|
| Bashkimi i trojeve shqiptare | |
|
+23Alberti alban kita Orfe@ Euridika njomeza besa-bese tom sojer Ramiz Vuthjani Kosovarja drenusha ss1 BUKUROSHI azzurra Beton Riki30 Sy kaltri shpendi petritkola Sofra Kosovari Anna Guximi 27 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
drenusha Anëtar
Numri i postimeve : 201 Registration date : 23/10/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Fri Nov 02, 2007 5:13 am | |
| Bashkimi kombetare do te beht kur te gjithe do ta vetdijsohen me nji moto nji kombe nji qendrim kjo do te jet nji aletrantive qe duhet ta kemi si primare . | |
| | | ss1 Fillestar/e
Numri i postimeve : 47 Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Sat Nov 03, 2007 12:40 pm | |
| Jam dakort me petritin,te gjithe ju qe e ndjeni veten sa do pak shqiptare,propogandoni gjithandej ku mundeni,se vetem keshtu do jemi sa me prane Dites se Madhe te BASHKIMIT. | |
| | | Sy kaltri Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 1972 Registration date : 09/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Sat Nov 03, 2007 2:23 pm | |
| Të Flasim Për BASHKIMIN KOMBËTAR Duhet të punojm shumëëëëëëëë sepse Politikanët tanë qoftë në Shqipëri , Kosovë , Maqedoni apo ne trojet tjera Shqipëtare nuk mund të bijen në razi per as gjë e pra kur të kuptohen ata nder mjet vetes ne shum shpejt mund të bëhemi BASHKIM KOMBËTAR
RROFTË BASHKIMI KOMBËTAR | |
| | | drenusha Anëtar
Numri i postimeve : 201 Registration date : 23/10/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Sat Nov 03, 2007 3:14 pm | |
| nuk ka tjeter alternative kombi rruga me sovrane dhe me edrejte eshte vetem bashkimi i kombit kjo na sjell ardhmerin kjo na ben me te forte . | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Sat Nov 03, 2007 9:28 pm | |
| do të ishte fitorja me e madhe e c'do Shqiptare po të shihnim bashkimin e trojeve tona por tani ne shekullin e 21 nuk mund te shoh ndryshim kufijsh; unë e shoh KOSOVEN dhe SHQIPERINE ne një EUROPE te bashkuar duke jetuar krah për krah njera- tjetres .... gjithsesi për mua e rëndësishme është se KOSOVA është e pavarun dhe gjaku i mijëra Shqiptareve qe luftuan për te nuk shkoi dem .... se gjaku i "HERONJEVE" do të jetë një themel i patundur i KOSOVES se lirë
| |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Mon Nov 05, 2007 2:27 pm | |
| Ne radhe te pare eshte budallaki me shkruar "Shqiperi e Madhe" kur asnjehere ska qene e madhe e as e vogel por aq sa ka qene.Un nuk e kuptoj perse disa shqiptare e fryen tezen serbo-greke antishqiptare duke deklarur me gojen e tyre "Shqiperi e madhe"...kjo eshte e pakuptimt... Bashkimi i trojeve shqipetare eshte e pamundur te mos ndodhe. Kjo do ndodhe se padrejtesisht jane ndare. Sa i perket Kosoves te nderuar forumist po e them me nje fjali shume te shkurte. Do te ndodh ajo cka eshte gatuar ne Amerik. |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Tue Nov 06, 2007 12:57 am | |
| Shumë njerëz e komentojne idenë e Bashkimit Të Trojeve Shqiptare si një budallallek apo dhe legjende qe nuk do të realizohet kurrë. Të them te drejtën e konsideroj veten me fat qe jam shqiptare, pasi si shumë shqiptare te tjerë kam një ENDERR. Një ëndërr jo qe te jem e pasur, si enderrojne me miliona njerëz, apo një ëndërr qe te jeme e famshme si enderron e gjith bota. Por kam një ëndërr qe një ditë harta e Shqipërisë do të permbledhe Kosovën, Camerine dhe të gjitha tokat ku flitet shqip. Por bukuria e kësaj endrre është qe kjo ëndërr është shumë e vështirë për tu bërë realitet dhe do të duhet shumë pune. Por kush i jep jetës se njeriut me shumë kuptim sesa një ëndërr qe është e vështirë te realizohet. Ne përgjithësi ideja është qe te gjithë shqiptarët e kanë këtë ëndërr për bashkim kombëtare. Por a thua ta dinë te gjithë se si realizohet kjo ëndërr ne realitet. Për te kthyer këtë ëndërr ne realitet ka shumë hipoteza dhe mendime. Për mendimin tim zgjidhja është shumë e thjeshtë VEPRA. Shumë vende te Europes kanë programe te posacme Nacionaliste. Popullit shqiptare i mungon një i tillë.
| |
| | | Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Tue Nov 06, 2007 2:34 pm | |
| Te dashur bashkeatdhetar, ne kete pyetje eshte goxha e veshtire te pergjigjet njeriu, pasi qe eshte nje ceshtje shume e ndjeshme e poullit shqiptar. Bashkimi i Trojeve Shqiptare, shpresoj te ndodhe nje dite, qe te gjithe ne shqiptaret te jemi nje shtet nje komb sic kemi qene gjithmone. Si thone shpresa te mban gjalle. Keshtu qe duke pare politiken Boterore e sidomos ate Evropiane, Shqiperia Etnike eshte mjaft veshtire te realizohet, thash shpresoj qe nje dite do te realizohet. Pasi qe jemi ndare ne shume shtete , Serbi, Mali i Zi, Maqedoni, Greqi. Kjo e padrejte nuk eshte bere ne asnje shtet dhe asnje komb tjeter te Botes. Per fatin e mire Kosova po shkon drejt pamvaresise, drejt nje shteti tjeter Shqiptar ne Ballkan. Momentin qe Kosova te jete shtet dhe ti zgjidhe disa ceshtje te veta, per mendimin tim e rruges do te ishte te bashkohej me Token Meme. Te jemi nje shtet i fort Ballkanik, pas kalimit te kohes, per mendimin tim, edhe pjeset shqiptare ne Maqedoni do te shkeputen nga ky shtet, pasi qe ne ato qytete ku jane pjese dermuese Shqiptaret te gjitha kufizohen me shtetin Shqiptar. Keshtu qe mund te jete e mundshme shume shpejt te ndodhe edhe nje gje e tille, shqiptaret ne kete ane jane mbi 40%, veshtire do ta kene maqedonasit ta mbajn kete pjese shqiptare, nje gje te tille qe nuk mund ta them per trevat tjera ne Serbi, Mal te Zi dhe Greqi. Pasi bejne pakicen ne keto shtete. Ky do te ishte problem i madhe pasi, qe keto vende shume veshtire do te shkeputeshin nga keta kufinj qe jane sot. Edhe pse thuhet se Historia kthehet, ose rrota rrotullohet, shpresoj qe nje dite te rrotullohet per ne shqiptaret, nje popull i pervuajtur, i cili me shekuj me radhe u shkel nga te gjithe pa te drejte. Nje mundesi tjeter eshte se keto shtete Shqiperia, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, te futen ne bashkimin Evropian, momentin qe keto te futen e shpresoj sa me pare edhe ky do te mund te quhej nje bashkim i trojeve shqiptare, pasi qe nuk do te kete me kufinj mes vellezerve kudo qe jane, do te mund te shkojn te lire, si ne Vlore e Gjirokaster, Shkup e Tetove, Prishtine e Prizren, Ulqin e Tivar, Cameri etj. Do ti kem te drejtat tona kombetare dhe nacionale. Une shpresoj qe te ndodhe kjo e para, por qe ne te gjithe shqiptaret duhet te punojme per kete ceshtje, per kete Enderr sic e tha Kosovarja, e cila mund te kthehet edhe ne realitet. Pershendetje... | |
| | | Ramiz Fillestar/e
Numri i postimeve : 4 Age : 55 Registration date : 05/11/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Tue Nov 06, 2007 4:32 pm | |
| Ju kisha lutur te gjithe atyre qe jan per Bashkimin e Trojeve Shqipetare, le te mos e perdorin termin "Shqiperi e madhe "' eshte term serbo-grek. Me kete term serbet dhe greket kane friguar Evropen dhe SHBA-te se gjoja shqipetaret jane zaptues te tokave te tyre dhe kane aritur te marin tokat tona. Shqiperia do te jete ajo qe ka qene paar konfrences se Berlinit , ku fuqite e medha e coptuan dhe ia falen Serbise dhe Greqise. Rroft Sqhiperia, rroft Flamuri i saj | |
| | | ss1 Fillestar/e
Numri i postimeve : 47 Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Tue Nov 06, 2007 4:43 pm | |
| Vuthjan ti mire thua qe ne mund te shkojm ne cdo qytet shqiptar pa as me te voglin problem kur Serbia,Mali i Zi.Maqedonia dhe Kosova te futen ne BE,por as me thua cdo te behet nese kesaj BE-je i vjen fundi,se sic dihet te gjitha perandorit kane pas nji fund. prandaj ska rrug tjeter vecse BASHKIM KOMBETAR, Dhe nese e veme evropen para nje fakti te kryer ajo me kalimin e kohes do apo nuk do do jete e detyruar ta pranoj. | |
| | | Vuthjani V.I.P
Numri i postimeve : 168 Registration date : 01/10/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Tue Nov 06, 2007 7:20 pm | |
| Une e ceka me larte i dashur SS1 se per deshiren time do te ishte teza e pare, por nese nuk do te mundnim ne shqiptaret ta realizonim ateher nuk na mbetet zgjedhje tjeter. Sepse cdo shqiptar qe e quan veten shqiptar dhe atdhe-dashes, ka deshire ta shoh Bashkimin Kombetare dhe Shqiperine Etnike, por sic thash duhet te punojme per nje gje te tille... BE- sa e di une nuk eshte perandori, kete fjale duhet studiuar me shume. Nese do te realizohet plani i BE per nje Evrope pa kufi ateher per ne shqiptaret do te jete me lehte, deshem ne apo nuk deshem duhet te punojme per ate qe te futemi sa me pare ne Bashkimin Evropian,sepse jemi pjese e Ballkanit, e Ballkani pjese e Evropes. Pershendetje... | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Ka ardhur koha! Wed Nov 07, 2007 7:11 pm | |
| Ka ardhur koha dhe nuk duhet leshuar dhe nuk duhet te merremi me probleme vetiake banale perpara ceshtjes kombetare. Ka ardhur koha. Te zgjohen te gjithe. Te bashkohen. Kosova me vete nuk ka kuptim. Shqiperine e bashkuar e do enderra, e do populli i shumevuajtur e i ndare, e do pa e thene hapur Amerika. Ka ardhur ora, por jo per perfitime personale dhe hesape interesaxhinjsh. Ka ardhur koha qe Shqiperia zonje te jete ajo Zonja. Shqiperia qe sado e cunguar te jete ajo qe eshte ne harten e Portalit. Me zgjuaresi, me unitet, me dhelperi, me force, ku ta doje puna, nuk ka kohe tjeter. Koha eshte tani. Cameria eshte e fundit ne axhende, por eshte ne axhende. Heret a vone do te shkoje haka tek i zoti, por jo duke u grindur, duke u ankuar, duke qare, duke bere hesape, duke pire, duke u lutur. Por duke u bashkuar per nje qellim, per ta bere nenemadhe edhe njehere krenare. Rrofte Shqiperia dhe shqiptaret kudo qe jane. Hajde ta kendojme per here te fundit Per Memedhene! | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 08, 2007 3:47 am | |
| Secili Shqiptar duhet logjikuar dhe pyetur vet-veten se; Ku jemi dhe ku arritëm ne shqiptarët? Ç'duhet bërë kundër kësaj politike aktuale e cila e ka mbushur kupën dhe solli popullin dhe vendin në një udhëkryq? Përse duhet që problemet tona Kombëtare, t'i lejojm të tjerët ti fusin hundët ? Përse duhet lejuar përçamjet mes vete, përderisa jemi buzë një humnere pa fund ? Deri kur do të presim që për ne ,dhe me ne të merren të tjerët? Deri kur do t`i japim mundësi mashtrimeve dhe lajkave të përsëritura çdo ditë? Prandaj të mendojm sot të vetdijësohemi sot, që e nesërmja të na gjejë të rreshtuar në punë dhe jo duke pyetur njëri-tjetrin, çka po ndodh me ne, ku jemi, ku po shkojmë etj.
Sot në këtë shekull mund të shfrytëzohen të gjitha mundësitë në interesin tonë dhe të bëhemi faktor i fuqishëm si komb, por së pari duhet thyer akullin i cili po na kaplon përbrenda nesh ...dhe nëse arrijm në cakun final si faktor i organizuar, faktori i jashtëm do të jetë ai që do të punoj në interesin e shqiptarëve në këto procese historike për kombin tonë. Fuqia politike e udhëheqjes sonë, nuk mund të krijohet duke mbajtur të gjallë politikën e cila nuk beson në forcat e veta. Prandaj, ngritja e gatishmërisë dhe vedosëmërisë për të rrugëtuar drejt çlirimit të trojeve shqiptare dhe për bashkimin e tyre me Shqipërinë, është sfida kryesore që përmbushë qartësinë e një vizioni shumë të domosdoshëm për shqiptarët sot, për një të ardhme të begatshme. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 08, 2007 4:06 am | |
| Sofra une mendoj se edhe organizimet,protestat,mungoin,ja sote ja kure neser ne Tiran,pas neser ne Prishitin po 100% ne Tetove neser pse eshte munges protesa,ku jane studentet ku eshte populli ne gjume apo ne gjume. Nuk po kuptoi 8 viktima te pafajshme sote,e kush nuk ju del ne ndyme politikani nuk ka fjal pse ka mburje se e largoin nga karriga,studenti ne mengjes shkon ne shkolle apo ne nje fushe Sporti,''njerzite'' ne mengjes dalin ne treg apo ne ender jane,apo ne ender.? | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 08, 2007 6:13 am | |
| Dihet se rol të madh në ndikimin e gjendjes së popullit luajn edhe medjat Beton. Kures pas medjave janë parat e majme që ndikojnë për ta përvokur ujin kur të nxehet. Prandaj edhe nuk ka as protesta dhe asgjë e cila të drejton për në rrugën e Çlirimit dhe Bashkimit Kombëtar. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Fri Nov 09, 2007 1:39 am | |
| Bashkimi Kombetar eshte domosdoshmeri e popullit shqiptar, kete e deshmojne edhe forumistet tane te cilet te bashkuar shkruajnë ne kete temë me deshiren qe t'i shohin trojet e tyre në një kufi, me një flamur, me nje president, jemi një gjak e njekomb dhe duhet te shkrihemi ne një trup te vetem.
Vuthjani, Ramizi, Tom Sojeri, Sofra, Betoni, qe te gjithe nga troje shqiptare por mjerisht te ndarë në 5 shtete!!!, deri kur më vall me lot!!!
Pse lotë?
Sepse koha e pushimeve eshte 2 here ne vit, 2 here ne vit bashkohenfamiljet tona, pastaj ne ndarje, lamtumirë, shqiptaret qe e kan pushtuar mergaten derdhin lotet me shprese se t'u prij shendeti e sukseset!!!
Cfare suksese!!!???
Suksese ne dhe te huaj, ne gyrbet ku na shikojne plot një jetë si të huaj, "guri më së rëndi peshon ne dheun e tij" prandaj s¨kemi qka t'u lakmojmë dyerve te huaja, ne duhet te vetedijesohemi njehere e pergjithmonë, vetem te bashkuar do te jemi te fortë edhe ekonomikisht, edhe politikisht dhene cdo lemi te jetes.
Pse u luftua? Pse ranë deshmoret?
Per Bashkimin Kombetar, edhe shtetesia e Kosoves kurrrr nuk eshte zgjidhja e problemit te shqiptareve ne rajon, neve na ndane shekuj me parë dhe duhet bashkuar o sot o kurr.
Mediumet Beton kanë rolin nr.1, dominant ne këte drejtim, kjo s'do asnje koment.
Rrofte Bashkimi Kombtar | |
| | | ss1 Fillestar/e
Numri i postimeve : 47 Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Wed Nov 14, 2007 2:07 pm | |
| O sot o kurr,koha e fjalve te teperta ka ikur,ka ardh koha e veprave.Dikur presidenti Xhon Kenedi iu drejtua amerikanve :"Mos pyesni cfar ka bere atdheu per ju,por ckeni bere ju per atdheun",kjo vlen e dhe per ne vellezer ateher ckemi bere ne qe shfaqemi kaq patriot neper forume te ndryshme per enderren tone shekullore,pra per bashkimin kombetar? eedhe njeher o sot o kurr,ka ardh ora jone.Bashkim dhe vetem bashkim asgje me shume se ajo qe eshte e jona nuk duam. | |
| | | njomeza Fillestar/e
Numri i postimeve : 47 Registration date : 04/11/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 15, 2007 12:06 am | |
| beni diqka me konkret jo vetem fjale se jem ngop fjal flm | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 15, 2007 12:13 am | |
| Mire e ka then Ss1 mos vetni ç'keni bere ju me konkret.Por, ç'bere ti me konkret njomza.?
pershendetje | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 15, 2007 1:12 am | |
| Pershendetje te gjithve, Une mendoj qe ne shqiptaret duhet ta fusim ne koke njehere e mire se bashkimi eshte i domosdoshem.Ne Kosovaret po mundohemi me cdo kusht te krijojme shtetin e dyte shqiptar ,jo pse nuk duam te bashkohemi me shtetin Ame por thjesht eshte rruga ndoshta e vetme per te arritur cakun .Te behemi shtet dhe pastaj kush mund t'i ndaloj dy shtete te bashkohen??? ajo qe duhet bere per mendimin tim , jo vetem ne media por edhe ne bisedat tona te perditshme eshte te flasim me shume per kete qeshtje ,Te flasim cdo dite per kete qeshtje . " Forca e nderdijes " sipas Xhozef Marfit, do na shtyej ne ate drejtim . Termmin Bahshim Kombetar duhet te bejme te duket diqka normale sepse nese nuk flitet shpesh per kete gje atehere cdo kujt mund d'i duket dicka e madhe dicka e paarrtshme . Une pergezoj ideatoret e formimit te ketij forumi dhe pagezimin e tij me kete emer te Madh ,Ne njefar menyre edhe kjo eshte nje pune e madhe dhe po ashtu nje perpjekje serioze ne drejtim te kesaj te drejte natyrore njerzore.Nese nuk mund te bejme me shume ne kete moment te pakten ta senzibilizojme se pari veteveten .Te behemi te vetedijshem per ate qe na takon dhe per ate qe duhet te arrijme .Cdo gje eshte e arritshme por varet pikerisht nga se sa ne duam ne te vertete te arrijme dicka .E se pari ( ndoshta po i perseris mendimet ) duhet te bindemi dhe per ate qe duam dhe pastaj te punojme ne ate drejtim me aq sa mundemi . Une kam besim se Shqipeia Natyrore do ribehet , poro kur do ribehet shtrohet pyetja e pergjigja eshte vetem tek ne .Sa jemi ne te gatshem per nje sfide te tille dhe sa jemi te vendosur qe kete t'a arrijme . Shpresoj te mos jem bere e tepert me komentin Me respekt te thellë ..Euridika | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 15, 2007 2:58 am | |
| Euridika pershendetje Me deshire e lexova mendimin tuaj respekt dhe pajtohem me mendimin tuaj kemi nevoj per ç'do dite te meremi me keta tema.
Nje thenje,qe me pelqen shume tek italianet e kam ndegjuar,eshte e mundure qe kjo thenje edhe ne shqip te jete por se pari here ne gjuhen italiane e kam ndegjuar
La mano nella mano,il coso nella mano,il coso nalla cosa...da cosa nasce cosa.
Dora ne dore,diçka ne dore,diçka nga diçka,nga diçka lind diçka.
Une mendoj se keta ''diçkaje'' lindin dita dites ku edhe pse per ç'do shqiptare eshte nje detyre qe duhet te kryje me deshire.
Gjithnje ndegjojme Lider,intelektual,personalitete te ndryshem qe bejen thirrrje per te qene te bashkuar por nuk mjafton ne se pari duhet te jemi te rreshtuar nje nga nje e si mirmengjes apo mirdita te perdorim fjalen bashkimi sjell fuqi qe ty leme mengjesin ne mengjes e mirditen ne mesdite te flasim dhe te flasim per ç'do dite per ç'do moment se cila eshte rruga me e mire per te bere bashkimin kombetar.
Te mundohemi t'i tregoim gjikujte kush jemi,dhe kush ishym nuk eshte nje mburje.Une mendoj se ka shume rendesi identiteti,edhe une kam Emer e Mbiemer,imagjinoi nese do ta haroja Emrin time ç'do te ndodhte me mua,e te gjithe nese hekim dore nga Emri e mbiemri jone ç'ka ndodhe me ne te gjithe,kushe jam apo kush jemi ...o populli i dashur ne duhet te bashkohemi sote a po neser eshte detyre e jona duhet ta bashkoim,Shtetin,Atdheun,Kombin tone. | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu Nov 15, 2007 6:39 pm | |
| Beton ashtu është pika pika mushet pusi edhe ktu duhet pak ng akap dhe do bëhet edhe do i fij fundi . |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Fri Nov 30, 2007 1:30 am | |
| Kot e kanë të gjithë…!
Shkruan: Titan TIVARI
Kot e kishin dje armiqt pushtuesë të Shqipërisë Etnike, kot e kanë edhe sot pushtuesët e rinj të saj, sepse Shqiptarët dhe Shqipëria i mbijetuan me stoicizëm heroik të gjitha pushtimet dhe gjenocidet e tyre gjatë shekujve e mijëvjeçarëve të historisë së përgjakur kombëtare dhe njerëzore!
Kot e kanë matrapazët, tregtarët politik,… dhe të gjithë shitësit e trojeve shqiptare, sepse trojet tona as nuk shiten dhe as nuk blehen, ata janë pronë hyjnore e Kombit Shqiptar të dhuruar nga Zoti i Qiellit dhe nga ”Perënditë” e Olimpit të Pellazgëve të Pellazgjisë.
Kot e kanë të gjithë maskarenjtë, demagogët dhe djallëzorët shqipfolës, që mundohen në emër të mirëqenies dhe demokracisë të përfitojnë për vete pasuri e privilegje, në kurriz të popullit dhe të pasurive mbitokësore e nëntokësore të tokës shqiptare!
Kot e kanë të gjithë bajraktarët, karrieristët, pseodokombëtarët,… të cilët në emër të popullit e të atdheut, në emër të shqiptarizmit dhe demokracisë, përpiqen që të marrin pushtetin, të shesin shtetin dhe të bojkotojnë ribërjen e Shqipërisë Etnike!
Kot e kanë të gjithë antishqiptarët e pseudoaleatët të cilët nën maskën e ”miqësisë” dhe të ”demokracisë” përpiqen të na lënë në robërinë e vjetër!
Kot e kanë sllavo-grekët, të cilët nuk kanë hequr ende dorë nga pushtimi dhe ricopëtimi i trojeve shqiptare të Shqipërisë Etnike, që me mijëra manovrime demagogjike, veshur me lëkurë të ”qingjit”, mundohen që të bindin faktorët relevantë ndërkombëtarë se ata janë konvertuar në ”paqësorë” dhe ”demokratë”!
Kot e kanë tradhtarët e mercenarët ”shqiptarë”, që jo vetëm atdheun, por edhe ”shpirtin” e tyre ia kanë shitur e falur armikut dhe djallit!
Kot e kanë edhe këto Pranga të Reja të Robërisë së Kosovës, të cilat janë hartuar nga të huajtë dhe nga "tanët":
1.Marrëveshja e Rambujesë (Parisit) 2.Marrëveshja Ushtarake - Teknike e Kumanovës midis Forcave të NATO-s dhe Forcave Ushtarake të Serbisë 3.Rezoluta 1244 e KS të OKB-së 4.Demobilizimi i UÇK-së dhe shndërrimi i saj në organizatë civile me emrin Trupat Mbrojtëse të Kosovës 5.Pushteti pa pushtet e pa shtet i organeve dhe institucioneve të Kosovës: Kuvendit të Kosovës, Qeverisë së Kosovës, Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK), Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), Shërbimit Gjyqësor të Kosovës, etj. 6.Të drejtat e pakufizuara të Shefit të UNMIK-ut 7.Ndalimi i lidhjeve diplomatike të Kosovës me botën dhe lidhjet telekomunikative dhe ekonomike të Kosovës me botën përmes kodit të Serbisë 8.Korniza Kushtetuese e Kosovës 9.Agjensia Kosovare e Mirëbesimit (AKM) 10.Shpikja e kushtit - Standardet para Pavarësisë 11.Përkufizimi i Kosovës si vend "multietnik" 12.Pakoja e Ahtisarit 13."Decentralizimi" apo Ndarja dhe Enklavizimi i Kosovës 14.Traktati i Miqësisë me Serbinë i Grupit Negociator të Kosovës 15.Deklarata e Nju Jorkut e 28 shtatorit 2007 16.14 Pikat e Treshes: SHBA-BE-Rusi 17.Pakoja e Ahtisarit “Plus”, që është duke u hartuar nga Treshja, e cila në fakt parashihet që jetë gjoja “Pakoja e Ahtisaarit” Minus Pavarësia e Kosovës!
Askush nuk e di edhe sa “Marrëveshje e Deklarata”, sa “Pako e Pika” do të hartohen e përpilohen nga ndërkombëtarët dhe kosovarët, derisa Kosova përfundimisht të hy përsëri nën zgjedhën neokolonialiste të robërisë serbe!
Është koha e atomit dhe internetit, koha e robotëve dhe informatikës, është koha e dritës dhe jo errësirës, prandaj të kotë e kanë të gjithë mashtruesit, pushtuesit, hartuesit e farkëtuesit e prangave të "reja" të robërisë për Kosovën dhe për të gjithë trojet tjera shqiptare të Shqipërisë Etnike.
Nuk ka pranga, as zinxhirë, që mund t'i detyrojnë Shqiptarët të jetojnë në errësirë. Nuk ka "Marrëveshje" as "Korniza", nuk ka "Pako" as paketa që mund të bindin Shqiptarët të heqin dorë nga trojet e veta. Nuk ka "Deklarata" as "Traktate", nuk ka "Pika" as thika, nuk ndihmon as dhuna as frika, që të detyrohen Shqiptarët të heqin dorë nga liria, pavarësia dhe bashkimi kombëtar i Shqipërisë Etnike.
E drejta vonon, por fiton. E vërteta vonon, por triumfon.
Kot e kanë të gjithë,… Shqipëria Etnike do të riçlirohet dhe do të ribashkohet.
2 nëntor 2007 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Mon Apr 21, 2008 11:55 am | |
| BALLKANI DHE EVROPA AS DERI SOT NUK PO NDALEN ME COPËTIMET E TROJEVE SHQIPTARE! ANALIZA/OPINIONE
Written by Kristina RASI Monday, 21 April 2008 Në këtë shekull të ri po njihemi plot me të papriturat, “befasirat” dhe me gjërat “e mrekullueshme” që na solli babadimiri në “thesin e tij të artë,” të ashtuquajturën “Pako Ahtisaari.” Copëtimi dhe përpjekjet për ç’kombëtarizimin e shqiptarëve filloi që nga “doktrina e shenjtë serbe” para dy shekujsh, pra nga shekulli i XIX. Millosh Obernoviçi ishte ndër iniciatorët e parë të kësaj “doktrine” shoviniste për asgjësimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre nga Qupria, Aleksinci dhe pjesë të tjera të këtyre anëve. Për largimin e shqiptarëve nga këto troje etnike siç janë: Sanxhaku i Nishit, Vilajeti i Kosovës, Sanxhaku i Manastirit dhe Sanxhaku i Janinës, ai ngjashëm si shovinistët grekë të gjeneral Zervës, përdori metodat më përfituese dhe fashiste, duke masakruar popullatën shqiptare dhe duke detyruar që ata të largohen me qindra dhe mijëra vetë nga trojet e veta shekullore. Po kjo fushatë e errët kundër-shqiptare, më vonë gjatë historisë, u përdor edhe nga pasardhësit e tij serbë siç ishin: Ilija Gramshanini me platformën famëkeqe “Naçertanjen,” duke e konsideruar këtë si “doktrinë të shenjtë serbe.” | |
| | | alban kita Fillestar/e
Numri i postimeve : 23 Age : 35 Vendi : korce Profesioni/Hobi : nacionalizem Registration date : 01/05/2008
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare Thu May 01, 2008 7:38 pm | |
| e shof qe fjalet e mia nuk kane shume rendesi ju pershendes te gjitheve jam albani nga korca .endrra ime eshte deh do te mbetet shqiperia etnike . bashkimi kombetar eshte nje proces qe nuk mund ta ndale askush. te puojme te gjithe per bashkimin tone te madh RROFTE SHQIPERIA ETNIKE .TE GJITHE SE BASHKU CUNA CONIU SHQIPTARE PREJ GJUMIT CONIU E TGJITH SI VLLAZEN NJE BESE SHTRENGONIU E MOS SHIKONI SHOQATA DHE PARTIA FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA TE BASHKOHEMI TE GJITHE . POSHTE GREKU DHE SERBI TE JAPIM JETEN PER SHQIPERINE TONE KA ARDH DITA | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Bashkimi i trojeve shqiptare | |
| |
| | | | Bashkimi i trojeve shqiptare | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |