|
| Origjina e fjales Kosove. | |
| | Autori | Mesazh |
---|
...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Origjina e fjales Kosove. Mon May 03, 2010 2:58 pm | |
| Emërtimi – dardhan, dardhanët është emri I paraardhësve më të afërt të shqiptarëve të Kosovës së sotme dhe vet Kosova njihet zemra e Dardhanisë illire, që më së bukuri e plotëson toponomi stërgjyshor historiografik – Dardhania!
Emri – Kosova – si emër gjeo-historik si një emërtim I ngushtë topografik, që përkufizohet në mënyrë të thjeshtë linguistike, rreth emrit të një fushe, të cilën fushë e emërtoi lufta, respektivisht realiteti historik I një fushe të shtruar në kosa, në shpata, kosa a shpata të ngrehura në fushëbetejë, ndërmjet ballkanasve dhe turqve më 28. Qërshor, 1389. Ajo luftë u thirrë Lufta e Kosovës, si luftë e përbashkët me të gjitha mjetët e luftës edhe me kosa, në vend shpatash, që ka kuptimin e shprehjes – ballkanasit në kosa me turqit, të ngritur kosaz, kosaz mbi turqit. Shprehja shqipe – kosaz është jo e rëndomtë, kur dy veta apo dy grupe njerëzish janë në kryengritje, në konflikt ndërmjet vetit, thohet shqip – po shkojnë kosaz, çka po shkoni kosaz – me kuptimin kundër njeritjetrit në hasmëri…
DARDHANIA
Origjina lingustike e emrit – Dardania – lidhet etnogjenetikisht, me paraardhësit e shqiptarëve të Kosovës, deri me shkatërrimin e Illirisë së Vonë, me rënien e Mbretërisë Dardane të Gencit, më 168 p.e.r. kur u lind kalendari I ri, me ditën e muajit të parë kalendor me fillin e epokës e cila quhet sot epoka e re. Ndërsa ethymologjikisht emri - Dardania solli dhe formoi emërtimin shkencor – botanomin – dardhë, dardha (Pyrrus communis L.) dru frytor gjetherënës, I gjinisë së dardhës I familjes së trëndafilorëve (Rosacea). Vet emri shkencor botanik, lidhet me fjalën skipe-illire të stërlashtë, nga Botanika illire edhe para kohës së Dardhanusit e Theucerit.
-Dardhania – njihet historikisht nga babai I Historisë Herodoti dhe nga tjerët authorë antik – Dardhania – si emër gjeografik dhe mbretëri e lashtë prej Mijvjeçarit të VI p.e.r. që do të thotë, tash e mbi tetëmijë vjet më parë, që ruan dëshmi e monumente arkeologjike nga Koha e Gurit, Bronxit dhe nga fillimet e neolitit. Prej atëbotë Dardhania (para)historike ishte e banuar nga dardhanët illirian të cilët bëjnë pjesë në dyndjet egjeane disa here në histori, nga Azia në Europë, nga Europa në Azi dhe anasjellta s
| |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Origjina e fjales Kosove. Mon May 03, 2010 11:19 pm | |
| Ky emërtim – Kosova, më tepër është bërë për shkaqe politike, për ta zhdukur nga historiografia ballkanike vet emrin real – Dardhania, pas përhapjeve pushtuese – invazioneve sllave në Ballkan, për tu vendosur krejtësisht mbi tokat dardhane-illire.
Deri në shek.XVII-XVIII, dihen vendasit dardhan të këtyre territoreve autoktone shqiptare me një sipërfaqe prej 110.000 km. katrore, nga këto vende shqiptare: Naissa (Nishi), Piroti, Përkupi (Prokupla), Leskoviku (Leskovci), Zharra (Pozharevci), Dardha (Krushevci), Gurshumi (Korshumlia), Tauruna (Zemuni), Singiduna (Beogradi), Samaranda (Smedereva), të rretheve të Kreshtabardhës (Kopaoniku), Albaniku (Jabllanica), Topliku (Toplica), Lugina e Margës (Morava), Bujana (Bujanovci), Pllaja (Plava), Ngucia (Gucia), Nikçi (Nikshiqi), Podguri (Podgorica), Berana (Ivangradi), Treguri (Novipazari), Skupi (Shkupi), Linkestidi-Manastiri (Bitoli), Bylazora (Velesi), Lihnidi (Ohri), Astibi (Shtipi), Korkyra (Korfuzi), që u përmenden vetëm disa toponome ndër më kryesoret…
Nga shkëputja e dhunshme e mbi 81.000 km.katrore nga atdheu arbëror (shih: Enciklopedia, Zagreb, 1973). vetëm nga shek.XVII e deri në vitët 20 të shek.XX. të gjitha këto territore, ishin të Dardhanisë illire më të vonëshme, si vetëm disa nga shumë vendbanime tjera shqiptare të shfarosura me masakra massive e spastrime etnike, siç dihen territore shqiptare (arbanase)…
A thua, emërtimi I Dardhanisë, paska mbetur të zëvendësohet me një emër – sorrash të zeza – apo të një fushe, si fushëbetejë fusha e kosave, fushë e shtruar në kosa (shpata), gjatë Luftës së Kosovës (1389)? Ky emër aqë I dashur për rashët (lexo: sërbët), emër aqë I dhëmbshëm luftërash, paska mbetur vërtet, nga fjala – sorra e zezë, me ato epitete krenarie – vajza kosovare – kosovarja, duke ia fshirë plagët e luftës dëshmorit të vet në fushëbetejë? Ky emër aqë I dashur paska mbetur si idol artistik e symbol arti lutarak edhe historiografie, me prejardhje linguistike nga – sorra e zezë?! A Kosovarja e bukur në fushë lufte me kokën e luftëtarit në prehër, ajo kosovare qenka një sorrë e zezë?!
Kjo ethymologji deformuese u bë vetëm për shkak të injorimit indirekt, si mjet psikoze, duke e nënvleftësuar emërtimin, që në fund të fundit të të gjithave atyre përpjekjeve histerike, të mbetet, përsëri tokë sllave, si ato tjerat të lartëpërmendura... Këtu është në pyetje nënvleftësimi si mjeshtri politike: nënvleftëso e merrja vlerën me nga krejt qëllimet në prapavijë kohore. Vet spjegimi sllav për emrin gjeografik – Kosova, bie ndesh në kundërshtim me vet veprimin çlirimtar dhe me vet etikën historiografike të asaj lufte çlirimtare nga turqit, që fatkeqësisht kjo hipothezë përkrahet edhe nga studjues të mirëfilltë…
Emri – Kosova – si emër gjeo-historik si një emërtim I ngushtë topografik, që përkufizohet në mënyrë të thjeshtë linguistike, rreth emrit të një fushe, të cilën fushë e emërtoi lufta, respektivisht realiteti historik I një fushe të shtruar në kosa, në shpata, kosa a shpata të ngrehura në fushëbetejë, ndërmjet ballkanasve dhe turqve më 28. Qërshor, 1389. Ajo luftë u thirrë Lufta e Kosovës, si luftë e përbashkët me të gjitha mjetët e luftës edhe me kosa, në vend shpatash, që ka kuptimin e shprehjes – ballkanasit në kosa me turqit, të ngritur kosaz, kosaz mbi turqit. Shprehja shqipe – kosaz është jo e rëndomtë, kur dy veta apo dy grupe njerëzish janë në kryengritje, në konflikt ndërmjet vetit, thohet shqip – po shkojnë kosaz, çka po shkoni kosaz – me kuptimin kundër njeritjetrit në hasmëri…
Fjala shqipe-illire – kosa është fjalë skipe-illire parasllave, që e morën dhe e përehtësuan si huazim linguistik vet gjuhët sllave, me të njejtin kuptim, çka është një veprim I ndërsjelltë I të gjitha gjuhëve të afërta e të largëta. Vlen të theksohet se pikërisht sërbët në Luftën e Kosovës (1389), nuk ishin as të njohur si komb e popull – sërb, por emri I tyre ishte – rashë (rus), qe nga shteti I parë sërb – Rashka, si banorë të principatës së Stefan Nemanjës të Rashkës (një princ shqiptar I sllavizuar përmes martese – Stefani I Nemuni). Në Luftën e Kosovës, morën pjesë disa popuj ballkanik: shqiptarë, sërb, bullgarë, boshnjakë, rumunë, hungarez, kroat etj. edhe me ndihmën e vet rusëve. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Origjina e fjales Kosove. Mon May 03, 2010 11:24 pm | |
| | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Origjina e fjales Kosove. Mon May 03, 2010 11:26 pm | |
| (shih: Enciklopedia, Zagreb, 1973)
Mu nuk me del kjo face!Me shum em dalin si forum ku kan diskutu rreth kesaj .
| |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Origjina e fjales Kosove. Mon May 03, 2010 11:30 pm | |
| Nuk më del as mu Por këto të dhëna mundesh ti gjejsh te enciklopedija Kroate , qe nuk e kam se do e kisha postuar , bilhet .. E kam ate Serbe , por këtu ne kete forum nuk besoj që lejohet se është në gjuhe Serbe , ku shkruan prejardhjen tonë Ilire që tash tentojn me gjdo kusht ta humbin .. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Origjina e fjales Kosove. Mon May 03, 2010 11:32 pm | |
| A mund ta lexojm ne gjuhe tjera, | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Origjina e fjales Kosove. Mon May 03, 2010 11:38 pm | |
| jo , vetëm ne gjuhen e tyre e kam , edhe shkrimi qirilicë . | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Origjina e fjales Kosove. Mon May 03, 2010 11:46 pm | |
| Ministria e Kulturës të financojë enciklopedinë më të hershme për shqiptarët, “Illyricum Sacrum”, të Farlatit
“Illyricum Sacrum” është një vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndarë në nëntë vëllime. Në të flitet për historinë e ilirëve, domethënë për historinë e shqiptarëve që kanë jetuar në faqen perëndimore të Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. “Illyricum Sacrum” përmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime të shumta për të parët tanë, të cilat nuk gjenden askund veç në këtë vepër të madhe. Sipas prof. Aleksandër Stipçeviç, vepra “Illyricum Sacrum” është një arritje kapitale e historisë evropiane. Ajo ka rëndësi të dorës së parë si burim të dhënash për historinë mesjetare të Ballkanit Perëndimor. Vëllimi i parë ka dalë në vitin 1751, kurse i fundit në vitin 1909. Shtatë vëllimet e para janë përgatitur nga Daniele Farlati, kurse dy vëllimet e fundit nga Jakobo Coleti.
Dokumentet e arkivit zbardhin materialin e çmuar historik qindravjeçar, me rreth 5500 faqe, që do të publikohet së shpejti
Treqind e dy vjet më parë, në vitin 1702, Papa Klementi XI i drejtohet ipeshkëvit të Tivarit, imzot Vinçenc Zvajevikut: “Dëshiroj të përmbushësh një vizitë pastorale në trojet e Arbnisë. Të shkosh atje dhe të shikosh nga afër kryeipeshkëvitë, ipeshkvitë, dioqezat dhe famullitë.
Pasi të keni bërë këtë punë dua nga ju një raport të hollësishëm për gjendjen e kishave të Arbnisë dhe të besimtarëve… dhe më në fund dua të di, a e përdor ai popull gjuhën e vet, të folmen arbneshe?”
Duke i shkruar ipeshkëvit të Tivarit, Papa Klementi XI, që quhej ndryshe edhe Papa Albani, për shkak të origjinës shqiptare, kërkonte gjallërimin e jetës katolike në Shqipëri, si dhe ruajtjen e gjuhës së këtij vendi. Sipas Klementit XI, shqiptarët ishin të vendosur në ruajtjen e traditave të tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari që kishte kuptuar se shqiptarizimi i kishës katolike ishte mjeti më i mirë për të ruajtur fenë dhe kombin në këtë vend që kërcënohej gjithnjë e më shumë nga dyndjet osmane.
Duke iu përgjigjur letrës së Atit të shenjtë, kryeipeshkëvi i Tivarit, Vinçec Zmajevik, kalon qytet më qytet e katund më katund duke plotësuar me përkushtim të thellë urdhrin e shenjtë të Papës. Pas ekspeditës në Arbni, ai i shkruan Papës: “… ju solla dheut rreth e rreth, gjithëmbarë e pashë vuajtje shumë o Atë i shenjtë. Qytetet e lulëzuara ishin vënë nën haraç, pashë kala të rrënuara, forcën tonë të prishur, e kisha të përlyera. Pashë pleq të vuajtur, meshtarë duke qarë, barinj të travajur, murtajën që bënte kërdinë. Zemra ime, bashkuar me mjerimin e popullit tim, donte të më ndahej copa.”
Në fund, ipeshkëvi i Tivarit e mbyll kështu letrën e tij: “Konstatimet e mia do të ishin të pavlera sikur të mos ndërmerreshin hapa të menjëhershëm për t’i ardhur në ndihmë popullit të Arbnisë që është, në të njëjtën kohë, edhe populli juaj o Atë i Shenjtë!”
Pas këtij letërkëmbimi Papa Klementi XI vendosi që në Mërçi të Lezhës më 14 e 15 janar, 1703 të mbahej kuvendi i Arbnit. Me vendim të Papa Klementit XI u themelua kolegji për arbëreshët e Italisë në Shën Mitër Koronë. Ai dha 4000 skude për një vend të përhershëm në Kolegjin Urban të Propagandës Fide në Romë, vend i cili do të mbahej nga një shqiptar. Me iniciativën e tij u hap katedra e gjuhës shqipe në Romë. Sipas Papa Klementit XI, rimëkëmbja e Arbnisë, domethënë ringritja e ndërgjegjes kombëtare mund të vinte duke ruajtur gjuhën, fenë dhe historinë e të parëve. Sipas Papës, këto ishin simbole të unitetit kombëtar.
Ashtu si në vitin 1702, dhjetë vjet më vonë, Papa Klementi XI i drejtohet për bashkëpunim një intelektuali, studiuesi dhe historiani, z. Daniele Farlati, për të ndërmarrë një ekspeditë të gjerë nëpër dheun e të parëve të tij, nëpër Iliri. Kështu nisi puna për korpusin “Illyricum Sacrum”, të cilit Daniele Farlati do t’i kushtonte gjithë jetën e tij.
Nuk mund ta perkthesh ne gjuhen shqip ti ate ! Un gjeta kete,por me duket disi e ngatrruare me shum anon nga ana krishter kjo enciklopedi!
| |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Origjina e fjales Kosove. Mon May 03, 2010 11:53 pm | |
| E presim ate libër që është punuar për te 125 vite . Por nuk është gati , ka 9 vëllime . Dy vëllimet e illyricum sacrum janë për Shqiptarët që tregon vendbanimet dhe prezenca e Shqiptarëve ne Ballkan , poashtu edhe kishat që Serbet thuan janë te atyre , edhe për ato shkruan ..Papa Albani ishte ai që i shtyu të botojnë ''Illyricum Sacri'' , ktu shifen gënjeshtrat e Sllavëve , dhe nuk donin te bashkpunonin as Serbet as sllavet e Maqedonise , as Malazezet mu për këtë pikë që ishte prezenca shqiptare gjithandej . | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Origjina e fjales Kosove. Mon May 03, 2010 11:56 pm | |
| Venbanimet shqiptare brenda ne Serbin e sotshme , deri me vitin 1878
Topinimet shumica janë shqiptare edhe sot :
Alikinci, Alabana, Arbanashka, Arbanashci, Araqa, Hasanovci; -Balltiqi, Barllova, Bajshtica e Eperme, Bajshtica Poshtme, Balinovci, Baca, Banjska, Bajqiqi, Bajqinca, Buci, Borova, Banja e Repanjes, Bajqinovci, Bardyzi, Banja, Babviqevci, Babatica, Babishevci, Banjabara, Bajra, Batushica, Barlova, Berila, Bedila, Bellanica, Belibregu, Bellotini, Bellobregu, Bellanovci, Berxhika, Beselica, Berbatofci, Bellpola, Belegu, Bubavci, Berjana, Beashtica e Poshtme, Binovci, Bllaca, Boka, Borovci, Borinci, Bojniku, Bunovci, Bogujevci, bujanovci, Bugujevci(ne rrethin e Jabllanices), Buzhurana, Breznica, Bresternavi, Brallova, Brajshori, Branina, bresi, Brezniqiqi, Breznica, Bullatovci, Buqinca, Bublica, Bufca, Burevica, Burinci, Bud eci, Bumbereku, Bullaini, Bukollrami, Bukozhani, Bukovagllava, bushtrani, Buqinca, Byqmeti i Eperm, Byqmeti i Poshtem, Byqmeti i Mesem, Bugunuvci; -Cervaneku, Cernoverni, Cerrcavci i Eperm, Cerrcavci i Poshtem, Cerrnatova; Çestelina, Çiftliku, Çokoti, 9nje ne qarkun e Nishit e nje ne Jabllanic), Çukovci; -Dankoviqi, Devotini, Dedinca, Devqa e Eperme, degermeni, Dediqi, Dekutina, Deshullovci, Dedishka, Dikovci, Dllugojnica, Dobratiqi, Debrejance, Dobrasheva, dobridolli, Dragideli, Dragusha e Eperma, dragusha e Poshtme, Dranica, Dragobuzhda, draganci, drevina, Drenova, Drenci, Drenovci, Dubrava, Dubranja, Dubnica, Durnjaci, Dubova, Dugidelli, Dugolluka, Dublica, dukati, Druga levci, Dubulevi; -Gazdara, Gajtani, Gabinca, Graica, Granica, Gesolica, Gegla, Gerguri(ne Jabllanic), Gerguri(ne rrethin te Prokuples), Gojnofci, Gopnja, Gollaku, Govori, Grabofci, Gragoqevci, Grabovica, Gerbafci, Grebolica, Gllasoviku, Gllasnoviqi, Gradni, Gunjaraku, gurivica, Gubetini, gurgurofci, gurgurova, Gurgora; -Gjemnica, Gjelekari, Gjelekara, Gjaka e Eperme, Gjaka e Poshtme, Gjukella, gjorgjefci, Gjushica, Gjingjusha, Gjurkofci, Gjurefci, Gjikolli, Gjurgjefci; -Hergaja, Huruglica e Eperme, Huruglica e Poshtme; -Igrishta(e Vranjes), Igrishta (e Pusta Rekes), Ivankulla, Ivanja, Izumna; -Jabuqa, Jakofci, Jashanica e Eperme, Jashanica e Poshtme, Jellashinca; -Kamenica, Katundmorina(rrethi i Nishit), Komotena, Kumareva, Kallabofci, Katuni, Kacabaqi, Katiqi, Kapiti, Klaiqi, Klisurica, Konjufci, Koprani, Konxheli, Korbevci, Kodra, Konjuva, Konjuhi, Kojqiqi, Koqane, Kremenata, Kertoku, Krivaqa, Krushevica, kerqmara e Eperme, Kerqmara e Poshtme, Kovanlloku, Kutllovci i eperm, Kutllovci I Poshtem, Kuqi, krushevica, Kutllova, Kutllat, Kozmaqi, Koznica, Kordinci i Poshtem, Kordinci i Eperm, Kastrati, Kallabovci, Kalimanca, Koshareva, Konjina; -Legatica, Lebofci, Levqa e Eperme, Lebana, leci, Leskovabara, Lepanja, Leboshtica, Letovnishte, Leturna, Lumeqi, Lepenica, lipovica, Lusha;Llallinca, Llazalla, Llapashtica, Llozana, Llozna, Llopetinca, Llugiqi, Llumnica, Llukova, Llugari; Manistirishta, Masurica, Magashi, Mazareqi, Maleivci, Makovci, Magova, Magarenja, Marovci, Maqedonci, Maqestena, Magjera, Maqina, Maqkovci, Matarova, Matajevci i Madh, Matajevci I Vogel, merqezi, Megja, Maqkovci, Mekishi, Merofci, Mesgraja, Megjuana, mehanja, Mealica, Mernica, Medveci, (Merqa, Mellova, Merveshi, Mekishi, Meshica, Merkonja, Merlak u, Merkoviqi), te gjith keta emra ne kllapa jan me (e paza pas M), Megjurova, Milina, Miroqica, Mikullofci, Mikulani, Mirovci, Miroshevci, Milivojci, Miskiqi, Mirosllavi, Mirinca, Mihalica, Molla e Kuqe, Momqilli, Mugosha, Muzaqa, Muqena, Muleviqi; -Novosella, Neredovci i Eperm, Neredovci i Poshtem, Negosavla, Novosella( nje ne qarkune e Toplices e nje ne at te vranjes), Neveda, Nelaku, Nesushta; -Orlishte, Orana, orlana, Oraqi, Obertinca, Obllaqina, Ostrogllava, Obarda, Orashci; -Paqarada, Parada, Pasjaqa, Pasjaqa(Nish), Pavllovci, Pallata, Pashici, Petrovci, pevatica, Perunika, Pestishi, pestini, Petrila, Pertata, Peqenci, Pokofci, Pervetica , Peroshtica, Pllana e Madhe, Pllana e Vogel, Plakova, Plloqniku, perkatesishtPllashniku i Eperm, Pllashniku i Poshtem, Poterzhani, Popofci, Popova, Poturqoi, Pareqi, Pollomi, Pollomi(nje ne qarkun ee Vranjes e tjetri te Prokuples), Prebeza e Eperme, Prebeza e Poshtme, Prekoqna, Pretreshnja, Prekodelli, Prekedini, Prevallci, Preboji, Preseka, Prekopqellnika, Prekopuca, Prekorogja, Prekashtica, Preobrazhenja, Preopollci, P iskala, Pishteva, Pustoshillova, Pustovojllovci, Pukovci, Pupovica; -Qyqalla, Qunglla; Radeci, Radovci, Rabovci, Rafuna, Rakovica, rashka, Rashica, Rastelica, raqa, rasuhaqa, Ramabaja, Ramnishta, Ravnishori, Ravnareka, Rashevci, Rataji, rastavica, Ruman ovci, Raputofci, Rastavica, Rasturrula, ragjenovci, Radinovci, Ramadeni, Relinci, Reqica e Eperme, Reqica e Poshtme(ne Toplic), Teqica e Leskovcit, Retkoceri i Eperm, Retkoceri i Poshtem, Resinci, Ribinci, Rudari, rukofci, Runjiku, Rubofci; -Samakova, Sellova, Seoce, Sekicolli, seqinica, Selishta, Sekiraqa, Sllavnica, Sllamniku, Sllabniku, Sllatina, Siarina, Slishani, Slivnica, Slivova, Simnica, Sinanova , Sodarca, Skobari, Skoverqa, Statovci, Stublla, Stashillova, Starasella, Starobanja, Surdulica, Suvidolli, Suvojnica, Suvamorava, Sudimla, Svinjisishte, Sfirca, Svin jarina, Sfarqa e eperme, Sfarqa Poshtme, Sagonjeva, Samarinci, Sagorjeva, Studenci, Spanca, Smrdani, Stropska, Smiloviqi, Stullca; -Sharprinci, shahiqi, Shqrrlinci, Shahinovci, shatra e Eperme, Shatra e Poshtme, Sharci, Shanalluka, Shuliqi, perkatesisht Shylyshi, Shillova, Shipovci, Shishmanovci, Shirokonjeva, Shulemaja, Shushnjaku, Shtullca; -Talirofci, Terstena, (Ternava e Poshtme, Ternave e Eperme, Ternava(Nish), terpeza, Terrha, Termkolli, Terbunja e Eperme, Terbunja e Poshtme, Ternavillazi) te gjithë keta emra ne kllapa janë me e-paza pas T, Tena, Tihofci, Toqani, Toverlani, Toshi, topllaci, Topanica, Togaqevci, Treqaku, Trebinja, Tullari, (Jabllanic), Tullari(Prokuple), Tmava, Turjana, Tupalla, Tupalla (Nish), Turqica, Tubuzhde; -Umi, Uzllok, Ushi; -Vardeniku, Vardini, Vasiqevci, (Verbica, Verbova, Verbovci, Vertopi) keta emra ne kllapa jan me e-paza pas V, Vrella, Vagermeni, Veqa, Vllasa e Eperme, Vuqaku, Vishesella, Vitosha, Vllahinja, Vllasa(e Prokuples), Vllasa(e qarkut te Vranjes), Vllahova, vova, Vojllovci i Eperm, Vodica, Vojiznova, Verbovci i Eperm, Vrezhina ePoshtme, Visoka, Vershefci, Vranovci, Vuqjaku, Vukojefci, Vuqa, Vujanova, Vujiznova (Nish); -Zagragja, Zaravinja, Zllatokoni, Zakishenje, Zuqa, Zllata, Zubuvci, Zebica; Zhapska, Zhegrova, Zhdelova, Zhinipoyoku, Zhitorogja, Zhuqa, Zhuqi | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Origjina e fjales Kosove. Tue May 04, 2010 12:03 am | |
| Video e shkurte nga botimi Illyricum Sacrum : https://www.youtube.com/watch?v=eCBi8d81_Lg&feature=PlayList&p=CEBA304B3DAE9817&playnext_from=PL&playnext=1&index=46 | |
| | | Ilmi Veliu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 178 Age : 72 Vendi : Kerçove Profesioni/Hobi : Historian Registration date : 26/12/2008
| Titulli: Re: Origjina e fjales Kosove. Wed May 05, 2010 3:28 am | |
| Emri Kosove ka mbetur nga folja me Kosoit, kositet bari, faktikisht rrezohet bari , shtrohet bari, pra kositet. dhe kjo ka per kuptim te kositurit e ushtrise ballkanase, rrezimin e ture ne toke, ashtu si qe rrezohet bari nga kosa. Emri Kosë perdoret ne te gjitha gjuhet sllave por edhe ne gjuhen shqipe dhe nuk dihet kush nga cili e ka huazuar, por une mendoi se sllavet e kane marre nga shqipja. Te kosisish dmth me nje te rame shume te vrame. Mendimi se vjen nga shpatat qe kane mbetur ne fushebeteje nuk mund te merret si i saket sepse nga germimet arkeologjike qe jene ba ne Fushkosove, nuk jane gjetur as shpata e as skelete ushtaresh dhe bile vehet ne dyshim e gjith beteja. Mendohet se aspak nuk ka pasur lufte por Bajaziti i ka bere atentat babait sultan Muratit dhe vellezrive te tij, dhe ka marre pushtetin. Thuhet se Bajaziti ka derguar per ta vrare sulltanin Milush Kopilin, shqiptar nga fshati Kopiliq i f.Kosoves dhe pastai Bajaziti e ka ekzekutuar edhe ate. Ne dokumentet osmane edhe Kosova dhe Maqedonia permenden toka shqiptare (Arnavud Ilinde)n bashke me tokat e Gjon Kastriotit (gjuvan ilinde) dhe nuk permendnet asnjefar Fushkosove. Nuk kam ndonje shenim te saket se deri kur eshte thirrur Dardani dhe prej kur ka filluar te thirret Kosove, njelloj si qe nuk dihet sakte se deri kur shqiptaret jene thirur ilir, prej kur filluan te thirren arber dhe kur filluan te thirren shqipetar. A e nderronin vete emrin shqiptaret apo ua nderronte dikush tjeter. Periudha nga koha e Gentit kur ai e humbi luften kunder romakeve dhe themelimi i nje lloj te nje principate shqiptare ose shteti shqiptar te themluar nga Progoni, eshte nje periudhe shume e erret ku nuk ka dokumente ose nuk jene zbuluar. Per kit periudhe historike hulumtuesi duhet te njehe greqishten e vjeter, latinishten e vjeter, sllavishten e vjeter qe te mundet te hulumtoi dhe zbuloi ndonje dokument neper arhivat e ndryshme. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Origjina e fjales Kosove. Sat May 08, 2010 9:49 pm | |
| InderuarI Zotri Ilmi,nese ka mundesi ta ndash pak koh, te me spjegoshe kete per MIlloshe Kopiliqin,qe ju e cekni nga fshati kopiliq i f.kosoves.Un kam sjell nje biografi per kete Luftetare,Por u cudita kur pash shkimin tuaj qe paska Kopiliq ne fushe kosove .apo ka pase!!Me sa un edi f.Kopiliq eshte ne drenic afer turiqevcit dhe runikut.
Per ORIGJINEN e fjales kosove, flitet shum,Pore nuk ka diq perfundimtare se nga ka prejardhjen, | |
| | | Ilmi Veliu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 178 Age : 72 Vendi : Kerçove Profesioni/Hobi : Historian Registration date : 26/12/2008
| Titulli: Per Kosoven Mon May 24, 2010 2:55 am | |
| Fiona, me vonese e lexova kerkesen tende. Fushe Kosove nuk eshte qyteza e sotme por eshte nje term shume i gjere gjeografik, "Fusha e Kosoves" dhe eshte aty ku thua ti por ajo nuk eshte shume me rendesi. Me rendesi eshte ajo se burimet osmane qe une i kame perdorir per magjistraturen time "Skenderbeu ne burimet osmane dhe bizantine" kame gjetur shume te dhena per personin qe e ka vrare sulltanin dhe ne disa vende permendet si Milush Kuble dhe ne disa vende si Milush Kubila. Serbet pastai e kane serbizuar dhe e kane nderruar ne Milosh Obiliq. Nje reviste shkencore qe del ne Prishtine me emrin "Albanica" numri janar-shkurt 2010 ka te botuar nje artikull ne lidhje me ne amerikane qe ligjeron ne Prishtine e qe ka botuar nji liber ne lidhje me Milush Kobilen dhe ka gjetur shume te dhena dhe ishte e sigurte se ai kishte qene shqiptar. Kerkoe ne internet dhe do te mund ta lexosh artikulin. Aty eshte vrare edhe Gjergji i II Balsha i cili ka pasur 30 ushtar shqiptar dhe ka marre pjese ne anen e ushtris ballkanike. te fala Ilmiu | |
| | | Xhevati Anëtar i ri
Numri i postimeve : 93 Age : 59 Vendi : Drenice Registration date : 14/05/2010
| Titulli: Re: Origjina e fjales Kosove. Mon May 24, 2010 12:11 pm | |
| Eshte qudi Prof. SE shqiptaret kishin luftue gjysma per serbet gjysma per tuqit. Po si bejme ashtu. kena largue turkun e kena prue shkaun,apo ndihmue shkaut qe te na okupoje. me mire kishte me qen nen turk se nen shka e grek . NUk dije se qfare njerezish kishim qene dhe jemi. Gjithmone kurthen ja kishim bere vetes dhe po ja bejme. Me duket se shume popull primitive ,pa vetdije kombetare atdhetare. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Origjina e fjales Kosove. Mon May 24, 2010 9:15 pm | |
| - Ilmi Veliu shkruajti:
- Fiona, me vonese e lexova kerkesen tende. Fushe Kosove nuk eshte qyteza e sotme por eshte nje term shume i gjere gjeografik, "Fusha e Kosoves" dhe eshte aty ku thua ti por ajo nuk eshte shume me rendesi. Me rendesi eshte ajo se burimet osmane qe une i kame perdorir per magjistraturen time "Skenderbeu ne burimet osmane dhe bizantine" kame gjetur shume te dhena per personin qe e ka vrare sulltanin dhe ne disa vende permendet si Milush Kuble dhe ne disa vende si Milush Kubila. Serbet pastai e kane serbizuar dhe e kane nderruar ne Milosh Obiliq. Nje reviste shkencore qe del ne Prishtine me emrin "Albanica" numri janar-shkurt 2010 ka te botuar nje artikull ne lidhje me ne amerikane qe ligjeron ne Prishtine e qe ka botuar nji liber ne lidhje me Milush Kobilen dhe ka gjetur shume te dhena dhe ishte e sigurte se ai kishte qene shqiptar. Kerkoe ne internet dhe do te mund ta lexosh artikulin. Aty eshte vrare edhe Gjergji i II Balsha i cili ka pasur 30 ushtar shqiptar dhe ka marre pjese ne anen e ushtris ballkanike. te fala Ilmiu
kerkova ne internet por asgje nuk mudem te gjej nese ju premton koha te ma dergon linkun do isha shum falenderues dhe nuk edi nese mund ta gjej kete liber bash me intereson ta lexoj se kam lexu edhe un por do shkrim kam hase se aj ka qen serbe.
Respekt nga fionaa profesore ..
| |
| | | Xhevati Anëtar i ri
Numri i postimeve : 93 Age : 59 Vendi : Drenice Registration date : 14/05/2010
| Titulli: Re: Origjina e fjales Kosove. Mon May 24, 2010 9:30 pm | |
| MËSIMET PËR KOSOVËN? Po, rasti i Kosovës mund të gjejë pika të përbashkëta, por edhe pika ndarëse me rastet e përmendura më lart. Në radhë të parë, përse çështja e “a”-së ose “o”-së në emrin Kosovë është jorelevante, rrjedh pikërisht nga fakti se vetë emri Kosovë, si i tillë, është problematik. Ndonëse, një çështje e mbajtur nën tepih nga shqiptarët, shumica e studiuesve të pavarur e kanë gjetur etimologjinë e emërtimit Kosovë nga fjala serbe “kos” – “mëllenjë” dhe prapashtesa “ovo”, tipike për gramatikën e serbishtes. Edhe Noel Malcolm - që çmohet edhe nga shqiptarët si studiuesi më i mirë i çështjes së Kosovës, por njësoj urrehet nga serbët për të njëjtën gjë – e njeh të njëjtën. Britaniku Malcolm shkruan se emri rrjedh nga Fusha e Kosovës, ku në vitin 1389 është zhvilluar Beteja e Kosovës e popujve të Ballkanit kundër otomanëve. Ai, po ashtu, thotë se fillimisht Fushë e Kosovës e kanë quajtur vetëm serbët, pasi që gjermanët iu janë referuar si “amselfeld”, ose latinët “campus merulae”. Këtë teori e hasim sot gjithandej nga studiues të Ballkanit, shqiptarëve ose Kosovës. Dhe nëse pajtohemi se Kosova ka qenë e shqiptarëve, atëherë logjikisht do të duhej të gjendej versioni shqiptar i emrit. Këtu mbase do të duhej kthyer në kohët para ekspansionit të Mbretërisë Mesjetare Serbe (viti 1196) e deri te ilirët. Kjo natyrisht se në masën më të madhe u mbetet në dorë historianëve. Dhe një kontribut të çmuar mund të japë edhe monografia e vonuar për Kosovën (më mirë vonë, se kurrë), të cilën po e përgatit Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, e cila, siç raportohet, po hartohet nga 58 autorë nga fusha e historisë, gjeografisë, shkencës, kulturës, ekonomisë e të tjera. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Origjina e fjales Kosove. Wed May 26, 2010 1:07 am | |
| Në hapësirën gjuhësore të shqipes, në Kosovë e në Maqedoni, ka 4 vendbanime, emrat e të cilave kanë dalë nga varianti sllav kos i emrit të shpendit mullenjë/mëllenjë, mullizezë zool. Merops apiaster. Në këtë pjesë të këtij punimi nuk do të trajtohet gjerësisht etimologjia e pakontestueshme sllave e kësaj fjale. Megjithatë, e do puna të thuhet shkurtazi se për fjalën kos të sllavishtes besohet se është me prejrdhje sllave dhe se dëshmohet në sllavishten e vj. si kosъ, rus. kosъ, çek. e pol. kos .
Prejardhja e kësaj fjale konsiderohet për e errët. Në gjuhët sllave të jugut kjo fjalë gjallon në trajtat kos, kosovac, kosovica dhe kosović. Fjala kos e emërton shpendin „merula merula”; trajtë deminutive e kësaj është kosov, përkatësisht kosovac e kosović që shënojnë të voglin e mëllenjës „pullus merulae”, përkatësisht zogëzën e mëllenjës si edhe mëllenjën e bardhë „Turdus iliacus”.
Është për t’u vërejtur se toponimet (Kosovo- zgjerim i mbiemrit, përkatësisht gjinorja kosov nga kos) që janë sajuar nga emri i këtij shpendi, emërtojnë gjithandej kryesisht lugina dhe rrjedha uji apo vedbanime të ngritura buzë rrjedhash të ujit. Katunde me emrin e këtij shpendi ka: në rrethin e Banjallukës (: Kosovo); në rrethina të Požega -s në Sllavoni (: Kosovac); në Dalmaci (: Kosovo polje) dhe në rrethina të Jagodinës në Serbi (: Mirkovo Kosovo).[1]
Nga shembujt e sjellur më lart sikur lejohet paravendimi se edhe në rastin e Kosovo Polje për emrin e Fushës ku u zhvillua beteja e vitit 1389 mund të kemi të bëjmë me një përkthim sllav të një emri në krye të herës shqip gjë që e dëshmon rrethana se në antroponiminë e vajzave të hapësirës së Dardanisë në periudhën romake është dëshmuar dendur emri personal Merula „mëllenjë” dhe rrethana tjetër që fjala sllave kos për këtë shpend nuk ka hyrë në gjuhën shqipe. Së këndejmi edhe ky mund të merret për emërtim të imponuar nga administrata e pushtuesve serbë të shek. 12.
Në këtë punim do të gjurmohet çështja se çfarë vendesh: katunde, qytet apo regjion të Kosovës së sotme ishin emërtuar me këtë fjalë të gurrave sllave. Në këtë kontekst mund të thuhet me plotë gojë se në asnjërën nga shkresa të sundimtarëve serbë të shek. 13 dhe në asnjërën nga katër krisobulat e njohura të kishës serbe të shek. 14 që kanë të bëjnë me pjesë të hapësirës së sotme të Kosovës nuk ka ndonjë dëshmi të ekzistimit të ndonjë regjioni apo vendbanimi të quajtur Kosova.
Dëshmitë më të vjetra në të cilat ndeshen vendbanime që mbajnë kësi emri gjenden në një regjistër i borxhlinjve të qytetarëve të Novoberës e të katundeve përreth i vitit 1438; në 3 defterë turko - osmanë të shek. 15: Defteri i regjistrimit të kryefamiliarëve të vilajetit nën zotërimin e vazalit Vuk Branković të vitit 1455; Defteri i regjistrimit të kryefamiliarëve të hapësirës që sot e zë shteti i Maqedonisë i vitit 1467 - 1468 dhe Defteri i regjistrimit të kazasë së Novoberdës të fundshekullit 15, ndoshta më 1498/’99.
Kështu, më 1455 dëshmohet një katund Kosovci - një vendbanim që gjendej në një timar me dy katundet e zhdukura: Starubica e Vërtipras të krahinës së Llapit. Edhe në vetë defterët e regjistrimeve më 1455, 1477 e 1487 katundi Starubica përmendet me të njëjtin emër, por deri më tani nuk është identifikuar në terren.
Për katundin ende të paidentifikuar Vërtipras, që më 1455 kishte 7 shtëpi, në defter është shënuar që më 1477 se ishte i shkretëruar; se tokën e tij e punonin banorët e katundit Starubica dhe se i takonte Llapit. Se vendbanimi Kosovci „banorët e vendit Kosova” ishte me të vërtetë në regjionin e Llapit e dëshmon edhe rrethana se një katund Kosofc,[2] përkatësisht Kosovce,[3] që poashtu i takonte nahijes së Llapit, dëshmohet edhe në regjistrimin e kyrefamiliarëve në vitet 1566 - 1574. Duket se po me këtë katund ka të bëjë edhe emri Kosovc, i një katundi me 19 shtëpi, 9 beqarë 1 e vejë, për të cilin I. Rexha[4] nuk thotë gjë për vendndodhjen e tij, konsideron porse se i përkishte krahinës së Gallapit. Ka mjaft arësye të besohet se këtu kemi të bëjmë me katundin Kosovicë të kësaj krahine (sh. më poshtë).
Së këndejmi ka shumë arësye të besohet se katundi Kosovci „banorët e katundit Kosova” i vitit 1455 ishte në krahinën e Llapit.[5] Sado që në rergjistrimin e v.1477 ky emër na qenka shënuar në trajtën Košovci, nuk ka arësye të dyshohet se trajta e kryeherëshme e këtij emri ishte Kosovci. Këtë e tregojnë 2 toponimet e tjera: njëri në regjionin e Gallapit e tjeri në krahinën e Kërçovës (sh. më poshtë). Ky emër është zgjerim me prapashtesën sllave -ovci i emrit Kosov(a / o) dhe i emërton banorët e një vendi të quajtur Kosov(a/o).
Një emër tjetër i këtij formanti është edhe emri Kosovicë i katundit të rrethinave të Novoberdës, përkatësisht një lagje e katundit të sotëm Strezovc. Ky katund përmendet - për aqë sa dimë deri sot - për herë të parë në Librin e borxhlinjëve të tregtarit raguzas Michael de Luchari të vitit 1438 si Chosouiza[6] (lexo Kosovica) dhe në fundshekullin 15 në trajtën Kosoviça përkatësisht Kosovica.[7] Një dëshmi tjetër e emrit të këtij katundi rrjedh nga vitet 1566 - 1574 kur dëshmohet në trajtën Kosovic dhe tregohet se aty kishte edhe një manastir me emrin Kovaç.[8]
Ky emër është formuar nga zgjerimi i emrit sllav tö shpendit kos „mëllenjë” me prapashtesën sllave të zvogëlisë -ica dhe i emërton mbase banorët e një vendi i cili mund ta ketë marrë emrin nga emri sllav kos i shpendit „mëllenj,ë -a”
Këtu do të binte edhe dëshmia e gjysmës së dytë të shek. 15 e novoberdasit Martino Segano. Ky kishte qenë një kohë famullitar vendës në qytetin e Novberdës, ndërsa në vitin 1474 jetonte në Padovë, ku i dërgoheshin me një ndërmjetës raguzas 100 duketë.[9] Ky kishte qenë edhe ipeshkëv i Ulqinit. Vdiq në vitin 1485. Në një shkrim të gjatë të tijin me karakter gjeografik kushtuar vendlindjes së vet Novoberdës,[10] ky po e përmendka një luginë të quajtur Kosovica, nëpër të cilën po kaluaka lumi Llap (!) që po arrika deri në Fushë të Kosovës, „që është e njohur për beteja midis popujsh të ndryshëm”. Në njërën anë të kësaj lugine është, sipas Seganos, Prishtina e cila, për shkak të pasurive të saj, është çmuar shumë nga sundimtarët serbë dhe në anën tjetër është Novoberda, vendlindja e autorit, të cilën ky për pasurinë e saj me argjend e me metale të tjera e lavdëron me fjalë të zgjedhura”.[11]
Unë nuk e kam parë librin e Seganos, por më duket fort e pabesueshme që një i lindur e i rritur në Novoberdë ta ketë njohur aq keq rrethinën e qytetit të tij të lindjes sa të pohojë se nëpër Kosovicë (katundi i sotëm Kosovicë afër minierës së magnezitit në Strezovc, nëpër të cilin kalon lumi Krivareka që derdhet në lumin Morava) po kaluaka lumi i quajtur Llap. Mua më duket se njoftimi i Seganos mund të mos jetë bartur në mënyrë korrekte prandaj edhe vështirë se mund të jetë dëshmi për ekzistimin e ndonjë mikroregjioni të mirëfilltë të quajtur Kosova apo për ekzistimin e ndonjë vendbanimi të madh, porse që tregon se kishte një luginë e quajtur Kosovica.
Autorit (të panënshkruar ) serb të punimit për Kosovën gjatë mesjetës, ia ka anda të besojë se emri i luginës Kosovica, e përmendur nga novoberdasi Segano, po u ruajka në emrin e mikroregjionit Malo Kosovo[12] „Kosova e Vogël” përreth qytetit të Podievës, të quajtur kështu vetëm nga administrata e nga antropogjeografë serbë, jo porse edhe nga popullsia vendëse shqiptare. Identifikimi i emrit Kosovica të Seganos me „Malo Kosovo” është i vështirë për t’u pranuar sepse në këtë pjesë të Kosovës nuk ka as ndonjë emër vendi apo vendbanimi Kosovicë dhe as tradita popullore nuk njeh ndonjë mikroregjion të quajtur „Malo Kosovo”, emri i të cilit është padyshim emër librar, modern, me prapavijë historike, përkatësisht politike. Me qëllim „përjetësmi” të një emri të paqenë, administrata serbe Malo Kosovo e quajti stacionin hekurudhor të katundit Lluzhan të Podievës.
Për një luginë Kosovica dinte në shek. 16 edhe Petančić (lat. Petantius). Në udhëpërshkrimin e tij ky thoshte se „Po u lëshua pak në të majtë udha që shpie për në Procopia (Prokuplje) e për Nisum (Nish), jo largë shtrihet lugina Kosovica përmes së cilës rrjedh lumi Llap.”[13]
I kësaj kategorie mund të jetë edhe emri Kosino, mbase i katundit Kosinë të komunës së Ferizajt. Sipas rendit të evidentimit në Defter, ky katund përmendet bashkë me katundet e sotme Busi (lagje e Mramorit); katundit Xhulkova (sot Kilkovë) midis Mramorit e Marecit dhe katundit sot të panjohur Bojkovci, por për të cilin në defter është shënuar se i takonte nahijes së Moravës. Po i besuam këtij rendi do të mund të mendohej se emri Kosino do të jetë variant i emrit Kosovicë të Strezovcit. Megjithatë, nuk mund të përjashtohet mundësia se më parë kemi të bëjmë me katundin e sotëm Kosinë të Ferizajt, sepse në këtë burim përmendet në vazhdim edhe katundi i njohur Zborc i Ferizajt.[14] Këtu kemi të bëjmë me zgjerimin përmes prapashtesës sllave -ino të emrit sllav kos të mëllenjës.
Pothuaj se e kësaj kohe është edhe dëshmia që gjendet në përkthimin sllavisht nga V. Jagić të jetëshkrimit të Stefan Llazarević-it - të shkruar greqisht nga Konstantin Filozofi në shek. 15, kur në kontekstin e Betejës së Kosovës, përkatësisht të betejës së zhvilluar në fushën që sot quhet Gazimestan, përmendet dy herë një vend i quajtur Kosova: Na mĕstĕ* naricajemĕmь Kosovĕ „Në vendin e quajtur Kosovë” dhe Prišьlь bo na Kosovo[15] „do të arrinin në Kosovë”. Së fundi, të së njëjtës prerjardhje janë edhe: emri Kosovo i një katundi në krahinën Poreçe të nahijes së Kërçovës dhe emri Kosovo i katundit, të quajtur ndryshe Dushica me 5 shtëpi - katund i zhdukur i cili sigurisht ishte në lokalitetin homonim midis katundeve Bakoviq e Laskarce në jugperëndim të Shkupit, që përmenden në defterin e regjistrimit të kryefamiliarëve të viteve 1467 - 1468[16] dhe ka të bëjë me katundin e sotëm homonim në krahinën Poreçe të Kërçovës (Maqedoni). Te ky emër i katundit, siç e tregon trajta e gjinores sllave me prapashtesën -ovo, kemi të bëjmë me pjesën bazë kos- të një emri dypjesësh të padëshmuar të vendit.
Nga emrat që u sollën më lart shihet qartazi se as në dokumentacionin kishëtar serb e as në defterë të hollësishëm osmanë të regjistrimit të kryefamiliarëve e të pronave të shekujve 14 - 16 nuk dëshmohet as ndonjë regjion e as ndonjë qytet, kështjellë, famulli, ipeshkëvi e aqë më pak ndonjë regjion i quajtur Kosova, prej nga do të dilte ndonjë nocion administrativ, shtetëror apo kishëtar Kosova, për ta shenjuar me të një pjesë apo gjithë territorin që sot e ngërthen më vete shteti në formim i Kosovës.
Është katërcipërisht e qartë se edhe ndarja administrative serbe e Kosovës së pushtuar në shek. 12 mbështetet në ndarje regjionale njësish të vogla administrative ashtu sikundër mbase e kishte gjetur kur këtë vend e pushtoi principata serbe e Rashës. Ndarja më e vjetër bazohej në organizimin territoral të pronija -ve bizantine përkatësisht feudeve të proniarëve, bujarëve vendës shqiptarë apo sish të serbizuar. Serbët e ngulitur me dhunë nuk kishin ndonjë emër as për territorin e gjithë Kosovës së sotme, të cilin nga Bizanti e pushtoi më 1198 konti i Madh serb Stepan Nemanja dhe kjo ishte për të grčьska zemlja,[17] e as për ndonjë mikroregjion të saj. Po të kishte ndonjë krahinëz apo qendër urbane të quajtur Kosova midis Prishtinës, Podievës e Vushtrrisë nuk do të kishte nevojë që në vend të saj të përmendej vetëm Llapi si lum e si regjion.
Kjo shihet mirë në këtë burim në të cilin thuhet se konti Nemanja e kishte pushtuar „Lab s Lipljanjem”,[18] përkatësisht krahinën deri tek Lapia e Llabi e cila quhet Rasa,[19] që tregon shumë qartë se këtu kemi të bëjmë me një krahinëz të paemër, përkatësisht që nuk quhet pra Kosovo, e cila atëherë përfundonte aty ku fillon krahina e Llapit dhe lumi Llap, sado që ka një mendim se nën Lapia duhet kuptuar regjioni përreth qytetit të Lypianit. Ky paravendim është pak i besueshëm sa kohë që dihet se në literaturën kishëtare, sidomos në atë të Perëndimit, Lypiani ishte identifikuar me Ulpianën antike, përkatësisht me rrethinën e Prishtinës, ndërsa vetë Lypiani i sotëm - si qendër kishëtare bizantine - njihej nga administrata bizantine si Lypenion.
E gjithë kjo që u tha më lart do të ishte në rregull nëse mund të sqarohet përse në versionin e përgatitur për botim të Kronikës së priftit të Duklës nga V. Mošin nën Lapia nënkuptohet Liqeni i Labeatëve përkatësisht Liqeni i Shkodrës e jo lumi Llap i Kosovës.[20] Me emër krahine kemi të bëjmë, në po këtë burim, në vendin në dokument në të cilin konti Nemnja tregon se nga toka e arbanasëve „shqiptarëve” përkatësisht të principatës së Arbërit, e kishte pushtuar regjionin e Pultit, asokohe bizantin: „odь Arbanasь Pilot”.[21]
Është fakt i pamohueshëm se administrata kishëtare serbe e shek. 13 - 15 i përdorte emrat që i kishte përkthyer, përkatësisht që i kishte serbizuar, prandaj edhe që i njihte të krahinëzave. Kisha serbe dinte për krahinëzat që ajo i quante: Patkovo (nga emri Patkovo i katundit doli më vonë emri Patkovo i krahinëzës e cila gjatë pushtimit turk e mori emrin Has, porse që gjatë shekullit XVII gjëllinte mbase edhe në popull, edhe emri shqip Shulla), Hvosno* - nga një emër, i padëshmuar nëpër dokumente, *Hosnon[22] i periudhës bizantine (rrethina e Pejës) dhe Kosterc (rrethi i Prizrenit) e Podrime, për të cilat në këtë burim thuhet se St. Nemanja „i pushtoi nga grekët”.[23] Këtu bie edhe emri i krahinëzës Dërzhkovina për Drenicën e sotme, krahinëzën Kujavça përgjatë lumit homonim kah Suhogerlla etj.
Kjo don të thotë se pushtuesit serbë e gjetën territorin e sotëm të Kosovës ose me emrin e vjetër të saj Dardania, ose fare të paemër. Mundësia e dytë më duket fort e pabesueshme sepse do të ishte vështirë të sqarohej përse në vetë shkrimet kishëtare serbe, përkatësisht në jetëshkrime e në gjenealogji të sundimtarëve serbë pikërisht për atë pjesë të Kosovës së sotme ku ardhësit serbë e vendosën selinë e tyre kishëtare u përdorën emrat e vendeve Vendi i Dardanëve dhe Dardania. Këta emra ndeshen psh. në jetëshkrimin e Stefan Uroš Milutin -it, kur po përshkruheshin ngjarjet e vitit 1270, ku e kur thuhet se: „Milutin -i mbret i Banjskës i barti selitë në Dardani nën Malin Shar të quajtur Prizren”.[24]
Po në këtë kontekst emri Dardania përmendet edhe kur po shkruhej rreth vendosjes së selisë së kishës serbe në Pejë, përkatësisht në „trevat dardane”.[25] Me emrin e vjetër Kosovën e njihte edhe humanisti raguzas Alovsius Cervinus Tubero i cili në veprën e vet të botuar më 1603 në Fankfurt, kur po shkruante për Betejën në Fushë të Kosovës (të vitit 1389) tregonte se në atë betejë kishin marrë pjesë dardanët, ilirët dhe maqedonasit,[26] përkatësisht „luftëtarë nga dardanët e Shqipëisë”.[27] Në një kronikë greke të shek. 16, autor i së cilës është Jeraks -i, logotheti i madh i Patrikanës ekumenike të Stambollit, është shënuar se në Betejën e Kosovës morën pjesë arkontë nga Arvanitia,(= Shqipëria) nga viset që quhen Dardania (=Kosova) etj.[28]
Kjo rrethanë nuk është, sipas Prof. Kristo Frashërit,[29] aspak e çuditshme sepse vetëm tri vite më vonë se kronisti grek Jeraks, edhe edhe kronisti frëng Philip Mesiere shkruante në një letër të tij* se Beteja e Kosovës u zhvillua në „es patrice d’Albanie”, përkatësisht „në viset e Shqipërisë”. Nëse mund t'i besohet J. Osmanit,[30]Fusha në të cilën u zhvillua beteja midis koalicionit të të krishterëve dhe ushtrisë osmane qenka quajtur, sipas historianit britanik J. Swire, (Albania, London, 1929, 8 Mbi Ilirët dhe Ilirinë. pa nr. të faqes) „Campi Dardanici” „Fushat e Dardanëve” (?)
Përveç kësaj, nga vetë burimet shkrimore serbe mësohet se administrata e Republikës së Vendikut edhe para shek. 12 e përdorte nocionin Ilirik. Kjo shihet qartë nga konteksti: „Nga regjionet serbe, në tregje të huaja lënda e drurit eksportohej kryesisht përmes Drinit nga Shqipëria e Veriut, përmes Bunës nga Zeta dhe përmes Neretvës nga Zahumi. Marini pohon me ngulm se venedikasit nga Dalmacia dhe nga „Iliriku eksportonin dru për ndërtimin e shtëpive. Kemi një dëshmi të vitit 1373 përkitazi me eksportimin e drurit nga Shqipëria.
Karl Topia i nadaloi barkat e Andrija dhe Graton Dandul-it, sepse këta nuk e kishin paguar doganën për drutë e ngarkuara në ato barka”.[31] Për ata që mund të thonë se përmendja e emrit Dardania mund të jetë rezultat i modës mesjetare për t’i përdorur emrat antikë, po shtoj vetëm se në shkrimet kishëtare serbe nuk ndeshet asnjëherë emri Mizia, me të cilin, në kuadër të „modës mesjetare” të periudhës së Humanizmit e të Renesansës europerëndimore, dijetarë e shkrues mesjetarë të Perëndimit e quanin herë pas here krijesën shtetërore të Serbisë.
Ndryshe qëndron puna me të huajët. Kështu, në një letër të perandorit Friedrich I Barbarossa drejtuar mbretit të Egjyptit, Saladinit, në kohën e kryqëzatës së dytë thuhet në vitin 1187 se „Ti do ta përjetosh mllefin e Teutonëve, të cilët edhe në kohë të paqes i rrëmbejnë armët. Ti do t’i njohësh banorët e Rheinland-it dhe rininë e Istrisë, që cilëve s’u është parë shpina në asnjë betejë; bavarët shatmëdhenj si pirguj, Schwab-ët krenarë e dinakë, Frankët e kujdesshëm, Sasët që luajnë me shpatat e tyre, Tyringenët, Westfal-ët ... malësorët e shkathtë të Alpeve ... Bohemiasit, që dinë të vdesin përflakshëm, Polakët që janë më të egjër se shtazët e pyllit, Austriakët, Istrët, Ilirët, Toskanët, Venecianët, Pizasit...”[32] kur për ilirë mbaheshin, pas gjithë gjasësh, dalmatët.
Për rezultat të modës mund të merret edhe emri parasllav Moesia për shtetin e Rashkës. Një shembull konkret për këtë e gjejmë psh. në një shkresë që ka të bëjë me qytetin mesjetar të Novobedës i cili, deri në fillim të shekullit 16, ishte një koloni e rëndësishme e sasëve. Në këtë shkresë është shënuar: „Novomontana civitias, Germanorum coloniie principio namque Saxones in Mysiae partibus metalla et argendi materiam reeperere ...”,[33] përkatësisht „Qyteti Novomontana, fillimisht një koloni e germanëve, sepse sasët gjetën në pjesë të Mizisë metal e argjend”.
Këtë fenomen e ndeshim psh edhe tek një kont me mbiemrin Branković, i cili duke u paraqitur për kinse pasardhës i dinastisë së Branković -ëve të mirëfilltë të shek. 14 - 15 u shkruante letra kryesisht diplomatëve rusë se çfarë hapësire do të duhej të zinte shteti i ardhshëm i Serbisë. Në një kësi letre të vitit 1690 ky shkruante se brenda atij shteti duhej të hynin edhe Jusitiniania përkatësisht hapësira e Kosovës dhe e Maqedonisë, Iliria (Kroacia) dhe vetë nënshkrante „Georgie despot Prvo Justinianskog otačastvii, i vasoi Sloveno - Srbskio Ilirii i Misiam i proč”.[34] Ka edhe raste kur një krahinë a krahinëz kinse na e paska marrë emrin (edhe) nga ndonjë qytet. Kështu, ka një supozim se krahina që më vonë u quajt Metohia e paska marrë emrin nga një qytet që qenka quajtur Metoja ose Metuja që po u përmendka gjatë shek. XIX, si një mbishtresë toponimike mbi emrin Hosnon të dëshmuar ndër shkrime bizantine, ndërsa në ato sllave si Hvosno e i ripërtrirë pas Luftërave Ballkanike; Krahina Dukagjin u quajt kështu mbase nga një qytet të cilin Frang Bardhi e përmendte më 1636 si Gjytetja e Re ose Dukagjina,[35] të cilin kujtoj se duhet kërkuar në anë të Gjakovës; krahina Altin ili u quajt sipas emrit parasllav të Bjeshkëve të Junikut; krahina Opoja qenka quajtur kështu[36] sipas një qyteti të padëshmuar *Opola (emri i të cilit po rrjedhka nga një polis e greqishtes sic!) e të cilin Jastrebov e lokalizonte në territor të katundit të sotëm Kuklibeg të kësaj ane; emri Izmornik i krahinës së Moravës së Poshtme është zgjerim i funksionit të emrit në përmasë regjioni nga emri i qytetit apo qendrës regjionale kishëtare të periudhës bizantine Preamoron, të përmendur me 1019 në një krisobulë të carit bizantin Vasilit II[37] e ndonjë tjetër.
Pra, për të dalur një emër regjioni Kosova, do të duhej që serbët ta kishin gjetur ndonjë qytet, castrum kështjellë, municipium apo statio të periudhës romake, romane apo bizantine që do ta mbante një emër i cili, kur të përkthehej në serbisht (siç e kanë zakon sidomos sllavët e Jugut), të dlite një emër regjioni Kosovo, ose do të duhej që pushtuesit serbë ta kishin ngritur vetë një qytet dhe ta kishin pagëzuar Kosovo.
Në rastin tonë (shih më poshtë) nuk ndodhi as njëra e as tjetra. Bile, ngritja nga serbët e ndonjë qyteti në Kosovën e pushtuar as që mund të merret me mend aqë më parë pse në shkrime të karakterit gjenealogjik, biografik mësohet se Stefan Nemanja ka rrënuar qytete të „grekëve”. Nemanja e paska marrë pushtetin „në shtetin serb”*, kështu thuhet në shkrime të kësaj natyre, vitin e 24 të sundimit të Mihail Komnenit; se i vëllai i tij Miroslavi kishte qenë knez në shtetin e Zahumit** dhe se Dalmacinë e mbanin „Grekët”. Pikërisht në këtë kohë 12 bujarë të mëdhenj (serbë) e paskan nisur përndjekjen e bullgarëve e të grekëve dhe i rrënuan qytetet e tyre”.[38]
Shënimi tjetër, i cili rrjedh nga shek. 15, dëshmon se një pjesë e Rrafshit të Kosovës ishte në mesjetë e mbuluar me pyje, sepse për të shkuar nga Prishtina për në Vushtrri tregtarët (mbase jo vetëm raguzas) duhej të kalonin nëpër pyje ose shkorrete, përkatësisht nëpër boschi di Cossova.[39] Duket se vetë gjenitivi (di Cossova) i emrit Kosova në këtë njoftim lë të kuptohet se këtu vërtetë kemi të bëjmë me emër të një regjioni ose të një pjese të tij të quajtur Kosova dhe jo me ndonjë qytet.
Nga këto dy burime rezulton se as në luginën e Llapit e as në hapësirën nga Prishtina deri në Vushtrri nuk kishte ndonjë qytet Kosova. Sigurisht që, po të kishte ndonjë qytet të quajtur kështu, këtë do të duhej ta dinte kosovari Segano aq më parë kur ky e përmend një luginëz të quajtur Kosovica afër Podievës, jo porse një qytet që do të quhej Kosova.
Përveç kësaj, sikur midis Prishtinës, Vushtrrisë e (edhe) Podievës të kishte pasur ndonjë qytet Kosova sigurisht që tregtarët raguzas nuk do të kishin pasur nevojë që, për të shkuar nga Prishtina në Vushtrri, të kalonin nëpër pyje e shkorrete, përkatësisht vështirë se do të mbetej pa u pas përmendur edhe në dokumente të Repubikës së Raguzës apo edhe të asaj të Venedikut. Përveç kësaj, sikur të kishte pasur ndonjë qytet të quajtur Kosova, sigurisht që sundimtarët serbë do ta bënin për seli të tyren, qoftë edhe të përkohëshme, siç e bënë herë pas here psh. edhe Prishtinën, Bellosicën dhe Krushevcin, i cili sot bie në të ashtuquajturën Serbi e Jugut.
Kjo don të thotë, në vija më të largëta, se ndonjë qytet Kosova nuk ekzistonte së pakut as në kohën e pushtimit serb të hapësirës së Kosovës së sotme në shek. 12. Nga ana tjetër nëpër shkrime të shek. 15 - 17 nuk ka ndonjë shënim se u ndërtua ndonjë qytet, fortifikatë apo kështjellë e quajtur Kosova. Mbetet e vështirë të besohet ekzistenca e një qyteti Kosova i papërmendur kurrnjëherë më parë deri në shek. 17 dhe, njëkohësisht, i zhdukur po gjatë atij shekulli.
Megjithatë, ka bukur shumë shkrime që e kanë për objekt trajtimi vendndodhjen e një qyteti, për mendimin tim të supozuar, të quajtur Kosova, sepse për ekzistimin e një qyteti të quajtur Kosova paska të dhëna që nga shek. 17 e njëkohësisht edhe mendime të ndryshme mbi vendndodhjen e tij.
Me çështjen e ubikimit e të identifikimit të një qyteti të zhdukur Kosova, i cili në veprën e Haxhi Kallfës - gjeografit turk të gjysmës se dytë të shek. XVII -cilësohej për kadillëk, u muarrën disa dijetarë të historisë. Kështu, Stojan Novaković (për mendimin tim me të drejtë) e mohonte plotësisht ekzistimin e këtij qyteti, qoftë si vendbanim qoftë edhe si kadillëk Kosova dhe e identifikonte këtë me Janjevën e sotme duke e pasur për mbështëtje rrethanën se gjeografi turk thoshte se popullata e këtij qytetthi ishte kryesisht minatore. Së këndejmi, Novaković kujtonte se qyteti i imagjinuar Kosova s'është tjetër veçse Janjeva vetë. Mirëpo, Skender Rizaj, i mbërthyer nga ideja e ekzistimit domosdo të një qyteti të quajtur Kosova, për njërin ndër argumente në të mirë të tezës së tij mbështetet tek „fakti” se H. Kallfa nuk po i përmendka rastësisht njërin pas tjetrit të dy qytetet: Janjevën e Kosovën. [40]
Edhe Johann Georg von Hahn ishte marrë me çështjen e ubikimit të këtij qyteti. Për lokalizimin e këtij qyteti Hahn mbështetej në një gojëdhanë që e kishte shënuar edhe gjeografi turk, sipas së cilës gurët që janë afër kishës, së cilësuar e Vjetër, në Janjevë qenkan sjellur nga gërmadhat e një qyteti që ndodhej nja një orë udhë këmbë në jug të Janjevës - vend që po e quajkan Basilovica dhe u gjendka buzë lumit Koznica*. Së këndejmi Johann Georg von Hahn propozonte që qyteti Kosova duhet kërkuar në këto anë, respektivisht një orë udhë larg në jug të Janjevës. Në të mirë të ubikimit këtu të lokalitetit të zhdukur Kosova, Hahn e merrte edhe përshkrimin tjetër të Haxhi Kallfës, sipas të cilit „kur vihet nga Kaçaniku, ky qytet pa mure gjendet në të sosur të luginës” - përshkrim ky që po u përputhka me atë të rrafshinës së rrumbullakët të rrethuar në të dy anët me kodrina.[41]
Rrethana se gjatë shek. 17 ekzistonin, përveç Janjevës, edhe qendra të tjera xehetare përbrenda kadillëkut të Prishtinës si dhe përshkrimi i Haxhi Kallfës dhe përpjekjet e Hahn -it për identifikimin, bashkë me praninë e galerive horizontale e vërtikale në këtë anë, në afërsi të Kishnicës, i mjaftonin S. Rizajt për ta mbrojtur mendimin se vërtetë ekzistonte një qytet i quajtur Kosova dhe se emri i tij qenka shtrirë më pastaj mbi gjithë krahinën rrafshinore të kësaj ane, porse vetë nuk shfaqte atëherë ndonjë mendim të prerë se ku do të duhej të ishte ai qytetth.
Në të mirë të vendndodhjes së qytetit Kosova në rrethina të Janjevës do të shkonte edhe njoftimi që përmbahet në një relacion të kryeipeshkëvit të ipeshkëvisë se Shkupit, Don Mihal Sumës, dërguar Kongregacionit më 1632, lidhur me vizitën në dioçezën e Janjevës. Sipas ketij raporti, vendbanimi Kosova i përkiste famullisë së Janjevës.[42] Kështu do të formohej bindja se kjo e dhënë po mjaftuaka për ta lokalizuar qytetin e kontestueshëm Kosova në rrethina të Janjevës, më përafërsisht te vendi Bazilovica të periferisë së Janjevës - ashtu siç e propozonte Johann Georg von Hahn. Ky lokalizim do të bëhej aqë më i pranueshëm sikur të kishte arësye të shtihej në punë shënimi i Haxhi Kallfës sipas se cilit popullata e qytetit Kosova ishte kryesisht minatore.
Me çështjen e ubikimit të këtij qyteti ishte marrë më heret edhe antropogjeografi serb A. Urošević. Përkundër mendimeve që u paraqitën më lart, Urošević, duke e pasur edhe ky për mbështëtje përshkrimin e Haxhi Kallfës, kujtonte se kadillëku Kosova, i cili, sipas H. Kallfës, qenka quajtur ndryshe edhe Pallashima, do të duhej kërkuar në anë të Ferizajt. Në të vërtëtë, Urošević kujtonte se rrethana që në periferi të Ferizajt është katundi i quajtur Varosh - vetë emri i të cilit po e dëshmuaka ekzistimin e një qyteti apo të një qytetthi - dhe identifikimi i drejtë i Pallashima me katundin e sotëm Pleshinë, që s’është shumë largë nga Ferizaj, bëjnë që qyteti, respektivisht kadillëku Kosova të kërkohet në rrethina të Ferizajt, më përafërsisht në katundin e sotëm Pleshinë, meqë Urošević qytetin e zhdukur e merr më shumë si të jetë quajtur Pallashima.[43]
Duke e pasur për mbështëtje rrethanën se në periferi të Prishtinës, në Kizhnicë e në Prelinë, qenkan gjetur galeri të vjetra, të cilësuara për mesjetare, S. Rizaj,[44] kujtonte se këto na qenkan indicje se këndej ekzistonte një vendbanim xehetarësh i cili, sipas këtij, mund të lokalizohej në vendin Kosoviq, për të cilin edhe paska shënime se ishte një repart minere. Mua më duket se S. Rizaj do ta ketë ngatërruar emrin Kosoviq që, në të vërtetë, ka të bëjë me katundin Kosovicë, lagje e katundit - minierës së Strezovcit, me emrin Kosova të qytetit të supozuar, i cili s'mund të ketë kurrfarë lidhje (përveç asaj etimologjike) me Kosovicën e Strezovcit, të dëshmuar shumë kohë para qytetit të pandehur Kosova.
S. Rizaj e shtronte pastaj mendimin, sipas të cilit, në mbështëtje të rrethanës se gjeografi turk Haxhi Kallfa s'ishte mjaft i qartë kur fliste përkitazi me kadillëkun Kosova, të cilin ky e vendoste midis Prishtinës e Kurshumlisë dhe thoshte se e quajnë edhe Pallashima, paska vend t'i dilet zot mendimit se Pallashima s'është tjetër veçse katundi Bellosicë i sotëm në vendburimin e lumit Llap, prandaj e lejon mundësinë që vendbanimi Kosova të jetë katundi i sotëm Bellosicë i krahinës së Llapit.
Çështjes së identifikimit rishtas të këtij qyteti S. Rizaj iu rikthye në vitin 2004,[45] për ta shfaqur mendimin e prerë se „ ... qyteti Kosova gjendej në krye të lumit Allb (Llab) të Allbanikut, kurse Podujeva është trashigimtarja e qytetit Kosova, sepse kjo gjendet në luginën e lumit Lab (Alb) të Allbanikut (Allbanisë)”.[46] Ky autor sjell në versionin më të ri të identifikimit të tij të këtij qyteti dëshmi për përmendjen, përkatësisht për ekzistimin e një qyteti Kosova.
Kështu, S. Rizaj na mëson se lokaliteti xhetar Kosova po u dëshmuaka, sipas një dijetari gjerman[47] në defterin osman të regjistrimit të kryefamiliarëve të vitit 1498, ndërsa duke u mbështetur në burimet kartografike të botuara nga M. Carrabregu, sjell edhe dëshmi të fundit të shek. 15 kur ky vend po u përmendka si Cassova; më 1507 si Cascova dhe më 1548 si Cossovia.[48] Sipas këtij interpretimi do të rezultonte se qyteti Kosova qenka në të vërtetë qyteti mesjetar i njohur me emrin Belosica e, në vija më të largëta, mbase edhe me emrin e dëshmuar në lokativin serb u Vrьhlabi - i shkruar edhe si Vrьhь - Labь.[49] (sh. më poshtë).
Ka shumë arësye të besohet se vendi Belasnica që më 1566 - 1574 ishte qendër e nahijes homonime[50] ka të bëjë me vendbanimin e njohur sot me emrin Bellosica. Sikur në këtë vend të ekzistonte një qytet Kosova, sigurisht që nuk do të kishte nevojë që qendra e nahijes të quhej në emër të një mali, përkatësisht miniere Bellosica e cila gjatë kohës së sundimit serb është quajtur edhe Vërhllab.
Me këtë emër ky vend përmendet në një kartë të mbretit serb Milutin të vitit 1302, përmes së cilës ky u jepte beneficione tregtarëve raguzas. Vetë tematika e shkresës (raportet me Republikën e Raguzës) do të tregonte se këtu kemi të bëjmë me një vendbanim - minierë që s'ka si të mos ketë të bëjë me vendbanimin, përkatësisht me minierën e njohur më vonë me emrin Bellosica.[51] Për si koloni e këtillë, që nëkupton pra edhe praninë domosdo të minatorëve sasë e të tregtarëve raguzas bashkë me gjyqtarë e me një konzul, ky vend përmendet për herë të parë në vitin 1423. Në këtë qytet raguzasit instaluan më 8 korrik të vitit 1424 një konzulatë të përkohëshme të tyre. Se Bellosica ishte qendër me rëndësi, së pakut sa edhe Trepça, e dëshmon rrethana se në krye të këtij qyteti kishte në vitin 1426 një qefali.127
Karakterin prej një vendbanimi minierë të Bellosicës e tregon rrethana se në vitin 1438 përmendet psh. ndër borxhlinjtë të tregtarit raguzas Michael de Luchari edhe njëfarë „Milos Chratovac foxer in Bilasiza”114 që ishte minator në minierën e Bellosicës. Gjykuar mbi bazën e mbiemrit të tij rezulton se ky nuk ishte kosovar, porse një i ardhur nga Kratova. Përveç kësaj edhe përroi, vendburimi i lumit Llap qenka quajtur *Lumi i minatorëve dhe një udhë e prishur që në drejtim të jugut shpie për në Trepçe qenka quajtur *Udha e minatorëve.115
Se ky vend do të ketë qenë një minierë-qytet do ta dëshmonte rrethana se edhe ky, si edhe psh. Novoberda, Janjeva e qytete të tjera, ishte i ndarë në mahallë: khs. mahallët Pop Cvetko e Pop Damajan të dëshmuara në defterin e viteve 1566 - 1574 që e vulos paravendimin se në këtë vend ka pasur një koloni sasësh e raguzasish. Duket se kjo minierë nuk do ta ketë humbur rëndësinë e vet deri vonë, sepse ndonjëri nga udhëpërshkrues italianë të shek. 16 e 17. e quante këtë vendbanim ende „Montana dell’ argento”, [52] kurrnjëherë porse nuk është thënë se ky qytet do të jetë quajtur Kosova. Ndryshe, vetë vendi Bellosica si qendër administrative e nahijes, që përfshinte 32 katunde, me emrin homonim dëshmohet po në shek. 16.[53]
Se Bellosica kishte qenë, si vazhduese e një rregullimi paraosman, qendër administrative për disa katunde malore të vendburimit të lumit Llap do ta tregonte edhe rretana se në shek. 18[54] një krahinëz (e cila përfshinte më vete katundet e sotme Tërnovicë, Marincë, Murgull, Brecë, Sylevicë, Pakashticë, Pollatë, Dvorishtë, Besolicë (= Bellosica e sotme?), Tërmkë e Sllatinë) e mbante emrin Vërhovina. E gjithë kjo do të ishte e pranueshme sikur të mund të dëshmohej se emri Vërhllab u zëvendësua më vonë me emrin Bellosica ose se emri Vërhlab është vetëm një emër librar, deskriptiv për vendbanimin me emrin e kryehershëm Bellosica. Mirëpo, edhe sikur të ishte kështu, mbetet e vështirë për t'u besuar se për një të vetmin vend do të jenë përdorur tri emërtime: Vërhllab, Bellosica, Kosovo.
Këtë dilemë S. Rizaj e „zgjidh” në stilin e vet duke supozuar se „këto dy emërtime - Kosova dhe Bellasica - ishin sinonime, (gjë që) na dëshmojnë shtatë fermane nga gjysma e dytë e shekullit XVI ... ” të lëshuara midis viteve 1570 - 1595.[55] Këto të dhëna që i sjell S. Rizaj tregojnë se kishte një vendbanim-minierë të quajtur Bellosica, por nuk tregojnë se për emër të kryehershëm apo për emër të dytë ky vend do ta kishte emrin Kosova. Varianti Kosova për Bellosicë i dhënë (në kllapa) nga autori në përkthimin shqip të Kanunnames së Bellosicës[56] të vitit 1488 sjell më shumë huti se sa sqarim.
Unë nuk mund ta kuptoj përse mund të flitet për një sinonimi të dy emrave krejt të ndryshëm që emërtojnë vendbanime të ndryshme. Sikur qyteti-minierë i Bellosicës të ishte sinonim i emrit Kosova nuk do të kishte pasur nevojë të regjistrohej gjithmonë me emrn e vet pa u pas sqaruar kurrnjëherë se ky vend quhej edhe Kosova. Le të përkujtojmë se emri i këtij vedbanimi përmendet më 1428 - 1429 në trajtën Belasica, përkatësisht në lokativin serb konь Belasice;[57] në gjysmën e parë të shek. 15 përkatësisht më 1438 në ratën Bilasiza[58] (lexo Blasica) dhe në një dokment raguzas të vitit 1630 në trajtat Bielasiza e Bolasica[59]
Një gjë e sigurt në këtë mes është rrethana se identifikimi i hershëm i S. Rizajt i qytetit Kosova, respektivisht i emrit Pallashima me katundin Bellosicë të Llapit nuk mund të qëndrojë, sado që ky identifikim ka për mbështetje të dhëna nga Haxhi Kallfa i cili thoshte se kadillëku (për S. Rizajn: qyteti) Kosova ndodhej në rrugën midis Prishtinës e Kushumlisë. Kjo në rend të parë pse emri i shënuar nga Kallfa si Pallashima mund të identifikohet më lehtë me emrin Pleshina të katundit të Ferizajt e jo me katundin e sotëm Bellosicë të Llapit, sepse ka shumë gjasë që varianti Bellosicë të jetë mbishtresë e emrit të zhdukur Vërhllab të shek. 14.
Përveç kësaj, njoftimi i Haxhi Kallfës, i marrë shkëputur nga pjesa tjetër e tekstit, flet më shumë në të mirë të ubikimit të vendbanimit midis katundeve Besi e Lluzhan. Fundja, në të mirë të identifikimit të propozuar nga ky vetë, S. Rizaj e sjell një shënim nga burime angleze, sipas të cilit „Kosova, qytet në Rumeli, gjendej 7 mila ... në verilindje të Prishtinës ... ”,[60] gjë që, përsëri, do të shkonte në të mirë të ubikimit të qytetit të supozuar, të paqenë në rrethina të Podievës.
Ekzistimin e një mikroregjioni, qyteti (?) apo të një vendbanimi më të vogël të quajtur Kosova që nuk do të ketë qenë larg nga Prishtina, do ta dëshmonte ndoshta edhe ruajtja deri në ditë tonat e mbiemrit Kosova, kryesisht ndër banorë të Prishtinës - që është mbase një atribut çfare e mbajnë rëndom ardhësit. Kështu, si edhe mbiemri Pustina që e ruan më vete një variant të shek. 17 të emrit të qytetit Prishtina, ose mbiemri Glloboderi që e ruan emrin më të vjetër (të dëshmuar në gjysmën I të shek. 15) të Obiliqit të sotëm e të tjera raste, mbiemrin Kosova e kanë mbase ata që në Prishtinë do kenë zënë vend si ardhës nga ndonjë mikroregjion apo katund të quajtur Kosova.
Çështja e ubikimit të këtij qyteti, sa u pa nga mendimet e shfaqura nga të tjerë, mbetet pezull. Për mendimin tim bile mund edhe të mos ketë pasur ndonjëherë një qytet konkret Kosova. Më parë kemi të bëjmë me bartjen e emrit të mikroregjionit Kosova mbi vendbaime të tjera si : Janjeva, Bellosica, Podieva, se sa me një vendbanim konkret e aqë më pak ndonjë qytet të quajtur Kosova. Unë mendoj se besimi për ekzistimin e një qyteti Kosova është më shumë besim e mbështetje verbërisht mbi të thëna të të huajëve të cilat jo domosdo, sidomos kur kemi të bëjmë me udhëpërshkrime, edhe duhet të jenë absolutisht të besueshme. Nuk e di si do të mund të sqarohej zhdukja e një qyteti në shek. 17 pa pas lënë gjurmë në kujtesën kolektive të shqiptarëve dhe pa u pas shënuar asnjëherë në ndonjë dokument relevant.
Pa pretendime se do ta zgjidh njëherë e mirë çështjen e ubikimit të qytetit të pandehur Kosova, do të përpiqem të inkuadrohem në këtë problem, për të hedhur pak dritë mbi këtë çështje, qoftë edhe vetëm për ta nxitur rishtrimin e çshtjes nëse kishte një qytet të quajtur Kosova.
Në këtë mes do thënë së pari se është e pakontestueshme se një vend, një katund që mbante emër homonim me emrin e Kosovës ndodhej në rrethina të Vushtrrisë. Jo larg këtij qyteti antik (Vicianum), mesjetar e të sotëm shtrihet Fusha e Kosovës, përkatësisht Gazimestani, vendi i Betejës së vitit 1389. Më 1455 për në këtë hapësirë dëshmohet edhe katundi Kosovci (sh. më lart), emri i të cilit mund t’i ketë shënuar banorët që jetojnë në apo që kanë ardhur nga një vend i quajtur Kosova. Në pozicion të tillë e lokalizon vendbanimin Kosova autori i një harte gjermane të shek. 18.
Sipas një harte tjetër, vendbanimi Kosova (i shënuar këtu si Kosovo) ndodhej pikërisht në mes të rrugës Prishtinë - Podievë, aty dikund midis katundeve të sotme Besi e Lluzhan. Është dëshmuar nga historianë të lashtësisë e nga arkeologë se në këtë hapësirë, po shënojmë vetëm sa për ilustrim, ndodheshin kështjella e përmendur në shek. VI të erës sonë nga Prokopi. (De aedificis IV, 4) e quajtur Besiana dhe statio antike Vendenis / Vindenis - që kanë të bëjnë me katundet e sotme Besi dhe Gllamnik/Gllamnikë të rrethinave të Podievës. Sikur të kishte pasur një qytet apo kështjellë tjetër në trekëndëshin Prishtinë - Podievë - Vushtrri kujtimi për të do të ruhej së pakut në mikrotoponime si Gjyteti ose Gradina.
Në këtë hapësirë nuk ndodhi as fenomeni i konstauar nga K. Jireček-u sips të cilit „Duke qenë të ardhur, sllavët nuk deshtën t’i vazhdojnë, në disa raste, emrat e vjetër por i riemërtuan emrat e qyteteve antike. Kështu ndodhi psh. edhe me emrin e qytetit parasallav Byllis në lindjen të Vlorës, të cilin sllavët pushtues e quajtën thjesht Gradьcь, gërmadhat e të cilit ndodhen afër katundit të sotëm Gradec të Vlorës”.[61] E vetmja dëshmi e tërthortë për ekzistimin e ndonjë kështjelle në regjionin e Llapit, më afër Bellosicës është emri Pollatë i katundit që nuk është larg nga Bellosica. Dihet porse që polat? e kishte në serbishten mesjetare kuptimin „pallat”, përkatësisht „rezidencë” e Bellosica edhe dëshmohet të ketë qenë së pakut një herë rezidencë e sundimtarit serb Milutin (sh. më lart). Këtu bën të shtohet edhe dëshmimi i një vendi, që i bartur në një rekonstruksion të një harte të vitit 1546 të M. Gastaldi-t, të quajtur Cascoua e Casove (!!!), ndërsa në një rekonstruksionin e v. 1560 mbase të po kësaj harte të Gastaldi -t qenka shënuar si Scascoua. [62]
Një gjë që menjëherë bie në sy nga këto dy harta është rrethana që vendi i quajtur Cascoua, Casove Scascoua është lokalizuar nga kartografi midis vendeve M(onte) Argenato (sic!) e Vendenis, përkatësisht midis malit (të quajtur nga udhëpërshkrues e kartografë të mesjetës së vonë „Montana dell’ argento”[63]), përkatësisht kolonisë raguzase - sase të Bellosicës dhe katundit të sotëm Gllamnik për në territor të të cilit paravendohet të ketë qenë statio romake Venedenis /Vindenis. Pozita në të cilën Gastaldi e vendos vendin e mësipërm, i përgjigjet plotësisht rrafshinës brenda trekëndëshit Podievë - Prishtinë - Vushtrri.
Këtu kemi të bëjmë, sipas mendimit tim, me zgjerimin në shek. 17 të emrit të katundit Kosovci (të dëshmuar më 1455) i cili në mos e pastë shënuar pikërisht Fushën ku u zhvillua Beteja midis koalicionit të principatave të krishtera (kryesisht katolike) të Europës Juglindore dhe ushtrisë osmane, do të ketë qenë krejt afër kësaj Fushe dhe që do të ketë shënuar një rryp toke rrafshinore midis Prishtinës, Podievës dhe Graçanicës e Vushtrisë e deri në Zveçan.
Burimet që e dëshmojnë këtë të vërtetë janë të shumta e kryesisht kartografike të shekujve 17-18. Këtë rryp toke e gjejmë të përmendur në trajtat: Pianura di Cosouo ot Campus Merula „Fusha e Kosovës ose Fusha e mëllenjave” (më 1689); Cossauo (më 1750), Campus Merlinus „Fusha e mëllenjave“ (më 1775); Cassovo oder Amsel Feld „Kosova ose Fusha e mëllenjave” (më 1793 dhe më 1788); Kosovo Polie „Fusha e Kosovës“ (shek. 18); Kossypjopédion „Fusha e mëllenjave” (1840) khs. greq. ???????? ??????a? „mëllenjë e zezë” etj.
E këtillë del gjendja edhe nëpër shkrime serbe të shek. XVIII (përkatësisht të vitit 1737) të cilat kanë të bëjnë ekskluzivisht me Betejën në Fushën Kosovës. Sipas këtyre shkrimeve, në mikroregjionin Kosova binin, midis të tjerash, edhe qyteti Zveçan „qyteti Zveçan në Fushë të Kosovës”, Graçanica „Në Graçanicë në Kosovë”, Prishtina „Në Prishtinë në Kosovë”; Lypiani „Në Lypian në Kosovë e në Sitnicë” dhe lumi Sitnica „Sitnica në Kosovë”.[64]
Në këtë frymë duhet parë edhe rrethana që as në relacione kishëtare të Vatikanit, që janë të shek. 16 - 18 nuk flitet për ndonjë qytet Kosova, por për një fushë që e mban atributin e Kosovës. Kështu, në një dorëshkrim të viteve 1599/60 të një udhëpërshkruesi anonim është shënuar se „Më 3 korrik u nisëm dhe arritëm në një vend që quhej Vila Nigra (SG: Carraleva e sotme apo katundi Negrovc i Drenicës ?) … Lugina është e rrethuar nga të gjitha anët me kodra. … Këtu ujërat rrjedhin në veri, megjithëse gjer atëherë kanë rrjedhur në jugperëndim …
Pastaj u nisëm rrugës juglindore dhe kaluam fushën e mrekullusme që quhej Kosovë, e gjatë mbi 30 milja, kurse e gjerë më se 12 milja. Fusha është e punuar dhe e pasur me ujëra, që rrjedhin në mënyrë të këndshme prej maleve … ”,[65] ndërsa në një relacion të Marin Bicit -arqipeshkvit të Tivarit, të vitit 1610 del të shkruhet se në të udhëtuar nga Prizreni „tue na udhëheqë shëndosh jashta atyne pyjeve në Fushën e Kosovës. Kjo asht nji fushë e bukur me ma shumë se 80 mil gjatësi e 20 gjanësi, e famëshme për luftimet e zhvillueme me turqit prej Janko vojvodës* dhe për rasën e vendimit që mori Milosh Kobiliqi ...”.[66]
Nga sa u tha më lart lejohet t`i dilet zot mendimit se emri Kosovë - që në krye të herës do ta ketë emërtuar vetëm një mikroregjion midis qyteteve të sotme të Prishtinës, Vushtrrisë e të Podievës - ka dalë nga emri i ndonjë vendbanimi të quajtur Kosovci përkatësisht Kosova. Ky vendbanim, siç na e tregon emri i dëshmuar i katundit Kosovci më 1455, që nuk duhet të jetë domosdo dëshmia më e vjetër, ishte në kahinën e Llapit, ndoshta jo larg nga fusha që i takonte atij katundi e në të cilën ishte zhvilluar Beteja midis forcave të koalicionit të të krishterëve ballkanas e europerëndimorë dhe të ushtrisë osmane, e njohur në histori me emrin Beteja e Kosovës.
Gjithashtu ka shumë arësye të besohet se në përhapjen e këtij emri ka luajtur një rol edhe folklori serb i shekujve 17 - 18, këngët për betejën e mitizuar të vitit 1389 që u zhvillua në këtë fushë apo që, sipas mendimit të historianit serb,[67] përhapjes së këtij emri i paska ndihmuar administrata turke me të formuar të vilajetit të Kosovës.
Se në emrin Kosova të një pjese të hapësirës që sot e përbën Dardaninë e cunguar parasllave kemi të bëjmë me zgjerimin e emrit të një vendbanimi do ta tregonte mbase edhe ekzistimi edhe sot e gjithë ditën i mikrotoponimit *Rrafshi i Kosovës i shënuar serbisht si Kosovski ravan, rrafsh në bjeshkën e Ruselisë që i takon katundit Sigë të komunës së Gjakovës.[68]
Në dritën e kësaj që u tha më lart duket se këmbëngulja ortodokse e „shkencës” së politizuar serbe që territorin e quajtur sot Kosovë ta quajë Kosovo i Metohija është synim sa tendencioz aqë edhe i pambështetur, sidomos për sa i bie ndajshtesës Metohija. Kjo e fundit nuk është dëshmuar ndonjëherë për emër të regjionit që shqiptarët e quajnë Rrafsh i Dukagjinit. Emri Metohija iu vu kësaj krahine pas pushtimit më 1912 të Kosovës nga Serbia. Kështu e quajti për kohë të gjatë administrata serbe edhe stacionin hekurudhor të Klinës.
Për gjuhëtarët ballkanologë është e njohur se emri Metohija është sajuar nga fjala greke ?????? përkatësisht ?????? që, si term kishëtar e administrativ bizantin në serbishten mesjetare, kishëtare e kishte kuptimin „bashhkësi, pronë e përbashkët; tokë, pronë e manastirit që murgjët e punonin bashkarisht”.[69]
Me një term kishëtar, gjeografik grek që ka hyrë në serbishten kishëtare do të mund të emërtoheshin shumë katunde e regjione, përkatësisht aqë feude, vende e vendbanime të veçanta sa kishte edhe manastire e metohi, feude të tyre. Sipas kësaj logjike, do të duhej psh. që edhe territori që i përkiste metohut, feudit të Deçanit të quhet Metohi.
Ky nuk u quajt kështu as nga kisha serbe e shek. 14 sepse kjo e njihte këtë regjion me emrin e vjetër, parasllav Altin; Këtë na e dëshmon mbase mjaft mirë kuptimi „pronë e kishës” i fjalës metohi që e gjejmë në një dokument të hartuar midis viteve 1309 - 1313 nga mbreti serb Milutin ku thuhet se ky ia falte pirgut të vet në Malin e Shenjt manastirin e shën Nikitës në rrethina të Shkupit si dhe disa manastire e kisha të territorit të sotëm të Kosovës: khs.: „Dhe në Prizren Kishën e Shmitrit me të gjitha metohitë („pronat”) e me njerëzit (e saj) në Prizren. Manastirin e Shmitrit në Bilushë bashkë me katundin e me lagjet e tij dhe me të gjitha të drejtat e tij.”[70]
As në Krisobulat e Deçanit të viteve 1330 nuk është nryshe. Kur po përcaktohshin detyrimet e deçanasve që jetonin jashtë mureve (të manastirit?) dhe të banorëve të lagjeve të tij (çfare ishin katundet e sotme Lëbushë, Beleg dhe lagjja me emrin e zhdukur Bohoriq),[71] thuhet ndër të tjera se ata duhet „të korrin nga një duek nga çdo lloj drithi e nga të korrat... ditën e kremtes të vinë me peshqeshe dhe të ulen nën tryezën e çelnikut. ndërsa lagjet (e Deçanit) të korrin si edhe metohitë e tjera”[72].
Nga citati i mësipërm shihet mjaft qartazi se termi bizantin metohia kishte të bënte me një metohi që më 1330 përfshinte më vete vetëm Deçanin me tri lagjet e tij të atëhershme. Në këtë dokument e në këtë kohë me fjalën metohi nuk nënkuptohej i gjithë feudi i manastirit të Deçanit, përkatësisht të gjitha pronat e tij, sado që, sipas një llogarie të A. Budës, [73] manastiri kishte përvetësuar në ndërkohë shumë toka buke, bjeshkë e kullota përkatësisht 151 katunde e 18 bjeshkë me rreth 20 000 hektarë e me 15 550 banorë, porse për si metohi, në këtë dokument janë shënuar shprehimisht vetëm Deçani me tri lagjet e tij të atëherëshme. Një metohi më vete përbënin edhe pronat e katundit Dobrushtë afër Zhurit të Prizrenit që përmendet në një kartëdhuratë të sundimtarit serb S. Dušan të vitit 1355. Në atë shkresë thuhet ndër të tjera: „Dhe nga metohia e Dobrushtës të jenë 3 vojnikë ... (SG: midis tyre edhe) Gin Beli ”.[74]
Sado që nuk sjell dëshmi të dokumentimit, C. Jirec(ek tregon se pronat e manastirit të Hilandarit ndaheshin në grupe, të cilat njëkohësisht quheshin edhe metohi si psh. katundet në lindje të Pejës e përbënin „Metohinë e Krushevcit” me qendër katundin Krushevc në vendderdhjen e lumenjve të Drinit të Bardhë e atij të Klinës; ndërsa katundet në rrafshinën e Prizrenit e përbënin „Metohinë e Hoçës” me qendër në Hoçën e Epërme e të Poshtme në lindje të Gjakovës. [75]
Metohi do të duhej të quheshin edhe pronat e Manastirit të shenjtorëve Mëhill e Gabriel të Prizrenit. Ky regjion nuk u quajt nga kisha serbe Metohi, porse njihej përgjithësisht me emrin Pilot, një variant sllav i emrit të vjetër të Pultit, lat. mesjetare Polatum. As Drenica nuk u quajt Metohi, sado që aty ishte e është manastiri i Deviçit i cili do të ketë pasur prona, metohi të vetat. Kjo ndodhi pse regjioni i Drenicës e kishte emrin e vet Drenica që në shek. 14. Pronat, metohet e manastireve të Graçanicës e të Banjskës nuk morën kurrfarë emërtimesh të veçanta, përkatësisht as këto nuk u quajtën Metohija.
Në asnjë dokument kishëtar serb nuk ka ndnjë vend, apo regjion të quajtur Metohija. Kjo për shkak se ndarja territoriale e Kosovës në krahinëza (shih më lart) ishte kryer para se fjala greke të kishte hyrë në shqipen e në serbishten, përkatësisht para pushtimit në shek. 12 të Kosovës nga shteti serb i Rashës. Unë kujtoj se gjithë këto të dhëna e tregojnë tendenciozitetin dhe karakterin politik të emërtimit të imponuar Metohija, përafërsisht ashtu siç vepron Komisioni i Stanardizimit të toponimeve i cili vendin Leposaviq e pagëzoi me emrin Albanik pse njëherë dhe, vetëm një herë, një dijetar francez paska thënë se Beteja e Kosovës qenka zhvilluar rrënzë maleve të quajtura Albanik.
Më është mbushur menda se kryeneçia e kishës dhe e politikës aktuale serbe që a përdor termin Metohija ka të bëjë ndoshta me synimin që ta dëshmojë përkatësinë e Kosovës sferës ortodokse serbe. Në vija më të largëta kjo tendencë mund të lidhet edhe me synimin që shqiptarët, duke qenë sot të besimit islam, të paraqiten për si mish dhie në Europë ndërsa serbët si vazhdues e mbrojtës të krishterimit ortodoks, që nga shek. 12, në këtë hapësirë.
Së fundi është mirë të shtohet se termi grek ?????? ka hyrë edhe në shqipen, më konkretisht pikërisht në të folmen e regjionit të Llapit ku jo vetëm ekziston kaundi i quajtur Metehia, i dëshmuar që më 1455,[76] dhe më 1566 -1574 në të dyja burimet në trajtën Metohija,[77] porse kjo fjalë është edhe pjesë e leksikut aktiv të shqipes dhe i ka atje dy kuptime 1. „kufi” dhe 2. „territori i një katundi”. Bile, në kontekstin e emërtimit arbitrar Metohija për Rrafshin e Dukagjinit, duhet përmendur se katundi Metehi,-a ndodhet pra në atë zonë për ku është dëshmuar katundi i paidentifikuar Kosovci i vitit 1455 (shih më lart) e madje edhe i një selie të sundimtarëve lokalë serbë, siç do ta tregonte varianti Pollatë i emrit të një katundi të kësaj krahine.
Jo krejt shkëputur nga ç’u tha më lart, e konsideroj për kuptimplote vërejtjen që nestorit tonë të gjuhësisë prof. E. Çabejt përkatësisht tezës së mbrojtur me kompetencë nga ky të autoktonisë së shqiptarëve në hapësirën e sotme etnolinguistike të shqiparëve me pikërisht Dadaninë si vend i formimit të gjuhës shqipe dhe mbi bazën e toponimeve të para pushtimit romak të kësaj hapësre ia bënte Wolfgang Zeitler,[78] i cili thoshte se „E vetmja dëshmi bindëse që toponomastika do të mund ta sillte për autoktoninë do të ishte sjellja e dëshmive të një emri të protoshqipes, i cili do të jetë marrë nga romakët dhe që përsëri do t’i jetë kthyer gjuhës së vendit”- sikundër mund të ketë ndodhur psh. (përsëri sipas Zeitler) me emrin Mat të lumit, nga fjala shqipe mat „buzë lumi”, të cilin romakët e morën si Mathis (fluvius), por që emri Mat,-i vazhdoi në popull deri në ditë tonat.
Po ky fenomen, sipas mendimit tim, do t’i ketë përfshirë edhe emrat Ulcinium - Ulqin; Ulciana - Ulpiana të formuara nga fjala ilire ulk e ruajtur edhe në shqipen po si ulk, ujk; Dimal, i dëshmuar në një mbishkrim mbi një tullë në trajtën Dimalitan i zbërthyeshëm me fjalët shqipe di, dy dhe mal e i ruajtur edhe sot si Dimal. Këtu do të mund të inkuadroheshin, vetëm sa për ilustrim të korrektësisë së sqarimeve etimologjike të toponimeve, edhe mikrotoponimet Shkodra, Tarabosh, Drishtëza (ky i fundit në katundin Petreshticë të Drenicës)[79] që i kam shënuar vetë nëpër Kosovë para më shumë se 30 vitesh. Po shkuam gjurmëve të këtij postulati, do të ishte shumë i arsyeshëm rikthimi institucional i emrit Dardania për Republikën e Kosovës, sepse edhe këtu e kemi po atë fenomen si edhe tek emri Mat i lumit. Presidenti filolog i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova i dha emrit të kryehershëm shqip (Dardania) të Kosovës gjak të ri; e lansoi këtë emër (njëherë) si dubletë të emrit Kosova duke e vënë këtë emër edhe në flamurin (e quajtur vetëm në gjuhën e diplomacisë si flamur „i presidentit” [të cilit disa „patriotë” të kuq kosovarë ia dhanë zjarrin dhe e poshtëruan], por që do të duhej të ishte, dhe shpresoj se do të jetë, flamuri i shtetit sovran të Kosovës.
Përveç të drejtës historike të rehabilitimit qëe ka emri i kryehershëm, rikthimi institucional i emrit Dardania për Kosovën e ka edhe mbështetjen filologjike, etimologjike. Kjo sepse edhe sqarimi më i besueshëm deri tani i emrit Dardania, që nuk është kontestuar kurrë ndonjëherë madje as edhe nga pala kundërshtare e prejardhjes dardane, ilire të kosovarve, është, sikundër dihet, tek fjala e shqipes dardhë,-a përkatësisht ai sipas të cilit emri Dardania e ka kuptimin „Vend i Dardhave”.
Edhe këtë emër pushtuesit romakë e gjetën në vend, e përdorën dhe ua lanë përsëri vendësve në trashëgim. Fundja, emri Dardania është përdorur edhe në vetë shkrimet kishëtare serbe. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Origjina e fjales Kosove. | |
| |
| | | | Origjina e fjales Kosove. | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |