Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Hafiz Ali Korça

Shko poshtë 
AutoriMesazh
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Hafiz Ali Korça Empty
MesazhTitulli: Hafiz Ali Korça   Hafiz Ali Korça EmptyWed Oct 15, 2008 8:21 pm

Kush ishte Hafiz Ali Korça!

Veprimtaria e tij në lëmin e atdhetarisë dhe arsim-kulturës shqiptare

Hafiz Ali Korça (Ali Iljaz efendi Kadiu), lindi në Korçë më 1873. Mësimet fillore dhe të mesme i mori në Korçë, përkatësisht në shkollën iptidaije dhe atë idadije. Studimet e larta i kreu në universitetin e Stambollit. Në lëvizjen kombëtare hyri që më 1889, kur zuri të jepte mësime falas në shkollën shqipe të djemve në Korçë dhe pas një viti edhe në idadijen e Korçës. Veprimtarinë kombëtare dhe dijet i ndërthuri në një të vetme. Në maj 1894 u dërgua në Bullgari, ku u takua me atdhetarët që asokohe vepronin atje: Dhimitër Mole e Kristo Luarasi, Shahin Kolonja dhe Jusuf Turabi Kërçova. Kur po kthehej në Stamboll, policia që e ndiqte vazhdimisht, gjatë kontrollit që i bëri në Siqerxhi, i gjeti librat: “Qerbelaja” e “Skënderbeu”, si edhe disa fletore të ndaluara. Për këtë e mbyllën në burgun “Beshiktash” dhe më pas e mërguan në qytetin Sinop. Këtë ndodhi, fletorja “Sabah” e 30 majit 1894 e bënte të ditur me këto fjalë: “Po merret vesh se Hafiz Ali Korça, kur po dilte prej trenit që vinte nga Bullgaria në Stamboll, në Siqerxhi, me qenë se i gjetën përsipër shumë fletore e libra shqip, në atë ças u kap dhe u mërgua në Sinop”. Dajës së vet, Abdurrahman Pashait, me ndikim të madh në Oborrin e Sulltanit, iu desh të ndërhynte deri tek Sulltani, që Hafiz Ali Korça të mos dergjej në qelitë e Sinopit.

Cilësitë e tij të vyera e vunë në krye të çetës devollite që në vitin e parë të Shekullit XX. Patriotizmin dhe burrërinë e tij e pasqyron më së miri parrulla që mban në dorë i ndodhur ndërmjet bashkëluftëtarëve, ku me gërma të mëdha shkruhet: “SHQIPËRI A VDEKJE”.

Puna e Hafiz Ali Korçës dhe e bashkëpunëtorëve të tij, u ndërpre sërish me goditjen që iu dha shkollës shqipe dhe mësuesve të saj nga pushtetarët në bashkëpunim me organet kishtare të Korçës. Fletorja osmane “Aksham” me dt.09 (23).07.1903, me atë rast shkruante: “Sikush e din që Korça është çerdhja e latinxhinjve.[1] Atje ndodhet një grup shumë veprues, i cili prej një kohe të gjatë po merret me propoganda; mundohen për të ringjallur vetqeverimin kombëtar. Tani, për t’i derdhur ujë squfuri në rrënjët e tij, shkolla shqipe po mbyllet dhe kryetarët e kësaj lëvizje atdhetare që ishin nga treva të ndryshme të Shqipërisë, u internuan: Hafiz Aliu në Spartë të Konjës, Orhan Beu[2] në Marash, Emin Malka në Urfë, Hysejn Qani Ballanca në Tokat, Sulejman Ohri në Nikdë dhe Thimi Mihal Marko në Manastir”. Drejtori i shkollës, Nuçi Naçi dhe i vëllai, Loni, u mbyllën në burgun e Manastirit, ndërsa Agjah Korça e Hafëz Shevkiu, në burgun e Korçës[3]

Pa u ndalur para pengesave të herëpashershme, Hafiz Ali Korça, duke qëndruar gjithnjë në pararojë të atdhetarëve korçarë, u gjend para ngjarjeve të mëdha që ndezën kryengrijen dhe mundësuan shpalljen e kushtetutës së dytë osmane. Duke bërë fjalë për ato ngjarje, Hafiz Ali Korça, vëren se shtytjen kryesore atyre ua dha shqetësimi që shkaktuan vendimet e Carit Rus dhe Perandorit Austro-Hungarez, gjatë takimit të tyre në Reval të Austrisë (1903). Sipas atyre vendimeve, Sulltanati Osman, fshihej nga harta e botës dhe së toku me të, vetvetiu edhe Shqipëria, si pjesë përbërëse

e tij. “Ata që mendonin të ardhmen-shënon Hafiz Ali Korça-derthnin lot gjaku e iu dridhej buza kur kujtonin copëtimin e paracaktuar”. Më tej ai vijon: “Atdhetarët e çmueshëm, duke vënë vdekjen në syt, themeluan shoqërinë e fshehtë “Ittihat ve Terekki” (“Bashkim e Përparim”) më 1908 në Manastir.

Hafiz Ali Korça, ishte ndër pjesëtarët më të zjarrtë të kësaj shoqërie. Pak ditë më pas një grup ushtarakësh të garnizonit të Manastirit me mirallaj (kolonel) Niazi Fehmi Resnjën në krye, dolën maleve të Mokrës e të Ohrit dhe shpallën kryengritjen. Si Niaziu edhe i vëllai i tij, Osmani, kishin qenë nxënës të Hafiz Aliut në idadijen e Korçës. Për të shpejtuar e fuqizuar veprimet kryengritëse, nga Manastiri në Korçë, arriti bimbash (major) Remziu me taborin e avxhive (ndjekësve), gjoja për të ndjekur Niazinë me shokë. Ndërkaq, boshnjaku Shemsi Pasha me dy-tre taborë, u bë gati që të derdhej në Ohër, Starovë, Korçë e qendra të tjera të kryengritësve, dhe t’i shkatërronte ato, pastaj të godiste e të shpartallonte kryengritësit e prirë nga Niaziu. Mirëpo, më 22.07.1908. , kur po hynte në karrocë, për t’u nisur në buzë të lumit Drahor, u vra nga ysteimen (toger) Hatifi prej Çanakalasë. Të nesërmen, kur në Korçë u njoftua shpallja e kushtetutës, fjalimin e parë e mbajti Hafiz Ali Korça. Në ngjarjet që rrodhën më pas, ai ishte përherë ndërmjet prijësve kryesorë, gjë që bëri të zgjidhej qysh në fillim edhe deputet në mexhlisin e II-të osman, e që ai me zemërgjerësinë që e dallonte, mandatin e deputetit, ia fali Shahin Kolonjës.

Hafiz Ali Korça, ishte një nga përfaqësuesit e Korçës në Kongresin e Manastirit, i cili i zhvilloi punimet ndërmjet datës 10-23 nëntor 1908. Pa e lënë pas dore mësimdhënien në idadije-meqë tanimë shkolla shqipe e djemve ishte mbyllur- nëpërmjet fletores “Korça” dhe të disa fletoreve osmanisht, që shpesh përkrahnin abecenë shqipe me gërma latine, iu përvesh një pune të dendur e të dobishme. Ai shkruante edhe në osmanisht që “Korça” botonte herë pas here; ato ishin aq të thekura sa edhe shkrimet shqip. Mjaft të goditura si nga pikëpamja artistike, ashtu edhe nga pikëpamja politike, ishin vjershat që botonte në “Korça” në mbrojtje të abecesë dhe të çështjes kombëtare në tërësi. Ndër to mjafton të përmendet shkrimi që ai, me emrin Hafiz Ali Shqiptari, e botoi në “Korça” nr.2, me datë 24.12.1908 (06.01.1909), dhe shkrimi e vjersha e botuar në po atë gazetë me nr.5. Në të parin, pasi tregon se gjëja më parësore për shqiptarin dhe shqiptarët ishte shkollimi, ngulmonte që ai të bëhej doemos në gjuhën amtare. “Njeriu vetëm me gjuhë të tij mund të vejë përpara...me gjuhë të huaja kjo s’mund të bëhet kurrë”. Me atë rast, ai përmendte edhe mënyrat se si duhej vepruar që të arrihej një gjë e tillë; vërente edhe se burimet e mirëqenies dhe të mbrojtjes si njerëz e si komb, ishin zejet e ndryshme. “Po s’mësuam mjeshtërira, po s’ditëm si bëhet baruti, si bëhet pushka, si bëhet topi m’i qëruar e m’i shpejtë që ta hedhin plumbin e gjylen më larg se prej armëve të armiqve, si bëhet anija e zjarrtë e luftës, me se do të mbrojmë mëmëdhenë?”. Dhe tërë ato mjeshtëri s’mund të përvetësoheshin pa qenë të ditur. “Po të dish-vërente ai - bën edhe armët më të mira se ato të armiqve, e kështu mbron mëmëdhenë e veten”. Padituria e masës sonë kombëtare-sipas tij-ishte shkaku kryesor që fqinjët në vitet 1878-1881 vendin tonë“e qethën në të gjitha anët: Greqia, Nartën e krahinën e saj; Serbia, Nishin, Vranjën e Pirotin me qindra mijë shqiptarë; Mali i Zi, Ulqinin, Shpuzën, Podgoricën, Nikshiqin e Kollashinin”. Pasi përmendte këto, u bënte thirrje shqiptarëve t’i përvisheshin punës për të mësuar dijet në gjuhën amtare, duke dhënë edhe këtë gjykim: “Them me zemër të djegur: Në u përpjekçin kështu, atëherë mundemi të themi se rrojmë dhe kemi për të rrojtur të përparuar e të mbrothçim”. Më në fund ai theksonte se gjëja më e keqe për njeriun ishte jetesa me nëpunësi shtetërore.


Forumist te nderuar, cili eshte mendimi juaj per Hafiz Ali Korçen?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Hafiz Ali Korça Empty
MesazhTitulli: Re: Hafiz Ali Korça   Hafiz Ali Korça EmptyWed Oct 15, 2008 8:22 pm

Vajtimet e Atdheut

(Kushtuar bombardimit të Drenicës nga Serbët në Qershor 1924)


Më s'tu nda zjarri, më s't'u nda flaka
Më s't'u nda vrasja, ndjekja,shuplaka,
Më s't'u nda therja, mbytja grabitja,
Më s't'u nda shtypja, vojtja, drobitja.

Gra, burra, foshnja për ditë vriten,
Nga vendi vet zhveshur po qiten;
Digjen katundet e përvëlohen,
Ah, shpirti më këputet, prej kujt s'ndalohën.
U germadhove, u copëtove,
Krejt u trondite krejt u shkretove.

Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!


Qytetërimi ku asht vallë?
Përse Europa nuk i sheh hallë?
Si s'po dëgjohet topi i shkretë?
Si s'shihet flaka qi del mbi retë?
Si nuk dëgjohet rënkimi i shpirtit?
Pse s'këshillohet kombi gjakpirës?
Në botë, thua, s'ngeli bamirës.
Qysh u shurdhua bota e terë?
S'shohin barbari gjer sot ç'ka berë

Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!


Me top u shuan vëllezërit tanë,
Malet dhe fushat ndër gjak i lanë.
I vranë, i shuan, i handakosën.
Në vend të tyre tjetër vëndosën.
Sa pasuri që patën ua perlanë.
S'di me ç'të drejtë dreqvet ia dhanë!
Më digjet shpirti, kam shum frikë,
Se do t'i sosje kjo politikë,
Fill shqiptari nuk do te lenë?
Fatzijtë e gjorë ku do te vejnë?

Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!


Në ketë shekull kjo politikë
Mrekulli, quhet e them pa frikë,
Kjo politikë racëmbaruese
Për ditë grin pleq, trima, nuse
Kjo politkë lugate shtrigë
Dhelpër dinake, kuçedër e ligë
Faroj vëllezër me qindra mijë
I madh i Vogël duhet ta dijë
Fol, o moj botë e qytetërimit
Përse po shkulet kjo racë e trimit.

Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!



Kosovë e bukur, oj shpresa jonë
Bujare, trime, ke qenë si i thonë
Sot të zu halli, në zgjedhë ngele,
Kurban po bëhesh për ditë si dele.
Kurban po bëhesh ditë bajrami,
Në Ballkan therret veç shqiptari.
Kështu pse s'duket Xhebraili?
Të të shpëtonte nga thojntë e mprehtë
Të të shpëtonte nga zjarri i nxehtë
Ty moj Kosovë, e madhe shpresë
Se ndaj ty ruhet edhe sot besa,
M'i madhi krahu i Shqiperise!
M'e madhja çerdhe e Trimërisë!

Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!


Pjesa më e madhe e Shqipërisë
Iu dha Serbit e Greqisë
Vetëm i ardhi keq Perëndisë
Për atë gjakun e foshnjërisë,
Dua t'i lutem pak qeverisë
Të marrë masat e ligjësisë:
T'i lutet Frances dhe Anglisë
T'i pritet hovi pake Serbisë
Dhe për Çamërit, fqinjë te Greqisë.

Qani Kosoven dhe Çamerinë
Për gjëmëzezet zgjatëni zinë!


Nip i Pellazgut, o komb i vjetër!
Nga ti m'i i vjetër nuk ndodhet tjetër,
Dyzet ke patur milione frymë
Te pakoi koha, te çkriu si brymë.
Le Arijanen, Durrës u mbështete,
Nga fati i shkrete si nje grusht mbete.
Edhe këtuze shprehje nuk gjete.
Mento ku ishe, ku je , ku vete,
Tashti pa krahe ke mbetur fare
Për një te vjetër komb, turp e marre

Qani Kosoven dhe Çamerinë
Se i këmbejnë si bagëtinë!


Ka vdekur fare civilizimi;
Sot veç një lustër ka Perëndim.
Iku mëshira erdhi rrënimi!
Po del mbi qiejt nga do rënkimi,
Në fund te tokës hyfte gëzimi!
Kur po shfaroset një komb ma trimi,
Kurse ka vdekur krejt njerëzimi,
Kurse nuk paska babë a vëlla jetimi,
Fare mos qoftë shtypi dhe shkrimi!

Qani Kosoven dhe Çamerinë
Për gjëmëzezet zgjatëni zinë!


Mos i ndaj lotet, qaj Vardar plaku!
Nat'e ditë ecën të lahet gjaku
Gjaku i shenjtë që derdh barbari,
Me te ushqehet sot çdo fill bari,
O shale i shkretë, qysh duron valle?
Pse nuk po shkrihesh, qysh je i gjallë?
Shembuni male, mbetët te shkretë!
Shembuni bashkë me gjithë tepetë!
Kur komb bujari për ditë po shuhet,
Ty, moj Kosovë, jeta ç'të duhet?
Kur dhe Evropa s'po ta sheh hallin
Për ditë ju therin, ju marrin mallin
Për ditë ju derdhet gjaku
Shpresa ka mbetur vetem te Hakku.

Qani, vëllezër, Kosovën, qani!
Për gjëmëzezën ca ditë zi mbani!


Tiranë , Gusht 1924
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Hafiz Ali Korça
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  PEGASI INTERNACIONAL I FOKUSUAR POETI SKËNDER KORÇA
» HAFIZ YMER GUTA
» HAFIZ RUSHID EMRA
» HAFIZ MURTEZA MULLA ALIU
» HAFIZ SABRI KOÇI (1921-2004)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: