Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ju betohem, po të isha unë kryeministër, vërtet do të merrja

Shko poshtë 
AutoriMesazh
paioni
Anëtar i ri
Anëtar i ri
paioni


Numri i postimeve : 128
Registration date : 15/05/2008

Ju betohem, po të isha unë kryeministër, vërtet do të merrja Empty
MesazhTitulli: Ju betohem, po të isha unë kryeministër, vërtet do të merrja   Ju betohem, po të isha unë kryeministër, vërtet do të merrja EmptySun Feb 08, 2009 3:38 pm

që të ktheheshin menjëherë mjetet e Fondit të Privatizimit dhe
të Trustit të Pensioneve në Kosovë.

Letër publike shefit të ICO-s, Zotëri Peter Feith




Po ju lus Juve, duke Ju përgjëruar, sepse sugjerimi Juaj që ato mjete të mos vijnë në Kosovë është vërtet mëkat i madh që po i bëni Kosovës dhe qytetarëve të saj të varfër e të papunë. Po ju lus Juve, sepse ne nuk kemi qeveritarë që dinë e duan ta qeverisin Republikën e Kosovës guximshëm, vetëm duke u bazuar në interesa madhore të qytetarëve të saj, por po na qeverisin duke dëgjuar kryesisht ndërkombëtarët. Ju lus, sepse jam i bindur, se po që se do u sugjeronit Ju qeveritarëve tanë që të mos flinin me gratë e tyre, binduni, ata vërtetë nuk do të flinin, sepse edhe këtë sugjerim Tuajin ata do ta kuptonin si urdhër. Dhe meqë do ta kuptonin si urdhër, ata do frikësoheshin se ju do i hiqni nga postet qeveritare, po nuk ju dëgjuan. E ata i duan postet qeveritare më shumë se gratë e tyre, gjithsesi edhe më shumë se qytetarët e tyre.

Shkruan: Ibrahim Kelmendi - Prishtinë, 05. 02. 2009
______________________________




I nderuari Zotëri Feith,



Nga mediat u informova për mbështetjen Tuaj ndaj vendimit të presidentit Sejdiu për zgjedhjet parlamentare dhe për sugjerimin Tuaj për mjetet e Fondit të Privatizimit.



Në rastin e parë, ju keni mbështetur vendimin e presidentit Sejdiu, që zgjedhjet parlamentare të mbahen në vitin 2011. Për këtë nuk dua të prononcohem, jo pse nuk ka hapësirë dhe nuk kam guxim, por sepse jam i bindur se qytetarët e Republikës se Kosovës, me të drejtë vote, edhe po të mbaheshin zgjedhjet në këtë vit, sipas kërkesës se opozitës, bërë sa për zhurmë propagandistike, do të dalin në votim edhe më pak se në zgjedhjet e kaluara ( e Ju duhet ta dini se në zgjedhjet e kaluara morën pjesë më pak se 40 për qind ). Kësaj radhe po mjaftohem të shfaq një mendim të pjesshëm, se vendimi i Presidentit është tepër i hershëm, prandaj edhe i palogjikshëm, pasi deri atëherë, ta zëmë, mund të ndodhë që të kemi krizë parlamentare, e cila do të kishte për rrjedhojë imponimin e zgjedhjeve të mëhershme. Apo, ndoshta doni të thoni, se edhe nëse ndodh një krizë parlamentare, zgjedhjet, megjithatë, duhet të mbahen vetëm sipas vendimit të Presidentit dhe mbështetjes Suaj?!



Në rastin e dytë, Ju keni sugjeruar që mjetet e Fondit të Privatizimit duhet të vazhdojnë të rrinë të depozituara në bankat ku gjenden tash, sepse na qenkan më të sigurta sesa në bankat e Kosovës. Nuk do të kisha reaguar kundër këtij sugjerimi Tuaj, sikur Qeveria jonë të mos e kishte lexuar këtë sugjerim Tuajin si urdhër. Meqë kam bindjen se Qeveria e ka lexuar si urdhër, po ndihem i detyruar të reagoj, duke ju lutur e përgjëruar që të korrigjoni këtë sugjerim, sepse me të Ju po bëni një mëkat të rëndë karshi qytetarëve të varfër dhe të papunë të Republikës se Kosovës, njëherit Ju padrejtësisht po favorizoni bankat në Perëndim, si të sigurta, në dëm të bankave në Kosovë, të cilat, sipas sugjerimit Tuaj, na qenkan më pak të sigurta.



Se sa të sigurta janë bankat në Perëndim, po e shohim nga kriza e tashme financiare ndërkombëtare. Shumë nga ato do të bankrotonin, sikur të mos i shpëtonin mjetet e taksapaguesve, që po japin qeveritë, vetëkuptohet nga buxheti shtetëror. E opinioni i taksapaguesve atje, tashmë duhet ta dini: qeveritë që po i japin mijëra miliarda dollarë e euro oligarkisë së kriminalizuar financiare (bankare), po veprojnë padrejtësisht, meqë shumica e qeveritarëve dhe e parlamentarëve vijnë nga kjo oligarki, ose kanë qenë të sponsorizuar gjatë përzgjedhjes se tyre nga kjo oligarki.



Të marrim si shembull Deutsche Bank ( Dojçe Bank ), ku duhet të jetë deponuar shumica e mjeteve të Fondit tonë të Privatizimit. Në mungesë të informimit, mund të supozoj se ato janë deponuar aty me një kamatë vjetore deri 3 për qind ( pothuajse të barabartë me inflacionin vjetor të euros ). Ka gjasa që janë “ngrirë” fare pa kamatë, të staxhionuara në trezor vetëm për t’u ruajtur. Në krye të asaj Banke është zotëri Ackermann, i cili para ca kohe ishte para gjyqit në Düsseldorf. Ai kishte marrë ryshfet 60 milionë euro nga Wodafon. I njëjti i kishte caktuar vetes, si shef që ishte, rrogë mujore (minimale) prej rreth 1,3 milionë euro në muaj. Deri në momentet e fundit ai i manipulonte shifrat, se kjo bankë kishte fitime të mëdha. Kur kriza financiare u detyrua të dalë për fushë, zotëri Ackermann u detyrua të pranojë se në bursat ( kazinotë ) ndërkombëtare kishte humbur dhjetëra miliardë euro, në mos qindra, ngase ende nuk po informojnë saktësisht. Në vend që të jepte dorëheqje, ai pati fytyrë të shantazhonte Qeverinë Gjermane, po nuk ia mbuloi këto humbje ( me para të taksapaguesve ), Deutsche Bank duhet të shpallte konkursin dhe pastaj ekonomia gjermane do pësonte kolaps edhe më të rëndë, sesa po parashikohet deri tash.



Lexo më gjerësisht për z. Ackermann: Joe Ackermann muss vor Gericht & Die Karriere des Josef Ackermann & Ackermann (Moderatori Sh.B)



Prandaj, po druaj se Ju e keni bërë këtë sugjerim, që paratë e Fondit të privatizimit të vazhdojnë të rrinë aty, meqë mund të jeni lutur nga dikush atje, për shkak se kjo Bankë mund të mos jetë në gjendje tash t’ ia kthejë të hollat Kosovës. Dihet, këto të holla janë aty me vendim të UNMIK-ut, gjegjësisht të ndonjë argati të kamufluar të kësaj Banke, që ka punuar në kuadër të UNMIK-ut, i cili ka marrë vendim ( duke marrë “provizion” të madh për veten e tij?), që shumica e mjeteve tona të deponoheshin pikërisht në Deutsche Bank?! Përse të mos kem dyshim se edhe Ju tash mund të keni marrë “provizion” nga zotëri Ackermann për të dhënë këtë sugjerim ( urdhër ), që parat tona gjithsesi të qëndrojnë edhe më tej në atë bankë, siç e thashë, me kamatë simbolike, pothuajse të barabartë me inflacionin, ose fare pa kamatë. Mirë do të ishte që dikush të bënte të njohur kontratën e deponimit, për hirë të transparencës. Për bankën tjetër, ku është e deponuar pjesa tjetër e mjeteve tona, nuk po ju shkruaj, meqë nuk kam të dhëna për të ( por, po dëshiruat, mund t’i gjej ). Nisur nga kjo gjendje aktuale e krizës financiare, Ju nuk keni si të më bindni, se bankat në Perëndim qenkan më të sigurta sesa bankat në Kosovë ( edhe pse shumica e bankave këtu janë filiale të atyre bankave dhe prandaj janë njësoj të pasigurta ).



Pavarësisht pasigurisë aktuale të bankave, unë, si bashkëpronar i mjeteve të Fondit të Privatizimit, po shpreh qëndrimin tim këmbëngulës, se ato mjete duhet të vijnë menjëherë në Kosovë dhe të investohen në zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të Kosovës, jo duke i deponuar në bankat e këtushme, por duke themeluar një bankë zhvillimore, ose duke ndërtuar një termocentrtal me kapacitet që mund të përthekohet nga këto mjete ( duke ua shtuar këtyre edhe mjetet e Trustit të Pensioneve ).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
paioni
Anëtar i ri
Anëtar i ri
paioni


Numri i postimeve : 128
Registration date : 15/05/2008

Ju betohem, po të isha unë kryeministër, vërtet do të merrja Empty
MesazhTitulli: Re: Ju betohem, po të isha unë kryeministër, vërtet do të merrja   Ju betohem, po të isha unë kryeministër, vërtet do të merrja EmptySun Feb 08, 2009 3:39 pm

Për hir të zhvillimit të përshpejtuar ekonomik e shoqëror të Kosovës, për hir të qytetarëve të varfër e të papunë të Kosovës, do Ju lutem dhe përgjërohem që të korrigjoni sugjerimin Tuaj. Dhe duhet ta bëni këtë, meqë Qeveria jonë, do ta lexojë sugjerimin Tuaj si urdhër. E meqë qeveritarët tanë nuk guxojnë të marrin vendim në interes të Kosovës, në interes të qytetarëve të saj, duke mos respektuar këtë sugjerim Tuajin, Ju lutem t’u jepni leje që t’i sjellin ato mjete në Kosovë, sepse, vërtet, ato janë më të arsyeshme që të investohen për zhvillim të përshpejtuar ekonomik të Kosovës, sesa që t’ia ngopim babëzinë zotëri Ackermann-it!

· Përfundimisht, ato janë pasuri jona dhe jo Juaja ose e dikujt tjetër! Prandaj, a mund ta di, se përse u dashka të vendosni Ju dhe jo Qeveria jonë për to!?

Dhe meqë janë tonat, përse nuk duhet të vendosim ne, po gjykuam, edhe t’i rrezikojmë, duke i investuar në zhvillim të përshpejtuar ekonomik të Kosovës, meqë, siç duhet ta dini, çdo investim shoqërohet me rrezik, kurse paratë e deponuara në banka janë vetë rreziku, sepse atyre vetëm se u bie vlera, sepse nga ato fitojnë vetëm bankat.



· Po ju lus Juve, duke Ju përgjëruar, sepse sugjerimi Juaj që ato mjete të mos vijnë në Kosovë është vërtet mëkat i madh që po i bëni Kosovës dhe qytetarëve të saj të varfër e të papunë.

· Po ju lus Juve, sepse ne nuk kemi qeveritarë që dinë e duan ta qeverisin Republikën e Kosovës guximshëm, vetëm duke u bazuar në interesa madhore të qytetarëve të saj, por po na qeverisin duke dëgjuar kryesisht ndërkombëtarët.

· Ju lus, sepse jam i bindur, se po që se do u sugjeronit Ju qeveritarëve tanë që të mos flinin me gratë e tyre, binduni, ata vërtetë nuk do të flinin, sepse edhe këtë sugjerim Tuajin ata do ta kuptonin si urdhër. Dhe meqë do ta kuptonin si urdhër, ata do frikësoheshin se ju do i hiqni nga postet qeveritare, po nuk ju dëgjuan. E ata i duan postet qeveritare më shumë se gratë e tyre, gjithsesi edhe më shumë se qytetarët e tyre. ( Ndonjë qeveritar lavir sigurisht se do t’i gëzohej një sugjerimi të tillë, pasi do të kishte edhe më shumë kohë për të ndjekur laviret, duke u arsyetuar për mosshkuarje të tij të rregullt të gruaja e tij, me sugjerimin Tuaj. )



Zotëri Feith,



Vërtet, a nuk është mëkat që të interesuarit për të hapur firma prodhuese në Kosovë, sigurisht edhe vende pune, po të kërkojnë kredi nga bankat ( pothuajse pirate ) në Kosovë, duhet të paguajnë kamatë rreth 15 për qind në vit, bile edhe duke qenë të maltretuar e denigruar nga boset e këtyre bankave gjatë plotësimit të kërkesave të shumta nga këto banka, prandaj nuk po mund të marrin kredi të këtilla joekonomike ( pos kredive që marrin kryesisht mafiozët e imobilieve ), prandaj po stagnon zhvillimi i përshpejtuar i Kosovës, prandaj po stagnon zvogëlimi i papunësisë dhe i varfërisë, përderisa paratë e qytetarëve të Kosovës ( mjetet e Fondit të Privatizimit ), dergjen me kamatë simbolike në Bankën e të babëziturit Ackermann?



Korrigjimi i këtij sugjerimi Tuaj të gabuar dhe jonjerëzor, vetëm se do ua rrisë autoritetin tek qytetarët e Kosovës, të cilët ende po shpresojnë se Ju keni ardhur për interesa të tyre dhe jo për interesa të të babëziturit Ackermann, të cilët ende po shpresojnë të Ju se keni ardhur që të zvogëloni korrupsionin ( hajninë ) e qeveritarëve dhe të administrartës sonë shtetërore e publike, të cilët ende po shpresojnë të Ju se keni ardhur që ta luftoni kriminalitetin “tonë” të organizuar, që po mbyt me droga fëmijët tanë, që po denigron vajzat tona me tregti prostitucioni..., meqë strukturat tona shtetërore edhe nuk po duan, por edhe nuk po mund ta luftojnë atë me sukses.



Ju betohem, po të isha unë kryeministër, vërtet do të merrja vendim që të ktheheshin menjëherë mjetet e Fondit të Privatizimit dhe të Trustit të Pensioneve në Kosovë, edhe nëse Ju do më kërcënonit padrejtësisht me largim nga ai post. Një urdhër të tillë nuk do ta zbatoja, meqë Republikën e Kosovës e kemi pavarësuar. Po jua shpreh këtë qëndrim, sepse dua ta trimëroj Kryeministrin e Kosovës, ish bashkëveprimtarin Thaçi, që të jetë i guximshëm si dikur. Ai duhet të kuptoj se është kryeministër për të përfaqësuar interesat e qytetarëve të Kosovës, duke mos “qeverisur” vetëm me “sugjerimet” e ndërkombëtarëve.



Kur kam filluar të rrezikoj jetën, me angazhimin tim të përkushtuar kundër Beogradit pushtues e shfrytëzues, motivi fillestar ka qenë luftimi kundër shfrytëzimit që i bënte ai Kosovës. Gati njësoj, si Ackermanni i babëzitur, gati njësoj si pronarët e babëzitur të Feronikelit, na shfrytëzonte dikur edhe Beogradi pushtues. Madje-madje, sa për informim të sinqertë, Beogradi pushtues atëherë i trajtonte shumë herë më mirë punëtorët e Feronikelit, kurse pronari i tashëm, të punësuarit aty po i keqtrajton si të ishin vërtet skllevër, sepse nuk ka ligj që t’i mbrojë të drejtat e tyre, sepse nuk po ka qeveri të guximshme që atyre t’u dalë në mbrojtje, sepse UNMIK, në bashkëpunim me qeverinë e mëparme, ua dhuroj atyre xehen e Kosovës!



Dhe meqë jemi këtu, ndoshta e dini se përgjegjësit kompetentë ( e kriminelë? ) kanë lidhur kontratë kriminale me pronarët e babëzitur të Feronikelit, që të furnizojnë shkritoren e tyre pa ndërprerë ( rreth 100 MWh ), po vetëkuptohet, me pasuri publike, vetëm me 3 centë për kilovat, në kohën kur qytetari i varfër i Kosovës duhet ta paguajë minimum 6 cent kilovatin, në kohën kur të gjitha firmat e Kosovës detyrohen të paguajnë nga 12 centë kilovatin. A nuk është kjo vërtet privilegjuese, diskriminuese e kriminale?! Prandaj, po shpresoj se Ju do urdhëroni EULEX-in që të marr në shqyrtim atë kontratë dhe të nxjerrë para drejtësisë ata që e kanë nënshkruar. Mund të supozohet se sa mund të ketë qenë bakshishi për të inkriminuarit në atë vepër - nënshkruesit e asaj Kontrate, e cila Kosovës vetëm vitin e kaluar ia shkaktoi rreth 30 milionë euro humbje! Këtë intervenim Tuajin e mirëpresim, sepse organet përkatëse të Kosovës nuk po duan ose nuk po janë në gjendje ta hetojnë këtë krim.



Gjithashtu, për informim, në vitet e 70-ta, po kriminelë të ngjashëm kishin bërë kontrata të ngjashme, për të furnizuar me rrymë fabrikat jashtë Kosove, me çmim shumë më të ulët se sa kostoja e prodhimit, por qeveritarët e atëhershëm të Kosovës morën guximin dhe i anuluan ato kontrata, kurse qeveritarët e tashëm nuk po veprojnë. Po ndodh kështu, sepse disa ndërkombëtarë i kanë bërë qeveritarët tanë si pula të lagura, siç shprehet populli ynë, tepër të dëgjueshëm e të frikësuar. Shumë nga qeveritarët na janë tjetërsuar e shpërfytyruar, edhe me tolerancën e ndërkombëtarëve, pse të mos e themi të sundimtarëve, na janë korruptuar po me manipulimet e ndërkombëtarëve të UNMIK-ut dhe prandaj donim të çliroheshin nga UNMIK-u. Tashmë liderët politikë na janë shndërruar në hiça, që nuk guxojnë të shfaqin as dilemë, e jo më kundërshti, ndaj edhe të tilla kontratave dhe sugjerimit Tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
paioni
Anëtar i ri
Anëtar i ri
paioni


Numri i postimeve : 128
Registration date : 15/05/2008

Ju betohem, po të isha unë kryeministër, vërtet do të merrja Empty
MesazhTitulli: Re: Ju betohem, po të isha unë kryeministër, vërtet do të merrja   Ju betohem, po të isha unë kryeministër, vërtet do të merrja EmptySun Feb 08, 2009 3:40 pm

Dhe prandaj, si tash me mjetet e Fondit të privatizimit, si më herët me mjetet e Trustit (në krye të të cilit nuk po duan të kompletojnë bord), si me shumë privatizime të dyshimta që i kanë bërë UNMIK-u dhe qeveria e mëparmë, këta qeveritarë e kanë ndërmend të shkojnë edhe më larg, kundër interesave të qytetarëve të Kosovës, me privatizim të paralajmëruar edhe të monopoleve shtetërore të Kosovës ( ta zëmë të rrymës, të telekomit ), duke ua “shitur” privatëve të babëzitur. Ata, pastaj, si monopolistë që do bëhen, do na diktojnë çmime të larta. A mos po e bëjnë këtë qeveritarët tanë për hir të “provizioneve” të mëdha, që u janë premtuar, apo duke dëgjuar sugjerimet e ndonjë ndërkombëtari!?



Mund të jeni informuar se çfarë ndodhi me tjetërsimin e monopolit të rrymës në Maqedoni nga shteti te privati ( austriak / EVN-ja ), ku po pritet të shpërthejë një rebelim shkatërrues i qytetarëve kundër asaj firme që e ka përvetësuar monopolin e dikurshëm shtetëror të rrymës dhe duke e ushtruar tash vetë. Dhe jam i bindur se e ka privatizuar duke u dhënë “provizion” solid qeveritarëve të kohës...



Nëse kështu vazhdohet, unë po parandjej rebelim të qytetarëve në Kosovë, sepse varfëria dhe papunësia po bëhen vërtet të padurueshme. Deri tash qytetarët kanë duruar për hir të pavarësimit të Kosovës, por, si duket, tash po e humbin shpejt durimin, për të mos dëgjuar as sugjerimet Tuaja dhe as demagogjitë e qeveritarëve “tanë”, qeveritarë, që unë, bashkë me 60 për qind të qytetarëve me të drejtë vote, nuk i kemi votuar...



Me shpresë se do marrë përgjigje pozitive nga Ju,



Me respekt,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ju betohem, po të isha unë kryeministër, vërtet do të merrja Empty
MesazhTitulli: Re: Ju betohem, po të isha unë kryeministër, vërtet do të merrja   Ju betohem, po të isha unë kryeministër, vërtet do të merrja Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ju betohem, po të isha unë kryeministër, vërtet do të merrja
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E vërtet apo gënjeshtër?
» RREFIM I VERTET
» Pse vertet te mos i kthehemi fese se stergjysheve
» KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: