Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!

Shko poshtë 
+76
ramadan mekaniku
valmir9
an-di
xhiti
Ramizi
Mehmeti
Mirushe
Aktiv
Tatoo
Medalim
Hamitmatjani
PeriiKeputur
Muja e Halili
paioni
Clarence
Eagle Eye
Eklips
korcaeagles
LISI
Delia
anila
Aldo
klodian
GERI_G
Fjona
ngadhenjimi
dezertori
xhavo_
play
Arber01
Guximi
aristokrati
murturi
Kasper
Blerti_Gashi
Teutaa
Tropojani
sela-mi
Xili
fina
Jani
E_Bukura
shqiptar real
lilu
nardlushnja
feratkoca
lilly
forca1
blerim krrqa
ss1
agim__barja
kacimix
fatlum
Labinot Drenica
comeback
njonidrenica
besim78
Leka i Madh
blerim
petritkola
Gjura
katunariplak
Martina
MUHAMETII
Pirro i Epirit
Mergimtari
**Lumi_
Sofra
tom sojer
Beton
el43
Eva0506
zeriatdheut
Luki
Ademi85
Ago Muji
80 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 21 ... 38, 39, 40  Next
AutoriMesazh
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptySat May 09, 2009 8:58 pm

Medalim,

Juve keni postuar nje foto dhe na tregoni nje person qe quhet Eliot Engel.

Mundeni juve te idendifikoni personat qe jane ne te majte dhe te djathte te Engel. A jane ata serb te Malit te Zi?

Para mbritjes se tyre te Shqiperi ne Amerik ishte Fahri Balliu me nje cante te madhe. A kish dollar ne ate cante dhe a u shpenzuan ato dollar per viziten e miqeve nga Amerika?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptySat May 09, 2009 11:45 pm

Te Henen ne oren 6 pasdite, Z. Engle to te flas para Paralmentit Shqipetar. Ngdeke ate. Per sa i perket takimit te tije private me Berishe nuk eshte e vertet. Berisah ka derguar rasim Hasanaj dhe Hasan Matokun ne SHBA para diasa kohesh qe te organizonte nje takim te till, por ai takim nuk u realizua. Berisha, nepermes Hasanaj u mundua te te tahoej edhe me Sekretaren e Shtetit, Clinto, por as ajo gje nuk u realizua. Z. Engle nuk ka per ta kretikuar Berishen haptas, por to te flasin per situaten politike ne Shqiperi dhe per ligjin e ri elektoral qe ai e kundershton. Z. Engle dje ishte ne Shkoder. Pse ne Shkoder? Sepse ne Shkoder eshte beteja kryesore kunder PDs dhe pro PDKs. Une nuk jam me asnje Parti nga qe jeton jasht shtetit, por lufta qe i ka shpallur Berisha PDKs do ta trondisin Berishen dhe PD. Sot Administrata e Berishes nuk ka anje katolik ne te. Kjo duhet te jet shqetesuese per ju dhe te gjith neve, pa marr parasysh besimin fetar. Dhe kjo e shqetson Z. Engle dhe administraten e re Amerikane. Shenim: Ka mundesi qe PDKja te hyje ne koalicion pas-zgjedhor me PSn n.q.,s Berisha nuk e ndalon sulmin kunder PDKs, LZHKs dhe te Persekutuarve Politik. Persa i perket takimit te Z. Ndoka ne SHBA,Washington DC Information Center
09/05/2009 ora 16:36
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptySun May 10, 2009 1:17 am

Ja sa duhet të paguash Argitën për një koncesion

Nga Tema
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Argita
Argita Malltezi, vajza e kryeministrit, Sali Berisha, përdor pushtetin e babait për të përfituar 3 për qind të vlerës së koncesioneve prej qindra miliona eurosh, duke rekomanduar blerjen e tokave të saj në Porto Romano dhe garantimin e licencave. Letërkëmbimi që boton sot gazeta “TemA” tregon se Damir Fazlliç përdorej si sekser nga familja kryeministrore për të marrë tokat në Porto Romano. Studio e Malltezit, e regjistruar si person fizik, kërkon 200 euro për një orë punë e miliona euro si garanci suksesi


Gazeta “TemA” boton sot një dosje të zgjeruar se si e bija e kryeministrit, Sali Berisha, Argita Malltezi, negocion me një biznesmen të huaj nga Lindja e Mesme për t’i garantuar atij një koncesion.
Letërkëmbimi mes studios ligjore të Malltezit dhe biznesmenit Zafar Ansar, i cili kërkon të ndërtojë një termocentral në Shqipëri, nxjerr në pah qartë se është Malltezi ajo që qëndron pas blerjes së tokave në Porto Romano, për t’i rishitur ato me çmime të kripura te biznesmenët e ndryshëm. Kjo tregon qartë se serbo-boshnjaku, Damir Fazlliç, është përdorur si sekser i familjes së kryeministrit, kur në të vërtetë pas blerjes së këtyre pronave është studio e Argita Malltezit.
Ky skandal bëhet edhe më i rëndë, për shkak se letërkëmbimi tregon se studio ligjore e Argita Malltezit, e cila është regjistruar si një person fizik, d.m.th., si biznes i vogël, lëshon fatura shumë të majme, madje kërkon që të marrë tre për qind të vlerës së investimit si pagesë suksesi. Duke ditur se suksesi është i garantuar, me një përllogaritje të thjeshtë i bie që për koncesione të tilla prej qindra miliona eurosh studio e Malltezit të marrë disa milionë thjesht duke ndikuar me emrin e babait.




Letërkëmbimi


Fillimisht, Zafar Ansar kërkon nga studio ligjore e Malltezit disa të dhëna të shpejta në lidhje me zonën ku do të ndërtohet TEC-i prej 120 MW. Në përgjigje, studio ligjore i deklaron atij se duhet të bëjë një pagesë prej 8150 eurosh, për 42.5 orë pune. Kështu, në formularin e pagesës, një avokat i studios së Malltezit paguhet 200 euro në muaj, ndërsa një ndihmës avokat me 130 euro (FAKSIMILE 1).
Më pas, në vijim të letërkëmbimit, ortakja e Malltezit i bën të ditur se pagesa që do bëhet në vijim të punës për marrjen e koncesionit do jetë 1 mijë euro në muaj si pagesë e detyrueshme, dhe më pas do paguhet çdo orë pune. Në rast se marrja e kontratës për ndërtimin e TEC-it do përfundojë me sukses, studio e së bijës së kryeministrit i kërkon një pagesë prej 3 për qind, që në këtë rast mund të jetë një pagesë edhe në vlerën e 3 milionë eurove, në rast se investimi do jetë të paktën 300 milionë euro.
Studio e Malltezit është e regjistruar si person fizik dhe këtë e vërtetojnë dokumentet që boton gazeta “TemA” (FAKSIMILE 2 dhe FAKSIMILE 3).
E thënë ndryshe, Argita në dokumentet e shtetit figuron si avokatja e vetme e kësaj zyre avokatie që ushtron veprimtarinë ekonomike me objekt: “Shërbime avokatie dhe konsulence”, ndërkohë që në të punojnë shumë të tjerë.
Regjistrimi i saj në gjykatë, por dhe në organet tatimore është si “person fizik”, pra si biznes i vogël që xhiron në një vit jo më shumë se 80 milionë lekë të vjetra. Në rast të kundërt, nëse kjo zyrë avokatie do të regjistrohej si biznes i madh, sikundër funksionon realisht, pasi në të punojnë më shumë se dy avokatë, kuptohet që detyrimet fiskale karshi shtetit do të ishin më të mëdha. Aktualisht xhiroja vjetore që Argita deklaron nga kjo veprimtari llogaritet në rreth 76 milionë lekë të vjetra, prej të cilave 4 milionë lekë të vjetra, sipas saj, janë fitimet e vetme.




Koncesioni


Pasi biznesmeni nga Lindja e Mesme paguan shumën e majme për disa orë bisede, madje edhe për e-mail-in paguan 100 euro, në lojë hyn Argita. Letërkëmbimi fillimisht ishte mes biznesmenit dhe ortakes së Malltezit, Flutura Kola. Por më pas është momenti për Malltezin, e cila nga e-mail-et shpalos qartë aftësinë e saj për të negociuar me KESH për të përshpejtuar procedurat. Në e-mail-in e fundit bie qartë në sy se Malltezi ka një nxitim për të marrë një përgjigje nga biznesmeni, për shkak se ajo kërkon që të procedojë sa më shpejt me blerjen e tokave. Kjo është dhe shumë e rëndësishme, pasi, sipas Malltezit, agjentët e saj në terren duhet të vijojnë me marrjen e pronave. Malltezi i jep disa opsione biznesmenit nga Lindja e Mesme, dhe duket qartë se bëhet fjalë për zonën industriale në Porto Romano. Komunikimi i saj me biznesmenin nis edhe me disa urime me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit, një sinjal afrimi i saj, por dhe një sinjal se ajo është një njeri që ka të njëjta bindje fetare me njeriun që kërkon të marrë koncesionin.




Letërkëmbimi


E-mail 1


Dear Mrs. Malltezi,
It was a pleasure to have met you. I am looking forward to work with you in setting up 100-120 MW power plant in Albania. As agreed here is our land requirement;
- Size 50-60.000 Sq m.
- It should be near the Grid Station.
- Altitude of site above sea level?
- It should be near the asphalt road for transport purposes.
- What is the average annual temperature, rainfall and humidity etc in the area land is situated
- It should be on solid and flat ground.
- Indicative price.
- Payment conditions.
- Land should be suitable to build Power Plant.
I would highly appreciate if you could let me know set of permissions required to set up power plants. Kindly enquire about custom duties, import taxes, sales taxes or any other taxes to be paid on import of power plant equipment and machinery.
I would also like to know the arrangements and fee structure for your services. Thanking you in anticipation and looking forward to hear from you soon.


Best Regards,
Zafar Ansar
Email: zafaransar@yahoo.com




E-mail 2


From: Flutura Tafaj
Subject: Invoice No. 1
To: zafaransar@yahoo.com
CC: am@malltezi-associates.com
Subject: Re: Legal fees
To: Zafar Ansar


Dear Mr.,
I hope that all is well with you.
I'm referring to our communication as attached, whereby you suggested that we make an offer for a retainer agreement between your company and our firm.
I understand that your project of investment in Albania is now taking shape. Therefore a retainer agreement is now possible.
There are two types of retainers from which the client may choose:
1. The client pays a flat fee of 1000 Euro per month, regardless of the volume of legal hours of work, and an additional success fee to be negotiated between the client and the law firm. The success fee may vary from 1.5% - 3% of the value of investment; or
2. The client and the firm make an assessment of the amount of legal hours required in support of the project. Upon this basis, the law firm makes an offer. For instance, if the approx. assessment indicates 40 hours of legal work, the firm may offer a retainer, which varies from 6500 Euro- 7500 Euro. Please note that in these kind of project most of the work is carried out by senior attorneys. Any additional workload, is carried out to the next months and is due, at the lates 2 months before the expiration of the retainer agreement.
Kindly indicate which of the two options you would like to apply.
Please be informed that the retainer agreement will have effect from the moment of signature. The legal work done until now will be invoiced separately because of our financial reporting system.
Please find attached the invoice regarding the legal services provided by our firm for the period August 20 - September 30th, 2007.
Looking forward to a fruitful cooperation,
Best regards,
Flutura Kola- Tafaj




E-mail 3


Zafar Ansar wrote:


Dear Ms Kola-Tafaj,
Thank you very much for your mail. It would also be nice to know your retainer fee structure.
Regards,
Zafar Ansar




E-mail 4


Flutura Kola-Tafaj wrote:


Dear Mr. Ansar,
I refer to your prevoius communication with my colleague Argita Malltezi.
We will be happy to provide our assistance in your business activity in Albania.
I am sending attached our fees for legal services. Kindly let me know if you agree with and if we may proceed.
Best regards,
Flutura Kola-Tafaj
Studio Ligjore “Kola & Associates”




E-mail 5


Date: Tue, 16 Oct 2007 17:47:10 +0100 (BST)
From: “Argita Malltezi”
Subject: Re: Fwd: TECH + FIN. PROPOSAL 144MW
To: “Zafar Ansar”


Dear Mr.Ansar,
I hope everything is well with you. Allow me to take this opportunity to wish you and your family a happy Eid-el-Fitr.
I would like to seek your advise on the following:
1. In reference to the offer to be submitted to KESH. I told you that they would take a decision shortly on the policy to be followed regarding the duration of PPAs. Unfortunately, so far a decision has not yet been taken and there is no indication how long that might take.
Hence, I suggest that we submit the offer to KESH; so they can take all arguments into consideration when deciding on the duration.
2. You have sent me the revised chapters of the offer. As to the paper with the signature, we can use the existing ones. Is there anything else you have sent via DHL in the meantime?
3. My colleague, Flutura Tafaj-Kola has sent you an e-mail. In addition to the response of the e-mail, I would kindly ask you to provide us with an address where we can deliver you the hard copy of the invoice.
Kindly advise on the a-m matters.


Best regards,
Argita Malltezi




E-mail 6


Zafar Ansar wrote:
Dear Mrs. Malltezi,


Thank you very much for the mail. Yes Technical, Financial proposal and income statement which I have sent you have to be changed, sorry to put you in trouble.
Regarding land I will go along with your suggestion the final deal has to be made once we have received a positive response from KESH which I hope with your efforts could be materialized.


Best regards,
Zafar Ansar




E-mail 7


Argita Malltezi wrote:


Dear Mr. Ansar,



Thank you for your comments and clarifications.
I will change the cover sheet, but is there be some changes inside the material as well?
With regard to the land, I refer to page three of the opinion that we sent you. I'm attaching that page again. There are two sites, one of them, “proposed land 1” is closer to the electric substation, but also closer to a inhabited area.
The other parcel, “the proposed land 2”, is a bit further from the substation, but closer to the industrial zone.
I would suggest that the safest choice would be the plot no.2.
However, please note that a geological testing of the land should be conducted before making the decision to acquire.
I regret to put you in such a pressure, but need to have your decision as soon as possible, because I am under pressure from the field agents. This does not mean that we are progressing with the acquisition; it only serves for retaining unofficially some pre-emtive rights in case of future acquisitions.



Best regards,
Argita
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptySun May 10, 2009 11:12 pm

Berisha mashtroi familjarët e të vrarëve Gërdec, nuk u dha paratë
Ja lista e familjarëve të viktimave, banorëve iu ishte premtuar nga shteti 20 milionë lekë për çdo të vrarë
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 GerdecFamiljarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit detyrohen të bëjnë padi për shtetin, pasi nuk i ka dhënë ende dëmshpërblimet për familjarët e viktimave. Ditën që nisi seanca gjyqësore për superdosjes “Gërdeci”, iu bashkëngjit edhe dosja e padisë së familjarëve. Familjarët e 26 personave që humben jetën, si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në fabrikën e demontimit në Gërdec, kërkojnë 20 milionë lekë për çdo të vrarë. Nëpërmjet një padie të depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme, të afërmit kërkojnë dëmshpërblim nga disa institucione. Të paditur në këtë proces janë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish-drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari, si dhe vetë kompania shtetërore MEICO, ish-administratori i firmës "Albademilit", Mihal Delijorgji, dhe vetë kompania "Albademil", Ministria e Mbrojtjes dhe Kryeministria. Sipas burimeve mësohet se padia e depozituar nga familjarët, i është bashkangjitur edhe dosjes "Gërdeci" ku janë të pandehur 30 persona, të cilët akuzohen për tragjedinë e 15 marsit të vitit të kaluar. Kjo është hera e parë, kur të dëmtuarit bëhen palë me prokurorinë dhe padisin organet shtetërore për dëmet e shkaktuara.
Dosja “Gërdeci”
Superdosja “Gërdeci” tepër voluminoze është dërguar në Gjykatën e Lartë. Kështu, prokurorët kanë dorëzuar 81 fashikujt për të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit. Vetë Prokuroja e Përgjithshme, Ina Rama, u prononcua për mediat se dosja ishte e përfunduar dhe dorëzimi do të bëhej shumë shpejt, ajo tashmë është dorëzuar për gjykim. Nga hetimet 12- mujore të shpërthimit tragjik në ish-repartin e tankeve në Gërdec janë mbyllur zyrtarisht javë më parë nga Prokuroria e Përgjithshme. Burime zyrtare të prokurorisë bënë të ditur se janë identifikuar 28 persona, si përgjegjësit kryesorë për pasojat e shpërthimit të 700 tonëve barut në punishten e demontimit të municioneve në Gërdec mesditën e 15 marsit të 2008. Listës së 28 të pandehurve i prinë ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral Luan Hoxha, duke u ndjekur më pas me ish-vartësit e tyre.
Sipas burimeve, të 28 të pandehurit ndaj të cilëve rëndojnë akuza të ndryshme, kanë ndikuar me veprimet dhe mos veprimet e tyre në shpërthimin tragjik të kësaj punishteje, që solli vdekjen e 26 personave dhe mbi 300 të tjerëve të plagosur. Ndërkohë, katër prej personave të këtij procesi, Mihal Delijorgji, ish administratori i firmës “Albademil”, Dritan Minxholli, ish drejtori teknik i punimeve, Ylli Pinari, ish drejtori i Meicos dhe Sokol Ngjeçi ish punonjës në firmën Meico, janë me masë sigurie “arrest me burg”.
Ndërsa 24 personat e tjerë, të gjithë ish ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, do të gjykohen në gjendje të lirë. Në bangën e të akuzuarve do të ulet edhe ish Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për të cilin prokuroria ka ngritur akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Që nga data 20 shkurt, ditë kur është njohur zyrtarisht me aktet hetimore avokati i të pandehurit Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes, grupi hetimor ka vazhduar me të pandehurit e tjerë të kësaj dosjeje, duke i njohur një nga një me të gjitha aktet e hetimit që ndodhen në fashikullin e dosjes. Hetimet për këtë tragjedi nisën me arrestimin dy ditë më pas, pra më 17 mars të Mihal Delijorgjit, Dritan Minxhollit dhe Ylli Pinarit të cilët fillimisht u akuzuan për veprën penale të “shkelje të rregullave të lëndëve, plasëse, djegëse dhe radioaktive”. Ndërsa më pas prokuroria ngriti në ngarkim të tyre akuzën e “vrasjes masive” si dhe për Ylli Pinarin atë të “shpërdorimit të detyrës”.

***************************************************************************************
Paditës: Trashëgimtarët e disa prej viktimave të tragjedisë së Gërdecit:

Viktima Trashëgimtarët ligjor


1. Homet Hazizaj Nazime Kadri Hazizaj
Dimitër Homet Hazizaj
Nikolin Homet Hazizaj
Liza Homet Hazizaj
Albana Homet Hazizaj
Tuland Homet Hazizaj
të gjithë banues në Marqinet, Vorë.

2.Shefki Cani Gëzim ShefkiCani
3.Bukurije Cani Pëllumb Shefki Cani
Roland Shefki Cani
të gjithë banues në Marqinet, Vorë.

4. Rajmonda Durdaj Rigon Veli Durdaj
Kristina Rigon Durdaj
Roxhens Rigon Durdaj
Klevina Rigon Durdaj

5. Nafie Laçi Mustafa Laçi
Vasil Laçi
Jeton Laçi
Vilson Laçi
fëmijët e Mustafa Laçit

6. Zelie Kaca Hekuran Rrahman Kaca
Florian Hekuran Kaca
Mikela Hekuran Kaca

7. Zelije Prini Shkëlqim Prini
Bajram Ramazan Leti
Tushe Leti, të gjithë banues në Vorë.

8. Edison Prini Shkëlqim Prini
Bajram Ramazan Leti
Tushe Leti, të gjithë banues në Vorë

9. Zelfi Ahmeti Naile Mal Ahmeti
Rozafat Zelfi Ahmeti
Naim Zelfi Ahmeti
Liljana Zelfut Ahmeti (Lugjaj)
Valmira Zelfut Ahmeti (Kraja)
Artur Zelfut Ahmeti
Leonora Zelfut Ahmeti
Irena Zelfut Ahmeti
Emiranda Zelfut Ahmeti
Sali Zelfut Ahmeti, të gjithë banues në Vorë.

10. Arben Ase Festime Medehati Ase
Elona Arben Ase
Eljo Arben Ase,
të gjithë banues në Vorë.

11. Azem Hamolli Selvi Zija Hamolli
Orgest Azem Hamolli
Endri Azem Hamolli,
të gjithë banues në Vorë.

12. Reshit Kruja Mimoza Haziz Kruja
Enkeleda Reshit Kruja
Irisa Reshit Kruja
Marina Reshit Kruja
të gjithë banues në Vorë.
13.Qemal Deliu Uran Qemal Deliu
14.Korre Deliu Ilirjan Qemal Deliu
15.Jetmir Deliu Gentian Qemal Delliu
Irena Deliu
Fuada Kenga (Deliu)
të gjithë banues në Gërdec, Vorë.
16.Liljana Deliu Uran Qemal Deliu
17.Flavio Deliu Dritan Hysen Cani
18.Hysen Deliu Drita Cani
Pranvera Hysen Cani
Tixhe Hysen Cani
Abaz Hysen Cani
Jetmir Hysen Cani

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptyMon May 11, 2009 12:20 am

Petrit, po presi kur i zbulon emailat e maltezit me fazliqin! cfare ju thote ambasada serbe, je vonu sot o petrit?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptyMon May 11, 2009 3:03 am

Po prisja qe te shkruaje per sukksesin e Berishes me Eliot Engel por nuk ju a mbajti.
UDB-ja e din se ajo vizite do ti bjeri ne koke Berishes e nuk guxon ta njoftoj...

Ne se guxoni postojeni...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptyMon May 11, 2009 7:54 am

Medalim , po me Ismet Kryeziun ç'u be ? Apo kjo eshte Shqiperia Demokratike ne krye me Sali Demokratin ? Po i nxorre te zezat e Berishes ne shesh te shkon koka apo jo ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptyWed May 13, 2009 12:56 am

Vendimet per Gerdecin. Aldo Bumci minister takoi 2 here Shkelzenin
» Dërguar më: 12/05/2009 - 14:01
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 1242129688

Lajme te ngjashme
Gërdeci, Aldo Bumçi e takoi dy herë djalin e kryeministrit
• Datë: May 12, 2009


Specialistja e ndërlidhjes në ministrinë e Mbrojtjes, Anila Lala ka deklaruar para prokurorëve se faksi ku jepej mendimi për procesin e “demontimit të armëve” kishte ardhur nga ministria e Drejtësisë. Ajo konfirmon se mbi dokument ishte shënuar me dorë “për z. Shkëlzen Berisha”.
PROCESVERBAL
PËR MARRJEN E TË DHËNAVE NGA PERSONI QË KA DIJENI PËR VEPRËN PENALE
Në Tiranë, më 23.06.2008, ora 11:00,
Ne, Hamza Plaka dhe Arben Frashëri, oficerë të Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në bazë të neneve 297, 155-160 e vijues të K.Pr.Penale, mbajmë këtë procesverbal për marrjen e të dhënave që tregojnë rrethanat e veprës penale nga shtetasi: Anila Lala. Pasi ju shpjeguan nenet 155 deri 160 të K.Pr.Penale, të cilat bëjnë fjalë për rregullat e dëshmisë dhe ju kërkua që të tregojë gjithçka di për rrethanat e veprës penale dhe personin të cilit i atribuohet vepra, si dhe:
Pasi u paralajmërua për përgjegjësinë penale që ka nëse bën deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore, duke dhënë shpjegime që i di se janë tërësisht ose pjesërisht të rreme apo fsheh fakte ose prova, në bazë të nenit 305/b i K.Penal, dënohet me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj;
Me vullnetin e saj të lirë, ajo deklaroi:
Jam e gatshme të jap sqarime sipas pyetjeve që do të më bëhen nga ana juaj.
PYETJE: Mund të na thoni se sa kohë keni që punoni, çfarë profesioni dhe pozicioni keni aktualisht në punë?
PËRGJIGJE: Në vitin e fundit të shkollës së lartë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Informatikë, kam filluar punë në M. Mbrojtjes, në qendrën e ndërlidhjes të repartit ushtarak 4402, me detyrë operatore e përpunimit të informacionit. Koha që kam filluar punë ka qenë fundi i muajit tetor të vitit 2006, me detyrën që thashë më sipër. Këtë detyrë e kam kryer deri në fundin e muajit maj të vitit 2007, dhe nga muaji qershor e deri më sot punoj si administratore dhe specialiste e rrjetit kompjuterik në Qendrën e Ndërlidhjes SNI Fikse. Punën që kam kryer nga koha kur e fillova atë e deri në muajin maj të vitit 2007, e kryeja me turne dhe më konkretisht me tri turne; e fillonim në orën 08:00-14:00 turni i parë, turni i dytë nga ora 14:00-20:00, dhe turni i tretë nga ora 20:00 deri në orën 08:00. Gjithmonë orarin e punës e kemi pasur sipas grafikut të hartuar nga komandantja e skuadrës, znj. Vojsava Prifti. Detyra që kam kryer gjatë kësaj kohe ka qenë pritja e telefonatave nga jashtë shtetit të atasheve ushtarakë dhe lidhja e tyre me drejtuesit e M. Mbrojtjes dhe anasjelltas, pritja e fakseve kombëtare dhe ndërkombëtare në qendrën tonë, regjistrimi i tyre në librin e fakseve të marra dhe më pas shpërndarja e tyre nëpërmjet librit të shpërndarjes së fakseve. Në qendrën tonë të ndërlidhjes përdoreshin tri aparatura faksi, me numrat 225227, 228325 dhe 271479. Dy numrat e parë kanë qenë më të përdorshëm, ndërsa numri i tretë kryesisht është përdorur për fakset e dërguara nga përfaqësuesi jonë ushtarak në Bruksel. Zyra ku unë punoja kishte të tri këto aparate me numrat që thashë më lart, dhe unë qëndroja atyre deri sa mbaronte turni. Në zyrë qëndronim dy vetë me shërbim. Kur vinte faksi nga unë, e merrja atë, shikoja se për kë person drejtohej dhe se nga cili institucion apo person vinte, bëja menjëherë në “Librin e regjistrimit të fakseve të marra”, regjistrimin e tij, ku shënoja numrin rendor të faksit, datën dhe orën e marrjes së faksit, numrin e faqeve të faksit, nga vinte faksi, numrin e faksit dërgues dhe për ku drejtohej, dhe së fundi vendosja firmën kur atë e regjistroja unë në këtë libër. Pas kësaj, kur grumbulloheshin një grup faksesh, bëhej shpërndarja e tyre pas disa orësh sipas prioriteteve të tyre. Edhe shpërndarja e fakseve ka “librin e shpërndarjes së fakseve”, ku shënohen numri rendor i fakseve, nga ka ardhur dhe për kë drejtohet si dhe firma e marrësit të tij. Mbi fakse, sipas rregullit nuk bëhen shënime, përveç protokollimit sipas numrit dhe datës që merr regjistrimi i faksit në “Librin e fakseve të marra”. Protokollimi mbi faks bëhet nga personi që bën regjistrimin e tij në “Librin e fakseve të marra”.
PYETJE: Ju vëmë në dispozicion faksin me nr.622, dt.13.03.2007, i dërguar nga Ministria e Drejtësisë, nga numri 234560 për Ministrinë e Mbrojtjes, dt 13.03.2007, ora 09:19 AM, i cili nuk ka numër protokolli dhe datë nga dërguesi. Mbi këtë faks ndodhen të shënuara me stilolaps me bojë blu, shënimet; “Selimi” dhe 622, 13.03.2007 dhe një firmë pas saj. A mund të na thoni se kush i ka bërë këto shënime, pse janë bërë ato dhe a keni pasur ndonjë porosi apo telefonatë për të bërë këto shënime?
PËRGJIGJE: Pasi shikoj faksin, konstatoj se shënimi 622, 13.03.07 dhe firma janë bërë nga unë, pasi atë ditë kam qenë me shërbim turni i parë, së bashku me kolegen time, Luiza Maksuti. Kurse, shënimin tjetër; “Selimi” nuk është bërë nga unë dhe nuk di se si ai shënim ndodhet në këtë faks. Unë në atë kohë kam qenë fillestare dhe mundohesha të bëja detyrën sipas rregullores në fuqi dhe për aq sa më lejonte ajo, kryeja veprimet. Theksoj edhe njëherë, se nuk di gjë për shënimin që ju më pyesni si dhe nuk di nëse ka dhënë porosi me gojë apo me telefon njeri për këtë punë. Në punën tonë të përditshme, për aq sa unë punova, mund të ndodhte që dërguesi interesohej nëse faksi shkoi apo jo në destinacion, interesimi i tij bëhej nëpërmjet telefonit dhe ai na kërkonte që faksi të shkonte, nëse akoma nuk kishte shkuar. Për personin që interesohej për faksin nëse ishte shpërndarë apo jo në destinacion, unë nuk mbaja shënime, as në faks, dhe as në ndonjë bllok apo letër të verdhë. Për aq sa punova, kujtoj se kishte raste që fakset vinin me shënim për emër mbiemër të një personi apo për drejtor X, por ndonjë emër konkret nuk kujtoj dhe shënimet gjithmonë i vinte dërguesi.
PYETJE: Në anën e sipërme, majtas të fletës së faksit për të cilin po ju pyesim, mbi fjalën “Selimi” ndodhet një shënim tjetër; “Për z.Shkëlzen Berisha”, mund të na thoni se ky shënim është bërë nga ana juaj apo është dërguar së bashku me faksin nga dërguesi?
PËRGJIGJE: Shënimi për të cilin ju po pyesni nuk është shënuar nga ne, pasi ai ka ardhur së bashku me faksin. Me sa kujtoj dhe me sa konsultohem me këtë faks, unë përveç se kam bërë regjistrimin e tij, nuk kam bërë shënime të tjera mbi të. Po kështu, për këtë faks unë nuk kam pasur ndonjë porosi në telefon, edhe shpërndarjen e tij nuk mbaj mend ta kem bërë unë. Shpërndarjen e tij mund ta ketë bërë njëri nga kolegët e mi të turnit ose ata të turnit pasardhës.
Procesverbali i deklarimit lexohet dhe nënshkruhet pa pasur vërejtje.
DEKLARUESJA
Anila Lala
OFICERËT E POLICISË GJYQËSORE
Hamza Plaka
Arben Frashëri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptyWed May 13, 2009 1:01 am

Shkëlzen Berisha kishte “ngritur” zyrë në Ministrinë e Mbrojtjes

Nga Tema
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 XENIPREME
Djali i kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, kishte de facto një zyrë të tijën në Ministri të Mbrojtjes nga marsi i vitit 2007 deri në mars të vitit 2008. Dëshmitë autentike të marra nga sekretaret e ministrit të Mbrojtjes e faktojnë një gjë të tillë.
Ndërkohë, pesë nga shumë biseda që janë bërë mes zotit Shkëlzen Berisha dhe drejtuesve të tjerë të ministrisë, duke përfshirë dhe ministrin e Mbrojtjes, janë të incizuara dhe së shpejti mund të bëhen publike.
Gazeta boton sot të dhëna nga dy blloqe të përdorura gjatë vitit 2007 dhe 2008 nga sekretaret e ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, që kanë lidhje me takimet që Shkëlzen Berisha bënte në këtë ministri.
Blloqet janë sekuestruar nga Prokuroria e Përgjithshme menjëherë, për shkak se mund të bëheshin ndryshime në to. Në to janë të dokumentuara të gjitha vizitat që djali i kryeministrit bënte në ministri. Në gazetë po botojmë disa nga shënimet që tregojnë për praninë e djalit të kryeministrit në zyrën e Mediut.
Në bllokun e parë (FAKSIMILE 1) janë të mbajtura shënim takimet që ka bërë në zyrën e Mediut djali i kryeministrit gjatë periudhës janar-mars 2008, pra në periudhën pak para dhe pas tragjedisë së Gërdecit. Në fakt, në janar dhe shkurt Shkëlzeni nuk shfaqet shumë në zyrën e Mediut, por ajo çka bie në sy është që Shkëlzeni shkon në zyrën e Mediut më datë 17 apo 18 mars (kjo nuk është e specifikuar mirë në bllok), vetëm pak ditë pas tragjedisë së rëndë.
Ndërsa në bllokun e dytë (FAKSIMILE 2) janë të shënuara takimet e bëra në zyrën e ministrit të Mbrojtjes gjatë periudhës prill- gusht 2007, kur dhe Fabrika e Vdekjes kishte nisur punën.
Siç mund të shihet nga blloku dhe nga datat e mbajtura shënim, Shkëlzen Berisha ka patur një periudhë intensive takimesh me Mediun gjatë korrikut 2007. Më saktë, ai ka qenë për katër ditë rresht në zyrën e tij, në datat 17, 18, 19, 20 korrik 2007.
Shkak për këto vizita të shpeshta janë bërë disa probleme që po haste punishtja e Gërdecit dhe kompania “AlbaDemil” për t’u furnizuar me municion. Ngarkesat që mbërrinin aty nuk ishin të mëdha dhe firma ankohej për një gjë të tillë. Për këtë arsye, djali i kryeministrit kërkonte nga Mediu që të rritej sasia e ngarkesave për në Gërdec. Mësohet se repartet ushtarake kishin nisur të kundërshtonin një gjë të tillë.
Faktet e publikuara së fundmi në media e zhysin katërcipërisht djalin e kryeministrit në aferën e Gërdecit dhe provojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se ishte ai personi që loboi për këtë kontratë dhe që u kujdes për të deri në fund.
Të tjera fakte do të publikohen në ditët në vijim, fakte që rëndojnë akoma më shumë pozitën e Shkëlzen Berishës.
Një ditë më parë gazeta “TemA” publikoi dëshminë e ish-sekretares së ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, e cila deklaronte se faksi i famshëm, ku ministri i raportonte Shkëlzen Berishës, është nisur nga ajo me porosi të ministrit Bumçi. Ky i fundit doli dje në një konferencë për shtyp dhe tha se do e padiste për shpifje ish-sekretaren e tij që e kishte mbajtur në punë që nga periudha e socialistëve. Bumçi sërish tha se nuk është shkrimi i tij ai në faks, por nuk u mor me faktin kryesor, nisjen e faksit nga zyra e tij, pavarësisht se kush mund ta ketë bërë shënimin.
Nga ana tjetër, një dëshmi e sekretares së Ministrisë së Mbrojtjes në atë kohë thekson se protokollimi i faksit është bërë në emër të Shkëlzen Madanit, në atë kohë zyrtar i lartë i MB.
Kjo për shkak se në ministri nuk e dinin që kishte zyrtarisht një Shkëlzen Berisha si punonjës.




Ja biseda e përgjuar e Delijorgjit, ku flitet për bashkëpunimin me Fahri Balliun



Zbardhja e telefonatave që ka bërë i akuzuari kryesor për Gërdecin, Mihal Delijorgji, nxjerr në pah lidhjet e tij të ngushta me botuesin e gazetës “55”, Fahri Balliu, njeriun e afërt të kryeministrit Sali Berisha.
Bashkë me të ata kishin ngritur një kompani, e cila tashmë është sekuestruar nga prokuroria. “Trans Digging Construction” ishte në bashkëpronësi të Mihal Delijorgjit dhe vajzës së Fahri Balliut. Siç provojnë dokumentet e botuara dhe më parë në gazetën “TemA”, ishte kjo firmë që nisi punimet pa leje në Gërdec. Balliu kishte deklaruar të kundërtën, se firma e vajzës së tij nuk kishte kryer asnjë ditë punë.
Në bisedën e përgjuar mes Mihal Delijorgjit dhe bashkëshortes së tij (FAKSIMILE 3) del emri i Fahri Balliut. Tashmë Delijorgji është në pranga, dhe ajo çka i intereson është lënia e porosive për të shoqen për të mbyllur meselenë e krijuar. Dhe Balliu është ndër personat tek i cili beson.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptyWed May 13, 2009 1:03 am

Debat publik me zotin Sali Berisha, kundërshtarin konseguent të pronarëve të ligjshëm
Rrapo Hajredin DANUSHI
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Berisha-duke-menduarZoti kryeministër, nuk do t’ ju drejtohesha publikisht në shtyp sikur të mos kishit deklaruar para gazetarëve atë TULLUMBACEN e madhe se 98% e pronarëve mbështesin Partinë Demokratike dhe koalicionin e saj, deklarim që tregon absurditetin e mendjes tuaj. Relacionet me pronarët ne ua kemi bërë të njohura publikisht si kryesisë së Partisë Republike z. Fatmir Mediu, z. Arian Madhi dhe z. Sabri Godo por edhe ju si kryetar i PD. Ju për shkak të brumosjes tuaj apo të detyrimeve që keni ndaj të kaluarës keni zbatuar me konseguencë platformën e Katovicës dhe i keni shkaktuar popullit dëme aq të mëdha sa nuk mund ti maskoni. Media dhe shoqëria civile, akademikët, intelektualët, ju kanë kundërshtuar dhe kanë bërë punën sensibilizuese. Shoqata “Pronësi me Drejtësi” dhe ajo “Bregdeti” ka publikuar vazhdimisht në shtyp mendimin se e vetmja zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme e pronës është respektimi të drejtës së pronësisë bazuar në nenet 41/2 dhe 181/2 të Kushtetutës dhe kadastrës së periudhës së para shtetëzimit komunist.
Pas vitit 1991, ju në vend që ti kthenit pronat pronarëve origjinalë, vazhduat dhe e thelluat grabitjen e pronave private të qytetarëve të etiketuar si kulakë dhe të persekutuarve të regjimit diktatorial duke miratuar dhe zbatuar ligjin 7501 dhe ligje të tjera të ngjashme. Ligji 7501, që ju e keni deklaruar si të zbatuar plotësisht por që në fakt është zbatuar vetëm në 23 % të sipërfaqes së vendit është faqja më e zezë e politikanëve që kanë gëlltitur çorbën e Katovicës si për ju që mbani peng të djathtën.
Të ngjashëm janë edhe të ashtuquajturit të majtë që bëjnë fushatë në bregdetin turistik me ligjin antikombëtar 7501 dhe legalizimin e akteve të paligjshme pa pyetur për të drejtën e pronësisë të pronarëve origjinalë. Shtetit Shqiptar detyrimet kushtetuese për të kthyer pronën tek i zoti i fillojnë në 1991 dhe ju e dini se si janë trajtuar pronarët nga 1991 deri sot. Qëndrimi juaj antipronar është analizuar juridikisht dhe është bërë publik nga avokatët e njohur Pirro Totozani dhe Agim Tartari, por ju edhe krahu rozë keni preferuar të bëni sikur nuk dëgjoni.
Edhe pas miratimit të Kushtetutës problemi i pronës mbeti i pa zgjidhur dhe askush nuk ndjen përgjegjësinë se Kushtetuta nuk zbatohet. Ligjet për pronat ndonëse gjysmake, janë zbatuar sipas interesave të kryetarëve të Komisionit të Kthimit Pronave, të Kryetarit të Agjencisë që me akuzën “i korruptuar” janë larguar nga vendi i punës çdo 3-6 muaj, por pronat e vjedhura prej tyre nuk janë kthyer në origjinë. Ligjet e pronave janë amenduar shumë e shumë herë sipas interesave të klaneve por asnjëherë nuk janë përputhur me Kushtetutën që ta çojnë pronën tek i zoti .
Vetë ligji për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese sanksionon shtimin e jetëgjatësisë së ligjeve dhe të akteve antikushtetuese dhe ja lë stafetën Parlamentit si ligjvënës. Në legjislacionin 2001-2005, nga shoqata Pronësi me Drejtësi dhe Bregdeti janë paraqitur dy projektligje, një për korrigjimin e gabimeve me pronat në rrang vendi dhe një tjetër për zonat turistike. Siç e dini shumë mirë këto projektligje u lanë pa u diskutuar deri ditën e fundit dhe nuk morën përgjigje as Po e as JO. Të dy projektligjet u sabotuan pikërisht nga deputetët tip Fazlliç që interesoheshin për përfitimet e tyre mbi pronat që u përkisnin pronarëve të ligjshëm. Për këtë situatë skandaloze dhe deputetët që i patën firmosur dhe mbështetur këto projektligje heshtën. Qëndrimi antipronar u thellua pas vitit 2005 dhe iniciativat ligjvënëse kanë qenë të Partisë Republikane. Zoti Kryeministër, sot Shqipëria është anëtare në NATO dhe ne pronarët dhe të persekutuarit dëshirojmë të jemi sa më shpejt në BE., por pengesa jeni ju. Nga 18 vjet jetë politike, Ju zoti Sali Berisha nuk e keni mësuar akoma se demokracia fillon me pronën tek i zoti.
Sa për lëvizjen pa viza Europa kërkon vetëm pasaportat biometrike që duhet ti kishit bërë vite më parë. Ne shoqatat dhe mediat kemi sensibilizuar dhe do të sensibilizojmë për qëndrimin tuaj antipronar, se jemi ne pronarët ata që gjatë regjimit komunist jemi persekutuar, jemi përndjekur, jemi denigruar dhe internuar si kulakë, si shtresë e pasur dhe si antikomunistë. Jeni ju që prej vitit 1991 po talleni dhe nuk doni të respektoni të drejtën e pronësisë. Sot të gjithë pronarët e kanë të qartë se ju nuk doni që pronat të kthehen në origjinë dhe për këto ju duhet të jepni shpjegime, por as ju dhe askush nuk do mundeni kurrë të na i mohoni pronat sepse kjo është pjesë themelore e të drejtave të njeriut, është ABC-ja e çdo vendi anëtar në NATO dhe BE dhe prandaj jam shprehur në media se politikës tuaj antipronar shpejt do ti vijë fundi. Shih me datë 7 dhe 8 prill 2009 gazetat: “Telegraf”, “Lajm”, “Tema”, “Sot”.
As ju dhe as Kryesia e Partisë Republikane nuk ka dhën asnjë përgjigje për shkrimet e përsëritura që janë botuar nga ne dt 2 shkurt 2009 në gazetat “Tema”, “Ndryshe”, “Sot”, “Libertas” për “Raportin e partisë Republikane me pronarët”. Ju siguroj se të gjithë e duan pronën që ju ka lënë babai dhe se prona fitohet me blerje me dhurim dhe me trashëgim por asnjëherë me grabitje. Nëse ju zoti Berisha nuk ju shkau goja por jeni i bindur se 98% e pronarëve janë me ju po ju kujtoj ato vargjet labe që thonë “harroje mushkë Valarenë se Ali Pashanë e prenë“ Shkrime të tjera që mund të ju ndihmojnë të kuptoni për temën e pronës ju mund të gjeni me datën 26.04.2009 në gazetat Tema , Ndryshe , Metropol, me datën 25.01.09 në gazetat “Koha Jonë”, “Tema”, “Ndryshe”, “Metropol”, “Telegraf” etj.
Në kushtet e kësaj anarkie dhe demagogjie kur të drejtat tona për pronën e trashëguar vazhdojnë të dhunohen ne i kërkojmë edhe një herë sekretarëve dhe këshilltarëve politikë të ambasadave të akredituara në Shqipëri që të ja dërgojnë këtë mesazh qeverive përkatëse përfshi kryesine e NATO-s dhe BE që edhe ata të veprojnë politikisht ndaj këtij korrupsioni shtetëror.
Pronarët pa dallim krahu, elektorat i majtë apo elektorat i djathtë, të rinj apo pensionistë do të votojnë kryesisht për kandidatët e Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, që do kandidojnë me siglën e LZHK brenda Polit të Lirisë, pasi kjo parti pranoi që problemi i pronës të zgjidhet sipas kërkesave dhe platformës së Shoqatës, duke vlerësuar se alternativa e shoqatës përputhet me standardet europiane dhe me kërkesat e detyrimeve kushtetuese. Kandidatët e Shoqatës janë persona që kanë dhënë prova dhe prej shumë vjetësh luftojnë për kthimin e pronës tek i zoti, praktikisht janë zëri i çdo pronari dhe i çdo shqiptari të ndershëm që kërkon që prona ti kthehet të zotit dhe mos ti lihet politikanëve grabitqarë të maskuar si të majtë apo si të djathtë.
Platforma shoqatës Pronësi me Drejtësi e pranuar nga LZHK që kërkon respektimin e të drejtës së pronësisë kërkon që zgjidhja e problemit të pronës dhe reforma e pronës të bëhet në përputhje me kërkesat e nenit 191 të dok nr 11115 dt 20.12.2006 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të detyrimeve kushtetuese të pranohet me ligj si detyrimi i qeverise dhe shtetit. Do kërkojmë që Qeveria të evidentojë se cilat janë prona ku shteti gëzon ligjërisht titujt e mirëfilltë të pronësisë në përputhje me nenin 41 të Kushtetutës dhe cilat janë prona që Shteti i diktaturës ju grabiti pronarëve të ligjshëm.
Të jetë detyrim i shtetit që pronat e grabitura tu kthehen fizikisht të zotërve, brenda një periudhe shumë të shkurtër. Vetëm kështu do të ndalet sorollatja e pronarëve dhe korrupsioni vertikal që fillon me komisionet deri në Agjencinë Qendrore. Ky korrupsion ka ndotur gjykatat dhe prokuroritë që janë pak të efektshme për zbatimin e ligjit. Do kërkohet që të shpallen të ngrira procesi i legalizimit , ndërsa kompensimi të bëhet me prona të mirëfillta të shtetit, që sipas të dhënave zyrtare përbëjnë mbi 52% të tokave. Kompensim të parashikohet vetëm për pronat që edhe sot vazhdojnë të shfrytëzohen për nevoja publike, si dhe ato prona që nga viti 1944 deri 1991 janë tjetërsuar për godina banimi.
Duke zbatuar këtë platformë Shtetit me 52% të pronave ku është pronar i mirëfilltë, i del dhe i tepron të kompensojë shumë herë më tepër nga sa janë nevojat reale, pa krijuar deficite financiare për të cilat të gjithë shqiptarët sipas platformës mashtruese aktuale të PD, duhet të paguajnë për më shumë se 1000 vjet.
Platforma e pranuar prej LZHK dhe Polit të Lirisë për zgjidhjen definitive të anarkisë së të drejtës së pronësisë së shpejti do të bëhet publike. Kjo platformë do te ketë mbështetje shumë më të gjerë nga sa mendohet sot përfshi edhe zonat veriore ku prona që në vitin 1991 -92 është kthyer në origjinë.
Lidhur me fushatën elektorale që po bën tu bjeri ndërmend për pronarët më saktë për votat e tyre si Fatmir Mediu edhe ju po premtoni se këtë radhë do ta zgjidhni problemin e pronave. Cilido e kupton se ju për 18 vjet e keni trashur shumë gabimin në kurriz të pronarëve, dhe nuk mund të gjeni pronarë që të mund të ju besojë më tej.
Më lejoni tu pyes publikisht ju zoti Sali Berisha dhe z. Fatmir Mediu: a është morale që këtë shtresë të popullit që efektivisht e keni dëmtuar dhe masakruar prej 18 vjetësh ti premtoni përsëri se: - votoni për mua se unë do jem shpëtimtari juaj ? Uroj që ti largoheni shpejt kësaj rruge antikombëtare që po shton mëkatet tuaja dhe si ju dhe Edi Rama të përkrahni kandidatët tanë se ata do korrigjojnë gafat tuaja. Përshëndes z. Kurt Kola, që reflektoi drejtë dhe u bashkua me Polin e Lirisë

*Kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptyWed May 13, 2009 4:18 am

Intervista e Berishës në '97, sulm ODIHR dhe SHBA për zgjedhjet e majit 1996: Prishën votimet

Nga Tema

Gazeta “TemA” boton sot pjesë nga një intervistë e kryeministrit, Sali Berisha, dhënë për gazetarin e “Zërit të Amerikës” A. Fetahu, në dhjetor të vitit 1997. Intervista do të përdorej nga gazetari për të shkruar një libër mbi zhvillimet në Shqipëri gjatë vitit 1996-1997.
Sot gazeta boton vetëm pyetjet që lidhen direkt me procesin zgjedhor të majit 1996, ku kryetari i PD sulmon ashpër ODIHR, por nuk mjaftohet me kaq, por ngre gishtin dhe mbi shtete të caktuara për dështimin e procesit zgjedhor. Në ditët në vijim gazeta do ta botojë të plotë intervistën e zgjeruar





Akuzat më të ashpra për ju, si ish-president, kanë të bëjnë me procesin e destabilizuar zgjedhor të 26 majit. Si e shikoni tani këtë proces?


Unë personalisht kam qenë dhe jam kategorik kundër çdo dhunimi, manipulimi të votës
së lirë. Në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk do të pajtohesha me falsifikimin apo manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve. Por çështja shtrohet nga kush vijnë këto akuza? Nga katër raporte ndërkombëtare, tri prej tyre i vlerësojnë zgjedhjet korrekte, të lira dhe të ndershme të krahasuara me zgjedhjet në vendet ish-komuniste. Vetëm një raport që i cilëson ato jo të lira, rreshton kritika të shumta për procesin zgjedhor. Këto akuza vijnë nga ata, të cilët organizuan procesin e bojkotit të zgjedhjeve dy orë para mbylljes së kutive të votimit, rast unik në historinë e demokracisë. Bojkoti i zgjedhjeve është tipik në historinë e luftërave civile (Greqia) dhe grushteve të shtetit të organizuara nga komunistët për të ardhur në pushtet. Këto akuza vijnë nga ata, të cilët e injoruan tërësisht në raportet e tyre bojkotin e komisioneve në qendrat e votimit nga ish-komunistët, si akt që cenon rëndë integritetin e procesit të numërimit të votave. Kjo, sepse ata vetë ishin faktori i destabilizimit të procesit zgjedhor dhe shumë prej tyre ishin nga ata që donin rikthimin e komunistëve në Shqipëri për shkaqe komplekse. Në të gjitha këto raste kemi të bëjmë me akuza të parafabrikuara dhe, në rast se do të hetonit, do të mësonit shumë për to. Çështja ndryshon, kur këto akuza vijnë nga ata që i besojnë votës së lirë dhe që mendojnë se integriteti i komisionit të numërimit të votave është kusht për një proces elektoral të rregullt. Këta të fundit kanë të drejtë, ndërsa të tjerët i përkasin mafies dhe jo politikës apo më mirë mafies politike që janë të verbëruar nga paratë e derdhura apo interesa të tjera, urrejtje të verbëta nacionaliste në dëm të një kombi tjetër.
Unë kam qëndruar pa u lëkundur ndaj çdo manipulimi apo falsifikimi të provuar apo të dyshuar, sikundër kam qenë i vendosur të mos përligj bojkotin e numërimit të votave, rast i paprecedent në historinë e Evropës, si një mekanizëm për shkatërrimin e demokracisë.
Por, në rast se shqiptarët do të ishin dakord me këto akuza, unë mendoj se ato nuk do të riprodhonin pothuaj të njëjtin rezultat në zgjedhjet e 20 tetorit në prani të 560 vëzhguesve evropianë dhe amerikanë, të cilët i konsideruan zgjedhjet të rregullta. Për zgjedhjet e 26 majit, gjer në momentin e bojkotit, 2 orë para nga ish-komunistët, nuk kishte ndonjë vërejtje substanciale. Në Shqipëri, ato ishin zgjedhjet e para në pluralizëm, gjatë fushatës së të cilave nuk pati të vrarë apo të plagosur. Instituti Republikan Amerikan në sondazhin e tij ditën e zgjedhjeve gjeti se Partia Demokratike kishte fituar 58% të votave kundrejt 22% të PS. Unë nuk mohoj se largimi i rreth 45% të anëtarëve socialistë nga komisionet padyshim ndikoi në integritetin e procesit të numërimit të votave dhe këtu përgjegjësi të padiskutueshme kanë të gjithë ata që i lejuan vetes, në rast se i lejuan, një numërim jo korrekt të votave në komisionet e votimit. Por, sa ka qenë ndikimi në rezultatet e zgjedhjeve i largimit të 45% nga qendrat e votimit të përfaqësuesve të PS, ndërkohë kur në të gjitha këto qendra mbetën mbi 2/3 e anëtarëve dhe vetëm 1/3 e tyre i përfaqësonte PD? Ripërsëritja e zgjedhjeve në 17 zona dhe zgjedhjet e 20 tetorit, që u konsideruan të rregullta nga ata që i vëzhguan, riprodhuan të njëjtin rezultat.
Nuk mohoj se procesi i numërimit të votave ka pasur defektet e veta, por shumë e shumë më të mëdha qenë përpjekjet e një makinerie të tërë për ta instrumentalizuar atë. Ishin këto përpjekje dhe ata që qëndronin prapa tyre që imponuan ODIHR që në raportin përfundimtar prej 35 faqesh të mos gjendet asnjë fjalë apo fjali ku të dënohej largimi nga komisioni i votimit i anëtarëve socialistë të komisionit. Ky raport vinte në kundërshtim me tri raporte të tjera ndërkombëtare, të cilat i vlerësuan zgjedhjet “korrekte”, të lira dhe të ndershme për vendet ish-komuniste. Në një memorandum të ambasadorëve të vendeve perëndimore, firmosur edhe nga i Ngarkuari me Punë i SHBA, të cilët kishin vëzhguar vetë ditën e zgjedhjeve, raporti i ODIHR kritikohej për një seri pasaktësish dhe mungesë faktesh. Memorandumi i ambasadorëve perëndimorë në Tiranë arrinte në konkluzionin përfundimtar se raporti i ODIHR ishte i njëanshëm.
Për instrumentalizimin e këtij procesi ishin të interesuar ata që votonin në Stokholm, pa pasur të drejtën e votës në komision për rezolutën kundër Shqipërisë.
Për instrumentalizimin e tyre ishin të interesuar ata që të nesërmen e zgjedhjeve udhëzuan socialistët të njoftonin me megafona nga selia e tyre, se Shtëpia e Bardhë nuk do t'i njohë zgjedhjet.
Përgjegjësi për këtë proces patën edhe ata që nga Greqia, sipas liderëve të lartë socialistë, urdhëruan si variant të fundit largimin e anëtarëve të komisionit që përfaqësonin PS nga procesi i numërimit të votave. Unë sot nuk do të isha ky që jam, po të mos i thoja gjërat ashtu siç janë thënë lidhur me bojkotin. Organizatorë, sponsorizues të instrumentalizimit të procesit zgjedhor në Shqipëri u bënë eksponentë të lobit grek në SHBA dhe individë të tjerë të kooptuar prej tyre. Gage dhe Stefanopulos, në luftën e tyre të egër dhe primitive ndaj kombit shqiptar, nuk janë të vetëm. Nga disa burime socialiste dhe jo, lakohet emri i R. Shifterit që “rastësisht” ndodhej në Greqi, i cili, për interesa të përfaqësuesve të caktuar të lobit grek dhe jo të SHBA, ka ndihmuar haptas ardhjen në pushtet të ish-komunistëve. Ky zyrtar amerikan, pasi dështoi në një ndërmjetësim aprincipial për lirimin e katër minatorëve me veprimtari spiunazhi, bashkëpunëtorëve të shërbimit grek, që kishin marrë pjesë në armatosjen e mijëra qytetarëve shqiptarë me origjinë greke, ishte tejet aktiv në përpjekjet e tij keqdashëse dhe për të prishur marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA. Pas këtij dështimi, zemërimi dhe urrejtja e tij u bënë të papërmbajtura. Ai do të thërriste njëri pas tjetrit zyrtarë shqiptarë, drejtues të institucioneve të ndryshme, duke përfshirë prokurorë, gjykatës dhe u mbante ligjërata të tëra kundër Berishës “autoritar”. Për këto disponohen fakte të shumta dhe të pamohueshme, jo vetëm në Shqipëri, por besoj edhe në SHBA, në rast se do të autorizoheshit të studionit arkivat përkatëse.




A ndjeheni përgjegjës për dhunën e ushtruar mbi politikanët e opozitës më 28 maj dhe a ishit në atë kohë të ndërgjegjshëm për pasojat e atij veprimi?


Nuk ka patur asnjë urdhër për keqtrajtimin e opozitës dhe ripërsëris se keqtrajtimi i opozitarëve në sheshin “Skënderbej” ka qenë një akt i dënueshëm, i ndërmarrë direkt nga ata që komandonin policinë në operacion, pa asnjë urdhër nga zyrtarë më të lartë. Unë jam informuar rreth 1 orë pas kësaj ndodhie. Kam kërkuar sqarim të hollësishëm dhe e kam dënuar ashpër. Për këtë qëllim u shkarkuan 7 zyrtarë të lartë policie dhe u hap një çështje penale. Por, ish-opozitarët nuk ndoqën procesin.
Padyshim që ajo nuk duhej të kishte ndodhur. Por, kjo ngjarje nuk do të thotë se ka ekzistuar një politikë e caktuar shtypëse ndaj opozitës. Nuk mohoj se pas 28 majit veprime sporadike të pakontrolluara nga individë të veçantë mund të ketë pasur, por këto kanë qenë më të shprehura nga ana e komunistëve ndaj demokratëve. Udhëzimi ka qenë mbrojtja e drejtuesve të opozitës dhe për këtë ka pasur një plan të masave konkrete. Mbrojtja e saj, në të gjitha veprimtaritë e saj, ka qenë urdhër i pandryshueshëm. Kështu, që nga viti 1992 gjer në vitin 1997 asnjë aktivist, drejtues lokal apo qendror i opozitës nuk ka humbur jetën as dhe nuk është plagosur.
Ndërsa pas daljes së Fatos Nanos nga burgu dhe gjatë periudhës që socialistët erdhën në pushtet, është zbatuar njëlloj si në vitin 1991 platforma e likuidimit fizik të kundërshtarëve, janë organizuar një seri atentatesh ndaj drejtuesve lokalë dhe kryesore të Partisë Demokratike, janë qëlluar dhe janë vrarë me 6 janar, ditën në drekë, tre aktivistë të shquar të Partisë Demokratike, Matoshi, Kolbuçaj, Dizdari në Tropojë, është vrarë në Kavajë kryetari i komunës së Sineballës i Partisë Demokratike, është qëlluar në parlament deputeti Hajdari, është qëlluar me breshëri automatiku nga makinë policie anëtari i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike dhe gazetari i “Rilindja Demokratike” së bashku me familjen e tij në gusht. Për të humbur gjurmët e këtij krimi, policia njoftoi se kishte arrestuar një motorist, por, në të vërtetë, gjer sot nuk ka arrestuar asnjeri. Më 14 prill të këtij viti, në orën 01.00 të natës, u vra në shtëpinë e tij, para gruas dhe fëmijëve të tij, aktivisti i Partisë Demokratike, Bujar Suli, dhe ka pësuar djegie djali i tij 3-vjeçar, sepse është gjuajtur me flakëhedhës shtëpia. Krimi i vetëm i Bujar Sulit ishte se ai kishte shkruar në antenën satelit të TV së tij “PD do të fitojë në vitin 1998”. Vetëm këto dy javë janë vrarë dy nga aktivistët më të shquar të Partisë Demokratike: Bashkim Shkurti, drejtues i personelit të Bashkisë në Lushnjë dhe Frederik Shehu, njeriu që në vitin 1991 rrëzoi bustin e E. Hoxhës në Gjirokastër dhe për të gjitha këto vrasje, të gjitha në anën e opozitës dhe asnjë në krahun e koalicionit qeveritar, nuk është filluar asnjë çështje penale, sepse ato janë të organizuara nga policia sekrete. Për të riun Bujar Suli, Ministria e Brendshme njoftoi se ishte person shumë i kërkuar, në një kohë që ai ishte një person shumë i nderuar, roje shkolle sipas policisë së Fierit dhe asnjëherë i kërkuar. Ai kishte mbrojtur në shumë raste vajzat e shkollës së Levanit nga sulmet e trafikantëve. Policia e Fierit deklaron publikisht se ai nuk ishte një person në kërkim dhe se ajo polici nuk kishte kërkuar Forcat Speciale për të arrestuar këtë njeri. Në varrimin e tij mori pjesë e tërë komuna e Levanit, kurse nxënësit ndërprenë mësimin për disa ditë. Këshilli i komunës së Levanit e ka shpallur atë “Qytetar Nderi” pas vdekjes dhe ka propozuar që në nderim të tij, shkolla e mesme të mbajë emrin “Bujar Suli”. Për të gjitha këto ngjarje mbahet një heshtje e turpshme dhe asnjë zyrtar, ushtarak, polic apo civil i implikuar direkt në to, nuk është shkarkuar. Janë rrahur nga policia gazetarë të opozitës dhe jo vetëm që nuk janë ndëshkuar fajtorët, por përkundrazi, policët që i kanë rrahur janë ngritur në përgjegjësi, siç ndodhi në Librazhd me policin që rrahu dy gazetarë. Platforma e likuidimit fizik të kundërshtarëve është platformë që në Shqipëri është zbatuar pas pluralizmit, vetëm gjatë qeverive “Nano 1”, “Nano 2”, “Nano 3”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptyWed May 13, 2009 4:19 am

Berisha rikthen konfliktin me Perëndimin si në vitin ‘96

Nga Enton Palushi

Konflikti mes mazhorancës dhe misionit vëzhgues të ODIHR po merr formë të rrezikshme. Pasi u mbajt i fshehur për disa kohë, ai shpërtheu para dy ditësh. Dje ishte radha e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të refuzonte një takim me kryetaren e misionit vëzhgues, Audrey Glover.
Edhe pse kryetari Ristani, drejtues i një institucioni të pavarur që duhet të menaxhojë procesin zgjedhor, dha një arsye familjare për këtë gjë, sigurisht që arsyeja e vërtetë është kundërshtimi që po i bën kjo mazhorancë emrit të Glover. Vetë Ristani pranoi para dy ditësh për “Zërin e Amerikës” se ai po negocionte për ta zgjidhur këtë situatë, d.m.th., për të larguar Glover nga kryesimi i vëzhguesve.
Kryeministri, Sali Berisha, ka zhvilluar dje një takim madje me diplomatë të BE në Tiranë, të cilët kanë tentuar të negociojnë dhe njëherë pranimin e Glover. Por kryeministri ka qenë i prerë duke deklaruar se procesi do të dëmtohej, në rast se palët nuk do kishin një arbitër të ndershëm.
Zyrtarisht, Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Ferdinand Xhaferri, tha se nuk ka asnjë konflikt. Ai tha se mazhoranca ka kërkuar që të ketë sa më shumë vëzhgues për këtë proces zgjedhor.
“Nuk ka asnjë lloj konflikti. I vetmi deklarim i kreut të mazhorancës është që të jenë sa më shumë vëzhgues. Ne kemi investuar goxha për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do të këmbëngulim që të kemi maksimumin e vëzhguesve”, - deklaroi Ferdinand Xhaferri.
Por ndërsa Xhaferri nuk thotë asgjë, konflikti po rrezikon imazhin e zgjedhjeve në sytë e ndërkombëtarëve. Bashkimi Evropian ka filluar që tani të hedhë dyshime për procesin zgjedhor.
ODIHR është treguar i prerë se nuk do largojë ambasadoren që drejton misionin vëzhgues, duke iu trembur faktit se një gjë e tillë do krijonte një precedent të rrezikshëm dhe shumë vende që kanë probleme me zgjedhjet mund të kërkojnë të caktojnë vetë gjykuesit e zgjedhjeve.
“Është detyra e ODIHR që të zgjedhë kryetarët e misioneve vëzhguese. Ne zhvilluam një proces të hapur përzgjedhës për postin në Shqipëri dhe ambasadorja Audrey Glover u caktua për këtë rol bazuar në përvojën e saj të shkëlqyer me vëzhgimin e zgjedhjeve. Ajo ka kryesuar misione të shumta vëzhgimi zgjedhjesh në vendet e ndryshme të OSBE dhe së fundi kryesoi misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Nuk ka asnjë arsye përse të tërheqim ambasadoren Glover, pasi ajo është personi më i mirë për të bërë këtë punë. Ne shpresojmë gjithsesi se misioni ynë që ka shkuar në Shqipëri që javën e kaluar do të jetë në gjendje të kryejë detyrat e tij në përputhje me mandatin e tij. Ne besojmë se është në interesin e të gjithëve t’u japin vëzhguesve gjithë informacionin që iu duhet për të arritur në një vlerësim të gjithanshëm dhe objektiv të zgjedhjeve,’ tha për Zërin e Amerikës, Jens-Hagen Eschenbesher, zëdhënës i ODIHR në Varshavë.
I pyetur nëse kjo gjë do ndikojë në raportin përfundimtar, ai tha: “Vëzhgimin e zgjedhjeve ne e bëjmë sipas mandatit të hartuar nga vendet anëtare të OSBE, në bazë të një metodologjie tashmë të provuar mirë e të përdorur në shumë vende, për shumë vite. Kjo metodë do të përdoret edhe në Shqipëri. Pra, nuk duhet të ketë asnjë dyshim se vlerësimet tona nuk do të jenë objektive. Disa herë ndodh që qeveritë ose opozita nuk i pëlqejnë vlerësimet tona, por nuk bëhet fjalë që ne të mbajmë anë në punën tonë.
Kryeministrit, Sali Berisha, pak i intereson një gjë e tillë. Tashmë kanë mbetur pak ditë përpara nisjes së fushatës dhe sinjalet nuk janë dhe aq pozitive. Listat e votuesve janë të mbushura me probleme të rënda. Mediet publike, por dhe ato private kombëtare po përdoren në mënyrë ekstreme nga partia në pushtet. Administrata është vënë e gjitha në funksion të partisë në pushtet për zgjedhjet. Opozita ka hedhur madje dhe dyshime se shpërndarja e kartave të identitetit po bëhet në funksion të abuzimit me votat.
Në këto kushte duket se kryeministri ka zgjedhur të krijojë një konflikt që përpara zgjedhjeve me misionin vëzhgues që do të certifikojë zgjedhjet për të pasur më pas një argument për të hedhur poshtë raportin e tyre, nëse ai do të jetë negativ.
Shkaku zyrtar i kundërshtimit të emrit të Glover është fakti se ajo ka vëzhguar dhe zgjedhjet e vitit 1996 dhe raporti i saj u kundërshtua dhe në atë kohë nga mazhoranca. Sipas saj, raporti nuk u kundërshtua vetëm nga ata, por dhe nga të tjerë ndërkombëtarë. Por ajo që është fakt, është se zgjedhjet e atij viti hapën siparin e një skene të shëmtuar të abuzimit të zgjedhjeve. Aty nisi kanceri i vërtetë i shkeljeve me procesin zgjedhor, kancer që nuk di të ndalet akoma.
Glover njihet si një mbrojtëse e rreptë e të drejtave të njeriut dhe si një person me mjaft eksperiencë në vëzhgimin e proceseve zgjedhore. Së fundmi ajo ishte në krye të misionit monitorues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë, sido që të jetë përfundimi i këtij ngërçi, gjasat janë që njolla të mbetet. Edhe në rast se Glover do të largohej, kjo nuk do e ndihmonte aspak qeverinë që të zbardhte imazhin e saj për zgjedhjet.


Glover takon Ramën, mban shënim rezervat e opozitës për procesin


Ndërsa kryeministri, Sali Berisha, ministri i Jashtëm, Lulzim Basha dhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë refuzuar të takojnë drejtuesen e Misionit të vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover, kjo e fundit është takuar me kryetarin e Partisë më të madhe opozitare, Edi Rama.
Mësohet se Edi Rama ka shprehur mbështetje për misionin e ODIHR dhe ka rreshtuar para Glover disa nga shqetësimet e opozitës për procesin.
“Gjatë këtij takimi, Edi Rama ka shprehur mbështetjen e Partisë Socialiste për misionin e ODIHR dhe në të njëjtën kohë e ka njohur ambasadoren me disa nga shqetësimet e opozitës në lidhje me procesin e ardhshëm zgjedhor.
Procesi i pajisjes të votuesve shqiptarë me letërnjoftime elektronike ka qenë një nga problematikat e ngritura nga lideri i opozitës, sikundër edhe numri i madh i zyrave të aplikimeve, të cilat edhe sot mbeten të mbyllura në shumë komuna e bashki të vendit.
Kreu i Misionit Vëzhgues të ODIHR dhe kryetari i Partisë Socialiste shprehën interesin e tyre të përbashkët për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për Shqipërinë, si një vend anëtar i NATO-s”, - thuhet në njoftimin e Partisë Socialiste.
Ndërsa Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Socialiste, Arta Dade, tha se kjo nuk është hera e parë që qeveria krijon të tilla incidente. Sipas saj, qeveria nuk ka të drejta mbi këtë misioni dhe i takon ODIHR të vendosë se kush do e drejtojë misionin.


Meta: Kundërshtimi i Berishës për Glover, një arsye më shumë që ajo të jetë në krye të misionit


Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se fakti që kryeministri, Sali Berisha, kundërshton kryetaren e misionit vëzhgues të ODIHR, është një argument më shumë se pse ajo duhet të jetë në krye të këtij misioni.
“Jemi njohur me faktin se kryeministri Berisha ka refuzuar përfaqësuesen e caktuar nga ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, me argumentin se zonja në fjalë paska qenë vëzhguese gjithashtu edhe në zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996. Në fakt ky është një kundërargument për z. Berisha dhe një përforcim i argumenteve se pse kjo zonjë duhet të jetë në krye të misionit të ODIHR, sepse nuk e ka pasur fajin kjo zonjë, në rast se kjo ka qenë vërtet në ‘96 në ekipin e ODIHR për atë që ka ndodhur, por përgjegjësia ka qenë nga fillimi deri në fund e presidentit të asaj kohe, z. Berisha dhe prandaj kemi nevojë që në krye të ODIHR të jenë persona të përgjegjshëm dhe të provuar në integritetin e tyre, të cilët mbrojnë standardin e zgjedhjeve të 28 qershorit, që nuk janë të rëndësishme vetëm për Shqipërinë, por janë të rëndësishme dhe për NATO-n, se Shqipëria është tashmë anëtare e NATO-s. Njëkohësisht, janë të rëndësishme dhe për Bashkimin Evropian, se Shqipëria është në një nivel të ri të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian. Ndaj z. Berisha duhet të përqendrohet vetëm me arritjen e standardeve të zgjedhjeve dhe të heqë dorë nga çdo tentativë e mbrapshtë për të cenuar zgjedhjet në standardet e tyre me ndershmërinë dhe transparencën e këtij procesi, pasi deri tani ka punuar jo pak, pikërisht për të dëmtuar cilësinë e këtyre zgjedhjeve që janë përcaktuese për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, - tha Meta.


KE kundërshton autoritetet shqiptare për ODIHR


Komisioni Evropian ka reaguar pa humbur kohë ndaj qëndrimit jomiqësor të autoriteteve shqiptare kundrejt personit që pritet të drejtojë misionin vëzhgues (ODIHR) për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ambasadorja britanike Audrey Glover. Me gjestin e mospranimit dhe mostakimit të ambasadores Glover, kryeministri, Sali Berisha, dhe ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, kanë shkaktuar reagimin e menjëhershëm të vetë misionit të ODIHR, por edhe institucioneve të BE.
“Ambasadorja britanike, Audrey Glover, është zgjedhur nga përfaqësuesit e misionit të ODIHR dhe është e drejta e këtij misioni për të zgjedhur përfaqësuesit e tij në misionet vëzhguese ndërkombëtare”, - është shprehur zëdhënësja e komisionerit evropian për Zgjerimin, Krisztina Nagy. Sipas Komisionit Evropian, autoritetet shqiptare nuk mund të tregojnë në parim pëlqimin ose mospëlqimin e tyre për personin që zgjidhet në krye të një misioni ndërkombëtar si ODIHR, pasi bëhet fjalë për një procedurë të brendshme të një institucioni ndërkombëtar, që nuk duhet të japë llogari mbi personin që zgjedh në drejtim të misionit vëzhgues të një vendi ballkanik si Shqipëria apo një vendi tjetër. Problemi është se ambasadorja britanike, Audrey Glover, ka drejtuar misionin vëzhgues të ODIHR në Shqipëri nga viti 1994-1997, në një moment tepër delikat për udhëheqjen e atëhershme të Berishës, nga ku bazohet dhe qëndrimi aktual i kreut të qeverisë.
“Është e drejta e ODIHR për të vendosur në mënyrë të pavarur kandidatin më të mirë për ta përfaqësuar atë, kjo është e drejtë themelore. Glover është përzgjedhur si përfaqësuese e misionit për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në Shqipëri. Ky vendim është marrë nga vetë përfaqësuesit e ODIHR dhe ne e mbështesim plotësisht vendimin për të mos lejuar ndërhyrjen e asnjërit nga vendet fqinje në marrjen e këtij vendimi”, - ka deklaruar Krisztina Nagy.
Për Komisionin, qeveria shqiptare nuk mund të ketë rolin e përzgjedhësit, aq më tepër kur bëhet fjalë për një kriter jashtëzakonisht të rëndësishëm, siç është ai i zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit, nga i cili varet edhe marrja e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian:
“Komisioni Evropian pret që Shqipëria të plotësojë zotimet e saj për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike në përputhje me standardet e vendosura ndërkombëtare. Zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri është një faktor kyç në rrugën drejt integrimit në BE”, - ka përkujtuar ajo.
Vetëm me zgjedhje të lira, të ndershme dhe të pakontestueshme, shtetet anëtare mund ta mbështesin kandidaturën e Shqipërisë.
Erisa Zykaj, Bruksel
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptyWed May 13, 2009 4:52 am

Pritet te behet hatja…




Para disa ditesh Berisha zbatoj urdherin per te krahasuar veten e tij me Skenderbeun. Ate Skenderbe dhe simbolet e tjera ti cilat ka kohe qe i sulmon ai vet dhe veglat tij me grada me te ulta se ai ne sherbimin sekret serb.

Natyrisht kjo nuk ishte nje gje e re per mua, pasi kjo platforme eshte prezantuar nga sherbimi sekret serb prej me se tre muajsh ne gazeten “Koha Jone”.

Prej kohesh veglat serbe (juve e keni parasyh qe une e kam aftesine per te mesuar se nga cili kompjuter dalin mesazhet dhe vendndodhjen e tij) ne gazeten “Koha Jone” pellasin ; “Te behesh 100 vjec o heroi kombetar Sali Berisha”, “O heroi yne, vetem Skenderbeu eshte figura me te cilen munde te karhasohesh”…

Dhe ja pas bombardim-pellitjesh serbe te llojit qe citova, vet kryevegla Fazllo-Berisha ja dha nje te pelliture “ Une dhe Skenderbeu…” duke zbatuar nje urdher, pasi ustallaret e tij serb perpiqen qe t’ja shesin sapunin per djathe shqiptareve.

Ajo loder ka marre fund. Sukseset e sherbimit sekret serb dhe grek ne Shqiperi nuk do te perseriten me, por do te ndodhe e kunderta. Shqiptaret tashme te ndergjegjesuar per arsyen dhe shkataret e te keqes se tyre do te rreagojne ashper kundra veglave shqiptare dhe usatllareve te tyre… Parashikoje se vorbulla to te permbledhe edhe kolonel Janullatosin (sherbimin sekret grek), te cilin Fazllo-Berisha e instaloi ne Shqiperi.

Pritet te behet hatja…



Petrit Kola
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptyWed May 13, 2009 1:32 pm

EKSKLUZIVE, Shpërthimi, Delijorgji e Mediu i telefonuan Shkëlzenit
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 1242020962
(Dërguar më: 11/05/09) Pas shpërthimit të tmerrshëm në Gërdec që i shkaktoi vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e 300 të tjerëve, bosi i "Albademil", Mihal Delijorgji dhe ministri i atëhershëm i Mbrotjes Fatmir Mediu kanë kontaktuar disa herë me djalin e kryeministrit, Sali Berisha. “Gazeta Shqiptare” boton ekskluzivisht në numrin e sotëm telefonat mes të akuzuarve si përgjegjës të tragjedisë dhe Shkëlzen Berishës.

TIRANE- Bossi i "Albademil", Mihal Delijorgji, ka komunikuar në telefon me Shkëlzen Berishën, djalin e kryeministrit Berisha, në ditën e shpërthimit të Gërdecit, më 15 mars 2008. "Gazeta Shqiptare" shkruan sot se nga zbardhja e tabulateve telefonike rezulton se Delijorgji, i cili gjendet pas hekurave si një nga përgjegjësit e kësaj tragjedie, i ka telefonuar Shkëlzen Berishës në orën 12:48 fill pas mesditës, pra vetëm pak kohë pas shpërthimit (tragjedia ndodhi rreth orës 12:10) që shkaktoi vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e rreth 300 të tjerëve.
Telefonata ka zgjatur 54 sekonda dhe mbetet mister ajo që është biseduar mes Delijorgjit dhe djalit të kryeministrit.

Vetëm 2 orë pas shpërthimit të tmerrshëm në Gërdec, edhe ministri i atëhershëm i Mbrojtjes ka biseduar disa herë në telefon me Shkëlzen Berishën, djalin e kryeministrit Berisha. Konkretisht, ditën e 15 marsit 2008.

Në 6-mujorin e parë të vitit 2008 ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i ka telefonuar plot 26 herë Shkëlzen Berishës.

Prokuroria ka sekuestruar tabulatet telefonike të krerëve më të lartë të ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm, MEICO-s dhe personave të lidhur me ta: administratorit të "Albademil", Mihal Delijorgji, drejtorit të fabrikës, Dritan Minxolli dhe personave të afërt me ta. Janë rreth 200 mijë telefonata që janë kryer nga 1 janari i vitit 2006 deri në gusht të 2008-s, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e aferës më të madhe korruptive të hetuar ndonjëherë në vend.

Shkëlzen Berisha
Emri i djalit të kryeministrit u lidh për herë të parë me tragjedinë e Gërdecit nga Kosta Trebicka, tashmë i vdekur në një aksident gjatë një regjistrimi telefonik me bossin e "AEY"-së, Efraim Diveroli. Pak ditë pas tragjedisë, dëshmitari Trebicka i cili ishte afruar fillimisht për të bërë paketimin e municioneve në Gërdec, denoncoi në media një tregti të pistë armësh që kishte në thelb rritjen artificiale të çmimeve të shitjes nga MEICO. Trebicka u përjashtua nga ky biznes dhe kur ai i ankohet Diverolit për këtë, merr si përgjigje: "Nuk të largova unë. Çështja ka shkuar shumë lart, deri tek kryeministri dhe djali i tij". Kjo është hera e parë që emri i Shkëlzen Berishës lidhet me çështjen "Gërdeci". Trebicka tha në një intervistë televizive për "Neës 24", se edhe drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari i kishte përmendur emrin e Shkëlzenit si pjesëtar në biznesin e fishekëve. Vetë djali i kryeministrit, në një deklaratë për shtyp i përgënjeshtroi të gjitha aludimet se ai ishte pjesë e aferave. "Çdo pretendim apo aludim për përfshirjen time në tregti të ligjshme apo të paligjshme armësh, është i pavërtetë dhe përbën shpifje", - deklaroi Shkëlzen Berisha.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

[color:a33e=#fff].
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Nc3=5579906
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kaqurrelja
Fillestar/e
Fillestar/e
kaqurrelja


Female
Numri i postimeve : 60
Age : 37
Vendi : deutschland
Registration date : 11/05/2009

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptyWed May 13, 2009 2:21 pm

si thuani ju z.Sali Berisha
po mbajka pushtet me dy kmisha
vetem se ate kmishen me yll
njehere ne dry e mbane mbyll

hejjjjjjj,oj Shqiperi mos thuj mbarova Sad Sad Sad
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptyWed May 13, 2009 7:09 pm

Sikur te isha Sali Berisha




Ne shkrimin tim te para shume vjeteve titulluar “Sikur te isha Ramiz Alia”, parashikova me perpikmeri ngjarjet qe ndodhen ne Shqiperine e pas 1990-tes.



Ne shkrimin e sotem do te fokusohem vetem ne grabitjen e Gerdecit dhe mardheniet Berisha- Medi.

Une Sali Berisha, pasi vendosa qe te vjedh ne permasa te madha pasurine e shqiptareve qe ndodhet ne formen e armatimit do te me duheshin bashkpunetor qe ta realizoje ate. Do te me duhej nje person i paskrupull, batakci, nje person pa asnje ideal qe per para e pasuri vret, djeg, shet edhe te atin edhe Atdheun.

Duke u mbeshtetur ne propozimin e njeriut te grekut, Sabri Godos, atij Sabri qe ka bere kerdine mbi nacionalistat e Veriut, zgjodha personin ideal qe me duhej e qe eshte Fatmir Mediu.

Grabitja kozmike filloj ne Gerdec, punet ecen mire por pas disa kohesh

me plasi bomba ne dore, sikurse juve e dini kasapanen qe une, Mediu, Delijorgji…beme ne Gerdec ku vetem te vdekur ka mbi 26-te…

Puna mori ere dhe fillova te rrezikohesha une dhe familja ime pjesmarese ne ate grabitje dhe kasapane.

C’duhej bere? Njerin duhet ta coja per gjahe. Dhe ashtu bera. Kosta Trebicka shkoi per laraska, por jo te gjithe mund ti shisja si gjahetar. Heshtja e Fatmir Mediut si batakci i paskrupull qe eshte duhej blere me para dhe ashtu bera. Ndermarje, pas ndermarje ja fala Mediut me kushtin qe ai ta mbaj gojen e kycur.

Por a ka bese Mediu qe shet te atin e vet dhe Atdheun per para? Veshtire…

Punet mund te shkojne shume keq, ashtu sic po duket tashme dhe Fatmir Mediu nuk e ka per gje te me leshoje mua per te shpetuar lekuren e vet.

Ne kete rast une do te zbatoja planin B, likujdimin fizik te Fatmir Mediut.

Nuk do ta perlasja me makine se bashku me dashnoren ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”.

Nuk do ti veja bombe ne ashensor.

Nuk do ta coja per gjahe dhe as per peshk.

Nuk do ta vrisja prane vendvrasjes se Arben Brocit e Azem Hajdarit.

Nuk do ta vrisja as per pune “pronesie” sikurse iku Fatmir Xhindi.

Nuk do ta plagosja sikur eshte palgosur Marjan Gryka e Adrian Nuni…

Ka forma te tjera dhe midis tyre une do te zgjidhja vdekje te papritura nga zemra ose semundje misterioze qe te marrin jeten shume shpejt sikurse Pjeter Arbenorit, Safet Zhulalit, Bashkim Gazidedes…

Petrit Kola
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptyWed May 13, 2009 8:29 pm

Pas takimit me Ina Ramen, Mediu ne zyre me Shkelzenin
» Dërguar më: 13/05/2009 - 11:21
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 1242206513

Lajme te ngjashme
Mediu priti Pinarin në zyrë pak orë përpara arrestimit
• Datë: May 13, 2009


Tre ditë pas shpërthimit tragjik të Gërdecit në 15 mars 2008, Shkëlzen Berisha dhe Fatmir Mediu janë takuar në Ministrinë e Mbrojtjes në zyrën e ministrit. Atëkohë nuk u bë asgjë publike, përveçse secila palë shfajësohej për çka kishte ndodhur në Gërdec, duke larguar përgjegjësinë nga vetja. Por, një gjë është tashmë e zbardhur, që Fatmir Mediu dhe Shkëlzen Berisha kanë pasur një marrëdhënie mjaft të fortë, ndryshe nga sa kanë pretenduar. Në dy blloqet e shënimeve të sekretares së ministrit, të sekuestruara nga prokuroria e Përgjithshme dhe që janë pjesë e dosjes “Gërdeci”, rezulton se Shkëlzen Berisha është takuar plot nëntë herë të tjera përgjatë muajve, maj, korrik dhe gusht të vitit 2007, pikërisht në javët dhe muajt në të cilat firmosej dhe merrte udhë kontrata mes SAC-Albademil dhe MEICO për demontimin në Gërdec. Të gjitha takimet janë zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes, përveç telefonatave të shumta mes tyre, tashmë të dokumentuara nëpërmjet tablateve.
Por çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe? Në 13 mars 2007, ish-ministri i drejtësisë Bumçi i dërgoi shkresën Shkëlzen Berishës në Ministrinë e Mbrojtjes. Në datën 14 mars 2007, pra një ditë më vonë, qeveria miraton vendimin 138, që i hapi rrugë vendimit “Për procedurën e trajtimit të Armëve, teknikës dhe paisjeve të FA, të hequra nga armatimi dhe përdorimi”, vendim i cili, u bë “parathënia” e ngjarjes së Gërdecit. E ndërkaq, ndërhyrja e djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berisha fillon të bëhet më e dukshme, në saj të takimeve të shpeshta që ai kishte me ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Po bëhej e qartë se pas vendosjes në dijeni për vendimin, ai po influenconte në lidhjen e shpejtë të kontratës. Takimi i parë mes Shkëlzen Berishës dhe Fatmir Mediut në Ministrinë e Mbrojtjes është zhvilluar më datë 10 maj 2007, kohë e cila përkon me përgatitjen e bazës ligjore që u pasua me përcaktimin e Gërdecit, si vend për demontimin e armëve dhe municioneve. Në qershor 2007, u firmos kontrata e parë mes kompanisë amerikane SAC me ndërmarrjen shtetërore MEICO për demontimin e fishekëve të kalibrit të vogël, në vlerën e 1 milionë e 600 mijë dollarëve. Takimet mes djalit të kryeministrit dhe Mediut janë shpeshtuar në muajin korrik të këtij viti. Shkëlzen Berisha e ka takuar kokë me kokë në zyrën e tij Mediun në datat, 9, 10, 17, 18, 19 dhe 20 korrik 2007. Pas më shumë se dy javë shkëputjeje, pikërisht më 13 gusht 2007, djali i kryeministrit ka ngjitur shkallët e ministrisë për takimin e radhës me ministrin Mediu. Takimi i fundit për vitin 2007, rezulton të jetë ai i datës 29 gusht 2007.
Takimet mes tyre janë tashmë të pakundërshtueshme nga asnjëra palë, duke përforcuar atë që dyshohej prej kohësh, që Shkëlzen Berisha ka pasur dijeni për Gërdecin, për të mos shkuar më tej se, ka qenë ai personi që e drejtonte atë.
Blloku I
Në orën 14:00 të datës 11 prill 2008, dy oficerët e policisë Gjyqësore, Arben Frashëri dhe Hamza Plaka kanë mbërritur në paradhomën e ministrit të Mbrojtjes, në atë kohë Fatmir Mediu, duke sekuestruar dy blloqe shënimesh të sekretareve të tij. Njëri nga blloqet është me ngjyrë blu e i trashë, me mbishkrimin 2008, i ndarë me datë dhe muajt e vitit, me fletë të bardha me vija. Shënimet fillojnë më datë 30 janar 2008 dhe mbarojnë më 22 mars 2008. Fletët pas kësaj date janë bosh, pa shënime. Në bllok janë të shënuara të gjitha takimet dhe telefonatat e ministrit Mediu me persona të ndryshëm.
Pikërisht në këtë interval kohor, konkretisht më 18 mars 2008 (tri ditë pas tragjedisë) rezulton se Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, zhvilloi një tjeter takim kokë më kokë me ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Se për çfarë kanë diskutuar në atë takim, mbase nuk do të bëhet asnjëherë publike, por një gjë është e sigurt, që pretendimet e ish-ministrit Fatmir Mediu se nuk ka pasur asnjë lidhje me Shkëlzen Berishën, nuk janë gjë tjetër, veçse një gënjeshtër e pastër. Po këtë ditë, Mediu ka pritur në zyrën e tij kryeprokuroren Ina Rama, e cila mesa duket ka shkuar për qëllime të hetimeve për zbardhjen e tragjedisë së rëndë dhe vetëm tre orë më vonë, një tjetër të pandehur të këtij procesi, Ylli Pinarin.
Blloku II
Në sekretarinë e ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është sekuestruar dhe një bllok me kapak plastik, me kapëse unazë dhe me shkrimin me ngjyrë të verdhë, Bracty, me një figurë femre bionde, i cili përbehet nga 56 fletë. Që në fletën e parë të këtij blloku ka shënime me shkrim dore, me rezervë blu, ku në krye të faqes ka të shkruar porosi të MM. Në faqen e parë të fletës së dytë në krahun e djathtë sipër, është shënuar datë 24.04.2007, dhe në faqen e fundit të fletës figuron e shkruar datë 30.08.2007. Në këtë bllok, që gjendet në fashikujt e dosjes voluminoze “Gërdeci”, sekretaret e ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kanë shkruar me detaje hyrje-daljet në zyrën e tij, emrat e personave që e kanë takuar apo kanë kërkuar takim, telefonatat që ka bërë si dhe mjaft të dhëna të tjera. E si për ironi të fatit, blloku me shënimet e dorës, ku bie në sy shkrimi jo fort i mirë, zbulon një të vërtetë të hidhur për kryeministrin Berisha. Në këtë bllok janë pasqyruar të gjitha takimet e Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit me Fatmir Mediun, në zyrën e këtij të fundit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptyThu May 14, 2009 1:58 am

Ja si i fshehu paratë Delijorgji pas tragjedisë

Nga Tema
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Delijorgji
Një skemë mafioze, një operacion që zhvillohet brenda pak orësh, dy ditë pas shpërthimit të Gërdecit. Financieret e Delijorgjit, nën monitorimin e bashkëshortes së tij, heqin të gjitha paratë nga llogaritë e tij, i kthejnë në valutë të huaj dhe i transferojnë në kanale të tjera. Prokuroria nuk arriti të bëjë sekuestrimet


Prokuroria u vonua shumë në vendosjen e sekuestrove ndaj pasurive dhe llogarive të të akuzuarit për vrasje masive në Gërdec, Mihal Delijorgjit.
Një gjë e tillë u bë shkak që qindra miliona lekë të tërhiqen nga llogaritë e tij e më pas të kthehen në valutë të huaj e prej këndej të marrin rrugë për t’u fshehur, mundësisht në parajsat fiskale në Evropë. Një përgjim i realizuar nga prokuroria dy ditë pas shpërthimit në Gërdec e fakton një gjë të tillë.
Në orën dhjetë të mëngjesit të 17 marsit, një nga financieret e Delijorgjit telefonon një bashkëpunëtoren e saj dhe i kërkon që ta ndihmojë që paratë që janë në lekë t’i kthejë në dollarë nga llogaria, për t’i tërhequr më pas.
Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 450 mijë dollarësh (FAKSIMILE 1).
Financierja e Delijorgjit, që kujdeset për të gjithë operacionin, dhe që quhet Bona, është e alarmuar, për shkak se të gjitha veprimet duhen bërë me shpejtësi. Kjo shihet nga bisedat që ajo bën me punonjës të bankave, ku do të kryejë veprimet (FAKSIMILE 2.)
Që i gjithë operacioni është në funksion të zhdukjes së parave nga llogaritë e Delijorgjit, kjo duket dhe nga bisedat e financieres Bona, e cila deklaron se do të zerojë llogaritë e tij. Ajo thotë se veprimet do i kryejë në të qindtat e sekondës (FAKSIMILE 3).
Gjatë gjithë operacionit, Bona komandohet nga bashkëshortja e Delijorgjit, e cila gjithashtu është në ankth për përfundimin me sukses të tij. Në një përgjim tjetër (FAKSIMILE 4), Vjollca i kërkon Bonës që të gjitha paratë e tërhequra t’i kthejë në dollarë. Nuk mund të mos vihen re gjatë bisedës së saj me Bonën shenja ankthi dhe nervozizmi. Vjollca kërkon që veprimet të kryhen shpejt dhe të mos flitet aq shumë nëpër telefona për këtë çështje.
Më vonë (FAKSIMILE 5), paratë janë tërhequr dhe nga lekë do të kthehen në dollarë për t’u transferuar më tej. Vjollca rekomandon Bankën Popullore për këtë veprim.
Të gjitha veprimet kryhen brenda pak orësh dhe operacioni përmbyllet me sukses, kur Bona i kërkon një tjetër bashkëpunëtoreje, Julës, numrin e llogarisë te Banka Amerikane, ku do të bëhet dhe transferta e parave (FAKSIMILE 6).
Gjithë skema mafioze zhvillohet me shpejtësi dhe të gjithë aktorët i ruhen faktit se mund të përgjohen në telefona.
Megjithatë, prokuroria nuk ka arritur të bëjë sekuestron, ndërsa paratë kanë avulluar. Ky operacion është një nga shembujt, ndërsa mendohet se të tjera shuma janë transferuar në këtë mënyrë.




Pinari me shefin e Shërbimit Sekret të Ushtrisë: Të zhdukim dosjet!


Skenari ngjan me filmat e Hollivudit, por personazhet janë realë. Ngjarja është e vendosur në Shqipëri. Në qendër është shpërthimi i Gërdecit dhe afera korruptive që shpërtheu bashkë me të.
Gazeta “TemA” sjell sot një përgjim të realizuar nga prokuroria, ku drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari, kërkon nga ish-shefi i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Hysni Gjergji, që të zhdukë dokumentacionin për tragjedinë e Gërdecit (FAKSIMILE 7). Gjergji vihet menjëherë në dispozicion të tij dhe diskutojnë mënyrat se si do të bëhet heqja e dokumenteve.
Kjo dëshmi tronditëse është fakti me kuptimplotë se si zyrtarët e lartë të shtetit përpiqeshin të “kopsitnin” dokumentet shtetërore për t'iu shmangur përgjegjësisë. Telefonata është bërë nga Ylli Pinari mëngjesin e 17 marsit, dy ditë pas tragjedisë, dhe shihet qartë se Drejtori i Shërbimit Sekret të Ushtrisë është vënë menjëherë në shërbim të Ylli Pinarit për të mbyllur dosjet dhe për të ndrequr dokumentet.
Pinari i thotë shefit të SHIU që të zhdukë dosjen që flet për projektin e Gërdecit dhe aferën e armëve, ndërsa i thekson se ka rëndësi që shefi i SHIU të ketë në rregull dokumentet e tjera të vetat. Shefi i SHIU e qetëson, duke i thënë se dosjen e ka në kasafortë, por një gjë e tillë nuk e qetëson Pinarin, i cili thotë se mund të kontrollohet dhe kasaforta, ndaj është e nevojshme që materialet të zhduken prej aty. Gjergji është i gatshëm për gjithçka dhe i thotë se po i përgatit dokumentet dhe po i fut në një dosje pa emër dhe pa inventar dhe t’ia dërgojë Pinarit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptyThu May 14, 2009 12:33 pm

z Petrit, kushe jan keto qe Berisha ka pertri kabinetin me nen ministra? Masi njef Koqo danen ti i njef tane
Nuk dehsa tju them se ia kaloni Berishes per llafazan, hata me vete je! pershendetje
----------------------------------------------------------
Berisha emëron dy zëvendësministra të rinj


Shekulli Online |

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Mby






TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka bërë pjesë të kabinetit të tij qeveritar dy zëvendësministra të rinj. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë, ku janë emëruar në detyrë Adriatik Alimadhi dhe Jorida Tabaku. Sipas vendimit, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave ka vendosur që Adriatik Alimadhi të emërohet zëvendësministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Ndërkohë që Jorida Tabaku emërohet zëvendësministër e Integrimit. Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptyThu May 14, 2009 4:35 pm

Po si sju vjen turp te flisni per dhenderrin e serbise qe shkaterroi qka ka shqiptare,kete njeri duhet vjerr ne midis te tiranes! fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptyThu May 14, 2009 10:31 pm

Shoku i Shkelzenit lidhi kontraten e Gerdecit
» Dërguar më: 14/05/2009 - 09:08
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 1242284886

Lajme te ngjashme
Moisiu: Implikimi i Shkëlzenit, skandal
• Datë: May 14, 2009


Kompania amerikane “Southern Ammunition Company”, që demontonte municion në fabrikën e vdekjes, në Gërdec, përfaqësohej në Shqipëri nga miku i ngushtë i djalit të kryeministrit, biznesmenit Rahman Selmanllari. Në autorizimin e firmosur nga presidenti i SAC-it, Patrick C. Henry III në datën 30 prill 2007, miku i Shkëlzen Berishës fiton të gjitha të drejtat për lidhjen e kontratës mes kompanisë SAC dhe Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare, në lidhje me ndërtimin e fabrikës së çmontimit të municioneve të lehta në Gërdec të Vorës. Dy javë pas marrjes së këtij autorizimi, e konkretisht në 15 maj 2007, Selmanllarit, në prani të 7 përfaqësuesve të MEICO-s i janë dorëzuar tri arka me fishekë të marra nga reparti ushtarak nr.4451 i Qafë- Mollës, për të realizuar eksperimentimin e çmontimit dhe çmilitarizimit të tyre për llogari të SAC-it. Pasi ky grup ka ndjekur procesin e demontimit të fishekëve, brenda ditës është mbajtur një proces-verbal, i firmosur nga drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari. Dhe pak javë pas këtij eksperimenti, konkretisht në datën 6 qershor 2007, presidenti i SAC-it, Patrick C. Henry III dhe drejtori i MEICO-s, Pinari nënshkruan kontratën e parë mes tyre për demontimin e armëve në Gërdec, në vlerë prej rreth 1.6 milionë USD.
Skema
Përfshirja direkte e Selmanllarit në këtë çështje është një tjetër provë e fortë që vërteton faktin se djali i kryeministrit drejtonte trafikun e armëve nga Gërdeci, me njerëzit e tij më të besuar. Vetë biznesmeni i njohur me pseudonimin “Rafi”, ka pranuar miqësinë me Shkëlzen Berishën, deri dhe njohjen me Mihal Delijorgjin apo drejtorin e MEICO-s, Ylli Pinari. Në datën 16 shtator 2008, i pyetur nga oficeri i policisë gjyqësore, Ardian Çipa ai është shprehur mes të tjerash: “Unë e njoh shtetasin Shkëlzen Berisha. Kemi lidhje shoqërore prej më tepër se dhjetë vjet”, - është shprehur ai. Por, miqësia Selmanllari-Berisha nuk është i vetmi argument që vërteton faktin se djali i kryeministrit ka qenë direkt i përfshirë në çështjen e trafikun e armëve nga Gërdeci. Në mënyrë kronologjike, falë fakteve të servirura nga Prokuroria e Përgjithshme, arrihet të zbardhet e plotë skema që ka përdorur Shkëlzen Berisha për të marrë në dorë trafikun e armëve që niste nga Gërdeci. Në 13 mars 2007, ish-ministri i Drejtësisë, Bumçi i dërgoi shkresën Shkëlzen Berishës në Ministrinë e Mbrojtjes. Në datën 14 mars 2007, pra një ditë më vonë, qeveria miraton vendimin 138, që i hapi rrugë vendimit “Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të FA, të hequra nga armatimi dhe përdorimi”, vendim i cili, u bë “parathënia” e ngjarjes së Gërdecit. Një muaj e gjysmë pas këtij vendimi, e konkretisht në datën 30 prill 2007, miku i Shkëlzen Berishës, biznesmeni Rahman Selmanllari, autorizohet nga presidenti i SAC-it, Patrick C. Henry III, për të lidhur kontratën mes kompanisë SAC dhe Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare, në lidhje me ndërtimin e fabrikës së çmontimit të municioneve të lehta në Gërdec të Vorës. Paralelisht, ndërhyrja e djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berisha fillon të bëhet më e dukshme, në sajë të takimeve të shpeshta që ai kishte me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Po bëhej e qartë se pas vendosjes në dijeni për vendimin, ai po influenconte në lidhjen e shpejtë të kontratës. Takimi i parë mes Shkëlzen Berishës dhe Fatmir Mediut në Ministrinë e Mbrojtjes është zhvilluar më datë 10 maj 2007, kohë e cila përkon me përgatitjen e bazës ligjore që u pasua me përcaktimin e Gërdecit, si vend për demontimin e armëve dhe municioneve. Ndërkohë që Gërdeci ishte paracaktuar si qendër për demontimin dhe dëshmi e kësaj është autorizimi i Patrick Henry për Selmanllarin. Pesë ditë pas takimit që djali i kryeministrit zhvilloi me Mediun, pra në datën 15 maj 2007, Selmanllarit, në prani të 7 përfaqësuesve të MEICO-s, i dorëzohen tri arka me fishekë për të realizuar eksperimentimin e çmontimit dhe çmilitarizimit të tyre për llogari të SAC-it. Fill, tri ditë më pas, pra në 18 maj 2007, komandanti i Komandës Mbështetëse, Ziha Bahja firmos urdhrin për dorëzim municioni të një sasie të madhe fishekësh, disa qindra milionë copë, për llogari të MEICO-s.
Ndërkohë, pak javë pas këtij urdhri, e konkretisht në datën 6 qershor 2007, presidenti i SAC-it, Patrick C. Henry III dhe drejtori i MEICO-s, Pinari nënshkruan kontratën e parë mes tyre për demontimin e municionit luftarak në Gërdec, në vlerë prej rreth 1.6 milionë USD.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptyThu May 14, 2009 10:32 pm

Selmanllari: Shkëlzenin e takoj shpesh, miku im prej 10 vjetësh
» Dërguar më: 14/05/2009 - 09:09

Lajme te ngjashme
Delijorgji bisedoi 7 herë me Rrahman Selmanllarin
• Datë: May 14, 2009


Miku i ngushtë i Shkëlzen Berishës, i cili bleu armatimnga MEICO si përfaqësues i kompanisë “SAC” në vitin 2007 ka mohuar gjithçka në prokurori. I pyetur pas tragjedisë së Gërdecit për lidhjet e tij me biznesin e tregtisë së armëve, Rrahman Selmanllari mohon të ketë lidhje me Patrik Henry-n dhe Delijorgjin të cilët janë në fakt krijuesit e kompanisë “SAC”. Në dëshminë e dhënë në datën 16 shtator 2008, ai pohon se është një biznesmen i thjeshtë që zotëron lokalin “Fiesta” në qendër të kryeqytetit dhe që ka shoqëri prej 10 vitesh me djalin e kryeministrit. Në fakt, dokumentat e administruara thonë krejt të kundërtën. Rrahman Selmanllari ka qenë i autorizuar me prokurë nga kompania “SAC” të blejë armatim nga MEICO.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
ZYRA E PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM
DREJTORIA E KONTROLLIT TË HETIMIT DHE NDJEKJES PENALE
PROCESVERBAL
PËR DEKLARIME NGA PERSONA QË TREGOJNË RRETHANAT E HETIMIT
Në Tiranë, sot më datë 16 shtator 2008, ora 17:00,
Unë Ardian ÇIPA, oficer i Policisë Gjyqësore në prani të prokurorit Sokol Stojani, prokuror pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, në funksion të procedimit penal nr. 3, të vitit 2008, si dhe në mbështetje të nenit 303 pika 1, gërma “c” dhe 312, të K.Pr.Penale, mbajmë këtë procesverbal për pasqyrimin e të dhënave të deklaruara nga shtetasi Rrahman SELMANLLARI, atësia Islam, amësia Femie, i datëlindjes 02 nëntor 1973, lindur në Dibër. Pasi iu shpjeguan nenet 155 deri 160 të K.Pr.Penale, të cilat kanë të bëjnë me rregullat e dëshmisë, shtetasit Rrahman SELMANLLARI iu kërkua të tregojë gjithçka di për rrethanat e ngjarjes dhe fakte të tjera në interes të hetimit. Personi u paralajmërua për përgjegjësinë penale që ka nëse bën deklarim të rremë para prokurorit dhe oficerit të policisë gjyqësore, duke dhënë shpjegime që i di se janë tërësisht ose pjesërisht të rreme, apo fsheh fakte ose prova, në bazë të neneve 305/a dhe 305/b të K.Penal.
PROKURORI: Mund të na thoni se me çfarë aktiviteti merreni?
PËRGJIGJE: Unë jam pronari i vetëm i një lokali në vendin e quajtur “ish-Blloku”, pranë Librit Universitar. Lokali quhet “Fiesta”. Gjithashtu jam aksioner në firmën e ndërtimit “Xheker”, me administrator shtetasin Fatmir Allmuça. Unë në këtë shoqëri ndërtimi kam futur një shumë prej 500 mijë eurosh, të cilat i kam marrë me kredi në bankën “Credins”, për të cilën kam lënë peng shtëpinë dhe lokalin tim të sipërpërmendur. Përveç këtyre aktiviteteve, nuk kam asnjë deklarim ndaj të tretëve dhe as këta të fundit nuk kanë detyrime ndaj meje.
PROKURORI: A njiheni me shtetasin Patrick Henry? Nëse po, në ç’rrethana?
PËRGJIGJE: Ky emër nuk më kujtohet dhe nuk besoj se e njoh. Gjithashtu nuk di gjuhë të huaj dhe është shumë e rrallë të kem marrëdhënie me të huaj, përveç rasteve që mund të takohem me persona të tjerë (të tretë).
PROKURORI: A jeni takuar me shtetasin Patrick Henry III, në prezencë të personave të tretë?
PËRGJIGJE: Unë nuk e njoh këtë person pra, Patrick Henry dhe nuk besoj se e kam takuar këtë shtetas, qoftë edhe në prezencë, apo të jenë iniciatorë persona të tjerë. Dua të sqaroj se lokali im frekuentohet nga shumë të huaj, të cilët vijnë dhe më takojnë vazhdimisht, por takimet janë spontane dhe mund të shkëmbejmë qerasje apo salutime të ndryshme.
PROKURORI: A njihesh me shtetasin Mihal Delijorgji? Nëse po, në ç’rrethana?
PËRGJIGJE: Unë e njoh Mihal Delijorgjin dhe nuk kam asnjë miqësi të afërt me të. Unë e kam takuar disa herë në veçanti tek lokali, ruleti ose tek lokalet që janë ngjitur me lokalin tim, që janë Eurolloto dhe tek “June”. E di që Mihal Delijorgji merrej me biznese, por konkretisht se çfarë lloj biznesi, nuk kisha dhe kam ndonjë informacion. Këtë person, unë kam një periudhë kohore rreth shtatë ose tetë vjet që e njoh.
PROKURORI: A ke pasur në ndonjë rast marrëdhënie biznesi me shtetasin Mihal Delijorgji? Nëse po, mund të na thoni detaje lidhur me këtë marrëdhënie?
PËRGJIGJE: Nuk kam pasur në asnjë rast marrëdhënie biznesi me këtë shtetas.
PROKURORI: A njiheni me shtetasin Ylli Pinari?
PËRGJIGJE: E njoh këtë shtetas, pasi është me origjinë nga Tirana. Gjithashtu njoh edhe djalin e Yllit, i cili ka qenë nxënës në gjimnazin “Sami Frashri”. Dua të shtoj se salutime me biseda të shkurtra me Yllin mund të kemi shkëmbyer tek “Rexhensi Kazino”, që ndodhet tek lokali “Taivan”, tek parku “Rinia”. Nuk e dija se me çfarë biznesi merrej.
PROKURORI: A keni pasur kontakte ose njohje me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ose me persona të tjerë funksionarë të lartë të kësaj ministrie, qofshin këto struktura civile ose ushtarake?
PËRGJIGJE: Unë nuk kam pasur dhe nuk kam njohje me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe nuk kam pasur kontakte me të. Gjithashtu nuk kam pasur kontakte ose marrëdhënie me funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes, qofshin këto struktura civile apo ushtarake. Vlen të deklaroj se në asnjë rast nuk kam vizituar Ministrinë e Mbrojtjes apo reparte ushtarake, përfshi këtu edhe Gërdecin.
PROKURORI: A e njihni ish-komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar, gjeneral Shpëtim Spahiun? Nëse e njihni, shpjegoni rrethanat dhe, a jeni takuar në ndonjë rast me të?
PËRGJIGJE: Nuk e njoh ish-komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar, gjeneral Shpëtim Spahiun dhe nuk mbaj mend të kem pasur kontakte me të.
PROKURORI: A jeni angazhuar në ndërtimin e fabrikës së demontim- çmilitarizim të municioneve në Gërdec për shoqërinë “Albademil” sh.p.k, me administrator Mihal Delijorgji, apo të keni ndërmjetësuar për marrjen e ambienteve të ish-repartit ushtarak me qira?
PËRGJIGJE: Nuk jam angazhuar në ndërtimin e fabrikës së demontim- çmilitarizim municionesh në Gërdec, për shoqërinë “Albademil” sh.p.k me administrator Mihal Delijorgjin. Gjithashtu nuk kam ndërmjetësuar me komandantët e repartit apo strukturat më të larta qoftë të ushtrisë, edhe civile në Ministrinë e Mbrojtjes.
PROKURORI: A keni dijeni për aktivitetin e demontim-çmilitarizimit të municioneve në Gërdec dhe nëse po, a keni pasur ndonjë familjar, lidhje gjaku apo person të njohur, të punësuar në këtë aktivitet në Gërdec?
PËRGJIGJE: Nuk kam pasur informacion për këtë lloj aktiviteti në Gërdec dhe as kam ndonjë informacion që të afërm të mi të kenë qenë të punësuar në Gërdec. Gjithashtu, askush nga familja ime nuk ka qenë i punësuar në këtë lloj aktiviteti.
PROKURORI: A e njihni shtetasin Dritan Minxolli, nëse po, në ç’rrethana?
PËRGJIGJE: Ky emër nuk më kujtohet dhe nuk më thotë gjë për memorien time.
PROKURORI: A njiheni me shtetasit amerikanë Efraim Diveroli, Aleksandër Podrizki, shtetasit nga Bosnjë-Hercegovina, Dejan Djuriç dhe Adnan Sarjliç (EVDIN ltd) e nëse po, në ç’rrethana jeni takuar me njëri-tjetrin dhe, a keni pasur marrëdhënie biznesi me ta?
PËRGJIGJE: Nuk i njoh fare personat, emrat e të cilëve më përmendët. Aq më tepër nuk kam pasur asnjë lloj kontakti me ta.
PROKURORI: A keni qenë në ndonjë rast në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Qipro, Mal i Zi, Bosnjë-Hercegovinë, Zvicër?
PËRGJIGJE: Nga shtetet që më përmendët, kam vizituar vetëm Malin e Zi së bashku me familjen time. Kohën dhe datën e saktë nuk e mbaj mend.
PROKURORI: Nisur nga fakti që keni njohje me shtetasit Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji, a ka ndodhur në ndonjë rast që takoheni të tre në ndonjë apartament të tre dhe në prezencë të personave të huaj?
PËRGJIGJE: Në asnjë lloj rrethane nuk jam takuar në ndonjë apartament me dy personat e përmendur pra, Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji, si dhe në prezencë të personave të tjerë, qofshin këta të huaj apo shqiptarë.
PROKURORI: A keni nënshkruar ndonjë dokument që ka lidhje me aktivitetin që do të zhvillohej në Gërdec për çmontim dhe çmilitarizim të municioneve? Nëse po, në ç’rrethana, për ç’arsye dhe cili do të ishte kontributi yt në këtë aktivitet?
PËRGJIGJE: Nuk disponoj asnjë dokument që të kem nënshkruar lidhur me aktivitetin e çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve në Gërdec dhe gjithashtu, nuk kam përfituar asnjë qindarkë nga ky aktivitet, për të cilin jam vënë në dijeni vetëm pasi ka ndodhur shpërthimi në muajin mars 2008.
PROKURORI: A njiheni me shtetasin Shkëlzen Berisha, nëse po, në ç’rrethana?
PËRGJIGJE: Unë e njoh shtetasin Shkëlzen Berisha. Kemi lidhje shoqërore prej më tepër se dhjetë vjet. Kur është në Shqipëri, takohemi me njëri-tjetrin shpesh.
PROKURORI: Meqenëse ju njiheni me Shkëlzen Berishën, a keni dijeni nëse ai njihet me shtetasit Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe nëse po, a ke qenë në ndonjë rast i pranishëm në kontaktet midis tyre?
PËRGJIGJE: Nuk kam dijeni nëse njihen me njëri-tjetrin dhe nuk kam qenë i pranishëm në ndonjë rast që mund të kenë kontaktuar. Gjithashtu, në asnjë rast nuk kam dëgjuar që të përmenden nga Shkëlzeni emrat e sipërpërmendur. Unë e di se Shkëlzeni është me profesionin e juristit dhe punon si avokat në një studio ligjore që ka motra e vet.
PROKURORI: Keni dijeni nëse qoftë dhe për shkak të profesionit si avokat, Shkëlzeni të jetë angazhuar për përfaqësimin ligjor të Mihal Delijorgjit?
PËRGJIGJE: Nuk kam dijeni dhe nuk është përmendur në asnjë rast shtetasi Mihal Delijorgji nga Shkëlzeni.
PROKURORI: A keni ndonjë llogari bankare në emrin tuaj, në Republikën e Shqipërisë apo në shtete të tjera?
PËRGJIGJE: Nuk kam asnjë llogari bankare në emrin tim apo të familjes sime, si në Shqipëri, edhe në shtete të tjera. Dua të saktësoj se bashkëshortja ime mundet të ketë llogari bankare të çelur për efekt të marrjes së pagës së saj. Gjithashtu shtoj se si shoqëri ndërtimi kemi llogari bankare, me të cilën merret financieri dhe administratori. Shuma e parave në këtë llogari shtohet dhe ulet në varësi të shitblerjeve që bën firma për apartamente. Nuk di të jenë bërë transaksione internacionale nëpërmjet kësaj llogarie.
Nuk kam më tjetër gjë për të shtuar, procesverbalin pasi e lexoj e firmos pa vërejtje. Seanca e pyetjes u mbyll në ora 19:00.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptyThu May 14, 2009 10:51 pm

Petrit, smu pergjigje ne pyetjet qe ti bona?
Se guxoj em fole me shume se dektetivi pergjon.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptyThu May 14, 2009 11:20 pm

Medalim,

Ju falenderoje per ofendimin tuaj... harbuteria eshte ne race dhe nuk se c'fare bene.

Sa per ndryshimet, ata qe vendosen tash jane si pune ushtarakesh (por te sherbimeve sekrete) dhe nuk kane zgjedhje por vec te zabtojne urdherat sidomos Alimadhi...

Edhe ish shefi i SHIKU-t Sefgjini, ai qe eliminoi ate shqiptarin nga Iliriada sot u ngrite ne detyre.

Priten luftime...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 EmptyThu May 14, 2009 11:32 pm

petrit,ste kam ofendua kerkund, dhe gjeja qe me pelqen te ti
nuk ofendon njeri, tjerat ja lem kohes te shomi se cfar kemi thene nji kohe e nji vaket.
Pse i je fut kesaj pune te pa kry e te pa kupetimet smunem ta di! per ndryshe kam rrespeket ne ty si njei dhe ne shume qenderime, negativitetet e berishes nuk zbulohen nga vatha e komunisteve dhe metodat shpifese te tyne.
dhe mos prit ase mos deshiro qe te nedodhin hataja ne kombin tane. pershendetje i nerum
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 39 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!
Mbrapsht në krye 
Faqja 39 e 40Shko tek faqja : Previous  1 ... 21 ... 38, 39, 40  Next
 Similar topics
-
» SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» Dilaver Goxhai: Sali Berisha dhe Opozita
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: