|
| Kush eshte balli kombetar | |
| | Autori | Mesazh |
---|
haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Kush eshte balli kombetar Mon Aug 10, 2009 10:41 pm | |
| Ballistët kosovarë në mbrojtje të trojeve shqiptare
Shkruan:
Gazmend Islami
Duke parë se populli shqiptar po digjej e përvëlohej nga hordhitë çetnike serbo-sllave, me të cilët bashkëpunonin shqipfolësit komunistë, gjatë pranverës së vitit 1944, nacionalistët kosovarë nuk mund të rrinin duarkryq dhe të shikonin acarimin e situatës.
Duke u munduar që më shqipfolësit komunistë kontradiktat të mos shkonin deri në vëllavrasje, edhe përkundër fjalëve të urta të burrave të mençur nacionalistë, se serbit nuk i zihet besë, nacionalistët më të shquar u bashkuan dhe u rreshtuan përkrah ballistëve për mbrojtjen dhe çlirimin e Kosovës, si dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm etnik. Ilaz aga nga Koliqi dhe Hajriz Përpellaci, duke parë rrezikun e madh që po iu kanosej shqiptarëve të Kosovës, iu bënë thirrje të gjithë burrave për t’u mbledhur në një kuvend, i cili do të diskutonte çështjet e mëdha të luftës kundër shkjaut, çetnikëve serbo-sllavë.
U thirrën në kuvend: Adem Gllavica, Luan Gashi, Sabit Fazliu, Mulla Hamit Pakashtica, Hajriz Përpellaci, Bejtë Përpellaci, Mulla Ramë Govori, Nexhmedin Sejdiu, Ejup Hoxha, Fahri Sejdiu, Brahim Përpellaci, Ali Govori, Halim Govori, Selim Ramë Gjocaj, Demë Ali Pozhari, Pjetër Nika, Shaban Mulla Idrizi, Nezir Hasani, Mehmet Krileva, Mulla Azem Geci, Rifat Kuka, Tahir Berisha e shumë e shumë burra të tjerë të lirisë.
Në këtë kuvend u diskutua me zjarr dhe të gjithë pjesëmarrësit, si bijë të Kosovës, u zotuan se do të luftojnë deri në çlirimin definitiv të atdheut dhe bashkimin e saj me Shqipërinë mëmë. Unanimisht u zgjodh Kryesia e Kuvendit me në krye: Luan Gashin, Adem Gllavicën, Sabit Fazliun, vëllai i Selatinit e biri i Ilaz Agës, Mulla Ramë Govorin dhe Mulla Hamit Pakashticën. Këta burra caktuan edhe detyrat për strategjinë e mëtejshme të luftës. Ata nisën të organizojnë edhe çetat e para balliste, dhe pas një periudhe shumë të shkurtër, pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës filluan të veprojnë çetat e Ballit Kombëtar.
Çetat e pata të udhëhequara nga Ilaz Aga e Hajriz Përpellaci, menjëherë u hodhën në aksione dhe luftime me gjakatarët serbë në rrethinën e Kaçanikut, vend ky ku çdoherë armiqtë shekullorë të shqiptarëve kanë lënë kockat. Në atë betejë serbët lanë të vdekur përmbi 150 vetë.
Vetëm një ditë më vonë, çetnikët serbë të ndihmuar edhe nga komunistët internacionalistë shqiptarë, ndërmorën një ofensivë në rrethinat e Ferizajt për t’u hakmarrë për humbjet që pësuan në Kaçanik, mirëpo përsëri çetat e Ilaz Agës, të cilave iu erdhën në ndihmë edhe ato të Adem Gllavicës e Sabit Fazliut, i shpartalluan keqas, përsëri me humbje të rënda. Një javë më vonë, Ilaz Aga së bashku me trimat e vet ballistë merr vesh se çetnikët kanë filluar të masakrojnë e vrasin gra, fëmijë e pleq në anën e Llapit e të Gallapit, kështuqë ai detyrohet të shkojë në ndihmë të çetës të Mulla Ramë Govorit, të cilat me gjithë përpjekjet dhe luftimet e ashpra, nuk kishin mundur t`i mbronin civilët, humbjet e të cilëve në fshatra të tilla, si Shajkovc, Prapaçan, Keçekollë, Brainë, arrinin në rreth 2000 vetë. Pas ardhjes të çetës të Ilaz Agës dhe të disa çetave të tjera, në vendin e quajtur Drazhnje, u bë një luftë për jetë a për vdekje, ku shkiet humbën 357 gjakësorë dhe mbi dyqind të tjerë u kapën të gjallë, për t’u pushkatuar më pas. Pas varrosjes së këtyre çetnikëve, një komunist shqiptar me emrin Ali Shukriu, duke iu ardhur në ndihmë serbëve, së bashku me disa komunistë tjerë, filloi të thoshte poshtë e përpjetë se serbët janë vëllezërit tanë, kurse ballistët janë armiqtë tanë. Kështuqë çetat e Ballit që nuk donin vëllavrasjen u tërhoqën, por afër Shtimjes çetnikët kishin filluar përsëri masakrat. Në luftë kundër tyre shkuan çetat e Luan Gashit, Adem Gllavicës e Sabit Fazliut, një intelektual ballist i shquar, që kishte studiuar në Angli, fliste shtatë gjuhë të huaja, dhe për momentin dhe çështjen, e kishte ndërruar penën me pushkën, duke u vënë në krye të çetës. Mirëpo në luftimet me çetnikët serbë, ky bir i Kosovës ra për të mos vdekur kurrë. Në betejë u vranë shumë çetnikë, por pas disa tradhtive që bënë komunistët të udhëhequr nga njëfarë „Komandanti„ e që quhej Mustafa Hoxha, vriten më shumë se 65 ballistë, 65 bij të Kosovës, që vriten nga vëllezërit e tyre të një gjaku, e që quheshin komunistë.
Për të gjithë këta ballistë, Kosova u shtang, sepse ata u vranë nga vëllezërit e tyre komunistë. Kur dëgjoi Ilaz Aga për vrasjen e të birit dhe humbjen e ballistëve të tjerë, tha vetëm se nuk më dhimbset djali me shokët e tij që dhanë jetën për Kosovën, por më dhimbset Kosova dhe Shqipëria që do të mbeten nën Komunistët.
Haxhi L. Kuqi
DUKE KËRKUAR MIKUN TIM
(Mikut tim Selatin Fazliut)
Ti linde kur dielli perëndonte
Por diellin në zemër kishe
Prandaj gjete strehë kudo që shkove
Në Zarë të Kroacisë të babai i "Lirisë"
Me "Lirinë" ti u mësove
Prandaj torturën përballove
Se një ëndërr në zemër kishe
Si Kosovën të gjallë ta shihje.
E një ditë Ti në Kosovë erdhe
Se n’Kosovë ti mendjen kishe
Por shumë gjak morën prej teje
Se therrori këtu të priste.
Natyrisht ti këtë e dije
Dhe se vej në dyshim fare
Por se doje që gjakun tënd
Ta bëje një me rininë shqiptare.
(Haxhi L. Kuqi: "LETËR POPULLIT IM",
Prishtinë, 1997) | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: Kush eshte balli kombetar Mon Aug 10, 2009 10:48 pm | |
| http://shqiperiaetnike.bravehost.com/Sh_E_2005/Sh_e_2_05_files/image005.jpg | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: Kush eshte balli kombetar Mon Aug 10, 2009 10:49 pm | |
| Selatin Fazliu i biri i Ilaz Agës nga Koliqi | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Kush eshte balli kombetar Mon Aug 10, 2009 10:51 pm | |
| Kjo teme egzistone o sharlatan shiko pak o truri i kalbur mose hape tema pa lidhje jane tema te hapura e ke bere ket forum me tema nga dy her shiko pak lexo pastaj shkruaj sepse temat ekzistojne | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Kush eshte balli kombetar Tue Aug 11, 2009 8:13 am | |
| Ketu duhej te ishte pake me ndryshe titulli temes, p/sh. keshtu: Ballistët kosovarë në mbrojtje të trojeve shqiptare Si do cofet, nuk prish pune, kryesoreja ashete te shpalojem hallet tona ,te emsojem historin drejet ashtu si ak nedodhe. Ta mesojem ate histori qe deri dje na ashete nedalu nga shkiet e nga disa pushtetar te asaj kohe . Kur te vetedisohemi e ta duam njeni tjeterin, e shkruajm drejt per veten tone,athere jemi em afer Bashkimit Kombetar. | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: Kush eshte balli kombetar Tue Aug 11, 2009 9:21 am | |
| zeriatdheut
Pse o shizofen pisket e ngacmon njerezit sikurse me ta pas lind ty nana ket forum!
Shko more rregulloi punet ne maqedoni ,e nuk shef se çfare poshtersie keni bere kur prape e shtiret popullin e juaj nen sllavomaqedonas!Une kam pune ma te rendesishme dhe nuk mvarmt ketu ti hargjoi nervat me qiftat si ti!
| |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: Kush eshte balli kombetar Tue Aug 11, 2009 9:25 am | |
| Ti dhe gjaku yt betohem qe kurr nuk keni luftue as per popull as per atedhe,por per servilizem !I njofi njerezit kur flasin dhe "no coment"Mos e vete se te tregon vete ! | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Kush eshte balli kombetar Tue Aug 11, 2009 12:42 pm | |
| Te thashe se mose hape Tema vend e pa vend skame fai une qety ke ike per ..... lal andaj shikoje njeher temen a ekziston e ke be lemsh o Haxhiooo hahahaa | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: Kush eshte balli kombetar Tue Aug 11, 2009 12:46 pm | |
| po çka po te djege more zeri eshte puna ime qe e kam zgjedhe per veten time veqmas,nese done me shkrue diç shkruaj ne temen time e nese jo pse ofendon!? | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Kush eshte balli kombetar Tue Aug 11, 2009 12:49 pm | |
| O haxhi o nuk te thashe gje te kujtova se kjo teme ekziston shikoje pak BALLI KOMBETARE KOLABORATOR APO KESHTU TITULLOHET se e pashe se te jane ngatruar telat Haxhi mbarove lal hahahaa | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: Kush eshte balli kombetar Tue Aug 11, 2009 1:04 pm | |
| zeri e di more qe eshte edhe diku tjeter por pse i perseritish gjerat e njejta! | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Kush eshte balli kombetar Sun Sep 27, 2009 9:47 pm | |
| Balli Kombëtar me kandidatë në 15 komuna
Pasi ka kaluar disa sfida të fraksionizmit, Ballit Kombëtar, ka arritur të çertifikohet për zgjedhjet e sivjetme lokale, dhe ka propozuar kandidatët për këshilltarë komunalë, në 15 komunat e vendit, Agron Laçi, kryetar i Degës së ballit në Prizren, tha se pos në Prizren, ku BK do të garojë bashkë me “Koalicionin për Prizrenin”, në Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Vushtrri, Lipjan, Junik, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Drenas, Deqan, Suharekë, Rahovec dhe Dragash, Balli Kombëtar do të garojë në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Ballit Kombëtar, do të garojë me moton “Në robëri puna jonë është lufta, në liri lufta jonë është puna”. M. Shasivari | |
| | | Tatoo Anëtar i ri
Numri i postimeve : 148 Age : 41 Vendi : ne Parajse Registration date : 23/01/2009
| Titulli: Re: Kush eshte balli kombetar Sun Sep 27, 2009 10:15 pm | |
| Balli eshte turpi i gjithe Kombit Shqiptar megjithe Zogistet e toptanet | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Kush eshte balli kombetar Fri Oct 02, 2009 3:24 pm | |
| Ata qe ishin kunder uck-se- Me Rugove Pacifistin qe qoi policine serbe kunder Adem Jasharit.. | |
| | | BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: Kush eshte balli kombetar Mon Feb 22, 2010 11:24 pm | |
| Xhiti as Rugova as Ademi nuk jan kan kur ka qen Balli kombtar. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kush eshte balli kombetar | |
| |
| | | | Kush eshte balli kombetar | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |