|
| Ftyra e qeverise dhe e njerezve te papergjegjshem! | |
| | Autori | Mesazh |
---|
morena Anëtar
Numri i postimeve : 298 Registration date : 21/03/2008
| Titulli: Ftyra e qeverise dhe e njerezve te papergjegjshem! Thu Mar 05, 2009 10:07 am | |
| Ylli Pango, seks ne kembim te vendit te punes, ne Ministri
Skandaleve të shumta të ministrave të kabinetit “Berisha”, iu shtua mbrëmë edhe skandali seksual i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. Zyrtari i lartë i qeverisë, është kapur nga kamera e fshehtë e emisionit “Fiks Fare”, duke i kërkuar favore seksuale një vajzë të re, e cila kishte aplikuar për një vend punë në dikasterin me titullar Pangon. Ai, duke shfrytëzuar postin e zyrtarit të lartë të qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Berisha, i kërkon vajzës që të japë shërbime seksuale në këmbim të mundësisë për t’u punësuar në Ministri. Biseda e plotë mes vajzës së “Fiksit” dhe ministrit, tregon angazhimin e plotë të këtij të fundit për të shtënë në dorë vajzën. Ai nuk përton t’i shpjegojë dhjetëra detaje vajzës, për t’i treguar se ku e ka zyrën e një instituti që ai e kishte zgjedhur si vendtakimi. Më pas, kamera e fshehtë zhvendoset në vilën trekatëshe të ministrit të Kulturës, Ylli Pango, pranë Qytetit Studenti, ku ministri është vetëm për vetëm me vajzën, ndaj të cilës ai nis të bëjë ngacmimet seksuale, që nisin me zbërthimin e këmishës. Pas qëndresës së vajzës, ministri detyrohet të shtyjë takimin për një ditë tjetër, pa ia arritur qëllimit të tij. 57-vjeçari, Ylli Pango, apo “profesori”, siç e thërrasin studentët dhe vajza e infiltruar nga “Fiks fare”, është njëri prej emrave të hershëm të qeverive shqiptare. Në vitet 1992-1994, ai ishte zëvendësministër i Arsimit, si përfaqësues i Partisë Socialdemokrate të Skënder Gjinushit dhe, për disa vite, qëndroi në SHBA. Në vitet 1999-2005 ishte dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës dhe më pas deputet i PD-së, pasi fitoi mandatin e deputetit në Tiranë. Pas një incidenti me granatë në garazhin pranë vilës së tij, në vitin 2004, ai u angazhua në KOP-in e PD-së, si hartues i platformës për arsimin për qeverisjen e ardhme të PD-së dhe, pas shkarkimit të Bujar Leskajt, ai mori drejtimin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, duke u bërë edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Pango, brenda dy viteve në krye të MTKRS-së, ka qenë në krye të betejës me organizmat e kulturës dhe të sporteve, siç ishte rasti i konfliktit me FSHF-në, çka solli edhe pezullimin për disa kohë të Shqipërisë nga aktivitetet ndërkombëtare.
TELEFONATA E PARË
Ylli Pango - Po
Fiksi - Alo Ylli Pango - Çkemi? Fiksi - Mirëmbrëma profesor Ylli. Ylli Pango - Mirëmbrëma. Fiksi - Më fal që nuk e hapa telefonin pak më parë, por isha me familjen tek QTU-ja dhe nuk mund të flisja. Ylli Pango - Nuk ka problem, unë kujtova se ishe në gjumë (qesh). Ylli Pango – M.q.s., për sot kaloi, se unë tani prapë po merrem me gjëra të tjera, nesër ta fiksojmë një çikë që të të takoj pak, mirë? Fiksi – Ok., por rreth çfarë ore? Ylli Pango – Shiko, ta bëjmë kështu, se kam hall që të tregojë rrugën shoferi ty, ose të të sjell nja dy makina të ndryshme, ose në një makinë, si të duash ti. Nuk ka asnjë problem. Ti të vish tek Ministria, le të themi rreth orës 5-5.30. Nga 5.30, tek Ministria, më kupton? Pastaj do të tregoj, është aty ajo ku të thashë, aty tek Tirana e Re. Fiksi - Tek Tirana e Re... a mund të ma thuash edhe një herë se nuk e... Ylli Pango - Më mirë të ta tregojë shoferi, që mos të ngatërrohesh, ta tregon shoferi. Fiksi – Hë, se kam makinë vetë, mund të vij edhe vetë. Ylli Pango - Lër makinën tënde, me makinën e tij, që mos të shqetësohesh. Nuk ka asnjë problem. E kupton, edhe një herë, kur të vish, do të të presë shoferi me makinën time. Fiksi - Shoferi juaj? Ylli Pango - Shoferi i imi, i imi. Ti me makinën tënde vazhdoni. Do të tregojë se ku është instituti dhe kaq. Fiksi - Ok. Do ndalem një herë tek Ministria, apo të vazhdoj? Ylli Pango - Te Ministria, te Ministria. Fiksi - Dokumentet i pe? Ylli Pango - Dokumentet i pashë, prandaj thashë që duhet të bëjmë pak muhabet, sepse kam disa ide që lidhen edhe me..., prandaj po të them edhe për institutin, sepse lidhen edhe me institutin. D.m.th., kam disa gjëra për punën, gjithmonë që, po të jesh dakord ti, shkon mirë. Gjithsesi, pasi ta shikosh ti, sepse edhe ti ke të drejtën e zgjedhjes, e ke parasysh? Fiksi – Ok., ok. Të thashë që kam mesatare të mirë dhe kam një CV të pasur, besoj që... Ylli Pango – Po, e pashë pra, e pashë. Ti the që mesataren e ke, kështu mesatare, por atë nuk e kishe dhe aq mesatare, mirë e kishe. Po pra, mirë ishte e vlerësova, e kupton? Hajde në 5.30 në Ministri, a e kupton? Fiksi - Tek instituti do jemi në zyrë, në lokal do ulemi... Ylli Pango - Po pra, po. Jo mo, ka zyrë aty, ka zyrë, është normale, ka zyra, asnjë gjë tjetër. Hajde në Ministri që të të tregojë shoferi se ku është instituti dhe kaq, asgjë tjetër. Pastaj, në institut, punët që janë atje për t’u bërë, dhe kaq. Do rrijmë një çikë vetëm dhe ik pastaj. Fiksi - Ok. Në orën 5.30? Ylli Pango - Në 5.30 jam në Ministri. Si ta kesh më kollaj, se po të të them unë dil atje, dil këtu, nuk e gjen dot se ku është instituti, a më kupton, sepse do të vijë shoferi? Që të të trgojë rrugën ty, që ta gjesh menjëherë. Po të duash ta shpjegoj edhe kështu unë, nuk ka ndonjë problem, më kupton? Fiksi – Ok., ma shpjego, se po vij më mirë, se, e kupton... të vij... Ylli Pango – Mirë, dil tek kjo që të bëj një kalim andej unë, që sot të ta tregoj si vend ku është, dhe të vazhdoj pastaj. Dil tek kjo... e di bankën "Pro Credit"? Fiksi - "Pro Credit", ku i bie? Ylli Pango - Ajo rruga që të thashë unë, që të nxjerr te... si quhej? Fiksi - Tek "Koha Jonë"? Ylli Pango - Po eee, por rruga e gjatë. Kjo është aty te... ku del sheshi i rrumbullakët, që të çon tek Tirana e Re. Fiksi - Po po, tek Tirana e Re. Ylli Pango - Tek sheshi, sa fillon sheshi, d.m.th. Fiksi - E kam idenë "Pro Credit Banc", tek LSI-ja, aty. Ylli Pango – Aty afër LSI-së, bravo, aty afër LSI-së. Për sa vjen ti, vonohesh shumë? Fiksi - Po për 20 min. them, nga Vora. Ylli Pango - Ok, ok. Hajt pra, ciao. Fiksi – Ok. kur të jem aty pastaj, do të të bëj telefon.
Telefonata 2
Ylli Pango - Ke ardhur? Fiksi – Alo, Prof. Ylli, më fal se të mora për të njoftuar se, ngaqë ka shumë trafik këtu, sepse po bëhen punime në autostradë edhe nuk e di se sa mund të vonohem. Ylli Pango - E pashë, e pashë, se edhe këtu ka një trafik të tmerrshëm tek kjo, por dëgjo... Fiksi - Po pra. Ylli Pango - Këtë mund ta gjesh shumë lehtë ti. Atëhere këtë po ta them në telefon unë, që mos të ashtu... të vish me nge. D.m.th., LSI-ja është kur vjen nga Tirana për të shkuar tek Tirana e Re, është në krah të majtë, apo jo, është kështu? Fiksi - Po, po. Ylli Pango - Kur vjen tek rruga e gjatë, që është kjo rruga e gjatë me pemë anash, në fund fare, para se të kalosh tek sheshi i madh në krah të djathtë, është "Pro Credit Banc". E ke të shënuar, "Pro Credit Banc", duket ajo. Fiksi - Po, po e kam parasysh. Ylli Pango - E ke parasysh, kalon këto mobileri, lojëra fati, çfarë janë të gjitha me radhë. I kalon të gjitha këto dhe, para se të dalësh tek sheshi i madh, krah për krah, është banka "Pro Credit". Përballë asaj është pallati 10-katësh jeshil. Tek ky pallati është instituti, në kat të 6-të, dhe ka tabelën tek dera, "Instituti Shqiptar i Studimeve Sociale dhe Psikologjike". E ka të shënuar tek dera, me tabelë të kuqe të madhe. D.m.th., pallati jeshil është përballë bankës, në krah tjetër të rrugës, e ke parasysh? Fiksi – Po, po, e kam parasysh. Ylli Pango - Do hysh nga mbrapa, do ngjitesh në kat të gjashtë, shikon atë tabelën e kuqe. Kështu që, më mirë ta fiksojmë nesër nga ora 5.30 atje direkt, dhe e gjen, d.m.th. Fiksi - Në orën 5.30 të vij direkt atje, mos të vij fare tek Ministria? Ylli Pango – Jo, po, n.q.s., e ke kështu ti, kontrolloje një herë në mëngjes, mund ta gjesh direkt. Kontrolloje gjatë mëngjesit, mirë? D.m.th., bjeri një herë andej në mëngjes, shiko dhe do e gjesh kollaj. Po nuk e ke gjetur, më thuaj nuk e kam gjetur, dhe vij e të marr edhe tek Ministria, po të duash. Është shumë kollaj. Fiksi – Ok., se unë mendova që, m.q.s., do fle sonte në Tiranë, mund të vij nesër nga ora 9-10 tek Ministria Ylli Pango – Epo, tek Ministria e ke një çik zor ti, sepse unë nesër jam shumë në lëvizje, kam aktivitete, e ke parasysh? Në Ministri ti do vish, nuk ka problem, kjo është, sepse në institut ka edhe gjëra të tjera, kam për të treguar edhe disa gjëra, se unë kam tjetër ide, ta thashë, prandaj do bëjmë pak muhabet. Kam ide edhe tek instituti brenda, se janë dy gjëra Ministria dhe Instituti. Edhe aty ka njerëz si puna jote, të tjerë, më kupton? Fiksi - E kuptoj. Ylli Pango - Se më duhet aty, edhe aty më duhet juriste. Kështu që, nuk ka... kjo është thjeshtë për të... emrin e mundshëm, pastaj bëj çfarë të duash, vendos çfarë të duash ti. Dakord? Fiksi - Ok. D.m.th., gjithsesi, mos të të bëj telefon, sepse unë jam nisur në Tiranë, ora është 7.30, e kupton? Nuk e di se sa mund të vonohem, mos të të bëj telefon? Ylli Pango - Po ja, ti po ashtu bëj, ta llogaris. Çfarë të të them unë ty, gjithsesi, unë vendin ta thashë se ku është. Fiksi – Ok., por thjesht që mos të të prish punë, se mund të takohemi edhe sot. Nuk e di a është vonë për ty? Ylli Pango - Nuk më prish punë. Unë jam tek rrugica, tek "Kapriço". Edhe këtu ka një trafik të tmerrshëm, nuk e di, ti je duke ecur tani? Fiksi - Po pra, jam bllokuar në trafik. Ylli Pango - Ku në trafik, në ç'vënd është kjo...? Fiksi - Është aty tek kjo autostrada, që ka filluar... po bëhen punime. Ylli Pango – Mirë, gjithsesi, kur të vish, më bëj një telefon, se unë edhe mund të lëviz, se telefonin e mbaj hapur. Po qe se kam mbaruar punë, shikohemi edhe sot, po qe se do jem i zënë, ta lëmë në orarin e nesërm. Dakord? Fiksi - Ora është 7.30, mendoj që maksimumi, maksimumi në orën 8 të darkës unë jam aty. Ylli Pango - Po nejse, ti kurdo që të vish, më bëj një telefonatë. Ok?
Fiksi - Jam e penguar nga trafiku dhe jam si në siklet, se nuk e di, për çështjen e punës besoj që... Ylli Pango - Pse, pse je në siklet? Çfarë sikleti ke? Fiksi - Po e kupton, më pëlqen shumë ai vend pune edhe... u bë edhe shumë që jam papunë, edhe... Ylli Pango - Sa kohë ke ti pa ashtu? Fiksi - Ka 8 muaj. Ylli Pango - Po jo mo jo, se n.q.s. ti i plotëson kriteret, është normale ajo, nuk ka asnjë gjë, pse duhet ta kesh me kështu? Mos ki siklet fare. Unë për të mirë po mundohem, nuk e kam për kështu. Fiksi - Nuk e di n.q.s., e keni parë CV-në, unë personalisht mendoj që deri diku i plotësoj kriteret. Ylli Pango - I pashë, i pashë. I pashë, por nuk është problemi aty. Do t’i shikojmë me detaje pastaj se çfarë kishe ti. Ajo puna e gjuhës një herë, është e rëndësishme, sepse anglishtja e ka një vlerë, sepse edhe një fraksion i huaj...
| |
| | | morena Anëtar
Numri i postimeve : 298 Registration date : 21/03/2008
| Titulli: Re: Ftyra e qeverise dhe e njerezve te papergjegjshem! Thu Mar 05, 2009 10:08 am | |
|
Bisedat e gazetares se Fiks fare, me ministrin Ylli Pango
Gazetarja e Fiks fare shkon në Ministrinë e Kulturës për të kërkuar punë
Ministri, Ylli Pango, e pret personalisht në zyrë Ylli Pango – Ç’kemi? Ylli Pango – Do më sjellësh dokumentet. Do më sjellësh çfarë ke mbaruar, fotokopjen e diplomës … gjuhë të huaj ke? Fiksi – Po , anglisht, italisht, tani jam duke mbrojtur frëngjishten. Ylli Pango – Atëherë do të më sjellësh të gjitha dokumentet. Ku jeton tani? Fiksi – Këtu. Ylli Pango – Me kë rri? Fiksi – Vetëm. Ylli Pango – Sa e ke numrin? Fiksi – 069 … Ylli Pango – (lexon nr. që i dha gazetarja dhe e regjistron në cel.) Ylli Pango – E ke telefonin me vete (i bën zile në cel. Gazetares, me cel. e tij). Fiksi – Normal. Ylli Pango– Ai është numri im. Fiksi – Ok.
Pasi ministri i çon një mesazh në celular, ku i kërkon takim në orën 21.15, gazetarja niset për ta takuar
Fillimisht komunikon me ministrit në celular
Fiksi - Unë jam, me aq sa ma shpjeguan, është këtu tek Club 24 orësh. Është këtu përballë shtëpisë tuaj? Ok. unë jam këtu jashtë.
Ministri e ka lënë takimin në banesën e tij private (Ministri i hap derën e shtëpisë)
Fiksi - Mirëmbrëma. Si jeni, mirë? Ylli Pango - Si jeni, mirë? Je me njeri? Fiksi – Jo. Ylli Pango - Të pret njeri? Fiksi - Jo. Ylli Pango - Hajde ngjitu më lart. Po ç’kemi ndonjë gjë? Fiksi - Asgjë, të përditshmet. Ylli Pango - Eeeee pra. Po çfarë ke bërë? Fiksi - Asgjë. Mbarova shkollën dhe tani jam në kërkim pune. Ylli Pango - Hiqe xhupin. Fiksi - Kjo është zyra juaj? Ylli Pango - Unë kam të gjithë këtë vilën këtu. Kjo është me oxhak, një nga dhomat. Fiksi - Se mos ju kam bezdisur, mbase.... Ylli Pango – Jo, përkundrazi nuk më keni bezdisur, më keni dhenë kënaqësi. Mbase të kam bezdisur unë ty? Fiksi - Jo, jo. Ylli Pango - Se mos ke njeri që të pret, se the dua telefonin, apo nuk ke njeri? Fiksi - Telefonatat nuk dihen, e kupton? Mund të realizohen nga familja. Ylli Pango - E çfarë mendon që të fillosh? Fiksi – Po, nuk e di, të them të drejtën. Unë kam punuar vetëm tek ..... Ylli Pango - Çfarë bëje aty? Fiksi - Tek ..... kam punuar si... Ylli Pango - Po. Sa kohë ndenje aty? Fiksi - Kam ndenjur rreth 7 muaj, se kisha shkollën. Ylli Pango - Shkollën e mbarove tani ti? Sa t’u bë? Fiksi - Vjet. Ylli Pango - Që vjet, d.m.th., nuk ke kapur ndonjë punë tjetër? Fiksi - Jo. Thjesht mendova një herë të trokas, se mbase.... Nuk e kisha idenë nëse kishit nevojë për të punësuar. Ylli Pango - Po mirë. Çdo gjë bëhet, çdo gjë rregullohet. Kur femra është e guximshme edhe i lindin ide, të gjitha rregullohen. Varet se si e koncepton jetën dhe sa guxim ka (qesh). Si më shikon? Fiksi - Shtëpia shumë gjigante. Ylli Pango - Eeee. Ka edhe ambiente të tjera të vogla, që do t’i tregoj. Ç’kemi tjetër? Fiksi - Asgjë. Ylli Pango - Çohu një herë të të shikoj. Fiksi - Uuuuuuuuuu. Ylli Pango - Më pëlqen shumë ekspozeja jote, më pëlqeu që kur të pashë (Momenti kur tenton të zbërthejë këmishën) Fiksi – Uauuuuuuuuuuuuu, të lutem. Ylli Pango - Nuk të bëj gjë, nuk të bëj gjë. Fiksi - Jo nuk është... të lutem. Ylli Pango - Të jap fjalën që vetëm do të të shikoj se si je transformuar, asgjë tjetër (qesh). Fiksi - Jo, por.... të lutem, të luuuuuuuuutem. Ylli Pango - Nuk do që të të shikoj fare? Fare, fare, fare? Fiksi - Ju nuk më keni parë më parë se si kam qënë. Ylli Pango - Të thashë më parë që duhet të jesh vajzë që duhet të guxosh. Derisa erdhe e më takove, guxove. Nejse, nuk ka problem, dilni aty, sepse unë nuk të prek. Fiksi - Po më vini në siklet. Ylli Pango - Nuk të vë në siklet, sepse problemi është ky që, ti mund të hysh nëpër panairet e turizmit. Panairet e turizmit paraqiten kështu... ti pamjen e ke. Në këto lloj panairesh, n.q.s. ti je gocë e guximshme dhe futesh tamam në këtë punë, ti mund të bësh ekspozera shumë të mira sepse ne shkojmë nëpër panaire në Berlin, në Londër, nëpër panairet më të mira, dhe aty shkojmë... kemi marrë edhe femra kosovare. Kështu që, unë kam qejf të shikoj ekspozenë tënde. Po të jeshë e guximshme, mirë, i çan të tëra. Po qe se e ke problem pastaj, më thuaj, unë nuk është se ashtu... Fiksi - E guximshme në ç'sens? Ylli Pango - Sensi i parë është të të shikoj një herë që të të vlerësoj, se aty mund të dalësh me rroba banjoje. Fiksi - Të dal me rroba banjoje? Ylli Pango - Po mo, dalin të gjitha, nuk ka problem aty, që nga vendet e Amerikës Latine dhe të gjitha vendet që vijnë, normal, siç del në plazh. E dyta, mund të dalësh me rrobe ku paraqitesh me kostum kombëtar. D.m.th., janë disa variante, ka plot çdo vit aty. Kemi marrë nga dy vendet, Kosova dhe Shqipëria. Një variant që mendova për ty, është se do të të fus tek Agjencia e Turizmit që kam vend për goca, që të të vlerësoj. Tani kjo është pjesa e guximit. N.q.s. ti, që tani rezervohesh, dhe thua aaaaa, mos, të lutem, më lër mbaroj. Fiksi - Jo unë.... Ylli Pango – Dëgjo, diçka mbaje mend; siç hyre do dalësh. Nuk prekesh, nuk të bëhet gjë. Tani unë të thashë, ja, them që të shikoj një herë si fillim, se kështu paske ndryshuar goxha, pastaj vazhdojmë e flasim. Hajt moj hajt, se ke guxim ti, hajde. Pastaj, që kur ke ardhur në Tiranë, e ke kapur jetën. Kështu që, si fillim, hiq vetëm këtë këmishën, që të të shikoj si lëkurë, deri ku ke rënë. Fiksi - Të lutem, uuu më qenka zbërthyer.... të lutem, më vjen shumë rëndë, të lutem shumë. Ylli Pango – Asnjëherë, prej meje, kurrë. Unë jam ai i fushës, s'më vjen fare asnjë kështu.... Fiksi - Të lutem. Ylli Pango - Asnjë gjë, vetëm të të shikoj ke rënë nga shëndeti aq sa duhet. Fiksi - Shëndeti shikohet edhe pa hequr këmishën. Ylli Pango - Çfarë i ke këto dreq mbërtheckash, që nuk hiqen (tenton të heqë këmishën). Fiksi - Të lutem, shëndeti shikohet edhe pa hequr këmishën, të lutem profesor. Ylli Pango - Ti do ta heqësh për të tjerë, si nuk do ta heqësh për mua? Fiksi – Joooo, të lutem profesor, të lutem profesor, profesor, të lutem, të lutem. Ylli Pango – Ja, deri këtu, deri këtu (për të zbërthyer bluzën). Fiksi - Po nuk është gjë se... boll të lutem, boll. Ylli Pango - Deri këtu, deri këtu (ndërkohë zbërthen disa kopsa të këmishës). Fiksi - Të luuuutem, a mund ta mbërthej këmishën? Ylli Pango - Lëre pra, deri këtu, lëre deri këtu, pra, se nuk po të prek. Fiksi - (E SHTYN). Ylli Pango – Shih! Fiksi - A mund të qetësohem pak? Ylli Pango – Po, qetësohu ti, qetësohu. Fiksi - A mund të qetësohem, të lutem? Po më vjen shumë rëndë... Pango - Po nuk u mësove me mua ti, i bie që... Fiksi - Si do mësohem, të më shikosh para... Ylli Pango – Po, po. Fiksi - Të më shikoni ju nudo, para dhe pastaj? Ylli Pango - Jo nudo, jo. Fiksi – Ok. me të brendshme. Ylli Pango – Avash, mos bërtit, se nuk është ndonjë gjë. Mos u trondit, se nuk do të vras. Me dalë me rroba banjoje, shiko si bën, imagjino... Fiksi – Jo, unë tronditem. N.q.s. ju më shpjegoni paraprakisht pozicionin e punës, nëse pranon këtë lloj pune, ok! Por, në këto kushte, ora 9 e darkës, në shtëpinë tuaj, të zhvishem unë, tronditem. Ylli Pango - Hë moj, qetësohu, se nuk të bën gjë njeri me zor, se nuk jam ajo kategori. Ideja është kjo: në Agjencinë e Turizmit, e kam menduar që ka një vend për vajzë me pamje dhe me shkollë. Tani, në atë agjenci, që varet nga unë, se është drejtoria ime, zakonisht bëhen panairet e Shqipërisë për turizmin, dakord? Në këto panaire, ne veçojnë pjesët më të bukura të turizmit shqiptar si, malet, detet, e me radhë. Duhet pak anglishtja, si je me anglisht ti? Fiksi - Mirë, shumë mirë. Ylli Pango - Ok. Kam marrë edhe një tekst aty, që po munde ta përkthesh, ta marrësh me vete. Tekst anglishteje, është një nga fjalimet e mia, që do ta mbaj kur të shkoj atje. N.q.s. ti i jep këto prova dhe i plotëson, ky është vendi. Vendi është shumë i mirë, do të jesh pranë meje. Unë, kur të kem panaire jashtë, në të gjitha, bashkë me grupin, do të të marr edhe ty. Në Europë do të shëtisësh, mundësitë i ke, rrogën do ta kesh të mirë, këto. Këtë ofertë unë e kam për ata lloj vajzash që janë të mira në paraqitje, që janë të guximshme dhe jetën e kap për fyti që sot. E bën, mirë, nuk e bën, ma thuaj, se nuk ka gjë, unë nuk të shqetësoj. Fiksi - Duhet domosdoshmërisht të kthej një përgjigje tani, që të mendohem edhe unë? Ylli Pango – Aha, duhet të mendohesh? Po mirë, mendohu, si të duash?! Pastaj, çfarë prisje, çfarë pune prisje? Të punoje në zyrë, të rrije aty? Zyrë është ajo, ka zyrë ku lëviz herë pas here nëpër panaire. Fiksi - Ka këtë pjesën, që unë nuk e kisha menduar, që unë mund të dal edhe me rroba banjoje. Ylli Pango - Nuk është gjithmonë kjo. Kjo mund të jetë një herë në vit, në verë, ndërsa periudhën tjetër mund të jesh organizatore në panaire. Do bëhesh specialiste për këtë punë, në sensin që do marrësh njohuri për fletëpalosjet, për albumet, për turizmin. Do kesh njohuri për spotet që bëjmë ne, publicitare. Këto janë, në përgjithësi, ndërsa çfarë të dalë ndonjë rast i veçantë.... Fiksi - Nuk e di nëse do më lini, të paktën, të mendohem deri nesër? Ylli Pango - Unë nesër jam për rrugë. Unë jam për në Korfuz nesër, do rrij 2-3 ditë, do kthehem të dielën. E mbaj të hapur telefonin, nëse do, më bëj telefon. Fiksi – Ok. do komunikojmë në telefon. Ylli Pango - Do lëvizësh ti tani? Ke shqetësim, do të ikësh? Fiksi - Po. Ylli Pango – Ok. në dorën tënde është, unë kisha kënaqësi të të mbaja, ti e di. Të presin apo nuk të pret njeri? Fiksi - Mua nuk më pret njeri, por kam plane të tjera. Ylli Pango - Tani, sonte? Fiksi – PO! Ylli Pango – Çudi! Fiksi - Mendova që do ishte një takim i shkurtër, thjesht dorëzim dokumenti dhe kaq, prandaj. Ylli Pango – Dakord, herën tjetër rrijmë më gjatë, dakord? Fiksi - Do shikohemi në Ministri herën tjetër? Ylli Pango - Herën tjetër do më marrësh në telefon dhe do më thuash a e pranon apo jo, si punë, pastaj.... Ylli Pango - Ato m’i solle mua, dokumentet? Fiksi - Po. Janë thesht një curriculum dhe lista e notave dhe diploma. Po të duhen certifikatat e gjuhës, t’i sjell. Ylli Pango - Kur t’i marrësh, m’i bëj gati edhe ato dhe m’i sjell, mirë? Fiksi – Ok. natën e mirë! Ylli Pango - Natën e mirë! Ciao!
| |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Re: Ftyra e qeverise dhe e njerezve te papergjegjshem! Thu Mar 05, 2009 7:20 pm | |
| https://www.youtube.com/watch?v=A6MJ9B4Igjo&eurl=http://www.albforum.us/showthread.php?t=8310nje poshtersi pa komentueshme turp turp | |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Re: Ftyra e qeverise dhe e njerezve te papergjegjshem! Thu Mar 05, 2009 7:27 pm | |
| Sa shum keq per kete vend! Kur nje Minister kulture vepron kshtu ,cduhet te bejne te tjeret? Turp i madh edhe per anen tjeter, per femrat tona !Mostra. | |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Re: Ftyra e qeverise dhe e njerezve te papergjegjshem! Thu Mar 05, 2009 7:28 pm | |
| E keqja e ne shqiptareve eshte se ne me shume ju besojme ketyre tipave kjo u vertetua me fotot nudo te edvinit, popullit te kryqytetit i pelqeu kjo dhe e rizgjodhi Edin. Pango ky eshte nje ogur i mire per te te rizgjidhe popilli bash aty ku ty kandion, suksese! Te mjeret shqiptare nga kush udheheqen. | |
| | | MARY Anëtar
Numri i postimeve : 261 Age : 38 Vendi : VL Profesioni/Hobi : music Registration date : 28/03/2008
| Titulli: Re: Ftyra e qeverise dhe e njerezve te papergjegjshem! Thu Mar 05, 2009 7:37 pm | |
| Shqipria se ka vajza qe e kan zgjedhur vete ate rruge se i pelqen te mos bejne asgje keshtu pereferjone te bejne, mbushin portofolin dhe dalin neper rruge sikur kan cliruar shqiperine mbase nuk njeh shume shqipetare por te them ka aq shum qe bejne kete jete ne shqiperi per zgjedhjen e tyre, po ta thoja me shifra do mu hidhnin ne fyt te gjitha femrat e ketij siti, por jan aq shum sa mbase ja kemi kaluar dhe kubes brazilit tailandes, shqiperia tashme eshte ber vend ku sundon turizmi i seksit, apo po e shifrojme ate numer nga shqiperia neper bote per kete lloj turizmi qe kane zgjedhe. TUUUURRRP ! | |
| | | morena Anëtar
Numri i postimeve : 298 Registration date : 21/03/2008
| Titulli: Re: Ftyra e qeverise dhe e njerezve te papergjegjshem! Fri Mar 06, 2009 11:36 am | |
| Vertet eshte per te ardhur keq se kush na udheheq . | |
| | | Anabela Anëtar i ri
Numri i postimeve : 170 Age : 39 Vendi : Prizren Profesioni/Hobi : Perkthyese, 4 gjuhe Registration date : 04/03/2009
| Titulli: Re: Ftyra e qeverise dhe e njerezve te papergjegjshem! Fri Mar 06, 2009 5:49 pm | |
| Per bese poooo... c'do fjale eshte e tepert dhe nuk i pershkruan ata tamam | |
| | | murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Ftyra e qeverise dhe e njerezve te papergjegjshem! Fri Mar 06, 2009 6:56 pm | |
| Ja kan korit partin fazlliqit se po mendojn politikant se ne ju besojm dhe me vota te popullit jan aty?,per ti poshtru maralin e popullit per nej jet me t' mire deri ne seksualitet per nej vend pune! kjo sesht gjith ajo qe dihethet por esht vetem njra nga ato qe shihet dhe u pa s ps dueht te jsh minister por jo pse sduhet te pranosh at post nese sje i prisht dhe sk ftyr as marre Moral ka dhe kafsha por shumica silln me mir se politikanat sepse te pakten nuk na bèjnè keq. Sikur te lunte dikush me femijet e ministrav ne ket situat !?mjerimi ministrat e sodit sdo ti pranonin rrogat nga shteti por do te punonin jash orarit te punes per ti mbajt dhe mbrojt femijet e vet ...!!! | |
| | | LISI Fillestar/e
Numri i postimeve : 43 Registration date : 23/04/2008
| Titulli: Re: Ftyra e qeverise dhe e njerezve te papergjegjshem! Fri Mar 06, 2009 10:54 pm | |
| Kur mungo Luani edhe majmuni bëhet mbret. Pra dua të them se Kur mungon shteti ligjor,ndodhin edhe kto gjëra.Shtrohet pyetja se pse para vitit 1990 nuk jan ndëgjuar kso far raste të tilla të shëmtuara,sepse jan dënuar pa mëshir nga ligji,kurse sot kto gjëra jan më se normale.Shpresoj se e kanë kuptuar të gjith se çka don të thot "DEMOKRACIA" e cila për mua nuk është demokraci e mirfillt. Me nder dhe rrespekt mbeteni të përshëndetur nga LISI | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Ftyra e qeverise dhe e njerezve te papergjegjshem! Fri Mar 06, 2009 11:22 pm | |
| Bukur e the LISI, qe para vitit 1990 nuk ndodhen keto sepse kishte ligj, kishte rend ndersa tani kur e morri ky berishoviqi e shkaterroi ligjin, e beri ligjin vete, duke ja lejuar ministrave te tij qe te bejne qfare te dojne te vjedhin, te bejne vepra amorale e poshtersi te pafundshme, TURP per ata njerez qe e votojne perseri kete kafshe, sepse njeriu nuk bene gjera te tilla. |
| | | Aldo Anëtar
Numri i postimeve : 490 Age : 37 Vendi : durres Registration date : 06/01/2009
| Titulli: Re: Ftyra e qeverise dhe e njerezve te papergjegjshem! Fri Mar 06, 2009 11:26 pm | |
| - LISI shkruajti:
- Kur mungo Luani edhe majmuni bëhet mbret.
Pra dua të them se Kur mungon shteti ligjor,ndodhin edhe kto gjëra.Shtrohet pyetja se pse para vitit 1990 nuk jan ndëgjuar kso far raste të tilla të shëmtuara,sepse jan dënuar pa mëshir nga ligji,kurse sot kto gjëra jan më se normale.Shpresoj se e kanë kuptuar të gjith se çka don të thot "DEMOKRACIA" e cila për mua nuk është demokraci e mirfillt. Me nder dhe rrespekt mbeteni të përshëndetur nga LISI hehe para 1990 ishte luani ne krye qe bente ligjon jo majmuni | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Ftyra e qeverise dhe e njerezve te papergjegjshem! Fri Mar 06, 2009 11:27 pm | |
| - Aldo shkruajti:
hehe para 1990 ishte luani ne krye qe bente ligjon jo majmuni ... dhe te gjithe ishin te kenaqur me ligjet qe beri luani... |
| | | Aldo Anëtar
Numri i postimeve : 490 Age : 37 Vendi : durres Registration date : 06/01/2009
| Titulli: Re: Ftyra e qeverise dhe e njerezve te papergjegjshem! Fri Mar 06, 2009 11:35 pm | |
| ... dhe te gjithe ishin te kenaqur me ligjet qe beri luani... [/quote] dhe askush nuk mund ta shaje ate luan ,edhe pse ishte shtet komunist | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Ftyra e qeverise dhe e njerezve te papergjegjshem! Fri Mar 06, 2009 11:42 pm | |
| - Aldo shkruajti:
dhe askush nuk mund ta shaje ate luan ,edhe pse ishte shtet komunist Nuk beri asgje te keqe kunder popullit te tij, i shkatrroi tradhetaret dhe sot per keta tradhetar keta te pamorlashmit e akuzojne... |
| | | Aldo Anëtar
Numri i postimeve : 490 Age : 37 Vendi : durres Registration date : 06/01/2009
| Titulli: Re: Ftyra e qeverise dhe e njerezve te papergjegjshem! Sat Mar 07, 2009 12:03 am | |
| - Vrana Konti shkruajti:
- Aldo shkruajti:
dhe askush nuk mund ta shaje ate luan ,edhe pse ishte shtet komunist Nuk beri asgje te keqe kunder popullit te tij, i shkatrroi tradhetaret dhe sot per keta tradhetar keta te pamorlashmit e akuzojne... i tregoi popullit qe edhe pa qene i pasur mund te jesh i lumtur | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Ftyra e qeverise dhe e njerezve te papergjegjshem! | |
| |
| | | | Ftyra e qeverise dhe e njerezve te papergjegjshem! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |