|
| Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! | |
|
+76ramadan mekaniku valmir9 an-di xhiti Ramizi Mehmeti Mirushe Aktiv Tatoo Medalim Hamitmatjani PeriiKeputur Muja e Halili paioni Clarence Eagle Eye Eklips korcaeagles LISI Delia anila Aldo klodian GERI_G Fjona ngadhenjimi dezertori xhavo_ play Arber01 Guximi aristokrati murturi Kasper Blerti_Gashi Teutaa Tropojani sela-mi Xili fina Jani E_Bukura shqiptar real lilu nardlushnja feratkoca lilly forca1 blerim krrqa ss1 agim__barja kacimix fatlum Labinot Drenica comeback njonidrenica besim78 Leka i Madh blerim petritkola Gjura katunariplak Martina MUHAMETII Pirro i Epirit Mergimtari **Lumi_ Sofra tom sojer Beton el43 Eva0506 zeriatdheut Luki Ademi85 Ago Muji 80 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Thu May 14, 2009 11:33 pm | |
| Ju lutem ate harbuterin drejtoheni tjeter kuned atje naga edhe ushtrohet. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 15, 2009 12:02 am | |
| Medalim, Hataja ne kombin tone shqiptar nuk do te ndodhi... Sot Berisha ndaloi gazetenshqiptare ne Tirane sepse jepeshin fakte per perfshirjen e djalit te tij ne tregetine e armeve dhe tragjedine e Gerdecit. Edi Rama eshte ortak i Berishes por as njeri as tjetri nuk merr pushtet. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 15, 2009 12:03 am | |
| ... por hatja do te ndodhi atje... | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 15, 2009 12:16 am | |
| zPetrit, per fat tanin e temin dhe te shumices shqypetarehane, njani nga ao ka me fitu, mos e dhahset zoti te jete rama , hataja ndodhi me 1997, kushe perfitoj nga ajo hata?,8 vjete ngaterrestaret e kuq. ke em i pas ne pushtet edhe per gjate kohe, ska kuadra me te mira edhe per nje kohe, qato prodhoj enverizmi dhe titizmi , kan mbete kalbesinat e tyne. shpresa demokratike e kombetare vetem sa qendron ne zemrat e shqypetareve te mjere, kalbesinat e ppsh-es ste len me perparu kombetarishet dhe moralishet, jan kudo, manipulojen em cdo gje, Manipuluan me luftat e fundit me kelyshet e tyne qe nai imponuan gjoja per lider partijash e krye lufetar. Hataj mos te ndodhe me se perfiton hasmi dhe interesqit komunista, vetem ato presin dhe kontribojen per hata. Kaloni mire | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 15, 2009 1:47 am | |
| Nuk ka me fitu as njeri dhe as tjetri e tjetri... ata do te pergjigjen per ato qe kane bere. Ku do qe te fshihen neper bote do te sillen ne Tirane per gjykim. Do te vendoset denimi me vdekje... | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 15, 2009 3:50 am | |
| feshini mer feshini , veqe ska me ju hece edhe shume kohe keni me feshi veten. ne ate shkrim qe e feshit, skam ofendu keran, Mos anderroni BK me manipulime . Shume pake fare pak hyq ska rendesi se cfar shkarravitet ketu ne krahasim me ate se cfar ka populli ne mendje e ne zemer. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 15, 2009 5:00 am | |
| Serbia pasi e din qe Berisha merr fund kerkon te vendos Edi Ramen ( ne pamundesi tjeter). Kjo s'ka per te ndodhur.
Heroi i ri i PD
Nga Mero Baze
Partia Demokratike u investua dje politikisht në mbrojtje të një biznesmeni që ka pranuar se është mik i ngushtë me Shkëlzen Berishën. Pas Damir Fazlliçit, tani heroi i ri i PD është Rrahman Selmanllari. Zëdhënësja e Partisë Demokratike doli dje publikisht në mbrojtje të tij dhe akuzoi medien për lajmin mbi blerjen e tirazhit të “Gazetës Shqiptare”. Po kush është heroi i ri i PD? Rrahman Selmanllari është njeriu që lidh familjen e kryeministrit me biznesin vdekjeprurës në Gërdec. Ai është një nga miqtë më të afërt të Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit, siç e pranon dhe vetë para prokurorisë. Ai është përfaqësuesi real i të ashtuquajturës kompani amerikane, SAC, që do të bënte demontimin në Gërdec. Gazeta “TemA” ka siguruar prej kohësh kopjen e këtij autorizimi nga kompania amerikane, SAC, për këtë biznesmen. Selmanllari ka bërë dëshmi të rreme në prokurori dhe ka mohuar çdo lidhje me kompaninë amerikane dhe çdo lidhje me biznesin e Gërdecit. Të vetmen lidhje që ka pranuar është ajo me Shkëlzen Berishën. Por dëshmia false e Selmanllarit bëhet dhe më e dënueshme nga dëshmitë e një të ashtuquajturi grup misterioz që punonte natën në Gërdec dhe që në krye të tyre ishte Nazmi Isufi, kunati i Rrahman Selmanllarit, si dhe disa krushq dhe njerëz të afërt të tij. Ata, po ashtu, tentojnë të bëjnë dëshmi të gënjeshtërta në prokurori, por deklaratat e tyre janë shumë kontradiktore dhe provojnë që Selmanllari njihej gjerësisht si një nga pronarët e asaj fabrike. Siç do ta shihni dhe juve, të gjithë këta persona kanë dhënë dëshmi të rreme dhe prokuroria fatkeqësisht e ka lënë deri këtu hetimin pa dashur t’i shkojë deri në fund. Me dëshmitë e tyre të rreme dhe me lidhjet e pranuara me Shkëlzen Berishën, prokuroria nuk mund të injoronte thirrjen e Shkëlzen Berishës për ta marrë në pyetje dhe marrjen të pandehur të Rrahman Selmanllarit. Kjo nuk ka ndodhur dhe ky është një devijim i madh nga hetimi profesional që prokuroria duhet të bënte. Nëse këtij hetimi i heq këto elementë, ai kthehet në një hetim për një aksident të zakonshëm. Atë që prokuroria nuk po e bën me Shkëlzen Berishën dhe Rrahman Selmanllarin, e ka bërë sot me redaksinë e gazetës “TemA” dhe disa redaksi të tjera, ku dy oficerë të policisë gjyqësore kanë zbarkuar në redaksi dhe kanë kërkuar burimin e informacionit të gazetës për dosjen në fjalë. Pra, prokuroria më shumë është shqetësuar pse po del e vërteta e lidhjeve politike në Gërdec sesa për hetimin serioz të kësaj çështjeje. Ky hetim i dështuar me qëllim nga prokuroria duket se ka rritur dhe arrogancën e Selmanllarit ndaj medias, arrogancë, e cila u shfaq dje në formën më ordinere të saj duke blerë tirazhin e “Gazetës Shqiptare” në Tiranë. Gati një vit më parë, ky biznesmen ka kërcënuar po ashtu drejtorin e gazetës “TemA” dhe atë të gazetës “Shekulli” se do t’i padiste në gjykatë për shkak të botimit në gazetë të një letre nga qytetari amerikan Geri Kokalari. Acarimi pasoi lajmet se nipi i tij, i cili punonte si shofer në ambasadën shqiptare në Romë, u kap me drogë në makinën me targa diplomatike. Shoferi ishte emëruar aty falë lidhjeve të forta të Selmanllarit me familjen Berisha. Dhe si për të konfirmuar lidhjet e këtij biznesmeni me kryeministrin Berisha dhe familjen e tij, zëdhënësja e Partisë Demokratike doli dje në mbrojtje të këtij biznesmeni dhe sulmoi “Gazetën Shqiptare”, edhe pse kjo e fundit nuk akuzoi PD direkt për blerje të gazetës. Është interesant fakti se si Selmanllari, një biznesmen i zakonshëm shqiptar, ka pasaportë shërbimi, e cila verifikohet lehtë, nëse shikon autorizimin që ka lëshuar për të kompania amerikane. Duke qenë mik i familjes Berisha dhe i mbrojtur politikisht dhe publikisht prej saj, ai ka plot arsye të jetë arrogant ndaj medias dhe ndaj atyre që cenojnë imazhin e familjes në pushtet. Në të vërtetë, po të mos ishin sot disa media të lira për të folur, ky skandal do të ishte varrosur së bashku me 26 të ndjerët që mbetën nën fabrikën e njerëzve të Sali Berishës, ndaj dhe mëria e madhe tani është me medien dhe jo më me prokurorinë apo drejtësinë në tërësi, e cila po e çon po ashtu drejt dështimit dhe këtë proces, njësoj si atë të Bashës apo Fazlliçit. Këto veprime të dëshpëruara kundër medias që po denoncon, jo vetëm autorët e skandalit, por dhe autorët e dështimit të këtij hetimi, tregojnë shkallën e lartë të kapjes së shtetit nga mafia dhe arrogancën e familjes në pushtet ndaj kujtdo që tregon me gisht nga ajo. Heroi i ri i PD, për fatin e saj të keq në prag të fushatës elektorale, do të vërë në vështirësi dhjetëra figura të asaj partie që t’i dalin në mbrojtje. Do ta ketë të vështirë Topalli të thotë që ai është heroi ynë, vetëm pse është mik i “atit” të Shqipërisë së re, do ta ketë vështirë Ruli të thotë që ai është investitori tipik i ekonomisë së tij, do ta ketë të vështirë Bode të thotë që ai është heroi i korrektësisë fiskale, do ta ketë të vështirë Nishani të thotë që ky njeri s’ka asnjë “gjurmë” në dosjet e ministrisë së tij, dhe mbi të gjitha do ta ketë të vështirë çdo anëtar dhe mbështetës i PD që të krenohet me një “hero”, beteja e të cilit për të ftuar miliona ka varrosur të gjallë 26 vetë. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 15, 2009 10:08 am | |
| Petrit, ma feshin nji shkrim keta patriotat tu, aty skisha ofendu njeri vetem shpreha mendimin tim. Dikuj i djeg realiteti, | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 15, 2009 12:35 pm | |
| Medalim, Ma nis shkrimin me mesazh privat ose e-mail pojofree@yahoo.com | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 15, 2009 12:56 pm | |
| Ju falenderoj per emalin, per cilin shkrim e keni llafin ? | |
| | | kaqurrelja Fillestar/e
Numri i postimeve : 60 Age : 37 Vendi : deutschland Registration date : 11/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 15, 2009 7:38 pm | |
| qudi,ketu pata lene nje postim une po e paska marrur era.Bashkimin kombetar e bejne ata qe shprehin mendimet bashkarisht,jo si monistat diktatorial. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 15, 2009 10:06 pm | |
| e nerumja kaqurrelja, nuk do shum mend shikoja titullin kesaj teme dhe kupeton se cfar diskriminimi behet ketu me paramedime, edhe mu mi kan feshi shkrimet, ska gje fale Zotit qe skan me shume mundesi, se kishen bo namin. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 15, 2009 11:19 pm | |
| Medalim, Per shkrimin ete cilin juve thoni se ju a kane ndaluar pa te drejte. Sa per titullin e temes une mendoje se favorizon Sali Berishen. Berisha eshte UDB-ash dhe jo miku i serbeve. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 15, 2009 11:21 pm | |
| I pandehuri për zhdukjen e Remzi Hoxhës, drejtor në Ministrinë e Drejtësisë Alibeaj emëroi dje Sefgjinin në postin e ri Nuk ka aspak problem për drejtësinë shqiptare se një person që është nën akuzë të ketë edhe një post të mirë në punë. Bëhet fjalë për Arben Sefgjinin, një nga të akuzuarit për rrëmbimin me pasojë zhdukjen e Remzi Hoxhës. Dje ai është emëruar së fundi për drejtimin e strukturës më të re në sistemin e drejtësisë. Ai do të jetë në krye të Shërbimit të Provës për të Dënuarit. Lajmi u bë i ditur nga vetë ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cili ka firmosur edhe këtë lëvizje. "Kam emëruar Arben Sefgjinin në detyrën e re"- tha dje për mediat Alibeaj, duke theksuar se funksionimi i një organizimi kaq të lartë është me një rëndësi të madhe për drejtësinë. “Zoti Arben Sefgjini me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë është emëruar Drejtor i Shërbimit të Provës në Drejtorinë e Përgjithshme në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Ka jo më shumë se tre javë që i gjithë kuadri ligjor për shërbimin e provës është plotësuar. Janë miratuar të gjitha, është miratuar dhe drejtori, po plotësohet kuadri infrakstrukturorë, 5 ditë më parë përfunduam edhe ndërtimin e godinës ku do të vendoset Shërbimi i Provës”- u shpreh ministri i Drejtësisë Alibeaj. Arben Sefgjini është një ndër të akuzuarit kryesore të çështjes “Hoxha”, ai rikthehet në sistemin e drejtësisë. Qeveria i beson atij një post të rëndësishëm në krye të institucionit të shërbimit të provës, një strukturë e re kjo që pritet të nisë. Shërbimi i Provës për të Dënuarit mendohet të jetë një nga risitë më të rëndësishme në sistemin e burgjeve. Kjo strukturë do të jetë përgjegjëse për përpunimin e të gjitha kërkesave të të dënuarve, që kërkojnë të lënë qelitë përballë një dënimi tjetër alternativ. Ish-funksionar i SHIK-ut sot (SHISH), duhet të përballet me akuzat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për rrëmbimin me pasojë zhdukjen e Remzi Hoxhës, dje ai merr drejtimin e strukturës më të re në sistemin e drejtësisë, atë të Shërbimit të Provës për të Dënuarit. Prej kësaj strukture që tashmë e drejton zoti Sefgjini do të përpunohen të gjitha kërkesat e të dënuarve që luten të lënë qelitë, përballë një dënimi tjetër alternativ sikurse është liria në kushtet e shtëpisë. Por përkundër çfarë tha drejtori i Përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibra që pohoi se është bërë gati skeda e rreth 300 të dënuarve që mund të përfitojnë nga ky shërbim,struktura që është nën varësi të Ministrisë së Drejtësisë ende nuk ka nisur nga funksioni. Pak muaj më parë, më konkretisht më datë 26.01.2009, Arben Sefgjini u shkarkua nga detyra si Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve. Në vend të tij ka shkuar tashmë Artur Papajani, që mbante postin e drejtorit të TVSH pranë Tatimeve. Në fakt kur ai u shkarkua nga ky post nuk është se kishte një motivacion të qartë për shkarkimin e kreut të Tatimeve, Sefgjini. Ajo që u tha nga Ministria e Financave ishte Sefgjini se është hequr për tu vënë në një detyrë tjetër të rëndësishme. Akuzat ndaj Sefgjinit Arben Sefgjini është gjithashtu nën akuzë për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Sefgjini ka mbajtur postin e drejtorit të SHIK-ut të Tiranës në vitin 1995, kur u zhduk shqiptaro-maqedonasi Hoxha. Për këtë çështje, ai është arrestuar dhe liruar më pas për shkak të mungesës së provave dhe fakteve. Në vitin 2006, prokuroria e përgjithshme, rihapi dosjen Hoxha dhe një vit më vonë dërgoi për gjykim Arben Sefgjinin. Ai akuzohet edhe për rrëmbimin dhe torturimin e dy shtetasve të tjerë, Ziso Kristopulli dhe Avdyl Loshaj. Në periudhën 2006-2007. Sefgjini ka mbajtur detyrën e drejtorit të përgjithshëm të përmbarimit dhe më pas ai kaloi në postin e drejtorit të përgjithshëm të tatimeve, detyrë që e ka mbajtur edhe gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor. Më datë 26.05.2008 Gjykata e Apelit e Krimeve te Rënda la të lirë ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve Arben Sefgjini. Trupi gjykues i kësaj gjykate ndryshoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda duke vendosur gjykimin në liri të Sefgjinit. Nga faktet që dolën nga Prokuroria për Krime të Rënda në lidhje me rrëmbimin e Ziso Kristopulit, Remzi Hoxhës dhe Avdyl Loshajt, sipas të cilës ish-zv/drejtori i SHIK-ut në Tiranë, Arben Sefgjini, ka marrë pjesë personalisht në "rrëmbim". Deklarata e Koldashit, sipas të cilit Sefgjini e kishte urdhëruar për marrjen e Remzi Hoxhës, është verifikuar edhe nga organi i procedimit penal, sipas të cilit, në njërën prej makinave që ka qenë me operacion në Rrugën e Frigoriferit në Tiranë ka qenë edhe Sefgjini. Ish-drejtori i Tatim-Taksave ka drejtuar operacionin, duke u dhënë urdhra të gjithë SHIK-asve të tjerë për të gjitha lëvizjet që do të kryenin. Madje Sefgjini ka kamufluar inspektorët e SHIK-ut si oficerë të policisë kriminale, veprim i cili komentohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si "shpërdorim detyre". ***************************************************************************** Ndaj ish shkasit rëndojnë akuza të rënda, për Alibeajn s’ka problem Edhe pse ndaj Sefgjinit bien akuza të rënda, për kreun e Drejtësisë fakti që Sefgjini është në gjykim nuk përbën asnjë problem. Sefgjini dhe 4 ish funksionarë të tjerë të lartë të SHIK-ut akuzohen për zhdukjen e biznesmenit Hoxha që prej vitit 95, ku ai u rrëmbye dhe u torturua në ambientet e SHIK-ut në Vain të Lezhës dhe që prej asaj kohe familja është ende në kërkim të eshtrave të njeriut të tyre të dashur. Shërbimi i Provës, mendohet të jetë një nga risitë më të rëndësishme në sistemin e burgjeve. Pasi prej kësaj strukture që tashmë e drejton zoti Sefgjini do të përpunohen të gjitha kërkesat e të dënuarve që luten të lenë qelitë, përballë një dënimi tjetër alternativ sikurse është liria në kushtet e shtëpisë. Ministri thotë se funksionimi i shërbimit të provës do të përmirësojë shërbimin penitenciar. "Zoti Arben Sefgjini me urdhër të ministrit të Drejtësisë është emëruar drejtor i Shërbimit të Provës në Drejtorinë e Përgjithshme në varësi të Ministrisë së Drejtësisë", vijoi ai. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri May 15, 2009 11:41 pm | |
| RRJETI I BERISHES NE GERDEC |
» Dërguar më: 15/05/2009 - 13:47 | Përfshirja e familjes Berisha dhe klanit të tij politik në skandalin e Gërdecit dhe atë të shitjes së armëve nis me deklaratat e para të Kosta Trebickës për të përditshmen amerikane “New York Times”, të ardhur në Shqipëri për të hetuar. Trebicka i dorëzon dy gazetarëve amerikanë regjistrimet e dhjetë telefonatave mes tij dhe të riut biznesmen amerikan Efraim Diveroli, pronar i shoqërisë AEY. Në ato regjistrime dëgjohej zëri i Diverolit, i cili, për të justifikuar vendimin e ndërprerjes së kontratës me Trebickën, (deri atëherë ai kishte ambalazhuar fishekët blerë MEICO-s dhe që kishin përfunduar për ushtrinë afgane përmes AEY-së që vepronte për llogari të Pentagonit), thoshte se nuk kishte zgjedhje tjetër: “Kjo është mafie më e madhe se unë, - rrëfente Diveroli, - në mes është djali i kryeministrit”. Ishte hera e parë që emri i Shkëlzen Berishës lidhej me çështje armësh, dhe kur, para publikimit të artikullit në “New York Times”, historia e regjistrimit të Trebickës, nisi të qarkullojë në Tiranë, askush nuk e besoi me të vërtetë. E ç’hyn Shkëlzeni me armët? Ishin të shumtë ata që pyesnin. Madje nuk arrihej as të besohej ajo që do të thuhej ditë më pas, se gazetarëve u kishin marrë me forcë materialet e regjistruara në intervistën me ministrin e Mbrojtjes. Në të vërtetë kameramanit të gazetarëve amerikanë, menjëherë pas intervistës me ministrin, njerëz që fillimisht i ishin shfaqur si të dërguar të ministrit Mediu e që e kishin kërcënuar, do t’i bastisnin më pas shtëpinë duke i rrëmbyer të gjithë arkivin e kasetave. Dukej një skenar tepër i madh. Ministri i Mbrojtjes dhe biri i kryeministrit, të lidhur me një aferë trafiku armësh? Ishte shumë e pabesueshme, sepse më pas dhe vetë kryeministri e cilësoi New York Times-in një gazetë të mirë për letër higjienike. New York Times, letër higjienike! FILLESA E “BIZNESIT” Në 2007 qeveria shqiptare, përmes MEICO-s dhe ministrisë së Mbrojtjes, firmosi dy kontrata për shitje municionesh: një me AEY-në, dhe janë municione që kanë për qëllim eksportin e tyre drejt Afganistanit dhe një tjetër me SAC-Albademil, dhe janë municione që duhen çmontuar. Sipas bisedës së Kosta Trebickës me Efraim Diverolin, Shkëlzen Berisha interesohej për kontratën me AEY-në. Sot, sipas dokumenteve të grumbulluara nga prokuroria, rezulton se Shkëlzen Berisha ishte i interesuar edhe për kontratën me SAC-Albademil. Një vit pas denoncimit të parë, pra, duket se e gjithë tregtia e armëve të Shqipërisë kalon përmes duarve të djalit të kryeministrit. Por siç do të shihet, duke ndjekur këtë histori, Shkëlzeni nuk është i vetmi njeri afër Berishës, që është i përfshirë në këto ngjarje. 1. BAXHANAKU I KRYEMINISTRIT Në tragjedinë e 15 marsit 2008, nga shpërthimi i fuqishëm i Gërdecit u vranë 26 vetë. Mes tyre ishte dhe një burrë 62-vjeçar, Muhamet Hoxha. Kush është? Muhamet Hoxha është baxhanaku i Sali Berishës, i kthyer në Shqipëri pas disa vitesh emigracion. Po ç’bënte ai në Gërdec? Dëshmitë nuk janë fort të qarta. Disa prej punëtorëve që i mbijetuan tragjedisë, kujtojnë se e njihnin me një emër tjetër (Xhimi). Pra baxhanaku i Berishës punonte në bazën e Gërdecit nën një emër të rremë, pa thënë se kush ishte. Është një çudi e pasqaruar ndonjëherë nga askush. Dëshmitarët tregojnë se ai njeri, sido që të quhej, kishte rolin e kontrollorit. Pra, kur mbërrinin arkat me municion për t’u çmontuar, ai i numëronte dhe hidhte shënimet në një regjistër. Një punë për një njeri të besuar, sepse vetëm duke mbajtur llogaritë e sakta të arkave me municion të dorëzuara, mund të llogaritet se sa skrap dhe se barut janë nxjerrë, dhe në përfundim edhe se sa fitim është nxjerrë. Berisha ka thënë gjithmonë se nuk e ka ditur asnjëherë se baxhanaku i tij punonte në Gërdec. Tani që ka dalë në dritë interesimi i Shkëlzenit në këtë aferë, është e logjikshme të prezumojmë se Muhamet Hoxha ishte në atë fabrikë pikërisht për të kontrolluar bizneset e nipit. Ndoshta Saliu nuk e dinte, por djali natyrisht që duhet ta ketë ditur. 2. ALEATI I KRYEMNISTRIT Një nga protagonistët qëndrorë të tragjedisë është ish mnistri i Mborjtjes Fatmir mediu, aleati politik historik i Sali Berishës dhe aq njeri i afërt me të, sa mbeti aleat i ngushtë edhe sot, megjithë dorëheqjen nga detyra e ministrit dhe procesin gjyqësor të nisur, në të cilin Fatmir Mediu është i pandehur si përgjegjësi i tragjedisë së Gërdecit. Ndonëse duhet të ndodhte e kundërta, çuditërisht Gërdeci i ka afruar më shumë, tani janë thuajse të pandashëm. Kur ishte ministër i Mbrojtjes, Mediu autorizoi dhe rregulloi raportet mes shtetit dhe shoqërive amerikane (si AEY-së ashtu dhe SAC-Albademilit), duke autorizuar MEICO-n të firmoste kontratat, duke lëshuar urdhrat që detyronin ushtarakët të viheshin në dispozicion të dy shoqërive dhe duke mbrojtur të gjithë aktorët-protagonistë të kësaj afere. Me pak fjalë, Mediu ishte ombrella politike e operacionit Gërdec që i jepte mbështetje Ylli Pinarit (drejtor i MEICO-s, sot në burg) që të mundësonte zbatimin pa pengesa të kontratave për shitjen e municioneve. Pikërisht në këtë rol, Mediu (ai thotë se nuk e ka njohur ndonjëherë Mihal Delijorgjin, partnerin shqiptar të SAC-it) bisedonte dhe takohej me Shkëlzen Berishën. Siç rezulton nga dokumentet, ai e ka takuar atë në zyrën e tij tri ditë pas tragjedisë dhe e ka takuar shumë herë të tjera në javët që i paraprinë asaj. Madje ka folur në telefon dhjetëra herë. Pra Mediu, nuk fliste me Delijorgjin, thjesht dhe vetëm sepse nuk kishte nevojë. Ai fliste direkt me Shkëlzenin. Berisha e dinte? Sot, natyrisht që e di. 3. KESHILLTARI I KRYEMINISTRIT Fahri Balliu, një mbështetës i flaktë i Berishës, i cilësuar dhe si një këshilltar i tij, përmes emrit të kunatës së tij ka fituar tendera rrugësh disa dhjetëra milionë eurosh. Ndërsa përmes vajzës së vet, ka hyrë në biznes me Mihal Delijorgjin. Fillimisht tha se vajza kishte qenë ortake në një shoqëri që nuk kishte funksionuar dhe ishte tërhequr që në fillim. Në të vërtetë u tërhoq vetëm kur fakti u bë publik në fillim të muajit të kaluar dhe shoqëria ku e bija kishte aksione, në fakt kishte punuar. Dhe ku? Në Gërdec. Madje kishte nisur të rrafshonte objektet e repartit pa pritur as të firmosej kontrata mes SAC dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Në një repart ushtarak, Balliu dhe Delijorgji silleshin si në shtëpinë e tyre dhe nuk i ndalonte dot as Policia ushtarake, e cila kish njoftuar edhe ministrin Mediu për këtë gjë. 4. ASISTENTI” I KRYEMINISTRIT Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi i ka dhënë një dorë të mirë “bazës ligjore” që i hapi rrugën tragjedisë së Gërdecit më 15 mars 2008. Miku i ngushtë i Argita Malltezit, vajzës së kryeministrit, ka pasur komunikim direkt me Shkëlzenin. Sipas dëshmive të sekretareve të Bumçit, ministri i atëhershëm e ka pritur dy herë në zyrë djalin e kryeministrit. Ai dha asistencën e tij juridike duke dhënë mendimin rreth projektvendimit “Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të FA, të hequra nga armatimi dhe përdorimi”. Në datën 13 mars 2007, ish-ministri i Drejtësisë, i dërgoi shkresën Shkëlzen Berishës në Ministrinë e Mbrojtjes, ku bënte sugjerimet përkatëse për projektvendimin. Faksi i destinuar për paradhomën e ministrit të Mbrojtjes, Mediu, kishte sipër të shkruar me dorë shënimin: Për z. Shkëlzen Berisha. Sipas dëshmive të sekretareve të Bumçit, këtë shënim e ka vënë vetë ministri i atëhershëm i Drejtësisë. 5. DJALI I KRYEMINISTRIT Fatkeqësisht, nga dokumentet e sekuestruara nga prokuroria rezulton se në aferën e tregtisë së armëve, Shkëlzen Berisha nuk ka qenë një “sekser” i thjeshtë, që ka marrë “pjesën” e vet dhe ka vazhduar jetën si më parë. Aspak. Në datën 15 marsit 2008, pra ditën e tragjedisë së Gërdecit, Fatmir Mediu dhe Mihal Delijorgji i telefonojnë disa herë Shkëlzenit. Ai nuk i telefonojnë sekserit, por trurit të marrëdhënies tregtare MEICO-SAC-ALBADEMIL dhe MEICO-EVDIN-AEY. Sipas të gjitha fakteve tashmë të bëra publike, djali i kryeministrit ka luajtur një rol kyç duke kombinuar të gjitha bisedat-pazare me aktorët e Gërdecit. Kështu, më 10 maj 2007, Shkëlzen Berisha takon në zyrën e ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediun pikërisht në kohën kur po përgatitej të lidhej kontrata e parë mes MEICO-s dhe SAC-it në vlerën 1.6 milionë dollarë. Vetëm 5 ditë pas këtij takimi, MEICO i vë në dispozicion mikut të Shkëlzenit, Rrahman Selmanllarit një sasi armatimi për provë. Pasi prova rezultoi “e suksesshme”, biznesi nisi fuqishëm. Më 6 qershor 2006, Rrahman Selmanllari flet në telefon me Delijorgjin. Në të njëjtën ditë, MEICO i shet “SAC”-it 1.6 mln dollarë armatim. Gjatë kësaj periudhë, Shkëlzeni shpeshton hyrje-daljet në zyrën e ministrit Mediu dhe telefonatat me Delijorgjin. Rrota është lyer. Gjithçka ecën për mrekulli. Deri në 15 mars 2008. | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sat May 16, 2009 3:20 am | |
| Petrit, nuk e ruajta shkrimin! Nuk am muar mendja se ka me e preke ne tel ndnji nga sehergjit dhe pergjuesit e kesaj faqje . Po ashtu nuk besoj se ashete feshi nga admin. rikie? Nuk e bej te madhe, hyq nuk pritet me mire nga ky lloj njeriu i ri socialist, shyqyr qe per cdo dite mundesit i kan te vogela per te sulmua anonim e me maska, me hudh gurin e fesheh doren,kjo ashete dhe ka qen nji nder metodat e regjimit totalitar, hilja ju ka sherbye per shume kohe, sju ka mbete shume hapesin, populli ua ka mesua tana dredhit kalbesinave ppsh-iste. Berisha rrexohet ne fushaten zgjedhore jo me pallavra edvino-gjinusho-milo-majko nanoiste.. Kombit tone hataja i kanoset si cdohere nga keto mbeturina e se keqes.
-------
http://www.bashkimikombetar.com/viewtopic.forum?t=2820 | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! | |
| |
| | | | Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |