|
| Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! | |
|
+76ramadan mekaniku valmir9 an-di xhiti Ramizi Mehmeti Mirushe Aktiv Tatoo Medalim Hamitmatjani PeriiKeputur Muja e Halili paioni Clarence Eagle Eye Eklips korcaeagles LISI Delia anila Aldo klodian GERI_G Fjona ngadhenjimi dezertori xhavo_ play Arber01 Guximi aristokrati murturi Kasper Blerti_Gashi Teutaa Tropojani sela-mi Xili fina Jani E_Bukura shqiptar real lilu nardlushnja feratkoca lilly forca1 blerim krrqa ss1 agim__barja kacimix fatlum Labinot Drenica comeback njonidrenica besim78 Leka i Madh blerim petritkola Gjura katunariplak Martina MUHAMETII Pirro i Epirit Mergimtari **Lumi_ Sofra tom sojer Beton el43 Eva0506 zeriatdheut Luki Ademi85 Ago Muji 80 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
klodian Përjashtuar
Numri i postimeve : 107 Age : 39 Vendi : europe Registration date : 25/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sun Jan 11, 2009 3:15 am | |
| Mos sillni filma vizatimor ketu meqë Berisha se paku juve ne Shqiperi u mesoi ta perdorni edhe internetin se po ta kishi gjalle Enverin kukukuku!!!! Une i flm Berishes qe me dha vizen te jam sot ketu ku jam ndaj te njejtat i dini edhe ju por ketu po ia fusni kot, perndryshe kurrrrrr ma ne pushtet kelyshat e xhaxhit shnet | |
| | | xhavo_ Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 782 Registration date : 20/03/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sun Jan 11, 2009 3:20 am | |
| Përshendetje Petrit Kola Unë mendoj se është shumë e gabuar metoda jote e te shprehurit ndaj Berishes, duke ia shtuar kesaj edhe vendin e kohen. Ti nuk je tip, ose nuk do te duhej te ishe, i atille qe per qështje partiake ta diskreditosh ne menyre te palejueshme kundërshtarin politik. Qdo kush ka te drejt te shpreh mendimin e tij kritik, mirpo mendoj se me e drejt është pa parulla, pa sllogane, jo personale. Unë jam i bindur se Berisha nuk është proserb dhe askush s'mund te ma mbush mendjen me gjëra qe nuk i kap logjika. Urrejta ndaj dikujt nuk duhet te na lejojë që të bëhemi te padrejtë. Ky duhet te jetë ndër parimet me te larta te veprimit në qështjen kombëtare! | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sun Jan 11, 2009 3:46 am | |
| Berisha është Shqiptar dhe at që bëri dhe po bën Berisha për Kombin jasht trojeve që i la Enveri ky po mundohet së ti Bashkoj në mnyrën më të mir hapjen e kufijve sidos për Shqiptarët Në Kosovë Maqedoni e Mal të zi . Shkoj e vijn pa kurfar problemi bile vetëm me letërnjoftime (që një gjë bëhet vetëm në Shtetet e Bashkimit Evropian ) Duke filluar nga lufta e fundit në Kosovë i Strehoi gjith atë Popull i ndihmoi Ushtrin me qka pat mundsi kët nuk duhet harrur si në aspektin Politik bëri atë as kush nuk e kishte pritë. Tash fillimi i Autostardave që po lidh Shqiprin në qdo anë si dhe , ,portin e Shëngjinit e kan në dispozicon sidomos Kosova ksaj nuk mund ti thuhet mos arritje e suksesit . Po e dërgon Shqiprin në Bashkimin Evropian në Nato dhe struktura tjera edhe kto jan të arritura . Po hap dosjet që dikujt i dhemb shum po duhet ta dijm të kaluarën e vërtet. Sado që mundohemi të i sjellim vetëm faktet negative duhet edhe ato pozitive ( thuhet një fjal Popullore rrim shtrembët e folim drejt ). | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sun Jan 11, 2009 3:49 am | |
| Tungjatjeta Xhavo, Nga e kuptoni juve se une flase nga pozita partiake?(pas kercenimeve qe kam marre tash me akuzojne se une jam partiak) Sa per ate se Berisha eshte proserb une them se juve jeni i gabuar. Berisha eshte UDB-ash qysh para 30 vjtesh. Berisha eshte akuzuar hapur ne publik. Ne Parlament i permendin nr. 30 qe i mban ne UDB dhe ai nuk flet. Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”.
Per KLODIANIN po e postoj kete filem real me nje aktor UDB-ashin dhe Pencila e sigurmit. https://www.youtube.com/watch?v=xBDxzMB38vU | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sun Jan 11, 2009 3:52 am | |
| Kjo eshte per Trandafilen RRUGA DURRES NISH NDERTOHET ME PARATE E SHQIPTAREVE PER TE BERE DALJEN E SERBEVE ME KOLLAJ NE ADRIATIK. PYES PO RRUGA E VERTETE PATRIOTIKE-- RRUGA E ARBRIT-- KUR DO BEHET?? PER SERBET QE NUK E DINE RRUGA E ARBRIT KALON MES PER MES TROJEVE SHQIPTARE DHE LIDH SHQIPTARET E SHQIPERISE ME SHQIPTARET E SHQIPERISE VERIORE (KOSOVES) DHE ME SHQIPTARET E SHQIPERISE LINDORE mAQEDONISE). KORRIDORI I VETEM SHQIPTAR ESHTE RRUGA E ARBRIT. EDHE EMRI E THOTE VETE. PSE SE BEJNE APO PSE E VONOJNE PYESNI NE BEOGRAD SE QELBESIRAT NE TIRANE SUA THONE DOT SE I TREDH ZLLATANI | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sun Jan 11, 2009 3:57 am | |
| Berisha ne Kine ta takuar edhe Putinin. Takim te cilin e mban sekret. Por lexoni me poshte"= TANIMË, EDHE KINA E MORI VESH NGA SALI BERISHA SE “KOSOVA NUK ËSHTË PROBLEM I SHQIPËRISË”!?
*** Çfarë skandali diplomatik dhe, çfarë gabimi historiko-politik dhe kombëtar shqiptar?!
*** A ka më skandaloze dhe më absurde se sa kur një kryeministër i Shqipërisë “përqafohet” me Boris Tadiqin e Serbisë, dhe i “rrëfehet” se si Shqipëria “nuk paska kurrfarë lidhjeje” me Kosovën shqiptare?! – O, Zot i plotfuqishëm dhe mëshirues i tërë botës, deri kur do të na durosh me këso gabimesh dhe me këso mëkatesh politike të mohimit të vetëvetes?
*** Sali Berisha (kryeministër): " Problemi i Kosovës nuk ka qenë problem midis Shqipërisë dhe Serbisë “(!?)
- Ashtu, pra, pikërisht pse Kosova nuk ka qenë problem preokupues i Shqipërisë, Serbia atë e dogji me terror dhe me gjenocid(1989-1999). Praktikisht, kjo është më se e vërtetë, ndërkaq, teoritikisht, mbi bazën historike, politike, kombëtare, shtetërore dhe ndërkomëtare, e vërteta është ndryshe, në anën e Shqipërisë, e cila është i vetmi titullar legjitim dhe legal i Kosovës, edhe pse politika dhe regjimet e deritashme të Shqipërisë (1912-1999) praktikisht e kanë braktisur Kosovën, duke mos e konsideruar problem dhe pjesë të tyre, me përjashtim të Shqipërisë Socialiste Popullore të Enver Hoxhës (1945-1990), e cila dha një ndihmesë dhe kontribut të madh dhe të paçmueshëm në emancipimin dhe në përparimin edukativ, arsimor, kulutror dhe kombëtar, për shqiptarët (jo vetëm në Kosovë, por edhe në viset e tjera shqiptare në Jugosllavi-Serbi), i cili ndikoi pozitivisht, që shqiptarët të ruanin identitetin e tyre etnik, kulturor dhe kombëtar, sepse kjo ishte e vetmja rrugë për të dalë nga kthetrat e përgjkashme të sundimit kolonial serbo-sllav. Rrugë, as alternativë tjetër nuk kishte, sepse Shqipëria nuk kishte forcë ushtarake-nuk ishte e barabartë me Jugosllavinë as në armatime e as në faktorin njeri në kutimin e ngushtë. Ndërkaq, në kuptim të gjerë konflikti i armatosur ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë ishte i pamundur, sepse fjalën kryesore e kishin të dy superfuqitë botërore (Amerika dhe BRSS-ja). Shpërthimi i një konflikti të tillë, nuk ishte në interes as të kampit të Lindjes (BRSS me Traktatin e Varshavës,1955), as të kampit të Perëndimit (SHBA me Paktin e NATO-s, 1949) ngase ato ishin të përqëndruara në ruajtjen e ekuilibrit të sistemit të sigurisë ndërkombtare dhe të politikës paqsore të detantit.
(1) Heshtja e së vërtetës dhe gabimi historik
Shikuar në retrospektivë, këtu e njëzet vjet më parë (1990-2008), kur është fjala për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë ndaj vendeve fqinje, si dhe ndaj shqiptarëve jashtë kufijve të saj artificialë, Shqipëria zë vendin e parë në botë për nga numri i skandaleve dhe i gabimeve politike të saj, të bëra nga garniturat e saj udhëheqëse, duke filluar prej Sali Berishës deri në Sali Berishën.
Të vërtetën për “braktisjen” e Kosovës(dhe, jo vetëm të Kosovës, por edhe të Anamoravës, të Iliridës, të Çamërisë dhe të Malësisë së Madhe të Mbishkodrës) nga regjimet e ndryshme të Shqipëirsë, ne, viktimat 100-vjeçare shqiptare të gjysmë Shqipërisë së kolonizuar etnike(50%), e dijmë më mirë dhe, më në hollësi sesa vetë Sali Berisha, por asnjëherë nuk na ka shkuar mendja, që këtë të vërtetë të hidhur, ta themi botërisht, sepse kësaj do t’i gëzoheshin vetëm armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike. Kjo ka qenë aresyeja kryesore pse ne shqiptarët e viktimizuar të më se gjysmës së Shqipërisë Etnike në Ballkan, nuk kemi dashur, as nuk kemi pasur asnjë interes, që para botës, ta pohojmë dhe ta problematizojmë në asnjë segment të saj këtë të vërtetë historiko-politike dhe diplomatike të Shqipërisë ndaj Kosovës dhe pjesëve të tjera të gjysmës së Shqipërisë së kolonizuar etnike, të deklaruar nga kryeministri aktual i Shqipërisë, Sali Berisha në Pekin, më 12 gusht 2008.
Mirëpo, ja, më fund, pas 100 vitesh tragjike, të heshtura dhe të brishta të padrejtësise së politikës dhe të diplomacisë së gjysmë Shqipërisë (1912) ndaj Kosovës, përkatesisht ndaj gjysmës së Shqipërisë Etnike, të kolonizuara dhe të tjetërsuar nga ana e Greqisë, e Serbisë, e Malit të Zi dhe e “Maqeodnisë”, gabimin politik 100-vjeçar të gjysmë Shqipërisë së pavarur dhe sovrane ndaj Kosovës, vetë kryeministri, Sali Berisha e pohoi dhe e pranoi gabimin politik të Shqipërisë ndaj Kosovës para botës në Kinë, se “Kosova kurrë nuk ka qenë, dhe nuk është problem i Shqipërisë, por i Serbisë dhe i bashkësisë ndërkombëtare”.
Meqë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e nxori në shesh të vërteteën e heshtur 100-vjeçare të gjysmë Shqipërisë ndaj Kosovës, atëherë, edhe ne (nuk kemi pse të tregohemi më të dijshëm dhe më vizionarë sesa një kryeministër, kur është fjala për fatin tonë, i cili më se 100 vjet ishte, dhe, ende është peng në “mëshirën” e kolonialistëve dhe të imperialistëve serbë,grekë, malazezë dhe “maqedonë”. Prandaj, nuk kemi arsye që, edhe 100 vite të tjera, ta heshtim këtë të vërtetë në kurriz tonin, por, me çdo kusht, duhet të ndërgjegjësohemi moralisht, politikisht, kombëtarisht, duke vepruar dhe kontribuar konkretisht deri në çlirimin, në pavarësimin dhe në ribashkimin e plotë të të gjitha territoreve të kolonizuara dhe të copëtuara të Shqipërisë Etnike, pavarësisht se, iu pëlqen kjo rrugë e drejtë dhe e pashmangshme sali berishistëve demokratë, dhe fatos nanoistëve socialistë të gjysmë Shqipërisë së pavarur.
(2) Deklarata vetëmohuese e Sali Berishës(!)
Ja, deklarata e plotë e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha lidhur me Kosovën, e shprehur në Pekin në ceremoninë solemne të pritjes së delegacioneve të huaja (kryetarë dhe kryeministra dhe shoqëruesit e tyre) kryetarit kinez, me rastin e hapjes së “lojërave olimpike 2008” në Kinë.
-Sali Berisha: “Në çdo rrethanë, çështja e Kosovës nuk ka qenë një problem midis Shqipërisë dhe Serbisë dhe nuk kam pranuar kurrë që kjo çështje të jetë një problem midis këtyre dy vendeve, sepse nuk ka qenë i tillë. Ky është problem i komunitetit ndërkombëtar, i qytetarëve dhe udhëheqjes politike të Kosovës dhe natyrisht dhe Serbia ka qenë pjesë, nuk mund të mohohet", përfundoi Kreu i Qeverisë shqiptare./Mekuli Press/ 12/08/2008
Vërtet, për nga numri i rreshtave kjo deklaratë është tejet e shkurtër, por helmuese dhe tronditëse, shumë e gjatë (që natën ta bën një vit) për nga kuptimi i përmbajtjes së mesazhit të saj negativ politik, diplomatik, kombëtar shqiptar, dhe ndërkombëtar, sepse para kryetarit të Serbisë gjenocidale, Boris Tadiq, dhe para tërë botës, kryeministri Sali Berisha dëshmoi, se “Kosova nuk është problem i Shqipërisë, por i Serbisë.”?!
Në lidhje me këtë konstatim diletant dhe të gabuar ( kombëtarisht, politikisht dhe diplomatikisht) të kryeministrit të papërmirësuar dhe të papjekur politikisht dhe diplomatikisht të Sali Berishës, me të drejtë, shtrohet pyetja: - Çka do të thotë kjo “sintagmë politike vlerësuese” e Sali Berishës për Kosovën shqiptare dhe për gjysmë Shqipërinë e pavarur të Sali Berishës? – Troç dhe, shumë thjesht, as më pak, as më shumë, do të thotë se “Kosova nuk është dhe, kurrë nuk ka qenë Shqipëri, por Serbi”!?
– Me gjithë tendencën e “simulimit diplomatik” të Sali Specialist Skandalit (SSS) (e quajmë kështu, në kuptimin e metaforës politike dhe ironizuese, Sali Specialist Skandali, kryeministrin aktual të Shqipërisë, sepse gabimet e tij politiike të deritashme pothuaj se njëzetvjeçare ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë janë aq të shumta, saqë nuk mund t’i memorizojë as kompjuteri më modern në botë i Bill Gates-it), ky konstatim është i gabuar dhe, i papranueshëm, edhe mbi bazën historike, edhe të së drejtës natyrore, edhe të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të së drejtës kombëtare shqiptare, sepse Kosova kurrënjëherë në historinë e saj të derisotme nuk ka qenë “vetëm problem i brendshëm “ i Serbisë dhe i faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë, por para së gjithash, dhe mbi të gjitha ka qenë problem shqiptar dhe i mbarë Shqipërisë Etnike.
Nuk ka asnjë dilemë se gabimin historiko-politik dhe kombëtar, të kualifikuar dhe të pranuar nga Sali Berisha në Pekin, më 12 gusht të motit 2008, tanimë, qe 100 vjet e ka provuar kurrizi dhe historia e dhimbshme dhe tragjike e Kosovës(1912-1999).
Mirëpo, Sali Berisha nuk është dashur që këtë t’ia thotë kryetarit të Serbisë Boris Tadiq me rastin e takimit të tij në Pekin, në praninë e mbarë botës, sepse kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, të paktën, qe 20 vitet e shkuara, e di dhe, praktikisht është bindur nga viktimat shqiptare të Kosovës, të shkaktuara nga terrori, reprezaliet dhe gjencidi serbomadh i regjimit policor dhe militarist të Serbisë së kryekriminelit Slobodan Milosheviq, se Kosova nuk e ka pasur mbështetjen e gjithanshme ( e para së gjithash mbështetjen ushtarake) të Shqipërisë (1990-1999). Ndryshe, po të kishte qenë Kosova “problem preokupues” i Shqipërisë, Serbia kolonialiste dhe hegjemoniste e Boris Tadiqit, e Slobodan Milosheviqit..., dhe e Kishës Ortodoksë Serbe, nuk do të kishte guxuar ta ripërseriste terrorin gjenocidal dhe agresionin pushtues shekullor të saj mbi Kosovën shqiptare(1989-1999).
Së fundi, duke marrë seriozisht në konsideratë statusin e tanishëm të Kosovës, si dhe gjendjen e mjerueshme ekonomike, politike dhe të drejtave e lirive të njeriut, të drejtën e jetës së ekzistencës së tyre në hapësirat e tjera të Shqipërisë Etnike (Anamoravë: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë etj., Iliridë, Malësi e Madhe Shqiptare e Mbishkdorës, Çamëri), drejtuesit e sotëm të gjysmë Shqipërisë së Sali Berishës dhe të Bamir Topit, duhet të mos vazhdojnë me përseritjen e gabimeve të tyre fataliste të politikës zyrtare në kurriz të braktisjes, të shpërfilljes dhe të anatemimit të shqiptarëve jashtë kufijve artificialë të Shqipërisë së pavarur(1912), sepse në atë mënyrë do bëheshin vetëm aleati i dytë përforcues i shteteve kolonialiste serbosllave. Një rreshtim i tillë, do të ishte me pasoja të paparashikueshme katastrofike për shqiptarët dhe për territoret e tyre autoktone etnike dhe gjeopolitike, sepse do të ishte në funksion të rindarjes, të ricopëtimit dhe të rikolonizimit të trojeve indigjene të Shqipërisë Etnike.
Nëse vazhdohet me skandalet dhe me gabimet e deritashme 20-vjeçare poltiike, diplomatike, kushtetuese të garniturave të ndyrshme të politikës zyrtare të Tiranës në kurriz të shqiptarëve dhe të gjysmë Shqipërisë së kolonizuar, atëherë, mund të shfaqet rreziku që, që midis shqiptarëve dhe dy gjysmëshqipërive, të ngrihej ndonjë “Mur i Berlinit” (1962) i Erih Honekerit “demokrat rus”, edhe pse ai ishte me origjinë, me gjuhë dhe me komb gjerman (për intersin vetjak politik dhe karrierist etj.), qe rreshtuar si “aleat i dytë” i Bashkimit Sovjetik, për shkak se Gjysmë Gjermania Demokratike Lindore “nuk ishte problem i Gjermanisë Federale Perëndimore, por i Bashkimit Sovjetik dhe i aleatëve të tij ndërkombëtarë”, ashtu sikurse “Kosova që nuk është problem i Shqipërisë, por i Serbisë dhe i bashkësisë ndërkombëtare”, ashtu siç e ka deklauar këtë të vërtetë në Pekin, kryeministri aktual i Shqipërisë, Sali Berisha (Sali Specialist Skandali-SSS). | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sun Jan 11, 2009 4:00 am | |
| UDB-ashi Berisha Berisha prap kunder bashkimit Kombetar
Reagim ndaj intervistes se dhene nga Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, me 11.09.08 ku deklaron: - Berisha: Nuk eshte realiste kerkesa per bashkimin e Kosoves me Shqiperine.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se është "absolutisht jorealiste" për Shqipërinë që ta shqyrtojë mundësinë e bashkimit me Kosovën ose Shqipërinë e Madhe.
"Projekti i pavarësisë së Kosovës është projekt për të cilin ata luftuan dhe votuan", i tha ai agjencisë Reuters.
I pyetur për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, duke e konsideruar atë pjesë të saj, Sali Berisha tha se ka pritur që tensionet e së kaluarës të zbuteshin pasi të dy palët po punonin drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Në këtë aspekt ai u shpreh se "nuk beson se Serbia është e gatshme ta sakrifikoj të ardhmen për shkak të së kaluarës".
Nuk eshte hera e pare qe Sali Berisha dhenderri i Serbise deklarohet kunder bashkimit te shqiptareve ne nje shtet.
Ai dhe mendimtaret si ky si ne Shqiperi ne Kosove Maqedoni deklarohen jo bashkimit para te huajve.
Gabimi me trashanik behet kur ky Kryeminister i ketij populli fatkeq, qe ka ne gjirin e tyre kesi lloj politikan servil te shitur.
Ai gabon edhe me shume kur deklaron se "Projekti i pavarësisë së Kosovës është projekt për të cilin ata luftuan dhe votuan", i tha ai agjencisë Reuters .
Po kështu shpesh deklarohen edhe disa Politikanë ,,Lider te ish UÇK“.
Duke harruar keta zotërinj, pse luftuan?
Dhe keshtu karrierizmi karriga ia ka bere mendet kos, dhe, edhe vete nuk e dine se pse kane luftuar?! Keshtu qe manipulojne me gjakun e deshmoreve qe dhana betimin, jeten per Kosoven shtet sovran kombetare dhe bashkim me shtetin natyral te tyre. Te gjithe shqiptaret, perveç udbasheve - tradhtareve servileve dhe karieristeve e dijne se Kurrkush nuk votoi as qe luftoi per kete status qe ka Kosova sot, po ky status ju imponua nga Grupi i Unitetit apo (siç quhet shpesh nga patriotet shqiptare nga ,,Grupi i Tradhtareve prej 6 vetave“, ku per hir te pushtetit pranuan te hiqet çka ka shqiptare.
Duhet te dije mire dhenderri i Serbise se shqiptaret e Kosoves e as UÇK nuk luftuan per osoven multietnike per osoven pa komb pa flamur dhe pa ushtri.
JU qe pranuat heshtazi (Sali Berisha) dhe me miratimin e juaj heqjen e emrit te patriotit atdhetarit themeluesit te shtetit shqiptar - Ismail QEmajlit - nuk eshte çudi qe te deklaroheni edhe kunder bashkimit. Se ju zoteri jeni te edukuar ne frymen e tradhtise.
Po duhet ditur se bashkimi i shqiptareve ne nje shtet natyral do te behet edhe pa deshiren e juve servileve, karrieristeve, udbasheve, tradhtareve, dhe ky eshte nje proces i pa ndalshem.
Ky bashkim do te behet me ndihmen dhe punen e palodhshme te atdhetareve patrioteve te FBKSH dhe çdo shqiptari qe i thote vetes shqiptar, flet shqip dhe mendon shqip.
Kurse ju qe deklaroni, shkaterroni çka ka shqiptare do t’ju mallkojë historia do t’ju gjykojë gjaku i atyre deshmoreve qe dhane jeten per Shqiperine Etnike Natyrale.
Berisha nuk do te shqyrtojë mundesine e bashkimit te shqiptareve se ai mendon serbisht e greqisht, po eshte populli sovran, ai, qe shume shpejt do t’ja prish planet kundërshqiptare dhe kundërkombetare politikanit komunist te çoroditur me emrin Sali berisha dhe mendimtareve si ai ne Shqiperi po edhe ne Kosove. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sun Jan 11, 2009 4:02 am | |
| Edhe 25 pyetje të tjera për kryeministrin e Gërdecit dhe të trafikut të armëve 1. Cila është lista e emrave që ju dha Ramiz Alia në vitin 1990, për të krijuar PD, organet e saj drejtuese, grupin e deputetëve dhe qeverinë e PD në 1992? 2. Cili ka qenë misioni i Pjetër Arbnorit ngarkuar prej jush dhe Ramiz Alisë, për spostimin e ish-të përndjekurve nga qeverisja dhe politika? 3. A keni dhënë urdhër për asgjësim dosjesh të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit, të cilët i ke në PD, në parlament dhe qeveri? 4. Cila është marrëveshja me politikanët majtas e djathtas, për të mbyllur dosjet e vitit 1997? 5. Cili është roli juaj i vërtetë në tenderët dhe kontratat e trafikut të armëve dhe zbrazjes së depove ushtarake? 6. A keni telefonuar në ndonjë rast me Diverolin? Po në shtëpinë tuaj, ka qënë për vizitë dhe nga cilët shoqërohej? 7. A kanë pirë Trebicka, Pinari dhe Delijorgji e Mediu “kafe pune” në rezidencën qeveritare të Durrësit me ju dhe djalin tuaj? 8. Ku shkonin të ardhurat e firmës së karburanteve të ngritur brenda PD me emrin “Shqiponja” dhe cilët subjekte furnizonte jashtë Shqipërisë? 9. A keni ndikuar për lirimin, arratisjen, mos ekstradimin dhe mos hetimin e shumë kriminelëve? 10. Cfarë episodesh ruani në kujtesë, për një person të quajtur Hysen Shoshori dhe kujt viti i përkasin? 11. A keni takuar ish studentë dhe a të kujtojnë ata, kohën kur keni qënë sekretar partie ne universitet? 12. Sa spiunë keni në kabinetin tuaj qeverisës, në grupin parlamentar dhe në kryesinë e PD? 13. Çfarë ju lidh me “Tigrin”, të cilin e keni drejtor të rëndësishëm në kryeministri? 14. A keni miratuar ju, emërimin e Farudin Arapit në krye të Komisionit të Transparencës së Firmave Piramidale? 15. Cili ka qënë kontributi juaj, në lidhje me mos ndjekjen penale të Kosta Trabickës, për firmën mashtruese “Anglo-Adriatika” që zhvati letrat me vlerë? 16. Cili është pozicioni juaj i vërtetë, në lidhje me grupin “Hakmarrja për Drejtësi” dhe a keni komunikuar me këtë grup? 17. Përse i mbyllët dosjet e firmave piramidale dhe kush ju urdhëroi të mos bënit hetime të rregullta? 18. A është financuar PD nga firmat piramidale, cili mbulonte këto financa në presidencë e në PD dhe a ka letra të këtyre financimeve në dosjet e rrapushëve dhe sudeve? 19. A keni bërë takim me transaksionistin grek Vasilis, të lekëve të shqiptarëve gjatë kohës së piramidave dhe cili ka qënë roli juaj në lidhjet e tij me bosët e piramidave shqiptare? 20. A kanë kërkuar ndihmën tuaj për lirim, të burgosurit e Gërdecit, Delijorgji dhe Pinari dhe cili ka qënë “postieri”? 21. Çfarë lidhjesh ka familja juaj me Klanin e Zemunit dhe ku e ka qendrën ky Klan? 22. Cilat janë lidhjet tuaja të vërteta, me firmën turke të telefonisë fikse dhe përse e larguat djalin, nga posti i nëndrejtorit të saj? 23. A janë bërë vërtetë 10 milion euro investime në Alb-Telekom dhe a keni përfituar ju, nga kjo aferë korruptive? 24. Kur do t’i hapnin dosjet korruptive të ministrave tuaj dhe të ish-kundërshtarëve politikë, të akuzuar gjatë opozitës? 25. Shqiptarët presin dorëheqjen tuaj. Kur do ta jepni? | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sun Jan 11, 2009 4:06 am | |
| Jo vtem peshqit e medhenje te UDB-se ,Kryeministra,jane filmuar por edhe peshqit e vegjel nuk kane se ku te fshihen. Nga koha jone Spiunet, dhe bashke puntoret e "UDB"Agim Karagjozi,Niat Bakalli,Ramazan Durdia,Guri dullellari,Nderim Kupi,Ne amerik dhe sote keta tradhetaret jane te gjalle.. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sun Jan 11, 2009 10:52 am | |
| - petritkola shkruajti:
- Tungjatjeta Xhavo,
Nga e kuptoni juve se une flase nga pozita partiake?(pas kercenimeve qe kam marre tash me akuzojne se une jam partiak)
Sa per ate se Berisha eshte proserb une them se juve jeni i gabuar. Berisha eshte UDB-ash qysh para 30 vjtesh.
Berisha eshte akuzuar hapur ne publik. Ne Parlament i permendin nr. 30 qe i mban ne UDB dhe ai nuk flet.
Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”.
Per KLODIANIN po e postoj kete filem real me nje aktor UDB-ashin dhe Pencila e sigurmit.
[url=https://www.youtube.com/watch?v=xBDxzMB38vU https://www.youtube.com/watch?v=xBDxzMB38vU[/quote[/url]] Mafiozi serbo-boshnjak, Damir Fazliç është njëkohësisht nip i ish-shefit të UDB-së, Jovica Stanishiç. Se kush ishte Jovica Stanishiç më së miri e di populli në Kosovë, por për këtë temë është me rëndësi të dihet se me cilët vazhdon të jetë në lidhje Sali Berisha dhe kah po e drejtojnë Shqipërinë. | |
| | | GERI_G Anëtar i ri
Numri i postimeve : 161 Vendi : in big albania Profesioni/Hobi : shkoll Registration date : 31/01/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sun Jan 11, 2009 4:34 pm | |
| bollano kandidat per deputet????????????????smund ta besoj se kjo do te ishte shkaterrimi per vet shqiperin dhe sali berishen dhe forcen e ti politike | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sun Jan 11, 2009 8:28 pm | |
| - klodian shkruajti:
- Blerti
a thua valle i kujte klysh na qenke ti!!!
i kujt-do qe je nuk qenke kurfare klyshi por te jesh shqiptarë e te injorosh ne shqip nuk ben se e injoron edhe veten o dud!
turp per ty dhe qendro klysh i klyshave ... qyre bre klodian, klyshin e pjell veq kudra, e nese na thu neve klysh ju thu nanav tona kudra, qe jon shqiptare te kulluara, e kur ti thush nanes se dikuj kuder, fymje te madhe i bene atij njeri nese eshte burre, e thell e prek ne sedet, keshtu qe veri frenin gojes e mos llomotit kot para se klyshqit mu bo ujqi. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sun Jan 11, 2009 8:33 pm | |
| - klodian shkruajti:
- Mos sillni filma vizatimor ketu meqë Berisha se paku juve ne Shqiperi u mesoi ta perdorni edhe internetin se po ta kishi gjalle Enverin kukukuku!!!!
Une i flm Berishes qe me dha vizen te jam sot ketu ku jam ndaj te njejtat i dini edhe ju por ketu po ia fusni kot, perndryshe kurrrrrr ma ne pushtet kelyshat e xhaxhit
shnet Aaaa ti qenke nga ata qe shiten per nje vizë | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sun Jan 11, 2009 8:36 pm | |
| - Trendafile shkruajti:
- Berisha është Shqiptar dhe at që bëri dhe po bën Berisha për Kombin jasht trojeve që i la Enveri ky po mundohet së ti Bashkoj në mnyrën më të mir hapjen e kufijve sidos për Shqiptarët Në Kosovë Maqedoni e Mal të zi .
Shkoj e vijn pa kurfar problemi bile vetëm me letërnjoftime (që një gjë bëhet vetëm në Shtetet e Bashkimit Evropian ) Duke filluar nga lufta e fundit në Kosovë i Strehoi gjith atë Popull i ndihmoi Ushtrin me qka pat mundsi kët nuk duhet harrur si në aspektin Politik bëri atë as kush nuk e kishte pritë. Tash fillimi i Autostardave që po lidh Shqiprin në qdo anë si dhe , ,portin e Shëngjinit e kan në dispozicon sidomos Kosova ksaj nuk mund ti thuhet mos arritje e suksesit . Po e dërgon Shqiprin në Bashkimin Evropian në Nato dhe struktura tjera edhe kto jan të arritura .
Po hap dosjet që dikujt i dhemb shum po duhet ta dijm të kaluarën e vërtet. Sado që mundohemi të i sjellim vetëm faktet negative duhet edhe ato pozitive ( thuhet një fjal Popullore rrim shtrembët e folim drejt ). Gabim Gabim Gabim, ndoshta si pasoj se nuk mire informohesh.... Berisha: Bashkimi me Kosovën – absolutisht jorealist
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se është "absolutisht jorealiste" për Shqipërinë që ta shqyrtoj mundësinë e bashkimit me Kosovën ose Shqipërinë e Madhe."Projekti i pavarësisë së Kosovës është projekt për të cilin ata luftuan dhe votuan", i tha ai agjencisë Reuters. I pyetur për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, duke e konsideruar atë pjesë të saj, Sali Berisha tha se ka pritur që tensionet e së kaluarës të zbuteshin pasi të dy palët po punonin drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Në këtë aspekt ai u shpreh se "nuk beson se Serbia është e gatshme ta sakrifikoj të ardhmen për shkak të së kaluarës". Mëtutje zoti Berisha tha se vitin e ardhshëm Shqipëria mund të jetë gati që të kërkoj anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas tij, "kjo varet shumë nga shqiptarët, por po ashtu edhe nga zgjerimi i Bashkimit Evropian, që është shndërruar në një proces të ndjeshëm" | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sun Jan 11, 2009 8:39 pm | |
| Kryeministri i Shqipërisë londineze kundër bashkimit!
SËRISH SALI BERISHA ME AVAZIN E VJETËR?! · “Është absolutisht jorealiste për Shqipërinë që ta shqyrtoj mundësinë e bashkimit me Kosovën ose Shqipërinë e Madhe” - i ka thënë “Ruiters-it” babaxhani Sali Berisha! Shkruan: Adnan Abrashi - Prizren, 12. 09. 2008 __________________________________________ Përmes deklaratave të pamatura rreth bashkimit kombëtar, edhe më tej vazhdon avazi i vjetër i prononcimeve publike nëpër mediet ndërkombëtare të kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha. Ai, këto ditë në agjencinë e lajmeve “Reuters”, në mes tjerash tha: “është absolutisht jorealiste për Shqipërinë që ta shqyrtoj mundësinë e bashkimit me Kosovën ose Shqipërinë e Madhe”. Foto: “Luftëtari”.... Sali Berisha Ndoshta, si një shqiptar i zakonshëm, po tentoj ta kuptoj zotin Berisha për realitetin e mosekzistimit të vullnetit momental të bashkësisë ndërkombëtare për një revidim të tillë territorial, si, dhe, nevojën e strategjisë së tij të matur diplomatike të mbajtjes së qëndrimit të urtë rreth kësaj çështjeje të ndjeshme. Por, nga ana tjetër, dyshoj se Berisha është i bindur se mu kjo Evropë dhe kjo bashkësi ndërkombëtare, do të pranoj që shumë gjatë në hapësirat e sajë gjeopolitike, të ekzistojnë dy shtete shqiptare me të drejtën e dy votave, apo, e dy mundësive të “vetos” në asociacionet e vendimmarrjes globale ku ato patjetër dikur do të jenë së bashku të anëtarësuar. Shqipëria sot, veç është në mjaftë sosh, por edhe Kosova si shtet më i ri dhe i njohur ndërkombëtarisht, patjetër se do të pretendoj që në të ardhmen sa më të afërt të jetë anëtare, në rend të parë e OKB-së, por edhe të shumë asociacioneve tjera integruese financiare, politike dhe ekonomike ndërkombëtare. A thua, ta zëmë, Italia, Franca, pse jo dhe vetë SHBA-të, do të pranojnë që ata si shtete nacionale dhe me ndikim politik më të fuqishëm, në këto asociacione, praktikisht të kenë një votë, ndërsa shqiptarët si popull, me dy shtete të tyre ekzistuese, dy vota?! Nga ana tjetër, sot jemi dëshmitar për shumë aplikime të së drejtës ndërkombëtare me dy arshina në botë. Aq janë të acaruara raportet e ndërsjellta në mes të dy superfuqive, saqë, edhe në politikë po vërehet ashiqare logjika e veprimit sipas thënies së urtë popullore: “Për inat të nuses, le të më vdes djali”. Mikja jonë e dëshmuar, SHBA-të, në planin e politikës së saj të jashtme afatshkurtaër, haptazi po e mban anën e interesave të popullit shqiptar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe gjetiu në të gjitha trojet tona etnike. Kuptohet, me një “status-quo” të gjendjes sikurse është tani, por, interesat e saja strategjike dhe veprimet inteligjente të politikave afatgjate janë shumë më të mëdha. Faktori shqiptar në Evropë dhe Botë, nuk është sot relevant vetëm përmes veprimit të shtetit aktual, por, prezenca e saj e fuqishme në stabilitetin e përhershëm ballkanik, është në Kosovën shtet kinse të shpallur shumëetnike, në Maqedoni e cila nuk dihet ende a është shtet, në Mal të Zi, i cili me një këmbë veç është në Serbi, në Greqinë në shumë territore të pa definuar me fqinjët (Sipërinë, Maqedoninë dhe Turqinë) dhe në vetë territorin “e të përkëdhelurës së tyre Serbisë”, me Kosovën Lindore në qafë si barrë, e cila, kurdoherë mund të aktivizohet si kushtëzim reciprociteti. Të shkojmë më tutje, dhe pak më larg në kilometra! Aktualisht, pozita dhe statusi i shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës dihet se si është sot. Për të, bashkësia ndërkombëtare, dhe kohët e fundit, personalisht edhe vetë zonja Konoliza Rais, publikisht kanë pranuar se kanë dështuar në tërësi me formimin e këtij shteti. Ajo, “de facto”, e formuar me imponim si një “shtet fantom multi-etnik”, me Republika Srpskën të decentralizuar dhe sovrane në brendinë e saj, shpirtërisht, veç konsiderohet si pjesë e bashkangjitur me Serbinë. Edhe Kosova është shtet i imponuar multi-etnik, dhe, paramendoni dikur pas disa viteve, bashkësia ndërkombëtare, ashtu sikurse me Bosnjën “alla Dejtoniane”, do të dështoi edhe me këtë Kosovën “alla Ahtisariane” ??! Çka duhet bërë atëherë! Mos vallë, për t’u përmirësuar ky gabim, Kosovën duhet kthyer sërish sikur ka qenë dikur nën Serbi?! Jo, jo, assesi!! Unë, ende nuk e kam të qartë se si politikanët tanë aktual në Shqipëri, por edhe në Kosovë, deklarojnë fuqishëm në medie se, popujt tanë të ndarë, në të ardhmen nuk janë për një shtet të përbashkët?! A thua, a i beson kush këtyre prononcimeve të tyre?! Ku dhe në cilat fakte empirike bazohen ata për një konstatim kaq të sigurt...?! * * * "Projekti i pavarësisë së Kosovës është projekt për të cilin ata luftuan dhe votuan", - tha më tej për “Ruiters”, z. Berisha. I nderuari z. kryeministër i pjesës së dytë të atdheut tim! Ndjehem i sfiduar dhe në vazhdim, nuk po mundem pa ju drejtuar personalisht. Pavarësinë, ne kosovarët e votuam, por dihet si dhe në çfarë mënyre. Sidoqoftë, mendoj se këtë çështje më së miri do të dëshmoj koha. E, sa për atë pasus tjetër të deklaratës suaj në vazhdim, ku thoni: “ata luftuan për këtë projekt të pavarësisë”, e keni fortë gabim, z, Berisha! Nëse këtu mendoni vetëm në luftën e fundit çlirimtare të UÇK-së, atëherë, pa ngurrim po ua them se ju, duke deklaruar publikisht kështu, me vetëdije po tentoni ta falsifikoni historinë. Me këtë rast, nuk kisha dashur që të hyjë në detale të gjata argumentuese, por vetëm ju kisha sugjeruar që ta lexoni betimin e famshëm të luftëtarit të UÇK-së , dhe aty do të vëreni se për cilat ideale dhe për çfarë synime, mijëra e mijëra shqiptar, u flijuan dhe ranë si dëshmor në këtë luftë... Fatlumësisht, vetë Qeveria e juaj, zoti Berisha, ishte nismëtare e atij projekti me interes strategjik gjithëkombëtar të ndërtimit të autostradës: “DURRËS-MORINË”. Ende pa përfunduar kjo nisëm madhore e një lidhjeje të mirëfilltë etnike dhe ekonomike ndërshqiptare, qindra e mijëra shqiptarë nga Kosova, ia mësynë këtë vit për pushime bregdetit Shqiptar. Kur zakonisht në bisedë i pyetnin ata se ku do të shkonin për pushime këtë vit, përgjigja ishte e ditur: NË DETIN TONË. Po, po, ata thonin në “detin tonë”, e jo në “detin e Shqipërisë”. Nëse juve politikanëve vërtet ju mungon një tregues shkencor-empirik të një disponimi popullor gjithëkombëtar për bashkim, pse jo, këto metoda asociative psiko-analitike frojdiane të mos ju shërbejnë si orientim. Dhe për fund, z. Berisha, të jemi të sinqertë. Edhe pse deklaroni ashtu, jam i bindur se e dini edhe ju vetë shumë mirë këtë realitet. Andaj, ju lutem, të mos na pengoni neve, sikur na quani, “një grusht nacionalista ”, “ekstremista”. “etnonacionalista”, e ku ta di si tjetër, që haptas ta shprehim këtë synim dhe fuqishëm të punojmë në këtë drejtim. Le të besojmë se ne dallojmë vetëm nga gjuha e deklarimit dhe jo nga zemra e sinqertë e synimit. Duhet ta dimë të gjithë, por edhe ju politikanë transitor, se rruga e BASHKIMIT kurrë s’do të ndalet, sepse populli ynë kaherë është nisur drejtë realizimit të saj...! ................................................. Adnan Abrashi: Edhe Kosova është Shqipëri | |
| | | Blerti_Gashi Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 593 Age : 36 Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !! Registration date : 20/10/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sun Jan 11, 2009 8:41 pm | |
| - Ago Muji shkruajti:
- klodian shkruajti:
- Mos sillni filma vizatimor ketu meqë Berisha se paku juve ne Shqiperi u mesoi ta perdorni edhe internetin se po ta kishi gjalle Enverin kukukuku!!!!
Une i flm Berishes qe me dha vizen te jam sot ketu ku jam ndaj te njejtat i dini edhe ju por ketu po ia fusni kot, perndryshe kurrrrrr ma ne pushtet kelyshat e xhaxhit
shnet Aaaa ti qenke nga ata qe shiten per nje vizë Jo more Ago, blehet me 1 euro ky, sikur qe e paska ble Berisha. | |
| | | Blerti_Gashi Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 593 Age : 36 Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !! Registration date : 20/10/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sun Jan 11, 2009 8:43 pm | |
| - klodian shkruajti:
- Blerti
a thua valle i kujte klysh na qenke ti!!!
i kujt-do qe je nuk qenke kurfare klyshi por te jesh shqiptarë e te injorosh ne shqip nuk ben se e injoron edhe veten o dud!
turp per ty dhe qendro klysh i klyshave ... Nje gje e di se gjaku qe me rrjedhe neper vena, eshte gjak Shqiptari dhe nuk i duroje tradhetaret. Nuk jam kelysh i as kujt, por jam biri i te madhit Enver Hoxha, Enveri i cili zhduki nga faqja e dheut titistat, udb-shat, e gjithe ata/o qe ja deshen te keqen Shqiperis, por tani ka pasur pune ende me disa sikur ti, fakt eshte qe Enveri nuk mund te zgjohet, por per fat te mire la pas vete shum bij e bija qe dita dites po i zhdukin dhe keta qe kan mbet dhe qe kan lind pas luftes si kepurdhat pas shiut. E ky " kelyshi " , ka me te dale me i madh se sa mendon ti, keshtu qe kujdesu per veten edhe ndonje dite. | |
| | | LISI Fillestar/e
Numri i postimeve : 43 Registration date : 23/04/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Mon Jan 12, 2009 5:51 pm | |
| Përshëndetje Vllezër dhe Motra. Për sa i përket Sali berishës,puna e tij po dihet kjart dhe nuk ka dyshim aspak se ai është miku i ngusht i Serbëve. Pra së pari duhet kqyr mir se si shprehet ai xhdo her kundër xhdo bashkimi të Shqiptarve në nji shtet.E dyta damet që ua ka sjell Shqiptarve në përgjithsi ai,jan të pa numerta. E treta dhe prova më e mir për tu bind se Sali Berisha ishte miku i ngusht i Serbëve është se kur e gjith bota i bënte embargo Sërbis,Sali Berisha ia hapi zemren dhe si miku i mir që njihet në dit të vështira e ndihmoi duke i dërguar naft.Pra nuk dua shum ta zgjas se edhe besoj se nuk ka nevoj veç se po ua sjell edhe nji artikull dhe lexojeni me kujdes.
-Sali Berisha me Berat Buzhalën dhe disa, me dosjet kundër komunizmit dojnë ta shkatrrojnë edhe Kosovën- 8.01.2009, Tv. Klan, Blendi Fevziu, musafir: Sali Berisha, Hashim Thaçi, Berat Buzhala, Mentor Nazarko, Ramush Tahiri ... Ky emision si emisionet tjera u reprizua sa herë. Ju z. Blendi Fevziu (me të drejtë njëri në Shqipëri ju ka quajtur Blendi Ziu). Edhe ju në emisionet e juaja me vite e njëllosët Enver Hoxhën. Që nga viti 1992 një numër i madh gazetarësh, janë kërcënuar, arrestuar ose goditur nga njerëz të panjohur pasi kanë botuar artikuj kritikë ndaj qeverisë, në mesin e këtyre gazetarëve ishit edhe ju Blendi Fevziu, pasi u shpallët fajtorë më 3 dhjetorë 1995 pas tri ditësh u fali nga denimi Sali Berisha. Mos nga kjo datë ju u shit te Sali Berisha, të cilin ju kurrë nuk e kritikoni, apo e lejoni të flas sa të dojë kur keni edhe musafirë tjerë.Me që nuk po e pranon në tërsi shkrimin këtu, në tërsi Lexojeni Këtu - VAZHDIM
| |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Mon Jan 12, 2009 6:54 pm | |
| U vertetua se sa jane shqiptar para ca ditesh ne emisionin e Bledi Fevziut. Ku ishin te pranishem dy kryeministrat. Ne pyetjen e thjeshte te Bledit: nese jeni per bashkim ( qofte) te Shqiperis me Kosoven? Qe te dy u pergjigjen ne menyre dhelparake ! Ne menyre qe mos t'a kuptojne edhe masa e gjere se cfar jane ne te vertete...Por, kush e ka pasur logjiken pak te aktivizuar ka mundur leht t'i kuptoj qe te dy ( Berishen dhe Thacin). Fatkeqesisht nuk kan mbetur Avni Rrustema, me sa duket ! Perndryshe... | |
| | | korcaeagles Fillestar/e
Numri i postimeve : 3 Age : 33 Vendi : Korce Registration date : 13/01/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Tue Jan 13, 2009 1:24 am | |
| Pershendetje, Eshte hera e pare qe postoj ne kete forum! Per mendimin tim Sali Berisha eshte nje personalitet i cili ka dhene kontributin e tij per shqiperine dhe shqiptaret, per kete po ju referohem disa fakteve qe nuk jane zyrtare por qe jane te mirefillta dhe reale. Fakte te cilat mund ti shohim ne planin patriotik. Sali Berisha eshte personi i cili pranoi gjate te gjitha mandateve te tij qeveritare vendosjen e bazave stervitore ushtarake te UCK. Sali Berisha lejoi qe nga kufiri shqiptar te kalonin arme per ne Kosove dhe Sali Berisha eshte po ai njeri qe ja vuri Shkupit dhe Podgorices kembet ne nje kepuce kur erdhi puna per njohjen e pavaresise se Kosoves. Mund te permend me mijera fakte te tjera.... Per sa i perket Damir Fazllic, ai eshte nje person i cili eshte diplomuar ne Universitetin e Harvard, dhe i cili ben evazion fiskal ne te miren e Shqiperise (me ato qe pretendon PS) , por qe PS do ta shfrytezoje si arme kunder kryeministrit Sali Berisha ne zgjedhjet e ketij viti. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Tue Jan 13, 2009 2:15 am | |
| I dashur Kryetar i shoqates “Vatra”! Te dashur gjithsejt tre (3) anetare te kesaj shoqate!
Mesova se opinioni im ndaj jush ju ka acaruar, ndaj vendosa te shkruaj me te shpejt.
I dashur Kryetar i shoqates “Vatra”! Te dashur gjithsejt tre (3) anetare te kesaj shoqate!
Mbeshtetesit e politikave antishqiptare jane po aq antishqiptar sa edhe perpiluesit dhe zabtuesit e ketyre politikava. Kete pata parasysh kur une shpreha opinionin tim per ju. Mbeshtetjen tuaj per ligjin e lustracionit, sespse ligji per lustracionin ka qellim qe ta demtoje me teper ceshtjen shqiptare pasi ne te duhet te behet fjale ne radhe te pare per ata qe kane punuar ne dem te inatresave shqiptare duke u bere agjent te serbit, grekut… A e dini juve qe zoti Berisha eshte akuzuar publikisht si agjent I UDB-se dhe nuk ka guximin ta pergeshtroje? Po ashtu ky ligj duke goditur posacerisht disa persona te drejtesise kerkon te mbroje interesat serbo-mafioze ne Shqiperi.
Vete eksperti amerikan i drejtesise i sapecializuar per Shqiperine ngriti shqetsime thelbesore deri ne ate sa ky ligj munde te pengoje hyrjen e Shqiperise ne NATO etj.
Juve zotrinje te “Vatra” jini per Shqiperine ne NATO apo jo? Pra ky ligj rrezikon rende interesat shqiptare qe per fatin tone te mire perputhen plotesisht me ato amerikane.
Desha t’ju pyes zotrinje te “Vatra” a jeni juve pro interesave te Shqiperise qe ju lindi dhe pro interesave Amerikane qe ju ka dhene streh, apo jo?
Dicka tjeter, i dashur Kryetar i shoqates “Vatra”! Dicka tjeter, te dashur gjithsejt tre (3) anetare te kesaj shoqate!
Ku keni qene juve deri me tani, ne gjume apo te dehur apo ku qe nuk keni kerkuar hapjen e dosjeve?
Une personalisht kame kerkuar hapjen e dosjeve ASHTU SIC DUHET, qysh ne vitet 1990-te dhe per kete edhe jam kercenuar, ndoshta edhe nga ndonje nga tre antaret e shoqates “Vatra”. Aktiviteti im ne kete fushe eshte i verifikueshem ne internet. Juve perse nuk jeni bashkuar me mua?
I dashur Kryetar i shoqates “Vatra”! Te dashur gjithsejt tre (3) anetare te kesaj shoqate!
Ne se nuk e dini “Vatra” eshte Fan Nolit. Dhe kur thua Fan Noli ke thene Kisha Autoqefale Shqiptare.
Juve zotrinje munde te na e pasqyroni aktivitetin tuaj patriotik ne restaurimin e Autoqefalise Shqiuptare.
Perse juve nuk kerkoni largimin e Anastas Janullatosit qe e solli ai qe juve mbeshtetni per ligjin e lustracionit, zoti Berisha?
Si permbledhje i dashur Kryetar i shoqates “Vatra” , edhe juev tre antare desha te them se ashtu si ne krimin ordiner edhe ne ate antikombetar realizimi behet me veprime dhe mos veprime.
Une mendoje qe me mbeshtetjen tuaj per ligjin e lustracionit ne formen qe eshte (une jam te happen dosjet, edhe mire biles…) juve keni vepruar antikombetarisht ne dem te interesave shqiptare, ndersa me mosveprimin tuaj per largimin e Janullatosit nga Kisha Autoqefale Shqiptare juve keni renduar interesat komebtare shqiptare. “Vatra” e Fan Nolit duhet te ishte e para dhe cdo dite te kerkonte largimin e Janullatosit deri sa ai te shporrej. Ne se juve do te vazhdoni te mbani te njejtin qendrim une ju keshilloje ti dorzoni celsat dhe ate shoqate ta marri ndonje shqiptar me i denje.
I dashur Kryetar i shoqates “Vatra”! Te dashur gjithsejt tre (3) anetare te kesaj shoqate!
Une kisha deshire qe idete tona ti ballafaqonim drejteperdrejte ne TV Klan, ne folen e zotit Berisha dhe zotit Fazllic, ku shqiptaret te kishin mundesi te na gjykonin.
Mbetem ne pritje te pergjigjes tuaj.
Sinqerisht,Petrit Kola. Profeti i Tiranes dhe i gjithe Trojeve Shqiptare. | |
| | | klodian Përjashtuar
Numri i postimeve : 107 Age : 39 Vendi : europe Registration date : 25/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Tue Jan 13, 2009 3:53 am | |
| po ju akoma nuk e dini ju /z/petritkola dhe nuk e'njihni dinjitetin dhe patriotoizmin e' Sali Berishes ai eshte nje nder patriotét me té flaket qé ka nxjerr kombi i"joné deri "mé sot prandaj mos u" shpifni dhe i'a keni inatin se ai meriton té gjith respektin e' kombit shqipetar se ai ka dhené dhe po iéjep akom edhe me shumé shqiperis dhe shqipetarve ,, ai eshte NDERI I KOMBIT TONË ku ne po krenohemi dita dités ma ate burré shteti ... tung | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Tue Jan 13, 2009 6:03 am | |
| O na kenaqe o klodian,
Une kam qene aty. Berishen e vuri ne krye komiteti i PPSH se Tiranes sipas porosise se Ramiz Alise.
Ne se don ta dishe. Bustit te Enverit qe e rezuan nje nate me pare ishte sigurimi i shtetit qe ja kish heq bullonat.
Berisha, pashki, Mekshi, Ceka... ishin veshur me pardesy te bardha qe ja kish dhene sigurimi i shtetit qe te njifeshin dhe ne se plaste rumuja te njifnin qe te mos i vrisnin.
Ka shume, shume, shume gjera qe jane te filmuara dhe do te dalin.
P.S A e din ti se egziston origjinali i Deklarate se Pavrasise se 1912-tes? Une e kam pare. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Tue Jan 13, 2009 6:06 am | |
| Klodian, Keto gjera ishin vendosur qysh ne vitin 1986 ne vilen nr. 4 ne Tirane ku kish pjesmares edhe te sherbimit te fshehte grek dhe serb. Atje eshte vendosur edhe per Janulllatos qe e solli Berisha ne Shqiperi. | |
| | | xhavo_ Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 782 Registration date : 20/03/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Wed Jan 14, 2009 1:57 pm | |
| Në emisionin e fundit te Bledi Fevziut, ku ishte i lidhur direkt edhe me Hashim Thaçin, Berisha fare nuk i iku pyetjes për qështjen e Bashkimit. Ai ishte pragmatik, sepse është fakt (fatkeqësisht) qe shumica e opinionit shqiptar nuk janë për bashkim kombëtar. Berisha shumë mirë e tha se ato parti në Kosovë apo në Shqipëri qe për parim te tyren e kishin bashkimin kombëtar, nuk morren asnjë votë; kjo në përkthim realist i bie se shumica nuk ishin për bashkim kombëtar (fatëkeqësisht). Prandaj Berisha vetëm s'mund të bëj bashkim kombëtar, sepse nuk e ka mundësinë, as forcën. Bashkimi kombëtar së pari duhet te ndërtohet në mendjet e shqiptarëve dhe të bëhet kërkesa kreysore publike, me mbështetje mbarëpopullore, atëhere do ta shihnit ju se çfarë do te thoshte Berisha. Kur u shpall pavarsia e Kosovës, në kohën kur politikanët e Kosovës vazhdimisht i iknin çdo lidhje dhe përmendje te elementit shqiptar, për qështje politike, Sali Berisha asnjëhere nuk ngurrojë qe Kosoven ta quaj dhe konsideroj tokë Shqiptare. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! | |
| |
| | | | Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |