo lëndë inerte, por që me ndihmën që ofrojnë për kalimin e mbikalimit cilësohen tashmë nga shoferët si "kujdestarët e rrugës së shkurtër". | |
| | | voglushja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 906 Age : 42 Vendi : ngat njanit Profesioni/Hobi : psikologe Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 08, 2009 2:42 am | |
| Festojmë si vend anëtar i NATO-s dhe pranë Bashkimit Europian | ERGYS GJENçAJ | 07/12/2009 Kryeministri Berisha fton qytetarët në mitingun e 8 dhjetorit
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike të degës së Tiranës, ku merrnin pjesë edhe deputetët e këtij qarku, se manifestimi i 8 dhjetori do të nderojë të gjithë ata djem dhe vajza të Universitetit të Tiranës që para 19 vjetësh, në një akt legjende, u përballën në rrugët e kryeqytetit me diktaturën me të egër që Europa kishte njohur ndonjëherë dhe e gjunjëzuan atë. Për kreun e qeverisë, njëherësh dhe të PD-së, demokratët kanë një arsye tjetër shumë të madhe për t’u bashkuar të gjithë në sheshin “Skënderbej” më 8 dhjetor, sepse ishin pikërisht ata që 19 vjet më parë shembën “Murin e Berlinit” në Tiranë. “Ne sot qëndrojmë në kursin e historisë të shndërrimit të ëndrrave tona në realitet, të shndërrimit të idealit të dhjetorit në realitet, lokomotivë e integrimit të këtij vendi. Këtë 8 dhjetor ne e festojmë më krenarë se kurrë, e festojmë si qytetarë të një vendi anëtar i NATO-s. Ato ditë dhjetori, kur studentët dhe qytetarët e Tiranës brohorisnin ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, ata brohoritnin për idealin euroatlantik të shqiptarëve, që sot është kthyer në realitet”, - ka deklaruar kryeministri Berisha. Ai theksoi se 19-vjetori i rrëzimit të diktaturës komuniste në vend vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipëri, pasi Bashkimi Europian ka pranuar kërkesën e për anëtarësim, çka përbën idealin madhor të lëvizjes studentore. Po ashtu ai vuri theksin se vendi gjendet në prag të realizimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptar në mbarë Europën. Kryeministri theksoi se qeveria është e angazhuar të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme për të përshpejtuar procesin e integrimit. Ai nënvizoi luftën kundër krimit të organizuar dhe mafies. “Ne nderojmë 8 dhjetorin, pasi së bashku gjatë këtyre 4 vjetve shembëm murin e krimit që ndante Shqipërinë me Europën, murin e korrupsionit, që kishte mbyllur dyert e integrimit të Shqipërisë në Europë. Dhe vijmë më të vendosur se kurrë të shembim murin e mafies, që aleanca punistomafioze përpiqet të lartësojë çdo ditë e më shumë. Ne qëndrojmë të vendosur në zotimin tonë për shtetin ligjor, që qytetarët shqiptarë të gëzojnë liritë që meritojnë”, - ka deklaruar Berisha. Ai theksoi se në manifestimin e pasdites së datës 8 nderohen përpjekjet dhe sakrificat e mëdha gjatë këtyre 19 vjetve. “Forcat politike që lindën nga 8 dhjetori, shpirti dhe ideali i 8 dhjetorit mbetën të pamposhtura. Sot ne jemi sërish në timon, sot ne jemi në mision të madh dhe të sigurt, se ne do ta kompletojmë atë”, - deklaroi kryeministri Berisha. Ai u ka bërë thirrje të gjithëve, pavarësisht nga bindjet partiake, të marrin pjesë në këtë manifestim. .
Çfarë është 8 dhjetori
Më 8 dhjetor 1990 një grup studentësh e pedagogësh të Universitetit të Tiranës u bënë iniciatorë dhe protagonistë të lëvizjes për ndryshim, të asaj çka u pagëzua si kthesa historike e shqiptarëve, nevoja për demokraci, pluralizëm, liri mendimi dhe shprehjeje. Protestat paqësore të studentëve, të cilët u mblodhën në Qytetin Studenti, u futën në një grevë urie, që më pas iu bashkëngjitën edhe qytetarë të Tiranës e që u shtri në të gjithë Shqipërinë, solli rrëzimin e diktaturës më të egër komuniste në gjithë Europën Lindore. Përmes kësaj lëvizjeje, e cila ishte shkëndija e ndryshimit të madh, iu dha fund një ndër periudhave më të zymta të vendit. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ishte thirrja që dëgjohej dhe kumbonte më shumë se gjithçka në ato protesta. Studentët kërkonin ngritjen e një sistemi demokratik në vend, vendosjen e pluralizmit politik, lejimin e besimit e të shprehjes së lirë. Këto, sipas tyre, përbënin themelet e ndërtimit të një shteti të lirë e demokratik. Lëvizja e studentëve shënoi pikërisht nisjen e protestave të mëdha në të gjithë vendin. Pas Tiranës në qytete si Shkodra e Kavaja nisëm protesta të mëdha kundër sistemit komunist. |
| |
| | | voglushja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 906 Age : 42 Vendi : ngat njanit Profesioni/Hobi : psikologe Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 08, 2009 2:43 am | |
| une sjam me berishen dhe sme pelqen politika e ti ,po ja kete e kam lexuar ne lidhje me 8 dhjetorin dhe kete feste | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 08, 2009 2:45 am | |
| TRANSLATE SHQIPERI Shembet fasada e pallatit të kunatit të Dashamir Pezës - Cito :
- TIRANE- Pasditen e sotme Inspektoriati i Lartë i Ndërtimit, ka nisur një aksion për shembjen e një pallati në qendër të Tiranës. Pallati që ndodhet pas Hotel Tirana, mësohet se është në pronësi të kunatit të deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza. Fadromat kanë ndërhyrë në 3 katet e para të ndërtesës 12 katëshe, ndërsa dëmtimi mund të rrezikojë edhe ndërtesat e tjera ngjitur me të.
Por brenda ndërtesës nuk ka pasur banorë që mund të rrezikoheshin, pasi 12-katëshi ka pasur leje ndërtimi për hotel edhe pse ende nuk është
Ben kico Blushi deputet i partisë socialiste Cito: Mos e Blini Librin e Blushit onstatoj me shqetësim një reklamë e propagandë të shfrenuar për blerjen e librit të Ben Blushit "Të jetosh në ishull". Jo vetëm autori, por dhe botuesi i tij, po bëjnë një fushatë të pareshtur rreth e qark Shqipërisë. Ndërsa Arian Çani, ka dy javë që në emisionin e tij "Zonë e Lirë" po e reklamon hapur librin në fjalë, duke shkelur çdo lloj etike gazetareske, e madje duke përfituar nga rasti, të bëjë dhe propagandë fetare greke.
Të krijohet përshtypja se dikush tjetër është prapa këtij libri, dikush që po e sponsorizon dhe po e nxit tërë këtë fushatë, që në thelb është mëse antishqiptare, dhe që në emër të Voskopojës së shekullit të 15, përpiqet të godasë hapur shqiptarët, historinë e tyre, heroin tonë kombëtar. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 08, 2009 2:46 am | |
| e po aj duhet te thot diq moj voglushe se esht numri 2 i shtetit . | |
| | | voglushja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 906 Age : 42 Vendi : ngat njanit Profesioni/Hobi : psikologe Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 08, 2009 2:49 am | |
| e po duhet duhet,po se ka vu populli vetem te thot por edhe te vepron | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 08, 2009 2:49 am | |
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 03, 2009 3:23 am Miku i Edi Rames, ne krye te protestes ne Beograd kundra pavarësisë së Kosovës
Por, është për tu mos harrur se më 1 prill 2006, në Tiranë Goran Bregoviçi, një këngëtar çetnik dhe arkanist serb, kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama i dorëzoi çelësat simbolike të qytettit të Tiranës. Kjo ka shkuar edhe më larg sa që Edi Rama i ka dhënë këngëtarit sërb edhe titullin "qytetar nderi" Vendimi Edi Ramës, që të shperblej serbin Goran Bergovie me "Çelesin e Qytetit" (1 Prill 2006) eshte parë nga shumë shqiptarë brenda e jashtë atdheut si një gjest shumë i gabueshem dhe prek rende ne ndijenjat tona kombetare.
Në një reagim në formut shqiptare në internet, është shkruar se :"Ky nderim i papritur neçmon vleren e çelesit, pranuesit e tij te meparshem, dhe emrin e kryeqyteit tone krenar.Nder me te keqet eshte qe ky gjest i juaj ka fyer rende familjet Shqiptare, qe ende vujane dhembshem nga dora e tmershme e vllezerve te Bregovieit, deshmitare i qete i nje populli qe na preu dhe na dhunoj, na deboj nga shtepite tona dhe, qe nga ardhja e tyre ne trojet tona, ka vepruar aktivisht te na zhduk si komb. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 08, 2009 3:12 am | |
| LSI qe Fazllo-Berisha eshte ne koalicion thote Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”.
Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, hedh akuza të rënda ndaj numrit një të qeverisë, Sali Berishës, duke e cilësuar si “informator”. Ai thotë se nga projektligji i spiunëve do ta pësojë gjysma e kabinetit qeveritar dhe vetë kryeministri Sali Berisha, që sipas tij ka pasur lidhje agjenturore me UDB-në. Në një prononcim për “Korrierin”, pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, që diskutonte pikërisht tre projektligjet e dorëzuar nga PD-ja, PS-ja dhe PDK-ja, Braho hedh akuza të rënda ndaj shefit të ekzekutivit shqiptar, që e cilëson si informator. “Ka qenë informator i rregullt e i vullnetshëm. I bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore të UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas”, - deklaroi Spartak Braho | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 08, 2009 3:13 am | |
| Petrit Kola ka thene;- http://vertet.blogspot.com/ | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 08, 2009 3:16 am | |
| Cila eshte kjo feste? Kur filloi te festohet per here te pare? Kush me tregon? Kur Shqiperine e morren me force ne NATO pa postuar asnje kusht, une ka shpjeguar ne shkrimet e mija qe nuk po i ripostoje. Ju a merr mendja perse Shqiperine e moren me force ne NATO, pa plotsuar asnje kushte? | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| | | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 08, 2009 3:23 am | |
| C'fare eshte 8 Dhjetori, kur filloi te festohet kjo date? Kush me shpjegon? A po e permend dikush Dhjetorin? A ka Dhjetor ne kete video? https://www.youtube.com/watch?v=xBDxzMB38vU C'fare po thote zedhenesi i Ramiz Alise, sigurimit te shtetit? Kush me tregon se jam ne pritje? | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 08, 2009 3:25 am | |
| Ne ju themi lerini lodrat antishqiptare se do te perveloheni. Llahtara s'do nje njof kufij... | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 08, 2009 3:39 am | |
| SHQIPERI
Protesta e të përndjekurve politike: Rama të kërkojë falje për firmën e të atit TIRANE- Ish të persekutuarit dhe të burgosurit politikë kanë protestuar paraditen e sotme para Bashkisë së Tiranës. Të persekutuarit protestuan kundër Edi Ramës ku i kanë kërkuar të kërkojë falje për firmën e të atit që sipas protestuesve vari poetin Havzi Nela. Në shenjë simbolike protestuesit kishin varur në një trekëndësh druri vendimin për varjen në litar të poetit Nela.
Më herët para Bashkisë së Tiranës u zhvillua një tjetër protestë. Rrjeti i nënave dhe vajzave kundër dhunës i bënë thirrje Edi Ramës të kërkojë falje për dhunën që sipas tyre ka shkaktuar në familje. (m.a/News24/BalkanWeb) | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 08, 2009 6:06 am | |
| hahaha... Spiunat e sigurmit... hahaha... Me jep emrat te te jap pseudonimet e sigurmit. Tash sa per kercenimet qe ben Fazllo-Berisha per maian-puniste, ju shpjegoj se nuk ka per ti cuar ne fund. 1-Sepse ata jane ortaket e e fazllo-Berishes. 2-Berisha eshte frikacake. Berisha qellon pas shpine,ai asnjerit nuk i ka dale perballe. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 08, 2009 6:18 am | |
| Arber, Perse Berisha Frikacaku nuk e prishi pallatin por vetem sa gervishi suvatimin e katit te pare? | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 08, 2009 6:40 am | |
| Arber, Ju kam bere nje pyetje ne lidhje me frikacakun Fazllo-Berisha. Ju lutem pergjigjuni! Naser Aliu Të pranishëm: të gjithë anëtarët e Byrosë Politike, Qeveria dhe funksionarët më të lartë të Partisë së Punës.
Lëvizja studentore është e vendosur të shkojë deri në fund. Gjendja është shumë e brishtë dhe mund të shpërthejë në çdo çast.
Në Evropë nuk mbeti diktaturë në këmbë, me përjashtim të Serbisë. Këtë e dinë studentët, këtë e dinë të gjithë, edhe komunistët shqiptarë.
Të pranishmit i kanë drejtuar sytë nga Ramiz Alia. Mbledhja ishte thirrur në mënyrë urgjente në orën njëzet me vetëm një pikë të rendit të ditës: "Si të dilet nga situata e krijuar?"
Ramiz Alia ngriti kokën dhe tha: Shokë, ne duhet ta themelojmë Partinë Demokratike! Të gjithë mbeten si të shtangur. Të gjithë e vështrojnë me habi dhe të hutuar. Shikohen në mes vete duke dashur të kuptojnë mendimin e njëri tjetrit. Fytyra të mpira. Ulin kokën e përsëri rishikohen! Nuk e kuptojnë botën. Tundin kokën në shenjë habie. Zhgënjim, trishtim rezignacion dhe frikë! Shumë prej tyre kishin përgatitur fjalime të flakta për t´u mbrojtur nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm
Hajredin Çeliku kafshon buzët, Nexhmia ul shikimin mbi tryezë. Hysni Kapo mendohet i dëshpëruar. Fatos Nano zgurdullon sytë.
Shokë, vazhdon Ramiz Alia, edhe për mua nuk është lehtë, skenat në Rumuni ishin trishtuese, mendoj se duhet gjendur një exit, ne duhet të veprojmë për të gjetur një rrugëdalje elegante pa pësuar asnjëri prej nesh! Shokë, ne kemi tre mundësi: ta nisim një luftë qytetare, të tërhiqemi apo ta themelojmë Partinë Demokratike, rrugëdalje tjetër nuk ka.
Të gjithë e shikojnë të hutuar dhe të ngurosur. Shumica fusin kokën ndërmjet dy duarve. Tragjike, mendojnë ata! Edhe këtë ditë duhet ta përjetojmë...
Lufta qytetare nuk na konvenon, vazhdon ai, mund të përzihet reaksioni i jashtëm, fuqitë imperialiste, d.m.th. është e sigurt se e humbim. Nëse tërhiqemi, të paorganizuar, atëherë jeta jonë nuk është e sigurt, e as e popullit...Partia edhe në këto çaste duhet të mendojë për jetën tuaj...
E si?, pyet Simon Stefani.
Domethënë duhet të dorëzohemi, shton Fatos Nano. Disa tundin kokën, sikur dëshironin të thoshin, "kurrë në jetë, nuk mund ta lëmë proletariatin pa avangardë".
Ramiz Alia vështron me keqardhje të pranishmit një nga një dhe shton:
Shokë, më duhet t´ju falënderoj se si i keni shërbyer komunizmit, proletariatit botëror dhe idealeve të Partisë, por duket se kapitali dhe kapitalizmi e fitoi këtë luftë dhe nxjerr facoletën për t´i fshirë lotët.
Ta tolerojmë borgjezinë në vend? Kapitalizmin që e luftuam me sukses për disa dekada! Kurrë, jo!, thotë Muho Asllani.
Lenka Çuko ofshan. Hajredin Çeliku gjëmon!
" Jo, mos nxitoni ashtu!, thotë Ramiz Alia. Sot kërkohen vendime vizionare, jo partiake, sepse është në pyetje mbijetesa jonë! Nuk guxojmë zhvillimet t´ía lëmë fatit, stihisë. Ne kemi shqyrtuar dhjetëra ide. Nëse studentët apo armiqtë e komunizmit formojnë Partinë Demokratike para nesh, vazhdon ai, atëherë na dërgojnë në qelitë ku ishin ata vet, ndoshta edhe më keq, ndoshta edhe na falin, nëse janë demokrat të vërtetë, ndoshta na ekzekutojnë si në Rumuni, kjo nuk dihet, mirëpo ne duhet të jemi vigjilent dhe kërkohen vendime largpamëse.
Të gjithë i kishin parasysh fotografitë nga Bukureshti dhe vendet tjera lindore. Fatos Nano ngrit vetullat dhe shikon i menduar. Ramiz Alia ngrihet në këmbë.
Shokë, popullit duhet t´ia plotësojmë edhe këtë dëshirë dhe kështu shpëtojmë edhe lëkurën tonë. Ne, ne në Byronë Politike, jemi të një mendimi! Keni parë se çka po ndodh në botë. Armiqtë e komunizmit po shumohen çdo ditë!, thotë ai. Dëshiron populli Parti Demokratike? Ja Partia e Punës është e gatshme tua krijojë, tua falë edhe këtë!?, dhe u ulë përsëri.
Qetësi mortore në sallë. Mbledhja zgjatë deri në orët e hershme të mëngjesit.
"A thua mos ishte edhe ky bashkëpunëtor i fshehur i imperialistëve?" Shumë mendojnë për këtë, por askush nuk kishte guximin ta thoshte. Gjendja ishte shumë serioze dhe me plot ankth! Në këtë çast kjo akuzë nuk ndihmonte njeri.
Shokë, Byroja Politike ka diskutuar dje për këtë, vazhdon ai. Sot na duhet edhe mendimi juaj, d.m.th. pajtimi juaj, siç jemi pajtuar në të kaluarën, kolektivisht...
Ne duhet të infiltrojmë një anëtar tonin brenda studentëve të pakënaqur me komunizmin dhe ky njeri i jonë do ta ketë për detyrë ta themelojë Partinë Demokratike, para tyre, kjo është me rëndësi vitale. Ne duhet ta themelojmë atë parti dhe kështu ajo nuk do të jetë vërtetë demokratike, por emrin do ta ketë të "demokratike". Ashtu ashtu populli adhuron një emër, një etiketë. Derisa ta kuptojnë se ne ishim, kalojnë vite. Një gjë është me rëndësi: personi që zgjedhim duhet ta kontrollojë partinë aq mirë, sa të mos lejohet hyrja e demokratëve të vërtetë në majë, përndryshe mund të kemi probleme. Ose kur depërtojnë ata, të jetë i aftë t´i largojë!
Të pranishmit dëgjonin pa thënë asnjë fjalë. Fytyra të zbehta dhe heshtje. Aty nga ora tetë e mëngjesit pajtohen se rrugëdalje tjetër nuk ka dhe duhet zgjedhur njeriu që do të udhëheq këtë parti të re, që e dëshiron populli.
Populli nuk do të shikojë kush drejton partinë, përsërit Ramiz Alia. Populli do ta votojë emrin e partisë. Ne e kemi sunduar këtë popull gati 50 vite, e njohim, një tjetër mund ta mashtrojë së paku 20 apo 30, pastaj ne vdesim dhe nuk ka rëndësi se çka ndodhë!
Një herë përmendet emri i Fatos Nanos për formimin e partisë së re dhe ai të akuzohet në media si tradhtar, por njëkohësisht të ruhet nga shteti. Të pranishmit kundërshtojnë. Përmenden shumë emra, por nuk u besohet aftësive të tyre, karizma, autoritetit që duhet krijuar te klasa punëtore etj. Duhet zgjedhur një njeri më pak të njohur. Personi duhet të ketë aftësi demagogjike dhe të jetë orator, por të rrezatojë edhe simptoma diktatoriale, d.m.th. të mbjellë edhe frikë, me një fjalë, të kërcënohet si komunist i mirë!
Nexhmije Hoxha ka një ide konkrete. Ajo propozon që me themelimin e Partisë Demokratike të ngarkohet, doktori...
Cili doktor?, pyet Lenka Çuko.
Çfarë doktori?, thotë Muho Asllani.
Doktorin që e patëm dërguar jashtë për specializim. Ai që duhej të kujdeset për zemrat e partisë. Është një komunist i zellshëm, shumë ambicioz, i aftë dhe nuk ka rënë në sy, madje edhe populli mund të ketë besim. Ta infiltrojmë atë në masa, thotë Nexhmija, tashmë e bindur se rrugëdalje tjetër nuk ka. Ajo u ngrit dhe mori nga një raft një dosje. Ua lexoi të pranishmëve lutjen që kishte bërë Saliu për pranim në Parti e Punës.
Aha, bërtasin të gjithë! Doktori, kardiologu! Ky është sekretar i Partisë në Spital!
Komunist i angazhuar, njeri i besueshëm...!, thotë Spiro Koleka
Në orën nëntë të mëngjesit merret nga spitali Saliu dhe informohet. Ai pranon detyrën, ndjehet i nderuar dhe merren vesh që në televizion, radio e gazetë të sulmohet, por të mbrohet nga policia dhe Sigurimi. Ai hidhet brenda studentëve dhe nuk ka frikë.
Drejtimi i PP i besohet Fatos Nanos. Kështu Shqipëria bëhet me dy parti të majta.
Partia Demokratike me anëtarë të djathtë, por me kokë të majtë, gati gati si një centaurë!
Saliu kryen misionin sipas kërkesave dhe dëshirës se Byrosë Politike dhe ndërton një demokraci banale dhe shndërron Kuvendin në një pijetore pijanecësh.
A ka ndodhur vërtetë kështu? Nëse jemi pragmatik dhe bazohemi në rezultatet e demokracisë shqiptare, çehren e saj, atëherë mund të pohohet se Saliu është misionari i fundit i Partisë së Punës.
Ai shkatërroi dinjitetin e disa nënave shqiptare, gjoja për të mbrojtur dinjitetin e nënave tjera! Në Tiranë bëjnë grevë urie të përndjekurit politik, gjersa qeverisë Partia Demokratike e Salisë!!!
Kryeministri degradohet në një bashkëpunëtor ordiner të policisë dhe përzihet në punën e prokurorisë.
Ai përpiqet të mbetet në pushtet me të gjitha mënyrat dhe shqiptarët bëjnë mirë t´i mbyllin dritaret mirë natën, sepse nëse e kërkon interesi karrierist, ofshamat e veta mund t´i dëgjojnë edhe në Kuvend. As të mos flitet për pozita e fantazi seksuale, sepse nesër në Kuvend do të thuhet kështu: " Për ta mbrojtur pozitën e gruas, ne ndalojmë pozita që nënshtrojnë atë. Opozita hip mbi gruan dhe kjo nuk mund të tolerohet... Këtu i kam faktet, incizimet...Filan Fisteku gjëmon si kafshë dhe kjo nuk mund të lejohet, do t´ia dërgojë prokurorisë..."!
Edhe një ligj duhet: diskutimet hardcore të Kuvendit të transmetohen vetëm pas mesnate dhe të mbrohet rinia nga degjenerimi i Qeverisë ! | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 08, 2009 12:53 pm | |
| ore petja petja,pse ndjell keq per keta njerez ore ,kush je ti more qe te ka zene syte dhe mendjen antishqiptarizma Pse vetem te zeza shkruan ti,a kenaqesh duke shuar epshet politike qe te kane mberthyer .C'te ben te jesh i tille more antishqiptar,si mund te thuash ti se c'fare feste eshte 8 Dhjetori i 1990 Kush je ti qe mundohesh te perdhosesh gjakun e atyre studenteve trima dhe patriote te vertet qe u ngriten kunder atij rregjimi te urryer dhe aq te eger si askush ne bote,vetem per nj fjale te lire ,vetem per ate demokraci te deshiruar nga te gjithe shqiptaret e vuajtur deri ne palce.Kush je ti per te perdhosur dhe mohuar mbeshtetjen e fuqishme qe i dhame bijve tane,motrat,nenat dhe te gjithe atje neper rruge duke u perleshur me ata baballaret kriminele te ketyre krimbave,,i te cileve mendoj se je edhe ti ,qe po na i mbron me kaq pasion edhe ketu ne kete Forum shqiptaresh te vertete Ti te jesh i sigurte se per kedo qe do te jete shkeles i ligjeve te Demokracise,do te kete ndeshkim ligjor. Prandaj do te festohet sot me madheshti,more petja: Se jem antare te NATO-s,se jemi kandidate per t'u pranuar ne Evrope,valle nuk te duken keto ty more zoteri arritje te medha per Shqiperine dhe shqiptaret???? Me siguri te paska pelqyer edhe largimi i Edi Rames nga ajo konference e Partive Socialiste Evropiane,kur fjalen e mori Ilir Meta,zv/kryeministri i Shqiperise.A ka fjale per ta komentuar kete cmenduri te rradhes qe ben ky skizofren ne sy te te gjithe evropianeve?More qe ketij i ka ardhur fundi kete po e shoh perdite une,por kenaqesine me te madhe do ta kem kur ta pelcasin atje ne burg,si antishqiptari me i madh i kohrave. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 08, 2009 2:27 pm | |
| A nuk ju thashe se keto jane lodra dhe Berisha eshte frikacak? Ndodhi ajo qe une parashikova. |
Pezullohet shembja e pallatit të kunatit të Dash Pezës Inspektoriati i Ndërtimit ka pezulluar, rreth orës 10.30 minuta, shembjen e pallatit 12 katësh, pronë e Ilir Matës, kunati i deptutit socialist Dashamir Peza. Mata në gjykatë, kërkon pezullimin e prishjes së ndërtesës. Reagon Dashamir Peza: Kunati im, viktimë e agresionit politik ndaj meje e familjes. |
|
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 08, 2009 2:31 pm | |
| 1-Une pyes se c'fare feste eshte 8 Dhjetori, perse nuk eshte festuar me pare por pikerisht sot u kujtua kjo gje? 2-Une pyes se a do ti drejtohet turmes se rrogtareve vete kryeminsitri i vertet i Shqiperise Damir Fazllici? 3-Une pyes a nuk ndohi edhe kjo gje ne Serbi me Milloshin i cili shpiku taktikat qe perdor sot Fallo-Berisha? | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 08, 2009 2:33 pm | |
| Sikurse thote Arber, ne kete video eshte Fazllo-Berisha duke u perleshur me diktaturen, https://www.youtube.com/watch?v=xBDxzMB38vU | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 08, 2009 2:42 pm | |
| Lol po si i krahason punët ore Petrit , sikurse Sanqo Panço :) Ai doli burr në atë kohë te komunizmit , dhe më pas i futi i të gjithë ë burg ( ti akoma jo , e se çfar lidhje paska që paska përmend në ato vite Ramiz Aliun kur dihet se çfarë kohe ishte ? Po ti ku ishe atëhere ? Pse nuk dole edhe ti ra rëxosh kominismin pasi aq e urren ? Mesiguri ke arsye edhe për këtë se nuk kishte atëher internet në atë kohë :) | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 08, 2009 2:58 pm | |
| hahahaha ...rrinte mbrapa perdeve dhe me berrylat ne parvazin e dritares dhe me fytyren mbeshtetur tek pellembete e duarve dhe...dhe shikonte ose me mire pergjonte se ç'benin dhe me ke takoheshin njerzit demokrate... dhe ende s'na e ka thene se ç'pseudonim kishte...hahahaha.Kete bente,te jesh i sigurte ti ,Arber. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 09, 2009 12:19 am | |
| Vellezere Motra! Askush nga ju nuk me tregoi se c'fare eshte 8 Dhjetori!!! Ne kete video do te shifni Berishen me pardesy te bardhe. https://www.youtube.com/watch?v=xBDxzMB38vU Keto llpje pardeyse me te njejten ngjyre e kishin edhe Alesander Meksi e Gramoz Pasho, Fatos Nano. Perse?Kjo u be qe snajperat e Sigurimit te Shtetit te njifnin njerzit e tyre dhe se situata te dilte jashte kontrolloit spiunat e sigurimit te ishin te sigurt. Kush me tregon se c'fare eshte 8 Dhjetori? http://vertet.blogspot.com/2008/12/lekua-genjen.html http://vertet.blogspot.com/2008/12/pardesyja-bezhe.html Mu me quajne Petrit Kola | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 09, 2009 12:40 am | |
| Vellezer dhe Motra! Askush nga ju nuk me tregoi per rastesine e pardesyve te njejta. Ku je Arber, Ku je Tosybell? | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |