Shkëmbimet tregtare mes Serbisë dhe Shqipërisë, kanë arritur në shumën prej 76 milion dollarëve gjatë 10 muajve të këtij viti, tregojnë statistikat e Odës Ekonomike të Serbisë.
Me këtë rast, Serbia gjendet në suficit tregtar për shkak se ka eksportuar në Shqipëri mallra në vlerë prej 65 milion dollarë, ndërkohë që nga ky vend ka importuar mallra në shumën prej 11 milion dollarë
Serbia më së shumti në Shqipëri ka eksportuar energji elektrike, prodhime dhe mbeturina të hekurit dhe miell të grurit, ndërsa ka importuar shufra të hekurit, bitumen dhe hekur për beton/AFP/
Agence France PRESS