Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 AKSH vazhdon rekrutimin

Shko poshtë 
+2
foxteam
kacimix
6 posters
AutoriMesazh
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

AKSH vazhdon rekrutimin Empty
MesazhTitulli: AKSH vazhdon rekrutimin   AKSH vazhdon rekrutimin EmptySat Jan 03, 2009 12:56 pm

Vetëm javëve të fundit, AKSH pohon se më shumë se 200 pjesëtarë të TMK-së të lënë jashtë FSK-së, kanë kërkuar t'i bashkohen këtij grupimi ushtarak.
E shtunë, 03 Janar 2009 10:19

Por, si e gjejnë njerëzit AKSH-në apo krahun ushtarak të Fronit për Bashkim Kombëtar Shqiptar. Kujta, njëri prej koordinatorëve që rekruton anëtarë të rinj në këtë armatë, flet për Express.

Betimin e dhënë rreth dhjetë vjet më parë, në kohën kur i ishte bashkuar ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK), vazhdon ta ruajë edhe sot. Për të koha nuk e vjetron kurrë betimin e dhënë, atëherë për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Madje edhe tash ai beson se ky premtim është aktual. Ky është "Kujta", pseudonimi i një qytetari të Kosovës, që pohon të jetë pjesëtar i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), që jeton me gjashtëmbëdhjetë anëtarët e familjes së tij në një qytezë të vendit.

Takimi me të bëhet në një fshat të thellë në Kosovën qendrore, në të cilin ende ka shtëpi që nga lufta e fundit kanë mbetur të pandërtuara. Nga viti 2005, Kujta është pjesëtar i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), apo krahut politik të Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH). Detyra e tij në këtë formacion ushtarak është shumë specifike. Kujta është koordinator i AKSH-së apo thënë ndryshe, personi i cili në këtë grup rekruton njerëz të rinj, të shtresave dhe profesioneve të ndryshme.

Ai thotë se me familjen e tij jeton në një gjendje jo shumë të mirë ekonomike, por pavarësisht kësaj, vazhdon të mos heqë dorë nga betimi i dhënë. "Për këtë jemi betuar dhe do të vazhdojmë amanetin e të parëve. Nuk fitoj asgjë sepse nëse shikohet kjo, asnjë nuk do ta lëvizte këmbën", thotë ai për Express. Nga viti 2005, Kujta shpjegon se në AKSH ka arritur të rekrutojë 400 deri 450 persona, por që javëve të fundit ky numër është rritur shumë.

"Kemi ardhje të shumta, sidomos nga pjesëtarët e TMK-së, të cilët nuk janë pranuar në FSK. Vetëm këtyre ditëve janë rreth 200 veta", rrëfen ai për Express. Më tej, Kujta tregon mënyrën e punës së tij e cila si koordinator i lejon të ketë kontakte me njerëz dhe t'ua shpjegojë rolin e AKSH-së. "Jo gjithkush mund të hyjë në AKSH sepse edhe pasi unë ua propozoj një person, janë procedura të tjera që ndiqen si verifikimi i së kaluarës së atij personi apo detaje të tjera", shpjegon ai.

Sipas Kujtës, për disa muaj bëhet verifikimi i sjelljeve të personit të caktuar, familja e tij, rrethi i ngushtë dhe detaje të ngjashme. "Nuk ka lidhje nëse ka qenë në TMK apo është në polici. Askush nuk merr përgjigje më shpejt se dy apo tre muaj dhe pa verifikim të plotë", shpjegon ai. Sa i përket organizimit dhe funksionimit të AKSH-së, Kujta sqaron se nuk i intereson se çfarë bëhet në hierarkinë më të lartë të kësaj armate.

"Mua më intereson vetëm detyra ime e sa për frikë, nuk kam arsye të kem, sepse në momentin që më janë vrarë dymbëdhjetë të afërm të ngushtë, për mua nuk është më e rëndësishme asgjë", shprehet ai. Megjithëkëtë, Kujta sqaron se AKSH-ja është duke mbajtur evidenca shumë të sakta për të gjithë ata që në një mënyrë ose një tjetër bashkëpunojnë me serbët nga Serbia.

"Kemi emra të tillë si nga politika, biznesi e persona të tjerë dhe do të vijë dita edhe për ta", thotë ky njëri i cili në jetën e përditshme, familjen e mban me rreth 200 euro në muaj, që i fiton nga puna e krahut. "Nuk fitojmë, nuk është punë parash. Ne jemi të varfër sepse biznesmenët nuk merren me këto punë, ata nuk mendojnë për komb", thotë i bindur ai.

"E dini çfarë. Mua as që më intereson puna e mirë, jeta e mirë. Unë kam vetëm idealin dhe asgjë tjetër. Nëse jo brezi im, atëherë nipërit e mi do ta jetojnë bashkimin, por unë do të punoj aq sa mundem", sqaron pjesëtari i AKSH-së.

Kujta thotë se AKSH-ja si figurë mbështetëse të idealeve të tyre ka Adem Jasharin, ndërkaq në aspektin politik ka Ukshin Hotin. Pavarësia e Kosovës, sipas tij, është e cunguar, prandaj nuk beson se ka rrugë tjetër përveç bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. "Për çfarë flamuri të Kosovës flisni, për ne ai as që ekziston. Ne kemi vetëm një flamur, atë të kuq dhe me shqiponjën dy krenare të zezë në mes", sqaron ai.

Përndryshe, Kujta thotë se është baba i shumë djemve prej të cilëve më i madhi është gjithashtu pjesëtar i AKSH-së.

"Përveç djalit, askush nga familja ime tjetër nuk e di për mua. E sa për atë se si e mendoj të ardhmen, atë e parafytyroj si një komb i lirë, i bashkuar dhe pa frikë se një ditë Serbia do të vijë", përfundon rrëfimin e tij Kujta, koordinatori i AKSH-së për njërën nga pesë nën zonat e Kosovës të ndara nga kjo armatë


Mbrapsht në krye Shko poshtë
foxteam
Fillestar/e
Fillestar/e
foxteam


Male
Numri i postimeve : 43
Age : 52
Vendi : TROJET SHQIPTARE
Profesioni/Hobi : USHTARAK
Registration date : 22/12/2008

AKSH vazhdon rekrutimin Empty
MesazhTitulli: Re: AKSH vazhdon rekrutimin   AKSH vazhdon rekrutimin EmptySat Jan 03, 2009 1:18 pm

mire kacimix,nuk ke nevoj ta cekish pjestaret e T,M,K qe sjan pranu ne F.S.K. e jane lidhur ne A.K.SH.se keshtu behet bastisjae shpijeve nga ana e shqipeteret te ndershem qe na dojn te miren ,,,me kupton,,,dhe tek e funndit ende asnjeri per momentin nuk dihet kush u pranu ne F.S.K..se mua personalisht me kan akuzu si pjestar i A.K.SH,se pa qene fare dhe kam dal paster.. keshtu duke folur njerzit . pa keq kuptime .....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipëria-Etnike
Fillestar/e
Fillestar/e
Shqipëria-Etnike


Male
Numri i postimeve : 2
Age : 37
Vendi : Shqiperia Etnike
Registration date : 04/01/2009

AKSH vazhdon rekrutimin Empty
MesazhTitulli: Re: AKSH vazhdon rekrutimin   AKSH vazhdon rekrutimin EmptyMon Jan 05, 2009 8:11 pm

Pershendetje te gjithve antareve e kam nje pytje unë dua te behem ushtar i aksh's si mund te behem ushtar kerkoj ndhohm flm siq thot ilir shaqiri pshken ne krha e zjarr ne gji zjarr ne gji oo per Shqiperi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

AKSH vazhdon rekrutimin Empty
MesazhTitulli: Re: AKSH vazhdon rekrutimin   AKSH vazhdon rekrutimin EmptyMon Jan 05, 2009 8:12 pm

shoke e ke gjet vendin e gabum me u bo pjestar i AKSHs, kqyr hulumto per web-at e tyne se ky nuk eshte organ i AKSH.

Me rrespekt
Ago Muji
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

AKSH vazhdon rekrutimin Empty
MesazhTitulli: Re: AKSH vazhdon rekrutimin   AKSH vazhdon rekrutimin EmptyMon Jan 05, 2009 8:23 pm

Shqiperia-Etnike, me trego ju lutem se per qfare doni te hyni ne AKSH!? Per tu merr me deklarata qe postohen me pastaj ne internet! Apo don tua permiresosh gabimet gjuhesore? Apo mos don t'ua mbash web faqen e internetit, se po ju ike ndonje lajm, e pastaj na marrin ne qafe, skemi cka te degjojme me! Jo ore vella, nuk ke pse te shkosh. Sepse AKSH nuk eshte duke e deshmuar veten se eshte ushtri qe punon per interesat e shqiptareve. Ishalla une jam gabim, e ata vec punojne. Por dyshoj!

Rrofte Bashkimi Shqiptar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

AKSH vazhdon rekrutimin Empty
MesazhTitulli: Re: AKSH vazhdon rekrutimin   AKSH vazhdon rekrutimin EmptyMon Jan 05, 2009 8:50 pm

Shqipëria-Etnike shkruajti:
Pershendetje te gjithve antareve e kam nje pytje unë dua te behem ushtar i aksh's si mund te behem ushtar kerkoj ndhohm flm siq thot ilir shaqiri pshken ne krha e zjarr ne gji zjarr ne gji oo per Shqiperi


Nuk është për tu habitur. Është e drejtë legjitime. Është dëshirë natyrore ! Por, mbi të gjitha është një dëshmi përçudnuese, se ende pandehim të rekrutohemi, kur në botë arrihen standarte për ushtrinë !

E djeshmja na tregoj, pa e fyer asnjë ushtri, për të cilat, ku më shumë e ku ma pak , u shënuan suksese, se dolën ma shumë komandantë se ushtarë! Dhe, se komndantët apo gjeneralët e luftës, tash në tavolinat politike, mbesin ushtarë modest që heshtin e struken !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





AKSH vazhdon rekrutimin Empty
MesazhTitulli: Re: AKSH vazhdon rekrutimin   AKSH vazhdon rekrutimin Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
AKSH vazhdon rekrutimin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» FEMRAT NE AKSH
» FBKSH/AKSH
» A do ekzistojë Maqedonia si shtet?
» A ka nevoj Kosova per AKSH ? [ diskutim, jo akuzim ]
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: