|
| Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! | |
|
+15Mister Orfe@ Tatoo agim__barja ...... play Mergimtari xhiti fatlum detektivi arbeni24 Medalim Ramizi Delia petritkola 19 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Tue May 26, 2009 9:19 pm | |
| Servilet vetem edhe sejdiun e pahe harru! | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| | | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Wed May 27, 2009 12:54 am | |
| Raporti me 600 faqe i BE bllokon liberalizimin e vizave, qeveria shqiptare e korruptuar |
Komisioni Europian bllokon lëvizjen e lirë edhe për vitin 2010, bie premtimi i BerishësKomisioni Evropian në publikimin e udhërrëfyesit të dytë për procesin e liberalizmit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ngre shqetësimin se Shqipëria nuk i ka përmbushur ende kriteret për një proces të tillë. Komisioni Evropian ka dorëzuar tek 27 vendet anëtare, raportet e veçanta për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë,Malin e Zi dhe Serbinë. Raporti për vendin tonë përmban plot 600 faqe voluminoze, rreth të cilave anëtarët e bllokut kanë debatuar për të parë, se cilat vende kanë bërë progresin e kërkuar dhe cilat kanë ende rrugë deri në përmbushjen e detyrimeve. Në dokumentacionin e plotë vlerësohet shqetësimi për Shqipërinë, e cila nuk ka përmbushur detyrimin e kërkuar dhe për këtë arsye është krejt e pamundur të rekomandohet heqja e regjimit të vizave për vitin 2010. Çështjet më problematike që kanë penguar vendin tonë janë: siguria e dokumenteve të identifikimit, regjimi kufitar, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, funksionimi i drejtësisë dhe institucioneve të pavarura si dhe kriteret politike që janë zgjedhjet e lira e të ndershme. Duke u ndaluar tek problemi i pajisjes së qytetarëve me pasaportat biometrike, pasi një numër i vogël qytetarësh ka aplikuar për marrjen e tyre dhe një numër i pakët është pajisur me to. “Nuk ka ende një vlerësim mbi nxjerrjen në qarkullim të pasaportave biometrike me procedurë të sigurt të personalizuar, me gjithë rifreskimin e të dhënave. Ka nisur procesi i aplikimeve, por nuk ka shpërndarje të konsiderueshme të pasaportave, ndaj nevojiten verifikime të mëtejshme në këtë drejtim, si dhe kërkohen më shumë përpjekje për integritetin dhe sigurinë e procedurave të personalizimit dhe shpërndarjes, programe kundër korrupsionit e trajnime për zyrtarët që do të merren me pasaportat dhe vizat, si dhe forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit me INTERPOL për të deklaruar pasaportat e humbura apo të vjedhura”, shkruhet ndër të tjerash në raport. Lufta kundër krimit të organizuar Për sa i takon luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, është një tjetër problem, ky që theksohet në raport për Shqipërinë. Në dokument thuhet se Shqipëria është ende larg objektivave megjithëse masa e parë, regjistrimi i popullsisë ka filluar. Shqetësuese është edhe lufta e pamjaftueshme kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe trafikimit njerëzor. Pavarësisht entuziazmit të qeverisë, Shqipëria ka bërë shumë pak për të parandaluar këtë trafik. “Zbatimi i strategjive thelbësore mbi luftën ndaj krimit të organizuar mbeten sfidë kyçe për vendin. Nuk është miratuar strategjia mbi pastrimin e parave. Duhen forcuar kapacitetet e nevojshme administrative për luftën kundër korrupsionit. Bashkëpunimi ndërinstitucional është i dobët, ndërsa investigimi mbetet peng nga fuqizimi i një ligji efikas për këtë sistem”, thekson raporti i Komisionit Evropian. Raporti vlerëson progresin në fushën e rendit publik dhe të sigurisë. Sipas këtij raporti, progres është bërë gjithashtu edhe në trajnimin e forcave të rendit, një zhvillim i dukshëm krahasuar me një vit më parë. Kontrolli i kufijve dhe emigracionit ilegal Një tjetër pikë, ku ndalet raporti është edhe përpjekja për kontrollin e kufijve dhe emigracionit ilegal. Ndërkohë për sa i përket trafikimit njerëzor raporti thekson, se pavarësisht promovimit të konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, në terren nuk ka një zbatim të mirëfilltë të saj. Progres i dukshëm, sipas raportit është hyrja në fuqi e ligjit për të huajt, ku vlerësohet bashkëpunimi i qeverisë shqiptare me vendet e Bashkimit Europian. Shqetësimi i fundit i raportit por jo për nga rëndësia, është trajtimi i minoriteteve. Në dokument theksohet se ka ende probleme me komunitetin rom. KE kërkon hartimin dhe miratimin e menjëhershëm të një ligji të plotë kundër diskriminimit. Përsa i përket sistemit të azilit, raporti thekson se ky sistem është në funksion të plotë dhe në përputhje me standardet e vendeve të bllokut 27 anëtarësh. Shqipërisë mund t'i duhet të paktën edhe një tjetër raport i vjeshtës, për të arritur në një përfundim që do të varet shumë nga zgjedhjet e qershorit. Në fund të muajit qershor Komisioni pritet të rekomandoje heqjen e vizave për Maqedoninë, që i përmbush tashmë të gjitha kriteret dhe Serbinë e Malin e Zi, që kanë gjasa të arrijnë në kohë kushtet e nevojshme. Kushtet e BE Shqipëria duhet të plotësojë pesë kushte për të fituar lëvizjen e lirë në vendet Shengen. Kushtet emergjente që duhet të plotësojë Shqipëria janë lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër emigracionit klandestin, sistemi gjyqësor dhe sistemi i mirë i sigurisë që lidhet me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike. Zyrtarët e lartë evropianë kanë vlerësuar se Shqipëria ka bërë progres në këtë drejtim, por kanë nënvizuar se ka ende punë për t‘u bërë. Zgjedhjet e 28 qershorit janë sfida dhe guri i provës për Shqipërinë, por edhe për politikën. Liberalizimi i vizave dhe më pas marrja e statusit të vendit kandidat të BE-së do të vijnë në rast se më 28 qershor gjithçka do të shkojë shumë mirë. Pavarësia e gjyqësorit dhe siguria e dokumenteve janë thelbësore që shqiptarët të lëvizin të lirë në Evropë.
|
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Wed May 27, 2009 12:55 am | |
| Ja metodat manipuluese që do të përdorin PD dhe PS për zgjedhjet e 28 qershorit |
Shoqata "Mbrojtja e të Drejtave Civile" denoncon shitje-blerjet e procesit zgjedhor 2009 Shoqata "Mbrojtja e të Drejtave Civile", në vazhdim të publikimit të skandaleve të radhës në sistemin politik shqiptar, tashmë publikon informacionin mbi manipulimin e Procesit Zgjedhor të 28 Qershorit 2009 në Shqipëri. Informacioni në fjalë, është përgatitur nga stafi i kësaj shoqate dhe është mbledhur nga burime të besueshme pranë saj, të cilat vazhdojnë të militojnë në qarqet më të larta të Partive Politike Shqiptare, (PD dhe PS). Informacioni bën fjalë për përgatitjen e manipulimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 28 qershorit nga të dyja këto forca politike. Mundësitë më të mëdha për manipulim, i ka partia në pushtet, e cila ka vënë në funksion të këtij manipulimi mbi 100 milion dollarë para të pista, të fituara nga korrupsioni, krimi dhe kontrabanda katër vjeçare. Shoqata "Mbrojtja e të Drejtave Civile" falenderon këta individë që kontribuuan në përgatitjen e këtij informacioni dhe u garanton atyre anonimatin dhe mbrojtje, në rast rreziku. Historiku i zgjedhjeve në ShqipëriShqipëria është shteti i vetëm në Europë, që për 19 vjet me radhë nuk ka zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Që me fillimin e Pluralizmit Politik në Shqipëri, zhvillimi i zgjedhjeve politike, apo edhe lokale, ka kaluar përmes proceseve të manipulimit. Manipulimi më i madh zgjedhor, u bë në vitin 1996-të, kur, Partia Demokratike në pushtet në atë kohë, pas një fushate elektorale tepër të dhunshme, me rrahje e torturime të kundërshtarëve të saj politikë dhe gazetarëve të pavarur, manipuloi gjithë procesin zgjedhor dhe shpalli rezultatin, sipas dëshirës së saj. Manipulime zgjedhjesh do të përsëriteshin sërish në çdo proces zgjedhor të zhvilluar në Shqipëri. Deri më sot, Shqipëria nuk ka arritur të zhvillojë procese zgjedhore të lira dhe të ndershme. Kjo skemë manipulimi po përgatitet serish nga dy forcat e mëdha politike në Shqipëri. Manipulim zgjedhjesh me ligjKodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i miratuar kohët e fundit me konsensusin e dy forcave të mëdha politike në Shqipëri, është baza ligjore, e cila favorizon manipulimin e zgjedhjeve. Ky kod zgjedhor, në kundërshtim të plotë me Konventën Europiane të Lirive dhe të të Drejtave të Njeriut, dhe me Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë, i heq të drejtën individit për të zgjedhur dhe për t`u zgjedhur. Kodi Zgjedhor, përcakton se vetëm individët e pajisur me Karta Identiteti dhe me pasaportë, mund të votojnë. Nga mospajisja me dokumente identiteti, në Shqipëri do të ngelen pa votuar mbi 300 000 votues, të cilët gjenden fizikisht në Shqipëri. Kodi Zgjedhor nuk u garanton të drejtën e votës mbi 1 000 000 votuesve shqiptarë, të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë territorit administrativ të Republikës së Shqipërisë. Me një përllogaritje të thjeshtë, më shumë se 50% e votuesve shqiptarë nuk kanë mundësi të shprehen me votë për pushtetin që do i qeverisë katër vitet e ardhshme. Një tjetër burim manipulimi zgjedhor i sanksionuar me ligj, janë Komisionet Zgjedhore Partiake, ku shumicën e kanë po dy partitë e mëdha, (PD dhe PS). Partitë e tjera, të cilat garojnë në këto zgjedhje, janë të detyruara të pranojnë rezultatin që do u shpallin PD-ja dhe PS-ja. Gjithashtu, organizatave shoqërore, sindikatave dhe shoqërisë civile, nuk u është njohur e drejta që të garojnë si subjekte jopolitike në këto zgjedhje. Përfundimisht, me sa u shprehëm më sipër, dhe me ato që do të shprehen më poshtë, zgjedhjet politike në Shqipëri, të cilat mendohet se do të mbahen me datën 28 Qershor 2009, janë të dështuara, jo demokratike dhe antikushtetuese. Çdo gjykim tjetër, për ne si shoqate, është i kotë. Përgatitjet për manipulimSi rrallë ndonjë herë tjetër, Partitë Politike të medha, (PD-ja dhe PS-ja), kanë bërë përgatitje serioze për manipulimin e këtyre zgjedhjeve. Këtë përgatitje e reflektuan edhe Listat e Kandidatëve për Deputetë të këtyre dy partive. Bizneset e krimit, të korrupsionit dhe të ndërtimit, janë të përfshira direkt në këto lista zgjedhore dhe në manipulimin e zgjedhjeve. Kapitali kriminal, i akumuluar në vite nga të dy partitë e mëdha, do të përcaktojë fatin e zgjedhjeve. Partia që siguron mbështetjen më të madhe kriminale financiare, do shpallet fituese e këtyre zgjedhjeve. Shqipëria do të vazhdojë të sundohet edhe për një katër vjeçar tjetër. Mënyrat e manipulimit të zgjedhjeveMënyra klasike, (blerja e komisionerëve), e cila është përdorur në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri, ka treguar se ka sukses në Shqipëri. Kjo mënyrë manipulimi do të përdoret edhe kësaj radhe. Në qendrat e mëdha dhe të mesme të votimeve, kjo mënyrë do të përdoret gjerësisht. Kutitë e votimit do të ndryshohen gjatë rrugës për në qendrën e numërimit të votave, më të tjera, të gatshme, të mbushura pa filluar procesi zgjedhor. Firmosja e fletëve të votimit dhe pasqyra e rezultatit do të plotësohen një ditë para zgjedhjeve. Fleta e bardhë, e plotësuar Fleta e bardhë do të jetë fleta e artë, e cila do të manipulojë zgjedhjet. Një fletë votimi, e firmosur nga të gjithë komisionerët, sipas ligjit, do të qarkullojë në duart e militantëve partiakë, që pa nisur procesi zgjedhor. Kjo fletë dhe paraja do të bëjnë të mundur kontrollin e gjithë procesit zgjedhor në atë qendër ku do të aplikohet. Votuesi, para se të hyjë të votojë, do pajiset me këtë fletë, e cila është e plotësuar për subjektin politik që votohet. Votuesi, do të paraqitet para komisionit për të marrë një fletë të re votimi. Ai shkon në dhomën e fshehtë, por nuk plotëson asgjë në fletën e votimit që ka marrë nga komisioni, por do e palosë atë dhe do e fusë në xhep. Në kutinë e votimit, ai do të hedhë fletën e plotësuar nga të tjerët, para se të hynte për votim. Kur votuesi do të paraqesë tek militantët partiakë fletën tjetër boshe të votimit, do të marrë edhe çmimin në para të premtuar për votën e tij. Kjo fletë do të kalojë dorë më dorë dhe procesi zgjedhor do të manipulohet plotësisht, pa u ndierë asnjeri. Institucioni i BEAshtu siç e ka të shkruar edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, institucioni i BE-së, do të mbizotërojë edhe në këtë proces zgjedhor në zonat Veriore të Shqipërisë. Fshatarë të varfër, me numër të madh anëtarësh familjarë, do të jenë pre e kësaj maskarade. Militantë injorantë, do i detyrojnë të shkretët të betohen për votën e dhënë, në shkëmbim të një sasie parash në dorë. Betimi, edhe kësaj radhe do e bëjë punën e tij. Vota do të shkojë tek ajo parti, e cila do ketë se çfarë të paguajë. Marrëdhëniet familjareMarrëdhëniet familjare janë një mundësi tjetër politike që shfrytëzohet në Shqipëri. Pluralizmi Politik i 19-të viteve në vendin tonë, ka mbjellë vetëm pakënaqësi, urrejtje dhe injorancë në familje të tëra shqiptare. Individët me peshë politiko-familjare, të cilët janë majmur me paratë e korrupsionit që u ka garantuar pushteti në vite, edhe kësaj radhe do shfrytëzojnë të afërmit e tyre të varfër, për t`u dhënë votën në favor të kësaj apo të asaj partie politike. Shtresa e varfër e popullsisë, e mbytur në varfëri dhe në injorancë, do vazhdojë t`u bindet me përulje "Bajraktarëve Familjarë". Votat e tyre nuk do të shkojnë për bindje politike, por për hatër të të afërmve të tyre. Kuponi i kartës së identitetitDo të jetë faktor në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve. Për shkak të varfërisë së tejskajshme dhe për shkak të ngadalësimit me dashje të procesit, votuesit shqiptarë nuk do të jenë në gjendje të pajisen të gjithë me karta identiteti. Në këto kushte, hyjnë në lojë partitë e mëdha politike, të cilat do të mundohen të sponsorizojnë blerjen e këtyre kuponëve për votuesit e tyre. Blerja e kartës së identitetit do të përcaktojë edhe fatin e votës së votuesit të varfër. Manipulimi i votave të emigrantëveNjë tjetër mundësi manipulimi për partitë e mëdha shqiptare, (PD dhe PS), do të jenë votat e emigrantëve, të cilët, ditën e zgjedhjeve nuk do të jenë në Shqipëri. Kështu, në vend të tyre, mund të votojë kushdo, që mban një kartë identiteti të falsifikuar. Infrastruktura e kontrollit të kartave të identitetit nga Komisionet e Qendrave të Votimit, do të jetë në nivelin zero. Kështu, fati do i buzëqeshë asaj partie, e cila ka mundësinë më të madhe të prodhimit të kartave false. PërfundimeËshtë për të ardhur keq që sot, në vitin 2009, ne shqiptarët vazhdojmë të mendojmë se kur do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, se kur do të bëhemi shtet, se kur do të bëhemi njerëz të qytetëruar, të cilët punojnë për të ardhmen dhe begatinë e vendit të tyre. Procesi zgjedhor, akoma pa nisur, ka dështuar në Shqipëri. Ne, do të vazhdojmë të drejtohemi nga një Kryeminister autokrat dhe nga një grup servilësh, ministra të korruptuar e të pa moral. Ky do të jetë ndoshta shansi i radhës i humbur nga ne si shqiptarë. Kjo do të stopojë proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe do të rrezikojë pozitën tonë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO. |
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Wed May 27, 2009 3:37 am | |
| Të rinjtë shqiptarë imitojnë anarkistët grekë, lind Fronti i Rezistencës Sociale Të rinjtë shqiptarë imitojnë anarkistët grekë, lind Fronti i Rezistencës Sociale Nga Bledar Lumani
Një lëvizje anarkiste ka filluar të lëshojë hije në vendin tonë. Në Shqipërinë e përgjumur nga reaksioni i fortë qytetar dhe njerëzor, një sinjal po përhapet ngadalë nëpër internet duke bërë paralajmërime.
Njësoj si në vendin fqinj, Greqi, ku lëvizje të tilla anarkiste janë kthyer në uragan, një e tillë në Shqipëri parashikon ndëshkime për politikanë dhe njerëz të jetës publike. Organizata quhet Fronti i Rezistencës Sociale, dhe përmes një deklarate ka bërë të njohur emrat e 30 njerëzve të jetës politike dhe publike që duhet të lënë skenën, ose ndryshe....
Duke bërë fajtore kryesisht qeverinë, por jo më pak opozitën, FRS ka numëruar shqiptarët e vdekur gjatë vitit të shkoi për shkak të qeverisë.
“Mbi 120 punëtorë shqiptarë humbën jetën në aksidente të ndryshme në punë gjatë vitit 2008, ngaqë autoritetet marrin ryshfet nga firmat private për të mos u vënë atyre rregulla sigurie në punë. Mbi 300 shqiptarë humbën jetën në spitalet publike të Republikës së Shqipërisë si pasojë e shërbimit të dobët mjekësor. Mbi 350 shqiptarë humbën jetën në aksidente automobilistike më 2008 si pasojë e vjedhjes së fondeve për një sistem bashkëkohor komunikacioni. Mbi 75 shqiptarë kryen vetëvrasje më 2008 si pasojë e dëshpërimit, mungesës së shpresës dhe zhgënjimit nga atdheu i tyre. Shteti shqiptar la të digjen të gjallë mbi 20 shqiptarë më 2008 në shtëpitë e tyre. Të paktën 50 shqiptarë, mes të cilëve të paktën 10 fëmijë, u vranë drejtpërdrejt më 2008 në Gërdec, Liqenin e Farkës, Gjirokastër dhe “aksidente” të tjera të përgatitura nga etja për pará e pushtetit dhe të toleruar në mënyrë të dyshimtë nga opozita”, - thuhet në deklaratën e tyre.
Thirrja e kësaj organizate përfundon me paralajmërim. “Fronti i Rezistencës Sociale u kërkon me mirësjellje këtyre njerëzve, që si profesion kanë vrasjen, mashtrimin apo vjedhjen e shqiptarëve, që të ndalin ritmet e punës së tyre dhe tërhiqen vullnetarisht nga skena. Në të kundërt, “aksidentet në punë” do t’i vizitojnë edhe ata. Gjatë konfliktit Izrael-Palestinë më 2008 u vranë 320 civilë. Gjatë “paqes” shqiptare më 2008 u vranë mbi 800 persona”, - përmbyllet deklarata e tyre.
Fronti i Rezistencës Sociale
Shqipëria është marrë peng!
Maskarenjtë duhet të paguajnë! Populli shqiptar nuk do t’i falë ata që e mashtruan, vodhën, vranë, shitën dhe në fund i kërkuan votën!
Mbi 120 punëtorë shqiptarë humbën jetën në aksidente të ndryshme në punë gjatë vitit 2008, ngaqë autoritetet marrin ryshfet nga firmat private për të mos u vënë atyre rregulla sigurie në punë. Mbi 300 shqiptarë humbën jetën në spitalet publike të Republikës së Shqipërisë si pasojë e shërbimit të dobët mjekësor. Mbi 350 shqiptarë humbën jetën në aksidente automobilistike më 2008 si pasojë e vjedhjes së fondeve për një sistem bashkëkohor komunikacioni. Mbi 75 shqiptarë kryen vetëvrasje më 2008 si pasojë e dëshpërimit, mungesës së shpresës dhe zhgënjimit nga atdheu i tyre. Shteti shqiptar la të digjen të gjallë mbi 20 shqiptarë më 2008 në shtëpitë e tyre. Të paktën 50 shqiptarë, mes të cilëve të paktën 10 fëmijë, u vranë drejtpërdrejt më 2008 në Gërdec, Liqenin e Farkës, Gjirokastër dhe “aksidente” të tjera të përgatitura nga etja për pará e pushtetit dhe të toleruar në mënyrë të dyshimtë nga opozita. Është i panjohur numri i shqiptarëve që vdiqën nga uria, kequshqyerja apo dështimi i dhënies së shërbimeve publike, për të cilat ata paguajnë taksa. Me mijëra të rinj shqiptarë iu shtuan ushtrisë së të papunëve, pasi mbaruan më 2008 studimet në universitete pirate private të licencuara kundrejt ryshfetit nga autoritetet. Opozita shqiptare, përfaqësuesit e shoqërisë civile, artit dhe kulturës dhanë ndihmesën e tyre në këtë masakër duke bashkëpunuar ose heshtur. Të gjithë këta njerëz janë bashkëpunëtorë në vrasje masive dhe gjenocid.
EMRI PROFESIONI AKUZA
1. Sali Berisha Kryeministër në detyrë Vrasës, hajdut, shkatërrues i Shqipërisë
2. Edi Rama Kryeministër në hije Mashtrues, hajdut, shkatërrues i Tiranës
3. Ilir Meta Kryeministër në orvatje Gjobëvënie, vjedhje, shkatërrues i Skraparit
4. Jozefina Topalli Kryetare Kuvendi Injorante, bandite, shkatërruese e Shkodrës
5. Bamir Topi President I trashë, vegël, pranues i heshtur
6. Ridvan Bode Ministër Financash Hajdut
7. Genc Ruli Ministër Ekonomie Hajdut, mafioz
8. Fatmir Mediu Ish-ministër i Mbrojtjes Vrasës në seri, mafioz
9. Lulzim Basha Ministër i Jashtëm Servil, hajdut, mafioz
10. Kreshnik Spahiu Nënkryetar KLD I paaftë, i alkoolizuar
11. Ina Rama Kryeprokurore E paaftë, frikacake
12. Shaban Memia Kryetar i Kom. Pronave Handikapat, hajdut
13. Neritan Ceka Arkeolog Servil, impotent
14. Vasil Bollano Kryebashkiak I shitur, spiun, shkatërrues i Himarës
15. Armando Duka President i FSHF Matrapaz, mafioz
16. Skënder Gjinushi Matematikan Mashtrues, vegël e krimit të pushtetit
17. Genc Pollo Përkthyes Hajdut, shkatërrues i arsimit të lartë
18. Jemin Gjana Agronom I paaftë
19. Ferdinand Poni Printer Llapaqen, vegël
20. Kujtim Çashku Regjisor Batakçi
21. Petrit Beci Drejtor i RTSH Servil, psikopat
22. Majlinda Bregu Ministre e Dizintegrimit Hajdute, e paaftë
23. Janullatos Kryepeshkop Shfrytëzues
24. Ylli Pango Psikolog Maniak, hajdut
25. Ardit Gjebrea Showgirl Karagjoz, korruptues i skenës
26. Erion Veliaj I ri Delirant, kopjac
27. Flamur Bime I vjetër Hajdut, vrasës, shkatërrues i Gjirokastrës
28. Lufter Xhuveli Ministër Mjedisi Servil, kokëgdhe
29. Valentina Leskaj Kryetare grupi PS Provinciale, hajdute
30. Erion Braçe Showman Me aftësi të kufizuara
Fronti i Rezistencës Sociale u kërkon me mirësjellje këtyre njerëzve që si profesion kanë vrasjen, mashtrimin apo vjedhjen e shqiptarëve që të ndalin ritmet e punës së tyre dhe të tërhiqen vullnetarisht nga skena. Në të kundërt, “aksidentet në punë” do t’i vizitojnë edhe ata.
Gjatë konfliktit Izrael-Palestinë më 2008 u vranë 320 civilë.
Gjatë “paqes” shqiptare më 2008 u vranë mbi 800 persona.
SHPËRNDAJE FJALËN!
MOS U DORËZO PA LUFTË!
BËJ REZISTENCËN TËNDE! | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Wed May 27, 2009 5:19 am | |
| Një portret i paautorizuar për Fatmir MediunNga Mero Baze E pashë dje Fatmir Mediun se si i “kërkoi publikisht” Sali Berishës fjalën e nderit që në mandatin tjetër të kujdesej për pronarët. Me patetizmin e tij që i rrjedh gati si urinim i pavullnetshëm, ai e vuri kryeministrin Berisha në një nga skenat më të sikletshme të jetës së tij politike. Iu desh që të merrte pjesë në një Kuvend të republikanëve, të dëgjonte Fatmir Mediun, dhe t’i bindej “kërkesës së tij publike”. E gjithë kjo rëndësi që iu kushtua zotit Mediu, në të vërtetë nuk reflekton rëndësinë e tij, por pafuqinë e Berishës për ta kundërshtuar çdo marrëzi të zotit Mediu, tanimë që e ka marr peng te historia e Gërdecit dhe përfshirja e djalit të tij në atë histori. Ky sukses i padiskutueshëm i Fatmir Mediut, i cili sot arrin të komandojë kryeministrin më të fuqishëm të këtij vendi për vite me radhë, është treguesi real se peng i kujt është ky shtet. Dhe për ta kuptuar se peng i kujt është, le të përpiqemi të kuptojmë kush është Fatmir Mediu. *** Ashtu si nuk të mbetet asgjë në mendje nga fjalimet e tij politike, ashtu dhe nga jeta e tij askush nuk ndan dot diçka që të ketë shkëlqyer apo të ketë qenë shumë e keqe. Ai filloi studimet në vitin 1985 për inxhinier shpimi në degën e naftës, në një klasë jo shumë të disiplinuar studentësh. Klasa e përbërë kryesisht me studentë nga Fieri, Vlora dhe Berati, të gjithë meshkuj, i përshtatej profilit të degës ku studionin. Të dhunshëm në dukje, grupi i tij filloi të bjerë në sy për njëfarë uniteti përballë disiplinës dhe rregullave të fakultetit. Lidhjet e tyre të forta me njëri-tjetrin dhe fryma e të vepruarit në grup u ruajt shumë gjatë dhe e ka ndjekur pas karrierën e zotit Mediu. Vetë Fatmiri nuk kishte rënë kurrë në sy për të qenë i pari. Mbaroi fakultetin në qershor 1990 dhe u emërua inxhinier në Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës, Patos. Disa muaj pasi kishte filluar punë, në Shqipëri u shpall pluralizmi politik. Lidhjet e para të Mediut me republikanët u krijuan për rrethana fare aksidentale. Sabri Godo, dhëndër i familjes Vrioni, gjeti te rekomandimi për Fatmir Mediun njeriun e duhur praktik që merrej me të gjitha punët e vogla që duhet të kryente dikush në Fier për të dhe familjen e gruas së tij. Mediu i hyri shpejt në zemër, jo vetë me rrjetin e shokëve që krijoi dhe ia vuri në dispozicion, por dhe me prakticitetin e zgjidhjes së problemeve. Në atë kohë Mediu afrohet shumë përmes “grupit të kosovarëve” me Partinë Demokratike në Fier. Një prej tyre, Viktor Margilaj, i cili u bë më vonë prefekt i Durrësit, ishte një nga miqtë më të afërt të Fatmirit. Pas Kongresit të Partisë Republikane në vjeshtë të vitit 1992, Mediu emërohet nga Sabri Godo nënkryetar i Partisë Republikane. Afrimi i Mediut pasoi spastrimin e parë brenda republikaneve dhe largimin prej partisë të Vangjush Gambetës dhe Hysen Çobanit si krah radikal që kërkonin program të qartë konservator të PR. Megjithëse u emërua në Tiranë, Mediu qëndroi dhe për një kohë në Fier. Në fillim të vitit 1993 mbërriti në Tiranë. Sapo mbërriti në kryeqytet, ai nisi përpjekjet për t’u afruar me grup pushteti brenda PD dhe arriti të krijojë kontakte të mira në atë kohë me ish-ministrin e Brendshëm, Musaraj dhe kryeministrin, Meksi. Në përpjekje për ta përdorur lidhjen me këtë grup për t’iu imponuar Partisë Republikane, Mediu i fuqizoi dukshëm pozitat. Republikanët shfaqnin herëpashere rezerva ndaj qeverisë dhe Mediu ishte ura që i bashkonte. Përmes tij zgjidhnin problemet me shtetin, por nga ana tjetër Mediu zgjidhte gjithë problemet e tij. Ndërkohë, disa grupe kriminale që filluan të lulëzonin në Berat, Fier dhe Vlorë kishin te Mediu një mediator të shkëlqyer që i çonte atje ku duhej problemet e tyre. Kështu, Mediu nisi të ndikojë dhe në kryesitë e degëve të PR në këto zona, sidomos në degën e Beratit dhe Fierit. Në zgjedhjet e vitit 1996 Mediu kandidoi në Fier. Brenda PD lufta mes grupit të Meksit dhe Berishës ishte e ashpër. Berisha kishte kandiduar rivalët e vet në zona të jugut për të humbur. Fatmir Mediu ishte i pari kandidat që denoncoi dhunën në zgjedhje duke i paraprirë tërheqjes së socialistëve më 26 maj. Mediu denoncoi zgjedhjet dhe i braktisi ato në mesditë. Marrëdhëniet e tij u acaruan me PD zyrtare të Berishës, por nga ana tjetër ai ruajti një pozicion të tërhequr më pas. Pasi socialistët erdhën në pushtet, Mediu tentoi të afrohej fort me ta. Përpjekja e tij për të bërë të njëjtin rol si me PD, që t’i imponohej Partisë Republikane përmes lidhjeve me pushtetin, vazhdoi. Kunati i tij, Ilirian Celibashi, u emërua zëvendësministër i Brendshëm dhe shërbente si lidhje mes Mediut dhe grupeve që e mbështesnin atë në pellgun Berat dhe Fier. Kryeministri, Fatos Nano, e mbajti larg personalisht, por e ndihmoi atë më pas për t’i shpëtuar burgosjes në Itali. Në vitin 1998, Mediu nisi përpjekjet për të përtërirë PR. Por asgjë nuk funksionoi. Ai afroi Lajla Përnaskën dhe Mirela Bogdanin, por brenda një viti ato u larguan përsëri. Duket se ata që i ngjisnin më shumë ishin njerëzit problematikë. Gjatë zgjedhjeve të pjesshme lokale në qershor të 1998, në Shijak, ai kishte kandidat Klement Zgurin. Ai u afrua ndjeshëm me atë që më vonë u bë epiqendra e bandës së Shijakut. I lidhur ngushtë me figurat kryesore problematike të këtyre grupeve, ai filloi të bëhet njeri i pushtetshëm në Shijak. Këto grupe dhe lidhjet e tyre nuk kishin ndonjë besnikëri politike. Për të qenë luajalë me të gjitha palët, ata u vetëquajtën “republikanë” dhe kanë qenë problem i çdo palë zgjedhjesh në Shijak. Në zgjedhjet e vitit 2000 dhe 2001 i përdori Agron Duka. Fleksibiliteti lidhej me të qenit e tyre “republikanë”, pra pakicë që shkonte sa me një palë me tjetrën. Në vitin 1999, Mediu tentoi të hiqte qafe autoritetin e Sabri Godos. Iu afrua ndjeshëm Genc Pollos dhe i vuri atij në dispozicion gjithë lidhjet e veta të dyshimta. Në përpjekje për t’i bërë opozitë Berishës, Pollo kishte nevojë për njerëz, pará dhe lidhje në gjithë vendin. Fatmir Mediu i kishte të gjitha këto. Nën sponsorizimet e këtyre grupeve të dyshimta, Pollo u divorcua me Berishën dhe filloi të udhëtojë drejt SHBA me Mediun në emër të “politikës së re” në fillim të viteve 2000. Mediu e shoqëroi në Dallas te miqtë e tij, Xhimi dhe Nazar Mehmeti (Nick). Nazari është një shqiptar nga Struga me origjinë nga Devolli, një biznesmen i suksesshëm në Dallas, pronar i katër klubeve striptizmi. Xhimi, një biznesmen amerikan, mik i Nazarit, e afroi Mediun me drejtues të Mëngjesit të Lutjeve në Uashington. Më pas lidhjet e Mediut me ta u forcuan dhe Mediu u bë rekomandues i ftesave të tyre në rajon. Disa muaj më parë ky biznesmen privatizoi INSIG dhe ishte njeriu që u mor privatisht me axhendën e Berishës dhe Mediut në Uashington. Këto lidhje Mediu ia vuri në dispozicion Genc Pollos kundër Berishës në vitin 1999 në udhëtimin drejt SHBA. Por jo të gjitha gjërat po i shkonin mirë. Gjatë një udhëtimi për në Milano me vëllanë e Gazmend Mahmutajt, nga Berati, në atë kohë kryetar i Forumit Rinor Republikan, policia e ndaloi, pasi Mahmutaj kërkohej për katër vrasje dhe trafik droge. Mediu i kishte nxjerrë një pasaportë me emër tjetër, duke përdorur shkresë nga Partia Republikane. Gjykata e Milanos e dënoi Fatmir Mediun për krimin e parashikuar, sipas nenit 309 të Kodit Penal italian duke bashkëpunuar në krim, për të shfrytëzuar prostitucionin. Gazmend Mahmutaj ishte dënuar në Itali me dhjetë vjet burg, ndërsa Mediu u kap duke e ndihmuar atë të kalonte transit përmes Italisë në Strasburg si pjesë e një delegacioni shqiptar për të marrë pjesë në një konferencë mbi krimin e organizuar thirrur nga Parlamenti Evropian. Pra, ironia ishte e plotë. Mediu po përdorte autoritetin e shtetit shqiptar për të toleruar një person në kërkim. Ai e kishte ndihmuar Gazmend Mahmutajn të nxirrte një pasaportë me emrin Raqi Gjoni dhe duke u përpjekur me ndërgjegje të plotë t’i bindte autoritetet kufitare për këtë identitet. Pas kësaj Mediu u ndalua në aeroportin e Malpensës në Milano. Ai u ndoq më pas përmes ndërhyrjeve politike në gjykim të lirë, derisa Gjykata e Milanos vendosi ta dënojë me tre vjet burg. Pra, kryetari i republikanëve shqiptarë u dënua me tre vjet burg nga Gjykata e Milanos. Në vitin 2003, Mediu e apelon këtë vendim, po përsëri gjykata vendos që ai të dënohet me tre vjet burg dhe pesë vite ndalim të veprimtarisë publike. Në dosjen e gjykatës, siç mund ta shihni, rezulton i arratisur për drejtësinë italiane. Çështja u bë shumë e mprehtë në Shqipëri, pasi Mediu ishte tanimë një politikan në kërkim. Këtë shans duket se e shfrytëzoi në atë kohë kryeministri, Fatos Nano. Ai toleroi ndihmën shtetërore për të shmangur vuajtjen në burg të Fatmir Mediut. Kështu, ai angazhoi zyrtarisht struktura të Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Një avokat i shquar italian, ish-numri dy i Antimafies italiane, Maritati, u angazhua për lirimin e tij në Gjykatën e Lartë italiane. Ndihmësi shqiptar i Maritatit ishte gjyqtari shqiptar, Besnik Imeraj, tashmë anëtar i Gjykatës së Lartë, dhe gjyqtar i çështjes së zotit Mediu, ndërsa ndërmjetës zyrtar i tij Adrian Visha, tashmë avokat i zotit Mediu. Kjo lidhje e ngushtë e arritur përmes kunatit të Fatmir Mediut, Ilirian Celibashi, funksionoi dhe Mediu ngeli një opozitar peng i qeverisë së Fatos Nanos. Por, pavarësisht “sagës kriminale” të Fatmir Mediut, ai vazhdonte jetë aktive politike në koalicion me Sali Berishën. Në vitin 2001 ai ishte pjesë e koalicionit “Bashkimi për Fitore” dhe u bë deputet i parlamentit shqiptar duke qenë pjesë e listës së PD. Raportet e tij me Berishën ruajtën zhvillime konstante deri më 2005. Pas vitit 2005 ai u përfshi në qeverinë Berisha si ministër i Mbrojtjes. Ai aktivizoi menjëherë lidhjet e tij të dyshimta në gjithë vendin. Kështu, vëllai i të ndaluarit në Itali për trafik u emërua drejtor i uzinës së armëve në Poliçan, një i afërm i njerëzve të tij në Fier, me mbiemër Kajolli, u emërua shef i Administratës së Ministrisë së Mbrojtjes, motra e biznesmenit Nazar Mehmeti u emërua drejtoreshë e botimeve në ministri, vetë Mediu u përfshi menjëherë përmes një lidhjeje të tij në Berat në ndërtimin e spitalit privat në mjediset e Spitalit Ushtarak në Tiranë. Aksionet e veta i kaloi në emër të Nik Mehmetit, ndërsa përfaqësinë noteriale për të e kishte motra e vet, notere. Mediu ndihmoi po ashtu këtë grup të privatizonte INSIG dhe vetë u përfshi i tëri në historinë e lobimit të kontratës së Gërdecit. Së bashku me djalin e kryeministrit, Shkëlzen Berisha, ata ishin ideatorët e këtij projekti ogurzi. Që në mbledhjen e parë të qeverisë në shkurt të vitit 2007, Mediu çoi propozim direkt që qeveria të lidhte kontratë me një kompani amerikane, SAC, për demontimin e fishekëve. Arsyetimet e Mediut në mbledhje rrezatojnë tërësisht mentalitetin e tij ordiner dhe antishtetëror. Ai flet si një njeri i rrugës në një mbledhje qeverie, duke përdorur shprehje të tilla si: “Unë s’kam ndonjë interes për vete”; “Po deshët, miratojeni, po deshët jo”; “Këto janë punë delikate, se janë amerikanët në lojë”; “Berisha u ka premtuar në zyrë” e të tjera banalitete si këto. Ka qenë ndërhyrja e ashpër dhe kompetente e ministrit të Financave, Ridvan Bode, që ka shmangur skandalin. Berisha i kapur prej djalit të tij thuajse ka heshtur dhe ka pranuar arsyetimin që kjo kontratë të mos lidhet, por të rikthehet në Ministri të Mbrojtjes për tender. Por pas një muaji Mediu ia doli. Pa tender, përmes një vendimi që mbështetej në mënyrë të pjesshme te VKM 138 e qeverisë, ai ia dha këtë kontratë asaj kompanie që deshi t’ia jepte që në fillim. Në këtë histori u implikua thellë djali i kryeministrit, i cili, siç rezulton, ka lobuar pranë ministrit të Drejtësisë për komente pozitive për këtë vendim. Tri sekretare e dëshmojnë këtë lobim, dy nga Ministria e Drejtësisë dhe një nga Ministria e Mbrojtjes. Mediu rezulton të ketë qenë në kontakt të përditshëm me Shkëlzen Berishën dhe ky tjetri me Mihal Delijorgjin. Tabulatet e telefonave ditën e tragjedisë zbulojnë se Mihal Delijorgji ka biseduar në minutat e para pas shpërthimit me Shkëlzen Berishën, pasi ky i fundit ka dalë nga takimi me Mediun. Kjo lidhje e fortë kriminale deri në kokë të qeverisë ishte një fund logjik i karrierës së një politikani që ka pasur lidhjet kriminale dhe adhurim për botën e krimit. Mediokër në formimin e tij dhe jashtë çdo standardi si zyrtar shtetëror, ai futi Shqipërinë në një krizë të pashembullt me SHBA dhe partnerët evropianë për shkak të inkriminimit që i bëri kryeministrit Berisha dhe familjes së tij me këto lidhje kriminale. Ishte ky inkriminim që bëri Berishën të ndryshonte tërësisht dhe t’i shpallte luftë drejtësisë shqiptare për të shpëtuar Fatmir Mediun dhe të birin e tij. Dhe kjo luftë është kostoja më madhe që Shqipëria po i paguan sot integrimit në Evropë, mos-liberalizimit të vizave dhe thuajse ngrirjes së marrëdhënieve me Perëndimin. Është kjo krizë që detyroi Berishën të sulmonte vëzhguesit e ODIHR dhe që rrezikon që zgjedhjet të dështojnë nga paniku i humbjes dhe llogaridhënies para drejtësisë. Është ky një bilanc logjik i një politikani që quhet Fatmir Mediu. Ai ka marrë sot peng kryeministrin e vendit dhe po e detyron atë të veprojë sipas ligjeve që mafia i dikton një pengu. Dje ai ka dalë sërish para shqiptarëve dhe u ka kërkuar votën për një mandat të ri. Ky lajm nuk mund të dëgjohej askund, përveç këtij vendi, ku njerëzit harrojnë të shkuarën dhe shpesh dhe të ardhmen e afërt. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Wed May 27, 2009 11:15 pm | |
| Berisha përgatit manipulimin e zgjedhjeve, socialistët kërcënojnë me bojkot |
400 mijë shtetas pa karta identiteti, PS i kërkon Nishanit listën e votuesve pa pasaportëMegjithëse bënë një akord të madh me Sali Berishën për të bërë një kod zgjedhor skandaloz për hir të interesave të momentit, socialistët shqiptarë më në krye Edi Ramën po kuptojnë se gjithçka bënë me kodin Elektoral dhe ndryshimet kushtetuese po kthehet në bumerang. Tashmë Sali Berisha është i vendosur të fitojë edhe këto zgjedhje të cilat i japin përfundimisht lirinë e duhur për të shtënë përfundimisht në duart e tij institucionet e pavarura shqiptare dhe për të mbyllur gjyqet e korrupsionit, të cilat fillojuni me Gërdecin dhe vazhdojnë me korrupsionin galopant që është shtrirë në të gjithë strukturën dhe superstrukturën shtetërore. Kryesocialisti Rama i zhytur në llumin që gatoi vetë, tashmë e ndien se kodi Elektoral ishte një nga shërbimet më të mira që mund ti bënte Sali Berishës, i cili në 28 Qershor ka vendosur të kryejë vetëm zgjedhje formale pasi mesa duket rezultatin e ka vulosur në tavolinën e tij. Mospajisja e qytetarëve me karta identiteti është një nga gangrenat e këtyre zgjedhjeve. Nga 700 mijë shtetas pa pasaporta kanë aplikuar vetëm 300 mijë persona deri në datën 19 Maj. Sipas urimeve të sigurta pjesa kryesore e pajisur i përket militantëve demokratë të cilët Sali Berisha i pajisi që ditët e para me sponsorizimet e qeverisë, ndërkohë që militantët socialistë nuk e kanë këtë mundësi. Shifra prej 400 mijë personash pa karta identiteti është një përqindje e konsiderueshme porsa i përket votuesve shqiptarë. Nëse të regjistruar janë rreth 3.1 milionë persona, nëse llogarisim rreth 60 përqind pjesëmarrje që do të thotë 180 mijë votues, mungesa e 400 mijë personave në këto zgjedhje lë pa votuar rreth 20 përqind të elektoratit pjesëmarrës në zgjedhje. Po të llogaritet fakti që demokratët kanë pajisur militantët e tyre, kjo kthehet në një goditje shumë e fortë për të majtën e cila hyn me humbjen e garantuar në zgjedhje. Në këto kushte Edi Rama prej ditësh ka nxjerrë Kastriot Islamin i cili në emër të PS paralajmëron bojkotin e zgjedhjeve të 28 Qershorit. PS, letër Nishanit dhe ndërkombëtarëve ( mes titull) Pas shumë daljesh dhe protestash për parregullsitë e procesit parazgjedhor, Partia Socialiste, edhe ditën e djeshme shprehu shqetësimin e saj për mospasjen e të gjithë shtetasve shqiptarë me letërnjoftimin elektronik. Kohët e fundit shqetësimet e ngritura nga kampi rozë për procesin e kartave të identitetit kanë pasur në qendër të tyre probleme të shumta. Nisur nga këto mangësi që ata kanë vërejtur në këtë proces, opozita madje ka paralajmëruar edhe bojkotin e zgjedhjeve nëse nuk do të gjendet zgjidhje për to. Duke u ndalur tek shqetësimi i mospasjes me letërnjoftim elektronik të shtetasve shqiptarë që nuk disponojnë pasaportë, ata shprehin shqetësimin se ky akt jo vetëm përbën një cenim të të drejtës kushtetuese të votës, por mbi të gjitha ata shprehin rrezikun e manipulimit të zgjedhjeve, ndaj dhe ngrenë zërin për gjetjen e një zgjidhje brenda fundit të këtij muaji. Nisur nga interesimi i tyre për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në përputhje me standardet ndërkombëtare, këtë radhë socialistët kanë shkuar edhe më tej, nëpërmjet një letre dërguar Ministrit të Brendshëm, Bujar Nishanit, ambasadorit Bosch, drejtueses së misionit të ODIHR, Glover, kanë kërkuar brenda datës 30 maj të dhëna për shtetasit me dhe pa pasaportë si dhe numrin e shtetasve që kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik. “Ju kërkojmë që brenda datës 30 maj të na vini në dispozicion: Listën e votuesve me pasaportë, kjo e dhënë duhet të jetë e përditësuar me të dhëna deri në datën 20 maj 2009; listën e votuesve pa pasaportë që kanë aplikuar të përditësuar me të dhënat e datës 20 maj 2009 dhe listën e votuesve pa pasaportë që kanë marrë në dorë letërnjoftimin, të përditësuar me të dhënat e datës 20 maj 2009”, shkruhet në letrën e PS. Partia Socialiste deklaron se kërkesa e saj niset nga shqetësimi për pamundësinë e pajisjes me karta, të një numri të konsiderueshëm votuesish, që do të pengojë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e 28 qershorit. Në këtë letër, Partia Socialiste rikujton se e drejta e votës është një e drejtë kushtetuese e cila sipas Kodit Zgjedhor realizohet me pasaportë ose letërnjoftime. Ndër të tjera në këtë letër, socialistët kujtojnë edhe konsensusin që kanë dhënë gjatë hartimit të Kodit Zgjedhor, për nenin që parashikon përdorimin e pasaportës ose të letërnjoftimit si mjet identifikimi për të garantuar realizimin e të drejtës së votës dhe njëkohësisht për të shmangur manipulimet në zgjedhje. Ata ngrenë shqetësimin se detyra e pajisjes me pasaportë apo letërnjoftime e të gjithë zgjedhësve prezentë në listën e votuesve duket e pamundur të realizohet duke vënë në rrezik dështimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet demokratike. “Do të ishte me interes të kishim dijeni gjithashtu për opsionet eventuale të zgjidhjes që do të mundësonin të gjithë votuesit pa pasaportë, të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë për letërnjoftim për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit. Ju lutem na dërgoni informacionet e kërkuara dhe opsionet e zgjidhjes. Analiza e këtyre informacioneve dhe vlerësimet përkatëse do të jenë në themel të qëndrimit të PSSH ndaj këtij aspekti përcaktues të procesit zgjedhor”, thuhet në letrën e PS-së. Me shpresën për një përgjigje pozitive për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë që garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme në përputhje me standarde demokratike ndërkombëtare, opozita shpreh gadishmërinë maksimale për pjesëmarrjen konstruktive të PSSH në këtë proces shumë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendi. Ndërkohë në letër theksohet se PS është e gatshme të angazhohet maksimalisht për mbarëvajtjen e këtij procesi.
|
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Thu May 28, 2009 5:45 am | |
| Dy mashtrues ballkanas dhe rezoluta për Kosovën
Nga Mero Baze
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, janë vënë në garë kush të lavdërohet më shumë me rezolutën e Konferencës Islamike për Kosovën. Ministri ynë, talenti i vetëm i të cilit deri më sot është patetizmi, gati sa na hutoi si magjistari Nadir, duke na thënë se vendet islamike votuan një rezolutë për njohjen e menjëhershme të Kosovës. Pas kësaj mendova se në Beograd do të kishte rënë vërtet zija. Po, ndërsa po lexoja lajmet e B92, agjencisë më serioze properëndimore serbe, pashë se njësoj si Lulzim Basha, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, e quante rezolutën një tjetër fitore historike për Serbinë. (Arabia Saudite dështon në propozimin për pavarësinë e Kosovës: Source: B92.http://www.b92.net/eng/news/politics-article.php?yyyy=2009&mm=05&dd=24&nav_id=59349) Sigurisht që të dy gënjejnë, edhe Lulzim Basha, dhe Vuk Jeremiç. Konferenca Islamike natyrisht që ka lëvizur nga pozicioni gati armiqësor që kishte ndaj njohjes së shtetit të Kosovës, por është ende shumë larg njohjes së saj dhe ndoshta s’do arrihet kurrë njohja në bllok. Është i dhimbshëm fakti që Shqipëria ka paguar një taksë të rëndë duke qenë anëtare e kësaj organizate, me arsyetimin se do të na ndihmojë për pavarësinë e Kosovës dhe në të vërtetë ajo po bëhet pengesa e fundit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Dhe Lulzim Basha me “suksesin” e Konferencës Islamike gënjeu si zakonisht, jo vetëm shqiptarët, por dhe Behxhet Pacollin, i cili, sa herë merr vesh ndonjë lajm se ndonjë vend do ta njohë Kosovën, hap fjalë se ka punuar më parë për këtë njohje. Dhe në këtë rast Azerbajxhani, tek i cili ai kishte shumë besim, ishte sërish kundër dhe pengesë kryesore e rezolutës së paraqitur. Pak a shumë kështu i ndodhi dhe Lulzim Bashës. Pasi rezoluta nuk ishte ajo që u nis, dhe pasi thelbi inkurajues i saj u zbeh, ministri ynë doli para kamerave shend e verë dhe dha lajmin se pritet një valë e fortë njohjesh për Kosovën. Shpresa e tij e vetme është që ne t’i llogarisim si bilanc të tij shtetet myslimane që mund ta njohin në të ardhmen Kosovën. Ky banalitet i tij më kujtoi natën para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, rreth orës 1 të natës duke u gdhirë 17 shkurti, kur Basha iu dërgonte sms gazetarëve të Tiranës në Prishtinë duke u thënë: “Po i jap dorën e fundit”. Ky protagonizëm qesharak me një çështje shumë serioze, siç është pavarësia e Kosovës dhe njohja e saj nga Perëndimi dhe gjithë vendet e tjera, është thelbi i vërtetë i këtij manekini. Ata që kanë njohur Kosovën dhe ata që do ta njohin, do t’i marrin vendimet, jo duke pasur parasysh Lulzim Bashën, por Kosovën. Unë nuk di me çfarë modeli e inkurajon Lulzim Basha njohjen e Kosovës në botë, por deri më sot ai thjesht shpresojmë mos të ketë prishur punë me historitë e tij të korrupsionit dhe vesin për të gënjyer për çdo gjë. I njëjtë si Basha dhe ministri serb, Jeremiç, mburret se ka arritur një fitore në Damask duke frenuar njohjen e Kosovës nga Konferenca Islamike. Njësoj si Basha dhe ky delirant mendon se Kosova mund të pengohet nga lobimi i tij personal. Për një koincidencë shumë private, të dy këta njerëz, si Lulzim Basha, dhe Vuk Jeremiç, kanë një shok të përbashkët serbo-boshnjak, Damir Fazlliçin. Jeremiç ka ndenjur me të në Londër në një dhomë, ndërsa Basha ka pasur deri biznese përmes kunatit të tij. S’di pse këta dy mashtrues më kujtojnë gjithmonë Fazlliçin, sidomos kur krekosen si gjelat mbi pleh | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Thu May 28, 2009 5:47 am | |
| NY Times”: Armët e AEY mund të kenë shkuar për talebanët Nga Tema Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleati kryesor i Shqipërisë, po përballen me dy fronte lufte me talebanët, në Afganistan dhe në Pakistan, gazeta “New York Times” njofton se armët që janë dërguar nga kompania AEY në Afganistan, e cila e merrte furnizimin kryesisht në Shqipëri, por dhe në vende të tjera të Evropës Lindore, mund të kenë shkuar për talebanët, e jo për ushtrinë afgane që lufton kundër këtyre kryengritësve. Lajmi i rëndë është botuar para disa ditësh nga gazeta e njohur amerikane, dhe autor i saj është po i njëjti gazetar që bëri investigimin e rëndësishëm në Shqipëri për aferën e AEY. C. J. Chivers thotë në shkrimin e tij me titull “Armët e dhëna nga amerikanët mund të kenë rënë në duart e talebanëve”, se disa nga armët e gjetura te rebelët talebanë janë identike me ato që janë dërguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për forcat ushtarake afgane, që supozohet se do t’i luftojnë këta rebelë, duke qëndruar në krah të forcave aleate. Chivers thotë në artikullin e tij se akoma nuk ka ndonjë ide të saktë se si kanë mbërritur këto armë në duart e rebelëve, por analistë ushtarakë thonë se një nga arsyet kryesore mund të jetë dhe kontrolli shumë i dobët që është bërë nga ana e amerikanëve ndaj dërgesave që janë nisur për në Afganistan me destinacion ushtrinë e këtij vendi. Sipas tyre, shpesh këto dërgesa mund të kenë pasur destinacion tjetër, d.m.th., rebelët afganë. Një tjetër opsion, sipas analistëve, është dhe ai i korrupsionit të tejpërhapur në forcat afgane, çka mund të ketë bërë që të bëhen abuzime me dërgesat që u vinin atyre. Chivers ka hetuar më tej dhe thotë se gjurmët e armëve të kapura, janë të atyre kategorive që janë dërguar në Afganistan nga kompania AEY, e cila është nën hetim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi i rëndë vjen në momente tepër delikate, kur forcat talebane kanë mësyrë dhe Pakistanin, duke e komplikuar shumë situatën në këtë rajon. Zyrtarët shqiptarë, të implikuar në këtë aferë, janë gjithashtu përgjegjës në këtë aferë. Ata pikërisht kanë bërë të parët rolin e sekserit për të ngritur çmimin e armëve që shkonin në Afganistan. Hetimi i gazetës “TemA”: Izraelitët vëzhgonin trafikun e Gërdecit, frikë se armët shkonin për armiqtë e tyrePara disa kohësh gazeta “TemA” botoi një raport, sipas të cilit shteti i Izraelit po hetonte “folenë e trafikut” përmes Gërdecit, duke iu trembur faktit se armët që shiteshin mund të binin në duart e armiqve të tyre. “TemA” ka mundur të mësojë se Ministria shqiptare e Mbrojtjes për rreth tetë muaj para shpërthimit ka rritur në mënyrë të paprecedent fluksin e ngarkesave, ndërsa rezulton se ky fluks ka dalë jashtë kontrollit duke çuar armë në “duar të pasigurta”. Më konkretisht, bëhet fjalë për alarmin që përfshiu shërbimet e inteligjencës së shtetit të Izraelit, ndërsa burime të besueshme dhe pranë këtyre zhvillimeve bëjnë me dije se izraelitët ndërmorën një operacion monitorimi dhe vëzhgimi për ngarkesat e transituara nga “Gërdeci” dhe të eksportuara nga Rinasi, operacioni i monitorim-kontrollit u quajt: “HAYEDID”. Emërtimi “HAYEDID” nuk ka qenë dhe aq i rastësishëm. Në hebraisht kjo fjalë nënkupton një mik shumë të ngushtë (thuajse një familjar) të izraelitëve, por që nuk ka origjinë ose kombësi hebraike. Por edhe miqtë e ngushtë bëjnë gabimet e tyre! “TemA” ka mësuar se për disa muaj me radhë shërbimet e inteligjencës së Izraelit kanë kuptuar se shitjet e municioneve me bazë Gërdecin po çonin armë në grupe apo qarqe influence që cenonin integritetin territorial të këtij shteti, i cili prej dekadash vuan dhe përballon armiqësinë e betuar të fqinjëve të tij. Megjithatë, rezulton se trafiku i municioneve me bazë Gërdecin, ndonëse cenonte interesat kombëtare të këtij shteti, edhe të tjera shtete kanë patur dijeni, madje edhe “kujdes” për fluksin e madh të eksporteve ilegale të municioneve nga Shqipëria. | |
| | | fatlum Anëtar
Numri i postimeve : 272 Vendi : Prishtina/MEdvEgJë Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 29, 2009 1:08 am | |
| Salo te prin flamuri ty mos ta nin ..Fitore | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 29, 2009 1:22 am | |
| Amnesty International: Gërdeci nxori në pah korrupsionin dhe trafiqet ilegale
Nga Bledar Lumani
Raporti vjetor i organizatës së njohur ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, në pjesën për Shqipërinë thekson se shpërthimi i Gërdecit nxori në pah korrupsionin dhe trafikun ilegal të armëve. “Një hetim nisi pas një shpërthimi në mars në një depo ku dërgoheshin municione të dala jashtë përdorimit për demontim. Ministri i Mbrojtjes u shkarkua dhe humbi imunitetin, ndërsa një seri zyrtarësh të Ministrisë së Mbrojtjes u arrestuan. Shpërthimi solli 26 të vdekur, mbi 300 të plagosur dhe shkatërrimin apo dëmtimin e qindra shtëpive. Shpërthimi nxori në pah të dhëna për korrupsion dhe trafik ilegal armësh”, - thuhet në raport. Organizata e njohur thotë se ka pasur më shumë procedime për raste korrupsioni, por ato kanë mbetur në nivele të ulëta zyrtarësh. “Procedimet penale për korrupsion janë rritur, por kanë shenjestruar kryesisht zyrtarë të nivelit të ulët. Besimi i publikut në sistemin gjyqësor është i ulët”, - thotë raporti. Amnesty International e sheh si shqetësuese situatën e papunësisë në vend, por jo më pas mbeten probleme të tilla si dhuna në familje apo trafiku i qenieve njerëzore. Sipas AI, 18 për qind e popullsisë jeton me më pak se 2 dollarë në ditë. “Niveli i papunësisë vazhdon të jetë i lartë, pavarësisht progresit ekonomik të vazhdueshëm. Më shumë se 18 për qind e popullsisë përllogaritet se jeton poshtë vijës kombëtare të varfërisë me 2 dollarë në ditë. Kjo pjesë e popullsisë gjithashtu vuan më së shumti mungesën e shkollimit, furnizimit me ujë dhe shërbimit social dhe shëndetësor”, - thuhet në raport. Amnesty International thotë se në Shqipëri dhuna në familje është e kudogjendur dhe shton se një në tri femra dhunohet. “Dhuna në familje është shumë e përhapur dhe besohet se prek një në tri femra. Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2008, policia regjistroi 612 incidente të dhunës në familje, ndërkohë që mendohet se shumë të tjera nuk raportohen. Autoritetet kanë marrë masa për të rritur mbrojtjen për viktimat, shumica e të cilave femra. Shumë pak raste që përfshijnë dhunën në familje janë proceduar penalisht, vetëm në rast se përfshijnë kërcënime me jetë ose rezultojnë me plagosje serioze ose me vdekje”, - thekson raporti. Shqetësuese mbetet situata edhe porsa i përket trafikimit të qenieve njerëzore. “Gratë dhe vajzat vazhdojnë të trafikohen për prostitucion, dhe fëmijët për të lypur, kryesisht në Greqi dhe në Itali. Mbrojtja e viktimave vazhdon të jetë e dobët dhe policia mbështetet kryesisht te viktimat për të raportuar trafikimin”, - thuhet në raport. Në pjesën e raportit për Shqipërinë është prekur dhe situata e rëndë në komisariate dhe burgje, ku të arrestuarit dhe të burgosurit dhunohen dhe nuk marrin shërbimet e nevojshme. Raporti flet dhe për gjendjen e mjeruar të jetimeve në vendin tonë dhe dështimin e qeverisë për sa i përket çështjes së strehimit. | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| | | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 29, 2009 1:12 pm | |
| Une nuk kuptoi kete popull dhe disa individ qe perkrahin sal Sllobodanka berishen! Miku i Milloshit i Fazliqit dhe hapstas deklarohet. Vajza ju shkerdhehet me fazliq ame miqt ne veri te Mitrovices . Lulzim basha Olladoshi ibashkpunetore dhe miq te serbeve e te gerekeve! Ky ne vend qe te largohet nga politika me neshkrime largon popullin nga atdheu! Dhe afer nje milion jane asimilue ne Greqi kan marre emra grek per shtetesi greke! Nje milion ne itali dhe u asimulun pa lufte. Qka ka mbet ne shqiperi asgje. Dhe ky prap vazhdon lojen ,keta e votojne kurse disa femije te udbasheve dhe Prind te tyre e qojne salen ne qiell. | |
| | | arbeni24 Anëtar
Numri i postimeve : 246 Age : 39 Vendi : Slloveni (Lublan) Profesioni/Hobi : Biznisman Registration date : 13/04/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 29, 2009 1:14 pm | |
| SALI BERISHA ESHT NJE HEROJ I GJALL PER KOMBIN SHQIPETAR::::::::: RROFSHH O SALI HEROJJJ RROFSHHHH | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 29, 2009 1:30 pm | |
| Sali Sllobodanka Berisha eshte Tradhtare dhe mik i serbise dhe Milloshit,Si Rugova si Sala si Thaqi si Ramushi si SEjdija! Njesoj nje brum! Argat te te huajve. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 29, 2009 3:46 pm | |
| jo pak shqiptare e kane vene re ngjashmerine midis ministrit aktual Lulzim Basha dhe ish diktatorit famekeq enver hoxha. e ema e lulzimit ne kohen e socializmit punoi si drejtoreshe e bibliotekes se komitetit qendror dhe eshte ky vendi ku ajo dhe diktatori hoxha paten nje lidhje te fshehte dashurore. shoqet e nenes se bashes nuk e fshehin kete lidhje edhe pse shume shqiptare nuk jane ne dijeni. Po shprehen ata. Enveri e merrte shpesh ate nga orari i punes ne vilen e tije ne tirane dhe ne shume raste ne ore te vona. nuk mund ta fshehje dashurine mes tyre http://www.balkanweb.com/sitev4/forumi/index.php?topic=6566.0 | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 29, 2009 3:47 pm | |
| Rrofte Sali JanullatosFazllicMilloshevicGelijorgjJago Berisha! | |
| | | arbeni24 Anëtar
Numri i postimeve : 246 Age : 39 Vendi : Slloveni (Lublan) Profesioni/Hobi : Biznisman Registration date : 13/04/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 29, 2009 6:17 pm | |
| KRIJIMI I NJE MIQESIJE SHQIPETARO-AMERIKE FAKTORET - SALI BERISHA - HASHIM THAQI - ALI AHMETI ETC http://static.rp-online.de/layout/fotos/457x325/24496-ALBANIA_BUSH_TIR120.jpg | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 29, 2009 6:30 pm | |
| Sala ka punue me serbin ,Milloshin dhe punon ne dem te qeshtjes shqiptare! Ai Formoi Farkun me Rugoven te shkaterroi UCK me ndihmen e serbise dhe BUkoshin! Tashe Thaqi Ramushi jane me kushte ne politik edhe prej burgu eshte leshuar me kushte! Me Fatmir Limen! QE te punojne per planin Antishqiptare te Ahrtisarit dhe rez1244. Ketyre ju ka bashkangjit edhe Thaqi dhe disa lider te uck-se. Sepse jane te kushtezuar qe te punojne per politiken antishqiptare te Rugoves dhe me salen. per ndryshe e hajne burgun jo ne hage po ne Kosove. Amerikanet kane interes qe keshtu te jet kosova as te hata as te fata po nen serbi. Sepse se shpejti Serbija dote behet anetare e evropes dhe e natos. Kosovaret siq po kan deshire te quhen do dhe politikanet servil do te behen anetare permes serbise! Keta te gjitha partit jane Servile dhe kan tradhtue interesat e popullit! Sala ashtu keshtu dihet se kushe eshte po keta qe permenda jane te kushtezuar si Ali Ahmeti Thaqi Ramushi dhe disa tjere .Sulejman Selimi Regjep Selimi Jakup Krasniqi Qeku Azem Syla Remzi Mustafa etj. Kurse sejdiu eshte kane veq i shitur. Kosoven ta kan bere pershesh! Po mos ja fut kot se ti asnjerin prej ketyre nuk e njef dhe nuk ja din biografin! Deri dje jam i bindur si shume tjere qe qerraven tashe per Thaqin kan qen me Rugoven! | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 29, 2009 6:32 pm | |
| O petrit Kola. Atehere me Xhaxhin Enver tashe me shpijunin serbe salen. Ka harrue se qka ka ba atehere se Xhaxhi seshte ma! Tashe ka Fazliqin! | |
| | | arbeni24 Anëtar
Numri i postimeve : 246 Age : 39 Vendi : Slloveni (Lublan) Profesioni/Hobi : Biznisman Registration date : 13/04/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 29, 2009 6:32 pm | |
| o xhiti apo detektivi a qysh po i thu vehti po lej keto prralla se bajat u ba...... SALI BERISHA ISHTE AI QE FURNIZOJ UCK-NE ME ARMATIM. EDHE QE KA QEND ARMATIM I VJETER POR TJETER NUK KA PAS....... ESHT NJE GJER SHUM E QUDITSHME SE SI MUNDOHEN SHQIPETARET TE ZHDUKIN NJENI TJETRIN VETEM ME U UL NE NJE KORRIK........ SALI BERISHA ESHT HEROJ I GJALL... | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 29, 2009 7:13 pm | |
| Po Farkun ,lidhje ske! Me Ilaz Ramajlin nje ishe udbashe dhe bashkpunetore i Rrahman Morines dhe Jokanoviqit! Qe naj nderruan kushtetuten e thojshin per te miren tone! Dhe tashe thojne kemi shpall kushtetut per te miren tone edhe flamurin naj heken ,,per te miren tone thojn" si atehere. Edhe uck e shkaterruan per te miren tone thojne.Edhe tmk e shakaterruan per te miren tone thojn.Edhe kosoven multioetnike thojn ,,per te miren tone e benen". Mirepo po shihet per te miren e kujte punuan atehere dhe sote. Nuk ka dallim. | |
| | | arbeni24 Anëtar
Numri i postimeve : 246 Age : 39 Vendi : Slloveni (Lublan) Profesioni/Hobi : Biznisman Registration date : 13/04/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 29, 2009 7:37 pm | |
| ncncncncnc po dihet dija jote!!!!!!!!! KUSH E KA SHKATERRU UCK-NE!!! -UCK-JA ESHT NJE EMER; AS MA SHUM E AS MA PAK. (NJERZIT QE E KAN FORMU UCK-NE ATA EKZISTOJN HALA, ATA PER 24 OR MUNDEN ME U BASHKU PRAP DHE ME VEPRU) -TMK-JA ESHT NJE EMER TJETER (PREJ UCK-SE E KAN BER TMK; SHKRONJAT I KAN NDERRU SEN TJETER; TE NJEJTIT PERSONA NE UCK TE NJEJTIT NE TMK) -tash FORCAT E MBROJTJES SE KOSOVES A QYSH PO I THOJN; TE NJEJTIT NJERZ SI NE TMK SI NE UCK, TE NJEJTITTTTTTTTTT PERSONAAAAAAAA; TE NJEJTITTTT SHQIPETARRRRRRRRRRR.................... ME TE VERTET SHUM NJERZ PO FOLIN KISHE JEMI DIKUSHI E AS NUK MENDOJN SE CFAR DOMETHENJE KA NJE TEM E TILL. PRANDAJ QE PO THU FLAMURIIIIIIIIIIIII!!!!!!!!! KUSH TA KA NDERRU FLAMURIN TYYYYYY?????!!!!! KUSHHHHHHH PO TE SHTIN ME E MAJT KET FLAMUR MBAS 3-4 VITEVE????!!!!!!! KUSHHHHHHHH MUNDET ME TA NDAL TY NJE NDERRIM TE SYMBOLEVE SHTETEROR????!!!!! ME TE VERTET PO DIHENI QE JENI NJERZ PA EKSPERIENCA POLITIKE DHE PA EKSPIRIENCA DIPLOMATIKEEEEEEEEEEEE... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 29, 2009 11:21 pm | |
| Berisha eshte hero i Serbise. Ne se Serbia nuk i ngri nje permendore ne mesin e Beogradit eshte mosmirenjohese. | |
| | | Ramizi Anëtar i ri
Numri i postimeve : 158 Age : 45 Vendi : Tirona Registration date : 23/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 29, 2009 11:21 pm | |
| Dr- Sali berisha eshte nderi i kombit shqipetar pavarsisht se çfar thone dhe lehin mbeshtetsit e 'sllobodanit qe shum jane edhe ketu ne mesin tone qe nuk meritojn te jene as ne kete bote fare , shqiperia ka nje drejtus dhe nje ullheqes me plot merita dhe plot dashamirsi per vendin e' tij dhe ky eshte Dr-Sali berisha , rroft per jete Sali berisha .. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! | |
| |
| | | | Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |