Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV Empty
MesazhTitulli: ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV   ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV EmptyTue Mar 31, 2009 2:57 pm


Mr.Sc. Ilmi VELIU- Historian, Kërçovë

KONTAKTET E PARA TË SHQIPTARËVE ME ISLAMIN
Burimet dhe Literatura:
1-- Georgi Ostrogorski, Istorija na Vizantija, Nasha Kniga, Skopje , prevod od srpski, 1992.
2-- Zhan Klod Faveyrial, Histoire De l’Albanie (Historia e Shqipërisë) përkthim nga Gent Ulqini, Tiranë 2004
3-- Franjo Raçki, Bogomili i Patareni, posebna izdanja srpske kraljevske akademije, kniga LXXXVI, Beograd 1931
4-- Kasem Biçoku, Pëllumb Xhufi, Historia e Popullit Shqiptar I, (Kaptina për Mesjetën), Akademia e SHSH, Instituti i Historisë, Tiranë, 2002
5-- Gjeografi, Al Sherif Al Idrisi "Kitabi Rudher të përfunduar më 1154, ka vizituar brigjet shqiptare dhe jep të dhëna për Durrësin dhe Vlorën.
6-- Prof Dr, Kristo Frashëri, "Përhapja e Islamizmit te Shqiptarët", Fakti i datës 11 shtator 2006
7-- Universiteti i Tiranës,Instituti i Historisë "Gjergj Kastrioti Skënderbeu," Tiranë 1967
8-- H. Mehmed Hanxhiq, Islamizacija Bosne i Hercegovine, Sarajevo, 1940


KONTAKTET E PARA TË SHQIPTARËVE ME ISLAMIN


Islamizmi dhe mënyra e përhapjes së këtij religjioni në Ballkan dhe Evropë, gjithmonë ka ngjallur interesim të madh tek studiuesit e kësaj lëmie e sidomos tek historianët e shek. XVII,XVIII,XIX.
Në bazë të studimeve dhe hulumtimeve të shumta, deri më tash janë lëshuar këto dy mendime ose teza:
1. Fillimi i depërtimit të Islamit në tokat shqiptare, Ballkan, rreth brigjeve të detit Adriatik, Detit Jon dhe detit Mesdhe ka zanafillën prej atëherë kur filloi zgjerimi i shtetit arab drejt Afrikës dhe Evropës. Dhe po ashtu kur filluan tregtarët arab të depërtonin në Ballkan e më gjerë duke ardhur nëpërmes detit Mesdhe dhe atij Adriatik e pastaj duke përdorur rrugët tregtare dhe duke e përshkuar Ballkanin lartë e tërthorë.
2. Mendimi i dytë është ai se Islamin në Ballkan e sollën osmanlinjtë dhe para turqve këtu nuk ka pasur asnjë mysliman. Janë këto dy mendime të kundërta dhe vinë nga mendimtarë të dy religjioneve të ndryshme dhe atë të parin e mbrojnë historianët dhe shkencëtarët mysliman dhe të dytin ata jo myslimanë.
Por sidoqoftë, islamizmi në Ballkan ka ardhur dhe jeton sot e kësaj dite dhe derisa shqiptarët janë popull që jetojnë në Ballkan dhe, edhe për ata vlejnë të njëjtat konstatime rreth asaj se kur erdhën shqiptarët në kontakt për herë të parë.
Ata të cilët qëndrojnë pas tezës se shqiptarët dhe Ballkani erdhën në kontakt më islamizmin edhe para ardhjes së osmanëve, kanë për bazë se Arabët pasi e pranuan islamizmin formuan një shtet të fuqishëm dhe e zgjeruan atë edhe në Evropë (Itali, Spanjë, Bregdeti Adriatik).
Pastaj arabët kanë qenë tregtarë shumë të dëgjuar edhe para islamizmit po edhe pas pranimit të tij dhe duke qenë të varur nga kjo degë ekonomike, kanë qenë të detyruar të shëtisin dhe të shkelin të katër anët e botës qoftë me anijet e tyre tregtare qoftë me karvanët dhe kuajt e devetë e tyre shumë të njohura mu si spanjollët dhe portugezët, që duke kërkuar toka të reja për tregti, zbuluan Amerikën dhe shumë vende tjera të pa njohura më herët.
Unë si shqiptarë, si mysliman dhe si historian jamë ithtar i tezës se Islami kishte ardhur në Evropë, në Ballkan po edhe në vetë tokat shqiptare para se të shtrihej në këto anë Perandoria Osmane. Duke dashur që ky mendim dhe kjo teori e imja po edhe e shumë të tjerëve si unë të jetë më bindëse dhe shkencore, janë munduar dhe kam bërë hulumtime historike dhe të gjejë burime ku do ta mbështetja këtë teori.
Te Georgi Ostrogorski, "Istoprija na Vizantija", Nasha Kniga, Skopje, prevod od srpski, 1992, hasa në të dhëna:)26, se vitin, kur filluan fitoret bizantine kundër Persisë është edhe viti kur filloi "Era e Arabëve". Deri sa perandori bizantin Irakliu i fitonte persianët, Muhamedi (a.s) i bashkoi arabët dhe vendosi themelet e një shteti të përbashkët të tyre. Politika, shkolla dhe shkenca e Muhamedit as. edhe pse në fillim dukej modeste dhe shumë primitive, më vonë u vërtetuar se ishte plotë energji të papërshkruar.
Luftërat e gjata perso-bizantine i dobësuan të dy anët dhe ua lehtësuan arabëve rrugën drejt Azisë së Vogël, Ballkanit dhe Evropës. Më 20 gusht të vitit 636, në vendin e quajtur Jermukë, arabët e mundën deri në gjunjë ushtrinë perandorake bizantine.
Depërtimi në detin Mesdhe, i vuri arabët para detyrës që të ndërtonin flotë detare e që për halifin Omer dhe një popull të shkretëtirës ishte diçka e re, shumë problematike dhe jo edhe aq e domosdoshme.
Muaviu ishte burrështeti i parë i arabëve i cili e kuptoi se lufta kundër bizantinëve dhe fitorja kundër tyre pa një flotë shumë të fuqishme luftarake nuk është e mundur.
Ky i hyni punës dhe menjëherë pas vdekjes së Omerit e kishte të gatshme flotën, dhe po ky si komandant i kësaj flote e sulmoi Qipron dhe e pushtoi kryeqytetin e tij Konstanca.)30. Në vitin 654 e morën edhe Rodosin.
Situata Bizantit iu keqësua edhe më tepër në kohën kur në krye të halifatit erdhi dinastia Abaside. Në vitin 781 arabët e sulmuan Bizantin dhe në Temën e Thrakës korrën një fitore shumë të madhe kundër bizantinëve. Bizanti u detyrua të kërkonte paqe dhe u detyrua arabëve tu paguante tatim vjetorë. Por kjo nuk e siguroi Bizantin nga sulmet e mëtutjeshme sepse së shpejti filluan sulme të reja të arabëve në Azi të Vogël.)31 Në vitin 806 Harun el Rashid u paraqit me një ushtri të madhe, pushtoi disa kala, e mori Tiana dhe perandori bizantin u detyrua përsëri të kërkonte paqe me kushte shumë të vështira për Bizantin.
Fuqia e shtetit arab për një kohë u paralizua për shkak të lëvizjeve të disa sekteve e sidomos Keramitëve. Por në fund me ardhjen në krye të shtetit mysliman të Mejmunit 813-833. situata u qetësua dhe në vitin 830 e rinisi luftën kundër Bizantit i cili nuk ishte në gjendje që të gjitha fuqitë ti drejtonte kundër arabëve në Azi të Vogël sepse në të njëjtën kohë i duhej të luftonte edhe në Sicili, ku edhe për kundër aktiviteteve mbrojtëse bizantine, pushtimet arabe vazhdonin, kështu që në vitin 831 u pushtua Palermo.
Bizanti duke u munduar të ndalonte depërtimin dhe zgjerimin e shtetit mysliman, tentonte që të ndalonte edhe depërtimin dhe ndikimin e kulturës Islame sepse kjo ishte një kulturë që depërtonte lehtë në popull dhe përqafohej nga të gjithë sepse themeli dhe baza e sajë ishte liria, barazia dhe toleranca.
Edhe pse perandori bizantin Mihajli III, në luftë kundër arabëve, kishte komandantë shumë të mirë dhe me eksperiencë, ai vazhdimisht i humbte betejat dhe përkundër të gjitha përpjekjeve nuk mundi ta ndalonte pushtimin e ujdhesës dhe hyrjen e arabëve ne Italinë jugore. Deri në fund të sundimit të Mihailit III, viti 856 nën bizantin kishin mbetur vetëm Sirakuza dhe Taormina.
Në pjesën perëndimore të Ballkanit, gjatë krizës së ikonave, ndikimi bizantin u dobësua. Duket se në gjysmën e parë të shek. IX qytetet dalmatine dhe fiset sllave në brigjet e detit Adriatik por edhe në brendi i këputën lidhjet më Bizantin. Është koha kur ishte formuar shteti serb nën udhëheqjen e Vllastimirit.
Do të thotë se vendasit, që autori nuk i përmend e që unë mendoi se kanë qenë ilirët–arbërit kanë qenë të sulmuar nga njëra anë nga shteti serb dhe nga ana tjetër thotë Ostrogorski nga arabët e Sicilisë. Pra Ostrogorski i përmend si "Arabë të Sicilisë" që do të thotë se ata aty kanë qenë të vendosur gjatë kohë dhe tash llogariteshin si vendas dhe jo si arabë të Arabisë apo të Afrikës. Në vazhdim Ostrogorski thotë se nga rreziku i serbëve dhe arabëve, vendasit, që kanë jetuar në bregdetin Adriatik, që ai nuk i përmend me emër por unë mendoi se vendasit kanë qenë arbërit, ka mundur t’i mbronte vetëm Bizanti i cili i llogariste si territore të vetat.
Kur arabët i sulmuan Budvën dhe Kotorrin, më 867 e rrethuan edhe Dubrovnikun e që ky qytet për ndihmë iu drejtua Konsatntinopojës. Arabët e mbajtën të rrethuar Dubrovnikun plotë 15 muaj dhe pas intervenimit të flotës bizantine ata u tërhoqën në bazat e tyre në Sicili. Qytetet bregdetare të Ballkanit perëndimorë ku ishte edhe Durrësi e Vlora dhe qytetet tjera shqiptare, për t’u mbrojtur nga sulmet arabe, thotë B.J.Ferluga në veprën e tij "Vizantiska uprava u Dalmaciji, Beograd 1958 u kërkonin ndihme edhe fiseve sllave të cilat ishin vendosur në Ballkan dhe shpeshherë atyre u paguanin edhe tatime.
Kisha bizantine (ortodokse) duke u frikuar nga depërtimi dhe përhapja e Islamit në Shqipëri dhe Maqedoni, ndihmoi dhe nxiti grupe të ndryshme misionarësh që do të vepronin në përhapjen dhe përforcimin e krishterimit, sidomos tek sllavët të cilët kishin ardhur këtu si paganë dhe fenë e kishin marrë nga shqiptarët vendas.
Si aktivistë më të dalluar për të përhapur krishterimin dhe për të ju kundërvu islamizmit në këto troje ishin nxënësit e Metodit, Naumi dhe Klimenti të cilët ndikuan në atë që sa më thellë të rrënjosej krishterimi dhe kultura bizantine, sepse arabët mysliman ishin në Sicili, dominonin në detin Adriatik dhe pjesë të ndryshme të Ballkanit dhe një ditë do të pushtonin të gjithë Ballkanin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV Empty
MesazhTitulli: Re: ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV   ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV EmptyTue Mar 31, 2009 3:12 pm

Kasem Biçoku, "H. e Popullit Shqiptar",Kaptina për Mesjetën, Tiranë, 2002 faqe 207, thotë se : Që në shek. VII-VIII situata etnike në Ballkan u stabilizua dhe nuk përmenden më dyndje popujsh.
Kjo gjendje etnike e shekujve të hershëm të mesjetës në Arbëri mbeti në thelb e pa ndryshuar edhe në shekujt e më vonshëm, kur nuk ka njoftime për dyndje të reja popujsh, me përjashtim të inkursioneve të arabëve të Sicilisë në sh. VIII-IX në brigjet shqiptare të Detit Adriatik.
Prof Dr, Kristo Frashëri "Përhapja e islamizmit te shqiptarët", Fakti ,11 shtator 2006 Shkup, thotë se përhapja e islamizmit te shqiptarët është e lidhur ngushtë me pushtimin turk të Shqipërisë. Megjithatë, shqiptarët kanë qenë në kontakt me banorë myslimanë shumë shekuj më parë. Këto kontakte në fillim janë kryer nëpërmjet, me sa dihet, sulmeve pirateske të saraenëve, pastaj nëpërmjet marrëdhënieve tregtare që arabët e Afrikës Veriore, pasi pushtuan Sicilinë dhe Italinë e jugut, zhvillonin në qytetet shqiptare të Adriatikut. Në disa kronika raguzane flitet për inkursione plaçkitëse të piratëve saraenë (arabë) të Afrikës Veriore në brigjet shqiptare në shek. IX)43. Mendohet se gjatë këtyre inkursioneve arabët kishin krijuar disa pikëmbështetje në Adriatik dhe se njëra prej tyre ndodhej në brigjet e Shqipërisë Veriore, pranë lumit Buna dhe se fshati i sotëm Serreq, i cili në kadastrën venedikase të Shkodrës të vitit 1416 është i shënuarme emrin "Sarrachinopoli" (Qyteti i Saracenëve) përfaqëson një prej atyre pikëmbështetjeve arabe të Mesjetës së hershme
Mendohet gjithashtu se në eposin e njohur të Gjergj Elez Alisë, bajlozi i zi ose arapi i zi që kërkonte si mitë nga shqiptarët çdo vit vajza të reja, është një reminishencë e këtyre sulmeve periodike pirateske.
Gjeografi i njohur arab i shekullit XII Idrisi me origjinë nga Maroku, i atashuar pranë mbretit të Sicilisë, Rozëherit tregon se veprën e vet "Kitabi Rozëher" të përfunduar në vitin 1154, se ka vizituar brigjet shqiptare dhe jep disa njoftime, ndonëse tepër të pakta, për Durrësin dhe Vlorën.
Le të përmendim në shek. XIII, në ushtrinë e mbretit të Napolit, Karli I Anzhu, përmendet një repart mercenarësh arabë të vendosur në Durrës me komandant një farë Musa Saraceni i cili mori pjesë krahas ushtrive anzhuine në luftimet që këta zhvillonin në Berat kundër bizantinëve në vitin 1281.
Duhet përmendur edhe atë që nuk e ka përmendur Kristo Frashëri se mbiemri Saraqi, Saraqini dhe arapi është shumë i përhapur ndër shqiptarët sidomos te ata të bregdetit Adriatik.
Po ashtu do të duhet të përmendim edhe një këngë që këndohet në trevën e Kërçovës e ku përmendet arapi i zi i cili për çdo vit ka mbledhur tatim shumë të madh. (vergi të madhe.
Pastaj ekziston një mulli në rrethin e Kërçovës i cili e ka emrin "Mulliri i Arapit" (afër fshatit Cërvicë) dhe në bisedë me pronarin e këtij mulliri Ali Rama nga fshati Llaxhe i Kërçovës, nuk din të tregoi se prej ku ka ardhur ai emër por është i mendimit se dikur do të ketë qenë pronë e arabëve që kanë kaluar këtu pari dhe janë marrë me tregti.
Në malin e Bistrës është edhe vendi që quhet "Arap Kulla" (Kulla e Arapit) ku ka rrënoja themelesh të ndonjë kalaje dhe është në rrugën që kanë përdorur karvanët tregtar Shkup - Gostivar – Dibër (Rahonik) – Durrës e që ndoshta dikur para ardhjes së turqve këtu është përdorur edhe nga arabët tregtarë.
Sa i përket këngës për Arapin e zi, Dr Hamit Xhaferi në librin e tij "Epika popullore shqiptare në trevën e Kërçovës" Tetovë, 1996 e ka klasifikuar në kategorinë e këngëve burimore kreshnike nga treva e Kërçovës dhe na sqaron se "arapi zi" ka qenë njëri ndër popujt e ardhur nga Azija ne keto troje. Edhe Prof.dr.Kristo Frashëri përmend këngën e Gjergj Elez Alisë dhe thotë se ka të dhëna për qëndrimin e arabëve në Ballkan dhe Shqiperi. Nga kenga shihet se personazhi i këngës që përmend Kristo Frashëri, e ku përmendet lufta kundër arapit të zi (myslimanw nga Afrika)e ka emrin Gjergj Elez Alija d.m.th se ai shqiptari qe dikur kishte qene Gjergj tash eshte Elez Alia dhe ka pranuar fene Islame, ose edhe këngën që unë e shënova nga libri i Hamit Xhaferrit e që po ashtu përmend luftën kundër arapit të zi është me emrin Shishman Mefmet Aga që do të thotë se ka qenë mysliman.
Dhe po t’i marrim këto këngë si burime gojore nga populli e që kanë ardhur gojë pas goje deri te ne e ku përmendet lufta kundër arapit të zi, nga dy emra shqiptarësh mysliman e që tek njeri është i ruajtur edhe emri katolik, Gjergj tregon se bëhet fjalë për gjurma të Islamit edhe para osmanlive.
Mehmed Hanxhiq, Islamizacija Bosne i Hjercegovine, Sarjevo, 1940, faqe 17, duke folur për Bogomilët, thotë se tek sekta e Bogomilëve kanë ndikuar edhe fetë tjera që atëherë kanë qenë prezente në Bullgari e që ka qenë feja Ebreje dhe Islame.
Ndoshta dikuj do ti duket e çuditshme, thotë Hanxhiq, se përmendet si faktorë Islami për zgjërimin e bogomilëve, por ai është fakt historik.
Ebrejtë kanë pasur në Selanik një komunë të tyre që në kohët e hershme, ku kanë bërë tregëti dhe prej aty kanë vazhdukar drejt Bullgarisë dhe shteteve tjera të Ballkanit.ku kanë tentuar të zgjëronin fenë e tyre., Poashtu edhe për arabët thuhet se kanë shpërndarë libra fetare na Bullgari dhe gjith Ballkanin me qëllim që ta zgjëronin fenë Islame.
Hanxhiq në vazhdim thotë se Dr. Lujo Thaller në librin " Od vraça i çarobnjaka do modernog lijeçnika" përmend se në këtë kohë Bullgarija ka qenë e mbushur me muslimanë dhe se njëherë pushjteti bullgarë i kishte mbëledhur dhe djegur librat muslimanë që i kishin shpërndarë emisarët e ndryshëm muslimën.
Jakut, autori i fjalorit të madh gjeografik "Muxhemul Buldana", Kairo, 1906 që ka ndërruar jetë më 1228, duke folur për Bashgirdët dhe muslimanët në Hungari (Ismailitët) thotë se i ka takuar në Halep disa muslimanë nga Hungaria duke studjuar Islamin dhe ka biseduar me disa prej tyre dhe i ka pyetur se prej ku e kishin marrw Islamin e njeri nga ata i ishte pergjigjur se: " Kam ndegjuar më të moshuarit se ne tokën tonë , Hungari, kanë ardhur shtatë myslimanë nga Bullgarija dhe e kanë përhapur fenë e drejtë Islame, zoti i shpërbleftë".
Franjo Raçki përmend, se në këto teritore (Ballkan) ka pasur myslimanë që nga kohët e hershme dhe ate në pjesën e poshtme të Vardarit, në krahinën e Selanikut.
Perandori bizantin Teofil (829-841) ka shpërngulur numër të madh myslimanesh nga Azia dhe i ka vendosur rreth Vardarit të emruar si "Vardariotet".
Nga kjo mund të kuptojmë se në Bullgari dhe teritoret rreth sajë, trojet shqiptare e më gjere, ka pasur myslimanë që në sh. IX e që u kanë ndihmuar bogomilëve në zgjërimin e tyre sepse Bogomilet jënë perputhur në shumë pika me muslimanët.
Shkenctari me zë botërorë, Thomas VV Arnold, ne veprën e tij "Historia e përhapjes së Islamit", kur flet për Bogomilët dhe pranimin e Islamit nga ata, thotë se ata u përzien me muslimanët për një kohë të shkurtër.

Qiro Truhelka në vepërën e tij " O poreklu bosanskih muslimana"thotë se bogomilizmi ishte shumë i afërt me muslimanët dhe ata nuk e kishin vështirë ta pranonin fenë Islamë.
Para se të flasim për veprën e Faveyrial dhe çka thotë ai për shqiptarët, dhe pushtimin e tyre nga arabët, më duhet që të shënoj dy fjalë për këtë autor, që lexuesi të ketë sadopak një informatë për këtë person, që unë mendoj se na jep të dhëna të rëndësishme për kontaktet e para të shqiptarëve me arabët dhe Islamin.
Zhan Klod Faveyrial u lind më 25 mars 1818 në Sent Etjen të Francës. Ka kryer shkollime të larta. Më 1 korrik 1844 emërohet nënxhakon dhe 6 muaj më vonë emërohet edhe xhakon. Pasi bëni betimin e tij, më 13 mars 1845, ai mori shenjtërimin e Kongregacionit, dhe u bë prift më 17 maj të po këtij viti. Në korrik të vitit 1847 e gjejmë në Konstatinopojë si veprimtarë i kishës katolik në Perandorinë Osmane. Në vitin 1866 u dërgua në Selanik e më pas më 1867 në Manastir.
Në vitet 1850 dhe 1867, në strehën "Shën Benua" në brigjet e Bosforit, është koha kur Faveryal filloi të grumbullonte një bibliotekë historike të librave të rralla në lidhje me shqiptarët, bullgarët dhe vllahët. Ai gërmoi historinë e popujve të pjesës jug perëndimore të Gadishullit Ballkanik.
Ai e vizitoi Shqipërinë në vitin 1884 dhe së bashku me Apostol Margarit (1832-1902) inspektor i shkollave rumune në Perandorinë Osmane, themeloi shkolla në Berat, Korçë dhe Prizren. Ai bëhet mik shumë i madh i shqiptarëve, bullgarëve dhe vllehve. Prej vitit 1867 e deri sa vdiq, shërbente si profesor i Liceut vlleh në Manastir ku ligjëronte kurse të frëngjishtes dhe filozofisë Vdioq në Manastir më 26 nëntor 1893.
Faveryal, në seminaret e Lionit kreu studimet e tij të larta dhe fetare. U pranua në Kongregacion në vitin 1843. Ai kish pasur dëshirë të bëhej jezuit. Studioi gjuhë më të ndryshme: Turqisht, italisht, bullgarisht, dhe grumbullonte libra nga më të vjetrat në lidhje me popujt e Ballkanit. Ai pyeste të huajt që kalonin dhe pena e tij nuk pushonte së shkruari gjithçka që dëgjonte të thuhej për këta popuj e veçmas për shqiptarët. Ai e trajtoi çështjen e lindjes nga pikëpamja fetare)60. I dha dorën e fundit Katekizmit Vlleh, dhe siguroi një histori të Shqipërisë sepse në fund ishin shqiptarët subjekt i preokupimeve të tij)61
"Shqiptarët- shkruante ai, përbëjnë një komb, një racë të fortë e të guximshme që kërkojnë pavarësinë e tyre."
Në këtë pasqyrë tepër të shkurtër të momenteve kryesore të jetës së autorit mund të shtohen disa të dhëna mbi Faveryalin që gjinden në një letër të shkruar në Manastir (Bitol), më 27 nëntor 1893, nga Imz. Vinsent Dypua, prift i misionit, për të njoftuar Strehën-Amë në Paris mbi vdekjen e dijetarit të madh të Gadishullit Ballkanik ZH.K. Faveyrial.
Pas lëvdatave dhe fjalëve në superlativ që thotë ai për Faveyrialin, kërkon nga streha Amë në Paris që të dërgohet një person që do ta dinte historinë dhe teologjinë dhe ti merrte në dorë shkrimet që ka lënë ky njeri shumë i madh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV Empty
MesazhTitulli: Re: ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV   ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV EmptyTue Mar 31, 2009 3:14 pm

Librat e harruar te Zhan Klod Faveyrial

"Historia e Shqipërisë".
Historie de l’Albanie (Historia e Shqipërisë)
Histoire Valaque (Historia vllehe) 1891
Histoire de la presque’ ile d’ Ilyrie (Historia e Gadishullit të Ilirisë.
Zbuluesi i këtij dorëshkrimi është Robert Elsie, Olsbeim (Eifel), Allemagne 2001. Ai për herë të parë për ekzistimin e këtij dorëshkrimi kishte dëgjuar në fillim të vitit 1990. I kishin thënë se dorëshkrimi ishte në Stamboll. Ai kishte kërkuar në Sulejmani dhe në arkivat tjera të Turqisë por pa sukses.
Dhe ishte më tepër fati thotë ai që na udhëhoqi, në pranverën e vitit 1998, drejt kolegjit "Shën Benua" në Karakoj ku për dorëshkrimin në fjalë nuk dihej asgjë e aq më tepër kur dihej se dosja "Shqipëria" dhe pjesa më e madhe e arkivave ishin dërguar në Paris.
Më në fund më 20 shtatorë 1999 At, Iv. Danzhu, përgjegjës për arkivat e Strehës-Amë të bashkësisë së misionarëve Lazaristë në Paris na sinjalizoi rastësisht zbulimin e veprës më të rëndësishme të Faveryalit.
L’Histoire de l’Albanie ishte shkruar midis viteve 1884-1889. Dorëshkrimi që përmban 463 faqe është vepër e shumë duarve dhe mund të llogaritet se ai ua ka diktuar ndihmësve të tij në Manastir. Aty janë të shënuara edhe korrigjimet dhe shtesat nga vetë dora e autorit.
Ai duket se ka përdorur të gjitha burimet e rëndësishme të historisë ballkanike të shfaqura seri në ditët e sotme: Arvantini, Ami-Bue, Kanty, Dezobri dhe Dashle, Farlati, Hammer&Purgstall, Hekard, Lavale, Le Bo, Puarzo e Kais, dhe mbi të gjitha të madhin Pukëvill.
Zbuluesi në vazhdim na thotë se Historia e Shqipërisë e Zhan Klod Faveryal është një vepër plotë me njoftime të reja dhe përfshin hollësi të shumta që nuk gjenden kund tjetër. Është një prift katolik që punonte në zemër të një rajoni ortodoks të Perandorisë Osmane.
Kapitulli që neve na intereson dhe që i përshtatet temës për të cilën flasim është ai XXI: Arabët në Shqipëri. Në këtë kapitull Zhan Klod thotë se në historinë e arabëve që e ka shkruar Dedillot , në vëllimin I, faqe 309 lexojmë se: "Zotë të Palermos arabët përfituan nga ngatërresat e pasardhësit të sharlemanjes me bijtë e tij dhe të grekëve të Puljes me dukët Lombardë të Beneventos, për të pushtuar Brindizin dhe disa vjet pas tij Barin.
Duke zotëruar një port mbi Adriatik, ata mundën të shkretojnë pa u ndëshkuar brigjet e Dalmacisë dhe ato të Italisë Lindore, të kërcojnë Peloponezin dhe ishujt Jonianë që ishin lënë pa ndihma nga perandorët e Konstantino pojës.
Në të vërtetë, kur u bënë zotër të Sicilisë, Tarentit, Barit, dhe vendeve tjera italiane, Aglabitët ose Saraqenët nuk lanë mbrapshti pa bërë, në Sicili nga njëra anë dhe në Shqipëri nga ana tjetër. Në vitin 811 ata u bashkuan me sllavët për të rrethuar Patrën në Peloponez. Duke depërtuar më pas në Adriatik, ata plaçkitën një numër të madh vendesh dhe u fortifikuan në disa të tjera.
Në qendër të Shqipërisë, ata, arabët u vendosën në Amantia, San Severin, (pran Tepelenës) dhe në Tropas. Prej andej ata i shtrinë shkatërrimet e tyre në të gjithë Shqipërinë duke marrë fëmijët e tyre për haremet dhe burrat për të punuar në fushat e tyre në Afrikë.
Në vitin 850 ata morën Barin dhe shkatërrimet e tyre nuk njohën kufij. Në Itali ata plaçkitën Romën, në Shqipëri ata bënë pre të gjitha qytetet deri në Raguza.
Më në fund e rrethuan këtë qytet për 16 muaj, deri sa perandori Bazil Maqedoni i dërgoi në ndihmë një flotë komanduar nga Horifa. Me tu liruar Raguza, Horifa thirri në ndihmë të gjithë popujt e Adriatikut... dhe shkuan përmes detit të rrethonin Barin, të cilin një ushtri franceze e kishte rrethuar nga toka. Luigji e shtiu në dorë këtë fortesë më 15 shkurt 871.
Luigji II u bënë thirrje perandorit bizantin dhe atij gjerman që të pengojnë hyrjen e saraqenëve (arabëve) ne detin Adriatik, sepse pasi do ti dëbonte nga Italia do t’i dëbonte edhe nga Sicilia.
Zhan Klod thotë se është bazuar në librin 71 faqe 17 të dijetarit të madh "Lë Bo" për atë që thotë se duhet të pranojmë atë se bizantinët i bënë një shërbim Shqipërisë qendrore, pasi ata përzunë Saraqenët (arabët) nga Amantia, San Severini, dhe Tropasi, me ndihmën e malësorëve shqiptarë. Pra malësorët sulmonin nga toka kurse bizantinët nga deti dhe u ndërpritnin lidhjet me Afrikën.
Zhan Klod citon librin e Pukëvillit, vëllimi I, faqe 338 ku ka thënë se gjenerali Maksenti në ushtrinë e të cilit merrnin pjesë thrakasit, shqiptarët, sllavët, kapadoki anët nuk arriti t’i dëbonte arabët nga Ballkani dhe nga Shqipëria.
Ishte Nikifor Foka ai i cili i përzuri arabët por ata në vitin 1072 depërtuan përsëri nëpërmes të Adriatikut. 135 Me që Perandoria Bizantine ishte ajo që nxori arabët nga Shqipëria, mund të mendohet se ajo pastaj mbeti nën sundimin e asaj perandorie.
Favezrial mendon se zotërimi bizantin duhet të ketë qenë i kufizuar sepse shqiptarët malësorë nuk e përfillnin as Bizantin dhe nuk i paguanin tatime por thotë ai se qytetet shqiptare bregdetare mund të jenë pajtuar të rrinë nën Bizantin duke u frikuar se arabët do të ktheheshin përsëri.)81 Edhe Shqipëria e Epërme pati vuajtur shumë nga arabët, po ashtu edhe Prevali, Doklea, Zeta , thotë ai dhe të gjithë këto u bashkuan me Bayil Makedonin për të shpëtuar Raguzën nga arabët të cilën aniet arabe e mbanin të rrethuar për 15 muaj. Klod nuk pajtohet me Konstantin Porfirogenitin se Prevalianët Zetanët dhe popullata tjetër e Ballkanit ranë nën sundimin Bizantin. Ai thotë se këta kanë pranuar një lloj protektorati për atë që Bizanti u kishte ndihmuar kundër arabëve.
Klod është i mendimit se principatat shqiptare në shekullin e shtat kanë qenë ashtu si që kanë qenë në shekullin XV. Ai përmend Konstantin Porfirogenitin të ketë thënë se shqiptarët nuk i janë nënshtruar plotësisht Bizantit ose ndoshta i kanë paguar vetëm disa tatime.
Ai na bind se Shqipëria duke mos shpresuar në ndihmat e Biyantit, i mblodhi forcat e saja i organizoi dhe nën udhëheqjen e ndoshta të një Skënderbeu të parë, ndaloi dyndjet e sllavëve në Sharr dhe sulmet arabe në detin Adriatik.
Atë se Shqiptarët kanë luftuar me forcat e veta kundër sllavëve dhe arabëve dhe se nuk kanë qenë plotësisht të nënshtruar nga Bizanti por kanë pasur një lloj pavarësie, Flavryal na prezanton letrën e Papa Gjonit VIII nga viti 879 drejtuar shqiptarëve:
{Kemi dëgjuar të flitet mjaftë për mirësinë tuaj, për njerëzit dhe për dashurinë tuaj ndaj Zotit dhe ne marrim guximin të ju porosisim në emër të apostujve Shën Pjetrit dhe Shën Palit që të bëni të mundur kalimin shëndoshë e mirë të ambasadorit tonë të tanishëm tek biri ynë Mihaili, mbreti i Bullgarisë.
Për ta vërtetuar thënien e Klodit ne do ta krahasojmë me Ostrogorskin.
Zhan Klod në faqe 133 thotë se ;"Arabët përfituan nga ngatërresat e brendshme që kishte Bizanti dhe pushtuan Brindisin…disa vjet më vonë Barin…brigjet e Dalmacisë dhe ato të Italisë…nuk lanë prapështi pa bërë në Sicili nga njëra anë dhe në Shqipëri nga ana tjetër.
Ostrogorski për të njëjtën periudhë thotë në faqe 289;" Ndikimi bizantin në Ballkanin perëndimorë u dobësua në kohën ë krizës së ikonave)89. Duket së në gjysmën e parë të shek. IX qytetet dalmatine dhe fiset sllave ne bregdet dhe në brendi të vendit e kishin humbur lidhjen me Bizantin.
Filloi t’u kanoset rreziku edhe nga arabët që ishin në Sicili. Ostrogorski këtu përmend vetëm fiset sllave dhe si duket ka harruar se në Ballkanin Perëndimorë kanë jetuar edhe shqiptarët. Si duket pse ai vetë ishte sllav dhe më shumë e ka interesuar çështja sllave.
Këtë lëshim të tij e përmirëson Zhan Klod i cili thotë se jo vetëm që e kishin humbur lidhjen me Bizantin por shqiptarët u organizuan vetë dhe luftuan kundër sllavëve që vinin nga veriu dhe arabëve që vinin nga deti Mesdhe e Adriatik.
Klod thotë se sllavët u bashkuan me arabët dhe rrethuan Patrën qytet në Peloponez kurse Ostrogorski këtë nuk e përmend fare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV Empty
MesazhTitulli: Re: ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV   ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV EmptyTue Mar 31, 2009 3:17 pm

Ostrogorski thotë se arabët erdhën në Sicili më 827 dhe pozita e Bizantit me detin Mesdhe ishte lëkundur mjaft dhe kjo ndjehej edhe në Detin Adriatik. Konstantin Porfirogenit ka qenë i mendimit se sundimi i Mihajlit II ka qenë periudha kur ndikimi bizantin në brigjet e detit Adriatik ishte më i ulët
Zhan Klod: K. Porfirogenit që dihet se është konsultuar me arkivat e Bizantit e qon dobësimin e Bizantit deri në kohën e Herakliut dhe thotë se popullata në vendet e Ballkanit ishte gati se e pa varura dhe as që shpresonin për ndonjë ndihmë nga Bizanti e cila ndihme do ti mbronte nga sulmet arabe dhe sllave.
Në perëndim Bizanti i humbi luftërat një pas një. Në vitin 902 arabët sulmuan qytetin Taormina, vendi i fundit që e kishte Bizanti. Me këtë dhe u rrumbullakua pushtimi i Sicilisë nga arabët pas luftërave shumë të rënda dhe të gjata që vazhduam rreth 75 vjet. Në lindje arabët ishin zotëri jo vetëm të Detit Mesdhe por edhe të atij Egje.)96
Në vitin 1025 Vasili II përgatiti një ekspeditë të madhe që do ta ndërmerrte kundër arabëve në Sicili dhe bregdetin Ballkanik.. Por më 12 dhjetor 1025 ai vdiq dhe ky plan i tij mbeti pa u realizuar.
Burim shtesë nr. 1
Në shek. XIII, Serbia e mori definitivisht Prizrenin e kjo ndodh në kohën e Millutinit, kur Serbia fillon të depërtojë drejt Detit Adriatik, e me këtë edhe të zgjerojë kufijtë e etnosit serb drejt këtyre viseve të luginës së Drinit. Kjo ndikoi që mu në këtë qytet të formohet një qendër e madhe tregtare. Kjo shihet edhe nga se në Prizren janë farkuar edhe të hollat e Serbisë mesjetare.
Këtu mbaheshin edhe panaire të mëdha, ku shpesh vinin tregtarë nga Venediku, Kotori, Korëkyra, Mleti, Dubrovniku dhe Greqia. Unë do të kisha shtuar se këtu do të ketë pasur edhe tregtarë arab të cilët kanë dominuar Detin Mesdhe dhe Adriatik.)98
Kështu, Prizreni (në kohën ilire Theranda) u gjet gati në qendër të rrugës "Via de Zenta" e cila fillonte në Shën Gjin, ku bëheshin shumë transite detare, vazhdonin drejt lindjes gjer në Nish-Naisus.
Burim shtesë nr. 2
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Universiteti i Tiranës, Instituti i Historisë ,Tiranë 1967 faqe 9.
" Shqiptarë ishin edhe ata tregtarë e lundërtarë të shkathtë, që rrihnin Mesdheun deri në Egjipt, Siri, Palestinë," e që ishin shtete myslimane dhe shqiptarët ishin në kontakt të vazhdueshëm me këto tregtarë dhe përveç tregtisë merrnin edhe nga kultura Islame..
Burim shtesë, nr. 3
Historia e Popullit shqiptar I, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tirane 2002.
Kontaktet e shqiptarëve me fenë islame janë më të hershme sesa pushtimi osman i tokave shqiptare, përderisa që në kohët paraosmane këto toka janë shkelur vazhdimisht nga tregtarët arabë që vinin nga lindja, forca ushtarake të shtetit arab i cili në shek. 8-9 ishte në kulmin e fuqisë së tij dhe kishte pushtuar shumë pjesë të Evropës apo përfaqësuese të tjera të botës orientale - islamike. Megjithatë, fillimet e islamizmit të popullsisë shqiptare në trajtën e një procesi historik, njëkohësisht janë të lidhura me fillimet e vendosjes së sundimit osman në Shqipëri.

Burimi shtesë nr. 4
Orientalisti serb R, Bozhoviq, kontaktet islamo-evropiane, e veçanërisht ato sllavo-islame, por edhe ndikimet reciproke i sheh se janë zhvilluar në tri drejtime e që mund të vlejnë edhe për shqiptarët:
1. Nëpërmjet Bizantit, përkatësisht kufirit bizantin arab dhe luftërave ndërmjet dy perandorive.
2. Nëpërmjet basenit mesdhetarë, përkatësisht Spanjës, Egjiptit dhe Sicilisë, në të cilat civilizimi arab ka arritur përmasa të mëdha.
3. Nëpërmjet Hungarisë, përkatësisht nëpërmjet veriut dhe luftëtarëve nomadë të Peçenegëve. Ky vrojtim i Bozhoviqit do të mund të aplikohej thuajse në tërësi për pjesën lindore të trojeve iliro- shqiptare.
Arabët dhe kulturën arabo- islame e kemi të pranishme në Adriatik dhe viset bregdetare qysh në shekullin VIII, e që me ndërprerje të shkurtra do ta hasim deri në fillim të shek. XI, apo në vitin 1023 kur arabët ndërmorën sulmin e fundit në bregun lindorë të Adriatikut që nënkuptohen brigjet e Shqipërisë.
Nga këto kontakte tregtare, ushtarake, diplomatike, shkencore e religjioze, prej tre shekujsh, e intensive rreth një shekull e gjysmë, kemi ndikime të mëdha reciproke, e sidomos të atyre arabo- islame mbi ato ballkanike, pra edhe iliro shqiptare, si kulturë më e avancuar dhe cilësore.
Të gjithë këtë e them duke u bazuar në Pomorska Enciklopedija, Zagreb, MCMLIV, faqe 182 dhe R. Bozhoviq e që plotësisht përputhet me të dhënat që na jep Zhan Klod Flaveyrial për dominimin e arabëve në detin Adriatik, Mesdhe dhe Ballkan.
Dhe enklavat myslimane që ishin formuar në tokën e Shqipërisë, Dalmaci,Italinë jugore dhe Sicili, të rrethuar nga të krishterët, të cilët me iniciativën e Papës përgatitnin kryqëzata të njëpasnjëshme që të zhduknin çdo gjë që ishte Islame.
Përkatësisht myslimanët ishin një numër simbolik në kohën kur Perandorisë Osmane erdhi në trojet shqiptare dhe në Ballkan, dhe nuk ishin të organizuar në mënyrë institucionale sepse kryqëzatat që kalonin nëpër Shqipëri e Ballkan vritnin e zhduknin edhe të krishterët që kisha i quante heretikë (Bogomilët) dhe me këtë rast ishin zhdukur, dëbuar numër i madh myslimanësh nga këto troje.
Burimi shtesë nr. 5
Stjepan Antoljak, duke shkruar për "Prespanski Asamati" thotë se prifti francez Petar Tudebod, pjesë- marrës në kryqëzatën e parë, na lajmëron se kryqtarët me komandantin Tankred erdhën nga Kosturi (Kastoria) në Pellagoni ku ishte një qytet i fortifikuar i heretikëve që ishte i ndërtuar afër një liqeni. E rrethuan nga të gjitha anët dhe e pushtuan dhe pastaj e dogjën me të gjithë banorët brenda që ishin heretikë (bogomil).
Nëse një gjë e tillë ka ndodhur me bogomilët që kanë qenë sekt e krishterë atëherë çka do të ketë ndodhur me myslimanët që i kanë hasur në Ballkan e që fatkeqësisht ende nuk kemi zbuluar të dhëna të mjaftueshme. Por duke u mbështetur në të dhënat se çka bënë kruqtarët me myslimanët kur arritën në tokat e tyre në Palestinë, shumë lehtë mund të konstatojmë se myslimanët e Ballkanit nuk kanë kaluar më mirë se ata dhe nuk kanë mundur t’i rezistojnë një shfarosje totale.
E njëjta gjë ndodhi edhe me myslimanët e Spanjës dhe nëse ndjekim kronologjinë e ngjarjeve do të shohim se ky zgjerim i perandorisë osmane erdhi përafërsisht në të njëjtën kohë, para rënies së Granadës (1492), qyteti i fundit islamik në Andaluzi (Spanjë).
Burimi shtesë nr. 6
Përsëri Rade Bozhoviq
Bozhoviq praninë Islame në Ballkan dhe trojet shqiptare e sheh të ketë depërtuar nëpërmjet Bizantit, pellgut të Mesdheut,, Spanjës, Egjiptit, Sicilisë, dhe nga Hungaria nëpërmjet luftimeve të Peqenegëve. Ai thotë se Peqenegët myslimanë janë bartës të mundshëm të kulturës arabo-islame në Ballkan. Duke e marrë parasysh arsimimin e tyre të shkëlqyeshëm, që shumë historianë e theksojnë, gjithsesi se kanë qenë bartës adekuat të kulturës dhe natyrës arabo-islame.
Kulturën arabo-islame e kemi të pranishme në trojet iliro-shqiptare edhe me peqenegët qysh në shek. VIII të cilët në këtë kohë i hasim të kufizuar në jug me themën e Maqedonisë, Strumës, në veri-perendim me sllavët, në lindje me Detin e Zi në veri me hungarezët.
Burimi shtesë nr. 7
Vilijam Tirski shprehimisht pohon se "Cubat e popullit endacak që bëhen synet (cirkumizohen) janë peqenegët që kanë depërtuar në Ballkan nga veriu".
Burimi shtesë nr. 8
"Turqit vardarianë",të cilët nga Anadolli i shpërnguli c**** bizantin Teofili, (829-842) për arsye se e kishin pranuar Islamin dhe i kishte vendosur në Maqedoni.
Franjo Raçki mendon se turqit vardarianë zanafillën e kanë myslimanë.
Për turqit vardariotë na jep të dhëna edhe Dr.Kosta Adzievski, "Podelbata na Makedonija spored Partitio Romaniae" Skopje, 1982, ku thotë se Thema Vardaria përmendet në "Partitio Romaniae" dhe ka të bëjë me turqit vardariotë të cilët perandorët bizantinë i kanë sjellur dhe i kanë vendosur në rrjedhën e mesme të Vardarit.
Burimi shtesë nr. 9
Burimet flasin se ka pasur myslimanë në mbretërinë bullgare në kohën kur Bullgaria arriti kulmin e fuqisë së sajë në Mesjetë, koha kur edhe territoret shqiptare ishin nën sundimin e sajë. S. Hill pohon se bullgarët në fund të shek. IX depërtuan gati deri në Durrës. Gjatë Simeonit edhe Kosova ishte nën sundimin e bullgarëve.
c**** bullgar Borisi në vitin 864 e kryqëzoi popullin e tij që ishte pagan. Pas kryqëzimit të popullatës doli problemi se çka duhej bërë me librat myslimane të Saraqenëve (myslimanëve) që ishin përhapur në mbretërinë Bullgare, dhe derisa ky shtet shtrihej edhe në tokat shqiptare, atëherë mund të themi se Saraqenët kanë vepruar edhe në Shqipëri për përhapjen e Islamit. Pra problem u banë librat islame dhe nuk dinin bullgarët se si të vepronin me ta. Kjo çështje arriti deri te Papa Nikolla I, i cili pastaj u dha përgjigje dhe udhëzim se si duhej të vepronin: "Ju pyetni çduhet bërë me librat heretike të saraqenëve. Ata natyrisht, nuk duhet ruajtur sepse, sikur që është shkruar në ungjill, kuvendimet e këqija e prishin moralin e shëndoshë, e për këtë, ata libra si të dëmshme dhe heretike, dorëzojani zjarrit.
Burim shtesë nr.10
Franjo Raçki kur flet për këtë ngjarje, thotë se arabët kanë kaluar nëpër Siujdhesën Ballkanike dhe kanë provuar përhapjen e fesë Islame, duke shpërndarë libra fetare për të cilat bëmë fjalë edhe më lartë.
Dr. Ljubo Taller në librin e vet, "Nga fallxhorët e magjistarët deri te mjeku modern" e cek edhe atë se në këtë kohë Bullgaria ka qenë përplot myslimanë dhe se njëherë bullgarët i kanë djegur librat myslimane.
Kush ishin Peqenegët dhe prej ku erdhën ?
Të dhënat rreth prejardhjes së Peqenegëve janë të dorës së dyte dhe duhet të merren me rezervë. Në Enciklopedinë Britanika lexojmë se Peqenegët janë popull që kanë jetuar në lindje të Evropës të cilët në historinë mesjetare luajtën një rol të konsiderueshëm.
Historiani e filozofi anglez me famë të madhe botërore, Th. Arnold, pohon se: "Peqenegët janë shpërngulur nga brigjet e Uralit, nga fundi i shekullit IX, për të vendosur në tokat që shtriheshin ndërmjet Danubit dhe Donit. Disa pohojnë se Peqenegët janë popull me prejardhje turke të cilët rreth shekullit VIII jetuan rreth detit Kaspik, kurse në shekullin e IX depërtuan në detin e Zi e sipas burimeve tjera kanë jetuar ndërmjet Vollgës dhe Uralit.
Udhëpërshkruesi i njohur mesjetarë nga Afrika e Veriut, Ibrahim Ibën Jakubi i cili në vitin 956 vizitoi Pragën në Çeki, pohon se në vitin 965,fiset e mëdha veriore flasin sllavishten...me ç’rast përmend edhe "Boshnjakët"d.m.th Peqenegët.
Sipas "Itinerarit" të Benjamin di Tudel, në shekullin XII, në Konstantinopol vinin tregtarë nga Babilonia, Persia, India, Egjipti, Kanina,Rusia, Hungaria, nga vendi i Peqenegëve dhe Hazarëve.
Disa hulumtues rusë mbajnë qëndrimin se aradhat e para të Peqenegëve janë paraqitur në Hungarinë fqinje në shekullin X. Kjo mund të vërehet edhe nga ajo se c**** bullgarë, Simeoni, peqenegët i shfrytëzoi për mbrojtje kundër hungarezëve, po në kohën për të cilën flasim, pra sh.X.
Përhapja gjithnjë më e shpejtë dhe më e gjerë e Islamit në jug dhe juglindje të Perandorisë Bizantine dhe përqafimi i Islamit nga popullsia vendase e Ballkanit, bëri që Bizanti mos të ndihet i qetë.
Për t’i qetësuar trazirat me motive të ndryshme në Anadolli dhe në vendet përreth, perandori bizantin Teofili, i shpërnguli turqit vardariotë nga Azia në krahinën e Selanikut dhe në brigjet e lumenjve dhe liqeneve në territoret e Greqisë, Maqedonisë, dhe Kosovës së sotme.
Disa hulumtues mendojnë se të shpërngulurit nga Azia në kohën e Teofilit nuk ishin turq, por sllav të robëruar në Anadoll, e të cilët pas rënies në kontakt me myslimanët e atjeshëm, dhe pas pranimit të doktrinës myslimane, nga ana e perandorit bizantin Teofilit, u shpërngulën në Maqedoni me qëllim që pastaj me dhunë të konvertoheshin përsëri në fenë krishtere.
Këtë shpërngulje e theksojnë edhe burimet evropiane, kristiane, dhe burime arabe myslimane. Franjo Raçki nga Kroacia , kur flet për këtë çështja cek se në territoret përreth Vardarit myslimanët ekzistonin edhe më herët e jo me ardhjen e osmanlinjve. Sipas burimeve të kohës, perandori bizantin Teofel shpërnguli një repart turqish nga Azia të cilët më vonë u quajtën turq vardariotë që ishin muslimanë dhe ata të parët e sollën Islamin në teritorin e Shkupit, Velesit e më gjërë në Bullgari e shqipëri..
Pra është kohë kur në tokat shqiptare ishin prezent numër i madh myslimanësh dhe jetuan këtu për disa shekuj rresht që do të thotë se ky popull mysliman ka pasur kontakte edhe me shqiptarët që kanë jetuar këtu e që kanë qenë nën sundimin bizantin, por që në këtë kohë Perandoria Bizantine ka qenë mjaftë e dobësuar dhe gati se nuk ka pasur kurfar kontrolle në Ballkan e sidomos në bregdetin lindorë të Adriatikut..Kur flasim për turqit vardariot duhet të përmendim edhe profesorin e Universitetit të Shkupit, Kosta Axhievski i cili në "Glasnik na Institutot za Nacionalna Istorija, Skopje, 1982, faqe 135 shkruan për ndarjen e teritorit bizantin pas pushtimit të konstantinopolit nga kruqëzata e IV, ku kruqëtarët bënë një kontratë më Venedikun se si do ti ndanin këto teritore. Kosta Axhievski thotë se : Vo mart 1204 g. Pred zidinite na Carigrad se dogovorija Venecija i krstonoscite za podelbata na teritoriite na Vizantija koi vo istorijata e poznat kako "Martovski dogovor". Poznat e po imeto i "Partitio terrarum Imperii Romanie". Në këtë marrëveshtje përmendet edhe Provintia Vardarii, Thema e Vardarit ku mendohet se ka lidhje me myslimanët vardariotë të cilët perandorët bizantinë i kishin vendosur në rrjedhën e mesme të Vardarit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tatoo
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Tatoo


Male
Numri i postimeve : 148
Age : 41
Vendi : ne Parajse
Registration date : 23/01/2009

ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV Empty
MesazhTitulli: Re: ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV   ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV EmptyTue Mar 31, 2009 6:23 pm

A kane goje me thon' kto male...
A kane goje me thon' kto fusha...

Jam shkamb',
Jam gur',
Jam rrenje,
Jam stuhia!

Jam shpate,
Jam zjarr,
Barut,
Historia!

Jam fjale,
Jam shkëmb,
Jam rrënjë,
Jam e vjeter!
Jam rrenje shume e thelle, e gjalle dhe e vertete!

Jam Lab laberie,
Ison mbama gjate!
Kam vellezer nga malesia,
Kjo tok te gjithe na mban!

Me nje gjuhe na kendon nena, shprehet dashuria!
është gjuha e shqiponjes, me e vjeter se e vjetra

Kosove, mireseredhe ketu ku te takon!
Ku flitet gjuha jote, kendohet kenga jone!
Ketu ku tundet vendi e toka ndizet zjarr!
Jam i pari e do te mbetem, 100 përqind Shqiptar!

A kane goje, o me fol' keto male,
E me tregu' kush ka shkel' mbi to,
Do tregojne se kane gjurme Shqiptare,
Aq te vjetra, o sa ato!

A kane goje me thon' keto fusha,
Kush ka ec' e ka luftu' per to,
Do tregojne se kane qene Shqiptaret,
Ne mijera vjet, o te vetmit, o!

A keni vesh, o me degju' tupanat!
Tek kercasin, tek buçasin, o!
Eshte jehona e Shqiptarit!
Le te bien, le te djegin, o!

Histori me vete, krenare ndaj gjithe botes,
Se jemi gjak i vjeter, gjak Kastriotesh!
Kemi trimerine, kemi dhembshurine,
Te gjithe miresite ketu kane origjine!
Ketu kane origjine trimat e Adem Jasharit,
Me trup e mbrojten vendin si tradita e te parit!
Ketu ku ze vend fjala e ligj eshte bujaria,
Nder vite ne bedena edhe trimeria,
Nuk u asgjesua dhe ngelet amanet!
Ismail Bej Vlora, biri i bregdetit,
Qe ne kembe e çoi flamurin, sic ka qene me pare,
Tregoi identitetin 100 përqind Shqiptar!

A kane goje, o me fol' keto male,
E me tregu' kush ka shkel' mbi to,
Do tregojne se kane gjurme Shqiptare,
Aq te vjetra, o sa ato!

A kane goje me thon' keto fusha,
Kush ka ec' e ka luftu' per to,
Do tregojne se kane qene Shqiptaret,
Ne mijera vjet, o te vetmit, o!

A keni vesh, o me degju' tupanat!
Tek kercasin, tek buçasin, o!
Eshte jehona e Shqiptarit!
Le te bien, le te djegin, o!


Kete histori shikoni dhe mos na tregoni ne forumin e Bashkimit Kombetar qe mban nje emer te shenjte perrallat e trashegimive islamike apo katolike apo ortodokse. Feja e shqiptarit ka qene dhe do jet gjithmone shqiptaria, sikur cfare te behet, sikur Qielli me Token te takohet ashtu do te mbetet se populli shqiptar eshte i pamposhtur. Lerini keto histori pa buke dhe tregoni historine e vertete te Shqiptareve, ate historine e mbuluar me gjak qe na ben edhe sot te jemi te nderuar per emrin qe mbajme dhe ate histori qe na mbush me krenari, qe eshte rrenja jone, gjaku dhe jeta.

Ky forum nese mban kete emer duhet ta meritoje ate ose te nderroje emrin , ta beje forumi Islam a nuk e di cfare tendence tjeter mund te gjeni neper rryma te tilla.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV Empty
MesazhTitulli: Re: ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV   ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV EmptyTue Mar 31, 2009 9:12 pm

Tema eshte ashtu,dhe me vjen mire qe ketu me argumente flitet.
Sepse udbashet pro papaistet e pro serbet naj nderrun historine me fallsifikime,.
Duke deshmuar rreshem se feja islame ,,kinse naj prunen turqit"..
Po keto ishin rrena te kulluara nga do historian shqiptare qe kontribuan ne fallsifikime te historie!
Dikuj si pelqen apo jo e verteta..
Feja e shqiptarit eshte shqiptaria ,po ne i takojm tri religjioneve.
Deshti dikush apo nuk deshti..
Po eshte mire qe e verteta te dihet se shume eshte manipulue me prejardhjen e fejes muslimane..
A harrohne se te gjitha religionet vijne nga shtetet aziatike arabija.
ketu i ipet vul manipulimeve...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV Empty
MesazhTitulli: Re: ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV   ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV EmptyThu Apr 02, 2009 12:23 pm

Pershendetje per Tatoo...

Unë Ilmiu nga Kerçov
gërmat shqipe i kerkova
qe ta shkruaj historine time
qe te't mbese ne kujtime..

Hapi temat qe kame shkruar ne rubriken "Histori"


RELIGJIONI TEK ILIRËT


Kulti i ilirëve parahistorikë ka qenë Dielli. Këte e vërtetojnë zbukurimet e gjetura në varreza, të cilat ilirët i kanë mbajtur me vete, varur në qafë ose veshë, ose i kanë ruajtur në shtëpitë e tyre.
Në antikë, si edhe te popujt e tjerë, në këtë shkallë të zhvillimit, kulti i diellit është themel në të gjitha manifestimet religjioze, bile edhe për ata që në atw pamje nuk kanë elemente të përbashkëta me atë kult.)1
Ky lloj besimi ka qenë në pjesët veriore të Ilirisë, ata kanë qenë më së shumti në kontakt me romakët dhe kulturën e tyre. Në vendet jugore ka dominuar kulti i gjarpërit. Legjenda na tregon se Kadmi dhe Harmonia kishin pasur një djalë i cili duke fjetur në djep, e kishte mbështjellur një gjarpër të cilin hetitët e kanë thirrur Ilyrianka. Kur flasim për emrin ilir, njëri ndër mendimet është edhe ai se, emri ilir vjen nga emri i gjarpërit Ilyrios, për të cilin ilirët kanë besuar se qëndron nën vatër dhe e mbron shtëpinë nga të këqijat. Filozofi Maksim nga Tiri, i cili jetoi në kohën e Antoninit, në librin e tij "A duhet t´u ngritet perëndive shtatore" përmend se Peonët, fis ilir, në Maqedoninë e sotme, e adhuronin diellin në formë të një disku të vogël, të ngritur në një shtyllë të gjatë.)2.
Gjarpëri si kafshë toteme tek ilirët ka rol qendror në sistemin mitologjik dhe religjioz të ilirëve të jugut.
Folëm më lart për lidhjen e gjarpërit me vetë emrin e ilir, kurse duhet të shtojmë edhe atë se një numër i madh paraqitjesh të kësaj kafshe, që bëhen të shpeshta, veçanërisht prej sh.V,p.e.s. në stolitë e ndryshme.)3
Gjarpëri është paraqitur si roje e vatrës shtëpiake, si simbol i frytshmërisë etj. Gjarpëri si simbol i fiseve ilire të jugut do t`u bëjë ballë të gjitha furtunave dhe do të arrijë deri në ditët tona.
Edhe sot populli thotë se nëse e gjen gjarpërin në themel nuk duhet vrarë sepse është gjarpër themeli, është më fat dhe e ruan shtëpinë.)4
Do të thotë se edhe pse më vonë ilirët e pranuan krishterizmin dhe më pas islamizmin, ata nuk i harruan këto kulte pagane të cilat i ruajtën brez pas brezi deri në ditët tona ose edhe shumë aktivitete tjera fetare si dita e verës, dita e e prënverës, gjusma e dimërit etj, etj..)5
___________________________
________________________________
1).Historia e popullit shqiptar, Tiranë, 2002, faqe 58;
Ceka Neritan, Ilirët, Tiranë, 2000 .faqe 280;
2)Stipçeviq Aleksandar, Ilirët, Prishtinë, 1990, faqer289Veliu Ilmi, Burimet antike dhe moderne, Kërçovë, 2004, faqe 233.2).Po aty, faqe 59
3).Historia e popullit shqiptar, Tiranë, 2002, faqe 58;
Ceka Neritan, Ilirët, Tiranë, 2000. faqe 280;
Stipçeviq Aleksandar, Ilirët, Prishtinë, 1990, faqe 289
Veliu Ilmi, Burimet antike dhe moderne, Kërçovë, 2004, faqe 233.
4).Po aty, faqe 59
5).Po aty.


Religjioni tek shqiptarët (Arbërit) në Mesjetë.


Në fillimin të përhapjes, Krishterimi ishte rreptësishtë i ndaluar për popullatën që ishin në kuadër të Perandorisë romake. Në kohën kur Roma e shpalli fe shtetërore, Po në atë kohë filluan ta merrnin këtë fe edhe shqiptarët. Pikërisht politeizmi ilir filloi t’ia lëshojë vendin Krishterimit. Që me Ediktin e Milanos, në vitin 313 u shpall fe zyrtare, institucionale e shtetërore)6.
Ka njerëz që nuk janë mjaft të informuar dhe mendojnë se krishterimi është feja me të cilën kanë lindur shqiptarëve duke harruar se edhe krishterimin shqiptarët e morën nga një pushtues i tyre si që ishte Roma.
Pas persekutimeve të mëdha të shek. IV, burimet historike flasin për një strukturë kishtare mjaft të konsoliduar dhe ishte e organizuar mbi bazën e provincave administrative të epokës së Dioklecianit.)7 Historia e popullit, 2001.
Kështu në katër qendrat kryesore kishtare në trevat shqiptare ishin kryepeshkopatat e Shkodrës në Preval, Justiniana Prima në Dardani, Durrësi në Epir të Ri, Nikopoja në Epir të vjetër. Duke filluar nga shekulli V kur kisha e krishterë u nda në atë katolike të Romës dhe ortodokse të Konstantinopojës, kisha e lindjes u mundua që t’i vërë në varësinë e vet peshkopatat shqiptare)8.

Paganizmi Ilir ende jetonte në Arbërinë e krishterë.

Megjithëse u përqafua vullnetarisht krishterimi, si kudo edhe këtu, nuk i shkuli dot menjëherë nga rrënja shumë shfaqje ideologjike të besimit të mëparshëm) Kristo Fr. Fakti i datës 6 shtator 2006. Banorët e krahinave malore morën nga feja e krishterë vetëm nocionet e saj të përgjithshme por jo dogmën dhe ideologjinë e saj të plotë, ashtu siç e kishin përpunuar etërit e kishës. Krishterimi në këto vise mori tipare të veçanta të cilat u diktuan nga dy rrethana historike:
-Rrënjët tepër të thella që kishte te banorët e këtyre viseve feja pagane ilire dhe e dyta nga ulja e vazhdueshme e nivelit kulturorë të klerikëve, që solli me vete izolimi tepër i gjatë i vendit)10.
Si pasojë e këtyre dy rrethanave, shqiptarët adoptuan një krishterizëm "Sui generis" gërshetim të dogmës monoteiste të krishterë me paganizmin e lashtë ilir.)11
Perandori Anastas (491-516) me origjinë nga Durrësi, ndikoi nga ana e tij për të forcuar lidhjet e mitropolisë së Durrësit me Patrikanën e Konstantinopojës. Kurse perandori tjetër bizantin Justiniani I (527-565) po ashtu me origjinë iliro-shqiptare e njohu juridiksionin e Romës mbi kishën e Ilirikut)9.
______________________________
6).Josip Turëinoviq, "Katolicka crkva u juznoslovenskim zemljama", Zagreb, 1973, faqe 6
7).Historia e popullit shqiptar, Tiranë, 2002, faqe 158;
Cool.Po aty.
9). Historia e popullit shqiptar, Tiranë, 2002, faqe 159;
10). Frashëri Kristo, "Përhapja e islamizmit te shqiptarët" Gazeta "Fakti" i datës 6 shtator 2006. Shkup.
11).Po aty

Mjafton të thuhet se disa shfaqje të kësaj tradite mbijetuan në trupin e ideologjisë së krishterë për shumë shekuj. Madje këto gjurmë të paganizmit ilir ndeshen edhe sot te banorët sidomos të viseve të brendshme malore, jo vetëm të krishterë por edhe mysliman të cilët i kanë trashëguar që kur ishin të krishterë)12. Të tillë janë: Kulti i zjarrit, i diellit, i bjeshkës, i burimeve ose perceptimit për jetën, vdekjen, bubullimën, vetëtimën, stuhinë etj. )13
Si gjurmë të paganizmit të krishterë, gjuha shqipe sot ruan emrin "E diell" dita e fundit e javës ku duhet shkuar dhe lutur diellit që ka qenë edhe perëndi e ilirëve.)14
Këto të dhëna na japin mundësi të pohojmë se shqiptarët e mesjetës së hershme kishin mbetur gjysmë politeistë. Ata e kishin ruajtur mitologjinë e tyre pagane. Për ta hujniu i gjithëpushtetshëm tani ishte Perëndia, por pranë tij vazhdonte të nderohej Dielli në qiell dhe biri i tij në tokë, zjarri i flakërishëm. Tempulli i tyre nuk ishte vetëm kisha, por edhe kreshta e lartë e malit, pash maja e Tomorit, kurse në dimër vatra bubullitëse e shtëpisë ku sipas besimit pagan gjarpri i themelit rrinte aty dhe e mbronte shtëpinë nga gjërat e këqija.)15
_____________________________
12). Frashëri Kristo, "Përhapja e islamizmit te shqiptarët" Gazeta
"Fakti" i datës 6 shtator 2006. Shkup. 13).Po aty
14).Po aty
15).Po aty


Më tej akoma , momentet kryesore të kultit qenë jo vetëm krishtlindjet apo pashkët por edhe dita e verës, gjysma e dimrit, ditët ogurzeza të eklipsit. Në atë kohë shqiptarët besonin edhe në Orët dhe Zanat të cilat sipas për fytyrimeve të tyre të mëvonshme, bridhnin në bjeshkë, pranë burimeve të kulluara, lisave shekullorë ose majave të paarritshme e që këto sende kanë mbetur edhe sot te shqiptarët myslimanë)16.
Në vitin 548 Prokopie i Cezaresë shkruan se sllavët kaluan lumin Istra (Danub) dhe bënë masakra të mëdha mbi Ilirët, gjithkund deri në Epidamn (Durrës) duke vrarë dhe djegur gjithçka gjenin përpara. Edhe krahinat shqiptare që hynë nën administratën e prefekturës së Ilirikut po ashtu u shkatërruan, sepse nëpër krahinat shqiptare kanë kaluar shumë rrugë kryesore e sidomos rruga që qonte për në Durrës)17.
Krahina e Dibrave po edhe i gjithë territori i Maqedonisë së sotme dhe Arbëria kanë qenë shumë të rrezikuara nga dyndjet sllave. Prokopie na lajmëron se Antët dhe Sllavët në vitin 550 hynë thellë në pjesët e Ballkanit dhe pas grabitjeve e shkretimeve të shumta u vendosën këtu të kalojnë dimrin si kur ajo të ishte toka e tyre.)18.
_____________________________
16).Frashëri Kristo, "Përhapja e islamizmit te shqiptarët" Gazeta
"Fakti" i datës 6 shtator 2006. Shkup.

Vitin e ardhshëm më 551, shkruan Prokopie, numër i madh sllavësh depërtuan në Ilirik dhe "bënë atje krime të pa përshkruara"…"Ata i mbuluan te gjitha rrugët me trupa të vrarë dhe pasi plaçkitën dhe morën robërit u kthyen prapë…"
Lajmet nga Prokopie qartë na tregojnë se vrasjet dhe plçkitjet që kanë bërë sllavët në Ballkan po edhe në tokat shqiptare kanë qenë shumë të mëdha Kjo ishte një periudhë kur pushteti Bizantin ishte shumë i dobësuar)19.
Theofani na tregon se perandori bizantin Justinijani II më 688-89 ka mundur që të depërtojë deri në Selanik dhe ka nënshtruar një masë të madhe sllavësh. Në këtë kohë në teritorin e Mizisë në mes të „Stara Planina dhe Danub u krijuar një shtet i ri sllavobullgarë të cilin shteti Bizantin u detyrua edhe zyrtarisht ta pranonte në vitin 681. Edhe gjatë shek. VIII Bizanti nuk arriti të vendoste pushtet të qëndrueshëm mbi skllevëritë sllave të vendosura në tokat ilire)20.
Në sh. VI-VII në kohën e kolonizimit nga sllavët, të tokave ilire, po edhe tokave tjera në Ballkan, kishës së krishterë ,organizimit fetarë dhe jetës fetare iu dha një grusht shkatërrues. U shkatërruan deri në themel numër i madh kishash dhe manastiresh, themelet e të cilëve edhe sot vazhdojnë të zbulohen)21.
________________________________
19). Antpljak Stjepan, Srednovekovna Makedonija,tom prvi, Misla
Skopje, 1985, str.315.
20).Po aty
21).Po aty

Se sllavët të ndihmuar edhe nga avarët kanë shkatërruar kishat krishtere në këtë kohë na njofton Teofillakti i Ohrit në mbishkrimin kishtarë "Tiveriopolski maqenici") Në mes të tjerave ai thotë se sllavët dhe avarët i rrafshuan me tokë ndërtesat e bukura dhe objektet fetare të Zotit)22.
Nga "Qudirat e Shën Dimitri të Selanikut" (Qudata na Sv. Dimitrija Solunski" njoftohemi se edhe knezët sllavë sillen me të krishterët si me armikun. Se Prebondi, mbret i Rihidëve, (fis sllav) është përbetuar se do të luftonte kundër krishterëve vendas dhe nuk do të linte të gjallë asnjë të krishterë vendas.)23,
Në vendet ilirike që i kishin kolonizuar sllavët, filluan dalë nga dalë ta merrnin krishterimin nga të krishterët vendas që ishin ilirikët-arbërit. Për këtë na flet edhe Teofilakt Ohridski në "Zhitieto na Tiveriopolskite Maqenici" ku thotë se sllavët nuk kanë ditur për emrin e Krishtit dhe i jenë falur diellit, hënës ose yjeve.
Nga këta burime shihet qartë se sllavët të cilët aq shumë mburren me pranimin e krishterimit duke thënë se e kanë pranuar atë para dy mijë vitesh tash del se ata e paskan pranuar krishterimin nga populli më i vjetër i këtyre trojeve – shqiptarët dhe kishat për të cilat pretendojnë që t’i ruajnë nga shqiptarët, qenkan të shqiptarëve)25.
________________________________
22). Antpljak S. Vepër e cituar më lartë faqe. 315.
23). Po aty faqe 316.
24) .Po aty.
25).Po aty.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV Empty
MesazhTitulli: Re: ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV   ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ISLAMI ERDHI NE BALLKAN DHE TOKAT SHQIPTARE PARA OSMANLINJEV
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» U shiten tokat shqiptare Greqise nga Berishoviqet!
» Ne cilin shekull parshikohet se erdhen serbet ne ballkan '?
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» Qfarë gjeni te pakuptimt te ISLAMI.
» Islami në Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: