Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Teuta.Gjika
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Female
Numri i postimeve : 145
Age : 40
Vendi : Mitrovice
Profesioni/Hobi : "Shqiperine e mori turku, i vu zjarr. Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar!
Registration date : 13/05/2008

IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI Empty
MesazhTitulli: IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI   IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI EmptyTue Jun 02, 2009 11:50 am

Vera Dushi:



IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI, POR NDËRTUES I DOMOSDOSHËM I SË ARDHMËS SË KOMBIT SHQIPTAR NË BALLKAN



Ideal vs. utopi



Në librin e tij “Teoria e demokracisë së ri-interpretuar”, autori Giovanni Sartori merr në shqyrtim koncepti filozofiko-politik “ideal” duke e vënë përballë “utopisë”.

Idealët lindin prej mos pranimit tonë ndaj realitetit dhe paraqet, nëpërmjet gjenezës së tyre një reaksion ndaj asaj që ekziston. Nëse është ashtu, idealet mund të përcaktohen nëpërmjet shprehjes së një gjendjeje të sendeve të deshiruara që nuk përkon asnjëherë – nëpërmjet përcaktimit – me gjendjen e sendeve ekzistuese. Mund të tërheqim vëmendjen prej etiologjisë së tyre së idealet i kundërshtohen dhe i kundërvihen realitetit. Kjo do të thotë se idealët shoqërojnë vështirësitë të historisë, duke qenë gjithmonë të pranishme si një element që nuk pranon realitetin, i kundërshtohet apo i është i kundërt.

Sipas Sartorit, një ideal mund të jetë realizuar nëse nëpërmjet kësaj pranojmë realizimin e tij parcial. Kur themi se idealet nuk janë (në fakt) dhe nuk mund të jenë (në parim) realizuar tërësisht, në mënyrë adekuate nuk themi dhe nuk presupozojmë diçka tjetër përveç faktit se idealet janë të destinuara të mbeten ideale. Një ideal mbetet ideal vetëm nëpër atë se nuk është realizuar, nëpër faktit së tejkalon sistemin dhe funksioni i idealeve është të jenë provokuese së fakteve.

Dennis Thompson konsideron se “për të justifikuar pretendimin sipas së cilit një ideal është konstruktiv, kemi nevoje prej prova për të zbuluar tendencat që, nëse janë vazhduara, tentojnë të realizojnë idealin.” Thompson vë në pah pikën në të cilin idealet ndërveprojnë, më mirë së sa reagojnë me boten reale. Karakteri konstruktiv të idealeve mund të shqyrtohet në masën në të cilën raportohet në prova. Idealet përshkruajnë një gjendje finale të dëshiruar dhe u kërkohet të kenë një projekt pozitiv.

Në shqyrtimin e tij rreth idealeve, Sartori pranon se idealet mund të jenë tradhtuara, të mos realizohen në formën e dëshiruar.

Çfarë dallon utopinë prej idealit është fakti se një gjendje e sendeve utopike jo vetëm se nuk është askund, por edhe se nuk mund të gjehet asnjëherë, në asnjë të ardhmën. Shkurtimisht, utopia është një jo-ekzistues nëpërmjet faktit se është një jo- të mundshëm.



Ideali kombëtar shqiptar përballë utopisë serbomadhe



Ideali kombëtar shqiptar gjendet në kuadrin e idealit të lirisë.

Shqiptarët nuk janë të gëzuar aspak më gjendjen ekzistuese, sepse Shqipëria londineze ka mbetur shtetin e vetëm në botë që kufizohet me trojet dhe popullin e vet.

Shqiptarët i kundërshtohen, i kundërvihen kësaj realiteti dhe përpiqen ta ndryshojnë.

Shqiptarët janë të ndërgjegjshëm se pa asnjë shtet unik kombëtar shqiptar nuk mund të jenë të lirë, se pa qenë një komb balancues me kombet të tjera të Ballkanit, nuk do të arrijnë të gëzohen prej asaj lirie.

Ideali kombëtar shqiptar nuk është shkatërrues, lidhet në realitet, sepse nuk shkel mbi kufomat të popujve fqinje, ashtu siç kanë vepruar shtetet e tyre ekspansioniste që kanë pushtuar dhe kolonizuar trojet shqiptare. Ai nuk është as negativ, mohues, sepse nuk mohon kombet dhe minoritetet ekzistuese në Ballkan, duke u garantuar të drejtat dhe liritë e tyre.

Nuk jam dakord se me mendimin e Sartorit që mendon përgjithësisht, gati si aksiomë, se idealet nuk mund të realizohen tërësisht, por kjo mund të ndodhet, në rastin shqiptar, vetëm nëse ideali kombëtar nuk mbetet në mend apo në llafe, vetëm nëse nuk mbetet në shpirt dhe shfaqet si një ndjenje dëshiruese e përflaktë të brendshme, por nëse bëhet një konstrukt politik, një objektiv për të përmbushur dhe për të cilën përmbushje ndërtohet një strategji kombëtare dhe nëse për përmbushjen e tij punojmë dhe veprojmë të gjithë me përkushtim dhe vetmohim, duke u harruar edhe veten.

Ky ideal, në historinë tonë të re, u tradhtua nga ata që kishin ndërruar pushkën me karrigen dhe që nuk vazhduan rrugën për çlirim dhe ribashkim kombëtar dhe i kundërvihet dhe do t’i kundërvihet utopive demagogjike integruese të shfaqur nga politika zyrtare shqiptare, që mendon se kombi shqiptar mund të integrohet në Evropë ashtu të ndarë copa-copa. Kjo është utopi, sepse kombi shqiptar s’ka fuqi të hyjë në BE, dhe nëse do të hyjë ashtu siç është, duke pritur kolonizuesit të hynë në BE, do të asimilohet tërësisht.

Ky ideal i kundërvihet edhe planeve zgjeruese ekspansioniste, siç është plani i Serbisë së Madhe, ashtu sic ka qenë ajo e përcaktuar nga Ilija Garashnin. Ai ishte një utopi, sepse shteti ekspansionist serb do të vazhdonte të zgjerohet mbi një territori etnik autokton shqiptar i banuar prej kombit josllav iliro-shqiptar. Utopia e Serbisë së Madhe ka krijuar një realizëm i keq, në të cilin kombi shqiptar ishte mohuar, në të cilin burra, gra, fëmijë shqiptarë u vranë, u masakruan dhe u dëbuan prej trojeve të veta. Por kjo utopi ka hasur REZISTENCËN DHE LUFTËN CLIRIMTARE të kombit shqiptar.

Ideali kombëtar shqiptar nuk është një utopi dhe nuk mund të konsiderohet ashtu sepse e prek realitetin dhe themelohet mbi të drejtën e çlirimit të kombit shqiptar, mbi të drejtën e tij të vetëvendosjes dhe dekolonizimit. Ai është një ndërtues i domosdoshëm i së ardhmes së kombit shqiptar në Ballkan, nëse konceptojmë e ardhmja jashtë realiteteve të hidhura të kohërat tona që përfshijnë robëri, nënshtrim, demagogji dhe antishqiptarizëm.



Prishtinë, 2 qershor 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI Empty
MesazhTitulli: Re: IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI   IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI EmptyTue Jun 02, 2009 8:34 pm

Te flm, Teuta per ket shkrim ce na paske sjellur ne BK.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Teuta.Gjika
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Female
Numri i postimeve : 145
Age : 40
Vendi : Mitrovice
Profesioni/Hobi : "Shqiperine e mori turku, i vu zjarr. Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar!
Registration date : 13/05/2008

IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI Empty
MesazhTitulli: Re: IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI   IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI EmptyTue Jun 02, 2009 9:56 pm

Drin,

Cfare mendon per te? Ta komentojme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI Empty
MesazhTitulli: Re: IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI   IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI EmptyTue Jun 02, 2009 11:14 pm

Shkrimi eshte mir i bazuar ne te kaluren tone te hidhte, e nderkohe idealin tone nuk jemi duke e realizuar tersishte, por shpresat jane te mdha, e nje udhtim fillon me njr hape , udhtimi yne eshte i gjate, e per te arritur ne cak kemi ber disa hapa, mbrapa nuk do kthehem, na kan mbetur edhe ca hapa deri ne cak.
Une e pergzoi autoren e shkrimit, dhe paitohem me te ndai frikes se asimelimite.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI Empty
MesazhTitulli: Re: IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI   IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI EmptyWed Jun 03, 2009 1:39 am

O Perendi ruaje shqiptarin nga vet shqiptaret !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI Empty
MesazhTitulli: Re: IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI   IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI EmptyWed Jun 03, 2009 9:10 pm

Haxhi.
Sa mir ce paskit sjellur ket thenje te Konices. Kete e ka then Konica e ka then para 94 vitve, Konica gjithe ashtu ka then, Te bashkuar, nje mendimit e nje bese kemi me iu qendrua gjithe te huajve e Shqiperia ka me qen Shqiperi.
Shqiptaret gjithe mone kan ditur te bashkohen, dhe do te dine, tri shkronjat e arta jo edhe ac large bashkuan shqiptaret, bashkim final nuke eshte edhe ac large deshe apo nuk deshen armiqet.
Shqiptaret jan te bashkuar ne mendime.
Dhe thenja e konices do te behet realitet, Shqiperia po behet Shqiperi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI Empty
MesazhTitulli: Re: IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI   IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI EmptySun Jun 14, 2009 2:30 pm

O bbburr ti a e din ma se pari nga rrjedh fjala shqiptar,nese e dine e dine dhe si bahet bashkimi shqiptar !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI Empty
MesazhTitulli: Re: IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI   IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
IDEALI KOMBËTAR I RIBASHKIMIT SË SHQIPERISË NUK ËSHTË UTOPI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush eshte balli kombetar
» Kush eshte krenar qe eshte shiptare
» "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"
» Ekonomia maqedone nepermjet Shqiperise
» E kaluara e Shqiperise

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: