Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Enver Hoxha - "Te Titoja"

Shko poshtë 
+13
petritkola
arberia
feride
detektivi
xhema
Andi Ballshi
shahini
Teutaa
xhiti
zeriatdheut
Blerti_Gashi
Eva0506
Mergimtari
17 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptyFri Dec 12, 2008 11:47 pm

Enver Hoxha - "Te Titoja" 10wu2rb

Enver Hoxha - TE TITOJA

Ftesë e papritur e Titos për të shkuar në Beograd. Bisedimet zyrtare midis delegacionit shqiptar dhe ati jugosllav. Shqyrtimi i çështjes së Kosovës e të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi. Titoja synon të gllabërojë krejt Ballkanin. Politikë shfarosëse në Kosovë. Fodullëk dhe luks skandaloz i Titos. Rreth vizitave në Kroaci e në Slloveni. Ceremoni në Presidiumin e Skupshtinës Jugosllave. Një takim me Titon në Bled. «Nash Tito» apo «Duçe a noi»? Mbi Traktatin e miqësisë e të bashkëpunimit reciprok. «Ndihmë» me pikatore.

Kërkesën për të dërguar në Jugosllavi një delegacion qeveritar të nivelit më të lartë, të kryesuar nga unë, ne ua kishim drejtuar shokëve jugosllavë shumë kohëmëparë. Me vajtjen e këtij delegacioni zyrtar atje, ne synonim të hidhej një hap tjetër i rëndësishëm përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore reciproke midis vendeve, popujve dhe partive tona, përrritjen e prestigjit të vendeve tona në arenën ndërkombbëtare, për shfrytëzimin e mundësive që do të na krijoheshn për të diskutuar në nivelin më të lartë probleme të ndryshme të karakterit politik, ekonomik etj., e që paraqitin interes të përbashkët.

Udhëheqja jugosllave na u përgjigj se në parim ishte dakord që në një moment të përshtatshëm ta priste deIegacionin e nivelit më të lartë, por shkuan muaj të tërë dhe përgjigja vazhdonte të mbetej pozitive, vetëm se «në parim». E justifikonin këtë zgjatje me hallet dhe problemet e shumta që kishin dhe, patjetër, kjo ishte një arsye që qëndronte. Por, në të njëjtën kohë, shihnim edhe diçka tjetër: nga njëra anë shokët jugosllavë ishin «shumë të zënë» me punë e me halle e «s'mund të pritin dot shpej t» delegacionin e kryesuar nga unë, nga ana tjetër Gjilasi. Kardeli dhe vetë Titoja gjenin kohë të pritnin e të bënin biseda të gjata edhe me delagacione rinie apo grupe pune tonat që shkonin atje, gjenin kohë bile të pritnin edhe Liri Gegën! S'po flas këtu për Koçi Xoxen, Nako Spirun e Sejfulla Malëshovën (ky para se të dënohej), që, kur shkonin në Beograd, priteshin sa Koçi

Megjithatë vazhdonim t'i justifikonim se ndoshta mua s'po më pritnin dot ngaqë duhej bërë vizita në një moment të rëndësishëm kombëtar ose ndërkombëtar, ndoshta...

Mund të rreshtohen këtu plot «ndoshta» të tjera për arsye si këto që përmenda më sipër (see;la e ka një bazë), por mendoj se arsyeja kryesore e zvarritjes së vajtjes së delegaeionit tonë në Beograd, qëndronte te një tjetër «ndoshta»: udhëheqësit jugosllavë ndoshta nuk donin që delegaeionin e parë zyrtar të nivelit më të lartë ta kryesoja unë! Pas minave që na vunë në Berat pritnin të eliminohesha shpejt nga udhëheqja (ata e dinin se në byronë e dalë nga Berati isha një kundër katërve, për të mos thënë nje kundër të gjashtë shokëve), dhe, për rrjedhim, ata pritnin zëvendësmin tim e delegaeionin ta kryesonte ai që do të më zinte vendin, miku i tyre më i mirë, Koçi Xoxe.

Këtë hipotezë nuk e mbështes vetëm te faktet e panumërta që vërtetuan se udhëheqja jugosllave donte të më eliminonte që në Berat e, në pamundësi atje, edhe më pas. E mbështes hipotezën te një mori e tërë faktesh të tjera, midis të eilave, edhe te përpjekjet e ethshme të Titos me shokë për të penguar e, mundësisht, për të sabotuar vajtjen e një delegaeioni tonë të të njëjtit nivel në Moskë te Stalini, në Bullgari te Dimitrovi etj.


Edituar për herë të fundit nga Mergimtari në Fri Dec 12, 2008 11:56 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptyFri Dec 12, 2008 11:55 pm

Siç thashë, atëherë ne shumë gjëra s'i dinim prandaj na mbetej vetëm të pritnim. E pikërisht kur kishim nisur të diskutonim në Eyro «Tezat për rishikimin e Plenumit të 2-të të KQ të PKSII» na erdhi Jajmi se rruga për në Beograd ishte hapur.

I lamë të gjitha punët në mes dhe, meqë koha e nisjes qe tepër e afërt, sistemuam edhe një herë çështjet që do të diskutonim me udhëheqjen jugosllave dhe me Titon.

Para nesh, në ato momente, ashtu si edhe për të gjitha vendet e tjera të demokracisë popullore, shtrohej çështja që ekonomia jonë të mos ishte spontane, por e organizuar, pra, një ekonomi e planifikuar socialiste, Ne, me gjithë varferinë tonë të madhe të trashëguar nga e kaluara dhe nga lufta, e kishim filluar një gjë të tillë duke kryer një sërë reformash të mëdha transformuese shoqërore dhe ekonomike, në rrugën e drejtë marksiste-Ieniniste. E dinim se për ndërtimin e socializmit duhej të bazoheshim në radhë të parë në forcat tona të bredshme, por, sidomos në atë fazë të parë, bashkëpunimi dhe ndihma e miqve të jashtëm për ne ishin të nevojshëm e të domosdoshëm.

Veç të tjerash në këtë fushë kardinale që po përfshinte e do të përfshinte forea dhe energji të pashtershme, neve nuk na mungonin vetëm mjete e fonde, por na mungonte edhe përvoja. Studionim literaturën marksiste-Ieniniste, veprat e klasikëve, përvojën e shkruar të ndërtimit të soeializmit në Bashkimin Sovjetik, por, kuptohet, vetëm nga librat kjo gjë nuk mësohej. Kishim hedhur hapat e parë edhe në praktikë, por kjo ishte akoma fillimi i fillimeve. Veçanërisht në Plenumin e 5-të të KQ të Partisë u shtrua me të madhe domosdoshmëria e përeaktimit dhe e ndjek'es me konsekuencë të një politike të drejtë për transformimin socialist të vendit. U vendos që ekonomia të zhvillohej me plan, i eili duhej përgatitur me kujdes me foreat tona, por për hartimin e tij ndienim të nevojshëm konsultimin me miqtë. Këto do të përbënin, pra, një ndër çëshqet kryesore që delagaeioni ynë do të diskutonte me udhëheqjen jugosllave dhe me Titon. Siç thashë, në prill atje ishte thirrur Nakoja dhe ky kishte zhvilluar disa bisedime me shokë jugosllavë të ekonomisë, kështu që njëfarë pune paraprake për këtë problem ishte bërë. Qëllimi i delegacionit tonë për këtë problem ishte që të kërkonim ndihmën e shokëve jugosllavë për ndërtimin e një pIani ekonomik me një perspektivë të paktën hëpërhë dyvjeçare, për të eeur drejt një pIani pesëvjeçar.

Me jugosllavët kishim rënë dakord për të biseduar e për të vendosur, në radhë të parë, për nënshkrimin e një traktati miqësie dhe ndihme reeiproke në mes dy vendeve, gjë që ne e konsideronim një sukses të madh politik, ekonomik dhe për mbrojtjen. Për këtë çështje përgatitjet tona ishin kryer me shumë seriozitet, për vetë interesin e madh që paraqitnin marrëdhëniet miqësore të të dy vendeve tona socialiste aleate, për arsye të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik, të mbrojtjes së përbashkët të të dy vendeve tona socialiste të rrethuara nga perëndimi dhe nga jugu me shtete armike e
njëkohësisht si dy shtete të demokracisë popullore, pjesëtarë të kampit socialist me Bashkimin sovjetik në krye.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptyFri Dec 12, 2008 11:57 pm

Si përfaqësues të një qeverie popullore ne dilnim për herë të parë jashtë shtetit tonë, sigurisht në një vend rrùk dhe e kishim konsideruar si detyrën tonë të parë t'u paraqitnim miqve, si popullit jugosllav, ashtu edhe udhëheqjes së tij, ndjenjat e pastra të popullit tonë, miqësinë e sinqertë dhe realitetin tonë objektiv. Në bazë të këtij realiteti, si dhe të gjendjes së tyre reale, që edhe ata, sikurse ne duhej të na e paraqitnin, do të avanconim kërkesat dhe mundësitë, do të diskutonim hapur e sinqerisht për to dhe do të vendosnim në interesin e përbashkët.

Një arsye tjetër që na gëzonte për takimin që do të kishim me Titon e shihnim te marrëdhëniet shumë të ngushta dhe shumë të sinqerta (siç i mendonim ne në atë kohë), që eksiztonin në mes Bashkimit Sovjetik dhe lugosllavisë, në mes StaliTÙt dhe Titos. Ne kishim përshtypjen dhe besimin, dhe këtë na e forconin dhe njerëzit sovjetikë që ishin në Tiranë, pa lëre pastaj vetë jugosllavët se «Titoja për çdo gjë merretvesh me Stalinin, konsultohet me të» etj. Prandaj ne mendonim në atë kohë se çdo gjë që do të bisedonim me Titon dhe do të vendosnim, do ta dinte Stalini dhe do të ishte dakord me ne. Në pamudësi për të pasur ndonjë lidhje në atë kohë me Stalinin (nëpërmjet legatës sovjetike që, me sa robaj mend, sapo ishte çelur në Tiranë, marrëdhëniet direkte sovjeto-shqiptare ishin shumë të zbehta ejo për fajin tonë), mendonim se takimi me Titon do të ishte, si me thënë, një transmetim dhe një zhvillim edhe i pikëpamjeve te Stalinit.

Ajo që na shkruante Hysniu në radiogram, se «Titoja ishte marrë vesh me Stalinin dhe ky e kishte mirëpritur vajtjen e një delegacioni tonë në Beograd», akoma më tepër na ushqeu shpresën se nëpërmjet gojës së Titos do të dëgjonim edhe mendimet e këshillat e Stalinit.

Natyrisht, për të gjitha problemet që do të diskutonim e do të vendosnim, ne kishim vijën tonë, pikëpamjet tona, mendimet tona dhe ishim të bindur për drejtësinë e tyre. Edhe Traktatin e miqësisë e të ndihmës reciproke ekonomike që kërkonim nuk po e lypnim dhe nuk do të lejonim të cenosheshin asnjë grimë interesat jetikë të atdheut tonë socialist. Ne derdhëm gjak pikëriht që të mos përsëritej më e kaluara. Këtë besim kishim edhe për jugosllavët në atë kohë.

Ishim përgatitur të bënim me shokët jugosllavë edhe një pasqyrë të gjendjes ndërkombëtare të parë nga ana jonë në koniukturat e atëhershme, veçanërisht të situatës dhe të veprimeve armiqësore e diversive që zhvillonin monarko-fashistët grekë në kufijtë tanë të lugut dhe neofashistët italianë, të ndihmuar nga angloamerikanët, në kufirin tone detar si dhe në kufijtë ajrorë. Ne dëshironim t'u jepnim miqve jugosllavë një pasqyrë të qartë të gjendjes shumë të shëndoshë politike të brendshme, të lidhjeve të çelikta të Partisë me popullin dhe të sukseseve e të metave që kishim në punën tonë. Shokëve jugosllavë duhej t'u spastrohej nga mendja edhe ndonjë mjegull dhe paqartësi e shkaktuar nga raportet tendencioze dhe me frymë joobjektive që, me siguri, u kishin bërë ata që nuk donin zhviIlimin e miqësisë të dy vendeve tona në rrugë të drejtë. Natyrisht, ne u përgatitëm që të merrnim, sa të ishte e mundur më shumë, nga eksperienca organizative e këshillave, e partisë, e ekonomisë, e ushtrisë në lugosllavi, eskperiencë që ne e konsideronim në atë kohë të nevojshme. U caktuan dhe shokët, që do të përgatiteshin në mënyrë të veçantë për këto çështje dhe që do të bënin pjesë në delegacionin, ku, përveç meje, do të ishin, me sa mbaj mend, dhe Nako Spiru, Myslim Peza, Hysni Kapo (ambasadori ynë në Beograd në atë kohë) e të tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptyFri Dec 12, 2008 11:57 pm

Menduam më në fund t'i çonim edhe një peshqesh Titos. Vritnim mendjen çfarë t'i çonim, pse nuk donim të turpëroheshim, por asgjë të përshtatshme s'po gjenim. Më ra ndër mend dhe u thashë shokëve t'i çonim një pisqollë sermi shqiptare, nga të vjetrat. Kjo shkonte për bukuri. Shokët e miratuan. Thirrëm Sterjo Gjokorecin dhe e ngarkuam të na gjente një të tillë. Ai na tha se, gjatë konfiskimit të pasurisë së një krimineli kuisling, kishin gjetur tri pisqolla të bukura, nga të cilat mund të zgjidhnim . l thamë të na i sillte dhe kur i solli në zyrë ishte edhe përfaqësuesi i lugosllavisë, losip Gjergja. Ishin me të vërtetë pisqolla të bukura. Zgjodha një dhe i thashë jugosflavit përse e desha. Ai e pa, e pëlqeu shumë dhe pa pikë turpi na tha:

-Titoja do të kënaqet pa masë, dërgojani të tria!

Ç't'i thoshim këtij plaçkaxhiu?! E pranuam propozimin e tij. (Kështu që Titoja i mori të tria pisqollat prej sermi dhe i futi në arsenalin e tij të peshqesheve.)
Por ja dhe një vogëlsi që na kishte shpëtuar: Më mungonte uniforma e duhur e gjeneralit! Unë thosha të shkoja civil, por shokët ngulnin këmbë se duhej të kisha me vete edhe uniformën ushtarake të gjeneralit, si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë. Uniformë të zakonshme kisha, por «grand uniformë» jo. Prandaj duhej të sajonim një, që nga këpucët lustrina deri te kapelja me lu'lka. Mirë këpucët i bëmë, i bëmë dhe pantallonat blu me shirit të gjerë të kuq, por duhej gjetur xhaketa, kësaj si i bëhej halli! Thirra Sokolovin në zyrë (ky ishte atasheu ushtarak sovjetik në Tiranë) dhe i thashë:

-Ke ndonjë xhaketë të tepërt?

-Pse? -me pyeti ai.

-Mos pyet, -i thashë, -por pa zhvishe një herë xhaketën tënde ta provoj!

Kur e vesha pamë se më rrinte e vogël. Atëherë i tregova hallin që më kishte zënë. Sokolovi më thotë:

-Kam një copë të paprerë ushtarake, po jua dërgoj, dhe, po ju pëlqeu, bëni me të një xhaketë e një kapelë.

Kështu u rregullua edhe çështja e «grand uniformës». Pritnim datën që kishim caktuar për t'u nisur dhe nga numri «pa kufi» i avionëve që na viheshin në dispozicion, kërkova vetëm një, bile, i thashë Gjergjias, po ta keni të vështirë, qoftë edhe 5-6 vende në një avion të linjës.

-Ç'është ajo fjalë! -më tha Gjergjia. -Keni visto për sa avionë të doni. Do të vijë avion special.

Avioni erdhi dhe delegacioni iparë iQeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë unis për në Beograd pë vizitë miqësore¹.

Duke shikuar nga dritarja e avionit tokat e Malit të Zi e të viseve të tjera të Jugosllavisë, mendoja me dhimbje të thellë e me respekt të madh për shokët e mi partizanë që u vranë në këto anë, me qindra, duke luftuar kundër nazistëve gjermanë. Dy divizione, me djem dhevajza të Shqipërisë, me urdhrin që u dërgova nga Berati në pragun e çlirimit të plotë të Shqipërisë, kapërcyen kufirin dhe, në përleshje të ashpra me pushtuesit, u shquan në këto anë për heroizmin, vetëmohimin, disiplinën, internacionalizmin dhe zotësinë e tyre në luftime. Nga bordi i avionit mendoja me dashuri për nënat shqiptare, të cilat, pa iu dridhur zemra, i çuan djemtë dhe vajzat e tyre në luftë për çlirimin e atdheut, por që koha u kërkoi këtyre djemve e vajzave, të edukuar nga Partia e komunistëve, të mendonin dhe të shkonin të derdhin gjakun edhe për lirinë e popujve fqinjë. Me mijëra u kthyen nga këto luftime heroike, me qindra ranë në fushën e nderit në territorin e Jugosllavisë, me qindra nëna shqiptare, mendoja ato çaste, presin nga ne t'u sjellim eshtrat e shenjta të bijve të tyre. Këte, thashë me vete, do ta bëjmë, është detyra jonë, ata do të prehen në vendet më të bukura të atdheut, ku brezat në histori do të këndojnë pa pushim lavdinë dhe heroizmin e tyre².
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptyFri Dec 12, 2008 11:58 pm

Avioni mbërriti në Beograd dhe ne po e soditnim kryegytetin nga lart. Josip Gjergja me gisht përpiqej të na tregonte diçka, por asgjë nuk mund të fiksoja, sepse nga avioni nuk ishte e lehtë të njihesha me një gytet, që evizitoja për herë të parë. Ishim, gjithashtu, të emocionuar, sidomos, pse, për herë të parë, do të takoheshim me Titon dhe me shokë të tjerë udhëheqës të Jugosllavisë. Jemi mbi aerodrom, ulemi në pistë, avioni rrëshqet, ndalet dhe hapet porta. Shohim që na presin shumë njerëz, ushtarë, banda ushtarake. S'kishim kaluar kurrë nëpër ceremoni të tilla, këto ishin të panjohura për ne dhe do të na duhej të kishim kujdes të mos gabonim në të ashtuquajturat rregulla protokollare. Ne ecim përpara dhe drejt nesh vjen Titoja. Ai na jep dorën, ne e shtrëngon fort. Kujtonim se sipas zakonit tonë do të përqafoheshim. Por jo. Rregulla dhe zakone të tjera. As që vumë re për këto gjëra. l paraqita Titos gjithë shokët me radhë dhe dëgjuam tingujt e himnit tonë të flamurit. U gatitëm në shenjë nderimi dhe pas himnit tonë u ekzekutua himni jugosllav. Pastaj Titoja më mori në të djathtë dhe kaluam në paradë repartin erojës së nderit. « Ushtarët janë si tanët, -thosha me vete, -ish-partizanë, trima». Vetëm rrobat i kishin më të mira se tonat dhe armët më të reja, sovjetike. Tonat ishin trofe. Pastaj Titoja na paraqiti personalitetet jugosllave, që kishin dalë në aeroport, dhe, në takimet e tjera më njohu edhe me personalitetet e tjera të partisë e të qeverisë jugosllave. Shumicën e tyre (me përjashtim të Gjilasit që kishte kaluar një herë tranzit për në Shqipëri), i shihnim për herë të parë: Kardel, Vllahov, Rankoviç, Sirniq, Pijade, Popoviç, Jovanoviç, Kidriç e të tjerë. Vargu i automobilave tanë, duke kaluar nëpër Beograd, arriti në Dedinjë, ku na ishte caktuar rezidenca.

-Nder i madh, i jashtëzakonshëm! belbëzonte Gjergjia. -Kjo është Dedinja, këtu ka rezidencën kryesore vetë Titoja!

Siç na thanë, dhe siç e pamë më vonë, ai rronte dhe punonte në pallatin kryesor të ish-kralëve të Serbisë. Ndërsa kortezhi i makinave ecte me ngadalë nëpër rrugët e parkut, Gjergjia më tregoi me gisht një ndërtesë.

¹ Vizita e delegacionit qeveritar të RP të Shqipërisë, i kryesuar nga shoku Enver Hoxha, në RF të Jugosllavisë vazhdoi nga 23 qershori gjer më 2 konik 1946.
² Eshtrat e qindra dëshmorëve tanë të rënë në Kosovë. në Mal të Zi etj., u sollën në Shqipëri dhe u vendosën në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut dhe në verrezat e dëshmorëve në rrethet përkatëse në vitin 1947 e në vitin 1975.


Edituar për herë të fundit nga Mergimtari në Sat Dec 13, 2008 12:14 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptyFri Dec 12, 2008 11:59 pm

-Ja, -tha, -Pallati i Bardhë, pallati ish-mbretërve. Tani e kemi ne, e ka Titoja!

Makinat tona ecën dhe pak nëpër park dhe ndalën.

-Pallati i ish-princit regjent! -më tha Gjergjia. -Tani aty do të rrini ju.

Nuk u vura ndonjë rëndësi këtyre hollësive si dhe shumë korteve të tjera që iu bëne delegacionit tonë e që Josip Gjergjia i cilësonte «të rëndësishme, tëjashtëzakonshme». Me këtë ai donte të na bindte ne dhe të na linte përshtypjen se për Shqipërinë tregohej «një kujdes dhe një dashuri e jashtëzakonshme» e se gjoja ato që bësheshin e masat që merreshin për delegacionin tonë, për delegacione të tjera nuk bëheshin. Natyrisht kjo detyrë i ishte ngarkuar ambasadorit jugosllav në Tiranë, që t'i pomponte dhe t'i lustronte gjërat.

Pasi u çIodhëm (nuk më kujtohet mirë nëse atë ditë apo të nesërmen), na thanë se do të shkonim t'i bënim vizitën e kortezisë Titos në Pallatin e Bardhë. Për Jugosllavët që na vinin rrotull çështja ishte tepër e ndërlikuar: Ç'kostume duhej të vishnim për te Titoja? Jo vishni këtë kostum, jo atë kostum. Protokolli që në atë kohë kishte filluar punën në «oborrin e Titos». Kurse për ne çështja ishte fare e thjeshtë. Dy kostume kishim: të famshmin kostum ushtarak, për të cilin fola më parë dhe një kostum civil. Prandaj veshëm kostumet civile. Fundi i fundit te shoku ynë venim, komunist si ne ishte! Dhe u nisëm në këmbë nëpërmjet parkut.

Rreth e rrotull pallatin e ruanin roja të veshura me uniformë «fringo», të armatosura me automatikë. Pse gjithë këto roja? -thosha me vete kur kujtoja se vetëm dy partizanë e ruanin shtëpinë time dhe në rrugën para saj, në atë kohë, kalonte edhe populli lirisht. Por ia gjeja shpejt «arsyen»: «Vend i madh. Titoja personalitet i madh, mirë bëjnë që e ruajnë kështu». Përpara pallatit bënin rojë nderi, në hollet e pallatit çdo gjë ishte parashikuar, që nga furça për të fshirë rrobat dhe deri të një njeri që na fshiu me leckë pluhurin që këpucët tona kishin marrë në park kur erdhëm. -Te Titoja u dashkej shkuar «spic» l -thoshim me vete. Dhe të mendosh se këta trima që fshijnë këpucët e vijnë rrotull me temena gjer një vit e ca më parë bënin Iuftën dhe jetën partizane!

Hymë në sallonin e madh të pallaitit. Luks. Në krye të sallonit rrinte në mes, nën një tablo, vetëm Titoja, në këmbë, i veshur me rrobat e bardha të mareshaIit, me jakën dhe me mëngët e qëndisura me ar, me Iule, me yje dhe në gjoks me një numër të konsiderueshëm shiritash që përfaqësonin dekoratat. Në krahun e majtë të tij vinin me radhë njëri pas tjetrit një varg shokësh, anëtarë të Byrosë Politike të PKJ dhe ministra; nga të dyja anët ishin vendosur kolltukë të stilit të vjetër francez të shekujve të 17-të e të 18-të, në mes sallonit qilima të bukur Persie. Që nga dera e sallonit dhe deri në krye, sa vajtëm e i dhamë dorën Titos, i cili nuk luajti nga vendi, na u duk se ecëm një kilometër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptySat Dec 13, 2008 12:00 am

Mbasi u ulëm na sollën cigare e pije. Titoja ngriti shëndetin për miqësinë në mes dy popujve dhe për ne, bëri disa pyetje të përgjithshme për vendin tonë, për kohën, për kulturat, për ullinjtë dhe për portokallet. Ne e faIënderuam, i dhamë përshëndetjet e popullit, të Partisë e të ushtrisë sonë dhe i lamë Iamtumirën. Audienca e parë protokollare te Titoja nuk zgjati më tepër se gjysmë ore. Josip Gjergjia s'mungoi të na thoshte se «shkoi shumë mirë» e të na përsërise fjalët që s'iu shqitën nga goja «mahnitëse», «jashtëzakonisht e përzemërt», «rrallë ngjet kështu në audiencat e Titos» etj.

Protokolli, natyrisht, e donte që Titoja të na kthente vizitën që i bëmë, por, ai nuk na e bëri, erdhën shokë të tjerë në vend të tij, duke na thënë se Titoja na «kërkonte ndjesë se i doli një punë me rëndësi dhe shumë e ngutshme» etj, etj. Por ne as që i vinim re në atë kohë këto ndodhi dhe as që kishim haber nga protokollet. Pastaj kishim me vete Josip Gjergjën që për çdo gjë gjente «arsyet». Për ne kishte rëndësi se kur do të zhvillonim bisedime pune me shokët jugosllavë për të zgjidhur dhe për të vënë në rrugë një varg problemesh.


Kjo ditë për bisedime na u caktua.

Siç e thashë edhe më lart ne ishim përgatitur për këto bisedime. Nga ana jugosBave delegacionin e kryesonte Titoja. Në fjalën time, të cilën e kis'him përgatitur që në Tiranë, u përpoqa të isha sa më konciz sa më objektiv dhe real. Vetë problemet e vendit tonë në ato kohë ishin shumë të vështira dhe të rënda për t'u zgjidhur, por në vetvete si probleme nuk ishin të koklavitura. Ne ishim të ndërgjegjshëm se çdo gjë nuk mund të zgjidhej me një të rënë të shkopit dhe se Jugosllavisë nuk mund t'i bënim kërkesa jashtë mundësive të saj. Ajo që na preokuponte në radhë të parë ishin çështjet ekonomike dhe këtu ne kërkuam të na jepej ndihmë në kredi. Kreditë që kërkuam na duheshin për zhvillimin e bujqësisë dhe të industrisë. Në bujqësi ishim keq edhe për veglat më të thjeshta bujqësore, që nga parmenda e hekurt e deri te lesa e te mjetet e prashitjes. Natyrisht kërkuam të na jepnin edhe disa traktorë e mekanizma të tjerë bujqësorë prej atyre që ata merrnin nga Bashkimi sovjetik, nga UNRRA e gjetkë, të na akordonin ca farëra drithërash dhe bimë industriale e të tjera të këtij lloji. Siç shihet kërkesat tona ishin kërkesa modeste, kërkesa fukarenjsh, por çfarë mund të bënim tjetër!

Për sa i përket industrisë ne u treguam jugosllavëve gjendjen tonë me të vërtetë të mjerueshme. Vendi ynë s'kishte trashëguar gjë tjetër përveç një artizanati të prapambetur me të cilin vazhdonim të mbaheshim. Ato fabrika të pakta, të vjetra, të vogla, të amortizuara dhe të shkatërruara nga lufta, i riparuam aq sa mundëm, por mund të merret me mend ç'vuanim ne për vegla ndërrimi për ato makina të vjetra për ata automobila të vjetër, në ato kushte kur na mungonte edhe një uzinë mekanike që të quhej me tërë kuptimin e fjalës uzinë. Çdo gjë që ekzistonte në vend e kishim vënë në cfiçencë me forcat tona, tash kjo duhej mbajtur gjallë, duhej arnuar dhe plotësuar se nevojat shtoheshin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptySat Dec 13, 2008 12:00 am

Me rëndësi për ekonominë tonë ishte problemi i zhvillimit të mëtejshëm të minierave dhe në zhvillimin e në shfrytëzimin e tyre duhej të mbështeteshim shumë. Prandaj edhe u kërkuam ndihmë jugosllavëve për zhvillimin e mëtejshem të industrisë së nxjerrjes së naftës, të bitumit, të kromit, të bakrit etj. U kërkuam, natyrisht brenda mundësive, ndihmë për ngritjen e disa fabrikave të vogla të industrisë së lehtë, për të plotësuar nevojat e ngutshme dhe të domosdoshme të vendit tonë.

Duke bëre një pasqyrë të gjendjes ndërkombëtare e duke u treguar edhe se ç'bëhej në kufijtë tanë tëJugutunë uparashtrovashokëvejugosllavë dhe Titos pikëpamjen tonë mbi nevojën e nënshkrimit të një traktati në mes dy vendeve tona, traktat miqësie dhe ndihme reciproke ashtu siç kishte, nënshkruar Jugosllavia edhe me vendet e tjera të demokracisë popullore. E arsyetova këtë traktat si shumë të nevojshëm për mbrojtjen veçanërisht të lirisë, të pavarësisë dhe të sovranitetit të RPSH nga lakmitë e përhershme të imperialistëve, të monarko-fashistëve grekë dhe të neofashistëve italianë. U theksova se ky traktat do të kaliste akoma më shumë miqësinë e sinqertë në mes dy popujve tanë dhe do të shërbente, si edhe traktatet e tjera të vendeve të demokracisë popullore me Bashkimin Sovjetik dhe me njëra-tjetrën, për forcimin e vendeve tona. U fola, gjithashtu, shokëve jugosallavë dhe Titos përdashurinë dhe besnikërinë e madhe që ushqejnë populli, Partia dhe ushtria jonë ndaj BS dhe Stalinit të madh.

Gjatë fjalës sime Titoja mbante disa shënime në një bllok dhe vazhdimisht pinte cigare me një cigarishte të kthyer në formë llulle. Ai mbante syze, kurdoherë rrinte serioz, i vrenjtur, si i kredhur në mendime të thdla. Na dukej se dëgjonte me vëmendje. Herë pas here mbushte gotën që kishte përpara dhe pinte ujë mineraI. Pasi mbarova unë, bëmë pushim, na çoi në sallën e bufesë, e cila qe shtruar plot e me çdo gjë, që nga pastat e sandviçet dhe deri te shlivovica e te pijet freskuese. Atje Titoja filloi të bisedonte, të bënte shaka, të qeshte me shokët e tij për gjëra pa rëndësi, për të shkuar kohën; përkthyesit na i përkthenin. Më vonë këto shaka e biseda të Titos me Moshe Pijaden i gjeta gati të njëllojta si ato të Hrushovit me Mikojanin, që orë e çast të tilla gjëra flitnin, kur mblidheshin.

Pas pushimit rifilloi mhledhja dhe e mori fjalën Titoja. Ai na hëri një pasqyrë të gjendjes ndërkombëtare të asaj periudhe, duke sulmuar imperialistët dhe qeveritë reaksionare. Nxori mirë në dukje rolin «e madh» që luante Jugosllavia socialiste jo thjesht në Bailkan, por dhe në Evropë e sidomos në vendet e demokracisë popullore, natyrisht, pas Bashkimit Sovjetik,-theksoi. Asgjë e dyshimtë nuk na ra në sy në fjalët e tij, përveç tonit «madhështor të të folurit, fjalëve «autoritare» dhe rëndësisë së veçantë që i jepte çështjes kur vinte fjala e thoshte «kështu i thashë atij», «kështu i thashë këtij».

Na bëri gjithashtu një historik të shkurtër të luftës kundër gjermanëve dhe kundër gjeneralit Drazha Mihailloviç e qeverisë së Londrës. Këtu nuk mungoi të theksonte «zotësinë dhe dhe!përinë e Çërçillit», me të cilin ishte ndeshur dhe vazhdohej të diskutohej çështja e Venecia-Xhulias.

Kur foli për problemet ekonomike të Jugosllavisë ai nuk u zgjat, tha vetëm «kemi mjaft vështirësi» dhe kaloi në çështjen tonë, për të cilën u shpreh: «Me gjithë këto vështirësi ne duhet t'ju ndihmojmë ju me aq sa kemi mundësinë». Titoja tha se nga ana e tyre ata do të ngarkonin shokun Boris Kidriç.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptySat Dec 13, 2008 12:00 am

-Caktoni dhe ju shokun tuaj,-na tha, -dhe t'i shqyrtojnë problemet ekonomike tuaja një nga një e të na i paraqitin për të marrë vendim.

Ne ramë dakord që këtë punë ta vazhdonte Nako Spiru, i cili edhe në prill në Jugosllavi kishte ardhur tamam për të tilla probleme. Nako Spirun në atë kohë e kishim ministër të Ekonomisë dhe kryetar të komisionit të Planit të Shtetit dhe, duke caktuar atë për t'u marrë direkt në bisediment me jugosllavët për problemet ekonomike, ne tregonim se sa rëndësi u kushtonim këtyre problemeve.

Pasi biseduam për zhvillimin e arsimit e të kulturës në vendin tonë dhe parashtrova dhe disa kërkesa në këtë drejtim, sidomos për dërgimin e një numri studentësh shqiptarë që të mësonin në Universitetin e Beogradit, Titoja më pyeti ç'mendoja unë për zgjidhjen e çështjcs së Kosovës dhe tëviseve të tjera shqiptare në Jugosllavi. Heshta një moment për t'i përmbledhur në mënyrë sa më koncize e të plotë pikëpamjet tona për këtë problem të rëndësishëm dhe i thashë:

-Ju i njihni padrejtësitë historike që i kanë bërë imperialistët e ndryshërn e reaksioni serbomadh Shqipërisë. Ju i njihni, gjithashtu qëndrimet parimore të Partisë sonë gjatë Luftës Nacionalçlirirntare dhe dëshirën e rnirë të popullit tonë për miqësi me popujt e Jugosllavisë.

Në vazhdim unë i shpreha Titos mendimin e palës shqiptare se Kosova dhe viset e tjera në Jugosllavi të banuara nga shqiptarët i përkasin Shqipërisë dhe duhet t'i kthehen kësaj.

-Shqiptarët luftuan, -i thashë, -që të ketë një Shqipëri të lirë dhe sovrane, së cilës tani duhet t'i bashkohen edhe viset shqiptare të Jugosllavisë. Ka ardhur koha që ky problern nacional të zgjidhet drejt nga partitë tona.


Presidenti Tito u përgjigj:

-Jam dakord me pikëpamjen tuaj, por tash për tash nuk mund ta bëjmë dot këtë gjë, sepse serbët nuk do të na kuptojnë.
Pas kësaj Titoja u hodh në një problem tjetër, në atë të së ashtuquajturës «Federatë ballkanike» dhe më pyeti se cili ishte mendimi im për këtë çështje.

-Për këtë çështje, -iu përgjigja, -ka pasur një ide prej kohësh. Demokratë e antizogistë shqiptarë, në mes të të cilëve dhe komunistë në emigracion kishin rënë në kontakt me Kominternin dhe kishin krijuar organizatën politike KONARE(Komiteti Nacional Revolucionar).

Në kontakt me shokun Dimitrov, kjo organizatë kishte adoptuar idenë e Kominternin për «Konfederatën ballkanike» dhe e propagandonte këtë. Kjo ide ishte më tepër në parim lidhur me bashkëpunimin luftarak të klasës punëtore dhe të popujve të Ballkanit kundër regjimeve monarkiste feudale. Perspektiva e kësaj çështjeje ishte e paqartë dhe e mbyllur.


Edituar për herë të fundit nga Mergimtari në Sat Dec 13, 2008 12:21 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptySat Dec 13, 2008 12:01 am

Unë vetë kur isha student në Liceun e Korçës, por sidomos kur shkova për studime në Francë, kisha pasur ras tin të lexoja gazetën e KONARE-së «Liria kombëtare» si dhe të shtija në dorë disa numra të shkëputur të revistës «La Federation Balcanique» Në to, në ndojnë rast flitej edhe për idenë e « Federatës ballkanike» por gjithmonë si për një çështje apo parullë të së ardhmes.

Kur filluam Luftën Nacionalçlirimtaree gjatë zhvillimit të saj, asnjëhëre nuk kemi menduar për këtë problem dhe kjo u zëvendësua me luftën e përbashkët në mes popujve të Ballkanit kundër pushtuesve nazifashistë. Sejfulla Malëshova, kur u kthye nga mërgimi, na teorizonte për problemin e «Konfederatës» ose të» Federatës ballkanike».

Këtë ide në parim e gjenim të drejtë dhe tani perspektiva nuk ishte kaq e mbyllur, par duhej shumë punë dhe duhej, në radhë të parë, të fitohej lufta kundëf pushtuesve nazifashistë.

Ne vazhdojmë të kemi këtë, mendim par duhen pjekur situatat, duhet të punojme shumë të kapërcehen armiqësitë e vjetra dhe do të dëshironim që ju të na sqaroni më mirë për këtë problem kaq të rëndësishëm, për arsye se nuk dimë as pikëpamjen tuaj, as të bullgarëve e as të grekëve.

Titoja më dëgjoi me shumë vëmendje dhe, kur përfundova, më tha:

-Ju kuptova shumë drejt, shoku Enver, dhe jam dakord me ato që thatë. Edhe ne kemi qenë e jemi dakord për krijimin e kësaj federate, kemi bërë e do të bëjmë edhe përpjekje konkrete, por problemi është, ashtu si thatë ju, i vështirë, që s'mund të zgjidhet menjëherë e nuk varet vetëm nga ne. Ne nga ana jonë do të dalim në kohën e duhur edhe me propozime konkrete e do të shohim të gjitha rrugët e mundshme, por zemra na e do ta ndërtojmë federatën. Shembulli dhe përvoja e Jugosllavisë së re Federative do të shërbejnë shumë në këtë drejtim. Por le ta lëmë për sot këtë problem. Unë e zura në gojë më tepër meqë ra fjala për të ardhmen e Kosovës. Brenda «Federatës ballkanike» çështja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë do të ishte shumë më e lehtë.

-Pa dyshim! -i thashë. -Por ne gjithmonë qëndrojmë tek ajo që përmendëm në fillim: Krijohen apo jo mundësitë për një «Federatë ballkanike» është tjetër problem dhe zgjidhja e çështjes së Kosovës është një problem krejt tjetër. Duhet të punosh, siç thatë vetë ju, për ta zgjidhur drejt çështjen e Kosovës.

-Ne do të punojmë në këtë drejtim, -«më dha fjalën» Titoja.
Por të gjitha fjalët e përbetimet e Titos ishin një blof. Ai na mashtronte e na gënjente për të vërtetën mbi idenë e «Federatës ballkanike». Titoja, siç e vërtetuan faktet dhe koha, ishte një antimarksist i egër, një nacionalist, shovinist dhe agjent i borgjezisë dhe i imperializmit, ishte një «kalë Troje» në kampin e socializmit, në lëvizjen komuniste ndërkombëtare e ca më tepër në Ballkan. Duke u kapur pas idesë së «Federatës ballkanike», ai synonte dhe luftonte që t'i aneksonte Jugosllavisë krcjt Ballkanin e, në këtë kuadër edhe Shqipënnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptySat Dec 13, 2008 12:01 am

Nga viti 1947, kur në mes Shqipërisë e Jugosllavisë u zhvilluan marrëdhëniet dhe u nënshkruan, përveç Traktatit të miqësisë e të ndihmës reciproke, edhe Konventa Ekonomike, e një sërë marrëveshjesh ekonomike të lidhura me të, për të cilat do të fIas hollësisht më poshtë, disa shokë të Byrosë sonë Politike, veçanërisht Kristo Themelko si dhe Koçi Xoxe e Pandi Kristo, të nxitur nga jugosIlavët që ishin ose vinin në Shqipëri bënin presion të vazhdueshhëm mbhi mua, që të kërkonim të futeshim në «Federatën ballkanike» që në kokën e tyre do të thoshte të bashkoheshim me Jugosllavinë. Unë nuk ua ushqeja këtë mendim, por një ditë, aty nga fiIlimi i vitit 1948, ata erdhën e më thanë se «po formohet»Federata ballkanike» në mes Jugosllavisë e Bullgarisë! Mendova se ky problem ishte biseduar në mes Stalinit, Dimitrovit e Titos, pavarësisht se nuk ishte marrë asnjë mendim nga ne. Në këtë situatë ne vendosëm dhe u shkruam një lëtër KQ të PKJ e Titos, ku u thamë, në mes të tjerash, që të na sqaroni për këtë problem, sepse nuk është e kuptueshme që të krijohet «Federata ballkanike» me Bullgarinë dhe të mbetet jashtë Shqipëria.

As përgjigje, as sqarim nuk na erdhi kurrë. Për ne u bë e qartë ku fshihej lepuri. Jugosllaviae Titos me një gur donte të vriste dy zogj: Të aneksonte Shqipërinë nën të ashtuquajturën Federatë të dështuar ballkanike dhe të shtrinte pushtetin e tij edhe mbi këtë pjesë të Ballkanit.

Stalini që i kishte nuhatur planet ekspansioniste të Titos i tërhoqi vëmendjen DimitTovit dhe ky (Dimitrovi), në fillim të vitit 1948, deklaroi publikisht se kishte menduar gabim për federatën në mes Jugosllavisë e BuIlgarisë.

Por, para se të vazhdoj me përshkrimin e mëtejshëm të vizitës, dua të them se ashtu siç ishin blof fjalët e Titos për «Federatën ballkanike», të tilla ishin edhe fjalët e premtimet që na dha për çështjen e Kosovës.

Këtij Titoje, që u shpreh me kaq « zhdërvjelltësi» dakord me mua për problemin e Kosovës, as nuk i shkoi goja të thoshte:»Shoku Enver, unë propozoj që ju, perveç vendeve të tjera të Jugosllavisë,duhet të shkoni të vizitoni edhe Kosovën. Ne duhet t'i tregojmë popullit shqiptar të Kosovës se erdhi koha e një miqësie të vërtetë me popujt e Jugosllavisë» etj. Titoja dhe shokët e tij patën frikë ta bënin një gjë të tillë. Koha nuk do të vononte të tregonte mashtrimet dhe egërsinë e madhe prej shovinisti serbokroat të Titos, jo vetëm kundër shqiptarëve që banonin në trojet e tyre në Jugosllavi, por edhe kundër Republikës Popullore të Shqipërisë. PIani i fshehtë i Titos ishte që jo Kosova të lidhej me Shqipërinë, por Shqipëria, të lidhej me Kosovën dhe, tok me të, të gIlabërohej në Jugosllavinë titiste. Mirëpo titistët nuk ia arritën dot këtij qëllimi djaIlëzor. Viti 1948 ishte viti fatal për ta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptySat Dec 13, 2008 12:02 am

Falsiteti i Titos me shokë arrinte gjer atje sa karshi Kosovës dhe gjithë shqiptarëve që banonin në JugosIlavi ata rnhanin një qëndrim armiqësor edhe kur në mes dy republikave tona zhvilloheshin këto «veprime miqësore», pale pas vitit 1948, që u robajt prej tyre një qëndrim i egër antimarksist, policesk, shovinist që s'kishte asnjë ndryshim nga ai i kralëve serbë. Marrëdhëniet e RPSH me Kosovën në periudhën e « miqësisë» de jure ishin gati të paqena, nuk na lejonin të dërgonim njerëz në Kosovë, se gjoja kishte ballistë etj .,etj. Terron mbi shqiptaTët erdhi duke, u rritur. U burgosën, u vranë në masë, u torturuan, u mbushën kampet e tmerrshmc të Rankoviqit, gjithnjë nën maskën e luftës kundër rnheturinave të «bandave balliste». Ky ishte një gjenocid i vëTtetë, që zhvillohej me të gjitha mjetet dhe mënyrat. Për ta shpopulluar Kosovën, titistët, ashtu si regjimet e mëparshme reaksionare, i detyruan me qindra mijë shqiptarë të emigronin në Turqi e gjetkë. Në Kosovë, pëT të mos folur në Maqedoni, varfëria po arrinte kulmin, s'kishte shkolla, e për këtë Titoja e Rankoviqi gjenin shumë pretekste. Ndonëse toka dhe nëntoka e Kosovës ishin të pasura, si rrallë zonë tjetër në Ballkan, atje asgjë nuk investohej, bujqësia ishte më e praparnhetura në Evropë. Të tillë politikë bënte Titoja atje. Tjetër na thoshtc, tjetër bënte.

Gjate ditëve të vizitës as në Beograd, as gjetkë, në asnjë mbledhje ose pritje nuk pashë as takova ndonjë nga udhëheqësit komunistë shqiptarë të Kosovës, megjithëse disa i njihja dhe personalisht si: Fadil Hoxhën, Ymer Pulën, Nimanajt e të tjerë. Të vetmen «perfaqësuese» të Kosovës që takova ishte nëna e Miladin Popoviçit...

Ishim në një miting kur m'u afrua një plakë e thinjur, e cila, duke më puthur e përqafuar, më pëshpëriti: Jam nëna e Miladinit dhe e Mihajllos, që luftuan tok me ty, djali im Enver Hoxha». Duke e shtrënguar fort në kraharor, më dukej se kisha pranë e përqafoja bashkë me nënën edhe shokun tim të dashur, Miladin Popoviçin. Nuk mund të duroja më dhe, në fjalën time atje, fola për Miladinin fjalët më të mira e më të ngrohta që meritonte.

Por le të vazhdojmë më tej me vizitën e delegacionit tonë në Jugosllavi.

Titoja dha për ne një pritje të madhe në Pallatin e Bardhë të Dedinjës. Ishte «madhështore». Ne veshëm rrobat «zyrtare», por, kur, hymë në pallat, ç'të shikonim? Ishte plotmegra, burra, oficerë, diplomatë. Të gjithë ishin të veshur me uniforma të mëdha, me smokinge, gratë me rroba të mëndafshta, me stoli, me gjokse të hapura, me rroba të gjata, disa me peliçe në supe, oficerët me dekorata. Titoja na priste në krye me « grand uniforme» me dekorata, me gjoks të fryrë, të nxjerrë përpara ; në gisht mbante një unazë me gur xhevahiri që vezullonte. E humbëm fare ! Kaluam në mes njerëzve, që na shikonin me kureshtje nga këmbët deri te koka e që duartrokitnin aq sa e donte protokolli i salloneve. Vetëm kur u afruam te Titoja e i dhamë dorën, thamë se shpëtuam e me të vërtetë shpëtuam. Nuk ishim më objekt kurioziteti i «fisnikëve» të Beogradit. Pika qendrore u bë përsëri Titoja, të ciIit ne ia hëngrëm hakun jo më shumë se pesë minuta. Publiku i Pallatit të Bardhë s'na e vuri më veshin dhe ne u qetësuam.

Titoja vërtitej andej-ketëj, bisedonte herë me një grup e hëre me një *tër, më mori dhe mua disa herë dhe më prezantoi me ta, por emrat e tyre më hynin nga një vesh e më dilnin nga tjetri. Për mua ishte torturë e papërshkruar, derisa u ulëm në tryeza. Titoja u ngrit, nxori një letër dhe me atë qibrën e tij e lexoi, na bëri disa elozhe, u duartrokit dhe u ul. Pas tij u ngrita dhe unë, nxora «spicin» tim, e lexova,u duartrokitadhe unë nja dy herë dhe u ula. Mbaroi dhe ky provim, por torturat tona në këtë darkë «madhështore» nuk kishin mbaruar. Për të pirë kafenë Titoja u ngrit dhe pas tij u ngritëm të tërë. Mori disa nga ne, ambasodrin sovjetik, Lavrentievin, e disa shokë të tij dhe na nxori në park. Ishte natë, por kishte drita dhe Titoja na udhëhiqte. Ku po shkonim? Mbërritëm në një guvë dhe hymë brenda. Atje dritat ndriçonin gj,ithçka, qilimat e shtruar, kolltukët, tryezat e ngarkuara me pije,me fru ta, me ëmbëlsira eme pije freskuese. Ulëm paprotokoll në një tavolinë me Titon, Lavrentievin, Moshe Pijaden, Kardelin e ndonjë tjetër. Natyrisht Titoja mbante muhabetin, ne më shumë dëgjonim se Ditnim; folën disa herë Lavrentievi dhe Pijade. Më kujtohet se në një moment, kur Titoja po bisedonte për «politikë të lartë» me Lavrentievin, Pijadeja, duke ditur se unë kisha mësuar në Francë, filloi të hapte muhabetin rreth literaturës dhe historisë së Francës. Biseda e solli fjalën te kardinali Rishëlie, Pijadeja mbrojti tezën se ishte një burrë shteti i egër dhe dinak. Unë ia aprovova, por i shtova se kardinali ishte një burrë shteti i madh dhe veprën e tij duhet ta gjykojmë dialektikisht me kohën. Vepra e Rishëliësë, në krijimin e unitetit të monarkisë dhe në grushtet që ai u dha zotërinjve të mëdhenj feudalë, cilësohet në historinë e francës si revolucionare. Moshe Pijade mbeti dakordj biseduam poashtu për korrentet letrare në Francë. Ndërkohë Titos nuk i rrihej në guvë, sido që ai na çoi atje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptySat Dec 13, 2008 12:02 am

-Ngrihemi,-tha,-shkojmëbrenda në sallone, se edhe shiu u ndal. -Kur ishim në shpellë kishte rënë një vesë shi, aq sa rruga qe bërë gjithë baltë dhe për fatin tim të keq, duke i pasur këmbët e pantallonave të gjata, rrethi i këmbëve të pantallonave dhe këpucët lustrina nga pas u bënë ibret, tërë llucë. Kur hodha sytë e i pashë në të hyrë të salloneve, ku gumëzhinin njerëzit, se po u vinte mareshali, u skuqa nga turpi. Nuk kisha ç'bëja, vetëm nuk duhej të lëvizja shumë, por kjo varej nga Titoja. Duhej t'i hiqja këmbët zvarrë, që të mos më dukeshin thembrat e këpucëve.Dhe kështu bëra. Por provova një torturë të vërtetë. Mirë që sytë e të gjithëve drejtoheshin nga mareshali.


Nga nxehtësia e sallave po djersinim, njerëzit rrethonin mareshalin dhe ne, por nxehtësia thante dhe më mirë llucën e pantallonave dhe të këpucëve të mia lustrina dhe e vinte më në dukje. Më në fund Titoja tha:

-Hajdeni miq t'ju tregoj pallatin ku banoj dhe punoj unë.

Thamë se shpëtuam! Por ja përpara nesh, kurdoherë të ndjekur nga turma e grave me dekolte e me xhavahire në qafë e në gishtërinj dhe nga burra me smoking, na deI një shkallë en colimaçon(në formë spiraleje).

Atje duhej të ngjiteshim dhe këtë herë nuk kisha si t'i hiqja këmbët zvarrë. Ç'të bëja? Atëherë kundër dëshirës sime, gjoja në formë politese, i ngjita nja 7 a 8 shkallë, jo duke u kthyer krahët njerëzve se më shihnin këmbët por i ngjita së prapthi duke u kthyer fytyrën dhe duke i salutuar. E kalova edhe këtë torturë të fundit.

Pasi ngjitëm shkallët, hipëm në një çardhak të rrethuar me parmakë prej druri; poshtë ishin të ftuarit e salloneve që vërtiteshin, kurse ne i erdhëm rrotull galerisë ku ishin një varg dyersh. Në mure ishin varur piktura të ndryshme. Kush i njihte nga ne? Asnjëri.

Titoja, si i zoti i shtëpisë, na i tregonte me mburrje një nga një autorët, vlerat artistike....dhe monetare të tyre. Ne bënim sikur habiteshim, por mendja na punonte në hallet e popullit tonë. Titoja hapi një derë dhe u fut, ne hymë pas tij.

-Kjo është dhoma e punës, -na tha. Ishte një dhomë e bukur me dritare të mëdha, me tablo në mure, një tavolinë pune në një kënd me çfarë duhej për të shkruar, çdo gjë mbi të e çmuar, asnjë libër, asnjë fletore. Në një anë të tavolinës një mbajtëse hekuri e nikeluar bukur, që kishte në krye një model avioni po ashtu inikeluar; Titoja shkeli nijë sustë dhe avioni filloi të rrotullohej; Qenkësh një lodër!

-Ma kanë dhuruar punëtorët,-tha Titoja.
Nga dhoma e punës kaluam në një dhomë tjetër me kolltukë të bukur dhe me një radiogramafon të madh e me mobilje shumë moderne.

-Kjo është paradhoma e gjumit, këtu ha mëngjesin, -tha Titoja. -Këtë radiogramafon ma ka falur Gotvaldi.
Prej këtej na ftoi të shikonim dhomën e gjumit me një krevat të madh luksoz, çarçafët me dantella, pizhamat të mëndafshta mbi krevat, na hapi deri edhe dollapet plot me kostume, këmishë etj. Edhe banjon «e ndritup> s'mungoi të na e tregonte.
Pasi mbaruam këto, Titoja na tha se do të na tregonte dhomën e partisë ku, siç u shpren ai, "nuk hyn kush, çeIësin e mbaj në xhep». Ne thamë me veten tonë: "Po na bën nder të madh, të shohim çfarë është kjo «dhomë e shenjtë». Ishte një dhomë si të gjitha dhomat. Në një mur kishte një skemë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptySat Dec 13, 2008 12:03 am

-Kjo,-tha Titoja,-është sekret, është skema e organizimit të partisë. Kongresi, Komiteti Qendror komitetet qarkore, aparatet e tyre dhe organizatat -bazë.

Në një mur ishte një dollap i vogël me libra të Marksit, të Engelsit, të Leninit dhe në një qoshe tjetër një kasafortë. Kjo ishte «dhoma sekrete» dhe me vizitën e kësaj dhome sekrete e mbyllëm edhe suarenë e madhe, duke i lënë natën e mirë mareshalit.

Të nesërmen e kësaj darke ia mbërriti në rezideneën tonë Josip Gjergjia, i veshur si kurdoherë me kostum të zi, duke qeshur e duke folur atë shqipen e tij me aksent.


Kishte zakon që pas çdo Fraze, si për t'i theksuar fjalët, zinte hundën në mes dy gishtërinjve dhe e tundte. Ai kishte ardhur tok me shefin e protokollit për të na paraqitur programin e vizitave dhe të kurioziteteve në Beograd dhe në republikat e tjera. Ata përveç të tjerave na propozuan neve dhe ne e pranuam me gëzim të vizitonim Kroacinë dhe SlIoveninë. Në Beograd asnjë vizitë në këmbë; natyrisht vendosëm kurora në Avala, te varri i ushtarit të panjohur të ushtrisë serbe të kralëve, i adaptuar si altar edhe nga regjimi i Titos, Atje, një gjeneral jugosllav, hero i popujve të Jugosllavisë, na shpjegoi zhvillimin e luftimeve për çlirimin e Beogradit nga Ushtria Sovjetike dhe nga Ushtria Nacionalçlirimtare Jugosllave.

Pastaj ne vizituam disa fabrika dhe një uzinë automobilash ku montoheshin kamionë me pjesë të sjella nga jashtë. Ne, natyrisht, gëzoheshim për çka shikonim, ishin gjëra të mira, jugosllavët ishin shumë më përpara nga ne. Këta diçka kishin trashëguar nga e kaluara, morën reparacione mjaft të mëdha për dëmet që u shkaktoi lufta, kurse ne nuk trashëguam veç verférisë dhe mjerimit dhe nga reparacionet morëm disa toma shumë të vjetra me të cilat as një uzinë mekanike nuk mund të formohej. Nga reparacionet morëm dhe një vapor të amortizuar që ia vumë emrin "Borova» për nder të fshatit martir të Kolonjp-s, që gjermanët nazistë, si reprezalje kundër partizanëve, e dogjën krejt dhe vranë të gjithë njerëzit që gjetën, gra, fëmijë e pleq. Vaporin "Borova» nuk munguan jugosllavët të na e merrnin nën pretekstin se s'kishim si e viTÙm në shfrytëzim dhe, kur u prishëm, na e rrëmbyen dhe s'na e kthyen; e rrëmbyen si "plaçkë lufte», si të gjitha pasuritë e tjera tonat që na morën, sepse ata më shumë na morën se na dhanë.

Në një nga ditët e qëndrimit tonë në Beograd, të cilin e vizitonim duke shkuar kudo me automobil, na shtruan një pritje në shtëpinë e oficerëve ku, në qoftë se nuk gabohem, erdhi dhe Titoja. Ishte edhe atasheu ushtarak sovjetik si dhe oficerë të tjerë sovjetikë. Shtëpia e officerëve ishte një paBat shumëkatësh, i ngritur posaçërisht për oficerët. Na pritën mirë, me gëzim, me simpati, si luftëtarë antifashistë të luftës së madhe të përbashkët që bëmë. Oficerët jugosllavë ishin të veshur e të mbathur shumë mirë, as mund ta krahasoje veshjen e tyre me të oficerëve tanë, por nga trimëria, guximi dhe vendosmëria nuk na e kalonin.

Josip Gjergjia një mbrëmje, pas këtyre vizitave, erdhi i gëzuar, duke shtypur hundën në mes dy gishtërinjve dhe na tha:

-Nesër do të shkoni në Presidiumin e Skupshtinës, pse Ribari (plaku, presidenti i Presidiumit, babai i Lola Ribarit, vrarë në kohën e luftës), do t'ju dekorojë. Ju, shoku Enver, tha Gjergjia, do të dekoroheni me urdhrin më të lartë që ka Jugosllavia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptySat Dec 13, 2008 12:04 am

Në ceremoninë e nesërme në Presidiumin e Skupshtinës, që i përngjiste një parlamenti borgjez, pse në fakt ishte ndërtuar nga kralët serbokroatë, dr. Ribari na dekoroi të gjithë. Mua më vari në qafë Urdhrin e Heroit të Popujve të Jugosllavisë që konkre6zohej në një medalion të florinjtë të varur në një kordele të kuqe me dy vija të zeza në mes. Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm Kardeli, Pijadeja, Gjilasi, Popoviçi e të tjerë. Falënderova në emër të shokëve dhe, ndër të tjera, theksova se kjo dekoratë u përket popullit shqiptar dhe bijve të këtij që dhanë jetën edhe për çlirimin e Jugosllavisë. Disa muaj pas Çlirimit Presidiumi i Jugosllavisë kishte dekoruar një varg nga shokët tanë me Yllin Par6zan. Kështu që unë u bëra me dy dekorata jugosllave. Të gjitha këto dekorata, pas prishjes me ta, dhe pas gjithë atyre të këqijave që titistët u bënë Par6së dhe vendit tonë, ua kthyem mbrapsht në shenjë proteste.

U nisëm për në Koraci dhe në SlIoveni. Ishim të gëzuar që do të shikonim vende të reja, popuj miq. Kudo, si Bakariçi e shokët e tij në Kroaci dhe Miha Marinko e shokët e tij në SlIoveni na pritën mirë. Vizituam Zagrebin e Ljubljanën dhe qytete të tjera të këtyre dy republikave, vizituam fabrika, kombinate dhe muze. Populü ishte i veshur mirë, vendi ishte më i qytetëruar, shihje pak rrënime. SlIovenia ishte akoma më e përparuar. Ljubljana gati e paprekur nga lufta, stili austriak i perandorisë austro-hungareze dominonte, niveli i jetesës më i lartë se i vendeve të tjera që vizituam ato ditë, borgjezia më e paprekur. Vizituam metalurgjinë e atjeshme dhe kjo na bëri përshtypje. Ajo që binte në sy ishte se kisha në këto vende ushtronte shumë influencë, nëpër rrugë të qyteteve dhe jashtë qyteteve shikoje ikona dhe kryqe.

Na çuan edhe në Bled, në një hotelluksoz buzë liqenit të bukur që mban të njëjtin emër. Na thanë se aty vinin turistë të huaj dhe kjo gjë ishte burim devize.

Më vonë, jo në vizitë zyrtare, buzë këtij liqeni, kam bërë edhe një takim me Titon, më duket, kur u nisa për në Konferencën e Paqes në Paris. Shkova nga Beogradi, por Titoja ishte në SlIoveni, pikërisht në një vilë buzë liqenit të Bledit. Me avion më çuan atje, ku u takova me të. Biseduam në verandë për mundësinë e zhvillimit të problemeve që do të diskutoheshin në Paris. Natyrisht ramë dakord. Titoja më mbajti për drekë.Ishte një vilë e bukur verore, luksoze, në mes të luleve e pemëve. Në të dalë të vilës, buzë liqenit, ishin vendosur varka të bardha me motor. Në dhomë, në këmbët e Titos, ishte shtrirë qeni i madh i tij (pasardhësi i «Luksit» fatzi) , i cili bënte sikur flinte, herë gërhiste dhe herë lëshonte nga një... krismë. Më në fund Titos nuk iu durua dhe i tha gjeneral Todoroviçit, një ish-partizan që kishte qenë edhe në Shqipëri: «Nxirre jashtë!»

Pasi mbaruam bisedën, para se të hanim drekë, Titoja mua dhe Zhujoviçit, që më vonë e likuidoi tok me Hebrangun si stalinistë,na propzoi të bënim një shëtitje në liqen. Nuk ia refuzova sido që nuk dija të bëja as not, në rast se kthehej varka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptySat Dec 13, 2008 12:04 am

U vu në lëvizje motori dhe varka rrëshiqiti. Me not na ndiqte edhe qeni iTitos. «Të paktën, -thosha me vete, -këtij do t'i ftohen p ... »Buzë liqenit burra, gra, fëmijë bërtitnin:

-Heroi Tito, druzhe Tito, nash Tito!

Më bëri përshtypje se këto thirrje i kishim dëgjuar nga fashistët italianë, kur bërtitnin si «Duçe a noi». Unë çuditesha si e lejonin. Kurpo ktheheshim, Titoja tha:

-U lodh qeni, -dhe i thirri, -hip!

Ai u hodh në varkë dhe meqë ishte sa një viç, varka u lëkund,por s'pësuam gjë, e pësoi vetëm kostumi im i Konferencës së Paqes, pse qeni u shkund dhe unë mora një dush në rroba.

-I thajmë kur të vemi në vilë, -tha Titoja.

-S'ka gjë, -i thashë unë, duke i hedhur sytë qenit.

Por e tëra kjo ishte një ndodhi e mëvonshme, nga e cila, përveç sa përmenda më sipër, nuk më ka mbetur asgjë nëmendje, sepse, në fakt, nuk diskutuam për ndonjë problem me peshë. Titoja, siç thashë, ishte me pushime dhe s'mund t'i shkëmbente ksehasjet me asgjë tjetër. Le të kthehemi prapë te vizita e parë, zyrtarja.

Kur u kthyem në Beograd nga vizitat në Kroaci e në SlIoveni ishim mjaft të lodhur, megjithatë një ditë pushimi i bëri të kapërceheshin të gjitha lodhjet fizike, pse në atë kohë ishim edhe të rinj nga mosha. Tash duhej të përfundonim bisedimet që kishin filluar. Së pari,u ra dakord me përmbajtjen kryesore të Traktatit të miqësisë e të ndihmës reciproke dhe vendosëm që nëshkrimi i traktatit të bëhej pak më pas, në Tiranë(Ky traktat u nënshkrua në Tiranë më 9 korrik 1946).

Pas kësaj kaluam në problemet ekonomike. Nakoja dhe shokët e tregtisë kishin bërë një varg mbledhjesh me Boris Kidriçin e të tjerë dhe kishin arritur disa rezultate që Nakoja i konsideronte «të kënaqshme». Jugosllavët kishin rënë dakord të na jepnin me kredi disa objekte (do të flas më gjerësisht për këtë «ndihmë» më poshtë), por ishte fjala sidomos për një "fabrikë" sheqeri, një "fabrikë» litari, do të na ndihmonin me shina dhe me një lokomotivë për hekurudhën Durrës-Tiranë, do të na jepnin disa tubacione për naftë dhe ca vogëlsira të tjera. Këto çoç na dukeshin neve athëherë, megjithatë, gjeta rastin dhe pyeta Nakon mënjanë:

-E gjithë kredia këto përfshin?

-Në vija të përgjithshme, po, --tha Nakoja, tj Konkretisht do të shtrohemi më vonë. Premtojnë të na japin goxha ndihmë.

Me rëndësi ishte dhe çështja e një numri shoqërish të përhashkëta kryesisht për zhvillimin e minierave tona, për të cilat ne ramë dakord që të krijoheshin. Këtyre shoqërive Titoja u bëri reklamë para nesh, kur u mblodhëm në fund për të nëshkruar dokumentet, duke thënë:

-Të tilla ne kemi me Bashkimin Sovjetik, ecin shumë mirë dhe japin rezultate e na ndihmojnë në ndërtimin e socializmit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptySat Dec 13, 2008 12:04 am

Ne ishim dakord për formimin e këtyre shoqërive për të cilat më pas krijuam edhe statutet, caktuam regjimet, pagesat, pjesëmarrjet dhe natyrën e pjesëmarrjes. Se si qe e vërteta, edhe për këto shoqëri s'po ndalem tani, do të mjaftohem të vë në dukje se qëllimi i jugosllavëve për të grabitur synonte që në letër këto shoqëri të ekzistonin si të përhashkëta, por të drejtoheshin nga ata, gjithë materiali të ishte yni, ata as të vinin, as të siIlnin gjë, por të sundonin dhe të merrnin prodhirrun e tyre. Por, natyrisht, gënjeshtra nuk u eci gjatë, u demaskuan tok me të gjitha të tjerat, edhegënjeshtra mbi "shoqëritë e përbashkëta», që Titoja po na i reklamonte aq shumë.

Kur u bënë gati të gjitha dokumentet zyrtare, ne i firmosëm në një mbledhje solemne. Upi shampanjë. Në mhrëmje do të jepnim darkën e lamtumirës, natyrisht kishim ftuar edhe Titon. Darka do të jepej në selinë e ambasadës sonë.

Ia mbërrtiti Josip Gjergjia, këtë herë jo i qeshur. Ai na u lu t që ta falnim Titon, se nuk do të vinte dot gjoja për arsye sigurimi, se amhasada ishte në këtë rrugë e në atë rrugë, se është në mes shtëpive të tiera e se ne duhej ta kuptonim çështjen eti., etj.!
Neve na erdhi keq, por s'kishim ç'bënim. Të tjerët erdhën.

Erdhi dhe dita e largimit tonë për në atdhe. Në aerodrom na përcollën me atë ceremoni që na kishin pritur, hipëm në avion dhe u kthyem në Tiranë.

Gëzimi im i vajtjes ishte shterur. Kthehesha me një ndjenjë të pashpjegueshme, edhe besim kisha, edhe u deziluzionova nga fodullëku dhe luksi skandaloz i Titos, që dukej sheshit qysh atëherë. Me vete thosha: A do të puqen karakteret dhe punët tona me Titon?


Marrë nga revista “Fitore” , viti i parë, nëntor 1990.
Revistë e cila mirëmbahej nga shoqëria “Skënderbeu” ,
Ljubljanë, Slloveni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptySat Dec 13, 2008 12:11 am

Shokë dhe shoqe , përkrahës dhe mos-përkrahës ose më mirë mos-mirënjohës të veprave të Enver Hoxhës, këtë shkrim që e solla në disa postime e pashë shumë të nevojshme pasi që mbrëm në Top Story nga Sokol Balla u shfaq një dokumentar koti në Top Channel , ku akuzohej Enver Hoxha për vrasjen e disave që gjinden në këtë shkrim (që në fakt janë vra për arsye tradhtie) !

Ndërsa Sokol Balla është bazuar për dokumentarin e tij në fakte dhe njerëz koti , në tradhtarë !

Në këtë shkrim mbërthehen disa të vërteta ku ata që kanë tru dhe logjikë të shëndosh do i kuptojnë shumë lehtë. Nëse nuk e keni idenë se për çfarë po flas atëherë do ua tregoj me gjithë qejf.

Nëse nuk arrini ta lexoni shkrimin në formën siç është postuar më dërgoni një mesazh privat dhe do ju dërgoj skedarin në formatin .Doc për shkarkim dhe pastaj mund ta lexoni nga kompjuteri juaj.

Gjithashtu ju kërkoj falje për gabimet që gjinden në tekst , janë gabime nga skaneri , i cili nuk i ka marrë shkronjat ashtu siç kanë qenë të shtypura në revist, disa prej gabimeve i kam korigju por jo të gjitha.

Ju falemnderit dhe pres përgjigjet e juaja në lidhje me shkrimin (pasi që ta lexoni , sepse është mjaftë i vlefshëm, sidomos për disa-disa që nuk janë dinë vlerat Enver Hoxhës).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptySat Dec 13, 2008 1:54 pm

Mergimtari shkruajti:
Shokë dhe shoqe , përkrahës dhe mos-përkrahës ose më mirë mos-mirënjohës të veprave të Enver Hoxhës, këtë shkrim që e solla në disa postime e pashë shumë të nevojshme pasi që mbrëm në Top Story nga Sokol Balla u shfaq një dokumentar koti në Top Channel , ku akuzohej Enver Hoxha për vrasjen e disave që gjinden në këtë shkrim (që në fakt janë vra për arsye tradhtie) !

Ndërsa Sokol Balla është bazuar për dokumentarin e tij në fakte dhe njerëz koti , në tradhtarë !

Në këtë shkrim mbërthehen disa të vërteta ku ata që kanë tru dhe logjikë të shëndosh do i kuptojnë shumë lehtë. Nëse nuk e keni idenë se për çfarë po flas atëherë do ua tregoj me gjithë qejf.

Nëse nuk arrini ta lexoni shkrimin në formën siç është postuar më dërgoni një mesazh privat dhe do ju dërgoj skedarin në formatin .Doc për shkarkim dhe pastaj mund ta lexoni nga kompjuteri juaj.

Gjithashtu ju kërkoj falje për gabimet që gjinden në tekst , janë gabime nga skaneri , i cili nuk i ka marrë shkronjat ashtu siç kanë qenë të shtypura në revist, disa prej gabimeve i kam korigju por jo të gjitha.

Ju falemnderit dhe pres përgjigjet e juaja në lidhje me shkrimin (pasi që ta lexoni , sepse është mjaftë i vlefshëm, sidomos për disa-disa që nuk janë dinë vlerat Enver Hoxhës).

I nderuar Mergimtari, ju pershendes dhe ju falenderoj per kete teme.

Sigurisht qe do te kete gjithmone akuza dhe shpifje te pabazuara per nje nga figurat me madheshtore te historise shqiptare, sic eshte Enver Hoxha, te cilit duhet t'i falemi, se paku, per ruajtjen e paprekshmerise te Shqiperise dhe mos copetimin e metejshem te saj nga grekosllavet.

Ishte merita e tij qe ne ato kohe shume te rrezikshme per Shqiperine diti te perballej dhe te fitonte mbi armiqte e Shqiperise, duke i ngritur dinjitetin dhe respektin, ashtu sic nuk e kish pasur kurre me pare.

Ne planet sekrete te CIA-s, pas vitit 1949 ekzistonin dy alternativa kryesore: "Rrezimi i regjimit si rrjedhoje e aktivizimit te grupeve paramilitare guerile te njohura me siglen R.R.G, te krijuara qysh ne korrik l949 dhe drejtohej nga nje oficer madhor me pervoje, Majkell Berk. U krijuan grupet paramilitare ne Haidelberg, grupe te ndryshme operative, te pergatitura ne shkolla e kurse spiunazhi, ku Partite Balli Kombetar dhe Legaliteti, me perfaqesues Bashon dhe Lacin, lozen nje rol te rendesishem. Nje segment i CIA-s, i njohur me siglen OPC (Office Political Coordination), do te organizonte veprimtarine e fshehte. Grupi i pare, i perbere nga Iljaz Toptani, Selim Daci dhe ekipi i Maltes, i perbere nga Nezir Tomori e Abdyl Sino, kishin bere te gjitha pergatitjet dhe kishin marre udhezimet per t’u futur ne Shqiperi, te frymezuar dhe nga fjala e kolonelit Xhon: "90 per qind e popullsise eshte kunder regjimit te Hoxhes, dhe se ne vend ka nje shthurje te madhe, populli po ngrihet kunder komunisteve". Opsioni i dyte ishte ai agjenturor, qe u transmetua nga gazetari i shquar, Sajrus Sulcberger, me te cilin u punua gjithnje ne rruge te fshehte, duke aktivizuar agjenturen kryesore brenda vendit. Kjo veprimtari kishte me shume te ardhme krahasuar me grupet paramilitare, qe nuk realizuan detyrat e ngarkuara, gje qe pranohet dhe analisti i sferes se zbulimit, Hari Rackize, kur thote pak a shume se "sado vend i vogel qe te jete nje shtet dhe regjimi i tij, ai nuk mund te rrezohet me grupe paramilitare". Ne Paris, me 26 gusht 1949, shpallet formimi i "Komitetit Kombetar Shqiptar" nga Mitat Frasheri, Kupi, Gani Kryeziu, qe do te merrte ne dore fatet e Shqiperise pas rrezimit te regjimit te Hoxhes nga grupet paramilitare. Po t’i referohemi librit "Tradhtia e Madhe" e Nikolas Beathel "me 14 shtator 1949, Acheson foli ne Berlin per shqetesimet rreth incidenteve te renda te provokuara nga greket dhe jugosllavet. Ai theksonte se ne qofte se Enver Hoxha do te ishte rrezuar, menjehere, dy shtetet qe kufizohen me Shqiperine, Greqia dhe Jugosllavia, do te suleshin mbi te, si ne nje vend pa qeveri, per te realizuar me kete rast endrrat dhe pretendimet e tyre nacionaliste e territoriale.
Shenja pasigurie vihen re nga amerikanet ne kete kohe, sic pasqyrohet edhe ne dosjen sekrete te CIA-s mbi Shqiperine, ne nje dokument qe mban daten 15 shtator 1949, ne te cilin flitet edhe per mundesine e nje eliminimi fizik te Enver Hoxhes. "... Si Beogradi, ashtu edhe Athina donin rrezimin e liderit shqiptar dhe nese do te ndodhte kjo, ata, ne menyre te padiskutueshme do te bashkepunonin mes tyre rreth kesaj ceshtjeje me Perendimin".


Por Enveri e sulmon hapur Titon
Prishja e marredhenieve me Jugosllavine ne vitin 1948 shtoi me tej akuzat e Enverit ndaj Titos. Nga ana tjeter, Titoja iu pergjigj me provokacione dhe kryengritje Enver Hoxhes. Ne nje artikull ne gazeten "Zeri i Popullit", Enver Hoxha shkruan artikullin "Deshtimi i planeve per kolonizimin e Shqiperise nga ana e Titos", me 3 gusht te vitit 1949. Ai, mbi te gjitha, thote shkruan sukseset e shumta te Republikes se Shqiperise dhe shpalljen e planit dyvjecar per zhvillimin e ekonomise kombetare per vitet 1949-1950. Adoptimi i planit u be i mundur vetem mbas zbulimit dhe asgjesimit te veprimeve armiqesore te klikes se Titos kunder Shqiperise, vetem pasi u shtyne orvatjet e Titos per ta kthyer Shqiperine ne nje koloni, duke i zhdukur independencen dhe sovranitetin kombetar. Gjate kesaj kohe, ne qender te vemendjes ka qene edhe marredhenia e Beogradit me Bashkimin Sovjetik. Ne gazeten "Bashkimi" te dates 14 gusht 1949 thuhet: "Keto akte provokacioni armiqesore te Titos qe po dalin cdo dite qe kalon tregojne qarte se ai sistematikisht dhe me kohe ka bashkepunuar me imperialistet, gje qe tani e legalizoi. Ndersa ne njeren ane heqin dore nga rivendikimet, nga ana tjeter ata cirren dhe ulerijne per tradhti te interesave te tyre. Por keto manovra te klikes se Beogradit nuk mund te mashtrojne njeri.


Ne mitingje te ndryshme te bera neper Shqiperi, populli shqiptar kerkonte denimin e tradhetareve te atdheut, te njerezve qe i kane sherbyer me te gjithe fuqite e tyre okupatoreve italo-gjermane dhe qe tani i sherbejne bandes kriminale fashisto-trockiste te Titos dhe imperializmit amerikan, qe kishin punuar dhe punonin per te kthyer popullin tone nga rruga e tij. Ata, qe me ane te propagandes, me ane te kercenimeve dhe te vrasjeve ishin munduar dhe mundoheshin per t’ia arritur qellimeve te tyre antishqiptare. Por kjo veper per shkaterimin e Shqiperise ketyre armiqve nuk iu eci asnjehere. Ishte vete populli shqiptar, qe i ndergjegjesuar, u tregoi vendin e merituar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptySat Dec 13, 2008 2:21 pm

Mergimtari, te pergezoje per temen dhe te falenderoje per keto shkrime shum te mire, gjithashtu dhe ty Eva te pergezoje per kete shkrim qe ke sjelle. Me te vertete shkrime qe ia vlen te lexohen ...!!

Respekt,
BiBiKiMi.!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Blerti_Gashi
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Blerti_Gashi


Male
Numri i postimeve : 593
Age : 36
Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !!
Registration date : 20/10/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptySat Dec 13, 2008 4:24 pm



Enver Hoxha u sulmua dhe po sulmohet pamëshirë nga qarqet reaksionare, por këto sulme kurrë s’do t’ia humbin vlerat e tij revolucionare!



…Se goditet ari prej gurit, mos u çudit aspak,

vlerë e gurit nuk iu shtua as e arit nuk iu mpak!

(Poezi persiane)

Ne, revolucioanarët nuk po habitemi aspak pse përsëri po sulmohet i madhi atdhetar,

komandanti i LANÇ, shoku Enver Hoxha.

Ne, kemi parë dhe lexuar se komandanti ynë legjendar dhe shokët e shoqet e tij, nuk

e kishin rrugën të shtruar me lule, që nga koha e vështirë e luftës së dytë botërore,

kësaj lufte frontale me fashistët e nazistët italiano-gjermanë.

Shkruan: Fadil SHYTI

Suedi, 25 tetor 2008

Fashistët e zinj e ndoqën ta burgosin Enverin legjendar, i shkuan në shitoren ”Flora”,

aty ku punonte, por Ay, me zgjuarsinë dhe trimërinnë që e karakterizonte ua hodhi:

kur karabinierët e pyetën a gjendet Enveri këtu; djaloshi guximtar pa iu trembur syri

me gjakftohtësi iu tha: - po, këtu është dhe filloi të thërras me zë: ”Enver, Enver,

Enver, njëkohësisht doli nga dera prapa shitores që e shpiente drejt kopshtijeve;

fashistët e egër dhe të marrë, duke menduar se do t´ju vinte Enveri, e prisnin kot,

mirëpo, Enveri, udhëheqësi i demonstruesve të demonstratës së 28 Nëntorit 1941, i

kaloi kopshtijet dhe muret e shtëpive tiranase dhe i hyri ilegalitetit, duke zhvilluar

luftën çlirimtare nga një udhëheqës i grupeve komuniste guerile ilegale në qytete, për

t´iu qepur maleve duke u prirë çetave,batalioneve, brigadave, dhe divizioneve

partizane.

Pra, siç shkruan në kujtimet e tij: ”fashistëve, ua lash vetëm emrin tim në bllokun e

tyre”!

Pas fitores mbi fashizmin dhe mbi bashkëpunëtorët e tij, duke filluar nga zogistët, të

cilët gjatë luftës kishin ikur nga sytë këmbët me në krye të parin e tyre; satrapin

Ahmet Zogu, i cili për 18 vjet gjatë regjimit të tij “të hurit e të litarit” - siç e quante i

madhi, Enver Hoxha; pasi i burgosi, Ali Kelmendin, Qemail Stafën e shumë të tjerë,

pasi i vrau shumë atdhetarë opozitarë si: Hasan Prishtinën, Bjaram Currin, Avni

Rustemin, e syrgjynosi dhe e vrau në Itali poetin famëmadh, Luigj Gurakuqin, e

syrgjynosi Fan Stelian Nolin, dhe shumë atdhetarë të tjerë; bëri koncesione të mëdha

me fqinjët grabitçarë e në veçanti me Serbinë dhe Italinë, Pra, e qiti Shqipërinë në

ankandë tek të huajt, për ë ardhur në pushtet ia dha Serbisë, Shën Naumin dhe

Vermoshin; dhe së fundi e përmbylli misionin e tij “mbretëror” kundër-Shqipëri derisa

fashistëve të Musolinit ua la vendin në duar të “sigurta” gjakatare për ta

“modernizuar” dhe “evropianizuar” me alla romano, duke sjelle me zjarr e barot

kulturën europiane dhe tok me suitën e tij, e grabiti arin e popullit dhe iku për të jetuar

në luksin e paparë nëpër botë, me arin e plaçkitur të popullit shqiptar. Po të kësaj

linje të egër tradhtare ishin edhe sivëllezërit e tij “atdhetarë”, si: “ballistët”, “legalistët”

dhe “zjarristët”, të cilët me të gjitha format dhe mjetet ishin vënë në shërbime të

armiqve fashistë.

Po kush i doli zot vendit të shqipeve?

Askush tjetër si biri i madh i kombit, Enver Hoxha me shokët dhe shoqet e tij besnikë

të popullit dhe të atdheut.



Per te lexuar me shum klikoni linkun me posht.





http://www.enver-hoxha.net/pdf/shkrime-te-ndryshme/03-eh_u_sulmua_dhe_po_sulmohet.pdf
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.BashkimiKombetar.com
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptySat Dec 13, 2008 9:40 pm

E vërteta

Enver Hoxha - "Te Titoja" Pcpx

KUESTURA MBRETNORE E TIRANES
N-07140 Tirane me 25-6- 1943
Lenda: Enver Hoxha i Halilit dhe Gjylos, lindur ne gjirokaster,1918, komunist.
KUESTURAVE MBRETNORE
Gjirokastër-Berat-Dibër-Durrës-Elbasan-Pejë-Korçë-
Prizren-Shkodër-Vlorë-Prishtinë.
Komandës së kompanisë Mbrëndëshme të Gjindarmërisë Mbret.
Komandës së kompanisë së jashtëme të Gjindarmerisë Mbret.
Skuadrës politike të Kuesturës Mbretnore-Tiranë
Skuadrës gjyqësore të Kuesturës Mbretnore-Tiranë e për nj.
Drejtorisë së P.të Policisë-Tiranë
Në përgjigjen e Qarkoreve të kalueme të kësaj Zyre dhe me lutjet që të dëndësohen shërbimet dhe hetimet për gjetjen e rreshtimin e të sipërpërshkruemit komunist`i rrezikshëm, njoftoj se ky asht i goditur me urdhër rreshtimi të datës 16 te k.m.N-990/A3, i lëshuem nga Prokuroria e Përgjithëshme e Gjyqit te Posaçëm të Shtetit, pse i dënuem me VDEKJE
Kuestori
P. Papalilo




Sot flitet shumë për tradhëtinë e P.P.SH-së dhe Enver Hoxhës. Shumë njerëz që e mbajnë veten për analistë dhe patriotë, i kanë konsideruar dhe konsiderojnë ata, si tradhëtarë dhe antikombëtarë. Nëpër shkrime të ndryshme gjatë periudhës 1991-1994, është thënë me mllef dhe urrejtje se "Enver Hoxha është tradhëtar, ai e shiti Kosovën. Enver Hoxha për hir të komunizmit, tradhëtoi popullin shqiptar. Ai është një antikosovar i tërbuar. Ai ishte spiun i Titos dhe i sërbëve etj"
Çfarë argumentesh sillen për këto pohime? A mund të jetë mendimi apo bindja argument? A mund të jetë propaganda partiake dhe shtetërore me gazetë dhe televizion, argument? Le ta analizojmë me qetësi këtë problem të madh, që lidhet jo vetëm me Enver Hoxhën, por me Shqipërinë, sepse ai për 50-vjet ishte udhëheqësi kryesor i Shqipërisë.
Së pari: Sipas ideologëve dhe analistëve të sotëm të demokracisë shqiptarë, Enver Hoxha e ka shitur Kosovën. Ndërsa gjatë 45-vjetëve që ishte në pushtet, nuk ka mbrojtur asnjëherë, interesat e popullit shqiptar që jeton në trojet e tij në ish-Jugosllavi.
Së dyti: Gjatë luftës Nacional-çlirimtare, Enver Hoxha e tradhëtoi kauzën e popullit, sepse nuk zgjodhi rrugën e Ballit kombëtar për marrëveshje dhe bashkëpunim me pushtuesit italo-gjermanë, por zgjodhi rrugën e luftës së armatosur. Sipas tyre, ai nuk pranoi ti ndante frytet e luftës me ata që bënë dashuri me fashistët, dhe në këtë çështje paska qënë i frymëzuar nga sllavo-komunistët.
Së treti: Enver Hoxha nuk ka zbatuar interesat e popullit shqiptar gjatë kohës që ishte në pushtet, por vetëm se çfarë i kanë thënë jugosllavët.
Përgjithësisht këto janë akuzat që i janë bërë dhe vazhdojnë ti bëhen Enver Hoxhes në periudhën 1990-1994.
Meqë këta analistë, teoricienë dhe patriotë, kanë folur në këtë mënyrë me të drejtën që u ka dhënë dhe u jep, partia dhe shteti, me të drejtën që u jep qënia në pushtet apo në këtë e atë parti, dhe jo argumenti apo faktet, ne do të përdorim një rrugë tjetër. Do te zbatojmë dhe do ti nënshtrohemi, thënies latine që thotë : "Ma jep argumentin ta jap të drejtën të flasësh"






SHQIPTARI PËRBALLË SHQIPTARËVE

Armatën e Nishit O, djemtë e Kosovës
E kishit në shpinë Nënat, qysh u qanë?
Përballë U.D.B-në Kur u mori plumbi,
Në zëmër lirinë Kush u ndodhej pranë?

Amanet baltë e Kosovës
Amanet po të lë djalin
Ma mori plumb' i mizorit
Nëna s'di ku e ka varrin.

(Fragmente nga një këngë popullore e Shqipërisë së jugut, e kënduar, pas ngjarjeve të 1981-shit, në Kosovë).

Marrim akuzën e parë: Enver Hoxha sipas patriotëve të 1990-es, e ka shitur Kosovën. .Do tju shtrojmë atyre një pyetje: Meqë sipas tyre, Enver Hoxha na e paska shitur Kosovën, ata si patriotë që janë duhet ti shkojnë çështjes deri në fund dhe ti sqarojnë shqiptarët dhe për një çështje tjetër. Enver Hoxha që e shiti Kosovën, kur e kishte blerë, sa e kishte blerë dhe kush ishte noteri? Keshtu ndihmohet me shume kombi. Perseri me llogjiken e tyre. Meqe Enver Hoxha e shiti Kosoven, meqe Kosova sipas tyre na qenka mall, atehere perse pushtetaret e sotem patriote dhe nacionaliste shqiptare, nuk e blejne perseri ate? Ata te gjithe deklarojne se kane miq te fuqishem dhe shume te pasur si Ameriken, Angline apo Francen etj.
E para: Enver Hoxha, nuk kishte mundesi, qofte me 1944 apo qofte me 1945, as ta shiste dhe as ta blinte Kosoven, siç pretendojne sot njerez qe ose nuk kane lexuar gje nga historia, ose mbajne kete qendrim per interesa pushtetore apo interesa te tjera qe ata i dine me mire. Sepse Enver Hoxha nuk ishte tregetar ne ate kohe, po partizan qe kishte dale malit per te çliruar vendin. Historikisht trojet shqiptare kane qene coptuar nga fuqite e medha europiane dhe boterore per interesa te tyre pragmatiste apo zonash influence. Ja shkurtimisht kronologjia historike e ketij copetimi.
1978-Kongresi i Berlinit vendosi coptimin e trojeve shqiptare, qe ishin akoma nen sundimin e Perandorise Turke. Flota nderkombetare e fuqive te medha ne brigjet e Ulqinit, u kujdes qe Mali i Zi te merrte pronat qe i ishin falur.
1913-Konferenca e ambasadoreve ne Londer, vendosi perfundimisht, te lere jashte shtetit te ri shqiptar, gjysmen e trojeve te tij. Komisioni ndekombetar i kufijve u caktua per ekzekutimin e ketij vendimi.
1919-Konferenca e Versajes la ne fuqi vendimin e Londres. Disa personalitete politike dhe shoqërore shqiptare, coptimin e trojeve shqiptare dhe përkrahjen e Sërbisë e lidhin vetëm me Rusinë. Që Rusia ka qënë aleate e sllavëve të jugut, kjo nuk diskutohet. Por nuk ka qënë vetëm ajo. Këtyre personaliteteve, do tju kujtojmë vetëm nje detaj nga konferenca e Versajës e vitit 1919. Po të lexojnë arkivat e kësaj konference, do të shikojnë se frymëzuesi dhe inspiruesi i krijimit të mbretërisë sërbo-kroato-sllovene, që në 1927, u quajt Jugosllavi, ishte nje francez. Kryeministri i Frances, i quajturi Zhorzh Klemanso, i mbiquajtur Tigri. Eshtë ky Klemanso, që me shaka, Sërbinë e quante "Çakalli i fitoreve tona". Dhe ne kompensim të kësaj, në Beograd, dhe sot e kësaj dite, ekziston nje përmendore që ka këtë epitaf: "Ne e duam Francën, sepse dhe ajo na do ne".
1945-Konferenca e Jaltes, krijoi harten e re te Europes pas shkaterrimit te fashizmit. Gjysma e trojeve shqiptare, mbeti perseri nen Jugosllavi. Per ata qe e njohin sadopak historine, e dine se Jugosllavine e deri 1990-tes e ndertuan tre fuqite e medha ne Jalte. Emrat e burrave te ketyre tre shteteve jane gjithsesi te njohur. Franklin Delano Ruzvelt-President i Amerikes. Josif Visarionoviç Stalin- Udheheqes i Bashkimit Sovjetik dhe Winston Çurçill-Kryeminister e Britanise se madhe. Ne keto kushte Enver Hoxhes, udheheqes i nje vendi te panjohur ne arenen nderkombetare,te vogel dhe te shkaterruar plotesisht nga lufta, i mbeti vetem nje rruge. Besimi se komunizmi e socializmi do ta zgjidhte kete padrejtesi historike dhe ruajtja e forcimi i pavarsise se Shqiperise ekzistuese. Mosbesimi i Enver Hoxhes, ndaj fuqive Perendimore, per te cilat flitet shume sot, ishte i sakte dhe i bazuar. Kishin qene keto fuqi qe i kishin coptuar trojet shqiptare. Ishin perseri keto fuqi qe mbështetën jugosllavet gjate luftes se dyte boterore. Ata qe e njohin historine e dine mire nje gje te tille. Por do perpiqemi te freskojme kujtesen e "analisteve" te pluralizmit dhe te sqarojme shqiptaret e thjeshte. Qysh ne muajin qershor 1943, Vinston Çurçilli, vendosi te dergoje prane Titos, nje mision ushtarak, te kryesuar nga nje deputet konservator dhe gjeneral, i quajtur, Fitzroy McLea Pas raportit te derguar nga misioni ushtarak, ai pa nguruar vendosi ta mbroje deri ne fund Titon dhe te mos u jape asnje perkrahje çetnikeve te Drazha Mihajlloviçit. Ne shenje simbolike te kesaj, vendosi te dergoje prane Titos, djalin e tij, te quajturin, Randolf Çurçill. Le tu bëjmë një pyetje, politikanëve dhe analistëve shqiptarë të sotëm: Si e spiegoni ju zotërinj, një gjë të tillë?.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptySat Dec 13, 2008 9:55 pm

E vërteta

Lufta dhe rezistenca heroike e popullit shqiptar në Kosovë, veçanërisht, pas viteve 70-të, u bë pjesë e ndërgjegjes kombëtare të çdo shqiptari patriot, pjesë e eposit të tij heroik.
Ja një kenge, prej dhjetra qe u ngriten ne Shqiperi ne perkujtim te demostratave te Kosoves te cilat i kane kenduar te gjithe, komuniste dhe qytetare. Ne vargjet e nje kenge labçe, midis te tjerash thuhet

Armatën e Nishit
E kishit në shpinë
Përballë U.D.B-në
Në zëmër lirinë

Televizori i Shqipërisë, gazetat e Shqipërisë, artikujt e Enver Hoxhës, bënin fjalë, jepnin fakte nga dhuna e përgjakëshme, me të cilën policia dhe ushtria sërbe, shtypën demonstratat. Ishin me dhjetra të vrarë. Prandaj këngëtari anonim popullor nga Jugu i Shqipërisë do ta vazhdonte këngën me vargjet e mëposhtme:

O djemtë e Kosovës,
Nënat, qysh u qanë?
Kur u mori plumbi
Kush u ndodhej pranë?

Por egërsia e shovinizmit, nuk njihte kufij. Ai, jo vetëm që ua vrau djemtë, nënave shqiptare në Kosovë, por shkoi dhe më tej. Ato nuk dinin ku i kishin varret fëmijët e tyre. Me këtë qëndrim mesjetar të egër, u njoh tërë Shqipëria. Por nënat, kishin një ngushëllim. Djemtë e tyre të vrarë, do të ishin diku nëpër dheun e Kosovës, preheshin në baltën shqiptare. Prandaj dhe ai këngëtari popullor i Labërisë, i drejtohet baltës së Kosovës, njësoj siç do ti drejtohej një nënë shqiptare në Prishtinë, në Drenicë, në Ferizaj etj, duke i lënë një amanet që vetëm nënat heroike shqiptare mund ta lënë. Dhe kënga mbaron me vargjet rrënqethëse:

Amanet, fushë e Kosovës
Amanet, të ma kesh djalin
Ma mori plumb'i mizorit
Nëna, s'di ku e ka varrin.


d-Pas demostratave te Kosoves, siç dihet Jugosllavet, nderprene, programin e shkembimeve kulturore dhe artistike, qe ishte nenshkruar midis Shqiperise dhe Kosoves. Kete jugosllavet e konsideruan, si nje leshim te madh dhe nderhyrje ne punet e brendeshme te Jugosllavise. Me vone ata kerkuan qe programi te nenshkruhej midis qeverise se Shqiperise dhe te jugosllavise. Te ishin jugosllavet ata qe te vendosnin se çfare grupesh apo çfare aktivitetesh do te zhvillonin. Por kjo nuk u pranua. Qeveria shqiptare, nguli këmbë qe programi te nenshkruhej midis Shqiperise dhe Kosoves.
Teoricieneve te sotem te Shqiperise, natyrisht qe nuk u pelqejne keto argumente, te cilat jane shume domethenese. Por nuk ke çfare ben. Historia nuk behet "me predikime prifterinjsh", me "receta mjekesh", me "poezi poetesh apo tregime shkrimtaresh" As "me sikure", as me idealizem. E verteta aq sa ka karakter konkret, po aq ka dhe karakter historik.
Fallsiteti i predikimeve të politikanëve të sotëm shqiptarë mbi gjoja tradhëtinë e P.K.SH-së dhe Enver Hoxhës dhe pseudopatriotizmi i tyre, bie poshtë, po të ballafaqojmë kushtet ndërkombëtare në të cilat u gjënd Shqipëria e 1944-ës dhe Shqipëria e 1991-shit. P.K.SH-ja erdhi në pushtet, kur sapo kishte mbaruar lufta e dytë botërore, kur Shqipëria nuk njihej fare në arenën ndërkombëtare, kur siç do ta shikojmë më poshtë, ajo ishte lënë rezervë për tu ndarë midis Greqisë dhe Jugosllavisë. Ajo erdhi në pushtet kur harta e Evropës sapo ishte krijuar nga të mëdhenjtë në Konferencën e Jaltës dhe Potsdamit. Kur Jugosllavisë, fuqitë e mëdha jo vetëm që vendosën t'i linin kufijtë që kishte, pra dhe trojet shqiptare, por më tepër e morën atë në kujdestari të veçantë.
Ndërsa, politikanët shqiptarë të pluralizmit, pas 1992-shit, ishin politikanë të një shteti sovran dhe të pavarur në Evropë. Shqipëria e 1992-shit, ishte një vënd me prestigj ndërkombëtar. Ata erdhën në skenën politike të Shqipërisë, kur Jugosllavia filloi të shpërbëhej dhe brënda saj filluan të krijoheshin një varg shtetesh sovrane dhe të pavarura. Ata erdhën në skenën politike kur të mëdhenjtë e botës, filluan të merreshin me rirregullimin e hartës së re të ballkanit. Në këtë proçes politikanët e Shqipërisë, janë aktorë, jo spektatorë. Megjithatë, ata deri më sot, e kanë katandisur çështjen kombëtare të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, në çështje të të drejtave të njeriut. Në sytë e tyre dhe me miratimin e tyre, kombi shqiptar u ricoptua në katër shtete, ndërsa ata vazhdojnë të flasin për "tradhëtinë" e së kaluarës për të mbuluar turpin e të sotmes. Në vënd të kërkojnë lirinë kombëtare, kërkojnë të drejtat qytetare. Në vënd të kërkojnë unifikimin kombëtare, predikojnë stabilitetin dhe paqen me çdo kusht, qoftë dhe me sakrifikimin e çështjes kombëtare.

-Rruga e një kombi drejt unifikimit: Komb gjuhësor, komb shpirtëror dhe së fundi komb politik. (Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe, realizoi aktin e parë të unifikimit të kombit shqiptar si komb gjuhësor. Mardhëniet kulturore dhe artistike, shkencore dhe letrare me Kosovën, synonin realizimin e elementit të dytë të unifikimit të kombit si komb shpirtëror.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptyTue Jan 13, 2009 6:30 pm

Marre nga Vepra Titistet

Do te flas me poshte per konferencen e Bujanit te fundit te vitit 1943, ku perfaqesuesit legjitime te popullit te Kosoves u mblodhen, diskutuan, moren vendime shume te drejta e shume te rendesishme si per momentet e atehershme, ashtu edhe per zgjidhjen e drejte te problemit te Kosoves pas luftes e si rezultat i luftes. Nje nder organizatoret e kesaj konference dhe nder te parat qe hodhi firmen ne vendimet e saj te ligjshme e te rendesishme, ishte edhe Fadil Hoxha. Ishte ky nga ata anetare të ish-grupeve tona komuniste, qa shkoi ndër te parat ne vendlindjen e tij, ne Kosovë, luftoi dhe kontribuoi per mobilizimin dhe udheheqjen e popullit kosovar ne lufte dhe qe nga ata që firmosi me dorën e vet atë cka kërkonin lufta dhe vetë populli i Kosovës.

Ne letrat qe na dergonte në vitet e luftës Komiteti Krahinor i Kosoves e i Metohise (Rrafshit të Dukagjinit), nje nder udhehegesit kryesore te cilit ishte Fadil Hoxha, fare
hapur pohohej mosbesimi qe ndihej ne Kosove ndaj PKJ dhe ndaj partizaneve jugosllave, per shkak te shtypjes se eger serbomadhe, per shkak se «edhe kane vra
shgiptare te pafajshem». «Le te vije kush te doje, - shpreheshin, sipas kesaj letre, nje shumice e madhe kosovaresh, - vec Jugosllavia te na hiqet qafe» dhe ne vazhdim theksohej: «Ne jemi tue prite te na ndihmoni ju»


Po kete mosbesim, po keto ndjenja e mendime te popullit te Kosoves per PKJ m'i shprehu me gojen e tij vete Fadil Hoxha kur erdhi pas Clirimit te vendit ne Tirane dhe une e prita e bisedova gjate me te ne zyren time , ne Kryeministri . Ai u ankua per
gjendjen e rende qe ekzistonte ne Kosove, per situaten e ndjekjeve, te raprezaljeve e te terrorit ndaj shqiptareve që zoteronte ne krahine dhe hapur me tha se «as po shohim, as ka ndonje ndryshim nga e kaluara, kur vuanim nën Jugosllavinë e kraleve».

E tamam po ky Fadil Hoxhë, tash ne pranveren e 1981-shit, ngre dorën e jep votën ne Presidencën e RSF të Jugosllavise, per të derguar tanket e bajonetat e ushtrisë serbomadhe që të vrasin, të shtypin e te mposhtin popullin e rinine kosovare që u ngritën per te kerkuar respektimin e të drejtave të tyre. Dhe, si per ta treguar sheshit metamorfozen e tij te plotë ne këta 40 vjet, Fadil Hoxha, i titozuar koke e xhep, arrin gjer atje sa ne mbrojtje të kasnecëve serbomedhenj ngrihet para të vrareve e demonstruesve shqiptarë të 1981-shit dhe i quan... «plehra!».

Po q'kerkojne valle ky popull e kjo rini e revoltuar, sot, 36 vjet pas «clirimit»? Kerkojne që gjendja e tyre kushtetuese, ekonomike dhe socialkulturore, të vihet ne rruge të drejte brenda ligjeve te Federates Jugosllave , kerkojne të kene statusin e Republikes brenda RSFJ , kërkojnë t'u realizohen po ato të drejta që i vunë ne rend të dites edhe ne Bujan me 1943, por qe Titoja ua la ne letër, kerkojne te ndalohet terrori e dhuna ne rruge, ne shkolla, ne shtepi e burgje. E pikerisht per kete jane «irridente », "nacionaliste», «kundërrevolucionarë», pikerisht per kete, mbi demonstrimet e tyre
pagesore , u derguan tanket e bajonetat , pikerisht per kete Fadil Hoxhët, Veli Devet e 1942-shit e te 1943-shit shkelin mbi veten dhe popullin e tyre, shkelin mbi ndershmerine e rinise, shkelin mbi gjakun e viteve te luftes dhe mbi gjakun qe u derdh e po derdhet kesaj pranvere ne Kosove.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" EmptyTue Jan 13, 2009 6:31 pm

- vazhdim -



Po tjeterkund e kisha fjalën . Kapercimin ne kohe e bera vetem se, ndersa këto dite, kur gjendja ne Kosove eshte kaq e acaruar e m'u desh të shfletoja shënimet e kujtimet e mia per vitet e luftes, vetvetiu u perqasen gjendja e atehershme me kete aktuale. E nese gjendja ne Kosovë per krejt keta 40 vjet nuk u qetesua e s'u vu ne rruge te drejtë, kjo ndodhi sepse qysh ne kohen e luftes problemi i saj nga ana e KQ te PKJ u shtrua shtrember e u zgjidh shtrember , nga pozitat nacionaliste e shoviniste, ne kundershtim me deshiren dhe vullnetin e popullit te Kosoves e të viseve te tjera shqiptare ne Jugosllavi.

Le te kthehemi, pra, ne ato vite . Pati atehere një moment kur ne menduam se ceshtja e Kosoves po merrte rrugën e zgjidhjes se drejte. Kjo ka te beje me konferencen e pare te këshillit nacionalclirimtar per Kosoven dhe Metohinë, mbajtur ne Bujan me 31 dhjetor 1943 deri më 2 janar 1944. Konferenca u zhvillua nën drejtimin e Komitetit Krahinor te PKJ per Kosoven dhe , me kerkese te tij, per organizimin e konferences nje ndihme te madhe dhanë organizata e PKSH per Tropojen dhe komanda me organizaten e Partisë te batalionit partizan «Perlat Rexhepi» te Shkodrës, që vepronte ne malesine e Gjakoves.

Pas diskutimesh te zjarrta qe zgjaten tri dite, konferenca vendosi dhe i beri thirrje popullit të krahines te ngrihej i teri ne kembe kunder pushtuesve gjermanë dhe tradhtareve, krah per krah me popujt e Jugosllavise dhe me popullin shqiptar, duke u bashkuar fort rreth keshillit nacionalclirimtar. Ne rezolucionin e konferences, midis të tjerave, shpallej e drejta e vetevendosjes se popullit kosovar deri ne shkeputje! Ky rezolucion u miratua njezeri nga delegatet dhe u firmos nga gjithe anetaret e keshillit.
Lajmi per kete konference dhe vendimet e rendesishme te saj na erdhen shpejt edhe ketu dhe, kuptohet, ky per ne ishte nje gezim i madh. Per here te pare ne pame se ishte hedhur nje hap i drejte dhe i sigurt, qe po i jepte impuls zgjerimit te luftes ne keto zona dhe po e vinte ne rrugen e zgjidhjes marksiste problemin e se ardhmes se tyre. Menduam se me ne fund KQ i PKJ e kishte pare drejt problemin e Kosoves e te viseve te tjera shqiptare dhe, ngaqe s'e kishte quajtur oportune te dilte vete me deklaraten per te drejten e vetevendosjes, ia kishte lene ne dore kete vete popullit te Kosoves me perfagesuesit e ligjshem te tij. Pas kesaj, doemos, menjanohej edhe «frika» e vjeter e udhehegjes jugosllave se mos reaksioni dhe elementet nacionaliste
sllavomedhenj, brenda apo jashte PKJ, mund te akuzonin kete se po «shkaterronte» Jugosllavine.

«Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit, - shkruhej midis te tjerash ne ate dokument, - eshte nje krahine e banueme me shumice nga populli shqiptar, i cili si gjithrnone edhe sot deshiron me u bashkue me Shqipnin. Prandaj e ndiejme per detyre me i tregue rrugen e drejte qe duhet me ndjeke populli shqiptar per me realizue aspiratat e veta. Rruga
e vetme, pra, qe populli shqiptar i Kosoves dhe i Rrafshit te Dukagjinit te bashkohet me Shqipnin asht lufta e perbashket me popujt e tjere te Jugosllavis kunder okupatorit nazist gjaksuer e rrogtarve te ti j sepse ajo asht e vetmja rruge per me fitue lirine, ne te cilen te gjithe popujt, pra edhe populli shqiptar, do te kene mundesi me vetevendose mbi fatin me te drejten e vetevendosjes deri ne shkeputje-. (Nga Rezolucioni i Konferenees se Pare te Keshillit Nacionalglirimtar te Kosoves, botuar edhe ne librin «Keshilli populluer i krahines autonome te Kosove-Metohis 1943-1953-, f. 10. Prishtine, 1955.)

Keshilli perbehej nga 51 anetare, nga te cilet 43 shqiptare, kurse te tjeret Serbe, malazez etj. Ne kryesine e keshillit qe kane vene firmen re kete rezolucion jane : Mehmet Hoxha, Pavle Joviqeviq, Rifat Berisha, Xhevdet Doda, Fadil Hoxha, Hajdar Dushi, Zekerija Rexha e te tjere. Tani ajo me plot gojen kishte rastin t'i pershendeste vendimet e konferences se Bujanit si shprehje te vullnetit te popullsise se kesaj zone, dhe, me këtë, te shlyente perfundimisht ate gabim qe ajo s'duhej ta kishte lejuar, të pakten që me 1941. Ne shkurt te vitit 1944, ne një buletin te «Zerit të popullit», botuam një artikull të posagem per kete ngjarje te rendesishme. Permes tij i shprehëm urimet tona me të zjarrta konferences se Bujanit, u beme perseri thirrje vellezerve kosovare per t'u ngritur më me furi ne lufte dhe, jo pa qellim, nenvizuam e pershendetem vendimet kryesore të konferences. Midis të tjerash ne këtë artikull pasi theksohej se «Keshilli nacionalclirimtar per Kosove e Rrafsh te Dukagjinit i ka ngarkue vetes per me i tregue popullit rrugen e drejte te cilen duhet me e ndjeke per me realizue aspiratat e veta», nenvizohej se lufta kunder pushtuesit nazist dhe veglave të tij ishte dhe mbetej e vetmja rruge per te fituar lirine, me të cilen te gjithë popujt, pra, edhe populli shqiptar, i Kosoves dhe i Rrafshit te Dukagjinit «... do te kene mundesi me vetevendose mbi fatin e tyre me te drejten e vetevendosjes deri ne shkeputje»

Sa per qendrimin e KQ te PKJ ndaj kesaj ngjarjeje s'po degjonim asnje fjale. Vone do te mesonim te verteten, e cila si gjithishka tjetër, ishte teper e hidhur. KQ i PKJ, sa kishte marrë vesh per vendimet e konferences se Bujanit, kishte reaguar me egersi e kishte kerkuar te mos publikohej ne asnje menyre shpallja e saj mbi të drejtën e popullit kosovar per vetevendosje deri ne shkëputje. Afirmimi i vete perfagesuesve
te popullit të mbledhur ne konferencë se «populli i Kosoves e i Rrafshit te Dukagjinit... si gjithmone edhe sot deshiron me u bashkue me Shgiperine», me urdher te KQ te PKJ duhej fshire nga rezolucioni e te mos publikohej. Arsyeja ishte se udheheqja e PKJ me Titon ne krye, pavaresisht nga nje sere deklaratash «parimore» mbi zgjidhjen «e drejte» te ceshtjes nacionale te kombeve e kombesive te ish-Jugosllavise, gjithmone kishte punuar e kishte aspiruar per te ruajtur te paprekur, madje per ta zgjeruar me teper Jugosllavine. Ne menyre te vecante, shkelja dhe hedhja poshte e parimeve mbi ceshtjen nacionale nga PKJ u konsakrua ne mbledhjen e dyte te AVNOJ-t ne Jajce ne fund te nentorit te vitit 1943.

Nuk eshte as detyra ime, as qellimi i ketyre shenimeve te analizoj e te vleresoj vendimet teresore te kësaj mbledhjeje. Nuk eshte, gjithashtu, detyra ime as te vleresoj nese u mor ne rruge te drejte apo te shtrember vendimi kryesor i saj per «ndertimin e Jugosllavise se re mbi parimin federativ», qe do t'u siguronte, sic thuhej, «barazi serbeve, kroateve, slloveneve, malazezve» etj. Kete vendim e kane vleresuar e, ne iu dashte, le ta vleresojne e ta rivleresojne, si t'u duket me e drejte, vete serbet, kroatet, maqedonasit, sllovenet. Ajo qe dua te theksoj eshte se me kete vendim te pakten perfshirja e Kosoves, e Rrafshit te Dukagjinit dhe e viseve te tjera shqiptare brenda
«Jugosllavise se re federative», edhe kete radhe, u be po aq arbitrarisht, sig ishte bere edhe nga fugite imperialiste ne traktatet e Versajes e te Londres disa dekada me pare. Ne marrjen e ketij vendimi nuk u perfill vullneti i popullit te Kosoves, te Dibres etj. U mor parasysh vetem vullneti i KQ te PKJ. Asnje perfagesues i Kosoves e i viseve te tjera shqiptare te ish-Jugosllavise nuk mori pjese ne kete mbledhje, bile, nuk ishin njoftuar as perfagesuesit e Komitetit Krahinor te PKJ per Kosoven e Rrafshin e Dukagjinit.

Neve vete ky vendim i kesaj mbledhjeje s'na u be i njohur per shume kohe. Ne te njejten kohe, fakti qe konferenca e Bujanit u organizua plot nje muaj pas mbledhjes se Jajces dhe mori vendime qe ishin ne kundershtim me «vullnetin» e Jajces, por ne perputhje me vullnetin e popullit kosovar, tregon se asgje s'dinin as kosovaret, as udhehegesit e kesaj zone per cka ishte vendosur prapa kraheve te tyre nga KQ
i PKJ. Pabesia e perhershme e udhehegjes jugosllave ndaj shqiptareve gjen ne kete rast nje nga shembujt e saj me flagrante. Ne Jajce duhej te gene perfagesuar patjeter vellezerit tane, shqiptarët e Kosoves e te viseve te tjera dhe t'u respektohej e drejta per ta thene atje lirisht fjalen e tyre. Ata vete le te shpreheshin atje se c'mendonin per te ardhmen e tyre: Do te bashkoheshin me Shgiperine , apo do te qendronin nen
«Jugosllavine e re»?! E, nese shpreheshin per zgjidhjen e fundit, duhej , gjithashtu, te shpreheshin lirisht, me vullnet te padiktuar nga askush , se si e qysh do ta ndertonin te ardhmen e tyre nen Jugosllavine. Pra, ne kete rast, te shpreheshin nese donin te ishin republike me vete si edhe Serbia, Sllovenia,Kroacia, Mali i Zi etj., apo donin te ishin njesi autonome, apo donin te ishin nen varesine e nje njesie tjeter etj.,etj. Shkurt, ky duhej te ishte akti me elementar qe duhej t'u siguronte paraprakisht KQ i PKJ krahinave te gjera shqiptare per t'u perfaqesuar ne Jajce. Ne, prej vitesh , udheheqesit e PKJ na kishin siguruar se per gjithtka do te respektohej e do te merrej parasysh vullneti i kesaj popullsie . Por, sic thashe, kjo s'u be, u shkel me te dyja kembet . E, per kete, ky akt s'mund te kete emer tjeter, vecse pabesi.

Per me keq akoma, ndersa ne Jajce per fatin e Kosoves ishte vendosur gjithshka qe ne fund te nentorit 1943 , edhe me 1944, neve na dergoheshin (sic thashe, vetem per ceshtjen e Kosoves), letra e mesazhe nga Titoja e njerezit e tij, ku mbulohej e verteta, ku hidheshin fraza se «ceshtja nuk shtrohet qe sot», «por neser », se shqiptaret e Kosoves «do te jene te lire te shkojne nga te duan e si te duan» (sikur keta te qene
arixhinj, pa plang e pa atdhe e jo popull autokton qe lindte, rritej, vritej ose vdiste ne trojet e veta). Koha do te vertetonte se nuk ishim mashtruar vetem per periudhen qe shkoi. Duke na mbuluar te verteten, duke na e paraqitur punen si dicka «te neserme», udhehegja jugosilave pergatitej per veprime te fshehta me te egra . Shkruajne tash bashkepunetoret e afert te Titos dhe biografet zyrtare te tij se ky , veganerisht me 1944 e me 1945, «preokupohej» shume per Ceshtjen e Kosoves , se kishte «lekundje» e «hezitime» etj. Se cfare qene keto «lekundje» e «preokupime » te Titos
ne nuk i dime , por mendja na thote se Titoja me shoket e tij ne ate periudhe (si dhe me pas), nuk preokupoheshin aspak per ceshtjen «e vecante » te Kosoves. Ate e kishin vendosur. Preokupimi i tyre kishte te bente me pjesen tjeter te Shgiperise,
me studimin , pra, te rrugeve e te mjeteve per ta futur krejt Shqiperine nen suazen e Jugosllavise . Edhe kete do ta mesonim me vone, bile kjo do te perbente nje nder kapitujt me dramatike te ndeshjes sone me titistet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty
MesazhTitulli: Re: Enver Hoxha - "Te Titoja"   Enver Hoxha - "Te Titoja" Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Enver Hoxha - "Te Titoja"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë
» Kush ka qenë Enver Hoxha?
» Enver Hoxha dhe partizanet e tij....
» sigurimi i enver hoxhes se si ruhej E .HOXHA
» Demostratat e shqiptarve për liri në Jugosllavi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: