Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 HAFIZ ABDULLAH ZEMBLAKU (1891-1960)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

HAFIZ ABDULLAH ZEMBLAKU (1891-1960) Empty
MesazhTitulli: HAFIZ ABDULLAH ZEMBLAKU (1891-1960)   HAFIZ ABDULLAH ZEMBLAKU (1891-1960) EmptyMon Aug 03, 2009 11:21 am

Hafiz Abdullah Zemblaku
(1891-1960)

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Hafiz Abdullah Zemblaku është një figurë e shquar fetare-atdhetare, është një shkrimtar i dalluar, por, mjerisht, për këtë krijues të çmuar, fare pak është shkruar…! Hafiz Abdullah Zemblaku lindi në vitin 1891, në Bilisht, por meqë familja e tij ka jetuar në katundin Zemblak, Zemblaku u bë mbiemri e tij.

HAFIZ ABDULLAH ZEMBLAKU (1891-1960) Img4a73296ac5861 Me kalim kohe, emri dhe e mbiemri i tij, si fryt i veprimtarisë në vazhdimësi e bëri edhe më të njohur katundin e tij, i cili ndodhët në rrethin e Korçës, afër malit Morava.
Kjo figurë e shquar, ky personalitet i dalluar rrjedh prej një familje intelektuale, familje arsimtarësh, hafizësh, shejlerësh, hoxhallarësh…

Babai i tij, Salih Efendi Hulusi, ishte hoxhë, mësues, arsimtar, tërë jetën në shërbim të diturisë, prej Korçës deri në Prilep, nga Prilepi në Janinë, shërbeu me përkushtim pothuejse në gjithë Toskërinë…
Gjithashtu, gjyshi i tij, Shejh Hulusi Efendi, ishte mësues besimi, por edhe shejh, sufi…

Hafiz Abdullah Zemblaku mësimet e para i përvetësoj nga babai, Hoxha Salih Efendiu, mësimet e mesme i vazhdoj në qytetin Prilep, ndërsa në vitin 1910 shkoi në Stamboll për të studiuar, deri sa arriti për të diplomuar…

Në Shqipëri u kthye pas Luftës së Parë Botërore, në vitin 1918. Në fillim, me përkushtim, filloi detyrën si Imam, Hoxhë, në katundin Zemblak, aty ku ishte rritur, me qëllim që të vetëm, fshatarët e tij për t’i ndritur…

Një vit pas Kongresit të Lushnjës, kur Shqipëria u bë shtet, kur Tirana u shpallë kryeqytet, me vendim të Ministrisë së Arsimit, në vitin 1921, Hafiz Abdullah Zemblaku u emërue mësues, por më vonë edhe inspektor i arsimit…

Kontributi i tij në krijimtari

Përveç shërbimit të tij në arsimim, edukim, Hafiz Abdullah Zemblaku shquhet, në veçanti, në krijimtari. Krijimtarinë e tij e filloi me përkthime, pak më vonë edhe me krijime. Përkthimet, krijimet e tij përfshijnë disa lëmi…

Ka përgatitur, ka hartuar, ka botuar Abetarën e Gjuhës Shqipe.
Ka përgatitur, ka botuar, në gjuhën shqipe, një Gjeografi, për të mësuar, për të kuptuar nxënësit shqiptarë se ku i bie kjo Shqipëri. Jo kjo Shqipëria e cungueme, e coptueme, kjo Shqipëria e shkretë, por Shqipëria Etnike, me kufijtë e saj të vërtetë…

Përveç Abetarës, librit themelor të gjuhësisë, përveç librit të Gjeografisë, Hafiz Abdullah Zemblaku ka shkrue, ka botue edhe libra të historisë, të drejtësisë, të letërsisë…
Lexues i nderuar! Për të pas pak njohuri - qe një pasqyrë titujsh të disa veprave të tij:

1. Mevludi Sherif
2. Pesë kasidete e imamllarëve
3. Hytbeja me 50 këshilla
4. Muhamedija (Jeta e pasosur)
5. Bilbili i Parë (Abetare dhe jetëshkrime)
6. Bilbili i Dytë (Enami Sherif në shqip)
7. Bilbili i Tretë (Histori e Shenjtë)
8. Bilbili i Katërt (Fjalë Profetike)
9. Bilbili i Pestë (Sheri’ati Muhamedie)
10. Bilbili i Gjashtë (Ëndërr Rrëfenja)
11. Bilbili i Shtatë (Shqiponja Besëtare)
12. Bilbili i Tetë (Fëllëza Kombëtare)
13. Bilbili i Nëntë (Pëllumbi)
14. Bilbili i Ri i Prillit
15. Bilbili i Ri i Hazreti Kur’anit
16. Fletore Islame
17. Amexhyz me Germa Shqip
18. Tebareqe Xhyzi
19. Bilbili i Hënës
20. Bilbili Bestar
21. Bilbili Shqiptar (Dheshkronjë e Shqipërisë)
22. Bilbili Bestar i Vogël
23. Bilbili Shpirtëror
24. Mevludi Gegënisht
25. Bilbili Faqebardhë
26. Bilbili i Parajsës, etj. etj.


Si çdo krijesë në këtë jetë edhe Hafiz Abdullah Zemblaku ndrroi jetë. Ndrroi jetë, kaloi në jetën e vërtetë, me 31 gusht të vitit 1960…



Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
HAFIZ ABDULLAH ZEMBLAKU (1891-1960)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mbreti Abdullah në mesin e njerëzve më të fuqishëm
» ABDULLAH SELIM HADRI (1887-1951)
» HAFIZ FAHRI ILJAZI (1903-1985)
» HAFIZ RUSHID EMRA
» HAFIZ YMER GUTA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: