|
| Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! | |
|
+76ramadan mekaniku valmir9 an-di xhiti Ramizi Mehmeti Mirushe Aktiv Tatoo Medalim Hamitmatjani PeriiKeputur Muja e Halili paioni Clarence Eagle Eye Eklips korcaeagles LISI Delia anila Aldo klodian GERI_G Fjona ngadhenjimi dezertori xhavo_ play Arber01 Guximi aristokrati murturi Kasper Blerti_Gashi Teutaa Tropojani sela-mi Xili fina Jani E_Bukura shqiptar real lilu nardlushnja feratkoca lilly forca1 blerim krrqa ss1 agim__barja kacimix fatlum Labinot Drenica comeback njonidrenica besim78 Leka i Madh blerim petritkola Gjura katunariplak Martina MUHAMETII Pirro i Epirit Mergimtari **Lumi_ Sofra tom sojer Beton el43 Eva0506 zeriatdheut Luki Ademi85 Ago Muji 80 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Jani Fillestar/e
Numri i postimeve : 23 Age : 80 Vendi : Armenia Registration date : 19/11/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Wed Nov 19, 2008 7:51 pm | |
| - petritkola shkruajti:
2-Perse Berisha shkon lirshem ne Himare dhe valevit shirita grek? se ashte serb | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Thu Nov 20, 2008 4:36 pm | |
| Zhdukja e Kryeziut, "dosje" spiunazhi Beqiri: Ai di shumë për politikanët tanë, që janë agjentë të shërbimeve të huaja C'fare dinte Kryeziu per Berishen? | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sat Nov 22, 2008 2:03 am | |
|
Varrezat e ushtarëve grekë, firmoset marrëveshja Tiranë-Athinë
Sipas marreveshjes numri i varrezave do të mbetet i pandryshueshëm, ato do të jenë në varrezat ekzistuese të Këlcyrës dhe Gjirokastrës.
Shekulli Online Premte, 21 Nentor 2008 15:03:00
Tiranë- Gjen zgjidhje problemi i shumë debatuar i varrezave të ushtarëve grekë të rënë në vendin tonë gjatë viteve 1940-1941. Tirana zyrtare dhe Athina kanë firmosur së fundi një marrëveshje që i jep zgjidhje këtij diskutimi. http://www.shekulli.com.al/news/101/ARTICLE/36457/2008-11-21.html
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Mon Nov 24, 2008 11:14 pm | |
| Para shume vjetesh kam shkrojtur... Nacionalisti " Berisha ose me një gurë vrasim dy zogje.
Pas tradhetise se pare të hapur, instalimin e grekut Janullatos,nga Sali Berisha ne krye te Kishes Autoqefale (vëmendje quhet autoqefale) Shqipetare duhej një ngjarje tjetër e madhe për te terhequr vemendjen dhe indinjaten e shqiptareve.
Gjykuar edhe nga rezultati i këtyre ngjarjeve do ta cilesonim operacioni "Me një gurë vrasim dy zogje". Sali Berisha nga tradhetar shendrohet ne "hero nacionaliste" pikerishte me tradhetite e tije te radhes dhe tjetra ne botë, vecanarishte ne SHBA dhe BE ngrihet pretendimi fallco se minoritaret greke shtypen dhe persekutohen ne Shqipëri. Behet fjale për procesin e ngritur ndaj te pesteve (minoritare grek) ne fillim te viteve 1990 qe perfundoi si flluske sapuni. Po e kishte me gjithë mende pse nuk ja nxori fundin? Rezultatet e synuara ishin ato te mesiperme. Deme, deme sa me shumë deme Shqipërisë dhe dalja e Berishës si hero.
Ju kujtohet ngjarja tjetër kur "patrioti" Berisha terhoqi zvare nga mjekra "priftin" grek ne mëse te ditës ne Gjirokaster? Pse e bëri këtë? Qe te na mbushte mendjen se është patriot i madhe kur ne te njëjtën kohe ishte ai qe instaloi Janullatosin? Përse nuk priti zoti Berisha qe pasi "prifti" te vente ne Greqi, siç bënte çdo funde jave, te ndalonte hyrjen e tije ne Shqipëri si person i padeshirueshem? A nuk vepron kështu çdo kombe i civilizuar? Këto gjëra ndodhin çdo ditë nëpër botë por asnjëri nuk është terhequr zvarre. Përse gjithë kjo potere dhe nxitim? Edhe një herë diskretetimi i shqiptareve, pretendimi se janë barbare, te pacivilizuar, terrorista islamik, te rezikshem etj., ishte qëllimi i asaj ngjarje. Ngritja e pretendimit fallc ne arenën ndërkombëtare se minoretaret greke dhe ortodokset janë te rezikuar ne Shqipëri. Mbulimi i njeres tradheti nga zoti Berisha me një tradheti tjetër është qëllimi tjetër.
Skema erdhi nga diku. Kodohej "Me një gurë vrrasim dy zogje", Berisha "hero" minoritaret greke te "pesekutuar". Sala e vuri ne jetë si sherbetore besnike. Tamam si Lebeli tek filmi "Fan Fan Tulipan" | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Tue Nov 25, 2008 6:13 am | |
| Nga Koha Jone, Si nuk te vjen turp qe del dhe flet per pronat e Camerise o AGJENTI me i ndyr i shqipetareve ne U.D.B.Une kot lodh gjishtrinjet me ty ,se ty nuk te bene me pershtypje asgje tani qe ke harritur ne fazen e nje te cmenduri .Renkimet e ketij populli vertet mund te vonojn por nuk do harrojne te hakmerren .Nje hak marrje e more nga krushku jot Berisha ,pra vjerri i djalit tend .Prit se ky eshte vetem fillimi o,fytyre e qelbur .Une me fytyren tende as bythen nuk guxoj te fshij se kam frike se ma infekton o Sali Agjenti .Perse nuk reagon kur te thone agjent ?Se je i dhjer o maskara u i mutit. dane 24/11/2008 ora 18:26 | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Tue Nov 25, 2008 4:59 pm | |
| Profeti Petrit Kola e kish parashikuar me shpejt...
CIA parashikoi kapjen nga mafia sllave të qeverisë shqiptare Shërbimet sekrete: Në viti 2025 krimi i organizuar do të kontrollojë Ballkanin
CIA parashikoi kapjen e qeverisë së Shqipërisë nga mafia. Lajmi sekret ka dalë në formën e një ekstrakti zyrtar nga raporti voluminoz. Në Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë, ekziston rreziku që deri në vitin 2025, krimi i organizuar të marrë kontrollin e plotë në këtë pjesë të kontinentit europian. Kështu thekson raporti prej 120 faqeve, i hartuar nga ekspertët e të gjitha shërbimeve sekrete amerikane.
Autor i këtij raporti i titulluar "Trendet globale 2025-botë e transformuar" është Këshilli Informativ Kombëtar Amerikan, ku janë përdorur informacione nga të gjitha 16 shërbimet civile dhe ushtarake që përbëjnë komunitetin e shërbimeve sekrete të Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Një ose shumë qeveri në Europën lindore ose të mesme mund të dominohen nga krimi i organizuar i cili do të forcohet edhe më tej"- vlerësojnë ekspertët amerikanë. Raporti ka një pjesë të veçantë për Shqipërinë dhe thekson tendecën për ndërhyrjen e mafias ruse në dominimin e ekonomisë dhe kapjen e monopoleve. Nuk duhet shumë mend për ta kuptuar se shërbimet sekrete amerikane ishin në dijeni të të gjitha tratativave të Berishës me biznesmenin Fazlliç dhe kompaninë BG^R, qysh në fillim të fushatës elektorale që e solli në pushtet në vitin 2005. Konkretisht, kompanitë serbe të paraqitura nën emrin e Fazlliçit, i dyshuar për lidhje me trafiqet dhe organizatat kriminale serbe, kanë kapur tregun e energjisë, turizmin, pronat e patundshme në bregdet dhe kryejnë pastrim parash. Hetimet e deritanishme, megjithëse me ngadalësi kanë vërtetuar këto parashikime që ka bërë CIA dhe shërbimet e tjera amerikane. Në raport, vend të veçantë zënë klanet e mafies ruse të cilët së shpejti do më marrin kontrollin ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. Aktiviteti i krimit të organizuar rus në furnizimin energjetik, do t'i garantoj disa kompanive edhe privilegje në treg, vlerëson ky Këshill, duke parashikuar në të ardhmen konflikte gjithnjë e më të mëdha të interesit rreth burimeve energjetike, ujit dhe ushqimit. Duke pasur parasysh lidhjet e tyre të ngushta me qeveritë dhe bordet e kompanive, kriminelët do të kontrollojnë shtetet, tregun, madje do të formatojnë edhe politikën e jashtme, thekson raporti mbi krimin e organizuar rus. "Në shtetet e Europës Lindore dhe të Ballkanit, krerët e krimit të organizuar me kalimin e kohës janë bërë biznesmen të fuqishëm dhe me ndikim, pra edhe partnerë të rëndësishëm të nëpunësve të korruptuar shtetëror", thekson raporti i Këshilli Informativ Kombëtar amerikan, i cili çdo katër vjet publikon analizën e tij në prag të marrjes së postit të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara në mënyrë që ai ta ketë parasysh vlerësimin global politik, të sigurisë dhe lëvizjeve ekonomike në botë. Ndërkaq, raporti thekson se kjo pjesë e Europës është e kërcënuar edhe nga veprimi i grupeve radikale islamike "të cilat sipas të gjitha gjasave deri në vitin 2025 do të zhduken nga skena botërore politike dhe sigurisë. Për më tepër, Al Qaeda, që po fuqizohet, do të jetë rrezik në rritje për Evropën edhe për disa vjetë, ndërkohë që do të shojnë e vijnë nga Ballkani.
Në Shqipëri ka një rast të bllokimit të pasurive të lidhura fondet për terrorizmin, çështje që vazhdon të gjykohet kundër një shtetasi jordanez, që ka qenë administrator i sheikut Al Kadi, i cili ndodhet nën gjykim në disa shtete të Evropës. NIC, këshilli i shërbimeve sekrete parasheh humbjen e influencës së SHBA në Balkan dhe qeverisjen e tij nga mafia ndërkombëtare ruse. Ndërkaq ky raport parashikon edhe rënien e SHBA-ve nga maja e piramidës globale, por parashikon ngritjen dhe fuqizimin e disa qendrave rajonale. Ngritje dhe zhvillim do të kenë edhe shtete të tilla si India, Indonezia, Turqia dhe Irani. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Wed Nov 26, 2008 1:10 am | |
| BG&R qe mbeshtet Berishen eshte nje firme e serbeve me banim ne Amerike. Kjo firme loboj kundra Pavarsise se Dardanise. | |
| | | Mergimtari Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 755 Age : 111 Vendi : Jashtë forumit Registration date : 31/05/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Wed Nov 26, 2008 1:25 am | |
| Petrit Kola , sa i përket këtij shkrimit : http://www.bashkimikombetar.com/politike-f1/sali-berisha-miku-i-ngushte-i-serbeve-t1785-270.htm#153148 Mund të sjellësh ndonjë link të CIA-së apo ndonjë gjë tjetër në gjuhën angleze në lidhje me këtë raport ?
Nëse me të vërtetë është kështu , atëherë Amerika nuk ka zgjidhje tjetër , përveç përkrahjes së shqiptarëve drejt bashkimit kombëtar, rrëzimit të tradhtarëve të kombit , që me e largu rrezikun e mafias sllavo-ruse ? | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Wed Nov 26, 2008 6:36 am | |
| Kjo qe thoni juve i nderuar do te ndodhe se shpejti. Une nga viti tjeter do te jem ne mes te Tiranes ne maje... http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=457:cia-parashikoi-kapjen-nga-mafia-sllave-te-qeverise-shqiptare-&catid=34:politike&Itemid=60 | |
| | | Labinot Drenica Fillestar/e
Numri i postimeve : 50 Age : 34 Vendi : Suedi Registration date : 23/10/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Thu Nov 27, 2008 2:43 pm | |
| petritkola Vetem ni pytje, a jeton ti ne Shqiperi dhe nese po, ne cillin qytet te Shqiperis? Veq per ta ditur se qvar ndryshime i ka qytet i juaj me politiken e Sales, bashk me grupin e tij. Shendet e knaqesi. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Thu Nov 27, 2008 6:38 pm | |
| I nderumi Labinot, Ne qytetet ku jetoje ka me pake energjiel ektrike , borxhi shteteor per cdo koke shqiptari (per person) eshte mbi dy mije dollar. Toka i eshte falur serbeve ne bregdet, sepse serbet e kane nevoje strategjike daljen ne det. Tek zona ku une banoje neve do te kemi 100 vareza serbesh per person, te rene te "clirimin" e Shqiperise, Ndryshimi eshte se gjysma e shqiperise po greqizohet nga Janullatosi qe e vendosi Berisha. Ne qytetin tim njerzit e marin buken me lista sepse nuk kane pare te paguajne. Ne qytetin tim cdo dite vrasin veten dy kryefamiljar nga stresi se nuk munde te sigurojne buke per femijet e tyre... Kjo eshte nje pjese e vogel ndryshimit... ka akoma... Ju uroje gjithe te mirat | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Thu Nov 27, 2008 8:16 pm | |
| Ismet Kryeziu: Si e pergjoi Remzi Hoxha takimin Berisha-Milloshevic » Dërguar më: 27/11/2008 - 06:22 Lajme te ngjashme Ismet Kryeziu: Ju rrëfej takimin Berisha-Millosheviç • Datë: Nov 27, 2008 Artan Hoxha Ish-furnitori i UÇK-së, Ismet Kryeziu, pak kohë se të denoncohej si i zhdukur në polici nga bashkëshortja Anila Leli, ka dhënë një intervistë ekskluzive për “News 24”. Ai rrëfen për lidhjet me Remzi Hoxhën dhe aktivitetin si drejtues i Frontit të Rezistencës Shqiptare. Kryeziu, i njohur në Kosovë edhe si një nga mbështetësit e Rramush Haradinajt, është konsideruar nga miqtë si një arkivë e gjallë për ngjarjet pas vitit 1991. Ka qenë pjesëmarrës në të gjitha ngjarjet, sidomos ato që kanë të bëjnë me çështjet e Kosovës, periudhën e rezistencës, të luftës e pas saj, si edhe për përgatitjet për organizimin e AKSH-së. Ismet Kryeziu njihet edhe si mik i ngushtë i biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha i zhdukur nga SHIK-u në Shqipëri në vitin 1995. Ç’ju shtyu të organizoheshit? Me fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë, nuk kishim pse të mos organizoheshim edhe ne shqiptarët në ish-Jugosllavi, por filloi me thënien e ish-Presidentit të ndjerë kroat, Franjo Tuxhman i cili në një takim me kolegët e tij gjeneralë, iu drejtua atyre me këtë thënie: Gjeneralët e shkatërrimit të Jugosllavisë janë studentët shqiptarë, ata që na mësuan sesi duhej luftuar e shkatërruar Jugosllavia. Që nga viti 1981 ishim ata që i vumë kazmat për shkatërrimin e Jugosllavisë. Në vitin 1990 duhej krijuar një lëvizje apo mekanizma për të përgatitur popullin për një kundërvënie ndaj okupatorit serb. Në fillim u bë pajtimi i gjaqeve, i cili pati jehonë të madhe në unifikimin e popullit shqiptar. U krijua në fillim LDK-ja, e cila ishte shpresa e vetme për ta çuar realizimin e aspiratave shekullore të popullit shqiptar dhe LDK-ja me zgjuarsi e përdori këtë lëvizje duke u futur në organizmat drejtuese për të realizuar programin e saj. Ne, duke e njohur mirë okupatorin serbo-sllav ishim të bindur se çlirimi dhe bashkimi i shqiptarëve jashtë trojeve të Shqipërisë amë, vetëm me luftë mund të arrihej. Atëherë e krijuam frontin e rezistencës shqiptare. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se edhe ish- presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova e përfaqësoi në fillim FRSH-në. Cili ishte misioni i FRSH-së? Misioni i FRSH-së ishte që të krijohet një organizim politiko-ushtarak i cili do të koordinonte interesat dhe aktivitetin e të gjitha partive dhe lëvizjeve në trojet shqiptare në ish- Jugosllavi. Krahas këtij organizimi, u krijuan shtabet rajonale, komunale dhe lokale, të cilat merreshin me organizimin tipik ushtarak. Themeluesit e frontit të rezistencës janë: Mentor Kaçi, Sokol Dobruna, Halil Alidemi, Ukshin Hoti, Sejdir Veseli, Naim Krasniqi, Avdyl Krasniqi, Fatlik Lilaj, Bardhyl Caushi, i ndjerë, Afrim Morina, etj, etj. Pra, përfshihen të gjithë ata që ishin dëshmuar në dekada dhe ishin të gatshëm dhe të pathyeshëm në luftën për çlirim dhe bashkim kombëtar. Duhet përmendur këtu se në organet drejtuese politike e ato ushtarake ishin të përfshirë edhe shokët nga Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Por tani është akoma herët për të përmendur emra. Shokët dhe bashkëluftëtarët e mi më kuptojnë drejt, se ende është herët për emra e rrahagjoksa. Unë gjykoj se akoma jemi në gjysmë të rrugës. Unë nuk jam dhe nuk kam guxim të them; “Bacë u kry”, duke pasur parasysh atë për të cilën u krijua Fronti i Rezistencës. Pasi kishim krijuar strukturat drejtuese të FRSH-së dhe ajo kishte marrë një formë organizimi të mirëfilltë ushtarak, ne që merreshim me drejtimin e tij ishim të vetëdijshëm se përveç faktorit njeri, duheshin me bollëk dhe të predispozuar edhe shumë faktorë për luftë. U caktuan dy shokë për të ardhur në Shqipëri për të informuar dhe për të koordinuar punët në shtetin amë. Erdhën Mentor Kaçi dhe Fatos Aliu, i cili ishte nga Presheva, por fatkeqësisht nuk arritën shumë sukses. Herën e dytë me Mentorin, i cili ishte kryetar, u përcaktova të vija unë. Në fillim bëmë një turne në Evropë ku njoftuam bashkatdhetarët e diasporës për misionin tonë. Por askush nuk guxonte të dinte se ne do të vinim në Tiranë. Kur arritëm, jo vetëm që na u hapën dyert, por as vetë nuk e besoj edhe sot sesi shteti shqiptar u tregua aq i gatshëm për të na ndihmuar në misionin tonë. Takimin e parë e bëmë me ministrin Shëndetësisë, Alia Alushani, drejtorin e Akademisë Ushtarake, me ministrin e Mbrojtjes, Perikli Teta, zv/ministrin e Mbrojtjes, Halil Hyseni, e deri tek ish-presidenti Ramiz Alia. Kush ishin emrat e djemve të parë dhe si erdhën ata në Shqipëri për t’u stërvitur? Përfaqësuesi legjitim dhe kryetar ishte Mentor Kaçi, ndërsa unë isha sekretari i përgjithshëm i FRSH-së. Marrëveshjen me shtetin shqiptar e bëri Mentor Kaçi, me bekimin e Ramiz Alisë, natyrisht dhe me ish-kryeministrin Fatos Nano. Por Ramiz Alia do të mbetet komandanti i parë i luftës së Kosovës. Për stërvitjen dhe organizimin u mor ish- ministri i ndjerë, zoti Perikli Teta dhe zv/ministri Hyseni, si dhe shumë oficerë madhorë të tjerë të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për luftën në Kosovë. Të më falin oficerët dhe profesorët e mi që akoma gjykoj se është herët për t’i përmendur. Cila ishte përfshirja? FRSH-ja, veç strukturave ushtarake merrej edhe me koordinimin e organizatave të tjera, mes të cilave edhe lëvizjen sindikaliste që e drejtonte profesori i nderuar Hajrulla Gorani, i cili ka dhënë kontribut të veçantë në organizimin e rezistencës. Në këtë lëvizje bënte pjesë edhe Remzi Hoxha, i cili njëkohësisht ishte angazhuar në frontin e rezistencës. Për herë të parë jam takuar me të në mbledhjen e shtabit operativ të karadakut në Ferizaj. Pas dy netësh, Remziu me Basri Zukën kishin ardhur në Suharekë tek Afrim Morina, i cili ishte edhe anëtar i shtabit të përgjithshëm. Aty isha i ftuar zyrtarisht për organizim. Pas mbledhjes, Basriu dhe Remziu më ftuan që të shkoja në Ferizaj. Mbaj mend se gjatë rrugës Remziu fliste shumë pak, por ishte shumë i prerë. Kur hymë në Ferizaj, ata devijuan rrugën dhe shkuan në një shtëpi në Grykë të Kaçanikut. Aty ishte një shok i ngushtë i Remziut, i cili ishte i përfshirë në strukturat e FRSH-së dhe lëvizjen sindikaliste. Ai është Sefedin Mjaha. Mesa di unë, Sefa punonte ngushtë edhe me biznes me Remziun. Në këtë takim, përveç punëve operative u bisedua edhe për udhëtimin e tretë në Shqipëri dhe për grumbullimin e mjeteve financiare. Mbaj mend se këta të dy dolën në korridor dhe kur u kthyen, më pyetën se sa mjete duheshin. Unë iu thashë se duhej biseduar me Kryesinë e FRSH-së. Pas këtij takimi shumë të suksesshëm sipas meje, Remziu dhe Sefa sollën 50 mijë marka gjermane dhe iu lutën kryetarit që unë të shkoja në Shkup në një mbledhje që ishte organizuar në Gazi BABA. Aty pashë një organizim të mirëfilltë lufte. Takimi u bë në një fabrikë. Dy ditë e dy net qëndrova në shtëpinë e Remzi Hoxhës, kuptohet ilegalisht. As familja e tij nuk e dinte pse ndodhesha aty dhe cili isha. Pasi mora miratimin e kryesisë me iniciativën e Remziut, u nisëm për në Bullgari. Remziu deri në fund të kufirit të shtetit bullgar erdhi me mua. Aty ndërruam makinat për shkaqe sigurie. Remziu e kaloi kufirin në këmbë pasi kishte një shumë të madhe parash. Pasi arritëm në Sofje, e kuptova se përveç parave kishte edhe një shumë të madhe floriri. Kur e pashë e pyeta: Po këto përse na duhen? Ai u përgjigj: Edhe këto janë hiç për kontratën që do të realizojmë nesër. A ekziston ndonjë gjë e regjistruar për këto lëvizje ilegale me Kosovën? Natyrisht që gjithçka është mbajtur shënim dhe janë mbajtur dokumente. Ishim të vetëdijshëm se më vonë do të shkruhej edhe historia e Luftës së Kosovës. Këtë dokument e ka nënshkruar Remziu dhe Sefa. Natyrisht edhe unë si përfaqësues i frontit. Për çdo cent që kemi në dispozicion brenda dhe jashtë Kosovës, shpeshherë është bërë transparenca dhe me hollësi janë dhënë llogari. Për këtë kishim një komision të veçantë mbikëqyrës. E them me krenari, se jemi e vetmja organizatë politiko-ushtarake në Kosovë e cila ka justifikuar të gjitha mjetet materiale dhe financiare që ka pasur në dispozicion. A keni pasur lidhje të vazhdueshme? Me Remziun kemi punuar së bashku deri në ditën e rrëmbimit të tij. Që nga viti 1991, ku u njoha me Remziun kemi pasur lidhje të vazhdueshme pune. Ai kishte dhe funksione të rëndësishme në FRSH. Pas arrestimit të shokëve në Kosovë, Remzi Hoxha si dhe shumë të tjerë u detyruan të kalonin nga Kosova në Maqedoni. Remziu në atë kohë qëndroi në Shkup, meqë kishte shtëpi dhe familje. Vlen të përmendet se Maqedonia atëherë ishte bërë strehë për ne, sepse marrëdhëniet Maqedoni-Serbi ishin tejet të acaruara. Pas krijimit të aferës së armëve dhe rënies në burg të disa drejtuesve të FRSH-së në Maqedoni, Remziu u vendos në Tiranë së bashku me familjen. vijon... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Thu Nov 27, 2008 8:17 pm | |
| Por punën dhe aktivitetin e kishte në territorin e Maqedonisë. S’do mend që kjo është ditur, se të krijosh një organizatë politiko- ushtarake në kohën e okupimit, je i detyruar domosdoshmërish të krijosh një organizatë të tillë. Me keqardhje them se sot në Kosovë nuk ka nivel të këtij organizimi, siç e kishte FRSH-ja. Përveç djemve më të mirë që punonin në këtë sektor dhe specialistëve të cilët punonin me shpirt dhe u bënë idealistë të vërtetë, vlen të përmendet se ata punonin vullnetarisht dhe pa para. Natyrisht, literaturën dhe kurset private i bëmë jashtë Kosovës. Falenderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë punë të rëndësishme kombëtare. Askush deri tani nuk foli dhe ende është herët të flitet për këtë. Vlen të përmendet thënia e vyer, patrioti dhe oficeri i vërtetë, shpeshherë sekretin kombëtar dhe shtetëror e marrin me vete në varr. Edhe Remziu, shumë gjëra i mori me vete atje ku është. Çfarë bëri fronti i rezistencës pas rrëmbimit të Remzi Hoxhës? Për rrëmbimin e R. H. janë ngritur shumë versioni dhe të gjitha këto i kemi studiuar me shumë kujdes për gjurmët dhe punën e tij. Kujdes të veçantë i kemi kushtuar rrëmbimit të tij, por për ne më e mundshmja është se UDB-ja duke e ditur dhe duke pasur parasysh mundësinë financiare të Remziut, ka përdorur alibi nga më të ndryshme për ta likuiduar. Ne kemi pasur dijeni dhe janë të njohura të gjitha ato që janë dhe janë shkruar deri tani, por asnjë nuk është e vërtetë. E vetmja e vërtetë është se Remzi Hoxha ka punuar e ka kontribuar jashtëzakonisht për çështjen kombëtare dhe me aktivitetin e tij ka mundur shumë lehtë të binte në sy për okupatorin dhe armikun. Detyra e Remzi Hoxhës nuk ishte të filmonte takimin e Gazidedes me Arkanin, as të merrej me takimin Millosheviç-Gligorov-Berisha. dhe nëse ka konstatuar një gjë e tillë, do të ketë qenë e rastësishme. E them me bindje se Remziu dhe askush nga FRSH-ja, nuk kishte nevojë të financonte atentatin ndaj Kiro Gligorov, pasi vetë programi i FRSH-së e përjashtonte terrorizmin dhe teorikisht në programet tona nuk ka ekzistuar një gjë e tillë. Ne po të kishim dashur terrorizëm, kishim mundur ta shkatërronim në Kosovë ndaj okupatorit, por këtë nuk e kemi bërë kurrë dhe nuk kishim nevojë të merreshim. Këto i ngarkohen Remziut për të justifikuar zhdukjen e tij. Unë si ish-shef i tij, ju them me bindje dhe me shumë përgjegjësi, se ai nuk i meriton këto epitete. Ai që ka pak ndërgjegje e gjak shqiptari, të tregojë të paktën se ku ndodhen eshtrat e këtij dëshmori të lirisë. FRSH-ja ka pasur bashkëpunim dhe marrëdhënie shtetërore institucionale me shtetin shqiptar. Furnizimin me armë e kemi bërë në rrugë shtetërore. Unë ju shpjegova dhe më lartë për këto marrëveshje dhe kush i ka nënshkruar. Është e vërtetë që nga 1990 janë futur dhe ftuar jashtë për të ardhur në stërvitje dhe për t’u marrë me këtë punë. Të gjitha janë bërë në rrugë shtetërore dhe me marrëveshje. Këto janë të deklaruara dhe pranuar edhe në parlamentin shqiptar nga ish-ministri i Mbrojtjes, zoti Teta i akuzuar nga opozita e atëhershme për dhënie të armëve kosovarëve. Atëherë Zoti Teta qe përgjigjur: Kam dhënë dhe do jap prapë kur të vij. Fati e deshi që Teta në kohën e luftës së Kosovës e realizoi këtë dëshirë së bashku me shumë ministra të tjerë të shtetit shqiptar. Çfarë të dhënash ka Fronti i Rezistencës për likuidimin fizik të disa anëtarëve të tij, përfshi edhe Remziun? FRSH-ja e kishte të pamundur të zbardhte të vërtetën e vrasjeve tragjike të disa prej veprimtarëve më të mirë. Rasti i Remziut nuk është i vetmi, por po përmend në ’92, kur u vra me pistoletë në gojë një nga veprimtarët e diasporës në “Mine Peza”, pranë Rajonit 3 të Policisë. Ai është Shaip Gashi, vrasësi u lirua me urdhër politik dhe sot bredh në disa institucione të Kosovës. U dogj i gjallë në lokalin e tij në Tiranë të Re, dhëndri i Bredri Dedës, të më fal nuk më kujtohet emri. U masakrua gazetari i “Gazetës Shqiptare”, njëkohësisht edhe zëdhënës i parë i luftës së Kosovës, Ali Uka. Në masa presioni e kërcënime u dënuan shumë veprimtarë të largoheshin në diasporë dhe nuk janë kthyer ende në Kosovë dhe kjo është fatkeqësi. A keni konstatuar ndërhyrje të shërbimit sekret serb apo SHIK-ut për të goditur aktivitetin ilegal të lëvizjes tuaj? Këto janë çështje të niveleve të larta shtetërore që bëhen me përgatitje, kushte dhe persona të caktuar. Neve nuk na interesonte të merreshim me këtë punë dhe aq më tepër kur ne shpresonin që shteti dhe strukturat e tij të na ndihmonin në misionin tonë të shenjtë. Ka pasur qytetarë nga Kosova në shërbim të SHIK-ut që na survejonin. Për këtë kemi fakte dhe dokumente, ashtu siç kemi dhe posedojmë dokumente për disa njerëz të Kosovës që punonin në shërbim të UDB-së. Dua të theksoj se FRSH-ja ishte me dijeninë dhe kishte bekimin e strukturave më të larta shtetërore shqiptare. Asnjëherë nuk kemi vepruar apo ndërmerrnim asnjë veprim pa dijeni e shtetit amë. Po e theksoj dhe një herë, se udhëheqja e lartë e FRSH-së ka pasur takime me udhëheqjen e lartë shtetërore shqiptare. Edhe para vitit ‘90 dhe pas ’92, ne vazhduam me këto marrëdhënie dhe struktura të larta. Por fatkeqësia filloi në vitet ‘92-’93, me arrestimin e Mentor Kaçit me shokë. Për të gjitha këto ishin në dijeni drejtuesit më të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë. Çfarë ndodhi në mars ‘93? Isha në manifestimin ku ishte presidenti Rrugova, presidenti Berisha dhe kryeministri Bukoshi dhe shumë personalitete e intelektualë nga Kosova e diaspora. Pas një orë, pasi mbërrita në shtëpi jam arrestuar në banesën time nga SHIK-u. Akuza dihet tashmë, ka shkruar shtypi atëherë. Atë natë dhe më pas janë arrestuar shumë të tjerë, mes tyre Adem Jashari, Islam Caka, Ahmet Bytyçi e disa oficerë madhorë të shtetit shqiptar. Atëherë është sulmuar që në akuzën time të më bashkojnë ish- presidentit Alia, Deputetin Gramoz Ruçi, ish-ministrin Teta, zv/min. e Mbrojtjes, Halil Hyseni e shumë të tjerë. Arrestimi im nuk ishte akuzë e thjeshtë, shkelje ligji, por pasojë e një politike të caktuar. U bë sepse ne iu kundërvumë politikës dhe strategjisë për Kosovën. Para meje ishte arrestuar Kaçi, dhe kisha mbetur unë që merresha me stërvitjen e shokëve në Shqipëri dhe diasporë. Arrestimi im u bë për të eliminuar krejt udhëheqjen. Çanta ime ishte thjesht çështje teknike ku pritej të merrnin ato dokumente dhe mjete që u interesonin. A keni pasur informacion se ka pasur dyshime për një takim me Millosheviçin, presidentin e Maqedonisë, Gligorov dhe Berishën në tetor të vitin ’95, dhe nga informacionet, cila do të ishte tema e takimit? Ishim të njoftuar për të gjitha lëvizjet që bëheshin në dëm të Kosovës. Normalisht atëherë ishim më aktivë. Unë kisha dalë nga burgu dhe FRSH-ja merrej me drejtimin e luftës. Por misioni i Remziut nuk ishte të vëzhgonte takimin e treshes në Shën Naum, por ka mundur të ndodhë edhe gjatë kësaj, që rastësia është mbreti i botës. Dhe Remziu është ndodhur në këtë rastësi. Por ne nuk kishim detyrë, pasi misioni ynë ishte tjetër dhe jo të përgjonte ish- presidentin Berisha, pasi ishte shteti shqiptar dhe strukturat e shtetit shqiptar që do të vendosnin. Natyrisht që Millosheviçi dhe Gligorov po aq ishin për ne armiq, që çdo lëvizje e atakim të tyre e gjykonim në dëm të Kosovës dhe çështjes shqiptare në ish- Jugosllavi. Unë di vetëm një gjë t’u them dhe është shumë e vërtetë që marrëdhëniet mes Rugovës e Berishës ishin tejet të ftohta dhe Berisha kërkonte aleat të tjerë, siç e përdori për fat të keq simbolin e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin, Hidajet Hysenin dhe shumë të tjerë, përfshi dhe ish-kryeministrin e qeverisë, Bujar Bukoshin për t’ju kundërvënë politikës së Rugovës, i cili i kishte marrëdhëniet tejet të ftohta. Këto janë gjëra të vërtetë dhe na kanë kushtuar shumë rëndë. Një ditë, të gjitha këto dokumente që ekzistojnë do të hapen. Ne jemi duke e shkruar historikun e rezistencës dhe luftës së Kosovës dhe të gjitha do t’i dokumentojmë me fakte e dokumente të padiskutueshme. Por tani mendoj se është herët të flitet për këtë takim. Por ne kemi qenë në dijeni. Remziu ka njoftuar shokun tonë të veprimtarisë, Basri Zukën i cili ka njoftuar me shkrim atëherë ish- presidentin Rugova, por më tutje ne nuk e dimë se çfarë ka ndërmarrë Rugova për një takim të tillë. Pse u takove me ministrin e Shëndetësisë, Ali Alushani? Ju gazetarët e keni princip të gërriceni shumë, por unë jam i detyruar të përgjigjem. Ne kishim në program të përgatisnim terrenin për luftë. Dhe për këtë duhej të përgatiteshin spitalet në Kukës, Tropojë dhe Burrel. Ndaj u takuam me të, na ndihmoi në pajisjen e spitalit të parë të Tropojës, synuam të përgatisnim spitalin e Kukësit dhe filluam atë në Burrel. Por derisa na ranë shokët në burg, nuk mundëm. Por e di që në spitalin e Tropojës, dhe drejtori Din Selimi na ndihmoi shumë dhe përgatiti spitalin si për luftë. Për këtë, veç ministrit të Shëndetësisë pati dijeni dhe presidenti R.Alia dhe kryeministri Nano. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Fri Nov 28, 2008 7:16 am | |
| Fazlliç fiton tenderin e kompjuterëve në ShqipëriNga Tema Sekseri i qeverisë shqiptare, serbo-boshnjaku Damir Fazlliç, ka arritur të fitojë një tender të rëndësishëm të qeverisë shqiptare. Bëhet fjalë për tenderin për instalimin e kompjuterëve dhe rrjetit në 665 shkolla në vendin tonë dhe që kap një vlerë prej 10 milionë dollarësh. Lajmi është konfirmuar dhe nga mediat e Serbisë. Sipas tyre, në konsorcium serb “MP Soft Group” ka marrë këtë tender. Ato theksojnë faktin se kjo kompani me qendër në Beograd ka degët e saj në Pragë të Çekisë dhe në Limasol të Qipros. Pikërisht, dega e kësaj kompanie në Qipro është e Fazlliç. Ky i fundit ka bërë lobing pranë qeverisë shqiptare për të marrë pikërisht këtë tender prej kohësh. Burime të gazetës “TemA” thonë se një ambasadë perëndimore në Tiranë ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për të favorizuar firmën e Damir Fazlliç. E kështu, një tjetër fushë ku Fazlliç e ka parë veten të favorizuar nga qeveria shqiptare është ajo e teknologjisë së komunikimit. Emri i boshnjakut filloi të qarkullojë së fundi në mediat shqiptare, ndërkohë që në nëntokën e pazareve të familjes kryeministrore ai është protagonist që nga nisja e mandatit për qeverisje të Partisë Demokratike. Gazeta “TemA” është e para që nisi denoncimin ndaj aferave të tij, me një seri shkrimesh për këtë personazh dhe fijet e tij që shkojnë thellë në aktet më kriminale në rajon, siç është vrasja e kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç. I quajtur si një shantazhues dhe një mashtrues, ai është përfshirë në shumë afera në të gjitha vendet e rajonit. Në Shqipëri emri i tij filloi të përflitej shumë pas botimit të disa materialeve për një transfertë milionëshe të tij në drejtim të ortakes së vajzës së kryeministrit, Sali Berisha, nga një firmë e tij pa asnjë aktivitet financiar, madje me borxhe në shtet. Firma kishte për administrator kunatin e ministrit Lulzim Basha, duke mbyllur kështu qarkun e përfolur gjithmonë në media mes Argitës dhe Lulzimit. Më pas në dritë dolën të tjera afera të tij në fushën e ndërtimeve, energjisë, karburanteve, pasurive të patundshme. Vetë ai e pranoi në një intervistë që është mik i kryeministrit Berisha dhe klient i së bijës. Madje ai tha që pas arrestimit në Bosnjë në prani të njërit prej kriminelëve dhe sekserëve më të mëdhenj boshnjakë, atë e ka telefonuar kryeministri, Sali Berisha, duke e pyetur për këtë ngjarje. Me një shkollim gjysmak në shkolla të shtrenjta, i lidhur me fije familjare me famëkeqin e UDB, Stanishiç, Fazlliç ka pranuar se pa bërë asnjë aktivitet në Shqipëri ka arritur të bëjë 50 milionë dollarë brenda një kohe të shkurtër. “MP Soft Group” fiton një tender në ShqipëriANSAmedKonsorciumi teknologjik serb i “MP Soft dhe CT Computers” ka fituar një tender për të instaluar kompjuterë në 665 shkolla në Shqipëri, bëri të ditur “MP Soft Group”. I gjithë operacioni kap vlerën e më shumë se 10 milionë dollarëve, i tha kompania agjencisë së lajmeve BETA. Siç specifikohet, kompanitë serbe do të instalojnë platformat e rrjetit dhe do të vënë në punë më shumë se 10 mijë kompjuterë, printerë dhe skanerë sipas një projekti të Ministrisë shqiptare të Arsimit dhe Shkencës, financuar nga Banka Botërore. “MP Soft Group”, me selitë qendrore në Beograd, u themelua në vitin 1990 dhe ka degë në Pragë, Republika Çeke dhe në Limasol të Qipros. “CT Computers” është pjesë e “ComTrade Group”. Fazlliç: Prokuroria po më pengon në projektet e mia për zhvillimin e Shqipërisë dhe hapjen e vendeve të punësDamir Fazlliç së bashku me ekipin e tij të mbrojtjes ligjore kanë reaguar dje në lidhje me shqyrtimin gjyqësor që po i bëhet atij. Me një gjuhë tipike prej një shantazhuesi, Fazlliç fillimisht ka sulmuar ashpër prokurorinë për hetimet që po ndërmerr ndaj tij dhe më pas ka zgjedhur të bëjë lëvdata ndaj saj duke shprehur besim se ajo do e zgjidhë në mënyrë të drejtë këtë çështje. Sipas tij, zgjatja e kërkuar nga prokuroria për të hetuar, është dëshmi e pafajësisë së tij. “Seanca e djeshme gjyqësore kundër sekuestrimit të njëanshëm nga prokurorët të pasurive në Shqipëri ishte irrituese. Ishte irrituese, pasi avokatët mbrojtës shkuan në seancë të përgatitur për të demonstruar që sekuestrimi nga ana e prokurorëve është i paligjshëm nën ligjin shqiptar dhe për më tepër i gjithë hetimi është krejtësisht i pabazë, por i nxitur vetëm e vetëm nga historitë keqdashëse dhe të pavërteta rreth tij nga elementë të caktuar të shtypit shqiptar”, - thuhet në prononcimin e Fazlliç. “Por, avokatët e patën krejtësisht të pamundur ta bënin këtë gjë, pasi prokurorët, krejtësisht të papërgatitur për të provuar të kundërtën, kërkuan zgjatje kohe, brenda së cilës të mund të përgjigjen dhe të përpiqen të justifikojnë veprimet e marra që një muaj më parë”, - vijon qëndrimi i Fazlliç. Këtu vjen edhe qëndrimi tjetër i biznesmenit Fazlliç. Ai thotë se “ndonëse besimi i tij në këtë proces është lëkundur, vazhdon të besojë se profesionalizmi i atyre që janë përfshirë në këtë çështje do të sjellë më në fund pastrimin e emrit të tij”. Por ajo që e tremb më shumë Fazlliç është fakti se të tjera afera do të publikohen në media gjatë kësaj periudhe. Ai e quan këtë fushatë të motivuar politikisht. “Kjo zgjatje e procesit po bën të mundur që elementë të caktuar të medias të vazhdojnë fushatën e tyre të motivuar politikisht dhe të padrejtë kundër tij”. “Duke qenë se hetimi për “pastrim të supozuar parash” ndaj z. Fazlliç nisi vetëm për shkak të raportimeve të ngjashme të gënjeshtërta të disa mediave, inkurajojmë prokurorët të heqin sekuestrimin, të përfundojnë sa më shpejt hetimin e tyre dhe ta çlirojnë z. Fazlliç nga akuzat për keqbërje”. Në përfundim të deklaratës, Fazlliç gjen momentin të sulmojë mediat dhe të thotë se ai po e ndihmon Shqipërinë me vende pune. “Ndoshta disa elementë të medies në Shqipëri mendojnë se njerëzit janë budallenj, se njerëzit besojnë çdo gjë që lexojnë dhe se në Shqipëri individi është fajtor, derisa të provohet i pafajshëm”. Këtu, Fazlliç thekson se ai “nuk ndan një mendim të tillë të ulët për njerëzit apo për ligjin”, duke shtuar: “Kjo është arsyeja që dëshiron t'i çojë përpara projektet e tij në Shqipëri, duke ndihmuar kështu edhe në krijimin e vendeve të punës dhe mirëqenies së vendit”. Sidoqoftë, biznesmeni thekson se “për shkak të hetimit, këto plane janë në pritje dhe projekti i tij, i rrezikuar”. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sat Nov 29, 2008 5:52 am | |
| Nepermjet faljes se tokes ne brgedetin shqiptar te Fazllicit nga Berisha, Serbia e jone realizoi endren e saj qe te ket dalje ne det. | |
| | | fina Anëtar i ri
Numri i postimeve : 83 Registration date : 19/06/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sat Nov 29, 2008 8:35 pm | |
| po te mos ishte Sali Berisha, e gjithe Shqiperia do te ishte Greqi,keshtu qe juve qe e keni fyer Berishen, ky i fundit ua paska prishe planin, se e mbajti Shqiperine e bashkuar degjoni ju o shqipataret nga Greqia te paguar, si thoni ju kjo e fundit doli bukur si refren rrnoft Berishaaaaaaaaaaa. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sat Nov 29, 2008 8:37 pm | |
| Fina, prej kur funksionojn shkollat greke ne Himare? Vetem kete me thuaj. |
| | | fina Anëtar i ri
Numri i postimeve : 83 Registration date : 19/06/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sat Nov 29, 2008 8:46 pm | |
| ja ta them Akil, e dini ti qe ke mbi 200 mije shqiptare qe punojn ne Greqi edhe kur Berisha beri hapin te largoj Janullatosin nga Shqiperia e dine sa shqiptaret i ke pas ne kufij, keshtu qe vet jeni bere te varur nga Greqia, e cila gjate gjithe HISTORISE ka lujt me shqiptaret, edhe vet jeni bere viktime e tyre. Sipas teje Berisha ka fajet per kete???? | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sat Nov 29, 2008 8:54 pm | |
| Fina, Berisha nuk ekziston vetem nga 2005 e kendej aty ku eshte. Berisha ka qen edhe me heret aty ku eshte sot, fatkeqesisht. Keshtu qe, pyetja qe te kam bere, ka te beje jo nga 2005 e kendej, por me heret. Mos u ben tani sikur nuk e din se ku e kam fjalen. Tjere njerez jane ata, qe kan tregu kujdes dhe kan paralajmeru edhe kan tregu menyra qe mos te ndodhe ajo qe sot po ndodhe ne Himare. |
| | | Mergimtari Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 755 Age : 111 Vendi : Jashtë forumit Registration date : 31/05/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sat Nov 29, 2008 9:05 pm | |
| Vdekje titistëve dhe UDBashëve, Liri popullit. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Sun Nov 30, 2008 3:38 am | |
| Berisha ka instaluar Janullatosin... | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Mon Dec 01, 2008 5:12 am | |
| Ja, deklarata e plotë e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha lidhur me Kosovën, e shprehur në Pekin në ceremoninë solemne të pritjes së delegacioneve të huaja (kryetarë dhe kryeministra dhe shoqëruesit e tyre) kryetarit kinez, me rastin e hapjes së “lojërave olimpike 2008” në Kinë.
-Sali Berisha: “Në çdo rrethanë, çështja e Kosovës nuk ka qenë një problem midis Shqipërisë dhe Serbisë dhe nuk kam pranuar kurrë që kjo çështje të jetë një problem midis këtyre dy vendeve, sepse nuk ka qenë i tillë. Ky është problem i komunitetit ndërkombëtar, i qytetarëve dhe udhëheqjes politike të Kosovës dhe natyrisht dhe Serbia ka qenë pjesë, nuk mund të mohohet", përfundoi Kreu i Qeverisë shqiptare./Mekuli Press/ 12/08/2008
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Mon Dec 01, 2008 5:14 am | |
| Berisha ne Kine pati dhe nje takim sekret me Putinin. | |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Mon Dec 01, 2008 5:50 am | |
| çdo herë e kam pas antipatik dhe e urrej sepse kur ka qene Adem Jashari me Grupin e vete ne Shqiperi per Ushtrime Luftarake ky ika perzon dhe ka pas mei dorezu ne ushtrin jugosllave | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! Mon Dec 01, 2008 5:57 am | |
| Berisha prap kunder bashkimit Kombetar
Reagim ndaj intervistes se dhene nga Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, me 11.09.08 ku deklaron: - Berisha: Nuk eshte realiste kerkesa per bashkimin e Kosoves me Shqiperine.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se është "absolutisht jorealiste" për Shqipërinë që ta shqyrtojë mundësinë e bashkimit me Kosovën ose Shqipërinë e Madhe.
"Projekti i pavarësisë së Kosovës është projekt për të cilin ata luftuan dhe votuan", i tha ai agjencisë Reuters. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! | |
| |
| | | | Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |