Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET

Shko poshtë 
+25
rrimtaf
Labinot Drenica
zeriatdheut
Ramizi
Parapsikologu
Eva0506
Luki
Tatoo
selko
xhema
nardlushnja
haxhiu
Mergimtari
Driniiiii
Xili
dibranja
xhiti
arbeni24
detektivi
petritkola
Medalim
ramadan mekaniku
play
Delia
agim__barja
29 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 5 ... 7, 8, 9 ... 16 ... 24  Next
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptyThu Jun 04, 2009 4:03 pm

a fushat zgjedhore e keni a
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptyThu Jun 04, 2009 4:38 pm

Afrim Morina : Kalimashi nuk mund të jetë pikë bashkimi kombëtar

Kalimashi u bë gati një javë që ka marrë epitetin e pikës së bashkimit kombëtar. Kalimashi si pikë fillimi apo dalje të tunelit që lehtëson qarkullimin e njerëzve dhe mallrave mori një epitet shumë të madh dhe domethënës që lansoi propaganda dhe kjo mu në prag të zgjedhjeve parlamentare në Shqipërinë londineze dhe për ato lokale në Kosovën e modelit të Ahtisarit, se për territoret tjera as që çajnë kokën pushtetarët që u takuan atë ditë.

Mesazhi i këngës “Thërret Prizreni mori Shkodër” nuk u pa, të paktën të merrnin pjesë, në simbolikën e asaj që u propagandua edhe liderthit politik të trojeve tjera shqiptare. Në fund, përsëri kemi garë elektorale për dy pushtete dhe nëse kësaj i thuhet bashkim, atëherë që herët qenkan bashkuar Gjermania dhe Franca dhe ne shqiptarët nuk e paskemi ditur!!!
Nuk dua ta zhvleftësojë punën e madhe që është kryer. Nuk dua të zhvleftësojë gëzimin e shqiptarëve që e përjetojnë me këtë hapje tuneli, sepse nuk ka qenë lehtë të kalohen shtatë kodra në përpjeta e tatëpjeta me humnera përanash, ama të barazohet me bashkim kombëtar, këtë luks nuk do t’ia lejoja vetës, e as dashamirëve të kombit tim.
Kjo rrugë është rezultat i gjeopolitikës dhe gjeostrategjisë ndërkombëtare, të cilin segment ne nuk e kemi marrë kurrë parasysh për ti përvjelur mëngët të bëjmë përnjëmend bashkimin e kombit.
Kjo më kthen në kohën kur Ismail Qemali kishte marrë misionin e shpalljes së Shqipërisë të lirë dhe të mosvarme. Disa kishin dëgjuar që po ndërmerrej një veprim i tillë, nuk dinin nga kush, ku dhe çfarë do të ndodhte. Ata ishin në pritje të asaj që do të ndodhte. Ndodhi çlirimi dhe pavarësia, por asnjëherë nuk e morën vesh se kishte ndodhur ajo. Ajo gjeneratë vdiq dhe u patën pëshpëritë pasardhësve të vet se do të synohet të ndodhte një përpjekje për çlirimin e Shqipërisë dhe shpalljen e saj të mosvarme, mirëpo kjo nuk mund të ndodhte se Turqia është e fortë dhe nuk do të lejonte një veprim të tillë të shqiptarëve. Ata vdiqën dhe mbetën në kohën e pëshpëritjeve për çlirimin e Shqipërisë dhe kurrë nuk e mësuan se ajo kishte ndodhur. Pastaj pasardhësit e tyre filluan të lidhnin kumbari me serb, italian e grekë, në hartën shqiptare që kishin hyrë gërshërët vazhduan ta rrumcallnin Shqipërinë, ndërsa pjesa tjetër ishte shndërruar në kolos, se nuk kishte kush ti largonte xhandarmërinë, karabinierinë dhe andrakët, të lodronin ku të donin e kah të donin. Atëherë nuk përmendej Kalimashi, Vlora dhe Himara edhe pse ishin rrugë të vështira për kalim.
Ndodhi një kohë kur kalorësit e apokalipsës u përzunë të turpëruar dhe kokë ulur. Ajo kohë kishte krijuar një qendër (Tiranën) të artikulimit për çlirim të pjesëve të robëruara dhe bashkimit me Shqipërinë për të përmbushjen misionit të Ismail Qemelit dhe gjithë dëshmorëve të kombit. Ajo kohë nuk ishte në harmoni me gjeopolitikën evropiane dhe sllavo ortodoksëve. Pas përpjekjeve të mëdha ia arritën ta përmbysin atë kohë nëpërmjet bashibozukëve, si dikur Jugosllavia e Pashiqit nëpërmjet Zogut.
Në Kalimash z. Berisha për një minutë ishte në korniza të Kushtetutës, duke menduar se për atë minutë fjalimi mund të shlyej bëmat e tradhtisë që doli nga marrëveshja me Greqinë me nënshkrimin e vijës kufitare në detin shqiptarë. Njeri më i pa moralshëm në politikë, e zuri në gojë bashkimin e kombit, e ndoshta edhe kjo ishte në kuadër të misionit të gjeopolitikës, i sugjeruar nga “miqtë” për ti heshtur shqiptarët që më në fund intelektualët e gjithë kombit, kanë filluar të mendojnë se si të veprohet për një bashkim të njëmend kombëtar.
Bashkimin e kombit mund ta shpallin burrat e mëdhenj të saj në çdo pikë të atdheut, kur kryhen të gjitha punët paraprakisht, qoftë me një referendum gjithë kombëtar, apo nëse është i pushtuar nëpërmjet një lufte gjithë kombëtare, pra pasi të sigurohen të gjitha pikat kufitare me shtetet për rreth. Te ne shqiptarët luhet një lojë politike improvizuese dhe kam drojë me këtë politikë që po artikulohet do të bien ende dëshmor si parzmore të këtij misioni të madhe, sa fisnik aq edhe i domosdoshëm jo vetëm në pikat kufitare, por edhe përbrenda truallit kombëtar.
Nisur nga ajo që u tha më lartë në Kalimash është bërë lojë improvizuese, nga propagandë e verdh, por që fuqia e saj nuk ishte e madhe, sepse ishte tejet artificiale, sa për ti vu në gjumë shqiptarët dhe të mendojnë përnjëmend se ndodhi bashkimi.

Nga Afrim Morina,
Prishtinë, 04.06.2009
/AlbaniaPress/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptyThu Jun 04, 2009 5:19 pm

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Tgestikjo eshte prova ne shqiperi ja se cka eshte puna e mire kjo rruge eshte ne tokeen shqiptare ne shqiperin nene
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptyThu Jun 04, 2009 5:31 pm

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Kuvend2
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptyThu Jun 04, 2009 7:22 pm

shiqo udbashet qe bashkpunojne me nipat e milloshit dhe fazliqat.
keta jane ketu me larte.
Dhendorret serbe dhe miqte grek.
Veq perpara me fazliqa.. fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptyThu Jun 04, 2009 10:10 pm

se meriton te flitet per njerez te tille.
Detektiv mos u merr me sala e Agima! fla .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptyFri Jun 05, 2009 12:31 am




Stuhia po afron. Pregatituni...





Kongresi amerikan: Standardet kanë rënë, duhen shpëtuar zgjedhjet

Nga Tema, VOA
SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Hastingsperneinternet
Komisioni për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë organizoi një seancë në mjediset e Kongresit amerikan, ku u diskutua për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.
Shqipëria ndodhet përballë një prove të rëndësishme. Zgjedhjet e 28 qershorit janë një mundësi, por edhe një sfidë për këtë vend, që për herë të parë të zhvillojë votime në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.
Ky duket se ishte mendimi i përgjithshëm i diskutantëve në seancën që u zhvillua të enjten nga Komisioni Amerikan i Helsinkit.
Pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria do të vlerësohet në bazë të standardeve të tjera. Duket se këtë kishte parasysh bashkëkryetari i Komisionit të Helsinkit, ligjvënësi Alcee Hastings, kur theksoi se dëshironte të shprehte keqardhjen e tij për vetë faktin se ende vazhdojnë shqetësimet për zgjedhjet në Shqipëri që mund të dëmtojnë kredencialet e saj demokratike. “Edhe nëse gjenden zgjidhje të minutës së fundit dhe korrigjohen me sukses të metat, kjo do të jetë përsëritje e një prirjeje shqetësuese nga zgjedhjet e mëparshme që nuk merren masa në kohë që zgjedhjet e radhës pas 4 vjetësh të zhvillohen pa probleme”, - u shpreh ligjvënësi.
Mes diskutantëve kishte emra të njohur ekspertësh dhe analistësh të çështjeve shqiptare.
Drejtori i Divizionit të Euro-Azisë në Zërin e Amerikës, Dr. Elez Biberaj, njohës me përvojë i zhvillimeve në Shqipëri, theksoi se zgjedhjet e ardhshme do të jenë një provë e rëndësishme për demokracinë e Shqipërisë.
“Në se zgjedhjet nuk zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare, kjo do të kishte një ndikim të madh për stabilitetin politik të Shqipërisë, do të zmbrapste arritjet e mëdha politike dhe ekonomike që janë shënuar gjatë viteve të fundit, do të pakësonte mbështetjen ndërkombëtare për Shqipërinë dhe për shqiptarët në Kosovë e Maqedoni dhe do të shtynte pafundësisht anëtarësimin e Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, - tha zoti Biberaj.
Kryeministri, Sali Berisha, ka theksuar se ai do të garantojë zgjedhje të lira e të drejta. Duke shprehur qëndrimin e qeverisë së tij, Ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Aleksandër Sallabanda, tha se Shqipëria është plotësisht e angazhuar për të zhvilluar zgjedhje të lira e të drejta në përputhje me standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.
Por problemi i kartave të identitetit vazhdon të jetë një prej çështjeve më shqetësuese mes ankesave dhe kritikave të vazhdueshme të opozitës ndaj qeverisë për mospajisjen e gjithë qytetarëve me dokument identifikimi për të votuar. Sipas ambasadorit Sallabanda, nga 700 mijë qytetarë pa pasaporta, 450 mijë kanë paraqitur kërkesë për karta, dhe 150 mijë jetojnë jashtë Shqipërisë. Megjithatë, këto shifra lënë dhjetëra-mijëra qytetarë të tjerë pa dokument votimi.
Drejtori i zyrës së Institutit Kombëtar Demokrat për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin, theksoi se, ndonëse nuk ka të dhëna konkrete, me gjithë akuzat e bëra, se procesi i kartave po shfrytëzohet për qëllime partiake, vetë fakti që qytetarët duhet të shkojnë më se një herë për të marrë kartat e identitetit, të cilat do të jenë për një pjesë dokumenti i vetëm për votuar, u vë atyre një barrë të padrejtë, për të ushtruar një të drejtë bazë, siç është votimi.
Zoti Benjamin u bëri thirrje autoriteteve të marrin të gjitha masat e duhura për t’ua lehtësuar barrën qytetarëve.
Ndonëse mendimi i analistëve ishte se Shqipëria ka një rast të mirë për të treguar pjekurinë e demokracisë së saj, shqetësimi mbetet i pranishëm, nëse zgjedhjet do t’i plotësojnë apo jo standardet ndërkombëtare dhe vlerësimin përfundimtar për to do ta japin vetë qytetarët shqiptarë.
Komisioni Amerikan i Helsinkit është një agjenci e pavarur qeveritare që vëzhgon dhe nxit vendet të respektojnë angazhimet ndaj OSBE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptyFri Jun 05, 2009 12:34 am

Ja skema e manipulimit të zgjedhjeve, votat mund të numërohen edhe nga njëra parti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptyFri Jun 05, 2009 12:39 am

Nje mbrekulli i UDB-ashit Fazllo-Berisha.

Varfëria, fëmija vdes në pirgun e mbeturinave. Kamioni i shkarkohet mbi trup


ANILA DUSHI | 04/06/2009 | Lajm i fundit | SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Ico_come 17 KOMENTE | SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Share SHARE | -SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 - +SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 +
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptyFri Jun 05, 2009 5:56 am

Nje mbrekulli e Berishes...

https://www.youtube.com/watch?v=iramcReU3HQ
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptySat Jun 06, 2009 6:13 am

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Attachment

Fazllo-Berisha duke prere shirit grek ne Himare...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Mbrekullit e Barishes...   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptySun Jun 07, 2009 9:55 pm

Skandalet e Berishes
» Dërguar më: 07/06/2009 - 09:59

Lajme te ngjashme
Skandalet e Berishes: Ngriu Ngjelen, Shkerdhate per Ballen, seks per Pangon
• Datë: Jun 07, 2009


Berisha në katër vitet 2005-2009, ka ulje- ngritjet e veta. Deri tani në bilancin paraelektoral, qeveria nëpërmjet spotesh informuese ka dhënë statistika të qarta për rrugët, shkollat, ujësjellësat, por ende nuk janë përmendur se cilat kanë qenë fenomenet që kanë tronditur shtetin e së drejtës. Çfarë nuk është bërë publike deri më tani për ato që janë konsideruar në katër vite me radhë, “kapje e shtetit” apo përfshirje të familjes kryeministrore në afera korruptive, skandale të dhunës verbale të kryeministrit, skandale seksuale, presione të hapura, marrëdhënie të shkatërruara institucionale etj, etj.
Ndërkohë Gazeta Shqiptare po rikujton për të gjithë lexuesit e saj se çfarë ka ndodhur në katër vitet e qeverisjes Berisha. Si ka qeverisur kryeministri, dhe si duhet të zgjedhin shqiptarët, përveç spoteve elektorale, duhet të njihen edhe me anën ende të pathënë të kësaj qeverie: që nga prishja e shitjes së kontratës së Albtelekom, deri tek sharjet me fjalorin “shkërdhatë” të kryeministrit në Kuvend, e më pas shpërthimin tragjik të Gërdecit që mori jetën e 26 personave dhe plagosi rreth 300 të tjerë, për të vazhduar me skandalin seksual të një ministri në kabinet e më pas me marrëveshjen sekrete nënshkruar me Greqinë për “vijën bregdetare”. Hap pas hapi, thuhen të “pathënat” në spote për qeverisjen “Berisha”.
***
1. Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.
2. 5 prill 2006: Spartak Ngjela, ish sekretar i marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, realizon një përgjim mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha në zyrën e Jozefina Topallit. Në përgjime Ngjela akuzon Berishën: “Ti e ke idhull Enverin”. Ndërkohë që Berisha i përgjigjet: të përjashtoj nga partia. Doje të bëje si Nano me Metën. Biseda e përgjuar mes tyre bëri xhiron e mediave, ndërkohë që ky ishte sinjali i parë i përgjimeve brenda qeverisë së PD.
3. Qershor 2006: Nipi i Sali Berishës, Dritan Berisha, i punësuar në ministrinë e brendshme shkakton një incident me armë zjarri përpara hotel “Dajtit” në qendër të Tiranës në qershor të vitit 2006. Por edhe pse ish ministri Olldashi e zhveshi nga policia, me ndërhyrjen e kryeministrit, nipi i Berishës emërohet në sektorin e kurrikulave në Akademinë e Rendit vetëm një vit më vonë.
5. Nëntor 2006. Berisha shpërblen 250 mijë euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me forumin e Crans Montanës dhe në marrëveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, është miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kërkoi që termat e kontratës të mos publikohen. Kësti i parë i parave u dha me nënshkrimin e marrëveshjes.
6. Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padretësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.
7. 15 shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.
8. 28 shkurt 2007. Për shkak të deklaratave politike, Qeveria humb betejën me Turqinë në ekstradimin e Aldo Bares, kapobandës së Bandës së Lushnjes. Avokati turk paraqiti para gjykatës së lartë prova politike, një spot elektoral të PD. Që atëherë e deri tani, ekstradimi i eksponentit shumë të kërkuar, nuk është kryer.
9. 25 prill 2007. Vetëm pak ditë para vizitës së presidentit të SHBA në Shqipëri, George Ë.Bush, pas një sherri me kryeministrin Sali Berisha jep dorëheqjen nga detyra ministri i jashtëm Besnik Mustafaj. Mes tyre është zhvilluar një sherr në zyrë.
10. Maj 2007: Qeveria ndërmerr nismën për miratimin e ligjit “për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” ose atë që u konsiderua si “Ligji i gjobave”. Sipas projektit, parashikohej vënia e gjobave nga tatimet në masën 15% edhe pse nuk kishte për këtë një vendim gjykate. Ligjin e kundërshtoi biznesi dhe opozita dhe përfundoi në gjykatë kushtetuese.
11. Qershor 2007: Del skandali i shkollës “Omiros” në Korçë. Ministria e Arsimit që miraton kurrikulat e shkollës miratoi edhe një tekst historie në këtë shkollë greke në Korçë, duke deformuar historinë e Shqipërisë. Çështja hapi debate të shumta në parlament, opozita kërkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.
12. 15 korrik 2007- Qeveria vendos një gjobë marramendëse ndaj televizionit Top Channel. Bëhet fjalë për gjobën 13 milionë euro, nën arsyetimin evazion fiskal. Një rast i paprecedent në vendosjen e gjobave nga organi tatimor. Gjoba nuk u zbatua asnjëherë ndërkohë që është ende e vlefshme. Vetëm dy vite më vonë, qeveria penalizon gjithashtu me 8 milionë lekë, televizionin NEËS 24, vetëm sepse transmetoi një spot televiziv të grupimit G99
13. 18 korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria në drejtim të Armenisë. Tregtia e armëve shkaktoi një superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjëherë i dërgoi letër konferencës islamike për penalizmin e Tiranës zyrtare. Armenia në këtë kohë ishte në konflikt të hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipërisë si një akt kundër Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndërmarrja Meico.
14. 29 gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.
15. 8 shtator 2007: Mungesë totale rendi në Gjirokastër. 100 lazaratas fusin në komisariat të gjithë policët. Djegin edhe godinën e komisariatit. Shkak u bë vrasja nga forcat renea të të kërkuarit Sabri shurdhi.
16. 15 shtator 2007: Arrestohet kreu i tatimeve të Tiranës Flamur Mallkuçi së bashku me 4 inspektorë të tjerë. U vinte gjoba bizneseve.
17. 18 shtator 2007: Korrupsioni me tenderat e rrugëve, arrestohet zv.ministri i transporteve Nikolin Jaka, ish drejtori i rrugëve Ilir Berzani si dhe 7 zyrtarë të tjerë të administratës shtetërore. Kërkonin ryshfet për fitimin e tenderave nga firmat private. Aktualisht janë jashtë dyerve të burgut të gjithë të akuzuarit për ryshfet gjatë kësaj kohe.
18. 28 shtator 2007: Zbulohet kontrata sekrete e Berishës me amerikanin Tom Ridge. Kontrata prej 500 mijë dollarësh. Kompania e Ridge premtoi 2 seminare një ditore dhe kërkoi që kontrata të ishte sekret. KLSH akuzoi kryeministrin se shkeli ligjet për Tom Ridge. Në qershor 2008, Ridge u detyrua nga departamenti i drejtësisë në SHBA të bënte publike këtë kontratë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptySun Jun 07, 2009 9:56 pm


vazhdojne mbrekullit e Berishes...

19. 9 tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Këtë periudhë, Prokuroria fillon hetimet. Dikasteri i Transporteve nën akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazohen mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë cuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura deri tani mbi 1 miliardë euro. Pritet inaugurimi para zgjedhjeve ndërkohë që ministri Basha është pa imunitet dhe çështja e korrupsionit ka mbërritur deri në gjykatën e Lartë. Qeveria, asnjëherë nuk bëri publik projektin dhe kontratën me firmën “Bechtel Enka”. Ende sot, nuk ka një faturë të qartë financiare.
20. 1 nëntor 2007: Lulzim Basha, ministër i jashtëm kërkon ndryshimin e mandatit të OSBE: Nga ndërhyrja të kalojë tek ekspertiza. Kërkesa u bë gjatë konferencës së ambasadorëve në Tiranë. Debati rikthehet sërish në gusht 2008. OSBE i con letër Lulzim Bashës: duam të qëndrojmë, s’duam të ndryshojmë mandatin
21. 6 nëntor 2007. Kuvendi voton shkarkimin, Sollaku në dorën e Bamir Topit. Dëshira e fundit e Sollakut: “Zoti e shpëtoftë Shqipërinë”. Shkarkimi u bë me anë të votimit me 77 vota pro, 36 kundër dhe 3 abstenime, të raportit të komisionit hetimor të hartuar nga përfaqësuesit e maxhorancës, që kërkonte largimin e kryeprokurorit nga detyra, me argumentin e shkeljeve të rënda ligjore gjatë ushtrimit të këtij funksioni. Ndërkohë që me ardhjen e qeverisjes së PD, Sollaku dhe bashkëshortja e tij u gjendën nën hetim permanent dhe nën presionin e maxhorancës.
22. 14 nëntor 2007: Largohet ish drejtori i burgjeve Saimir Shehri. Akuzoi vëllain e ish ministrit të drejtësisë Ilir Rusmali, se donte ta korruptonte për një tender te drejtoria e burgjeve. Vetëm një ditë më vonë, në 15 nëntor, jep dorëheqjen Ilir Rusmali i cili akuzoi Berishën se kishte mbrojtur Saimir Shehrin.
23. 7 dhjetor 2007. Qeveria Berisha e korruptuar. Publikohet raporti i Transparency Internacional për korrupsionin në 66 vende. Sipas raportit më problematike paraqitet Shëndetësia dhe gjyqësori, Rreth 80 % e shqiptarëve nuk besojnë tek qeveria.
24. 10 shkurt 2008: Hapet dosja e “Argita Berishës”, vajzës së kryeministrit Sali Berisha. Studio ligjore e saj fshihet nga regjistri kombëtar ndërkohë që vajza e kryeministrit vërtetohet se kishte evazion fiskal. Vajza e kryeministrit nuk deklaron llojin e aktivitetit të saj tregtar. Pas presionit të medias, Argita Berisha bën ndryshimin e deklarimeve në Qendrën kombëtare të regjistrimit të Bizneseve: në datën 4 shkurt 2008 figuronte si “shërbim konsulence dhe avokatie”, ndërsa në 8 shkurt u shndërrua në aktivitet të përgjithshëm.
25. 15 mars 2008: Shpërthen Gërdeci, skandali më i madh korruptiv në Administratën Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunën nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë.
Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorrën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Vetëm 38 minuta pas shpërthimit të Gërdecit, Mediu flet në telefon me djalin e kryeministrit. Ndërkohë që tre ditë pas tragjedisë, Shkëlzeni takohet me mediun në zyrën e këtij të fundit, pak minuta pasi mediu ishte takuar me Ina Ramën dhe pak minuta para se të arrestohej Ylli Pinari. I përfshirë në këtë aferë rezultoi edhe Rahman Selmanllari, shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit, i cili ishte administrator i kompanisë amerikane SAC. E po ashtu edhe Fahri Balliu, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i cili kishte bërë pronare vajzën e tij Henris Balliu, aksionere me djalin e Delijorgjit në firmën “Trans Digging”, e cila ndërtoi fabrikën e Gërdecit. U përfshi edhe ish ministri Aldo Bumçi, i cili vendimin e qeverisë që i hapi rrugën Gërdecit ia besoi Shkëlzen Berishës. Denoncuesi kryesor i gjithë kësaj afere u bë ish biznesmeni Kosta Trebicka.
26. 28 mars 2008: Publikohet artikulli i Neë York Times, për armë të skaduara nga Shqipëria drejt Afganistanit. MEICO e përfshirë në trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratë nga Pentagoni për të pajisur me armë ushtrinë afgane, nëpërmjet një prej njerëzve të listës së zezë së SHBA, Henry Tomei, nëpërmjet firmës Evdin. Në pazarin e shitjes së fishekëve u përfshi edhe djali i kryeministrit, pas një bisede të regjistruar mes Kosta Trebickës dhe Efraim Diverolit. Amerikani pretendonte se në këtë aferë ishte edhe djali i kryeministrit. Sali Berisha e konsideroi Neë York Times si një letër higjenike, ndërkohë që gazetari amerikan në një intervistë në Gazeta Shqiptare tregoi për presionet e ish ministrit Fatmir Mediu mbi të për marrjen e kasetave filmike. Municionet kineze hiqeshin nga depot shqiptare dhe u fshihej etiketa “Made in China”.
27. 2 prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi për Gazeta Shqiptare se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.
28. 8 prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja. U publikua kontrata e ministrisë me firmën holandeze, ku CNN merrte 90 mijë euro ndërsa studioja grafike merrte 210 mijë euro për 90 sekonda e 6 ditë xhirime. Ndërkohë që ofertat e CNN të vitit 2006 kishin qenë shumë herë më të lira.
29. 5 maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.
30. 16 qershor 2008: Mazhoranca e PD rrëzon kandidaturat e Bamir Topit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Rrëzimi i këtyre kandidaturave ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar, SHBA, OSBE, dhe Këshilli i Evropës kundër praktikave të ndërhyrjes së qeverisë në institucionet e pavarura.
31. 11 korrik 2008: Prangoset kunati i zv.ministrit Ferdinand Pone. Pas hetimeve për pazare në zonën e bregdetit ndalohen tre ish zyrtarë të hipotekave. Arrestohet edhe sekretari i degës së PD në Vlorë. Ish drejtori Genc Panozaqi i lidhur me Ferdinand Ponin. Në 2005 kandidoi për deputet në Vlorë pas humbjes u emërua të zyra e Kthimit të Pronave.
33. 1 gusht 2008: Qeveria përgatit ligjin për prokurorinë. Shkakton reagime të forta nga SHBA: akuza e SHBA: Presione të forta për të vënë nën kontroll prokurorinë. Flet edhe Berisha: Shqetësimet e SHBA për ligjin për prokurorinë, një trillim
34. 13 gusht 2008: Gazeta Shqiptare zbret në Lazarat. Filmohen nga NEWS 24 plantacionet e hashashit që ujiten me autobote shtetërore. Qeveria dhe policia nuk pranojnë dot dështimin në luftën kundër kultivimit të kanabis sativa.
35. 26 gusht 2008: Gjendet 1 kilogramë kokainë në makinën e ambasadorit shqiptar në itali. Skadali në Milano. Policia prangon arsen Selmanllarin, shoferin e ambasadorit Llesh Kola. Arsen Selmanllari, kushëriri i parë i Rahman Selmanllarit, shokut të ngushtë të Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit.
36. 13 shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.
37. 5 tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit të jashtëm Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions. Prokurorët ndalohen për herë të parë të pyesin Damir Fazllic, i ndihmuar nga policia për t’u larguar nga vendi. Berisha akuzon Ina Ramën: Eshtë prokurore e diktaturës. Pasuritë e Fazlliçit po i bllokon mafia.
38. 1 shtator 2008: Një tjetër skandal në fushën e bujqësisë. Shfaqet për herë të parë misri pa kokrra. Sabotohen të gjithë fermerët shqiptarë. Farën e misit pa kokrra e solli në Shqipëri Fiqiri Ismaili, që është njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Vorës, i zgjedhur nga Partia Demokratike. Pas më shumë se një jave ankese nga të gjitha fshatrat, firma e Ismailit premtoi kompensimin e gjithë fermerëve. Ndërkohë, dështimi i prodhimit të misrit në Shqipëri, favorizoi Serbinë.
39. 23 shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode. Aktualisht, e njëjta dyshe komandon financat e shtetit, por këtë herë, është FMN-ja që kërkon të qëndrojë, ndërkohë që Tirana zyrtare nuk duket se synon të rinovojë marrëveshjet e saj me këtë institucion financiar ndërkombëtar. Të pyetur lidhur me të ardhmen e lidhjeve të ngushta FMN-Shqipëri, që zyrtarisht përfundojnë në janar të vitit të ardhshëm, përfaqësuesit e të dy palëve dje kanë dhënë përgjigje të kundërta. Sipas Gerëin Bell, shumë vende të botës e kanë kërkuar zgjatjen e mandatit të misionit të FMN-së, sidomos në periudha elektorale. Ministri Bode ka replikuar thatë, duke thënë se qeveria shqiptare ka përballuar deri tani situata shumë më të vështira sesa një vit elektoral. “Është një çështje, që ne nuk e kemi shqyrtuar. Qeveria ka treguar kapacitet për të administruar në favor të ekonomisë së vendit situata shumë më komplekse sesa zgjedhjet dhe mandati i kësaj qeverisjeje, për fat të keq, qëlloi me zhvillime jo fort të favorshme në tregun rajonal dhe botëror. Por, menaxhimi i këtyre situatave ka dëshmuar kapacitete të mjaftueshme të institucioneve të shtetit shqiptar, midis të cilave edhe qeverisë, për t’u përballur me sukses me këto zhvillime. Nëse do të ketë zhvillime të tjera, ne do të jemi të hapur për çdolloj diskutimi”, - tha kreu i Financave.
40. 26 tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.
41. 16 dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte cështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazllic e Durrës-Kukës. Rifillon presioni i SHBA: “Dosjet” një ligj me probleme, duhet reflektim dhe debat publik. OSBE gjithashtu del kundër ligjit për “dosjet”: shkelet kushtetuta
42. 29 janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.
43. Shkurt 2009: Shpërthen skandali i “Jalës”, i implikuar dhëndërri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxorri me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndërrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament.
45. 29 prill 2009. Kryeministri grek Kostas Karamanlis zbret në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës. Marrëveshja u mbajt sekret nga qeveria shqiptare ndërkohë që kjo ishte arritja e vetme e këtij takimi. Sipas kordinatave të reja të vendosura mes Shqipërisë dhe Greqisë, qeveria shqiptare i fali Greqisë rreth 225 kilometra katrorë det. Baraslargësia e pikave nuk është ruajtur, ndërkohë që për kordinatën 150, fundore, kanë pretendime dhe italianët. Qeveria u negociua brenda vitit, por ajo pas presionit të ushtruar nga media dhe një pjesë e politikës, nuk kaloi në legjislaturën e kaluar parlamentare.
46. 12 maj 2009. Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Madje ka qenë vetë vajza e kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj. Më pas janë marrë edhe lejet nga Ministria e Energjetikës, Këshilli i Ministrave dhe së fundmi, KRT-ja e Durrësit. Të gjitha këto institucione kanë varësi direkt ose lidhje të afërta me kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse vajza e kryeministrit pretendon që është një avokate që nuk ka lidhje me punën e të atit, të gjitha këto vendime janë në shkelje të hapur dhe në konflikt me detyrën e të atit. Madje për të rregulluar takim me drejtorin e KESH vajza e kryeministrit kërkonte 800 euro.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptyMon Jun 08, 2009 4:02 am

Mbrekulli Berishiane...
NJE MINUTE HESHTJE, ZONJA TOPALLI!

ILIR YZEIRI


Natyrisht ti, zonja Topalli, nuk ke asnjë faj pse një bashkëqytetar i yti 15-vjeçar vdiq në mënyrën më makabre. Ai u mbyt pasi iu shkarkua mbi trupin e njomë një makinë me mbeturina dhe i zuri frymën në vendin ku shkarkohen plehrat e Shkodrës, në sy të së motrës qyqare që e pa të vëllanë të mbulohej nga mali me mbeturina dhe nuk mundi ta shpëtonte dot. Jo, ti, zonja Topalli, nuk ke asnjë faj. Unë nuk e di ku mund të kesh qenë në atë çast, por besoj se duhet të të kenë lajmëruar se një vocërrak që mblidhte kanoçe në vendin e grumbullimit të plehrave në Shkodër, vdiq në mënyrën më çnjerëzore, pasi makina e plehrave nuk e pa dhe e shkarkoi ngarkesën e radhës mbi trupin e tij. Nuk e di a të kanë thënë se bashkë me të ishte dhe e motra, sepse që të dy mblidhnin kanoçe për të ndihmuar familjen, zonja Topalli. Po, natyrisht, ti nuk ke asnjë faj pse ai vdiq në atë mënyrë. Mua m‘u kujtua një poezi e Visar Zhitit për plehrat, në të cilën ai, i entuziazmuar nga shoqëria e konsumit, poetizonte edhe plehrat si dëshmi se Shqipëria tani prodhon edhe plehra, pra konsumon dhe nuk është si më parë. Tani Visari është në Itali, sepse sa herë që ju vini në pushtet, zonja Topalli, Visari ikën në Itali. Atje natyrisht poetizimi i plehrave nuk është edhe aq në modë, sidomos me atë që ndodhi në Milano dhe me atë që po ndodh në Palermo. Po kjo është një tjetër histori. Nuk e di pse m‘u kujtua kjo poezi e Visarit atë ditë që pashë në televizor skenën kur policët dhe një ambulancë po nxirrnin trupin e pajetë të vogëlushit nga Shkodra, që e kishin mbuluar plehrat dhe i kishin zënë frymën. Pra ai vdiq, zonja Topalli, dhe natyrisht ju nuk kini asnjë faj për vdekjen e tij. Ai iku nga kjo botë pa e parë rrugën e famshme Rrëshen-Kalimash, që ju e mburrni nëpër fjalimet tuaja. Ai iku nga kjo botë pa pasur mundësi që të vinte një ditë në Tiranë dhe të shihte ekspozitën që kini hapur ju para Kryesisë së Kuvendit me fotografitë e rrugës. Ai iku pa e marrë vesh se ajo rrugë, siç e kini thënë ju, do të quhet rruga "Sali Berisha". Unë nuk e di nëse ai e kishte marrë vesh që ne jemi anëtarësuar edhe në NATO, falë jush dhe Sali Berishës. Këtë nuk e di, sepse ai vdiq zonja Topalli, i mbuluar nga një makinë me plehra, vdiq duke mbledhur kanoçe në vendin e depozitimit të plehrave në Shkodër dhe ju natyrisht nuk kini asnjë faj, zonja Topalli. Ai vdiq në mënyrën më çnjerëzore të mundshme dhe ne të gjithë duhet të ndjehemi të rrezikuar se një mal me plehra mund të na vërvitet mbi trup dhe mund të na e zërë frymën të gjithëve. Vdekja e atij vocërraku në "vendin e punës" ka një domethënie tragjike. Të gjithë duhet të kujtojmë skenat nga India, nga Brazili apo nga Tailanda që tregojnë fëmijë të paushqyer që e sigurojnë jetën duke mbledhur mbeturinat, për t‘i shitur mandej që të fitojnë bukën e gojës dhe makina plehrash që venë e vijnë dhe shumë korba e sorra që u vërtiten atyre mbi kokë, sepse, ai është vendi i ushqimit të tyre. Për fat të keq, ky realitet ka mbërritur edhe në Shqipëri, dhe për fatin tonë të zi ky realitet shënoi edhe viktimën e radhës. Kohë më parë, po t‘ju kujtohet, një gropë me dhé️ zuri brenda një fëmijë tjetër që po mblidhte skrap. Edhe ai vdiq "në vendin e punës". Edhe ai vdiq duke mbledhur mbeturina. Sot, për shumë arsye po ndiqja në internet një ekspozitë fotografike të një fotografi të famshëm, që kishte fotografuar Amerikën e viteve ‘30. Mjerim, varfëri. Mirëpo Presidenti i atëhershëm amerikan pati meritën se nuk e fshehu krizën. Përkundrazi, ai iu drejtua amerikanëve dhe i ftoi të gjithë që ta mundin atë. Ndërsa ju, zonja Topalli, dhe qeveria juaj, doni ta fshihni krizën dhe kërkoni që të na mbushni mendjen se ju po na e bëni jetën të begatë. Jo zonja Topalli, nuk është ashtu. Natyrisht ti nuk ke faj pse vdiq në atë mënyrë bashkëpatrioti yt, por ti, për një çast, duhet ta ndalësh fushatën dhe duhet ta ulësh zërin, për një çast ti duhet të heshtësh zonja Topalli, sepse një bashkëpatrioti yt 15-vjeçar vdiq në mënyrën më makabre. Atë e mbytën plehrat. Megjithëse ti nuk ke asnjë faj për vdekjen e tij, ti duhet të heshtësh për disa ditë zonja Topalli. Dhe një gjë të fundit, unë nuk e di, por vogëlushi që vdiq, nuk ishte nga ata që i merrni ju dhe i nxirrni nëpër mitingjet tuaja, apo ia vini si dekor Sali Berishës. Jam i sigurt se ai vogëlush nuk e dinte se vendi po bën zgjedhje, ai duhej të punonte bashkë me të motrën, ai duhej të përzgjidhte plehrat e asaj shoqërisë së konsumit që poetizon Visari, për t‘i rishitur pastaj që të fitonte bukën e gojës, si për të na kujtuar të gjithëve se në Shqipëri ekziston shoqëria e konsumit, por është shtuar shumë edhe shoqëria tragjike e kursimit, shoqëria që vuan për bukën e gojës, në emër të së cilës vdiq në mënyrën më çnjerëzore vogëlushi nga Shkodra. Ndaj ti duhet të heshtësh zonja Topalli, megjithëse ti nuk ke asnjë faj për vdekjen e atij vogëlushi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptyMon Jun 08, 2009 11:14 am

Sali Sllobodanka berisha ,per shkaterrimin e shqiperise.
per heqjen e emrave te atdhetareve shqiptare si Ismaijl Qemajlit Avni Rrustemit shote galices isa Boletinit.
Salaes mik i Fazliqeve Millosheviqeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptyMon Jun 08, 2009 11:14 am

Sali Sllobodanka berisha ,per shkaterrimin e shqiperise.
per heqjen e emrave te atdhetareve shqiptare si Ismaijl Qemajlit Avni Rrustemit shote galices isa Boletinit.
Salaes mik i Fazliqeve Millosheviqeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptyMon Jun 08, 2009 5:11 pm

PETRIT KOLA CFARE JE KA THUE BRE BURRE
FUSHAT ZGJEDHORE JE KA BENE A
PO TI ME KETO SHKRIMET E TUA ASE VETE SPO DIJE SE CFARE PO DO TE THUASHE JENI ME EDI RAMEN VAZHDO ASKUSH NUK KA TE DREJT TE TA NDALE
POR KOMBIN SI KOMBE MOS E NJOLLOSE SE NUK ESHTE KREJT ZI QYSH PO MUNDOHESH TE PARAQITESH KETU NE FORUM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptyMon Jun 08, 2009 5:14 pm

SA NJEREZ BEJN VETEVRASJE NE PERENDIM DMTH QEVERIT E SHTETEVE PERENDIMORE KANE FAJE ME FATKEQESIT QE NDODHIN NEPER RRUGE APO KU TJETER JO JO
Z:PETRIT KOLA KUSH ISHIM NE NE VITET E 90TA E TANI KU JEMI EDHE SHUME SHTETEVE QE ME DEMOKRACI E ME STANDARDE EKONOMIKE ISHIN SHUME PARA NEVE E NE SOT TI KALOJMI SHUME EDHE ATO KJO ESHTE MREKULLIA SHQIPTARE QE VETEM TEK NE MUNDET TE NDODHE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptyMon Jun 08, 2009 7:23 pm

Ti sishe mire me mend o djale je lujt psiqikishte.
Qfare mrekulli shef ti o udbashe i serbise.Ku tokat shqiptare vetem dhurohen armiqeve.
tashe ja dha grekeve 220 km kateror deti vendin me strategjik.
Shkaterroi aviacionin nuk egziston ma ushtrine armet i shiti me djalin e tije me greket dhe serbet.ja jep planet sekrete fazliqit serbise ja jep tokat shqiptare serbeve.ne jug greket kane nen kontrolle gjysmen e serbise ne veri serbet.
Po a je i qmendur apo udbashe i forte.
Ku pi she ti ata,,mrekulli".
JO mrekulli po anarhi edhe ne kosove edhe ne shqiperi aty ku jane shqiptaret edhe ne shkup.vetem mafija kriminelet pasurohen ti je njeri prej tyre.
vetem ata perbehen ne kete status antishqiptare.
Shiqo popullin se si vuajne pa pune pa prespektive.
Po me njerez te qmendur si ju shkaterruat qka ka shqiptare.
Turp turp qe ende lajmerohesh ketu si qen serbe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptyTue Jun 09, 2009 1:37 am

Berisha peruron kaskaden e Devollit, projekt me vlere 1 Ka nisur ndërtimi i veprës më të madhe energjetike në Shqipëri kaskadës së Devollit, një projekt që do të realizohet nga dy gjigandët energjetikë të Evropës EVN nga Austria dhe Shtatkraft nga Norvegjia. Kryeministri Shqiptar ...
... Sali Berisha e ka cilësuar nisjen e kësaj vepre si fillimin e kthimit të vendit në një superfuqi energjetike.
“Jam i bindur se po përjetojmë një nga ditët e bardha, një nga ditët më të mëdha të historisë së këtij vendi. Sot ne hedhim themelet e shndërrimit të këtij vendi në një superfuqi energjetike” tha Berisha.
“Sëbashku me partnerin tonë norvegjez firmën Shtatkraft ne kemi paraqitur një koncept teknik ambicioz për ta kthyer Shqipërinë në një pikë të rëndësishme energjitike për rajonin” tha Burkard Hofer i “CEO EVN”.
“Projekti i Devollit është një projekt i rëndësishëm jo vetëm për kompaninë e Shtatkraftit dhe EVN, por dhe për gjithë njerëzit që jetojnë në këtë zone dhe gjithë shqiptarët” tha Bredo Ericsen nga Shtatkraft.
“Zoti kryeministër, dëshiroj t’ju falenderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur deri tani dhe dëshiroj t’ju siguroj nga ana jonë se do të vazhdojmë të mbështesim kompaninë austriake EVN për ta çuar deri në fund këtë projekt të rëndësishëm për Shqipërinë” tha guvernator i Austrisë së Poshtme Ervin Proll.
Kaskada e Devollit do të jetë investimi më i madh energjetik për momentin në Evropë. Ai përllogaritet të punësojë rreth 5 mijë veta. Pjesa e investimit janë 3 hidrocentrale të cilat planifikohet të kenë një fuqi prej 320 megavat. Parneri lokal në ndërtimin e kësaj vepre gjigante është kompania e njohur VEVE.
miliard euro
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptyTue Jun 09, 2009 1:39 am

KJO ESHTE MRKULLIT E SALI BERISHES NE TROJET SHQIPTARE JA VLEN KJO TE RUHET NE KETE FORUM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptyTue Jun 09, 2009 5:14 am

agim__barja,

Kjo pune eshte jashte fuqise se UDB-se. UDB-ja del jashte Shqiperise. Mesazhi eshte dhene nga Turqia qe patrullon hapesiren ajrore shqiptare. Berisha iken me dru...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptyTue Jun 09, 2009 5:22 am

Nje tjeter zyrtar shqiptar kapet me droge
08/06/2009 17:30

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Droge-paketim
Gati nje muaj pas arrestimit te ish-sekretarit te dyte ne ambasaden shqiptare ne Shkup, tre shtetas te tjere shqiptare jane arrestuar ne Turqi per implikimin e tyre me ceshtjet e droges.
Te prangosurit, mes te cileve edhe nje oficer policie ne areportin e Rinasit, jane kapur ne Stamboll ne kushtet e flagrances, duke transportuar nje sasi droge, masa e te ciles nuk behet e ditur.

Nenkomisar Altin Murra, i diplomuar ne akademine policore turke, u kap se bashku me dy bashkekombasit e tij, Burhan Markeci nga Dibra, 39 vjec dhe Nalton Jacaj nga Tirana, i moshes 35 vjec.

Sipas te dhenava paraprake nga policia, te prangosurit ishin duke udhetuar me nje maune transportuese mallrash, shofer i te ciles ishte Burhan Markeci.

Behet e ditur se ata jane kapur pas pergjimeve telefonike nga ana e policise turke. Per shkak te verifikimeve qe po vijojne ende, policia nuk jep te dhena te tjera.

Ne fillim te majit Agim Haxhia, sekretar i dyte i ambasades shqiptare ne shkup u kap me 65 kilograme heroine. Zbulimi i tij si i perziere ne trafiqet e droges u krye serish pas pergjimeve telefonike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptyWed Jun 10, 2009 11:20 pm

Skandali / Berisha, gati lejen për dy TEC-e në Bishtin e Pallës dhe dy fabrika çimentoje në FushëKrujë
Kryeministri përgatit vendimet para zgjedhjeve për të shkatërruar mjedisin dhe turizmin
Pas TEC-eve me qymyr të Porto Romanos dhe dhënies së licencës së ngritjes të tre fabrikave të çimentos, Këshilli Teknik i KRTRRSH përgatiti miratimin e dy lejeve të tjera për TEC me qymyr dhe dy fabrikave të çimentos në zonën e Krujës dhe FushKrujës. Qeveria Berisha duket se ka vendosur të japë 20 ditë para zgjedhjeve leje për ndërtimin e dy fabrikave të tjera ndotëse në rrethinat e Tiranës dhe dy TEC në Bishtin e Pallës në një nga vendet më të bukura të Adriatikut, duke firmosur përfundimisht shkatërrimin e turizmit në zonën e Durrësit dhe masakrimin e ambientit në zonën e Tiranës. Babëzia e qeverisjes Berisha duket se nuk ka të sosur. E impenjuar për të marrë sa më shumë mbështetje ndërkombëtare nëpërmjet aferave korruptive, qeveria Berisha kërkon ta kthejë Shqipërinë në një nga zonat më të ndotura të Ballkanit, duke mos pyetur as për zhvillimin e turizmit por as për ambientin dhe ekologjinë. “Shqipëria është shembulli i një vendi që ka kuptuar se nuk ka detyrime kundrejt Kiotos dhe ka vendosur të kthehet në një parajsë ndotëse për industritë më problematike Europiane”, deklaroi organizata “Për Vëzhgimin e Zhvillimit të Europës Juglindore” me bazë në Vienë. Qeveria Berisha duke parë se vendi ynë nuk ka këto detyrime ndaj Kiotos ka vendosur të japë koncencione politike dhe ekonomike duke përfituar përkrahje politike dhe ekonomike si politikan dhe si biznesmen që është shndërruar kohët e fundit. Duke dhënë leje për dy TEC dhe 2 fabrika çimentoje me shpejtësi marramendëse 20 ditë para zgjedhjeve vërteton se kjo qeveri e cila erdhi me moton të luftonte korrupsionin është shndërruar në epiqendër të këtij korrupsioni. Mbledhja e Këshillit Teknik të KRTRRSH vërtetoi se ky kryeministër duke ndjerë frikën e një humbje në zgjedhjet e ardhshme, kërkon të vulosë aferat e fundit të pista nëpërmjet vendimeve të cilat do të shtojnë ndotjen e ambientit dhe do të shkatërrojnë turizmin shqiptar. Nëpërmjet Këshillit Teknik të drejtuar nga Marin Biçoku nën urdhrat e ministrat Olldashi, kryeministri Berisha ka ndërmarrë një sërë studimesh të cilat kanë të bëjnë me bizneset e ndryshme të cilat po shpërblehen para zgjedhjeve. Nga akuzues i Edi Ramës për abuzimet me lejet e ndërtimit, kryeministri Berisha është kthyer në një bajloz lejesh ndërtimi që rrezikojnë seriozisht jetën e shqiptarëve dhe zhvillimin ekonom ik të vendit të tyre. Licencat e Sali Berishës po e shndërrojnë Shqipërinë në një vend ku të huajt do të sjellin teknologjitë të cilat nuk mund të vazhdojnë të funksionojnë në shtetet përkatëse. Kështu shqiptarët kanë dhuratë nga kryeministri Berisha TEC e Vlorës, Petroliferën, TEC në Porto Romano, ku është në biznes me mikun e tij Fazlliç, pesë fabrika çimentosh dhe së fundi dy TEC të reja në Bishtin e Pallës në një nga vendet më të bukura të bregdetit.
Italianët investime në Shqipëri pasi nuk i lejojnë në Itali

Në 3 dhjetor,Italia nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me Ministrin e Ekonomisë Genc Ruli, për ndërtimin e termocentralit me madhësi 1600 MË në Porto Romano, si dhe një linjë interkonjeksioni me Italinë. Projektet e Italianëve: Italianët kanë premtuar projekte të shumta energjetike në Shqipëri, por ekspertët vënë në dyshim leverdisshmërinë ekonomike të këtyre projekteve. Qeveria shqiptare ka miratuar deri më sot pesë linja interkonjeksioni energjetik nga Shqipëria në Itali, me kapacitet të përbashkët prej mbi 2 mijë kilovolt. “Në rastin më të mirë, vetëm një nga pesë projektet do të mund të realizohet”, paralajmërojnë ekspertët. Kompanitë që kanë paraqitur projekte dhe që premtojnë miliarda euro investime, janë shumë të vogla. Ato kanë regjistruar në Shqipëri kompani me kapital të paguar prej vetëm 100 mijë lekësh, ndërsa kanë nënshkruar kontrata me qeverinë për projekte me vlerë të përbashkët prej 3 miliardë eurosh. Po ndotet Porto Romano që t’u kursejmë italianëve 300 milionë euro në vit. Enel ka ecur përpara me projektin gjatë muajve të fundit, kur organizoi takime me fshatarët e zonës dhe ku premtoi se termocentrali i qymyrit “do të qe mik i ambientit” dhe se në të “mund të përdoret edhe teknologjia e kapjes dhe magazinimit të tymit”.
Italia ka detyrime për reduktimin e dyoksidit të karbonit në bazë të marrëveshjes së Kiotos. Shqipëria nuk ka detyrime të kësaj natyre për shkak se konsiderohet si vend në zhvillim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 EmptyFri Jun 12, 2009 1:36 am

Faleminderit Sali Berisha , ky është titulli I kryeartikullit të gazetës kosovare Ekspress kushtuar autostradës së shqiptarëve.
Bjeshkët që ndanin Kosovën me Shqipërinë, shemben sot vazhdon ekspres duke vënë theksin tek Festa e bashkimit të shqiptarëve që filloi në tunelin që lidh Thirrën e Fanit me Kalimashin e Kukësit, Kosovën me Shqipërinë. Ekspres vëren se vetëm pak centimetra trashësi dheu kanë bërë përfundimisht bashkimin e dy anëve të tunelit të autostradës së shqiptarëve.
Kjo fije ndarjeje, që më shumë është një mur simbolik, është shembur dhe dy liderët. Berisha ideator i kësaj rruge historike dhe Thaci kanë përqafuar njëri – tjetrin. Durrës Kukës shkruan ekspress është sfida më e madhe në infrastrukturë në këto 30 vitet e fundit, por edhe një prej arritjeve më të mëdha që do të futet në histori. Deri më 27 qershor kur edhe pritet të përfundojë do të shfrytëzohet vetëm njëra anë e rrugës
Gazeta Kosovo Times, vë theksin tek takimi I dy liderëve Sali Berisha dhe Hashim Thaci që shënon celjen e tunelit 5.5 kilometrash që lidh Kosovën me Shqipërinë. Tuneli shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Kukësi në Tiranë që më parë kryhej për 8 orë. Kjo rrugë, vazhdon Kosovo Times, do ti japë një shtysë të fuqishme ekonomive të dy vendeve dhe do të tërheqë investitorët e huaj. Për gazetën Bota Sot më në fund në këtë ditë Po shihet një dritë në tunel. Bota sot shpreh urimet e saj në faqen e parë për këtë ditë të madhe të kombit. gazetari Teki Dervishi shkruan: Dash zoti që kryeministrat Berisha dhe Thaci t’i lavdrojë historia për punën e tyre në krijimin e presketivave të kësaj kohe plot sfida të dhimbshme, por që historia do t’i përmend për ngjarjen e saj, ndër më të mëdhat të kombit shqiptar, rrugën e bashkimit, kjo dihet, sepse shënohet sot, dhe nuk do të fshihet kurrë nga kujtesa historike e popullit.
Autostrada e Shqiptarëve ka kapur vëmëndjen edhe të mediave të rajonit dhe ato të huaja. Serbja B92 shkruan për ngjarjen historike të shqiptarëve në artikullin Kosova Shqipëria bashkojnë kombin e ndarë duke theksuar se kjo autostradë shkurton ndjeshëm distancën e udhëtimit nga Prishtina për në Durës. Gazeta britanike Earthtimes thotë se për ndërtimin e kësaj vepre që ka kushtuar afro 1 miliard euro janë dashur tre vjet për të ndërtuar, dhe shqiptarëve do u duhet vetëm tre orë për të udhëtuar nga Kukësi në Durrës. Në ceremoninë e inagurimit të tunelit në zemër të autostradës morrën pjesë dy lideërtë Sali Berisha dhe Hashim Thaci të cilët në këtë project shohin një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy kombeve. Autostrada shkruan Associated Press do të thellojë jo vetëm kontaktet politike por edhe ato ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe media në Tajvanin e largët I ka kushtuar një artikull kryeveprës shqiptare. Tajvan neës shkruan për dy kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës që inaguruan autostradën e parë që lidh dy kombet duke cituar kryeministrin berisha që e ka përshrkruar si ëndrrën më të bukur të bërë realitet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty
MesazhTitulli: Re: SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET   SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET - Faqe 8 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET
Mbrapsht në krye 
Faqja 8 e 24Shko tek faqja : Previous  1 ... 5 ... 7, 8, 9 ... 16 ... 24  Next
 Similar topics
-
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» Dilaver Goxhai: Sali Berisha dhe Opozita
» Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!
»  Fjalimi i Kryeministrit Sali Berisha ne Iftarin me besimtar
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: