MARTESAT E PËRZIERA EDHE NË KOHËN E “VËLLAZËRIM BASHKIMIT”
Edhe më përpara ka pasur martesa të përziera, por atëherë kryesisht djemtë shqiptarë janë martuar me vajzat serbe. Anton Çeta ka qenë i martuar me
një serbe (i biri Lazari, jeton në Beograd), po ashtu Mark Krasniqi (e
bija Drita, jeton ne Beograd), Hasan Kaleshi (dy djem, Eroli dhe
Damiri), Hilmi Thaçi (e bija Valbona), aktori Bekim Fehmiu (dy djem,
Uliksi dhe Hedoni, jetojnë në Amerikë). Edhe i ndjeri Faruk Begolli ka
qenë i martuar me
një serbe, piktori Matej Rodiqi (i biri Kola), Adem Bllaca,
ndihmësdrejtor i Bibliotekës Popullore të Beogradit (në fund të viteve
të 70-ta ka kaluar në Prishtinë) etj. Motra e historianit Dimitrije
Bogdanoviqit, autorit të “Librit për Kosovën”, ka qenë e martuar me Martin Camajn, emigrant nga Shqipëria, shkrimtar, ka studiuar sllavistikë në Beograd dhe me
të cilin emigroi në Itali në vitin 1956, i urdhëruar që ta braktisë
Jugosllavinë. (Kanë jetuar në Mynih, ku Camaj ka qenë profesor i gjuhës
shqipe në universitet. Çifti u nda në fund të viteve 70-të).
Diplomati Elhami Nimani ka qenë i martuar Sonjën, të bijën e
mitropolitit të Sremit dhe Karlovcit Rajiçin, e cila ka shkuar në
Kosovë në vitin 1945 me
divizionin e 46-te LNÇ në repartin e Agitropit. Disa politikanë
shqiptarë, të cilët kanë jetuar në Beograd, kanë qenë të martuar me serbe si Ali Shukria me Dushankën, (dy djem Zeqirin dhe Luanin), Sinan Hasani me Stanen (dy fëmijë Ilirin dhe Dijanën), Kol Shiroka (Lekën dhe Jugosllavën), Alush Gashi me Lejlën (tre djem Agimin, Skënderin dhe Fatmirin), diplomati Mesud Besniku me Momirën (vajzën Meritën e cila vdiq në moshën 17-vjeçare), Halil Fejzullahu me Danicën,
(vajzën Kaqushen (Jashari), politikane e njohur, si dhe djemtë Korabin,
i ndarë nga jeta dhe Petriti hendbollist në ekipin e “Crvena Zvezdës”
së Beogradit. etj. Nje numër shumë i vogël i martesave është bërë midis
shqiptareve dhe serbëve. Një nga rastet e rralla është ai i Eleonorës,
e bija e politikanit Mehmet Hoxha dhe Boshko Jovanoviqit (kanë dy
djem). Së fundi ka pak më shumë raste ku edhe vajzat shqiptare të
Beogradit po lidhin martesa me djemtë serbë.