Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 RREFIM I VERTET

Shko poshtë 
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

RREFIM I VERTET Empty
MesazhTitulli: RREFIM I VERTET   RREFIM I VERTET EmptySat Nov 29, 2008 9:34 pm

Rrëfim i vertet

-Ndodhi e para 50 viteve.

Në fshatin e vjetër të Shalës së Bajgorës,para luftës së dytë Botërore një ngjarje interesante.

-Rrefente plaku mbi 90 vjeqarë Sherif Lahu.
Ishte diku viti 1986,dhe plaku i katundit Sherifi qdo ditë vinte musafir në shtëpin tonë,atijë nga pleqeria dhe përjetimet e shumta i kishte hubur të pamit e dy syve.
Ishte i vogël dhe shumë i drejt nuk i interesonin punet e të tjerve,nuk fliste kurrë për askënd asnjë fjalë të keqe, dhe edhe pse kishte përjetuar dy luftrat nuk tregonte shumë për përjetimet e tijë.
Ulej tek Kaftorri dhe rrinte mbi dhjet a dymdhjet orë këmbkryqë, i bënim nderë e gjithë familja sepse ishte edhe pjestar i familjës son. Nga njëher e kërkonte Çiftelin dhe i biente “prajshëm” si thoshte ai (qetë), dhe thoshte se Çiftelia don Tanzimat dhe vetëm kështu të knaqë,pa pritmas fillonte të këndonte ndo një këng që prejn e grijn (kështu thoshte ai).Kur ia fillonte këngve që zakonisht ishin të gjata, lodhej dhe bile edhe ndjersitej por kurrë nuk i nderprente pa i mbaruar,dhe vazhdonte e herë-herë kur përmente ndo një Legjend Lufte Shaljane si Ukshin Kovaqicën a Bislim Bajgorën e bile edhe Isa Boletinin,në mbarim të melodis thoshte me fjalë; A’hhhh e kam njoft mirë vallahin !!!
Plaku,Sherif Lahu dhe familja e tijë e ngushtë ishin rritur në skamje, por me nder dhe burrëri,dhe përmbi të gjitha dalloheshin apo kishin qen të dalluar me trimërin e tyre,dhe shënjtarin precize gjithmon të qelluar,ishte rrit bashkë me pushkën.
-Një ditë e pyeta unë,bali Sherif(kështu e quanim ne)pse të quajn ty Lahu edhe pse mbiemrin e ke po sikur ne ?.
-E’h bre balë,(ma kthej ai) është histori e gjatë,
…po ani te lutem ma spjegon pakë (ju luta përseri).
Lah, quhej babai im,por pat vdek, nuk pat vdek prej exhelit, atë e bën shkiet Patare në fshatin Vidishiq bashkë me tre-katrëmbdhjet shokë tjerë të gjithë shaljan,kjo ishte hera e dyt kur Lahu u gjet para plumave te shkieve sepse njeher pat arrit te shpetoi para fjales së fundit, kur ishin qit për patare dhe nga mbrapa mbrrijten Koqakt dhe ban betej me shkie e i pshtuan nga Patarja disa e edhe baben Lahë.
Po përse,q’ju kishte bër Lahu atyre ? ( u bëra kurreshtar dhe …vazhdova ta pyes me tej ).
-Filloi bali Sherif ; Lahu dhe te gjithë shokt e tijë por edhe ne me të rinjët, ishim penges dhe e keqe e mjaftueshme për shkiet sepse mjaftonte qe neve ishim shqiptar dhe nuk bashkpunonim me Çetnikët,Udbashat dhe Gjanart tjer shkie qe veproishin në rajonin ton.
-Unë , po kush ishte Lahu ???, e pyeta përseri.
-Lahu babai im, ishte pak Hajlazë ma kthej ai , duke e sjellur kokën !
Unë po si “Hajlazë”?
-Po Lahi në fillim shkoi me cubat(a e din qka jon cubat?,.. me tha ai , po ai ktheva)eeeeeehhhh filloi ai, ne katune te shkieve Lahu me shok u’a merrke shkieve pasunin, ma von i ran në gjurm Hyqmeti dhe e lypnin, por Lahu u hallashtis me familjen e mori pushken dhe doli n’malë u ba Koqak, iu bashku Koqakve dhe tash shkieve dojshin mos me ua marr pasunin por shpiertin,(…po Koqakt a din kush jan kanë balo?…po,po e di, iu përgjigja unë ).
-Po qysh i ran në gjurm, se ai kishte qen Cubë dhe tash Koqakë ???
-Ehh balo, ka pas shumë shqiptar qi punonin për hyqmet,po ksi kie edhe qitash pasha balin,po nejse.

Ngo qka po t’tham:

UDB kishte pagua një fshatar po ashtu Shaljan, me vra Lahin,sepse Hyqmeti ja kishte frigen me i shti hunt me Lahin dhe Grupen e tij,kështu qe e zgjodhen një bashkpuntor të tyre shqiptar, i ktijë rrethi qe e njihte Lahin mirë dhe e dinte kur viziton Lahi familjen,neve thmin dhe Loken
.
Këtu fillon ngjarja interesante.

Vjen Lahi për një natë me i pa robt,dhe pa pritmas te nesermen kah mas-dita, një za te dyert,dola unë dhe e pashë një burrë i zoti i armatosur dhe me tha;
A është Lahu këtu ?.
Jo i thashë ( kisha frigë),
Kallzom me tha se , i grupit tina jam, edhe unë prej Mali po vijë…
…po kqyri , i thashë, dhe shkova e i tregova babës Lahë, po thuej le të vjen more në odë, masi koka shqiptar.
Dola,dhe i thash hajde se po ktu koka,baba…
Futet në Odë,dhe fillojn muhabetin, ai burii regullisht mbante pushken ngat vehti(mbshtetën për murit).
-Lahu iu drejtu ma jep pushket ta vjerri tek vendi atu ku e kam edhe timen, mos ke frig burrat tek unë, jan ma te sigurt se në hyqymet.
Ai njeriu; mos Lah po mendon se edhe unë jam pej Hyqmeti ?, jo bre burrë, unë kam vendos me u bashku me juve dhe kysmet drejt maleve t’Kovaqicës.
Aha,mirsevjen ju pergjigj, Lahu dhe nuk i varri pushkën në murië.
Pas një neje të gjatë,ai musafiri kërkon të shkoi për nevoi në Çenef,dhe zgjohet si dhe don ta marr pushken me vehte me arsytim se qenka ne Bela.
-Lahu i kap pushken dhe i thotë jo burrë mos ke frigë t’ruaj unë, se n’oborr t’Lahit nuk t’vran askush se futet dhjetëher në xhakë(Hakë).
Musufiri enigmatik shkon për nevoj.
Nga pengjerja e Odës e perciell Lahu, se ai shkon dhe vetëm ulët pa i desh Tierqit dhe e dredh një cigare e ndez dhe po e djegë.
-Lahu e thrret Kunatën,Sherifen qe ishte e zoja dhe burrnore e trime, i thot ; ndigjo Kunat , qyky njeri nuk u ardhë për një punë të mirë e t’marë,merre një pushk dhe futu në Qiler të Bilmetit, dhe percile situaten e nese me del prej Ode me sherr mos ma lësho t’ gjallë.
-Lahu, si njeri i mësuar dhe sipas sjelljeve të musafirit kupton se nuk është puna në rregullë.
Por qka bën Lahu,pos se e siguron oborrin nga Kunata Sherifja.
-Lahu e merr pushken e Musafirit dhe ia kthen Fyshekët mbrapsht.
Mbi qatin e derës e vën një Sopat të dorës dhe ulët ashtu siq ishte dhe ngreh cigarën pa frigë.
Nga jasht kthehet musafiri dhe ulët, rrin edhe pakë, dhe i lyp “Izën”babës(rrefen bali Sherif).
Izen pej Zoti iu pergjigj Lahu.
Zgjohen të dyt, musafiri i pari kalon pragun dhe ia kthen Pushken Lahut, dhe i thot t’paqt n’qaf Hyqmeti se ma të mira Lirat e tyne se muhabeti yt!!!
Musafiri i ngreh këmben,pushkës Pushka nuk kërset e provon prap ,prap nuk kërset…
-Lahu zgjat dorën mbi qatin e derës kap Sopatën me një dorë dhe i qepon musafirit tradhtar në lulë të ballit.
…edhe nja dy her në qafë dhe e pshtyn,duke e sha së deshte mem vra n’bukë tem për Lira t’Kralit po t’mbetën n’fytë.
Nuk zinet Lahu dotë, mori pushkën bile edhe të musafirit dhe u nis drejt maleve të Kovaqicës…rrëfente bali Sherif, duke e kujtuar babain e pa mposhtur.
Nga friga e hakmarrjes së familjës së musafirit,që e preu Lahu në pregë të Odës, por edhe të Hyqmetit , me qe edhe u vertetua dhe u pranua edhe nga familja e tij se Musafiri në fjalë kishte marrë si shperblim 50 Lira t’Arta , nga Hyqmeti për likfidimin e Lahut (thot bali Sherif) dola edhe unë në Malë dhe ju bashkangjita Koqakve,me qe isha i ri dhe te gjith e dinin se jam djali i Lahit te gjith filluan të me thrrasin Sherif Lahu.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ngjarje e vertet ka ndodhur para Luftës së dytë Botrore,e rrefyer nga Kryeplaku Sherif Lahu,nga viti 1986,kur Sherifi kishte kaluar te 90-tat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
RREFIM I VERTET
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E vërtet apo gënjeshtër?
» Pse vertet te mos i kthehemi fese se stergjysheve
» Ju betohem, po të isha unë kryeministër, vërtet do të merrja
» KUSH ISHTE NE TE VERTET JOSIP BROZ-TITO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: