Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 TREGIME MISTIKE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

TREGIME MISTIKE Empty
MesazhTitulli: TREGIME MISTIKE   TREGIME MISTIKE EmptyWed Oct 15, 2008 2:34 pm

GJAKU VRASËS  

Mendohet se vdekja nuk është akt i çastit, por një proces shkallë-shkallë. Bile disa, që kanë pësuar vdekje klinike, pohojnë se ata kanë dëgjuar dhe parë gjithçka që është zhvilluar rreth tyre. Ndoshta edhe sytë e Altinës, me atë shikim të ngrirë por që shkëlqenin edhe në minutat e fundit të ndarjes nga kjo botë, shikonin këtë proces. Arritën ta shohin atë gjak të huaj që po derdhej rrëke nga trupi i saj i gjymtuar dhe i mbërthyer mes timon dhe karriges. Gjakun e huaj që nuk u bë kurrë i veti. Gjakun, i cili nuk ia dhuroi jetën, por vdekjen.
Raportet mes dy të rinjve të dashuruar, Florit, djaloshit biznesmen nga qyteza e Sharrit dhe Irmës, bukuroshes nga Prizreni, kohët e fundit duket se nuk qëndronin edhe aq shkëlqyeshme. Flori jo vetëm që ishte njeri paksa i çuditshëm, por ishte edhe mjaft xheloz. Megjithatë, Irma e dashuronte. 
Një mbrëmje korriku, të vitit 2007, ata ishin ftuar në ditëlindjen e një miku të tyre. Një festë e këndshëm mes shokësh dhe miqsh. Pas disa orësh dëfrimi me pije, këngë e vallëzim, mes këtyre dy të rinjve plasi sherri. Ata filluan të grinden. Më saktë, Flori ishte i dehur dhe në atë gjendje e kishte fyer rëndë Irmën për shkak të një bisede që ajo kishte zhvilluar me një të pranishmi tjetër. Nga xhelozia, ai i kishte quar që te dy në dreq të mallkuar dhe ashtu i dehur ishte larguar me shpejtësi nga festa. Por as që e kishte kuptuar se çfarë dhembje i kishte krijuar kësaj vajze të sinqertë dhe të ndershme. Irma e dëshpëruar, rrëmben çelësat e automjetit të saj dhe niset pas tij. Ashtu nën presion psikik, fillon të vozisë me shpejtësi shumë të madhe. Pas disa minutash ajo humb kontrollin mbi automjet dhe në dalje të qytetit të Prizrenit, ndeshet drejtpërdrejt me një shtyllë betoni. Matësi tregonte shpejtësinë prej 114 km/h. Vdekja kishte pasuar aty për aty.
Kaluan rreth pesë muaj nga fatkeqësia ku humbi jetën Irma. Flori pothuajse kishte braktisur tërë veprimtarin në biznesin e tij. Kishte filluar të pi alkool me të madhe. Aq shumë kishte pësuar ndryshime psikike por edhe fizike sa që në fytyrën e tij në njomë kishin filluar të paraqiten rrudhat e para.
Një mbrëmje dhjetori, rreth orës 8 të mbrëmjes, Flori po kthehej nga Prizreni për në vendbanimin e tij në Sharr. Ai ishte në kërkim të lidhjeve të reja për ta ringjallur sërish biznesin, pasi materialisht qëndronte mjaft dobët. Në dalje të qytetit, mu aty ky kishte humbur jetën e dashura e tij, takoi një vajzë e cila jashtëzakonisht përngjante me Irmën. Jo në dukje, në fizionomi, por në lëvizje, në qëndrim. Nuk foli asnjë fjalë, por në vete ndjeu një lloj fuqie mistike të asaj vajze që vepronte mbi të. Këmbët vetvetiu prekën pedalet e frenimit dhe makina ndaloi pranë saj.
-Të kam pritur - i tha vajza, që tanimë ishte afruar pranë xhamit të makinës, dhe buzëqeshi mu ashtu sikurse buzëqeshte bukuroshja Irma. Gjithashtu, ajo bëri një lëvizje me dorë duke i larguar flokët nga balli, po në të njëjtën mënyrë siç e bënë edhe Irma.
Florit filloi t’i thahej fyti.
-Kush je ti? -e pyeti ai me duke belbëzuar.
-Nuk e di -përgjigjet vajza dhe, duke iu afruar edhe më, e puthë Florin. 
-A më ke pritur? -foli sërish vajza.
-Ty? -tërhiqet Flori mbrapa sikurse ta kishte puthur e ndjera.
-Nuk të kam pritur... -zëri i tij nga frika filloi të bëhet më i vrazhdë dhe me i lartë.
-Po ti ke vdekur... Nga dola tani?
-Nga mosekzistenca, ndoshta... -i ktheu me të rreptë vajza dhe filloi të largohet në drejtim të qytetit.
Flori mbeti i shtangur duke e shikuar vajzën. Nga prapa ishte kopja e përsosur e Irmës. Pastaj me shpejtësi hapi derën, vrapoi dhe iu afrua të panjohurës. E kapi për kraharorë dhe rrëmbyeshëm e ktheu kah vetja. Sytë e saj ishin mbushur me lot. Vajza po qante në heshtje. Flori e shikoi me habi. “Kështu qante vetëm Irma” - tha vetmevete dhe pa e kuptuar as vet se si, filloi ta pushtoj me puthje nëpër gjithë fytyrën duke pëshpëritur:
-Epo, erdhe prapë...Më në fund... Tani do më falësh për të gjitha... Irmushja ime... Dhe në puthje e sipër, vajza e largoi me vrull Florin duke i thënë:
-Nuk jam unë ajo, nuk jam... A po më kupton, nuk jam unë... dhe vrapoi tek parkingu i taksive që ndodhej pak më lart, afër një qendre të madhe tregtare. Hyri në taksi dhe u zhduk. Flori mbeti i shtangur në vend...

Drama e Altinës 

-Askënd nuk mund ta fajësoj. Por as që kam kujt t’ia drejtoj gishtin. Gjithçka filloi kur vajzës sime Altinës, në maj të vitit 2007, iu bë transfuzion i gjakut gjatë një operimi në spitalin e qytetit, ku ajo kishte humbur shumë gjak -rrëfen nëna e saj. Gjithnjë e mundonte ky gjak i huaj dhe disa herë më kishte thënë: “Nënë, nuk do të mësohem kurrë me këtë gjak”. Unë mundohesha ta bindja: “Bija ime, a është më mirë të vdesësh? Mendo pak edhe për mua dhe për babanë. Të kemi të vetmen”. Ajo qante, duke pohuar me kokë. 
Muajt e parë pas operimit gjithçka filloi kah e mbara. Bile Altina filloi të shkojë sërish edhe në korin qytetit si më parë. Mirëpo, kur erdhi dimri fillova t’i vërej tek ajo disa veprime të çuditshme. Një natë e takova me gisht të prerë. Ishte shtrirë në divan dhe dukej sikur po flinte. Ajo po gjakosej e në anën tjetër po flinte! Vrapova me të shpejtë: “Altina bija ime, zgjohu ta lidhi gishtin”. Ajo mu përgjigj sikur të ishte në ndonjë lloji transi: “E pse ta lidh? Le të rrjedh i tëri... Nuk mund ta duroj më...” Fillova ta shkund: “Altina, çfarë po fletë, a je në vete?” Pastaj pasuan edhe ndodhi të tjera të çuditshme. Një mëngjes më zgjoi zëri i saj. Ajo po qante dhe gjëmonte. Vrapove drejtë në dhomën saj. Ajo po flinte, dhe në gjumë murmuriste: “Flori, pse po sillesh ashtu? Ti e di se unë nuk mundem pa ty...Unë të dua...”
Kush ishte ky Flori? Altina nuk kishte pasur kurrë dashnorë. Kishte shoqëri të pakët dhe mes tyre nuk ishte ndonjë me këtë emër. Pas disa javësh vërejta mbi tavolinën e saj një fotografi të një djaloshi të cilën e kishte prere nga një revistë, nga faqja e marketingu. Si me humor i thashë: “A është ky Flori?”. “Po” -mu përgjigj. “E ku banon ai? Si u njoftove me të?” -e pyeta sërish. Por Altina vetëm më shikoi dhe nuk foli asgjë.
-Edhe unë e kamë dëgjuar disa herë këtë emër nga Altina -thotë babai i saj. Një herë derisa ajo ishte në banjë dhe po bënte tush, në moment thirri më zë të lartë: “Flori, ku po shkon?”. Nuk i vura kësaj rëndësi të madhe, por një ditë e pyeta: “Altina, kush është ky Flori? Ku banon ai?”. Ajo mu përgjigj prerë: “Në gjakun tim baba...” E vërejta se ajo nuk po tallej. Atëherë u drejtova për në spitalin e qytetit. Në raportin mjekësor të Altinës figuronte edhe emri i Irmës, si dhuruese e gjakut. Ajo kohë më parë, bashkë me shokët dhe shoqet e institutit privat, ku studionte, kishin shkuar vullnetarisht për të dhuruar gjak. Dhe gjaku i saj i ishte injektuar Altinës. Pastaj nga familja e Irmës, arritëm të kuptojmë se Flori kishte qenë i dashuri i saj. Në ato momente një ndjenjë e frikshme ma kaploi trupin.
E njëjta shpejtësi, e njëjta shtyllë!
Altina nuk posedonte patentë shoferi, dhe as që kishte mësuar ndonjëherë të voziste automobil. Por atë ditë të ftohtë janari, u zgjua më herët se zakonisht - në ora 5 të mëngjesit. Mori çelësat e makinës së babait nga palltoja e tij dhe u nis drejt “Golfit” që qëndronte i parkuar në oborrin e shtëpisë. Hapi derën e automobilit, u fut brenda dhe ndezi motorin. U nis drejt magjistrales për Sharr, dhe pas pak minutash arriti në dalje të qytetit të Prizrenit. Shtypi pedalin e shpejtësisë deri në fund dhe drejtoi timonin kah shtylla e betonit që gjendej skaj rrugës. Me shpejtësi të madhe u përplas drejt në të. Sytë e saj shikoni si të ngrirë por me plotë shkëlqim gjakun që po rridhte nga trupi i saj. Gjakun të cilin ajo kurrë nuk e deshi. Gjakun e huaj që urrente pa masë. Fytyrën e saj e përshkoi një buzëqeshje e lehtë. Dukej sikur Altina ishte çliruar nga ai makth që e mundonte që nga transplantimi i gjakut të Irmës. Nga pushtetit i atij gjaku vrastar.
Dëshmitarët thonë se ajo frymoi disa dhjetëra minuta. Ata nuk mund t’i ndihmon, pasi automjeti ishte dëmtuar aq shumë sa që nuk ishte i munduar asnjë veprim, përveç alarmimit të ndihëm së shpejtë, policisë dhe zjarrfikësve.
Mendohet se vdekja nuk është akt i çastit, por një proces shkallë-shkallë. Bile disa, që kanë pësuar vdekje klinike, pohojnë se ata kanë dëgjuar dhe parë gjithçka që është zhvilluar rreth tyre. Ndoshta edhe sytë e Altinës, me atë shikim të ngrirë por që shkëlqenin edhe në minutat e fundit të ndarjes nga kjo botë, shikonin këtë proces. Arritën ta shohin atë gjak të huaj që po derdhej rrëke nga trupi i saj i gjymtuar dhe i mbërthyer mes timon dhe karriges. Gjakun e huaj që nuk u bë kurrë i veti. Gjakun, i cili nuk ia dhuroi jetën, por vdekjen.
Kur arriti ndihma, Altina nuk frymonte më. Kishte ndërruar jetë. Akrepi i matësit të shpejtësisë kishte ndaluar në 114 km/h. E njëjta shpejtësi e njëjta shtyllë! 

Përgatiti dhe përshtati: Sabir KRASNIQI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

TREGIME MISTIKE Empty
MesazhTitulli: Re: TREGIME MISTIKE   TREGIME MISTIKE EmptyWed Oct 15, 2008 2:35 pm

MISTERI I “LULES SË BARDHË”  

Gjersa aeroplan-bartësja “KENEDI” fuqishëm shqyente ujërat e Mesdheut, duke lundruar kah Adriatiku, nata ngadalë lëshohej. Në qiell së shpejti shndritën yjet. Lëkundja e butë e aeroplan-bartëses i bënte të kotur marinarët të cilët mbrëmjeje në pallubë kalon kohën me pije dhe lojë letrash. Kapiteni Vilijem o Keef në të vërtetë veç sa bisedoi me telefon me të shoqen në anën tjetër të Atlantikut, diku në Kentaki.
Situata e Kosovës, në vitin 1999, po hynte në fazën kritike. Aeroplan-bartësja amerikane “Kenedi” do të lundroj në Adriatik dhe me përkrahjen logjistike do t’i ndihmoj aleatët e paktit NATO në bombardimin e Jugosllavisë kapiteni O Keef , lëshoi dëgjuesen dhe shkoi për të fjetur. 
Lufta në Kosovë mbaroi. Forcat jugosllave ushtarake-policore u tërhoqën nga regjioni kurse makineria më e fuqishme ushtarake e NATO-s hyri në Kosovë me mandatin e Bashkësisë Ndërkombëtare nën emrin KFOR. Zoti O Keef, me vendimin e autoriteteve ushtarake amerikane u përcaktua në Ferizaj, ku si paqësor do të mbante rendin dhe qetësinë në sektorin amerikan të përgjegjësisë. As ëndërr nuk e kishte parë, se në Ballkan, pikërisht në këtë vend, do ta kalonte afatin ushtarak prej shatë muajsh sa gjithsej i kishin mbetur. Ditët ishin të gjata dhe monotone. Asgjë e jashtëzakonshme. Kapiteni O Keef ëndërronte për kthimin e tij në Kentaki, për të birin Xhonin dhe të shoqen Mirjam. Dalja në qytet, pas gjashtë ditësh, ia theu monotoninë. Popullsia lokale i çmon posaçërisht amerikanët. E ndjente këtë në secilin hap, gjatë çdo takimi. Ditën e dytë të daljes së tij në qytet njohu qiftin bashkëshortor ALIU. Mikpritja tradicionale e këtyre njerëzve nuk e linte indiferent kapitenin. E pranoi ftesën e tyre për vizitë. Dhe, miqësia lindi, si zakonisht mu aty ku nuk shpreson fare.
Është korriku, e në vitin 1999 ishte jashtëzakonisht moti i nxehtë. Shumë parashikues botëror kishin paraparë thatësirë të madhe, çka edhe u vërtetua. Kapiteni O Keef atë buzëmbrëmje, më 28 korrik vizitoi shumë shitore, duke kërkuar buqetë lule të freskëta “Ashtu do t’i gëzoj ALIJAT në përvjetorin e njëzetegjashtë të martesës”, mendonte ushtaraku i ri amerikan.
Ishte afër derës së hyrjes të shtëpisë së miqve të rinj. Cingëroi. Në dorë mbante buqetën e vjollcave të freskëta që kishin ngjyra të përziera të kaltërta dhe të verdha. “Ditë e natë” është emri i tyre vendor. 
- Mirë se na erdhët, kapiten! Urdhëroni!- përshëndeti bardhoka gracioze, gjersa hapte portën e rënd të hekurt. O Keeff-it i humbën fjalët. U nguros. Pran tij rrinte bukuria e vashës që rrezatonte fuqishëm. Po buzëqeshja! Iu duk se të tillë nuk kishte parë kurrë më parë. Dhëmbët margaritarë të bardh thjeshtë të magjepsnin ta puthte dhe ai si i magjepsur buzët e veta i barti mbi buzët e vashës. 
- Këto lule janë për ty! – tha O Keef, duke ia ofruar buqetën me vjollca të freskëta.
- Oh, sa jam e lumtur kapiten! Ende askush deri më sot nuk më ka dhuruar këso lule “netësh dhe ditësh” kaq të bukura. Mbaje në mend: më shumë i dua netët, se sa ditët! Edhe pse dikur kisha dhe ditë të lumtura...” – qeshi vasha, gjersa me dorën e djathtë mbante përdore ushtarakun 27 vjeçar amerikan., kurse në të majtën tufën me lule të cilës me frymëmarrje të thellë iu morri erë. 
Hëna ngadalë “rrëshqiste” qiellit të kthjellët. Nga hijet e drunjve kopshti ishte gjysmë i errët. Por, së fundi, kjo për të s’kishte fare rëndësi. Ishte në shoqërinë e bukuroshes në fustanin e tejdukshëm me ngjyrë të bardhë. Pas saj u mbyll porta e oborrit. Hyjnë brenda. 
“Vetëm?! Do të ishte turp të më shihnin prindërit e saj...” mendonte O Keefi, sinqerisht duke u penduar për veprimin e tij të pakëndshëm që, në derën e oborrit, e kishte bërë. Në dhomën e fjetjes shëndërriste drita e kuqe e qiriut të trashë. Vetëm në korridor ndizej një llapë dritëdobët që ishte në murrin ballor. Çdo që derdhte romantikë. Çdo gjë i ngjante një nate të pabesueshme. 
- Të thash, kapiteni im. Më shumë e dua natën se ditën. Netëve ndodhin çudira. Netët janë misterioze. Vetëm netëve mund ta përjetosh dashurinë e vërtetë. Oh, sa i bukur që je! A mund të më dashurosh fort, por ta ruash fshehtësinë?! – pyeti vasha që veçse e njohu. 
- Patjetër! – pohoji kapiteni. Ti je krijesa më e bukur që ndonjëherë kam takuar. Por, oh! U frikohem prindërve tuaj. I frikohem turpit që do të më gjej. Të lutem më thuaj, mos vallë ëndërroj?! Kurrë nuk do të mundem të ngopem me bukurinë tënde...
- Mos iu friko prindërve të mi! – tha vasha. Ata janë në një fshat afër. Unë quhem LULJETA dhe kaherë ëndërroj për këtë natë. Do ta kesh dashurinë time gjithnjë gjersa ta ruash sekretin tonë. 
Puhia lehtas përhidhej nëpërmjet dritares gjysmë të hapur të dhomës së fjetjes. Fresku që vinte përmes saj, në këtë natë të nxehtë korriku, ledhatonte dashnorët e rinj në lojën e tyre harresëdhënëse. Floku i bardhë e i bujshëm i Luljetës ia fshinte fytyrën ushtarakut të ri amerikan nga shikimi i hënës. Ritmi mahnitës i bukuroshes së re, e detyronte të harronte Mirjam-in dhe Aliajt. Kënaqej në përqafimin afshor të bardhokes së shfrenuar. Është ora afër dy e mesnatës...
- Ka qenë dashur kaherë të jem në njësinë time – brengosshim pëshpëriti kapiteni, duke shikuar orën në murr. Lulja ngadalë dhe me kujdes hapi portat. Në ndarje e puthi edhe një herë kapitenin dhe i tërhoqi vërejtjen që të mos ia thotë askujt fshehtësinë. Bashkë me gërhamën e motorit të xhipit, brengosja e tij arriti kulmin:”Eh, si do të shkoj në bazë në këtë kohë të shurdhër të natës? Kanë për të më dënuar. Më mirë është të pres mëngjesin dhe disi do të gjendem” – mendonte kapiteni. Brenda disa sekonda e ktheu xhipin e tij në drejtim tjetër, dhe cingëroi gjatë në derën e njohshme të tij. 
“Zilja dëgjohej madje deri këtu! Lulja ime sigurisht fjeti menjëherë pas kësaj nate të çmendur...” Kot. Dyert mbetën të mbyllura. Kapiteni O Keef pjesën e mbetur të natës e kaloi në xhipin e tij. Në njërën anë i fiksohej përgjegjësisë së vet, kurse në anën tjetër imagjinonte takimin e ri me Lulen e stërbukur, i cili duhet të ndodhte prapë natën tjetër. 
Natën tjetër, sipas rregullit, shkoi tek Lulja. Pothuaj se e kishte harruar tërësisht qiftin Aliu, kur ata me gëzim e ftonin të hynte brenda. Për nder të tij shtruan darkë të pasur. 
Në ethërime shkëpuste me dhembë kofshën e pulës, duke pritur ardhjen e Lules. 
Mendonte se do të darkonte bashkë me të. Por jo. Ajo s’vinte dot. Nuk ekzistonin as vjollcat e saja të kaltra e të verdha në vazon mbi tavolinë. “Ku është Lulja?!”-pyeste veten..
- A nuk ulet në tryezë dhe vasha e juaj? – i pyeti kapiteni. 
- Zonja dhe zotëri Aliu e shikuan me habi, kurse fytyrën ua mbuloi verdhësia. 
- Nuk kemi vajzë, kapiten. Pa fëmijë jemi qe 26 vjet martese. 
- Por...zuri të bëlbëzoj kapiteni, - Ku është bardhoka? Ku janë vjollcat e mija?!
- Lulja, thjeshtë, nuk u paraqit më. As pas disa vizitash të njëpasnjëshmë. Kapiteni O Keef gati harroi të telefononte përtej Atlantiku. Gruaja e tij as pas telefonatash këmbëngulëse nuk ia dëgjoi zërin. O Keef ngadalë, por sigurt, venitej si ato vjollca të kaltra të hedhura në diellin e nxehtë të korrikut. Duke e vërejtur pikëllimin në sytë e mikut të tij amerikan, zotëri Ali vendosi të “hapte” zemrën e tij. 
- Më vjen keç, kapiten. Sigurisht keni parë fantazmën. Hija e një vajze këtu tregohet shpeshherë. Po më habit fakti me buqetën tuaj. Nuk kemi vërejtur vjollca në dhomën e fjetjes. Çdo gjë është e njejtë sikur para shkuarjes sonë në katund. Sigurisht nuk është diçka në rregull me ju dhe keni halucinacione. 
- Paj, unë nuk jam fëmijë!- tha hidhërueshëm kapiteni. Buqeta ju dedikohej juve për përvjetorin e martesës, por ia kam dhuruar asaj vashe. 
- Vërtet shpiri i asaj bardhoke shihet ndonjëherë në këtë shtëpi. Paraqitja e saj ndodh atje- tha zotëri Aliu, duke treguar me dorë shtëpinë e vjetër në anën tjetër të kopshtit.
Kapiteni O Keef u ngrit me qëllim ta shihte atë shtëpizë të vjetër. Hapi dyert e vogla të drurit, u ngjit shkallëve të vjetra prej druri për të arritur lart. Ndjente një atmosferë misterioziteti. 
“Shishetavani” i punuar me stilin e vjetër turk dhe “dollapat” e thelluara në murr ia përkujtonin kohën kaherë të vdekur. U ul në minder dhe vështronte në zbraztësirë, duke menduar se si ta zgjidhte këtë mister. Kot. Përpos grumbullit të gjërave të vjetra 
dhe “gjygymit” të hershëm prej bakrit në dollap, në anën e majtë të murrit, asgjë tjetër s’kishte. Kaloi përsëri në katin përdhese. 
- Ndoshta s’jam i marrë që ta ndjek fantazmën! – pëshpëriti qetas kapiteni, duke u përgaditur ta lënte shtëpizën.
- Baba im e ka blerë së bashku me pasurinë që shihni. Nuk e kemi rrënuar. Njeriu, prej të cilit e kemi blertë këtë, edhe për një kohë ka banuar në të. Ka qenë kaherë, por më kujtohet se ka folur për vashën e tij me emrin Lule. Fliste për bukurinë e saj dhe vdekjen tepër të hershme, e pas kësaj gjithmonë qante një kohë të gjatë – përkujtonte zotri Aliu. 
- LULE?! – klithi kapiten, si ta kishte goditur rrufeja. Ajo vashë pikërisht ashtu quhej... Inshalla nuk kamë bërë dashuri me hijen e Lules së ndjerë! O Zot! Çka po ndoll kështu me mua?! Me bindje, kapiteni O Keef vendosi seriozisht të punoj rreth këtij rasti, sipas tij unikat. Nëpërmjet mikut të tij Robertit, angazhoi një parapsikolog të njohur nga shteti federal Uashington. Parapsikologu Roni, nëpërmjet mediumit të tij kontaktoi me shpirtin e vashës së ndjerë. 
- E përshëndes kapitenin tim. Më vjen shumë keç që nuk mundi ta ruante sekretin, por le të mos dëshprohet. Ne do të takohemi përsëri. Jetërat tona kryqëzohen si shtigjet e imëta në shtëpinë e milingonave. Ndoshta i lajmërohem në ëndër, ndoshta zhgjëndërr, apo në ndonjë jetë tjetër. Krejt një. Dashuria ime është e ndezur dhe kurrë s’ka për t’u shuar... – tha Lulja përmes gojës së mediumit. Mediumi e ndryshoi zërin, ngjante në zërin e Lules. Kapitenit iu rrnqethën flokët e kresë. Edhe përballë frikës, ndjente gëzim që përsëri e ndëgjonte. 
- I kam marrë vjollcat me vete, në shenjë kujtimi për ty. Ato do t’i mbaj, kurse ti, kapiten, merre “LULEN E BARDHË” timen, ky është emri im. Sekreti ynë është zbuluar, më vjen keq për këtë. Mua më gjen atje - dhe mediumi tregon me dorë vendin nën strehë midis shtëpisë së vjetër dhe shtëpisë së fqinjëve. 
- Tung, kapiten! Dhe mos u pikëllo...Ishin këto fjalët e fundit të Lules përmes gojës së mediumit, i cili në atë çast filloj të zgjohej nga transi.
- Qe, zotëri O Keef, shpejt e zgjidhët enigmën! – kënaqshëm i tha Roni kapitenit të nemitur.
Me rekomandimin e parapsikologut amerikan, ekipi i vogël menjëherë ia filloj punës. Në vendin e shënuar filluan mihjen. Jo shumë kohë pas kësaj, kazma në duart e z. Aliu shurdhët goditi në diçka të butë. Ishte dërrasa e arkivolit. Pjesëtarët e këtij ekipi u shikuan ndërmjet veti. Shikimet e tyre i thanë të gjithë. Me duart duke iu dridhur Ramadan Aliu kujdesshëm hapi arkivolin. Çudia ishte e pafund! Në të prehej bardhoka e bukurisë engjëllore. E paprekur, në fustanin e bardhë, e freskët sikur pak më parë të kishte fjetur. Mbi buzët i dridhej një buzëqeshje enigmatike. Mbi gjoksin e saj, për habinë e të gjithëve, ndodheshin ende vjollcat kaltëroshe të freskëta, ndërsa vjollcat e verdha aty për aty u venitën. 
I ngurosur nga e papritura, ekipi i vogël gjatë nuk arriti të vinte në vete nga ky “shok”. Pikëlat e djersës së ftohtë rridhnin nëpër fytyrën e kapitenit të ri. Vetëm parapsikologu dhe mediumi i tij shikonin qetësisht të mbështetur për murrin e vjetër.
- Kapite! Merre atë “Lule të bardhë” mbi kokën e saj. I keni premtuar... merrni për kujtim të kësaj vashe të bukur jetime – me zë lutës iu drejtua Roni kapitenit.
O Keef u pikëllua dhe rrëmbeu filizin e “LULES SË BARDHË”. Ndjeu se me tërë peshën e tij do të rrëzohej mbi trupin e vdekur të vajzës. Mezi mblodhi fuqinë për t’u ngritur. “Prej nga u krijua ky filiz i “Lules së bardhë”? - mendonte. 
- Oh, bukuroshja ime! Ku je?! Vallë, nuk po e sheh dashurinë time, mjerimin tim? Të betohem se do ta ruaj këtë lule për kujtim të emrit tendë... gati duke qarë iu “drejtua” kapiteni.
Pas vetëm një ore kufoma e vashës filloi me të shpejtë të shkatërrohet, gjë të cilën eksperti i parapsikologjisë e shpjegoi si pasojë e natyrshme e shkatërrimit të trupit të njeriut në kontakt me ajrin.
Kapiteni Viliams O Keef e mori filizin e “LULES SË BARDHË” përtej Atlantikut dhe me të edhe një përvojë të pazakonshme. Përqafimi i së shoqes, Mirjam, e ktheu në realitetin ekzistues. 


Raif Kasi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

TREGIME MISTIKE Empty
MesazhTitulli: Re: TREGIME MISTIKE   TREGIME MISTIKE EmptyWed Oct 15, 2008 2:36 pm

DOLLIA E SHPIRTËRAVE TË SHITUR…  

Çdo vdekje njerëzore më nënçmon sepse edhe unë jam pjesë e asaj shoqërisë njerëzore, Xhon DANI

Duke shfletuar literaturë, dikur kisha hasur ne një konstatim te sjellë nga hulumtime , analiza e teste të gjata psikologjike. Aty thuhej :,,sipas konstatimeve te ardhura nga hulumtime, del se gëzimet dhe kënaqësitë më të mëdha, më të thella dhe më me zjarr tek njeriu shkaktohen nga dhembjet, fatkeqësitë dhe tragjeditë e atyre që i urrejmë,,. Më besoni për një moment më erdhi turp që i takoj racës njerëzore, nuk kishte vend të mendjen time për ta pranuar se lindja e fëmijës,shërimi nga sëmundja e rënd e një te dashuri apo lidhja e kurorës me femrën e zemrës e kanë gëzimin më të zbehtë sesa përulja ,lëndimi apo vdekja kur i shkaktojmë një krijese të ngjashme me ne.
Mes hutisë psikike dhe çorientimit emocional pyes vetën sa gëzim ka shkaktuar vdekja e një djaloshi si X……,tek vrasësit . X…… ishte i hijshëm nga pamja,ai kishte qenë mes flakëve të luftës kur shumë kush moshatar të tij bënin plazh në bregdet, ai rridhte nga një familje që ka emër për të mirë që jo gjithkush mund ta arrij, prandaj besoj se duhen të kenë qenë të shumta dollitë që janë ngritur dhe defet që janë rrahur nga ekstaza për vdekjen e tij.
Le ti duket përrallë tërë botës kjo që po e them por nëse këta njerëz edhe do mund ti shpëtojnë ligjeve njerëzore, do të jenë ligjet e pandryshueshme dhe perfektë Hyjnore që do ta ngrijnë në buzë buzëqeshjen e atyre që e vranë X…. e këtyre, ashtu si që do ta transformojë në vajë dënesje, buzëqeshjen cinike të atyre që e bënë që të futet në dhe trupi i njomë i Y…. të atyre,
Në emër të një krenarie rebele, në emër të një patriotizmi të rremë,në emër të një drejtësie të Zotit, njerëz që vuajnë nga mania e hakmarrjes dhe paraliza e shpirtit nuk zgjedhin as kohë,as hapësirë, as rrethanë për të plotësuar orekset e shfrenuara shtazarake që më pas diku në gjysmë errësirën e dhomës fshehtas botës dhe të rrethuar nga djajtë e tyre bashkëpunëtor, të bindur se nuk janë askush dhe nuk kanë asnjë vlerë,ti drejtohen një pasqyre të thyer për ti thënë vetës ,sa i madh je ,, pa mundur ta mashtrojnë thelle brendinë e tyre që e dinë mirë se ata janë një hiq që në rrugën e ndershme nuk kanë mundur të arrijnë asgjë.
Vrasësit e X…. dhe Y…. nuk kanë ardhur nga ferri, ata nuk janë hije që zhduken në agun e mëngjesit, janë njerëz si në që jetojnë mes nesh, Ata nuk ndjejnë as dashuri as mëshirë dhe as dhembje për tronditjet dhe vuajtjet që na shkaktojnë. Prandaj e kemi detyrë që secili nga në që mund të ndihmojë që të frenohen këta shpirtra të shitur tek e keqja, ta bëjnë këtë, sepse më e madhja mëshirë për të pamëshirshmit është të jemi të pamëshirshëm ndaj tyre. Ata po na dëmtojnë të gjithëve, ata po mbjellin tek fëmijët tanë ndjenjën e më të fortit, ndjenjën e hakmarrjes dhe vetëgjyqësisë, a ta po mundohen të na kthejnë mbrapa, ne terrin dhe mjegullën nga e cila po mundohemi të dalim.
Vrasësit janë njëjtë, janë të gatur prej një brumi,mund ti fusim në një thes, qofshin ata sa do larg njeri tjetrit, njihen apo s’njihen ne mes vete ata përsëri janë të bashkuar sepse i bashkon krimi, që të dy kanë duart e lyra më gjak të pafajshmish, e të vrarit e pafajshëm, janë bashkë, ata na thonë një mesazh që edhe të verbëritë e shohin, edhe të shurdhët e dëgjojnë, mesazhin e tyre nuk e dëgjon vetëm shpirtrat e shitur se janë të hutuar pas dollive e janë verbuar pas hyzmetit që i bëjnë të keqes !
Në njërin nga librat e shenjtë thuhet : ,,Ai që vret një njëri të pafajshëm, është njësoj si ta vras tërë njerëzimin,,. Me zë të përvajshëm, me dhembje në shpirt për vrasjet e njerëzve të pafajshëm, drejtojë duart e plogështa nga qielli dhe i lutem të madhit Zot që ti bëj shqiptarët dhe tërë njerëzimin që të mos e shohin të pafajshmin si fajtor !!!


Agron JASHARI - Adoniss
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

TREGIME MISTIKE Empty
MesazhTitulli: Re: TREGIME MISTIKE   TREGIME MISTIKE EmptyWed Oct 15, 2008 2:36 pm

Pëllumbi i bardhë i fatit  

“Kjo është toka jote dhe banesa e shpirtit tënd”- tha bashkudhëtari i tij i panjohur.”Ju jeni këtu për të vuajtur dhe mësuar, kur do të vijë dita ju do ta lëni këtë vend” 
Me mendimet e tretura diku në thellësitë e shpirtit të tij, Rasimi rinte përballë shkurreve të dendura. Para vetes kishte vetëm një qëllim: ta shëronte të birin nga sëmundja e rëndë dhe e pashërueshme. Mjekët kishin provuar krejt çka kishin pasur mundësi dhe në fund kishin quar duart. I shembur nga dhembja shkaku i sëmundjes së birit dymbëdhjetëvjeçar, Qzimit, Rasimi hulumtonte rrëqethshëm në mendimet e fshehura të “botëve”të lagëta të ndërdijes së vet me shpresë se do të gjente zgjidhjen për shërimin e birit të tij. Në një kotje të lehtë ndjeu se diçka e ngiti dhe ai shpejtë hapi sytë, por para vetes pa vetëm qiellin. Qielli ishte i katërtë dhe disi i thellë. Ndjeu se dikush dhe diçka e mbante për dore. Ai i frikësuar u kthye dhe afër tij pa një qenie jo materia nga drita, e cila e mbante për dore gjersa me shpejtësi të papërshkrueshme fluturonin hapësirave të pafundme kozmike. 
- Mos u frikëso! – i tha qenia e panjohur nga drita, thuaja se ia lexoj mendimet e tija.- Po të dërgoj gjer tek inteligjenca kozmike e cila do të ndihmoj që fëmija yt të shërohet. 
Ashtu i zgjuar, i trazuar nga frika dhe asaj që shihte si duhet qartë, Rasimi pranoi edhe këtë propozim nga kjo krijesë e mrekullueshme. Veproi pa menduar gjatë asht, sepse dashuria ndaj fëmijës e detyronte ta harroj frikën dhe të panjohur e cila për të tanimë ishte shpalosur si realitet. Pas disa kohe udhëtimi në fantazi, në largësi, diku në kozmos, u duk trupi qiellor i ngjashëm si “konjaku” i kaltër fëmijërorë. Posa u ballafaqua me krijesën e porsashfaqur dhe të panjohur gjer më tani për të, në at moment, ai ndjente një shungullimë në shpirt të cilën nuk mund ta shpjegonte. 
-Saktë, kjo është toka jote dhe banesa e shpirtit tënd - tha bashkudhëtari i tij i panjohur.- Ju jeni këtu për të vuajtur dhe mësuar, kur do të vijë dita ju do ta lëni këtë vend. Natyrisht, varësisht se sa shpirti ka përparuar në njohje. Mbaje mëndë, dashuria është “karburanti” për tu shkëputur prej saj. Dashuria jote ndaj fëmijës tënd, të cilën e rrezatoji mendja jote, depërtoi thellë në borërat tona dhe ne atë dëshirë tënde të flaktë e kemi pranuar si të tonën. Ne jemi të ndjeshëm në këso situata. Duhet ta dish patjetër se, secili me sjelljet e veta individuale do ta gjej botën e tij, qoftë të mirë apo të keqe – vazhdoi me sqarimet qenia prej drite. Zëri vinte nga të gjitha anët, i qartë dhe i kuptueshëm, kurse qenia nuk hapte buzët. Rasimi nuk shprehte çudinë, pos që ai ia lexonte mendimet. 
-Mos u brengos! Kur shpirti yt të jetë në një nivel më të lartë evolutiv do të jesh në gjendje që ta kuptosh këtë. Çelësi është dashuria. Dashuria dhe atë, jo vetëm ndaj fëmijës tënd por ndaj të gjithëve, ndaj çdo krijese të gjallë dhe siç thoni ju, edhe ndaj natyrës së vdekur. 
Derisa këtë të dytë bisedoni si bashku, përnjëherësh, para tyre, u krijua një qenie tjetër drite me aurë pazakonshëm të gjatë, në drejtim të së cilës Rasimi nuk mund të shikonte. Gulfa e dritës e verboi. 
-Ky është ai njeri të cilin dashuria ndaj fëmijës e solli si harfën nëpër botët tona,- i raportoi udhëheqësi i Rasimit qenies së porsashfaqur para tyre me aurë të madhe. 
-Ky moment dhe kjo është test për shpirtin tënd, - tha qenia me dritë të madhe. Kur me fuqinë e dashurisë sate do të ngjallësh këtë pëllumb të bardhë të cofur, do të jesh në gjendje ta shërosh fëmijën tënd. Në të kundërtën, gjasat e shërimit janë vogla, ose kurrfarë. 
Rasimi, në atë moment, ndjeu dashuri të papërshkrueshme ndaj pëllumbit të bardhë të cofur. Çuditërisht, gjer më sot kësi emocioni nuk kishte ndier kurrë. Ndjenjat derdheshin. Djali i tij i sëmurë ,Qazimi shpesh më parë kishte vrarë pëllumba të bardhë. Dorën në zemër, viteve të fundit e kishte ndërprerë, shkaku i qortimeve të përhershme të të atit. Në kundërshti me djalin tij, Rasimi, nga ana tjetër i donte shtazët, sidomos pëllumbat. 
Jo, jo! Dashuria që tashti buronte nga shpirti nuk mund të matej me parametra të kësobotshme. Ndjeu një ndihmesë të pakufishme në fuqizimin e saj nga ana e krijesave të dritës. Ndjente se si ata energjinë e dashurisë e kanalizonin përmes tij, e pastaj e përqendronin në pëllumbin i cili nisi të lëvizte. Vërejti se pëllumbi sa më shumë përpëlitej, ndjente dashuri më të madhe dhe dëshirë për të fluturuar. Në moment, ngjyrat nuancash të ndryshme e kapluan shpendin e bardhë dhe ai fluturoi dhe ra mbi krahun e tij. Ndjeu vajin e tij. Ata qanin së bashku nga lumturia. 
- Dashuria e sinqertë po buron nga ti, vëlla, - tha qenia prej drite. – E tash ktheu poshtë dhe je i lumtur që ke mësuar një mësim të mirë në evolucionin e shpirtit. Edhe pëllumbi mbi tokë ka qëllimin e tij. Ai qëllim, vëlla, është që të lirohet dhe që shpirti i tij të jetë i lirë. Biri yt shpesh ju ka ndërprerë shkallën e evolucionit të tyre në klasën më të ultë të zhvillimit të tyre. Si krijesë e një niveli më të lartë të evolucionit, një gjë të tillë ai nuk ka guxuar ta bënte.- rekomandoi qenia me aurë të madhe drite dhe pastaj me shpejtësi të furishme u largua nga vendi i takimit. 
I mbushur plotë me lumturi që pëllumbi i bardhë ishte ngjallë, harroi për një moment djalin e tij. Qenia prej drite e roku prej dore dhe me shpejtësi të madhe e dërgoi poshtë, në vendin e mëparshëm nën shkurre. Posa u gjend në vendin e njohur për të, e pa krijesën e dritës se si largohej dhe ndjeu thellë dhembjen e kësaj ndarje. Në kokë i silleshin shumë hamendje. Nuk ishte i sigurt në ishte kjo një ëndërr apo realitet. Edhe pse ishte nisur të kërkonte mjek, vendosi të kthehet në shtëpi patjetër. Në atë moment, dhembja për të birin ia shqyente zemrën, por një fuqi e fshehur në brendinë e tij e shtynte kah shtëpia. Posa arriti afër portë së shtëpisë, në prag e priste fëmija i cili plotë gjashtë muaj që kishte kaluar në shtrat, tash i hidhej në përqafim. 
- Baba, ka fluturuar pëllumbi i bardhë dhe më ka dhënë jetë. Oh, sa kam gabuar ndaj tyre! Betohem se kurrë ma nuk do të veproj ashtu. Tash i dua shumë. Së tepërmi ...- tha me zë të dridhur Qazimi nga vaji qe e kaplonte. 
Gjersa pëllumbi i bardhë largohej në horizont babai dhe i biri një kohë të gjatë mbetën të përqafuar dhe duke qarë nga lumturia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

TREGIME MISTIKE Empty
MesazhTitulli: Re: TREGIME MISTIKE   TREGIME MISTIKE EmptyWed Oct 15, 2008 2:37 pm

JETA ME QENIE TË PADUKSHME  

Fantazma “Zonja e bardhë” 

Është e qartë se fantazma e një femre antialkooliste, e quajtur “Zonja e bardhë”, kohë të gjatë ishte vizitore, madje edhe banore e bodrumit të një klubi të meshkujve në Penkoman, paralagje e Vullverhemtonit. Hapësira e madhe prej nja 300 m2 duket se i përshtatej fantazmës së quajtur “Zonja e bardhë”. 
Cila është arsyeja që kjo fantazmë u shpall antialkooliste? Shkaku është i thjesht. Shumë herë mysafirët e klubit mbetnin pa birra. Por, pronari i klubit, Harri Arvin, dëshmonte se fantazma e gruas së panjohur e njihte mekanikën, pasi që me saktësi e dinte se si ta bllokojë aparatin për shpërndarjen e birrës. Birra në moment zhdukej dhe Harri, rubinetet në bodrum i gjente të mbyllura. Në atë rast i hapte, por rubinetet pas pak kohe ktheheshin në pozicionin e përparshëm. Brenda një muaji kjo gjë ka ndodhur 22 herë. Për në bodrum ekziston vetëm një hyrje dhe nuk ka mundësi të hyj askush pa u vërejtur. Mbyllja e rubineteve ishte telashja më e madhe që e bënte fantazma e gruas së bardhë. Vajza 18 vjeçare, e bija e pronarit të klubit, tregon se çfarë ka vërejtur derisa qëndronte në krye të shkallëve të bodrumit: “Unë pashë një grua, në dukje e përhimët, të ulur mbi një fuqi. Në atë moment u shastisa. Më shpejtësi të madhe kaloi nëpër bodrum dhe u zhduk”. 
Prej atëherë fantazma e gruas së bardhë nuk është parë asnjëherë... 

Shtëpia e mallkuar 

Meri Mek Fadjen ishte një 27 vjeçare, e cila së bashku me djalin Benin dhe bashkëshortin Benediktin kishin qenë duke jetuar në një kamp-shtëpizë kur Kuvendi i qytetit Skantorp (në Angli) ua dhuroi një shtëpi në lagjen Avenia Vivien. Por, që në ditët e para të banimit në atë shtëpi filluan të ndodhin gjëra të çuditshme në të. Ngjarjet e mëvonshme treguan se në atë shtëpi banonte, së paku, edhe një fantazmë, nëse jo më tepër. Ëndrrat për një jetë të qetë u bënë të pamundshme në këtë shtëpi, prandaj Mek Fedjenët ia dërgojnë një lutje organeve të pushtetit lokal në mënyrë që t’ju bëjnë të mundur vendosjen e tyre në ndonjë lokal tjetër. 
nkthet e tyre në lidhje me fantazmat në atë shtëpi u bënë aq dramatike sa që ishin shkaktari kryesor i humbjes së fëmijës së tyre të lindur para kohe, thonë Mek Fedjanët. 
Një ditë Meri ishte duke pushuar në dhomë. “Në atë moment vërejta figurën (fantazmën) që shikonte në drejtim timin nga xhamat e derës së kuzhinës”, - thotë zonja Meri dhe shton: “Kurse një herë tjetër e pashë këtë fantazmë në dhomën e pritjes. Kishte dukjen e një të riu me flokë ngjyrë kafeje dhe tesha të kafta. Kaloi nëpër dhomë dhe doli drejt nga dritarja, kurse mua i tërë trupi më dridhej. Edhe të nesërmen në mbrëmje ndjeva prezencën e çuditshme të tjetërkujt, por asgjë nuk vërejta. Në raste tjera ka pasur trokitje dhe “rraptimë” në mbrëmje. Sendet binin nga tavolina pa asnjë arsye ose shkak. Në një rast mbulesa e tavolinës ishte shprishur dhe dukej sikur dikush ishte duke qëndruar mbi të...” 
Edhe e ëma e Merit Mek Fedjenit, për disa muaj sa kishte qëndruar në vizitë te vajza e saj në këtë shtëpi, shumë herë ishte tronditur nga ngjarjet e pakuptueshme dhe shqetësuese. Meri tregon edhe për ngjarje në lidhje me djalin e saj katërvjeçar, i cili ishte shurdhmemec dhe i cili katër herë për një natë u zgjua nga gjumi duke bërtitur. Në fytyrë ishte i zbehur dhe dridhej, duke ia shtrënguar fortë dorën së ëmës. “Vetëm sikur të mund të fliste, sigurisht do të tregonte se në këtë shtëpi ekziston diçka e çuditshme dhe e tmerrshme”, - thotë Meri Mek Fadjen. Bashkëshorti i Merit, Benedikti, i cili punonte në një fabrikë të çelikut, ishte skeptik ndaj këtyre ngjarjeve. Mirëpo edhe ai në një rast dëgjoi trokitje të cilat dukej sikur vinin nga kamini (vendi i zjarrit). 
Shtatë familje e kishin braktisur dhe kishin ikur nga kjo shtëpi e mallkuar. Kurse vizitorët nga ko shtëpi largoheshin të tronditur. 
“Më kanë treguar për të riun i cili para ca vitesh ishte mbytur në këtë rrugicë dhe jam e sigurt që shpirti i tij qëndron në këtë shtëpi”, - konstaton Meri, duke e kujtuar figurën e të riut që e kishte parë në dhomën e saj të pritjes. 

Koncerti i mesnatës 

Xhin dhe Bil Dankanin, një mbrëmje nga gjumi i qetë i zgjoi tingulli i një muzike të çuditshme. Ashtu të përgjumur qëndruan mbi krevat, dhe të habitur e shikoni njëri-tjetrin. E tërë kjo ngjarje zhvillohej në një shtëpi të vjetër, nga koha viktoriane në qytetin Koventri, të cilin, këta dy, e kishin marr me qira. Tingujt vinin nga kati përdhes dhe tingëllonin sikur dikush i binte instrumentit të stërvjetruar - lahutës. Kur morën guxim dhe zbritën poshtë për të parë se çfarë po ndodhte, më së pari shikuan se mos vallë dikush e kishte prekur pianon që ishte aty, por mbulesa e pianos ishte e mbyllur, prandaj nuk kishte mundësi për t’u prekur. 
“Për një moment më shkoi mendja se macja kishte mundur të hyjë në piano, por kur e hapëm atë, pamë se në të asgjë nuk kishte. Që nga ajo kohë fantomi maestro “mbajti” rreth njëqind koncerte në atë dhomë. Në moment tingëllonte sikur dikush kalonte me gishta nëpër telat e harpës. Vetë muzika nuk e kishte tingullin e muzikës moderne. Sapo hynim në atë dhomë muzika ndalej... Para dy vjetëve, kur u vendosëm në këtë shtëpi, askush nuk na e ka përmendur këtë muzikant fantom, por jam i sigurt se kjo gjë ka ndodhur edhe më herët”, - mundohet të sqaroj z. Xh. Dankanin. 
Përveç këtyre fantom koncerteve, dëgjohet edhe një e rrahur e fortë dhe gërvishtje në derë. Kurse në një shitore të vogël, që ndodhet afër, në mënyrë të pakuptueshme ndizen dhe fiken dritat. Se për çfarë është fjala, këtë nuk e di askush! 

Fantazma “Alisa” 

Sju Grift, 21 vjeçare, fotomodele nga Kensingtoni (Angli), e cila ka pasur kontakt me të “përtejshmit” tregon: “Në këtë shtëpi jetoj plot nëntë muaj. Në një rast kam parë fantazmën e një vajze të veshur si Alisa nga bota e çudirave. Ishte simpatike dhe kisha përshtypjen se edhe unë i pëlqeja asaj. Me mua jeton edhe shoqja ime, 20 vjeçare, Megi Mensfild, gjithashtu fotomodele. 
Kur bie nata, shpirti i vashës së panjohur, të quajtur “Alisa”, shpesh bënë mahi të vogla si me rastin e rrotullimit të lusterit ose sendeve në akuarium ua ndërron vendin. Në shtëpi ka lodra për fëmijë, si ariu i madh i punuar nga plishi, të cilin Alisa e do shumë dhe shpesh luan me të. Por me këto mahi të vogla ne jemi mësuar dhe e duam fantazmën tonë të vogël” - shprehet Z. Grift.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

TREGIME MISTIKE Empty
MesazhTitulli: Re: TREGIME MISTIKE   TREGIME MISTIKE EmptyWed Oct 15, 2008 2:37 pm

Mesazh nga e andejmja  

Durim Krasi, tanimë një artist i njohur, as që i ka shkuar mendja se një ditë do të pranoj një mesazh nga e andejshmja, mesazh ky që do t’ia ndryshoj rrjedhën e jetës së tij. 
Ishte shumë i kënaqur në momentin kur në një shfaqje artistike iu nda roli i artistit të njohur Gjon Belushi, i cili kishte vite që kishte ndërruar jetë (Gjoni është njëri nga dy vëllezërit Belushi me origjinë shqiptare). 
Gjon Belushi ishte vetëm 33 vjeçar kur si pasoj e dozës së tepruar të heroinës, u nda nga kjo botë. Kjo ka ndodhur në një bungallo të hotelit “Marmont” në Los Angjelos të SHBA-ve, me 5 mars të vitit 1982. 
Është çështje e fatit që edhe Durim Krasi nuk përfundoi në të njëjtën mënyrë: pinte aq shumë sa që e zinte gjumi nëpër ceremoni të ndryshme, humbiste vetëdijen dhe binte në komë, për pasoj përfundonte shpesh edhe në spital. 
Durimi ishte shumë i pasionuar pas kinematografisë. Ai kishte një koleksion shumë të pasur të këtij zhanri artistik. Në veçanti i adhuronte artistët me origjinë shqiptare që kishin bërë emër deri në Hollivud. Edhe vet e kishte regjistruar në vitin 1997 degën e aktrimit, në Akademinë e Arteve në Prishtinë, dhe ishte treguar shumë i suksesshëm. Kishte arritur të bëhet ndër më të famshmit e gjeneratës së tij. 
Mirëpo fatkeqësia filloi menjëherë pas luftës në Kosovë. Vizionet impozante që i kishte ëndërruar e planifikuar Durimi filluan të zbehen gjithnjë e më shumë. Mungesa materiale, mospërkrahja institucionale, injoranca shoqërore etj., për realizimin e projekteve kinematografike, të imagjinuara vite me radhë, por edhe traumat e luftës, filluan ta godasin ndërgjegjen e tij duke tronditur kështu seriozisht gjendjen shpirtërore. Gjithashtu, mundësia për të studiuar e krijuar jashtë Kosovës, për momentin ishte vetëm një iluzion... 
Vullneti aq i fuqishëm i tij filloi të thyhet. Filloi të kthehet në stres, në ankth për të kaluar në depresion. Durimi filloi të luftoj me vetveten, por nuk arrinte ta mposhte atë ves të keq, të shëmtuar e të dëmshëm. Duke mos gjetur shteg në këtë ballafaqim, ai u dha përfundimisht pas alkoolit. Aq shumë u keqësua gjendja e tij sa që u dash të shtrihet me urgjencë në spital. 
Dhe po atë natë, deri sa ishte në dhomën e përkujdesjes intensive, para tij u materializua figura e Gjon Belushit. Ishte i zbehtë, i veshur me rroba të verës që dukeshin mjaft të leckosura dhe i pakrehur. Durimi u habit për pamjen e tij, pasi ai ishte mësuar që, kur komunikonte në ëndrra, ta shihte atë elegant, prandaj edhe ia tërhoqi vërejtjen. 
Gjoni, i hidhëruar dhe shumë nervoz ju drejtua se kjo ishte e gjitha që ka mundur të arrij. 
- Durim, unë nuk kam kohë për mendimet e tua “intelektuale”. Po shkatërrohem ngadalë dhe me vështirësi po e mbaj edhe lëkurën që të mos pëlcas. Shikoma fytyrën, shikomi duart... 
- Më thuaj gjon, a mund të të ndihmoj? - e pyeti Durimi. 
Atëherë Gjon Belushi qeshi aq shumë sa që gati ra përtokë, e pastaj në moment e ndërpreu të qeshurën dhe foli me një zë ndjellakeq. 
Ma punove mirë, shumë mirë, aq mirë sa që më për ne as në ferr nuk ka vend. Nuk dua të më sillesh nëpër këmbë - e ke të qartë? Ti nuk di as të mahitësh, as të zgërdhihesh as të pish as... asgjë. Kanë filluar të shkruajnë se ti nuk di as të aktrosh. Cili je ti? - një i pështyrë, një i dobët, një i pavlerë, një budalla, një palaço. 
Durimi e dëgjonte me gojëhapur! 
- Kam ardhur të të tregoj se jeta është sakrificë, se jeta është edhe luftë. Duhet të përballesh me çdo sfidë dhe të ngadhënjesh mbi gjithçka. Përveshu punës, shiko realitetin në sy, merri gjërat shtruar, pra vepro si të gjithë njerëzit e guximshëm të kësaj bote! 
- E ke me shaka ti. Po ti? Ti çfarë ke... 
Dhe ende pa e kryer fjalën, Gjoni ju përgjigj: 
- Unë jam i vdekur, gjegjësisht ende jam duke vdekur. Edhe ti po vdes, mirëpo ke mundësi të mbetesh gjallë, ndonëse ti këtë, ndoshta nuk e meriton. Kam dëshirë të jetosh, , të bësh emër, të lësh vepra... 
Në ato çaste në dhomë hyri motra kujdestare. E shikoi Gjonin dhe mbeti e habitur nga fakti se si kishte arritur të futët ai në dhomën intensive pa ra në sy. Filloi ta qortoi rreptë për shkak të tonit të lartë të zërit e të kësaj vizite aq të vonë, pasi po afrohej mesi i natës. E urdhëroi që ta lëshoj menjëherë dhomën dhe ta lë pacientin të qetë, pasi ai ishte në gjendje të rëndë dhe kishte nevojë për qetësi e jo për zhurmë. 
Durimi nuk ishte i sigurt se çfarë në të vërtet ndodhi: ishte ëndërr, iluzion, halucinacion, fiksion...apo realitet. Me këto mendime dhe nën ndikim e medikamenteve e zuri gjumi. 
Të nesërmen në mëngjes, kur erdhi vizita, mjeku gjithashtu e qortoi edhe Durimin për zhurmën e bërë dhe vizitorin e orëve të vona. Durimi mbeti i shtangur. Nuk i besonte veshëve të vet. Ishte ajo mbrëmë ëndërr apo kjo tani? Ishin ato iluzioni, halucinacione, fiksione, apo këto që po i dëgjonte tani nga goja e mjekut?!!! 
Në raportin e motrës, mysafiri ishte përshkruar në përpikëri. Identik me Gjon Belushin, edhe pse ajo nuk e njihte atë. 
Në fakt, kush ishte ky vizitor? Ishte vërtet shpirti i Gjoni? Ishte fantazma e tij? Ishte trupi eterik, trupi astral? Apo ishte e gjithë kjo vetëm një lojë neuronesh e asaj sfere, sa magjike e mistere, e quajtur tru?!!! Por raporti i motrës kujdestare. Po fjalët e mjekut. Po... 
Fundi fundit që rëndësi ka seç ndodhi realisht atë mbrëmje - mendon sot Durim Krasi. E rëndësishme është se Gjon Belushi, me mesazhin nga e “andejshmja”, e kishte larguar atë nga rruga e dështimit, nga rruga e humnerës, nga rruga e ferrit, pra nga vet vdekja! 
Durimi i kaloi 32 ditë në spital dhe doli i shëruar. Katër ditë më pas filloi të punoj në një film të ri. Vazhdoi dhe kreu me sukses edhe studimet e lënë përgjysmë dhe, nga një dështak i dikurshëm, Durimi arriti që të bëhet një aktor, por dhe regjisor shumë i famshëm. Sot, në qetësi të plotë e me optimizëm real, ai e pret ardhmërinë dhe sigurt e shpejtë po ngjitet drejt kulmit të karrierës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

TREGIME MISTIKE Empty
MesazhTitulli: Re: TREGIME MISTIKE   TREGIME MISTIKE EmptyWed Oct 15, 2008 2:38 pm

Misteret e luginës së vdekjes  

Përreth një zone të gjerë dhe pak të populluar, Yakutia, në Siberi, gjenden struktura të çuditshme metalike dhe evidenca të shpërthimeve shkatërruese të tipit bërthamor çdo gjashtë ose shtatë shekuj. 
Në veriperëndim të vendbanimit Yakutia, në Siberi, në pjesën e sipërme të Lumit Viliuy, ndodhet një zonë që është e vështirë ta arrish dhe që përmban gjurmë të një kataklizmi të tmerrshëm, e që ka ndodhur rreth 800 vjet më parë dhe që mbuloi një pyll të tërë me mbeturina gurësh, në një sipërfaqe prej qindra kilometrash katrore. Të shpërndara në këtë zonë janë edhe disa objekte metalike misterioze, të cilat ndodhen thellë në nëntokën e ngrirë. Në sipërfaqe, prania e tyre tregohet vetëm nga disa ‘arna’ gjelbërimi të çuditshëm. Emri i lashtë për këtë zonë është Uliuiu Cherkechekh, që do të thotë “Lugina e Vdekjes”. 
Në mënyrë që të paraqitet e gjithë pamja, materiali është ndarë në tri pjesë: Pjesa e parë përmban faktet dhe raportet nga dëshmitarët okular, në mënyrën origjinale se si kanë raportuar. Pjesa e dytë paraqet legjendat e lashta të njerëzve që jetojnë në këtë zonë, si dhe epika poetike e njerëzve fqinj, të cilët kanë vënë re fenomenin e çuditshëm. Kjo është e rëndësishme pasi në këtë mënyrë ju mund të kryeni hetimet tuaja dhe të vlerësoni vetë çdo detaj të ngjarjeve. 

Ç’ thonë dëshmitarët okularë? 

Zona në fjalë mund të përshkruhet si një masë solide moçalesh, e alternuar me tajgen, pothuajse të pakalueshëm, që mbulon një zonë prej 100 mijë kilometrash katrore. Në kohët e lashta, Lugina e Vdekjes bënte pjesë në rrugën e rrahur nga popullsia nomade Evenk, nga Bodaibo, për në Annybar dhe në brigjet e detit Laptev. Deri në vitin 1936, një tregtar i quajtur Savinov, vazhdonte të tregtonte përgjatë kësaj rruge dhe kur ai e braktisi biznesin, edhe vetë banorët i braktisën gradualisht ato zona! Më në fund, tregtari i moshuar dhe e mbesa e tij, Zina, vendosën të lëviznin në Siuldiukar, në një tokë ndërmjet dy lumenjve, që njihet si Kheldyu (‘Shtëpia prej hekuri’, në gjuhën lokale), i moshuari e çoi atë në një si hark ose qemer me ngjyrë të kuqërremtë, ku kishte dhoma metalike, ku e kaluan natën. Por, më pas, ata u sëmurën. Dhe, ata që kishin kaluar disa net nëpër këto dhoma, vdiqën brenda një kohe të shkurtër. 

Kazani gjigant prej hekuri 

Në vitin 1936, përgjatë Lumit Olguidakh (“vend me kazan”), një gjeolog, i drejtuar nga të moshuarit vendas, u gjend para një hemisfere metalike të lëmuar, me ngjyrë të kuqërremtë, që dilte nga toka me një kënd shumë të thepisur. Muret e tij ishin rreth 2 cm të trashë dhe të dalë nga toka rreth 1/5 e diametrit të tij. Në vitin 1979, një ekspeditë arkeologjike nga Yakutsk, u përpoq të gjente hemisferën e zbuluar nga gjeologu. Anëtarët e ekspeditës kishin me vete një shoqërues, i cili e kishte parë strukturën disa herë, por ai u shpreh se nga ajo kohë zona kishte ndryshuar shumë dhe përpjekjet për ta gjetur dështuan. 
Në vitin 1853, R. Mak, një eksplorator i njohur i kësaj zone, ka shkruar: “Në Sutar (një vendbanim i Yakut), më kanë thënë se në pjesën e sipërme të Viliuy është një përrua i quajtur Algy Timirbit (që përkthehet Kazani i Madh i Zhytur) dhe që pluskon në ujërat e Viliuyt. Në afërsi të bregut, në pyll, ndodhet një kazan gjigant prej hekuri. Madhësia e tij është e panjohur, pasi vetëm një pjesë fare e vogël ndodhet mbi tokë, por disa pemë rriten në brendi të kazanit...”. 

Kazanët mitologjikë 

E njëjta gjë është regjistruar nga N. D. Arkhipov, studiues i kulturave të lashta në Yakutia: “Në aradhet e popullsisë së basenit të Viliuyt, përmendet një legjendë nga kohë shumë të lashta, që flet për ekzistencën e kazanëve prej bronzi, ose olguis, dhe që ndodhen në pjesën e sipërme të lumit. Kjo legjendë meriton t’i kushtohet vëmendje, pasi zonat, të cilat supozohet se janë vendndodhja e kazanëve mitologjikë, kanë përrenj të ndryshëm dhe që mbajnë emrin Olguidakh (Përrenjtë e Kazanit)”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

TREGIME MISTIKE Empty
MesazhTitulli: Re: TREGIME MISTIKE   TREGIME MISTIKE EmptyWed Oct 15, 2008 2:38 pm

Vërria e djallit!  

Qenia e natës në vendin e quajtur Vërrie, sot e njëqind vjet më parë, ka mbetur enigmë dhe për shkak të saj as sot e asaj dite nuk mund të ecet lirshëm bregut të Vërrisë. Nuk dihet saktë nëse Djalli i Gjarprit jeton aty, apo është zhdukur. Ajo që thuhej se në kraterin e një shpelle ai kapërdinte delet, ka tmerruar njerëzit... 

Para njëqind vjetësh, në bregun e quajtur Vërria, dy vetë, teksa zbrisnin nga mali, me ta kishte ecur fillimisht një hije njeriu dhe pastaj hija ishte shndërruar në formë kafshe. I madhi i kishte bërtitur hijes, por kjo nuk ishte larguar deri te vendi i quajtur Therra e Kulumrisë. Secili prej tyre kishte pranuar se ajo pamje u ishte shfaqur edhe netëve të tjera... Por, askush nuk u kishte besuar. Madje, shumëkush në fshat kishte thënë: “Po i besoni filanit, a?!”. 
Pas disa ditësh tre të tjerë, për kureshtje, kishin mësyrë malin, duke marrë me vete edhe pushkët... Me të arritur te vendi i quajtur Kulumriat, që shënonte edhe fillimin e vendit të quajtur Vërria, hija kishte filluar t’i përcillte. Njerëzit i kishin folur, e më pas edhe i kishin drejtuar pushkët nga hija. Pas dhjetë metrash hija, nga një pamje njeriu ishte shndërruar në gjarpër, i cili kishte ecur barkas, duke krijuar zhurmë të padurueshme. Pas pak kishte marrë pamje tjetër... Krejt kjo i kishte përcjellë deri te maja e bregut të Blinit, ku thuhej se ai e kishte nën kontroll. 

Djalli merr kontrollin! 

Pas tre muajsh, figura që u quajt Djalli i Gjarprit, filloi ta marrë nën kontroll gjithë Vërrinë bregore. Ai mbyti dy dele dhe i futi në zgafelle. Pastaj, grabiti edhe dele të tjera. Nuk dukej asgjë, por delet zhdukeshin! Natën i përcillte njerëzit, por nuk u vërsulej... 
Në këtë mënyrë, Vërria mbeti djerrinë, sepse njerëzit nuk guxonin të silleshin andej pari me bagëti. 
Pas disa vjetësh në fshat erdhi një i huaj, që e kishte lëshuar fshatin e vet, sepse ishte në bela me fqinjin e vet dhe kërkoi strehim në Vërri. Fshatarët i kishin treguar ngjarjen dhe problemin me Djallin Gjarpër, por ardhacaku nuk u besoi. Në natën e tretë të vendosjes aty, pronarit të ri i ishte gjuajtur shtëpia me gurë tërë natën. Në natën tjetër Djalli Gjarpër kishte gjuajtur shtëpinë nga afërsia. Pas një jave të gjuajtjes së shtëpisë, ishte dukur vetëm si hije, me duar njeriu. Kur pronari ia kishte drejtuar pushkën, hija ishte shndërruar në gjarpër dhe kishte filluar të zvarritej. 
Ishte një luftë e përnatshme me të, sa pronari ishte lodhur. Kishte ftuar gjithë fshatin, gjahtarët, por nuk kishin gjetur zgjidhje. Asnjëherë nuk kishin mundur ta gjuajnë me pushkë, sepse nuk u shkrepnin pushkët! Ai, pastaj, kishte braktisur shtëpinë dhe e kishte lënë Vërrinë nën mëshirën e kohës. Prej asaj kohe Vërria është e pasigurt për ecje dhe shëtitje... 

Sokol Murturi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

TREGIME MISTIKE Empty
MesazhTitulli: Re: TREGIME MISTIKE   TREGIME MISTIKE EmptyWed Oct 15, 2008 2:39 pm

Plaku që paralajmëronte tragjedinë  

Ai që sinjalizon të keqen, shkatërrimin dhe katastrofat, është në rrethinën tonë. Vetëm një gjë nuk dihet: Pse nuk jetoi më gjatë se tri ditë njeriu që bisedoi me plakun - lypës? 
Plaku i rëndomtë, nuk flet vetëm shqip, ani pse kasollja e tij është në malet tona. Njëri më tha se ka folur me të dhe se ai i ka treguar shumë gjëra, për të cilat njerëzimi s’ka dijeni, por nuk mundi t’i shprehte të gjithat, që ka dëgjuar nga plaku, meqë pas tri ditësh vdiq. Plaku i rëndomtë është një njeri, i cili nuk të lë përshtypjen e një të dituri. Ai është gjithnjë në lëvizje dhe ka një shpejtësi mistike në rrugëtimin e tij. Misioni i tij është i qartë: T’i tregojë njerëzimit gjithë atë se çka do të ndodhë... 

A do të rrafshohet me tokë Kaçaniku? 

Bedriu e kishte takuar plakun e rëndomtë në hyrje të malit të ahut të lartë, në Sharr, dhe ishte mahnitur nga tregimi i tij për zhvillimet e përgjithshme natyrore. Por, për fat të keq, pas tri ditësh vdes. Në ditën e takimit, Bedriu, derisa po e dëgjonte plakun, kishte menduar se rrinte me ndonjë të krisur dhe gjithë kjo kishte rezultuar me një hamendje të tij se kush ishte ky njeri i panjohur? Në fund të tregimit, plaku ishte zhdukur. Bedriu ishte habitur nëse i kishte folur dikush apo e gjithë kjo kishte qenë vetëm ëndërr... 
Ai i kishte thënë atij se kodra që ishte pranë rrezikonte gjithë qytezën e Kaçanikut, do të shembej. Dhe, pas pak ishte zhdukur malit si vetëtima. Po i njëjti plak, një ditë para tërmetit të fuqishëm në Shkup, në vitin 1963, u kishte thënë njerëzve, në Urën e Gurit, se nesër ndodh tërmeti më i madh ndonjëherë në këtë anë! Ai rrinte ulur mbi urë dhe përngjante në lypës. Ishte i parruar, me rroba të vjetra. Bërtiste me të madhe se nesër do të ndodhte tërmeti më i madh, por askush nuk ia zinte për të madhe, duke menduar se kanë të bëjnë me ndonjë të krisur! Dhe, të nesërmen, vërtet, ndodh tërmeti më i fuqishëm ndonjëherë në Shkup, i cili përmbysi çdo gjë! Pas tërmetit e kishin kërkuar plakun, që të mësonin nga ai se ku e kishte ditur se do të ndodhte tërmeti, por plaku më nuk ishte mbi Urën e Gurit, mbi lumin Vardar. 

Paralajmërimi për Cunamin 

Në bisedat e shumta, që janë dëgjuar pas tragjedisë së Cunamit, në vitin 2004, paraqitet, gjithashtu, i njëjti personazh. Një ditë para se të ndodhte tragjedia më e madhe e njerëzimit në historinë e re, plaku - lypës ishte ulur nën hijen e një palme bregdetare dhe u thoshte njerëzve se nesër do të ketë një tragjedi. E kishte përsëritur me mija herë të njëjtën gjë derisa ajo edhe ndodhi. 
Të nesërmen, ata që kishin mbijetuar, e kishin komentuar se tragjedinë e kishte paralajmëruar një plak-lypës, i parëndësishëm. 
Të mbijetuarit e kishin kërkuar plakun e parëndësishëm, por kot. Asnjë gjurmë e tij nuk ishte! 
Ai, së fundi, është parë sërish në “Malin e egër” të Azerbajxhanit, duke thënë se provat me raketat e reja bërthamore do ta shkatërrojnë tokën. Detonimet do ta çajnë tokën dhe do ta lëvizin ujin. Niveli i ujit do të rritet për shkak të ndryshimeve gjatë rrotullimit të tokës... 
E, se a do të ndodhë kjo gjë, mbetet të shihet, sepse deri më tash nuk ndodhi... 

Sokol Murturi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

TREGIME MISTIKE Empty
MesazhTitulli: Re: TREGIME MISTIKE   TREGIME MISTIKE EmptyWed Oct 15, 2008 2:40 pm

Fati nga dhëmbët e ujkut  

Ai ka fituar tufën e deleve falë një fotografie që ia ka bërë një kalimtar rasti. Objektivi i fotografisë kishte fokusuar lotët e një fëmije, i cili qante pranë tufës së deleve, e të cilat ia kishin copëtuar ujqit. Ajo kope delesh ishte e gjithë pasuria e tij, që ia kishin lënë prindërit e varfër atij dhe binjakut tjetër, i cili vdiq që kur ishte në djep. 
Prindërit ishin përpjekur që dy fëmijët binjakë t’i rrisnin me mundimet më të mëdha shpirtërore, por fati s’kishte qenë në anën e tyre. Në shtëpinë e tyre kishte dominuar një skamje e paskajshme. Ndihmë e vetme ishte ajo e fshatit, kur edhe patën tubuar nga një kokë dele për ta ngjallur familjen e dy binjakëve. Por, për fat të keq, pas një kohe, njëri nga binjakët vdes. Ndarja e binjakëve kishte pllakosur shpirtrat e prindërve dhe nga pikëllimi babai i tyre kishte gjetur vdekjen në krye të vitit. Vdekjet, e që ndodhnin çdo vit, kishin filluar të lënë frikë në nënën e tyre, e cila, edhe ajo, e priste në çdo moment që t’i vinte. 
Jetonin në një shtëpi shumë të vjetër, e që i kishte vetëm dy dhoma. Në korridorin e saj ishin dy rrotë qerreje prej druri. Shtëpia ishte e lyer me baltë, përzier me kashtë. Pas një kohe, një stuhi e krijuar nga një erë e fuqishme, e kishte hedhur në zabel një pjesë të kulmit të shtëpisë. Binjaku, në ato momente të vështira, kishte qëlluar në oborr dhe era e kishte çuar disa metra larg, ku edhe kishte mbetur i varur në drurin e koshit të misrit. 
Në krye të vitit kishte vdekur edhe e ëma e tij. Binjaku ishte vetëm katër vjeç kur kishte mbetur pa askënd. E tërë shtëpia kishte mbetur në kujdesin e tij, kurse pasuri të vetme i kishte gjashtë krerë delesh. Se kush do ta rriste fëmijën e mëshirës, ishte bërë debat në gjithë fshatin... 

A ëndërroja të bëja shtëpinë time? 

“Nuk e di as vetë si jam rritur te fqinjët e mi?! Nuk di kohën kur e braktisa shtëpinë time. Isha i vogël. Njerëzit kujdeseshin për mua, kudo që më shihnin. Nëna ime e dytë, gruaja e fqinjit që më rriste, e kishte një djalë, vetëm katër muaj më i ri se unë. Çdo gjë që ia jepte atij, ma jepte edhe mua. E kishte një bindje se nëse më ndante mua nga djali i saj, Zoti nuk do ta linte të gëzohej me fëmijët e vet. Bashkë me mua ishin edhe gjashtë krerët e deleve. Deri në moshën tetë vjeçare nuk e ndjeja dallimin mes meje dhe fëmijës së fqinjit, që e kisha më të afërmin nga mosha ime. 
Aty nga mosha tetë vjeçare fillova të bëhem i dëshiruar. Nuk di pse, por ashtu ndjehesha... Unë tashmë kisha dëgjuar se një hallë e imja jetonte në Turqi, por nuk kisha shpresa se do ta takoja, se do ta njihja më për së afërmi. Edhe po ta takoja, unë isha një leckaman, sa kur më shihnin të tjerët, dukesha si fëmija më i gjorë në botë. Mendoja si ta bëja shtëpinë time, të paktën aq sa kishin prindërit e mi. Së paku, ajo shtëpi – kasolle po ta kishte kulmin, do të kthehesha për të jetuar aty. 
Por, hapat e mi ishin të pamjaftueshëm që të bëja strehën time, sepse ende isha fëmijë. Natën mendoja si të bëhesha i rritur e të largohesha nga fqinji, ndërsa ditën më merrte gjumi, duke kullotur delet. 

Kthimi i hallës 

Një natë, meqë kisha fjetur vonë, më kishte ardhur në ëndërr një grua e gjakut të prindërve. Nuk kisha ide se kush ishte, vetëm e di se e doja shumë. E përqafoja dhe nuk i ndahesha dot nga përqafimi. Natën, në gjumë, tentova ta prekja atë grua, për ta përjetuar afërsinë e gjakut, por dora më mbeti e zgjatur. Ndjeva se kisha prekur dikë, por nuk kishte qenë halla, ajo ishte dora e djalit të fqinjave. Kur më doli gjumi ishte errësirë. U zhgënjeva pse nuk zgjati ëndrra edhe pak, që ta përjetoja ngrohtësinë e dikujt që e dëshiroja. Mbeta pa gjumë atë natë dhe në mëngjesin e asaj dite, teksa po i lëshoja delet, një grua me një burrë u panë në prag të shtëpisë ku jetoja. Ajo, me lot në sy, m’u afrua afër, më shikoi gjatë, pastaj më përqafoi. Burri që ishte me të i tha se mos e kishte gabuar shtëpinë, por ajo bëri me kokë se çdo gjë është në rregull. Unë shtanga dhe nuk dija se çka po ndodhte. Nuk kisha forcë t’i thosha kush jeni dhe kë po e kërkoni. Më në fund, ajo më pyeti se e kujt ishte shtëpia. I thashë se shtëpia ishte e F., i cili ka kohë që ka vdekur. Pastaj, i thashë se ka vdekur edhe gruaja e tij dhe një djalë i tyre. Prej tyre mbeti vetëm kjo kasolle, që po e shihni dhe një djalë i tyre. 
“Ku është djali?”, më pyeti rrëmbyeshëm. “Unë jam ai, djali... Më morën fqinjat e u rrita te ta. Tash po i lëshoj delet”, i thashë. Më përqafoi aq fort, sa m’u bë sikur m’u ndal fryma. “Oh, të pastë halla! U bëfsh një katund…”, më tha, derisa i fshinte lotët që i rridhnin faqeve. Dhe, sa më shumë qante, aq më shumë më shtrëngonte... Dikur, kur u ngop së qari, më tha: “A e di kush jam unë? Jam motra e babait tënd. Po vij nga Turqia. Mos u kthefsha më atje po si paska pllakosur shtëpia jonë?!”, tha me zë të shterur. 

Gëzimi i parë 

Shkuam te fqinji dhe e njoha me “hallën” time. Të gjithë u gëzuan që ajo, më në fund, u kthye. Që atë ditë “halla” hapi derën e shtëpisë sonë, e cila nuk ishte hapur me vite... Hapja e derës së shtëpisë ishte gëzimi i parë pas daljes sime nga shtëpia, sepse përsëri do të isha në shtëpinë e lindjes, madje edhe me hallën time... Në ditën e parë që lëshova shtëpinë e fqinjit, ai m’i dha të gjashtë krerët e deleve. Pas më erdhi edhe këlyshi, Bardhoshi, i cili nuk ndahej nga delet, kudo që shkonin ato. I tha hallës se aq krerë delesh kisha kur më morën për të më mbajtur. “Mos u brengos për dele, sepse kam për të blerë edhe të tjera”, më tha halla. 
U gëzuan të gjithë, sa për faktin se u çliruan prej meje, po aq se isha takuar me motrën e babait tim. Pas tri ditësh, kur edhe isha me dele në zabel, si çdo herë, më kishte zënë gjumi. Këlyshi nuk më kishte “shkundur” për t’më zgjuar nga gjumi. Kur u zgjova, delet nuk ishin askund. Dola buzë rrugës që i lidhte tri kodrat, e që ishin më të bukurat në ato anë... Pak më larg pashë këlyshin të ngordhur, pranë tij delet ishin të shtrira në tokë dhe të përgjakura. Ishin të prera në fyt. Të gjitha kishin përfunduar në gojë e ujkut. Fillova të qaja, të bërtas. U ndjeva i trishtuar. Zot, thashë me vete, çfarë paska ndodhur?! U trondita. Mbeta me lot në sy. Dhe, derisa qaja, erdhën disa njerëz me fotoaparat dhe më morën në objektiv. Ata shprehën keqardhje për dhimbjen time. Shënuan në fletoren e tyre vendin se ku kishte ndodhur krimi mbi tufën. Pas pak shkuan, duke më lënë një puthje në ballë. Kur u ktheva në shtëpi i thashë hallës se i kisha humbur të gjitha delet. Halla nuk e bëri të madhe. Më tha se e kemi humbë gjithë familjen, e lëre më delet. 
Pas dy muajsh, në derën tonë trokiti një njeri. Ishte po ai që më kishte fotografuar. Tha se kishte publikuar pamjen time në shumë revista dhe gazeta. Kishte hapur një fond humanitar, ku njerëzit do të ndihmonin që t’i blija prapë delet. Dhe, pa u hamendur, nxori nga çanta një tufë parash dhe m’i lëshoi në dorë. “Ja, tash ke para për të blerë edhe pesëdhjetë dele…”, më tha, me një të qeshur ai. 
Pas pak ditësh në oborrin e shtëpisë sime, vërtet, kullosnin 50 dele... 

Sokol Murturi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

TREGIME MISTIKE Empty
MesazhTitulli: Re: TREGIME MISTIKE   TREGIME MISTIKE EmptyWed Oct 15, 2008 2:40 pm

Zhdukja e mistershme  

Në verën e vitit 2006, familja Bardhi përgatitej për pushime verore. Babai i Kaltërinës, Dini, punonte si kreator në një ndërmarrje private te një investori të huaj, dhe për çdo vit shkonte për pushime në malet e Prevallës. Ishte rast i mirë që të ikte nga tollovia verore që e kaplonte qytetin e Prizrenit. 
Kaltërina Bardhi ishte një vajzë dymbëdhjetë vjeçare dhe krejtësisht e zakonshme. Ishte e shoqërueshme. Në shkollë shkonte rregullisht me moshatarët e saj. I adhuronte orët e muzikës dhe ishte ndër më të mirat në seksionin e baletit. Kishte edhe një pasion të veçantë: fantastikën shkencore, për të cilën moshatarët e saj as që mendonin. 
Në fillim kureshtjen e shuante duke lexuar tregime spirituale nga autor vendas, ndërsa shumë shpejtë imagjinatën e saj fëmijërore filluan ta preokupojnë shkrimtarë të njohur të fantastikës shkencore si Artur Klark e të tjerë. Imagjinata e saj pasurohej gjithnjë e më tepër dhe u zgjerua në kufij të paparë. Filloi të humb kuptimin për realitetin ekzistues, të cilën e vunë re prindërit e saj, ose së paku kështu dukej në shikim të parë! 
- Mbrëmë kam lundruar mbi sistemin diellor, - shpesh tregonte Kaltërina në mëngjes kur zbriste nga dhoma e saj e gjumit. Nënë - vazhdonte ajo, kam udhëtuar nëpër hapësirën e pafund, e cila nuk është siç na duket neve nga Toka. Yjet, gjithashtu, nuk janë ashtu të bukur siç i shohim ne, kurse përreth dëgjohen zhurma që nuk i kam dëgjuar kurrë. 
Nëna ia lëshonte një shikim serioz dhe me shqetësim i thoshte: 
- Mirë Kaltërina, deri kur do të na mërzisësh me këto tregimet e tua?! Prapë ke parë ndonjë ëndërr fantastike?! Ta dish se do ta ndaloj t’i lexosh ato libra me fantazira! 
Zakonisht e gjitha përfundonte në këtë mënyrë. 
Në verën e vitit 2006, familja Bardhi përgatitej për pushime verore. Babai i Kaltërinës, Dini, punonte si kreator në një ndërmarrje private te një investori të huaj, dhe për çdo vit shkonte për pushime në malet e Prevallës. Ishte rast i mirë që të ikte nga tollovia verore që e kaplonte qytetin e Prizrenit. 
Prevalla, një vend i qetë dhe plot gjelbërim, vend ky shumë i bukur dhe pitoresk, i rrethuar me kodrina mbi të cilat shtrihej një det i tërë pishash. 
Me ta shkonte edhe gjyshja e Kaltërinës, zonja Mira. Ishte një plakë e çiltër dhe shumë shpirtmirë. E adhuronte mbesën dhe ishte në gjendje që gjatë pushimeve të verës, pa përtesë, t’i kushtonte asaj orë të tëra. Ishte fjalëmbël ndaj çdokujt. Kaltërina në jetën e saj kishte vend të veçantë, andaj edhe ajo e donte gjyshen pa masë. 
Ditën e tretë të pushimeve, Kaltërina e kaloi duke shëtitur përjes pishave të mrekullueshme të Prevallës. Kur u kthye në kampshtëpizë , ende pa hyrë mirë brenda, e shqetësuar, pyeti të ëmën: 
- A është e vërtet se unë kam një motër binjake?! 
Nëna në atë çast lëshoi pjatat nga duart dhe me hidhërim pyeti gjyshën Mirë: 
- Çfarë po fletë Kaltërina?! 
Pastaj u kthye nga vajza: 
- Ç’është kjo pyetje, bij ime? 
Vajza në atë moment u habit dhe thjesht nuk dinte si të sillej dhe çfarë të thoshte. 
- Asgjë...Nuk di pse hidhërohesh menjëherë! 
Në fakt, nëna nuk ishte e hidhëruar, ishte e befasuar me pyetjen e saj, pasi që Kaltërina ishte lindur si binjake. Fëmija i dytë gjithashtu ishte vajzë, por mjerisht, nuk i kishte përballuar komplikimet e lindjes. Mirëpo ata nuk i kishin treguar kurrë Kaltërinës për motrën e saj. Thjesht, nuk kishin dashur që fëmijërinë e saj ta ngarkojnë me këtë çështje. Prandaj pyetja e saj ishte e papritur. Prej nga, si i ra ndërmend... 
- Mirë bija ime, tanimë nuk jam e hidhëruar, - u mundua ta qetësonte, por dua të më tregosh përse më pyete? 
- Këtë gjë ma tha një i panjohur tek shëtisja përmes pishave!... 
- Si i panjohur? 
- I panjohuri nga planeti Otila!... 
- O zot, Kaltërina, prapë ti..., - Prapë ke filluar me fantazira?! 
Vajza rrudhi krahët dhe me vrap u futë në dhomëzën e saj të vockël. 
Thellë e prekur, Zana filloi t’i tregoj gjyshes Mira për fantazaitë që i kishte dëgjuar muajt e fundit nga Kaltërina. Por tregimi i sotëm ishte në kufi me realitetin. Vallë, nga kush ka dëgjuar për motrën e vet të vdekur?... Ranë dakord që këtë çështje ta hetoj me kujdes gjyshja. 
Po atë natë, Kaltërina, me një butësi mahnitësi ia rrëfeu gjyshes tregimin për “të panjohurit nga planeti Otilo”. 
- Është një burrë shtathedhur - tregonte vajza. Nuk dallon shumë nga ne, por prapëseprapë është disi më ndryshe. Më ka thënë që motra ime quhet Era dhe se jeton, atje me ata!... 
- Era!... pëshpëriti plaka e hutuar. - Ti mendon se kjo është e vërtet?! 
Kaltërina uli shikimin dhe me zë të ulët tha: 
- Mendoj se po, gjyshe! 
Gjyshja ishte shumë e durueshme. 
- A të ka thënë diç tjetër? 
- Më ka pyetur nëse kam dëshirë të takohem me motrën. 
- E ti, çfarë i tha? 
- Me siguri se po! M’i ka përkëdhelur flokët. Mirë më tha, në mbrëmje kur të zë gjumi do të shkojmë në Otila për ta takuar atë. Pas këtyre fjalëve u zhduk- 
- Mirë shpirt, tani fli. Në mëngjes së bashku do e kërkojmë të panjohurin... 
Gjyshja me butësi puthi Kaltërinën dhe, si gjithmonë, e mbuloi me kujdes. Fiku dritën dhe me hapa të ngadalshëm u drejtua nga veranda ku rrinin ulur Zana dhe Dini. U tregoi gjithë bisedën që kishte pasur me Kaltërinën. Ata të befasuar shikuan njëri tjetrin! 
- Era`-sa nuk bërtit Zana. 
- Tha se quhej Era?! 
- Zot i madh, a është e mundur?! - tha Dini. 
Emri Era ishte emër unikat të cilin e kishin sajuar prindërit disa ditë para se të lindnin fëmijët, pasi e kishin kuptuar se do lindnin vajza binjake. Do i pagëzonin: njërën Kaltërina dhe tjetrën Era. Për këtë vendim paksa të çuditshëm kurrë nuk i kanë treguar askujt, as gjyshja nuk ka qen e njoftuar. Kurse tani paraqitet i panjohur dhe...!? 
- Zot i madh - pëshpëriti sërish Zana. 
Po atë natë nga kampshtëpiza u zhduk përgjithmonë Kaltërina. U njoftuan të gjitha organet kompetente: policia, KFOR-i etj. U alarmua edhe Interpoli...por nuk zbuluan kurrë asgjë! As më të voglën gjurmë! 
Vajza u zhduk nga dhomëza dhe nuk u lajmërua kurrë më. Mbase ka kaluar në dimension tjetër - në... zonën e muzgut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





TREGIME MISTIKE Empty
MesazhTitulli: Re: TREGIME MISTIKE   TREGIME MISTIKE Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
TREGIME MISTIKE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Letërsi tregime
» Tregime rrënqethse ?
» Postoni tregime apo histori per ngjarje te verteta.
» Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: