Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Këngët Labe

Shko poshtë 
+2
rolling
Ago Muji
6 posters
AutoriMesazh
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Këngët Labe Empty
MesazhTitulli: Kenga labe-thesari i shqiptareve   Këngët Labe EmptySat Jun 07, 2008 6:46 pm

Këngët Labe Download

https://www.youtube.com/watch?v=lOYF7RKtGWk&feature=related
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Këngët Labe Empty
MesazhTitulli: Kenga labe-thesari i shqiptareve   Këngët Labe EmptySat Jun 07, 2008 7:02 pm

Himariotet denoncojn

https://www.youtube.com/watch?v=SBGxg_5nUiE&feature=related
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Këngët Labe Empty
MesazhTitulli: Kenga labe-thesari i shqiptareve   Këngët Labe EmptySat Jun 07, 2008 11:24 pm

http://www.uploading.com/files/DGFRLQGG/Kenge_Labe.mp3.html

eshte kenge pak humoristike besoj qe shume prej juve e klini ni Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
echo
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1470
Age : 34
Registration date : 29/05/2008

Këngët Labe Empty
MesazhTitulli: Kenga labe-thesari i shqiptareve   Këngët Labe EmptyTue Jun 10, 2008 11:47 pm

rolling shkruajti:
http://www.uploading.com/files/DGFRLQGG/Kenge_Labe.mp3.html

eshte kenge pak humoristike besoj qe shume prej juve e klini ni Wink

eshte kenge palidhje por jo humoristike rolloooo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Këngët Labe Empty
MesazhTitulli: Kenga labe-thesari i shqiptareve   Këngët Labe EmptySat Jun 21, 2008 3:24 am

Ago Muji shkruajti:
Këngët Labe Download

https://www.youtube.com/watch?v=lOYF7RKtGWk&feature=related

AgoMuji ,falemnderit qe te shkoi mendja per kete teme ,e keto kenge shume shume te bukura
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Këngët Labe Empty
MesazhTitulli: Kenga labe-thesari i shqiptareve   Këngët Labe EmptySat Jun 21, 2008 3:27 am

Këngët labe ishin kenget më te parapelqyea te Bajronit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Këngët Labe Empty
MesazhTitulli: Kenga labe-thesari i shqiptareve   Këngët Labe EmptySat Jun 21, 2008 3:50 am

Ali Pasha ne kenget Labe

Krahina e Labërisë dhe emri i Ali pashë Tepelenës janë të lidhura
ngushtësisht me njëri tjetrin. Ali Pasha lindi dhe u rrit në Labëri, aty bëri trimëritë dhe mizoritë, aty e kish bërthamën pashallëku i ardhshëm, aty ku ngriti urat dhe kalatë, aty u ngritën dhe këngët më të bukura për të. Këngët e epikës historike gjithnjë kanë regjistruar artistikisht ngjarje, fakte, data, personazhe, duke bërë edhe një vlerësim të atypëratyshëm shpesh intuitiv, por që rrallë gabon. Këngët labe të periudhës së Pashallëkut të Janinës, e, më pas të Kryengritjeve popullore kundër Reformave të Tanzimatit, veç të tjerash, dëshmojnë nga njëra anë për rritjen e ndërgjegjes atdhetare dhe, nga ana tjetër, për rolin që luajnë këto këngë në sendërtimin e kësaj ndërgjegjeje, e cila me Rilindjen e Lidhjen e Prizrenit do të bëhej gjithnjë e më tepër ndërgjegje kombëtare.

Zimo KRUTAJ
GJARPËRI QË DRODHI DHENË...

Në këngët popullore historike që kanë në qendër figurën e Ali Pashë Tepelenës, përvijohen dukshëm tipare thelbësore të personalitetit shumëplanësh të Vezirit të vezirëve, lufta, betejat, e fitoret kundër pushtuesve turq, si dhe tema e qëndresës që gjenin në popull synimet lakmitare të Ali Pashë Tepelenës, vendosja dhe mbajtja e pushtetit me dhunë prej këtij gjarpëri që drodhi dhenë / zaptoi det e sterenë, por su bë dot prijës i mirëfilltë popullor. Pashait të Janinës, megjithëse nuk ia kurseu simpatinë e përkrahjen e vet, populli i Labërisë nuk i kurseu as urrejtjen për mizoritë e tij.

Këngët me këtë temë janë një dëshmi tjetër e vlerësimit të figurës së Ali Pashës. Megjithatë duhet thënë se bëmat, lufta e qëndresa e tij në krye të Pashallëkut të Janinës kundër turqve zë vendin kryesor në poezinë popullore të kësaj periudhe. Kjo është e kuptueshme. Jo më kot është thënë se në vorbullën e ngjarjeve të kësaj kohe të turbullt populli dallon më të rëndësishmen dhe i jep asaj vendin që i takon në këngë.

Figura kryesore në këto këngë është vetë Ali Pasha. Por, krahas tij, poeti popullor lab nuk harron të portretizojë luftëtarët, trimat, prijësit, gratë, miqtë e tradhëtarët, pushtuesit, etj. Në këngët për Ali Pashën gjejmë emrat e Boçarit e Xhavellës, Thanas Vajës e Çaush Hormovës, Hankos, Shanishashë, Vasiliqisë (nëna, motra e gruaja e Ali Pashës), djemtë e pashait, deri edhe Lord Bajronin, si dhe vetë popullin e Labërisë, hormovitët, himariotët, kardhiqiotët e kurveleshasit,

të gjithë trima levendë

çe punojnë keq dyfeknë.

* * *

Nëse bëjmë një renditje të këngëve popullore sipas kronologjisë së ngjarjeve që përshkruajnë del qartë qëndrimi i popullit ndaj figurës së ndërlikuar të Ali Pashës. Ai përshkruhet me cilësi të jashtëzakonëshme, por këto cilësi në këngën e popullit do ti fitojë kryesisht pas vdekjes. Si në një skenar filmi dokumentar, poetët popullorë fiksojnë , këngë pas kënge, çdo ngjarje të rëndësishme të jetës e të bëmave të Ali Pashë Tepelenës duke na lënë një dëshmi të pashembullt të një jetëshkrimi të kënduar. Edhe kolona zanore, isoja e mirënjohur labe, është gjithnjë aty...

Kështu, në këngë përshkruhet lindja e Aliut:

... Hanko kur polle Alinë

ndriti bota vetëtimë...!

djalëria e rinia me trimëritë, dredhitë, grindjet, mëritë, pusitë etj:

...Që kur ishte çilimi

në shokë bënte beli

kur gjëmonte e binte shi

merrte shenjë në llami

Kush e njih Ali asllanë

gjithë ditën loste me pallë ,

... Ali Pasha kur qe djalë

në Hormovë e kish inanë...

përgatitja e vendit për luftë

... Bëre ura të mëdha

dhe 101 kala...

masakrat e mizoria e pashait:

... Në fushë të Valaresë

Ali Pasha i pabesë

Preu katërqind e pesë...

zgjerimi e forcimi i pushtetit me luftë, me shpatë ne dorë:

... Hajde Ali Pashë hajde

Jatagan të gjatë pate

Janinë e Shkodër më kape!

kulmi i lavdisë dhe prishja me Sulltanin:

Gjarpëri që drodhe dhenë

Zaptove gjithë sterenë

Vure sedër dhe me mbrenë...

Qëndresa epike:

Kjo kalaja me bedena

shih se çtrima që mban brënda

Ali Pashën me shtatë zëmra.

rrethimi i pashait, shpresat e përpjekjet e fundit:

Ali Pasha ezhdërha

I rrethuar nga jezitë

Bën tertipe të mëdha

Zgjuar natë e zgjuar ditë...

vrasja pabesisht:

... Qysh besoi ai burrë,

Ai që sbesonte kurrë?!

pasvdekja:

Kokën në Stamboll ta prunë,

nismën ta bënë përdhunë.

Qëndrimi i poetit popullor ndaj figurës së Ali Pashait duket dhe në figurat stilistike që përdoren për të ndjerrë në pah cilësitë e tij. Ky qëndrim vihet re si në zgjedhjen e epiteteve, metaforave, hiperbolave që populli nuk ia kurseu Ali Pashait për ti theksuar cilësitë të tilla si forca, bukuria, burrëria, madhështia, zgjuarsia, trimëria, krenaria, fisnikëria, largpamësia, ashtu dhe kur e xhvesh prej tyre për ti nxjerrë në pah cilësi të tjera në antitezë me të parat, si dinakëria, pabesia, egërsia, mizoria, etj. Po sjellim shembuj që na duken më domethënës për të dy grupet e mësipërme:

1. Ali Pasha ezhdërha, gjëmimi që gjëmon, astrit i gjarpërinjve, Ali Pashë mbreti, asllan, (luan), sorkath, Ali pashë drëri, Ali baruti, Ali Pasha i kalave, Ali Pasha i trimërisë/nderi gjithë Shqipërisë, Ali pashë nuri, etj.

2. Aliu i zi, Ali pasha i pabesë, i bir i Hanko kapesë, Ali Pashë festekuqi, që lot me çengi nga Narta, Ali Pasha lugati, etj.

Por ka edhe këngë ku populli e xhvesh vezirin mbi vezirë nga të gjithë titujt e tij, ia heq edhe dafinat e lavdisë, edhe baltën e sharjeve, duke e quajtur thjesht Ali:

Kam një fjalë për Alinë.../ Pse Ali se bëre mirë / su lidhe me Gegërinë?!

Poeti popullor shpreh me këto vargje të thjeshta, vlerësimin e tij për politikën e Aliut, duke theksuar me një qartësi të habitshme domosdoshmërinë e bashkimit të vendit.


Nga Arber Bilbili


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu Jan 29, 2009 2:55 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Këngët Labe Empty
MesazhTitulli: Kenga labe-thesari i shqiptareve   Këngët Labe EmptyThu Jan 29, 2009 2:38 am

KËNGA LABE DHE HISTORIA E SAJ MIJËRAVJEÇARE



ngaP i l o Z y b a


Qëllimi i këtij shkrimi, nuk është një analizë e thjeshtë për këngët e bukura labe.Shkrimin do ta çtjerrim nga shtëllunga e gjatë duke filluar që nga ditët tona dhe deri në lashtësinë e largët.Në një largësi të tillë për të cilat ndoshta na duket se nuk kemi fakte dhe, shumë herë e mbushim me vogëlsira, pa i hyrë deri në bërthamë problemit të këngës labe.Nuk jam studjues i muzikës dhe as kritik i saj, por ka ardhur koha që mendimet e mia bien ndesh me bashkëkohësit, me analizat që ata bëjnë dhe me konkluzionet që nxjerrin për këtë perlë të muzikës sonë.Kohët e fundit vetë UNESKO ka marrë nën ruajtje zhvillimin e saj , si një nga visaret e rralla dhe të vyera të botës.Po ne çfar bëjmë për të nxjerrë në pah vlerat e saj, si e vlerësojmë këtë pasuri të pa çmushme për të cilën interesahet më shumë bota se sa ne?Mendoj se rrimë duarkryq, për të mos thënë ndonjë fjalë tjetër më të rëndë.

Këngët Labe Kengalabe

Kohët e fundit, lexoj shumë shkrime e analiza të cilat, janë për tu qarë hallin.Të shumtët e tyre vazhdojnë të rrjedhin me ujrat e turbullta që lexojnë.I marrin ato si fakte dhe i hedhin nga faqja në faqe.Të gjithë pa përjashtim, dhe analistët e muzikës shqiptare, nuk përmënd fjalën “Muzikologët” se është fjalë e huaj.Për mua këtu qëndron shumë herë dhe gabimi fatal i tyre.

Mundohen të shpjegojnë artin e bukur të kësaj perle me fjalë të huaja, dhe jo vetëm kaq.

Të gjithë studjuesit në përgjithësi shkruajnë.”Kënga jonë polifonike ka lindur këtu apo atje,vjen nga fjala poli-foni, që do të thotë shumë zëra, më tutje shtojnë, kënga polifonike këndohet, në Greqi,Serbi,Bullgari,etj

”Po pse more zotërinj studjues, një emërtim i gjuhës greke e ka krijuar këngën Labe?Cili nga studjuesit tanë ka nxjerrë veçoritë e këngës labe, duke e krahasuar atë më këngët e tjera “polifonike” të ballkanit siç i quani ju?E ja ku po ua them unë “ që nuk di dhe shumë nga muzika”, nuk kanë asnjë lidhje.Dhe tani që po u shkruaj kam përpara e dëgjoj me dhjetra këngë të tilla, të cilat, përpara labërishtes ngjajnë me këmborë baktish që kullosin lëndinave.Nuk po e them për të krijuar humor dhe as për ti dhënë rëndësi fjalëve të mia, për këtë do mundohem t’u bind.

Marrim disa fakte kokëforta dhe i analizojmë.

Plutarku (46-125) moralist, gjeograf, historian i Greqisë së lashtë thotë: “Kënga polifonike ka lindur pranë liqenit të Butrintit.Është mbytur një anije dhe njerzit të mbledhur vajtojnë humbjen e fëmijëve të tyre

Këngët Labe Plutarch

Plutarku (46-125)



Ky është vetëm një fakt.Por si e marrim ne këtë fakt? Meqënëse Plutarku thotë “Kënga polifonike”, kështu duhet ta themi dhe ne?Plutarku nuk dinte shqip, dhe nuk e njihte dhe fisin e madh të lebërve.Ai e shkroi për bashkohësit e tij dhe në gjuhën e tij.Ne shablonistët e kohëve moderne i marrim fjalët e tij dhe i përtypim pa u bërë asnjë analizë.Na mjafton që ai thotë vëndin e lindjes që ne na përshtatet e na pëlqen.Nuk duhet analizuar se, në atë kohë vetëm gjuha greke shkruhej dhe mesazhi u transportua deri në ditët tona me po të njëjtin emër”Polifoni”.

Nuk më thoni studjues të dashur, kush lindi përpara, “Polifonia” apo labëria nga e cila lindi dhe kënga labe.Çudi!Në Labëri as dhe një fëmijë i vogël nuk e përdor fjalën “polifoni”, të gjithë i thonë këngë labe.

Cila është labëria zotërinj, dhe cilët janë lebrit?

Lebrit, janë Ilirët e fisit të Kaonëve.Përdor fjalën fis që ka kuptimin e të njëjtit gjak apo trung.Për këtë bindesh dhe kur dëgjon ëmrat e fshatrave Lazarat,Çorraj, Luzat, Zhulat etj.A nuk janë ato ëmra fisesh që kanë krijuar këto fshatra?

Më lart thamë që këngët “polifonike” këndohen në Greqi, Bullgari, Serbi. Pse?

Është shumë e lehtë për të kuptuar.Historiani grek Paparigopulos flet në veprat e tij për koloni greke në labëri.Historiani tjetër LL.Spiru nisur nga Paparigopulos shkruan: “ Ndërmjet viteve 736 – 625 p.e.s. në luftrat Mesinike,”Kallamta e sotme” u bë shpërngulja e madhe e Spartanëve drejt zonës së Akrokeraunëve” “Himara” faqe. 21- 22.

“Ata u asimiluan nga vëndasit, humbën si uji në pëndët e rosës”Edit Dyrhan “Brenga e Ballkanit” faqe – 1o4.

E pra, shtoj pyetjen unë, kjo dyndje nuk mori nga kjo kulturë? Pa tjetër që mori.Por duke mos qënë vetë në shtratin e lumit nga e cila doli ajo u varfërua, në ngjyrë, në formë e në harmoni, por, prap u quajt këngë “polifonike”.Në të vërtetë në të ka shumë zëra por,jo të harmonizuar.

Ndërsa në Labëri në vëndlindjen, në rrjedhën e burimit të saj nuk humbi as kristalizimi, as harmonia, as forma por u forcuan dhe u bënë më të dukshme cilësitë e saj.Të njëjtën përgjigje do tu jepja dhe për Bullgarët apo Serbët të cilët dhe pse na pushtuan, morën nga kultura jonë në vënd që të na impononin të tyren.Dhe atë që e morën nuk ishin në gjëndje ta kultivonin e zhvillonin më tej.Për këtë flasin këngët e tyre të kësaj gjinie, “polifonike” siç i quani ju!

Zotërinj, flasim për atë kohë kur Straboni (63 -2o) p.e.s. thotë. “Maqedonasit dhe Ilirët kishin një gjuhë të përbashkët jashtë helene”.Grekët arrijnë deri aty sa thonë, “ kënga polifonike është degëzim i kristalizuar i muzikës Bizantine.Ajo e ka zanafillën në këngët fetare kishtare”.Kësaj i thonë të kripsha trutë.Ja çfar shkruan Lorenco Tardos në veprën “ L’antika melurgjia Bizantina”:

“ Shqiptarët Lebër duke e urryer robërinë myslymane e linin truallin atëror.Ata nuk sollën me vete modën e fundit muzikore të Kostandinopulit, as artin e bukur e të çmuar të protopsalltëve të rafinuar, por, sollën një traditë krahinore malore dhe arkaike, një traditë që vjen nga shekulli i 4 – 5.Por që në të vërtetë shkon më larg, në kohën e Basilejve dhe ndoshta dhe më përpara.Kjo tregon se kisha ka imituar këngën popullore “Polifonike” labe.

Por çfar presim nga Grekët apo Sllavët kur ne vetë mundohemi ta mbytim këngën apo ta mohojmë historinë dhe rolin e saj në zhvillimin politik, historik e kulturor të vëndit.Më vjen keq që e them këtë por jam i detyruar nga faktet.Akoma më keq kur këtë luftë ndaj kulturës e bën një nga figurat më të shquara siç është Eqrem Çabej.Ja si shprehet ai për këtë pasuri kulturore mbarë botërore.

“Thelbin e kësaj kënge e goditim më mirë, duke e quajtur këngë barinjsh.Përshtypja akustike që të krijon kënga labe, mund të krahasohet me tingullin e këmborëve të bagëtive”.

Nuk e di se çfar ka dashur të shprehë me këto vargje por unë e ndjej veten të fyer nga fjalët e tij.Kënga labe, është nga rastet e veçanta për të mos thënë e veçantë në botë e cila në vënd të veglave ka vetë njeriun dhe frymën e tij, të dalë nga shpirti, që në çastin e këngës është i mbushur me dhimbje apo gëzim, me dashuri apo urrejtje.Në përgjithësi ata që nuk e njohin mirë këngën labe dhe mesazhin e saj, u krijohet përshtypja se, të gjith këngët janë njëlloj.Një marrës, një kthyes dhe disa të tjerë që mbajnë iso.Por nuk është kështu.Kënga labe është një ekspozitë ngjyrash, shprehjesh shpirtërore, zërash të harmonizuar të akorduar veç e veç si në një orkestër sinfonike që çdo vegël luan rolin e saj, dhe plotëson një hapësirë në botën e madhe të këngës, sipas tematikës dhe zërave.Është krejt e thjeshtë të dallosh dhe të marrësh mesazhin që ajo dërgon.Ndarja e specifikuar e tyre sipas qëllimit që ka është e dukshme.Një këngë kurbeti, udhëton mbi nota minore monotone me një thirrje të mbytur e të dhimbshme, shoqëruar me tekstin prekës e melankolik.Një këngë dashurie i ngjan flladit dhe isoja dridhjes së petaleve të trëndafilit në çastin e hapjes për lulëzim të plotë.Në një këngë trimërie ritmi dhe pesha e fjalës është një kushtrim i vërtetë, bukurinë e së cilës vetëm kënga labe mund ta shprehë “Në gjininë e saj”.Pra kënga labe nuk është tingëllimë zilesh nga kopetë e bagëtive, por bota shpirtërore, politike dhe ekonimike e ngritur në art, apo dhe në humor.

Këngët Labe 1197288404915

Grupi i Bences



Për të kuptuar këtë e më tej duhet më tepër punë profesionale, dhe një kulturë më e gjërë artistike.Ja si e shpreh kënga labe forcën e bukurisë dhe të dashurisë.

Thëllëza që shkon mbi vesë,

Më erdhe larë në djersë.

Tani që të kam me vete,

U bëra sa shtatë dete!

Cili poet e ka shprehur kaq bukur, dhe i ka kënduar kaq ëmbël e me fjalë të zgjedhur vajzës së bukur që nuk ecën, por fluturon.Ajo shkel mbi vesë

aq lehtë, ja kalon balerinës që do ishte thjesht një shprehje profesionale. E larë me rrezet e diellit të mëngjasit për të vajtur te i dashuri.Shiko imazhin e saj të hollë.Kombinimi i zërave për të pasqyruar sa më të plotë e më të brishta lëvizjet e saj, tingujt e shoqëruar nga një iso e ëmbël që rrjedh si një sinfoni e plotë të pasuron fantazinë dhe bën të ndjesh kënaqësinë deri në qelizat më të largëta të trupit.

Çfar ndjen dëgjuesi në këngën “Vajzë e valëve”?Kjo këngë vjen nga shekujt e rend drejt shekujve e ëmbël e dhimbshme .Sa herë që e dëgjon të duket se po e dëgjon për herë të parë e të lind dëshira ta ridëgjosh.Ja dhe mesazhi i saj.Një vajzë ka dalë në breg të detit, hedh vështimin në thellësi të tij, prej ku ka ikur dashuria e saj.Valët mërmërisin dhe ajo këndon.

Ju të bukur zogj

Te ju kam një shpresë.

Ju që shkoni det e male

Dua tu pyes e mjera , dua tu pyes.



Mos e patë, rron apo nuk rron

Ndonë lajm a ndonjë letër

Vallë a më dërgon, e mjera...

Vallë a më dërgon!?

Isua e saj dhe dhimbja mund të krahasohet vetëm me forcën e valëve dhe thellësia e dhimbjes më atë të detit.Ajo e mallëngjyer i kërkon detit ti kthejë dashurinë pa të cilën nuk mund të rrojë, dhe që nuk mund ta ndërrojë siç ndodh shpesh në kohën e sotme.

Të dyja këto janë këngë labe por ngjashmëria mes tyre është e ndarë nga një jendek i madh ndjenjash që nuk ngjajnë aspak njëra me tjetrën, ashtu si nuk ngjan dhe lumturia me dëshpërimin.Ja dhe një e tretë e cila është këngë heronjsh dhe hymn trimërie e burrërie.Lebrit i këndojnë Ali Pashës Tepelenës.

Këngët Labe Ali_Pasha
Ali Pashë Tepelena



Madhështia e saj kuptohet që në titull.Kur dihet që Aliut i kanë prerë kokën në pabesi dhe e çojnë në Stamboll, kënga labe

Simbolizon.

Ali Pasha vjen më këmbë.



Doli Ali Pasha, doli,

Po hyn koka nga Stambolli,

Krahë hapur qëndron dera,

E pret veziri mbi bedena.









Gjatë udhëtimit të tij për në Stamboll, zogjtë ndalojnë cicërimat, krojet

rrjedhin dhimbje, malet heshtin..po kalon ai Aliu, Luani i Janinës.

Aliu..

Nis e kuvëndon me malet,

Flet për kohrat, flet për hallet.



Teksti shoqërohet me një thirrje luftarake të marrësit, kthyesi bashka-

ngjitet me thirrjen e tij dhe thërret në iso grupin i cili në shpërthim të harmonizuar ngjan me një grup luftëtarës që bëjnë thirrje.Isua e gjatë

ngjan me një funeral të gjatë i cili e çon kokën e Aliut fitimtare në kryeqëndrën me ëmrin Stamboll.Për ta bërë më të fuqishme këngën

refreni përsëritet dy herë për të tërhequr vëmëndjen e dëgjuesit dhe vlerat e kortezhit të Aliut.

Nuk po përmëndim këtu këngët humoristike, të natyrës, për punën apo marrdhëniet në familje e shoqëri.Si mund të quhet këngë barinjsh kur në katalogun e saj të krijimtarisë përfshihen të gjitha fushat e jetës.Ngjyrat e saj dhe shijet janë nga më të ndryshmet nga mënyra e ritmit dhe e formës, po ashtu dhe të shumllojshme.Kjo i ka bërë që të ndahen njëra nga tjetra për veçoritë ndonse janë të gjitha të veshura në kostumin që quhet “Këngë labe”.Ato ndahen, në këngë Himariote, Gjirokastrite, Tepelenase dhe në nën grupe .Kënga e Vranishtit, e Lazaratit, e Lapardhasë etj.

Dhe diçka tjetër që studjuesve tanë të nderuar u ka shpëtuar nga maja e penës apo aftësia profesionale për të kuptuar që: Vërtet deri tani folëm për vlerat e mëdha të këngës labe, por, kjo ishte vetëm gjysma e punës.

Eshtë vetëm njëra faqe e artit muzikor të labërisë.Ana tjetër është po kaq e lavdishme sa e para.Do flasim pak dhe për vallen labe.

Këngët Labe Normallabet9tt


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Thu Jan 29, 2009 2:56 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Këngët Labe Empty
MesazhTitulli: Kenga labe-thesari i shqiptareve   Këngët Labe EmptyThu Jan 29, 2009 2:45 am

Për vallen që luhet pa vegla muzikore, por që është po kaq emocionale, tërheqëse, e dashur dhe kuptim plotë sa dhe kënga.Muzika del nga kraharorët e valltarëve në të shumtën e herëve por dhe nga grupi i këngës.Kombinimi i tekstit me koreografinë dhe qëllimin që mban në vetvete, e bëjnë shikuesin dhe dëgjuesin, të ndodhur mes tekstit dhe lëvizjeve, të mbetet i mahnitur e të ndjekë me kujdes të gjitha lëvizjez.Që nga mëngat e gjëra të këmishës që hapen si krahë pelikanësh në erë , të hapave e xhufkave të kuqe si zjarre në majat e këpucëve karakteristike.Fustanella shpaloset njëkohësisht duke e veshur ambjentin me ngjyrën e bardh dhe atë të kuqe të jelekut.valltarët nën ritmin e tekstit e kthejnë pistën e valles në një vatër zjarri që nga lëvizjet ritmike duket sikur bubulon, duke ndezur në shpirtin e pranishmëve dëshirën për të qënë pranë, dhe brënda saj.

Nuk mund të rri pa përmëndur këtu “Jelek verdha veshurooo” “Rashë e theve këmbën” e në veçnti vallen humoristike “Si e shtypim ne piperin”.

Dihet që fustanella labe ka 2oo pala në formën e një ambrelle, me mbyllje në mes.E hapur, ajo arrin deri në 15 metra gjatësi, dhe gjërësia sipas shtatit të atij që e vesh.Kur valltari hidhet në ajër duke rrahur me pëllëmbë xhufkën e kuqe në këpucë apo tokën, në momentin e uljes fustanella e hapur i ngjan një parashute me kokë pushtë.Ajo në këto çaste duket sikur zbret nga qielli valltarin, dhe në shpirtin e të pranishmëve gëzimin, përfshirë dhe kënaqësinë estetike dhe kreografike.

Kur i shikoja në fëmijërinë time më dukej se këta njerëz nuk kërcenin, por fluturonin.Ky fluturim ka mbetur i pa shlyer në kujtesën time deri në këto çaste që po shkruaj.Nuk kam jetuar kurrë në zonat e jugut, por në pushimet e shkollës në Përmet më çonin njerzit e mi nëpër dasma e gëzime.

Do më falni por kur Bajroni shkruante për “Bijtë e shqipes” kishte parasysh lebrit që takoi në oborrin e Aliut, pavarsisht se ne i quajmë thjesht Arvanitas.Grekët, fustanellën për të cilën ka kaq diskutime e kanë marrë nga Labëria.Dhe ndodh njëlloj si me atë që thamë më lart për këngën.E shkurtuan atë, deri sa e bënë minifund dhe ja humbën vlerat e vërteta të trashëguara nga tradita e thellë dhe e lashtë e labërisë.Në asnjë nga pikturat botërore që paraqesin fustanellën “qoftë kjo dhe sipas motivit grek” ajo nuk paraqitet e shkurtuar dhe e gjymtuar.Revolucioni grek nuk mund të pyrfytyrohet pa këngën “thirrjen për luftë të Suliotëse” dhe pa fustanellën e bukur që në luftë e sipër e bën labin të ngjajë me një zog të madh fluturues me krahë fustanelle.Jo pa qëllim Bajroni këtë veshje e bëri të pa vdekshme në galeritë e botës së qytetëruar.

Ky është me pak fjalë portreti i labërisë dhe i shpirtit të saj të shprehur në këngë.Mendoj se vlerat e saj nuk mund të përfshihen në një shkrim si ky por, mendoj se ky do jetë vetëm një nismë për tu pasuar nga materiale të tjera historiko-muzikologjike, apo Etnografiko –topografike e më tej.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Këngët Labe Empty
MesazhTitulli: Re: Këngët Labe   Këngët Labe EmptyThu Jan 29, 2009 2:24 pm

Vajzë e Valave- Këngë Labe nga Himara
https://www.youtube.com/watch?v=blp3O4LRnL0&feature=related

Kenge Labe nga Himara - "Kapedan more Nase!"
https://www.youtube.com/watch?v=OWGjPBwcdXo&feature=related

"Hyri Prilli c'u shkri bora majave!"
https://www.youtube.com/watch?v=71jUtTfeaqQ&feature=related

"Ali Pasha vjen me kembe!"
https://www.youtube.com/watch?v=Xap_43CMsAQ&feature=related

Vjen fermani ne Janinë-Djemt e Vlores
https://www.youtube.com/watch?v=CVwZlDps3g8&feature=related

Jane Ata - Grupi i Kucit, Vlore
https://www.youtube.com/watch?v=wzmuqbR4W2I&feature=related

Kenge labe-Dil Himare e dil moj Vlore-Grupi Vermikut
https://www.youtube.com/watch?v=vssXUuWKg0Y&feature=related

Kenge labe-Tek rrapi me dega tende-Grupi Vermikut
https://www.youtube.com/watch?v=Qq2Xilf2g4o&feature=related

kenge labe - ku e mbeshtete fuqine
https://www.youtube.com/watch?v=_3antpmdQnM&NR=1

Kenge Labe. Himara - "Neco Muka Himarioti!"
https://www.youtube.com/watch?v=gNi7pnWKe6U



ne Beun kur u mblodhen KENGE LABE(kenge per luften e Vlores)
https://www.youtube.com/watch?v=on5J8R3esEg

Kenge Labe - "Gjakmarrja."
https://www.youtube.com/watch?v=-nq4lxmFiSk

Kenge labe:Per Bajram Ligun(Prongjia)nga Gr.ERA E BLIRIT
https://www.youtube.com/watch?v=8MkIMtNdaZY&feature=related

Deshmoret e Atdheut-Grupi i Pilurit
https://www.youtube.com/watch?v=1D_WHjJKVUI&feature=related

Yje kini per te mbetur-Grupi i Lazaratit
https://www.youtube.com/watch?v=C6PLdOBFhDM&feature=related

Shtizen do ta mbajm me dhemb-Grupi i Bences
https://www.youtube.com/watch?v=EEtiex3FexY&feature=related

Dergon Kapedani karte-mares Nazif Cela,kthyes Golik Lika,hedhes Manush Brahimi
https://www.youtube.com/watch?v=9PZg_yen1n0&feature=related

Ne dy male me debore-mares Arjan Shehu kthyes Mehmet Vishe
https://www.youtube.com/watch?v=Yer_kkMOXxs&feature=related

Ismail Qemali dhe Isa Boletini ne Londer-Grupi i Tragjazit
https://www.youtube.com/watch?v=MpmqFZygAK4&feature=related


Ulu malë te dali Hëna(Grupi polifonik Ergjëria)
https://www.youtube.com/watch?v=uqMwDI1O08o&feature=related

Xullufeja pënde korbi(Grupi polifonik Ergjëria)
https://www.youtube.com/watch?v=W1X_wr-wj5w&feature=related

Nur Baba Selimi-Grupi i te rinjve Gjirokaster
https://www.youtube.com/watch?v=YN8HTapRYBY&feature=related

mbi kalanë shekullore(Grupi polifonik Ergjëria)
https://www.youtube.com/watch?v=CHCdXj-JxzY&feature=related

Moj kunadhe - Ansambli i Gjirokastres - Polifonike Shqiptare
https://www.youtube.com/watch?v=wgi8S104QMQ&feature=related

Kenge labe:Kurvelesh e Gegeri{ Gr.te rinjeve(Ergjeria) Gjirokaster}
https://www.youtube.com/watch?v=KF7c7LYLn40&feature=related

Ne dy male me debore-mares Arjan Shehu kthyes Mehmet Vishe
https://www.youtube.com/watch?v=Yer_kkMOXxs&feature=related

KENGE LABE haj me det moj bubuline
https://www.youtube.com/watch?v=ITYvAKPPVl8&feature=related

Kenge Labe (Laberias song). "Laberi larre ne hene"
https://www.youtube.com/watch?v=tJCU0HOe3DI&feature=related

Kenge Labe- "Thelleza qe shkel mbi vese"
https://www.youtube.com/watch?v=CCAqpDbUesA&feature=related

Djalerine kur e kujtoj(Pilua-Dilaveri)
https://www.youtube.com/watch?v=hrtD8Q8n0IU&feature=related

Kenge Labe- "Qerpiku i diellit pa dale"
https://www.youtube.com/watch?v=ovGo3y7t9rA&feature=related

Kenge Labe. Piluri - "Vijne djemte neper vape."
https://www.youtube.com/watch?v=8tCYWN3xbUs&feature=related

Kenge Labe. Gjirokastra - " Zoge e Gjirokastres ! "
https://www.youtube.com/watch?v=Zl_SfhJdsbg&feature=related

kenge labe - malli refugjatit
https://www.youtube.com/watch?v=158n6HY0rY4&feature=related

Aurela Gace.Kenge labe
https://www.youtube.com/watch?v=FigX9Q8QujM&feature=related

me dy emra nje flamur
https://www.youtube.com/watch?v=w0BLoqr0q_E&feature=related

shoke me bini longare
https://www.youtube.com/watch?v=2mbrRDBWRsU&feature=related

Sa her qe malit kaloj.kenge labe
https://www.youtube.com/watch?v=c8VKD-3qxII

Kenge Labe - "Bejke e derdhura nga vendi."
https://www.youtube.com/watch?v=u9vyvhDfbz0

Vranisht - Vogëlushe vogëlo
https://www.youtube.com/watch?v=htAxP0HRFwg&feature=related

Vranisht - Hape derën
https://www.youtube.com/watch?v=zty0UxmIO4c&feature=related

shqiperi tre vilajete-jehona labe
https://www.youtube.com/watch?v=lNoIuyNUiOI&feature=related

Kenge Labe: Do filloj duke menduar
https://www.youtube.com/watch?v=UjDWQEKxSTE&feature=related

keng labe.dil moj dil te dalte rrenja.jehona labe
https://www.youtube.com/watch?v=bgIZll3fVNM&feature=related

Atje ku me lindi nena.kenge labe
https://www.youtube.com/watch?v=n57o6r7puLQ&feature=related

Vajze e bukur bregdetare dale himarjote dale.keng labe
https://www.youtube.com/watch?v=wE07mZHl3nM&feature=related
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Këngët Labe Empty
MesazhTitulli: Re: Këngët Labe   Këngët Labe EmptyTue Nov 10, 2009 3:19 pm

Nje tabllo te mrekullueshme per kenget labe na e jep Dritero Agolli me poezine e tij te bukur Rapsodi :

Rapsodi (Selim Hasanit, këngëtarit të Labërisë)

Ku shkund gurët qafë e shpatit,
Mardhur bore, djegur vape,
Mbushe, xha Selimi i Bratit,
Dy hejbe me këngë labe.


Erë plumb e erë predhë,
Erë prush e erë brengë,
Erë dushk e luleshqerrë
Binin-binin ato këngë.


Se hejbetë në sënduke
Për t'u mykur nuk i vure,
Po i more çukë më çukë,
Selim Brati me poture.


Dhe mbi malet e përpjetë,
Mardhur bore, djegur vape,
Prapë i zbraze ti hejbetë
Mbushur plot me këngë labe.


I përcolle, larg i nise,
Nëpër gjurmë gjelberimi:
"Shikoni, bija, merrni viset
Ju bekoftë xha Selimi"!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Këngët Labe Empty
MesazhTitulli: Re: Këngët Labe   Këngët Labe Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Këngët Labe
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ALI PASHE TEPELENA
» Kenget historike
» Festat dhe këngët e motmotit
» Rrustem GECI “ Këngët e ujit”
» POEMA „KËNGËT E MILOSAOS” DHE FOLKLORI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: