Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Thirrje diasporës: Shkollat shqipe mbi të gjitha!

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Thirrje diasporës: Shkollat shqipe mbi të gjitha! Empty
MesazhTitulli: Thirrje diasporës: Shkollat shqipe mbi të gjitha!   Thirrje diasporës: Shkollat shqipe mbi të gjitha! EmptyTue Jul 14, 2009 12:23 pm

Paqja e brishtë sociale në Kosovë është e paimagjinueshme pa të hollat që shqiptarët e diasporës ua sjellin familjeve të tyre. Afër 400 milionë euro në vit, që do të thotë rreth një milionë euro në ditë, vijnë në Kosovë nga Zvicra e Gjermania, vendet skandinave, Britania e Madhe, ShBA-të e deri te Australia e largët. Shqiptarët e shpërndarë anekënd globit rregullisht ndihmojnë financiarisht të afërmit e tyre në Kosovë. Nuk është ndryshe as me Shqipërinë si dhe me shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal të Zi e gjetiu. Në mungesë të zhvillimit ekonomik, me gjithë këtë papunësi e varfëri, jetesa është e pamundur pa ndihmat nga diaspora. Pra, ashtu siç e bartën barrën financiare të luftërave çlirimtare, diaspora shqiptare po e bart edhe barrën financiare të paqes aktuale.

Mirëpo, edhe në perëndim është bërë gjithnjë e më vështirë të jetohet për shkak të krizës globale financiare e cila ka goditur më së shumti shtresat më të varfra dhe klasën punëtore e ku kryesisht bën pjesë edhe diaspora jonë. Të hollat që ata i sjellin në Kosovë doemos po bien edhe për shkak se shumë prej tyre tashmë janë me familje në kurbet dhe me fëmijë gjithnjë e më të rritur. Është i theksuar edhe një lloj hendeku ndërmjet gjeneratave i cili vërehet pothuajse në secilën familje: prindërit nuk janë integruar aq në shoqëritë e vendeve perëndimore për dallim prej fëmijëve të tyre.

Përfshirja e i të rinjve shqiptarë nëpër shkolla, universitete dhe vende pune, sigurisht se është një gjë shumë e mirë. Por, në këtë situatë, është imperativ forcimi i shkollës shqipe atje meqë një numër i konsiderueshëm i fëmijëve e të rinjve shqiptarë po e harrojnë gjuhën shqipe dhe një numër edhe më i madh nuk kanë as ku ta mësojnë përkundër vullnetit dhe pasionit të tyre

Pikërisht në kohën kur shkollat në gjuhën shqipe, tradicionalisht të mirëmbajtura nga diaspora, janë dobësuar, kanë nisur iniciativat për xhami të shqiptarëve në perëndim me ç’rast grumbullohen me mijëra e mijëra euro. Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron që nuk është mirë që ndërtimi i xhamive të jetë prioritet për shqiptarët. Mbi të gjitha duhet të jetë forcimi dhe shtimi i shkollave shqipe, i gjuhës, kulturës dhe flamurit tonë, i atyre gjërave që na bashkojnë, që na bëjnë një komb ashtu siç na e përshkruajnë e shpjegojnë rilindasit tanë.

Vetëm atëherë kur të jemi të sigurt se ajo që është e përbashkëta jonë është solide dhe e kultivuar, vetëm atëherë mund të vijnë në shprehje investimet në religjionet e veçanta të shqiptarëve. Prandaj, ne ju bëjmë thirrje shqiptarëve kudo që janë në diasporë që para xhamive, kishave, manastireve e teqeve vjen gjuha dhe kultura shqipe, vjen flamuri dhe historia kombëtare.

Po ashtu, iu bëjmë thirrje bashkatdhetarëve tanë shqiptarë që të organizohen politikisht në vendet ku janë pa dallim partie, gjinie, krahine apo feje. Të organizohen për zgjedhjet lokale e parlamentare në vendet perëndimore ku jetojnë e punojnë duke drejtuar votën e tyre si komunitet tek ata kandidatë të huaj (apo edhe shqiptarë nëse ka) të cilët duket më të besueshëm se do të angazhohen për pozitën e shqiptarëve atje. Sa më e mirë pozita e shqiptarëve në Ballkan, aq më e mirë pozita e shqiptarëve në diasporë. Por, gjithsesi vlen edhe anasjelltas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetar
Fillestar/e
Fillestar/e
Atdhetar


Male
Numri i postimeve : 5
Age : 33
Vendi : Aty ku bukes i thon buk e ujit ujë
Registration date : 03/01/2010

Thirrje diasporës: Shkollat shqipe mbi të gjitha! Empty
MesazhTitulli: Re: Thirrje diasporës: Shkollat shqipe mbi të gjitha!   Thirrje diasporës: Shkollat shqipe mbi të gjitha! EmptyFri Mar 19, 2010 1:32 pm

I bashkangjitëm Apelit që po shtrohet ketu, vetëm duke u shkolluar dhe duke mësuar të kaluarën e shenjtë të ketij kombi, madje edhe në diasporë me organizime për mesimin e rinisë atje, do mundohemi të ruajmë të shenjten gjuhë shqipe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Thirrje diasporës: Shkollat shqipe mbi të gjitha!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI
» A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ?
» ROLI I DIASPORËS ME AFRIMIN E SHQIPTARËVE ME BOTËN E QYTETËR
» Feja apo Kombi.?
» Mosperdorimi i Gramatikes ne shkollat e mesme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Emigracioni-
Kërce tek: