Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 E PA BESUESHME POR E VËRTETË

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

E PA BESUESHME POR E VËRTETË Empty
MesazhTitulli: E PA BESUESHME POR E VËRTETË   E PA BESUESHME POR E VËRTETË EmptyWed Feb 04, 2009 10:03 pm

E pa besueshme , por e vërtetë:

ME FAKULTET TË MUZIKËS – NUK DINË T’ I LEXOJNË NOTAT MUZIKORE?!

Shembulli më i mirë , se si mund të merren diplomat e fakulteteve sot, sidomos ato që kanë të bëjnë me profilet e studimeve profesionale , ndër të tjerë , janë edhe kuadrot profesioniste muzikore që kanë dalë nga Shkolla e Muzikës së Gjilanit , e që të njëjtit kanë diplomuar nëpër fakultetet përkatëse profesionale , qoftë në Prishtinë , apo në ndonjë universitet tjetër !

Anomalia më e madhe e këtyre akademikëve profesionist të profileve të ndryshme muzikore , është se shumica prej tyre edhe pse i kanë diplomat përkatëse të specializimeve të ndryshme , ata sot e gjithë ditën nuk dinë që t’ i lexojnë notat muzikore , partiturat dhe literaturën e shkruar muzikore ?!

Raste të këtilla dhe dëshmi të gjalla , më ka rënë që t’ i vërtetoj në disa raste , kur unë personalisht , ua kam ofruar disa partitura me këngë të deshifruara me nota muzikore , për t’ i ekzekutuar ato , qoftë me anë të këndimit notal , qoftë me anë të ekzekutimit instrumental , qoftë edhe gjatë incizimeve nëpër studio , por që asnjëri prej tyre nuk ka qenë në gjendje që t’ i lexojnë notat muzikore , deri sa unë ua kam diktuar dhe pastaj ata i mësonin meloditë përmendësh me anë të veshit , për t’ i kënduar , apo luajtur me instrumente muzikore ?!

Akademistët e këtillë muzikor , jo që nuk dinë t’ i lexojnë notat muzikore , por ata nuk i njohin as të gjitha shkallët muzikore dhe nuk dinë t’ i perceptojnë as ritmet dhe masat e ndryshme muzikore , qofshin ato të rregullta , apo të kombinuara ?!

Ajo që është edhe më e dhembshme për gjeneratat e reja , të cilët janë viktima të këtyre akademistëve , është fakti se shumica prej tyre janë me ditar në dorë dhe luajnë rolin e edukatorëve e pedagogëve muzikor nëpër shkolla të ndryshme !

Akademistët e këtillë profesionistë muzikor , kanë specializuar dhe diplomuar nëpër fakultete të muzikës , duke zhvilluar aktivitete “profesioniste” muzikore , nëpër dasma, ahengje, kafene , restorante e bankete të ndryshme , ku tërë potencialin e tyre teorik , praktik dhe vokal e kanë shkrirë duke e studiuar tregun, muzikën “Tallava” dhe biznesin e egër muzikor !

Merrni me mend , se “profesionistët” dhe “pedagogët” e tillë muzikor, që nga klasa e –II-të fillore, i kanë ndjekur mësimet në shkollën fillore të muzikës 6 vite radhazi , pastaj shkollën e mesme të muzikës 4 vite dhe Akademinë e Muzikës 4 vite, që do të thotë gjithsejtë 14 vjet kanë mësuar muzikën dhe nuk dinë që t’ i lexojnë notat muzikore?!

Për hir të realitetit historik , po theksojmë se Shkolla e Muzikës në Gjilan , është hapur qysh në vitin 1979 dhe ajo sivjet shënon 30 vjetorin e themelimit të saj . Por fatkeqësisht , për 30 vjet punë , kjo shkollë nuk ia doli që të nxjerr nga gjiri i saj , ndonjë specialist të dalluar të muzikës , qoftë si instrumentist , solo këngëtar, dirigjent, kompozitor, etnomuzikolog... me përjashtim të specializimit të muzikantëve dasmorë e ahengxhinj !

Edhe pas 30 vite pune të Shkollës së Muzikës , qyteti i Gjilanit, as sot e kësaj dite nuk e ka orkestrën simfonike , orkestrën kamere , korin e qytetit , por asnjë festival të cilit do zhanër të muzikës së kultivuar artistike ?!

E tërë kjo mangësi profesionale është e lidhur në kontinuitet me Akademinë e Muzikës në Prishtinë, e cila është themeluar që nga viti 1974 , por e vërteta e hidhur është se në të gjitha shkollat e muzikës në Kosovë dhe në vet këtë Akademi, edhe sot e kësaj dite punohet me literaturën profesionale muzikore , të cilat janë botuar në Beograd, Zagreb e gjetiu, literaturë kjo që as nuk u përkthye së paku në gjuhën shqipe?!

Nisur nga këto rrethana , qyteti i Gjilanit për të vetmin manifestim tradicional me karakter shumë kulturor, që e ka njëherë në vit, pra fjala është për manifestimin “Flaka e Janarit”, që sivjet shënoi 18 vjetorin e ekzistimit të tij , është detyruar që të importojë nga jashtë : dirigjent , instrumentistë dhe këngëtarë profesionistë , për t’ i dhënë ngjyrë dhe karakter artistik këtij manifestimi .

Derisa vitin e kaluar u importua Grupi muzikor “Korona” nga Prishtina dhe disa “yje të muzikës pornografike”, sivjet u importua Babai i “Koronistëve” – Fahri Beqiri , si dirigjent i këngëve popullore, bashkë me disa instrumentistë si përforcues dhe mësues të muzikantëve dhe këngëtarëve të Gjilanit ?!

Me importime të këtilla të “profesionistëve të mëdhenj” , pas të cilëve fshihen interesa të ngushta individuale, karrieriste dhe materiale, si gjithmonë më parë , edhe sivjet u nënçmuan, u përbuzën dhe u nëpërkëmbën shumë këngëtarë e instrumentistë të dëshmuar , me të cilët do të mund të mburrej jo vetëm Gjilani !

Të drejtën e prezantimit para publikut vendor , këtyre artistëve , ua uzurpoi “Babai i Koronës”, i cili nuk e lejoi asnjërin prej tyre që të këndojë ndonjë këngë solistike e as të afrohen rreth orkestrinës popullore ?!

Me këtë rast , padrejtësia, injoranca dhe nënçmimi më i madh profesional , pa dyshim se iu bë disa pedagogëve më të dëshmuar profesionistë muzikor , ndër të cilët po i përmendim profesorët e nderuar: Isa Jakupi, Izet Kallaba, Xhevat Ismajli, Zekë Isufi e shumë të tjerë !

Anomalia më e madhe profesionale në mbikëqyrjen artistike të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit-2009” , është e vërteta se “Babai i Koronës”, as që e di fare, se kujt në të vërtetë i dedikohet ky manifestim ?!

Andaj, ky dirigjent i këngës popullore dhe pedagog 75 vjeçar , merr mbi vete edhe përzgjedhjen e repertorit të këngëve popullore, në të cilat futë potpuri me këngë dashurie, këngë dasmore, këngë ahengu qytetar dhe të tjera – tematika e të cilave me asgjë nuk i shkon për shtati idealeve të manifestimit “Flaka e Janarit” ?!

Me veprime të këtilla, gjithnjë e më shumë po përforcohet ndjeshmëria alergjike ndaj zhanrit të këngëve rapsodike, revolucionare dhe patriotike , ku përkundër faktit se manifestimi shumë kulturor “Flaka e Janarit” , zgjatë prej datës 11 e deri më 31 Janar, organizatori i këtij manifestimi eliminoi nga skema programore mbrëmjen me këngë e valle folklorike ?!

“Babai i Koronës” , si dirigjent i këngës popullore dhe pedagog i moshës 75 vjeçare , përveç përfitimeve materiale , gëzon të drejtën morale, që t’ i provokojë , nënçmojë, madje edhe t’i shajë instrumentistët, këngëtarët dhe kolegët e tij (gjithnjë në emër të kulturës), sa herë që ta çeli gojën, madje herë shqip e herë serbisht ?!

Një sharje të tillë nga ana e profesorit , e fitoi si shpërblim edhe autori i këtij artikulli, i cili njëherësh është edhe autor i dyfishtë i himnit të këtij manifestimi, me po të njëjtin titull:”Flaka e Janarit”!

Gjatë një pauze të shkurtër në prova , profesori iu afrua autorit të këngës – himn dhe i tha:

-Duhet t’ ia heqim një strofë kësaj kënge, se po na shkon gjatë !

Autori, me urtësi dhe butësi i tha profesorit:

-Nuk bënë të shkurtohet kënga, nga se do t’ i dëmtoheshin gjymtyrët më vitale të saj dhe do ta humbas kuptimin e destinuar !

Profesori i revoltuar, ia ktheu autorit me një të sharë në gjuhën serbishte:

-Hajde, bre , nemoj da mi pallamudish !(Hajde, bre, mos m’i tollovit k...të!).

Po. Vetëm “Babai i Koronës” e gëzon këtë të drejtë dhe privilegj, nga se pa te dhe “Koronistët” e tij, nuk mund të imagjinohet as organizimi i ndonjë manifestimi, as festivali më të vogël në Kosovë, nga se ai ëndërron që një ditë (para se të shkojë në pension të dhunshëm ), ta shpallë vet –vetin :”Mbret i muzikës së Kosovës!”

Për këtë, edhe i ka siguruar që moti kushtet dhe votat, nga se ai me “kronistët” e tij, i kanë uzurpuar edhe katedrat e akademive muzikore, Radio-Televizionin Publik të Kosovës dhe Ministrinë e Kulturës së Kosovës !

Dhe krejt për fund: - Manifestimi tradicional “Flaka e Janarit -2009”, përfundoi me injoranca, rivalitete dhe struktura paralele të aktiviteteve muzikore, duke i shpërblyer krijuesit e të gjitha lëmenjve tjerë të artit e të kulturës, por jo edhe krijuesit muzikor e as autorin e dyfishtë të himnit “Flaka e Janarit”, për të cilin publiku gjilanas dy herë u ngritë në këmbë i tëri, për ta nderuar himnin dhe autorin e tij !

Gjilan, më 02. 02. 2009. Demir KRASNIQI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
klodian
Përjashtuar
Përjashtuar
klodian


Male
Numri i postimeve : 107
Age : 39
Vendi : europe
Registration date : 25/12/2008

E PA BESUESHME POR E VËRTETË Empty
MesazhTitulli: Re: E PA BESUESHME POR E VËRTETË   E PA BESUESHME POR E VËRTETË EmptyWed Feb 04, 2009 11:30 pm

Hahahahhaaah

vertet qesharake zotni Shabani,

sdi se sa e njef ti demir krasniqin por as ai nuk din fort...
ai nese ti e njef sa duhet kurr ne jeten e tij ska pasur suksese, sukseset u takojne atyre qe ishin apo jane kombetar si shkurtja, shyhretja, ilir shaqiri , arif vlkladi etj etj por demir krasniqi ka qene nje rapsod i cili edhe nese u dekoru ndojhere ate e ka mrri ne ish jugosllavine komuniste me ndonje kene per titon apo " oj lulija jone me limona", ta marresh apo ti logarisht te arriturat e muzikes sot ato i kane mrri te gjithe kufijte dhe demir krasniqi eshte fare nen zero meqe ska asnje vlere, te shkruaj ndonje tekst muzikor mundet por tjeter sen-hiç!

Per ata qe kryejne fakultetin e muzikes apô kultures muzikore te lezohen notat ne pentagram eshte sikur te thuhet me fakultet te msuesise e te mos dij te lexoj!

pra i thuaj demir krasniq - it mos ia fut kot sikurse edhe ti qe na lodhe me kto shkrime te demirit!

vertet e pabesueshme por e vertetet 500 ´%

shnet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

E PA BESUESHME POR E VËRTETË Empty
MesazhTitulli: Re: E PA BESUESHME POR E VËRTETË   E PA BESUESHME POR E VËRTETË EmptyFri Feb 06, 2009 4:13 pm

znj.ju sikur e njihni me mire se une,beni mire te i thoni vet,une njoh titujt qe kane njerezit dhe perhapi tekste me vlere,sepse keshtu e don rregulli,kush nuk njeh vleren e tjetrit nuk ofron vlere.Pra jo vetem per Demirin,beni veshtrim forumit dhe do te hasish shkrimet e mija per gjdo intelektual.Nese diqka ju lodh do tebeni mire te e kaloni ne heshtje
rrespekt per ju.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





E PA BESUESHME POR E VËRTETË Empty
MesazhTitulli: Re: E PA BESUESHME POR E VËRTETË   E PA BESUESHME POR E VËRTETË Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
E PA BESUESHME POR E VËRTETË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E Pa besueshme , Irani i ofronë , 1 bilion dollarë USA.
» Heh me te vertete qesharake
» Qfarë gjeni te pakuptimt te ISLAMI.
» Raporti i ri, shqiptarët: 38% myslimanë dhe 35% kristianë
» Sa banorë në të vërtetë ka Kosova

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Muzikë-
Kërce tek: