Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori Empty
MesazhTitulli: Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori   Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori EmptyTue Oct 21, 2008 3:34 pm

Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori  
Shkruar nga Enis Sulstarova  
Tuesday, 21 October 2008 
Jetojmë në një situatë paradoksale ku flitet gjithmonë e më shpesh për integrime evropiane, rajonale, madje globale e gjithmonë e më pak për bashkimin kombëtar. Zhvillohen projekte të shoqërisë civile për të na njohur me maltezët, portugezët e danezët, e për të na bërë gati për ditën kur do të hyjmë në BE dhe shumë nga ne nuk e dinë që qyteti që gjithmonë e më shpesh nga mediat thirret Bitola është në fakt Manastiri ku u hodhën themelet e gjuhës zyrtare shqipe. Bashkimi kombëtar reduktohet vetëm në bashkimin territorial-shtetëror dhe politikanët tanë bëjnë gara se cili do të bërtasë më shumë se të tjerët që nuk e duam “Shqipërinë e Madhe”. Ndërkohë nuk shprehen kundër bashkimit të Gjermanive, njohin vetëm një Kinë dhe një Qipro dhe patjetër që nuk do ta kundërshtojnë bashkimin e Koreve, kur ky të ndodhë. Parulla mbizotëruese e politikës shqiptare është se çështja kombëtare shqiptare do të zgjidhet në kuadër të integrimit të rajonit në BE. Evropa që na ndau, ajo do të na bashkojë! Pra, ne vetëm duhet të presim se koha punon për ne.
E kundërta është e vërtetë: koha nuk punon për ne, nëse nuk punojmë ne për kohën. Bashkimin kombëtar nuk duhet ta kuptojmë vetëm si një bashkim territorial në një shtet kombëtar, por pikësëpari si një bashkim shpirtëror, si një vullnet i përbashkët i shqiptarëve. Kombi është një ide që duhet komunikuar, ndarë me të tjerët dhe që duhet aktualizuar gjithmonë në jetën e përditshme të shqiptarëve. Përndryshe ai kthehet në një diçka të largët, ceremoniale. Për kombin kujtohemi vetëm në raste festash përkujtimore (e shkuara), fatkeqësish (“ra ky mort e u pamë”), apo ndeshjesh sportive të ekipit të futbollit apo boksierëve. Kombi dhe atdheu nuk janë realitete të jetuara sot e përditë dhe na mungon një kuadër kombëtar i adresimit të problemeve të shumta që kanë shqiptarët kudo ku ndodhen. Duhet ta kuptojmë se pjesë e kombit janë edhe të varfrit që thyejnë dhe mbledhin gurë për të jetuar; janë bujqit që punojnë arat; janë edhe minatorët që shpojnë tunele në shkëmb, por nuk arrijnë të shpojnë dyllin e veshëve të deputetëve në Kuvend; janë fëmijët e paushqyer e të paarsimuar të fshatrave e të periferive të qyteteve; janë ata që marrin bukë me listë, janë ata presin në radhët e gjata të ambasadave për një lejekalimi për të braktisur njëherë e mirë atdheun; janë edhe gratë e keqtrajtuara nga burra “patriotë”. Pjesë të atdheut janë lumenjtë e ndotur dhe me shtratin e gërryer pa kriter, ujërat e ndotura, pyjet e prerë, toka në erozion, qytetet e betonuar dhe pa identitet të tyrin. Kombi, atdhedashuria, nacionalizmi, patriotizmi janë retorikë boshe nëse nuk i përgjigjen rrethanave jetësore të shqiptarëve, kudo ku këta janë. Kombi përfytyrohet si një vëllazëri, si një familje e madhe, pra le të jemi një familje shpirtërore e të mos presim adoptimin burokratik nga një shtet i vetëm.

Kombi është një ide dhe duhet të besojmë në fuqinë e ideve për të ndryshuar realitetin. Bashkimi nuk realizohet mekanikisht, as nga një treg i vetëm. Shumëkush i ka varur shpresat te rruga Durrës-Morinë, por 130 vjet më parë Abdyl Frashëri nuk priste për rrugë për të udhëtuar nëpër të gjitha trevat shqiptare e për të ndarë me parinë e popullin idenë e bashkimit kombëtar përballë armiqve të kombit. Çështja është se si të përdorim liritë që kemi, për të fituar më shumë liri. Në kushtet e sotme kërkohet një veprim hegjemonik ku përpjekjes kombëtare, pa e humbur specifikën e vet t’i brendashkruhen përpjekjet lokale të shqiptarëve në fusha të ndryshme. Fjala “komb” të kthehet në një shënues për një shumësi kërkesash kombëtare e shoqërore.

Pa aktualizim të kombit nuk kanë vlerë të drejtat historike kombëtare të shqiptarëve. Prandaj, ne jetojmë në një periudhë çmitizimesh të historisë e simboleve kombëtare. Përballë apatisë së shqiptarëve vijojnë përpjekjet për të na mohuar prejardhjen ilire dhe hidhet dyshimi se jemi ardhacakë më të vonë se sllavët; vihet në pikëpyetje vazhdimësia iliro-arbëre në mesjetë, lihet në harresë “epoka e artë” periudha e lavdishme e Balshajve, që për pak realizuan bashkimin politik të shqiptarëve; ka përpjekje për greqizimin dhe sllavizmin e Skënderbeut, të cilave shekuj më parë u dha përgjigje Frang Bardhi; mbivlerësohen jo më kot aspektet fetare, lokale dhe feudale të luftës së Skënderbeut dhe nuk citohen fjalët e tij në letrën dërguar princit të Tarantos “të parët tanë quheshin epirotë”, gjë që flet për një vetëdije të lartë etnike, nëse jo kombëtare, të heroit tonë; Rilindja Kombëtare interpretohet si një lëvizje e veçuar e intelektualëve të mënjanuar në mërgim dhe nuk përmendet jehona popullore e saj në Shqipërinë e asaj kohe; festohet me bujë 28 Nëntori dhe “harrohet” pushtimi dhe spastrimi etnik që pësuan shqiptarët në vitet 1912-1913, pasojat e të cilit i vuajmë edhe sot; përkujtojmë Holokaustin dhe pak kujtohen për një gjenocid tjetër, atë çam (çështja çame nuk është çështje pronash, por çështje gjenocidi dhe pjesë e çështjes kombëtare shqiptare). 

Sot, në epokën e globalizmit, integrimeve evropiane, demokracisë etj., na thonë që ta rishkruajmë historinë, na mësojnë se nuk kemi më armiq. Kjo bëhet për të fshehur spastrimin e Preshevës, separatizmin serb rreth e brenda Mitrovicës (një Berlin tjetër i ndarë!), boshnjakëzimin e Kosovës; përzënien dhe mënjanimin e shqiptarëve në Shkup e Manastir për të krijuar Lebensraum-in e kombit foshnjarak maqedonas; greqizimin e Himarës, ndërtimin e varreve dhe të kishave greke për të vijëzuar kufirin simbolik dhe territorial të aneksimit të jugut të Shqipërisë, rritja artificialëve e “pakicës” greke, ndërrimin e kombësisë dhe fesë së mërgimtarëve shqiptarë në Greqi, etj. Këto përpjekje kombëtare lokale nuk mund të kenë sukses po nuk u udhëhoqën nga qëllimi i bashkimit kombëtar dhe po nuk u lidhën me përpjekje të tjera shoqërore. Çasti i tanishëm përmbledh të shkuarën dhe të ardhmen. Jemi qytetarë të shteteve përkatës, kemi të drejta e detyrime qytetare, por jemi edhe shqiptarë dhe prej kësaj përkatësie buron përgjegjësia për të punuar për realizimin e të drejtave historike. Me rifutjen e “kombit” në qendër të ligjërimeve publike, vala e çmitizimeve do të tërhiqet. Edhe mitet kombëtare do të aktualizohen dhe do të fitojnë kuptime të reja, për t’iu përgjigjur nevojave të një brezi të ri të shqiptarëve. Të punojmë për një rilindje tjetër kombëtare!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori   Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori EmptyTue Oct 21, 2008 8:33 pm

I kisha ftuar antaret e ketij forumi qe te diskutojme ne kete teme, sepse eshte teme per te ardhmen, pikerisht per bashkimin kombetare qe po e synojme. Te punojme te mos na u perseritet e kaluara, por te merremi me shume me te ardhmen, sepse duke u marre me shume me te kaluaren, druaj se e ardhmja gjithnje do te na shkoje ne perqarje.

Me t'mira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori   Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori EmptyWed Oct 22, 2008 11:21 am

Ne Shqiptaret disa her gjate historis i kemi nis luftat per Bashkim kombetar po gjither deri sot i kemi len ne gjysme , por nuk do te thot se perpjekjet kan ngecur jo kurr nuk do ndalemi deri ne realizimin e qellimit pamvarsisht pengesave qe po na i bejn politikanet tane se keta jan pengesa kryesore si ne kosov ashtu ne Shqiperi,mendoj se populli duhet te vedisohet shume ne te ardhmen mos ti votojn politikat ose forcat qe jane kunder bashkimit kombetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kushtrimi86
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kushtrimi86


Male
Numri i postimeve : 172
Age : 38
Vendi : Prishtine
Registration date : 29/08/2008

Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori   Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori EmptyWed Oct 22, 2008 12:31 pm

Bashkimi kombetar eshte histori edhe aktualitet, por edhe e ardhme qe po na pret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori   Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori EmptyWed Oct 22, 2008 9:04 pm

Kushtrim ne cfare forme me intereson eshte aktualitet...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kushtrimi86
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kushtrimi86


Male
Numri i postimeve : 172
Age : 38
Vendi : Prishtine
Registration date : 29/08/2008

Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori   Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori EmptyThu Oct 23, 2008 3:28 pm

Guximi me aktualitet kam nenkuptuar luften e vazhdueshme te popullit tone per bashkim kombetar, pra eshte ky ideal i cili popullin tone e ka mbajt dhe e mban te gjalle.
Per realizimin e ketij ideali kane ren dhe vazhdojne te bien shume deshmore.

Me t'mira
Kushtrimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori   Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bashkimi kombëtar si aktualitet dhe histori
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E drejta për vetëvendosje dhe bashkimi kombëtar - LV
» Bashkimi Kombëtar
» Kreshnik Musolli: Baleti Kombëtar i Kosovës, 48 vite histori
» Bashkimi kombëtar dhe sinergjia!
» Halil Krasniqi: BASHKIMI KOMBËTAR DHE ALTERNATIVAT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: