|
| Victor Hygo | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Victor Hygo Sat Dec 13, 2008 7:58 pm | |
| Ne kete teme do te kemi mundesi te diskutojme per veprat madheshtore te shkrimtarit te pavdekshem franceze Victor Hygo. Se pari ka deshire te filloj me nje vjerrshe te tij qe titullohet "Ultima Verba" ne shqip do te thot " Fjalimi i fundit" E ka perseritur e do ta perseriris, kete vjerrshe 5 here ne dite ndodhe qe e recitoj Ndërgjegjja njerëzore ka vdekur; n’aheng zhyer, Ai shkryhet mbi të; kjo kufomë i pëlqen; Ndonjëherë, gjithë gaz, sygjak e i ndërkryer Ngre dorën e i bie së vdekurës qe s’ndjen.
Korrupsioni i sjell të ardhura gjyqtarit. Kur sheh ç’bëjnë klerikët njeriu e humbet, Gërmojnë e gjejnë qesen në arën e poçarit; Krishtin që shiti Juda, Siburi prapë e shet!
“Qesari mbretëron. Vet Zoti i lavdëruar E zgjodhi,-thonë ata.- Popull falju me shpirt!” Teksa me duart mbyllur shkojnë duke kënduar, Duket nëpër gishtërinj floriri si u ndrit!
Oh! Gjersa të qëndroj në fron ky horr nga princat, Me bekimin e papës perandor,-maskaraj,- Në njërën dorë sqeptrin, në dorën tjetër pincat, Karli i Madh prej Mandrinit që e gdhendi satanaj;
Gjersa të bëjë pallë duke bluar me dhëmbë Besë, nder e virtyt, zulmin tënd, o atdhe, Si derri në batak i zhytur kokë e këmbë Sa kohë që të jetë ky turp i zi mbi dhe;
Edhe sikur të arrinte poshtërsia në jetë Sa që ta adhuronin atë që ndjell ndot, Edhe sikur Anglia e Amerika vetë T’i thoshin mërgimtarit: “Shko se nuk të mbajmë dot!”
Dhe si fletë e këputur të vërtiteshin ne erë, Edhe të na mohonin të gjithë gjer në fund, Dhe sikur mërgimtari të endej derë më derë, Arratisur, pa i zënë këmbët dhe asgjëkund;
Dhe sikur shkretëtira, ku rrallë shkel njeriu, T’i zbonte të përzënt e t’ua mbyllte çdo shtek; Dhe sikur varri i zi të çahej prej vetiu E të vdekurit jashtë t’i hidhte brek me brek Jo! S’do përkulem unë! Pa një ankim ne gojë, Zinë thellë në shpirt, po i qetë e krenar! Ne syrgjyn zemra ime do të ju përqafojë, Liri flamuri im! Mëmëdhe,-o alltar!
O shokë të syrgjynit, i falem kultit tuaj; Republika, o shokë, na lidh e na bashkon. Çdo gjë që shajnë e shkelin - nder e lavdi e quaj Dhe damkën unë i vë dhunës që triumfon.
Hakmarrja do të jem e atdheut të gjorë, Zëri që hedh mallkimin! Goja që thotë: Jo! Kur lëvrin të tregojnë, Qesar, larot, me dorë, Birucën – do të them – që po të pret shiko!
Përpara tradhtisë dhe atyre që iu shtruan, Do të kryqëzoj duart, ballin lart, plot zemërim. Besnikëri e hidhur ndaj së drejtës që vuan Shtylla ime ti bëhu, gëzimi e krahu im!
Po! Sa të jetë aty, o Francë, Francë e shtrenjtë, O nënë e adhuruar që të dua me zjarr, Do të me qaj syri për ty o tokë e shenjtë, - Fole e jetës sime dhe i gjyshërve varr!
S’do t’i shoh ato anë ku mendja ime rendën, O Francë! Veç detyrës, çdo gjë do të harroj. Me shokët në arrati kam për të ngulur tendën, Do rri në dhe të huaj, po skllav, jo, nuk rroj!
Do vuaj, do duroj pa u penduar kurrë, Pa shikuar tjerët në qëndrojnë apo jo, Në u përkul ndokush që e pandehnim më burrë, Në ikshin shumë veta që nuk u ka hie kjo.
Një mijë po të mbeten, do mbetem edhe vetë; Edhe njëqind të bëhen, nuk tundem, jo që aty. I dhjeti të jem po qe se mbeten dhjetë: E ne mbet vec një, - do jemi unë ai!
Victor Hygo Edhe pse nje perkrahes i revolucionit te madh borgjeze ne Frnace ne te me vone filluan te kishin jete disa terme komoniste sikurse "barazia shoqerore" ai vazhdimisht ka goditur borgjezine franceze, dhe sistemin e ri shoqeror, sistemin kapitalist, dhe borgjezine franceze ne pergjithesi, sidomos ne vjerrshen e tij qe e postova me siper dhe ne veprat e tjera. Nje nder kundershtaret me te flaket te tij eshte presidenti i tanishem francez Sarkozi.
Ja nje leter drejtuar Victor Hygos nga shkrimtari Honore de Balzak:
Zotit Victor Hygo
Ju qe patet fatin e Rafaeleve dhe te Piteve te beheni nje poet i madh qe ne moshen e njome kur njerezit jane ende te vegjel, ju, si Shatobriani, si te gjitha talentet e verteta, keni luftuar kunder ziliqareve te Fshehur prapa shtyllave te Gazetes ose te strukur ne bodrumet e saj. Prandaj deshiroj qe emri juaj[size=12]ngadhenjimtar te ndihmoj per suksesin e kesaj qe jua kushtoj juve, e qe sipas disave, eshte jo vetem nje akt i guximshem, po edhe nje histori plot vertetesi. Mos valle gazetaret s'do te meritonin penen e Molierit dhe Teatrin e tij sic e meritojne markezet, financieret, mjeket dhe prokuroret? Pse, pra, "Komedia njerezore" qe castigat ridendo mores te lere pas dore njeren prej fuqive shoqerore kur shtypi parizian nuk le pas dore asnjerin? Jam i lumtur, zoteri, qe po me jepet rasti te them se jam admirues dhe miku juaj i sinqert
Marr nga libri "Iluzionet e Humbura"
Jeta dhe vepra e V.Hygos
Perfundimisht V.Hygo mbetet babai i letersise boterore, dhe ata qe nuk i kane lexuar veprat e tij i ftoj t'i lexojne se jane nder me te mirat te historise letrare, te cilat nxjerrin ne pah shume dukuri negative, duke perdorur me nje mjeshtri te rrall artistike edhe leteresine. Ju lutem merrni pjese ne kete teme sepse kam shume deshire te diskutojme per veprat e tij. Respekt Guximi | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Victor Hygo Sat Dec 13, 2008 7:59 pm | |
| Vitet e para te jetes i kaloi ne shume vende te ndryshme i detyruar me familjen per shkak te punes se babait i cili ishte nje gjeneral ne fushatat aktive Napoleniane pas 3 vjetesh ne Korsike; 2 ne Paris dhe disa vjet ne Italine Jugore ai nisi shkollen ne Spanje dhe me vone e vazhdoi ne Paris. Publikimi i tij i pare ishte nje vellim i "Odet" te cilen e publikoi vetem kur ishte 20 vjecar, nje veper nen influencen e shkolles klasike. Ne letersine franceze tashme kishte filluar te perhapej romanticizmi, ku Hygoi bazaur ne kete botoi pjesen e dyte te "Odet". Gjate viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shume vepra te cilat ia rriten shume reputacionin, dhe me pak prej ketyre arritjeve ai u be pjesetar i akademise franceze ne moshen 39 vjecare. Romani "Notre Dame de Paris" dhe dramat "Lucrece Borgiaa", "Marie Tudor" dhe "Le roi s´amuse" nga e cila Verdi mori subjektin per operen e tij Rigo, paten nje sukses te madh. Gjate viteve 1841-1851 Hygo shkroi pak, dhe u mor me politike, fillimisht si perkrahes i monarkise se Lui Filipit me ide te zjarrta napoleoniane. Me vone ai shfaq dhe mbeshtet Lui Napoleonin si president, por nuk perkrahu Napoleonin III, dhe kjo i kushtoi atij debimin nga franca. Megjithate vitet e mergimit ishin shume te frytshme, gjate kesaj kohe shkroi dhe romanin "Te mjeret" e cila e beri te njohur edhe jasht frances "Punetoret e detit", "Njeriu qe qesh" etj. Me renien e perandorise Hygoi u kthye ne Paris dhe beri nje tentative pa sukses pjeserisht ne pjesen politike te Frances. Vitet ne vazhdim e deri ne vdekje i kaloi ne Paris. Ne vitin 1881 u emerua senator i perhershem. Vdiq me 22 maj 1885 dhe u varros me nje ceremoni madheshtore ne Paris. Viktor Hygo eshte konsideruar si nderi i letersise franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vleresua ne rradhe te pare si poet, por edhe ketu ai i theu rregullat kryesore, thelbesore ne te cilat bazohej letersia franceze e asaj kohe. Stili i tij epik dhe lirika e tij jane te paarritshme. Ai do te ngelet perhere nje nga shkrimtaret me te ndritur e te lavdishem te Frances. Jashte Frances Viktor Hygo njihet kryesisht per prozat e tij teresisht romantike, ai dashuronte antitezen, dhe kjo e conte ate ne ekzagjerim dhe krijon karikatura groteske. Krijimet e tij jane te gjalla dhe shume te goditura, shpesh here romanet e tij jane me detaje teknike dhe me pershkrime te tepruara. Viktor Hygoit i mungonte sensi i mases dhe kjo duket e qarte ne idete e tij te egzagjuara, si dhe mungesen e humorit ne te gjithe veprat (perafersisht). Ne kete aspekt ai nuk ishte kurre lider ne politike. Rradhitet ne nje nga shkrimtaret qe te prek shpirtin kur lexon veprat e tij. Ai diti te qendronte larg nga modelet melankolike dhe te vetmuara qe karakterizonin poetet e kohes, duke ditur te pranoje peripecite jo gjithmone te lumtura te jetes se tije per ti bere eksperienca thelbesore dhe te mbledhi vlerat dhe sfumaturat e shpirtit human. Shkrimet e tij harriten te mbulonin te gjitha gjinite letrare, nga lirika, tek tragjedia, tek zakonet, tek satira politike, tek romani historik e social, duke ngjallur konsensus ne te gjithe Europen. Biografia Gjate rinise se tij ndoqi te atin Léopold-Sigisbert Hugo, ushtarak i ushtrise se Bonapartit, qe guxonte te merrte me vete ne spostimet e tija, te shoqen Sofia Trébucher, dhe te bijte Victor, Abel dhe Eugene. I ati pati dhe nje rol deciziv per kapjen e Fra Diavolo ne Itali per kete u emerua Guvernator i Avellinos; me tej u dallua eshe ne Spanje, ku Bonaparti i dha graden e gjeneralit. Ne periudhen nga 1815 deri ne 1818 Viktori frekuentoi per nje periudhe, per te plotesuar deshiren e atit, Politeknikun e Parisit, por shume shpejt i la studimet teknike per t’iu dedikuar letersise drejt se ciles e shtyu e ema. Shkroi Odet, dhe keto ishin kompozimet e para letrare. Sebashku me vellain Abel themeloi Konservatorin Letrar (1819); shkroi me pas Odet dhe poezi te ndryshme (1822) dhe shume shkrime te tjera deri tek Odet dhe balada, qe i vleu nje rent prej 1 mije franga nga ana e mretit Luigji i XVIII. Ne 1823 u martua me Adele Foucher nje shoqe femijerie; dasma u kremtua ne kishen e Saint-Sulpice (ne te njejten kishe ku u pakezuan markezi François de Sade dhe Baudelaire). Ne te njejten periudhe nisi te frekuentoje rrethin e romantikeve te parisit mes te cileve edhe ate te Charles Nodier. Nga martesa me Foucher linden kater femije: Leopoldine, Charles, François-Victor e Adèle. Zbulimi, mbas disa vjetesh, e trdhetise se te shoqes me mikun e familjes Sainte-Beauve, do ta coje te beje nje jete te lire; e dashura e tij per gati 50 vjet u be Juliette Drouet, nje aktore teatri te cilen e njohu gjate provave te Lucrezia Borgia (1833). Drouet i qendroi gjithmone prane pavaresishte tradhetive te shumta te Viktorit. Babai i Romanticizmit Ne 1827 shkruan dramen historike per teatrin Kromuell, ai qe u konsiderua si manifestimi i teorive te reja romantike, ndersa ne 1830 u prezantue Hernani ne Komedine Franceze; prenzantimi u nderpre nga perplasjet mes mbeshtetesve te Hygos me disa horra. Puna megjithate iu njohe nga shefi i shkolles se re romantike. Vete Hernani u kompozua me muzike dhe u prezantua edhe nga Giuseppe Verdi (Ernani, 1844). Ne 1841, Hygo bente pjese ne Akademine Franceze, ndersa ne 1831 u publikua Notre-Dame de Paris, i cili pati nje sukses te menjehershem dhe te gjere. Ne 1843 mbytet e bija Leopoldine dhe dhendri; Viktori e mori lajmin kur po kthehej nga pushimet duke e lexuar ne gazeten Siecle ( shekulli ). Tragjedia, e bashkuar me mos suksesin e punes teatrale “I Burgravi” ne 1845, i shkaktoi nje depresion te madh qe do ta mbaje large botes letrare per 10 vjet. Ne te njejtin vit emerohet Par i Frances nga mbreti Lui Filipi i Orleansit. Ne 1848 Hygo bene pjese si deputet ne Asamblene Konstitutive, por grushti i shtetit i 1851 sjell ne pushtet Napoleonin e III. Fillimisht, e mbeshtet, por pastaj – kur vete nisi te sillet ne menyre antiliberale – vendos distancimin dhe e sulmon me shkrime dhe diskutime kunder varferise dhe shtypjes qe behen nderkohe gjithnje e me pak te tolerueshme. Mergimi Keto kontraste e cuan Hygoin te arratiset ne ishullin Guernsey, duke e shtrenguar keshtu te jetoje ne mergim per 15 vjet. Por, Hygo, gjate mergimit nuk pushoi kurre se konsideruar nga francezet si Babai i atdheut ne mergim. Mbyllet keshtu per te nje periudhe e lumtur, edhe pse me kntraste te forta, dhe po hapej nje tjeter ne te cilen do te merrte forem figura mitike e tij ne poetike qe duhej me pas ti dorezohej tradites historike letrare. Shkruan,duke shprehur ndjenjat e tij me personale, satira “Napoleone on i pettit” ( Napoleoni i vogel) 1852 dhe vargjet “Chatimente” (Ndeshkimet) 1853 qe evidentuan ne menyre te shenjuar dhe polemike veprimet e Napoleonit III. Me inspirim humanitar ishin veprat Les contemplations (“ Mendimet”) (1856) dhe me “ Legjenda e shekujve” Hygo pershkoi historine e njerezimit nga Gjeneza ne shekullin e XIX, veper qe u publiku ne tre pjese: pjesa e pare ne 1859, e dyta ne 1877 dhe e treta ne 1883. Shkroi ne te njejten periudhe veprat e tij me te njohura qe do perconin famen e tij ne te gjithe Europen si “Te mjeret” (1862), “Punetoret e detit” (1866), dhe “Njeriu qe qesh” (1863). Gjate kesaj periudhe nuk iu kursyen fatekeqesite: ne 1855 vdes vellai i tij Abel, ne 1863 vajza e tij Adele cmendet dhe arratiset ne Kanada, ne 1868 vdes edhe e shoqja dhe disa niper, por ne te gjitha keto fatkeqesi do te kete gjithmone prane besniken Zhuliet. Impenjimi anti-monarkik e coi ne nje publikim te ri dhe shume me te mbyllur publicistik ne favor te ideve demokratike. Me mergimin impenjimi i tij anti-napoleon (Napoleoni i III) nuk pushoi. Ai talli perandorin e ri ne vepren e tij Napolé on le petit ( Napoleoni i vogel), 1852. ne librin Les châ timents (ndeshkimet), 1853 dhunes verbale i pergjigjet dhuna e diktatorit; ajo ishte e vazhdueshme ne Les contemplations (“ Mendimet”), 1856 ne te cilen shkrimi behet kozmologji morale qe vesh cdo fat njerezor, shprehje e jetes se brendeshme dhe e rikuperimit te memories ne nje dimension mitik. Te vitit 1862 jane romanet “Te mjeret”. Ne 1866 i pason “Punetoret e detit”, veper e pasur me figura fantastike dhe sureale. Kushtet proletare behen gjithnje e me shume kusht romantesk, shkrimtari gjendet gjithnje e me shume ne prove me fatalitetet e gjerave (deti, natyra) dhe me fatalitetin e gjithepranishem te zemres njerezore. Rikthimi ne atdhe Rikthimi i tij ne atdhe ndodh ne 5 shtator 1870, pas mposhtjes se Napoleonit te III. U prit nga nje turme brohoritese dhe entuziaste qe kishte ardhur per te pershendetur rikthimin e tij ne Paris. Shtepia e tij behet serisht vend pritjesh mes shkrimtaresh dhe ai rifitoi qetesine duke rinisur prodhimin letrar me “Viti ‘93” (1873); shkroi poezi tetjera, disa ne lidhje me jeten e tij familjare si “Femijet e mi” (1874), dhe poezi te tjera satiro – politike si “Babai” (1887). U rikthye serisht te beje pjese ne Senat ne 1876. Ne 1878 goditet nga nje kongjestion celebral por kjo nuk e pengoi – pavaresisht se semundja e detyroi te pakesonte aktivitetin e tij – te coje deri ne fund “Torquemada” (1882), nje veper mbi fanatizmin e inkuizicionit qe kishte nisur disa kohe me pare. 80 njetori i tij u festua nga nje turme festuesish qe vendoste lule perpara shtepise se tij; disa muaj me vone do te goditej nga nje zi e re, me vdekjen e besnikes se tij Zhuliet. Hygo qendroi per ta qare i vetem deri ne 22 mars 1885, pra deri ne vdekje ne shtepine e tij ne Paris. Trupi i tij u vendos per nje nate nen Harkun e Triumfit dhe u shoqerua nga 12 poet. Ne ceremonine e tij te varrimit moren pjese persona te ardhur nga cdo cep i Frances. Tashme Viktor Hygo (1802-1885), ne romanticizem te plote, kisht filluar te fiksonte prototipin e kllounit tragjik me personazhet e Tribuletit dhe te Guinpleinit, respektivisht protagonista te veprave Le roi s’amuse ( Mbreti defrehet ) dhe L’homme qui rit ( Njeriu qe qesh ). Ky roman i fundit ( 1869 ), ne vecanti, eshte nje veper pak e njohur e Viktor Hygos, ne te cilen shfaqen opinionet dhe angazhimi i tij politik. Ne kete veper Hygo e vendos njeriun perkundrejt shoqerise shfrytezuese, dhe zhvillon pikepamjet e tij demokratike mbi te kaluaren dhe mbi epoken e tij. Ne pjesen e pare te romanit qe perben nje te treten e te gjithe vepres, fabula nuk e kapercen pikelidhjen: Guinpleni i braktisur shpeton vogelushen Dea dhe se bashku me te gjen strehe tek endacaku filizof, Ursusi. Personazhi i pare i denje per tu permendur qe hasim eshte nje shites ambulant me emrin Ursus. Shoku i tij i vetem eshte Homo, nje ujk i zbutur. Ursus jeton ne nje karvan, me te cilen spostohet nga panairi ne panair per ti shitur njerezve kurat e tij popullore. Ngjarja zhvillohet ne nje breg deti diku ne kontinentin europian: eshte nata e 29 janarit 1690. nje grup njerezish, identiteti i te cileve nuk na tregohet, pergatitet per tu nisur me anije. Para se te nisen, ata braktisin ne breg nje femije 10 vjec Femija, i deshperuar, i uritur dhe kembezbathur, endet neper stuhi derisa harrin nje forca, ku gjen kufomen e nje te varuri. Me tutje, zbulon te mbuluar me bore nje grua te vdekur nga i ftohti, qe mban ne krahe nje te porsalindur akoma te gjalle. Me ne fund strehoet ne nje karvan, qe zbulohet qe eshte ajo e Ursusit. Aty meson qe vogelushja eshte e verber. Ne pjesen e dyte, pjesa me e gjere e romanit, paraqitet Anglia aristokratike e fillimit te shek. XVIII – te, perkundrejt se ciles qendron si misherim i nje parimi moral me te vertet fisnik qe rrojne mes njerezve te mjere, heronjte kryesore: Guinpleni, Dea dhe Ursusi. Njgjarja spostohet perpara me 15 vjete. Takojme dukeshen Xhoziane, qe, e merzitur nga jeta e oborrit, meson se i vetmi sherim nga cdo merzitje eshte “Guinplein”, edhe pse nuk e di se cfare apo kush eshte ky Guinpleini. Femija i mesiperm, tashme, eshtebere nje burre 25 vjecar. Emri i tij zbulohet te jete tamam Guinplein. Nga femijeria e tij, na thote naratori, ka fytyren dhe buzet e shperfytyruara – gati sa formon nje ngerdheshje te frikshme. Jetimja e verber, me emrin Dea, eshte tashme 15 vjece. Ursus dhe cifti i te rinjeve jetojne me spektakole te vogla qe i prezantojne ne dite festash. Dukesha Xhoziane, duke marre pjese ne nje prezantim teatral, dashurohet me Guinplenin. Zhvillimi i subjektit kushtezohet, nga nje ane, dashurise se dlire te Guinplenit per Dean dhe pasionit te ulet qe ushqen ndaj Guinplenit bukuroshja demoniake, aristokratia Xhoziane, dhe nga ana tjeter, prej zbulimit te sekretit te origjines se Guinplenit, hyrjes se tij ne dhomen e Lordeve dhe fjalimin demaskues qe ai mban ne parlament. Gjete nje performance, nje nenpunes i shtetit e urdheron Guinplenin ta ndjeki ne nje burg ku po torturohet per vdekje nje burre me emrin Hardkuanoni. Ai e njohu aktorin, qe ai vete, 23 vjete me pare, e kishte shperfytyruar per ta bere nje palaco. Ne vitin 1682, gjate mbreterimit te Jakut te II, nje nga armiqt e mbretit ishte Lord Klencarli. Mbreti urdheroi vrasjen e fisnikut. Me vdekjen e tij, biri i tij, Fermen, trashegimtar i tokave te tij, iu dorezua, me ndihmen e Hardkuanoni, bandes se Kompracikos, tregetareve te femijeve. I malavitosi, ne 1690, me ne fund e kishin braktisur femijen, Fermen/Guinplein, gjate nje stuhie. I shperfytyruari rifitoi titullin e tij fisnik, por, mbasi beri nje fjalim ne Dhomen e Lordeve ne te cilen denoncon indiferencen e qeverise mbi kushtet ne te cilat jeton populli anglez, perqeshet per shkak te ngerdheshjes se tij te pavullnetshme. Heroi romantik qe ka sfiduar ne emer te popullit turmen e aristokrateve qe gajasen se qeshuri, mbetet i vetmuar. Ne bresherine e talljeve dhe fyerjeve, ai ndien prapa shpines se vet mbeshtetjen e miliona njerezve, dhe kjo i jep force qe te vazhdoje. Por, vetem demaskimi me fjale del i pamjaftueshem per te ndrequr rendin shoqeror, dhe Guinpleni deshton ne orvajtjen e tij per ti bere aristokratet te kuptojne te verteten. Megjithate, fjalimi i tij pershkohet nga nje optimizem social, i dreitohet te ardhmes. Vendos te kthehet tek Ursus dhe Dea. Guinpleini u bashkua me te dashurit e tij nderkohe qe keta gjenden mbi nje varke, ne pritje per tu nisur per ne kontinent. Kur Dea ndjen prezencen e te dashurit, vdes. I riu e “harrin”, duke u hedhur nga anija per tu mbytur ne det. “Ursus, ankohej, oh i mjeri une!, qe nuk kam qare kurre. Serbatori i i loteve ishte plote. Nje rezerve e tille, i cili eshte mbledhur, pike per pike, dhimbje mbas dhimbjeje, gjate gjithe egzistences se gjate, nuk boshatiset ne nje cast. Ursus Renkoi gjate. Loti i pare eshte nje shpim. Qau mbi Guinplenin, mbi Dean, mbi veten e tij, Ursusi, mbi Homon. Qau per te gjithe ate per te cilen kishte qeshur. Pagoi edhe per te prapambeturit. E drejta e nje njeriu per te derdhur lote nuk jepet me recete”. Finalja tragjike e romanit nuk e pakeson besimin ne clirimin e ardhshem te njerezve te shtypur, sepse ne anene e heronjeve mbetet forca e pathyeshme e drejtesise morale. Demokratizimi i flaket i Hygoit qe shihte tek populli burimin e te gjitha forcave te gjalla dhe krijuese te kombit, urrejtja e tij per te gjithe shtypesit e popullit, - te gjitha keto percaktojne pathosin ideologjik dhe vleren artistike te romanit “Njeriu qe qesh”. Personazhet Secili nga heronjte e romanit eshte nje figure, rendesia dhe kuptimi i se ciles del ne pah jo vetem nga fjalet dhe veprimet e veta por, edhe nga pershkrimet e autorit qe i prijne ose i shoqerojne veprimet. Figurat e paraqitura ne roman, kane pak vecanti konkrete te shek XVIII. Forcen bindese artistike ua jep atyre jo aq perputhja me epoken e dhene sesa vertetesia e pergjithshme sociale e psikologjike. Moria e personazheve te dhene ndihmojne ne zhvillimin e veprimit dhe e nderlikojne intrigen e romanit. Ata i nevojiten autorit per te vene ne dukje edhe me teper me ane te kontrastit mes tyre fisnikerine e shpirterore, pastertine morale dhe humanizmin e larte te heronjeve te tij pozitive.
wikipedia.org | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Victor Hygo Sat Dec 13, 2008 8:00 pm | |
| Portreti i Deas Dea tashme ishte 16 vjece. Ajo ishte e zbehte, me floke te zeza, me shtat te hedhur, te hajthet dhe aq te holle, sa dukej sikur po keputej ne mes, e bukur si hyjneshe, me syte plote drite por, e verber. Verbesia i kishte bere te palevizshem pergjithmone bebezat e asaj femije, e cila tani ishte grua. Ne fytyren e saj, qe nuk mund te pershkrohej nga drita, kendet e buzeve te varura me trishtim shprehnin nje deluzion te hidhur. Syte e saj, te medhenje e te shkelqyer, kishin nje veti te cuditeshme: ishin te shuar per te por, shndrinin per te tjeret. Pishtare te mistershem, te ndezur, qe ndriconin vetem boten e jashtme! Leshonte drite ajo qe s’kish per vete. Syte e saj vezullonin. Ajo roberesh e erresires kthjellonte ambjentin e ngrysur ku jetonte. Nga fundi i terit te saj te pasherueshem, qe prapa atij muri te zi qe quhej verberi, ajo shndrinte. Nuk e shihte diellin tone, por tek ajo shihej shpirti i saj. Veshtrimi i saj i vdekur kishte nje palevizshmeri qiellore. Ajo ishte misherim i nates dhe ndrinte si yll, ndrinte ne ate erresire te dendur qe e rrethonte nga cdo ane. Ursusi e kishte pakezuar me emrin dea dhe ajo padyshim qe shembellente me nje perendeshe. Ajo vogelushe perfaqesonte boten qiellore. Ligeshtia e saj eshte ne te vertet plotefuqi. Ngjashmeria dhe uniteti i te dy figuarave Te dy keta personazhe edhe pse ne dukje te kundert ne thelbet e tyre ishin te njejte. Ne te dy ishte misheruar mjerimi njerezor. Dukej sikur kishin ardhur ne kete dhe nga bota e hijeve: ai nga pjesa ku mbreteron tmerri, dhe ajo nga pjesa ku mbreteron erresira. Kete terr Dea e kishte brenda ne veten e saj, kurse Guinpeni ne fytyren e tij. Dea kishte dicka si fantazem, kurse Guinpleni dicka si hije. Dea rrethohej nga nje hon i zi, Guinpleni dicka edhe me te tmerrshme. Per Guinplenin qe kishte sy ekzistonte edhe mundesia per tu krahasuar me te tjeret. Te kesh sy ne te cilet nuk pasqyrohet bota e jashtme, eshte nje fatekeqesi shume e rende, por jo aq e madhe sa te jesh enigma e vetvetes. Dea kish nje tis mbi syte e saj, Guinpleni kish nje maske: fytyren e tij. Te dy ishin te vetmuar. Vetmia e Deas ishte e trishtuar: ajo nuk shihte asgje. Vetmia e Guinplenit ishte ogurzeze: ai shihte gjithcka. Mbi ta rendonte denimi i kobshem i fatit, dhe fati nuk e kish shnderruar kurre me aq mjeshteri jeten e dy qenieve njerezore te pafajshme ne nje vuajteje te paprere, ne nje torture te sketershme. Dhe, megjithate, ata ishin ne parajse: duheshin. I endur me kontraste, figura e Guinplenit vihet perkundrejt figures se Deas dhe njekohesisht eshte i lidhur me te ne menyre te pazgjidhshme. Nga njera ane kemi nje shemtim te dukshem, nga ana tjeter nje bukuri te natyrshme dhe te verber. Te dy jane misherim i vetive pozitive qe karakterizojne njerezit e popullit: pasterti morale, pasuri shpirterore, dliresi ndnjenjash, aftesi per te dashuruar dhe vetemohim. Fatet e tyre jane te pandashem nga njeri – tjetri. Ai eshte syte e saj, dhe ajo fytyre e tije. . Romantizmi ne vepren e Hygoit Romanticizmi ishte nje levizje komplekse shpirterore dhe kulturore qe prodhoi nje rinovim te thelle ne letersi, ne art dhe ne mendim, ne politike dhe ne zakone. Romanticizmi u zhvillua nga ai mutacion i shijeve dhe i ndjeshmerise qe u verifikua ne Europe ne fund te shekullit te XVII. Mes poeteve te rinje te perfshire ne rrymen e Romanticizmit ishte edhe Viktor Hygo, qe atehere ishte 25 vjec. Ne publikimet e tija lirike, dicka rreth 50 mije vargje, manifestohet Hygoi i rinise dhe i theksimit te romanticizmit, idhull i gjenerates se re ne vargjet e tij shpreh brendesine e shpirtit. “Njeriu qe qesh”: nje nder librat me te bukur qe kam lexuar. Ne veper munda te vihet re pastertia ne pershkrimin e atyre qe jane sjelljet dhe karakteristikat tipike e races njerezore, ato jane realiteti qe Hygoi harrin ti beje te pavdekshme me fjale te thjeshta. Ne “Njeriu qe qesh” autori ka vene ne dukje kontradiktat e forta te botes qe ka pasione qe shpesh shkojne ne kahe te kunderta dhe kurre paralelisht. Dashuria e paster dhe e dlire, lakmia per prestigj, luksi si hobi: te gjitha keto pasione jane mbledhur ne te njejten shoqeri qe diferencon per dukje dhe qe nuk harrin te shikoj me tutje, por vetem te qeshe me fatekeqesin. Ne kete liber kuptova qe njeriu fshihet o mbas se keqes, ose vdes per dashurine. Kur e lexova librin mbeta e mahnitur nga embelsia dhe ndjeshmeria e personazheve qendrore qe me lidhin drejt per drejt me autorin. Romanticizmi dhe dliresia i vesh personazhet kryesore ne cdo veprim, mendim dhe fjale. Sociologjia romantike e Hygoit shihet vazhdimisht ne trajtimin metafizik te rendit shoqeror anglez si ne te kaluaren ashtu edhe ne te tashmen.Romantizmi i Hygoit shfaqet ne menyren e trajtimit te materialit historik konkret. Ai behet mbrojtes i madh i te drejtave te njerzve dhe shpreh “revolten e shpirtit” per shtypjen e padurueshme te popullit te thjeshte. Hygoi shume mire mund te prezantoje vete esencen e Romantizmit, duke u bere metafora e gjalle. Viktor Hygo, vepra e tij kaq e shumellojte dhe kaq komplekse, prezenca e tij kaq e shndritshme dhe luftarake, pervecse domethenese, “perfaqeson nje sinteze fatesh te ketij shekulli, mbi te gjitha te kontrdiktave te tij dhe te ambivalencave te tij, dhe te problemeve qe perbene dhe ndertuan kete pasuri te cmuar. Hygo radhitet ne radhet e “romantiques militants” (militantet romantike), qe mblidhen per ti dhene jete perqendrimeve te rendesishme te nje shpirti revolucionar qe do te shfaqet thelbesor per te kanalizuar dhe per te bere efikase dhe ndertuese forcen e pabesueshme dhe te jashtezakonshme shtytese te R[[Category:Shkrimtarë francezë]
wikipedia.org | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Victor Hygo Sat Dec 13, 2008 8:38 pm | |
| "E drejta qendron mbi revolucion sikurse yjet mbi stuhi"
"Ka nje pike ku fatkeqet dhe famekeqet bashkohen e perzihen ne nje fjale te vetme, fjale fatale: Te mjeret."
"Ai qe nuk eshte i afte te duroj varferine, nuk eshte i afte te jete i lire"
"Eshte pune e lehte te jesh i mire, por e veshtire te jesh i drejte"
"Mjerimi lind burra, pasuria pjell mostra"
"Semundja e nje kombi, nuk mund te vras njereimin"
"Ska gje me pa mend se sa te mposhtesh, lavdia eshte te bindesh"
"Popujt, ashtu si zogjte, nuk i terheq dordoleci"
Victor Hygo | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Victor Hygo Sat Dec 13, 2008 8:46 pm | |
| "Populli merr instinktivisht nen mbrojtje te tij gjithcka kunder se ciles drejtohet gishti kercnues i pushtetit" | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Victor Hygo Sat Dec 13, 2008 9:36 pm | |
| Urime Guxim per temen shume te bukur dhe te vecante qe ke hapur sot ketu. Te falenderoj dhe te uroj te vazhdosh edhe me tej.
Pak fjale per Victor Hygo (1802 - 1885)
Victor Hygo ze pa dyshim nje vend te vecante ne historine e letersise franceze. Nje nga figurat me shquara te shekullit te tij, krijues i nje vepre mjaft te madhe e te gjithanshme, qe nis qe me poezine lirike, satirike, epike e gjer te drama ne proze e ne vargje e tek romanet; luftetar i paepour per idealet e lirise, te barazise dhe per te drejtat e popullit, kunder cdo shtypjeje te njeriut, Victor Hygo zoteroii boten letrare franceze (dhe jo vetem ate, sepse ndikimi i tij i madh u ndie ne tere sferat e jetes) per nje kohe te gjate.
Qe udheheqes i levizjes romantike ne France, e megjithekete vepra e tij nuk perfshihet dot brenda kufijve te ngushte te romantizmit; poet politik, social, qe e mori artin gjithnje te lidhur me jeten, me problemet e kohes, ai evoluoi bashke me kohen, qofte persa i takon artit te tij, qofte persa u takon ideve te tij.
Nga lirizmi dashuror tek frymemarrja e gjere epike, nga kenget e thjeshta tek himnet filozofike e kozmike, Victor Hygo ka krijuar vargje nga me te bukurat te poezise franceze, te cilat do t'i sjell me pas. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Victor Hygo Sat Dec 13, 2008 9:44 pm | |
| Kenga e atyre qe ikin pertej detit
- Victor Hygo - (Melodi bretone)
Atdhe lamtumire! Vala shfryn si egersire. Atdhe lamtumire, Kaltersi!
Lamtumire, kopsht, pjergull e shtepi, Lamtumire o lule te arta mbi avlli!
Atdhe lamtumire! Pyll e livadh, qiell i dlire! Atdhe, lamtumire, Kaltersi!
Atdhe lamtumire! Vala shfryn si egersire. Atdhe lamtumire, Kaltersi!
Lamtumire e vluar ballefarfuri, Era eshte e forte, qielli eshte i zi. Atdhe lamtumire, O Lize, Mari, Elvire! Atdhe lamtumire, Kaltersi!
Atdhe lamtumire! Vala shfryn si egersire, Atdhe, lamtumire, Kaltersi!
Syri yne i mbushur ne lot e ne zi, Shkon nga vala me e zeze te shorti me i zi.
Atdhe, lamtumire, Per ty them zemerngrire. Atdhe, lamtumire, Kaltersi! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Victor Hygo Sat Dec 13, 2008 9:49 pm | |
| Gurra dhe oqeani
- Victor Hygo -
Gurra qe lart nga shkembi qan E bie mbi det si pika loti. I pameshirshmi oqean I flet: "Moj qaramane, c'do ti?"
Furtuna e tmerri une jam. Mbaroj atje ku fillon qielli. "O Pikel, e c'nevoje kam Per ty, une i Paani, i Thelli?"
Perulesisht te njelmtit hon Ja kthen atehere gurra e delire: "Qe te te jap cfare te mungon, - Ca pika uje per te pire". | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Victor Hygo Sat Dec 13, 2008 9:59 pm | |
| Ne nje nga barrikadat...
- Victor Hygo -
Ne nje nga barrikadat me gure te latuar, Ndyre me gjak te fajshem e lare me gjak te kulluar, Nje djale dymbedhjetevjecar u kap me burrat tok. "Po ti me keta je?" "Po, me keta jam shok." "Mire - tha oficeri - me plumb dhe ti e ke! Prit te te vije radha!" Rrufera djali sheh. Dhe poshte, rreze ledhit, te tere shoket i vrane. I thote oficerit: "Te vete ketu prane? Kete sahat sim' meje t'ja coj gjer ne konak?" "Do t'ja mbathesh?" "Do kthehem!" "Shiko se c'frikacak! Rrugaci! Ku banon?" "Aty te kroi ngjitur! Mor zoti kapiten, do vij, s'rroj i koritur" "Shko dreq!" Dhe cuni shkoi...Dredhi prej kalamani! Edhe ushtaret qeshnin e qeshte kapitani. Ndersa renkonin mbytur ata qe jepnin shpirt. Por gazi u pre: djaloshi erdhi me vrap, pa prite, E si u mbeshtet pas ledhit, krenar, si Viala' Me nje veshtrim perbuzes: "Ja tek me keni!" u tha.
Vdekjes i erdhi turp dhe oficeri e fali. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Victor Hygo Sat Dec 13, 2008 10:07 pm | |
| Ajo ish kembezbathur...
- Victor Hygo -
Ajo ish kembezbathur, floket derdhur menjane, Mes luleve te varura po rrinte ne vetmi, Andej kur po kaloja mu duk se pashe nje zane, Edhe i thashe: "Me mua ne fusha do vish ti?"
Ajo atehere me hodhi veshtrimin e fshehtesise Qe i mbetet bukurise, me drita dhe me hije. Edhe une i thashe: "Tani eshte muaji i dashurise, Me mua a do vish te veme ne korie?"
Kembet ajo i fshiu buze lumit me blerime Dhe per te dyten here me pa vasha sydrite. Kjo shtojzovalle e bukur pastaj ra ne mendime, Thelle, ne pyll sa embel kendonin zogjte ate dite!
Sa bukur perkedhelte bregun ujet e gjelber! Permes kallamishtes vasha atehere shpejt m'u qas, E bukur dhe e lumtur, e trembur dhe e eger, Ashtu flokeleshuar, fytyre e sy plot gaz... | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Victor Hygo Sat Dec 13, 2008 10:14 pm | |
| Dy vajzat e mia
- Victor Hygo -
Ne vagullim te mbremjes qe bie dalengadale, Njera posi nje mjelme dhe tjetra si lumbardhe, Te bukura e gazmore te dyja, o mrekulli! Shikoni, motra e madhe dhe e vogla perbri Atje tek hyrja e kopshtit, sa bukur jane ulur! Karafilat e bardhe siper tyre perkulur, Ne nje saksi mermeri, ku flladi i lekund, Sodisin kete pamje qe s'eshte pare gjekund. E fergellojne ne hije, e diuken buze saksise, Si flutura ne ere, te ngrira prej mahnise. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Victor Hygo Sat Dec 13, 2008 10:54 pm | |
| Eva te falenderoj gjithashtu shume per materialin shume te rendesishem qe postove mbi kete shkrimtar. Eva a e din se kush i ka perkthyer keto vjerrsha?
Respekt Guximi | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Victor Hygo Sat Dec 13, 2008 11:00 pm | |
| - guximi shkruajti:
- Eva te falenderoj gjithashtu shume per materialin shume te rendesishem qe postove mbi kete shkrimtar.
Eva a e din se kush i ka perkthyer keto vjerrsha?
Respekt Guximi Po, Guximi, keto poezi i kane perkthyer Vedat Kokona dhe Sotir Caci. Ne ditet ne vijim do te sjell dhe poezi te tjera te Hygoit. Jane te mrekullueshme! | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Victor Hygo Sat Dec 13, 2008 11:05 pm | |
| Po Eva faleminderit, per perkthime eshte i famshem Vedat Kokona, e per Sotir Cacin nuk kam degjuar shume per te. Pothuajse te gjitha veprat e Hygoit si "Njeri qe qesh" si "Te mjeret", si "Viti 93" jane te perkthyera nga Z.Kokona. Do te ishte knaqesi te lexoi poezi te tjera te Hygoit. Respekt Guximi | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Victor Hygo Wed Dec 17, 2008 9:04 pm | |
| Permbajtja e librit "Njeriu qe qesh" e Victor Hygos, permblodhi Guximi
Njeriu që qesh“Njeriu që qesh” është romani i nëntë i shkrimtarit francez V.Hygo, i cili u botua në vitin 1869. Kjo vepër fantastike, përshkruan kohën kur në Britanin e Madhe mbretëronte sistemi monarkist në llojin absolut. Pershkruan njerëzit të cilët i kishte shkelur ky lloj sistemi. Titulli i librit të bën të mendosh në një libër komik kurse e vërteta është se përmbajtja e librit është plotësisht antonim më titullin, përmbajtja tregon gjith mjerimin njerëzor, megjithatë titulli flet vetëm për pamjen e jashtme të disa përsonave sikurse Guinpleni. Fati i disa njerëzve mund të takohet, mund të thuhet kështu për arsye se janë të njëjtës kategori, të urrejtur, të zemruar, të mjerë. Kështu u takua fati i Guinplenit, fëmijës së braktisur, me fatin e Ursusit, njeriut bishë. Ursusi kishte rënë në dorën e fatit, kurse Guinpleni në dorën e kompraçikosëve. Megjithatë të dy jetonin në një errësirë të qetë si varrë, të dy të përjashtuar nga shoqëria, të dy të shëmtuar, të dy pa familje, të dy të pa strehë, Guinpleni njëri me fëtyrë të qeshurë e nga brenda zjarrë, kurse Ursusi me fëtyrë të zakonshme, e brenda i jashtëzakonshëm, ngjallte urrejtje ndaj njerzimit. Guinpleni vetëm sa kishte lindurë, dhe po zhvillohej si lulja në stinën e pranverës, kurse Ursusin e kishte kapluar pleqëria dhe po i numronte ditët e fundit të tij. Te asnjëri nuk mund të shihje buzëqeshje po flas për një buzqeshje shpirtërore, një lloj i buzëqeshjes ekzistonte vetëm te Guinpleni, por artificiale, e krijuar nga dikush tjetër. Plaku Ursus me vetëdije ishte kundër sistemin monarkist kurse fëmiju thjesht vetëm i urrente njerëzit të cilët e kishin mbyllur në atë varrë edhe pse nuk i njihte fare, në të vërtet shkaktari kryesorë i mbylljes së tij ishte vetë sistemi. Këto janë të përbashkëtat dhe veqoritë e dy fatkeqve . Kompraçikosët ishin ata të cilët krijonin buzëqeshje. A mund ta merrni me mend se ç’farë buzëqeshje? E merrnin fëmijën në familje të cilat ishin ta paknaqura me ta, e mpinin me një lloj ilaçi dhe i prenin gojën gjer te vesht i shtypnin hundën, i’a deformonin fytyrën, thjesht e bënin përbindësh. Dhe tani ai qeshte. Në këtë shoqatë të përhapurë në shekullin e XVII e XVIII e gati të zhdukur në shek e XIX kishte rënë fëmiju me emrin Guinplen, ishin bërë punimet me fytyrën e tij, dhe ishte liruar. Mbeti vetëm, i braktisurë, në errësirë, ku shikonte anijen e cila po largohej pa të. Ajo anije që quhej “Matutina” me të cilën po larguheshin kompraçikosët, ata burra me pelerina e maska, për në spanjë ku mund ta vazhdonin veprimtarin e tyre ogurzezë, sepse tani i ndiqte gjoja mbretëria më e drejt, mbretëria e Karlit II. Pas një mëkati, vjen edhe dënimi. Meqë pushteti vetëm sa kishte filluar ti ndiqte, natyra vendosi ti dënojë vet, dhe dënimi të cilin e sjell natyra është më i tmerrshëm e më poshtrues se varja në trekëmbësh. Ata do ta hapnin vet varrin kështu thoshte V.Hygo. Anija tashmë gjendej në shpatën e mprehtë të natyrës e cila do ti vriste pa pikë mëshire. E gjithë ngjarja shkonte pak a shumë kështu: Fëmijën tashmë burrat e panjohurë e kishin braktisur e kishin lënë në brigjet e detit dhe ishin nisur drejt tmerrit dhe vdekjes së tyre, drejt oqeanit. Furtuna nuk kishte të ndalur valët ngriheshin deri në tedhjetë këmbë dhe përplaseshin më anijen “Matutina”. Tani ata po hynin drejt disa shkëmbinjëve, në të cilat i kishte dërguar era. Kaluan shumë shkëmbinjë të rrezikshëm, me shumë fat, por atëherë kur nuk pritet atëherë ndodhë e keqja. Furtuna u ndal dhe të gjithë, këndonin e brohorisnin në shenjë gëzimi, por për fat të keq për ta, në fundin e anjes ishte shpuar një vrim ku prej saj futej ujë me vrull. Dhe tani vdekja në oqean ishte e sigurt. Tashmë e kërkonin erën e fort sepse ajo do të ishte shpëtimi i vetëm për ta, sepse do t’i dërgonte në një copë tokë ku mund të merrnin frymë të lirshëm, por era tashmë ishte ndalurë. Kur pak orë më parë e kërkonin ndaljen e erës, tashmë e kërkonin fillimin e saj. Të gjith nga anija hidhnin mjete e objekte në mënyrë që ajo të peshoj më pak e të fundosët më ngadal me shpresën së do ti shpëtonte ndokush. Kishte edhe tentativa të tjera për shpëtim, por të kota. Anija tashmë kishte mbetur bosh, të gjitha objektet ishin hedhur në ujë. Por a kishte më mjete për të hedhur? Një plak që dukej të ishte i mençurë, tha: Po , të gjithë pandehën se kishte edhe një shpres shpëtimi por kjo shpres u shua kur plaku vazhdoj: Krimin tonë. Të gjith u penduan për ato krime që kishin bërë, por tani ishte tepër vonë, anija ishte pranë vdekjes. Ajo pas pak kohe u fundos dhe siq thotë V.Hygo duke e hapur vet varrin. Perderisa anija po mbytej dhe i’u kishte dërzuar natyrës, djaloshi Guinplen po luftonte kundrejt saj. Ai ngjitej nëpër male e kodra duke u munduar të gjej ndonjë shtëpi ku mund të strehohej. Ai ngrinte, por luftonte si i tërbuar. Njerëzit e bëjnë veshin shurdhër për të mjerët, tashmë Guinpleni nuk ishte vetëm ishte edhe me foshnjën të cilën e gjeti duke ardhurë për në fshat pran nënës së saj të vdekur, por foshnja e mbeshtjellur me rroba kishte shpëtuar bukur, dhe tash fati i buzëqeshi, gjendej në dorën e një djaloshi të quajtur Guinplen, ai po i’a rilindëte jetën. Duke trokitur djaloshi nëpër portat e shtëpive të fshatit, njerëzit e bënin veshin shurdhër, u dëgjua zëri i një kafshe. I kujtohet lexuesit kur tham se fati i disa njerëzve takohet kur janë pak a shumë të ngjajshëm, tani fati po e binte Guinplenin dhe foshnjen në duart e një të mjeri tjetër në duart e Ursusit, zëri i kafshës ishte zëri i Homos. Ursusi i mjerë u tregua i mirë për një të mjerë, e ftoj brenda Guinplenin duke i dhënë bukë, e foshnjës qumshtë. Në kasollën e Ursusit mund t vëreje : Ursusi Filozof. Ngjarje më e dhimbëshme e librit, është mëngjesi i assaj skene, ku Ursusi i pa fëtyrën Guinplenit, dhe pyet: Çke që qesh, Guinpleni i’a kthen: Unë nuk qeshi. Ursusi ca nga habia e ca nga mëshira fillon ti prek fëtyrën Guinplenit. Ajo vërtet ishte qeshje, qeshje e mjerueshme. Gjithashtu lexuesi e mëson se Dea vajza të cilën e gjeti Guinpleni ishte e verbër, pasi bebëzat e syrit nuk lëviznin fare. Teni më Guinpleni, Dea, Ursusi, dhe Homoja ishin bërë një familje e pandashme. Guinpleni tashmë ishte në zë si “Njeriu që qesh”, kudo në vend dëgjoheshin fjalët e njerzve për këtë fëmijë të quditshëm, për këtë fëmijë që edhe kur tërbohet rri i qeshurë, që edhe kur digjet zjarrë, buzëqeshja nuk i ndalet kurrë. Përshembull i biri i republikanit të flakt lord Klençarlit, i njeriut i cili u bë gazi i botës, kur shkoi në një ndeshje boksi me të shoqën Xhozianën, e shoqja i tha të shoqit: Kujtoja se kjo do të ma hiqte mërzin. Lord Davidi i’a ktheu: Kundër mërzisë nuk ka veçse një bar. Cili- i tha Xhoziana. Guinpleni. Jeta e tre familjarëve dhe një ujku përshkruhet shumë mirë. Tregohet gjithashtu për shfaqjet që i luante Guinpleni dhe prej të cilave u bë i famshëm, dhe prej së cilës kishin fitime. Fati Dean dhe Guinpleni po i bashkonte edhe më shumë ata, u martuan, dhe vazhduan jetën e tyre bashkshortore. Guinpleni i’a shihte bukurin vajzës së tij, dhe mahnitej nga ajo, kurse për fat të mirë Dea nuk i’a shihte shëmtin të shoqit, megjithatë jo edhe aq shëmti, një njëri që rri përherë i qeshurë. Do t’ia preferoj çdo nxënsi të shkollave fillore e të mesme këtë libër shumë të mirë të shkruar nga një shkrimtar shumë i mirë. U mundova të paraqesë vetëm përmbajtje të shkurtuar në mënyrë që vetë lexuesi ti gjej e ti zbuloj ngjarjet më të hollësishme. Mendoj se kjo libër është tepër e pasurë me krahasime, metafora, e lidhje të ndryshme të cilat e bëjnë një libër madhështorë. Shkrimtari Victor Hygo u mundu ta paraqesë në këtë libër kohën, dhe mjerimin e disa personave të shtypur nga monarkia. Disa përsona ku vet natyra e tyre i përjashtonte nga shoqëria, dhe i linte në një vetmi të frikshme.
Guxim Klinaku
Edhe njëmijë në qëndrofshin, do qëndroj edhe vet Po edhe njëqind në mbetëshin, nuk tunbem kurrsesi I dhjeti do jem, po që se mbeten dhjetë E në mbet veç një, do jemi unë ai
Victor Hygo | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Victor Hygo Wed Dec 17, 2008 9:11 pm | |
| Populli jep gjakun dhe të hollat e tij për t’u qeverisur. Të qeveriset vetë, sa ide qesharake! Populli ka nevojë për një udhërrëfyes. Duke qenë i paditur, populli është i verbër. I verbëri mban një qen. Por populli mban një luan , mbretin , i cili pranon të jet për popullin e vet qen. Ç’mirësi! Por pse është i paditur populli? Sepse kështu duhet. Padituria është ruajtsja e virtytit.
Mbytja e anjies është shkalla më e lart e pafuqisë. Të jesh pranë tokës dhe të mos arrish, të qëndrosh përmbi ujë dhe të mos mund të vozitësh , të mbështetësh këmbën në diçka që duket e fortë, por që është e brishtë, të jesh njëkohësisht plot jetë dhe plot vdekje, rob i hapsirave të pamatshme, i mbyllur midis qiellit dhe oqeanit, të kesh përsipër pafundësin si një burg, të rrethohesh nga çdo anë prej murrlanit dhe dallgëve , të jesh i kapur, i lidhur dhe i paralizuar një gjendje e till të dërrmon dhe të pezmaton.
Të folurit e natës është po qa ogurzi sa heshtja e saj.
Të marrësh pak a shumë doket e atyre të cilëve u ke diktuar ligjet, është një zakon i mundësit barbar ndaj të mundurit me kulturë më të lartë.
Njerëzit e mirë piqen, të ligjte prishen.
Shpjegimi ia pakëson vlerën veprës.
Ka diçka që të dhemb më tepër se kur shikon të digjet një pallat. Dhe kjo ndodh kur digjet një kasolle.
Një e drejtë nuk duhet trajtuar si një favor.
Mjerimi lindi burra, pasuria pjell mostra.
Muzika shpreh atë që nuk mund të përshkruhet e për të cilën është e pamundur tëë heshtësh.
Ekziston vetëm një forcë më e fuqishme se të gjithë armiqtë e kësaj bote të mbledhur së bashku, dhe kjo është idea koha e së cilës ka ardhur.
E bukura është po aq e nevojshme sa edhe e dobishmja. Ndoshta edhe më tepër .
Muzika shpreh atë që nuk mund të përshkruhet e për të cilën është e pamundur të heshtësh .
Është punë e lehtë të jesh i mirë, por e vështirë të jesh i drejt.
Të jesh komik nga jashtë kur në shpirtin tënd luhet një tragjedi, kjo është vuajtja më poshtruese dhe zemrimi më i thellë për njeriun.
Njeriu tmerrohet kur ndjen mbi vete forcën e pa njohur të ligjit. Mund të jesh guximtarë në çdo rrethanë dhe megjithatë të humbasësh pusullën para drejtësisë. Pse? Sepse drejtësia njerëzore është një mugëtirë dhe gjyqtari ecën në të me hamendje.
S`ka ironi më tragjike se sa të ndriqosh honin e pamë shirshëm të paralajmërosh të pashmangshmen.
Dora e një fëmiju të pushtuar nga tmerri nuk është më e dobët se dora e një vigani. Frika e vdekjes i bën gishtërinjtë e një gruaje të fort si një darë . Një vajzë e re në këtë rast është e aftë të ngul thonjtë e saj ngjyrosë edhe në hekur.
Disa herë, e vërteta do një kohë të gjatë të dalë në dritë, por kurrë nuk humbet.
E drejta ka edhe ajo zemërimin e vet dhe zemërimi i së drejtës është një element përparimi.
Fytyra e njeriut pasqyron ndërgjegjen dhe mbarë jetën e tij. Ajo është përfundimi i një morie ndikimesh të mistershme.
Njeriu s’është asgjë veçse një valë. Deti është njerzimi.
Goditjet e ashpra të fatit kanë një veti të veçantë, që sado të përsosur të jemi, sado të disiplinuar , ato parapëseprapë na e nxjerrin në dukje thelbin e vërtet të karakterit tonë.
Njeriu është si oqeani, ka baticat dhe zbaticat e tija. Kur ulet uji atëherë i duket fundi, kur ngrihet atëherë i duken dallgët.
Njeriu ka gjithnjë prirje të hidhet në aventura kue e ka xhepin bosh.
Të shkathët në shkekullin tonë i kanë ngjitur vetes emrin burra shteti, kështu që kjo fjalë është katandisur pak a shumë në një fjalë rruge. Dhe në të vërtet, nuk duhet të harrojmë se, atje ku ka vetëm shkathtësi, do të ketë domosdo edhe shpirtvogëlsi. Të thuash të shkathtët, është sikur të thuash gjysmakët. Të thuash burrat e shtetit, është njësoj sikur thua tradhtarët. Sëmundja e një kombi nuk mund të vrasëK njerëzimin.
S’ka gjë më pa mend se të mposhtësh. Lavdia e vërtetë është të bindësh.
Vullkanet nxjerrin jashtë gurë dhe revolucionet nxjerrin burra.
Ka një pikë ku fatkeqët dhe famëkeqët bashkohen e përzihen në një fjalë të vetme, fjalë fatale: Të mjerët. I kujt është faji?
Ka diçka që të dhemb më tepër se kur shikon të digjet një pallat. Dhe kjo ndodhë kur digjet një kasolle.
Shtaza krenare ndien një pickim dhe e shfren zemërimin e saj të tërbuar kundër atomit që mezi duket. Dhe ja, rolet janë këmbyer. Luani i poshtëruar ndien në mishin e tij pickimin e insektit, dhe pleshti ka të drejt të thotë “ Unë kam gjak luani.
Kur sheh si përpëlitet ai që torturohet për vdekje, të pushon menjëherë çdo dhimbje.
Zjarri vetë është vuajtje, por shëndritja e tij është kënaqësi.
E drejta duhet të jetë e plotë, ndryshe nuk është e drejt.
Shpirti i njeriut ka kurdoherë prirje që të besojë mrekullitë. Sado ngushtë që të biem dhe sado i madh që të jetë rreziku, thellë në shpirtin tonë ndrin një fije shprese.
Nga të gjitha llojet e llavës që nxjerr goja e njeriut, si gryka e ndonjë vullkani, më therrësja është përqeshja. Asnjë turmë nuk mund të rrijë pa bërë keq duke qeshur. Ekzekutimet nuk bëhen që të gjitha me karamanjollë, edhe çdo grumbull njerëzish, qoftë turm rruge apo dhomë legjislative, e ka gjithmonë xhelatin gati: ky xhelat është sarakazma. S’ka torturë që mund të krahasohet me torturën e talljes
Victor Hygo
| |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Victor Hygo Fri Dec 19, 2008 7:41 pm | |
| Pjese nga Trishtimi i Olimpios
- Victor Hygo -
Zoti na jep nje grime lendinat dhe shkembenjte, Pyjet e mrekulluar, burimet kristaline, Dhe qiejt kalterore, liqenet e lumenjte, Qe aty zemrat te veme, endrrat dhe dashurine!
Pastaj na i merr prape. Flaken na fryn pa zhurme. Dhe kredh mes territ guven, qe rreze mos vegoje. Edhe i thote lugines, ku shpirti yne la gjurme Gjurmen ta na e fshije, emrat te na i harroje.
Po ty, o Dashuri, s'te fshika gje ne bote! Yllnar qe na ndrit syte! Pishtar qe na ndricon! Ti je qe na jep gaz, por ti na jep dhe lote! Kur te mallkon i riu, plaku te adhuron.
Kur shpirti yne enderrues ne rropulli ka zbritur Dhe numeron me zemren e ngrire, te kallkanosur Cdo dhimbje te fashitur, cdo enderr te venitur, Sic numerojme te vraret, beteja kur ka sosur.
Si nje njeri qe shtyhet me llambe mes erresisres, Larg sendeve reale, larg botes qe te qesh, Mberrin me cap te lehte nga skaji i pjerresires Dhe zgafulles se brenddhme fundin e shkrete i ndesh.
Aty, mes asaj nate, ku s'ka nje yll te ndrije, Ne skuten, ku e vdekur gjithshka ngjason tani Shpirti ndjen akoma dicka t'i regetije... Je ti, kujtim i shenjte, qe fle, je ti, je ti! | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Victor Hygo Fri Dec 19, 2008 9:52 pm | |
| Eva ja vec sa e gjeta librin "Ndeshkimet" nga Victor Hygo me poezi te tij. Te them te drejten u knaqa duke i lexuar.
Ja se cfare i ka then nje aristokrat Markez Hygoit, dhe me vone do t'i postoj disa vargje ku ky i'a kthen pergjigjjen.
Kur e lexova kete leter mu prish fytyra, haha, vec ajo morri gjendjen e meparshme kur lexova pergjigjen e Hygoit.
Leter Drejtuar Victor Hygoit nga Markezi K. d'E
Une ju kam pare femije, zoteri, ne shtepi te nenes suaj te nderuar, bile jemi edhe pak si tanet. Une i kam brohoritur odet tuaja te para, Vandeja, Luigji i XVII-te... Qe me 1827, me oden qe quhet Kolonos, ju i braktisnit doktrinat e tuaja te shenjta, hiqnit dore nga legjitimiteti; tarafi liberal duartrokiste apostazine tuaj. Une vajtoja... Ju keni zene sot, zoteri, udhen e demgogjise se vertet tamam udhen e jakobinizmit. Fjalimi juaj prej anarkisti per punet e Galicise, i ka hie me shume bankes se nje konvencioni se sa tribunes se nje dhome te pareve.Keni sosur te Karmanjola... Ja ku po ju them se po e merrni veten me qafe. Po ku synoni valle te arrini? C'keni bere qe nga ditet e bukura te rinise suaj monarkiste? Ku shkoni keshtu?...
Me vone siq thash do t'i postoj disa vargje ku Victor Hygoi i pergjigjet Markezit.
Respekt Guximi
| |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Victor Hygo Fri Dec 19, 2008 11:31 pm | |
| Guximi, jane shume interesante per t'u sjelle ketu dy poema te Hygoit, Ndeshkimi - per Napolon Bonoipartin dhe Njerezit e varfer , por jane shume te gjata dhe nuk shkruhen, duhen skanuar.
Ja nje pjese e fundit fare e Ndeshkimit:
Ai thirri:"Demon, qe kall tmerr e drithetire, Ti, qe me ndjek kudo, me thuaj c'te kam bere? Me thuaj cili je? "Jam krimi yt!" tha zeri. Atehere shkrepi drita e ndricoi tere varrin, Porsi rrufeja e Zotit, kur bie mbi mekatarin. Si fjalet qe shkrepetijne perpara Baltazarit, Dy fjale flakeronin mbi koken e Cezarit. Bonaparti, datosur si nje jetim i shkrete, Ngriti syte e lexoi: BRYMER TETEMBEDHJETE!
Kjo Brymer Tetembedhjete ishte data, kur ai shtypi levizjen punetore ne France, mekat per te cilen po paguante denimin, ne poemen e Hygoit.
Respekt Guximi, per keto qe po sjell ! | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Victor Hygo Sat Dec 20, 2008 12:12 am | |
| Eva "Njerezit e varfer" qenka shume e gjate, nuk ja vlene te postohet e gjithe poezia vetem se do te mundohem t'i nxjerre disa strofe qe me duken me te bukura, edhe pse nuk e lexova ende sepse jam duke i lexuar me rradhe poezite, hahaha.
Respekt edhe per ty Eva dhe te falenderoj per qasjen ne kete teme...
Guximi | |
| | | Arber01 Fillestar/e
Numri i postimeve : 34 Age : 43 Vendi : arberia Registration date : 20/12/2008
| Titulli: Re: Victor Hygo Sat Dec 20, 2008 2:50 pm | |
| Hygo
Ka qene gjithe jeten nje artiste militant ,nje tribun i patrebur . Patosi i zjarrte polikit,etja pashuar per veprim aktive shoqerore. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Victor Hygo Sat Dec 20, 2008 11:42 pm | |
| Pergjigjja e Hygoit dhene Markezit nepermjet vargjeve.
Ju vinit tek im 'më Markez, po, me kujtohet. Më thoshti ngaherë gramatike si mësohet; Ndonje sheqerkë të embël me sillnit ju kurdo. Si markezë që ishim, dhe tanët qemë, po...
...
Po jeni ju tamam ju; po, ju o plak fransak, Që nga frika e terrorit s'ju ka mbetur hiq gjak Dhe i flisni nepër dhemë kucedres me shtat' krerë Meqë mjaftë larg e larg ne të dy kemi lerë Ju plaku mua burrin më merrni për fëmijë Dhe vec si nëpër mjegull më shquani disi. Me syrin gjak thërrisni i skuqur nga inati:- - Pa shih c'bënë ky rezil ? Po luan si lugati!- Dhe me grusht, e jo me gisht stërgjyshërit 'më tregoni. Me një tërbim të egër tim 'më ju kujtoni...
...
E si?! Cfarë? Se linda nga njerëz, nga një derë, Që s'shihnin vec gomerë, Sodomë dhe skëterrë,
...
Dëgjoni. Jetova në dalldi. Pashë dhëmbje në jetë, kjo më bëri njeri. Në dorë e patët djepin tim, dhe në kokë idetë E juaja më ngulët: bëtë sic deshët vetë. Medet! Unë isha rrota ju ishit timon. Dritën që arsyeja me ngulm nga ne kërkon, Drejtësinë dhe Zotin të shejntin ideal, Ju dhe shokët tuaj- dhe për këtë ju fal- Së prapthi m'i treguat, më shtytët në gabim. Dalla nga dera e rreme dhe shpejt gjeta shpëtim Vetëm mendimi i thellë e udhëheq njerinë: Zoti e merr për dore dhe con si fëminë. Në atë shkollë që vetë ka caktuar atje Thellë në pyll, në det, për të gjith ne. U mendova. U dalldisa buzë detit ndër fusha, Dhe odet e rinisë, që me urrejtje i mbusha Duke ecur më ranë vetvetiu nga pas! Natyra m'u bë terr, natyra mu bë gas. Po, në atë kohë kur ma rrejtët lirinë time Markez, Unë ia mbatha e u zhyta ne lexime N'hieroglifin e madh që quhet rrozullim Po fushat tej e tej shfletova me gëzim;...
...
Natyra është një dramë me përsonazhe mbarë E jetova; degjova, si t'ishin dëshmitarë Zogun, zambakun, natën që vjen, ujët që shket; Pastaj mora njerinë; një tjetër alfabet.
M'u duk e keqja e fortë, ngadhënjimtare krejt, Gjithë gaz; kisha vetëm një et; të jem i drejtë; Sic kapim një kusar q'aty në rrugë vjedh, Hakmarrës tërë inat, në zverk dorën ia hedh.
Do të vazhdoj poezinë pakëz me vonë, me disa pjesë sepse siq ju thashë është shumë e gjatë, do të mundohem ta skenoj dhe ta bart ne kompjuter si jpg. gjithe vjerrshen dhe ta postoj ne forum, sepse eshte dicka qe nuk vdek kurre.
Respekt Guximi | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Victor Hygo Sun Dec 21, 2008 1:12 am | |
| Opera e organizuar, per kryevepren e V.Hygoit "Te mjeret".
https://www.youtube.com/watch?v=do5ZVohtQxQ - Red and Black
https://www.youtube.com/watch?v=x6-5g78Nr6Q&feature=related - Do you hear the people sing?
https://www.youtube.com/watch?v=GuffHRacZMQ&feature=related- One day more.
https://www.youtube.com/watch?v=NrX_WT9LGzo&feature=related- Bing him home.
https://www.youtube.com/watch?v=Hmt0DmiRhTw&feature=related- Empty chairs at emty tables.
https://www.youtube.com/watch?v=6PXZ1nLiUZo- Who am I?
Interpretuesit jane personazhe te vepres se V.Hygoit "Te mjeret". | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Victor Hygo Sun Dec 21, 2008 3:43 pm | |
| Pergjigje nje akt - akuze
- Victor Hygo - (fragment)
...Regjimin e dikurshem e bene tabula rasa dhe si gjakpires frazash, une duart i perplasa Kur pashe se si strofa me djerse e me shkume, Duke i thene gjerat me zhurme e buje shume, Per gryke, mu ne rruge, zu Artin Poetik, Kur pashe dike mes turmes, qe dyndej me vertik, Me fjale qe s'i qaste askurre stili i larte, Ne fenerin e mendimit shkrimin fisnik te varte!
Une isha Robespieri, po une isha Dantoni Qe fjales aristokrate derrmen i dhashe nga froni. I kundervura fjalen e ulte, te urryer. Dhe mbi Danzhone e vdekur, Rishlene pata shqyer. I bera keto krime dhe i pranoj si burre. Te rimave Bastijes s'i lashe gur mbi gure! Dhe per me teper, theva verigat qe perhera Prangosnin fjalen popull dhe nxorra nga sketerra Plot legjione fjalesh te nemura nder mote, Ia theva perifrazes spiralet nazeplote, Bashkova, ngaterrova, sheshova gjate e gjere Te tere alfabetin, qe kulle Babeli ish bere. Sepse e dija mire qe dora e zemeruar, Duke cliruar fjalen, mendimin ka cliruar. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| | | | Sponsored content
| Titulli: Re: Victor Hygo | |
| |
| | | | Victor Hygo | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |