Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ?

Shko poshtë 
+3
Xili
xhavo_
murturi
7 posters
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ? Empty
MesazhTitulli: A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ?   A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ? EmptyWed Mar 25, 2009 2:29 pm

Pak dit me heret partija akr ka kerkuar nga ministrija e kosoves dhe kuvendi qe te formoht Ministria e diaspores.


A mendoni se duhet te formohet ministrija e diaspores ?


Un personalisht dhe pse jam apartijak mendoj se kjo qeshtje esht dasht te mirret parasysh edhe pse esht dash me u formu me njè her pas luftes.

Ketu e keni nej shkrim dhe disa arsye te mjaftushme qe jan te nevojshme per formimin e ministris se diaspores..

Jepeni mendimet e juaja sepse mendoj se esht per te miren ton.

murturi



Ministria e Diaspores - te formohet menjehere
"Rrime shtrembt e flasim drejt" - thote nje fjale e urte popullore. Realiteti i
sotem - ne qerekun e pare te vitit 2009 flet per vetevehte, pa argumente
vetanake.

Ne cdo vend ka te arritura dhe te teposhteza. Por te injorohen me shume se 600
000 kosovare qe jetojne jashte, qe vete kane lindur ne Kosove, apo qe prinderit
i kane nga Kosova, kjo eshte nje kafshate qe nuk perbihet.
Fjalet e premtimet vijne e shkojne, faktet qendrojne e flasin per vetevehte:

- Me shume se 600 000 banore te Kosoves qe kane linde ne Kosove apo prinderit i
kane nga Kosova jetojne ne vende te ndryshme te botes.
- 3 % - i te ardhurave tona shkonte perpara ne buxhetin e qeverise ne ekzil,
- Vendlindja theret - ishte fondi qe poashtu u mbledh nga diaspora.
- Ndasite e ashpersite e partive ne Kosove, kane ndiku negativisht ne ndasite e
percarjet ne Diaspore,
- Afer 500 milione sipas analisteve ekonomike hyjne ne Kosove cdo vjet nga
diaspora (kuptohet se tash me pak per shkak te krizes globale financiare),
- Shumica e Kosovareve qe jetojne jashte territorit te vendit, nuk jane te
regjistruar si banore te Kosoves qe dmth se nuk kane te drejte ta ushtrojne
njeren nga te drejtat themelore ne cdo demokraci - te drejten e votes kur
mbahen zgjedhjet.

Nuk besoj se ka nevoje te madhe qe te ceken edhe fakte tjera rreth kontributit
te panderprere qe ka dhene e po jep diaspora. Keto i dime te gjithe. Apo jo?

Para me shume se 1 viti e ka shpallur Kosova pavaresine dhe se sot nuk eshte
duke funksionuar si shtet sovran kete e dime te gjithe. Poashtu te gjithe e
dime se Diaspora ka qene dhe eshte ajo qe e mban Kosoven gjalle me shumecka.

Gjtate nje vizite pune ne Kosove para 3 muajve me kontaktuan disa eksperte
amerikane nga nje banke zhvillimore e nje shteti evropjan perendimor. Qellimi
ishte qe ata deshironin ta formonin nje fondacion te diaspores per zhvillimin e
Kosoves dhe e kerkonin mendimin tim.
Iniciativa ishte shume e mire, por sigurisht se dihet se nga kush eshte dashur
te vije kjo nisme e qelluar.

Ne Kosove perpara ka egzistuar nje departament per Diasporen ne Ministrine e
Kultures dhe qeshtjeve jo rezidente, qe me vone ne kohen e qeverise Ceku eshte
transformuar ne nje zyre ne kryeministri, ku eshte edhe sot.

- Mesim nga vendet fqinje?

Sigurisht se po.

Nese Kosova e kupton dhe e pranon se ka nevoje te mesoje nga pervojat e
shteteve te tjera te zhvilluara qe jane duke e jetuar enderren qe ndegjohet
shpesh ne Kosove qe eshte: Integrimi ne strukurat EvroAtlantike, atehere duhet
te mesojme nga Letonia, Estonia, Hungaria, se shpejti edhe nga Kroacia etj.
Poste kyqe kur behet fjale per integrime evropjane e emancipime nderkombetare
keto shtete i kane dhene e i japin Disapores se vete. Sepse ia di vleren.
Kosova cka iu ben? I kushtezon ne shume raste me libreza partiake. Ky gabim po
kushton.

Duke krijuar Ministrine e Diaspores arrihet me lehte deri ti:

1. Zhvillimi me i shpejte ekonomik, qe ka efekte - nderlidhjet e absorbimet
direkte nderkombetare te biznesit investues permes rrjeteve ekonomike
financiare qe i kane individe me ndikim ne diaspore, ulja e papunesise,
permiresimi i gjendjes sociale te kosovareve, sigurimi e rritja e pensioneve,
ulja e numrit te vetevrasjeve, forcimi i gjendjes negociuese kunddrejt fqinjeve
por edhe jomiqeve te afert e te larget etj etj

2. Integrimi me i shpejte me boten EU-Atlantike, permes ndikimeve te
pergjithshme dhe bashkerenditjeve te puneve si brenda ashtu edhe jashte
Kosoves. Luftimi transparent dhe struktural i korrupcionit administrativ ku
Respektimi i Rregullave te Perbashketa duhet te hyje PARA familjarizmit, e
dhenies me te njofshem te provimeve apo perkujdesit, si dhe para neglizhimit te
vendit publik te punes e tejrespektimit te punes “anesore” private. Nderlidhja
me e forte ne mes te shkollave, fakulteteve dhe vellazerimit te metejme te
qyteteve.

Duke pase parasysh se Kosova ka nevoje per forcim e rritje te bashkepunimit te
te gjitha sferave, por edhe tu ofroje kosovareve qe jetojne jashte perkohesisht
apo perhere sherbime qe kane nevoje e i meritojne, koha eshte per formimin e
Ministrise per Diasporen.

- Cka mund te jene pengesat?

Pengese te mundshme per formimi e saj sigurisht se dikush mund ta permend pakon
e Ahtisarit, Kushtetuten, buxhetin e konsoliduar te Kosoves etj, etj. Jo, kjo
nuk ben te shihet ashtu, sepse asnje dokument qe eshte nenshkruar nga ndonje
kosovar nuk dmth se insitucionet e Kosovesn nuk kane te drejte per
veteiniciative dhe sigurisht se dihet se nevoat e Kosoves jane te medha, por
edhe intersimi eshte i madh. Ndersa pergjigjet tjera pasojne.

As nuk ka nevoje qe krijimi i nje ministrie te nderlidhet vetem me zgjedhje te
reja, ndryshime ne qeveri etj. E njejta vlen edhe ne raste kur nje apo disa
ministra nuk e kryejne punen e tyre ashtu si duhet d.m.th. ata duhet te
nderrohen me te tjere, nese nuk i kane kryer detyrat e tyre konform interesave
te kombit. Kjo eshte vetem pozitive per cdo qeveri e vend e sigurisht edhe per
qeverine me seli ne Prishtine. Se cdo qeveri ne pushtet shprehet se eshte e
kenaqur me punen e vete nuk eshte per tu cuditur. Qeveria e Kosoves nuk dallon
nga te tjerat ne kete aspekt. Sigurisht se ka elemente ku gjerat jane zhvilluar
shume perpara p.sh. Ministria e Arsimit, deri dikund edhe e transportit dhe te
tjera ku gjerat kane stepuar p.sh. Ministria e Energjetikes, ajo e Shendetsise
dhe ajo e Puneve te Jashtme etj.

Poashtu edhe per sa i perket degeve te partive qe jane ne perendim nuk ka
nevoje te mendoni se ju humb nje damar financiar nese formohet Ministria e
Diaspores. Ju qe mendoni se jane te rendesisheme, ka vend edhe per to.

William Walker - ambasadori shume i respektuar nga te gjithe shqiptaret e te
tjeret qe e cmojne demokracine, me rastin e festimit te 1-vjetorit te shpalljes
se pavaresise, konkretisht ne Washington, SHBA, tha: “Prishtina zyrtare nuk ka
bere sa duhet per te vendosur lidhje me diasporen” si dhe “fondet per kete
mjaftojne, por mvaret se si administrohen ato”. Kur te gjithe e cmoni Walkerin
aq shume, pse nuk po ia cmoni edhe mendimet e tij konstruktive?

Ju qe merrni vendime politike e ekonomike ne Kosove, harroni prestigjin
personal, fitimet apo humbjet afatshkurta partiake, mireqenja e popullit dhe
forcimi i Kosoves duhet te jete prioriteti nr.1: Mos prisni me, por beni cdo
gje qe te formohet sa me shpejt:
Ministria e Diaspores

Avni Dervishi
Pjese e Diaspores
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ? Empty
MesazhTitulli: Re: A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ?   A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ? EmptyThu Mar 26, 2009 12:03 am

Kjo është një domosdoshmeri, duke pasur parasysh numrin e madh te shqiptarëve jasht vendit, varshmerinë e madhe nga puna e ndihmat e tyre dhe afrimin qe duhet t'iu dhuroj Kosova ketyre qytetarëve te vet.

Mergata shqiptare është e gjëre si në kohë ashtu edhe hapsirë, sepse ekziston prej shekujve dhe në vendet me te largëta.

Duhet qe institucionalisht keta njerez te afrohen dhe t'iu ofrohen mundësi qe aftësitë e tyre fizike e mendore t'i derdhin në Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ? Empty
MesazhTitulli: Re: A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ?   A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ? EmptyThu Mar 26, 2009 1:26 am

sipas mendimit tim duhet te formohet
sepse kemi shume bashkeatedhetare ne diaspore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ? Empty
MesazhTitulli: Re: A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ?   A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ? EmptyFri Apr 03, 2009 1:42 am

Kete eshte dashur ta beje shqipria qysh ma heret ,por nge shkijet e gereket nuk ka guxue !Ne shqiptaret jemi pa qeveri si me shtet si pa shtet njesoj!!!Duhet por kush te behet inciator,pos ne qe jemi ka shkruaim te behemi sa ma shpejte bashk ne nje tryeze dhe ta formoim sepse te gjitha shtetet i kan neper shtetet e botes .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ? Empty
MesazhTitulli: Re: A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ?   A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ? EmptySat Apr 04, 2009 9:37 pm

Po shiqo perfaqesuesit kinse diplomatik jashte shtetit.
Keta i thojne (ambasada)apo te ngarkuar me pune thirren!
Po me mashtrue popullin Thaqi sejdiu e tjere i thirrin ,,Ambasad" ku nuk egzistojn fare.
Ne keto vende pune jane ish shpijunet serbe apo individ partish!
Shiqo Dugollin vellaun e Dugollut qe tradhtoi Albinin per pushtet dhe vjedhi me miliona popullin.
Vellau i tije Ilir Dugolli kinse perfaqesues ne belgjik..
Krejt do laramana jane zgjedh ne berlin nje njeri i LDK-se qe kurre emri sju ka nie..
vetem se eshte i pershtatshem per serbet...
Kuku ku ku qka na ka gjet ,e ne flejm e nuk zgjomi nga gjumi antikombetare,
A thua sa dote na zgjat keshtu me mashtrime..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Merisa
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Merisa


Female
Numri i postimeve : 276
Age : 33
Vendi : Kosovë
Profesioni/Hobi : mjekesi
Registration date : 16/03/2009

A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ? Empty
MesazhTitulli: Re: A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ?   A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ? EmptySat Apr 04, 2009 9:39 pm

sipas meje ma mer mendja qe duhet te formohet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ? Empty
MesazhTitulli: Re: A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ?   A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ? EmptySat Apr 04, 2009 10:09 pm

Nese shikohet ne menyre siperfaqesore, PO.

Po nese shikojme qasjen e keteyre "lidereve politike", JO.

Pike se pari ata u drejtohen bashkeatdhetareve shqiptare , me mergata kosovare. Mergata e Kosoves eshte mergata Shqiptare , dhe per kete duhet vendosur ne logo flamurin kombetar dhe termi "kosovar" duhet larguar nga kjo faqe.

Se dyti para ca dite edhe sot u be zhurm per nje faqe interneti per te miren e mergates "kosovare".
Ndersa kjo faqe nuk perfaqeson mergaten shqiptare , perfaqeson interesat e politikaneve te Kosoves , te etur per "thithje" parash , vjedhje te reja , ...
Ne brendesi te kesaj faqeje thuhet qe do "luftojme" per mbrojtjen e gjuhes shqipe , ndersa nga vete nismetaret e kesaj faqeje gjuha shqipe nuk eshte shkruar si duhet , por me plote gabime.

"Lideret" e sotem e kane ne plane qe te krijojne pershtypjen tek mergata shqiptare qe ne Kosove jane arritur kushtet per investime , qe nenkupton vjedhjen edhe te diaspores(mergates) shqiptare pasi qe vetem vjedhja e popullit nuk po u mjafton.

Pas luftes deri me sot , privatizuan shume nderrmarje. Parat e te cilave i vodhen , puntoret mbeten papune(dhe te papaguar sipas marreveshjeve e rregullave) dhe keto nderrmarrje mbeten te mbyllura(disa u rihapen por shume puntore mbeten jashte).

E njejta gje do ndodh edhe me kete ministrine e diaspores (nese do te krijohet - me sa shihet po ).

Vjedhje-plaçkitje e popullit deri sa te mos kene çfare te vjedhin e plaçkisin...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ? Empty
MesazhTitulli: Re: A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ?   A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ? EmptySun Apr 05, 2009 12:30 am

detektivi shkruajti:
Po shiqo perfaqesuesit kinse diplomatik jashte shtetit.
Keta i thojne (ambasada)apo te ngarkuar me pune thirren!
Po me mashtrue popullin Thaqi sejdiu e tjere i thirrin ,,Ambasad" ku nuk egzistojn fare.
Ne keto vende pune jane ish shpijunet serbe apo individ partish!
Shiqo Dugollin vellaun e Dugollut qe tradhtoi Albinin per pushtet dhe vjedhi me miliona popullin.
Vellau i tije Ilir Dugolli kinse perfaqesues ne belgjik..
Krejt do laramana jane zgjedh ne berlin nje njeri i LDK-se qe kurre emri sju ka nie..
vetem se eshte i pershtatshem per serbet...
Kuku ku ku qka na ka gjet ,e ne flejm e nuk zgjomi nga gjumi antikombetare,
A thua sa dote na zgjat keshtu me mashtrime..


Ti jo vetem detektiv,por profeti shqiptar,zoti te bekofte.Si ti na vyn me ruajtur kombin,krah i forte tu kisha ba .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ? Empty
MesazhTitulli: Re: A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ?   A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A dueht tè formohet Ministrija e diaspores ?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: