Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!

Shko poshtë 
+15
Mister
Orfe@
Tatoo
agim__barja
......
play
Mergimtari
xhiti
fatlum
detektivi
arbeni24
Medalim
Ramizi
Delia
petritkola
19 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7
AutoriMesazh
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 EmptySat Jul 18, 2009 4:40 pm

Sali Berishoviç diten e djeshme qiellin shqiptar e la ne duart e grekerve e italianeve, ky faqezi eshte tradhtar e pertej tradhtari!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 EmptySat Jul 18, 2009 5:15 pm

Kurse dje lartesoi figuren e nje tradhetari sic eshte Ahmet Zogu. Nuk pritej gje tjeter, nuk eshte cudi sjellja e tij. Ahmet Zogu shiti Shen Naumin per interesat e veta dhe ky ja vuri cmimin Shqiperise nje euro.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Serbet drejtojne fushaten e Fazllo-Berishes.   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 EmptySun Jul 19, 2009 5:40 pm

Dhëndri i Berishës, organizoi fushatën e SMS-ve dhe takimet me njerëzit. Qarkore drejtuesve të PD-së në qarqe: Merrni në telefon dhe premtoni ato që kanë kërkuar


Tre vite më parë, dilte në ekran duke premtuar që qytetarët të denonconin çdo padrejtësi që iu bëhej. Numri i tij u bë menjëherë më i kërkuari për shqiptarët që përplasen me padrejtësi brenda dhe jashtë mureve të shtëpisë. Por pak muaj para zgjedhjeve të 28 qershorit, telefoni u mbyll, sepse korrupsioni kishte qelbur shtetin nga zyra e kryeministrit te nëpunësi më i thjeshtë dhe në hyrjen e kryeministrisë, ishte afishuar një letër ku qytetarët njoftoheshin që të mos dërgonin më mesazhe për të denoncuar korrupsionin. Deri pak javë para zgjedhjeve.

Sipas këshillave të konsulentëve të huaj për fushatën elektorale të PD-së, Berisha doli sërish në televizion dhe u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë, por kësaj radhe duke iu kërkuar se çfarë do të donin ata nga kryeministri në katër vitet e ardhshme. Kaq mjaftoi dhe në pak ditë, u arrit të mblidheshin mbi 50 mijë mesazhe telefonike në numrin celular. Më pas situatën do ta merrte në dorë, Jamarbër Maltezi, dhëndri i kryeministrit Berisha. Në një qarkore të brendshme, drejtuar funskionarëve vendorë të PD-së në 12 qarqet e vendit, Malltezi urdhëron që të merret në telefon seicili nga ata që kish nisur mezash te numri i kryeministrit, të premtonte se halli i tyre do të zgjidhet dhe kështu të fitohet përkrahja.

"Konsulentët e huaj mendojnë që të gjithë që kanë nisur mesazh problemi personal duhet të kontaktohen (me tel) nga kandidatët për deputet të PD për t'i treguar që shqetësimi i tyre drejtuar kryeministrit po trajtohet nga grupi i deputetëve të PD për secilin qark",- i udhëzonte Jamarbër Malltezi drejtuesit vendorë të PD-së, duke shpalosur strategjinë e selisë blu për ta parablerë votën e qindra mijëra votuesve që llogariteshin pas rreth 50 mijë autorëve të mesazheve.


Në materialin që posedon "Shekulli", gjithçka është e detajuar me numra telefoni dhe emra, por për shkak të ruajtjes së privacisë, ato jepen të paplotë. Por më e rëndësishme është përmbajtja e mesazheve që iu dërguan kryeministrit. Janë të shkruara me një shqipe të çalë, gati-gati të palexueshme. Shkronja të formuara nga gishta që dridhen nga zemërimi, varfëria, tallja e pushtetit. Por edhe të joshura nga premtimi i Berishës dhe njerëzve të tij se çdo hall i tyre do të zgjidhet nëse votojnë për PD-në. Dhe në shumicën e mesazheve i vënë kushte se nëse u zgjidh punë do t'i japin aq e kaq vota.


Janë qytetarët e Shqipërisë 2009 që kërkojnë drejtësinë që nuk e gjejnë në vendbanimet e tyre. Ia kërkojnë kryeministrit të vendit qe del në ekran një muaj para zgjedhjeve të 28 qershorit dhe u premton troç se do t'iu realizojë atyre çdo dëshirë. Del dhe i pyet ata se çfarë duan prej tij në katër vitet e ardhshme dhe ata nisin mesazhet e mbushura me hallet e tyre të panumërta. Nuk kanë bukë për fëmijët, punë që të fitojnë ndershmërisht jetesën, nuk arrijnë që të zgjidhin asgjë në pushtetin vendor dhe qendror, kanë njerëz të sëmurë që nuk kanë mundësi financiare t'i shërojnë as brenda dhe as jashtë shtetit. Kanë shkruar shumë herë mesazhe te numri i celularit që kryeministri kishte publikuar, duke bërë spektakël para kamerës së një televizioni proqeveritar.


Shkruajnë sërish, sepse besojnë verbërisht se nuk kanë rrugë tjetër për të zgjidhur hallet e tyre. Që janë të punumërta. Janë pjesë e rreth 50 mijë sms-ve që shqiptarët i dërguan Sali Berishës, duke i thonë troç se nuk do ta votonin po nuk u dha përgjigje ligjore problemeve të tyre. "Shekulli" nis sot të publikojë disa qindra mesazhe prej listës gati me 50 mijë sms që shqiptarët, por edhe të huaj i nisin kryeministrit, duke shpresuar deri në fund se dikush do t'i dëgjojë.




Letra e Jamarbër Malltezit për drejtuesit e PD-së

Të nderuar Kryetarë të Grupeve të Punës,


Bashkëlidhur keni disa mesazhe sms të natyrës personale ndërmjet rreth 50,000 mesazheve sms drejtuar kryeministrit në përgjigje të pyetjes së tij mbi atë që kanë nevojë njerëzit për mandatin e ardhshëm.


Mesazhet personale janë paraqitur në tabelën bashkëlidhur dhe janë ndarë sipas 12 qarqeve përkatëse (paraqitur si tabela në pjesën fundore të tabelës) dhe variojnë nga 28 (Berati) deri në 268 (Tirana). Disa prej tyre që nuk kishin vendosur vendbanim, ju nis sms e dytë për t'iu pyetur për vendbanimin (për t'i ndarë në qarqe) ndaj disa nga mesazhet përmbajnë dhe falënderimin për kontaktin.


Konsulentët e huaj mendojnë që të gjithë që kanë nisur mesazh problemi personal duhet të kontaktohen (me tel) nga kandidatët për deputet të PD për t'i treguar që shqetësimi i tyre drejtuar kryeministrit po trajtohet nga grupi i deputetëve të PD për secilin qark. Natyrisht ka edhe disa mesazhe që jane krejt pa lidhje, ose ishin shumë të gjatë dhe ka pasur vështirësi lidhje logjike.


Gjithë të mirat,
-Abi-





Mesazhet drejtuar Berishës, denoncimet që bënë shqiptarët

35567218828X Tani po ju shkruaj për një padrejtësi që na bëri Faik Fejza që na ndryshoi projektin e tokës nga shesh ndërtimi në gjelbrim për interesa te tij dhe nuk na është krijuar ky takim dhe problemi ynë dhe e ardhmja jonë u bllokua nga Faik Fejza. A nuk duhen rishikuar gabimet e Faikut?


35567226592X Me kthe sms se edhe kryetari i komunës së Golaj Dem Lala nuk na jep rrugë. Të lutemi zoti Berisha kërkoji ndihmë për ujë për fshatin.
35567233154X Të triumfojë e vërteta & e drejta. Do dëshiroja shumë ta lexonit personalisht ju këtë sms & t'i jipnit zgjidhje këtij halli shumëvjeçar. Shumë respekte & faleminderit për mundësinë. Brez pas brezi, me dokumenta të rregullta & harta që në kohën e italianit.


35567261101X Faleminderit për mirëkuptimin. Në rrugët tona, të kërkoj që të paktën kryetari i komunes, Fatbardh Plaku, të interesohet edhe për lagjen tonë që ta bëjë rrugën sadopak të kalueshme.


35567276274X
Ministri Pollo më hoqi duke më kthyer në mësuese me kontratë. Kam mbaruar Fakultetin e Agronomisë, por gjithë jetën dhe mendjen ia kushtova arsimit, duke qenë një mësuese model për gjithë zonën ku punoj. Nëse kam një arsye që të shkoj në qendrën e votimit a mund të ma thoni? Sepse nuk mund t'iu dal para fëmijëve të mi.


35567293811X
Nuk mundemi as me çizme të kalojmë. Uji i pijshëm na mungon, po e blejmë me bidona me respekt dhe me dorë në zemër që të na ndihmoni. Ju falenderojmë.


35568223367X
Jam krahu juaj që nga viti '90 por kam një problem të madh. I gjithë fshati mbushin ujë me gomar akoma se fondin e vodhën.


35568385301X
Zoti kryeministër faleminderit për sms, por unë ish- gruaja e një polici që dhe më parë të kam dërguar një sms sepse më kanë hequr burrin prej pune dhe u kërkova ndihmë dhe ju fare s'më kthyet përgjigje. Tani besoj që ky mesazh nuk do më shkojë kot se unë jam familje e madhe me 20 vota. Për ju me respekt F.


35567203432X. Banorët janë të irrituar, pasi makinat e ujësjellësit shesin ujë me lekë. Kjo situatë është alarmuese në prag të zgjedhjeve dhe kam mendimin se bëhet e qëllimshme. Ju lutem ndërhyni me autoritetin tuaj. Nga një simpatizant i juaj.


35567294118X Vërtet shumë arritje dhe investime që ka arritur qeveria që ju kryesoni por në zonën ku unë jetoj nuk shoh ndonjë ndryshim përveç disa fonde të miratuara. Në emrin tim personal dhe të komunitetit ju kërkoj ju personalisht të vini e të shihni me sytë tuaj zonën ku jetojmë ne.


35567294706X Zoti kryeministër unë jam e djathtë, por të qenit e tillë s'po më jep asnjë avantazh. Ne jetojmë mbi ujërat e zeza, që dalësh e të hysh në pallat duhet varkë.


30699529572X Më kanë hequr prej pune, kam fituar gjyqet dhe nuk zbatohet vendimi për rikthim në punë. Jemi unë dhe bashkëshortja, ekonomistë të lartë studentë të '91 pa punë. Ju uroj sukses duke menduar dhe për ne.


35567200071X Përshëndetje Z.Kryeministër. Kam denoncuar dhe po denoncoj përsëri korrupsionin që po bën z. B. M. me tenderin e rojeve. Është në kundershtim flagrant edhe me nenin 11/3 të Kushtetutës. Të lutem për zbatim të ligjit. Me respekt A. F.


35567207831X Zoti kryeministër jam një qytetar. Githmonë famijarisht kemi qenë djathtas. Ka 20 ditë që zoti Gazmend Dibra më ka pushuar nga puna. Vetëm ai e di arsyen.


35567208880X Z . Kryetar kam shumë respekt, jeni njeriu që i dhatë vèndit ndryshimin, votat e mia i ke me shumic dhe ta premtoj. Por jam shumë i prekur nga APP, për një tender që kanë bërë me zgjidhje të gabuar, sepse janë të blerë. Dua nga ty vetëm një të drejtë . Me respekt Ariani.


35567214738X Kam 28 vjet pune si oficer. Jam Doktor i Shkencave për Policinë, i vetmi në Shqipëri. Aktivist i PD. Me Respekt.Dr.F. LL. I nderuar, zoti SALI BERISHA. Më gëzoi shumë mesazhi Juaj, por më ka ardhur në një ditë të trishtuar, sepse më ka pushuar pa shkak nga puna z. Gazmend Dibra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 EmptySun Jul 19, 2009 5:43 pm


35567227255X
Kryebashkiaku M. R. Me oreks për seks dhe lekë ka fut të paaftët në punë.
Deri kur do të vazhdojmë me këtë padrejtësi që t'i zihet vendi asaj me 30 vite punonjëse shëndetësie me librezë pune.


35567253590X Ne shohim që të tjerët pasurohen, kurse ne hamë me listë. Kemi humb besimin. Juela lexoja mesazhin tim Saliut, se kam punu 40 vjet. Nana Luli të do shumë.


35567254984X Nuk mund ta përballojmë këtë shumë. Unë jam nxënës në shkollën e mesme në Kukës bashke me dy vllezërit e mi, që s'mund të mbulojmë shpenzimet tona që bëjmë në shkollë. Kartat e identitetit, ku ju keni deklaruar se do të merren me 200 lekë realisht ne na i japin 1200 lekë, unë jam vetë i 4-ët që do të aplikoj për kartë, ku ne marrim ndihmë ekonomike një shumë fare të vogël.


35567255170X Ju dhe qeveria juaj më ka hequr burrin nga puna. I ka fituar të gjitha gjyqet dhe nuk kthehet në punë. A mund të kem besim tek juve për drejtësi?


35567256977X
I nderuar z Berisha. Kam votuar gjithmonë për ju. Sivjet jam në dilemë të votoj apo jo për ju. Arsyeja kërkoj në hipotekë çertifikatën e pronësisë e nuk ma japin. E kam me dokumenta të rregullta vetëm mos harro se ke marrë 500 vota nga gjithë fisi im. Me respekte M.H.


35567258750X Çfarë mund të pres nga kjo qeveri. Kur ka dy vjet që më ka vdekur bashkëshorti dhe fëmijët e mi nuk kanë pension dhe asnjë të ardhur.
35567262132X Dy fëmijët flenë në llamarinë. Ky është shteti ky është mentaliteti shqiptar i hidhur, por duhet pranuar më zoti kryeministër? Një djalë e kam të djegur. Janë ngritur rrogat? Për mua jo, po më vdesin fëmijët për bukë. Jam pa shtëpi. Pa më thuaj zoti kryeministër çfarë ndryshimi ka për mua? Asgjë. Rrogën time desha.


35567263966X Më kërkojnë 5 mijë lekë për fëmijën 6 muajsh dhe plus ilaçet e djalit që mi japin me lekë, për të cilat unë kam dëgjuar që janë me rimbursim, por është korrupsion ky.


35567263982X Z. Berisha ne poseduesit e Bonove të privatizimit jemi të zhgenjyerìt e këtyre 4 viteve të qeverisë tuaj. Nuk e di se çfarë të shkruaj për 4 vitet e ardhshme. Ju përshëndes duke shpresuar Elona.


35567268340X Megjithëse më është miratuar privatizimi më pengon Drejtoresha e privatizimeve në Ministri. Ju lutem më ndihmoni. Vota ime është për ju. Më ktheni përgjigje.


35567274644X Hipoteka nuk na jep certifikatat e pronësisë edhe duke e ditur qe jemi të PD-së

35567293004X Nuk jam i zoti të marr një tapi shtëpie. Zoti Berisha pasi mora mesazhin tuaj kam këtë përgjigje. Jam një anëtar i PD që nga viti 1998, nënkryetar i unionit studentor, anëtar i këshillit kombëtar të forumit rinor të PD. Jam shumë i zhgënjyer për ato që ju shkrova.


35567293094X Unë jam V. C. nga familje e persekutuar. Dhe kërkoj lejen e eksportit për fabrikën nga ju, që ma ka bllokuar Emin Gjana dhe që punësohen 250 familje në fabrikë dhe liqen dhe ju keni hapur kaq vende pune dhe keni marrë po kaq vota. Me respekt V.C.


35568201051X Kam një vajze jetime. Jam në pikë të hallit. Me respekte ELISABETA H.. Zoti Sali Berisha jam një zonje 35 vjeçe dhe kam një vajzë 15 vjeçe dhe nuk marr përkrahje sociale për t'i bërë dokumentet, sepse duan lekë në dorë.


35568202015X Ju mesazh mua Dr.Sherif M.? Më kanë mohuar cdo lloj kontributi në 10 vjet dhe më kanë refuzuar? Pa punë me doktoraturë në profesionin tim? Ne vitet 2005 deri 2008 ju kam nisur 48 mesazhe, shumë kërkesa nuk kam gjetur zgjidhje. Kam lexuar diku: nëse të gënjejnë njëherë faji është i tyre, nëse të gënjejnë për së dyti faji është i imi, por nëse të gënjejnë për së treti sërish faji është i imi? Do të doja ballë për ballë për detaje. Sherif M.


35568223542X E mora mesazhin. Realizoni ato që thoni. Jam oficer me dy akademi në Itali dhe nuk më japin gradën kolonel. Votoj për ju nga 1991 dhe nuk kam përkrahje. Në drejtim janë ata që votojnë kundra. Më ndihmoni Ju. Fatmir K..


35568527626X Jam Shkëlzen M. infermier me arsim të lartë. Pse thua rroga është mbi 3 qind mijë lekë kurse unë marr 230 mijë. Ju lutem më ktheni përgjigje.


35568601616X
Ju faleminderit shumë, por gjatë kohës së qeverisjes tuaj, kam humbur shtëpinë në firmat piramidale. Nqs më siguroni të ma ktheni përsëri, i keni votat e familjes.


35569208535X
I nderuar Prof. Dr. Z. Berisha, unë besoj në ato që ju keni bërë, por disa gjëra nuk funksionojnë si duhet. U bënë disa muaj që ju kemi shkruar një letër shumë shqetësuese, deri tani asnjë pergjigje. Ata, kundër të cilëve informojmë, vazhdojne si më parë. Nëse vërtet bëhet drejtësi, përse shkelësit e ligjit nuk dënohen? Me respekt av.L.M.


35569208860X Në 4 vitet e ardhshme, përveçse sukseseve, do të dëshiroja të rikthehesha në administratë nga ku më hoqën padrejtësisht...


35569209819X Përshëndetje, ju ndoqa, ndjeva kënaqësi si gjithmonë, premtues me ekipin tuaj. Por nja 3-4 figura më kanë dhunuar familjarisht për 4 vjet! Unë e kam vërtetuar se kam një rreth. Të ishit ju në vendin tim si do vepronit? Kam 4 vjet që ju kërkoj takim, të pakten më zbardh dosjen 123 e 2005 pranë D.P.Q.T. Pres pergjigje. Faleminderit XH. M.


35569210883X Ti thua që është zhdukur korrupsioni në Shqipëri, ndërkohë që në Drejtorinë Arsimore Kavajë nuk është zhdukur. Vajza ime ka 3 vjet që ka mbaruar shkollën dhe drejtori i arsimit s'e fut në punë, sepse janë futur në arsim njerez të paaftë me arsim të mesëm dhe pedagogjike.


35569210923X
Gjej rastin të shkruaj. Kam 2 motra me universitet plus akademi, punojnë gati 8 vjet, si police të thjeshta, ndërsa me ligj iu takon oficere. Nuk kam lënë vend pa trokitur. Nga ju nuk kërkoj privilegj, por thjesht, vetem atë që ju takon. Shpresoj nga ju. Me shumë respekt, Ruzhdi D.


35569211543X
Kemi humbur besimin. Jam me dy fakultete (publike). Më larguan përsëri në dhjetor të 2005. Vazhdova përsëri sipas ligjit me gjykatën, fitova kthimin në vendin e mëparshëm të punës dhe pagimin me vlerën e pagës për kohën e qëndrimit pa punë. Këtë herë i fitova të dyja shkallët, në të parën dhe të dytën në Apel, ku ka marrë dhe formën e prerë, i cili në bazë të ligjit është i detyrueshëm për tu zbatuar!? Më kanë bllokuar edhe 200 mijë lekë të vjetra. Për këto ju jam drejtuar me letër juve dhe ministrave përkatës.


35569212925X Zoti Kryeministër ! Kur kisha unë hall, ju nuk ma zgjidhët, ose të më lehtësonit dhimjen me një sms. Se mendova që Partia ime do vinte drejtesi. Po ju dhe burrit që është i operuar nga zemra i pretë edhe kempin dhe nuk punon dot të nxjerrë bukën dhe të blejë ilaçe për të mbijetuar, sepse po na rrjepin mjekët. Çfarë i thoni ju kësaj? Jemi të zhgënjyer nga Partia jonë.


35569213609X
Jam pushuar nga puna, me të marre PD-ja Qeverinë (pa asnjë motiv ligjor). Besoj më kuptuat.....TUNG!.


35569215521X I nderuar Zoti Berisha më vjen keq t'ju them se këto katër vjet kam kërkuar dëshpërimisht të punësohem në profesionin tim si mësuese e ciklit fillor. Kam mbaruar me mesatare 9.5 dhe kam mbrojtur temë diplome e vlerësuar me noten 10. Por fatkeqesisht drejori i DAR mendon se nuk ka vende të lira pavarësisht se shoqet e mia të klasës me mesatare 6 janë punësuar të gjitha. Më vjen keq, por jam zgjënjyer që kam dhënë votën për ju!



35569216706X
Un jam demokrat i flaktë punoj në ndërtim me çmime bajate pa siguracion dhe më e keqja nuk na japin as rrogën. Nuk po kemi lekë të nxjerim muajin me bukë e djathë e me domate. Ke të na thuash ndonje gjë konkrete? Nuk më intereson asgjë tjetër nga ato që thua ti zotni.



35569225720X
I nderuar Z.Berisha Që prej thirrjes tuaj të madhe për mos t'i paguar asnjë qindarkë nëpunësve të këtij vendi shpresoj për drejtësi. Por ju informoj se në Drejtorinë Arsimore porosia juaj nuk ka zënë vend. Jam mësuese letërsie e diplomuar në 1991 dhe që prej 1997 persekutohem deri më sot. A. B.


35569235028X
Jam një student. Sot pagova telefonin e shtëpisë, shkonte afër 40 mijë lekë të vjetra, gjë e papranueshme. Si shpjegohet se nuk ka fatura nga Albtelekomi pra është abuzim i pastër për mos folur më për energjinë elektrike, por edhe për ujin. Këto i interesojnë më shumë popullit për 4 vitet e tjera.


35569236021X Vota ime është për ju dhe do jetë por mundohu të mbyllësh kazinotë. Se shkatërruan familje të shumta.


35569248941X Me gjithë respektin si individ, pas 30 vitesh në arsim ka 2 vjet që jam hequr nga puna e nuk kam ç'të pres të mira të tjera.

35569248951X Jam një zonjë. Dëshiroj që të më jepen lekët e kartës se jam tre persona që kam marrë kartën e nuk janë kthyer lekët.


35569249472X Ju faleminderit për sms. Unë jam nipi i një të persekutuari që kam vuajtur për tërë jetën dhe në kohën e demokracisë kam punuar polic financiar dhe tatimor dhe me ka larguarAurel Bylykbashi. Kërkoj nga ju që të më rikthejnë në punën e mëparshme, kur fisi ynë është 250 veta dhe nuk ua japim votën prej padrejtësive të Aurel Bylykbashit.


35569251794X Do të doja të bëheshit pjesë e shqetësimit tim për pak. Sapo dola nga takimi me z.Poni ku mu konfirmua që dhe rroga e dhënë me urdhrin tuaj është kthyer nga Ministria e Financave. Me besim dhe me konsideratën më të lartë për ju.


35569252011X Z.Kryeminister! jam një mësuese. Nuk e di a ju duket normal fakti që kanë kaluar mëse 1 muaj e 20 ditë nga marrja e rrogave dhe nuk jemi paguar akoma dhe ankesa bie në vesh të shurdhët? Përse nga përplasjet e dy institucioneve si DART dhe ISKSH ne duhet të na mohohet Buka e fëmijëve në një kohë që presim dhe zgjedhje te lira, për më tepër të mos na jepet kurrfarë afati?


35569260606X Z. Kryeministér. Jam dakord me mesazhin tuaj por njerëzit e familjes time në këtë shekull po vuajnë për bukën e gojës. Psh. Motra me burrin dhe 3 fëmijë në shkolë ku janë 3 votues mezi po e përballojmë jetesën.


35569266136X Kemi 4 vjet me një gjyq për një tokë që me letra dhe me çertifikatë është e jona, por disa të tjerë që kanë shumë para që i kanë vënë duke shitur tokat e Golemit thonë se është e tyre. Gjyqtarët që kanë marrë lekë sa herë që shkojmë në gjyq e shtyjnë muaj pas muaji.


35569268513X Jam student në Tiranë në një universitet privat. Dua t'i jepet licenca se kemi lënë gjithë këto lekë dhe nuk dimë çfarë të bëjmë. Kemi kaluar në depresion...


35569280594X Z. Kryeministër jam një anëtare dhe aktiviste dhe një e persekutuar që kam vuajtur vitet e internimit qysh në vitet e fëmijërisë time. Në datën 21 maj më kanë bërë një padrejtësi. Më kanë hequr nga puna si edukatore kopshti ku punoja prej 3 vjetësh dhe emëruan një tjetër. Ju lutem shumë të më ndihmoni për këtë problem pasi edhe z. Flamur Noka është i njohur me këtë problemin tim ju lutem po keni mundësi tju takoj per sqarime.


35569304187X Zoti Sali Berisha më vjen mirë qe kë rregullu Shqipërinë dhe po e çon në Europë por nënës time 70 vjeçe i keni hequr pensionin që është dhe e sëmurë. Me respekt L.R.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 EmptySun Jul 19, 2009 6:08 pm

Me erdhi mesaz ne e-mail tim.
Ja edhe pergjigja ime.
Flag this messageFitorja...Monday, June 22, 2009 4:42 PM
From: "Po Jo" Add sender to ContactsTo: berisha@pd.al
A e kuptoni se c'fare po flisni?
Une kontriboje per partine e Ramiz Alise dhe te UDS-e?
Une personalisht kam eksperiencen me te keta njerez.
Vendi juaj eshte ne biruce.
Jeni ju te gatshem te debatojem drejteperdrejt ne publik?

Ne pritje,
Petrit Kola


Nerser do te jete vone Motra dhe Vellezer!
Per te miren tuaj vetiake, te familjeve tuaja, per Shqiperine, bojkotoni farsen zgjedhore te organizuar per te zezen tuaj nga hajdutet ordiner dhe antishqiptaret.
Cili eshte kuptimi i pjesmarjes ne kete farse kur dihet se juve do te bini sa ne njeren ktheter (PD-ja) , ne tjetren ktheter (PS-ja) si deri me sot? Ato kthetra te se njejtes Kuceder po jua a rrjepin lekuren, po ju a shfrytezojne, vjedhin, vrasin femijet tuaj.
Cili eshte kuptimi i pjesmarjes ne farsen e zgjdhjeve ne se kryehajduti dhe kryexhelati do te jete Sali Berisha apo ortaku i tij Edi Rama?
Mos bini pre e propogandes e skemave antishqiptare.
Nderimi i serbit Goran Bregovic nuk ishte iciative vetiake e Edi Rames por e te njejtet bosave qe kontrollojne ate dhe Sali Berishen. Edi Rama vetem se zabtoi urdherin e dhene.
Sali Berisha pranoi se ka mik shtepie nje serb sa gjysma e moshes se tij (Fazllicin), por nuk i tregoi shqiptareve hollesit e njofjes dhe procesin e besimdhenies deri ne ate pike sa miku serb eshte pare te dale nga shtepia e Sali Berishes ne mesin e nates.
Edi Rama dhe Sali Berisha nuk i treguan shqiptareve se kush i urdheroi ata te shkelin Kushtetuten dhe te ndryshojne ligjin e zgjedhjeve.
Edi Rama dhe Sali Berisha nuk i treguan shqiptareve qellimin e urdherit.
Ligji i ri i zgjedhjeve realizuar duke shkelur Kushtetuten, bere me urgjence, brenda nje mbasdite ka si qellim kontrollin me te lehte te Shqiperise nga bosat e Edi Rames dhe Sali Berishes., pavarsisht se kush nga keta “kundershtar” i “fiton” zgjedhjet.
Vendimi eshte marre, marrveshja eshte bere, pazaret kane perfunduar. Ne keto kater vjet PS-ja do te jete ne opozite, ndersa Edi Rama do te vjedhe ne cilesine e Kryetar i Bashikise se Tiranes. Ne keto kater vjet. PD-ja do te jete ne pushtet, e Sali Berisha Kryeminister do te grabise, vrase e do te vazhdoje te fali territore shqiptare grekut e serbit, ndersa Edi Rama do ti miratoje sikurse u be me 225 km/katror qe ju falen se fundi Greqise.
Ne keto kushte Motra e Vellezer, cili eshte kuptimi i pjesmarjes ne votime kur dihet se ditet e zeza jane vulosur per shqiptaret perpara se te realizohet farsa zgjedhore?
Le te bojkotojme farsen zgjedhore Motra dhe Vellezer, ne te kundert nuk do te na mbetet gje tjeter por te bejme veten tone fajtor per mynxyren qe na pret.
Asnje ne votime Motra dhe Vellezer!
Le ti tregojme botes se edhe ne shqiptaret jemi ne gjendje ti rrezistojme dhe luftojme te keqen me te gjitha format.
Asnje ne votime Motra dhe Vellezer!
Ne se nuk perpiqemi vete as Bota dhe as Zoti nuk do te na ndihmoje.
Le te marrim vete ne dore fatin tone, te familjeve tona, te Atdheut tone.
PetritKola

Posts: 499
Joined: Sun Aug 19, 2007 4:28 am
Private message
Website

--- On Mon, 6/22/09, berisha@pd.al wrote:

From: berisha@pd.al
Subject: Faleminderit
To: pojofree@yahoo.com
Date: Monday, June 22, 2009, 3:55 PM

Ju faleminderit për kontributin tuaj në fitoren e pritshme të Partisë Demorkatike.
Ne vlerësojmë çdo koment tuajin, dhe jemi të bindur se së bashku do ta përmbushim misionin për të ndryshuar Shqipërinë.
Së bashku, ne po e ndryshojmë Shqipërinë!
Me respekt,
Partia Demokratike e Shqipërisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 EmptyMon Jul 20, 2009 11:34 am

Historia e liderit të grekëve të Shqipërisë

Vasillaq Bollano, i njohur gjerësisht me emrin e shkurtuar Vasil, u shfaq relativisht vonë në skenën politike të minoritetit grek në Shqipëri. Ndoshta pikërisht sepse vinte nga Himara, një zonë që nuk e gëzon statusin e minoritetit, Bollano pati një karrierë të shpejtë brenda strukturave politike të grekëve të Shqipërisë, e më pas edhe në strukturat shtetërore. Ai u shfaq për herë të parë në skenën politike në vitin 2000, kur kreu i atëhershëm i PBDNJ-së, i ndjeri Vasil Melo, e pranoi si kandidat për kryetar bashkie në Himarë, me insistimin e Athinës zyrtare.

Në atë kohë Bollano u akuzua se bëri një fushatë të "pisët", pasi premtoi viza greke në këmbim të votave. Por nuk arriti të fitonte, për shkak të asaj që u quajt "Aleanca për Kombin", që bashkoi të gjitha partitë shqiptare kundër PBDNJ-së. Bollano mori atë vit rreth 1200 vota, por në raundin e dytë të zgjedhjeve iu bashkuan kundër 1100 vota të PS-së, 600 të PD-së, 500 të PSD-së dhe dhjetëra të tjera të partive të vogla.

Në vitin 2003, kur PBDNJ-ja bashkëqeveriste me Partinë Socialiste, nuk kishte më vend për aleanca patriotësh. Vasillaq Bollano u zgjodh kryetar i Bashkisë së Himarës pas votimeve tejet të tensionuara, me shpërthime eksplozivash dhe protestash antishqiptare në zemër të Labërisë.

Me të marrë në dorë bashkinë, aktiviteti i tij brenda strukturave të grekëve u bë shumë i dendur. Deklaratat që irritonin shqiptarët pasonin njëra-tjetrën dhe Bollano u shndërrua në pak kohë në personazhin më të njohur ndër grekët e Shqipërisë. Si forcoi pozitat brenda të tijve dhe fitoi simpatinë e Athinës, Bollano filloi pak nga pak të kalonte nga fjalët te veprat.

Duke shfrytëzuar autoritetin që i jep ligji mbi punonjësit e zyrës së gjendjes civile, kryebashkiaku i Himarës bllokoi fillimisht procesin e regjistrimit të jabanxhinjve si qytetarë të Himarës. Më pas, duke anashkaluar institucionet shtetërore, mundësoi hapjen e një shkolle greke në Himarë. Megjithëse shkolla ishte private, kryebashkiaku siguroi transportin e fëmijëve me mjetet e bashkisë. Denoncimi i këtyre fakteve ra në vesh të shurdhër për një kohë të gjatë. Autoritetet e shtetit shqiptar u munduan në çdo kohë të fusin në të njëjtin thes akuzat për antishqiptarizëm që ngrinin njerëz të painformuar të politikës e shoqërisë "civile" me akuza për shkelje konkrete të ligjit.

Bollano arriti të gjente përherë rrugëdalje, deri sa erdhi e u përplas edhe me vetë qeverinë dhe dhëndrin e Kryeministrit Berisha, i cili administronte një projekt të Bankës Botërore.


Disa muaj pas shkuljes së tabelave, kur ngjarja u denoncua nga shtypi (Gazeta "Shqip", 1 mars 2008), Prokuroria e Vlorës hapi hetimet dhe pas gati një viti, procesi në ngarkim të Vasillaq Bollanos përfundoi me dënimin e tij me gjashtë muaj burg dhe pesë milionë lekë gjobë, pasi u gjet fajtor për shpërdorim detyre.

Procesi gjyqësor i dha më shumë shtysë Bollanos të ngrihej më lart në strukturat politike të grekëve të Shqipërisë. Nga sekretar i përgjithshëm i organizatës "Omonia", ai u zgjodh kryetar i kësaj organizate, që është në fakt vetë zemra e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Gjatë kohës që ndiqej penalisht, kreu i ri i "Omonias" filloi të zgjerojë ndikimin e tij, duke afruar pranë vetes shoqatat e pronarëve të Bregut dhe duke e hapur kështu diskutimin "grek-jogrek" përtej së imagjinueshmes, deri te banorët Nivicës.

I tërhequr gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit 2009 për të mos dëmtuar imazhin e PBDNJ-së, Bollano po shfaqet sërish tani që zgjedhjet mbaruan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 EmptyMon Jul 20, 2009 6:00 pm

Salih Berisha
çdio here ka qen aleta i serbise dhe i Greqisë
ky eshte tradhetar i kombit Shqipëtar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 EmptyThu Jul 23, 2009 11:35 pm

Shqiptaret sot mund ta lexojne te sotmen dhe te ardhmen qartas.
Shume thjesht..., biles po perseritet e kaluara. Vetem se spiralja ka kaluar nje shkalle me larte.
Natyrisht qe une kete situate e kam parashikuar nje vit me pare dhe ja kam bere te njohur publikut.
Konstatohet se Sali Berisha i ka kryer sherbime Greqise me shume se kolonel Janullatosi, me shume se OMONIA (PDNJ), me shume se Vasil Bollano, me shume se Fatos Nano, e per hire te se vertetes Sali Berisha i ka sherbyer Greqise me shume se te gjithe ata te marre se bashku qe une i permenda me larte, Janua,Vasua,Fotua...

Ne se eshte keshtu si ka mundesi qe Greqia braktis kryesherbetorin e saj, Sali Berishen? Ketu e kam fjalen per urdhrin qe Greqia i dha PDNJ-shit qe te mos beje kualicion para dhe paszgjedhur me kryesherbetorin Sali Berisdha.
Sali Berisha ka per tu larguar me lemeri. Kete gje e di mire sherbimi sekret grek (EYP). Sherbimi sekret grek nuk ka fuqi ta shpetoje kryesherbetorin Sali Berisha dhe i jep urdher agjentures (PDNJ-shit) qe ti shkepuse mardheniet me Sali Bertishen. Kete urdher zabtoi Vangjel Dule kur deklaroi se nuk do te bashkpunoje me Sali Berishen. Ne se do te ishte ndryshe PDNJ-shit do ti vinte urdheri nga Greqia qe ti bashkangjitej "fituesit" Sali Berisha dhe te bashkqeveriste (bashkshiste, bashkvidhtte, bashkgrabiste, bashvriste...) se bashku me kryesherbetorin serbo-grek Sali Berisha.
Pra ndodhemi ne nje prag 1997-te. Edhe ne ate kohe PDNJ-shi sipas urdherit grek nuk i ishte bashkangjitur "fituesit" Sali Berisha.
Vecoria e diteve te sotme dhe ngjarjeve qe do te pasojne eshte se Sali Berisha do te largohet me lemeri dhe nuk do te kthehet perseri. Ndaj ne sulm jane hedhur jo vetem sherbimet sekrete serbo-greko-ruso-franceze per ti shtrydhur edhe piken e fundit diteziut, por edhe famijaret dhe te afermit e tij. Shqiptaret do te shikojne falje tokash, teritoresh dhe pasurishe maramandese qe Sali Berisha do ti realizoje ne favor familjareve te tij, por edhe ne favor te serbeve dhe grekereve...
Shqiperia duhet te pergatitet per nje "crash landing". Dite eshte e afert.
Me pase ashtu sic e kam parashikuar une prej kohesh Qeveria Teknike do te organizoje zgjedhje te parakoshme ku LSI nuk do te nxjerri asnje deputet.

Petrit Kola
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 EmptyThu Jul 23, 2009 11:50 pm

Une mendoj qe '97-ta do tentohet te perseritet ne fund te vitit ose ne fillim te vitit te ardhshem.

Berisha u vetezgjodh president i Shqiperise ne vitin '92 deri ne vitin '96. Ne zgjedhjet e '96-tes duke manipuluar me zgjedhjet fitoi. Njesoj sikurse ne keto zgjedhjet e 28 qershorit.

'92-'96 = 4 Vite
2005-2009 = 4 Vite

'97 = Trazira
2010 = trazira te mundshme! kete po e pergatit sikur puna e bustit te Zogiç Pashiçit, ku provokoi shume shqiptare!

T'ia leme kohes... nje gje eshte e sigurt qe kjo "qeveria" s'do mund te qeveris as 1 vit te plote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 EmptyThu Jul 23, 2009 11:53 pm

Mendoje se kjo qeveri e fazllicit do ta kete te veshtire te formohet...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 EmptySun Jul 26, 2009 10:58 pm

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 3755706607_6c48450c7d_o
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 EmptyMon Jul 27, 2009 1:27 am

only one i/e regjistruar!
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Star
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Useron Ne Linje

Postime: 46

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 U2


Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Profile_sm Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Email_sm Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Im_on


Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Xxfax i presidentit berisha me emrin e ramush haradinajt ne zyren sekrete serbe.
« : 26/07/09, 23:11 »
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 QuoteCitim
Ai eshte nje nga organizatoret e luftetareve te zones se dukagjinit. sipas informacioneve tona ai po pregatitet te krijoje forcen e tije ilegale dhe do veproje ne tre lokalitete dukagjin, gjakove dhe prizren. deri dy dite perpara e dinim vendodhjen e tije por tani jo. mundohuni te dregoni dike tuajin atje dhe arrestojeni. mund te jete ne gjakove ose ne prizren.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 EmptySun Aug 02, 2009 2:01 am

Zjarr shqiptareve e falje territoresh shqiptare serbeve Fazllic.


Zjarri pushton fshatin që kundërshtoi ndërtimin në Kakome
Nga
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë ditën e djeshme zonën e Kakomesë, ndërsa flakët kanë shkrumbuar një pjesë të mirë të ullishtës, e i janë afruar shumë shtëpive të zonës.

Fshatarët, të cilët po kundërshtojnë prej kohësh, ndërtimin e një fshati turistik në zonën ku ata deklarojnë se kanë pronat e tyre, të terrorizuar nga kjo ngjarje, thonë se pas saj fshihen investitorët e dyshimtë, të cilët nuk kanë lënë gjë pa përdorur për të bërë që fshatarët të heqin dorë nga kërkesa e tyre për tokat.

Kryetari i kësaj komune, Vladimir Kume, tha dje se fshati po bëhet i pabanueshëm dhe se ka dyshime se pas kësaj fshihen investitorët shqiptarë që po ndërtojnë në mënyrë të paligjshme mbi pronën e tyre.

Abuzimi me pyjet, do të shiten për 1 euro

Qeveria, vendim "sekret". Përfitojnë fabrikat e çimentos dhe zonat industriale. Përplasja me hartën e çmimeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 EmptySun Aug 09, 2009 3:53 pm

Shqiptaret do e morrin vesh kush esht Sala, vetem atehere kur ti boj gjith kriminelet serbe pronar tokash ne vendet me te mira ne Shqiperi, atehere do mushmi me men, por do te jete teper vone, se serbi do na tuni para syve TAPITE, qe ja ka dhon Sali Berishovic.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 EmptySun Aug 09, 2009 4:04 pm

o petrit po te ishte vetum sala do te isht gjet ilaqi por jan shum te tjer ne -beck graund- qe i kryj punt sales ne kundershtim me interesat te popullit tyre, dhe ne po jav japim voten me doren ton askush sna ka faj tek e fundit deri te vetdisohemi.por pra dot i dalim BASHKIMIT TON KOMBTAR:HERET A VON.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 EmptySun Aug 09, 2009 4:58 pm

Patjeter... Fazllo-Berisha eshte sherbetor dhe te tjetert jane pas tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 EmptyWed Aug 12, 2009 4:16 am

ajo qe gjithmone ishte perfolur tani u vertetua. agjenti serb i inteligjences i akuzuar nga drejtesia shqiptare dhe disa shtete te tjera te rajonit filmohet ne pranine e shefit te sigurimit serb dhe agjenteve te tjere ne beograd. fotoja eksluzive i eshte derguar agjensise CIA nga nje kunderzbulues i saje ne beograd. kjo pritet te shkaktoje nje furtune te madhe ne shqiperi dhe kosove.

http://www.balkanweb.com/sitev4/forumi/index.php?topic=7049.msg332403;boardseen#new
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 7 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!
Mbrapsht në krye 
Faqja 7 e 7Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7
 Similar topics
-
» Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!
» SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» Dilaver Goxhai: Sali Berisha dhe Opozita
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: