|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+19rrimtaf medvegje voglushja Best Driniiiii ...... Medalim Sofra xhiti arberia Atdhetari Delia detektivi Eva0506 xhema BashKom kasapi petritkola tosybell 23 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 03, 2009 1:56 am | |
| Jane printuar 16000 kopjo ''shoku, Sali Ram Berisha tesera PPSH No, 108690" | |
| | | tosybell Anëtar i ri
Numri i postimeve : 148 Age : 34 Vendi : gjakove Profesioni/Hobi : Fotograf Registration date : 08/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 03, 2009 5:15 am | |
| RRNOFT NDERI KOMBIT SALI BERISHA hala tu pall ky gomari huhuhuhuhuhuhuh P.K | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 03, 2009 5:23 am | |
| Miku i Edi Rames, ne krye te protestes ne Beograd kundra pavarësisë së Kosovës
Por, është për tu mos harrur se më 1 prill 2006, në Tiranë Goran Bregoviçi, një këngëtar çetnik dhe arkanist serb, kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama i dorëzoi çelësat simbolike të qytettit të Tiranës. Kjo ka shkuar edhe më larg sa që Edi Rama i ka dhënë këngëtarit sërb edhe titullin "qytetar nderi" Vendimi Edi Ramës, që të shperblej serbin Goran Bergovie me "Çelesin e Qytetit" (1 Prill 2006) eshte parë nga shumë shqiptarë brenda e jashtë atdheut si një gjest shumë i gabueshem dhe prek rende ne ndijenjat tona kombetare.
Në një reagim në formut shqiptare në internet, është shkruar se :"Ky nderim i papritur neçmon vleren e çelesit, pranuesit e tij te meparshem, dhe emrin e kryeqyteit tone krenar.Nder me te keqet eshte qe ky gjest i juaj ka fyer rende familjet Shqiptare, qe ende vujane dhembshem nga dora e tmershme e vllezerve te Bregovieit, deshmitare i qete i nje populli qe na preu dhe na dhunoj, na deboj nga shtepite tona dhe, qe nga ardhja e tyre ne trojet tona, ka vepruar aktivisht te na zhduk si komb. http://forum.top-channel.tv/viewtopic.php?f=62&t=16409&sid=a54241bda9430224371c21c29a30e39a&start=0 | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 03, 2009 5:52 am | |
| UNE E KRITOKOVA MENJEHERE.Perse Fazllo-Berisha nuk foli dhe nuk po flete per keto fakte por flet tane per jeten private te ortakut te tij Rama? Saturday, April 22, 2006Ne kerrme kafshe u shendrova Paqesor, ne shtepine dhe punen time jame, kerkend nuk lendova. Fqinji deren ma thyen, mallin ma plackit, shume u pikellova. Njerzit e shtepise mi vrret, gruan, vajzen, motren, nenen mi perdhunon, shume u trishtova. E ftoj fqinjin ne shtepi ,"ure miqesie" te ndertoje dhe u shperfytyrova. E dekoroje gjaksorin, katilin fqinjin tim, ne kerrme (kufome) kafshe u shendrova.
Petrit Kola pojofree@yahoo.comP.S. Kushtuar politikaneve dhe qeveritareve shqiptare dhe posacerisht Edi Rames dhe mikut te tij serb, kengetarit Goran. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 03, 2009 6:04 am | |
| Berishës i shterojnë shpifjet, tashmë kërcënon bizneset që s’e kanë paguarKryeministri, Sali Berisha, kërcënon në një konferencë për shtyp bizneset që nuk janë klientë të Argitës dhe shokë të Shkëlzenit Kriza politike në vend vazhdon të thellohet, ndërsa kryeministri, Sali Berisha, u shfa... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 03, 2009 6:05 am | |
| Masat e ndërsyera
Çmendurimi i kryeministrit në prag të Festave të Nëntorit befasoi opinionin publik, jo vetëm këtu, por dhe në Kosovë, Maqedoni, diasporë dhe emigracion. Për herë të parë, mbase, që... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 03, 2009 6:06 am | |
| Berisha, pa një plan paqeje për vendin e tij
Nga Mero Baze
Kur kriza politike në vend po shkon drejt acarimit të skajshëm, kryeministri i vendit u shfaq në mesditë në një konferencë për shtyp për të dëshmuar mbështetjen e tij ndaj planit të paqes së presidentit Obama për Afganistanin, dhe dërgimin e rreth 80 trupave të reja shtesë në kuadrin e detyrimeve si vend anëtar i NATO-s. Shfaqja e tij teatrale dhe përpjekja për t’i dhënë ceremonialitet një gjesti gati detyrues që kemi si vend anëtar i NATO-s, dukej qartë se ishin të projektuara për të dëshmuar prioritetet e tij si kryeministër në raport me detyrimet që ka për zgjidhjen e krizës politike në vend. Zoti Berisha injoroi gati me delir shqetësimet e medies vendase për Planin e tij të Paqes me opozitën, në përpjekje për t’u dëshmuar të gjithëve se prioritet i tij ishte mbështetja ndaj paqes botërore dhe Planit të presidentit Obama. Kjo kapardisje provinciale e kryeministrit shqiptar... | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 03, 2009 6:09 am | |
| Ben kico Blushi deputet i partisë socialiste - Cito :
Mos e Blini Librin e Blushit onstatoj me shqetësim një reklamë e propagandë të shfrenuar për blerjen e librit të Ben Blushit "Të jetosh në ishull". Jo vetëm autori, por dhe botuesi i tij, po bëjnë një fushatë të pareshtur rreth e qark Shqipërisë. Ndërsa Arian Çani, ka dy javë që në emisionin e tij "Zonë e Lirë" po e reklamon hapur librin në fjalë, duke shkelur çdo lloj etike gazetareske, e madje duke përfituar nga rasti, të bëjë dhe propagandë fetare greke.
Të krijohet përshtypja se dikush tjetër është prapa këtij libri, dikush që po e sponsorizon dhe po e nxit tërë këtë fushatë, që në thelb është mëse antishqiptare, dhe që në emër të Voskopojës së shekullit të 15, përpiqet të godasë hapur shqiptarët, historinë e tyre, heroin tonë kombëtar. http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=787 Debati për Skënderbeun është antishqiptar dhe antievropian - Cito :
- Arrihet deri aty sa të fyhet Skënderbeu, miti i kombit shqiptar. Dhe kjo bëhet nga njerëzit tanë. Ben Blushi, në librin e tij
http://tsh.albemigrant.com/?c=117&a=1725 Thjesht a ka Shqiptar në PS , apo vetëm antishqiptar ?! | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 03, 2009 6:55 am | |
| Mendoje se ka shqiptar edhe ne PS edhe ne PD. Sa per Ben Blushin ai eshte me Sali Berishen. Ai eshte vegla e Berishes ne PS. Ben Blushi i sherben Berishes duke kundershtuar hapjen e kutive. ++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++ Petrit Kola ju fton te shikoni dhe lexoni, dhe te na thoni se perse Berisha fal teritore shqiptare dhe perse ai ngre monumente greke ne Permet...?http://www.jahu.net/videos/video/OgI0VE0DH0w&feature=youtube_gdata/NZervas_and_germans_naziCameriaTsamouria_genocide.html | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 03, 2009 1:42 pm | |
| sa per korreketsi te ndodhive po i sjelli ka njihere disa copeza shkrimi, ska nevoj ceveria Shqyptare per reklama, vetem se dua ta din disa, informatoret, papagallet, se shpifejet nuk hecin me. Populli shikon dhe ndegjon vete, si duhet papagall te rameve e socialistve enverist. ======================== Mafia-Rama, 750 milionë euro përvetësim trojesh në Tiranë Ja skaneri i plotë i afera korruptive të mafies që po kërkon pushtet me dhunë Kryeministri Berisha publikoi dje një dosje voluminoze të pasurive të paligjshme që kanë përfituar anëtarët e aleancës punisto-mafioze, që drejtohen nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Kreu i qeverisë tha se janë rreth 500 mijë metër katrorë sipërfaqe ndërtimi, duke filluar nga zemra e Tiranës dhe në pjesë të tjera brenda unazës, që kapin një vlerë 750 milionë euro të përfituara me firmën e Edi Ramës në kundërshtim flagrant me ligjin dhe në dhunim të hapur të pronave private dhe publike. "Sot unë kam para jush një dosje, e cila dëshmon se Tan Dulakët, Leskajt, Kokëdhitë, Besnik Sula, Tom Doshi, ylli i Partisë Socialiste, Fidel Ylli dhe ndonjë tjetër, vetëm dy tre vitet e fundit, kanë marrë, duke dhunuar ligjin dhe pronat e qytetarëve, 500 mijë metër katrorë, sipërfaqe ndërtimi, dhe kjo është akoma e pafinalizuar me një vlerë totale, duke filluar nga zemra e Tiranës, brenda unazës, që shkon 750 milionë euro", tha kreu i qeverisë në një konferencë të posaçme për shtyp. "Më lejoni t'i paraqes. Do filloj me Ilir Matën, apo kunatin e shokut Xhemal, kunatin e Dashit, që na pastron dhe qytetin, se tenderat e pastrimit të qytetit, Dashi i fiton. Ilir Mata, ka me firmën e Edi Ramës, 21 mijë e 350 metra katrorë leje ndërtimi në njërën, 11 mijë në tjetrën, 9 mijë e 700 metra diku tjetër. Nuk po hyjmë tek tenderat e tjerë që janë fituar, por këto të dyja të gjitha në dhunim të pronave dhe ligjit", theksoi kreu i qeverisë. Gjithashtu, Kryeministri denoncoi përfitimet që ka marrë kryetari i PDK-së, Nard Ndoka nga Rama si shpërblim për t'u rreshtuar në kauzën e tij kundër sistemit demokratik. "Tani vjen Nard Konstruktori, keni parë ju Nard Contruction. Ky është demokristiani ateist, i cili ka 27 mijë e 743 metër katrorë. Është një ndërtues. Që të gjitha në dhunim të ligjeve dhe pronave", theksoi më tej Kryeministri. Më tej, ai renditi një nga bashkëpunëtorët e hershëm të Ramës, i cili ka fituar pothuajse të gjithë tenderat e Bashkisë së Tiranës. "Tani vjen, Koço Kokëdhia, apo Koço Bashkia. Koçua ka 24 mijë e 800 metër katrorë leje të ndryshme ndërtimi, të gjitha me firmën e Edi Ramës, njëra është 6 mijë, tjetra 6 mijë e 700, 5 mijë e 600 tjetra, 6 mijë e 500 një tjetër. Po i tregoj me transparencë të plotë. Koço Kokëdhima: sipërfaqe ndërtimi, 6 mijë e 72 metra, firmosur nga kryetari Edi Rama. Koço Kokëdhima: 5 mijë e 670 metër sipërfaqe ndërtimi firmosur nga kryetari Edi Rama. Koço Kokëdhima: 6 mijë e 950 metra, firmëtari Edi Rama. Koço Kokëdhima, 6 mijë e 108 metra, firmëtari Edi Rama", nënvizoi Kryeministri. Më tej ai theksoi se në listë renditet mafiozi që kërcënon deputetët e PS-së që të mos shkojnë në Parlament, Tom Doshi. "Pastaj vjen Tom Doshi, me një sipërfaqe prej 29 mijë e 600 metër katrorë leje ndërtimi, Tom Doshi; 16 mijë e 100 në vitin 2007, kryetari Edi Rama. Tom Doshi: 14 mijë e 500 në vitin 2008, kryetari Edi Rama", theksoi Kryeministri gjatë konferencës për shtyp. Më pas në renditje vjen ai që Kryeministri e quajti si ylli i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, i cili ka përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe 47 mijë e 884 metra. "Këtu është punë kasafortash. Fidel Ylli, 4 mijë e 320 metra katrorë, kryetari Edi Rama. 21 mijë e 532, më 7/6/2008, kryetari Edi Rama, e tëra në dhunim të hapur të ligjeve. Sipërfaqja tjetër e yllit të partisë, Fidelit të Ramës, 21 mijë e 831 metër katrorë, ndërtim, këtu është plani dhe të gjitha kryetari Edi Rama", nënvizoi kreu i ekzekutivit. Ai nënvizoi se pas Fidelit renditet besniku i Partisë Socialiste, Besnik Sula me 45 mijë e 977 metër katrorë, "Besniku i partisë, në 2008, 9 mijë e 266 metra katrorë, në 2007 26 mijë e 820 metra katrorë, besniku i partisë në 2007, 685 metër katrorë dhe po ky në 2008, 8 mijë e 76 metër katrorë". Më pas në listë renditet deputeti i PS-së, Sadri Abazi me 53 mijë e 800 metër katrorë në dhunim monstruoz me pronat e qytetarëve të Tiranës, por edhe me pronat publike. "Këtu ka sipërfaqe, mijëra e mijëra katrorë të shitura nga Edvini, Besnik Sulës me 3 mijë lekë të reja metër katrorë, brenda vijës së unazës. Tani, zoti Sadri Abazi, 15 mijë e 911 metër katrorë, në 2008, Sadri Abazi 5 mijë e 60 metër katrorë në 2008, Sadri Abazi 21 mijë e 970 metër katrorë", tha Berisha, duke nënvizuar se më lart në kupolë ngjiten të afërmit e kryetares së Grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj. "Arjan Leskaj me 61 mijë e 840 metër katrorë. Në 2008, 60 mijë e 922 metër katrorë. Në 2007 Arjan Leskaj me 5 mijë e 747 metër katrorë. Në 2007, Arjan Leskaj me 1 mijë e 534 metër katrorë. Në 2008, Arjan Leskaj me 7 mijë e 286 metër katrorë. Në 2005 me 30 mijë e 410 metër katrorë", u shpreh Kryeministri, duke iu referuar dokumenteve përkatëse. Ai theksoi se në krye të kupolës qëndron Tan Dulaku, i cili ka përfituar në kundërshtim me ligjin 145 mijë e 366 metër katrorë, nga të cilat vetëm tokë e vjedhur në zemër të Tiranës, tokë publike, është 54 mijë e 153 metër katrorë, toka e presupozuar, sipas tyre, tek Xhamia e Karapicëve, afër Lidhjes së Shkrimtarëve. Kreu i qeverisë theksoi se dokumenti e paraqit inaugurimin e saj në vitin 1932, ndërkohë që Dulaku e servirte atë sikur ishte ndërtuar pas lufte dhe sikur Xhani Anieli kishte ardhur në Shqipëri në vitin 1952 për të shitur tokën që kishte blerë. "Tan Dulaku, në zemër të Tiranës, ky ka përvetësuar me firmën e Edi Ramës, 54 mijë e 153 metra katrorë, ja ku është plani dhe të gjitha dokumentet. Tan Dulaku në 2009 ka marrë 16 mijë e 600 metër katroë, prandaj pushteti i dalë nga zgjedhjet nuk mund të njihet. Në 2005, 14 mijë e 273 metra katrorë, në 2005, 7 mijë e 843 metër katrorë, në 2007, 1 mijë e 680 metër katrorë, në 2006, 6 mijë e 7 qind metër katrorë, në 2007, 1 mijë e 31 metër katrorë, në 2007, 204 metër katrorë, në 2007, 1 mijë e 344 metër katrorë, në 2007, 11 mijë e 50 metër katrorë, në 2006, 8 mijë e 720 metër katrorë, në vitin 2008, 1 mijë e 340 metër katrorë sipërfaqe ndërtimi", tha kreu i ekzekutivit, duke theksuar se këto janë arsyet se përse kjo kupolë mafioze nuk mund të njohë zgjedhjet e lira, vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Ilir Mata, kunati i Dash Pezës 42 050 metra leje ndërtimi Nard Ndoka, demokristiani ateist 27 743 metra katrorë të përfituar në dhunim të ligjeve dhe pronave Koço Kokëdhia 24 800 metër katrorë sipërfaqe ndërtimi të gjitha me firmën e Edvin Ramës Tom Doshi 29 600 metër katrorë sipërfaqe ndërtimi Fidel Ylli 47 884 metra katrorë sipërfaqe ndërtimi Besnik Sula, 45 977 metër katrorë sipërfaqe ndërtimi Sadri Abazi 53 800 metër katrorë sipërfaqe ndërtimi Arjan Leskaj 61 840 metër katrorë sipërfaqe ndërtimi Tan Dulaku 145 366 metër katrorë sipërfaqe ndërtimi | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: LAJMET KRYESORE Thu Dec 03, 2009 1:48 pm | |
| LAJMET KRYESORE
Berisha: Mafiozët e Edi Ramës do të kenë fatin e Aldo Bares
03-12-2009 03:20 / Gazeta 55 Kryeministri Berisha publikon listën e biznesmenëve punisto-mafiozë që drejtojnë Partinë Socialiste, duke paraqitur edhe dokumentacionin që demaskon aferat antiligjore të kryebashkiakut Edvin Rama. Kokëdhimë...
“Zgjedhjet brenda standardeve, koalicioni i përkushtuar për integrimin e Shqipërisë”
03-12-2009 03:12 / Gazeta 55 Ministri i Jashtëm Ilir Meta, në takimin e 17-të, të Këshillit Ministror të OSBE
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta vlerësoi dje gjatë takimit të 17-t&e... Topalli në Shkodër: Ne nuk bëjmë marrëveshje me krimin e mafian, pushteti del vetëm nga vota e lirë
03-12-2009 03:12 / Gazeta 55 Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i jep fund çdo lloj tentative kompromisi me pretendimet mafioze të Edi Ramës dhe klanit të tij pasanik në Partinë Socialiste. Nga Shkodra ku mori pjesë në Kuvendin e Parti...
Denoncohet mashtrimi i Gramoz Ruçit dhe i Taulant Ballës, me protestuesit-mercenarë që i kishin dehur me birra
03-12-2009 03:09 / Gazeta 55 Protesta e PS-së në Athinë, e sajuar me klientët e klubit të Besim Meros
Protesta e presupozuar e socialistëve në Athinë, para zyrës ku mbaheshin punimet e takimit të 17-të, të Kësh...
“Mandari i dytë, mandati i dorëzimit para drejtësisë të mafiozëve të politikës”
03-12-2009 03:06 / Gazeta 55 Zgjedhjet e 28 qershorit, të bekuara nga pjesëmarrja e qytetarëve dhe certifikimi i ndërkombëtarëve
Kryeministri Sali Berisha përsëri edhe njëherë se zgjedhjet e qershorit ishin më të mi... Vretja nga stafi Kur kopjoni keni kujdes Satfi nuk modofikojm shkrimet por fshihet te gjith pastaj mos u ankoni . | |
| | | BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Dec 04, 2009 12:47 am | |
| Si paska lan askujt tjeter me vjedh ky far bosi i Tiranes ,si nuk ka turp te dal para shtipit hala. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Dec 04, 2009 1:47 am | |
| Kane marre nje degezim te papritur debatet mes pozites dhe opozites te ashpersuara ditet e fundit pas fjalimeve me tone ekstreme te kryeministrit te Republikes. Burime nga brenda takimit te sotem te partive opozitare, thane se nje pjese te madhe te kohes se debateve e ka ngrene biseda mbi mundesine e nje kerkese te pazakonte ne Kushtetuese. Sipas ketyre burimeve, opozita mund ti kerkoje Gjykates Kushtetuese ngritjen e nje Komisioni Mjekesor per kryeministrin. Kerkesa do bazohet ne interpretimin e nenit kushtetues per institucionin e kryeministrit, ku njera nga pikat percakton si shkak largimi shendetin mendor te mbartesit te postit. Komisioni i supozuar do perfshinte nje grup mjekesh psikiater, sipas opozites. Nese kerkesa e opozites ne Kushtetuese behet realitet do ta vendoste edhe gjykaten por edhe kreun e Keshillit te Ministrave ne nje pozicion te paprecedente ne historine e shtetit shqiptar. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Dec 04, 2009 1:56 am | |
| Opozita sot para TVSh, kërkesë Kushtetueses për të hetuar shëndetin mendor të Berishës
Partia Socialiste dhe aleatët e saj, të majtë dhe të djathtë, kanë vendosur dje strategjinë që do të ndjekin pas refuzimit të kryeministrit Berisha për hapjen e kutive. Gjatë takimit të zhvilluar pasditen e djeshme, krer... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 05, 2009 5:44 pm | |
| Histori e gabuar. Keshtu mendoje te jete titulli i kesaj teme. Ketu te shkruajme ato qe mendojme, ashtu si i mendojme dhe jo variantet zyrtare te aprovuara nga tradhetar dhe burokrat...
Disa shenime nga ana ime
C’fare po ngjet? Ajo qe ka ndodhur prej shekujsh. Po luftohemi deri ne zhdukje nga sallvet dhe nje pjese e europes. Ne shenjester eshte idenditeti shqiptar dhe ky eshte faji jone i vetem… Ish kryeminsitri i Britanise, Toni Blair duhet falenderuar per autokritiken e tij me fjale e me vepra kundrejt shqiptareve. Shpresojme qe politika e tij te mos ishte nje politik personale porn je vije e menduar mire qe do te ndiqet nga te gjitha qeverite britanike qe pasojne. Para se te vazhdoje shkrimin tim ishit te ftuar te shikoni keto dy linqe; http://www.jahu.net/videos/video/OgI0VE0DH0w&feature=youtube_gdata/NZervas_and_germans_naziCameriaTsamouria_genocide.html http://images.google.com/imgres?imgurl=http://cache3.asset-cache.net/xc/50494038.jpg%3Fv%3D1%26c%3DIWSAsset%26k%3D2%26d%3D4996399091E831862B7A99EFB066B507DA70E170507C691C&imgrefurl=http://www.life.com/image/50494038&usg=__c1JVdUIxRPxg8KB9tJlMfFACItU=&h=467&w=594&sz=39&hl=en&start=14&um=1&tbnid=NfCBWxAgKoSPHM:&tbnh=106&tbnw=135&prev=/images%3Fq%3Dnapolon%2Bzervas%26hl%3Den%26rlz%3D1T4SKPB_enUS351US351%26sa%3DN%26um%3D1 http://www.forumishqiptar.com/attachment.php?attachmentid=101475&stc=1&d=1204287423
Nuk do te ndalem ne ngjarjet e medha te damkosuara si antishqiptare, si ndarja e trojeve shqiptareneper konfrenca nderkombetare, por ne disa, ato me pak te njohura dhe do te jape mendimet e mija. Qysh nga vitet 1990-te Shqiperia shkatrohet nga qeveritare agjent sallve e europian me qellimin e vetem qe shqiptari ta leshoje nga nevoja idenditein e tij, te largohet, te tretet, te zhduket… E nderkohe qe shqiptari po vuan per buken e gojes, nderkohe qe Europa eshte ne nje kolaps ekonomik fondet e saj per te blere idenditetin shqiptar ne forme pensioni, nepermjet pjelles se tyre gereke nuk po shterrojne. Kaq shume e shqetson Europen idenditeti shqiptar sa ajo pranon te shkatrohet nga trazirat ekonomike dhe te mos leshoje pe ne frontin antishqiptar dhe per kete aresye gjoja pensionet greke nuk kane te sosur? Greqia ka qene dhe do te jete vegel… Mesazhi sllavo europian ka qene dhe eshte i qarte; Leshoje idenditetin ose vdis. Kjo politike eshte shume shekullore… Greket ne idenditein e sotem nuk jane gje tjeter por vecse pjelle sallo-europiane. Ata jane ne pergjithesi shqiptar qe urrejne veten e tyre dhe te lene nga mendja, ndaj Greqia ngjan me nje cmendi gjigande. Ky popull sharlaten ka per flamur, flamurin e nje kompanie tregetare britanike qe zhvillonte aktivitetin ne Indin e kolonizuar, me perjashtim se ngjyra e kuqe eshte shendruar ne blu. Natyrisht kjo gje u imponua pas kasapanes (luftes civile) ndershqiptare qe pasoi revolucionin grek. Pothuaj e njejta gje po ndodh ne Dardani me flamurin ne formen e nje gjetheje fiku i cili eshte pjelle e UMNK-ut, ndersa Sali Berisha fal troje grekut e serbit dhe sulmon te gjithe simbolet tona kombetare. -Si ka mundesi qe Enver Hoxha te kishte kaq sukes ne shfarroshjen e nacionalistave edhe jashte Shqiperise? Natyrisht qe sherbimi i tij sekret ishte i sukseshem. Shtepia e ABaz Ermenjit, “kundershtarit” te Enver Hoxhes ishte perballe ambasades shqiptare ne Francen antishqiptare (Francen e Esat Pashe Toptanit, Sali Berishes, Ismail Kadarese…) dhe atij asnjehere nuk ju be atnentat. A mos ishte edhe Abaz Ermenji ne borderon 800 dollareshe te Sigurimit te Shtetit te agjentave te tij jashte Shqiperise? Si ka mundesi qe ne te gjitha aksionet diversioniste Enver Hoxha te ishte 100% i sukseshem?!!! Mos ndoshta nacionalistat shqiptar pergatiteshin nga Europa “kunder” rregjimit te Enver Hoxhes dhe qysh para se fatkeqet (nacionalistat shqiptar) niseshin per aksion informacioni i ishte trasmetuar Enver Hoxhes nga Europa “armike”…? Si ka mundesi se gjithkush e dinte se Sali Berisha ishte agjent serb dhe nuk u more asnje mase? A nuk na e tha kete gje Spartak Braho dhe Nexhmie Hoxha…? A mos ishin edhe keta spiuna sllave? Po spiun francez a ishte dhe eshte Sali Berisha i cili i krynete takimet informative ne France, sipas Brahos? -Koke palari Napolon Zerva, bashkpuntori i nazisteve na e spatroi etnikisht Shqiperine e Jugut dhe bota bente sehir!!! Ka mundesi kjo te ndodhte apo Napolon Zerva zbatonte urdhrat e europianeve? Argumenti europian ishte se camet “bashkpunuan” me gjermanin, ndaj duheshin perzene, ndersa bashkepuntori i vertet na paskesh qene Napolon Zerva (sipas fotove dhe arkivave)!!! Nga njera ane vegla e europes, Napolon Zerva vriste dhe pastronte etnikisht Shqiperine e Jugut, “patrioti” Enver Hoxha digjte masivisht dokumentat e rrefugjateve shqiptar, qe te mos ngelej gjurme, qe te mos ngriheshin pretendime!!! A ishte Enver Hoxha agjent sllavo-europian? -Ne Veri te Vendit ishte Ramiz Alia dhe Sabri Godo qe bene kerdine ne patriotat shqiptar. Munde te na thote Ramiz Alia se Mehmet Shehu ishte helmuar para se te “vetvritej”? Ne se eshte keshtu, c’fare ndodhi? -Perse francezet na e vrane Themistokli Germenjin na na e cuan ne prite Isa Buletinin…? Po italianet perse na i helmuan Isamil Qemalin…? … -Jemi ne vitet 1800 kur burrri i shtetit Ali Pasha kishte krijuar praktikisht shtetin shqiptar ne Juge te Vendit. A munde te pranohej kjo nga sllavo-europianet, Rusia, Franca, Anglia… Ali Pasha burreshteti qe kish ngritur kisha, xhamija, sinagoga ofroje te behej edhe kristian por problem nuk ishte feja, problemi qe kishin sllavo-europianet ishte idenditeti shqiptar, ndaj me marifete se bashku me turqit likujduann Napoleonin muhamedan dhe se bashku me te shtetin shqiptar ne Jug te Vendit. Fill pas saj ata financuan kryengritjen kundra turqeve dhe pas saj kasapanen ndershqiptare qe pasoi menjehere pas clirimit nga Turqia. Pas saj ata shpiken idenditetin e sotem grek duke ju vendosur atyre per flamur, nje pacavure te nje kompanie tregetare britanike e cila zhvillonte aktivitetin e saj ne Indi. … C’fare duhet te bejme? Ne shqiptaret duhet te shtrengojme fort njeri -tjetrin dhe te kerkojme bashkimin e trojeve tona ndryshe jemi te zhdukur. Ne shqiptaret duhet te perqafojme forte Ameriken si nje mike e vetme dhe e fuqishme ne se duam te mbijetojm, ndryshe jemi te shuar. Petrit Kola | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 05, 2009 6:42 pm | |
| rrespekt petrit per kto shkrime te mrekullushme.disa gjera te pa ndegjuara. | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 05, 2009 7:46 pm | |
| Pas ktij shkrimi te petritkola me lart . Duhet menduar val edhe sod po luhet kjo politik qe nje pjes te madhe te Kombit ia ndrruan emrin dhe Identitetin Kosoves dhe po vazhdojn edhe ne vendet tjera me ndihem e agjentve te tyre ,Me maska pak sa me ndrishe se ne korhat e lashta ,dhe kjo dueht te jet nje alarm e vort per Popullin , po ja qe ende eshte ne gjumin e Ariut , kur do zgjohet nga ky gjum ? Deri kur vall do na coptojn e feshijn nga histrotija ? kush eshte kryesori i ksaj politike ?jemi vet te shitur per nje metelik te flliqur ? | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 05, 2009 10:55 pm | |
| Cila eshte pike e lidhjes se Ajmet Zogut me serbet? C;fare vendesh te tjera ishin ne projekt per falje dhe perse nuk u falen? Durresi per shembull.... | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 05, 2009 11:01 pm | |
| Me sa e di unë , por nuk jam i sigurtë që Shën Naumin ( Ohri) ishte ndër kufijtë e shqipëris , dhe ja fali Titos | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Dec 05, 2009 11:09 pm | |
| Koment tek Shekulli Kush eshte Sali Berisha ? Keto te meposhtemet jane pjese nga nje seri artikujsh qe jane botuar te Koha Ditore ne Kosove, ne vitin 1998 dhe deshmi te nje patrioti kosovar qe eshte ne amerike. "Penicilina" punëtor i UDB-së Shkruan: A.D. Sali Berisha është një agjent i vërtetuar i UDB-së që ka hartuar strategjinë e shkatërrimit të kombit shqiptar dhe po e bën atë realitet. Ai ka kohë që është bërë emisar i Serbisë së bashku me disa bashkëpunëtor të tij. Ai po e mban situatën destruktive dhe gjerndjen e tensionuar në Shqipëri, për të sabotuar pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e cështjes came dhe pronave të shqiptarëve në tërësi. Kush është Sali Berisha: Në të kaluarën e herëshme familja e tij është shkëputur nga zonat e Detit Kaspik në Rusi, , të cilët kanë emigruar gjatë shekullit te 19- te Atëherë shumë aradha u larguan nga Rusia duke u dyndur në Evropë, e sidomos në Serbi Më pas shumica e tyre u zhvendosën në Francë. Në këtë kuadër nga mbeturinat e mësipërme ngelën edhe në Shqipëri disa familje të rusëve të emigruar, ku një prej tyre është familja Sali Berisha (mbiemri i të cilit është i huazuar dhe i marrë si më i përdorshmi në Kosovë dhe Shqipëri, për shkak se mbiemri i tyre ka qenë sllav me perpara. Mbas vendosjes në fshatin Vucidol të Tropojës dhe sistemimit fillon edhe veprimtaria e tyre. Të parët e Sali Berishës i kanë vënë dy herë zjarrin Malsisë së Gjakovës, fakt ky që njihet në Tropojë. Që në atë kohë persona të kësaj familje kanë qenë të lidhur me serbët dhe kanë vepruar historikisht kundër interesave të kësaj zone. Sali Berisha në vitin 1962 erdhi në universitetin e Tiranës në degën e mjekësisë. Pasi e mbaroi fakultetin u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek zemre dhe më vonë kirurg. Në këtë kohë Sali Berisha filloi të përgatiste dokumentat për t’u futur në parti. Një vëlla i tij mësues me emrin Selim kishte mik kryetarin e Degës së Tropojës, Idriz Shehun. Ky i kërkoi Idrizit ta ndihmonte të vëllain për t’u pranuar në parti. Idrizi i përgjigjet se në kushtet e Sali Berishës për t’u pranuar në parti duhej që edhe ai të ndihmonte shtetin, prandaj duhej takuar ai dhe t’i merrej mendimi nëse ishte dakort. Pas këtij takimi i vëllai (sot nuk jeton ka vdekur nga zemra dhe ishte i vetmi person pozitiv në fisin e Sali Berishës) pasi mori miratimin e Sali Berishës u kthye në Tropojë. Të dy u nisën me makinën e Degës së Brendëshme Tropojë për në Tiranë dhe u takuan me persona të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, të cilët e tërhoqën në bashkëpunim Sali Berishën me pseudonimin “Penicilina” dhe më pas iu miratua kërkesa për të hyrë në parti. Në atë kohë ishte rregull që dosja e personit që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit mbahej nga drejtori i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme. Kur erdhi në pushtet jo më kot Sali Berisha e futi në burg ish drejtorin Zef Loka, një burrë i ndershëm, i cili e kishte ndihmuar shumë Sali Berishën për cdo problem familjar që ka pasur. Me këtë bazë shpjegohet edhe fakti që i nipi i Idriz Shehut, Baki Shehu, ish gjeneral në kohën e PP, drejtues i PS, një ditë të bukur bëhet deputet i PD Gjatë kësaj kohe Sali Berisha u bë një nga personat më të ethshëm për pushtet, duke zbatuar me përpikmëri mësimet e PP, deri në zgjedhjen e tij si sekretar partie. Gjatë kësaj kohe filluan t’i shfaqen shënjat e para të sëmundjes psikike, si deliri i madhështisë, hakmarrjes. Për shkak të kësaj sëmundje ai është dërguar edhe në Austri për mjekim nga PP. Sëmundja kurohej nga kolegu i tij psikiatër Ylvi Vehbiu. Në kohën kur partia merrte nisma për të ndihmuar veriun shkonin edhe mjekë. Në një mbledhje të zhvilluar në atë kohë, sekretari i partisë së spitalit, Ilir Gjylbegu, ndërmjet të tjerash bëri edhe një kërkesë që Ilvi Vebiu të qëndronte në Tiranë dhe të mos shkonte në veri. Pas kundërshtimit të kësaj kërkese nga antarët kërkuan shkakun. Iliri shpjegoi se ky nuk duhet të shkonte pasi nuk ka kush të mjekojë Sali Berishën në Tiranë. Kjo thënie doktor Gjylbegut i kushtoi shumë pas 25 vjetësh, kur Sali Berisha u bë kryetar i PD dhe President. Ky i fundit e hoqi nga profesioni dhe u desh ndërhyrja e disa kolegëve të tij që t’i mbushej mendja Sali Berishës, i cili e lejoi të vazhdonte vetëm pas 3 vjetësh. Gjylbegu ishte specialisti më i mirë në Shqipëri. Ndërsa Ylvi Vebiu me ardhjen e Sali Berishës në pushtet, pa u ndjerë iku në Amerikë, sepse duke e ditur sëmundjen e Sali Berishës do të bëhej kurbani i parë i tij. Para se të ikte në Amerikë u ka thënë disa shokëve të ngushtë “mjerë Shqipëria”. Sali Berisha bëri cmos për të gjetur Ylviun. Gjatë kësaj kohe Sali Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën. Rexhepin pas clirimit të vendit, shteti shqiptar bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan me studime në Jugosllavi në institutin e fiskulturës. Kur u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh, ku ai u martua me Milicën në Kosovë dhe lindën një vajzë, që ja vunë emrin Sllobodanka. Kur erdhën në Shqipëri ia ndërruan emrin dhe ja vunë Liri. Në Jugosllavi vjerri i Sali Berishës u tërhoq në bashkëpunim nga UDB. Kjo lidhet me faktin se motra e Milicës, gruas së Rexhepit dhe tezes së Lirisë, ka qenë gjatë luftës oficere e OZNES (pararendëse e UDB) dhe pas clirimit të Jugosllavisë, kolonele e UDB dhe mbështetëse e Rankovicit dhe operacioneve të tij për shfarosjen e shqiptarëve. Ndërsa djali i saj gjatë luftës në Bosnje ishte këshilltar ekonomik i Miloshevicit. Me këtë shpjegohet edhe fakti që krahas detyrave të ngarkuara Sali Berisha ngriti shoqërinë “Shqiponja” për furnizimin me naftë të makinës ushtarake vrasëse të Miloshit. Mbas këtyre të dhënave, operacioneve të brendëshme të zhvilluara nga Sigurimi i Shtetit, është zbuluar veprimtaria agjenturore e Rexhep dhe Milica Ramës në shërbim të UDB, ku dosja e tij është 1200 faqe dhe e gruas 700 faqe dhe ndodhen ne arkivin e SHISH. Kur Sali Berisha erdhi në pushtet nuk mundi t’i zhdukte, por me anë të Gazidedes arriti te pakten te zhduke dosjen e tij. Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB, i tërhequr në bashkëpunim kur ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Sali Berisha këtij personi i dha një pushtet të pakufishëm para viteve 97, për shkak se ai dinte shumë për të. Bashkë me Gazideden Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të cilat i janë dorëzuar UDB. Fatmirësisht të dhënat e mësipërme për lidhjet familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, nga vitet 97-98 janë botuar edhe në gazetën kosovare “Koha Ditore”. Të kthehemi në kohën që Sali Berisha ka qenë mjek. Në rrethanat që ndodhej për të aritur piksynimet e tij mësoi se e vetmja rrugë ishte puna këmëngulëse, aktivizimi intensiv në mbështetje të detyrave të ngarkuara nga partia dhe bashkëpunimi me organet e sigurimit. Sa e sa herë Sali Berisha ka përgatitur ambjentet e spitalit dhe ka zbatuar me përpikmëri detyrat e ngarkuara për operacionet e brendëshme që kryente sigurimi i shtetit duke vendosur teknikën operative përgjuese ndaj kosovarëve të arratisur nga Kosova si grupe irredentiste. Në një rast kur një djalë kosovar që rridhte nga një familje patriotike dhe fisi i tij kishte vuajtur në burgjet e Goli Otokut ishte shtruar në spital, u bënë veprime për të identifikuar personalitetin e tij me anë të Sali Berishës. Ky e identifikoi atë si serb. Kur ky do t’u dorëzohej jugosllavëve në kufi, para se të shkonte në kufirin jugosllav u hodh nga ura që ishte në terrirtorin shqiptar dhe theu këmbë e brinjë vetëm për të mos rënë në dorë të UDB. Kosovari nuk u dorëzua dhe u verifikua më vonë doli se ishte vërtet ndryshe dhe u mbajt në Shqipëri. Nuk janë të paktë mjekët që ka spiunuar Sali Berisha gjoja për veprimtari të dyshimtë dhe armiqësore. Që nga kjo kohë filluan dyshimet ndaj Sali Berishës si agjent i UDB jugosllave. Në vitin 91-92 në Shqipëri u dyndën serb të Kosovës që e flisnin mirë gjuhën shqipe. Ata ishin udhëzuar nga UDB që duke u hequr si kosovarë dhe në bashkëpunimm me agentët e saj në Tiranë të krynin veprime, duke ndikuar në popullin shqiptar kundër kosovarëve dhe në fakt në një farë mase UDB ja arriti qëllimit, me anë të seksit, hapjes së lokaleve, shitjes së mallrave me cmime të shtrenjta, në një kohë kur në Shqipëri kishte varfëri. Në atë kohë Sali Berisha dhe Mehmet Elezi kanë marrë takim me disa prej tyre. Sali Berisha sado të flasë për ndershmëri ai e di se akoma jetojnë persona që e njohin shumë mirë. Në bazën e filozofisë së tij ka qenë mashtrimi, ves të cilin e përdori dhe po e përdor edhe në politikë. Kjo e rrëzoi nga pushteti në 97, por ky mashtrim e solli përsëri në pushtet, i mbështetur nga mediat dhe agjenturat e jashtëme. Me këto ngarkesa në biografi Sali Berisha e dinte se nuk mund të ecte duke punuar në mjekësi dhe për këtë hodhi hapin e parë duke rregulluar që stërvitjen ushtarake ta kryente në Brigadën rezerviste të Gardës. Pas këtij hapi, duke shfrytëzuar Dine Abazin, që ishte doktor i Hysni Kapos, arriti ta zevendësonte atë kur mungonte. Kur ishte provizor tek Hysni Kapo, filloi t’i thoshte djalit të tij Besnikut, që ta hiqnin Dinen dhe të merrnin Sali Berishën si doktor të familjes. Këtë bisedë Besniku ia thotë Dines dhe pas kësaj Sali Berishën e vunë në dispozicion të familjes së Simon Stefanit. Gjatë kësaj kohe Sali Berisha shkonte jashtë shtetit për të bërë analizat e antarëve të Byrosë Politike. Dhe më vonë me specializime nga 6-12 muaj. Duke ditur dhe lidhjet e mësipërme në këtë kohë UDB filloi përpunimin e tij në Francë dhe më 30 dhjetor 1974 tërhiqet në bashkëpunim nga shërbimi i zbulimit jugosllav me pseudonimin e dosjes “Bisturia” (Pseudonim i cili duhet të jetë ndryshuar). Bisturia është dosja personale e Sali Berishës e ndodhur në arkivat e UDB, ku janë të depozituara tërë kontributet e tij në interes të UDB. Më vonë zbulimi shqiptar i dërgon informacion kundërzbulimit se në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB-së. Një kanal kalon nga fshati Vucidol dhe drejtohet nga një mjek kardiolog dhe një kanal tjetër vepron në Shkodër. Ky dokument firmoset nga zvëndësdrejtori i Sigurimit të Shtetit Sulejman Abazi. Jo më kot me të marrë pushtetin Sali Berisha urdhëroi menjëherë arrestimin e tij. Më ardhjen e demokracisë Sali Berisha filloi të shkruante dhe të botonte disa artikuj për demokracinë dhe shoqërohej shumë me Mehmet Elezin, i cili kishte lidhje të ngushta me Elez Biberajn. Në këto rrethana Perëndimi duhej të zgjidhte një kandidaturë të besuar që të kishte lidhje të forta që më përpara me vendet perëndimore, të ishte nga veriu, meqënëse emigracioni më i madh ishte po nga veriu dhe Kosova , Mali i Zi dhe Maqedonia. Në këtë kohë perëndimi kishte paraqitur tre kandidatura të cilët ishin Ylli Vejsiu me lidhje familjare në SHBA, Aleksandër Meksi me lidhje Greqi, ku gjyshi i tij prift ishte kolonel i asfalisë greke dhe Neritan Ceka me mbështetjen gjermane. Por amerikanët me anë të Rajersonit, i cili ishte komandant i grupeve të emigracionit në Beograd rekomandoi Sali Berishën për kryetar partie të PD të cilin e mbajtën si të besuarin e tyre dhe e përkrahën më shumë se të gjithë udheheqësit e Ballkanit, por që në fund ky i tradhëtoi. Sipas informatave UDB-ja përdori të gjitha metodat dhe format që Sali Berisha të zgjidhej kryetar i PD duke përdorur Rajersonin, për shkak se atëherë CIA financonte Jugosllavinë me fonde për të ushtruar propagandë për të tërhequr bashkëpunëtorë per vete nga vendet e Ballkanit. UDB-ja ka rekomanduar edhe Sali Berishën Në garën për kryetar partie midis Meksit, Cekës Vejsiut dhe Sali Berishës u ndërhy që të fitonte Sali Berisha. por në fakt si kryetar i PD u zgjodh Meksi. Është dashur këmëngulja e Azem Hajdarit që zgjedhjet të përsëriteshin duke dhënë dorëheqjen Meksi dhe duke dalë në krye Sali Berisha. Meksit i premtuan postin e kryeministrit dhe zëvendës të bëhej Pashko në qeverinë e stabilitetit. Pashko ishte ai që gjatë vizitës në Greqi në takimin me Micotaqisin tha se qeveria shqiptare nuk ka pretendime për Camërinë. Sali Berisha ishte beniamin i Amerikës ndër udheheqësit e lindjes, por ai nuk e justifikoi këtë, për shkak se ai drejtohej nga UDB-ja dhe pas ardhjes në pushtet e ktheu Shqipërinë në një vend ku strehoej fondamentalizmi islamik, ku në bashkëpunim me Gazideden strehoi terroriste shumë të rrezikshëm. Për këtë ai e lejoi atë të krijonte shoqatën islamike dhe të bëhej kryetar i saj, si dhe e antarësoi Shqipërinë në Konferencan Islamike. Nga fondamentalizmi islamik ai ka marrë qindra mijra dollarë bakshishe e shumë të cmuara për gruan që i mbajnë vetëm gratë e sheikëve dhe që shkojnë me miliona dollarë. Këto probleme i di ish ambasadori ynë në Malejzi, Ferit Hoti. Sali Berisha ka marrë disa miliona dollarë për t’u cuar armë palestinezëve në vitin 1996. Ai i nisi avionët me armë, të cilët u zbritën me detyrim në Cad dhe u ndaluan. Urgjentisht ka ardhur në aeroportin e Rinasit Arafati në mënyrë sekrete dhe ka biseduar me Sali Berishën për gati një orë, ku është kërcënuar se në rast të mosdhënies së armëve ose dollarëve do ta likujdonte edhe fizikisht. Në këtë kohë dollarët ishin përdorur për qëllime të tjera. Për këtë shkak ai ndërtoi dhe strategjinë se si do t’i siguronte prap këto dollarë. Në shtator 1996 ai jep konferencë për shtyp ku deklaron se paratë e shqiptarëve në firma janë më të pastrat, kur disa ditë më parë FMN kishte dhënë sinjalin për mbylljen e tyre. Pas kësaj pati një vërshim të parave të popullit nga e cila u morën lekët dhe u shlye Arafati, të tjerat u grabitën nga brenda. Sali Berisha dha urdhër të arrestohej Sudja, iu morën lekët ku pjesa më e madhe u fut në bodrumet e Presidencës, një pjesë u bllokua dhe një sasi u grabit nga të tjerë funksionarë. Pas disa ditësh ndërhyn në emër të Sali Berishës, Tritan Shehu, ish ministër i Jashtëm dhe kryetar i RD, tek Meksi për ta liruar Suden, i cili i përgjigjet se nuk e kishte futur ai atë në burg. Sali Berisha është krijuesi i firmës piramidale Gjallica me Shemsie Kadrinë, e cila ka qenë shoqe e ngushtë e motrës së Liri Berishës. Ndërsa Gani Kadria ka qenë oficer i zbulimit, i cili ka qenë përfaqësues tregëtar në Split të Jugosllavisë, mik i ngushtë i Sokrat Plakës dhe kishte të dhëna se ishte tërhequr në bashkëpunim nga UDB-ja. Pikërisht me këtë lidhet fakti që motra e Liri Berishës ishte shoqe e ngushtë me Shemsie Kadrinë, e cila pas një udhëtimi në Jugosllavi e më pas në Gjermani, si dhe lidhja me ish valiun e Stambollit, të cilit i kishin falimentuar bizneset e tij, bëri të mundur krijimin e firmës piramidale Gjallica. I gjithë ky veprim u inicua dhe u kamuflua nga UDB. Ndaj Sali Berisha ka vepruar dhe vepron me intensitet UDB-ja. Zbulimi serb dhe ai grek në bashkëpunim me njeri tjetrin dhe ndihmën e Sali Berishës kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Shqipërinë. Ata nuk shkatërruan vetëm ekonominë nga veriu në jug, por krahas kësaj duan të shkatërrojnë edhe kombin shqiptar. Serbët nga veriu dhe grekët nga jugu filluan zbatimin e planit të tyre. UDB-ja përgatiti 2 prillin 1991 dhe vranë në bashkëpunim me politikanë të PD Pjetër Arbënori, Ali Spahia dhe Azem Hajdari Perjakun në Shkodër, Arben Brocin. Azemi këmënguli dhe detyroi Brozin të vinte në protestë. Përpara se të niste protesta kur sheshi para komitetit të partisë ishte bosh ishin vënë aparatet e filmimit dhe të televizionit në gatishmëri cka tregonte se dicka do të ndodhte. Gjatë protestës kur Brozi është qëlluar me një pistoletë një person i quajtur Islam që ishte afër me Arben Brocin dëgjoi këto fjalë: Zef pse ma bërë këtë? Kur ky person pa që ra në tokë Broci i mbuluar me gjak, e mori në krah dhe e coi në spital, ku mjek roje ishte bashkëpunëtori i sigurimit Ali Spahia. Sipas Islamit...deri në spital Broci nuk kishte vdekur, por ishte gjallë. Ai dyshoi se Spahia realizoi vdekjen e Brocit, për arsye se Spahia tha vdiq, prandaj cojeni trupin në shesh. Pra të gjitha këto fakte tregojnë për një plan të parapërgatitur në mënyrë të hollësishme. Jo më kot pas disa ditësh në të gjitha muret e Shkodrës u shkruajtën parrulla se Arben Brocin e vranë Pjetër Arbënori dhe Azem Hajdari si përfaqësues të Sali Berishës. Sali Berisha futi gjakmarrjen midis fiseve të cilët për dhjetra vjet UDB-ja nuk kishte mundur t’i bënte agjentë të saj. Të vrarët në Tropojë nga ky sherr janë me dhjetra. Pse nuk shkon Sali Berisha në vendlindjen e tij? Ndërsa grekët në jug filluan të shkatërrojnë ekonominë dhe të bëjnë gjithcka sipas synimeve të tyre aneksioniste. Plani i tyre për shkatërrimin e kombit shqiptar ishte konflikti veri – jug. Për këtë u ngritën firmat piramidale, u lejua fondamentalizmi islamik. Kunati i Sali Berishës Agim Rama, drejtor prej shumë vitesh në Bankën e Shtetit, është pronar pallatesh ku përfiton qera të majme, pronar i teleferikut në malin e Dajtit, pronar i telesportit (i fshehur pas Met Malajt) Po kush është ai person që e bëri kaq të fuqishme këtë familje? Mbështetja e tyre ka qenë UDB-ja. Sali Berisha, Azemi, Pjetri dhe Ali Spahia kanë shkuar në Francë në vitin 1994 dhe ilegalisht janë futur në ambasadën jugosllave dhe janë takuar me oficerë të UDB-së. Në aeroport ata janë përcjellë vetëm nga shoferi i ambasadës, por që nuk ishte serb por shqiptar. Ky person kur i ka parë në televizion këta persona ka thënë se i njoh dhe këta kanë marrë në ambasadën jugosllave 17 milion dollarë dhe janë tradhëtarë të kombit shqiptar. Këtë e vërteton edhe diskutimi që është bërë në parlamentin jugosllav ku Shesheli i këkoi Miloshit se ku kanë shkuar 17 milion dollarët dhe ky i fundit iu përgjigj: Shikoje Shqipërinë si është djegur dhe se vriten me njeri tjetrin dhe ne mund t’i pushtojme vetëm me shoqatën e gjuetarëve të Serbisë. Po të jepnin dorëheqjen Sali Berisha dhe Meksi në 97-tën dhe të dorëzohej pushteti në mënyrë institucionale nuk do të kishin ndodhur ngjarjet që shkatërruan Shqipërinë. Kjo kërkon analizë më të hollësishme në të ardhmen. Sali Berisha për të marrë pushtetin ka bashkëpunuar me përfaqësues të zbulimit grek, serb dhe vendeve arabe dhe ka bërë për këtë cdo lëshim. Ai i ka paguar shoqërie amerikane për t’i bërë fushatën 28 milion dollarë, ku ndërmjetës ka qenë Mero Baze. Sipas një burimi shumë të besuar shumë shpejtë lobi shqiptar në Amerikë do ta hedhë në gjyq këtë firmë. Me rikthimin në pushtet ai me bashkëpuntorët e tij po vazhdon saboton cështjen shqiptare dhe po shkatërron më tej shtetin . Këta janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe do perpjeken ta pengojne zhvillimin me cdo kusht.
Atdheu | | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Dec 06, 2009 6:00 am | |
| Neni 62 Rregulli dhe sjellja në Kuvend
Anëtarët e Kuvendit nuk duhet..., të përdorin gjuhë ofenduese dhe joparlamentare në Kuvend, të ndërmarrin sulme personale apo veprime..., të përhapin informacione që cenojnë jetën private të cilitdo, të sillen në mënyrë të padenjë...
Neni 63 Masat disiplinore
Masat disiplinore që zbatohen ndaj deputetëve janë: a) tërheqje vëmendjeje; b) vërejtje; c) përjashtim nga seanca plenare; ç) përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare deri në 15 ditë. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Dec 06, 2009 7:00 pm | |
| Po pse a nuk e dini se gazeta Shekulli,nga ku merr keto shkrime ky Petrit Kola eshte e mafiozit Koco Kokedhima,mik shume i afert i Edi Rames,dhe qe eshte normale te jete antiqeveritare,sikunder petriti Berishe eshte shqiuptari i aplekundur dhe i paperkulur ne kauzen qe mbron.Shqiperia Demokratike dhe antare e Evropes. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Dec 06, 2009 7:12 pm | |
| Juve e dini qe une jam nje mendje e pavarur. Juve e dini qe Koco Kokedhima eshte anetar i bandes se Berishes, Une kam shkrojtur prej shume vjetesh per kete gje. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sun Dec 06, 2009 10:45 pm | |
| Koco Kokedhima eshte mafioz i klanit te Edi rames dhe kaq. Po ti i kujt je apo je ....... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Mon Dec 07, 2009 12:03 am | |
| Juve jeni shume gabim. Kokedhima eshte sa i Edit aq edhe i Fazllo-Berishes. Ishte Fazllo-Berisha me UDB-ne qe e emeroi ate kapitalist se bashku me Hajdin Sejdine... | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |