Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shqiperia Natyrale» eshte nje nocion europerendimor

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Shqiperia Natyrale» eshte nje nocion europerendimor Empty
MesazhTitulli: Shqiperia Natyrale» eshte nje nocion europerendimor   Shqiperia Natyrale» eshte nje nocion europerendimor EmptyTue Apr 21, 2009 4:56 pm

Sa kohe qe u be zhurme rreth nocionit politik «Shqiperi Natyrale», sa kohe qe ky nocion u barazua me nocionin «Shqiperi Etnike apo Shqiperi e madhe», aq kohe eshte e nevojshme, pse jo edhe e domosdoshme te sqarohet akoma me mire perse Shqiperia Natyrale eshte nocion politik I se ardhmes, progresist dhe ne perputhje me realitetin e rajonit te Ballkanit Perendimor. Ndertimi I shtetit te Kosoves apo problemet e hapsirave shqiptare ne Maqedoni, Lugine te Presheves apo Mal te Zi, jane hapa ne sendertimin e kesaj Shqiperie Natyrale.

Qellimi i analizes

Qellimi i kesaj analize, nuk ka te beje thjesht me nje nocion, por me nevojen qe pas analizes nocioni te behet I pranueshem per te gjithe. Qe pas analizes nocioni te pranohet nga te gjithe si moderne dhe bashkekohor. Qe pas analizes, duke u pranuar si i tille hap pas hapi dhe dora dores te filloje sendertimi i tij si pikenisje e integrimeve rajonale.


Marreveshjet qe kane krijuar shtetet e Ballkanit Perendimor

Analiza e marreveshjeve mbi te cilat jane ndertuar shtetet e Ballkanit perendimor do ten a ndihmoje per te pare me mire te gjithe ate artificialitet te marreveshjeve duke na dhene imperativin e Marreveshjeve Natyrale.
Let ti marrim me radhe:

E para: Marreveshja e Londres 1913: Fuqite e medha vendosin krijimin e shtetit te ri shqiptar duke i dhene atij karakterin e nje shteti neutral. Por duke lene jashte kufijve te tij hapsira te medha natyrale shqiptare. Teza e sapothene eshte e pranuar nga vete nenshkruesit e Konferences se Londres, por e justifikuar per hir te paqes europiane. (Ne fakt kjo ishte nje mashtrim sepse pas nje viti filloi Lufta e pare boterore.)

E dyta: Marreveshja e Versajes 1919: Fuqite e medha pas luftes se pare boterore hartuan Marreveshjen per Ballkanin dhe vendet qe jetojne ne Ballkan. Marreveshja eleminoi pavarsine e Malit te Zi dhe krijoi mbreterine serbo-kroato-sllovene, qe ne 1927 u quajt Jugosllavi. Ndersa Malazazet pas kryengritjes se pergjakshme te Krishtlindjeve midis jeshileve dhe te bardheve, ju drejtuan eposit dhe kombin malazez e bene hyjnor ne kenge. Te njejten gje bene edhe shqiptaret te cilet ne mungese te realitetit qe perseri i cungoi nuk munguan qe kombin e tyre ta quanin hyjnor. Te njejten gje bene edhe maqedonasit te cilet 10 ditet e Republikes se Krusheves i quanin si ditet e Ballkanit te paqes me qender maqedonasit.

E treta. Marreveshja Ribentrop-Ciano dhe Shqiperia e Madhe

Shqiperia u pushtua nga Italia ne vitin 1939. Dihet se ne Prill te vitit 1941 divizionet e motorizuara gjermane pushtuan Jugosllavine duke perfshire edhe Kosoven qe ishte pjese e saj. Me pas ne Viene arrihet Marreveshja midis ministrave te jashtem te Gjermanise dhe Italise per ndarjen e teritoreve te Ballkanit. Kjo Marreveshje mori emrin Marreveshja Ribentrop-Ciano. Sipas kesaj Marreveshje trupat gjermane u larguan nga pjesa me e madhe e teritorit te Kosoves duke mbajtur Vushtrine, Podujeven dhe Mitrovicen te cilat ju dhane Serbise. Serbia qeverisej nga nje qeveri e kryesuar nga ish shefi i shtatmadhorise se ushtrise jugosllave Milan Nediç. Kufiri sipas Marreveshjes u vendos ne Mitrovice, ku qeveria e Nediçit disllokoi nje batalion te Rojes Shteterore meqe sipas Marreveshjes aty ishte kufiri me Shqiperine. Nje pjese tjeter e Kosoves aktuale ju dha Bullgarise se Car Borisit qe ishte aleate e gjermaneve. Perveç Maqedonise Lindore, Bullgaria mori si teritor te saj Luginen e Presheves, Shterpcen, Kaçanikun, Kumanoven dhe Vitine. Ndersa pjesa tjeter e Kosoves dhe e Maqedonise u bashkua me Shqiperine. Italia ne keto teritore krijoi tre prefektura. Prefektura e Prishtines, e Pejes dhe e Prizrenit. Nga kjo Marreveshje dhe nga kjo ndarje teritori u krijua ajo qe u quajt Shqiperi e Madhe. Kete term shqiptaret vazhdojne ta degjojne edhe sot, sa here qe duhet qe ata te mbyllin gojen apo sa here qe ata duhet te perçahen. Pra Shqiperia e Madhe sipas te vertetes historike eshte Shqiperia e sotme administrative plus Prefekuren e Prishtines, plus ate te Prizrenit, plus ate te Pejes dhe minus Presheven, minus Bujanovcin, minus Kaçanikun, minus Vitine, minus Kumanoven, minus Mitrovicen, minus Uren e Ibrit, minus Vushtrine, minus Podujeven dhe dhjetra minuse te tjera.

E katerta : Mbarimi i Luftes se dyte boterore dhe Marreveshja e Jaltes dhe Potsdamit.

Rikthehet ish-Jugosllavia me e fuqishme se me pare. Pas 50 vjteshe rezultoi se ishte artificiale dhe filloi shperberja e saj e pergjakshme. Sot nuk ekziston asgje nga Marreveshja e Vresajes dhe e Jaltes. Asnje lloj natyralizimi. Vetem artificialitet.
E pesta : Marreveshja e Dejtonit. Eshte nje marreveshje qe rregulloi marrdheniet midis serbeve, boshnjakeve dhe kroateve te Bosnjes, pas disa vitesh lufte te pergjakshme. Eshte nje marreveshje artificiale qe vazhdon te respektohet per shkak te forcave te NATO te dislokuara dhe te kompetencave te jashtezakonshme te te derguarit te BE. 7 vjet pas nenshkrimit te saj, askush prej serbeve, kroateve dhe boshnjakeve nuk beson tek natyralizimi i saj.

E gjashta: Marreveshja e Rambujese e vitit 1999.

Eshte nje marreveshje e firmosuar vetem nga shqiptaret. Por e pa firmosur nga serbet. Edhe sot vazhdon te jete e tille.
E shtata Marreveshja e Kumanoves eshte marreveshja qe nenshkrua nga NATO dhe Ushtria serbe per te lejuar dislokimin e NATO ne Kosove. Sot pas 7 vjetesh, duket se edhe ajo eshte nje marreveshje artificiale. Pohimet dhe dklarimet e politikaneve te ndryshem kosovare qe Mitrovica e Veriut dhe Kosova Veriore eshte ndare qysh ne Kumanove, deshmojne mbi karakterin artificial te saj.
E teta Marreveshja e Ohrit eshte marreveshja qe vendosi paqen ne Maqedoni dhe synoi te rregulloje marrdheniet shteterore dhe shoqerore te shtetit te quajtur Maqedoni. Por duket se edhenkjo marreveshje do te kete jeten e shkurter. Cilat jane arsyet?
E para: Nga politika maqedonase, kjo Marreveshje vazhdon te konsiderohet si nje leshim qe shteti dhe populli maqedonas u ka bere shqiptareve. Pra e ka hequr nga vehtja e tij dhe ja ka dhene dikujt tjeter. Vetem analiza e faktit qe perse gjate 5 vjeteve zevendekryeministri qe merret me zbatimin e saj eshte vetem shqiptar te çon ne konkluzionin e siperthene. Ne fillim Musa Xhaferri dhe tani Imer Selmani jane zevndeskryeministra qe ndjekin zbatimin e saj. Ne nje kohe kur kjo marreveshje u konceptua dhenenshkrua si marreveshje per te ardhemen e dy popujve.
E dyta : Vetem dy vjet pas nenshkrimit te saj dhe ne prag te fillimit te zbatimit, Kongresi Boteror Maqedonas dhe ish-partite opozitare te drejtuara nga Gruevski- Andovi dhe Georgievski organizuan nje referendum kunder kesaj Marreveshjeje. Referendumi deshtoi, por ai gjithsesi pohoi nje fakt te fshehur deri atehere. Cili eshte fakti ? Kunder kesaj marreveshje votuan 409 mije qytetare me kombesi maqedonase. Shuma e mesiperme eshte gati e barabarte me votat qe moren sebashku VMRO-DPMNE plus VMRO te Geogievskit.
Pra edhe kjo marreveshje eshte larg te te qenit natyrale dhe shume prane artificialitetit. Kush ka ndjekur programin e kryeministrit Gruevski e ka te qarte se Marreveshja e Ohrit po behet gati te shndrrohet ne nje ikone dhe te jete vetem objekt i kujteses historike.

Cili eshte bilanci ?

Keto jane 8 Marreveshjet Nderkombetare mbi te cilat funksionojne shtetet e Ballkanit Perendimor. Por cili eshte bilanci i tyre ?
Marreveshja e Londres qe krijoi shtetin shqiptar mbeti artificiale. Jo thjesht per cungimin e hapsirave natyrale shqiptare, por edhe per faktin se nuk zbatoi pasrimin e neutralitetit lidhur me shtetin shqiptar.
Marreveshja e Versajes tregoi qe ishte plotesisht artificiale. Sot nuk ekziston mbreteria serbo-kroato-sllovene. Por jane disa shtete, nga te cilet I fundit ishte Mal I Zi qe jane krijuar.
Marreveshja e Jaltes mbi Ballkanin rezultoi se ishte perseri artificiale. Jugosllavia e konsoliduar ne Jalte sot eshte pjese e memories historike dhe jo e realitetit.
Marreveshja e Dejtonit duket se eshte artificiale dhe mbahet ne kombe me forcen e bajonetave. Fitorja e forcave nacionaliste ne zgjedhjet e fundit ne te tria etnite, tregoi se kemi te bejme me nje marreveshje artificiale.
Pra bilanci i 8 marreveshjeve pergjate nje shekulli tregon se ato nuk arriten te behen natyrale. Dhe nuk u bene te tilla sepse u imponuan mbi shumicen e popujve te Ballkanit. Prandaj qe ne kete rajon kemi shtete te panatyrshme te cilet ne shumice mbahen ne kembe me hapsira shqiptare.

Strategjia e eksportimit te krizave dhe «Shqiperia natyrale»

Ka nje dukuri interesante ne rajonin e Ballkanit. Ajo ka te beje me krijimin e realiteteve iluzive duke eksportuasr krizat atje ku nuk jane. Kesisoj krijohet nje realitet iluziv. Dhe ky realitet iluziv gjen terren ne hapsiren shqiptare e cila vazhdon te sherbeje si «rrufepritese» e te tjereve.

Dy probleme per te ilustruar ka u tha me lart :

Problemi i pare i pazgjidhur perfundimisht eshte Serbia
Serbia eshte nje shtet qe doli me vehte pas shperberjes se Jugosllavise, por qe ka akoma probleme qe kane te bejne me identitetin e saj politik.
E para : Serbia eshte akoma shteti qe vetquhet demokratik, por qe dhe ka si force te pare politike parlamentare nje parti ultra nacionaliste e cila perben nje te treten e parlamentit te Serbise. Ajo quhet Partia Radikale Serbe e drejtuar nga Tomisllav Nikoliç.
E dyta : Serbia ka akoma nje rajon te tere te quajtur Sanxhak ku popullsia boshnjake ka akoma probleme etnike te mprehta me qeverine e Serbise.
E treta : Serbia ka akoma probleme etnike te pazgjidhura ne Vojvodine ku grindjet, racizmi dhe konfliktet me popullsine hungareze tashme jane bere edhe problem europian.
E katerta : Serbia ka shume me pak probleme me popullsine shqiptare ne Luginen e Presheves veçanerisht pas permbysjes se Milosheviçit.
E pesta : Serbia ka akoma probleme me Republiken serbe te Bosnjes te cilet mbi bazen e natyralitetit kane te drejte te kerkojne bashkim me Serbine Megjithate serbia dhe politika e saj perpiqet ti shkarkoje problemet e saj tek rrufepritesi Kosove.

Problemi i dyte i pazgjidhur perfundimisht eshte Maqedonia.

Edhe Maqedonia eshte nje shtet qe lindi pas shperberjes se ish-Jugosllavise.
Pas me shume se nje dekade si shtet me vehte, Maqedonia ka akoma probleme me fqinjet e saj duke u shndrruar kesisoji ne nje nder problemet kryesore ne rajon. Maqedonia ka akoma probleme me fqinjin e saj ballkanik Greqine qe nuk i njeh emrin. Ka akoma probleme me fqinjin e saj po ballkanik Bullgarine qe nuk i njeh etnine. Ashtu siç ka probleme me fqinjin e saj verior Kosoven qe nuk I njeh kufirin. Nuk ka asnje problem me Shqiperine qe ja njeh te gjitha.
Maqedonia vazhdon te jete akoma pa emer te rregjistruar ne «gjendjen civile politike» te quajtur OKB.
Maqedonia megjithse eshte me Marreveshje te Ohrit eshte akoma pa mentalitetin e kesaj Marreveshje. Ne 7 nentor 2004, me shume se 409 mije qytetare te Maqedonise votuan legalisht kunder kesaj Marreveshje.
Ne Maqedoni shqiptaret jane faktori kryesor i ruajtjes se integritetit dhe stabilitetit te saj.

Kombi qe ben te tjeret, pa bere vetvehten

Perse i permenda problemet e mesiperme ? Per te bere me te prekshme dy realitetet qe ekzistojne ne rajon. Ate real dhe ate virtual. Problemet reale me shume ekzistojne tek te tjeret. Ndersa ne menyre virtuale ato eksportohen ne hapsiren shqiptare.
Cfare jane sot shqiptaret? Jane kombi qe me shume ndihmon te tjetert te behen, pa bere akoma vehten e tyre. U trajtua si sukses I madh fakti qe vota e shqiptareve beri shtet te pavarur Malin e Zi.
Ashtu siç u trajtua si sukses i madh qe shqiptaret garantuan integritetin e Maqedonise. Po integritetin e vendit dhe kombit te tyre ?


Integrimi ne Bruksel dhe integrimi ne Tirane

Eshte edhe nentitulli i siperthene nje objekt i analizes. Shqiptaret ndodhen sot perballe dy integrimesh. Jane integrimet ndershqiptare, por jane edhe integrimet europiane. Nje mendesi u thote qe te shtyjne edhe per disa dekada integrimet ndershqiptare, per hir te integrimeve europiane. Por keto te fundit jane lene per ne fund te axhendes se Brukselit. Pavarsisht propagandas, duket se integrimet europiane shqiptaret do ti shijojne te fundit. Prandaj ata kane nevoje te mos rrine duarkryq. Atyre u duhen integrimet ndershqiptare. (Jo pushimet ne Ulqin dhe ne Durres qe disa I konsiderojne integrime. Sepse me keto mend, do te na dale qe shqiptaret synojne te integrohen ne fillim me Stambollin, pasi pushimet me te shumta I bejne ne bregdetin turk). Prandaj integrimet me qender Tiranen duket se do te jene me te shpejta se integrimet me qender Brukselin.

Shqiperia Natyrale eshte europeizem, nuk eshte nje aventure

Shqiperia Natyrale nuk eshte nje aventure, ajo eshte europeizem I kulluar. Po perse eshte e tille. Eshte e tille, sepse Shqiperia natyrale nuk ngrihet mbi artificialitete, nuk ngrihet mbi mite dhe legjenda, nuk ngrihet mbi te tjeret. Ajo meton te ngrihet atje ku ka shqiptare dhe jo atje ku ka kenge per shqiptare apo mite per shqiptare. Prandaj ajo u thote edhe fqinjeve qe edhe ju mos u ngrini mbi kurrizin e shqiptareve, por mbi kurrizin tuaj. Shqiperia natyrale nuk merret me Mollen e Kuqe, as me Pargen, as me Kosanicen dhe Toplicen. Por ajo eshte e detyruar te merret me Mitrovicen, me Presheven, me Ulqinin, me Strugen etj etj. Njohja e realitetit sjell edhe zgjidhjet e tij, sjell edhe stabilizimni e tij. Fshehja e ketij realiteti, sjell edhe traumat, destablizimin, dhunen dhe konfliktet.
Njohja e realitetit ka brenda dhimbjen e se vertetes. Fshehja e ketij realiteti ka brenda dhimbjen e mashtrimit. Por dhimbja e se Vertetes eshte shume here me e lehte se Dhimbja e mashtrimit. Shqiperia Natyrale eshte pjese perberese e dhimbjes se realitetit, prandaj ka edhe te ardhme. Shqiperia artificiale eshte pjese e dhimbjes se mashtrimit, prandaj edhe nuk do te kete te ardhme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Shqiperia Natyrale» eshte nje nocion europerendimor Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia Natyrale» eshte nje nocion europerendimor   Shqiperia Natyrale» eshte nje nocion europerendimor EmptyTue Apr 21, 2009 6:49 pm

E para: Marreveshja e Londres 1913



Duhet me kalxo edhe diqka per qetu, Shqiperia apo Albania u formu edhe per mos me mund Serbia me pas hyrjen ne deti.

Kjo esht nje arsyje e cilla perdoret ne historine e tjerave shtetave. Prsh. un ketu ne Slloveni kam msu se Shqiperia u shpall per ket qellim per mja ndalu hyrjen Serbis ne deti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqiperia Natyrale» eshte nje nocion europerendimor
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiperia Natyrale» eshte nje nocion europerendimor
» «Shqiperia Natyrale» eshte nje nocion europerendimor
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» BRENDA SHQIPËRISË NATYRALE, NUK KA AS EDHE NJË PËLLËMBË TË T
» Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: