|
| Pesë atentatet ndaj Azem Hajdarit | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Lumo Fillestar/e
Numri i postimeve : 54 Age : 74 Vendi : SHBA Registration date : 06/09/2009
| Titulli: Pesë atentatet ndaj Azem Hajdarit Mon Sep 13, 2010 8:24 am | |
|
Lideri i Lëvizjes Studentore, u përball me vdekjen që në momentin e parë kur doli në krye të protestave të studentëve
Pesë atentatet ndaj Azem Hajdarit
Azem Hajdari u përball me vdekjen që në momentin e parë kur doli në krye të protestave të studentëve. Të gjithë shqiptarët e kujtojnë kohën kur thuhej se, do të vritej njeriu me xhupin e zi. Që nga ajo kohë deri më 22 mars 1992, Azem Hajdari ka kaluar disa prita, pa llogaritur provokimet e shumta gjatë fushatës elektorale. Mjafton të kujtojmë vetëm faktin që në periudhën e zgjedhjeve të 22 marsit '92, në shtëpinë ku banonte Azem Hajdari, tek "Rruga e Kavajës", përballë PD-së, tek Kisha Katolike, 10 ditë para fitores së 22 marsit, i vjen një pako në shtëpi, në të cilën ndodhej një kokë gjeli e prerë dhe një letër e shkruar me gjak: "Azem Hajdari, je i dënuar me vdekje". Kjo letër nuk ishte gjë tjetër veçse një vazhdim i paralajmërimeve dhe i vendimit që ishte marrë për vrasjen e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit, e cila u realizua me ekzekutimin e tij më 12 shtator 1998, para selisë së Partisë Demokratike. Ekzekutimi u krye pas pesë atentateve të bujshme gjatë një viti të rikthimit të së majtës në pushtet.
Në qershor të vitit 1997, në Shkallnuer të Durrësit, Azemi tentohet të vritet me bombë. Atentati dështoi.
Në gusht të vitit 1997 në Sarandë, në Qafën e Buallit, bandat e krimit i zënë pritë.
Më 18 shtator të vitit 1997, nga njerëz që përdorën deputetin socialist Gafurr Mazreku, Azemi goditet për vdekje me 5 plumba në Kuvend.
Më 14 shkurt 1998, organizohet prita e Milotit nga forcat e policisë, duke qëlluar me breshëri plumbash në makinën e tij, ku përveç 14 vetëve, ndodhej edhe djali i tij 14-vjeçar.
Më 3 qershor 1998, në kohën që po mbështeste luftën në Kosovë, me një grup deputetësh si Pjetër Arbnori, Jozefina Topalli etj., Azemit iu organizua një atentat nga forcat e policisë, të cilat e mbajtën të rrethuar 3 orë. Qindra plumba derdhen nga armët e zjarrit mbi makinën e tij. Ai njoftoi Qendrën, por nuk i erdhën në ndihmë, ndonëse ishin në dijeni për veprimet. Azemi i shpëton një prite ku dhjetra policë goditën me mitraloza e armë nga më të ndryshmet deputetin Azem Hajdari dhe grupin e tij të shoqërimit, duke ngelur i plagosur ish-drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Bardhyl Pollo.
Më datën 12 shtator 1998, pas një mitingu të fuqishëm në Fier, i cili dha sinjalin e fitores, ku ishte edhe nënkryetari i PD-së, sot Presidenti Bamir Topi dhe politikanë të tjerë, pasi kthehet në Tiranë, rreth orës 21.15, përballë selisë së PD-së, vritet pabesisht nga dhjetra breshëri plumbash, i rrethuar nga disa makina policie.
Në këtë atentat morën pjesë 125 vetë, nga këta 25 me uniformë policie. Dy prej tyre, megjithëse të deklaruar e dënuar për vrasje, madje kishin bërë vrasje edhe brenda policisë 4 muaj më parë, qëllimisht ishin veshur e graduar, për të marrë pjesë në këtë vrasje.
I pashpjegueshëm qe fakti se, edhe pas vrasjes së Heroit të Demokracisë, nuk u ngrit asnjë post-bllok në të gjithë Shqipërinë.
Lajmi për vrasjen e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, u publikua nga të gjitha mediat kryesore në botë, nga stacionet televizive më prestigjioze të botës dhe vdekja e tij u cilësua si një humbje e madhe për demokracinë në Shqipëri.
Vlerësimet nga më të ndryshmet për figurën e këtij Heroi, që në moshën 28-vjeçare përmbysi një nga regjimet më diktatoriale në botë, përmbyllen me cilësimin e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, i cili e konsideroi vrasjen e Azem Hajdarit si "Vrasja e Shekullit".
E megjithë vlerësimet si një ndër vrasjet e mëdha politike në Evropë, të dhëna nga stacionet EURO-NEWS etj., dhe provat e mjaftueshme për organizimin e kësaj vrasjeje politike, ende drejtësia shqiptare nuk e ka zgjidhur këtë çështje, duke vënë para përgjegjësisë organizuesit dhe vrasësit.
14 shtatori
14 shtatori është revolta më e madhe që ka njohur populli shqiptar në historinë e tij shumëshekullore. Mbi 100000 shqiptarë, me fytyrat e nxira nga dhimbja dhe me një zë, morën pjesë në mitingun madhështor për përcjelljen e Heroit të Demokracisë, në mbrojtje të asaj demokracie për të cilën luftoi me aq zjarr e patos lideri i tyre, Azem Hajdari.
14 shtatori është shpërthimi i vrullshëm, uragani i fuqishëm i zemërimit të një populli, të cilit i kishin marrë simbolin, dritën që i ndriçonte rrugën, frymëzimin dhe shpresën për të ardhmen, i kishin vrarë ëndrrën, i kishin penguar rrugën drejt demokracisë, drejt idealit, drejt Evropës.
14 shtatori është manifestimi i përmasave të tilla të mëdha, i denjë për figura të tilla legjendare të kalibrit të lartë si Azem Hajdari, duke na sjellë ndërmend jetën dhe veprën e heronjve botërorë të këtij regjistri.
Ajo, më shumë se dhimbje e urrejtje ndaj forcave okulte, ndaj së keqes, ishte manifestim i shpirtit të pamposhtur për liri e demokraci, ishte afirmim i vazhdimit të rrugës së lavdishme që kishte ndjekur idhulli i tyre - Azem Hajdari - që tanimë ia kishin vrarë.
Në këtë kuptim, 14 shtatori ishte revolta e brendshme, spontane, e vetvetishme, më e madhja dhe më kuptimplota në historinë tonë, që i dedikohej një heroi të rallë e të lavdishëm, të përjetshmit Azem Hajdari.
Ngjarjet e jashtëzakonshme si kjo u takojnë vetëm figurave të jashtëzakonshme si Azem Hajdari, me gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombit.
Halil RAMA
REXHEP POLISI
| |
| | | Lumo Fillestar/e
Numri i postimeve : 54 Age : 74 Vendi : SHBA Registration date : 06/09/2009
| Titulli: Re: Pesë atentatet ndaj Azem Hajdarit Mon Sep 13, 2010 8:27 am | |
| Kush ishte Azem Hajdari
Lindi me 11 mars 1963
Ishte i Martuar, me tre fëmijë: Kiriadi, Rudina dhe Azemi, i vogël.
1993- Mbaroi studimet ne degën Filozofi në Universitetin e Tiranës
1995- Diplomohet në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Tiranës.
1993-1994, Studion gjuhën angleze dhe për filozofi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
1996 - Diplomohet në studimet e Politikës së Sigurisë dhe Mbrojtjes, në Gramish të Gjermanisë, në Universitetet e Organizuara nga Organizata e Atlantikut të Veriut.
Aktiviteti Politik
Dhjetor 1990-shkurt 1991, Udhëheqës i Lëvizjes Studentore që shëmbën diktaturën komunsite në Shqipëri.
Kryetar i Komisionit Drejtues të Partisë Demokratike Shqiptare, partia e parë opozitare pas 50 vjet diktaturë.
1991-1993 Zv/Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, dhe anëtar i Kryesisë së saj.
31 Mars 1991, Deputet i PDSH për Shkodrën
22 Mars 1992, Deputet i PDSH për Shijakun
26 Maj 1996, Deputet i PDSH për Bulqizën
29 Qershor 1997, Deputet i PDSH për Tropojën.
1992-1996, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Rendin Publik dhe SHIK.
Qershor 1997, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen Kombëtare.
Prej vitit 1995 deri 1998, President i Klubit të Futbollit Vllaznia të Shkodrës
President i Fedreatës Shqiptare të Arteve Marciale Shqiptare.
1990-1998
I bëhen 5 antentate, prej të cilëve dy spktakolare në Selinë e Parlamentit Shqiptar në shtator të vitit '97, dhe antentatit në Tropojë në qershor të vitit '98.
12 Shtator 1998, Azem Hajdari vritet nga njerëz me uniformë policie përpara selisë së Partisë Demokratike Shqiptare.
Para 12 vjetësh dora vrastare e një klike kriminale ekzekutoi udhëheqësin e Lëvizjes Studentore të vitit '90
Pjesë nga deklaratat e Azem Hajdarit një javë para vrasjes në media dhe në mitingje të ndryshme
"Mund të vrasin disa nga ne, por jo idealet tona"
Në një intervistë dhënë grupit anglez të Helsinkit, botuar për herë të parë në "RD", pas vrasjes, më 5 tetor 1998, Azem Hajdari ndër të tjera shprehet: "Mund të vrasin disa nga ne, por jo idealet tona".
Më 4 shtator 1998, një ditë pas largimit të përfaqësuesit të zyrës së NATO-s nga Shqipëria: "Si kryetar i Komisionit parlamentar të Mbrojtjes, denoncoj klikën në pushtet për politikën e izolimit, në të cilën ai po e zhyt Shqipërinë. Duke shprehur keqardhjen time më të thellë, njëkohësisht shpreh edhe mirëkuptimin tim për vendimin që mori NATO, për të larguar përfaqësuesin e zyrës së saj të instaluar në Ministrinë e Mbrojtjes… Duke bërë direkt përgjegjës për këtë vendim qeverinë, theksoj se NATO nuk largohet nga Shqipëria për çështje sigurie, sepse NATO është e kudondodhur në mbrojtje të vlerave të saj, në kohë paqeje e lufte. NATO me këtë vendim tregon se, nuk i beson kësaj qeverie, e cila ka instaluar krimin e organizuar, trafikun e organizuar, korrupsionin e organizuar, prandaj është shpallur si qeveria më e korruptuar në Evropë"...
Në mitingun e Durrësit më 7 shtator 1998, lideri i Lëvizjes Studentore të '90-ës deklaroi se, "Revoltat antidiktatoriale do të përmbysin komunistët në pushtet, të cilët erdhën me djegie, vrasje, dhunë, shkatërrime dhe vjedhje, një vit më parë.
Një ditë para se ta vrisnin, Azem Hajdari kishte deklaruar në mitingun e Lezhës më 11 shtator 1998 se, "Populli në mbarë Shqipërinë është ngritur në këmbë për të rrëzuar qeverinë". Ai përshëndeti qëndrimin e fundit të SHBA në përkrahje të PD, e cila kishte kërkuar lirimin pa kushte të gjashtë ish-funksionarëve të saj, të burgosur politikë nga klika në pushtet.
Ndërsa, paraditën e 12 shtatorit 1998, në mitingun e Fierit, Azem Hajdari, lider i dhjetorit '90 që drejtoi protestat e para mbarëpopullore për rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri, brohoritet nxehtësisht nga mijëra demokratë të Fierit. Para tyre ai deklaroi: "Kjo qeveri nuk e ka të gjatë… "
| |
| | | Lumo Fillestar/e
Numri i postimeve : 54 Age : 74 Vendi : SHBA Registration date : 06/09/2009
| Titulli: Re: Pesë atentatet ndaj Azem Hajdarit Mon Sep 13, 2010 8:29 am | |
|
Po ku ke humbur O AZEM HAJDARI !!!!!!
Bislim AHMETAJ
Duke u afruar dita përkujtimore e ndarjes tënde fizike prej nesh, dhe mua, duke m'u shtuar vlugu i kujtimeve për ty, kontrollova arkivën time personale, bibliotekën, por edhe arkivën elektronike, shkrime, fjalime, intervista, ftesa, postera, programe aktivitetesh përkujtimore kushtuar ty, dhjetorit '90, 20 shkurtit, gjithkund portreti juaj, gjithkund madhështia jote, gjithkund gjurma jote e pashlyeshme. Logoja e Grupimit "Dhjetor '90" portreti juaj në qendër në të djathtë stema e Republikës në të majtë një pëllumb i rrethuaj nga pesë yje. Sytë m'u ngulën tek një poster "UNË JAM KËTU", një kalendar i vitit 2006, Portreti juaj djaloshar dhe pas qindra mijëra njerëz, pas portretit tënd dinamik historia moderne e Shqipërisë postdiktatoriale, ti Princi i Mendjeve të lira në krye të tyre….. më pas një poster tjetër, në një përvjetor tjeter "… JAM KËTU", pastaj shfletova artikuj gazetash të vjetra të prerë të shkruar prej meje në vite "40 ditë pa ty Azem" kryetitulli i "RD" në të dyzetat tua me 22 tetor 1998 e lexova atë shkrim-kushtim të shkurtër dhe ndjeva mall, dhimbje dhe emocion njëherësh. M'u rikthyen në mendje ato ditë të mbushura me frikë, sakrificë dhe qëndresë, terrori shteteror kish mbërritur në zenit, por edhe kurajoja dhe guximi qytetar ishin në të njëjtat nivele. Tridhjetë deri në dyzet ish-studentë dhe pedagog protagonistë të Lëvizjes Studentore bashkëpunëtorë të Azem Hjadarit përshkonin çdo të premte Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe ndalnin para Ministrisë së Brendshme, Kryeministrisë në një procesion protestë në emër të lirisë, në emër të jetës, në emër të demokracisë..… për ti thënë ndal vrasjeve politike, ndal pushkatimit të lirisë dhe demokracisë kishin krijuar Grupimin 'Dhjetor '90 dhe çdo të premte përshkonin Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në një procesion proteste në emër të lirisë, më emër të jetës, në emër të demokracisë..…" Azem Hajdari legjenda moderne e nacionalizmit shqiptar", "Kush e vrau Azemin", "Azem Hajdari Princi i Mendjeve të Lira", më pas "Një letër për Azem Hajdarin", këtë letër ta patashkruar nga Japonia e largët në 10-vjetorin e vdekjes tënde, një vit më vonë buqeta me lule dhe kurora te vendi ku të vranë në prag të shtëpisë, të partisë që themelove, pas kësaj date më ke humbur s'të kam parë veç kur kemi folur dhe jemi çmallur me miqtë tanë të përbashkët pas kësaj përmendje dhe mallëngjimi, duke lexuar faqe të zverdhura gazetash klikova në Google mbi emrin tuaj, mbi 100.000 rezultate, shkrime, komente, foto, video, këngë, kushtime, poezi, analiza, thënie qëndrime lidhje, një galeri e vërtetë të dhënash rreth jetës tënde të shkurtër politike. Pas kësaj sikur u qetësova pak të gjeta ashtu të gjallë dinamik, të pamposhtur, sfidues, kryelartë, si qenie mbitokësore që edhe pse mundohen të të mbajnë fshehur ti si një feniks ngrihesh mbi gjithçka për të lajmëruar prezencën e shpirtërave të lirë, prezencën e lirisë……
Nuk të kanë harruar as mund të harrojnë edhe pse tashmë s'ka kush nevojë për ty, s'ka nevojë më për karizmen tuaj, s'ka më nevojë kush për nacionalizmin tuaj, Kosava është as më shumë as më pak se një shtet i pavaruar, i njohur ndërkombëtarisht, Çamëria është shdërruar në axhendë të Kongresit Amerikan, Shqipëria i ka kuruar pothuaj të gjitha plagët e '97. Pas këtij zgjimi dhe krenarie të pjesshme më erdhi në mendje një anekdodë e treguar diku pas zgjedhjeve të qershorit 2009, për njërin nga anonimët që arriti të shënohej në listat për deputet i renditur në nivelin fitues të tyre. Ai, anonimi, pasi rezultoi fitues vendosi të shtrojë një pritje për të gjithë ata militantë dhe aktivistë të zones, që bënë të mundur arritjen e një rezultati pozitiv për zonën, por edhe për deputetin tashmë të konfirmuar si fitues. Kontrata me pronarin e lokalit ishte e tillë që të gjitha shpenzimet do të paguheshin prej deputetit që tashmë nuk do të ishte më anonim. Mbrëmja kishte filluar e zvargët pa kurrfarë qejfi, më shumë tumosej duhan e gjerbej kafe, sikur ishin në një pritje morti dhe jo festë fitorje. Pronari i lokalit i prirur nga fitimi e pa që xhiroja e tij atë natë do të shtohej aq pak sa nuk ja vlente ta mbante hapur lokalin. Pas pak minutash nga bokset e fonisë shpërtheu kënga "Azem, Azem ti je gjallë", të gjithë sa ishin në sallë filluan të zgjoheshin, të bëheshin të gjallë, emocionet dhe ovacionet mbërritën kulmin. Plasi birra, vera dhe rakia. Gojë të liga thanë që deputeti anonim kish pyetur të parin që kishte në krah "Kush është ky Azem Hajdari se më griu nga lekët. "Për të qeshur e për të qarë", kjo anekdodë edhe pse sajesë e humorit popullor lë një shije të keqe rikthimi i homorit të zi është reminishencë e trashëgiminisë tonë më të hidhur s'ka vend në shoqëritë moderne, që pretendojnë se kanë arritur më të mirën.
| |
| | | Lumo Fillestar/e
Numri i postimeve : 54 Age : 74 Vendi : SHBA Registration date : 06/09/2009
| Titulli: Re: Pesë atentatet ndaj Azem Hajdarit Mon Sep 13, 2010 8:34 am | |
|
Para 12 vjetësh dora vrastare e një klike kriminale ekzekutoi udhëheqësin e Lëvizjes Studentore të vitit '90
Figura e Azem Hajdarit lartësohet në memorien e çdo qytetari
Halil RAMA
Para 12 vjetësh dora vrastare e një klike kriminale ekzekutoi Azem Hajdarin, simbolin e pluralizmit në Shqipëri, një nga udhëheqësit e Lëvizjes Studentore të vitit '90 që solli rrëzimin e diktaturës komuniste. Azem Hajdari u lind në 11 mars 1963 në qytetin e Tropojës, në skajin verilindor të Shqipërisë. Pas përfundimit të shkollës së mesme në qytetin e tij të lindjes, ai vijoi studimet në Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike në Universitetin e Tiranës, ku dhe u diplomua për filozofi në vitin 1993, ndërsa në vitin 1995 u diplomua si jurist. Në vitet 1993-1994, ndoqi kualifikimin pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për gjuhë angleze e filozofi, ndërsa në 1996 për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen në Gjermani. Në dhjetor të 1990, ai ishte një ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore për shembjen e diktaturës komuniste në Shqipëri, ndërsa në vitet 1991-1993 nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, e para parti opozitare pas gati 50 vjet diktaturë komuniste. Deputet i PD-së në katër legjilslatura, Azem Hajdari, ka qenë anëtar i Kryesisë së kësaj partie dhe në vitet 1992-1996 kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un. "Qytetar Nderi" i pothuajse të gjitha bashkive e komunave të Shqipërisë, si në Tiranë, Vlorë etj., në vitin 2002 Azem Hajdari u nderua me Urdhrin "Nderi i Kombit", ndërsa në vitin 2003 me Medaljen e Artë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Azem Hajdari u shqua për vetitë e tij, që në fillimin e Lëvizjes Studentore të vitit 1990 për të vazhduar më pas me veprimtarinë e tij politike, duke mbetur në kujtesën historike si një udhëheqës me vlera të rralla demokratike e patriotike. Heroizmi i tij nisi me vrullin studentor të vitit 1990, ku ai u shqua përpara të gjithëve me forcën dhe guximin e hekurt për t'i dhënë fund regjimit komunist në Shqipëri. Dëshirës së tij të zjarrtë për të mposhtur izolimin në këmbim të lirisë iu bashkuan me dhjetëra mijëra studentë, intelektualë, profesorë e pedagogë, të cilët nën moton e një Shqipërie si gjithë Europa, shembën muret e diktaturës për ta bërë Shqipërinë vendin e demokracisë.
Çastet e jetës së shkurtër i bëri të përjetshme
12 vjet më parë u nda nga jeta në mënyrë tragjike një prej figurave më të ndritura të historisë së pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri. Natën e 12 shtatorit 1998, vrasësit u shfaqën në formën e djallit dhe goditën pa mëshirë. Ata ia kishin menduar vdekjen prej kohësh. Vdekja i erdhi e vrazhdë. I ishte afruar kushedi sa herë, por pa e frikësuar. Atë natë të 12 shtatorit, erdhi me mot të keq. Duhej të binte shiu dhe të fikeshin dritat. Edhe në errësirë, Azemi mendonte për dritën. Ai ishte në betejë me lirinë e kufizuar. Dhe vdekja thonë se është e ëmbël dhe e ndershme kur vdes për liri, ndaj Azem Hajdari ishte një dhuratë e madhe për mbarë shqiptarët dhe në mënyrë të veçantë për demokratët anembanë vendit, të cilët me 12 shtator të 1998-ës, e qanë si një hero dhe sot e kujtojnë si një martir të demokracisë.
Çastet e jetës së shkurtër i bëri të përjetshme. Familja e tij sot ngre kokën lart dhe kujton një të vërtetë: Azemi vazhdon të zotërojë... Thjesht, vetëm iku. Fëmijën e vogël e la në barkun e bashkëshortes. Azemi i vogël s'e njohu dot të atin. Rudinën e pengoi e ëma ta shihte të vdekur. Ajo duhej ta mbante mend vetëm të gjallë. Kiri e pa të rrëzuar me shpresën se do të ngrihej, ashtu shtatlartë siç kishte ndodhur edhe në atentatet e tjera. Kurse Fatmira, s'e la dhembjen që t'i mundë, por kujtoi buzëqeshjen e Azemit që trembte çdo lot dhe frikë, kur i përcolli nga selia e PD-së drejt shtëpisë.
Azem Hajdari u shqua për vetitë e tij, që në fillimin e Lëvizjes Studentore të vitit 1990 për të vazhduar më pas me veprimtarinë e tij politike, duke mbetur në kujtesën historike si një udhëheqës me vlera të rralla demokratike e patriotike, për të cilat atij i është dhënë, pas vdekjes, edhe Urdhri i lartë "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" nga Presidenti i Republikës.
Azem Hajdari do të mbahet mend si kalorës i lirisë dhe do të mbetet modeli i politikanit të ri për të guxuar e për të mbrojtur vlerat që ai beson.
Figura e Azem Hajdarit mbetet në memorien e gjithsecilit si një njeri i veçantë e i papërsëritshëm, vetitë e të cilit i përkasin një heroi kombëtar. Natyrisht që vitet kalojnë shumë shpejt, por Azemi mbetet në memorien e gjithsecilit, sidomos të miqve dhe të shokëve të tij. Një njeri shumë i veçantë, me një karakter të fortë, gati-gati të papërsëritshëm. Kjo është arsyeja që ne e kujtojmë Azemin jo vetëm në përvjetorin e rënies së tij, por në çdo moment tjetër kur flitet për heronj.
| |
| | | Lumo Fillestar/e
Numri i postimeve : 54 Age : 74 Vendi : SHBA Registration date : 06/09/2009
| Titulli: Martirët e demokracisë Wed Sep 15, 2010 10:02 am | |
| Reshat Kripa: Martirët e demokracisë E Marte, 14-09-2010, 10:00pm (GMT+1)
Martirët e demokracisë
Nga Reshat Kripa
Ata ranë dymbëdhjetë vjet më parë. Ranë ashtu si bien burrat, me kokat lart dhe besim në idealet e tyre. Ata i vrau dora e zezë e krimit, dora e pasardhësve të atyre që kishin vrarë dhe burgosur prindërit e tyre, dora e ish sigurimit të shtetit e rivendosur përsëri në pushtet, ndonse me emër tjetër, atë të partisë socialiste, të asaj partie që gatoi tmerret e vitit 1997 dhe uzurpoi pushtetin, duke përmbysur me forcë fitoret demokratike të arritura deri atëhere në vendin tonë. Tre ditë tmerri dhe terrori. Tre ditë të zeza për popullin shqiptar që, për fat të keq, akoma nuk janë zbardhur, megjithse kanë kaluar dymbëdhjetë vjet. Tre ditë prove për drejtësinë shqiptare për të treguar efikasitetin e saj. 12 shtator 1998. Pabesia vret “Heroin e Demokracisë“, të paharruarin Azem Hajdari, simbolin e lëvizjes studentore të vitit 1990. Ishte vrasja e shekullit. Partia Demokratike i demaskoi menjëherë vrasësit, por organet qeveritare e bënë veshin e shurdhër, se ishin vetë ata që e kishin përgatitur këtë komplot. Në këto ditë ne e shohim përsëri atë si para dymbëdhjetë viteve. E shohim madhështor në krye të studentëve të Tiranës, për të rrëzuar sistemin e urryer që sundoi për gati një gjysëm shekulli në vendin tonë,. E shohim në krye të Partisë Demokratike, si kryetarin e parë të saj. E shohim në rrjedhën e atyre ngjarjeve të paharruara të viteve 1991-1997, si një pishtar që ndriçonte për të ndritur rrugën e demokracisë. Por me një madhështi më të madhe do ta shohim pas ngjarjeve tragjike të atij viti të zymtë 1997. Do ta shohim madhështor të endet nga një qytet në tjetrin për t’i treguar njerëzve se Partia Demokratike vazhdonte të jetonte dhe të luftonte për rivendosjen e demokracisë së përdhunuar. Një gjë e tillë nuk kishte se si të mos binte në sy të kriminelëve të kuq që i ngritën disa kurthe dhe prita. Të gjithë kujtojmë ngjarjet e Tropojës, Milotit dhe sidomos atë të parlamentit, ku plumbat e një vegle qorre të sigurimit e plagosën rëndë. Të gjithë kemi parasysh figurën e tij heroike në parlamentin shqiptar, pas daljes nga spitali, me duart e kryqëzuara lart ku, pa iu dridhur qerpiku, u çirrte maskën mafiozëve, autorëve kryesorë të masakrës së vitit 1997. Ndaj e vranë. E vranë pabesisht ashtu siç ishin mësuar prej kohësh, ashtu siç kishin vrarë prej kohësh. Së bashku me Azemin vritet edhe besniku i tij, Besim Çera. Besimi ra për të mbrojtur mikun e tij Azemin. Ranë që të dy njeri pranë tjetrit, të lidhur pazgjidhmërisht edhe në vdekje. Familjes Çera, një familje fisnike nga Dibra, nuk i kishin mjaftuar përndjekjet e të atit, malësorit të urtë dhe të ndershëm Xhemal Çera, Nuk i kishin mjaftuar kaq vite vuajtje të pashembullta nën rregjimin diktatorial ku, megjithë varfërinë e tejskajshme, asnjë herë nuk e ulën kokën, por qëndruan gjithmonë ashtu siç i ka hije një malësori dhe familje krenare. Ajo duhej goditur atje ku i dhimbte më tepër. Dhe ky ishte Besimi i mirë, i urtë dhe besnik deri në vdekje. Kjo ishte tradita e trashëguar nga prindërit dhe krahina e tij e nderuar. Dhe ai dijti t’i ruajë ato me nder. Ai u vra se i përkiste një familje tradicionalisht të lidhur me Mbretin Zog dhe Partine Lëvizja e Legalitetit dhe kjo parti, së bashku me atë të Ballit Kombëtar, ishin dy forcat lëvizëse që kërkonin ta çonin Shqipërinë drejt Europës, qëllim që mundi të realizohej vetëm pas vitit 1990. Së bashku me ta plagoset rëndë edhe Zenel Neza. Kujdesja e mjekve dhe mrekullia hyjnore, mundën ta kthejnë përsëri në jetë. 13 shtator 1998. Tirana zjente. Revolta popullore për vrasjen mizore shfaqej nëpërmjet manifestimit paqësor të popullit të Tiranës, nëpër rrugët e kryeqytetit. Me këtë manifestim ata donin që t’i jepej fund njëherë e mirë vrasjeve barbare që kishin filluar në vendin tonë, nën ombrellën qeveritare. Manifestuesit as nuk dogjën dhe as nuk vranë, as hapën depot e armatimit dhe as rrëmbyen armët, siç kishin vepruar komunistët një vit më parë. Megjithatë u vranë. U vranë se ishin demokratë. U vranë se ishin të përndjekur politik nga diktatura. Në këtë manifestim paqësor, krahas dhjetra të plagosurve, qëllohet për vdekje nacionalisti i shquar Skënder Kalenja, biri i ballistit të njohur Rakip Kalenjës, oficer madhor që kish mbaruar studimet e larta në Torino të Italisë, vrarë edhe ky nga forcat komuniste në ditët e zeza të nëntorit të vitit 1944. Vrasja e Skënderit u krye me snajper nga godina e kryeministrisë. Ishte një vrasje e paramenduar. Pasi kishin vrarë disa nga krerët e asaj organizate atdhetare, që për parrullë kishin: “Puna jonë në robëri është lufta. Lufta jonë në liri është puna”, filluan të vrasin edhe bijtë e tyre. I vetmi dëshmitar i saj ishte demokrati Adem Shehu, që e priti në krahët e tij dhe e ndihmoi për ta çuar sa më parë në spital, ku ndërroi jetë. 14 shtator 1998. Zhvillohej ceremonia e varrimit të martirëve. Pas mbarimit të mitingut të përmortshëm, turma drejtohet me arkivolët drejt kryeministrisë, shkaktares së kësaj masakre. Përsëri krisma, përsëri të vrarë dhe të plagosur. Në rrugë kundër popullsisë çfaqen edhe tanket. Popullsisë nuk i mbetet tjetër veçse të ngrihet në revoltë. Por thirrja e burrave të urtë të kombit, që nuk donin më të derdhej gjak, që donin që gjithçka të zgjidhej me ndihmën e arsyes, e qetësuan turmën e irrituar. Mbrëmja e asaj dite. Ora 20.oo. Adem Shehu, i këputur nga lodhja po kthehej në shtëpi. Por gjaksorët nuk mund të harronin që ai ishte dëshmitari i vetëm që kishte parë kush e kishte vrarë Skënder Kalenjën. Jo më shumë se dhjetë metra larg Ministrisë së Rendit, tre plumba kriminelësh e qëlluan. Ai u rrëzua për tokë. Ishte vetëm. Askush nuk guxoi t’i afrohej. Ndoshta e lanë ashtu qëllimisht për gati njëzet minuta. Pastaj e shpunë në spital ku ndërroi jetë. Në proces-verbalin e mbajtur me këtë rast shkruhej:
I paidentifikuar. (i biri i Zenel Shehut).
Më poshtë vijojnë firmat e mbajtësve të proces-verbalit. Ajo që të bie në sy menjëherë është se, kur personi ishte i paidentifikuar, kush ua kishte treguar hartuesve emrin e Zenel Shehut, që ishte babaj i Ademit, i vrarë po nga komunistët në vitin 1948? Gjakpirësit siç duket nuk ishin ngopur me gjakun e të atit, por kërkonin edhe atë të të birit. Një farsë ishte edhe njoftimi i dhënë nga televizioni publik shqiptar, që u pasua nga televisione dhe gazeta të tjera të majta si televisioni “Arbëria”, apo gazeta “Shekulli” dhe revista “Klan”. Në këto njoftime thuhej:
Mbrëmë rreth orës 20.oo, gjatë kthimit të Ministrit të Brendshëm Perikli Teta, nga televizioni publik në Ministri, u parandalua një atentat ndaj tij dhe gjatë kryqëzimit të armëve ka mbetur i vrarë atentatori nga breshëritë e plumbave të shoqëruesve të Ministrit.
Një alibi fallso e denjë për një shtet kriminal. Në morg me Adem Shehun, ishte dhe një kufomë tjetër. Ajo mundi të identifikohej vetëm pas dy ditësh nga e motra. Ishte Isuf Uka nga Macukulli, i biri i Ali Ukës, një i përndjekur politikë nga rregjimi i Enver Hoxhës. Kishte ardhur në Tiranë për të shpërndarë ftesat e dasmës që do të zhvillohej pas një jave. Por nuk mund të mos merrte pjesë në varrimin e martirëve. Dhe u vra. Në Macukull këngët e dasmës u përzjenë me vajin e vdekjes. Kështu ranë martirët e atyre ditëve të tmerrshme. Ata ndoqën vazhdën e atyre që kishin rënë më parë, por që do të binin edhe më vonë. Vazhdën e Bujar Kaloshit, Lekë Çokut, Besnik Hidrit, Besim Manolit, Gëzim Shabanit, Gjergj Mehmetit, Viron Rapajt, Valter Harizit, Kujtim Frangut, Bashkim Shkurtit, Fredi Shehut, Syl Lushajt dhe sa e sa të tjerëve. Që të gjithë demokratë të vendosur dhe pjesa më e madhe e tyre të përndjekur politik. Ata ranë për t’u përjetësuar në këngët dhe historinë e këtij kombi. Ata do të mbeten gjithmonë të pavdekshëm në kujtesën tonë. Por kjo nuk mjafton. Gjaku i tyre sot kërkon drejtësi. Vrasësit dhe urdhëruesit sot enden të lirë rrugëve të vendit apo botës. Disa prej tyre mund të jenë në organet legjislative apo të drejtësisë. Ka ardhur koha e vënies në vend të drejtësisë së vërtetë. Deri më sot për asnjerin nga martirët e mësipërm nuk është zbuluar dora vrastare. Dhe ne na duket sikur nga thellësitë e varreve ku prehen dëgjojmë thirrjen e tyre:
Duam drejtësi!
Ky është amaneti i tyre që ne kërkojmë të realizohet. I them këto sepse shpesh herë në këto vite tranzicioni jemi ndeshur në fenomene aspak normale që na kanë lënë shije të keqe, për të mos thënë se na kanë fyer rëndë. Nuk ka si të mos e ndjejmë veten të fyer kur një president i djathtë dekoron martirin Havzi Nelaj dhe presidentë të tjerë po të djathtë, dekorojnë vrasësit e tij Fehmi Avdiu dhe Fatmira Laskaj, kur një president i djathtë dekoron intelektualët e njohur Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, ndërsa një tjetër po i djathtë vrasësin, e tyre Skënder Breca, kur një president i djathtë dekoron martirët e Qafës së Barit, dhe një tjetër, gjithashtu i djathtë, vrasësin e tyre Njazi Jaho. Kjo do të thotë të fusësh në një vath si ujkun edhe delen. Nuk mund të mos e ndjejmë veten të fyer kur drejtohemi në ndonjë organ shtetëror legjislativ apo gjyqësor dhe para gjejmë ish hetuesin e periudhës diktatoriale dhe ne jemi të detyruar të kërkojmë drejtësi, pikërisht përpara atij që na i mohoi atë në mënyrën më vulgare vite më parë. Të tilla anomalira mund të ndodhin vetëm në një vend si Shqipëria. Të gjitha këto na bëjnë të besojmë se vendi ynë ndodhet në një gjendje të atillë si ajo e librit të Lewis Carollit, që e kam lexuar në fëmininë time, ku personazhet nuk ishin gjë tjetër veçse figurinat e letrave të bixhozit. Duke paralelizuar me titullin e asaj vepre më duket sikur “Shqipëria ndodhet në botën e çudirave”. Një fushatë e shfrenuar ka shpërthyer në median e majtë për të hymnizuar figurat qëndrore të diktaturës. Nuk ka ditë që të mos lexojmë apo shikojmë të flitet për shkaktarët kryesorë të katastrofës së shekullit të njëzetë duke u munduar t’i veshin ata me petkun e demokratit, sikur në vendin tonë nuk paska ekzistuar diktaturë. Në Germani, për gati tridhjetë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, nuk studiohej fare historia e nazizmit dhe liderët e saj. Kjo bëhej që nga ndërgjegja e popullit gjerman të zhdukej ajo njollë e zezë që e shpuri në buzë të greminës. Përse të mos bëhet një gjë e tillë edhe në vendin tonë? Le të japim dy shembuj. Para dy vjetësh një television transmetonte një intervistë me ish kriminelin komunist Isuf Mullai. Disa ditë më vonë një television tjetër kishte thirrur kriminelin Mark Dodani.Të dy e kanë ndërgjegjen e tyre të mbushur me gjak shqiptarësh atdhetarë të pafajshëm. A keni dëgjuar ndonjë televizion gjerman të marrë në intervistë ndonjë kriminel lufte? Një gjë e tillë ndodh vetëm në Shqipëri. Do të doja t’u thoja drejtuesve të këtyre televizioneve se paret e fituara me emisione të tilla jo të moralshme, janë helm për ndërgjegjen e tyre. Të gjitha këto i them me qëllimin e mirë që gjithçka të ndreqet dhe të mos kalojmë nga gabimi në gabim dhe nga faji në faj. Shqipëria ka nevojë për një kambanë alarmi Pas vdekjes së Krishtit, Shën Pjetri shkoi në Romë për të përhapur doktrinën e krishterë. Rreth vetes filluan të mblidhen gjithmonë e më shumë një numër besimtarësh. Kjo ra në sy të autoriteteve të cilët filluan raprezaljet. Nën këtë presion, Shën Pjetri, në një moment, u thye dhe u largua nga Roma. Por rrugës i shfaqet Krishti që i thotë shprehjen e famshme “Quo Vadis?”. (Ku shkon?) Dhe Shën Pjetri u kthye dhe u sakrifikua për Romën. Mendoj se edhe ne sot duhet të thërrasim me të madhe “Quo Vadis Shqipëri?” Shkëputu përgjithmonë nga kthetrat e komunizmit. Hidhe poshtë të keqen që ke brenda vetes dhe jeto me pjesën tjetër më të mirë. Le të hapen dosjet e kriminelëve dhe shkaktarëve të periudhës diktatoriale dhe të flaken jashtë aparatit shtetëror. Sot jetojmë në demokraci dhe ekonomi tregu. Le të merren me çfarë të duan, por vetëm shtetin duhet ta lenë të pastër. Le të hapen edhe dosjet tona. Ne nuk kemi frikë nga e vërteta. Le të mos vazhdojmë të helmojmë fëmijtë tanë me një histori të falsifikuar që u shkatëron ndërgjegjen. Le të zbatohen të gjitha pikat e rezolutës së parlamentit të Këshillit të Europës dhe parlamentit shqiptar dhe do të shikoni se Shqipëria do të futet me të vërtetë në rrugën e demokracisë, do të futet në gjirin e kombeve perëndimore.
| |
| | | Lumo Fillestar/e
Numri i postimeve : 54 Age : 74 Vendi : SHBA Registration date : 06/09/2009
| Titulli: AZEM HAJDARI-URAGANI DEMOKRACISE SE BRISHTE SHQIPTARE Wed Sep 15, 2010 10:34 am | |
| AZEM HAJDARI-URAGANI DEMOKRACISE SE BRISHTE SHQIPTARE
Shkruan: Eugen SHEHU
Ikje përmes kushtrimeve,kështu mund të thuhet ndryshe për ikjen e Azem Hajdarit, kësaj legjende të kohërave tona të mbrame.Ikja përmes klithmave që neve ,askurrë të mos dorzohemi,përpara çdo lloj diktature.Përpara çdo lloj dhune.Mesazhi i këtij largimi është i përjetshëm ai thërret të mos gjunjëzohemi askurrë ndaj lojërave makiavelike të pushteteve të mercenarëve komunist,të çfardo lloji ngjyre qofshin ato.
RETREOSPEKTIVË
Lindi në Tropojë në vittin 1963.Kohë diktaturash të rrepta,kohë e një lire të rrethuar brenda hekurave të regjimit hoxhist,kohë e mbajtjes së mendimeve të thella.Politika shqiptare e viteve 60-70,turfullonte ashtu si Valbona në prill,kur shkrinin borën.Në këtë turfullim ogurzi të saj,rrezikonte të përmbusheshin tashmë,jo pyjet dhe vargmalet e Jezercës por vetë e ardhmja e shqiptarëve.Ky rrezikim i ngjante atij honi të thellë ku diktatura komuniste,përgadiste të hidhte lirinë e ëndëruar e të masakruar të shqiptarëve. Ndjek shkollën në qytetin që mban emrin e Bajram Currit dhe ka plot miq e shokë që diskuton ardhmërinë.Kuptohet se mban rezerva kur flet,anipse guximi nuk i mungon.Por ishte kohë e fataliteteve të mëdha.Kohë e dhunës nga ma të egrat në krejt Evropën komuniste-lindore.Ishte tepër i njomë për ta përzier fatin e tij,me fatalitetin shqiptar.Kësisoj,deri për të ardhur në ag të vitit 1990,aherë kur studionte për drejtësi në Tiranë.A thua se kish parandjerë që Shqipëria do të fitonte drejtësinë emohuar pesë decenie,vetëm duke shembur dhunën komuniste ? A thua se pat parandjerë që diçka kish filluar të mblidhej pikë-pikë prej zemërimit popullore shqiptare kundër diktaturës komuniste ? Unë mendoj se po. Ndryshe nuk kish si të spjegohet që me miqtë e vet të ngushtë ai rrinte deri vonë në natët e dhjetorit 1989, e diskuton mbi rrjedhat e ngjarjeve në Evropë,Ballkan e sidomos në Shqipërinë e dashur.
NË KRYE TË URAGANIT
Viti 1990 do të shkëndijonte të parat lëvizje studentore kundër totalitarizmit shqiptar.Këto shkëndije diku ngjiteshin lartë e diku shuheshin por ato vijuan në mënyrë të tillë që dalëngadalë diçka nisën të ndryshojnë në mentalitetin e shqiptarëve.Pra bijtë e tyre,ata të rriturit me aq dhimbje e mundime,vajzat e tyre “të edukuara” me mësimet e Partisë… tani po protestonin. Ishte shpallur herezia ! Komiteti Qendror gjakpirës i kriminelit Ramiz Alia,nisi menjëherë nga fushata e denigrimit dhe persekkutimit të atyre studentëve që kërkonin të drejtat e tyre.Që kërkonin të kapnin një rreze drite të ardhmërisë.Makina komuniste e dhunës u vu menjëherë në veprim.Tashmë objektivët e saj nuk ishin me vendimet për mbjelljet dhe korrjet,por si duhej ndëshkuar kjo rrini “ e çoroditur”.Akti i parë i dhunës fizike komuniste ndaj rinisë,ishte tërheqja zvarrë e trupave të disa të rinjëve që kishin dashur të kalojnë kufirin me tela me gjëmba të shtetit amë.Reagoi menjëherë rinia. Studentët,në sheshin e tyre demonstruan.Tërhoqi vëmendjen një djalë flokzi,truplartë,me theksin verior.Policia e fshehtë e Ramiz Alisë,s’ngurroi të njoftonte shefin emadh të saj,ky djalë ish nga Tropoja dhe quhej Azem Hajdari.Më pas nisin protestat masive të studentëv.Gjendja dalëngadalë po elektizohej.Azem hajdari thirret në policinë e Tiranës por çuditërisht,ai është tepër i prerë në përgjigjet ndaj agjentëve të fshehtë të policisë gjakatare komuniste.Natyrisht ai është dhe student në drejtësi dhe di të mbrohet duke argumentuar me saktësi lëvizjen e bashkëmoshatarëve të tij. Dalëngadalë,do të vinte kësisoj edhe 8 dhjetori i vitit 1990.Lëvizja studentore tashmë ka filluar dimensionin e vet real.Ajo jo vetëm që u ka hapur telashe mehmurëve komunist po dalëngadalë po organizon vullkanet nëntokësore.Nëntoka e shpirtit të shiqptarëve ishte mbushur së thelli me vuajtje e persekutime 50 vjeçare.Ajo priste një shpërthim vullkani,duke dëshmuar jo vetëm durimin ndaj padrejtësive por sidomos shpirtin emadh të etur për demokraci.Në demonstratën e madhe studentore të 8 dhjetorit 1990,Azem Hajdari u vu për të parën herë në krye të mijëra bashkëmoshatarëve të vet.Parrulla ishte LIRI-DEMOKRACI, e dalë prej gjoksit të tij dhe e pasuar prej mijëra studentëve,nëpër rrugët e Tiranës,ishte shpërthimi i llavës vullkanike.Mijërat e protestuesve për herë të parë,vunë re se në krahë të tyre,ndonëse të friguar,ishin edhe nënat e baballarët,motrat dhe vëllezërit e tyre.Por 8 dhjetori i vitit 1990,ishte edhe ballafaqimi i parë,i hapur i policisë së fshehtë shqiptare,i policisë kriminale dhe gjakpirëse të shtetit komunist,me studentët dhe studentin Azem Hajdari.Dëshmitarë të asaj date e mbajnë mend fort mirë,se si studenti nga Tropoja,duke shpërfillur mburojat dhe armët,u priu bashkëmoshatarëve të vet me një guxim të pashoqë.Këto mjeranë të policisë të monstrës Ramiz Alia,nuk mund ta kuptonin se bënin shërbimet e tyre të fundit, të urryera,një diktature që pat shkataëruar jo vetëm bukuritë natyrore të atdheut të shqipeve por edhe ndjenjat dhe shpirtin e madh të lirisë dhe përkushtimit të shqiptarëve.Duke ecur pa u trembur përballë këtyre “mbrojtësve” të diktaturës së proletariatit,Azem Hajdari kthehej njëherazi në simbo, të lëvizjes antikomuniste shqiptare,në simbol të atij uragani që do të vinte përpara përgjegjsisë jo vetëm diktaturën enveriste 50 vjeçare,por edhe ideatorët kryesor të saj. Në vitin 1991,ky uragan i madh do të përshkonte mijëra kilometra rrugë,anëkënd Shqipërisë,kudo ku shpirrtërat shqiptarte të lodhur prej diktaturës së kuqe donin të shihnin ringjalljen e kombit, e vetëdijes nacionale, e krenarisë shqiptare.Azem Hajdari do të jetojë çdo ditë e çdo çast me shqetsimin e madh të situatave,brenda gjoksit të tij ndiheshin furtunat e reja që lindnin.Kavaja e Fieri,Vlora e Përmeti,Korça e Shkodra,Tropoja e Kukësi,këto qytete që patën jetuar tragjedinë 50 vjeçare,këta qytete që i mbushën rrugët dhe shkollat e tyre me emra bollshevikësh e marksist-leninistësh,dualën tashmë të presin djalin e tyre,djalin e Tropojës e krejt Shqipërisë,furtunën e demokracisë.Në këtë erë kishte nisur të dryeje në mbarë trojet e shtetit amë.mendimi i Azem hajdarit shpallosej i lirë dhe plot guxim.Ndër nismëtarët e frontit antikomunist,ndër të parët që kërkuan përbysjen e legjislacionit komunist dhe pranimin e pluripartitizmit,ishte padyshim Azem hajdari.Kur një grup studentësh shqiptarë,shkojnë për takim tek kreu i atëhershëm kriminal i shtetit Ramiz Alia,ky i pret së bashku me ministrin e atëhershëm të arësimit,bashkëkriminelin Skënder Gjinushin dhe përpiqet me çdo kusht të neutralizojë dhe godasë veprimet dhe protestat e tyre. Por është pikërisht udhëheqësi i këtyre studentëve Azem Hajdari,i cili edhe pse pat marrë porosi nga policia e fshetë shqiptare,të mos revoltohej,ngrihet rrëmbimthi dhe i kërkon Ramiz Alisë firmosjen e pluralizmit.”Përndryshe,ne studentët na ke në shesh,ditë e natë,duam liri,duam demokraci.Unë do jem i pari që s’do dëgjoj fjalët tuaja ! Kam besim jo vetëm tek studentët por ke gjith populli.Emri i Enver Hoxhës asht i urryer.Ai nuk ka si të jetë në krye të Universitetit shqiptar.Ne jemi të vendosur se do ta rrëzojmë diktaturën me mjete demokratike.Por nëse lypet,mund të japim edhe gjakun”. Më 12 dhjetor 1990,të detyruar prej uraganit,por edhe prej revoltave antikomuniste që po vinin prej Evropës lindore,pushtetarët komunist mes shumë debatesh lejuan pluralizmin politik, përndryshe krijimin e Partisë Demokratike.Një kryesi e dalë prej mbledhjes së kësaj dite vendosi që deri në mbajtje të kongresit,Partia Demokratike të udhëhiqej nga kjo kryesi në krye të së cilës u vendos Azem hajdari,ç’prej atij momenti e deri në fund të jetës së vet,biri i Tropojës,mbajti mbi supet e veta krejt një rrjedhë të fuqishme antikomuniste duke dëshmuar jo vetëm guximin për të luftuar por edhe prirjet për ndërtimin e instuticionalizimit të demokracisë së brishtë shqiptare.Ka plot shqiptarë sot,që mbajnë mend zërin pak të ngjirur të Azem Hajdarit,në 12 dhjetorin e vitit 1990,me rastin e institucionalizimit të pluralizmit shqiptar.Pos tjerave në këtë fjalë,ai pohoi se partia Demokratike Shqiptare ishte e vendosur për të çuar më tej arritjet,për të mbushur ëndrrën shqiptare e cila lidhej me përmbusjen e plotë të komunizmit në shtetin amë.Kjo parti ishte e sigurtë se udha nëpër të cilën do ecte,nuk mund të ishte fushë me lule,përkundrazi një betejë për jetë a vdekje me bollshevikët dhe leninistët e Tiranës.Garda bensike e diktatorit hoxha,duke patur në dorë,armët e diktaturës së proletariatit,do t’u bëhej pengesa serioze e krejt proceseve-demokratike.Për më tej kjo gardë do të vazhdonte veprën e vet kriminale,të organizuar,ndaj erës së re që po frynte në Shqipëri.Po aq e vërtetë saç ish formimi i Partisë Demokratike Shqiptare,në mesin e dhjetorit,po aq i vërtetë është fakti që Azem Hajdari u dënua me vdekje nga komunistët e Tiranës,nga bollshevikët dhe leninistët e pakorigjueshëm.Kështu që 22 marsi i vitit 1922,do të shënojë për jetë të jetëve, ditën e parë të pranverës së demokracisë në Shqipëri.Ngrehina e diktaturës komuniste u lëkund e ra,duke zënë mbi vete edhe një aradhë të tërë të nostalgjikëve bollsheviko-leninist.Në mitingun e madh në Tiranë,me këtë rast,pas Sali Berishës,do të përshëndeste heroi i dhjetorit Azem Hajdari.Fjala e tij,do të ndërpritej herë pas here prej ovacioneve të fuqishme dhe thirjeve për liri e demokraci.”Rruga jonë është e gjatë.Po ne jemi të vendosur sepse ky popull ka ndjerë dhimbje deri në kockë prej komunizmit të ardhur nga Moska e Beogradi”.
PARLAMENTARI HERO
Kandidatura e Azem hajdarit në marsin e vitit 1992,fitoi në mënyrë të pakundërshtueshme ndaj socialitë komunistëve,në të njëjtën zonë.Populli martir i Shkodrës,jo vetëm i dha votën e vet studentit të dhjetorit,por edhe e siguroi ate se do ta kishte krahë në çdo lloj uragani kundër komunizmit.Shkodra ky qytet i deklaruar si antikomunist,do ta priste e përcillte Azem hajdarin si birin e shtrenjtë të vetin.Në parllamentin e parë demokratik shqiptar,Azem Hajdari mbeti deri në fund,zëdhënës i rindërtimit të shpresës shqiptare,çdo fjalë e tij ka kumtuar shpirtin e nacionalistit të ndershëm,të politikanit të mprehtë,të energjive të rralla studentore.Ai ishte ndër të parët deputetë shqiptarë që e ngriti problemin e madh të vëllezërve të Kosovës.Duke nxjerë në shesh të palarat e kryekriminelit shovenist Millosheviq,ai deklaroi që në tetorin e vitit 1992,se vetëm një luftë, e përkrahur nga krejt shqiptarët kudo ku ndodhen,vetëm ideja e pavarsisë do të mund të gjeneronte zgjidhje të reja,për të çuar në fund të fundit tek rrëzimi i “Murit të Berlinit” që ndante shqiptarët mes vedi.Trimi i dhjetorit,do të ishte gjithashtu i pari deputet i cili do të ngrinte zërin fort,kundër veprimeve të Janullatosit në Shqipëri si edhe kundër politikave greke që të hynte në bisedime serioze e korrekte me palën greke lidhur me pronat legjitime të çamëve të cilët u dëbuan me dhunë prej pronave të tyre në vitet 1920-1924,ashtu edhe në vitet 1944.Deputetët e tjerë demokratë e nacionalistë,duartrokitën fjalën e Azem Hajdarit kur ai mori në mbrojtje shqiptarët në trevat e tyre autoktonë e në Maqedoninë Shqiptare,lidhur me flamurin shqiptar.Ai deklraoi nga podiumi i atij parllamenti ; “se shteti maqedon duhet të mendohet mirë kur heq në Tetovë e Gostivar flamurin shqiptar dhe kur dënon shqiptarë të pafajshëm që me të drejtë e kundërshtojnë këtë marrëzi.Ata duhet ta dinë se shqiptarët aty janë në shtëpinë e tyre,në tokën e tyre dhe duan të rrojnë në harmoni me fqinjët,kushdo qofshin këta.Por nëse këta fqinj,u trokasin në vatra me pushkë,ta dijnë mirë se pas popullit të Tetovës e Gostivarit janë mijëra ushtarë të shtetit amë”. Si kryetar i grupit parlamentar të mbrojtjes dhe rendit,Azem hajdari u përpoq sidomos në rrefsh të depolitizimit të tyre.Ai bëri ç’ish e mundur që këto rreparte të çliroheshin prej ngarkesave të mëparshme si armë të diktaturës së proletariatit dhe të fitonin statutin e tyre,të pavarsisë partiake,për të qenë kurdoherë ushtarë të kombit,atdheut,në ruajtje të fateve të popullit tonë.Me të njejtin guxim,me të njejtën vendosmëri,Azem Hajdari luftoi në parllament edhe ndaj opozitës së atëhershme,atyre rundimenteve së bollshevizmit në shtetin amë.Lufta e tij ishte kurdoherë e ndershme,parimore,ideologjike,duke dashur jo vetëm të tregojë se i përket një gjenerate të re,por edhe udhëhiqej prej aspiratave të reja.Jo vetëm si parllamentar por edhe politikan vizionar,Azem hajdari do të shfaqej në këto vite edhe si nacionalist i vendosur për fatet e krejt trojeve shqiptare.Në intervistën dhënë gazetës “KOHA E RE “ më 17 gusht 1994, mes tjerave,lidhur me kufijtë etnike,do të deklarohej ; “Kosova,Maqedonia Perëndimore,Camëria dhe disa vise të Malit të Zi,janë vërtetuar prej kohe që u kanë takuar Shqipërisë.Mendoj se edhe mjaft politikanë sllavë,grekë e malazezë,prandaj u dredhojnë në politikat e kulisave,këtyre bisedave.Por unë kam mendimin se ato pjesë të shkëputura prej trupit të Shqipërisë do t’i bashkohen një ditë asaj si e drejtë natyrale e pakontestueshme prej askujt.Vizioni perëndimor për vednin tonë ka ndryshuar edhe unë mendoj se përkrahja do të jetë e madhe në këtë drejtim”. Edhe në zgjedhjet e viteve 1996-1997,Azem Hajdari zgjidhet sërisht deputet.Ky lider i kurajos qytetare të popullit të vet,pat ndjekur me besnikëri fjalën e dhënë,besën emadhe,për të çenë së toku me lektoratin etij,në ditët më të vështira kur Shqipëria ndahej prej totalitarizmit obskurantist-bollshevik,prej diktaturës më të zezë në historinë tonë kombëtare.Ai nuk do të mund të ndahej prej tyre edh në ato çaste të mëdha të shpresës për ndërtimin e shoqërisë së re shqiptare,me prirje kurdoherë demokratike e perëndimore. Por dihet ndërkaq,revanshi bollsheviko-leninist,i zgjedhjeve në Shqipëri,në vitin 1997.Sipas metodës leniniste se pushteti merret vetëm me gjak,këta kriminelë u vërsulën me armë në dorë duke shkatëruar anekënd Shqipërinë,atdheun e tyre(nëse mund ta qujnë Shqipërinë,atdhe,sepse sipas marksit,proletarët nuk kanë atdhe).Kështu,duke ardhur me ndihmën e armëve të mbushura nga ASFALIA-greke dhe UDB-serbosllave,duke shpallur dhe simbolet e tyre publikisht,të unisonit sllavoortodoks,ata vijuan këtë rrugë edhe në parllament,në këtë tempull të çdo kombi.Menjëherë pas deklaratave të Azem Hajdarit se ai nuk do të largohej nga Shqipëria,se do të denonconte fijet e agjenturave greko-serbe në parllament,se do të jepte emrat e deputetëve shqiptaro-bollshevik që përgjakën shqiptarët dhe dogjën shqipërinë në marsin e vitit 1997,ai u godit.Si rrallëkund në botë,atentatori ishte një deputet bollshevik.Historia përsëritej në mënyrë të çuditshme.Në parrllamentin shqiptar janë goditur Hasan Prishtina,Ahmet Zogu dhe tash së fundi Azem Hajdari.Dora që ka mbajtur koburen ka qenë sigurisht shqiptare ndërsa plumbat,ata të Athinës dhe Beogradit.Heroi i dhjetorit merr 4 plagë në trup,por sidoqoftë shpëton.Mijëra studentë dalin në Tiranë e protestojnë si dikur,protestojnë forcat demokratike enacionaliste nga e mbarë Shqipëria duke parandjerë kobin e zi mbi kokat e tyre.Ditën e parë të daljes nga spitali,heroi i dhjetorit Azem Hajdari shkon në sallën e parllamentit dhe deklaron ; “Ka dashë të më vrasë Fatos Nano e Skënder Gjinushi.Por edhe këtë radhë s’më vranë dot.Unë edhe pse i plagosur do të vij në parllament të mbroj aspiratën e studentëve të dhjetorit,demokracinë shqiptare.Vrasësit do t’i gjykojë koha”. Kohë embrapshtë,kohë fatale,kohë e ngjarjeve madhore ku trimat,heronjtë,dalin në podiume,në rrugë e sheshe,ndërsa të tjerë,meskinë,vrasës,mercenarë,fshihen skutave e bëjnë plane për krime të reja,të denjta për dramat e Shekspirit.
ORA FATALE,PËRNDRYSHE,DITËT E TRIUMFIT
Ka qenë nata me shi e bubullima e 14 shtatorit 1998,kur Azem Hajdari u qëllua mizorisht.Tashmë dora vrastare ka ditur të kujdeset të zbulojë se ku fshihet zemra e dytë e këtij trimi e patrioti shqiptar.Shiu i madh s’ka mundur të lajë dot gjithë natën gjakun emartirit të demokracisë.Plani bollshevik për pushkatimin e nacionaldemokratit – hero,ka vonuar në këtë kohë por kriminelët i kanë bërë hesapet mirë.Fjala është se ato ditë,do të varej fati i ardhmërisë kosovare ndaj beogradit e athinës,të përpiktë në planet destabilizuese për Shqipërinë,shtinë mbi legjendën e demokracisë shqiptare.Nuk ishte parllamenti ku u luajt tragjedia,por pragu i derës së Partisë Demokratike, përndryshe foleja e krejt demokratëve shqiptarë.Pra vritej në derë të shtëpisë,ai që pat aq shumë ideale e ëndrra për demokracinë e brishtë,për fatin e kombit,për kufijtë etnike.Atentati ndaj Azemit, e thënë hapur ishte atentati ndaj të ardhmes që po trokiste në dyert tona.Në mijërat e demokratëve, të ardhur nga e gjithë Shqipëria u ndie pikëllimi i madh për vrasjen e birit të shenjtë jo vetëm të Tropojës por mbarë kombit shqiptar.Në mitingun e përmotshëm,Dr.Sali Berisha do të shprehej : “Rruga e Azem hajdarit ishte rruga e bashkimit të Shqipërisë me familjen demokratike evropiane. Vepra e Azem hajdarit është prania juaj sot këtu dhe vendosmëria juaj për të mos lejuar që rruga e çelur prej tij të mbyllet edhe një herë për Shqipërinë.Ne të gjithë së bashku nuk do të lejojmë që ëndrra e Azem hajdarit,ëndrra e madhe e rinisë shqiptare të këputet në mes.Ëndrra e Azem Hajdarit ishte dhe mbetet ideali më i lartë për shqiptarët kudo që janë… Por këta vrasës kanë edhe një emër konkret,kanë emërin e përbashkët,emërin e zi Fatos Nano.Duke derdhur lumin e plumbave mbi gjoksin rinor të Azem Hajdarit,ai kujtonte se do t’i zgjaste jetën vehtes dhe kohës së tij të zezë që është koha e zezë e korrupsionit,mafies politike,tradhëtisë kombëtare.Por gaboi, vëllezër e motra, nuk mundet nga vdekja Azemi ynë,Azem hajdari është dhe do të mbetet përjetë i gjallë.Kjo ditë është dëshmitare e triumfit të tij “.(Gazeta “Rilindja Demokratike” 16 shtator 1998 ). Gazeta “Die Presse” më 15 shtator 1998,thuhet ; “Sot Shqipëria është kryeqendra e kriminalitetit të organizuar dhe sa më shumë në këtë rast bashkëpunon,edhe politika është objekt i akuzave të shumta.Të gjithë janë plotësisht të bindur që vrasja e Azem hajdarit është kryer për motive politike. Drejtësia sot përdoret shumë për përndjekjen e kundërshtarëve politik.Socialistët kanë pushuar nga zyrat e administratës së tyre një numër të madh zyrtarësh,oficerësh,gjyqtarësh,gazetarësh dhe janë zavendësuar nga një numër njerëzish të tjerë vetëm evetëm për tua plotësuar dëshirën,gjë për të cilën ata më parë kishin kritikuar Partinë e Berishës.Socialistët përgadisin procese politike dhe as që duan të dinë nëse shqiptarët bëjnë kontrabandë me njerëz,drogë dhe armë”. Gazeta “Standart” e 17 shtatorit 1998 ,thuhet ; “Duart e Nanos janë lyer me gjakun e Azem Hajdari.Kryeministri Fatos Nano është përpjekur për të shaktëruar opozitën dhe gjithë Shqipërinë dhe përveç kësaj për të ndërtuar një diktaturë komuniste.Jo vetëm fati i Partisë Demokratike është vënë në rrezik,por edhe në përgjithsi e gjithë Demokracia”. Azemi tashmë,është kthyer plotësisht në legjendë të demokracisë shqiptare.Anipse,në këto vite të sundimit bollshevik,emri i tij u keqpërdor,kjo nuk vlen diçka.Fati i shqiptarëve të mëdhenj, gjithmonë është dëftuar shumë kohë pas vdekjes së tyre.Padyshim Azem Hajdari ishte udhëheqës i gjeneratës shqiptare antikomuniste,tribun dhe simbol i nacionaldemokracisë shqiptare. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Pesë atentatet ndaj Azem Hajdarit | |
| |
| | | | Pesë atentatet ndaj Azem Hajdarit | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |