|
| AZEM BEJT GALICA | |
| | Autori | Mesazh |
---|
voglushja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 906 Age : 42 Vendi : ngat njanit Profesioni/Hobi : psikologe Registration date : 04/07/2008
| Titulli: AZEM BEJT GALICA Fri Apr 24, 2009 12:07 am | |
| Lindur në Galicë të Drenicës, rrjedh nga një familje bujare me një traditë të trashëguar të atdhetarisë brez pas brezi. Azemi qysh si i ri, duke dëgjuar nëpër odat tona për bëmat e trimave të kohës si: Ahmet Delisë, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Bajram Currit e shumë të tjerëve të cilët po përpiqeshin për një organizim të mirëfilltë mbarëpopullor në luftën për çlirim dhe bashkim kombëtarë. Ai e kuptoi më së çartë fillim e kësaj rrugë, andaj pa hezitim e me përkushtim iu bashkëngjit kësaj lëvizje. Azemi së bashku me shokë së pari formuan çetat e Kaçakëve, pra radhët e armatosura e më pastaj kjo Lëvizje mori përmasat e kohës që veproi dhe u njoh tërë kohën si Lëvizja e Kaçakëve të Kosovës të cilës në fillim i priu Shaqir Smaka i Kastriotit të Drenicës, pas rënies së Smakës Lëvizjes Kaçake të Kosovës i priu me pietet për 12 vite me radhë Azem Bejtë Galica.
Me kalimin e kohës, Lëvizja Kaçake e Kosovës u masivizua dhe u bë gjithëpërfshirëse, ndërkohë që Azemi njihej si krye Komandant i të gjitha çetave nën emrin e të cilit luftohej kundër pushtuesit Serb, në të njëjtën kohë në shumë pjesë të Kosovës. Azem Bejta para së gjithash, këtë e arriti me autoritetin dhe trimërinë e tij mbështetur fuqishëm nga shokët të tij. Ai me çetat e Drenicës si të thuash ishte bosht i kësaj Lëvizje i cili mbante lidhje të forta më krerët më përparimtare të kohës si: Hoxhë Kadrinë, Hasan Prishtinën, Bajram Currin e të tjerë. Lëvizja Kaçake atë kohë ishte Lëvizje e masave të gjëra popullore, ngase mbronte interesat dhe aspiratat tona të përgjithshme për liri e bashkim kombëtar. Nga vitet 1920- të Lëvizja Kaçake e Kosovës kulmoi duke u bërë e vetmja forcë reale në tabanin kombëtar. Qeveria e Beogradit u shtrëngua që të mos kursej forcat e veta të xhandarmërisë për të asgjësuar Azemin dhe bashkëluftëtarët e tij. Lëvizja e Kaçakëve të Kosovës kishte orientim demokratik, për këtë mëritën më të madhe pa dyshim se e kishte Komiteti i Kosovës dhe personalitetet që drejtonin atë.
Krahas luftërave të një pas njëshme që Azemni i bënte kundër pushtuesit Serb, ai dënonte rëndë edhe hafijet e spiunët të cilët po i shërbenin pushtuesit. Këtë Azemi edhe e kishte zbatuar në disa raste, duke i dënuar bashkëpunëtorët e pushtuesit. Në një rast ai kishte dënuar një të tillë që ishte bashkëpunëtor i Kost Peçancit. Azemi kishte marrë të dhëna të sakta se me 29 janar të vitit 1919, Kosotë Peçanci me një tog xhandarësh të regjimentit të 21-një të divizionit të Prishtinës, do të shoqërohej nga një hafije shqiptar, të cilët do të shkonin në drejtim të Pejës, duke kaluar nëpër Runik. Azemi Bejta me shokë i vunë pritë këtij divizioni, duke e vrarë hafijen shqiptar, dhe duke lënë të vrarë po ashtu edhe 29 xhandar Serb. Ky është vetëm një episod nga dhjetëra e dhjetëra luftëra e përleshje të Azem Bejtës kundër forcave të armatosura e pushtuese Serbe.
Azem Bejta bashkëpunonte ngushtë me shokët e tij që drejtonin masat popullore në krahinat të tjera të vendit sime Sadik Ramën e Gjurgjevikut, Hasan Ferrin nga Plava, Isuf Mehanin e Sanxhakut, Idriz Seferin Moravë-Gjilan, Kalosh Danin e Kërçovës etj. Kështu që konsoliduan radhët e në maj të vitit 1919 Azem Bejta, kishte pas veti diku rreth 8.000 deri 10.000 luftëtarë e që në aksionet e para prenë lidhjet telefonike të Mitrovicës me rrethe tjera. Më 12 maj Pashiqi ishte për vizitë në Francë dhe atje e alarmojnë nga Beogradi me anë të telegram se: “ Popullata e Drenicës me në krye Azem Bejtën janë ngritur në kryengritje dhe çdo hap për të ndërruar diçka, është i kotë!”... Kryeministri Pashiq i kthen telegramin Qeverisë së tij, ku thuhej: “të merren të gjitha masat për ta shtypur popullin shqiptar të rebeluar!”. Këtu shihet qartë se qeveria serbe me këtë dëshironte të godiste me të gjitha mjetet e veta luftarake kokën e lëvizjes Kaçake të Kosovës me në krye Azem Bejtë Galicën.
Azem Bejtën, hordhitë serbe e rrethuan disa herë për ta likuiduar si në: Abri, Radishevë, Kotorr, Çiçavicë etj. Por Azemi gjithherë doli fitimtar. Veçojmë rrethimin që ju bë më 1920 në muajin shkurt në fshatin Gradicë. Një rrethim i hekurt, luftë e ashpër që filloj herët në mëngjesin e asaj dite nga forca të mëdha xhandarmërish serbe rreth 500 veta. Nga ana tjetër; Azemi me Mehmet Delinë e Radishevës, Fazli Beranin, Ajet çaushin e dhjetëra shokë të tjerë rezistuan tërë atë ditë të ftohtë shkurti, madje duke i lënë të vrarë armikut rreth 30 ushtar. Azemi me shokë çau rrethimin duke i mbetur një bashkëluftëtar i vrarë, por edhe disa të tjerë të plagosur. Me veprime të matura e të vendosura, Azemi arriti që palën serbe ta bindi se ka të bëj me një forcë reale me të cilën duhet biseduar e dialoguar, pasi që me forcë nuk e shtypën dot. Si rezultat i tërë kësaj u njoh zona e lirë e Drenicës që nga populli atë kohë u quajt: “Arbëria e Vogël”, kjo marrëveshje ndodhi në qershor të atij vit, madje kishte edhe një mori zonash të tjera të lira si ajo e Junikut, Hasit etj.
Si gjithmonë, edhe kësaj radhe pushtuesi serb veproi me prapaskenë: Kushtet e marrëveshjes mbi “zonat e lira” ishin që prijësit të merreshin me qetësimin e rendit, që të mos merreshin me aksione të armatosura, që të respektohej marrëveshja mbi “paqen e zonave të lira” etj. Autoritetet e Beogradit si Neshiq e Vujqiq u munduan që me dredhi të bisedojnë edhe me udhëheqësit e tjerë të çetave si me Mehmet Delin, Fazli Beranin etj. Por pa sukses. Gjatë kësaj kohe Azem Bejta ngriti edhe kullën në Galicë dhe deri diku respektoj marrëveshjen mbi atë “paqe”... Edhe përkundër këtij pasiviteti të çastit, Azem gëzonte autoritet të gjerë tek masat, sepse gjatë gjithë atyre luftërave me okupatorin Serb, ai kishte dalë gjithmonë fitimtar dhe ishte treguar strateg i mirë, kështu që doli edhe fjala se Azem Bejta po fluturon me kalin e tij, se është i pa kapshëm, se nuk e merr plumbi etj. Ndërkaq populli i thuri edhe këngë lavdie që akoma janë në kujtesën tonë kombëtare.
Me dy trima që i ka Shqipnija, si ka mbreti as shtatë krajlia. Azem Bejta Mehmet Delija, me ta në sherr ka ra Serbia...Gjatë tërë kësaj kohe, Serbia bënte plane e veta për likuidimin e krye parëve të çetave dhe për shtypjen e lëvizjes kaçake në përgjithësi. Kështu që përfitoj në kohë e me armatimin më të rëndë më 14 korrik 1924 rrethoj Galicën, Lubavecin dhe Mikushnicën. Filloi një luftë e pabarabartë dhe e pa mëshirshme. Pas një kohe, Azemi me disa shokë arrijnë ta çajnë rrethimin, mirëpo në tërheqje e sipër në afërsi të fshatit Mikushnicë, Azemi goditet rënde nga një plumb ogurzi, disa nga shokët e tij vriten e shumë të tjerë i plagosen. Shokët, Azemin e plagosur e marrin mbi supe e diku sigurojnë një qerre me që dhe marrin rrugën në drejtim të Gjurgjevikut e më tej për të shkuar në drejtim të Shqipërisë së pavarur, ku sapo kishte triumfuar revolucioni demokratik i qershorit. Këtë e kishte dëshiruar edhe Azem Bejta pasi që paraprakisht ishte njoftuar në detaje nga patriotët demokrat si Hasan Prishtina e Bajram Curri. Shokët e Azemit me anë të disa litarëve e lëshuan Azemin në një shpellë të thellë rreth 30 metra dhe vdekjen e tij e mbajtën sekret para armikut. Në këtë mënyrë nën emrin e Azemit, vazhdoj edhe për disa kohë rezistenca e lëvizjes kaçake. Ndërkaq bilanci i egërsisë serbe mbi Arbërinë e vogël ishte me pasoja të rënda me mbi 75 shqiptarë civil të vrarë, qindra të plagosur, mbi 123 shtëpi të djegura e të bëra rrafsh me tokë së bashku me to edhe Kulla e Azemit, qindra bagëti të grabitura me gjithë pasuritë tjera.
Nami për Azemin jetoi gjatë edhe pas vdekjes së tij. Lëvizja kaçake vazhdoi rezistencën nën emrin e tij të prirë nga Mehmet Deliu, që njihej me emrin Mehmeti i vogël së bashku me Shotën duke dhënë kushtrimin: Oooo prite, prite Azem Galicën... Kujtimi për të do të rrojë për herë. Azem Bejta me luftën dhe sakrificat e tij për çlirim kombëtar, zuri vendin e nderit në faqet e historisë sonë të ndritur e të shkruar sa e sa herë me gjak. Ai ishte dhe mbeti simbol i rezistencës kundër armikut për liri kombëtar, ishte dhe mbeti prijësi i lëvizjes Kaçake gjithë popullore. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: AZEM BEJT GALICA Fri Apr 24, 2009 1:07 am | |
| MOS TI HARR0JMI TE PARET TANE | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: AZEM BEJT GALICA Fri Apr 24, 2009 11:01 am | |
| Azem galica ishte nje trim qe rralle lindin ne trojet shqiptare . Ai kishte nje numer te vogel ushtaresh.. PO beri nam kunder shkijeve! PO edhe Azemi kishte pushtetaret e politikes kunder! Siq ishin kunder UCK-se dhe levizjeve tjera.. Po edhe populli nuk e perkrahu siq nuk e perkrahu edhe UCK-ne . Bile shume ne Drenice e injoruan siq e injoruan Adem jasharin! Kurse sote te gjithe UCK.. A kur ishte nevoja neper tubime m,e qytetare e shajshin uCK-ne-dhe ne vend qe te brohoritshin UCK-klundershtaret simpatizantet e politikes paqesore tradhtare te I:Rugoves bertitshin Rugova Rugova..Keshtu qe te krahasojshin I.Rugoven nje dore te zgjatur serbe me UCK.. Kurse ne drenice atehere ne kohen e Azem Bejtes Populli klendojke.. O Azem Azem galica ta pan sherrin krejt Drenica! Kjo eshte ekeqja te shqiptaret qe linden gjithmon patriot po ishin grupe te vogla. Kurse populli dhe politikanet ishin kundra ,dhe per kete ne nuk kemi liri qe 3500 vjet. Se luften e bejne patriotet e pushtetin e marrin tradhtaret.. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: AZEM BEJT GALICA Sat Apr 25, 2009 10:37 am | |
| Azem Bejta u lind më 10 dhjetor 1889. I rritur në gjirin e një familje me tradita luftarake e patriotike, që nga fillimi u përcaktua për luftë të pakompromis me secilin që do t´i cenojë vatrat e të parëve. Si fëmij përjetoi ngjarje të hidhura dhe tragjike. Turqit ia vranë babanë dhe ia dogjën shtëpinë, duke i lënë të pastrehë. Rropatjet e kësaj familjeje nëpër dallgët e egra të jetës ia forcuan ndjenjën e atdhedashurisë dhe ia ngritën në një ideal të pashuar, për të cilin e dhe edhe jetën. Tiparet e një trimi të paepur dhe të një vizionari të mprehtë u manifestuan që në rininë e hershme të këtij djaloshi. Si i vogël dallohej nga moshatarët. Ishte i zgjuar e i shkathtë. I pëlqenin shumë këngët e trimërisë dhe rrëfimet e pleqëve për ngjarje të ndryshme nga historia kombëtare. Në odat tona - shkolla, mori mësime të mira. Ky shpirt i shëndoshë qëndronte në një trup të shëndosh, siq do të thoshin latinët. Edhe për zhdërvjelltësi ua kalonte të gjithëve. Në mundje, me çobanë, ishte i pari. Por mbi të gjitha atë e cilësonin trimëria dhe guximi. Ende pa i mbushur 11 vjet me pushkën e dajës, e pati plagosur një serb të Selacit, (Stojanin) të cilit ia kishin frikën të gjithë. Shumëherë burrat e Selacit (dajat e tij) dhe të Galicës bisedonin rreth asaj se kujt i ka ngja Azemi, dajave apo babait? Kur nxeheshin shumë i qetësonte plaku i urtë i Galicës, mixha Rexhep duke u thënë: «O burra, pse po lodheni aq shumë. Kah t´gan mirë asht, dajtë tirma e babën trim.» Gjatë viteve 1910 - 1912 shpërthyen kryengritjet e përgjithëshme për pavarësinë e tokave shqiptare. Më 5 maj 1912 Hasan Prishtina doli në Drenicë, i mbathi opingat dhe e dha kushtrimin për një luftë mbarkombëtare kundër Perandorisë osmane. Edhe Azemi, 20-vjeçar, u radhit në çetat kryengritëse të Drenicës, të udhëhequra nga Ahmet Delia i Prekazit. Kur drenicasit dhe shaljanët ishin nisur për luftë përbri tyre marshonte Isa Boletini, hipur mbi kalë e i shoqëruar nga disa trima. Në mes të shumë trimave i ra në sy djaloshi sypatrembur e i etshëm për luftë. - I kujt është ai djalë? -pyeti Isa Boletini. - I biri i Bejtë Galicës, Azemi - iu përgjigj njëri nga trimat që e shoqronte. Isa e ngau kalin dhe iu afrua Azemit. Pasi u përshëndet me të ia vuri dorën në krah dhe e përgëzoi: - Të lumtë ore djalosh trim. Ti paske vendosur ta dërgosh në vend amanetin e babait tënd, ta vazhdosh, rrugën e tij luftareke. Kjo është rrugë e vështirë por e lavdishme dhe e ndershme. Zemra mu bë mal nga gëzimi, sepse Bejta nuk paska vdekur. Shpirtin e tij luftarek po e shoh në sytë e tu të etshëm për liri. Ai e paska lënë një trim që do ta nderojë Kosovën dhe mbarë kombin. Me fat rruga e lavdisë se një vend që lind brezni trimash nuk do të humbet kurrë... Betejat e atyre viteve qenë të vështira dhe të përgjakshme. Shtetet fqinje sodisnin dhe bënin plane djallëzore për copëtimin e trojeve shqiptare. E formuan alianvën ballkanike dhe atëherë kur bisha evro-aziatike po bënte përpëlitjet e fundit, në njërën anë, dhe shqiptarët ishin molisur nga betejat e pareshtura, në anën tjetër, ato u inkuadruan në luftë. Kështu, mbi tokat e posaçliruara shqiptare, u vërsulën si një lukuni ujqërish grabitqarë ushtritë serbo-malazeze. Secila mundohej të kafshojë një copë më të madhe nga trupi i gjakosur. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: AZEM BEJT GALICA Sat Apr 25, 2009 10:38 am | |
| Nëse luftërat ballkanike për disa popuj ishin fatlume, se ua sollën lirinë, për shqiptarët e Kosovës ishin të kobshme, sepse u sollën robëri të reja. Fitorja e 28 Nëntorit ishte gjysmake. Kosova u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi. Ato filluan terrorizmin mbi popullatën shqiptare. U sulmuan çdo gjë kombëtare: gjuha, flamuri, zakonet, feja, toponime e të tjera, me qëllim që të bëhen shpërngulje nga Kosova. Krahas atyre u hapën edhe shumë burgje e kampe turture. Në Drenicë kampi më famëkeq ishte ai i Runikut, ku u keqtrajtuan shumë dernicas. Azem Bejta të gjihta këto ngjarje i përjetoi vetë, në vijën e frontit. Kurr nuk iu nda luftëtarëve të lirisë. Mori pjesë edhe në Betejën Legjendare të Merdarit, ku mbeten mijëra të vrarë. Posa ishte kthyer nga betejat ishte arrestuar dhe burgosur. Disa ditë ishte mbajtur në stacionin e Tërnavcit. Për çdo ditë e detyronin të punoj në rrugën Mitrovicë - Pejë. Një ditë derisa po punonin në Vojtesh ra në konflikt me xhandarin që i shoqëronte (ruante). E qëlloi çekan duke e plagosur për vdekje. Atëher e dërguan në kampin e Runikut. Atje kalonte shumë keq. Jeta ishte e rëndë dhe e mundimshme. Të burgosurit i kishin futur në një baltë të madhe midis një livadhi të rrethuar me tela xhembaçë e me roje të dyfishuara. Shumë vdisnin nga mundimet dhe torturat. Një ditë drenicasit e sulmuan kampin. Organet shtetërore, të mllefosur, i qesin në pushkatim të burgosurit. Azemi arrin të shpëtoj midis plumbave. Ishte fundi i vitit 1913. Xhandarmëria serbe, e ndihmuar edhe nga një spiun shqiptar, vëhet në ndjekje të tij. E hetojnë dhe e rrethojnë në malet e Mikushnicës. I paarmatosur dhe duarlidhur plagoset në dorën e majtë (nga ky moment gishtat e kësaj dore i mbeten të palëvizshëm). Pas disa orësh kapet dhe dërgohet në burgun e Mitrovicës. Të nesërmen ia arrestojnë edhe të dy vëllezërit: Seferin dhe Zenelin dhe bashkë me shumë të rinj nga Drenica i burgosin. Pas disa ditësh të gjithë i nisin për në Serbi. Pak ditë i mbajnë në Zajeçar e pastaj i transferojnë për në Pozharevc, në burgun më të rëndë të kohës. Në burg jeta ishte e mjerueshme. I ushqenin sa për të mos vdekur. Mbi një vit e kaluan në vetmi të plotë, nëpër qelitë e nëndheshme përplotë lagështi, errësirë e myk. Krahas tyre mbi ta për çdo ditë ushtrohej edhe shum torturë barbare e tipit mesjetar. Por, megjithatë, duhej mbijetuar. Azemi ishte optimist dhe mbante qëndrim burrëror. Kurrë nuk u gjunjëzua as nuk u zhgënjye. Në zemrën e tij kishte zënë vend dashuria për Kosovën. Ajo dashuri e mbante duke ia ushqyer shpirtin e tij që po vuante para grilave të hekurtë. Tashmë ajo ishte shndërruar në një ideal pë pashuar jetësor. Gjithnjë shpresonte se një ditë do të kthehet në Kosovë dhe do ta vazhdonte luftën për çlirimin dhe pavarësimin e trojeve të veta. Shpesh e ëndrronte Kosovën e lirë. Këtë ua thoshte edhe shokëve. E shihte veten të lirë duke vepruar drejt saj. Si në vegim e dëgjonte zërin e mekur të nënë-lokës që e thirrte në rrugën e nderit, në rrugën e pavdekshmërisë... Dhe, nuk vonoi shum, ajo ditë e bardhë agoi. U këputen prangat, u shkallmuan dyert, u mbytën rojet dhe, u kapërcyen telat. Trimi vetë i shtati u gjend në ajrë të pastër, i lirë... Organet serbe, ai mëngjes pranveror, i gjeti të hutuar. Linja telefonike ishte e ngarkuar me zëra të shqetësuar e tërë ankth: -Alo...alo Komanda e Mitrovicës, a më dëgjoni? Jam drejtori i burgut të Pozharevcit. Të lutem, dëgjo me kujdes! Dje pasdite na ka ndodh një skandal shqetësues. Një grup të burgosurish është arratisur. Të gjithë janë nga rrethi juaj. Atyre u prin ai djaloshi mustaqezi i quajtur Azem. Dy rojtarë i kemi gjetur të mbytur përdhunisht. Të lutem shumë, merri të gjitha masat për t´i kapur, se po e mori vesh lartmadhëria e pat jeta ime... -Çfarë, çfarë?! -u çarkëdis komandanti - ikje nga burgu thua? Mos je i dehur... apo po tallesh me mua? Azem Bejta të arratiset nga ai burg me gjithë ato labirinthe enigmatike e mu ne zemër të mbretëris sonë. A guxon te ndodhë kjo mer sylesh? Jo, jo ende nuk më besohet se përndryshe do të çmendem. Kjo ëshë e tmerrshme dhe fatale. Medet ç´na paska gjetur ne që do të kemi punë me te. Kurrë më organet tona nuk do të kenë qetësi në këto anë. Lirisht xhandarët e postkomandave tona le ta lëshojnë Drenicën. S´do të ketë qetësi asë krali ynë në Beograd. Phu, ju marrtë djalli, ju marrtë, more kukuvajkat e dreqit!... Të arratisurit ecnin drejt vendlindjes pa çarë kokën ç´po ndodhte në qarqet shtetrore. Pas një udhëtimi të gjatë e të mundimshëm, natën e ditën, maleve e fushave, të lodhur e të uritur, arritën në Kosovën e dashur. Ishte pranvera e vitit 1915. Azemi pa humbur kohë, ende pa kaluar muaji, vendosi ta formaojë çetën e vetë luftarake. Bashkë me dy vllezërit dhe disa trima nga fshartrat përreth që u grumbulluan në Galicë. Nën hijën e Qarrit qindravjeçarë (Lisi i vorreve) e shtruan sofrën dhe u ulën rreth saj. Nëna Sherife ua solli flamurin shqiptar, që e kishte ruajtur në fund të arkës dhe pasi e shpalosi mirë e shtroi mbi sofër. Trimat me dorën e majtë në zemër e me të djathtën mbi flamur njëzërit u betuan: «Betohemi në këtë flamur të shenjtë se sa të jemi gjallë do të luftojmë për lirinë e këtyre trojeve. Betohemi dhe bëjmë be se për Kosovë japim jetën sikurse me le». Kjo çetë, e cila më vonë do të bëhet «Nëna e çetave kaçake te Kosovës», menjëher filloi aksionet e veta luftarake. Kështu nisën edhe ditët e tmerrit për xhandarët e posteve në Drenicë dhe për spiunët. Dhe gjtë trembëdhjetë vjetëve, sa ekzisoi kjo çetë, arriti t´i zhviloj mbi shtatëdhjetë beteja të suksesshme e fitimtare. Marrë nga libri "AZEM BEJTË GALICA" nga shkrimtari Bedri Tahiri. Botuar më 1995 nga shtëpia botuse SHKËNDIJA, në Prishtinë. Komentoni artikullin/lajmin e mësipërm: | Emri dhe Mbiemri: | | E-Mail: | | Komenti juaj: | | | | | |
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: AZEM BEJT GALICA | |
| |
| | | | AZEM BEJT GALICA | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |