Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Enver Hoxha - "Te Titoja"

Shko poshtë 
+13
petritkola
arberia
feride
detektivi
xhema
Andi Ballshi
shahini
Teutaa
xhiti
zeriatdheut
Blerti_Gashi
Eva0506
Mergimtari
17 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptyWed Oct 21, 2009 4:50 pm

MË I GJALLË SE TË GJITHË TË GJALLËT!

Për TY baci ENVER; po, për kë tjetër
- me plot përkushtim dhe devotshmëri
po e shkruaj këtë P O E Z I

për njëqind e një vjetorin
e DITËLINDJES SATE TË MADHE;

se, TI, për të gjithë shqiptarët e VËRTETË
gjithmonë do jesh e, edhe do të kesh
vetëm DITËLINDJE dhe DITËNGRITJE
dhe, kurrë rënie as kurrë ditëvdekje!!!


ENVER HOXHA, pra, O TUNGJATJETA

Sa t’ka shqiptarë e sa t’jetë J E T A
Se, TI shqiptarët n’dritë i qite
TI, Shqipërinë e ngrite, e ruajte dhe e ndrite !!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptyWed Oct 21, 2009 6:30 pm

Kjo vlen per titistet që jan edhe ndaj vepres së gjeniut të kombit shqiptar ENver ,Hoxha

---------------------------------------------------------------
Ju, jeni të verber dhe nuk mund ta kuptosh bile as ta imagjinosh se Enver Hoxha ka qenë një burrë shteti me famë botërore.
Heroi ynë i madh, Jusuf Gërvalla, e ka quajtur Enverin, PISHTAR I NJERËZIMIT, gjatë një takimi me bashkatdhetarët në Gjermani, kur këta e pyetën për rolin e Enver Hoxhës në historinë e kombit shqiptar
Ay, ka thënë kështu, për t´i sqaruar pikërisht, ata pinjollët e rrymës zogiste-titiste që e akuzonin Enver Hoxhën.
Të njejtin qendrim e kishte edhe politollogu ynë i madh Ukshin Hoti.e të tjre intelektual…
Ju, nuk e kupton se ai ishte vigan që njerëzimi dhe popujt e shtypur kanë marrë dhe po marrin mësime si duhet të luftohet për çlirim kombëtar dhe se si duhet të mbrosh atdheun se borgjezia reaksionare që Ju e adhuron po hudh mjegullnaja për popujt që t´i verbrojnë, se vetëm të duke i verbuar popujt këta i arrijnë qëllimet e tyre antinjerëzore.
Ju, z. titist jeni të verber dhe nuk e kupton se Enver Hoxha ishte para meje e tejereve në Evropë dhe si student në Francë, dihet nga të gjithë se sa bukurosh ishte, Ay, mund të ishte ndër kapitalistët më të mëdhenj, po ta kishte përdorë talentin e tij në shërbim të interesave personale, për t´u pasuruar sipas kushteve të këtij sistemi që sot e quajnë Demokraci.
JO! Ay, nuk ra në grackat e kapitalit as të interesave personale.
Ay, u këthye t´i ndihmoi kombit të tij, u këthye kur Shqipëria qe në gjendje të rëndë varfërie dhe pastaj në gjendje lufte veproi guximshëm.
Ay, shkoi i priu popullit në lufën e madhe çlirimtare, Ay, shkoi tek Nënëlokja Shqipëri, kur mbreti ikanak, Zogolli e la Shqipërinë e sulmuar nga fashistët italianë, e la në "mëshirë" të tyre.
Ay, e formoi Partinë Komuniste Shqiptare.
E organizoi dhe e ngriti popullin në kryengritje popullore gjithëkombëtare dhe luftoi kundër bishave nazi-fashiste, pas një lufte të gjatë dhe të lavdishme, Shqipëria e Enver Hoxhës u radhit me fitimtarët antifashistë euro-atlantikë: me amerikanët, anglezët dhe rusët, pra me boshtin antifashistë e fituan luftën kundër musolinëve dhe markagjonëve bajraktarë të shitur tek serbët dhe të tjerët...
Anipse, Fishta do t´ju këndonte hymne, kjo nuk u bëri punë, përkundrazi turpi i mbuloi!...
Enver Hoxha, qendroi si shqipe në malet shqiptare pa iu trembur syri prej askujt dhe pas çlirimit Shqipëria e Enver Hoxhës do të përballet përsëri me dhjetëra e qindra gupe të organizuara nga CIA, INTELIGJENCIESERVISI dhe nga UDB-ja , pastaj falangat italiane dhe greke iu sulën pamëshirë Shqipërisë.
Sipas një oficeri të CIS-së , 380 grupe u futën në Shqipëri ta bëjnë "përmbysjen popullore", ta "demokratizojn Shqipërinë " si sot që politikanët e Shqipërisë, po mvaren nga të huajt që në shumicën e rasteve janë miqë të armiqëve tanë.
Bile, për heroizmin dhe shpartallimin e bandave të huaja ka deklaruar edhe Kryeminisrtri i Anglisë, Toni Bleri, duke theksuar se :
"vetëm në Shqipëri kanë dështuar agjenturat dhe ndërhyrjet anglo-amerikane".
Por, për t´i shpartalluar këto banda kriminale që zbritnin me parashuta dhe hynin nga malet dhe deti, nuk ishte e lehtë, mua më kujtohet që e kam lexuar një libër që shkruante për këto veprime të bandave të huaja, herë-herë të veshura me petkun shqiptar; libri quhej "Ato s´duhet harruar", me ç´rast autori (s´më kujtohet) i përshkruante ngjarjet, por më kujtohet tani se gjatë kësaj lufte të hapur e të maskuar, prej vitit 1944-1949, kishin rënë në fushën e betejave, katundeve dhe qytetetve të Shqipërisë, 463 heronj e heroina.
Sot, jemi dëshmitarë kur shtypi pothuaj vazhdimisht po shkruan për sulmet e këtyre bandave, lexojeni zotëri, "Shekullin", "Panoramën" e të tjera revista të kohës, aty do ta gjejshë të vërtetën nga erdhën këto banda, përse erdhën, kush i dërgoi dhe si përfunduan?!...
Kjo, dëshmon edhe njëherë e mirë, vendosmërinë dhe dashurinë që kishte populli shqiptar, për partinë dhe rregjimin që e drejtonte Enver Hoxha me shokë.
Ju, s´ke njohuri, për përkushtimin dhe trimërinë e paepur që Enveri, tërë jetën ia kushtoi çështjes së kombit.
Ju, nuk e kupton se sa mund e sakrifica të mëdha janë bërë për mbrojtjen e asaj pjese që quhet "Shqipëria londineze!
Ju z.titist, s´ke njohuri, se plani ushtarak, i quajtur, "Shpërthimi", me vite të tëra është punuar, për ta realizuar edhe me forcë Ribashkimin kombëtar.
Enver Hoxha, ishte politikolog i madh, Ay, nuk u mashtrua ashtu siç po mashtrohen sot politkanët tanë: pinjollët, titisto-zogistë.
Berisha dhe Rugova janë bërë shërbëtorë të së keqes.
Ju , or finok në politikë, më detyrove të t´ i them këto gjëra se ke shumë besim në "demokratët" euro-atlantikë.
Tek ata, që politkën "shqiptare" të Rugovës u dirigjua në vitet 1989/90 nga një dhëndër serb që ishte ambasador i Amerikës në Beograd dhe qe i martuar me nje serbe, të re nga Knini.
Ju , nuk e kupton se Lorenc Igellbergeri dhe Lordi Karringtoni, do ta udhëheqnin edhe Konferencen e Londres, (1992).
Ju, duhet ta kuptoni se ç´ vendime u morën aty.
Ishte titisti Rugova dhe zogisti Berisha që iu pajtuan.
Dhe, pikërisht për këtë politikë antishqiptare po përkrahen bile edhe në fushata parazgjedhore po marrin pjesë personalitete të huaja, vetëm që të fitojnë këta shërbëtorë e puthadorë të të huajve, që Ju verbërisht i përkrahëni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptyWed Oct 21, 2009 7:02 pm

zeri
kure kam qen ushtare me zin bese oficiret serbe kajshin dhe ushtaret kure i qojshin ne kufirin kosove shqiperi.
prej friges se enverit
Me 1948
Ky i pshurri titoisteve fadiloisteve dhe ju tha ***** ja q...e ja shkerdheje me i prek tokat shqiptare.
Atehere vetem me permend nje emer envere ke hanger burg rre me vite vetem nje liber me ta zene te kane rrase ne burg per jete.
vetem emrin me ja permend kurre ske pa dite as pune.
Sote ata pshurraveca titoiste komuniste udbashe
bash ata qesin lot krokodilli kunder tije.
bash ata qe denuan dhe burgosen njerez pse perkrahen kete njeri.
Qe kemba e shkaut tradhtareve kurre nuk guxoi te shkele ate toke .
Sote shkije fazliqa e mishkoviq greiqa e pshurroviqa maqedonoiqa e kukaviqa futen dalin shkaterrojne ate toke shqiptare dhe kane bere si tok pa pronare .
keta udbashet komuniste e titoiste qerraven dite e nate te propogandojne kunder njeriut qe mbrojti atdheun nga hordhite e huaja dhe kurre nuk kane mundur kemben ta qesin ne ate toke.
.
ky vrau 10 shkije apo grek.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Teutaa
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Teutaa


Female
Numri i postimeve : 84
Age : 42
Vendi : Gjermani
Registration date : 12/11/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptyMon Nov 09, 2009 2:47 pm

La Repubblica: Të vërtetat e fshehura të Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe historia.

Shkruan gazeta italiane "La Repubblica: Të vërtetat e fshehura të Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe historia me Titon, tregon se si europianet dashnore te Tito-Rankovicit e kishin hale ne sy Shqiperine e Enver Hoxhes dhe politiken e tij qe nuk e lejoi Shqiperine te kthehej ne nje republike te shtate te ish-jugosllavise.
Me rastin e 101-vjetorit të lindjes së udheheqesit te shtetit shqiptar Enver Hoxha, historiani italian Giovanni Armillota, analizon komunizmin shqiptar... ai ka vene ne peshore sistemin komunist jugosllav të aplikuar nga Tito dhe Rankoviçi.

Në një artikull të botuar në revistën gjeopolitike prestigjoze italiane
"Limes" një degëzim i grupit "La Repubblica", autori ka shkuar më tej duke fajësuar edhe një pjesë të komunistëve italianë të cilët në atë kohë demonizuan pa të drejtë komunizmin shqiptar duke mbyllur një sy me qëllim ndaj represionit shumë herë më të ashpër dhe mizor të Titos i cili vrau në kampet e përqëndrimit mbi 30 vetë, midis të cilëve edhe shumë shqiptarë dhe kosovarë.


________________

Komunizmi shqiptar nuk ishte edhe aq i egër sa dukej.

-

Giovanni Armillota -

Ndërsa Partia e jonë Komuniste, vlerësonte regjimin brutal të Titos, vetë politikanët dënonin Hoxhën, fajtor duke mos qenë në të njëjtën linjë me Moskën edhe pse i rezistoi ambicjeve ekspansioniste të Jugosllavisë fqinje.

Kush ishte përbindëshi i vërtetë? Masakrat e "demokracisë" titiste, aktiviteti i spiunazhit të Koçi Xoxes, kampet e përqëndrimit të socializmit në Jugosllavi. Njëzetekatër vjet më parë njëri prej tre qytetarëve të vendit tonë - që të tre anëtarë të anëtarësuar në Partisë Socialiste italiane, që atëherë shprehte kryesinë e qeverisë - e cila pa të publikohej zyrtarisht në shtypin shqiptar, telegramin formal të ngushëllimit për vdekjen e Enver Hoxhës (11 prill 1985). Isha në shoqërinë e Sandro Pertinit dhe Bettino Crax-it. Telegrami im u shfaq
në "Sporti Popullor" (Nr.16, 16 prill), së bashku me atë të presidentit Cio, Juan Antonio Samaranzh Torello; ndërsa ato të Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Këshillit të Ministrave u botuan një ditë më parë, të dyja nga "Zëri i popullit" dhe "Bashkimi". Kisha këtë "ekskluzivë" të mirënjohjes, në sajë të kontributit tim për studimin e marrëdhënieve ndërkombëtare shqiptare dhe sportit shqiptar, e
ekspozuar përmes miratimit burimeve të shkruara dhe tele-radiofonike të drejtpërdrejta, me të cilat kam qenë (prej 1969), dhe jam vazhdimisht në kontakt.


Është e njohur se shqiptarët janë një popull i edukuar dhe diplomatikisht shumë të hollë - mos harrojmë se e mbajtën Romën e Dytë për shekuj. Perandorët Ilirë vonuan me të paktën 200 vjet shembjen e pjesës perëndimore të Romës së Parë - dhe kur ata duan të nderojnë një mik i ofrojnë skenën e kombit. Kështu që, me konsekuencë e mbaj veten si studiues i vetëm italian në gjendje, të paktën, nuk gaboj datat, emrat dhe ngjarjet historike, dhe jo siç i ka
ndodhur disa politikanëve të qeverisë tonë.


Një vit më vonë në Nju Jork artikulli im "italianët mbi çështjet shqiptare" bëri epokë; dhe doli në Shtetet e Bashkuara për shkak se vendi im e refuzoi me tmerr, ndërsa miqtë shqiptarë dhe amerikanë e pritën atë pa i ndryshuar as edhe një presje. Që kur isha dymbëdhjetë vjeç fillova të interesohesha për argumentin më lart, sepse nga 1960 e tutje një gjë, në veçanti, tërbonte të majtën shik komuniste të menaxhuar nga ana e zyrtarëve të trishtuar të partisë komuniste; kjo ishte Shqipëria, edhe pse "e huaj" më pak e gositura nga klasifikimi
Amnesty International për shkeljen e të drejtave të njeriut në Lindje.


E paraprirë nga "demokratikja" e Hungarisë së Kadar, ish-kasap në
1956, shumë i dashur për të "ish" komunistët; dhe nga Rumania e
pavarur "e Nikolae Çausheskut, ku një prej sekretarëve të partisë së
qendrës - Pietra Longo i PSDI -së -- zyrtarisht dhe shpesh (sidomos në vitin 1979), shkoi në fillim të viteve tetëdhjetë, shkonte duke u shtirur për të mos kuptuar se Conducător-it, (drejtuesi) në ato vite, po shkatërronte Bukureshtin për të rimodeluar atë, duke u frymëzuar nga Pyongyang i Koresë së Veriut, ndërsa në Tiranë kontributi arkitektonik italian jo vetëm ishte i respektuar, por edhe i restauruar. Por, nuk ishte e thënë, shqiptarët duhej të mbeteshin "monstrat" dhe "banditët", të cilët kishin marrë me shkelma Bashkimin Sovjetik të dashur të komunistëve të shtëpisë sonë. Si mund të harrohen sulmet e një politikani të njohur komunist në gazetën "L'Unita" në pranverën e vitit '87, të mbajtur pa mundësi replike, kundër Enver Hoxhës tashmë të vdekur prej dy vjetësh, fajtor për dështimin e aleancës me Moskën? I njëjti politikan i njohur, i poshtëruar gjashtë vjet më parë në Kongresin e XXVI të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik me
spostimin fizik, të tij dhe të fjalës së tij në Sallën e Kollonave, ku i ishte ndaluar të fliste nga tribuna e Kremlinit për çështjen e Afganistanit!
Ndoshta për të skualifikuarit e djeshëm mund të ketë qenë shpresuar problemi financiar dhe gjeopolitik që do të kishte përfaqësuar për Italinë dhe NATO-n, praninë e sovjetikëve tre minuta nga Puglia? Apo filo-kinezëve nuk e përtypnin dot se shqiptarët e kishin shporrur edhe Maon?

Mjafton të kujtosh lotët patetikë të rrethanave të njërës prej tyre të nesërmen e sheshit Tiananmen ... Edhe mbajtja bashkë rezultonte e pjerrët; për fjalët e një gazetari (më vonë i promovuar deputet i asaj partie), e cila nga Tg2/partia komuniste (Tg3 nuk kishte lindur ende) shkarkonte një grumbull shpifjesh dhe histori false mbi vendin e Shqiponjave (duke harruar gulagët sovjetik).

Por, në qoftë se edhe një nga themeluesit MSI-së, "Corriere della Sera", "L'Avanti" (edhe nëpërmjet artikujve të mi), etj, "vihej" duke folur me respekt për shqiptarët, në atë pikë, donte të thoshte diçka.

Midis viteve gjashtëdhjetë-tetëdhjetë ndodhte të përplaseshe në revista e së majtës në apologji të lodhshme të regjimit kriminal titist dhe ideologjinë e tyre të mjerë, tezë për të masakruar "të këqinjtë" shqiptarë; në të vërtetë qëllimi i tyre ishte për të shkëputur vëmendjen nga represioni i shpërthyer në emër të pavarësisë së kërcënuar të sllavëve të jugut - sipas tyre - nga shqiptarët kosovarë që vepronin në emër të "atdheut të tyre stalinist."

Metodë e dashur jo vetëm nga rrymat e majta, por e dashur edhe nga historianët në heshtje, të futur në orbitën apo të frikësuar për të thyer modelet e kohës. Pra, në një konferencë ndërkombëtare për Shqipërinë në 1991, në të cilin kam pasur nderin e mbajtjes së një memorandumi, fillova me një përgjigje paraprake të një intelektuali "progresist." Ata më pyetën se çfarë kisha për të thënë mbi politikën e jashtme të Tiranës, e cila - sipas të partnerit të çmuar përfaqësonte një jashtëqitje mizash në një hartë gjeografike. Replikova, duke thënë vetëm se Italia, nga ana tjetër, nuk kishte një gjeopolitikë të huaj që nga kohët e Matteit, dhe duke i kërkuar me edukatë ta mbyllte gojën dhe të dëgjonte. Nuk mund të bëhej asgjë, përveç kësaj.

Në atë kohë - veçanërisht nga 1956 e tutje - në Itali kishte pasur njerëz të pilotuar nga Beogradi, i cili - pas vdekjes së Stalinit - filloi të dashuronte Titon. Që Jugosllavia ishte atëherë një kamp i madh përqendrimi në qiell të hapur - e cila ka masakruar shqiptarët mbi të gjithë shqiptarët në (vitet 20-30-40-70-80-90, etj.) dhe pastaj italianët në vitet '40, dhe vetë këta popuj kanë shkatërruar me gjak dhe terror. Unë, nuk do të flas këtu për masakrat dhe shfarosjen në masë të ushtrisë titiste dhe organeve të UDBA-së , me urdhër të Tito-Rankoviçit të cilët hynë në vitet 1945-1948 nën pretekstin e luftës për "spastrim të elementëve Chetniks dhe Ustash, të "bandave kriminale", "të mbetjeve të regjimit të vjetër ", etj;

Unë, nuk dua të përmend as terrorin e krijuar në këtë periudhë (sidomos drejt fundit të vitit 1944 dhe gjatë 1945) kundër popullsisë shqiptare që jetonte në territoret e tyre në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, nën pretekstin e luftës kundër "bandave nacionaliste" dhe " shqiptarëve të mëdhenj"etj. Unë, do të limitohem vetëm për të bërë një krahasim midis mënyrës së sjelljes së "demokracisë titiste" dhe atë të shtetit shqiptar në vitin 1948 kundrejt kundërshtarëve dhe armiqve, ditën kur u zbulua komploti që kishte për qëllim që ta bënte Shqipërinë Republikën e shtatë Jugosllave. Sidomos në muajt e parë të vitit 1948 (shumë më përpara se letra e famshme e Stalinit në emër të Informimit të byrosë, nxori jashtë loje Titon) për shqiptarët u bë shumë e qartë kuadri i aktivitetit të spiunazhit të Koçi Xoxes
(sekretar organizativ i Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe Ministri i Punëve të Brendshme) dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë në shërbim të jugosllavëve.


Megjithëse këto nuk ishin akuzuar thjesht për pikëpamje jashtë vijës së Partisë Komuniste Shqiptare, por, mbi të gjitha, për tradhti të lartë drejt shtetit dhe Partisë, i lejuan Koçi Xoxes & Co që të merrnin pjesë në të gjitha takimet politike, Pleniumi 9, 10 dhe 11 i Kongresit të Partisë dhe në konferencat që u zhvilluan më pas, dhe madje edhe në kongresin e parë të Partisë Komuniste (Tiranë, 8-22 nëntor 1948).

Jo vetëm që iu lejua atyre që të marrin pjesë, por ai gjithashtu u dha atyre të drejtën që të flasin sa herë që ta gjykonin të nevojshme.
Ndërkohë, në Jugosllavi, pas letrave të Komitetit Qendror, se çfarë lloji të veçantë "demokracie" ofronin Rankoviç dhe Tito mijëra e elementeve të Partisë Komuniste të Jugosllavisë në solidaritet me tezat staliniste? U prangosën, sapo kërkuan të hapnin gojën. Dhe kur qindra të tjerë thjesht kërkuan që formulimi i letrave të Komitetit Qendror ti ishte nënshtruar vëmendjes së Partisë, kur akoma nuk ishin prononcuar pro apo kundër, "demokracia" titiste i vuri atyre prangat, i flaku në burg ose i vrau pa gjyq. Ndërsa, shqiptarët kishin analizuar në parti për pesë deri në gjashtë muaj punën e ulët të Koçi Xoxes (në prani të të akuzuarve, të cilët ishin të lirë), titistët nuk i lejuan kundërshtarët e tyre të flasin as në një mbledhje të organizatave në të cilat bënin pjesë. Ndërsa, shqiptarët, e të gjitha rrjeteve subversive kundër shtetit, referuan në gjykatë vetëm katër-pesë persona.

Tito çoi në burg mijëra e mijëra kundërshtarë thjesht ideologjikë. Dhe pas gjithë kësaj ato kishin kurajon të akuzonin shtetin shqiptar se kishte "shkelur demokracinë." Nga pesë elementët që në fund të vitit 1948 u vunë para drejtësisë, vetëm njëri prej tyre, Koçi Xoxe, u dënua me dënim kapital, si kreu i grupit, përveç akuzës që kishte përdorur në të gjitha mënyrat për ta vënë Shqipërinë në kuadrin e zgjedhës Jugosllave. Pandi Kristo u dënua me njëzet vjet burg, ndërsa tre të
tjerët nga pesë me pesëmbëdhjetë vjet, në varësi të shkallës së fajësisë së tyre, duke marrë parasysh qëndrimin e tyre pas zbulimit të tentativë së puçit.


Ndërsa, titistët vranë në vend ose zhdukën pa lënë gjurmë shumicën e atyre mijëra komunistëve jugosllavë, të cilët u hodhën në burg si anti-konformist. Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, kishin guximin të akuzonin shqiptarët me maskën e "vrasësit".

Në Jugosllavi dhe jo në Shqipëri filluan të dalin kampet famëkeqe të
përqëndrimit të tipit Goli-Otok (ishulli pa flokë), një lloj Aushvici në
kushtet e "socializmit jugosllav".
Në ato zona nuk kishte vetëm dhimbje, nuk u gjymtuan dhe u shfarosën vetëm anti-konformistët, por edhe kundërshtarët e thjeshtë, dhe midis tyre qindra kosovarë dhe shqiptarë të tjerë që jetonin në republikat e Malit të Zi dhe
Maqedonisë, si edhe disa komunistë të mashtruar italianë që kishin marrë strehim në "parajsën" titiste duke mbajtur flamurin trengjyrësh me yllin e kuq në fushën e bardhë.


Në total në Goli Otok u internuan 30 mijë persona, nga të cilët rreth 4 mijë gjetën vdekjen nga torturat apo lodhja (kampet u mbyllën në vitin 1988). Por drejtuesit jugosllav kishin kurajon të akuzonin Shqipërinë e cila e kishte shndërruar vendin në një "kazermë ku mbretëronte çizmja ushtarit!." Ja, pra, çfarë ishte "demokracia titiste", e ekzaltuar në Itali që nga gjysma e dytë e viteve pesëdhjetë deri në 1990.

-Kush ishin "engjëjt" Tito e Rankoviç, të cilët nga njëra anë kryenin me gjak të ftohtë krimet më monstruoze kundër popujve jugosllav, nga ana tjeter shfrynin me "neveri" shqiptarët të cilët i kishin dënuar me vdekje vetëm një armik të betuar dhe agjentin e tyre të vjetër. Dhe, vetë "demokracia rankoviçiane" që për 35 vjet me rradhë ka bërë masakër në Jugosllavi, dhe e njëjta " demokraci titiste" që, duke nisur nga 1980-1981, përpara demonstratave paqësore të popullsisë kosovare - të cilët kërkonin që të respektoheshin dhe njiheshin të drejtat e tyre kushtetuese, të barabartë me zonat më pak të populluara si Maqedonia, Mali i Zi dhe Sllovenia, dhe të mos trajtoheshin si qytetarë të kategorisë të dytë - shkaktoi shpërthimin e
legjioneve të zeza të Rankoviçit, Ljubiçiçit, Stamboliçut dhe Herleviçit.

Por ku ishin dje, ata që qajnë sot ...?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shahini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
shahini


Male
Numri i postimeve : 195
Age : 43
Vendi : jordani
Profesioni/Hobi : Mi shkel ne fyt ata qe spionojne kundra vellaut
Registration date : 06/11/2009

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptySat Nov 14, 2009 3:53 pm

Enveri ne Bugari moti dikur mbas perfundimit te luftes

https://www.youtube.com/watch?v=-cDlUIF8Hr8&feature=player_embedded


ne rusi

https://www.youtube.com/watch?v=NFc3D4a4gig&feature=related


Betimi i Popullit shqiptar para Babes Stalin


https://www.youtube.com/watch?v=QIWG2Ki1lFM&feature=related
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Andi Ballshi
Fillestar/e
Fillestar/e
Andi Ballshi


Male
Numri i postimeve : 50
Age : 64
Vendi : Prishtine
Registration date : 03/09/2009

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptyMon Nov 16, 2009 2:35 pm

Per armiqesi ndaj shqipatreve ne teresi, e kosovareve shqiptare, ne veçanti, ata aspak nuk jane dalluar, por marre ne teresi Titoja ishte me i mençur e me largepames, e jo si Rankoviqi e Millosheviqi, qe donin ta kryenin punene per nje dite. Andi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptyMon Nov 16, 2009 3:25 pm

po e vertet se ka qen dinak se po te jetonte edhe pak, gjith kosovart ken duke u ber titista se ka qe e dojn ende por shyqyr qe vdiq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptyMon Nov 16, 2009 3:32 pm

po hala jane titista nuk kane nderrue fare ldk ldd titista qe 20 vjet i shkiojne mbrapa vetem emrin kane nderrue njerezit zanatin jo.
Te Thaqi krejt Titistat jane ne kryesi keshilltare te tije se vet ka qen titiste komuniste.
Ramushi ne kryesi te gjithe titistet laramanet .
bagjanak me djalin e titistit Rugova
Akr ishe titistat Millosheviqat jelcinat.
krejt laramna.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptyFri Jan 08, 2010 12:25 pm

Enveri dhe Adem Jashari janë mite pohim i Shqiptareve jasht Shqiperise se coptuar
Enver Hoxha një mit për Kosovën?! Mbase një gjë e tillë tingëllon çuditshëm për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, të cilët plot 18 vjet më parë rrëzuan dhunshëm bustin e ish-udhëheqësit komunist. Por me shqiptarët e Kosovës e e te viseve te tjra te okupuar ndodh ndryshe. Ata vazhdojnë të kenë lidhje shpirtërore me njeriun që udhëhoqi për afro 50 vjet Shqipërinë. Gjithçka lidhet me pavarësinë e Kosovës. Për kosovarët, Enveri mbetet i vetmi udhëheqës shqiptar që ka kontribuar më shumë për të drejtat e tyre, mëvetësinë dhe bashkimin e gjithë shqiptarëve në një shtet të vetëm. Një fakt i tillë ishte i prekshëm gjatë festimit madhështor të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në mes morisë së njerëzve që kishin mbushur hollin e hotel “Grand”, një grup banorësh të Prishtinës e qyteteve të tjera, por dhe përfaqësues nga diaspora uronin nga zemra Enver Hoxhën. Sipas tyre, Hoxha ka qenë njeriu që u ka dhënë shpresë në ditët më të vështira që përjetonte Kosova nga terrori serb, në kohën kur as nuk mund të bëhej fjalë për pavarësinë e saj. Madje, thonë se me emrin e tij në mendje e në zemër, janë hedhur në protesta masive e më pas kanë rrokur armët për lirinë e dëshiruar aq shumë përgjatë një shekulli. Në momentin që kryeministri Hashim Thaçi po lexonte deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, mes një gëzimi marramendës dhe euforie të natyrshme, gëlojnë sinjalet në dhjetëra e dhjetëra celularë. Mesazhe të pafund, e që nuk mund t’i shpërfillësh. Njëri prej këtyre mesazheve është më domethënësi për shqiptarët e Kosovës, me të cilët ndodhemi shumë afër në hollin e këtij hoteli. Autori i këtij mesazhi është djali i madh i Enver Hoxhës, Iliri. Me pak fjalë, Ilir Hoxha përcjell urimin e tij për shpalljen e Pavarësisë, e më vonë bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare me Shqipërinë.
MESAZHI
“Kjo ditë do ngjante më bukur nëse Enveri do të ishte gjallë. Ju mund ta shani Enverin tuaj, por mos guxoni të shani tonin”, - thotë Idriz Isufi, që prej 20 vitesh jeton në Zyrih të Zvicrës. Të njohur të tij pohojnë të njëjtën gjë, ndërsa lexojnë me radhë mesazhin e dërguar nga Ilir Hoxha. Përveçse urimit të dërguar nga djali i një ish-udhëheqësi të shqiptarëve, kosovarët iu gëzuan më shumë detajit që mbante brenda ky mesazh, bashkimit të të gjitha trojeve shqiptare. Ja teksti i plotë i mesazhit. “Një ditë historike. Ta gëzojmë pavarësinë! Në emër Tuaj dhe tonin vendosa karafila te varri i babait, bacë Enverit, siç e thërrisni Ju. I dhashë lajmin e gëzuar që nuk e arriti, por që luftoi gjithë jetën e tij për të; pavarësinë e më vonë bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare me Shqipërinë. Të fala të gjithëve e suksese!
Mirupafshim në Kosovën e pavarur!”
Ilir Hoxha
Mjaftoi ky mesazh dhe brenda pak çasteve, të ndizej një diskutim rreth figurës së Enver Hoxhës. Sipas kosovarëve, ky mesazh flet qartazi për vijimësinë e interesimit të familjes Hoxha ndaj çështjes së Kosovës. “Mite të Kosovës janë Adem Jashari dhe Enver Hoxha. Fatos Nano, Sali Berisha dhe Ibrahim Rugova janë thjesht idhuj, dhe ju e dini që idhujt dënohen nga Zoti”, - thonë ata. Madje, njëri prej tyre u shpreh se, nëse Adem Jashari do të ishte gjallë e të përballej me autorin që ka shkruar i pari: “Bacë u kry”, do e grinte këtë të fundit me mitraloz. “Nuk është kry ajo çka deshi baca Adem. Ai luftoi për pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare me Shqipërinë”, - pohon një ndër kosovarët e diasporës.
PENGU I PAVARËSISË
Këdo që takon në rrugë, nuk ngurron të shprehë pakënaqësinë për pavarësinë e cunguar të Kosovës. “Kam tre muaj që kam ardhur nga Zvicra për të përjetuar këtë ditë, por ndihem i vrarë në shpirt. Për mua, sot u zyrtarizua ndarja e Shqipërisë nga Kosova. Këtë gjë nuk e donte Enver Hoxha dhe as ata që derdhën gjakun për lirinë e Kosovës”, - thotë Idriz Isufi nga Gjilani. Ai e quan të tmerrshme dhe nuk mund ta durojë faktin se shqiptarët e Kosovës identifikohen me emrin kosovarë. “Kosova sot ka fituar një identitet të ri, atë të një shteti shqipfolës në Ballkan. Mundohem të ngushëllohem nga ky fakt, por nuk mundem. Po më çan shpirti dhe zemra”, - pohon Isufi. Ndërsa shoku i tij i ngushtë, Sylë Zhitia nga Llapi i Kosovës e që është vëllai i dëshmorit Afrim Zhitia, mundohet të qetësojë debatin. “Ne zgjodhëm të keqen më të vogël dhe duhet të ngushëllohemi me të. Fatkeqësisht, shqiptarët vazhdojnë të mos jenë faktorë as në Ballkan e aq më pak në Europë. Nuk jemi faktorë se nuk kemi ekonomi, shtetet fqinje janë më superiorë se ne në këtë drejtim. Nëse Shqipëria dhe Kosova do të bashkëpunojnë për zhvillim e prosperitet, bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare është i pashmangshëm”, - shprehet Zhitia. Por shija e keqe e pavarësisë së cunguar të Kosovës, ndeshet tek shumica e kosovarëve. “Sot bëmë dasmë me nuse të verbër”, - thotë publicisti Berat Batiu, nga Prizreni. “Nuk kam përjetuar atë gëzim që e kam pritur prej shumë vitesh, të ardhmen e popullit shqiptar në Ballkan dhe Europën e lirë e demokratike. Gjithsesi, shpresoj që e ardhmja do t’i përmirësojë ato çalime, për të cilat më dhemb zemra”, - shprehet Batiu.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptySat Jan 09, 2010 10:46 pm

Sa i perket ENVERISTAVE un mendoj se u esht ber nji e pa drejt shum e madhe se pse te gjith llojet e komunisteve, e titisteve, e proletaristeve, e dreqit e te birit, ju dha drejta e e rehalibitimit te tyre ne kosov e dardani vetum kesaj shtresa ju mohu nji gje e till, pra Enveristeve,shka un mendoj se jan shtresa ma meritore te kesaj lirie kshtu si esht.
Pra te gjith Enveristet e kosoves dhe ilirides jan kan me pushk ne dor, tuj u bazu pra edhe ne faktorin LPK dhe disa organizata te tjera qe jan dal nga ky faktor, qe jan kan pjes perberse te LPK-S, keshtu qe edhe ne ilirid asht e njejta gje. un mendoj se jan shtresa ma vitale e kombit ton edhe pse shum i kritikojn se kinse keshtu apo ashtu. duhet te jem real dhe mirnjohes ne ket aspekt se jan trima te pa kontestushem dhe un mendoj se nuk asht e arsyshme te kritikohen se jan ENVERISTA ,nese asht per kritik net kritikohet ENVERI,e jo kta qe dhan gjithqka per ket liri qe un e quj gjysmake por mbasi te tjeret nuk e prunen kurrfare skem te drejt ti kritikojm n´kurrfar aspekti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feride
Anëtar
Anëtar
feride


Female
Numri i postimeve : 427
Age : 39
Vendi : alanese
Registration date : 13/12/2009

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptySun Jan 10, 2010 12:07 am

E na kan knaq me luften qe e kishin pasur pushken ne dore bre xhema!A po e sheh qe na bashkuan marksistat e ibrahimat,ska si ma mire qe i ka shqiptarija punet ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptySun Jan 10, 2010 12:58 am

FERIDE;mosi nuk ka te tjer qe ti dalin ne ball hasmit duhet te jem krenar me keta qe i kem, ma mir diqysh se kurqysh a, kta mir e keq naj hjeken shkau nga votra tash e kena mundsi ne dhe tata te cillet nuk luftunen ta kallxojm veten ne ket koh se nuk asht shkau aty, edhe dil shka te dush ban e ke mundsin pra organizou kerkush nuk te pengon, e me heret per nji problem e kan rreh krejt mahallen.pra naj kan hjek lakun prej qafe siq thot DEMAQI....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feride
Anëtar
Anëtar
feride


Female
Numri i postimeve : 427
Age : 39
Vendi : alanese
Registration date : 13/12/2009

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptySun Jan 10, 2010 11:28 am

Perpara bashk me shkaun na rregjeshin lekuren . vete Demaqin sot kush po na regj leguren ?Te vetvendosjes qe i repin ma zi se shkau,.Vetem pse kerkojne bashkimin e shqiptareve .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptyMon Jan 11, 2010 3:15 pm

Enver Hoxha e shiti Kosoven ,per Stalinin,ç'a po thoni more qe qenka mit i Kosoves????Eshte marrezi ta mendosh dhe jo ta thuash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptyMon Jan 11, 2010 4:57 pm

Propaganda helmuese komuniste,luften enveriano-titiste ne Kosove,e ka keqcilesuar si lufte "nac.çl",si lufte"internacionaliste",si lufte"ne ndihme te popujve vellezer te jugosllavise".
Por ne fakt kjo lufte :
u kthye ne nje lufte civile me permasa tragjike,ne te gjithe Kosoven,si ne Drenicen martire ashtu edhe ne fshatrat e Cicavices,ku u pushkatuan edhe pleq edhe femije(2 djem ,njeri 13 dhe tjetri 15 vjeç,si edhe pleqte nga 80 vjeç)
Por kjo lufte,nuk mund te ishte "çlirimtare",pasi e la Kosoven,te okupuar ushtarakisht dhe ne gjakderdhje ,si edhe te aneksuar padrejtesisht dhe forcerisht prej Serbise.
Nuk mund te ishte lufte"internacionaliste",pasi u luftua ne toka etnike shqiptare,ne nje treve ,qe pas luftes,ishte shprehur me Vendim Legjislativ,per bashkim me Shqiperine.
Por as lufte"ne ndihme te popujve vellezer Jugosllave",nuk mund te ishte ,pasi formacione ushtarake serbe,malazeze dhe maqedonase i pushtuan pergjakshem trevat shqiptare ,si Kosoven legjendare ne 8 shkurt 1945,kjo sepse emisari i Titos dhe bashkepuntori i Enverit,Vukmanoviç Tempo,jo vetem qe i quajti shqiptaret "gjarperinj",por u ngrit edhe kunder Mareveshjes se Mukjes dhe vrau vellaun e vet,per nje takim me "cetniket shqiptare".Kjo"dergate luftarake" e Enverit,ishte nen kontrollin e plote te Titos.
Pra Enveri nuk ishte gje tjeter perveçse nje kuisling i Titos . Tutoret e tij,Popoviç,Mugosha dhe Tempo,te cilet e kuptuan se ky njeri nuk kishte as vizion dhe as iluzion per Kosoven,e perzgjodhen dhe e piketuan kete(Enverin),ne klrye te PKSH-se.
mund te vazhdojme keshtu me bemat e pafundme dhe kriminale te ketij perbindesh me fytyre "bukuroshi"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptyMon Jan 11, 2010 6:43 pm

Cila eshte pika e lidhjes me serbet te Bamir Topit qe Berisha e beri president?

Po Sabri Godo qe ka bere kerdine ne nacionalistat ne Dardani perse nuk flitet?

Cila eshte pika e lidhjes se serbit qe Ramiz Alia (se bashku me Godon kane masakruara nacionalsitat) e vendosi Berishen ne krye te PD-se?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptyTue Jan 12, 2010 11:57 am

Po ti je nje psikopat more se une vetem nga ty po i lexoj keto cmendurira.....dhe nuk ja vlen me ,psikopat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptyTue Jan 12, 2010 3:42 pm

Enveri dha prova besnikerie ndaj Titos edhe me sulmin ndaj Mareveshjes historike te Mukjes,te ! 1 gushtit 1943,edhe me ekzekutimet e porositura dhe "luften civile",te nisur ne Shqiperi kunder te gjithe nacionalisteve,qe ishin per Bashkimin Kombetar te Shqiperise.
Enver Hoxha ,nuk ka as edhe nje dokument zyrtar,ne emer te PKSH-se,apo si Komandant i Pergjithshem(1941-1945),te derguar Titos ose PKJ-se,ose Stalinit apo Kominternit,qe t'u kerkohet liria,pavaresia apo te drejtat kushtetuese dhe demokratike,per shqiptaret ne Kosove,Mal te Zi apo ne Maqedoni,siç i kishin popujt ne republikat e tjera ne Jugosllavine Federale.
Enveri,jo vetem imitoi formen dhe praktikat e qeverrisjes jugosllave,sipas modelit te Konferences se AVNOJ-it,ne Jajce,ne Bosnje-Hercegovine,ne 29 nentor 1943,por edhe ne frymezim dhe zbatim te tyre,organizoi edhe Kongresin e Permetit,ne maj te 1944,ne datelindjen e Titos(25 maj 1892).
Enveri me shume se vasal i Titos,ishte"kuisling" i tij,sepse me dergimin e forcave partizane ne trevat shqiptare,si ne Kosove dhe gjetke,kontribuoi efektivisht per ripushtimin jugosllav te Kosoves me 8 Shkurt 1945 dhe nuk u largua prej andej deri sa u garantua plotesisht dhe teresisht se keto treva shqiptare ,kishin mbetur nen Jugosllavine Federale te Marshallit Tito.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
istogalia
Anëtar
Anëtar
istogalia


Male
Numri i postimeve : 298
Age : 41
Vendi : Istog,Kosova
Profesioni/Hobi : futbollist
Registration date : 31/08/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptyTue Jan 12, 2010 6:38 pm

valla enveri kurr Kosoven se ka mbrojte kurrr
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptyTue Jan 12, 2010 7:49 pm

ISTOGLIA;Enveri se ka mbrojt por e ka mbjell faren asht njejt!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feride
Anëtar
Anëtar
feride


Female
Numri i postimeve : 427
Age : 39
Vendi : alanese
Registration date : 13/12/2009

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptyTue Jan 12, 2010 11:43 pm

Ani çka nese ka qen te tito,edhe tito ka qente enveri kan shkembye mardhenje nere vedi !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptyWed Jan 13, 2010 3:05 am

Arberia, Enveri iku dhe na la Berishen.
Le te meremi me nr.28-te.

Cila eshte pika e lidhjes me serbet te Bamir Topit qe Berisha e beri president?

Po Sabri Godo qe ka bere kerdine ne nacionalistat ne Dardani perse nuk flitet?

Cila eshte pika e lidhjes se serbit qe Ramiz Alia (se bashku me Godon kane masakruara nacionalsitat) e vendosi Berishen ne krye te PD-se?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptyWed Jan 13, 2010 11:16 am

i ka masakru Enveri,o njeri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hamitmatjani
Fillestar/e
Fillestar/e
Hamitmatjani


Male
Numri i postimeve : 63
Age : 47
Vendi : Itali
Registration date : 03/01/2009

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptyMon Feb 15, 2010 9:19 pm

Hahahahahahahahahaha,Po prap na merren me kete qenef burre,dun ta bejne te mire me zor,po nuk behet se ai ishte nje kokerr e injorantit rekordmen ne librin Guinness.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 EmptyTue Feb 16, 2010 10:55 am

Enveri ja ka ***** titistave dhe shpijuneve te tyre i ka fut per se gjalli ne vorre.
Sote bijte bijat e tradhtareve bashkpunetore te armiqeve shajne dhe vjellin kunder tije.
Kurse mbrojne tradhtaret bashkpunetoret miqte e serbise greqise
te llojit Rugova sala sllobodanka berisha.
qe shkaterruan shqiperine dhe shqiptarizmin.
qena serbe grek italian.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Enver Hoxha - "Te Titoja"
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë
» Kush ka qenë Enver Hoxha?
» Enver Hoxha dhe partizanet e tij....
» sigurimi i enver hoxhes se si ruhej E .HOXHA
» Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: