Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën?

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën? Empty
MesazhTitulli: Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën?   Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën? EmptyTue May 05, 2009 7:53 pm

Veli LLAKAJ
Shef i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Shqiptare (1974-1982)


Ka ekzistuar një plan tepër sekret i ushtrisë e shtetit shqiptar për ndërhyrje ushtarake në Kosovë, janë marrë të gjitha masat teknike e organizative, deri në detajet më të hollësishme për zbatimin e tij, me planëzim forcash e mjetesh, por për arsye deri tani të panjohura (bëhen publike pas 26 vjetësh nga hartuesit etj), ai nuk u vu në jetë. Kështu, i kthyer në legjendë pas vitit 1990 në median vendëse, por i deklaruar edhe nga media ndërkombëtare e zbulimet e huaja, (por pa hollësi), ky plan luftarak i koduar “Shpërthimi”, aq sa gjykohet e arsyeshme për publikim, sillet në faqet e gazetës sonë nga një prej hartuesve, ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në vitet 1974-1982, Veli Llakaj. Me këmbënguljen e vetë autorit për të qenë sa më i saktë në risjelljen e detajeve të këtij plani 26 vjet pas hartimit, Llakaj sjell edhe konsultën me bashkautorin, ish-zëvendësministrin dhe shokun e tij Maliq Sadushi. Siç pohohet nga Llakaj, ideja e Planit për çlirimin e Kosovës, e kërkuar nga Enver Hoxha, nis me një thirrje urgjente të tij e Mehmetit në zyrën e komandantit të përgjithshëm, shkëmbimin e mendimeve e deri te “garancia” e mbështetjes së Traktatit të Varshavës dhe kushtet në këtë operacion, ndërkohë që Shqipëria e kishte denoncuar dhe kishte dal nga ky pakt i vendeve të Lindjes. Ky plan që dihej nga pak veta (dy hartuesit, Enveri dhe Mehmeti), ruhej në një kasafortë dyfishe në një dhomë të veçantë të Shtabit të Përgjithshëm, me dy çelësa, njërin e mbante Mehmet Shehu dhe tjetrin Veli Llakaj. Për herë të parë, me detaje, që nga urdhri i Enver Hoxhës për hartimin e planit të ndërhyrjes ushtarake në Kosovë, takimet sekrete të Mehmetit e Veliut me nr. 1 të Traktatit të Varshavës, Viktor Kulikov e deri te fati i këtij plani të kyçur në kasaforta, jepen për lexuesin në këtë dosier.

Takimi në zyrën e Enverit

Bisedën e filloi me pyetjen se si jeni ju andej nga Komanda e Përgjithshme, ( se kështu e quante Enveri Ministrinë e Mbrojtjes), si janë shokët, po poshtë nëpër reparte si janë, si i keni lidhjet me ta, çfarë kërkesash imediate kanë dhe çfarë ndihme kërkojnë nga Komanda e Përgjithshme, si jua zgjidhni ju këto probleme, i keni mundësit apo jo etj. ”Kërkoni ndonjë ndërhyrjeje nga shoku Mehmet se ky ua zgjidh gjithçka, se është më i mirinformuar, më i lidhur me hallet e ushtrisë, pastaj vijnë shokët e tjerë e në fund vij edhe unë”, -theksoi mes të tjerave Enveri. Në përgjigjet që i dhashë, që sigurisht deri këtu ishin shumë të thjeshta, ndërhyra e shtova se ju nuk vini në fund, shoku Enver, por për neve jeni gjithmonë i pari dhe hallet më të ndërlikuara po ju do të na i zgjidhni etj. Mbasi e krijojë këtë ambient tepër të ngrohtë, më pyeti: ”Ju, si shtatmadhor, a i ndiqni situatat e komplikuara në Jugosllavi e veçanërisht në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e më gjerë?” Në këtë rast unë mendoj se kam qenë disi i privilegjuar nga shokët e tjerë, me përjashtim të shokut Llambi Gegprifti, pasi edhe unë merrja buletinin e lajmeve speciale, por këto nuk i monopolizoja thjesht si person, por ua jepja dhe zëvendësministrave t’i lexonin e veçanërisht Drejtorisë së Zbulimit, shokut Eqerem Osmani që edhe ai të ishte po aq sa unë i informuar për këto probleme së bashku me shokët e tij të zbulimit.
I shpjegova me hollësi se ne i ndjekim me shumë vëmendje dhe jemi në dijeni të plotë të çfarëdo situate, të demonstratave masive të popullsisë së këtyre treva dhe në mënyrë të veçantë të studentëve të Universiteti të Prishtinës. Gjithashtu, me keqardhje - i shtova më tej- po përjetojmë dhe reprezaljet që po bëjnë revizionistët jugosllavë mbi popullsinë shqiptare të pambrojtur. Duket se i pëlqyen këto njohje, por nuk bëri asnjë ndërhyrje apo prononcim për sa dëgjoi.

Pyetje tjetër interesante ishte sepse ai kërkoi me imtësi të dinte, sikurse edhe mund ta dinte shumë mirë edhe nga burime të tjera të zbulimit të jashtëm, që duhet thënë se ata ishin aq të mirinformuar, e më shumë nga ne. Shpjegova me detaje përqendrimin e të gjitha forcave të ushtrisë Jugosllave në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi, duke dhënë dhe vend dislokimet e tyre në çdo komunë, efektivat, armatimin e lehtë e të rëndë, etj., të dhëna këto që duhej t’i dinte përmendësh çdo kuadër ushtarak i çdo rangu. Shtova se kudo në këto dislokime nuk kemi asnjë të dhënë se a ka oficer madhor komandues shqiptar në krye të këtyre njësi, me përjashtim të Kërçovës në Maqedoni që komandanti i divizionit, gjeneral Ibrahimi, është shqiptar dhe me prirje të theksuara, me aq sa dinim, pro shqiptare. Duke dëgjuar këtë lloj përshkrimi apo panoramën që i bëmë, ai më pyeti: ”Si thoni ju të Komandës së Përgjithshme dhe të Shtatmadhorisë, mundet që ne të bëjmë një ndërhyrje ushtarake për çlirimin e popullsisë shqiptare në këto treva për t’i çliruar një herë e përgjithmonë nga thundra revizioniste e fashiste, ashtu siç ndërhymë edhe gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare?” Ky propozim më çuditi, por edhe më hutoi, dhe isha në vështirësi e dilemë, që përse nuk ia bënte këtë pyetje Mehmet Shehut, por mua? Jam i bindur se ata të dy këtë çështje mund ta kishin shoshitur disa herë dhe kanë rënë dakord, por tani, si duket, ka ardhur koha te konkretizimi dhe përgatitja e ndonjë plani operacioni luftarak. Qëndrimi im ishte disi indiferent, por i trembur. Në moment nuk dhashë asnjë përgjigje, por thjesht mblodha supet, çka do të thoshte se nuk jam në gjendje t’i përgjigjem. Enveri me një herë ndërhyri.”Përse heziton, çfarë të mundon, pse nuk ke besim!” Atëherë e mblodha veten dhe iu përgjigja: “Shoku Enver, në situatën aktuale të krijuar, kur regjimit serb po i digjet toka nën këmbë nga forcat kryengritëse të popullatës shqiptare kudo në trevat e banuara nga shqiptarët edhe mund të ndërmerret një operacion i tillë, por ne nuk kemi atë fuqi jo vetëm goditëse, por as të shpejtësisë së mjeteve të blinduara ta bëjmë këtë në kushte kur në këtë situatë mund të ndërhyjnë Forcat e Traktatit të Varshavës të dislokuara në Hungari, Bullgari e Rumani, pra po ndërhynë këto forca, ne jemi të dështuar!”. “Sepse, -vazhdova t’i flisja më tej Enver Hoxhës, -këto (Forcat e Traktatit të Varshavës) do të vijnë më shpejt se trupat tona jo vetëm në Gjilan-Prishtinë-Ferizaj-Mitrovicë-Klinë, por unë mendoj se në momentin kur ne të kemi hyrë në Prizren nga drejtimi i Kukësit dhe Hasit, në Gjakovë-Pejë-Deçan nga drejtimi Tropojës, apo në Strugë nga drejtimi Librazhd-Rajcë etj. Forcat e Traktatit të Varshavës në bashkëveprim me forcat e ushtrisë jugosllave kanë mbërritur përafërsisht në Tharandë (Suharekë) Malishivë-Rahovec.” Kurse në drejtim të Maqedonisë, -vazhdova unë më tej- që ne mund të futemi nga Rajca mbi Strugë ose nga Tre Portat e Korabit drejt Kërçovës ose në çdo drejtim tjetër, forcat kundërshtare na kanë marrë Kërçovën bashkë me divizionin e gjeneral Ibrahimit. Pa mbaruar akoma argumentet që po jepja, Enveri më ndërpreu dhe më thotë: “Po sikur ta rregulloj unë me Mehmetin që Forcat e Traktatit të Varshavës të mos futen, a mund të futemi në luftë e të çlirojmë Kosovën?” Pashë i përqendruar, pa kuptuar fillimisht se ku donte të dilte, ndërsa më pas do të kuptoja disa gjëra që as më kishin shkuar ndërmend deri në ato momente që isha në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën? Empty
MesazhTitulli: Re: Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën?   Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën? EmptyTue May 05, 2009 7:53 pm

Operacioni "Shperthimi" qe do te clironte shqiptaret e Jugosllavise
Isha përgatitur t’i raportoja Enverit për çdo problem në strukturat e ushtrisë, por nuk e kisha menduar se thirrja ime urgjente në zyrën e tij së bashku me Mehmet Shehun do të kishte një tematikë tepër të rëndësishme, për mua, të papritur! Gjithsesi, nën efektin e “garancisë” që më afroi Enveri me shprehjen: “Po sikur ta rregulloj unë me Mehmetin që forcat e Traktatit të Varshavës të mos ndërhyjnë, a mund të futemi e të çlirojmë Kosovën?”, duhej të bëja llogaritë shumë shpejt e të përgjigjesha. Të them të drejtën u shushata fare, se si ka mundësi kur ne shaheshim përditë me revizionistët e të gjitha vendeve të Lindjes e në mënyrë të veçantë me ata sovjetikë, si mund ta rregullonin këta këtë çështje luftarake kaq kapitale! Pa u menduar fare, por me një analizë të shpejtë që bëra të raportit të forcave e situatës luftarake në luftën e pritshme, i përgjigjem: “PO!”. Bëhet fjalë për më shumë se dy dekada e gjysmë më parë, e ndoshta, ky moment e kjo bisedë ka qenë i pari për mua të mësoj se ç’është politika, ku jo çdo gjë që thuhet e premtohet haptas, është e do të bëhet ashtu siç thuhet; përkundër, në të shumtën e rasteve, ndodhe kundërta! Pasi e pranova këtë version, megjithëse jo shumë bindës për mua, duke menduar se këta kërkojnë të më fusin në valle që të bëhet një plan i ndërhyrjes ushtarake për çlirimin Kosovës dhe pastaj shohim e bëjmë sipas situatave që mund të krijohen. Enveri më merr mendimin se sa kohë më duhen ta paraqes planin tek ai dhe Mehmeti për miratim. Unë ju përgjigja se kjo varet me sa persona do të punojnë për hartimin e tij. Ndërhyn Mehmeti: ”Do të punosh vetëm me një person dhe unë, (pra, Mehmeti, V. Ll. ), do të jem në krye të këtij grupi pune”. Kërkova 30 ditë kohë. Enveri më thotë: ”Po të lëmë 45 ditë, por plani të jetë i argumentuar saktësisht e deri në çdo detaj nga ana ushtarake”. Marrja e detyrës u bë fakt i kryer, ishte një detyrë e vështirë, jo e lehtë, por thellë ndjeva një gëzim e kënaqësi të pa provuar. Meqenëse më lejohej të bashkëpunoja vetëm me një njeri, nuk ishte e lehtë të zgjidhja e për më tepër të vendosja vetë. Kërkova se a kishin ata ndonjë mendim se me cilin do të punoja unë. Enveri më thotë: ”Zgjidhe vetë!” Propozova nja tre persona, ndër kuadrot më të lartë e më të përgatitur ushtarakë të vendit. Pasi dëgjojnë, Mehmeti i thotë Enverit: ”Do të punojë vetëm me Maliq Sadushin që është zëvendësministër i Mbrojtjes, është i aftë, konspirativ, ka mbaruar akademinë ushtarake “Frunze”, ndërsa unë do të jem në krye të këtij grupi!”. Mehmeti i kishte idhuj të gjithë ata ushtarakë që kishin mbaruar akademitë ushtarake “Frunze” dhe “Vorshillov”, por Maliqi qe i përzgjedhuri i tij, edhe për faktin se ka qenë partizan i Brigadës 5 Sulmuese në çlirimin e Kosovës dhe e njihte shumë mirë terrenin, garanci kjo e domosdoshme për një planëzim e zbatim të saktë të planit luftarak. Për mua, ishte një kënaqësi tepër e veçantë se do të punoja me Maliqin për hartimin planit për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë, për faktin se ishim shokë, kolegë, njiheshim mirë, si dhe ishte profesionalisht tepër i aftë.

Fillimi i punës për përgatitjen e planit
Ajo natë, për mua, ishte një natë ankthi. Vrisja mendjen se si do të veprohej më tej, çfarë detyra do të merrja, si do ta filloja punën, çfarë vështirësish do të hasja, e shumë e shumë gjëra të tjera. Gjithçka kishte ardhur papritur, e tashmë suksesi i planit dhe operacioni i pritshëm varej nga ne. Të nesërmen e asaj dite Mehmet Shehun vjen në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, më thirri mua dhe shokun Maliq Sadushi, ku na precizoj detyrat përkatëse, na dha orientime shumë precize ashtu siç t’i jepte ai. Afërsisht na përcaktoi zonat e veprimeve luftarake të çdo korpusi që do merrte pjesë në këtë operacion, brigadat e këmbësorisë, të tankeve, të artilerisë dhe llojeve të armëve e shërbimeve për çdo specialitet, afërsisht vendkomandën e grupit operativ të Shtabit të Përgjithshëm që do të drejtonte operacionin, disa vendkomanda rezervë në drejtimin e Maqedonisë e të Malit të Zi, vendkomandat e korpuseve e të brigadave, drejtimet e goditjeve kryesore për çdo drejtim, rezervat materiale në ushqim, veshmbathje e medikamente mjekësore etj. Na përcaktoi afërsisht edhe të gjitha njësitë ushtarake që do të merrnin pjesë në operacion, duke caktuar edhe njësitë sulmuese apo repartet e zbulimit që do të vepronin në terrenet më të vështira e që do të jepnin goditje rrufe e në befasi. Pasi na dha detyrat e mësipërme, Mehmeti shtoi: “Unë kaq munda t’u jap për sot, ju i shikoni dhe veproni me kompetencë vetë, ashtu si ta gjykoni dhe mos i qëndroni strikt këtyre që ju them unë”. Ai u interesua shumë edhe për hartat topografike me të cilat do të përpilohej plani, duke më porositur mua që të shikoj me shumë kujdes hartat që të jenë sa më të reja e të kenë sa më shumë objekte, në të kundërt dërgoni me urgjencë në Austri ose Zvicër. Për këtë Mehmeti shtoi: “Të merrni hartat më të fundit (të reja e me shumë objekte), mos llogarisni çmimin se sa janë!”. Më pas shtoi: ”Kjo punë kërkon operativitet, iniciativë dhe marrje përgjegjësie mbi vete, e mos u mbytni me një pikë uji!”. Pra, si duket, ai (M.SH) kishte menduar e punuar tërë natën dhe të nesërmen na i komunikoi ne këto detyra. Për problemin e hartave, u konsultova me shefin e Degës së Topografisë në Ministrinë e Mbrojtjes shokun Limoz Alimucaj dhe drejtorin e Institutit të Topografisë shokun Përparim Likaj. Mbasi ju kërkoj hartat për një studim të hollësishëm të terrenit, në trojet etnike shqiptare (Mali i Zi-Kosovë-Maqedoni), pa u treguar qëllimin e vërtetë pse i doja. Ata më rekomanduan, sipas të dhënave që kishin, se harta të tilla me objekte të sakta e të imtësishme kishte kryesisht në Austri. Atëherë bisedova me Përparim Likën dhe ai u dërgua në Zvicër për blerjen e këtyre hartave, i shoqëruar nga një punonjës i Ministrisë së Punëve të Jashtme, pjesëtar i zbulimit të jashtëm. Këto harta u blenë me ato çmime që afruan austriakët. U sollën në Shqipëri, u përgatitën nga grupi përkatës i Institutit të Topografisë dhe iu dhanë Shtabit të Përgjithshëm në përdorim. Pra, plani i ndërhyrjes ushtarake në Kosovë, i quajtur “Shpërthimi”, u përgatit mbi bazën e këtyre hartave që kishin të dhëna të hollësishme të terrenit dhe objekteve përkatëse.

Si u vendos dhe si u punua ky plan
Mbas mbarimit të punimit të këtij plani, ku dora e fundit ju dha nga Mehmet Shehu, i cili bëri dhe ndryshimet përkatëse për çdo njësi dhe për çdo drejtim, tashti ai ishte gati për miratim. Të gjitha ndërhyrjet, ndryshimet apo më saktë sugjerimet e Mehmetit, që u ripërfshinë në Planin “Shpërthimi”, u bënë në konsultë me mua dhe Maliqin. Pas kësaj pune me shumë përgjegjësi, unë do të theksoja se shoku im Maliq Sadushi ka meritë të veçantë në këtë çështje, pasi me mendimet e njohuritë e pashtershme të tij, punoi që nga fillimi deri në fund, derisa materiali u dorëzua në destinacion dhe u quajt i pranueshëm, për t’u vënë në zbatim pa hezitim. Ky material është daktilografuar nga sekretari personal i Mehmet Shehut, Peçi Kalluçi dhe askush tjetër nuk ka parë apo ka pasur dijeni për të, kurse të gjitha hartat përkatëse, janë punuar nga unë mbi bazën e materialit teorik, i parë dhe i konsultuar me Maliq Sadushin.

Paraqitja e materialit te Enver Hoxha
Disa ditë më vonë, mbasi Mehmeti i kishte raportuar Enverit se plani është gati, ky i kishte kërkuar që, kur t’a shikoni të arsyeshme mund ta shikonte. Haxhi Kroi, ish-sekretar personal i Enverit, më merr në telefon dhe më thotë se nesër në ora 10.00, të kërkon Komandanti në zyrë bashkë me atë materialin. Në vazhdim të bisedës, Haxhiu shtoi se nuk i kishte thënë se për çfarë materiali bëhej fjalë. Falenderova Haxhi Kroin dhe i thashë se e di çfarë materiali kërkon shoku Enver. Në orën e caktuar shkova dhe ju paraqita ushtarakisht. Më ftoi të ulem si zakonisht, më pruri një kafe, filloi bisedën tepër shoqërore, për të më hequr sado pak emocionet që mund të kisha. Ishim vetëm për vetëm. (Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Veli Llakaj dhe Komandanti i Përgjithshëm i F.A., Enver Hoxha). Siç e kam thënë edhe në shënimet e mëparshme, ishte normë që Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, takohej çdo muaj me Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, për raportim rreth problemeve të ndryshme në ushtri apo në fushën e mbrojtjes së vendit, por ky takim i radhës me Enver Hoxhën, ishte ndryshe, krejt i veçantë e për një problem tepër të rëndësishëm. Pas pak, unë isha gati që t’i raportoja për çka ai më kishte thirrur. Nxora materialin teorik, dhe i tregova se gjithçka që kanë hartat, janë të pasqyruara e mbi bazën e materialit teorik. Ndofta nuk i erdhi mirë që ia thashë këtë detaj, se e pashë që nuk reagoi si duhet, pra, pashë ndryshimin nga gjendja e mëparshme në fizionominë e tij. E shfletoi komplet materialin teorik, por pa e lexuar me kujdes, pra kalimthi, diku lexonte me kujdes, diku e kthente fletën shpejt. Në fund, kërkoi hartat. I vendosa mbi tavolinë atje ku ishte ulur, por ai u ngrit menjëherë në këmbë dhe kërkoi të hapen plotësisht mbi tavolinë. Këto i pa me shumë kujdes dhe diku bënte ndonjë pyetje. Në fund, më thotë se materialin do e këndojë me shumë kujdes, por hartat nuk mund ti shikojë dot. Më pyeti: “A ka ndonjë formë tjetër për të mi treguar më konkretisht së në terren?”. I përgjigjem: “Shoku Komandant ne kemi një topolastik në Shtabin e Përgjithshëm, apo maket relievi që ka gjithë të dhënat e Shqipërisë Etnike, atje mund ta shikoni shumë mirë, sikur të jeni në terrenin konkret ku do të zhvillohen veprimet luftarake!”. Duke ma aprovuar këtë ide, ndërhyri duke kërkuar një mundësi për të ardhur në Ministrinë e Mbrojtjes, një objekt, pasi ardhja thjeshtë për të parë Planin luftarak në terrenin plastik, mund të krijonte mundësi apo premisa për hamendje të ndryshme, që gjithsesi, nuk do të ishin në funksion të ruajtjes së sekretit. Për këtë i propozova që ai mund të merrte një takim me kuadrot e Ministrisë së Mbrojtjes, dhe atje pas takimit në zyrat e Shtabit të Përgjithshëm, mund ta shikojmë mjaftë mirë e tepër natyrshëm. Ai këtë mendim, nuk di pse, nuk e përkrahu, por kërkoi që unë të shikoja sallën e Byrosë Politike dhe mundësinë e vendosjes atje. Kështu u bë, e pamë sallën dhe ajo ishte e bollshme. Atëherë urdhëroi Haxhi Kroin ta boshatisë zyrën e të më dorëzojë mua çelësat për të punuar. Sigurisht, nuk kishte sesi të mësohej nga të tjerët, qoftë dhe njerëzit më pranë Enver Hoxhës, se përse më duheshin konkretisht mua çelësat e sallës së Byrosë Politike, pasi unë isha Shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe kisha probleme pune me Komandantin e Përgjithshëm. Për ta vendosur maketin dhe të hidhja gjithë situatën në maket nga harta, i kërkova 10 ditë kohë, për të cilën ai ishte dakord. Nuk i thashë asgjë për vështirësitë që kërkoheshin në montimin e këtij maketi, sepse ai kërkonte specialistë topografë dhe kështu,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën? Empty
MesazhTitulli: Re: Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën?   Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën? EmptyTue May 05, 2009 7:54 pm

Para se të largohesha, Enveri më thotë: “Veli, mi sistemo të gjitha materialet dhe ma mbyll këtë kasafortë!”. Kështu bëra. Më pas, ai thirri Haxhi Kroin dhe i tha që kasafortën e vogël ku ishin dokumentat t’a fuste në kasafortën e tij (Enverit), që e kishte në fund të zyrës ose në të hyrë të derës. Haxhiu futi materialet dhe i dorëzoi çelësat e kasafortës Enverit. Ai më tha të marr çelësat e kasafortës që mbylla unë. Kështu bëra. I mori çelësat e kasafortës së tij, e ashtu si ato nikoqiret e mira, i vari në rripin e pantallonave. Ishte për ta patur zili, një veprim i tillë. Enveri, para se unë të largohesha prej tij, më kërkoi dokumentin që tregonte se a i mora në dorëzim materialet luftarake për t’i firmosur?! U ndodha ngushtë dhe i thashë: “Nuk kam marrë asnjë lloj dokumenti, që tua jap juve ta firmosni!”. Me takt, por prerë, Enveri këtu ndërhyri, më tërhoqi vëmendjen se rregulli është rregull dhe sekreti është sekret, kjo nuk ka asnjë përjashtim. “Prandaj mos e bëni më këtë gabim!!”,- shtoi në fund të bisedës.

Tani nisnin vështirësitë e tjera për mua, së pari ato teknike për çvendosjen e montimin e maketit plastik në sallën e Komitetit Qendror, e së dyti, personat që do të ingranoheshin në këtë punë, pasi për një gjë të tillë duheshin specialistë. Njoftoj Mehmet Shehun për këtë vështirësi, dhe ai ra dakord që Drejtori i Institutit të Topografisë, Përparim Likaj dhe Shefin e Degës së Topografisë pranë Shtabit të Përgjithshëm, Limoz Alimuçaj, duke ju thënë se: “Komandanti kërkon dhe një herë të shikojë Planin Operativo-Strategjik të Mbrojtjes së vendit, në një nga mjediset e Komitetit Qendror”. Po kush mund ta besonte, sidomos Përparimi që kishte blerë dhe hartat jashtë shtetit. Gjithsesi, ata ushtarakë të talentuar, ndonëse jam i sigurtë se diçka, në mos më shumë, kishin kuptuar, asnjëherë nuk hapën gojë, as edhe shumë më vonë.

Pas vendosjes së maketit dhe hedhjes së situatës, njoftova Komandantin se jemi gati për ta demonstruar gjithë materialin ne maket. Pas dy ditësh më thirri, dhe e pamë gjithë materialin e operacionit një e për një, gati më shumë se 2 orë. Ishte tepër kurioz të dinte dhe saktësira e hollësira, përveç atyre që kishte lexuar në materialin teorik. Mbasi mbaruam, më porositi që kam biseduar dhe me Mehmetin, e këtë materal duhet ta lexojnë Adil Çarçani, Ramiz Alia dhe Kadri Hazbiu në zyrat e Shtabit të Përgjithshëm, kundrejt firmës. Lajmërimin, më tha më tej Enveri, do ta bëjë Mehmeti. Kështu u bë dhe këta persona e kanë lexuar materialin teorik dhe mbas materialit, kanë firmat përkatëse.

Edhe pse kanë kaluar plot 26 vjet nga hartimi i planit për ndërhyrje ushtarake në Kosovë, (çlirimin e saj) hartuesit e tij, ende disa hollësi vazhdojnë t’i mbajnë sekret, duke mos e gjykuar të arsyeshme t’i bëjnë publike tani. Në arkivën personale të ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Veli Llakaj, për periudhën 1974-1982, ndodhen dhe tre kapituj të veçantë (shënime) që ai na kërkoi të mos jenë pjesë e dosierit në vazhdim. Në dy prej tyre bëhet fjalë për takimet (dy të tilla) që autori dhe Mehmet Shehu kanë bërë me ish-kreun e Traktatit të Varshavës, Viktor Kulikov, lidhur me idenë e zbatimit të planit të ndërhyrjes në Kosovë. Ky fakt, pra, këto takime (të bëra në kohën kur Shqipëria kishte dalë nga Traktati i Varshavës dhe e kishte denoncuar atë), ndonëse është përfolur edhe në median vendëse dhe të huaj këto vitet e fundit, (kushti: “Nuk do të ndërhyjmë në operacion, por pas tij rikthehuni në Traktat...”), ushtarakët madhorë shqiptarë e gjykojnë të mos japin detaje. I këtij mendimi është dhe bashkautori i planit „Shpërthimi“, Maliq Sadushi. Duke qenë të përgjegjshëm për detyrat e larta shtetërore që kanë pasur, edhe kërkesa e mësipërme erdhi pas një konsulte që Llakaj e Sadushi bënë këto ditë. Ndërsa kapitulli i tretë në vazhdim bën fjalë për numrin e reparteve dhe njësitë që ishin planëzuar e përgatitur për të kryer veprimet luftarake në tokën kosovare, numrin e forcave dhe drejtimet konkrete të operacionit që do të kryenin. Megjithëse pas vitit 1990, veçanërisht në trazirat e 1997-ës, nga shumë institucione shtetërore, përfshi edhe Ministrinë e Mbrojtjes, sekretet dolën sheshit, në respekt të ligjit e detyrës që kanë pasur hartuesit e „Shpërthimi“, nuk duan të jenë pjesë e shkeljes apo neglizhimit të ligjit. Ndërsa shkaku i arkivimit të planit për një moment tjetër të përshtatshëm, për ushtarakët është problem i politikës dhe udhëheqjes më të lartë shtetërore të kohës.

Mehmet Shehu: Ruajeni, ky plan do t’ju duhet nesër!

Fillimi i punës konkrete në terren
Pas gjithë asaj pune të lodhshme e voluminoze, me përgjegjësi e tepër delikate, tani kërkohej një përgatitje më vete që duhej bërë më të gjithë kuadrot e ushtrisë e veçanërisht me ata kuadro që ishin caktuar se do të merrnin pjesë në këtë operacion të vështirë, por tepër atdhetar. Për të ruajtur sekretin e planit të operacionit, njohja e terrenit apo rikonicioni, në termat ushtarakë, nuk u bë vetëm me ato njësi që do të vepronin, por edhe shumë kuadro e trupa të tjera që nuk do të ishin pjesë përbërëse e tij, duke e motivuar këtë me një porosi të Enver Hoxhës që kuadrot duhet të njohin në perfeksion, si në pasqyrë, të gjithë terrenin e Republikës. Kjo njohje terreni vazhdoi me imtësi vetëm me ato njësi që do të vepronin, ku në shumë raste kjo u bë jo vetëm me kuadrot, por edhe me njësitë përkatëse operuese (trupa), ku pati raste që një pjesë e tyre qëndroi në këto rajone për më shumë se një muaj, siç ishin repartet e ura-hedhësve, disa brigada artileri, reparte xheniere, ndërlidhje, të Mbrojtjes kundër-kimike etj. Siç kam shkruar edhe më lart, plani për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë ishte përgatitur me përgjegjësi e detaje tepër të hollësishme; nga repartet e njësitë që do të merrnin pjesë, detyrat që do të zgjidhnin që nga momenti i kushtrimit, kompletimi, zgjidhjen e detyrës luftarake e deri në realizimin e detyrës që ishte çlirimi i trojeve shqiptare kosovare.

Por theksoj këtu se gjithçka bëhej me një sekret tepër të madh, në mënyrë që jo vetëm që plani të mos dekonspirohej (gjë që ishte e sigurt), por dhe shtabet që merrnin pjesë në këto stërvitje të mos kuptonin qëllimin e përgatitjes intensive të radhës. Në kuadër të përgatitjes për zbatimin e „Shpërthimit“, ne ishim detyruar që në stërvitje të bënim edhe manovra taktike, duke operuar edhe nga zona të jugut, me shtabe e me forca, por që vëmendja ishte në tjetër drejtim. Duke mos e quajtur me vend në këto shënime të përmend të gjitha njësitë e repartet që do të merrnin pjesë në këtë operacion, them që numri i përgjithshëm i forcave ishte .... persona, së bashku me armatimin, teknikën luftarake dhe logjistike të reparteve e njësive që do të merrnin pjesë. Në stërvitjet që nisëm të zhvillojmë merrnin pjesë komandantët e korpuseve, veçanrisht njësitë rezervë të Komandës së Përgjithshme, siç ishin grupimi i Tiranës dhe ai Elbasani, pa përjashtuar Korpusin e Korçës, të Tiranës dhe të Fierit).

Bile edhe disa njësi taktiko-operative të Korpusit të Gjirokastrës, kryesisht ato sulmuese. Të gjithë kuadrot punuan në këto rikonicione (stërvitje me zgjidhje detyrash teoriko-praktike në terrenin konkret) e stërvitje me shumë preokupacion, por nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e mirë t’i kishin rënë hiles që kjo stërvitje intensive nuk ishte thjesht një njohje terreni, por me siguri një detyrë e mirëfilltë luftarake. Për ta saktësuar më mirë këtë ide, mund të kujtoj një mendim të shokëve Simon Ballabani dhe Fadil Toçi, që gjithmonë në biseda intime shpreheshin se në këto detyra nuk qenkemi vetëm në rezervat e Komandës së Përgjithshme, por edhe fqinjët tanë në krahë dhe shpinë. Thirrja nga Mehmet Shehu në shtëpinë e tij dhe”asgjësimi i materialit ”Meqenëse për momentin zbatimi i planit për ndërhyrje ushtarake në Kosovë nuk u zbatua (mosrënia dakord e drejtuesve të shtetit shqiptar me kushtet e vëna nga drejtuesit e Traktatit të Varshavës), numri dhe intensiteti i stërvitjeve ra, ndërsa plani do të arkivohej. Mbas 4-5 ditësh thirremi unë dhe Maliq Sadushi në shtëpinë e Mehmet Shehut, ku na dha sqarimet përkatëse se ky material nuk u miratua nga shoku Enver për kushte objektive, që ju si hartues nuk do t’i bëni prezent tek askush. Duke na u drejtuar ne, Mehmeti tha: “Prandaj, ky material do të digjet me anën e një procesverbali“. Por një kopje e tij, -vazhdoi më tej Mehmet Shehu, - do të ruhet në kasafortën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Mbaj mend se Mehmeti në ato çaste lëvizte nëpër zyrë, duke mos e fshehur edhe një shqetësim që i buronte nga brenda. Më pas na u drejtua mua dhe Maliqit: “Hajdeni, më pështyni në varr nëse nuk do të vijë dita që ky plan të mos ju duhet përsëri! Në të vërtetë, që në momentet e para kur nisi lufta në Kosovë, vite më vonë, ku unë isha që në fillim atje e në trevat e tjera shqiptare deri në përfundim të luftës, mua më është kujtuar disa herë ajo shprehje e Mehmetit atë ditë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën? Empty
MesazhTitulli: Re: Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën?   Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën? EmptyTue May 05, 2009 7:55 pm

Por, fatkeqësisht, atë ditë, çlirimin e Kosovës, që e ëndërroi e punoi jo pak, Mehmeti nuk e arriti. U përgatit procesverbali dhe u firmos nga ne se ky material u asgjësua me djegie në zjarr. Kasafortën me materiale e mora unë, kurse çelësat e kësaj kasaforte i mbajti Mehmet Shehu. Pra, ky material tepër sekret dhe i rëndësisë së veçantë nuk mund të dilte e të vihej në zbatim pa qenë të dy autorët që mbanin çelësat. Por kurrë nuk më kishte shkuar në mend që po ky material i punuar me kaq sakrifica dhe i kaluar vetëm në duart e udhëheqësve kryesorë një ditë do të bëhej mollë sherri dhe do të kërkonte kokën time në sini si kokë turku.

E vërteta dhe spekulimet rreth planit të ndërhyrjes në Kosovë

Pak për forcat që do të merrnin pjesë te “Shpërthimi!”
Këto forca ishin planizuar që 65 për qind do të ndërhynin në drejtimin e Kosovës, 35 për qind në drejtimet e Maqedonisë dhe Malit të Zi. Në Kosovë, sipas strukturës luftarake që ishte parashikuar, do të inkuadroheshin në këtë operacion 30 mijë forca, kurse parashikimi i më vonshëm ishte që ato të rriteshin me mundësi mobilizimi deri afërsisht 150 mijë forca, kurse në Maqedoni ishin parashikuar të futeshin në operacion të organizuar deri afërsisht 6-8 mijë forca, kurse në Mal të Zi deri 4 mijë forca. Të gjithë këto forca ishin parashikuar të armatoseshin me të gjitha llojet e armëve, municioneve përkatëse, veshmbathje dhe medikamente mjekësore. Furnizimi i tyre ishte parashikuar njëlloj si forcat tona me të njëjtat kritere. E vërteta dhe spekulimet rreth planit të ndërhyrjes në Kosovë Kam dhënë një intervistë, si këtu dhe në Kosovë, në fund të vitit 1998-99, por asnjëherë nuk jua kam thënë sepse nuk u realizua ndërhyrja në Kosovë e më gjerë. Gazetarët në komentet e tyre pothuajse e kanë shprehur me ose pa dashje, sikurse edhe mund të kenë pasur ndonjë informacion nga kanale të tjera, se kjo ndërhyrje nuk është realizuar për shkak të një mosmarrëveshjeje me Forcat e Traktatit të Varshavës; dhe i kanë rënë në të.

Po kështu, interesante janë edhe intervistat që kanë dhënë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm në vitet 1990, Halim Abazi, ku ai dëshmon se ky plan ka arritur deri këtu në duart e tij, pasi mori këtë detyrë nga paraardhësi i tij, Kiço Mustaqi. Po kështu, interesante dhe shumë e vërtetë është intervista e ish-drejtorit të Institutit të Topografisë, Përparim Likaj, i cili është dhe dëshmitari i blerjes së hartave të reja në Austri. Në intervistën e Halim Abazit të bën përshtypje një problem se ky plan jo vetëm që ka ekzistuar deri në ato vite, vitet 90, por mund të vihej në zbatim dhe në këtë kohë. Ai shkruan: “Kompromisi për Enver Hoxhën: “Kthehuni në Traktatin e Varshavës”… Një shkresë sekrete, ardhur nga Traktati i Varshavës, i propozonte Enver Hoxhës të rikthehej në këtë aleancë. Përgatitja për luftë vazhdoi për 10 vjet, pra 1980-1990, dhe ai thotë se në dhjetor 1990 u përgatitën fushime në bjeshkët e Tropojës për të pritur rreth 50-60 mijë kosovarë nëpër çadra, guva dhe në strehime të tjera… Ramiz Alia interesohej ku do të kalonin brigadat...” Pra, këto të dhëna interesante që unë nuk i kam përjetuar dhe nuk i di, pasi u shkarkova, dënova e nisi kalvari i mundimshëm i jetës, kam shumë arsye t’i besoj e të mos i vë në dyshim se kështu është e vërteta. Pra, kjo tregon se edhe pas likuidimit tone, një pjesë si “armiq”, të tjerë në internim apo të nxjerrë në lirim, vazhda e këtij plani ka qenë e pranishme. Mendoj se edhe Halimi, por edhe Kiçua kanë dhe dinë më shumë gjëra për këtë çështje, veçanërisht gjatë kohës që ata kanë qenë në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Rreth këtij problemi është me interes këtu që të evidentoj dhe një fakt tjetër të dhënë e publikuar në media nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Kiço Mustaqi, (që më zëvendësoi mua), përkatësisht në një të përditshme më 8 qershor 2005, ku thotë: “Në një takim sekret që pata me Enverin në fund të muajit shtator 1982, më porositi që bisedën që bëmë të mos e dekonspiroj para asnjë njeriu; ta dimë vetëm unë dhe ti... Më pas Kiço shton: ”..Pas 27 vjetësh unë po e thyej këtë amanet”. Pra, në këto kushte, edhe unë (V. Ll.) po e thyej këtë amanet të Enverit dhe Mehmetit…

Për aq sa di, sa kam punuar dhe njoh, dua të them se popullsia shqiptare jashtë kufijve të paligjshëm në të gjitha trevat e tyre si në Mal të Zi, Kosovë e Maqedoni, asnjëherë dhe për asnjë çast nuk janë harruar e veçanërisht nuk janë tradhtuar nga udhëheqja e lartë të partisë, qeverisë dhe ushtrisë shqiptare, siç kërkohet e trumbetohet sot nga disa pseudo shqiptarë. Për këto intervista të dhëna rreth këtij plani ka pasur edhe reagime negative, se këto janë përralla me mbret, “nuk kemi pasur asnjë plan për ndërhyrje, por thjesht ndonjë stërvitje brenda territorit të Kosovës” etj... Veçoj këtu ndonjë kuadër të rrallë ushtarak, kolegu jonë në profesion, por jo në karrierë, i cili mbasi ka marrë apo rrëmbyer ndonjë dokument arkivor, duke shfrytëzuar postin që mund të ketë pasur si p.sh. miku ynë Albert Kotini, i cili në gazetën “55”, dt. 23 prill 1999, shkruan: “Mbi shkrimin “fantastiko- shkencor” të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Veli Llakaj… nuk kam ndërmend të argumentoj “aponencën shkencore” të tij, por të ndihmoj sadopak në pastrimin e memories së popullit në vite… Enver Hoxha është mburrur që nuk është pushtues qoftë edhe për Kosovën… ai nuk e bëri në vitin 1945, jo më në planet e luftës që i zbuloi Veli Llakaj… Oficerët e brezit të sotëm do të thonë hajde shef të Shtabit të Përgjithshëm që paskemi pasur. Ja oficerët e asaj kohe… nostalgjikët e asaj kohe të ushtrisë së Enver Hoxhës, më të fortës në botë … Kjo nuk e nderon Enverin e jo më oficerët e Ushtrisë Popullore të asaj kohe për të kuptuar sa e njihnin “vëllezërit e dikurshëm”, sllavët e jugut që na bëri Enveri… Si e kanë publikuar sllavët e jugut ushtrinë në vitin 1981”.... etj.

Nuk dua të merrem aspak me këta persona, sepse gradualisht edhe vetë dikur do t’i vrasë ndërgjegjja për nofkat që na vënë dhe ndarjet veri-jug?! Me këtë rast do t’i thoja të gjithë opinionit publik që të mos merren me imagjinata dhe supozime, ushtaraku nuk shkel kurrë në dërrasë të kalbur që të mashtrojë. Po të jetë për frikën e daljes së sekretit, tashmë fatkeqësisht nuk po ka më sekrete se edhe ato më delikatet kanë dalë në pazar. Mjerë këta kuadro që nuk e paskan njohur jo më ushtrinë, përgatitjen e gatishmërinë e saj, por nuk paskan njohur as veten e tyre si pjesë e ushtrisë dhe e kuadrove të saj. Por kanë vepruar si robotë…Po të jenë për vërtetësinë e planit, le t’ua lënë atyre që i kanë hequr në kurriz. Ne, pra, unë dhe Maliqi, që e hartuam këtë plan, kolegët dhe ish-shefat e Shtabit të Përgjithshëm pas meje Kiço Mustaqi e Halim Abazi, që e kanë njohur e kanë punuar për ‘të, kanë thënë dhe kanë më shumë për të thënë në këtë drejtim. Por si ushtarakë madhorë që kanë qenë në drejtim të ushtrisë, si oficerë karriere që kanë punuar me përkushtim për ushtrinë e vendin, ata thonë e do të thonë aq sa duhet thënë, gjithmonë e për të mirën. __________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën? Empty
MesazhTitulli: Re: Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën?   Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën? EmptyFri May 29, 2009 2:03 pm

LEXO
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën? Empty
MesazhTitulli: Re: Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën?   Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën? EmptyFri May 29, 2009 2:12 pm

Eh more Agim , si nuk jetoi xhaxhi Enver te pakten deri sa te fillonte lufta. UNÇSH-ja kishte afro 80'000 ushtare ... ndersa ne tri lufterat e fundit numri i ushtareve nuk kalonte 25'000 ushtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën? Empty
MesazhTitulli: Re: Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën?   Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Origjina e fjales Kosove.
» Shqipëria sot !
» Shqipëria Etnike
» sa ka kontribu diaspora per kosoven
» Jeremic: Mos e njihni Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: