Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!

Shko poshtë 
+76
ramadan mekaniku
valmir9
an-di
xhiti
Ramizi
Mehmeti
Mirushe
Aktiv
Tatoo
Medalim
Hamitmatjani
PeriiKeputur
Muja e Halili
paioni
Clarence
Eagle Eye
Eklips
korcaeagles
LISI
Delia
anila
Aldo
klodian
GERI_G
Fjona
ngadhenjimi
dezertori
xhavo_
play
Arber01
Guximi
aristokrati
murturi
Kasper
Blerti_Gashi
Teutaa
Tropojani
sela-mi
Xili
fina
Jani
E_Bukura
shqiptar real
lilu
nardlushnja
feratkoca
lilly
forca1
blerim krrqa
ss1
agim__barja
kacimix
fatlum
Labinot Drenica
comeback
njonidrenica
besim78
Leka i Madh
blerim
petritkola
Gjura
katunariplak
Martina
MUHAMETII
Pirro i Epirit
Mergimtari
**Lumi_
Sofra
tom sojer
Beton
el43
Eva0506
zeriatdheut
Luki
Ademi85
Ago Muji
80 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 23 ... 40  Next
AutoriMesazh
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyWed Oct 15, 2008 11:05 pm

Katastrof- shqip
Komunist- fjale universale shpreh ideologji oj gjeni
tregon- shqip do thote defton
konvenon- fjale e prejardhur
juve- ju
martina- mundet me qene serbisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyThu Oct 16, 2008 12:53 am

Sali Berisha po kompletohet si figure teresisht deshtake, teresisht e turpshme dhe teresisht humbese. Turp per Partine Demokratike! Partia Demokratike me kete honxho bonxhon qe ka ne krye e ka te siguruar nje gje. Ka fituar urrejtjen e te gjithe shqiptareve kendej e andej kufirit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyThu Oct 16, 2008 1:54 am

Ose Fazlliç, ose hiç!

Nga Mero Baze

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, foli dje publikisht rreth një shqetësimi që sa vjen e shtohet, lidhur me përdorimin e gjithë pushtetit politik për të mbrojtur një të dyshuar për evazion fiskal dhe pastrim parash të quajtur Damir Fazlliç. U bë më shumë se një javë që kryeministri Berisha ka hedhur në betejë gjithkënd që del dhe nuk del vullnetar nga radhët e Kuvendit, qeverisë dhe partisë. Mustafaj u bë kështu i pari zë kundër, që bën thirrje të ndalet ky keqpërdorim dhe të mos hyjmë në konflikt me Perëndimin për një të dyshuar. Kjo natyrisht që do të ketë një çmim për të. Por problemi më i ri që po del brenda PD është se njësoj po marrin kosto dhe ata që po dalin vullnetarë për të mbrojtur Fazlliçin. Pas deklaratave të ambasadës së SHBA në Tiranë dhe gjithë ambasadorëve të BE, u pa një linjë tjetër zyrtare ndaj tyre. Njerëzit e Berishës që u ftuan t’i komentojnë këto deklarata, i pranuan ato si vërejtje të drejta dhe fajësuan për këtë Bujar Nishanin dhe Enkelejd Alibeajn. Pra, tendenca e qartë është të tregohet se vullnetarët që dalin në mbrojtje të Fazlliçit, e bëjnë këtë me kokë të tyre dhe se Berisha nuk është dakord me ta.
Megjithëse shumë perverse dhe e pabesë si taktikë politike, ajo është tipike e një kryeministri që ka hyrë në spiralen e mosmbrojtjes dot të sekserit të familjes së tij. Mjaftoi një deklaratë e SHBA dhe BE dhe ai hodhi poshtë dy ministra, sikur të mos i kishte urdhëruar ai në telefon të bënin atë marrëzi që bënë. Natyrisht, diplomatët perëndimorë në Tiranë e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur dhe kush është duke e mbrojtur Fazlliçin. Ata janë të interesuar që prokuroria të hetojë e qetë dhe të arrijë në përfundime të drejta. Berisha ndërkohë është i interesuar të konsumojë çdokënd brenda PD në këtë çështje, me qëllim që askush të mos guxojë të thotë pastaj se ishte gabim mbrojtja e Fazlliçit. Bujar Nishani do ta ketë të vështirë ta thotë këtë më vonë, po ashtu dhe Alibeaj. Po ashtu dhe shumë drejtues të lartë të PD Berisha po i përfshin në luftë nën moton “Ose Fazlliç, ose hiç”. Secili prej tyre do të kthehet në një hiç, nëse nuk mbron tashmë të përfolurin Fazlliç. Dhe, derisa beteja të përfundojë, do të rrjedhin shumë ujëra dhe shumë prej atyre që po dalin vullnetarë, do të flaken si të keqpërdorur që i prishin imazhin kryeministrit në Perëndim.
Tendenca tjetër e kryeministrit Berisha është të krijojë alibi false për rrethin e tij familjar. Dje kishte nxjerrë vajzën dhe mbesën të bënin përgënjeshtrime për akuza që nuk ua ka ngritur njeri dhe të mos jepnin asnjë shpjegim për akuzat konkrete. Akuza konkrete zotit Fazlliç nga media i është ngritur, pasi është publikuar kontrata fiktive e shitjes. Ajo është ose pastrim parash, ose evazion fiskal. Këshilltarja e tij ligjore, Argita Berisha, nëse ka diçka për të folur, mund të thotë se çfarë është kjo, jo të bëjë sikur përgënjeshtron gjëra që s’ia ka thënë njeri. Po ashtu, mbesa e tij nuk ka asnjë akuzë se ka shkelur ligjin duke punuar si kontabiliste te firma “Alpha” e Fazlliçit apo te dy filialet e “Rompetrol”-it, që kanë kaluar në likuidim për shkak të borxheve, duke u zëvendësuar me dy të reja. Ajo thjesht është ilustrim se Fazlliç i kryen punët me njerëzit e besuar të familjes që i krijojnë lehtësi për shkak të pushtetit. Ne nuk e kemi akuzuar atë pse është kontabiliste, por kemi thënë se Fazlliç i ka kryer punët me njerëzit e besuar të kryeministrit. E njëjta kontabiliste është dhe te fabrika e armëve në Poliçan, por ne nuk kemi thënë se e ka çuar kryeministri të fshehë bilancin e armëve që kanë ardhur nga Poliçani në Gërdec.
Dhe spekulimi më i fundit i Berishës, por i pari për nga rëndësia, është mbrojtja e tij se nuk është shkelur asnjë ligj në favorizimet që i janë bërë Fazlliçit. Ky është tregues që ai është i kapur. As në Gërdec nuk është shkelur asnjë ligj. Përkundrazi, janë bërë ligje të tilla që favorizonin miqtë e familjes së tij të demontonin fishekë. Ligjet janë bërë nën mbikëqyrjen e djalit të tij, i cili bridhte zyrë më zyrë e zyrtar më zyrtar ta bënte ligjin ashtu si e donte. Dhe e bëri. Pas kësaj ai nuk e shkeli ligjin, por hodhi në erë një fshat të tërë, duke vrarë 27 vetë dhe duke shkatërruar gjithë fshatrat përreth. Asnjë ligj nuk është shkelur as duke falimentuar dy kompani dhe duke hapur dy të reja në të njëjtën zyrë, por është keqpërdorur ligji, duke përdorur klientelizmin me kryeministrin dhe duke mos parë që kompania, e cila ka patur borxhe, ka pasur dhe ka asete, të cilat i duheshin sekuestruar. Gjëma e madhe nuk është shkelja e një ligji, se ai verifikohet dhe fajtorët ndëshkohen. Kapja e shtetit nis atje kur ligjet bëhen për t’iu shërbyer trafikantëve. Zoti Berisha ka shkelur parimet e tij, ka dhunuar besimin e qytetarëve se ai do të luftojë korrupsionin dhe po bën ç’është e mundur që Fazlliç të mos shkojë para drejtësisë. Ai po kërcënon prokurorinë, po përpiqet të shkelë Kushtetutën dhe të shpikë hetime ndërkombëtare, po konsumon pushtetin e shumicës për hir të Fazlliçit dhe po përpiqet ta sabotojë hetimin e prokurorisë duke nisur hetime paralele nga Ministria e Brendshme. Duke bërë këtë, ai ka shkelur premtimin për moskapje të shtetit prej trafikut, ka shkelur të drejtën e qytetarëve shqiptarë që të jenë të barabartë para ligjit, ka shkelur rregullat e lirisë ekonomike dhe konkurrencës së lirë, duke bërë që një i përfolur si kryesekser i Ballkanit, të bëjë 50 milionë euro për tre vjet, dhe të paguajë 20 mijë lekë sigurime shoqërore në muaj dhe 100 mijë lekë tatime mbi fitime, dhe ato pa i likuiduar. I kapur ngushtë, ai tashmë po konsumon çdo figurë të PD, çdo ministër e deputet për luftën e shenjtë në mbrojtje të Fazlliçit. Lajmi i parë i mirë ishte dje deklarata e Mustafajt. Shpresoj që dikush hapur e dikush heshturazi ta ndalin këtë rrugë drejt greminës, në të cilën po shkohet për të vdekur me emrin e Damir Fazlliçit në gojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyThu Oct 16, 2008 1:55 am

Firma e Fazlliçit me borxhe në tatime

Nga Tema
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Fazllicci
Kompania “Crown Acquisitions” sh.p.k., me pronar të vetëm Damir Fazlliç dhe administrator të vetëm Erion Isufin, deri në mes të vitit 2007 rezulton me detyrime tatimore, pasi nuk ka paguar tatimin mbi fitimin dhe sigurimet shoqërore deri në shtator të vitit 2008. Kompania ka ndërruar pronar më 20 qershor 2007, duke u bërë pronë e “Altaria Research Limited”, e përfaqësuar nga avokatja Flutura Kola, bashkëpronare në studio me Argita Berishën. Fazlliç për herë të fundit ka thënë se ai është pronar dhe i kompanisë qipriote. Në të vërtetë, hetimet na çojnë se përfaqësia reale e kësaj kompanie në Shqipëri është dhe pronësia reale e saj. Por, duke mbetur te deklaratat e Fazlliçit, ne verifikuam zyrtarisht në taksat dhe tatimet e Shqipërisë se si është bilanci i kësaj kompanie. Zyrtarisht, askush nuk të hap derën, por zyrtarë korrektë të tatimeve na printuan pasqyrën e saj nga muaji mars 2007 deri në shtator 2008, kohë gjatë së cilës kompania “Crown Acquisitions” sh.p.k., ndërroi pronarë dhe administrohet formalisht prej avokates Flutura Kola që ka prokurë nga kompania qipriote.
Kompjuteri i tatimeve dëshmon se kjo kompani nuk ka paguar as tatim-fitimin dhe as sigurimet shoqërore. Gazeta po publikon dy fletët e printuara nga sistemi online i tatimeve, që verifikojnë klientelizmin e qeverisë me kompaninë e Fazlliçit.
Kompania ka një tatim-fitimi mujor 100 mijë lekë të reja, që nuk e ka paguar asnjë muaj dhe sigurime shoqërore në muaj 21 mijë lekë, që i bie që vetëm një person të jetë i siguruar në gjithë kompaninë.
Siç shihet nga tabela e mësipërme, TABELA 1, e printuar, në kolonën e dytë ku thuhet periudha, shihet qartë se që nga marsi i vitit 2007 deri në mars 2008 kompania nuk ka bërë asnjë pagesë tatimi mbi fitimin dhe as sigurimet shoqërore, edhe pse ato i përkasin vetëm shifrës që duhet të paguhet për një njeri, konkretisht administratorit.
Në tabelën e dytë po ashtu shihet se në kolonën e dytë, ku thuhet periudha prej marsit 2008 deri në shtator 2008, kohë në të cilën janë të dhënat e fundit të tatimeve, “Crown Acquisitions” sh.p.k., nuk ka paguar po ashtu as tatimet mbi fitimin, as sigurimet shoqërore dhe as gjobat. Shuma totale që kompjuteri nxjerr si borxh neto është 43.9035 lekë të reja. Edhe pse jo shumë e madhe, për shkak të inaktivitetit të shoqërisë, dëshmia tregon se kompania nuk është aktive dhe se nuk ka ndryshuar ende pronësinë, por figuron në emër të Damir Fazlliç.
Televizioni “News 24” tentoi dje ta merrte në rrugë zyrtare shkresën, por nuk mundi, pasi zyrtarët e tatimeve nuk ia dhanë. Ne po i botojmë këto shkresa të printuara nga kompjuteri i tatimeve, me shpresë se ata nuk do të guxojnë të bëjnë ndërhyrje.
Prokuroria ndërkohë mund të merret më seriozisht me hetimin e tyre dhe tolerimin e këtij evazioni fiskal.


Berisha: Fazlliç ka shlyer detyrimet si çdo biznesmen


Kryeministri, Sali Berisha, ka garantuar shqiptarët se Damir Fazlliç ka shlyer detyrimet si çdo biznesmen dhe se ai nuk është toleruar nga shteti shqiptar. Tabelat e mësipërme tregojnë qartë se Fazlliç nuk ka shlyer detyrimet dhe nuk është si gjithë biznesmenët e tjerë shqiptarë. Berisha duhet të zgjedhë mes shtetit dhe Fazlliçit, kur i referohet miqësisë me të. Ky është një dokument zyrtar që po e botojmë për të dëshmuar se Fazlliç është toleruar njësoj si fabrika e Gërdecit, me dy punëtorë të siguruar. Kjo është një dëshmi tjetër që provon vërtet miqësinë e tij me kryeministrin dhe klientelizmin e këtij të fundit për biznesmenët që i ka miq të familjes së tij.
Kur Damir Fazlliç e ka shitur kompaninë e tij, “Crown Acquisitions” sh.p.k. te kompania “Altaria Research Limited”, ai duhej të paguante 10 për qind të shumës së kontratës së shitjes që është 175 mijë euro, kurse shoqërisë “Altaria Research Limited” do t’i faturonte dhe një TVSH prej 20 përqindësh që e çon shumën e evazionit fiskal në 525 mijë euro. Kjo është një shumë e mjaftueshme që Fazlliç të arrestohet. Me sa duket, kjo ka shqetësuar kryeministrin që kërkon të shpikë ligje të reja për hetimin e miqve të tij duke kërkuar hetim ndërkombëtar, ndërkohë që ai ka bërë një krim konkret në vendin tonë, sipas dokumenteve që kanë tatimet dhe sipas deklaratave të vetë atij. Nëse ka gjëra të tjera pas kësaj historie, janë hetimet ato që do ta nxjerrin. Kryeministri duhet të ketë durim të presë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besim78
Anëtar i ri
Anëtar i ri
besim78


Numri i postimeve : 126
Registration date : 17/05/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyThu Oct 16, 2008 2:50 am

Cdo te keqe mund te kete Sala,po ju kosovarve nuk ju takon me e shajte,sepse shtepia e tij u kthye ne baze lufte ku strehoi kreret e UCK te Kosoves dhe Maqedonise,kete e kam ndigju tek emisioni Deja VU ku Ali Ahmeti vete e pranoi nje gje te tille,prandaj respekt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyThu Oct 16, 2008 5:26 am

Besim78,

Nuk eshte e vertet.

Shtepia e Berishes ka nja 50 vjete e pa banuar...

Ne ndertesen e mbetur ndoshta jane ngritur prita kundra Kosovareve.

Juve i nderuar Besim78, gjeni nje kosovar (jo komandat propogandista) qe ka perjetuar eksepriencen qe juve thoni ne veten e pare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyThu Oct 16, 2008 2:45 pm

besim78 shkruajti:
Cdo te keqe mund te kete Sala,po ju kosovarve nuk ju takon me e shajte,sepse shtepia e tij u kthye ne baze lufte ku strehoi kreret e UCK te Kosoves dhe Maqedonise,kete e kam ndigju tek emisioni Deja VU ku Ali Ahmeti vete e pranoi nje gje te tille,prandaj respekt.

Un sjom Kosovar po jom Shqiptar shoku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besim78
Anëtar i ri
Anëtar i ri
besim78


Numri i postimeve : 126
Registration date : 17/05/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyThu Oct 16, 2008 5:28 pm

petritkola shkruajti:
Besim78,

Nuk eshte e vertet.

Shtepia e Berishes ka nja 50 vjete e pa banuar...

Ne ndertesen e mbetur ndoshta jane ngritur prita kundra Kosovareve.

Juve i nderuar Besim78, gjeni nje kosovar (jo komandat propogandista) qe ka perjetuar eksepriencen qe juve thoni ne veten e pare.
O petrit kam respekt per ty se ti je koherent,kudo shkruan me po kete emer.
Kete qe une thashe,mund ta shkeputesh nga emisioni DEJA VU,ku ishte i ftuar kryetari BDI ALI AHMETI,e ndigjova me veshet e mi,prandaj ben mire ta shikosh emisionin,çfare kuptimi ka se shtepia Sales eshte bosh prej 50 vjetesh,Sala jeton ne Tirane prej 50 vjetesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyThu Oct 16, 2008 6:44 pm

besim78 shkruajti:
Cdo te keqe mund te kete Sala,po ju kosovarve nuk ju takon me e shajte,sepse shtepia e tij u kthye ne baze lufte ku strehoi kreret e UCK te Kosoves dhe Maqedonise,kete e kam ndigju tek emisioni Deja VU ku Ali Ahmeti vete e pranoi nje gje te tille,prandaj respekt.

Mos do te thuash edhe se Sali Berisha e drejtoi luften clirimtare kunder serbeve? Mos valle sali Berisha i priu shqiptareve per liri? Mos do te thuash se Sala u shkri per bashkim kombetar?

I nderuar, ti po gabon rende, kur merr per baze thenie te paverifikuara nga Deja Vu. Aty debatuesit mund te thone c'te duash, ndaj nuk eshte cudi qe ta ekzagjerojne veten e tyre.

Ti harron se kush e arrestoi dhe burgosi Adem Jasharin me 1995? Nese merr vesh me data, ne kete kohe pikerisht ishte president Sala. A e sheh i nderuar, qe Sala s'i ka mirepritur shqiptaret ne shtepine e vet, por i ka burgosur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Martina
Anëtar
Anëtar
Martina


Female
Numri i postimeve : 297
Age : 36
Vendi : Belgjike
Registration date : 04/08/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyThu Oct 16, 2008 7:41 pm

Leka i Madh shkruajti:
besim78 shkruajti:
Cdo te keqe mund te kete Sala,po ju kosovarve nuk ju takon me e shajte,sepse shtepia e tij u kthye ne baze lufte ku strehoi kreret e UCK te Kosoves dhe Maqedonise,kete e kam ndigju tek emisioni Deja VU ku Ali Ahmeti vete e pranoi nje gje te tille,prandaj respekt.

Mos do te thuash edhe se Sali Berisha e drejtoi luften clirimtare kunder serbeve? Mos valle sali Berisha i priu shqiptareve per liri? Mos do te thuash se Sala u shkri per bashkim kombetar?

I nderuar, ti po gabon rende, kur merr per baze thenie te paverifikuara nga Deja Vu. Aty debatuesit mund te thone c'te duash, ndaj nuk eshte cudi qe ta ekzagjerojne veten e tyre.

Ti harron se kush e arrestoi dhe burgosi Adem Jasharin me 1995? Nese merr vesh me data, ne kete kohe pikerisht ishte president Sala. A e sheh i nderuar, qe Sala s'i ka mirepritur shqiptaret ne shtepine e vet, por i ka burgosur.



kjo qe thua ti eshte genjeshter e' thar ne mashé
SALI BERISHA eshte politikani mé atdhetar qe ka patur historia e'jon politike 65 vjeçare ,, duke mos i permendur té 65 viteve me par ,,
Sali berisha punoj aq shum edhe per pavarsin e' kosoves aq sa" çdo politikan i juaji deri sa e'arriten ,,,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyThu Oct 16, 2008 7:47 pm

po atdhetar pernime osht e patriot ee, amo Adem Jasharin e ka shti nburg, un kom nejt personalisht me personin qi ka intervenu me e nxjerr komandantin prej burgut, osht njeri shum i njohur e i respektum nshqiperi kshtu qe kti i thone fakt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyThu Oct 16, 2008 8:13 pm

Martina shkruajti:


kjo qe thua ti eshte genjeshter e' thar ne mashé
SALI BERISHA eshte politikani mé atdhetar qe ka patur historia e'jon politike 65 vjeçare ,, duke mos i permendur té 65 viteve me par ,,
Sali berisha punoj aq shum edhe per pavarsin e' kosoves aq sa" çdo politikan i juaji deri sa e'arriten ,,,

Se nuk mendon para se te shkruash, me cudit shume o zonja dhelper truthare. Une te them fakte te verteta qe te gjithe i dime, kjo zonja me thote 'genjeshtra te thara ne mashe'. Mire, do te lexosh me shume e do te mesosh me shume, dhe pastaj do ta njohesh personin qe e futi ne burg Komandantin tone legjendar.

Politikani me atdhetare!!!Paj, nuk e di nese i ke degjuar keto deklarimet e fundit te Sales qe thosh se shqiptaret nuk duan te bashkohen?

Nje politikan atedhetar nuk thote keshtu. Nje politikan atdhetar eshte percues i vullnetit te popullit. A te ka pyetur ty e mua Sala se a duam bashkim? Jo, ai i ka pyetur me pare zyrat e huaja, nderkonbetaret, shefat e tin ne Uashington e Bruskel pastaj edhe e ka dhene pergjigjjen. Natyrisht, se bashkesia nderkombetare asnjehere s'ta preferon bashkimin kombetar, ndaj ti duhet te behesh percuesi i popullit, jo i ambasadave e sherbimeve te huaja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besim78
Anëtar i ri
Anëtar i ri
besim78


Numri i postimeve : 126
Registration date : 17/05/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyThu Oct 16, 2008 9:06 pm

Leka i Madh shkruajti:
Martina shkruajti:


kjo qe thua ti eshte genjeshter e' thar ne mashé
SALI BERISHA eshte politikani mé atdhetar qe ka patur historia e'jon politike 65 vjeçare ,, duke mos i permendur té 65 viteve me par ,,
Sali berisha punoj aq shum edhe per pavarsin e' kosoves aq sa" çdo politikan i juaji deri sa e'arriten ,,,

Se nuk mendon para se te shkruash, me cudit shume o zonja dhelper truthare. Une te them fakte te verteta qe te gjithe i dime, kjo zonja me thote 'genjeshtra te thara ne mashe'. Mire, do te lexosh me shume e do te mesosh me shume, dhe pastaj do ta njohesh personin qe e futi ne burg Komandantin tone legjendar.

Politikani me atdhetare!!!Paj, nuk e di nese i ke degjuar keto deklarimet e fundit te Sales qe thosh se shqiptaret nuk duan te bashkohen?

Nje politikan atedhetar nuk thote keshtu. Nje politikan atdhetar eshte percues i vullnetit te popullit. A te ka pyetur ty e mua Sala se a duam bashkim? Jo, ai i ka pyetur me pare zyrat e huaja, nderkonbetaret, shefat e tin ne Uashington e Bruskel pastaj edhe e ka dhene pergjigjjen. Natyrisht, se bashkesia nderkombetare asnjehere s'ta preferon bashkimin kombetar, ndaj ti duhet te behesh percuesi i popullit, jo i ambasadave e sherbimeve te huaja.
Pse ofendon s'te vjen turp,apo ste rrin llapa pa shajt,je dhe moderator,kush ta dha graden stafi komunist?Per sherbimet e kryera medoemos.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyThu Oct 16, 2008 9:08 pm

Nese te duket stafi komunist ty, hajt ec se asgje spo na duhesh.
Se stafi nuk eshte komunis por nacionalist i paqt dhe jo si ai balli yt qe punoi me gjerman e birin e dreqin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyThu Oct 16, 2008 9:15 pm

besim78 shkruajti:

Pse ofendon s'te vjen turp,apo ste rrin llapa pa shajt,je dhe moderator,kush ta dha graden stafi komunist?Per sherbimet e kryera medoemos.

Ti ne dac me quaj komunist n'dac jo. Po, une se kam nijetin te merrem me kategorizimet e tua cinike. Ti je i vendosur ne nje kategori te gabuar mendore, ndaj cdo kategorizim qe ben, e ben ashtu gabim, se gabim eshte parimi yt si qenie njerezore, qe e ka shkel rrota e kohes. Sa per stafin, asnje fjale e keqe.

Dhe mos e luani ate rolin e dhelpres se fjales se urte: 'Kur iu kall bishti dhelpres, tha gjithe dynjaja u kall'. Besimo, dynjaja eshte gjalle akoma, packa qe po tu djeget bishti.

Une do te vazhdoj e do te vazhdoj te pahetoj te verteten, packa qe ti dhe te tjere si ti mund te me quani 'komunist' e 'bolshevik'. Me mire dhe me nder e mbaj emrin dhe mbiemrin komunist por me dinjitet, e jo si ti as mish as peshk 'ballist' qe s'i nevojitesh as vetes sate.

Nje fjale thote: 'Me mire shqipe nje dite, sesa sorre njeqind vjet'. Le te behem me mire enverist nje dite, sesa horr ballist per njeqind vjet'.

Dhe nje gje per fund: Ty te erdhi inat sa s'ka qe tu dogj ajo karta e 'nacionallekut' te Sales, ndaj prej inatit dhe marazit, shkrimit tim e citon dhe ndalesh tek 'fyerjet' e mia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besim78
Anëtar i ri
Anëtar i ri
besim78


Numri i postimeve : 126
Registration date : 17/05/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyThu Oct 16, 2008 10:09 pm

O qyq une e them me plot gojen dhe bindjen time te thelle qe jam ballist,krenaria e kombit tone,shoh ne you tube videot e ballisteve e me ngrehet gjoksi perpjete,shoh duartrokitjet e budallejve Parti-Enver jemi gati kurdohere,e me vijne zorret ke fyti.
Shikojini ne you tube komentet per ballistet e Kumanoves shqiptaret e vertete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyThu Oct 16, 2008 11:09 pm

Beso, a kishin ndryshim ballistet e Kumanoves nga ballistet e Shqiperise?

Po miku yt Sala?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyThu Oct 16, 2008 11:14 pm

besim78,

DEJA VU, E drejton nje spiun...? Emisionet nuk jane te pavarura, por per te perdredhur realitetin sipas porosise.

Juve ne se gjeni vetem nje person te thjesht (jo udheheqes, komandat) te provoi kete qe thote Ali Hahmeti une besoj 100%, por mendoje se edhe per ju kydueht te jete kriterfi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyThu Oct 16, 2008 11:17 pm

Mos u grindni mes vetit se jeni shqiptar.

Cdo gje munde te diskutohet?

A fituam ne ne luften e dyte boterore? Une mendoje se jo. Ne pothuaj e humbem Camerine pergjithmone.

Po te krahasosh Berishen me ballista dhe komunista eshte gabim, sepse Berisha ka nr. 30 ne UDB.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyThu Oct 16, 2008 11:19 pm

Kjo u demonstrua edhe sonte ku Top Channel zgjodhi heshtjen per 100 vjetorin e lindjes te E.H. Aspak serioze dhe kulmi i mungeses se civilizimit nga nje TV qe pretendon te jete publike dhe e pavarur. Po Sala nuk eshte i zoti vetem te flase.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyThu Oct 16, 2008 11:22 pm

Fazlliç dhe studio e Argidës kanë pastruar para të ardhura nga Qipro

[url=http://www.bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=80558', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');]Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Pdf_button [/url][url=http://www.bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&task=view&id=80558&Itemid=1&pop=1&page=0', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');]Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 PrintButton [/url][url=http://www.bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&task=emailform&id=80558', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=400,height=250,directories=no,location=no');]Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmailButton [/url]
Grada e perdoruesve-ve:Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Rating_starSali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Rating_starSali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Rating_starSali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Rating_starSali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Rating_star / 3
I varferI mire
Thursday, 16 October 2008
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 FazllicZbulohen gjurmët e shkeljes së ligjit nga Fazlliç dhe zyra e avokatisë së Argitës. Provat për pastrim parash janë kaq evidente, saqë nuk ka asnjë avokat që ta shpëtojë atë nga akuza e rëndë. Dje gazeta "Sot" bëri një verifikim në QKR (Qendra Kombëtare e Regjistrimit të bizneseve) për statusin e kompanisë “Croën Acquistions”, që duhet të ishte shitur tashmë në Qipro. Ajo që zbuluam është se statusi I saj është "aktiv", pronar është akoma Damir Fazlliç, por ka ndryshuar vetëm adresa e selisë. Tashmë zyrta e kësj kompanie gjenden në Rrugën "Dëshmorët e 4 shkurtit" Pallati 26, Tiranë, ndërkohë që më parë ishte te Rruga "Shilasi Dishnica", Pallati 2/4,Tiranë. Nga investigimi mësojmë se selia gjendet sërish në shtëpinë e një familjari të Erion Isufit, megjithëse ky ka dhënë dorëheqjen nga posti i administratorit. Këtu lindin dyshimet se shitja është fiktive. Megjithëse, Fazlliç ka deklaruar se kompania në Qipro ishte kompani e tija dhe ai ia paska shitur vetes, duket se deklarata del e gënjeshtërt sepse, qysh në vendimin për shitjen datë 20 maj 2007 është përcaktuar ndryshimi i adresës. Kjo është bërë në pikën 2 të dokumentit ku vendoset ndryshimi i adresës. Në pamje të parë duket e pakuptueshme se si vendoset ne pikën 1 të shitet kompania një firme në Qipro dhe në pikën 2 të bëhet ndryshimi i adresës së selisë. Po ky ndryshim është bërë edhe në gjykatën e Tiranës në vendimin 34011/2 datë 9 korrik 2007, kur është legalizuar shitja e kompanisë te firma qipriote "Altaria". Shkeljet e ligjit nga Fazlliç Le t'i hedhim një sy faqes së internetit të “QKR”. Rezulton se Kompania “Croën Acquistions” është me kapital 100.000 leke dhe me ortak të vetem z. Damir Fazllic. Ta mendojmë se kjo kompani do të bëjë një aplikim në “QKR”. Qendra nuk do e pranojë sepse: Ka një vendim gjykate që Z. Faslliç nuk është ortaku i kompanisë. Ka një vendim gjykate që ka shitje të aksioneve në shumën prej 1.750.000 euro ose 215.250.000 lekë. Lind pyetja, sa do të shkojë kapitali ligjor i kompanisë mbas kësaj shitje. “QKR” nuk pranon aplikime kur edhe një shkronjë që nuk është e saktë, thotë "bëj kërkesë për korrigjim të dhënash. "Kjo eshte kompania ime dhe unë ja kam shitur vetes time"- kështu është shprehur Fazlliç në TV Klan. Ky është një mashtrim. Në bazë të prokurës datë 14.05.2007, të firmosur nga Avokatja Flutura Kola, ortake e Argita Malltezit, rezulton të jenë pronarë të ligjshëm disa të tjerë, jo Damir Fazllic dhe aq më keq kur deklaron vetë se ai është ndonjë pronar i fshehur se e ka më të lehtë për të bërë transaksione ligjore ose jo. "Une,- thotë Fazlliç,- e kam shitur, por jam pronar i saj". Kur e shet nje mall nuk je me pronar i saj. Edhe nxënësi i klasës së parë e di këtë gjë. Në bazë të kontrates, dhe nga ana formale nuk është e kuptueshme çfarë ka shitur: Në Kontraten me nr rep 3599 datë 20.06.2007, të nënshkruar nga Zj.Flutura Kola, Titulli i Kontratës: Kontratë Shitje Blerje Shoqërie, do të thotë se kjo shoqëri ka shitur të gjitha të drejtat dhe detyrimet e shoqërisë ose e thënë ndryshe ka shitur aktivitetin tregtar, më poshtë Shitje Blerje Kuotash, do të thotë janë shitur te drejtat e detyrimet e ortakut mbi këtë shoqëri, jo aktiviteti i shoqërisë. pra janë dy gjëra shumë të ndryshme. Ne vendimin e asambelesë së ortakëve nr 20 datë 20.06.2007, është marrë vendim 1. Për shitjen 100% të kuotave dhe aktivitetin tregtar me një vlerë prej 1.750.000 euro. 2. Të largohet ortaku Damir Fazllic dhe të drejtat mbi këtë shoqëri i merr Shoqëria”Altaria” Qipro. 3. Në këtë kontratë ka munguar thelbi duke mos u shprehur sa shkon kapitali ligjor i kësaj kompanie me këtë shitje. 4. Kjo kontratë së bashku me vendimin e asamblesë është depozituar në Gjykatën e regjistrit tregtar Tiranë, date 09.07.2007 Me keto akte ligjore Damir Fazllic, nuk rezulton të jetë pronar i kompanisë. Atëherë, kjo do të thotë se këto akte janë bërë për të realizuar një mashtrim. Me këtë kontratë, me këtë vendim të asamblesë dhe me vendimin e gjykatës, është kryer transferta nga Kompania “Altaria” Qipro, tek Kompania “Crown Acquistions”, në shumën prej 1.750.000 Euro, (prokuroria do të zbardhë se në cilën bankë), pra është realizuar pika e parë e vendimit. Kontratën e shitjes për momentin e marrim të mirëqenë. Pyetja që lin është: po me pikën e dytë pse nuk është zbatuar vendimi për largimin e ortakut Damir Fazllic dhe t'i kalohen të drejtat Kompanise “Altaria”. Përgjigjja eshtë se nuk ka pasur si qëllim largimin e ortakut, por realizimin e këtij transaksioni. Në kontratë është pasqyruar pika 2 vetëm për të krijuar përshtypjen se kjo kontratë shitje blerje është bërë në konform të ligjit. Përse u dorëzua bilanci me vonesë te tatimet Kompania “Crown Acquistions “ është krijuar në shtator 2005, nuk ka të pasqyruar asnjë aset deri më datë 20 qershor 2007, kur është bërë kontrata e shitjes. Çfarë u shit e çfarë u ble me atë kontratë? Edhe sikur të kishte në bilanc assete, na rezultojnë më vonë se nuk janë shitur. Me date 8 tetor 2008, me nr prot 30732, është depozituar bilanci i Kompanisë “Crown Acquistions” në Degën e Tatim Taksave, më datë 9 tetor 2008 u bë publik në media, sipas thënies së z.Fazllic se kishte dërguar një person fizik të marrë një kopje bilanci tek tatimet dhe të bëhet publik. Pse është dorëzuar bilanci me datë 8 tetor 2008 tek Tatimet, kur data ligjore është 31mars 2008? Sipas ligjit nr 8438 date 28.12.1998, “Për Tatim mbi të ardhurat” neni 32, do të paguajë gjobën prej 25.000 lekë deri në 50.000 lekë në muaj. Pyetja është, pse u dorëzua me datë 8 tetor 2008, apo u ndikua nga vetë situata duke hartuar një bilanc në momentet e fundit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyFri Oct 17, 2008 1:05 am

besim78 shkruajti:
O qyq une e them me plot gojen dhe bindjen time te thelle qe jam ballist,krenaria e kombit tone,shoh ne you tube videot e ballisteve e me ngrehet gjoksi perpjete,shoh duartrokitjet e budallejve Parti-Enver jemi gati kurdohere,e me vijne zorret ke fyti.
Shikojini ne you tube komentet per ballistet e Kumanoves shqiptaret e vertete.

Mire, je ballist. Po kush ta var torben ore lumemadh, kur ne qenien
tende je aq antiballist. Tomi ta shtroi perze fort mire pyetjen: di te besh dallimin e nje ballisti te Kumanoves me nje te Shqiperise. Epo, kur ta mesosh dallimin, eja e flasim me gjere. Ballin ti nuk e nderon duke kaperdire agjitacion te mykur te Lumo Skendos dhe Dekaloge mashtruese, Ballin e vertete (ballistet e Kosoves e te Ilirides) e nderon duke u bere luftetar i vertete per bashkimin e shqiptareve, pavaresisht ideologjise e boteveshtrimeve politike. Ti ne nje nuk je luftetar i vertete, sepse ke reminishenca te Ballit te Lumo Skendos. Ata s'bashkepunuan me Frontin Nacionalclirimtar, vetem pse ishin te etur per pushtet. E kete pushtet ata e donin vec per vete. Nuk donin te tjere qe shihnin ndryshe nga ata.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besim78
Anëtar i ri
Anëtar i ri
besim78


Numri i postimeve : 126
Registration date : 17/05/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyFri Oct 17, 2008 2:02 am

tom sojer shkruajti:
Beso, a kishin ndryshim ballistet e Kumanoves nga ballistet e Shqiperise?

Po miku yt Sala?
Une nuk e di or çun ti kupton apo jo,nuk ka shkrime ku une lavderoj salen,shiko pak me lart çfar kam shkrujt.
me ça je rrit me buke e gjize e RTM.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besim78
Anëtar i ri
Anëtar i ri
besim78


Numri i postimeve : 126
Registration date : 17/05/2008

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyFri Oct 17, 2008 2:14 am

petritkola shkruajti:
Mos u grindni mes vetit se jeni shqiptar.

Cdo gje munde te diskutohet?

A fituam ne ne luften e dyte boterore? Une mendoje se jo. Ne pothuaj e humbem Camerine pergjithmone.

Po te krahasosh Berishen me ballista dhe komunista eshte gabim, sepse Berisha ka nr. 30 ne UDB.
O petrit po ku ishe mor burre,se na jane be nervat si tela violine me keta.
Ti ke shume te drejte se edhe une ate mendoj,qe Shqipnia doli me humbje te madhe ne luften e 2 boterore,te besh armiq anglo-amerikanet dhe te hidhesh ne krahet e Stalinit,ishte kjo humbja me e madhe per kombin tone.
Me vjen keq,une e perserita pak me lart,qe Sala eshte perçaresi nr1 i te djathtes shqiptare,sepse ai nuk don qe vota e njerezve qe urrejne te kuqte te ndahet ne demokrat,ballist ,zogist apo republikan.
Sa per ate qe eshte spiun une me gjithe mend nuk jam me ate,po do vertetu,dhe une s'jam i ngurte,po qe se dalin dokumenta qe e vertetojne dhe une them se ka qene spiun i UDB.
Po ti besoj e kupton se sot eshte me mire Sala(e keqja me e vogel) se Nano greku apo ata dallkauket e tjere te Ps.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 EmptyFri Oct 17, 2008 4:44 am

Besim 78,

Saliu, Eshte i UDB-se dhe Saliu nuk ka te beje fare me te majte te djathte. Por me shqiptar serb dhe grek.
Ka furnizuar me nafte ushtrine serbe. Se bashku me Nanon, milloshevicin, Rugoven, Janullatos ka penguar bashkimin e torjeve tona.
Ka vendosur ne krye te kishes se Nolit Janullatosin. Pret shirita grek dhe valevit flamuj greke ne Himare. Ka hapur shkolla greke ne gjithe Jugun e Vendit.
Shkatroi ekonomine, deboi inteligjencen, vrau Azem Hajdarin, shkatroi moralin shoqeror. Dogji vendin ne 1997 dhe po e djeg perseri.

Nuk ka me Sali dhe as Nano dhe as Rama dhe as Meta...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!   Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !! - Faqe 6 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!
Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 40Shko tek faqja : Previous  1 ... 5, 6, 7 ... 23 ... 40  Next
 Similar topics
-
» SALI BERISHA MREKULLIT E TI PER SHQIPTARET
» Sali Berisha Dhenderr i Serbise
» Dilaver Goxhai: Sali Berisha dhe Opozita
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: