Përpjekja për komb “kosovar”, përçan popullin shqiptar
Lirie Hajdari
Krizë e identitetit kombëtar?!
Prishtinë, 14 shkurt
Po biem në “kurthin” terminologjik të serbëve. Kjo është ideja e përgjithshme për identitetin shqiptar, atë që me shekuj nuk e bën dot pushtuesit e huaj, po e bëjmë ne vetë.
Në një kohë që fituam pavarësinë me idealin një gjuhë, një histori, një komb, sot vetëquhemi ose ka përpjekje për të na quajtur “kosovarë”. Intelektualë, politikanë, qytetarë janë në një mendje se identiteti shqiptar po përplaset me kriza të shumta, për faktorë të ndryshëm ndër kryesorët, ai ekonomik, pa përjashtuar edhe tendencat antikombëtare që ende veprojnë në mbarë trojet shqiptare. Shqipëria, Kosova, Kosova Lindore, shqiptarët në Mal të Zi dhe ata në Maqedoni kanë qenë dhe janë vazhdimisht nën presion për ta zbehur identitetin kombëtar, çfarëdo epoke që shkon e vjen shqiptarët janë në “shënjestër” të fqinjëve të tyre për t’u zhdukur.
Sa INTERESANTE-tash ju ka ra ne mend udbashve se kokan tu ja kajt ***** vetes e tash e tash po e verejn se po bejn perqamje nder shqiptare, a angazhohen me dekada ne ket drejtim! shtres e pist njerzore LDK-STAT!!!!!!