Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 HISTORIA:RISHKRIMI-ATENTAT NDAJ SAJ

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mariglen Gjoka
Fillestar/e
Fillestar/e
Mariglen Gjoka


Male
Numri i postimeve : 46
Age : 45
Vendi : Athine (Greqi)
Registration date : 14/01/2009

HISTORIA:RISHKRIMI-ATENTAT NDAJ SAJ Empty
MesazhTitulli: HISTORIA:RISHKRIMI-ATENTAT NDAJ SAJ   HISTORIA:RISHKRIMI-ATENTAT NDAJ SAJ EmptyThu Apr 23, 2009 8:09 pm

(1)
“Alibia e sajuar se historia e Shqipërisë është shkruar nga fitimtarët dhe se është e ideologjizuar, prandaj duhet rishikuar, nuk qëndron as realisht, as nga pikëpamja shkencore. Kudo dhe kurdoherë historia e njerëzimit është shkruar nga fitimtarët. Ç'ka duan Berisha, Topalli e të tjerë që historinë ta shkruajnë të mundurit!? Ka absurd më të madh se ky? As pretendimin tjetër: se është e ideologjizuar nuk qëndron dot. Historia, si shkencë shoqërore, nuk mund të mos ketë në përmbajtje ideologjinë e kohës dhe vlerësimin e figurave që e bënë atë në bazë të veprimtarisë dhe kontributeve që kanë dhënë. Misioni i saj kryesor është edukimi i brezave përmes njohjes të së kaluarës, për t'i shërbyer të ardhmes.
Pse, historia që do të rishkruajnë tani të mundurit e LANÇ-it, sipas porosive që po japin profanët në fushën e historisë Berisha, Topalli dhe forcat politike të djathta, nuk do të jetë e ideologjizuar? Nuk do të shkruhet duke u nisur nga interesat dhe konceptet ideologjike ballistozogistëve, profashiste dhe antishqiptare, e bazuar në manipulimin dhe shtrembërimin e fakteve dhe ngjarjeve historike?”


Ka mëse dy muaj që diskutimi për rishkrimin e Historisë së Shqipërisë ka
tërhequr, jo pa shqetësim, vëmendjen e opinionit mbarëshqiptar sepse urdhëri i Berishës për rishkrimin e saj përbën atentat ndaj historisë. Berisha nuk ka të ndalur në revanin e tij të mbrapshtë për të shkatërruar vendin. Pasi dogji e shkatërroi gjithçka që kishte ndërtuar populli gjatë 50-vjetëve: industrinë, bujqësinë, arsimin, kulturën, shëndetësinë, ushtrinë e shtetin në tërësi,tani me ardhjen përsëri në pushtet, në vitin 2005, goditjen po e jep ndaj ndërgjegjes kombëtare, të së kaluarës, dhe kujtesës historike përmes rishkrimit të Historisë, çka përbën një hap thellësisht antikombëtar. Duke e parë në këtë prizëm, tërë veprimtarinë e tij që nga viti 1990 e këtej, fare lehtë mund të arrihet në përfundimin se Berisha ka një mision: misionin e shkatërrimit të vendit e të kombit shqiptar. Kuptohet se në emër të kujt e bën dhe kujt i shërben me këtë veprimtari. Historia e Shqipërisë është shkruar realisht siç është bërë, mbështetur në të vërteta dhe fakte historike, në metodologji, parime e kritere thellësisht shkencore, nga një grup historianësh shqiptarë të shquar me autoritet dhe integritet të padiskutueshëm. Për rrjedhojë është krejtësisht e panevojshme dhe e papranueshme rishkrimi i saj. Çdo tentativë për rishkrimin e historisë mbart thellësisht synime të mbrapshta antikombëtare. Tjetër është nevoja e përhershme për interpretime dhe plotësime të reja, që, siç çdo shkencë, edhe historia i ka të nevojshme dhe,tjetër është përpjekja për rishikimin dhe rishkrimin nga e para siç po tentohet të bëhet. Momenti kur u hodh ideja për rishkrimin e historisë është zgjedhur dhe menduar mirë, pikërisht, atëherë kur diskutohej çështja madhore kombëtare, pavarësia e Kosovës. Në këtë moment delikat për tërë kombin shqiptar, Berisha me porosinë për rishkrimin e historisë, hodhi hije dyshimi mbi historinë e shkruar deri tani, duke i lënë rrugë idesë së mbrapshtë se shqiptarët dhe kombi shqiptar janë pa histori, se ajo që është shkruar deri tani, siç deklaroi ai është "histori kaçakësh". Kjo është e njëjtë me tezën serbe, që i ka paraqitur shqiptarët si popull i prapambetur, që jetonte diku në thellësi të maleve, i copëzuar dhe në grupe të veçuara, i shkëputur e pa lidhje me botën, e cila e shtyrë nga Turqia, aty nga viti 1699 zbriti tufatufa dhe populloi trojet serbe të Kosovës. Me hedhjen e idesë se historisë së kaçakëve dhe e falsifikimeve që paskësh bërë "diktatura e diktatori në këto momente delikate, në një kohë kur historiografia serbe shpërndante nëpër botë e në kryeqytetet ku vendosej fati i Kosovës, rreth 11-12 mijë faqe me falsifikime historike për shqiptarët, Berisha u doli në shteg dhe u erdhi në ndihmë, tamam në kohën kur u duhej serbëve e Beogradit, lidhur me pretendimet e tyre për Kosovën si pjesë e Serbisë. Jo vetëm kaq, por me këtë nismë ai u doli në shteg dhe u erdhi në ndihmë edhe qarqeve shoviniste greke lidhur me pretendimin e tyre për “Vorio Epirin”. Me kohë qeveria greke kishte kërkuar zyrtarisht: "Rishikimin dhe rishkrimin e historisë së Shqipërisë, për ta pastruar nga teprimet nacionaliste shqiptare e antigreke".Kësisoj është pak që, hapin për rishkrimin e historisë së Shqipërisë ta quash tradhti kombëtare. Tani që ka kaluar një kohë e gjatë që diskutohet për këtë çështje dhe, kur janë hedhur në pazar mendime pro dhe kundër, kur specialistë dhe jo specialistë, më shumë sharlatanë se njerëz me personalitet, kur historianë dhe jo historianë, disa prej të cilëve edhe me grada shkencore të marra në tregun e gabit, kanë shfaqur hapur pikëpamjet e tyre, e kemi të lehtë të përfytyrojmë se ç'do të ndodhë me historinë e si do të jetë kjo histori e dalë nga guzhina berishiane.
Alibia e sajuar se historia e Shqipërisë është shkruar nga fitimtarët dhe se
është e ideologjizuar, prandaj duhet rishikuar, nuk qëndron as realisht,as
nga pikëpamja shkencore.
Kudo dhe kurdoherë historia e njerëzimit është
shkruar nga fitimtarët. Ç'ka duan Berisha, Topalli e të tjerë që historinë ta shkruajnë të mundurit!? Ka absurd më të madh se ky? As pretendimin tjetër: se është e ideologjizuar nuk qëndron dot. Historia, si shkencë shoqërore, nuk mund të mos ketë në përmbajtje ideologjinë e kohës dhe vlerësimin e figurave që e bënë atë në bazë të veprimtarisë dhe kontributeve që kanë dhënë. Misioni i saj kryesor është edukimi i brezave përmes njohjes të së kaluarës, për t'i shërbyer të ardhmes.Pse, historia që do të rishkruajnë tani të mundurit e LANÇ-it, sipas porosive që po japin profanët në fushën e historisë Berisha, Topalli dhe forcat politike të djathta, nuk do të jetë e ideologjizuar? Nuk do të shkruhet duke u nisur nga interesat dhe konceptet ideologjike ballisto-zogistëve, profashiste dhe antishqiptare, e bazuar në manipulimin dhe shtrembërimin e fakteve dhe ngjarjeve historike? Bindjen se do të ndodhë kështu, na e përforcojnë mendimet që janë hedhur e hidhen çdo ditë në mjedisin mediatik nga pseudohistorianë e studiues pranë PD-së e militantë të saj, në krye të të cilëve është vënë drejtori i MHK, zogisti Beqir Meta. Sipas Metës, periudha e sundimit zogist duhet vlerësuar ndryshe. Ai shkruan:"analiza duhet bërë duke marrë parasysh gjendjen e atëhershme ekonomike, kulturore, shoqërore e politike. Pra, studimi duhet bërë me çfarë ofronte Shqipëria e asaj kohe". Mirë, analiza duhet bërë medoemos me kohën kur sundonte Zogu dhe me çfarë ofronte Shqipëria e asaj kohe. Por kjo është njëra anë e medaljes, ana tjetër e saj kërkon të theksohet mirë ç'ofroi dhe ç'solli e ç'bëri Zogu për të ndryshuar gjendjen? Dihet që regjimi i Zogut nuk bëri gjë, një vend me prapambetje të thellë ekonomike e me parmendë druri e gjeti Shqipërinë dhe të tillë e la; në fushën e arsimit 90% të popullsisë analfabetë e gjeti dhe 90% të saj analfabet e la. Pretendohet se
bëri shtet. Se ç'shtet bëri është shkruar saktë në histori dhe zor se ka
hapësira për të bërë interpretime të reja, veçse duke falsifikuar dhe sajuar
fakte. Se ç'qe shteti që ndërtoi Zogu e nxori në shesh lakuriq 7 Prilli i 1939-ës. Nuk ia bëri dot qoftë edhe një herë të vetme bam. Ç'ishte ky shtet që na paskësh ndërtuar Zogu dhe kujt i duhej ai, kur e la vendin dhe popullin para pushtuesve fashistë italianë të çarmatosur dhe vetë mbreti, pasi mbushi valixhen me arin e grabitur, ia mbathi nga sytë këmbët dhe u degdis nëpër Evropë, duke kryer kështu aktin e rëndë të tradhtisë së lartë ndaj vendit?! Nuk mund të lihet mënjanë politika represive e Mbretit Zog brenda vendit dhe vrasjet pas shpine të figurave të shquara, që kishin luftuar dhe sakrifikuar për kombin si: Avni Rustemi, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Riza Cerova e të tjerë. Mos vallë edhe kjo veprimtari përbën anën e "vlerave" pozitive të Sadrazemit që u vetshpall Sulltan? Edhe kjo mund të ndodhë dhe lipset të besojmë sepse e thotë vetë zoti Meta, kur flet për raportet midis Nolit dhe Zogut. Për këtë ai shkruan: "Noli erdhi në pushtet duke p ë r m b y s u r qeverinë legjitime dhe se të dënosh me vdekje krerët e një qeverie legjitime, nuk është njësoj si të përmbysësh krerët e një grupi që kanë përmbysur qeverinë me armë". Shkurt, zoti Meta e konsideron të padrejtë përmbysjen nga populli të Zogut në qershor të 1924-ës dhe të drejtë përmbysjen e Nolit nga Zogu. Mirëpo, edhe Zogu e përmbysi Nolin me armë, madje me armët e të huajve, me ushtarë serbë e mbeturinat bjellogardite ruse, i ndihmuar nga armiku shekullor i shqiptarëve, mbreti Pashiç i Serbisë. Pse ky zotëri në npërmbysjen e Zogut me armë të shqiptarëve e quan të padrejtë dhe
përmbysjen e Nolit me armët e të huajve e quan të drejtë?
Natyrisht, nuk është njësoj, por në të kundërtën e kuptimit që kërkon t'i japë Meta. Këtu lindin pyetje që duan përgjigje të cilat rrëzojnë e jo ngrenë figurën e Zogut. Ç'pazare bëri Zogu me Pashiçin? Ç'i premtoi në shërbim të ndihmës, pse dhe a duhej t'i jepte si shpërblim trojet shqiptare të Vermoshit dhe Shën
Naumit? Për të mos vazhduar më tej, mjafton të themi se mbreti Zog është aq shumë i zhytur në batakun antishqiptar sa s'ka jo lumë e përrua, por as edhe det që ta lajë. Aq më tepër nuk mund ta nxjerrin të larë ca historianë me frymëzime ballisto-zogiste, pa u zhytur edhe ata vetë në moçalet e pista të atij që rreken të mbrojnë. Në kuadrin e rishkrimit të historisë, kuptohet që hanxhari më i madh do të bjerë mbi historinë e periudhës 1939-1990, që përmes manipulimeve dhe shtrembërimit të fakteve të mund të arrihet që të fshihet nga historia e të mohohet tërësisht LUFTA ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE dhe periudha e ndërtimit socialist të vendit, të mohohet roli dhe kontributi i PARTISE KOMUNISTE SHQIPTARE, (më vonë PPSH), i komunistëve, i popullit dhe i Enver Hoxhës në luftën për çlirimin e vendit nga pushtuesit fashistë dhe ndryshimet rrënjësore që ndodhën në vitet 1945-1990. Njëherazi të nxjerrin nga bataku i tradhtisë dhe të dalin të larë forcat ballistozogiste, që bashkëpunuan ngushtë dhe u bënë njësh me pushtuesit italianë dhe gjermanë, duke
i quajtur madje edhe "patriotë, nacionalistë", por që sipas tyre ranë
"viktimë e komunizmit".
Forcat ballisto-zogiste, pasardhësit e të cilave sot kanë ardhur në pushtet dhe sundojnë jetën ekonomike dhe politike të vendit, sado paradoksale që mund të duket, nuk mund të mos shkonin deri aty sa të rishikojnë, të falsifikojnë e të rishkruajnë një histori tjetër. Ata do ta bëjnë këtë: historinë tani do të shkruajnë jo fitimtarët, por të mundurit, ata që u bashkuan me fashistët dhe bashkë me ta humbën luftën. Historia e shkruar prej tyre do t'i nxjerrë fitimtarët të humbur dhe të
humburit fitimtarë, patriotët e vërtetë që luftuan e sakrifikuan gjakun dhe
jetën e tyre për çlirimin e atdheut nga bisha fashiste do të dalin tradhtarë
dhe ata që u radhitën në të njëjtin krah me pushtuesit kundër popullit të ngritur në luftën për çlirimin kombëtar do të quhen patriotë. Shkurt, çdo gjë do të jetë e përmbysur e me kokëposhtë, antivlerat do të quhen vlera dhe vlerat antivlera.
Përpjekjet për mohimin e LANÇ-it kanë filluar me kohë, që me përmbysjen e madhe të vitit 1990. Zhvarrimet e Enver Hoxhës, të komandantëve të shquar, të drejtuesve të tjerë të LANÇ-it, të heronjve të kësaj lufte, dhe heqja e eshtrave të tyre nga varrezat e dëshmorëve; shkatërrimi i simboleve të luftës, i varrezave të dëshmorëve, i lapidarëve, të pllakave përkujtimore; shkatërrimi i rrjetit të gjerë të muzeumeve, përpjekjet për të zvogëluar përmasat e LANÇ-it kundër pushtuesve fashistë dhe të numrit të dëshmorëve e deri tek diskutimi për datën e çlirimit, janë disa nga veprimet që tregojnë për fushatën e egër të pushtetarëve të sotëm ndaj LANÇ-it-pjesë e pamohueshme e historisë së lavdishme të Shqipërisë. Tërë kujdesi i rishkruesve të historisë, do të jetë që të shtrembërohen e mënjanohen roli i PKSH dhe i Enver Hoxhës, frymëzuesit, organizuesit dhe udhëheqësit të vërtetë të kësaj lufte, të venitet madhështia e luftës së popullit të ngritur në luftë kundër pushtuesve fashistë italianë dhe gjermanë, nën udhëheqjen e komunistëve dhe partisë së
tyre.
Ashtu si deri tani, krijimin e PKSH do ta quajnë vepër të dy
komunistëve jugosllavë, pavarësisht se kjo nuk qëndron dot as teorikisht e as realisht, kur dihet që krijimi i partive nuk mund të bëhet me urdhëra dhe porosi nga jashtë, pa qenë të pjekura kushtet objektive e subjektive brenda vendit. Po të mos ishin grupet komuniste dhe përpjekjet e komunistëve shqiptarë, jo Miladini e Dushan Mugosha, mor po edhe vetë Titoja apo Informbyroja të vinin në Shqipëri nuk do të mund ta krijonin dot PKSH-en.
Jo vetëm kjo, por edhe tërë luftën për krijimin e formacioneve të mëdha të
ushtrisë partizane deri edhe krijimi i Shtabit të Përgjithshëm, ne historinë e
rishkruar do ta nxjerrin si vepër e dy jugosllavëve me synimin që komunistët,PKSH-en dhe Enver Hoxhën t'i akuzojnë si tradhtarë prosllavë. Jo më kot komunizmin e quajnë sllavokomunizëm dhe komunistët sllavokomunistë. Jo injoranca, por interesat e tyre i shtyjnë këto forca ta trajtojnë kështu çështjen, se besoj që jo vetëm ballisto-zogistët, Berisha apo edhe historianët e tipit Beqir Meta, të mos e dinë që komunizmi nuk është fenomen sllav apo lindor. Komunizmi shkencor lindi në zemër të Evropës, në Gjermani. Atë e krijuan Marksi dhe Engelsi, organizimet e para, Lëvizja Socialiste lindi në Evropën Perëndimore. Akti i parë i vendosjes së pushtetit të proletariatit ndodhi në Francë me Komunën famëmadhe të Parisit, pavarësisht se e pati jetën e shkurtër, vetëm 72 ditë. Atëherë ç'kuptim ka përdorimi i fjalës "sllavo- komunizëm" veç dashakeqësisë së kundërshtarëve të tij.
Në Luftën e Dytë Botërore, pavarësisht se komunistët luajtën rolin vendimtar në mposhtjen dhe shkatërrimin e bishës fashiste, jo vetëm se në anën e tyre ishte një shtet komunist, BS por edhe se Partitë Komuniste në Francë, në Itali, në Spanjë dhe në vende të tjera, ashtu si edhe në Shqipëri ishin forcat kryesore në luftën kundër fashizmit. Duke i mëshuar rolit të PK jugosllave për krijimin e PKSH-së dhe zhvillimit të LANÇ-it në Shqipëri, propaganda e sotme objektivisht bashkohet e bie në pozitat e ish-propagandës jugosllave dhe i jep rol një pseudoargumentuesi për ta shfrytëzuar kundër Luftës Antifashiste NAÇL-it të popullit shqiptar, kundër historisë së Shqipërisë e të kombit shqiptar. Historia e dalë nga çorba berishiane, LANÇ nuk do ta konsiderojë si të tillë, por si "luftë civile" që e paskësh filluar dhe zhvilluar PKSH kundër forcave nacionaliste. Beqir Meta, Valentina Duka e veçanërisht sharlatani Urhan Butka e kanë deklaruar hapur se: "atyre u del që ishte luftë civile", ndërsa ky i fundit ka bërë edhe një libër "mbi luftën civile në Shqipëri". Asgjë e vërtetë, çdo gjë e sajuar dhe e manipuluar. Pse lufta jonë kundër fashizmit quhet civile, kur, fjala vjen, ajo në Francë nuk quhet e tillë? Edhe në Francë ishin tri forca që vepronin: nga njëra anë ishin lufta e PKF në kushtet e një ilegaliteti të thellë dhe ushtria e gjeneralit De Gol dhe përballë tyre forcat e qeverisë së Vishisë e radhitur krahas ushtrisë pushtuese gjermane. Në gjithë vendet e Evropës, gjatë Luftës së Dytë Botërore, situatat u krijuan të tilla që, në secilën prej tyre, ashtu si edhe në Shqipëri, vepruan dy forca përballë njëra-tjetrës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mariglen Gjoka
Fillestar/e
Fillestar/e
Mariglen Gjoka


Male
Numri i postimeve : 46
Age : 45
Vendi : Athine (Greqi)
Registration date : 14/01/2009

HISTORIA:RISHKRIMI-ATENTAT NDAJ SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: HISTORIA:RISHKRIMI-ATENTAT NDAJ SAJ   HISTORIA:RISHKRIMI-ATENTAT NDAJ SAJ EmptyThu Apr 23, 2009 8:15 pm

(2)
Popujt e ngritur në luftë ndaj pushtuesve fashistë, nga
njëra anë dhe trupave gjermane dhe bashkëpunëtorët, kolaboracionistëve
përkrah pushtuesve, të cilëve u shërbenin. Megjithatë, në asnjë prej
këtyre vendeve nuk quhet luftë civile, vetëm në Shqipëri bëhen
përpjekje ta karakterizojmë si të tillë dhe vetëm se kështu u intereson
pinjollëve të bashkëpunëtorëve të fashizmit dhe përfaqësuesve të tyre
në pushtet, me synimin e vetëm që të mohohet lufta e kontributi i popullit shqiptar nën udhëheqjen e PKSH, të Enver Hoxhës,
i radhitur në krah të aleancës anglo sovjeto-amerikane, ç'ka e bëri
Shqipërinë të jetë në anën e fitimtarëve, dhe e shpëtoi atë nga lakmitë
e shovinistëve fqinjë.
Në qoftë se nuk do të ishte LANÇ-i e populli shqiptar nën udhëheqjen e PKSH, kundër fashizmit, atëherë, me siguri sot nuk do të kishte më Shqipëri: Mohimi i këtij kontributi nga forcat politike të djathta sot, i hedh këto të fundit në llogoret e tradhtarëve të kombit. Urrejtja e egër
antikomuniste, që karakterizon përfaqësuesit ballistozogistë të shpërndara në partitë e spektrit të djathtë i bën politikanët e sotëm të këtij spektri Berishën, Topallin, krerët e tjerë shumë aktive në mohimin e LANÇ-it, por edhe periudhës së ndërtimit socialist, deri në atë shkallë sa të mohojnë çdo gjë,simbolet historike, datën e çlirimit, gjakun, punën dhe djersën e derdhur nga populli gjatë 45 vjetëve 1945-1990, zhvillimin e paparë ekonomik dhe ngritjen e industrisë shumëdegëshe, zgjerimin e intensifikimin e bujqësisë deri në sigurimin e nevojave të vendit e prodhimin për eskport; arritjet në arsim, kulturë, në shëndetësi e rritjen e jetës mesatare të njerëzve, në fushën shoqërore, në emancipimin e femrës dhe të shoqërisë në tërësi, rritjen e autoritetit të padiskutueshëm të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe sigurimin kombëtar e forcimin e mbrojtjes së vendit. Në historinë që do të rishkruhet, mohimi i këtyre do të çohet më tej e do të thellohet më tepër, çka flet për luftën e ashpër klasore, e cila me ndryshimin
e kushteve në vitin 1990 ka ndërruar kahje. Që në fillim të ndryshimeve, 17 vjet më parë, midis shumë të tjerave nisi edhe një diskutim, që në pamje duket shterpë, por që në të vërtetë bart synime të mbrapshta e të thella antikombëtare. Diskutimi dhe këmbëngulja për ta ndryshuar 29-tën, në të vërtetë ngjan si qesharake, sipas thënies: "e lagu, apo s'e lagu", por qëllimi është që të ndryshohet për të mos patur një datë të çlirimit nga fashizmi, bashkimi me një
datë tjetër, po aq të lavdishme sa edhe vetë ajo, me 28 Nëntorin, synon që hap pas hapi të lihet mënjanë deri sa të harrohet fare, lavdia e 28 Nëntorit të mbulojë dhe të varrosë 29 Nëntorin.
Urrejtja antikomuniste u ka errësuar mëndjen, dhe i ka bërë myteberët e sotëm të politikës
dhe disa pseudohistorianë sharlatanë dhe servilë të mos skuqen, duke mos përfillur turpin për mashtrimet e gënjeshtrat që sajojnë për kohën nga 1945 deri në 1990-ën, duke akuzuar për çdo gjë, për çdo qëndrim e veprim PKSH,(me vone PPSH) dhe Enver Hoxhën, veçanërisht për luftën e klasave, pavarësisht se sot po e zhvillojnë 10-fish më shumë e më egërsisht. E ç'mund të bënte, veç asaj që bëri Pushteti Popullor, atëherë kur perëndimi dërgonte kriminelët e bashkëpunëtorët e fashizmit si grupe diversioniste për të përmbysur atë pushtet? Kushdo e kupton sa drejtë dhe ligjërisht ka vepruar Pushteti Popullor, por ja që nuk e
kupton, apo nuk do të kuptojë Beqir Meta, i cili pyet: "Kush janë heronjtë dhe antiheronjtë e vërtetë, grupet e diversantëve kundër pushtetit komunist, apo forcat e sigurimit që i asgjesuarn ato grupe?". Dhe vetë përgjigjet: "për mua, heronjtë e vërtetë janë diversantët që u dërguan për të
përmbysur me armë pushtetin e Enver Hoxhës, ndërsa anti-heronjtë janë forcat e sigurimit.
Lind pyetja: çështë ky zotni, historian apo sharlatan? Pse mban qëndrim të ndryshëm, në kundërshtim me nëjri-tjetrin për të njëjtën dukuri? Pse Revolucionin demokratikoborgjez të Qershorit 1924, ai e emërtoi grup të armatosur dhe e quan të padrejtë veprimin e tij se përmbysi regjimin e Zogut, sepse ishte regjim legjitim, ndërsa veprimin e grupeve diversante e quan të drejtë, megjithëse edhe këta u përpoqën që me armë të rrëzonin pushtetin legjitim në vitet 1945-1955?! Pse zoti "historian me grada" nuk përfillni ligjet e logjikës formale, ligji themelor i së cilës thotë: "nuk mund të jepen për të njëjtën dukuri dy gjykime që përjashtojnë njëri-tjetrin?! Është e qartë:
A i shërbeni politikës së ditës dhe për këtë hedh poshtë ligjet e shkencës. Që këtu merr fund qënia e tij historian. Me këtë klasë politike që shkrinë Akademinë e Shkencave, edhe për shkak të nevojës së rishkrimit të historisë së falsifikuar dhe krijimit të filialit të studimeve
albanologjike, si instrument të realizimit komod të këtij hapi
antikombëtar mund të ndodhë çdo gjë. Historia do të rishkruhet ashtu
siç e do kjo klasë e
degjeneruar në çdo qelizë të saj, nga historianë të tipit Kasëm Biçoku, Xhelal Dezhgiu, Luan Malltezi, Ferit Duka, Valentina Duka, Nevila Nika, e mbi të gjithë Beqir Meta. Historia do të manipulohet si të dojë e kur të dojë Sali Berisha, Topi, Topalli, mund e do të shkruhet së prapthi, siç e duan përfaqësuesit e sotëm të bashkëpunëtorëve të fashizmit. Kjo përbën fatkeqësi
kombëtare, por kemi mendimin dhe bindjen që do të jetë e përkohshme. Historia si shkencë,herët apo vonë, do t'i vërë gjërat në vendin që I takon,e vërteta do të triumfojë mbi gënjeshtrën. Duan apo s'duan ata që sundojnë sot Shqipërinë,roli dhe kontributi i komunistëve,i PKSH dhe i Enver Hoxhës do të zerë vendin që i takon,ballin e historisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

HISTORIA:RISHKRIMI-ATENTAT NDAJ SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: HISTORIA:RISHKRIMI-ATENTAT NDAJ SAJ   HISTORIA:RISHKRIMI-ATENTAT NDAJ SAJ EmptyThu Apr 23, 2009 10:12 pm

Prano pershendetjet e mija te sinqerta e Vellezerore i nderuar MARIGLEN GJOKA tu kisha lute qe keto shkrime te ju a dergoshe disa Shovinisteve Greke e Serbe ketu qe ti lexojne mire dhe te kuptojne intrigat qe i behen popullit tone dhe kushe ishte i MADHI ENVER kete duhet ta kupotojne disa coftina ketu se ju jane ere syte nga megalomania te etur per pushtet dhe per te shfrytezuar e zhduke cdo gje Kombetare duke u munduar ta kthejne gjithcka ne Arabe e ku ta di une edhe njeher i nderuar Respekt per ty dhe shkrimet me fakte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





HISTORIA:RISHKRIMI-ATENTAT NDAJ SAJ Empty
MesazhTitulli: Re: HISTORIA:RISHKRIMI-ATENTAT NDAJ SAJ   HISTORIA:RISHKRIMI-ATENTAT NDAJ SAJ Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
HISTORIA:RISHKRIMI-ATENTAT NDAJ SAJ
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Atentat ndaj Ahmetit në fshatin Rakovec
» Mendesia shqiptare ndaj Femres....
» Qëndrimi i Shqipërisë ndaj çështjes çame!
» Diskutimet ndaj njohjes te Kosoves
» Kulturocidi ndaj librit shqip në Maqedoni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: