|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+19rrimtaf medvegje voglushja Best Driniiiii ...... Medalim Sofra xhiti arberia Atdhetari Delia detektivi Eva0506 xhema BashKom kasapi petritkola tosybell 23 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 01, 2009 2:30 am | |
| Të gjitha gratë dhe burrat e ndëshkuar nga Berisha!
Nga Mero Baze
M’u duk gabim deklarata e djeshme e Arta Dades, që i bën thirrje Sali Berishës të reflektojë për baltën që hedh mbi kryetarin e opozitës. Është gabim të ndalësh këtë dhunim publik të njerëzve të Sali Berishës prej Sali Berishës, pasi kjo është një histori që ka shumë pak shanse të përsëritet në mënyrë kaq diskredituese. Ky është mes të tjerash një moment, që prodhon një detaj të rëndësishëm të jetës së tyre politike dhe karrierës në parti. Kjo është një provë zjarri që duhet ta kalojnë, jo vetëm ata, por dhe aleati i tij, Ilir Meta, i cili në këtë rast jep 20 për qind të pushtetit të tij (në këtë rast një grua me mbiemrin Kodra), për t’u dhunuar bashkë me tufën. Raste të tilla nuk të jepen gjithmonë në atë parti, përveç rasteve kur Familja e Berishës ka rënë në hall dhe duhet shpëtuar. Kishte disa raste të tilla vitin e kaluar, kur sekseri i vajzës së tij, Fazlliç, ishte në hall dhe të gjithë ata që e mbrojtën, u bënë deputetë. Kishte disa momente vjet, kur djali i Sali Berishës u kap me duar në fishekë dhe barut në Gërdec dhe ata që e mbrojtën, u bënë udhëheqës në PD. Tashmë ka ardhur një moment tjetër i artë, kur vetë kreu i Familjes u kap në një moment çmendurie që turpëroi gjithë shoqërinë shqiptare dhe ky turp duhet mbuluar, duke thënë që është nder ta kesh atë për kryetar. E gjitha kjo paradë treditore po ndodh, se ata njerëz që po ndëshkohen duke u nxjerrë në ekrane si mbrojtës të Berishës, ishin njerëzit që janë pikasur prej kryeministrit si njerëzit që nuk pranuan fjalimin e tij. Berisha konstatoi i tmerruar se shpërthimi i tij në Kuvend tejkaloi kufijtë e normales dhe ai u bë befas njeri qesharak. Ai konstatoi se gjithë burrat dhe gratë e PD e dënuan atë akt në tavolinat e tyre, në kafe dhe në shtëpi. Të gjithë e pamë Jozefinën e pikëlluar, ndërsa kryetari i saj fliste ato që fliste. Dhe të nesërmen nuk vonoi hakmarrja e tij. Ai ka tri ditë që nuk hakmerret më ndaj Edi Ramës, por ndaj të vetëve. Ka tri ditë që po nxjerr në ekrane gjithë ata që ai mendon se nuk ia miratuan fjalimin. Çdo përpjekje për ta ndalur këtë ndëshkim të kryeministrit, është e dëmshme për të gjithë, për opozitën, për pozitën dhe për shoqërinë në përgjithësi, pasi minimumi u fshehim atyre kryeministrin e vërtetë. Këta njerëz, jo vetëm duhen lënë të flasin, por në dramën e tyre si njerëz të dhunuar dhe me mungesë të plotë lirie, ata kanë vetëm një shans të ndjehen paksa më mirë, të ndjehen sikur kanë të drejtë të flasin. Ndaj ka shumë rëndësi që ata duhen lënë të flasin. Shikoni nga e nisi përdhunimin e tij publik! Së pari nga zonja Topalli, pamja e së cilës në ekran rrezatonte haptazi mosaprovimin e saj për ato që ai burrë po nxirrte nga goja. Pastaj për drejtuesit e tjerë të partisë Patozi dhe Bode, të cilët, dhe për shkak të jetës së tyre të re, nuk kanë arsye t’i pranojnë atë fjalor Sali Berishës. Pastaj hakmarrja e tij shkoi tek Edi Paloka, i njohur për jetën e tij liberale dhe natyrisht te më liberali ndër të rinjtë që ka afruar në parti, deputeti Fatbardh Kadilli. Edhe pak dyshime që ka pasur për një djalë të ri simpatik nga Elbasani, deputeti Luçiano Boçi, për ndonjë fjalë që mund t’i jetë hapur në fakultet si pedagog, dhe atë e nxori të dhunuar para ekranit ta shikonte me sytë e vet se si nuk mund të tallet me rrëshqitjen e kryetarit. Nuk kurseu as Mesila Doden të fliste për vlerat familjare dhe as Albana Vokshin të fliste për rëndësinë e familjes. Për çdokënd që kishte dyshime në atë grup, që ishte kundër fjalimit të tij, ai nisi një fushatë të përdhunimit publik. Nuk dua ta zgjas më me emra, se ata i panë shqiptarët vetë në ekran, por dua të them se, ata që dolën publikisht, janë njerëzit që realisht nuk aprovuan në sallë rrëshqitjen psikike të Sali Berishës. Tashmë ndëshkimi i tyre publik është të dalin dhe të mbrojnë atë që nuk u pëlqeu. Genc Ruli apo Genc Pollo, që duartrokitën kur foli Berisha, duket se nuk janë të ndëshkuar, megjithëse jeta e tyre private është e mbushur me anekdota nga ato që nuk rrëfehen një natë dimri. Kjo mungesë e madhe lirie, qoftë dhe për të menduar në heshtje kundër liderit të partisë apo për të bërë ndonjë grimasë instiktive, kur thotë diçka që të skuq, është jeta e vërtetë politike me Sali Berishën. Sot Shqipëria nuk ka asnjë hapësirë më të dhunuar se ajo copë toke, ajri dhe drite që është nën hijen e tij. Dhe s’ka njerëz më të dhunuar se sa ata që janë të dënuar të rrinë me të, të mendojnë si ai dhe të përpiqen të bëjnë sikur kanë kaluar në ekstazë nga fjalimet e tij, edhe pse shpesh u vjen për të vjellë. Ne duhet t’i lëmë ata në fatin e tyre, derisa të përpiqen ta ndryshojnë atë vetë. | |
| | | Best Fillestar/e
Numri i postimeve : 18 Registration date : 15/03/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 01, 2009 2:38 am | |
| Për fatkeq , ushtrohet politika e gabuar në trojet Shqipetare me përgjithesi. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 01, 2009 2:48 am | |
| ...jo e gabuar, por tradhetare. | |
| | | Best Fillestar/e
Numri i postimeve : 18 Registration date : 15/03/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 01, 2009 3:01 am | |
| Kolapetrit ... më vjen mirë se të vizitoj shkrimet e tuaja edhe këtu . antar i ndershëm kam respkte per ty. te kthehem temës; - Pse dhe kush ta mer mendja pengon për politikën e mirfillt në vendet tona? | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Dec 01, 2009 3:10 am | |
| Problemi eshte shekullor dhe une do te shkruaj kete fund jave, por shkurt mendoje se si ne Shqiperi, Dardani, Ilirad... shqiptaret ne krye jane vegla te te huajve qe kane interesa antishqiptare, Greqi, Serbi, France, Itali, Rusi. Kjo bene qe veglat vec duan te vjedhin, te presin te shesin dhe t'ja mbathin, por cdo gje eshte evidentuar dhe kane per te dhene llogari kudo qe mendojne se do te fshihen. Kjo pune ndryshon shpejt. Brenda dy vjeteve (u vonuan pakez planet) shpallet dhe realizohet Bashkimi. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 02, 2009 5:44 am | |
| Ballkanweb... THEMELIMI Berisha feston sot 8 dhjetorin, por në 8 dhjetorin e vitit 1990 ai nuk ishte mes themeluesve të PDsë. Ai ndodhej në Itali, ndërkaq në listën e themeluesve të PD-së në 12 dhjetor, Berisha është i regjistruar i dyti në listë, por në dokument mungon numri i pasaportës së tij. Mbledhja e themelimit të PD-së është bërë në Qytetin Studenti; Zyra e parë ka qenë tek godina nr. 15, më pas u kalua tek Kinoklubi. Në dokumentet e siguruara, faksimilet e të cilave edhe po i botojmë, themelues të PD-së kanë qenë: Aleksandër Meksi, Sali Berisha, Azem Hajdari, Gramoz Pashko... Edmond Budina, Bardhyl Reso, Arben Imami, Genc Ruli, Preç Zogaj, Genc Pollo, Eduard Selami, Merita Zaloshnja, Shinasi Rama, Arben Lika, Blendi Gonxhe, Tefalin Malshyti, Arben Meçe, Arben Demeti, etj. Nga këta 18 personazhe, kryesorët e krijimit të Partisë Demokratike, vetëm katër vazhdojnë të jenë pjesë e PD-së, 2 nuk jetojnë më (Azem Hajdari dhe Gramoz Pashko), ndërsa 12 të tjerë nuk janë më pjesë e kësaj partie. Jo rastësisht Afrim Krasniqi, një prej studentëve kryesorë që krijuan “Unionin Studentor”, hedh një pyetje në këtë prag përvjetori: “...Kur një parti politike kujton përvjetorin e krijimit, pyetja e parë që vjen ndërmend është, kush e ka krijuar këtë parti, kush e ka drejtuar, kush është identiteti i saj politik? Si për të gjitha partitë politike shqiptare, edhe për Partinë Demokratike përgjigjja e këtyre pyetjeve të vë në vështirësi". Më tej ai komenton se "kjo ndodh sepse në Partinë e sotme Demokratike nuk ka kujtesë institucionale, nuk ka arkiv historik, nuk ka sistem meritash dhe historia ribëhet e bëhet sa herë dikush merr një post të lartë drejtues". "PD-ja premtoi që ditën e parë të krijimit se do ta çrrënjoste këtë mentalitet komunist dhe përjashtues, duke krijuar një sistem të ri vlerash, meritash dhe konkurrimi demokratik. Fatkeqësisht, edhe sot pas 18 vitesh, asgjë nuk ka ndryshuar në aplikimin e këtij modeli të vjetër antivlerë dhe anti-kujtesë", - shton ai. Zgjedhjet për kryetar Mesi i shkurtit të vitit 1991 do të shënonte kohën e formimit të strukturave të Partisë Demokratike. Ishte koha kur do të zgjidhej kryetari dhe sekretari i kësaj partie. Por, si shkoi kjo mbledhje në fakt? Si u votua dhe kush ishin kandidatët... Përmes dokumenteve (të cilat nuk janë tërësisht të plota, fatkeqësisht) që do të sjellim sot, shohim se mbledhja ku do të votohej kryetari dhe sekretari i PD-së nuk ka shkuar ashtu siç pritej. Në votimin e parë të realizuar në 12-14 shkurt të vitit 1991, kandidatë për kryetar partie ishin Aleksandër Meksi, Azem Hajdari, Genc Ruli dhe M. Zaloshnja. Në këtë votim, kryetari i Partisë Demokratike u zgjodh Aleksandër Meksi dhe sekretar, Eduard Selami. Por me këtë votim duket se nuk janë kënaqur të gjithë. Sipas dokumenteve të shkruara me dorë, thuhet se menjëherë pas shpalljes së vendimit, Azem Hajdari ka dalë nga mbledhja, pas tij edhe Ben Imami. Ndërsa Sali Berisha është shprehur: "S'jam fare dakord". Po atë ditë, Sali Berisha është bërë kryetar i PD-së, më 14 shkurt 1991. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 02, 2009 5:47 am | |
| “PD, një histori e retushuar | Nga Afrim KrasniqiMë 11 dhjetor përkujtohet pluralizmi politik në Shqipëri. Një ditë më vonë festohet krijimi i Partisë Demokratike, e para parti jokomuniste dhe opozitare në vendin tonë. Festa e vërtetë dhe më e madhe është ajo e datës 11, megjithatë, datëlindjet e partive shqiptare vijojnë të jenë më të rëndësishme sesa datëlindjet e Shtetit Shqiptar... Jashtë këtij protokolli formal, madhështia dhe rëndësia e 11-12 dhjetorit mbetet e pacenueshme në memorien kolektive dhe historike të shqiptarëve. Ajo është dita kur Lëvizja studentore hyri në institucione, krijoi partinë e parë politike dhe pluralizmi politik u bë konkret, me adresë, simbol dhe aktorë të vërtetë. Për këtë arsye, secili ndjehet pjesë e kësaj atmosfere kujtimesh, të cilat edhe pse të shkurtra në kohë, bëjnë pjesë në ngjarje që njeriu ka fatin t’i përjetojë vetëm njëherë në jetë... Oratorët e sotëm në fjalime nuk do të fl asin as për themeluesit, as për drejtuesit dhe as për identitetin. Ata do të fl asin ca gjëra të përgjithshme, për suksese të mëdha dhe për misionin historik për të qëndruar edhe më tej në pushtet. Kjo. ndodh, sepse në Partinë e sotme Demokratike nuk ka kujtesë institucionale, nuk ka arkiv historik, nuk ka sistem meritash dhe historia ribëhet e bëhet sa herë dikush merr një post të lartë drejtues. Për vite me radhë PD-ja, media dhe politikanët e saj, kanë kritikuar ashpër dhe me të drejtë Partinë e Punës dhe sistemin komunist për krimin e mashtrimeve me faktet historike, me manipulimet në memorien dhe ngjarjet, për personalizim nga liderët komunistë të sukseseve historike dhe për injorim e harresë të figurave themeluese të përjashtuara në vite. PD-ja premtoi që ditën e parë të krijimit se do ta çrrënjoste këtë mentalitet komunist dhe përjashtues, duke krijuar një sistem të ri vlerash, meritash dhe konkurrimi demokratik. Fatkeqësisht, edhe sot pas 18 vitesh, asgjë nuk ka ndryshuar në aplikimin e këtij modeli të vjetër antivlerë dhe anti-kujtesë. Jo më larg se dy vjet më parë, numri dy i PD-së u pyet mbi Eduart Selamin, ish-sekretarin e parë të përgjithshëm të PD-së, themelues të saj, figurë mjaft e njohur politike e parlamentare, kryetar i PD-së gjatë viteve 1993-1995 dhe kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlament. Në bazë të statusit aktual të PD-së, z. Selami është anëtar i përjetshëm në Këshillin Kombëtar. Por, numri dy në hierarkinë shtetërore e partiake të PD-së tha se nuk e njeh këtë njeri dhe ky emër nuk i kujton asgjë. Sepse Shqipëria politike dhe PD-ja brenda saj, vijojnë të dominohen nga mentaliteti: Historia fillon me mua, historia jam unë. Aq i theksuar është ky mentalitet primitiv, saqë është bërë traditë që në çdo fjalim rutinë parlamentar e elektoral, të flitet për "moment historik", "rëndësi historike", "reforma historike", "fate historike" etj. Në fakt, ngjarjet historike ndodhin rrallë dhe për PD-në, ato kanë ndodhur më 8-12 dhjetor 1990, kohë kur shumica e ushtruesve të sotëm të pushtetit në emër të saj, për shkak të hezitimit, frikës, detyrimeve apo moshës, nuk janë ndodhur aty dhe kështu, nuk kanë qenë pjesë e kësaj historie... PD-ja duhej të ishte parti - tribunë e disidencës antikomuniste, por në kryesinë e saj aktuale bëjnë pjesë pesë ish-anëtarë të PPSH-së dhe asnjë i persekutuar politik nominal. Nga katër kryetarët e PD-së në vite, tre janë përjashtuar në kohë të ndryshme. Sot, njëri nuk jeton më, një jeton në emigracion, një është përjashtuar dhe, i fundit, ndodhet ende në detyrë. PD-ja ka propozuar dhe zgjedhur tre presidentë, dy të anatemuar ashpër, i treti drejton vetë partinë. PD-ja ka pasur dy kryeministra, një i përjashtuar dhe tjetri në detyrë. PD-ja ka pasur dy kryetarë parlamenti, njëri ndërroi jetë i lënë në harresë nga partia e tij, tjetri është në detyrë. PD-ja ka pasur pesë kryetarë të grupit parlamentar, tre të përjashtuar, një i vdekur dhe një në detyrë; ka pasur tre kryetarë në Bashkinë e Tiranës dhe të tre i ka përjashtuar, (madje në prag të përjashtimit janë edhe dy nga tre kandidatët për këtë bashki në vitet 2000 dhe 2003). "Rilindja Demokratike", gazetë zyrtare e PD-së, ka pasur në vite gjashtë kryeredaktorë, tre të përjashtuar, një nuk jeton më, dy të fundit në detyrë. Forumi Rinor i PD-së, që doli nga Lëvizja e Dhjetorit 1990, ka pasur në vite gjashtë kryetarë, një nuk jeton më, tre të përjashtuar, një ndodhet në burg dhe dy të fundit akoma në detyrë. Forumi i Grave në PD ka pasur katër kryetare, dy të përjashtuara, dy akoma aktive. Në Kuvendin e fundit Kombëtar u zgjodh një sekretariat me shtatë anëtarë, dy prej të cilëve janë të "ngrirë", njëri i përjashtuar. Në faqen zyrtare të internetit të PD-së nuk ka asnjë resht mbi historinë e saj, gjithçka nis me KOP-in dhe marrjen e pushtetit më 2005-ën. Këto e shumë fakte të tjera janë dëshmi e krizës së identitetit në 19 vitet e funksionimit dhe aktivitetit politik të Partisë Demokratike. Kjo është një sëmundje e pashërueshme për të gjitha partitë dhe politikën shqiptare, por për PD-në, partinë e parë antikomuniste dhe premtuesen e ndryshimit të madh, përgjegjësia është më e dukshme... PD-ja, si çdo parti tjetër e madhe përbën një pasuri kombëtare, sidomos kur parti të tilla bëhen mbartëse të vlerave më të mira demokratike e kombëtare. Parë nga ky këndvështrim, PD-ja ka nevojë për përcaktimin e identitetit të saj politik, t'u rikthehet vlerave dhe aspiratave që e krijuan 18 vjet më parë, të çlirohet nga kultet dhe mentalitetet e së kaluarës, për të krijuar hapësirë dhe kushte reale konkurrimi, vlerësimi dhe karriere. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 02, 2009 11:15 am | |
| Petrit Kola,nje misionar klanit mafioz,antishqiptar-Rama-Ruçi-Gjinushi-Dade-Bushati-Ylli-Peza......e te gjithe me rradhe.Ky je ti more Petrit qe na hiqesh si i djathte,je vetem nje zedhenes i devotshem i atyre qe organizojne protesta [er vendin e tyre vetem e vetem qe te marrin pushtetin(se nuk i djeg barku per Shqiperine,jo) | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 02, 2009 12:40 pm | |
| Ja kush asht Sali Berisha . https://www.youtube.com/watch?v=NnSt6m5iQ1Q Djali i malsise ft Spinxak-SALI BERISHA | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| | | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| | | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 02, 2009 1:07 pm | |
| O i nderuar,Delia,a di se çbejne keta,keta d alin neper bote dhe mundohen me çdo menyre ,te ulin figuren e mire qe po bene Shqiperia ,ne procesin e reformave,ai miu (se si mi eshte),Bushati...pupu sa turp,keta jane veçse minj dhe do te mbahen mend si hienat e mketij kombi. | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 02, 2009 1:08 pm | |
| Kush është Ky Shqiptar që arrit të sjell në Shqipri njeriun më të fuqishëm më bot .? | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 02, 2009 1:14 pm | |
| Përse mundohemi të i humbin vlerën atij që arrin at me qdo mundi dhe mundohet të na nxjerr nga balta dhe mbyllja shekullore , Dhe ti tregoj betës së qytetruar se edhe ne jemi një Popull me tradita dhe vlera qyteruar dhe botrore .(e jo siq kam pretentuat të tjerët të na quaj dhe po pretendojn por me ndihëmën edisave që kan synim intersa peronale ). | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 02, 2009 2:29 pm | |
| Vazhdojne genjeshtrat dhe pikturat e nxjerra. Ura nuk eshte e vertet. Rruga nuk eshte e vertet por e bere ne kompjuter. Rruga do edhe nja pese vjete te mbaroje. Ne se eshte mbaruar c'fare kerkon firma ne ato vende. Ne se eshte mbaruar perse nuk e jepni ne googleearth qe cdo njeri ta shikoje vete me syte e tij? ______________________ Pra sikur kam thene une Berisha nuk ka qene ne themeltarte e PD-se. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 02, 2009 2:38 pm | |
| Po kush eshte i vertete ti Ju qe vetem nxini ,çfare nuk eshte e vertete rruga...genjeni mor te mjere se ju ka ardh fundi dhe fundi i juaj i turpshem eshte Shqiperia e barabarte ne Evropen Demokratike,njesoj si te gjitha shtetet e tjera evropiane!Ju jeni me te zinj se vete enveri,qe ju shofte fara,ju jeni armiqte e Shqiperise. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 02, 2009 3:02 pm | |
| oj arbrie, kur do mushesh mend moj, po kto autosdra jan ber me parat e kti populli te shkret te cille ju tha buka nga goja ore, more ju karagjoza te mjer pos sa rruga e autosdrada shtrohen ne gjermani more te mjer gjermanet dot ngordhin si hardhucet po ktu sheti ka bugjet vetanak pe qdo aspekt. Dhe populli si mer vesh fare sa tuneli gjerat qe behen,per popull a sal ziu kjo autosdrat e cilla duhet te kushtonte 7-8 qind milion shkoj mbi nji miliar. ballni ma me ket shkatrrus te kombit ton e ky basdard qe po e perkrhani ju dhe po na vritni te ter popullin me doren tuaj. se zoti do tju shkatrroj se shpejti ket pest te shqiptarve..... | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 02, 2009 3:24 pm | |
| Kush je ti more qe na krahasoke me Gjermanine.... Po pse more njesoj ,hajde e na krahaso me Ameriken...hajde mendje hajde... Po ti paske dash me na lene pa rruge fare dhe te ecnim me gomar ..ik ore se nuk mund te te mbush mendjen une ty qe te jesh sado pak nje shqiptar i vemendeshem per c 'ka ndertohet ketu te ne.Rri atje ku je dhe soditi dhe mati mira ato autostradat e Gjermanise dhe fol qe andej ti me gjuhen e helmet te nje njeriu qe i vriten syte nga ecja perpara e Shqiperise. | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 02, 2009 5:22 pm | |
| | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Wed Dec 02, 2009 5:43 pm | |
| Sala eshte shqiptar 100 karad | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| | | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 03, 2009 12:37 am | |
| Ura e postuar ketu nuk eshte e vertet. Ne se rruga ka perfunduar perse vazhdojne punimet? Ne se rruga eshte perfunduar perse nuk filmohet ghjithe rruga, nga km zero deri tek perfundimi? | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 03, 2009 1:01 am | |
| Faji e ka emrin Edvin Berisha
Nga Edlira GjoniMarrë nga Gazeta Tirana Observer
Ju jeni perandorët e tokave në kryeqytet apo bregdet. Jeni mbretërit e manipulimit publik. Jeni edhe personazhet që duhet ta lënë skenën menjëherë, nëse akoma nuk e keni ndarë tragjedinë nga komedia.Kërcënimet dhe sharjet mund t’i kurseni për takimet tuaja të përzemërta larg kamerave. Kur të jeni përballë tyre, jepni pak llogari për koston sociale që kanë kapriçot tuaja të patolerueshme. Zoti Kryeministër. Ti je përgjegjësi numër një përse shqiptarët nuk lëvizin dot lirshëm, pa viza në Evropë, 20 vjet pasi është shembur muri i sistemeve politike. Ti je përgjegjës edhe për shifrën e frikshme të papunësisë në vend. Edhe për varfërinë në rritje jashtë bulevardeve të Tiranës. Edhe për katrahurën e pronave që po i shet e i blen një grusht njerëzish që ti i njeh mirë.Ti je përgjegjës për ngërçin politik që po rëndon mbi shqiptarët. Je përgjegjës edhe për mbylljen e rrugës së kombit, që si gropë thithëse zhduku miliarda euro që s’dimë kur dhe si do i paguajmë, apo kur do ecim në të 500 herë pasi e ke inauguruar. Ti je përgjegjës direkt për emërime në qeveri të njerëzve që duhet të ishin para drejtësisë. Dhe je përgjegjësi i vetëm që e pengon gjyqësorin të japë shembuj ndëshkimesh, sepse do ta fillonte pikërisht me të emëruarit e tu dhe me pronarët e rinj të Shqipërisë.Zoti Kryeministër. Ti je përgjegjës për thyerjen e moralit dhe etikës më shumë sesa i akuzuari yt publik. Ti je palë me të, dhe për këtë, përgjegjësia është tashmë e turpshme, jo thjesht e madhe.Ti je fajtor dhe aktor po aq sa Edi Rama.Dhe ti, bojaxhiu piktor, je fajtor për të gjitha ato që të ka thënë Berisha, berishët e jo-berishët. Je i zhytur deri ku nuk shkon më me borxhe ndaj shqiptarëve. E me gjithë gjatësinë tënde, prapë të kanë ardhur deri në fyt rënkimet e tyre. Janë ngjitur deri aty duke shkelur mbi kurrizet e mbuluara me xhaketat e vjetra. Me ato që njohin vetëm trazirën, gjakun, hakmarrjen dhe dhunën, se përndryshe, nuk dinë të frymë-shkëmbejnë politikisht.Ti je fajtor zoti Rama për kokë-shkëmbësinë me të cilën e mban peng këtë vend të copëtuar nga kapriçot e tua, të Ruçit, të Berishës apo të kujtdo tjetër. Ti je fajtor që s’duhet të kesh guximin as t’i gjunjëzohesh këtij populli varfanjak që e ke vënë spektator të një shfaqje të shëmtuar bërtitjesh e paradoksesh me kuti. Ti je fajtor që durimin e këtij populli të vënë nën thundër, e përdor si dordolec për të trembur ata që nuk të lanë të ngjitesh në pushtet.Ti je fajtor që i mbledh me bori 64 njerëzit që ata që gjoja besojnë majtas, votuan për t’i pasur përfaqësues në parlament. Ti je fajtor që nuk do të mundte të ndrinte dot as kokën nga pesha e fajit, ngaqë lejon mitizimin e një ish-sekretari partie. Po ti do ishe i dërrmuar nga faji po të vazhdoje teatrin e dështuar e të shëmtuar të kutive.Ti je përgjegjës për zhdukjen e alternativës së majtë, që do të rrëzonte vërtet monopolizimin e Shqipërisë. Po ti je kahu tjetër i medaljes së oligarkisë. Prandaj kot e vazhdon komedinë e ulët me shumë akte mbi kurrizin e buzëplasurve shqiptarë. Ju jeni të dy fajtorë dhe përtacë. Fajtorë dhe përgjegjës. Fajtorë dhe të padëshiruar në këtë katrahurë të shëmtuar politike që keni krijuar.Ngaqë asnjëri prej jush nuk mundet të heqë dorë nga ëndrra e shfrytëzimit në maksimum të gjithçkaje që mund t’i zhvatet Shqipërisë, juve ju intereson zgjatja pa fund e pseudo-sherreve. Ose ndryshe, shashkave që e mbajnë opinionin publik larg krizave të vërteta. Ju jeni kryeministri dhe krye-opozitari i një vendi që nuk prodhon asgjë; që ka një kaos arsimor, krizë punësimi, inflacion diplomash, tumor korrupsioni, gangrenë nepotizmi, dara monopoli, kontroll të rreptë klanesh, mbikëqyrje fataliste grupimesh ndikuese, përpëlitje mediatike, shtrëngim-dhëmbësh tek gjyqësori, supervizim të çdo qindarke që qarkullon në vend, duke u kujdesur të shkojë në xhepat tuaj. Ju jeni betejaxhinjtë falso të një lufte publike, që ballë për ballë nuk është as sa një flluskë sapuni. Nuk zgjidhni dot asgjë madhore, dhe merreni me personalizmat e njëri-tjetrit. Ju jeni perandorët e tokave në kryeqytet apo bregdet. Jeni mbretërit e manipulimit publik. Jeni edhe personazhet që duhet ta lënë skenën menjëherë, nëse akoma nuk e keni ndarë tragjedinë nga komedia.Kërcënimet dhe sharjet mund t’i kurseni për takimet tuaja të përzemërta larg kamerave. Kur të jeni përballë tyre, jepni pak llogari për koston sociale që kanë kapriçot tuaja të patolerueshme. Pse s’dini një herë të vetme të luani rolin që iu është dhënë, po vetëm atë që keni mësuar nga njëri-tjetri? Ju jeni përgjegjës, zotërinj. Dhe e shpërfillni këtë me papërgjegjësinë më të madhe.Dhe lexuesit e dinë këtë! | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 03, 2009 1:12 am | |
| Ja kush janë 343 njerëzit që themeluan PD-në |
Botohen emrat
Me afrimin e datës së themelimit të Partisë Demokratike, në media kanë filluar edhe njëherë debatet se kush pati rolin kryesor në themelimin e partisë së parë opozitare në Shqipëri. Por merita nuk i takon asnjë personi të veçantë, pasi PD-në e kanë themeluar plot 343 personalitete.Pjesa e më e madhe e tyre kanë qenë studentë. Në listën e themeluesve të PD-së, bie në sy emri i Sali Berishës, por nuk janë Bamir Topi dhe Jozefina Topalli. Po ashtu, shumica e themeluesve nuk janë aktivë në politikë. Gazeta “Tirana Observer” boton listën e plotë të themeluesve të Partisë Demokratike.
Nga Sali Berisha, Dashamir Shehi e Edmond Dragoti, mungon Topalli dhe Topi Partia Demokratike mban në themele plot 343 figura nga fusha të ndryshme sociale. 18 vite më parë, këto figura vendosën të themelonin një forcë ndryshe nga çfarë ishte servirur në atë kohë, e cila do të ndryshonte rrënjësisht regjimin qeverisës në Shqipëri. Pjesa me e madhe e tyre kanë qenë studentë, ndërsa të tjerët kanë qenë me profesione të ndryshme. Në listë gjendet emri i liderit aktual të PD-së, Sali Berisha, emri i kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi i cili tani nuk është më pjesë e strukturave të PD-së dhe pedagogëve me emër në vend. Më 14 dhjetor do të mblidhet pas katër vitesh kongresi i Partisë Demokratike, në të cilat do të jenë pjesëmarrës edhe disa nga këto figura, ku dhe do të zgjidhet kreu i kësaj partie, i cili pa dyshim do të jetë sërish kryeministri Sali Berisha. Që nga dita e themelimit në vitin 1991 , PD-ja ka njohur vetëm dy kryetar, Tritan Shehun dhe Sali Berishën. Gazeta boton të gjithë emrat e themeluesve të cilët janë shkëputur nga libri “Fundi i Siberise Shqiptare”, autor Afrim Krasniqi, Tirane 1998)
Lista themeluese e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH). 1. Abaz Muharrem Veizi, mekanik 2. Admirim Xhevahir Xhindi ,student 3. Adnand Asim Berdica, student 4. Ardian Meçan Malaj, punëtor 5. Adriatik Simon Dhimpali, student 6. Adriatik Avni Hazerai, student 7. Afrim Lulash Krasniqi, student 8. Afroviti Panajot Maçaj, student 9. Agim Avni Buxheli, operator 10. Agim Xhazo Hodaj, punëtor 11. Agim Merdan Hasaj, student 12. Agron Vehbi Bala, redaktor 13. Agron Simon Çika, mekanik 14. Agron Ymer Domi, operator 15. Albana Zeqir Malaj, studente 16. Albert Pilo Jerasi, pedagog 17. Albert Lutfi Shehu, mekanik 18. Aleks Gjergo Andoni, student 19. Aleksander Gabriel Meksi, arkitekt 20. Aleksander Luigj Patoci, student 21. Alfred Rrok Gemi, student 22. Alfred Hydri Kolami, student 23. Ali Zenel Sata, teknik 24. Alketa Jorgaq Vito, studente 25. Alqi Stavri Çelemenga, student 26. Alma Isak Babaramo, studente 27. Alma Mete Bendo, studente 28. Altin Sotiraq Gjergo, student 29. Altin Hamit Qoshja, student 30. Altin Zir Vranaraj, student 31. Andrea Filip Leko, student 32. Aneta Paskal Daiu, studente 33. Anila Gjergji Xhillai, studente 34. Anila Resul Kaso, studente 35. Anilda Hasan Ibrahimi, studente 36. Ante Jorgo Koja, ekonomist 37. Arben Sami Basha, pedagog 38. Arben Beqir Broci, student 39. Arben Ali Demeti, pedagog 40. Arben Lulash Dreshaj, student 41. Arben Jakup Ibroja, student 42. Arben Fahri Imami, pedagog 43. Arben Bektash Ismaili, student 44. Arben Pandi Jorgji, veteriner 45. Arben Irakli Prifti, student 46. Arben Ramiz Lika, student 47. Arben Faik Meçe, pedagog 48. Arben Ndreko Ramo, inxhinier 49. Arben Ali Sadiku, student 50. Arben Kujtim Sula, student 51. Arben Aleksander Tashko, pedagog 52. Ardi Pirro Stefa ,student 53. Ardian Mehmet Mehmet,i student 54. Ardian Agostin Palushi, student 55. Ardian Mandi Petrollari, student 56. Ardian Ramadan Saraçi, inxhinier 57. Ardian Ismail Shehu, inxhinier 58. Arian Muharrem Gjikondaj, inxhinier 59. Arian Theodhor Gjoni, punëtor 60. Arjan Murat Manahasa, student 61. Arleta Preng Gjoka, studente 62. Arsen Dule Çaushi, student 63. Arta Habib Bajrami, studente 64. Artan Edi Asllani ,studente 65. Artan Avduraman Mezini, punëtor 66. Artan Arshi Taullai, student 67. Artan Guri Shytaj, student 68. Artur Skender Ajazi, student 69. Artur Arif Biba, student 70. Artur Shpetim Nepravishta, student 71. Artur Rexhep Zuriqi, student 72. Asllan Vangjel Kalia, student 73. Astrit Skender Minarolli, punëtor 74. Atnan Xhemal Samarxhiu inxhinier 75. Azem Shpend Hajdari, student 76. Bardhok Mark Pecnikaj, student 77. Bardhyl Rexhep Reso, inxhinier 78. Bashkim Osman Gazidede, pedagog 79. Bashkim Bedri Gjergji, redaktor 80. Bashkim Rexhep Omeri student 81. Bashkim Fehmi Sala, inxhinier 82. Bashkim Malo Zahaj, skenograf 83. Bedri Xhevit Sakaj, mësues 84. Behar Sinan Xhodia, student 85. Besim Ramazan Mamaçi, inxhinier 86. Besnik Mehmet Bajra, student 87. Besnik Azem Kaloshi, student 88. Besnike Enver Bashi, studente 89. Bexhet Mehdi Reso, veteriner 90. Bislim Selim Ahmetaj, student 91. Blend Mario Ashiku, mësues 92. Blendi Agim Gonxhaj, student 93. Bujar Kasem Ballo, inxhinier 94. Bujar Vasfi Barçi, ekonomist 95. Bujar Nezir Bujari, pedagog 96. Bregina Lirim Llubani, studente 97. Bregina Sazan Kalesh,i studente 98. Çilieta Kostaq Mitro, studente 99. Darjana Kristaq Luli, studente 100.Dashamir Hamit Shehi, ekonomist 101.Demir Aqif Sakaj, student 102.Dervish Rexhep Kurteshi, mësues 103.Dilaver Esat Ismaili, teknik 104.Donika Leonidha Kapidani, studente 105.Doreida Vangjo Petro, studente 106.Dragush Seit Canga, mjek 107.Drini Nuredin Zoto, elektricist 108.Dritan Durim Koçia, student 109.Dritan Pirro Loli, student 110.Dritan Vasillaq Shano, student 111.Dhimiter Mihal Doka, pedagog 112.Dhori Sotir Zoto, punëtor 113.Dhurata Qemal Leka, inxhiniere 114.Dhurata Nuredin Zoto, zooteknike 115.Edgar Rahmi Myzyri, mekanik 116.Edlira Bedri Dedja, pianiste 117.Edlira Eqerem Methoxha, studente 118.Edmond Janaq Budina, pedagog 119.Edmond Skender Dragoti, pedagog 120.Edmond Lavdosh Dulaj, historian 121.Edmond Gjovalin Jakaj, student 122.Edmond Betim Kertusha, këngëtar 123.Edmond Eqerem Lezo, student 124.Edmond Sotir Mino, punëtor 125.Edmond Jorgo Mosko, elektricist 126.Edmond Astrit Nemeçka, mësues 127.Edmond Vani Trako, pedagog 128.Edmond Skender Tupja, përkthyes 129.Edmond Ilia Xhomaka, student 130.Eduart Isa Dervishi, pedagog 131.Eduart Luan Prodani, inxhinier 132.Eduart Aqif Selami, estet 133.Eduart Spiro Toni, student 134.Eduart Xhevit Zaloshnja, pedagog 135.Ejup Adem Gashi, arsimtar 136.Elsa Robert Ballauri, shkrimtare 137.Emil Gaqo Prodani, inxhinier 138.Emin Edmond Barçi, ekonomist 139.Enela Vangjel Pici, studente 140.Engelfrida Andrea Idrizi, kritike letrare 141.Enkelejda Pandeli Seva, studente 142.Enkelejda Piro Stefa, studente 143.Enver Hasan Mustafaj, pedagog 144.Ermenita Gjergji Xhillai, studente 145.Ermira Dilaver Mullaj, studente 146.Ermira Zyhdi Shpetimi, studente 147.Ernest Ndue Marku, student 148.Ervin Petrit Peshkepia, student 149.Eugen Spiro Toni, student 150.Esat Abdulla Emiri, pedagog 151.Fadil Sulejman Sallufi, inxhinier 152.Fatjon Ali Batku, student 153.Fatmir Ismail Behluli, nëpunës 154.Fatmir Ali Tole, piktor 155.Fatmira Shemsi Haxhiu, shkrimtare 156.Fatos Baki Kongoli, shkrimtar 157.Fatos Bejto Osmanaj, ekonomist 158.Ferdinand Arif Mara, operator 159.Flamur Riza Boja, student 160.Flamur Arif Koçi, regjisor 161.Franc Frederik Ceroni teknik 162.Frrok Mark Çupi, gazetar 163.Gazmend Shezai Shpata, student 164.Gazmend Ahmet Mahili, student 165.Genc Stefanaq Pollo, arkeolog 166.Genc Pellumb Ruli, ekonomist 167.Genc Minella Trebicka, mësues 168.Genci Qirjako Anastasi, inxhinjer 169.Gentian Sotir Kreci, student 170.Gerti Ilia Kuqi, student 171.Gezim Rasim Koçi, student 172.Gezim Mahmut Shima, inxhinier 173.Gramoz Josif Pashko, ekonomist 174.Greta Thoma Kondi, studente 175.Gjergji Mihallaq Stoja, teknik 176.Gjon Bib Leka, inxhinjer 177.Hajrie Mehmet Çela, studente 178.Haxhi Mehmet Doma, punëtor 179.Hektor Prokop Glini, inxhinier 180.Hektor Haxhi Kapllani, student 181.Helidon Ylvi Tahiri, student 182.Herkole Pirro Sava, pedagog 183.Herman Thanas Rrudha, student 184.Hiqmet Bujar Zateria, agronom 185.Hysen Zyhdi Saraçi, mekanik 186.Ilenja Spiro Mehilli, studente 187.Ilir Muharrem Caci, student 188.Ilir Ismail Dizdari, student 199.Ilir Qebir Hysi, student 190.Ilir Dalip Kurti, student 191.Ilir Themi Lilo, student 192.Ilir Teki Malindi, jurist 193.Ilir Mezan Mehmeti, student 194.Ilir Myftar Myftari, inxhinier 195.Ilir Petri Radovicka, inxhinier 196.Ilir Dhimiter Vreto, teknik 197.Ilir Hakik Zyfi, student 198.Ilirjan Xhelo Beqiri, student 209.Ilirjan ‚ajup Rusmali, jurist 200.Ilirjan Themo Kaxhiani 201.Ina Luan Kumi, studente 202.Ingrid Hysen Qerimi, studente 203.Ingrid Pandeli Siapeta 204.Izet Idriz Haxhia, student 205.Ivoni Kristaq Reso, shkrimtare 206.Jaho Zeqir Zeqo, inxhinier 207.Jakov Sllavko Plevneshi, murator 208.Jani Rako Zino, inxhinjer 209.Jorgo Vasil Ferro 210.Kastriot Dilaver Sulçe 211.Kastriot Enver Qollia, elektrike 212.Ketrin Andon Cletko, studente 213.Kiço Ilia Muzina, student 214.Klement Kostaq Shahini, mekanik 215.Klit Anton Thani, student 216.Koço Vangjush Bode, inxhinier 217.Konstandin Minella Kapo, inxhinier 218.Konstandin Naum Qarri, student 219.Kont Rrok Rrjodhi, pedagog 220.Kostaq Stilian Kaskaviqi, arkitekt 221.Kreshnik Ramadan Ndreu, inxhinier 222.Kristaq Nasi Lipe, student 223.Kristaq Koço Strakosha, pedagog 225.Lazer Pal Stani, gazetar 226.Labeat Ndreçe Jakaj, student 227.Leonard Pavli Gjini, pedagog 228.Leonard Sami Kajtalli, student 229.Lindita Ramadan Drizniu, studente 230.Lindita Enrik Vukaj, studente 231.Liri Nastas Dhame, inxhinier 232.Lorenc Hiqmet Ruzi, student 233.Luan Hodo Hoxha, punëtor 234.Luan Xhemal Neçja, student 235.Luan Rasim Pirdeni, pedagog 236.Luljeta Xhezmi Mebelli, inxhiniere 237.Lulzim Haxhi Çollaku, teknik 238.Lulzim Veiz Elezi ,student 239.Lulzim Qamil Hanelli, pedagog 240.Luneta Perikli Papa, studente 241.Lutfi Hysni Saqe, inxhinier 242.Llambi Kristaq Pepo, teknik 243.Marieta Veiz Popa, studente 244.Meriglen Gjin Gjoka, student 245.Marjeta Qemal Çoku, studente 246.Martin Pellumb Toto, inxhinier 247.Merita Xhavit Hoxha, ekonomiste 248.Mevlan Seit Shanaj, regjisor 249.Mimoza Pellumb Pashko 250.Mimoza Man Preçi, studente 251.Mimoza Bajram Sinani, studente 252.Mina Pandi Cani, teknike 253.Miranda Myslim Guda, studente 254.Mirush Hamdi Deliallisi 255.Misret Idriz Sahiti, mësues 256.Nardi Todi Gremi, pedagog 257.Nashifer Hysen Manahasa, nëpunëse 258.Ndue Ndue Lugja, student 259.Ndriçim Xhavit Xhepa, aktor 260.Neki Llambi Dervishi, student 261.Nereida Sami Kapisyri, studente 262.Nesip Petrit Kavo, teknik 263.Neshat Qazim Gjinali, inxhinier 264.Nikolla Pandeli Janina, matematicien 265.Odhise Kristo Grillo, shkrimtar 266.Paulin Vasë Kola, pedagog 267.Pandeli Arqile Çavo, teknik 268.Perparim Njazi Demi, inxhinier 269.Perparim Elmaz Haxhikaj, punëtor 270.Perparim Avdi Malaj, student 271.Petraq Dhimiter Shomo, pedagog 272.Petrika Nella Trebicka, inxhinier 273.Petrit Lirak Dodbiba, pedagog 274.Petrit Tom Legisi, student 275.Petrit Nevruz Ruka, skenarist 276.Petrit Fadil Zeqiri, student 277.Pirro Sokrat Gjini, inxhinier 278.Prenç Gjon Zogaj, botues 279.Qazim Tahir Striniqi, inxhinier 280.Ramazan Abdurrahman Hysa, botues 281.Rasim Mal Hasanaj, mësues 282.Refit Maske Nushaj, mekanik 283.Remonda Kareman Prendi, teknike 284.Rexhep Ali Alia,j piktor 285.Rexhep Mustafa Karapici, inxhinier 286.Rezart Fejzi Mujo, student 287.Ridvan Edmond Peshkepia, student 288.Rinush Fetah Idrizi, studiues 289.Robert Janaq Budina, student 290.Robert Elmaz Haxhia, punetor 291.Robert Musa Mane, inxhinjer 292.Roland Halil Pitarka, laborant 293.Sadik Muhedin Sadikaj, student 294.Saimir Ahmet Lolja, pedagog 295.Sajmir Mustafa Avxhiu, student 296.Sali Ram Berisha, kardiolog 297.Selaudin Suat Badra, punëtor 298.Sevim Hilmi Arbana, botuese 299.Sinan Mane Brahaj, nëpunëse 300.Skender Xhafer Allkja, inxhinier 301.Skender Musa Milaqi, student 302.Skender Stavro Pashko, teknik 303.Sokol Bujar Tafaruqi, student 304.Sokol Rafet Shalci, teknik 305.Sokrat Andon Nesturi, inxhinier 306.Sokrat Gaqo Loli, bibliograf 307.Sotir Llambi Qirjaqi, teknik 308.Stavri Milo Marko, student 309.Stefan Dhimiter Dhimitri, pedagog 310.Spiro Leonidha Cura, student 311.Sulejman Halil Mato, shkrimtar 312.Shaban Rexhep Memia, biolog 313.Shahin Halit Kadare, mjek 314.Shenasi Ali Rama ,poet 315.Shkelqim Nezir Daja, regjizor 316.Shkelqim Mehmet Kalaja, student 317.Shkelqim Mustaf Mustafa, student 318.Shpendi Luan Kubarçe 319.Shpetim Kasem Shkurti, student 320.Shuaip Selfo Beqiri, student 321.Taulant Tefik Biturku, student 322.Tefalin Gjovalin Malshyti, student 323.Tereza Dede Marku, studente 324.Tomor Sali Kokona, koreograf 325.Tomor Maske Nushaj, inxhinier 326.Toni Beniamin Guraziu, punëtor 327.Thanas Anastas Mitro, student 328.Thanas Koço Qirinxhi, mësues 329.TheodhoraTheofan Nepravishta, arsimtare 330.Thodhora Kristofor Zeno, studente 331.Valbona Dilaver Bedini, studente 332.Vangjel Sotir Kozma, teknik 333.Vasilika Andon Strakosha, nëpunëse 334.Vehbi Islam Sallaku, laborant 335.Viktor Resmi Hebibasi, pedagog 336.Vladimir Myfit Maliqi, teknik 337.Vladimir Jorgo Shahini, pedagog 338.Vladimir Myrfet Spaho, biolog 339.Vullnet Hysen Spahiu, student 340.Yzeir Agim Muço, inxhinier 341.Zamir Bedri Shehu, student 342.Zenel Mustafa Hoxha, inxhinier 343.Zyber Fadil Dashi këngëtar |
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 03, 2009 1:13 am | |
| Nga Afrim Krasniqi Më 11 dhjetor përkujtohet pluralizmi politik në Shqipëri. Një ditë më vonë festohet krijimi i Partisë Demokratike, e para parti jokomuniste dhe opozitare në vendin tonë. Festa e vërtetë dhe më e madhe është ajo e datës 11, megjithatë, datëlindjet e partive shqiptare vijojnë të jenë më të rëndësishme sesa datëlindjet e Shtetit Shqiptar... Jashtë këtij protokolli formal, madhështia dhe rëndësia e 11-12 dhjetorit mbetet e pacenueshme në memorien kolektive dhe historike të shqiptarëve. Ajo është dita kur Lëvizja studentore hyri në institucione, krijoi partinë e parë politike dhe pluralizmi politik u bë konkret, me adresë, simbol dhe aktorë të vërtetë. Për këtë arsye, secili ndjehet pjesë e kësaj atmosfere kujtimesh, të cilat edhe pse të shkurtra në kohë, bëjnë pjesë në ngjarje që njeriu ka fatin t’i përjetojë vetëm njëherë në jetë... Oratorët e sotëm në fjalime nuk do të fl asin as për themeluesit, as për drejtuesit dhe as për identitetin. Ata do të fl asin ca gjëra të përgjithshme, për suksese të mëdha dhe për misionin historik për të qëndruar edhe më tej në pushtet. Kjo. ndodh, sepse në Partinë e sotme Demokratike nuk ka kujtesë institucionale, nuk ka arkiv historik, nuk ka sistem meritash dhe historia ribëhet e bëhet sa herë dikush merr një post të lartë drejtues. Për vite me radhë PD-ja, media dhe politikanët e saj, kanë kritikuar ashpër dhe me të drejtë Partinë e Punës dhe sistemin komunist për krimin e mashtrimeve me faktet historike, me manipulimet në memorien dhe ngjarjet, për personalizim nga liderët komunistë të sukseseve historike dhe për injorim e harresë të figurave themeluese të përjashtuara në vite. PD-ja premtoi që ditën e parë të krijimit se do ta çrrënjoste këtë mentalitet komunist dhe përjashtues, duke krijuar një sistem të ri vlerash, meritash dhe konkurrimi demokratik. Fatkeqësisht, edhe sot pas 18 vitesh, asgjë nuk ka ndryshuar në aplikimin e këtij modeli të vjetër antivlerë dhe anti-kujtesë. Jo më larg se dy vjet më parë, numri dy i PD-së u pyet mbi Eduart Selamin, ish-sekretarin e parë të përgjithshëm të PD-së, themelues të saj, figurë mjaft e njohur politike e parlamentare, kryetar i PD-së gjatë viteve 1993-1995 dhe kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlament. Në bazë të statusit aktual të PD-së, z. Selami është anëtar i përjetshëm në Këshillin Kombëtar. Por, numri dy në hierarkinë shtetërore e partiake të PD-së tha se nuk e njeh këtë njeri dhe ky emër nuk i kujton asgjë. Sepse Shqipëria politike dhe PD-ja brenda saj, vijojnë të dominohen nga mentaliteti: Historia fillon me mua, historia jam unë. Aq i theksuar është ky mentalitet primitiv, saqë është bërë traditë që në çdo fjalim rutinë parlamentar e elektoral, të flitet për "moment historik", "rëndësi historike", "reforma historike", "fate historike" etj. Në fakt, ngjarjet historike ndodhin rrallë dhe për PD-në, ato kanë ndodhur më 8-12 dhjetor 1990, kohë kur shumica e ushtruesve të sotëm të pushtetit në emër të saj, për shkak të hezitimit, frikës, detyrimeve apo moshës, nuk janë ndodhur aty dhe kështu, nuk kanë qenë pjesë e kësaj historie... PD-ja duhej të ishte parti - tribunë e disidencës antikomuniste, por në kryesinë e saj aktuale bëjnë pjesë pesë ish-anëtarë të PPSH-së dhe asnjë i persekutuar politik nominal. Nga katër kryetarët e PD-së në vite, tre janë përjashtuar në kohë të ndryshme. Sot, njëri nuk jeton më, një jeton në emigracion, një është përjashtuar dhe, i fundit, ndodhet ende në detyrë. PD-ja ka propozuar dhe zgjedhur tre presidentë, dy të anatemuar ashpër, i treti drejton vetë partinë. PD-ja ka pasur dy kryeministra, një i përjashtuar dhe tjetri në detyrë. PD-ja ka pasur dy kryetarë parlamenti, njëri ndërroi jetë i lënë në harresë nga partia e tij, tjetri është në detyrë. PD-ja ka pasur pesë kryetarë të grupit parlamentar, tre të përjashtuar, një i vdekur dhe një në detyrë; ka pasur tre kryetarë në Bashkinë e Tiranës dhe të tre i ka përjashtuar, (madje në prag të përjashtimit janë edhe dy nga tre kandidatët për këtë bashki në vitet 2000 dhe 2003). "Rilindja Demokratike", gazetë zyrtare e PD-së, ka pasur në vite gjashtë kryeredaktorë, tre të përjashtuar, një nuk jeton më, dy të fundit në detyrë. Forumi Rinor i PD-së, që doli nga Lëvizja e Dhjetorit 1990, ka pasur në vite gjashtë kryetarë, një nuk jeton më, tre të përjashtuar, një ndodhet në burg dhe dy të fundit akoma në detyrë. Forumi i Grave në PD ka pasur katër kryetare, dy të përjashtuara, dy akoma aktive. Në Kuvendin e fundit Kombëtar u zgjodh një sekretariat me shtatë anëtarë, dy prej të cilëve janë të "ngrirë", njëri i përjashtuar. Në faqen zyrtare të internetit të PD-së nuk ka asnjë resht mbi historinë e saj, gjithçka nis me KOP-in dhe marrjen e pushtetit më 2005-ën. Këto e shumë fakte të tjera janë dëshmi e krizës së identitetit në 19 vitet e funksionimit dhe aktivitetit politik të Partisë Demokratike. Kjo është një sëmundje e pashërueshme për të gjitha partitë dhe politikën shqiptare, por për PD-në, partinë e parë antikomuniste dhe premtuesen e ndryshimit të madh, përgjegjësia është më e dukshme... PD-ja, si çdo parti tjetër e madhe përbën një pasuri kombëtare, sidomos kur parti të tilla bëhen mbartëse të vlerave më të mira demokratike e kombëtare. Parë nga ky këndvështrim, PD-ja ka nevojë për përcaktimin e identitetit të saj politik, t'u rikthehet vlerave dhe aspiratave që e krijuan 18 vjet më parë, të çlirohet nga kultet dhe mentalitetet e së kaluarës, për të krijuar hapësirë dhe kushte reale konkurrimi, vlerësimi dhe karriere. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |