Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
Titulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET Mon Jun 01, 2009 2:40 am
| 31.05.2009
Kjo vepër i dedikohet Qeverisë Berisha
Diplomati amerikan Ualker për autostradën
Diplomati i mirënjohur amerikan Uilliam Ualker, i shquar për karrierën e tij të gjatë në Ballkan dhe i njohur veçanërisht për shqiptarët, për kontributin e tij në çështjen e Kosovës, vlerëson se Shqipëria nën drejtimin e kryeministrit Berisha ka pësuar ndryshime rrënjësore dhe epokale. Përmes një interviste televizive, Ualker ka vlerësuar se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një arritje monumentale e qeverisë shqiptare dhe kjo jep më shumë shanse për heqjen e vizave me vendet e BE-së dhe anëtarësimin në familjen europiane në një të ardhme të afërt. Ai është shprehur se NATO është një arritje shumë e madhe për qeverinë shqiptare dhe tashmë Shqipëria është një partnere e denjë e Europës dhe vendeve më të fuqishme në botë. Të njëjtin vlerësim ai e ka shprehur edhe për aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Ualker tha se të gjithë e dinë që Europa po bëhet gjithmonë e më shumë e integruar, gjithmonë e më shumë pa kontrolle kufijsh, pa probleme me pasaportat, me vizat dhe për Shqipërinë anëtarësimi në NATO e po ashtu në BE është pjesë moderne e një Europe moderne, çka siç u shpreh ai, është e mrekullueshme. "Në të vërtetë, uroj Sali Berishën dhe qeverinë për ato që kanë bërë gjatë viteve të fundit. Kam ardhur në Tiranë 4 herë, hera e parë gjatë luftës në Kosovë dhe sa herë që vij shoh përmirësime, por gjatë 3-4 viteve të fundit ju jeni ngritur lart. Përsa u takon reformave ekonomike, u shpreh ai, marrja e masave kundër korrupsionit, kundër krimit, sa herë që kthehem unë dëgjoj më shumë lajme pozitive. "Kjo ka ndodhur e gjitha gjatë viteve të fundit. Kështu që, sërish unë jam një admirues i Sali Berishës, jam admirues i qeverisë dhe mendoj se ata pa dyshim po bëjnë një punë shumë profesionale, po bëjnë shumë që të jenë si pjesa tjetër e Europës. Në fakt, ashtu siç e shoh unë, ekonomia juaj po vazhdon të rritet kur pjesa tjetër e Europës nuk e gëzon këtë rritje. 5, 6 apo 7 vjet më parë nuk besoj se do t'ju besonte dikush në rast se do t'i thoshit që kjo do të ndodhte. Jam shumë i impresionuar me ato që janë bërë gjatë viteve të fundit. Dhe këto ia dedikoj Sali Berishës", ka vlerësuar diplomati amerikan
Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
Titulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET Mon Jun 01, 2009 2:43 am
Keto imazhe,kjo dite e madhe, keto festime sote, per hasmit tone jan vdekeje, helm.
agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
Titulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET Mon Jun 01, 2009 2:46 am
HASHIM ASPAK MOS U MERZIT SE SKENA ME UNDAL DERI NE PELLEMBEN E FUNDIT KAH JANE TROJET TONA E TE MOLLA E KUQE NDALEMI E PIJMI KAFE
Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
Titulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET Mon Jun 01, 2009 3:05 am
Dhashet Zoti e pijem kafen i nerumi Agim, ka me u be realitet, vetem se na duhet ta dojem njeri tjeterin, ti harrojem urretejet qe nau kan imponu me dekata pa pushim ashete punu vetem e vetem per perca shqypetaret e shkrete.Te molla e kuqe aty ashete pike takimi i funit, Enderra e cdo shqypetari.
Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
Titulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET Mon Jun 01, 2009 3:06 am
Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
Titulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET Mon Jun 01, 2009 3:12 am
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
Titulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET Mon Jun 01, 2009 3:13 am
po edhe ne kete forum jane disa agjent qe vetem perqajn por te kote e kane se ne dijmi mundemi dhe do ja dalim me zdo kete vend per percarje ne mes shqiptareve se sot te gjithe e pame se cfare do te thote kur jemi bashke
Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
Titulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET Mon Jun 01, 2009 3:23 am
Arma me e rende per shqipetarin ka qene percamja ne mes vedi! shpifjet kunder njeri tjeterit, lakemit vetiake per karrier e pushtet, dhashet Zoti mesojem nga keto shembuj te rralle por historik si kjo qe ndodhi keto dite, Prishtina e Tirana Masheke.
Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
Titulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET Mon Jun 01, 2009 3:27 am
Urimet me te mira per vizionin e Sali Berishes per autostraden, ekonomine dhe luften ndaj korrupsionit
31-05-2009 / Gazeta 55 Flet William Walker, diplomat i shquar amerikan, me karrierë të gjatë në Ballkan
“Unë me të vërtetë uroj Sali Berishën dhe qeverinë për ato që kanë bërë gjatë viteve të fundit. Kam ardhur në Tiranë 4 herë, hera e parë gjatë luftës në Kosovë, dhe sa herë që vij shoh përmirësime, por gjatë 3-4 viteve të fundit ju jeni ngritur lart. Dhe anëtarësimi në NATO dhe aplikimi për statusin e vendit kandidat në BE mendoj se është një indikator që tregon se sa të suksesshëm keni qenë”
TIRANE - William Walker, diplomat i shquar amerikan, me karrierë të gjatë edhe në Ballkan dhe i njohur veçanërisht për shqiptarët, për kontributin e tij në çështjen e Kosovës, deklaron për TV Klan se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një arritje monumentale e qeverisë shqiptare dhe kjo jep më shumë shanse për heqjen vizave me vendet e BE-së dhe anëtarësimin në familjen evropiane në një të ardhme të afërt. Walker thotë se reformat ekonomike, masat kundër korrupsionit, kundër krimit, kanë qenë pozitive. Ai tha se nesër do të jetë në inaugurimin e tunelit të rrugës Durrës-Kukës, që bashkon Shqipërinë me Kosovën dhe është i impresionuar nga kjo vepër që ia kushton Sali Berishës.
Shqipëria është tashmë anëtare me të drejta të plota e NATO-s. A është kjo një arritje? Mendoj se është një arritje shumë e madhe, absolutisht. Isha në Uashington kur erdhi Kryeministri juaj përpara se ju zyrtarisht të bëheshit pjesë e NATO-s, dhe ne u takuam me senatorin Lugar, i cili është një senator amerikan shumë i respektuar dhe ai uroi Shqipërinë, uroi Sali Berishën për këtë arritje. Është monumentale. Mendoj se kjo do të thotë se ju jeni tani një partner me të drejta të plota në Evropë, jeni partnerë me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe të gjitha këto vende që kanë qenë partnerë të NATO-s që nga fundi i luftës. Mendoj se është një arritje shumë e madhe për qeverinë.
Muajin e kaluar gjithashtu, Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat në Bashkimin e Evropian. Si e shihni këtë? E njëjta gjë, e njëjta gjë. Të gjithë e dinë që Evropa po bëhet gjithmonë e më shumë e integruar, gjithmonë e më shumë pa kontrolle kufijsh, pa probleme me pasaportat, me vizat, dhe për Shqipërinë anëtarësimi në NATO e po ashtu në BE është pjesë moderne e një Europe moderne, çka është e mrekullueshme.
Sa afër mendoni se do të jetë dita kur Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian? Mendoj se po vjen, herët apo vonë, personalisht mendoj se është e mrekullueshme që në linjën e anëtarësimit në NATO ju keni kaluar përpara disa vendeve të tjera si Serbia, të cilët mendonin se do të ishin të parët që do të anëtarësoheshin. Mendoj se është një arritje shumë e madhe. Unë me të vërtetë uroj Sali Berishën dhe qeverinë për ato që kanë bërë gjatë viteve të fundit. Kam ardhur në Tiranë 4 herë, hera e parë gjatë luftës në Kosovë, dhe sa herë që vij shoh përmirësime, por gjatë 3-4 viteve të fundit ju jeni ngritur lart. Dhe anëtarësimi në NATO dhe aplikimi për statusin e vendit kandidat në BE mendoj se është një indikator që tregon se sa të suksesshëm keni qenë.
Po në lidhje me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare? Për sa u takon reformave ekonomike, marrja e masave kundër korrupsionit, kundër krimit, sa herë që kthehem unë dëgjoj më shumë lajme pozitive. Kjo ka ndodhur e gjitha gjatë viteve të fundit. Kështu që, sërish unë jam një admirues i Sali Berishës, jam admirues i qeverisë, dhe mendoj se ata pa dyshim po bëjnë një punë shumë profesionale, po bëjnë shumë që të jenë si pjesa tjetër e Evropës. Në fakt, ashtu siç e shoh unë, ekonomia juaj po vazhdon të rritet kur pjesa tjetër e Evropës nuk e gëzon këtë rritje. 5, 6 apo 7 vjet më parë nuk besoj se do t’ju besonte dikush në rast se do t’i thoshit që kjo do të ndodhte. Unë mbaj mend që kur erdha për herë të parë këtu gjatë luftës, 1998 fillimet e 1999, u ula në aeroportin e Tiranës me një helikopter nga Kosova. Isha i shokuar. Kjo është Evropa? Dhe tani unë vij në aeroportin tuaj të ri e modern, ne nesër do të kemi një tunel dhe një autostradë. Jam shumë i impresionuar me ato që ka bërë gjatë viteve të fundit. Dhe këto ia dedikoj Sali Berishës.
Përmendët tunelin dhe autostradën, çfarë do të thotë ndërtimi i një vepre të tillë infrastrukturore, për Shqipërinë dhe rajonin? Pak minuta më parë ne po flisnim për tunelin, për autostradën dhe kjo më thanë që është dera kryesore e Shqipërisë drejt Evropës. Dhe unë them: Është po ashtu edhe dera e Evropës drejt Shqipërisë. Mendoj se është një ide e mrekullueshme. Unë nuk kam qenë këtu, por e kuptoj, që qeveria juaj ka pasur shumë kritika, shumë njerëz menduan se ishin para të harxhuara kot, që ju kishit gjëra të tjera që duhet të bënit sesa të ndërtonit një autostradë, por unë mendoj se do të jetë një sukses shumë i madh. Sërish, në integrimin e Shqipërisë jo vetëm me Kosovën, me atë pjesë, me Ballkanin por edhe me pjesën tjetër të Evropës, dhe të sjellë evropianët nga vendet e tjera këtu. Ç’mund të them? Kush e mendoi këtë projekt, i takon merita. Nuk janë para të hedhura kot, jam i bindur për këtë. Ne kemi pasur një president Tedi Rusvelt dhe ai kishte një ide për ndërtimin e një kanali nga Atlantiku në Paqësor, Kanali i Panamasë, dhe të gjithë i thanë: Je i çmendur, është një harxhim parash. Por sa shumë ka bërë jo vetëm për SHBA-në, për Panamanë por edhe për të gjithë botën, ai kanal është një xhevahir. Dhe unë jam absolutisht i sigurt se autostrada nga këtu në Kosovë do të sjelle përfitime ekonomike. Jo vetëm për Shqipërinë, për Kosovën, por për gjithë pjesën tjetër të Evropës.
Ju keni qenë disa herë në Shqipëri, a shihni ndryshime? Mezi po pres të uroj Sali Berishën për vizionin që ka, por jo vetëm për autostradën, por edhe për ekonominë, luftën ndaj korrupsionit ku unë besoj se shumë para janë kursyer për të eliminuar disa nga praktikat më të këqija por po ashtu unë kam ndjenjën duke folur me shqiptarët, se njerëzit ndihen më të qetë në rrugë. Është një qytet tjetër nga ai që pashë disa vite më parë. Jam shumë i impresionuar. Kam folur me njerëz të tjerë në Uashington për eksperiencat e tyre kur kanë qenë këtu dhe kushdo që ka qenë këtu pak vite më parë, 10 vjet më parë ata flasin për një Shqipëri ndryshe.
Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
Titulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET Mon Jun 01, 2009 3:34 am
Cahen malet, sot tuneli bashkon Shqiperine me Kosoven
31-05-2009 / Leonard Quku Kryeministri Sali Berisha dhe shefi i ekzekutivit të Kosovës Hashim Thaçi përurojnë sot hapjen e tunelit të Kalimashit, veprës më të madhe inxhinierike të Ballkanit, preludin e vënies në funksionim të Rrugës Durrës-Prishtinë, autostradës që bashkon trojet shqiptare.
Pamje video e perurimit te njerit prej tuneleve te rruges Durres - Kukes si dhe deklaratat e plota te dy kryeministrave
31-05-2009 / Gazeta 55
Sot realizimi i ëndrrës së çdo shqiptari për ndërtimin e rrugës që do të lidhë në kohën më të shkurtër të mundëshme shqiptarët dhe kosovarët na bëri krenarë në të gjithë Ballkanin. Qeveria shqiptare jo vetëm realizoi ndërtimin e kësaj rruge, por e bëri atë të vetmen e përmasave të tilla gjigande në rajon.
- Kryeministri Berisha: Tuneli i Kalimashit, kryevepra që bashkon kombin
- Kryeministri Thaçi: Rruga Durrës-Kukës është rruga e shpresës, besimit, e punës dhe zhvillimit
Sot, Kryeministri Berisha, së bashku me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, Ministrin e Jashtëm Lulzim Basha, Ministrin e Punëve Publike, Transporteve dhe telekomunikacionit Sokol Olldashi, Ministren e Integrimit Majlinda Bregu, si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar dhe drejtues vendorë mori pjesë në inaugurimin e tunelit Thirrë-Kalimash, një pjesë e rëndësishme e segmentit Rrëshen- Kalimash, në rrugën Durrës-Kukës.
Kryeministri Berisha shembi në mënyrë simbolike murin e fundit ndarës, të tunelit, për tu takuar në anën tjetër të tij, me Kryeministrin kosovar Hashim Thaçi, i cili shoqërohej nga Zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi, Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, Ministri i Transporteve Fatmir Limaj, anëtarë të qeverisë, e deputetë të parlamentit të Kosovës.
Pasi përshkuan tunelin, të dy kryeministrat dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp, në prani të qindra qytetarëve vendas dhe atyre të ardhur nga Kosova.
Kryeministri Berisha: Zoti kryeministër i Kosovës Hashim Thaçi,
Zonja Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë Jozefina Topalli,
Të nderuar ministra, parlamentarë, qeveritarë vendorë të Shqipërisë dhe Kosovës,
Të dashur miq, zonja Ajzenhauer, mbesë e gjeneralit liberator të Evropës, të Presidentit të SHBA-ve, ikonës së ndershmërisë dhe përkushtimit të kombit të tij, Dvajt Ajzenhauer, mike e çmuar e kombit shqiptar,
I dashur ambasadori Walker, heroi ynë kombëtar,
I dashur miku im Sharik Tara, zonja Tara, Sinan Tara, të nderuar përfaqësues të lartë të Kompanisë Bechtel Enka,
Qytetarë dhe qytetare të mbarë Shqipërisë!
Së pari dëshiroj tu përshëndes të gjithëve përzemërsisht, të ndaj me ju gëzimin e madh të shndërrimit sot në këtë moment të një ëndrre gjithëshqiptare në realitet. Sot ne përjetuam këtu realizimin e njërës prej ëndrrave më të bukura të shqiptareve, përjetuam shembjen, jo të një muri , por të një mali, përjetuam shembjen, jo të një muri, por të pamundësisë. Sot ne inauguruam së bashku me Kryeministrin e Kosovës, me ju zotërinj ministra, zonja Kryetare, miq të dashur, tunelin e Kalimashit, një nga kryeveprat në fushën e ndërtimit në Evropë dhe më gjere. Ky tunel para së gjithash është tuneli i bashkimit të kombit. Sot ne vendosëm se nuk ka male, nuk ka pengesa, nuk ka asgjë, që mund ta ndaje, jo vetëm shpirtërisht por as fizikisht këtë komb. Sot, ne inauguruam tunelin, që bashkon jo vetëm shqiptaret, por inauguruam tunelin që me shërbimet që ofron në fushën e transportit dhe të qarkullimit, bashkon më shumë shqiptarët me kombe të tjera të rajonit, maqedonasit, serbet, bullgarët dhe të gjitha kombet e këtij rajoni. Sot, ne inauguruam tunelin, i cili do të bëjë që brigjet e Shqipërisë, portet e saj, tu shërbejnë jo vetëm shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, por tu shërbejë të gjitha kombeve te rajonit. Në të vërtetë tuneli mund të kishte shumë emra. Miku im Sharik Tara me thotë mbrëmë në darkë, se ky tunel është tuneli i miqësisë. I dashur Sharik, ke 20 vjet që vjen në këto vende. Të kanë sjellë këtu rrënjët e tua të hershme, por dhe dashuria e madhe, jo vetëm për shqiptarët, me të cilët ti je i lidhur me shumë rrënjë dhe fije, por dhe të fqinjëve dhe kombeve të tjera përreth. Kam një kënaqësi të madhe miku im, se ti sot me Bechtelin, me nje nga kompanitë lider botërore në fushën e ndërtimit, u shndërron shqiptareve dhe jo vetëm shqiptarëve, një ëndërr të madhe në realitet. Tuneli është një vepër e kushtueshme, por dua të theksoj se për një komb dhe njerëz kohëhumbur sic jemi ne, çmimi i kohës është çmimi i të gjitha çmimeve, ndaj dhe ky tunel kushton shumë më pak, se sa koha e kalimtarëve nëpër të, në një vit të vetëm.
Tuneli ka qenë i vështirë dhe i kushtueshëm, por çmimi i tij është dhjetëra e qindra herë më i vogël, se vlera e tij e madhe morale, se bashkimi që sjell midis njerëzve, se shërbimi që iu bën njerëzve dhe qytetarëve, si dhe dalja në det që i jep Kosovës, dalja në det që i jep jo vetëm Kosovës, por dhe fqinjëve të saj.
Unë dua ta mbyll fjalën time me disa mirënjohje dhe falënderime të veçanta. Se pari, një falënderim dhe mirënjohje të madhe dua tu bëj të gjithë punonjësve, inxhinierëve, teknikëve, të kompanisë Bechtel-Enka, të cilët realizuan këtë projekt, këtë tunel, në kohë rekord, sollën këtu në këto male dhe gryka teknologjitë më të larta bashkëkohore, disiplinën më të lartë, ekspertizën më të thellë. Ne ju mbetemi mirënjohës juve. Ju do të jeni pjesë e historisë sonë, e përpjekjes sonë për zhvillim dhe modernitet.
Dua të shpreh mirënjohje të thellë ndaj ministrit Basha, ministrit Olldashi, të cilët me një përkushtim të jashtëzakonshëm ndoqën zbatimin e këtij projekti, zbatuan porositë e Kryeministrit dhe të qeverisë dhe sot projekti është realitet.
Dua të falënderoj të gjithë punonjësit e administratës, të cilët me përmbushjen e detyrimeve të tyre, bënë të mundur këtë kryevepër të shqiptareve. Sot Kim Mehmeti më dërgoi një mesazh në të cilin më shkruante se kjo pothuaj është mrekullia shqiptare. Edhe unë jam dakort me Kim Mehmetin.
Dua të falënderoj Parlamentin për mbështetjen e madhe që i dha projektit, të falënderoj miqtë e mi kudo në botë të cilët, më kanë inkurajuar shumë për realizimin e këtij projekti të madh. Dua tu falënderoj, ju William Walker, që je sot midis nesh dhe ju zonja Ajzenhauer.
Unë do ta mbyll fjalën time me një zotim, se pas këtij tuneli dhe këtij korridori qeveria ime nuk do të lerë mal pa shembur, nuk do të lerë asgjë pa bërë, në mënyrë që shqiptareve tua japim Shqipërinë në pëllëmbë të dorës. Edhe njëherë gëzuar
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi: I nderuari kryeministër i Shqipërisë, zoti Sali Berisha,
E nderuara kryetare e Kuvendit të Shqipërisë Topalli,
Të nderuar ministra, zëvendësministra, deputetë të dy qeverive e kuvendeve tona,
I nderuari ambasador Walker,
Sot, këtu në Kalimash, sjell për ju, i nderuari Kryeministër Berisha, mesazhet e përgëzimet të qeverisë së Kosovës, të institucioneve të saj , të gjithë popullit të Kosovës për këtë kryevepër.
Sot është një ditë madhe për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë. Sot është një ditë e madhe dhe shumë e rëndësishme edhe për mua personalisht, sepse ekziston një lidhje shumë e fuqishme mes këtij rrugëtimi dhe lirisë së Kosovës. Janë të shumta dhe të pallogaritshme rastet, kur unë dhe bashkëluftëtarët e mi, me orë të tëra, në shi, në borë dhe në acar, e bëmë këtë rrugë, në këmbë, për lirinë e vendit. Që sot, Kosova dhe Shqipëria, Tirana dhe Prishtina janë si kurrë ndonjëherë më pranë njëra tjetrës dhe do të afrohen dhe më tepër. Tirana dhe Prishtina janë si kurrë ndonjëherë pranë njëra-tjetrës dhe kështu do të jemi përgjithmonë.
Pa dyshim, një element qendror i kësaj afërsie shpirtërore, fizike dhe materiale është liria dhe pavarësia e Kosovës, vetë shteti i Kosovës. Pavarësia e Kosovës i jep kësaj rruge dimensionin e plotë të afrimit, është vetë kuptimi i autostradës. Kjo rrugë është dalja e Kosovës në det.
I nderuari kryeministër, ne kemi qene të ndarë në shekuj , por kurrë nuk kemi qenë larg njeri-tjetrit. Gjithmonë kemi punuar për tu afruar, gjithmonë kemi sakrifikuar për tu afruar dhe ja, erdhi dita, Kosova është e pavarur, Shqipëria në NATO dhe sot ndërtojmë autostrada. Dhe unë e di, siç e dini të gjithë ju se kurrë më, të rinjtë tanë, as të Shqipërisë dhe as të Kosovës nuk do të ecin më në këmbë, nëpër baltë, fshehurazi dhe me tmerrin e frikës, për të bërë këtë rrugëtim të lirisë dhe zhvillimit të vendeve tona. Na ka ndarë historia, na ka ndarë padrejtësia. Na ndanin bjeshkët, malet e thepisura, dhe muret. Sot të gjitha këto pengesa janë zëvendësuar me punë, me vullnet, me ideal, me vizion, duke u shndërruar në dhjetëra e dhjetëra ura dhe tunele komunikimi.
Prandaj, i nderuari Kryeministër i Shqipërisë, zoti Sali Berisha, Ju përgëzoj në emër të Kosovës, popullit të saj, për këtë punë kolosale, për këtë kryevepër, ju përgëzoj ju personalisht, qeverinë tuaj dhe popullin shqiptar. Përveç dëshirave, ëndrrës për integrim kombëtar dhe euroatlantik, kjo rrugë do të mbartë ide, mallra, rritje ekonomike për të dy vendet tona. Kjo rrugë do ti japë shtytje zhvillimeve të shumanshme të dy vendeve tona.
I nderuari kryeministër i Shqipërisë, zoti Sali Berisha. Si kryeministër i qeverisë së Republikës së Kosovës, zotohem se për një kohë shumë të shkurtër, kjo rrugë do të vazhdojë tutje, Vermicë, Prizren, dhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Bashkërisht kemi thyer perandori e pushtues, e do të thyejmë edhe male e bjeshkë që na dalin përpara. Kjo është autostrada e shpresës, e besimit, e punës dhe e zhvillimit të shqiptarëve. Kjo është historia jonë. Kjo është rruga e integrimeve kombëtare dhe euroatlantike, rruga e shekullit te ri. Kjo është rruga e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit.
Faleminderit, urime dhe suksese ju dhe të gjithë shqiptarëve.
Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
Titulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET Mon Jun 01, 2009 3:39 am
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
Titulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET Mon Jun 01, 2009 3:49 am
Qeveria Berisha shemb gurin e fundit qe ndante Shqiperine nga Kosova. Rruga u hap
31-05-2009 / Gazeta 55
Sot pas shpimit të centimetrave të fundit të tunelit të Kalimashit, zyrtarisht është hapur njëri krah i autostradës Durrës-Kukës-Morin. Diç pas orës 12:00 kryeministrt Shqipërisë dhe ai i Kosovës janë përqafuar në mesin e tunelit, ndërkohë që kryeministri i Shqipërisë ka përshkruar rrugën, duke hyrë në tunel nga Thirra, ndërsa kryeministri i Kosovës ka përshkruar tunelin duke hyrë nga ana tjetër, Kukësi.
Për ta përcjellur nga afër këtë ngjarje të madhe historike, sot në Kalimash kishin ardhur edhe shumë qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria duke krijuar një atmosferë vërtetë festive.
Një pllakat i madh, i vendosur nën flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, është vënë mbi tunel në të cilën shkruan “Përgjithmonë”.
Me të dalë nga tuneli i Kalimashit Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencë të përbashkët për media.
Me këtë rast Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se hapja e tunelit të Kalimashit është pjesë e realizimit të një prej ëndrrave më të bukura të shqiptarëve, duke shtuar se ky është tuneli i bashkimit të kombit, i cili dëshmon se nuk ka male dhe as pengesa që mund të ndajnë shpirtërisht e as fizikisht kombin shqiptar.
Ndërsa, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi me rastin e inaugurimit të njërit krah të autostradës Durrës-Morin, në tunelin e Kalimashit, ka sjellë mesazhin e urimit dhe përgëzimit, duke thënë se kjo është një ditë e madhe për gjithë shqiptarët kudo që janë dhe u zotua se për një kohë të shkurtër kjo rrugë do të vazhdojë edhe në pjesën e Kosovës, Vërmicë-Prizren-Prishtinë.
Një ngjarje e rëndësishme për të gjithë kombin shqiptar
Në ditën e hapjes së tunelit të Kalimashit, kryeministri Sali Berisha tha se sot shqiptarët përjetuan realizmin e një prej ëndërrave më të bukura, shembjen jo të një muri, por të një mali, shembjen e pamundësisë. "Sot inaguauram me kryeministrin Thaçi dhe ministrat tunelin e Kalimashit, një nga kryeveprat në fushën e ndërtimit në rajon dhe më gjerë", tha kreu i qeverisë shqiptare. Sipas Berishës ky tunel është tuneli i bashkimit të kombit. "Inaguruam tunelin i cili bashkon më shumë shqiptarët me kombet e tjera të rajonit, maqedonasit, serbët, bullgarët", tha ai . Sipas kryeministrit shqiptar tuneli është një vepër e kushtueshme, por çmimi i kohës është çmimi i të gjitha çmimeve, ndaj ky tunel kushton shumë më pak se koha e kalimtarëve në të. Berisha falenderoi inxhinierët, teknikët dhe punëtorët e kompanisëv "Bektel Enka" që realizuan këtë projekt në kohë rekord duke sjellë teknologjitë më bashkohore dhe ekspertizën më të thellë. "Ju do jeni pjesë e historisë sonë", tha Berisha. Kreu i qeverisë shqiptare u zotua se pas këtij tuneli qeveria e tij nuk do lërë mal pa shembur, nuk do lërë asgjë pa bërë në mënyrë që shqiptarëve t'i jepet Shqipëria në pëllëmbë të dorës. "Edhe një herë, gëzuar", përfundoi Berisha.Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se dita e sotme është ditë e madhe për gjithë shqiptarët kudo jetojnë pasi ekziston një lidhje shumë e fuqishme mes këtij rrugëtimi dhe lirisë së Kosovës. "Janë të shumta rastet kur unë dhe bashkëluftëtarët e mi e kemi bërë në këmbë këtë rrugë për lirinë e vendit. Por sot Tirana dhe Prishtina janë si kurrë ndonjëherë më pranë njëra-tjetrës", tha ai. Kryeministri kosovar përgëzoi kryeministrin Berisha, qeverinë e tij dhe popullin shqiptar për këtë punë kolosale në realizimin e projektit. "Kjo rrugë do i japë shtytje zhvillimeve të shumëanshme të vendeve tona", tha ai. Thaçi u zotua se për një kohë shumë të shkurtër do vazhdojë më tutje për të arritur në kryeqytetin e Kosovës. "Kjo është autostrada e shpresës, rruga e integrimeve, rruga e shekulit 21, rruga e shqiptarëve, rruga e paqes stabilitetit dhe zhvillimit në rajon. Urime gjithë shqiptarëve", përfundoi Thaçi. Në fund të ceremonisë kryeministri shqiptar Berisha dhe ai kosovar, Thaçi morën me vetë dy pjesë guri nga shkëmbi i tunelit në mënyrë simbolike.
Kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe ai kosovar Hashim Thaçi kanë realizuar takimin historik në tunelin e Kalimashit, duke simbolizuar në këtë mënyrë "bashkimin" e dy vendeve në Kalimash. I hipur mbi një buldozer kryeministri shqiptar Sali Berisha ka rrëzuar murin simbolik që ndante tunelin e Kalimashit duke çelur zyrtarisht atë. Në hapjen e tunelit e pranishme është gjithashtu edhe kryeparlamentarja Topalli, zonja Liri Berisha, ministri i Transporteve Sokol Olldashi, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, po ashtu e pranishme është edhe mbesa e ish-presidentit amerikan Ajzenhauer. Ndërsa delegacioni kosovar përfaqësohet nga kryeministri Hashim Thaçi, ministri i Transporteve Fatmir Limaj si dhe 18 anëtarë të tjerë.
Tuneli i Kalimashit është segmenti më i rëndësishëm i rrugës që lidh shqiptarët, asaj Durrës-Kukës-Morinë. Puna për hapjen e këtij tuneli nisi që më 25 maj 2007 nga kompania amerikane "Bektel" dhe kompania nënkontraktuese turke "Enka". "Bektel-Enka" ka rritur ndjeshëm ritmet e punimeve edhe në sektorë të tjerë, si përfundimi i 27 urave me një gjatësi prej më shumë se 5 kilometra në gjithë segmentin e rrugës prej 60.4 kilometrash, Rrëshen-Kalimash. Rruga Durrës-Kukës- Morinë, një projekt ky i qeverise shqiptare, është vepra më e madhe inxhinierike në Shqipëri. Me përurimin e njërit tunel, pritet që së shpejti, brenda qershorit, të bëhet edhe përurimi i rrugës që ka një gjatësi 170 kilometra, nga Durrësi deri në Morinë. Rruga do të mundësojë një lidhje të shpejtë mes Prishtinës dhe brigjeve shqiptare për me pak se 3-orë.
Rreth ëndrrës së shqiptarëve
Rruga Durrës Kukës Morinë është padyshim vepra më e madhe dhe me koston më të lartë të ndërtuar në historinë e shtetit shqiptar. Kostoja e ndërtimit të kësaj rruge ka qënë jo vetëm politike po aq edhe ekonomike. Kështu ekspertë të Prokurorisë së Përgjithshmë thonë që kjo rrugë i ka kushtuar shtetit shqiptar 1 miliardë euro. Nga ana tjetër, qeveria thotë se rruga kushton 730 milionë euro. Nga kjo shumë, 480 milionë euro janë marrë kredi nga banka të huaja dhe do t'i duhet të shlyejë 40 milionë euro në vit. Rruga Durrës - Kukës është 170 kilometra e gjatë dhe ka një gjerësi prej 23 metra. Ajo ka në përbërje të saj 29 ura do të ndërtohen në të gjithë gjatësinë e rrugës, me një gjatësi lineare prej 450 metrash, ndërsa ura më e lartë është E.88 e cila është plot 88 metra e gjatë. Ndërtimi i kësaj rruge shkuron 30 milje krahasuar me rrugën e mëparshme dhe bën të mundur që për katër orë të kryhet distanca mes tiranës dhe prishtinës. Tuneli që do ndërtohet në Thirrë- Kalimash është më i gjati në Ballkan dhe për hapjen e tij është shpuar 1 milionë metër kub material shkëmbor. Rruga e cila gëzon të gjithë parametrat europianë është ndarë në pesë segmente në varësi të projekteve paraprake. Kjo rrugë ka ulur nivelin e papunësisë duke bërë të mundur që të punësohen plot 3800, dy të tretët shqiptarë ndërsa pjesa tjetër turq, që gjithsesi kontribuojnë në zhvillimin e zonës për faktin se marrin banesa me qera dhe jetojnë prej muajsh në Shqipëri tashmë.
Historia e rrugës
Zanafilla e rrugës Durrës - Kukës e ashtuquajtur edhe rrugë patriotike nis me datën 14 korrik, datë kur Këshilli i Ministrave i hap dritën jeshile Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugësve për të proceduar me prokurim të hapur ndërkombëtar për ndërtimin me ritme të përshpjetuara segmentin Rrëshen - Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës- Morinë. Më 16 korrik të vitit 2006, publikohet kërkesa për shprehje interesi në emër të qeverisë shqiptare përmes një njoftimi në gazetën zyrtare të Komisionit Europian dhe gëzetën "Financial Times". Me 27 korrik të vitit 2006, në njoftimin për shtyp të Këshillit të Ministrave thuhej se kryeministri Berisha zhvilloi një takim me përfaqësues të kompanisë turke të ndërtimit "ENKA", presidentin e nderit të kësaj kompanie, dr. Sharik Tara.
Më 3 gusht të vitit 2006, hapen ofertat e tenderit. Shoqëritë pjesëmarrëse në tender janë: "Strabag", Austri; "Becthelltd", SHBA; "Al Kharafi Group", Kuvajt; "Konstruktor", Kroaci. Më 4 gusht 2006, pas vlerësimit individual të ofertave Komisioni i Vlerësimit paraqiti vendimin unanim. Oferta e kopanisë amerikane "Bechtelld" u vlerësua si ofertë e kualifikuar mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur. Nis projekti dhe shpronësimi i banorëve në zonën ku kalon rruga.
Më 27 shtator 2006, qeveria shqiptare miraton projelt-kontratën me kompaninë Bechtel ENKA. Më 4 shkurt të vitit 2007, kryeministri shqiptar Sali Berisha përuron nisjen e punimeve në ndërtimin e autostradës Rrëshen-Kalimash.
Prokuroria e Përgjithshme pas marrjes në dorë të një materiali për rrugën Durrës-Kukës-Morinë nis hetimin më 15 mars të vitit 2007. Ndërsa me 18 prill Prokuroria e Tiranës sekuestron dokumentet e tenderave të rrugëve në Ministrinë e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve. Dosja e tenderit të rrugës Kalimash-Morinë dërgohet më 12 shtator 2007 në zyrën e Kryeprokurorit Theodhori Sollaku, pasi organi i akuzës së kryeqytetit nuk ka kompetencë për të thërritur në prokurori ministrin e Transporteve, pasi ai gëzon imunitet. Sipas prokurorisë, një nga shkeljet e para është mungesa e një projekti përfundimtar, që legjislacioni shqiptar e kërkon përpara çdo tenderimi. Gjatë hetimeve gjithashtu del në dritë edhe mungesën e një supervizori për mbikëqyrjen e punimeve në segmentin 57 km të rrugës Rrëshen-Kalimash si dhe mungon fondi limit. Sipas organit të akuzës së kryeqytetit, një shkelje është se kontrata e përpiluar dhe më pas e nënshkruar nga ministri Lulëzim Basha, zv.ministri Armand Teliti dhe drejtori Juridik, Andi Toma, me përfaqësuesit e shoqërisë "Bechtel & Enka", është bërë në bazë të ligjeve angleze dhe jo shqiptare. Ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, më 10 tetor i kërkon zyrtarisht qeverisë materialet e mbledhjes së qeverisë, ku është miratuar vendimi për dhënien e ndërtimit të rrugës firmës "Bechtel". Për tenderin e kësaj rruge deri më tani janë marrë në pyetje një sërë përsonash mes tyre, ish-ministri i transporteve Lulzim Basha, ish-zv,ministri Arman Teliti. Pavarësisht këtyre ecejakeve rruga u ngrit, eci dhe po shkon drejt fundit të saj.
Perspektiva e Rrugës
Rruga është një aortë jetike për të lidhur dy pjesë të kombit Shqipërinë dhe Kosovën dhe për të shumëfishuar shkëmbimet njerëzore dhe tregtare mes dy vendeve. Vlerat e jashtëzakonshme që merr kjo rruge jo vetëm ekonomike, por edhe kulturore janë të mëdha. Kështu me një rëndësi të veçantë cilësohet kryesisht për hapjen dhe rritjen e komunikimit me rajonin dhe me fqinjët e pjesës veriore të vendit. Rruga e cila përbëhet nga një numër i madh urash me arkitekturë të veçantë jo rrallë janë parë edhe si vepra arti madje edhe janë pasqyruar si të tilla nga të rinjtë në shumë aktivitete kulturore. Zona merr një zhvillim të madh për shkak të komunikimit të shpejtë dhe në kushte më të mira, nxitet punësimi dhe aktiviteti privat në këtë zonë. Jo pak biznese kanë nisur të formësohen në të dy anët e autostradës duke garantuar një hov të ri dhe të ndryshëm zhvillimi për këto zona. Familje të tëra kanë nisur projektet për lokale, hotele, restorantë, karburante e të tjera aktivitete private të cilat gjejnë treg pune si rezultat i ndërtimit të kësaj rruge. Përfitimet që i vinë shtetit shqiptar prej saj pritet të jenë goxha të mëdha. Gazetari Kosovar Ibrahim Rexhepi i pari ka hedhur idenë e nmjë taksë 5 euro për kosovarët që futen në Shqipëri përmes kësaj rruge. Rexhepi ka shkuar më tej duke kërkuar edhe që tuneli i Kalimashit të furnizohet me ndriçim pa ndërpreje nga shteti i Kosovës pasi përfitimet e ndërtimit të kësaj rruge janë kolosale edhe për shtetin e Kosovës, e cila heq dorë një herë e mirë nga konsumimi i produkteve serbe dhe drejtohet nga shteti vëlla Shqipëria.
Përplasjet për rrugën.
Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë është kthyer në objekt të sulmeve politike mes dy partive kryesore. Socialistët akuzojnë qeverinë për shkelje të rënda në procedurat e tenderit dhe abuzime me fondet e dhëna për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, 57 kilometra, kostoja e të cilit është disa qindra milionë Euro.
Ish-ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve Lulzim Basha pranoi të hiqte dorë nga imuniteti për t'i hapur rrugën një hetimi të pavarur ndaj implikimit ose jo të tij në aferën e abuzimeve me fondet e rrugës Durrës - Kukës, gjest që u vlerësua nga maxhoranca si një model për t'u ndjekur kurdoherë kur organi ndjek penalisht një deputet. Kryeministri Berisha dhe ish-kryeministri Pandeli Majko janë dy zyrtarët më të lartë që kanë pranuar se ka pasur lobe që kanë qenë kundër ndriçimit të kësaj rruge.
Kush është Bechtel – Enka
Bechtel – Enka është një ndërrmarje e përbashkët ndërmjet dy sipërmarrjeve Inxhinierike- Ndërtimi-Prokurimi, që filloi në vitin 1988, kur ato u bashkuan për të ndërtuar Autostradën Ankara – Gerede në Turqi (një prej veprave më të mëdha infrastrukturore në Turqi).
Që atëhere ndërmarrja e përbashkët ka zbatuar me sukses një numër të madh projektesh në fushën e infrastrukturës publike, energjisë, naftës e gazit dhe kimikateve të tjera në Turqi, Kroaci, Vendet e Ulta dhe Kazakistan. Aktualisht, Bechtel – Enka po punon në dy projekte për ndërtim Autostradash në Shqipëri dhe Rumani.
Me qëndër në San Fransisko SHBA, Bechtel është një nga sipërmarrjet më të mëdha të të gjithë botës në fushën e projektimit Inxhinierik, ndërimit dhe menaxhimit të projekteve. Që nga themelimi i saj më 1898, Bechtel ka punuar në më shumë se 22 000 projekte në 140 vende në të shtatë kontinentet. Sot të 40 000 punonjësit e Bechtel-it punojnë me klientë, partnerë dhe furnizues në qindra projekte në rreth 50 vende të botës.
Firma Enka Insaat ve Sanayi, me qendër në Stamboll, Turqi, është një nga sipërmarrjet më kryesore në indstrinë e ndërtimit në Turqi dhe një nga më të mëdhenjtë në Botë. Ajo është shoqëria mëmë e Enka group, që përbëhet nga 37 shoqëri, të cilat ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh, përveç atyre të ndërtimit që ofrohen nga Enka Construction. Enka numëron 50 vjet me projekte të suskseshme ndërtimi në Europë, Afrikë dhe Azi.
Në vitin 2007, Bechtel u klasifikua për të nëntën vit rradhazi kontraktori i parë i Shteteve të Bashkuara nga Engineering News-Record (ENR), një revistë ndër më kryesoret në SHBA për industrinë e ndërtimit, ndërsa Enka u rendit në vëndin e 44 në listën e kontraktorëve ndërkombëtarë. Është reputacion ndërkombëtar i shoqërive partnere, një angazhim i përbashkët për sigurinë, cilësinë e rezultatet dhe një skuadër ndërkombëtare e specializuar në zbatimin e projekteve madhore ato që e bëjnë Ndërmarrjen e Përbashkët Bechtel – Enka një partner kaq të suksesshëm.
Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
Titulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET Mon Jun 01, 2009 3:52 am
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
Titulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET Mon Jun 01, 2009 4:35 am
Tjeter "mbrekulli"...
https://www.youtube.com/watch?v=raPZt4qyF5k
Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
Titulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET Mon Jun 01, 2009 5:13 am
Petrit, hiqe ate shejtan nga aty, Sot Shqypetaret kane feste e gezim. Sot vetem shkiet nuk gezohen. Petrit mos e perly kete teme me , moseni petrit se Zoti ka me jau shemetu fetyren heret a vone keni me zene venin atje ku jeni nis, Shqipetaret kan vendos ti thon mejafet te keqes, mjafet shpifejeve, mjafet dredhinave. Petrit nese ke pake qilteresi njerezore,hiqi pallaverat tua nga ketu,e keni ju temen tuaj ku shfryni marrezinat bello braqe, kjo teme ashete per shqipetaret qe kan prite me shekuj te gezojen kete dite madheshtore. Per kete dite populli shqipetar ka dhene djemet me te mire te gjinit vete, Adem Jasharin, Agim Ramadanin, Sali Cekun e shume tjere, Petrit hiqi marrinat tua dhe te shokeve tu te paket nga ketu. Leni rehat shqipetaret te gezojen lirin qe e kan pagua shtrejte. petrit, per fat te mire te shqipetareve e per fat te keq tuajin pakices percarese, shqipetaret kan fillua ti shone gjenat vete me syt e vete, jo si dikur qe u ashete servua me dejallezi ideologjike e percamje klanesh politike, petrit meshi marrinat nga ketu nese te vrete e nese ke nji grimec ndergjegje njerzore e Kombetare, per hir te bashekimit Kombetar bene ,ta jap besen nese e dini qashet besa, atje te temat ku ju shefryni cyfyret tuaja sju pengoj. Shqipetaret kan vendos te Bashkohen.
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
Titulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET Mon Jun 01, 2009 5:15 am
Ne cilin vit pas 2010 ndertohet rruga? Hapja e nje vrime (jo kryesore) ne mal nuk don te thote se eshte ndertuar rruga?
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
Titulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET Mon Jun 01, 2009 5:18 am
Medalim,
Juve e shikoni qe une kam informacion te plote se c'fare do te haje Fazllo-Berisha neser ne dark.
Juve (propoganda serbe) nuk mundeni te genjeni shqiptaret.
A eshte ndertuar rruga a po jo? Mundem une ta pershkruaj ate rruge neser me makine?
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
Titulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET Mon Jun 01, 2009 5:55 am
Medalim,
Shqiptaret do te bashkohen vertet dhe jo me pallavra e propogande serbe pre e se ciles munde te keni rene edhe juve vet.
Berisha ka marre fund. Kjo pune ka cofte. Shqiptaret bashkohen realisht.
A eshte ndertuar rruga apo eshte hapur veten nje vrime ne mal qe i ka kushtuar shqiptareve miliarda, vetem per nje vrime.
agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
Titulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET Mon Jun 01, 2009 2:27 pm
ja vlen kjo edhe me shume te kete kostoja e kesaj autostrade pike se pari jeta e shqiptareve eshte shume me shume me e sigurte ne kete rruge ketu kur eshte ne pytje jeta e njerezeve leket nuk jane asgje ketu ne si shqiptare e kemi fitimin me te madhe dhe te tjerat jane sot ne fude te javes kemi mundesi te shkojmi ne tiran per nje kafe me pi edhe me u kthye kjo eshte mrekulli vikendet tani do i kalojmi ne tirane e ne te gjitha qytete ne shetitje e ne piknike per me pak se tri ore udhtim komode ja vlen kjo 1 miliard po edhe sikur te kushtonte 2 miliard e ka vleren eshte mrekulli e shekullit per shqiptaret e kjo zoteri petrit kola nuk eshte vrime por eshte drita e syve te kombit tone edhe tani shingjini eshte port per ne kjo eshte ajo cfare eshte prit me shekuje dhe kjo autostrad do i shtyen te tjeret te punojn edhe me shume per kombin tone qe sa me afer te jemi dhe te bashkuare vetem na duhet pak durim se mbrenda nate asgje nuk arrihet kur e pashe dje policin e kosoves ne kalimash me targa te policise se kosoves u pa qart se bashkimi kombetare veq ka fillu ne rrugen e drejt e te zotit URIME E GEZOFSHIM KETE RRUGE TE GJITHE SHQIPTARET KUDO QE JANE FALIMENDERIT Z:KRYEMINISTER SALI BERISHA
Sponsored content
Titulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET