Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte a e dini dikushi ?

Shko poshtë 
+3
Xili
xhema
haxhiu
7 posters
AutoriMesazh
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? Empty
MesazhTitulli: Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte a e dini dikushi ?   Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? EmptyThu Aug 06, 2009 12:17 am

Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte a e dini dikushi ?

Nese doni ja qesi ne video dhe bota do na merr si tradhetar!O shqiptar hapni syt se kam me ua hape sa te magarit!e vone ka me iu bere,e mos qani kuku se kemi dite!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte a e dini dikushi ?   Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? EmptyThu Aug 06, 2009 12:55 am

edim se asht pregadit ne shqipri prej oficerve shqiptar por plasoje dot ishte senzacin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte a e dini dikushi ?   Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? EmptyThu Aug 06, 2009 6:58 pm

Shqipëtart sepse në fillim kur e shihnin të armatosur mendonin se nuk është Shqipëtar
masandej kur filloj me Aksione ne tërë Kosoven e kuptoi Populli se ka Trima se dinë të i dalin ZOTË kësaj Toke
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte a e dini dikushi ?   Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? EmptyThu Aug 06, 2009 11:49 pm

Adem Jasharin e ka pergaditur se pari atdhedashuria qe kishte brumosur babai i vete......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte a e dini dikushi ?   Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? EmptyFri Aug 07, 2009 1:54 pm

Atedhedashuria Patriotizmi Familjar dhe Bureria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
lutfi coka
Fillestar/e
Fillestar/e
lutfi coka


Male
Numri i postimeve : 67
Age : 73
Vendi : shqiperi
Registration date : 29/06/2012

Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte a e dini dikushi ?   Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? EmptySun Dec 09, 2012 9:55 pm

Adem Jashari eshte luani i kombit shqiptar ,qe jetoi ne shqiperi,punoi ne shqiperi,dhe mesoi ne shqiperi.Ate e pergatiti per lufte dashuria per atedhe,per nje atdhe te pavarur,indipedent qe te komandohet e te drejtohet vetem nga shqipetare te ndershem .Ne mendjen dhe ne zemren e tij kishte ideale te medha per kombin prandaj dhe ne mendjen e tij linden inisiativa te medha deri ne sakrifikimin e familjes per ta ardhmen e kombit.
Prandaj i lehte qofte dheu qe tret ato lule te pavishkura te familje Jashari.
Nje buqete me lule kujtimit ,dhe trimerise se pashoqe te Familjes Jashari..
Do jet burim frymezimi per ne e brezat qe do vijne.
Lavdi Patriotizmit,atdhetarizmit e nacionalizmit modern te familje JASHARI.!!?[b][i]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
lutfi coka
Fillestar/e
Fillestar/e
lutfi coka


Male
Numri i postimeve : 67
Age : 73
Vendi : shqiperi
Registration date : 29/06/2012

Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte a e dini dikushi ?   Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? EmptyMon Dec 10, 2012 10:53 pm

Familja "jashari"qendron mbi piedestalin e trimerise dhe patriotizmit te kombit tone.
Heroi yne kombetare luftoi per njezet e pese vite kunder turqise,por familjen e tij e pati te siguruar nga te gjitha drejtimet.bile dhe nipin e tije fali megjithese e tradhetoi.
Ismail Qemali ,burre shteti,luftoi dhe ndihmoi ne pavaresine e vendit,familjen e pati siguruar para se u muar me aktivitetin e tij patriotik.
Ahmet Zogu,mori familjen e tij dhe djalin e vodel se bashku me floririn e kombit dhe e ruajti dhe e ushqeu shume mire familjen e tij.
Enver Hoxha dyzet vite ne pushtet vrau dhe masakroi gjithekend,por familjen e tij e ruajti si kristali.
Fatos Nano ne rremujat e vitit 97,la pushtetin ,mori familjen dhe u turre per maqedoni,duke e lene vendine ne meshire te fatit.Ndersa Adem Jashari,vuri jeten e tij dhe te familjes se tij ne funksion te kombit.Pra burre mbi burra,trim mbi trima,hero mbi hero,familje shqipetare mbi te gjitha familjet historike te shqiperise.Pra ky eshte Adem Jashari,kj eshte familja me madheshtore shqipetare qe vulosen historine e tyre me gjakun e 56 luleve te kesaj familje.
Ne 100vjtor kjo familje duhet te kishte nje Mozeleum historik qe bota shqipetare
Ta pershendes me lot dhe ta perkujtoi ne cdo peridhe historike plot lavdi....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota


Female
Numri i postimeve : 219
Age : 29
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte a e dini dikushi ?   Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? EmptyTue Dec 11, 2012 7:34 pm

Se kam iden kush e ka pergatitur bacen Adem per lufte,por disi ai ka qen i lindur per t'u
bere hero..E cuditshme lindi me 28 nentor!!!!Ne si popull i ngrisim shume larte heronjet e i harrojm viktimat... Crying or Very sad
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte a e dini dikushi ?   Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? EmptyFri Dec 14, 2012 12:34 am

Mujota shum mir te ka ra ne sy ky ves i keq i yni por kem edhe plot tjera dhe ma te kqia po nejse,po ndalen ne ket se sa apsurd esht qe gjeth kto viktima qe i kem pas ne luftrat tjera dhe ne ket te fundit dhe nuk kem nji vend ku mund te shkojm e tju bejm lutje ne dhe te i faliminderojm, bile se paku qe jan kan pjes e ksaj dynjaje sepaku me ne. te gjith popujt tjer kan tempuj te ndryshem per ndodhit qe ju kan ndodhur si holokausi i jahudive ata i kan vendet neper shtete te huja shkojn i vizitojn e ne n´shtet tonin nuk jem ne gjendje tjau nderdojm sado pak simbolike dhe te tubohemi per at sakrific qe e kan ber se dhe viktimat kan vequrit dhe vleften e vet.

Zoti na ndihmovt veq shum interesant popull jem dhe kem ca veti te veqanta askun nuk i gjen ne asnji popull tjeter,sna rrok kurrfar shabloni se qysh dot na del spo di po presim..)))
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota


Female
Numri i postimeve : 219
Age : 29
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte a e dini dikushi ?   Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? EmptyFri Dec 14, 2012 9:31 pm

Prit......edhe une po pres,te shoh cfare do te ndodh neser!!??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte a e dini dikushi ?   Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? EmptySun Dec 16, 2012 7:43 am

Mujota,po e thua ket me prpavij ( Prit) meqense nu e u kam than ket ne aspektin klasik te fjles,edhe pse un personalisht po e pres forcen te vij ne pushtet e cila veq ka ngrit shtatin ne trojet tona,at e pres jo kohen apo pritje te kot asesi pun jam dhe veproj ne dhe me at subjek apsolut dhe financoj dhe kontriboj me at qe po mundem dhe sdot nalem deri ne vdekje.

Keshtu qe ket amanet dot jav lé pasardhseve te mij,per atedheun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota


Female
Numri i postimeve : 219
Age : 29
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte a e dini dikushi ?   Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? EmptySun Dec 16, 2012 2:39 pm

E thashe kete ne menyre metaforike......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Dreni Drenova
Fillestar/e
Fillestar/e
Dreni Drenova


Male
Numri i postimeve : 58
Age : 56
Vendi : Pejë
Registration date : 14/12/2012

Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte a e dini dikushi ?   Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? EmptySun Dec 16, 2012 7:12 pm

Adem Jasharin për luftë e ka përgaditur atdhedashuria e tij e madhe që kishte për Atdheun dhe Bashkimin Kombëtar Shqiptar.kjo dashuri dhe ky atdhetarizëm të përmasave legjendare që pati Ademi dhe familja e tij jashari nga Prekazi prush i ndezur nëpër shekuj bënë që Kosova të fitoj LIRIN...Edhe pse ende kjo liri nuk është ajo të cilën e kemi ëndërruar,megjithatë shqiptarët në përgjithësi janë një hap përpara për tu bashkuar në një shtet të vetëm me SHQIPËRINË rrezendritur për mbar shqiptarët kudo që ndodhen ata.Ndërsa për tipin Haxhi ose siç njihet dhe dihet me emrin Haxhi Kuçi gjithçka shqiptare atë e vret dhe për atë kudo që i lejohet të anëtarësohet në portale informative ose forumi,apo ku ti jepet rasti te shkruaj ndonji koment ai ka me shkrua dhe dhënë mesdsazhe disfatiste pë mbarshiptarinë duke i sharë heronjtë,dëshmorët,atdhetarët shqiptarë në përgjithësi,dhe disa njerëz që për fat të mirë janë të pakt,u them ti thërrasin mendjes të ndryshojnë sjelljet e tyre dhe të largohen përgjithnji nga ato fyerje,shpifje,sharje ndaj atdheut shqiptar.Sa më poshtë po japë biografin e Adem Shaban Jasharit legjendës sonë kombëtare shqiptare që ka arritur në përmasa botërore me heroizmin e tij dhe fist të tij Shqiptar.Ky emër dhe kjo familje e nderuar mbar shqiptare dhe me përmasa ndërkombëtare thërrasin çdo shqiptar që të ndërgjegjësohen dhe ti lënë më një anë inatet personale,lakmin,luften për pushtet dhe thash e themagjit që të kthjellen në mendjet etyre dhe ta çojmë përpar Kombin Shqiptar.Biografi kjo e shkruar në faqet e HISTORISË TË KOMBIT TË NDERUAR SHQIPTAR.

Adem Jashari (1955 1998)

Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955. Këtë vit, Shaban Jasharit, krahas Festës së Flamurit, që e festonte për çdo mot, ju shtua edhe një festë tjetër - Ditëlindja e djalit të cilin e pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e posa të lindurit në këtë ditë, Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut. Kështu ndodhi atë ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin e posalindur të lirisë. Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkëve që kersën për lindjen e Adem Jasharit po shpërndahej valë - valë nëpër Drenicë e Kosovë si jehona "Prite, prite Azem Galicën o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndëgjonte jehonën: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". Sdo të ishte çudi që atë ditë, xha Shabani ti kishte ndëgjuar të dy jehonat, se atë ditë e kaluara po e përcaktonte të ardhmen, ishin bërë një. Atë ditë, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i një lavdije të madhe. Adem Jashari erdhi në këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë moshatarët e tij se ky u lind në ditën e fitorevë më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit. Kështu nisi jeta në vazhdimësi në Prekazin e lavdive të përsëritshme. Në festë me krisma e këngë edhe vdekjen e bëjnë me krisma e këngë. Xha Shabani ishte i kujdesshëm me të gjithë fëmijtë, por ndaj Ademit tregonte një kujdes të veçantë, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkës dhe jehonat e përsëritura të atyre krismave në 28 Nëntorin e vitit 1955. Xha Shabani ishte bujk. Pas Luftës së Dytë Botërore, për një kohë pati ushtruar profesionin e mësuesit, por për shkak të veprimtarisë atdhetare ai do të largohet nga procesi mësimor. Ai pa ndonjë kundërshti vendosi të merrej me punimin e tokës dhe edukimin e fëmijëve në frymën e atdhetarizmes. Kështu po rritej Ademi së bashku me vëllezërit më të mëdhenj, Rifatin dhe Hamzën. Ademi kishte një interesim të veçantë për armët, për të bëmat e prekaziotëve gjatë historisë e sidomos i interesonte akti tepër burrëror i Ahmet Delisë dhe ndihma që ai i pati dhënë fqiut, që ishte sulmuar nga bandat serbe.Sopata e Ahmet Delisë, ajo që bandës çetnike i ndau kokat në dysh, ishtë bërë legjendë, legjendë e historisë në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtar. Adem Jashari kishte një interesim të veçantë për Emin Latin, prekaziotin bashkëluftëtar të Azem e Shotë Galicës, të atij brezi trimash, që në gjithë shqiptarinë njiheshin për të bëme e trimëri. Ndonëse ky brez i trimave të qartur të lirisë, Kosovës nuk i sollen çlirimin e bashkimin kombëtar, por brezave ju lan amanet: pushkët trimërore të lirisë. Ky amanet përcillej nga brezi në brez, nga luftëtari të luftëtari me porosi, që të përcillej si stafetë deri në fitoren mbi armikun e kombit. Prekazi në mënyrën më besnike e përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë, jo vetëm duke e mbajtur syrin në shënjestër, por duke përcjell jehonën e pushkëve të lirisë nga Prekazi në Drenicë e në Kosovë, jehonë që i mbulonte të gjitha tokat e pushtuara të Shqipërisë. A nuk e tregoi këtë edhe Kulla e Shasivar Alisë, në dimrin e ftohtë të vitit 1945? A nuk u përsërit kjo nga pasardhësi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njësinë speciale të policisë beogradase? Të gjitha këto dhe shumë të tjera që s'u përmendën, lanë gjurmë të thella në edukimin atdhetar të Adem e Hamëz Jasharit dhe çetës së tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do të betohen para varrit të Tahir Mehës, se do të vazhdojnë luftën për çlirim deri në fitore. Dhe, ecen guximshëm rrugës së luftëtarëve kombëtarë, duke ngritur si në cilësi e në sasi numrin e luftëtarëve të lirisë e të pavarësisë, duke ngritur cilësin e luftës çlirimtare, me çka ndryshuan rrjedhat e historisë dhe hapen një epokë të re - Epokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverës së madhe studentore të vitit 1981, të cilat u shndërruan në Lëvizje të madhe popullore, që me vite mbajten të ndezur flakadanin e lirisë e të çlirimit të kombit, patën ndikim magjik në brezin që formuan, organizuan dhe udhëhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama themeltare e UÇK-së. Në histori ndodh edhe të ndodhin ngjarje të rastsishme, por Adem Jashari, çeta dhe familja e tij nuk janë rastësi e historisë, ata me ndërgjegje e vendosmëri u përgatitën për kthesën vendimtare të historisë sonë më të re. Adem Jashari nuk shkoi rastësisht në Shqipëri për të përsosur artin e luftës, të cilin e përvetësonte me shpejtësi të rrufeshme, dallohej nga i gjithë brezi i tij. Në përgatitjet ushtarake tregoi aftësi dhe cilësi të larta në përvetësimin e artit të përdorimit të armeve të ndryshme për luftën çlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet që po bëheshin në vitet 90, i shihte me optimizëm, prandaj sinçerisht e vendosmërisht nisi angazhimin e tij në sferën ushtarake, për organizimin e luftës çlirimtare. Adem Jashari dhe çeta e tij nuk ishin nisur në rrugën e luftës për liri për hirë të këtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytë e zinj. Ata ishin nisur për çlirimin e Kosovës pa bërë llogari meskine, karieriste apo grabitëse. Ata e donin Kosovën e lirë e të pavarur. Ata ishin të liruar nga ideologjizmat, veç shqiptarizmës. Adem Jashari dhe çeta e tij ndryshimet politike që ndodhen në vitet 90 i priti me optimizëm, besoj shumë, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të zhgënjehen se kasta e "re" e politikajve po bëhej pengesë e rrjedhave të reja të historisë, po ngulfaste shpirtin luftarak të shqiptarëve liridashës. Kur në fund të vitit 1991, në Kosovë po bëheshin arrestime të të gjithë atyre që ishin përgatitur në Shqipëri, Adem Jashari do të njoftojë çetën e tij dhe të kërkojë nga ata, që të ishin vigjilent se çdo natë armiku mund tiu trokaste në porta. Ai do tiu thotë shokëve: "Armët nuk i kemi marrë që tia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit". Më fjalën e komandantit u pajtuan të gjithë. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do të trokas në portën e Jasharëve. Ishte mëngjesi i hershëm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me një makineri të tërë policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kërkuan dorëzimin e Adem Jasharit dhe Jasharëve tjerë. Adem Jashari me vëllezër e shokë apelit të armikut për dorëzim ju përgjigjen me breshëri armësh nga shumë drejtime. Ishte e çartë, çeta e Prekazit kishte vendosur epokën e luftës çlirimtare, ata mes jetës se burgut e të poshtërimit kishin zgjedhur jetën e lavdisë e të lirisë, me të gjitha pasojat që mund ti kishte. Vetëm të guximshmit nëpër kohë të ndryshme i kanë ndërruar rrjedhat e historisë, kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe çetën e tij. Kështu nisin aksionet luftarake mbi policinë e armikut, fillimisht në Drenicë, e për t'u përhapur më vonë ne Llap e Dukagjin, në Drini e kudo në Kosovë. UÇK po bëhëj shpresë për popullin dhe tmerr për armikun, armikut po i rrëshqiste dheu nën këmbë, pasigurinë e shihte të çdo kaçube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bëhej legjendë. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte në çdo cep të Kosovës. Vetëm frikacaket nuk mund ti besonin trimërive e të bëmave të Adem Jasharit, ata nuk dëshironin ndeshjen me armikun dhe sa herë që çeta e tij sulmonte e vriste policinë kriminale të armikut do të thonin: "Këta janë dorë e zgjatur e armikut, janë të Sheshelit apo të Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diçka e re, dikush duhej të mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri. Adem Jashari kishte shumë mundësi, ai kishte zgjedhur me ndërgjegje mundësinë e luftës së armatosur për liri e pavarësi, anipse ai i dinte mundësitë e veprimit luftarak të UÇK-së. Pas luftës se 26 nëntorit 1997, në Llaushë të Re, ku mori pjesë Ademi me çetën e tij, nga e cila armiku u tërhoq me bisht nën këmbë, armiku do të bëjë plane për zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do të ndodhë me 22 janar 1997. Një bandë kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qëllim që të zhdukej kjo çerdhe e rrezikshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, falë gjakftohësisë e guximit të familjes dhe ndihmes që erdhi nga çeta, armiku u tërhoq pa arritur qëllimin. Ato ditë e tërë Kosova sikur ishte në Lagjen e Jasharëve. Nuk ishte e vështirë ta kuptoje mesazhin që kishte lënë armiku. Armiku ishte tërhequr i bindur se nuk kishte gjetur mënyren e eliminimit të Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dëshironte qoftë edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lëshonin trojet stërgjyshore. Ata as të vdekur nuk donin të shkuleshin nga vendi i tyre, për çka kishin nisur luftën. Adem Jashari dhe gjithë Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtërimin, ata e dëshironin qëndresën, e donin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Armiku pas disfatës së 22 janarit kishte filluar përgatitjet për një sulm të përmasave të mëdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do të fillojë në mëngjesit e hershëm të 5 prillit 1998, pak ditë pasi policia armike kishte pasur një disfatë të Lisat Binak, në Likoshan. Këtë herë forca të mëdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharëve. Lufta për eliminimin e Jasharëve ishte e rreptë. Armiku Prekazin e kishte vendosur në rreth të hekurtë dhe sulmonte nga shumë anë. UÇK-ja aso kohe i kishte mundësitë e kufizuara të sulmit e të depërtimit. Adem Jashari dhe çeta e tij sulmit armik ju përgjigjen me sulm. Lufta që zhvilloi Adem Jashari me shokë që e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas një rezistence të gjatë dhe herioke, armiku arriti të djegë e shkatërrojë Lagjen e Jasharëve, por jo kurrë vendosmërinë për të vazhduar luftën për liri e pavarësi. Adem Jashari deri në vdekje luftoi e këndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk është vdekje është përjetësi. Lufta për Prekazin që e ashpër. Qëndresa ishte e madhe. Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rënies se Jasharëve, Kosova mundi frikën dhe për lirinë e pavarësinë u hapen shtigje të reja. Adem Jashari - legjendë, solli kualitet të ri në filozofinë dhe mendësinë e shqiptarëve për jetën, atdheun, lirinë për nderin dhe dinjitetin e kombit. Rënia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen më të fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoi hapësira të reja veprimi. Komandanti Legjendar i UÇK-së me jetën, veprën dhe lavdinë e tij i dha kualitete dhe përmasa të reja 28 Nëntorit - Ftesës sonë Kombëtare.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte a e dini dikushi ?   Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte  a e dini dikushi ? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush e pergaditi Adem Jasharin ne lufte a e dini dikushi ?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush ja pergaditi kurthen Adem Jasharit
» Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo lufte kombet
» Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m
» Sa emra Shqiptar dini ??
» Çka dini per qyteterimin Hundeza?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shkencë-
Kërce tek: